VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ceremoni si në filma, ja sekretet e dasmës mbretërore (fotot)

By | October 8, 2016

Komentet

Haradinaj e konfirmon: Nesër udhëtoj për në Hagë

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar në emisionin Pressing në T7 se të martën do të udhëtojë për në Hagë

“Po, nesër udhëtoj për në Hagë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj të premten e javës së kaluar ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’;u intervistuar.

Kjo ishte edhe arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit, pasi ai deklaroi se nuk dëshiron që të shkojë në cilësinë e shefit të Qeverisë së Kosovës.

“Kur shkon kryetari i Qeverisë, e bartë nocionin, rrezikohet nocioni i sovranitetit. E krijojmë një precedant të keq kur shefi i Qeverisë së shtetit është i dorëzuar diku, unë nuk ia kam bërë këtë Kosovës. Nuk është se unë iu iki përgjegjësive, por ‘skam dashur ta çoj Kosovën para hetuesve, e kam çu Ramushin. Nuk e çoj Kryeministrin, as Kosovën para hetuesve, ashtu si ka pasë me i ndodhë Kosovës do të ishte një precedant, një model i keq i shtetit, do të ishte një dëshmi që ne jemi të prekshëm”, ka thënë Haradinaj të hënnë në Pressing./GazetaExpress

Më 22 korrik 1923 lindi miku i madh i shqiptarëve Bob Dole – politikan amerikan, senator dhe ish kandidat presidencial

Robert Joseph “Bob” Dole (i lindur më 22 korrik 1923 në Russell, Russell County, Kansas) është një politikan amerikan, senator dhe ish kandidat presidencial (1996) i Partisë Republikane.

Jeta

Në vitin 1941, para se të hartohet në shërbim ushtarak, Dole filloi të studiojë mjekësi në Universitetin e Kansas (KU). Ai shërbeu në Luftën e Dytë Botërore si një toger i dytë në 10 Divizioni mal dhe ishte në Apennines veriore pranë Bolonjës në luftime në 14 prill 1945 plagosur rëndë nga armë zjarri makinës gjermane. Pas një qëndrimi 39-mujore në spital, ai mund të vazhdojë studimet e tij. Dole, megjithatë, humbi një veshkë dhe krahu i tij të drejtë ishte i paralizuar përgjithmonë. Tani ai studioi ligjin në Universitetin e Arizonës dhe Universitetit të Kansas. Në vitin 1950 u zgjodh Dole për dy vjet në Dhomën e Përfaqësuesve nga Kansas. Pas studimeve punën e tij të parë ishte ai i Prokurorit të Qarkut (County Prokurorit të) në shtëpi rrethit County tij Russell, i cili është gjithashtu një zyrë zgjedhore në Shtetet e Bashkuara. Ai u martua në vitin 1948 Phyllis Holden, me të cilin ai ka një vajzë me emrin Robin, u vendos në vitin 1972, por divorcuar saj. Politikë

Në vitin 1961, Dole u zgjodh për Partinë Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve. Që nga viti 1968 ai ishte anëtar i Senatit Amerikan në Kansas. Në vitin 1976 ai ishte kandidati republikan nënpresidente, por ka humbur së bashku me Gerald Ford kundër demokrat Jimmy Carter dhe Walter Mondale. 1980 dhe 1988 kandidatë presidencialë vet tashmë të dështuar në zgjedhjet paraprake. Nga 1981-1985 ai ishte kryetar i Komisionit për Financa dhe 1985-1987 Kryetarit të Komitetit të Posaçëm për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Në vitet 1985-1987 dhe 1995-1996 ai ishte edhe udhëheqës i shumicës në Senat. Në vitin 1987 ai mobilizoi së bashku me senatorin Jesse Helms, mbështetja amerikane për RENAMO ushtrisë çlirimtare në Mozambik. Në vitin 1996, ai ishte kandidati republikan për president, për të cilën ai dha në fillim të qershor 1996 edhe Senati e tij vend, por nuk arriti përsëri në zgjedhje, këtë herë kundër Bill Klinton. Bob Dole në një rast për të shënuar 60- Vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore Sot

Robert Dole është sot – duke punuar në Uashington si një avokat – me më shumë se 80 vjet. Në vitin 1999 ai u dërgua nga Sekretari amerikan i atëhershëm i Shtetit Madeleine Albright në negociatat e Rambujesë, por intervenimi i NATO-s nuk mund të parandalojë në konfliktin e Kosovës. Ai ka që nga viti rimartuar, gruan e tij të dytë, Elizabeth Dole, i cili ishte ministër i Punës dhe Transportit i Shteteve të Bashkuara, si dhe senatori amerikan për Karolinën e Veriut.

