VOAL

VOAL

Bursa – “Zaferspor” i themeluar nga shqiptarët, historia e një krenarie të përbashkët

March 28, 2016

Komentet

LETËR E HAPUR PËR NËNËN TIME dhe pensionistet e vendit tim….- Nga Altin Joka

❤️Një thirrje nga biri yt larg, për një nënë që meriton më shumë.
Nënë.❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️
Më ke bekuar me qumështin dhe përkujdesjen tënde. Me sakrificat e tua krijove bustin e madhështisë thellë tek unë.
Më mësove durimin, sjelljen, përkujdesjen ndaj të tjerëve, moralin dhe edukatën.
Të mora vitet më të bukura të jetës dhe kurrë në këtë jetë nuk mund të të kthej, as një pjesë të vogël nga ajo që më fale.
Por sot, nuk po të shkruaj vetëm si bir, por edhe si njeri që sheh me dhimbje padrejtësinë që të rrethon.
Ti gjithmonë ke besuar. U ke dhënë votën atyre që të premtuan një jetë më të mirë për ty dhe fëmijët e tu. Dhe ç’të kthyen mbrapsht? Heshtje. Harrim. Mashtrim.
A e shikon Tiranën ku unë linda, që është zbehur në një hijeshi të trishtuar, e mbuluar nga errësira e drogës, korrupsionit dhe betonit pa shpirt?
Nënë, ata që kërkojnë sërish votën tënde, nuk të duan ty, as ata si ty. Ata duan pushtetin për vete, në vjedhjet e radhës.
Ndërsa ti, gruaja që punoi pa u ankuar, një jetë në edukimin e brezave, sot bredh në tregje për të gjetur produktin më të lirë,syri ta pëlqen dhe dora të dridhet ta blesh.😭😭
Ti që ke jetuar me nder, rri në radhë për një pension qesharak që s’të mjafton dhe ke harruar shijen e mishit,sa e sa here renkon e ankohesh që stë del muaji ta mbyllësh..
Ti, që ke një jetë që vetëm sa gishtat e një dore ke qenë në një restorant për drekë a darkë.
Që në 20 vite, 5 herë nga 5 ditë ke bërë pushime, jo nga pensioni yt por e ndihmuar nga ne.
Ti që je krenaria e kësaj toke, për ta je veç një numër, i një dite.
Në 20 vite s’ke ndryshuar ende as mobiljet, sobat dhe perdet në shtëpi.Je me te nëjtat luge…
Unë nuk jam më aty pranë teje, sepse më vunë përpara dy rrugë: të largohem ose të përfundoj ne fund , si ti.
Ata nuk mund ta ndotin dritën që ke brenda, nderin dhe dinjitetin tënd.
Dhe prandaj të lutem, KUR TE SHKOSH TE VOTOSH NESER,MOS HARRO:
📌Kush ta largoi djalin nga vendi me i bekuar ne botë,qe e zhveshen e vodhën rufjanët?
📌Kush ta rrënoi qytetin e lagjen tënde?
📌Kush të la në varfëri dhe harresë?
📌Kush të poshtëron kur kërkon një analizë apo një ndihmë në spital se ske lek te dorovitësh?
📌Kush të përgjigjet ty nga ajo administratë që ke votuar,e të lënë radhave per ca therime pensioni?
❇️Këtë jetë ke dashur nga ajo që tu premtua?
❇️Këtë arrogancë?
❇️Këto abuzime që dëgjon ngado?
❇️Këtë mos përfillje,ulje,tallje?
❇️A meriton keto mundime në këtë moshë?
❇️Ilace me ribursim që më ankohesh stë bëjnë efekt?
❇️Që po mos ishe ti,nipin në shkollë me 11 apo 12 kush do ta merrte?
❇️Që edhe pse je pensioniste,te kërkojnë ende lek per rojën,mësimdhenien?
❇️Që nuk di ku ta nxjerrësh nipin të luaj,nuk di se ku ti te marresh pak frymë?
❇️Që shtyhesh nga turmat ne autobuz,mosha jote?
❇️Që të servirin edhe me ato pak lek që merr ushqim jashte cilesie,plot pesticide,maskarallëk
❇️Që kurrë ajo administratë ste ka pyetur a je mire,a të duhet ndihmë,kur ke qenë rëndë?
❇️Që me vrap shkallëve shkon ku degjon:”Hajde ujë selite” e mezi merr frymë nga ngjitja dhe pesha që mban në duar,se uji ne rubinet mirë qe te vjen i ndotur,por dhe ta sjellin me orar?
❇️Që në mes të korrikut e gushtit nuk ndizje dot kondicionerin,e plasje me turfullim me uj te ftohte ballit dhe fytyrës,se aq ishte pensioni yt…nje freskim kondicioneri..e unë lotoja kur e dëgjoja?😭😭😭😭
E sa e sa netë dimri duhet per te tjerat….
🤗Mos thuaj që vota jote nuk bën diferencë. Ka mijëra nëna si ty, dhe mijëra bij që luten që nëna e tyre të mos bëhet pjesë e kësaj maskarade,normal ata që kanë dinjitet..per ata po flas si ty..
😭Sido të jetë, maskarallëku mund të fitojë, por ti nuk do ishe të paktën pjesë e tij.
Sepse ti, Nënë, ke qenë pjesë e ndershmërisë, dinjitetit dhe karakterit të një njeriu që kjo kastë nuk e do.
Ti, nënë, je krenaria ime…
❤️Qëndro e pastër, siç ke qenë gjithmonë, e mos u gënje si një pjesë e njerëzve pa dinjitet.
📍Me votën tënde nesër, me rrudhat e tua që s’ti duan e urrejnë, ndëshkoji të gjitha këto – për mua, fëmijët e tu, për largësinë që s’e deshëm kurrë, për rrudhat e tua që mbajnë historinë e botës,per gjendjen ku të kanë katandisur…
❤️Sido të jetë… Ti je dashuria ime.
Dhe shpresoj që me votën tënde, të kthesh sadopak dinjitet në këtë tokë që e deshëm të dy – jo kështu, por ndryshe.
❤️Ti smund te ndryshosh dot mobiljet,por mund te sjellesh ërën e ndryshimit,nesër Nënë,nesër..
🤗Bëje të jetë një dite e re…
Djali yt nga larg që të puth duart me lotët e mallit.❤️

