VOAL

VOAL

Chomsky: “Negocioni, ose të gjithë do të vdesim”

May 9, 2022
blank

Komentet

blank

Tajvani dënon stërvitjet “e paligjshme” ushtarake të Kinës

Avionët kinezë gjatë stërvitjeve ushtarake. Fotografi nga arkivi.
RFE/RL

Kina nisi stërvitje të paprecedentë ushtarake me zjarr të vërtetë në gjashtë zona që rrethojnë Tajvanin të enjten, një ditë pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi në Tajvan.

Kina, që e konsideron Tajvanin si një provincë të saj, menjëherë e dënoi vizitën e Pelosit, duke thënë se seriozisht rrezikon paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit.

Transmetuesi shtetëror i Kinës, CCTV, tha se stërvitjet kishin filluar dhe do të përfundonin në orën 4 të mëngjesit me kohën lokale të dielën. Ato do të përfshijnë gjuajtje të drejtpërdrejtë në ujëra dhe në hapësirën ajrore përreth Tajvanit, tha ai.

Zyrtarët e Tajvanit kanë thënë se stërvitjet shkelin rregullat e Kombeve të Bashkuara, pushtojnë hapësirën territoriale të Tajvanit dhe janë një sfidë e drejtpërdrejtë për lundrimin e lirë ajror dhe detar.

Kina po kryen stërvitje në rrugët më të ngarkuara ujore ndërkombëtare dhe ato të aviacionit dhe kjo është “sjellje e papërgjegjshme dhe e paligjshme”, tha partia në pushtet – Partia Progresive Demokratike në Tajvan.

Autoritetet tajvaneze thanë gjithashtu se faqet e internetit të ministrisë së Mbrojtjes, ministrisë së Jashtme dhe Presidencës u sulmuan nga hakerët.

Anijet e marinës kineze dhe avionët ushtarakë kaluan për pak kohë vijën ndarëse të ngushticës së Tajvanit disa herë të enjten në mëngjes, i tha Reuters një burim

Të mërkurën mbrëma, vetëm disa orë pasi Pelosi u nis për në Korenë e Jugut, aeroplanë të paidentifikuar, ndoshta dronë, fluturuan mbi zonën e ishujve periferikë Kinmen të Tajvanit pranë bregut kontinental, tha ministria e mbrojtjes e Tajvanit.

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, e quajti vizitën e Pelosit në Tajvan një akt “të papërgjegjshëm dhe irracional” nga Shtetet e Bashkuara, njoftoi transmetuesi shtetëror CCTV.

Duke folur në një takim të ministrave të jashtëm të Azisë Juglindore në Kamboxhia, Wang tha se Kina kishte bërë përpjekjet maksimale diplomatike për të shmangur krizën, por kurrë nuk do të lejonte që interesat e saj thelbësore të cenoheshin.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin më 2 dhe 3 gusht.

Ajo u tha udhëheqësve të Tajvanit se Uashingtoni nuk do të heqë dorë nga angazhimi ndaj ishullit vetëqeverisës, pavarësisht kundërshtimit nga Kina.

Megjithëse Pelosi nuk tha se Uashingtoni do ta mbronte Tajvanin ushtarakisht, ajo theksoi se Kongresi është “i përkushtuar ndaj sigurisë së Tajvanit, në mënyrë që ishulli të jetë në gjendje të vetëmbrohet”.

Kina kishte thënë me 2 gusht se ushtria është vënë në gatishmëri të lartë dhe do të nisë “operacione të shënjestruara ushtarake” në përgjigje të vizitës së Pelosit.

blank

Intervistë me gruan e Julian Assange – Stella Moris: “Ekstradimi në SHBA shkel haptazi nenin katër të Traktatit të Mbretërisë së Bashkuar

“Është një rast tërësisht politik”

Intervistë me gruan e Julian Assange – Stella Moris: “Ekstradimi në SHBA shkel haptazi nenin katër të Traktatit të Mbretërisë së Bashkuar, i cili ndalon ekstradimin për shkelje politike”

Londra konfirmoi sot, të premten, ekstradimin e Julian Assange. 50-vjeçari australian, i cili ndodhet në burg prej 12 vitesh, mund të luajë ende kartën e apelit të tij për të shmangur transferimin në Shtetet e Bashkuara, ku duhet të përgjigjet për një sërë akuzash.

Assange, megjithatë, nuk është i vetëm: Wikileaks është pranë tij, edhe gruaja e tij Stella Moris, u takua, para këtij vendimi, nga Riccardo Bagnato në Frontline Club në Londër.