Që nga viti 1999, në Kansas University në Lawrence, Kansas, J. Robert Dole Instituti për Politika Publike, konferenca për çështjet e politikës (presidenciale, politika ndërkombëtare, …) për të kryer një arkiv dhe është e lidhur me letrat e politike Doles menaxhon dhe vlerëson karrierën (të ngjashme me të ashtuquajturat Bibliotekat presidenciale të ish-presidentit amerikan). Honours

Më 17 janar 1997, presidenti amerikan Bill Klinton paraqiti Medaljen e Lirisë Dole (“Medalja presidenciale e Lirisë”), nderi më i lartë civil në Shtetet e Bashkuara.

22 korrik 2010 – Ora 3.33 pasdite: GJYKATA NDËRKOMBËTARE E DREJTËSISË: PAVARËSIA E KOSOVËS NUK KA SHKELUR LIGJIN NDËRKOMBËTAR

Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hiasashi Ovada, tha se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë dokument të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë aspket, ai ka përmendur ecurinë e tërësishme të zhvillimve politike në Kosovë, që kanë të bëjnë me vendosjen e misionit të OKB-së në Kosovë, vendosjen e KFOR-it e të tjera.

Sipas tij, shpallja e pavarësisë është proces politik dhe jo ligjor.

Në këtë frymë kanë raportuar edhe agjencitë ndërkombëtare. AFP thotë se “deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”.

“Shkëputja e Kosovës nga Serbia nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar”, shkruan Reuters, për të shtuar se “vendimi do të rrisë numrin e njohjeve të Kosovës dhe do të shtyjë Prishtinën më afër anëtarësimit në Kombet e Bashkuara”.

Duke lexuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, presidenti Hisashi Ovada tha se “e drejta ndërkombëtare nuk përmban asnjë ndalesë në deklarimet e pavarësisë”, raporton AP.

RTK: Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 8 shtator

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 8 shtator, mësohet nga burime brenda Presidencës së Kosovës.

Sipas këtyre burimeve të RTK-së, presidenti Thaçi ka vendosur që në përputhje me afatet kushtetuese e ligjore, të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme e të cilat do të mbahen më 8 shtator.

Sipas interpretimeve ligjore, zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë. Por kjo vlen për datën pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Këtë herë nuk kemi të bëjmë me konstituimin të ri të Kuvendit, prandaj nuk është e qartë nëse këto afate vlejnë edhe për këto rrethana.

Më 21 korrik 1969 njeriu shkeli për herë të parë në Hënë

Bota feston 50 vjetorin e zbritjes së parë në Hënë. Më 20 korrik,1969, anija kozmike Apollo 11 e tipit Eagle (shqiponjë), zbarkoi në sipërfaqen e Hënës. Disa orë më vonë, në orën 2:56 UTC, më 21 korrik 1969, Neil Armstrong bëri historinë duke u bërë personi i parë që ka ecur nëpër Hënë.

Ky mision i inspiruar nga rivaliteti gjatë luftës së ftohtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, tani kujtohet si momenti më i veçantë për studiuesit e yjeve dhe hapësirës.

Nasa ka shënuar përvjetorin duke lëshuar pamje të zbritjes në Hënë, duke iu dhënë mundësi gjeneratave të reja të shohin momentin historik që ishte përcjellë nga gjysmë miliardë njerëz 50 vite më parë.

Në momentin e lëshimit në Hënë, udhëheqësi i ekipit të astronautëve, Neil Armstrong dëgjohet duke thënë “Hjuston, Shqiponja ka zbarkuar”.