FAKTET LIDHUR ME VOTËN E DIASPORËS NË GREQI- Nga MARASH LOGU

📍 Operatori postar shkeli kontratën me KQZ-në, duke nënkontraktuar operatorë lokalë që nuk garantonin sigurinë e votës.
📍 Nga data 17 prill deri më 4 maj, nga Greqia erdhën 17 mijë zarfe, rreth 1 mijë zarfe në ditë.
📍 Më 4 maj, Edi Rama deklaroi në Gjirokastër se procesi në Greqi u bë mish mash.
📍 Të njëjtën ditë, Taulant Balla me grupet e patronazhimit u nis drejt Greqisë.
📍 Nga data 5 maj deri më 11 maj, nga Greqia erdhën 36 mijë zarfe, rreth 6 mijë zarfe në ditë.
📍 Zarfe zgjedhore u gjetën në hyrje pallatesh, në lulishte, të hedhura në tokë me papërgjegjshmëri.
📍 Zarfet nuk u dërguan në adresë të zgjedhësit, por u ngritën pika në qytete të ndryshme të Greqisë.
📍 Shpërndarja dhe dorëzimi i zarfeve u bë pa u verifikuar identiteti i zgjedhësit dhe pa nënshkruar marrjen personalisht.
📍 Patronazhistët u paraqitën në pikat e operatorëve postarë, tërhoqën zarfet, i plotësuan dhe dërguan drejt Shqipërisë.
📍 Mijëra qytetarë që u paraqitën për të marrë zarfin e tyre iu tha se zarfi ishte marrë tashmë.
📍 Shkeljet flagrante të ligjit cënuan rëndë fshehtësinë e votimit dhe lejuan votimin e shumëfishtë.
📍 Mijëra zarfe të ardhura nga Greqia nuk reflektojnë vullnetin e zgjedhësve, por atë të patronazhistëve të Partisë Socialiste.
🔵 Partia Demokratike nuk do të lejojë që vullneti i patronazhistëve të Edi Ramës dhe Taulant Ballës të lexohet si vullneti i zgjedhësve shqiptarë në Greqi.
‼️ Asnjë votë që KQZ nuk sjell provën që është marrë dhe dorëzuar personalisht nga zgjedhësi nuk do të përfshihet në rezultatin e këtyre zgjedhjeve!

Vota e Diasporës mund të ndryshojë fatin e mandateve në Tiranë dhe Fier

Sipas raportimit të korrespondentes së SYRI TV, Marsi Korreshi, nga Parku Olimpik ku po zhvillohet numërimi i votave të diasporës, deri tani janë hapur vetëm 87,032 zarfe nga gjithsej 194,889 që kanë mbërritur. Procesi po ecën me ritme të ngadalta dhe pritet të zgjasë për shkak të procedurave dhe ndërprerjeve gjatë natës. Deri tani raportohen 46940 vota për PS, dhe 24 771 vota për PD-ASHM.

Korreshi bën me dije se 53,000 vota të ardhura nga Greqia ende nuk janë hapur, pasi do të pritet përfundimi i numërimit të zarfave nga shtetet e tjera në të 12 qarqet e vendit. Sipas saj, Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të kontestojë çdo votë të ardhur nga Greqia, për shkak të dyshimeve për manipulim, dhe kërkon që të vërtetohet nëse çdo votë i përket vërtet një qytetari të diasporës.

Ajo thekson gjithashtu se procesi nuk është i zakonshëm, pasi secila fletë votimi ndodhet brenda një zarfi A, i cili më pas është vendosur në një zarf B, duke e bërë numërimin më të ngadaltë. Sipas Korreshit, edhe fillimi i vonuar i numërimit në mëngjes, si dhe ndërprerja gjatë natës, kanë ndikuar në shtyrjen e afateve.

Deri tani, vetëm qarku i Kukësit ka përfunduar numërimin e votave për partitë politike, ndërkohë që në qarqet e tjera ende nuk është arritur as gjysma e zarfave të numëruara. Procesi për kandidatët nuk ka nisur ende.

Korreshi thekson rëndësinë e këtij procesi, pasi vota e diasporës mund të ndikojë në ndarjen e mandateve. Sipas saj, në qarkun e Tiranës, PD mund të marrë një mandat nga partia “Mundësia”, për shkak të rritjes së ndjeshme të votave të saj, ndërsa në Fier pritet një garë e ngushtë mes Partisë Socialiste dhe “Shqipëria Bëhet”, ku kjo e fundit mund të sigurojë një mandat nëse përforcohet nga votat e diasporës.

Marsi Korreshi:  Deri tani janë numëruar vetëm 87032 zarfe votimi nga diaspora, nga 194,889 zarfe që kanë ardhur gjithsej.