“Ai është në një qeli vetëm rreth tre me dy metra në pjesën më të madhe të ditës. Nuk sheh shpirt njeriu edhe kur e futin në oborr. Kudo ka beton. Është një situatë jashtëzakonisht e dëmshme për t’a larguar këtë person nga njerëz e tij të dashur dhe miqtë dhe për ta mbyllur në një kuti betoni ditë pas dite, vit pas viti ”

Assange akuzohet në Shtetet e Bashkuara për konspiracion dhe spiunazh për përhapjen e mijëra dokumenteve konfidenciale në faqen e Wikileaks që ai themeloi për luftën në Irak dhe Afganistan dhe më gjerë.

“Ky është një rast tërësisht politik. Ekstradimi në SHBA shkel haptazi Nenin 4 të Traktatit të Mbretërisë të Bashkuar, i cili ndalon ekstradimin për vepra politike. Dhe spiunazhi – për të cilin akuzohet Julian – është një vepër politike për përkufizim”.

Çfarë do të thoshte ekstradimi i tij për gazetarinë, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, për burimet, për sinjalizuesit?

“Pasojat e ndjekjes penale kundër Julian nuk mbitheksohen kurrë. Julian po ndiqet penalisht për publikimet e WikiLeaks në lidhje me luftërat në Irak dhe Afganistan, për dosjet në burgjet e Guantanamos dhe madje edhe për kabllogramet e Departamentit të Shtetit. Por këto janë botime që nxjerrin në pah krimet e luftës, shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, tortura, roli i CIA-s, etj. Nuk ka dyshim se ky informacion ishte i një rëndësie të madhe.

Zvicra prej disa vitesh ka treguar se dëshiron dhe mund të bëjë diçka. Gjeneva në veçanti votoi dhe propozoi një vizë humanitare për Julian Assange. A është një mundësi konkrete apo është thjesht një mënyrë për të thënë se do të donim të ndihmonim, por nuk mundemi, e kam fjalën për propozimin e Kantonit të Gjenevës?

“Zvicra ka treguar herë pas here se është gjithmonë në gjendje të ndihmojë nëse mundet. Vullneti është aty”.

Dhe a do ta bëjë?

“Epo, do ta shohim këtë …”/RSI/eb

blank

Chomsky: “Negocioni, ose të gjithë do të vdesim”

Chomsky: “Negocioni, ose të gjithë do të vdesim”

Intervistë ekskluzive me intelektualin amerikan: “Perëndimi dëshiron të kryejë eksperimentet më të tmerrshme për të zbuluar nëse Putini do të dorëzohet apo do të shkatërrojë Ukrainën”
“Perëndimi gjithashtu mund të vazhdojë me eksperimente në Ukrainë, por nëse këto çojnë në reagime ruse, do të ketë një luftë bërthamore”. Për ta deklaruar, ekskluzivisht në mikrofonat e RSI, është Noam Chomsky, gjuhëtar, politolog dhe aktivist politik me famë botërore, gjatë një interviste të gjatë të transmetuar në Laser, në Rete Due, mëngjesin e së hënës:

Out out i Perëndimit

NATO është përballur me një dilemë, shpjegon Chomsky: të negociojë “ose të kryejë eksperimentet më të tmerrshme për të zbuluar nëse Vladimir Putin do të dorëzohet në mënyrë paqësore, ose nëse ai do të përdorë të gjithë armatimin e tij për të shkatërruar Ukrainën”. Kjo është “një zgjedhje logjike që mund të përgjigjet po ose jo, përpara se të na çojë në një luftë atomike, e cila përfundimisht do të na vrasë të gjithëve”.

Nuk mund të spekulojmë, vetëm të negociojmë

Mund vetëm të spekulohet mbi objektivat reale ruse, vazhdon intelektuali amerikan: neutralizimi dhe çmilitarizimi i Ukrainës. Duke ndjekur këtë, Putini do të donte të merrte, për ish-republikën sovjetike, “një status të krahasueshëm me atë të Meksikës”, e cila është e ndaluar të hyjë në aleanca me vendet kundërshtare të Shteteve të Bashkuara, si Kina. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të ditur objektivat e vërteta të Moskës, thekson Chomsky, përveçse të negociosh me Putinin, gjë që amerikanët refuzojnë ta bëjnë”. Në të vërtetë, Presidenti Biden ka konfirmuar se ai nuk do të marrë parasysh asnjë kërkesë ruse për sigurinë.

