VOAL- Këshilltari Federal Ignazio Cassis u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken të premten në Uashington. Diskutimet u fokusuan në bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe në marrëdhëniet dypalëshe.
Takimi mes dy shefave të diplomacisë u zhvillua një ditë pas fjalimit të mbajtur nga Cassi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, pohoi Departamenti Federal i Punëve të Jashtme. Për më tepër, sa i përket marrëdhënieve mes Bernës dhe Uashingtonit, u fol mbi të gjitha për trajnime, kërkime, si dhe teknologji të reja.
Gjatë bisedimeve, theks i veçantë u vu në përmirësimin e sundimit të ligjit në lidhje me regjimin e sanksioneve, saktësoi EDA. Cassis tha se ishte i bindur se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara do të lejonte përparim më të shpejtë në këtë dosje kyçe për Zvicrën në Këshillin e Sigurimit. rsi-eb
Komentet