Vijohet me ritme të ulëta numërimi i tyre ndërkohë që, ashtu sikurse e thashë më herët, 53000 vota të Greqisë ende nuk janë hapur për t’u numëruar sepse do të pritet fillimisht përfundimi i të gjithë zarfave të ardhura nga shtete të tjera në 12 qarqe të vendit, dhe më pas do të vlerësohet se çfarë do të ndodhë pikërisht me votat e ardhura nga Greqia, nëse PD do të kontestojë çdo votë ashtu sikurse ka lajmëruar se për çdo votë të diasporës të ardhur nga Greqia, atje ku janë raportuar më së shumti probleme dhe ka dyshim për manipulim të procesit, do të kontestohet.
Dhe duhet, sipas Partisë Demokratike, që të vërtetohet nëse ajo votë i korrespondon pikërisht zgjedhësit nga jashtë dhe nuk ka dyshime që ajo mund të jetë manipuluar.

Mesa duket procesi i numërimit do të vazhdojë të zvarritet dhe të vonojë, duke marrë parasysh edhe ritmet e ngadalta.
I vetmi qark që ka përfunduar numërimin e votave për partitë politike pasi nuk ka nisur ende për kandidatët, është Kukësi, ndërkohë që në qarqe të tjera vijohet të numërohet dhe nuk kanë mbërritur as në gjysmën e numrit total të zarfave për çdo qark.
Gjithashtu, në të treja netët pa pasur një ndërprerje në mesnatë, për të filluar pastaj në orën 8, është numëruar, por numërimi ka filluar të paktën sot edhe dje në orën 10 të mëngjesit, kjo ka sjellë edhe vonesa.

Duke shtuar faktin se për votën e diasporës nuk është një numërim normal sepse duhet të hapen 2 zarfe, pasi fleta e votimit është e vendosur në zarf A, dhe zarf A i vendosur në zarfin B.

Po ndiqet mjaft me rëndësi pikërisht për faktin se vota e diasporës mund të ndryshojë edhe fatin e mandateve.

Për shembull në Tiranë PD mund t’i rrëmbejë një mandat partisë Mundësia, duke parë edhe qëndrimin e deritanishëm të paktën në qarkun e Tiranës, ku Partia Demokratike po rritet dhe po siguron më shumë vota, dhe kjo mund të sigurojë një mandat tjetër të PD, ndërkohë që në Fier kemi një përballje mes PS dhe Shqipëria Bëhet, ku Shqipëria Bëhet mund të marrë atje mandatin nëse do të sigurojë votat.

Image

‘Të hetohen 53 mijë zarfe të dyshimta në Greqi’- Logu: Qeveria dhe DHL në shkelje të rëndë, manipulim masiv me votat e emigrantëve

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu, në një deklaratë për mediat ditën e sotme, ka denoncuar një sërë shkeljesh të rënda të kryera nga ana e qeverisë dhe operatorit postar DHL, në lidhje me administrimin e zarfeve të ardhura nga Greqia për zgjedhjet.

Sipas tij, ky proces ka nisur me një shkelje flagrante të kushteve të kontratës mes KQZ-së dhe DHL-së, ku në kundërshtim të hapur me protokollin e sigurisë dhe klauzolat kontraktuale, shpërndarja dhe marrja në dorëzim e zarfeve është kryer nëpërmjet nënkontraktimit, një praktikë që kontrata ndalonte qartësisht.

Për më tepër, Logu denoncoi një rritje të papritur dhe të pajustifikueshme të numrit të zarfeve nga Greqia, duke ngritur dyshime serioze për manipulimin e votës së emigrantëve shqiptarë në këtë shtet.

Ai kërkoi transparencë të plotë nga KQZ-ja dhe verifikimin e çdo nënshkrimi për secilin prej 53 mijë zarfeve të ardhura nga Greqia, duke theksuar se çdo zarf që nuk është dorëzuar dhe marrë personalisht nga zgjedhësi, nuk duhet të përfshihet në procesin e numërimit apo vlerësimit të votës.

Deklarata:

Ajo që dua të theksoj fillimisht lidhet me zarfat e ardhur nga Greqia. Ka dy fakte që i dimë tashmë. Fakti i parë ka të bëjë me një shkelje flagrante nga ana e operatorit të shërbimit postar DHL, i cili kishte një kontratë me KQZ-në. Ky operator nuk ka kryer vetë procedurën e shpërndarjes dhe marrjes në dorëzim të zarfeve që vinin nga Greqia, por e ka bërë këtë nëpërmjet nënkontraktimit. Ndërkohë, në kontratë thuhet shprehimisht se nënkontraktimi nuk lejohet. Pra, i gjithë ky proces ka nisur me një shkelje të rëndë të kushteve kontraktuale nga ana e shërbimit postar.

Elementi i dytë, të cilit mund t’i referoheni edhe me shifra zyrtare të KQZ-së, është fakti se nga data 17.04.2025 deri më 04.05.2025 nga Greqia kanë ardhur vetëm 17 mijë zarfe, me një mesatare ditore prej rreth 100 zarfe në ditë. Më datë 04.05.2025, ka një deklaratë të z. Rama në Gjirokastër, ku ai shprehet se procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit në Greqi ishte “mishmash”.

Pas kësaj deklarate, drejtuesi politik i PS-së, së bashku me grupe patronazhistësh, janë nisur drejt Greqisë. Ju i keni parë pamjet: në pika dhe qendra të caktuara të DHL-së në të gjithë Greqinë, patronazhistët e PS-së janë angazhuar në mënyrë të paautorizuar për marrjen e zarfeve që kishin shkuar për zgjedhësit shqiptarë. Këto zarfe janë marrë, janë plotësuar dhe janë dërguar më pas në Shqipëri.