Disa orë më vonë, Armstrong del në sipërfaqen e Hënës nga ku edhe mbahet në mend fraza historike “Ky është një hap i vogël për njeriun, por shumë i madh për njerëzimin”.

Armstrong ishtë nën shoqërinë e ekipit që përbëhej nga Buzz Aldrin dhe Michael Collins. Aldrin dhe Collins janë ende gjallë, ndërsa Armstrong ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare më 2012.

Në shumë qytete të botës u shënua përvjetori i 50-të i zbritjes në Hënë, me anë të aktiviteteve të ndryshme.

50 vjetori i misionit Apollo 11 – Presidenti Trump pret astronautët në Shtëpinë e Bardhë

Sot mbushen 50 vjet nga dita kur astronautët e parë amerikanë zbritën në Hënë dhe hodhën hapat e parë në kontinentin deri atëherë të panjohur. Presidenti Trump priti dje në Shtëpinë e Bardhë astronautë të anijes së hapësirës Apollo 11, që realizoi misionin e parë në Hënë.

I rrethuar nga Buzz Aldrin, Mike Collins dhe nga familjarë të komandantit të misionit Neil Armstrong në Zyrën Ovale, Presidenti Trump u informua për planet e administratës së tij për të dërguar përsëri astronautë në Hënë dhe në Mars, si dhe mbi përparimet në realizimin e fluturimeve komerciale në hapësirë.

“Ne do ta sjellim sërish shkëlqimin e suksesit në programin e hapësirës”, – tha Presidenti Trump. Të pranishëm në takim ishin gjithashtu Zonja e Parë Melania Trump, zëvendëspresidenti Mike Pence dhe administratori i NASA-s Jim Bridenstine.

Buzz Aldrin i tha Presidentit se ndjehej i zhgënjyer që nuk janë shënuar përparime të mëdha në eksplorimin e hapësirës gjatë dekadës së fundit.

Astronautët Aldrin dhe Armstrong, i cili u nda nga jeta në vitin 2012, bënë histori kur u ulën në hënë 50 vjet më parë si sot, ndërsa astronauti tjetër Mike Collins qëndroi në modulën e komandimit në orbitë, sipër tyre.

Nënpresidenti Mike Pence shkon sot në Qendrën Hapësinore Kennedy në Cape Canaveral të Floridës, ku do të mbajë një fjalim për këtë ngjarje të rëndësishme në historinë e Shteteve të Bashkuara. za

Letër e Hapur Presidentit të SHBA-I nderuari Presidenti Trump!Ju lutem shumë,shqiptojeni për John Bolton togfjalëshin Tuaj magjik:You’re fired! Nga Elida Buçpapaj

I nderuar President i SHBA!

I nderuari Presidenti Trump!

Jeni institucioni më i lartë në Amerikën e vlerave të demokracisë, zgjedhur me votën e popullit Amerikan!

Jeni institucioni i çlirimit dhe lirisë në rang botëror!

Jeni institucion i shoqërisë të lirë dhe i lirive të individit!

Jeni institucion i drejtësisë njerëzore, që merr në mbrojtje lirinë dhe lufton barbaritë!

Jeni institucioni që shqiptarët, si asnjë komb në glob, Ju falen dhe janë të gatshëm të vihen nën komandën Tuaj!

Sikur Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovës, që ka deklaruar botërisht se është ushtari i Amerikës! Ramush Haradinaj posa dha dorëheqjen, sepse po e thërrasin për të tretën herë në Hagë, kur pas shtatë vjet hetimi, prej 2005 deri më 2012, Haga e ka nxjerrë të pafajshëm!

Shqiptarët janë ushtarë të Amerikës dhe Perëndimit, sepse SHBA me aleatët e saj e shpëtuan Kosovën nga Holokausti i fundit i shekullit XX!