Politika amerikane do të na vrasë të gjithëve

“Politika amerikane është të dobësojë Rusinë”, thotë gjuhëtari i famshëm, me qëllim integrimin e Ukrainës në NATO, duke shkelur atë që babai i Bushit i premtoi Gorbaçovit në 1991 (çështje e debatuar, pasi nuk ka traktat apo dokument për çka i referohet Chomsky. red.). Nëse kjo vazhdon, Rusia do të përgjigjet, vazhdon 94-vjeçari, dhe “për fat të mirë Pentagoni ka vënë veton ndaj vendosjes së një zone ndalim-fluturimi në Ukrainë”, e cila do të kishte përfshirë një sulm të NATO-s në territorin rus dhe për këtë arsye një lufte totale. Por çështja thelbësore e negociatave mbetet dhe – vuri në dukje intelektuali – “Perëndimi nuk dëshiron të përballet me të”.

Nëse Shtetet e Bashkuara nuk ndryshojnë politikën e tyre, duke i ofruar Putinit një rrugëdalje, përfundon Chomsky me hidhërim, “hap pas hapi, do të ketë një përshkallëzim që do të çojë në një luftë bërthamore”.

Intervista di Roberto Antonini e Julian Michaels/Laser

blank

Afganistan, kthehet detyrimi i burkës

Udhëheqësi suprem vendosi: “Gratë duhet ta veshin burkën që të mos provokojnë burrat”

Udhëheqësi suprem afgan urdhëroi gratë që të veshin burkën në publik, duke vendosur kështu kufizimin më të rreptë për liritë e grave që kur talebanët u kthyen në pushtet gushtin e kaluar.

“Duhet ta veshin, pasi është traditë dhe mbajtja e saj është respekt”, thuhet në dekretin e nënshkruar nga Hibatullah Akhundzada dhe i bërë publik nga qeveria talebane në Kabul.

“Gratë që nuk janë as shumë të reja dhe as shumë të vjetra, duhet të mbulojnë fytyrën kur përballen me një burrë që nuk është anëtar i familjes”, për të shmangur provokimin e tij, shtohet në dekret. Më tej, “nëse nuk kanë detyra të rëndësishme për të bërë, është më mirë të qëndrojnë në shtëpi”, vijon dokumenti.

Talibanët kishin vendosur detyrimin për të veshur burkën, mbulesën e plotë që mbulon edhe fytyrën, qysh gjatë qeverisjes së tyre të parë, nga viti 1996 deri në vitin 2001. Një qeveri që tashmë shtypte të drejtat e grave, për shkak të ekstremizmit të ligjit islam të sheriatit.

Pas rithimit në pushtet në gusht, pas njëzet vjet qendrimit aty të Shteteve të Bashkuara dhe aleatët e saj, ata megjithatë kishin premtuar se do të ishin më pak të pakompromis.

Megjithatë, me kthimin e pushtetit nga talebanët, gratë janë përjashtuar në mënyrë progresive nga punësimi publik dhe nuk mund të udhëtojnë të vetme. Vajzat gjithashtu nuk lejohen të ndjekin shkollën e mesme.
AFP / ATS /

blank

Përplasja – Elon Musk sulmon Sorosin: Drita e diellit, dezinfektanti më i mirë

Vazhdon përplasja mes njeriut më të pasur në botë, Elon Musk dhe miliarderit kontrovers, George Soros.

Grupet që financohen nga Soros kërkuan para pak ditësh që të bllokojnë shitjen e kompanisë Twitter te miliarderi Musk.

Pasi dështuan me këtë kërkesë, tani këto grupe kanë iniciuar një peticion, që u kërkon markave më të mëdha në SHBA që të bëjnë kujdes kur të bëjnë marrëveshje reklamimi me Twitter. Letra e grupeve të financuara nga Soros iu drejtohet kompanive të tilla si Coca-Cola, Disney, Kraft, Apple, HBO, etj.

Por një gjë e tillë ka sjellë reagimin e Musk.

“Kush i financon këto organizata që duan të kufizojnë eksesin tuaj te informacioni. Le të investigojmë…” shkruan Musk.

“Drita e diellit është dezinfektanti më i mirë,” shton Musk, duke theksuar se transparenca dhe hapja, në vend të censurës, janë gjithmonë më të mira.

Musk shënjestroi më pas vetë miliarderin Soros. Ai i kërkoi që t’i dërgonte mesazh privatisht për të folur. “Do e telefonoj dhe do flas,” tha Musk.