Nga data 5 maj deri më 11 maj, pra për vetëm 6 ditë, kemi pasur 36 mijë zarfe të ardhur nga Greqia. Kjo anomali, në vlerësimin tonë, nuk mund të shpjegohet ndryshe veçse si rezultat i një manipulimi të votës së shtetasve shqiptarë që ndodhen në Greqi.

Sipas protokollit të sigurisë, çdo zarf duhet të merret personalisht nga zgjedhësi, të nënshkruhet dhe të dorëzohet me një dokument identifikimi të vlefshëm. Kjo nuk ka ndodhur. Ka video ku duket qartë se i njëjti person merrte qindra zarfe, i plotësonte, i dorëzonte dhe nuk identifikohej në asnjë moment.

Ne i kërkojmë KQZ-së që të vërë në dispozicion të gjitha nënshkrimet për 53 mijë zarfat e ardhur nga Greqia. Sepse, nëse nuk provohet që këta zgjedhës i kanë marrë personalisht dhe i kanë kthyer po ashtu personalisht përmes DHL-së, atëherë, në këtë rast, këto zarfe nuk mund t’i nënshtrohen as numërimit dhe as vlerësimit. sn

Vota e diasporës- 62% e zarfeve mbërrijnë në KQZ! Afat edhe sot për tërheqjen e tyre

Deri më 7 maj 2025, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë mbërritur 153,277 zarfe me fletë votimi të dërguara nga votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke përfaqësuar 62% të totalit prej 245,935 zarfeve të shpërndara.

Nga totali i zarfeve të dërguara 37% e tyre u dërguan në Itali sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, 27,8% në Greqi, 10,4% në Gjermani, 8.4% në SHBA, 7% në Angli, në Francë u dërguan 2.2% etj.

Nga totali i zarfeve të mbërritura në KQZ, sipas të dhënave 43% e tyre janë nga emigrantët që jetojnë në Itali, 18% nga Greqia, 12% nga Gjermania, 10% nga SHBA, 7% nga Anglia etj.

23% e totalit të zarfeve të ardhura me fletët e votimit pranë KQZ i përkasin qarkut të Tiranës, 13% për Fierin, 12% për Durrësin, 9% Elbasani, 8% Shkodra, Vlora dhe Korça nga 7% secila. Për qarkun e Lezhës dhe Beratit nga 6% secila, Dibra 4%, Gjirokastra 3% dhe 2% Kukësi.

Nga të dhënat rezulton se diferenca më e thellë për zarfet e dërguara kundrejt atyre të mbërritura është në shtetin e Greqisë. Nga 68,3 mijë zarfe me fletë votimi të dërguara në këtë shtet, pranë KQZ kanë mbërritur 27,5 mijë apo 40% e tyre. Ndërsa në Itali nga 91,2 mijë zarfe të dërguara me fletë votimi kanë mbërritur 65,9 mijë apo 72% e tyre.

KQZ ka nisur këtë proces për herë të parë në mënyrë të zgjeruar, me synimin për të përfshirë votën e diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Votuesit kanë marrë me postë zarfin me fletën e votimit dhe udhëzimet përkatëse, të cilat duhet t’i kthejnë pranë institucionit deri në ditën e zgjedhjeve.

Po ashtu sipas të dhënave zyrtare, 92% e zarfeve të dërguara janë marrë nga qytetarët, ndërsa 20,234 votues, ose rreth 8%, ende nuk i kanë marrë materialet e votimit.

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, tha në një konferencë për media se rreth 11 mijë qytetarë nuk kanë mundur të pajisen me zarfin për shkak të pasaktësive në të dhënat e kontaktit, si adresat e banimit, email-et apo numrat e telefonit. Pjesa tjetër është kontaktuar, por nuk ka reaguar ndaj komunikimit nga shërbimet postare.

Për këta qytetarë, afati për të mundësuar marrjen e zarfeve do të jetë deri më 8 maj, ndërsa zarfat me fletën e votimit duhet të mbërrijnë deri në përfundimin e afatit të votimeve, pra deri ditën e diel ora 19:00, që të konsiderohen të vlefshme./Monitor

Celibashi pranon problemet me procesin e votimit të diasporës: Ka vonesa me DHL, 21 mijë zarfe s’janë shpërndarë ende

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi e pranoi në daljen e sotme për mediat se procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit për emigrantët shqiptarë, kryesisht në Greqi, nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe pse shërbimi postar u ofrua nga DHL.

Edhe pse pranoi se 21 mijë zarfe ende nuk kanë mbërritur në adresën e zgjedhësve për shkak se adresat kanë qenë të pasakta ose votuesit nuk janë paraqitur për t’i tërhequr pranë zyrave të DHL, Celibashi nënvizoi se është bërë një punë shumë e mirë në përgjithësi.

I pyetur nëse rrezikohet legjitimiteti i procesit të votimit të diasporës me problematikat e shfaqura, Celibashi tha se “nuk mund të vihet në dyshim integriteti”.