Gjermania ka 75 vjet që me të drejtë iu kërkon ndjesë Hebrejve për krimet monstruoze kryer nga regjimi hitlerian, ndërsa Serbia e shekullit XXI, që në kohën e Milosheviçit e përgjaku ish-Jugosllavinë dhe e njollosi ndërgjegjen e Europës të Bashkuar me Srebrenicën e Vukovarin jo vetëm që nuk lyp ndjesë, por tani agresionin militar dhe barbar të 1998-1999 synon ta arrijë me diplomacinë e neveritëshme të Ivica Daçiç që arrin dhe i fut kthetrat deri tek lobet pranë administratës të SHBA dhe pranë zyrës të këshilltarit Tuaj të (anti)Sigurisë, John Bolton i cili njihet botërisht pro-ndarjes së Kosovës, i mënjanuar nga Presidentët Republikanë George Bush senior dhe George W.Bush!

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, përpara se të mbërrinte në Washington D.C deklaroi për të miliontën herë se puna e tij si shef i diplomacisë serbe konsiston të ndalë njohjen e Kosovës nga shtete të reja dhe bëjë gjithçka që shtetet që e kanë njohur Kosovën ta anullojnë njohjen e tyre, pra 180 gradë ndryshe nga sa vepron diplomacia e SHBA, e cila synon që Kosova të jetë pjesë e OKB-së!

Kjo është strategjia e Serbisë, shtetit që nuk pranon të integrohet në NATO dhe blen armatime nga një vend i NATO-s për t’i bërë luftë kujt? NATO-s ?! Se Kosova mbrohet nga NATO dhe baza Amerikane Bondsteel!

Në këtë situatë Shqiptarët e Kosovës nuk mund të puthin duart e një Serbie agresive që nxit një luftë të re, as nuk mund të jenë palë e një dialogu-karikaturë që bie ndesh me parimet bazë të dialogut, ku dy palët iu shërbejnë interesave reciproke në favor të të mirës të përbashkët serbo-shqiptare!

Kosova nuk mund të ulet në një tavolinë me një Serbi që sot ka vënë në përdorim gjithë arsenalin diplomatik për të zhbërë të gjithë atë që ka arritur në Kosovë SHBA me aleatët e saj!

Strategjia e Vuçiçit dhe Daçiçit bie ndesh me strategjinë e SHBA dhe Bashkimit Europian në Ballkan për stabilitet dhe paqe afatgjatë, bie ndesh me strategjinë e shteteve që kanë luftuar për ta çliruar Kosovën dhe për të njohur pavarësinë e saj! Shqiptarët janë paqësorë! Shqiptarët duan ta ndërtojnë paqen në shtëpinë e tyre pa shqetësuar askënd! Shikoni rolin që patën shqiptarët në Maqedoninë Veriore!

Ndërsa Ivica Daçiç ad absurdum vjen në Washington DC, në kuartierin e Presidentit të SHBA të lobojë që Amerika të anullojë vendimin e saj për njohjen e Kosovës!

Daçiçi vjen në SHBA dhe takohet me Këshilltarin tuaj të antiSigurisë, i cili nga pozitat e një zyrtari të lartë të administratës Tuaj harron thembësoren se të gjitha administratat e SHBA kanë qenë me një strategji të unifikuar, Republikanë e Demokratë. Bashkë me Aleatët e përhershëm në Perëndim, ku Amerika mori rolin drejtues u arrit një sukses të përbashkët, të ndalet një Shoah të ri në zemër të Europës dhe të shpëtohet ndërgjegjia e Europës nga një turp i ri, sikur ai që ngjau gjatë konfliktit Bosnje-Serbi, ku Europa mbajti një qëndrim pasiv, vëzhgues, injorues duke i lanë ata njerëz të mjerë, civilë, gra, fëmijë, burra e pleq pa mbrojtje nën kasaphanën e barbarive të karaxhiçëve, mlladiçëve dhe strategut të tyre Milosheviç!

 

I nderuar Presidenti Trump,

 

Shqiptarët nuk janë kundër Serbisë! Kundër Serbisë është administrata serbe që mban peng Ballkanin me  mitet e përgjakura të Milosheviçit, i cili po ta dinte fundin e tij, po t’i kishte marrë në konsideratë paralajmërimet e administratave Amerikane, do të kishte hequr dorë nga Kosova!

Në kohën e Milosheviçit, Kosovën dhe Serbinë e ndante muri i Perdes Së Hekurt, sot ky mur është rrëzuar, jo për të krijuar Shqipërinë e Madhe, por për të mbrojtur stabilitetin afatgjatë si arritje e SHBA dhe Perëndimit në ish-Jugosllavi dhe Ballkan!

