Publikohet video që tregon qilarin ku ruhej vera me vlerë miliona euro e Ergys Agasit, e cila ndodhej në vilën e tij në periferi të Tiranës. Vera është e ruajtur në bodrumin e vilës, teksa shishet u përkasin markave të shtrenjta, të dyshuara se janë futur në mënyrë kontrabande në Shqipëri.
Një ditë më parë u njoftua se shishet e verës që shiheshin në pamje, pasi u gjetën nga agjentët e BKH-së dhe u kaluan për kompetencë hetimore te hetimi tatimor, janë zhdukur nga banesa e Ergys Agasit. Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal dhe ka shpallur në kërkim Eno Agasin, kushëririn e biznesmenit Ergys Agasi, i cili u shpall gjithashtu në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes për tenderat e AKSHI-t. Burime të besueshme konfirmuan se nga futja e verës në Shqipëri pa paguar akcizë i është shkaktuar dëm shtetit shqiptar në vlerë 400 mijë euro.
Gjatë kontrolleve në banesa e objekte në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, BKH zbuloi kantinën e verës në vilën e Agasit në zonën e Mulletit dhe vendosi sekuestrimin e saj, pasi malli ishte kontrabandë. Doganat bënë inventarin përgjatë disa orëve dhe, në momentin e kontrolleve, duke qenë se ishte natë, vendosën ta transportonin të nesërmen, ndërsa malli u la në ruajtje në vilë. Gjatë natës ka dyshime se Eno Agasi e ka hequr verën, si dhe ka marrë serverin e kamerave të sigurisë, duke u zhdukur pa gjurmë bashkë me to.
Prokurori Bledar Valikaj ka shpallur në kërkim Eno Agasin për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, kontrabandë të mallrave që paguajnë akcizë dhe magazinim të mallrave që paguajnë akcizë, ndërsa burimet konfirmuan se po kryhet edhe hetim pasuror, krahas atij të nisur nga SPAK.
Pamjet e qilarit të verës së Ergys Agasit i publikoi lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili shkruan se: “Kjo është vinoteka prej 4 milionë euro e Edi Ramës në vilën e Gys Agasit, që u vodh nga drejtori i Doganës, Elvis Doçi dhe Ilirjan Proda, për t’u dërguar në Surrel!”














Kjo është një dëshmi shumë e habitshme, unë dua që të gjithë të bashkoheni me mua në falënderimin e magjisë së dashurisë Kiriji pasi ai është me të vërtetë një njeri i fjalëve të tij. Unë kam qenë i thyer në zemër për shumë vite, çdo njeri që më afrohej përfundoi kurrë duke më marrë seriozisht, pasi përvoja ime e fundit me njeriun që më zhgënjeu si zakonisht, fillova të kërkoj një zgjidhje për t’i dhënë fund problemit tim, atëherë kolegu im në punë prezantoi mua në tempullin e dashurisë së Madhe Kiriji, atëherë e kontaktova atë përmes adresës së tij të postës elektronike; [email protected], ai mori disa ditë para se të më përgjigjej dhe kur ai e bëri, unë u udhëzova se çfarë të bëja para se të lirohesha nga skllavëria shpirtërore, unë bëra gjithçka që tha ai, dhe sot jam i lumtur me burrin tim. Burri që më hodhi pa asnjë arsye tani u kthye tek unë brenda 3 ditësh. Ai gjithashtu ndihmoi kolegun tim për të sjellë burrin e saj kur ata u divorcuan. Ky është informacioni i tij i kontaktit; kirijilovespell @ gmail.com, mund ta kontaktoni edhe përmes numrit të tij whatsapp; +23490201168697