“Kemi një marrëdhënie kontraktuale me DHL, ashtu siç do marrëdhënie do të vlerësojmë në përfundim dhe do të ulemi me palën tjetër dhe do të shohim se sa e si e ka përmbushur atë shërbim. Është ekzaktësisht njësoj si çdo marrëdhënie tjetër kontraktuale. Është herët për të dhënë gjykime se si DHL ka kryer shërbimin kemi shënuar çdo gjë sipas problemit tonë dhe do diskutojmë kur të vijë momenti me kontraktorin. Kemi ndjekur me vëmendje të gjitha shqetësimet. Kemi marrë informacion edhe përmes rrjeteve sociale, ua kemi bërë me dije. Jam i bindur 100% dhe jashtë çdo lloj interesi që më së pari lidhet me atë se çka është bërë për realizimin e këtij procesi, por në mënyrë kategorike në vlerësimin dhe në gjykimin tim nuk mund të vihet në dyshim integriteti i procesit të votimit nga jashtë. Është proces tej modestisë, që nuk është realizuar në mënyrë prefekte dhe jo për shkaqe që lidhen me KQZ, por është një proces i realizuar, pa hezituar mund ta them, shumë mirë. Gjykuar nga numrat, gjithmonë. Pastaj gjithsecili mund të bëjë gjykimin e vetë. Ndoshta ne nuk jemi në terren, por nga ajo çka vjen këtu tek ne qoftë përmes partive politike, qoftë përmes zgjedhësve, assesi ky proces nuk mund të vihet në diskutim”, theksoi ai.

Celibashi po ashtu bëri me dije se deri më tani janë nisur nga KQZ mbi 240 mijë zarfe për votuesit jashtë vendit dhe janë shpërndarë në adresa mbi 220 mijë, ndërsa mbrapsht janë kthyer mbi 144 mijë zarfe. sn

Shpërthen TikTok në mbështetje të opozitës: Diaspora shqiptare kundër Ramës dhe fushatës së tij!

Diaspora shqiptare ka qenë gjithmonë një pjesë jetike e shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare, por në vitet e fundit, emigrantët kanë shfaqur një ndjenjë të fortë zhgënjimi dhe pakënaqësie ndaj qeverisjes së Edi Ramës, duke e shprehur këtë më së shumti në rrjetet sociale, sidomos në platformën TikTok.

Një valë e madhe reagimesh ka mbushur platformat e mediave sociale, ku emigrantët kanë shprehur hapur zemërimin për fjalët dhe sjelljen e kryeministrit Edi Rama ndaj tyre.

Emigrantët kanë shprehur hapur mbështetje për PD-në, duke parë tek ajo një mundësi për ndryshim dhe një alternativë më të mirë për Shqipërinë dhe për ata që kanë mbetur jashtë.

Përdorimi i gjuhës fyese dhe denigruese nga ana e tij ka shkaktuar një valë të madhe pakënaqësie. Edi Rama dhe qeveria e tij akuzohen si shkaktarë për largimin e tyre, gjuhën denigruese që po e përdor në këtë fushatë.

Në videot e publikuara, ata i bëjnë thirrje diasporës dhe qytetarëve shqiptar që të votojnë numrin ‘Një’, në 11-maji për një Shqipëri Madhështore. sn

Diaspora nuk ia fal Ramës shpopullimin, nis fushatën e votimit, ‘edhe unë jam çyryk’

Në rrjetet sociale ka nisur një valë e gjerë reagimi nga diaspora, të cilën kanë nisur procesin e votimit për 11-Majin, kundër Edi Ramës.

Në videot që po bëhen virale në rrjet, diaspora përveçse nuk ia ka harruar Ramës përzënien jashtë Shqipërisë, ka shprehur zemëratën edhe ndaj gjuhës vulgare e fyese që po përdor Rama në fushatën elektorale.
Në video vihet re qartë se diaspora ka regjistruar një pjesëmarrje të lartë dhe ka dhënë mbështetje të fuqishme për opozitën. Sipas videove që po bëhen virale në rrjet, shumica e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit kanë votuar për PD, dhe kjo tregon pakënaqësinë e tyre me qeverisjen aktuale. sn

Vota e Diasporës- Spahiu: Emigrantët po detyrohen të votojnë me presion, kërkohet fotografimi i votës

Kandidati i PD në Qarkun e Dibrës që garon në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Përparim Spahiu ka denoncuar presionesh që, sipas tij, po ushtrohen mbi emigrantët dhe punonjësit në sektorin publik, për t’i detyruar të votojnë për partinë në pushtet. Në një postim në Facebook. Spahiu shkruan se qeveria po përdor frikën dhe varësinë ekonomike për të kontrolluar votën e qytetarëve.

Kandidati për deputet akuzon pushtetin aktual për krijimin e një “ushtrie të tërë të punësuarish” që, sipas tij, jo vetëm detyrohen të votojnë për partinë, por edhe të fotografojnë votën e tyre si provë bindjeje.

Fotografimi i votës nuk ndihmon askënd, as atë që ta kërkon, as vendin. Ai që e bën këtë, bëhet skllav i një rroge të mjerë, shpesh vetëm 40 mijë lekë në muaj”, shkruan Spahiu.

Sipas tij, kjo praktikë është jo vetëm shkelje e parimeve demokratike, por edhe një formë moderne e shantazhit dhe nënshtrimit. Ai paralajmëroi se Shqipëria rrezikon të mbetet peng i një shteti që shtyp më të dobëtit dhe mban pushtetin përmes frikës.

Frika se ‘do të na heqin pensionin’ nuk është demokraci. Është shantazh,” thekson ai.

Spahiu bën thirrje për votë të lirë dhe të ndërgjegjshme, duke theksuar se vetëm një ndryshim i vërtetë, me një ekonomi që vlerëson punën dhe dinjitetin, mund të nxjerrë vendin nga kjo situatë e zymtë.