Blerja e Twitter nga Musk ka trazuar keq të majtën jo vetëm në SHBA.

“E majta ekstreme urren këdo, përfshirë edhe veten e tyre,” tha Musk si reagim ndaj tyre.

blank

Oligarkët në shenjestër të Pandora Papers – ICIJ sjelle fakte për 800 rusë, besnikë të Putinit me kompani offshore

ICIJ zbulon më shumë se 800 rusë pas kompanive sekrete Offshore.

Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarisë Investigative nxjerr në pah informacione të reja jetike mbi aktivitetet e fshehta financiare të oligarkëve, bankierëve dhe politikanëve ndërsa valët e sanksioneve perëndimore synojnë besnikët e Putinit. Nga Nicole Sadek, Jelena Cosic, Agustin Armendariz, Delphine Reuter, Karrie Kehoe, Miguel Fiandor Gutiérrez, Margot Williams dhe Emilia Díaz-Struck

Një hetim i ri nxjerr në pah ikjen e kapitalit edhe përmes Zvicrës, tashmë në funksion të sanksioneve, përfshirë miliardat e Mordashov.

Dokumentet nga Pandora Papers të publikuara në një hetim të ri këtë të hënë zbulojnë se si oligarkët rusë kishin ndërmarrë hapa prej kohësh për të mbrojtur pasuritë e tyre në vendet offshore, në një përpjekje  për t’iu shmangur sanksioneve ndërkombëtare.

Mes tyre edhe Alexey Mordashov, një figurë e njohur edhe  një nga më të pasurit në Rusi, në krye të gjigantit të çelikut Severstal me qendër gjithashtu në Ticino, në Manno. Këtë e ka zbuluar hulumtimi i programit të lajmeve RSI që ka marrë pjesë në investigimin me konsorciumin ndërkombëtar të gazetarisë hulumtuese, duke zbuluar dokumente të tjera që kanë të bëjnë me Zvicrën.

Tashmë në vitin 2018, në prag të sanksioneve amerikane – shpjegon Scilla Alecci nga Konsorciumi i Gazetarisë Investigative – Mordashov transferoi disa nga aksionet e tij në një kompani në Ishujt e Virgjër, në emër të gruas së tij. Një kompani që tani vlen më shumë se një miliard. Një pjesë e këtyre transaksioneve kalon edhe përmes Zvicrës. Sipas asaj që mund të shihet në Pandora Papers, një llogari në një bankë zvicerane përdoret për të hapur kompaninë e saj offshore.

Në TG 20 pjesa tjetër e hetimit e firmosur nga Mattia Pacella dhe një intervistë me avokatin Paolo Bernasconi./rsi.ch/ICIJ/eb

blank

Regjisori lituanez Mantas Kvedaravičius është ekzekutuar nga rusët në Mariupol

Foto është marrë nga faqja e IFJ

 

Regjisori lituanez Mantas Kvedaravičius është ekzekutuar nga rusët në Mariupol

Sipas faz.net, nga lajmet më të fundit regjisori lituanez i filmit Mantas Kvedaravičius është vrarë qëllimisht nga ushtarët rusë në portin ukrainas të rrethuar të Mariupolit.

Ai nuk u vra nga granatimet, siç u tha fillimisht.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i shprehu ngushëllimet e tij në një letër kolegut të tij lituanez Gitanas Nauseda për “vrasjen nga pushtuesit rusë”. Ai është i bindur se Kvedaravičius, “i cili zgjodhi rrugën e guximshme për t’i shërbyer të vërtetës dhe lirisë së fjalës, do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona”.

Mantas Kvedaravičius është regjizor i filmit “Mariupolis” që u shfaq në Berlinale në vitin 2016.

Regjisori lituanez Mantas Kvedaravicius kishte xhiruar një dokumentar edhe në Grozni rreth 15 vjet më parë, për të zhdukurit nga forcat federale ruse dhe çeçene.

Regjisori lituanez po xhironte sërish në qytetin e rrethuar Mariupol. Ai u kap nga ushtarët rusë dhe më pas u vra prej tyre.

blank

Ursula von der Leyen: “Këtu në Bucha njerëzimi u shkatërrua”

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, përballë trupave të nxjerrë nga një varr masiv në qytet, i cili është bërë simbol i mizorive të luftës në Ukrainë.

 

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen udhëtoi të premten në Bucha, qyteti i vogël në veriperëndim të Kievit, i cili është bërë simbol i mizorive të luftës në Ukrainë, dhe tha se vdekjet e civilëve në qytetin ukrainas tregojnë “fytyrën mizore”të presidentit rus Vladimir Putin, duke u zotuar të mbështesë Kievin në mbrojtjen e tij të “kufirit të Evropës”.