Askush nuk e kërcënon Serbinë, Serbia po kërcënon gjithë rajonin duke u armatosur dhe kërkuar rindarjen e Kosovës!

A duhet të gjunjëzohet SHBA dhe BE ndaj kërcënimeve të një shteti ish agresor që mban qendrim të pandryshuar ndaj ish-viktimave të shtetit kriminal që i shpëtoi Amerika dhe NATO nga zhbërja ?!

Pritja që këshilltari Juaj i Sigurisë John Bolton i bëri ministrit të jashtëm të Serbisë Ivica Daciq i tronditi shqiptarët,

sepse z.Bolton nuk tha asnjë fjalë kundërshtuese ndaj deklaratave të përditëshme luftënxitëse që Daçiq bën ndaj asaj që SHBA dhe aleatët e saj konform vullnetit të popullit të Kosovës arritën në Kosovën 20 vjet më parë!

John Bolton edhe Ivica Daçiç janë në kundërshtim të hapur me gjithçka që për 30 vjet kanë kontribuar administratat e SHBA dhe BE deri sot në Kosovë!

Strategjia e SHBA dhe Perëndimit është të mos ketë ndryshime të kufijve!

John Bolton po del mbi Presidentin e SHBA, po del mbi strategjinë e Amerikës dhe Perëndimit për të vendosur paqen dhe stabilitetin në Ballkan!

Shqiptarët kudo që janë, nuk e konfondojnë kurrë John Boltonin me Presidentin e SHBA, as me Amerikën e vlerave të lirisë!

Shqiptarët nuk janë agresorë, nuk e kanë sulmuar kurrë asnjë vend në Ballkan, shqiptarët janë viktima të një konflikti gjakatar nga një makineri kriminale si ajo e Milosheviçit, ithtarët e të cilit sot në krye të Serbisë po kërkojnë që t’i rikthehen luftës e cila u ndal me përpjekjet madhështore të Perëndimit të kryesuar nga SHBA!

Serbia e Vuçiçit dhe Daçiçit, bashkë me njerëz të komprometuar shterrshëm përfundimisht si Hashim Thaçi dhe Edi Rama, po mbajnë peng të ardhmen e rinisë serbe dhe shqiptare!

 

I nderuar Presidenti Trump,

 

Jam një gazetare me eksperiencë të gjatë, që Ju ka ndjekur si fanse prej kur në kulmin e Luftës të Ftohtë në fund të viteve ’70 Ju thyet tabutë dhe në emër të lirisë e dashurisë sfiduat sistemin e antivlerave!

Dashuria për liri është universale dhe sot kur shumë popuj në botë vuajnë nën thundrat e sistemeve diktatoriale etja për liri frymëzohet nga mbrojtësit e saj që janë SHBA dhe Perëndimi!  SHBA i kanë dalë në krahë Europës gjithmonë, por kur SHBA janë vonuar i kanë sulmuar me të pabesë si në Pearl Harbour!

Po ashtu e kam ndjekur në rrugën e suksesit Tuaj si brezi i tretë i një emigranti me rrënjë nga Europa, që prej lirive që Ju ka ofruar Amerika keni arritur deri në karriken e Presidentit të SHBA!

Kjo është Amerika Juaj! E krijuar prej Baballarëve të Kombit deri tek Ju! Dhe kështu do të vazhdojë!

Sot si President i SHBA, Ju jeni vijues i rrugës të Etërve të këtij shteti të madh, jeni vijues i Republikanëve, jeni vijues i vullnetit të unifikuar R-D, dmth gjithë popullit Amerikan dhe administratave të SHBA për çfarë kanë bërë për Kosovën, ndërsa John Bolton është një njeri i gabuar në stafin tuaj, nga ata që Ju i largoni me togfjalëshin Tuaj të famshëm që ka hyrë tashmë në të gjithë fjalorët e gjuhëve të botës: “You’re fired!”