Vota e lirë është themeli i çdo shteti të drejtë. Pa të, nuk ka demokraci”, thotë ai.

Postimi i plotë në FB:
Emigrantët po votojnë!
Partia në pushtet ka vënë nën presion një ushtri të tërë të punësuarish, duke u kërkuar jo vetëm votën, por edhe provën e saj përmes fotografimit atyre.
Ju them se fotografimi i votës nuk ndihmon askënd — as atë që ta kërkon, as vendin. Ai që e bën këtë, bëhet skllav i një rroge të mjerë, shpesh vetëm 40 mijë lekë në muaj. Ky nuk është thjesht çmimi i një muaji, por çmimi i së ardhmes së Shqipërisë.
Të fotografosh votën nuk është ndihmë. Është dorëzim. Është mbështetje për ata që sot të shtrëngojnë dorën dhe nesër të harrojnë.
Kur vota jepet nga frika, shpresa shuhet. Dhe sa herë ndodh kjo, Shqipëria mbetet peng i një shteti me paga të ulëta, me pak mundësi dhe me presion të vazhdueshëm mbi më të dobëtit – ata që marrin ndihmë ekonomike apo pensionistët. Frika se “do të na heqin pensionin” nuk është demokraci. Është shantazh.
Shqipërisë i duhet një ndryshim i vërtetë. Një ekonomi që vlerëson punën, jo nënshtrimin. Paga me dinjitet dhe investime që sjellin zhvillim – jo thjesht mënyra për të mbajtur një pushtet të kalbur në këmbë.
Votoni të lirë. Votoni sipas ndërgjegjes. Votoni për të ndryshuar këtë realitet të zymtë që e ka zënë Shqipërinë për fyti.
Vota e lirë është themeli i çdo shteti të drejtë. Pa të, nuk ka demokraci. sn

Berisha-diasporës: Refuzoni fotografimin e votës. Votoni ndryshimin për tu ndarë nga e keqja që po zbraz Shqipërinë

Kryetar i PD-së, Sali Berisha i ka bërë thirrje diasporës që të refuzojë fotografimin e votës për zgjedhjet e 11 majit.

‘Refuzoni fotografimin e votës. Votoni ndryshimin për tu ndarë nga e keqja që po zbraz Shqipërinë’, theksoi Berisha në fund të fjalës së tij me banorët e Njësisë Nr. 15 në Tiranë.

Berisha: Klani i tij, rrethi i tij familjar, është një rreth hajdutësh. Baxhanaku i tij ka fituar 80-100 tendera që ai që quhet AKSH-i. Është një agjenci që merret me digjitalizimin dhe ka zhdukur qindra milionë euro.

Del tjetri duke folur, jo Linda po ndërhyn tek AKSH, për kunatin ajo. Prokurori e ka, guxon ai të thërrasë Lindën? Në asnjë mënyrë se janë paratë e familjes.

Pra, nëse vidhet në këtë mënyrë nuk ngelet gjë për fshatin, për pensionistët, për të sëmurët.

A e dini se në     ç’gjendje e rëndë është problemi i ilaçeve sot. Sot farmacitë tona janë të mbushura me ilaçe të skaduara dhe të vjen keq se, shumica e atyre që kanë një mundësi, gjënë e parë që u kërkojnë njerëzve të tyre jashtë, janë ilaçet.

Kjo do marrë fund.

Tom Doshit dhe Vilma Nushit, dy vampirëve të vërtetë të shëndetit të shqiptarëve do u vihet dylli dhe do bëhen përgjegjës për të gjithë atë që kanë krijuar në shëndetin e njerëzve.

Ne e kuptojmë se ‘Shqipëria Madhështore’ nuk është vetëm dëshmia e dhembshurisë.

Është Shqipëria që prodhon dhe ky prodhim, ju jeni njerëzit që prodhoni. Do bëjmë gjithçka që ju të prodhoni sa më shumë dhe sa më mirë.

Do bëjmë të gjitha kushtet, ekstensionin do e keni falas. Do zgjidhim çdo problem që e keni me pronësinë. Të gjitha lejet e legalizimeve do shndërrohen në tapi legalizimi njëherë e përgjithmonë.

Ju bëj thirrje në emër tuaj, të gjithë vëllezërve në diasporë, të cilët po nisin votimin, të votojnë për ndryshimin, të votojnë këtë vit, që është viti i tyre për tu ndarë me këtë të keqe të madhe, që po e zbraz dhe po e shkreton Shqipërinë.

Ju bëj thirrje, refuzoni dhe mos bëni asnjë fotografi të votës tuaja, sepse ju duhet të jeni qytetarë të mirë të vendeve ku jetoni. Dhe në vendet ku jetoni dënohet me ligj fotografimi i votës.

Prandaj mos zbatoni kodin dhe kërkesën e këtyre mafiozëve të cilët duan të ju kontrollojnë vullnetin tuaj, qëndroni njerëz të lirë, shqiptarë dinjitozë dhe votoni për ndryshimin.

Votoni me 11 maj për të përmbushur atë mision historik që u ka rënë gjeneratës tuaj, përmbysjen e një diktature të dytë.

Miqtë e mi!

Që të gjithë ne në këtë fushatë, mbi të gjitha jemi misionarë.

Secili prej jush me votën tuaj, jeni misionarë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky rrënim, nga ky pakësim i frikshëm, nga ky shpopullim dhe varfërim

Sali Berisha është një misionar, është njëri prej jush.

