VOAL – Brook Shields ka lindur më 31 maj 1965 në New York. Posa i ka mbushur 50 vjeç. Një gjysmë shekulli është pothuaj edhe kariera e saj, sepse nuk i kishte mbushur ende një vjeç dhe ishte vetëm një bebe, kur nëna e saj aktorja jo e njohur Teri Shields e vendosi përpara fotografëve për foto publicitare – dhe nuk kaloi pak kohë dhe ajo u quajt “fëmija më e bukur e Amerikës”. Pprej asaj kohe nuk është ndalur më. Jeta i shkoi në sheshe xhirimi për ekrnin e madhe dhe të vogël, duke pozuar përpara fotografëve më të mëdhenj të botës si dhe duke u bërë fytyra e ikonave të modës. Ajo ka një karierë megawatëshe, brilante, si një yll gjithë shkëlqim që ka arritur të ketë sukses edhe në jetën familjare, pasi është nëna e dy vajzave.
I urojmë të mbetet gjithmonë kështu !
BROOK SHIELDS –KUR JAM E LUMTUR E DI QË JAM EDHE E BUKUR
Ka nisur karierën që kur ishte fëmijë – kështu jeta biologjike i përkon gati edhe me lavdinë e saj si artiste, gjithmonë në faqet e para të revistave, në sheshe xhirimi, në ekranet e mëdhej dhe të vegjël gjithmonë e bukura Brook Shields – Me këtë rast po botojmë nga arkivi një intervistë që ajo e ka dhënë pesë vjet më pare kur kishte mbushur 45 vjeç duke i uruar ndërkohë edhe ditën e lindjes!
LOS ANGELES – Ish-modelja, pasardhësja e largët e familjes Torlonia, aktore, autore (autobiografia e saj Down Came the Rain mbi depresionin e saj të paslindjes së vajzave kishte provokuar sulmet e Tom Cruise dhe Scientology-isë) dhe nënë e dy vajzave, shtatë dhe katër vjeçe, Brooke Shields i kthehet ekranit të madh, pas një devijimi të gjatë në ekranin e vogël me filmat televizivë shumë të suksesshëm Suddenly Susan e Lipstick Jungle, me komedinë ambjentale për fëmijë Furry Vengeance. Ne kemi biseduar me Brooke Shields në Los Anxhelos në prag të ditëlindjes të vajzës së saj Grier, që mbush 4 vjeç, dhe për fat të mirë Bruk ka lënë burrin e saj Chris Henchy duke bërë përgatitjet për rreth njëzet fëmijë që pas pak orësh do të do të vinin të festonin duke pushtuar kopështin dhe shtëpinë.
Pyetje: Brooke, filmi ka nje mesazh ekologjik zbavitës për fëmijët. Kjo mund të jetë një model për filma të tjerë në të ardhmen?
Brooke Shields: “Unë mendoj dhe shpresoj se kështu, mua më pëlqen të mendoj se ky film do të krijojë një prirje të re. Filmat duhet t’i argëtojnë fëmijët si të rriturit, dhe ky film funksionon sepse të argëton dhe të mëson diçka pa e vënë në shënjestërmesazhin e gjelbër. Kinemaja është një mjet shumë i fuqishëm, dhe shpresoj se njerëzit do të na ndjekin. ”
Pyetje: Edhe produksioni ishte “ekologjik” ?
Brooke Shields:“Sa ishte e mundur, pasi zakonisht çdo prodhim përfshin edhe mbetje të madhe. Por këtu kemi pasur dy njerëz të cilët kontrollonin gjithçka në fushën e xhirimit, që nga riciklimet e përdorimeve të ujit që bënim, të cilat duhet të ishin minimale.”
Pyetje:Edhe në shtëpi i ndjek këto rregulla ?
Brooke Shields:“Natyrisht, unë kam dy kujdestare mjedisore, vajzat e mija: nëse unë le ujin të rrjedhë kur laj dhëmbët vjen menjëherë e madhja që më ulërin: ” Mami, je duke harxhuar kot ujin ! “. Nga ana e jonë, ne bëjmë një përpjekje me një makinë hibride, duke ricikluar rifutur në përdorim, duke përdorur pak letër dhe duke mos i lënë dritat e hapura. ”
Pyetje: Cilat janë përvojat tuaja me kafshët?
Brooke Shields:“Ne kemi punuar me kafshë në film, trajnerët e tyre nuk donin që ne t’u afroheshim që të mos u japin atyre zakone të këqija. Unë kam qenë me fat, sepse që fëmijë kam punuar në kopshtin zoologjik të San Diegos dhe unë isha shumë afër, edhe pse gjithçka ishte e kontrolluar prej frikës së tigrave dhe leopeardëve.