Ju lutem shumë Z.President shqiptojeni këtë togfjalësh magjik, që nënkupton shkarkimin, shprehur përmes kësaj metafore kaq ekspresive “you’re fired!”, që thotë: “jeni i djegur! Që të ndalni zjarrin që është duke i vënë rishtas Ballkanit Serbia e Ivica Daçiçit!

Me nderim dhe respekt
Elida Buçpapaj

Mediat e huaja shkruajnë për vendimin e Haradinajt, ja çfarë thonë serbët

Përveçse në Kosovë e Shqipëri, lajmi për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë vëmendjen edhe të mediave të rajonit, evropiane dhe atyre botërore.Përveç mediave prestigjioze si BBC, Bloomberg, Spiegel dhe të tjera, për këtë lajm ka raportuar edhe Euroneës. Sipas Euroneës, kryeministri Haradinaj ka thënë të premten se ka dhënë dorëheqje, duke treguar edhe arsyen, e cila siç ka thënë ai, është ftesa nga Specialja, si i dyshuar.


Siç kujton kjo media, Gjykata e posaçme në Hagë u krijua në vitin 2015 dhe se Dhoma e specializuar financohet nga Bashkimi Evropian.“Haradinaj tha se do të udhëtojë në Hagë javën e ardhshme. Kjo është hera e dytë që ai duhet të japë dorëheqjen si kryeministër”, thekson kjo media.

Veç këtyre, lidhur me këtë ka raportuar edhe media kroate Jutarnji.hr. Sipas kësaj media, kryeministri i Kosovës ka dhënë dorëheqje. “Ramush Haradinaj shkon në Hagë si i dyshuar: ‘Nuk mund ta udhëheq vendin në këtë situatë’”, shkruan media kroate.

Gjithsesi, një lajm i tillë ka zënë vend edhe në mediat serbe. Dhe përveç njoftimit, mediat serbe kanë vënë në pah edhe deklarimin e Haradinajt rreth taksës ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. “…ai lexoi letrën e dorëheqjes, por tha se taksa që qeveria e tij ka vendosur në importet e mallrave nga Serbia dhe BeH do të mbetet në fuqi deri në njoftimin e mëtejshëm”, shkruan Blic.rs.Haradinaj, ka dhënë dorëheqjen sot duke theksuar se këtë vendim e ka marrë pasi atij i ka ardhur një ftesë nga Gjykata Speciale. Ai para mediave tha se dorëheqjen e ka dhënë për ta ruajtur nderin e Kosovës, dhe për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale si qytetar i thjeshtë. Në vitin 2005 ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit pasi që i ishte ngritur aktakuzë për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Haradinaj: Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia, ndarja apo ‘Dodik Republika’ janë të papranueshme

Zijadin Gashi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje.

Këtë vendim ai e bëri publik në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës.

Arsyeja e dorëheqjes, siç tha Haradinaj, është sepse ai ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

“Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar”, tha Haradinaj.

Ai tha se nderi i postit të kryeministrit duhet të ruhet dhe se ai do të paraqitet në Hagë për intervistim.

“Shteti im është Kosova, Kosova e paprekshme, me multi-etnicitet, me shumëgjuhësi, me territor e kufij. Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia, ndarja apo ‘Dodik Republika’ janë të papranueshme”, tha Haradinaj.

“Mendoj se me ketë dorëheqje, Qeveria në dorëheqje i kryen detyrat e veta deri në formimin e Qeverisë së re, pas zgjedhjeve të lira. Tani përgjegjësia kalon të presidenti, që ai të fillojë konsultat dhe të caktojë datën e zgjedhjeve me partitë politike. Ato janë afate kohore kushtetuese. Unë i ofrohem popullit prapë për të marrë besimin për shkak se nuk jam i akuzuar, por jam i intervistuar dhe aq sa më jep populli besim, do ta respektoj”, u shpreh Haradinaj.

“Tani janë dy aspekte, mund të flasim për pjesën politike ose ligjore, unë do të respektoj pjesën ligjore në tërësi, do të paraqitem e do të kryej detyrat e mia, pastërtinë time të një luftari shqiptar, të nderit tim, të familjes sime, do ta mbroj Kosovën si luftëtar i vendit tim”.