Kam marrë këtë mision me vendosmërinë më të madhe, jo për pushtet, absolutisht, as për para. Por kam marrë këtë mision së bashku me ju, për të patur një të ardhme tjetër të re, për ata djem e vajza që janë këtu, që ata të qëndrojnë këtu. Që këta të qëndrojnë këtu.

Ëndërrën e tyre shqiptare ta ndërtojnë në Shqipëri dhe të mos e eksportojnë në dhena të tjera.

Shqipëria është vendi më i bekuar, ka pasuritë më të mëdha, ka potencialet më të mëdha, ndaj le të firmosim me 11 maj ndryshimin në mënyrë që të hapim një kohë tjetër, kohë shprese, besimi, mirëqënie punësimi.

Ju garantoj ju, se rritja e rrogave dhe pensioneve, dalja jonë në krye për rroga e pensione mes vendeve të rajonit, është qëllimi i parë dhe kryesor që do realizohet.

Faleminderit shumë.

sn

“Takim ekskluziv”, BIRN: Edi Rama bën fushatë të financuar nga ‘palë të treta’ me diasporën

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të mbajë të dielën një miting në provincën e Varezes në veri të Italisë, i cili po promovohet nëpërmjet një fushate reklamash në rrjetet sociale pas së cilës qëndron një faqe anonime në ‘Facebook’ dhe një organizatë jo-fitimprurëse italiane.

Të dielën në orën 15:00, në qendrën e kongreseve ‘Malpensa Fiere’ në Busto Arsizio të provincës së Varezes në Itali, kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një miting të madh elektoral, me pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve me banim në vendin fqinj.

“Ky është një moment unik për t’u lidhur me rrënjët shqiptare dhe për të diskutuar perspektivat e ardhshme të Shqipërisë,” shkruhet në një reklamë të postuar në rrjetet sociale ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’, ndërsa theksohet se hyrja është falas.

“Një mundësi e veçantë për të takuar personalisht Kryeministrin dhe për të ndarë ide mbi të ardhmen e komunitetit shqiptar jashtë vendit,” shton reklama.

Edhe pse eventi cilësohet si një takim kulturor, ai zhvillohet në mes të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri dhe reklama mban një ‘hashtag’ të sloganit të përdorur nga Partia Socialiste, “#Shqipëria2030”.

Fushata e reklamave është postuar në platformat e kompanisë ‘Meta’ nga një faqe anonime në ‘Facebook’, në bashkëpunim me një organizatë në Itali të quajtur ‘E20Italia Associazione Culturale’, e cila drejtohet nga juristja dhe sipërmarrësja me origjinë shqiptare me aktivitet në Milano, Vasenka Rangu Leka.

E pyetur nga BIRN nëpërmjet një zëdhënësje, zyra e shtypit në Kryeministri i drejtoi pyetjet tek Partia Socialiste, e cila nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Ndërkohë, sipërmarrësja Vasenka Rangu tha se nuk e kishte të mundur të komentonte deri në javën e ardhshme “për mungesë kohe”.

Partia Socialiste e Shqipërisë, e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, po kërkon një manadat të katërt në krye të vendit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të parat prej rënies së regjimit komunist në Shqipëri, ku mund të votojë edhe diaspora.

Prej gati një viti, kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Partisë Socialiste – në nivel qendror dhe vendor, kanë nisur një seri të ngjeshur takimesh elektorale me shqiptarët që banojnë jashtë vendit, i njohur si ‘Turi i Diasporës’.

Takimi i së dielës në Busto Arsizio është i pari që mbahet brenda afatit 30-ditor të fushatës zgjedhore. Kryeministri Edi Rama e shpalli këtë takim nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ të mërkurën.

“Me shqiptarët e Italisë, Milano, 13 korrik, ora 15:00,” shkroi Rama me gërma të mëdha shtypi, duke ndarë një poster ku flamuri kombëtar dhe ai i BE-së rrethojnë një pëllëmbë dore të hapur, ku është shkruar numri ‘5′, i cili përfaqëson numrin rendor të PS-së në fletën e votimit.

Ky postim u shoqërua nga një fushatë reklamash në Instagram dhe Facebook, në italisht dhe shqip, ku i bëhej thirrje komunitetit shqiptar në Itali që të marrë pjesë ‘në një takim kulturor’ me kryeministrin.

Nga data 4 prill, në Facebook dhe Instagram janë shfaqur 16 reklama për këtë ngjarje elektorale, e cila prezantohet si një: “Takim Ekskluziv me Kryeministrin Edi Rama!”

“Merr pjesë në një event të jashtëzakonshëm me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, një ditë e dedikuar diasporës shqiptare,” bën thirrje reklama.

Pjesëmarrësit ftohen të regjistrohen nëpërmjet një formulari, ku i kërkohen të dhëna personale si emri, mbiemri, numri i telefonit dhe email-i.

Shqipëria miratoi dhjetorin e kaluar një ligj të ri për të dhënat personale, që e përafron legjislacionin shqiptar me direktivën e BE-së, të njohur si ‘GDPR‘, ndërkohë që institucionet publike kanë shprehur shqetësim për administrimin e të dhënave personale nga partitë politike gjatë fushatës.

Në një deklaratë për mediat në prag të hapjes së fushatës zgjedhore, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale së bashku me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve i bënë thirrje partive dhe organizatave politike që të respektojnë ligjin dhe rregulloret mbi përpunimin e të dhënave personale të votuesve.