“Këtu ndodhi e paimagjinueshmja. Ne pamë fytyrën mizore të ushtrisë së Putinit, pamaturinë dhe pamëshirshmërinë e atyre që pushtuan qytetin. Këtu në Bucha pamë njerëzimin të shpërbëhej. E gjithë bota është me Bucha sot. “tha Ursula von der Leyen në një takim shtypi gjatë vizitës së saj, e shoqëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell dhe kryeministri sllovak, Eduard Heger.

Tre zyrtarët u mblodhën para trupave të nxjerrë nga një varr masiv pranë një prej vendeve ku hetuesit mjeko-ligjorë filluan të zhvarrosnin eshtrat e civilëve të vrarë.

Që kur ushtria ruse u tërhoq, trupat e civilëve të vrarë vazhdojnë të gjenden, me shenja torture. Midis tyre ka edhe gra e fëmijët. Autoritetet ukrainase dhe perëndimore denoncuan “krimet e luftës” nga ushtarët rusë. Nga ana e saj, Rusia vazhdon të mohojë se ka shënjestruar civilët.

Ndërsa liderët e BE-së po udhëtonin për në Kiev, të paktën 50 vetë (përfshirë 5 fëmijë) u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën nga raketat e lëshuara në stacionin hekurudhor Kramatorsk, plot me civilë që ikin nga kërcënimi i një ofensive të madhe ruse në lindje të vendit; akt “çnjerëzor” i denoncuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, por për të cilin Moska përsëri mohon përgjegjësinë./rsi.ch/eb

blank

Lufta në Ukrainë – Rusia pezullohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sapo ka votuar për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut gjatë një sesioni në Nju Jork. Rusia akuzohet për krime lufte nga trupat e Kremlinit në Ukrainë.

Para se të hidheshin votat, ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya akuzoi Rusinë për abuzime “të tmerrshme” duke ngritur çështjen e vrasjeve të dyshuara të civilëve në qytetin e Bucha.

Përfaqësuesi i Rusisë, Genadi Kuzmin, dënoi votimin dhe kombe të tjera, përfshirë Korenë e Veriut dhe Sirinë, me 94 në favor, 58 abstenime dhe 24 kundër./BBC/

blank

blank

Delegacioni ukrainas mbërriti në Bjellorusi: Ukraina bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e trupave ruse!

 

Delegacioni ukrainas mbërriti në Bjellorusi për negociata me Rusinë.

Moska, përmes gojës së negociatorit të saj Vladimir Medinski, tha se donte një mirëkuptim dhe ishte e gatshme të negocionte “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Në mesin e të dërguarve nga Kievi, Ministria e Mbrojtjes ka specifikuar në një postim në Twitter, është edhe ministri Oleksyy Reznikov.

Ukraina bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e trupave ruse, thuhet në tekst.

Negociatat pritet të nisin rreth mesditës.

Negociatat pritet të fillojnë në mesditë lokale, në orën 10:00 /rsi.ch

 

blank

Qytetarët e Moskës protestojnë dhe reagojnë ndaj sulmit rus kundër Ukrainës

VOA
Marrë nga Reuters dhe AP

Nga Moska në Siberi, aktivistë rusë kundër luftës dolën sërish në rrugë të dielën për të protestuar kundër agresionit rus ndaj Ukrainës, pavarësisht nga arrestimi i qindra protestuesve çdo ditë nga policia.

Demonstruesit marshuan në qendrat e qyteteve, duke brohoritur “Jo luftës!”

“Unë kam dy djem dhe nuk dua t’ia jap atij përbindëshi të përgjakshëm. Lufta është një tragjedi për të gjithë ne,” i tha agjencisë Associated Press 48-vjeçari Dmitry Maltsev, në Shën Petersburg.

Protestat kundër pushtimit filluan të enjten në Rusi dhe nuk janë ndalur edhe pse policia ruse ka ndërhyrë me shpejtësi për të shtypur tubimet dhe për të arrestuar protestuesit. Kremlini është përpjekur të minimizojë protestat, duke këmbëngulur se një pjesë shumë më e madhe rusësh mbështesin sulmin ndaj Ukrainës.