“Ndërsa, pjesa politike e të tjera mendoj se është shumë gabim që po provohet t’i kërkohet Kosovës një çmim i papërballueshëm për njohje ose arritjen e një marrëveshjeje. Mendoj se është gabim prej lidershipit të Kosovës të japë oferta të gabuara – duhet të bëhet kujdes”, tha ai.

Ai porositi që taksa e vendosur ndaj Serbisë nga Qeveria e Kosovës nën drejtimin e tij, duhet të mbetet në fuqi.

Çfarë pritet të ndodhë tash me Qeverinë?

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 95, Pika 5, thotë:

“Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”.

Haradinaj theksoi se Qeveria e Kosovës duhet të funksionojë në dorëheqje deri në caktimin e zgjedhjeve të lira.

Haradinaj tha se dorëheqja e tij është e parevokueshme dhe se për këtë vendim, do t’i informojë edhe krerët e institucioneve të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar duke shprehur keqardhje për ftesat që disa ish-komandantë të UÇK-së kanë marrë për intervistim nga Dhomat e Posaçme për krime lufte në Hagë.

“Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Kjo nuk është hera e parë që Haradinaj jep dorëheqje.

Më 8 mars, të vitit 2005, vetëm pak muaj pasi kishte marrë detyrën, ai pati dhënë dorëheqje pas aktakuzës së parë të ngritur ndaj tij nga Tribunali i Hagës për krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë.

Ai ishte dorëzuar vullnetarisht në Gjykatën e Hagës. Në vitin 2008, Gjykata e Hagës e shpalli atë të pafajshëm. Katër vjet pas u bë rigjykimi i tij, po në Tribunalin e Hagës. Por, në vitin 2012, Ramush Haradinaj sërish u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat që e ngarkonin atë për krime lufte.

Një proces tjetër ndaj tij u ndoq edhe më 2017, por kësaj radhe në Colmar të Francës,ku autoritetet franceze, më 4 janar, e ndaluan atë mbi bazën e një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia për krime lufte. Por, pas një procesi gjyqësor ndaj tij, drejtësia franceze e kishte liruar atë më 27 prill.

Ramush Haradinaj u zgjodh për herë të dytë në postin e kryeministrit të Kosovës më 9 shtator, 2017.

Çka është Gjykata e Posaçme e Kosovës?

Opozita reagon pas dorëheqjes së Haradinajt

Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar se Haradinaj dhe Qeveria e tij është dashur të japin dorëheqje, por ka shprehur keqardhje për arsyen që çoi deri te ky vendim.

“LDK-ja në vazhdimësi ka kërkuar që kjo Qeveri të japë dorëheqje, por ndjejmë keqardhje që kjo ndodh për shkak të ftesës nga Dhomat e Specializuara, të Kryeministrit të Kosovës. Besoj fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe poashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe”, ka shkruar Mustafa.

Ndër të parët që ka reaguar pas dorëheqjes së Haradinajt ishte Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo në opozitë.

Ai e ka cilësuar këtë si dorëheqje të vonuar dhe me arsye të gabuar.

“Moti është dashur të japë dorëheqje. p.sh. kur e ndërroi qëndrimin për demarkacionin me Malin e Zi, kur ia rriti pagën vetvetes, kur emëronte nëpër borde e menaxhmente ndërmarrjesh me mbiemra familjesh e librezë partie, kur më 13 dhjetor 2018 e dha propozimin për marrëveshje ‘Ahtisaari Plus’ me Serbinë, kur e paloi e rrafshoi buxhetin me asfalt, kur e kërcënoi prokurorin Blakaj, kur delegacioni për bisedime me Serbinë i doli anti-kushtetues etj.etj”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Jemi me Angela Merkel dhe me Ramushin!

Jemi me Angela Merkel dhe me Ramushin!

-Për Ramush Haradinajn kjo është hera e dytë që jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës. Herën e parë Ramush Haradinaj është dorëzuar vullnetarisht në Tribunalin e Hagës në 9 Mars 2005, pasi një ditë më parë kishte dhënë dorëheqje nga funksioni i kryeministrit të Kosovës, menjëherë pasi ishte njoftuar për ngritjen e aktakuzës nga Tribunali i Hagës.