“Konsiderojmë si detyrë tonën parësore të garantojmë që të drejtat themelore të shtetasve të respektohen në çdo hap, duke zbatuar Kodin Zgjedhor, ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe Rregulloren e Përgjithshme GDPR të Bashkimit Europian”, shkruhet në deklaratën e përbashkët të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave, Besnik Dervishi dhe Komisonerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Shkelje e Kodit në fushatën dixhitale

Sipas të dhënave të bëra publike në bibliotekën e reklamave ‘Ads Library’ nga kompania Meta, fushata e reklamave është paguar nga një organizatë jofitimprurëse e quajtur “E20Italia Associazione Culturale”, e cila kishte shpenzuar deri të premten të paktën 866 euro.

Sipas faqes së saj të internetit, ajo merret me organizimin e eventeve sociale dhe kulturore, si iniciativa bamirësie dhe evente sportive. Një nga eventet e listuara prej saj është një turne futbolli, i cili do të mbahet në korrik në Tiranë, në bashkëpunim me Albitsol Foundation dhe Universitetin e Sporteve.

Pas këtyre dy organizatave qëndron juristja dhe sipërmarrësja me origjinë shqiptare, Vasenka Rangu Leka, e cila ka gjithashtu një kompani komunikimi të quajtur ‘Dora Communications’ dhe boton një revistë elektronike.

Ajo është gjithashtu themeluese dhe drejtuese e Qendrës Shqiptare në Itali, një prej organizatave më aktive të diasporës shqiptare. Në vitin 2023, Rangu garoi në zgjedhjet për Parlamentin e Lombardisë si pjesë e Listës ‘Moratti’.

Reklamat në Facebook dhe Instagram për të promovuar mitingun e kryeministrit në Busto Arsizio janë bërë nga një faqe në Facebook e quajtur ‘Shqiperia në BE’, e cila është themeluar me 31 mars dhe numëronte 58 ndjekës të premten pasdite.

Në një foto të postuar në rrjetin social ‘X’, ajo shfaqet duke shoqëruar zyrtarë shqiptarë, si kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në takime me zyrtarë dhe homologë në Itali.

Takimi i së dielës pasdite nuk është i pari i organizuar nga Partia Socialiste në Busto Arsizio. Një turbim i ngjashëm u zhvillua edhe më 26 maj 2024, në pallatin e sportit të këtij qyteti, i cili u shoqërua gjithashtu me një fushatë të ngjashme reklamash në ‘Facebook’ nga palë të treta.

Kuadri ligjor shqiptar nuk e rregullon aktivitetin e ‘palëve të treta’, siç është shoqata e sipërpërmendur gjatë fushatës elektorale, edhe pse partitë politike kanë detyrim të deklarojnë vlerën e dhuratave në natyrë ose para që marrin prej tyre.

Megjithatë, në prag të zgjedhjeve, partitë politke garuese nënshkruan një instrument vetërregullues – Kodi i Etikës për Fushatat Dixhitale në Shqipëri, ku angazhohem të mos bëjnë fushata reklamash jotransparente nëpërmjet ‘palëve të treta’.

“Ky kod u shkel që ditën që u nënshkrua,” tha Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare”, një organizatë që monitoron sjelljen e subjekteve zgjedhore, duke iu referuar sulmeve me gjuhë denigruese midis palëve në prag të fushatës. “Pa pasur rregullim ligjor është vështirë të arrijmë korrigjimin e sjelljeve të tilla,” shtoi ai./ BIRN

Banka e Shqipërisë: Reminitancat u rritën me 12.5%, kalojnë për herë të parë kufirin e 1 miliard eurove

Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëri kanë arritur një nivel rekord gjatë vitit 2024, duke e kaluar për herë të parë kufirin e 1 miliard eurove.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët ishin 1.05 miliardë lekë në 2024-n, me një rritje prej 12.5% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Që nga viti 2013, paratë që emigrantët sjellin në Shqipëri janë rritur vazhdimisht, duke reflektuar një cikël të ri emigracioni, që nisi kryesisht pas vitit 2015.

Të dhëna të tjera të Eurostat tregojnë se ritmet e emigracionit të shtetasve shqiptare në vendet e Bashkimit Europian janë përshpejtuar vitet e fundit dhe kjo reflektohet në numrin e lartë të lejeve të qëndrimit të dhëna nga shtetet e BE-së. Në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së. Një vit më parë ishin dhënë 79.2 mijë leje qëndrimi për herë të pare.

Këto janë nivelet më të larta që nga 2010-a, duke treguar për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë.

Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente.

Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë.

I gjithe ky fluks i ri të ikurish është reflektuar në zgjatjen e ciklit të emigracionit. Vlerësohet se në 10-15 vjet lidhjet me vendim amë fillojnë e zbehen, teksa emigrantët krujojnë një jetë të re, në shtetin ku kanë emigruar. Kjo ndodhi me valen e parë të emigracionit të pas viteve ’90, që çoi në një rënie të prurjeve pas vitit 2008.

Aktorët e tregut pohojnë se kanalet kryesore vijojnë të mbeten vendet tradicionale ku ka emigracione, si Greqia e Italia, por vitet e fundit ka pasur rritje dhe nga destinacionet e reja si Anglia dhe Gjermania.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e treguesit të remitancave eshtë dhe ekonomia informale. Prurjet e emigrantëve llogariten nga Banka e Shqipërisë si një zë në total që mbulon të hyrat e ndryshme në bilancin e pagesave, që mund të jetë formale apo jo formale dhe si rrjedhojë këtu mund të përfshihet edhe ajo pjesë e parasë informale që hyn nga burime jo të ligjshme e hidhet në ekonomi, si në ndërtim, apo blerje pasurish të paluajtshme në bregdet./ Monitor


Send this to a friend