Në Shën Petersburg, ku disa qindra u mblodhën në qendër të qytetit, policia po kapte protestues njëri pas tjetrit dhe po i fuste me forcë në furgonat e policisë, edhe pse demonstrata ishte paqësore. Pamjet nga Moska tregonin policinë duke rrëzuar disa protestuese femra në tokë përpara se t’i tërhiqte zvarrë.

Sipas grupit të të drejtave të njeriut që mbledh të dhëna për arrestime politike, deri të dielën në mbrëmje policia arrestoi të paktën 1,474 rusë në 45 qytete.

Në Moskë qytetarët dhanë mendimin e tyre për sulmin rus kundër Ukrainës. Shumë prej tyre të intervistuar nga agjencia Reuters janë kundër luftës.

“Është e tmerrshme. Nuk ka luftë të mirë. Është e tmerrshme për të gjitha palët. Është e vështirë ta imagjinosh se çfarë ndjejnë njerëzit e zakonshëm në Ukrainë tani”, thotë Timofey.

Andrey thotë se pasojat e situatës së krijuar do të bien mbi brezin e ri.

“Është një situatë kritike për brezin e ri pasi tani po përjetojmë një tranzicion, nga brezi sovjetik tek ai më i riu. Po krijojnë probleme për brezin e ri pasi gjithçka do të bjerë mbi supet tona. Biden me sanksionet e tij, ne (Rusia) me ndërhyrjen, ne do të duhet të përballemi me pasojat”, thotë ai.

“Ishte e pritshme. Jam e sigurt se do të ndodhte herët a vonë. Nuk e di saktësisht se cilat do të jenë pasojat, por nuk ka dyshim që do të ketë pasoja”, thotë Anastasia.

Alexey thotë se Presidenti Putin ka krijuar një situatë e cila do të zgjasë me vite.

“Më vjen keq për njerëzit atje, më vjen keq për ne. Është e vështirë dhe e dhimbshme. Çfarë duhet të bëjmë? Nuk e kam idenë. Prirja është drejt një errësire totale. Është herët që t’i dimë të gjitha por kjo mund të sjellë si pasojë mbylljen e vendit. Është e qartë se çfarë do të ndodhë me ekonominë. Nuk dua të jem i pasjellshëm, por personi që kemi në pushtet është i çmendur dhe kjo që po bën është krim”, thotë ai.

Por ka edhe nga ana që e mbështesin luftën.

“Nuk ka nevojë për panik. Nëse ata përbëjnë kërcënim për njerëzit tanë, ne duhet të mbrohemi. Sulmet janë të përqendruara tek objektiva të caktuar. Gjithçka po shkon sipas planit, kështu që mendoj se ishte vendimi i duhur”, thotë Maria.

Ndërsa ushtria ruse vazhdon agresionin, në Ukrainë pasojat shkatërrimtare të luftës janë të qarta dhe menjëherë të dukshme. Por Rusia dhe qytetarët e saj po ashtu do të ndjejnë efektin e sanksioneve dhe masave të tjera të ashpra që Perëndimi po ndërmerr për të frenuar Presidentin e vendit, Vladimir Putin.

blank

Vladimir Putin urdhëron sistemin e alarmit rus të mbrojtjes bërthamore

RSI.CH

Sipas disa agjencive ndërkombëtare të lajmeve, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të dielën se po urdhëronte alarmin e “forcës parandaluese” të ushtrisë ruse, i cili mund të përfshijë edhe komponentin bërthamor të forcave të armatosura. Njoftimi vjen në ditën e katërt të pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Putin, pasi kritikoi sanksionet ndërkombëtare si “të paligjshme”, urdhëroi sistemin e alarmit përmes një videoje të shpërndarë nga Kremlini. Ai foli për armë parandaluese, por nuk përmendi në mënyrë eksplicite armët bërthamore. “Udhëheqësit e vendeve kryesore të NATO-s po i lejojnë vetes deklarata agresive kundër vendit tonë, ndaj urdhëroj Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të vendosin forcat parandaluese të ushtrisë ruse në një regjim të posaçëm gatishmërie”, saktësoi ai rus president.

Forcat e parandalimit të Rusisë janë një koleksion njësish, qëllimi i të cilave është të pengojnë një sulm ndaj Rusisë, “edhe në rast të një lufte që përfshin përdorimin e armëve bërthamore”, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Këto forca janë të pajisura me raketa, bombardues strategjikë, nëndetëse dhe anije. Nga pikëpamja mbrojtëse, ato përfshijnë një mburojë kundër raketave, kontrollin e hapësirës, ​​mbrojtjen ajrore dhe sistemet anti-satelitore.


Send this to a friend