Pas shtatë viteve të gjata, dhe dy gjykimeve të gjata, kjo Gjykatë ka sjellur drejtësi për Ramush Haradinajn dhe për popullin e Kosovës!

Sot thirrja e Ramush Haradinajt nga Haga e kthen Haradinajn në Hero të të gjithë shqiptarëve, ndërsa Hagën një karikaturë!

Sepse Haga nuk mund ta gjykojë dy herë Haradinjan!

Shqiptarët e kanë kuptuar se Haga ka marrë anën e gabuar, të atyre që e kanë kërcënuar deri më tani Haradinajn për taksën 100%!

Haga nuk përfaqëson sot drejtësinë as vlerat  e Perëndimit!

Vlerat e Perëndimit i përfaqëson Angela Merkel dhe aleatët e saj.

Angela Merkel është me shqiptarët dhe vlerat e lirisë dhe Perëndimit!

Ndërsa shqiptarët janë me Angela Merkel dhe me Ramushin!

 

Avni Delvina: Kush është shqiptar me Ramushin! – Ti Shqipëri më jep nder!

Piktori i shquar Avni Delvina gijthmonë me grafikat e tij të fuqishme kësaj herë na sjell grafikën nga cikli :
Ti Shqiperi, me jep nder,me jep emrin shqipetar,
zemren ti ma gatove plot me deshire e me zjarr!

Kush është shqiptar është me Ramushin!

 

Video/ “Presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia”. Haradinaj flet pas dorëheqjes

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është dorëhequr sot në mënyrë të papritur nga detyra e tij. Vendimin fillimisht ia komunikuar qeverisë e më pas ka folur për mediat.Në një mesazh të dorëheqjes të publikuar disa minuta pas daljes para mediave në “Facebook”, Haradinaj tregon arsyet e vendimit të tij, thirrje për intervistim nga Gjykata Speciale duke theksuar se “pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë”. Më tej ai deklaron se mandatin ia kthen popullit.


Statusi i Haradinajt

Të nderuar qytetarë,

Dua të ju informoj se sot kam marrë këtë vendim:

Jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe dua që të ju falënderoj për besim dhe përkrahje. Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar.

Qeveritë dhe pushtetet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci.

Nderi i Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar.

Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë.

Shteti im është Kosova, e paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor e kufij.

Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia. Ndarja apo Dodik Republika janë të papërballueshme për Kosovën dhe stabilitetin e rajonit.

Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës besoj fuqishëm se çmimi për njohje është tregu dhe për këtë taksa duhet të jetë çmimi i njohjes.

Bashkësia ndërkombëtare po bën gabim që po insiston në çmim të papërballueshëm për Kosovën për njohje. Lidershipi Kosovar po bën gabim se nuk po e fuqizon legjitimitetin e vendimit për taksën ndaj Serbisë. Herët a vonë do ta kuptojmë se sa dëm i madh po i bëhet vendit me këtë mosunitet.

Kosova euro-atlantike është e interesuar për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Dialogu për njohje është edhe rruga për tregti të lirë me Serbinë. Kurrë nuk është vonë të jemi bashkë – tregu për njohje, e jo ndarja apo Republika e Dodikut.

Më lejoni të ju siguroj se: Taksa mbetet, Ushtria e Kosovës shkon para, Trepça është e gatshme për investime.

Pas kësaj dorëheqjeje MANDATIN IA KTHEJ POPULLIT. Sovrani të vendosë për udhëheqjen e ardhshme me zgjedhje të lira dhe demokratike.

I drejtohem Presidentit që në afatin kushtetues të kryejë konsultimet me partitë politike dhe t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme.

Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa lejuar vakuum qeveritar deri në Qeverinë e re të dalur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Menjëherë do t’i drejtohem me shkresa zyrtare për dorëheqjen e parevokueshme institucioneve të vendit dhe udhëheqësve të koalicionit qeverisës.

Do t’i shërbej me besnikëri, gjithë jetën, POPULLIT, ATDHEUT DHE SHTETIT TIM KOSOVËS! Faleminderit.

I juaji, Ramush Haradinaj