Por ballafaqimi im më zbavitës me kafshët ishte kur kam jetuar në Afrikë për katër muaj dhe një herë një majmun erdhi në shtëpinë time në hotel dhe shkatërroi çdo gjë. Unë mbeta me gojë hapur dhe filluam që të ulërisnim që të dy deri sa majmuni u largua. ”
Pyetje: Je 45 vjeç dhe ende kaq e bukur. Sekreti ?
Brooke Shields: “Kur ke fëmijë çdo e fshehtë e mundshme për të ruajtur bukurinë është larg sepse ju nuk keni më kohë. Andaj bëni gjëra të thjeshta, pini shumë ujë dhe pushoni. Kur kam ndejtur vonë në mbrëmje dhe kam pirë më shumë se zakonisht unë i shoh menjëherë efektet në fytyrën time në mëngjes. Sa më tepër kalojnë vitet aq më tepër jam e bindur se gjimnastika është gjëja më e rëndësishme. Unë bëj spinning dhe yoga. Të vetmin produkt të bukurisë që përdor është ai që ka të bëjë me zgjatjen dhe forcimin e qerpikëve. Por në fund, unë mendoj se fshehta e vërtetë është të jesh e lumtur, lumturia: sa më tepër që jam e kënaqur aq më tepër e re dukem.”
Pyetje: Si qendron në peshore puna dhe familja?
Brooke Shields: “Nuk ka kurrë një ekuilibër midis të qenit një nënë dhe aktore, midis jetës private dhe asaj profesionale. Mundohem që të jem sa më e qetë në vend të punës, por në të njëjtën kohë është e rëndësishme që vajzat e mia ta dinë se unë kam një profesion në jetë. Kështu është gjithnjë, tërhiq e mos këput. Unë nuk jam gati për të ngadalësuar punën, por unë nuk dua që ta tejkaloj sensin e masës. Përpiqem që të jem e ekuilibruar. ”
Pyetje: Si vazhdoni të jetoni me famën tuaj ?
Brooke Shields:“Jeta ime e tërë ka qenë në qendër të vëmendjes, është një problem që më ndjek që kur isha fëmijë. Dhe është një nga aspektet më të keqia të industrisë sonë, por nëse ju mund të krijoni balanca e zgjidhni disi këtë hall. Nëse dikush ka qasje në jetën time 24 orë të ditës kjo më frikëson mua për bijat e mia. Unë kurrë nuk kam pasur jetë private, por kjo mua më krijon probem që kur jam bërë nënë. Përpara, gjithçka më dukej budallallëk, tash e trishtueshme.
Sot është ditëlindja e vajzës time, unë i kam paparacët jashtë shtëpisë që në mëngjes. Bija ime i sheh ata nga dritarja dhe është frikësuar pak . Unë jam e shqetësuar veçanërisht për aktorët e rinj, unë të paktën kam pasur gjithë jetën për t’u ambjentuar”.
Pyetje: Si i ke shmangur problemet edrogës apo të alkoolit probleme që ndikojnë shumë aktorë të rinj?
Brooke Shields: “Nëna ime i kishte këto probleme, megjithatë me tim atë më kanë mësuar sjelljet e mira, manierat e mira. Por të rritesh në mes të gjitha çmendurive, unë mësova se si të mos bija në hallet e tyre. Unë kam parë shumë njerëz rreth meje të vdesin prej drogave dhe alkoolit dhe që nga fillimi unë gjithmonë e dija se nuk do të shkoja kësaj rruge. Që kur kam lindur, kam mësuar për të mbijetuar, dhe tani jam duke e kuptuar se karakteri im, se vullneti im për t’u vetëruajtur është shumë i fortë. ”
Pyetje: Ke punuar me Zeffirelli në Dashuri pafundme – Endless Love. Çfarë kujtoni prej tij ?
Brooke Shields: “Zeffirelli është një njeri i pamundur, i tmerrshëm, shumë i vështirë, por me një shpirt të madh, mjeshtër dhe gjeni. Gjithnjë bënte shaka me mua për mënyrën se si flisja, por do të rikthehesha menjëherë tek ai, për çfarëdo lloj filmi që të më kërkonte.” (Intervista është dhënë në vitin 2010 – kur Brook mbushi 45 vjeç)/ Përktheu Elida Buçpapaj
Komentet