VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Bob Dole, hero lufte, figurë qendrore e politikës amerikane dhe mik i Kosovës, vdes në moshën 98 vjeçare

By | December 5, 2021
blank

Komentet

blank

Nga Grigels Muçollari – Aventura e fundit e Kolonel Bunker

Reporterët e terrenit, kolegët e tyre operatorë por edhe vetë demokratët, cilido përveç administratës së partisë, i ishte ndaluar hyrja në seli.

Prej ditësh kishte një kureshtje të madhe për të parë se ç’bëhej brenda kalasë së demokratëve. Për herë të parë që nga themelimi i PD-së, hyrja në seli bëhej me vizë. Mirëpo një gazetar nuk ia përtoi, gjeti një dritare të hapur dhe me shpejtësinë e një pulitjeje qepallash e demaskoi live Lulzim Bashën, teksa ky i fundit nga një studio televizive po mohonte blindimin e dyerve.

Prandaj imazhet e fortifikimit të selisë blu u shpërndanë rrufeshëm. Një valë reagimesh u përhap si kërpudhë atomike. Paranoja e Bashës ishte derdhur në hekur ngjashmërisht me një parabolë politike të Kujtim Çashkut, e quajtur ‘Kolonel Bunker’.

Filma me bunkerë gjen sa të duash por ky i Çashkut i rri Bashës si një kostum dhëndërie.

Sikur të jetë bërë posaçërisht për të.

Për të provuar cilësinë e bunkerit merreshin nja dy a tre ushtarë të regjimit, vendoseshin brenda tij dhe prisnin efektin e predhës që do të binte mbi ta. Le të themi si kavie eksperimentale. Kjo formë primitive të menduari u pa edhe tek ish kryetari ynë.

I pushtuar nga paranoja e humbjes së karriges, Lulzim Basha e shndërroi selinë e partisë në bunkerin e marrëzisë. Thirri një mbledhje për të mos u gjendur vetëm në bunkerin që projektoi. Protesta e demokratëve nisi dhe përfundoi në oborrin e selisë. Historia u përsërit dhe bunkeri tmerroi vetëm ata që u mbajtën peng brenda tij. Historia gjithashtu na mëson se bunkeri është marrëzia e fundit e një politikani.

Hitleri për shembull, doli i vetëvrarë nga bunkeri që ndërtoi. Me të drejtë mund t’ju lindin shumë pyetje. Përse një seli partie kthehet në bunker? Cilët janë armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm që do të sulmojnë? Nga kush mbrohet Lulzim Basha dhe përse hyn në bunker? Pyetje që nuk ma merrte mendja se një ditë do të më duhej të digjja neurone për të mos i lënë pa përgjigje. Mendoj se, pa ju lodhur gjatë sytë, kam vetëm një përgjigje për të gjitha. Lulzim Basha mbrohet nga vota dhe hyn në bunker sepse është pakicë. Është aq e thjeshtë sa është dhe e lexueshme. Në literaturën ushtarake bunkerizimi është taktikë difensive për të zgjatur rezistencën në një përballje të pabarabartë në numër me armikun.

Thënë ndryshe, pala kundërshtare ka më shumë trupa. I ndodhur në këto raporte numrash, Lulzim Basha vendosi ta thellojë krizën politike duke përdorur një taktikë ushtarake. Zero rëndësi ka për Bashën nëse kjo do të prodhonte skizmën më të madhe në partinë që e bëri tre herë ministër dhe kryetar të saj. Mesa duket zero rëndësi ka edhe për mercenarët e tij në bunker, të cilët u panë duke festuar. Pamje që po t’ia tregoje një vizitori të huaj, do të mendonte me të drejtë se PD kishte fituar zgjedhjet dhe po festonte. Por PD nuk i ka fituar zgjedhjet. Ka humbur për një shkak madhor, se Lulzim Basha në zgjedhjet e 25 prillit nuk vepronte dot siç vepron me zgjedhjet brenda partisë.

Dikush tjetër e ka tagrin për të organizuar zgjedhjet. Basha humb sepse e tmerron përballja reale me votën. Humb sepse është një qylaxhi politik që kërkon pushtet në tavolinë për t’u pleqëruar në bashkëqeverisje me Ramën. Me një ujdi që e nxorri nga Çadra e Lirisë për ta strukur si kungull në sqetullën e Ramës.

Ka vetëm një arsye përse Basha merr vendime personale, bën emërime dhe jo zgjedhje. Sepse kështu shmang votën. Kështu nuk del hapur që është pakicë.

Ka vetëm një arsye përse mohoi Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit dhe referendumin e 18 dhjetorit. Sepse aty u votua!

Atëherë si mundet që tmerri më i madh i tij të bëhet instrument i zgjidhjes së krizës politike? Përgjigjen e kësaj e dha vetë ai me një deklaratë. Nuk pranoi asnjë dialog, asnjë negociatë, sepse kjo do ta çonte në një përballje me votë, e për rrjedhim pakica do të humbiste. I fundit që reagoi pikërisht për këtë ishte vetë Escobar. Vetëm me një fjali, Escobar na tha se mënyra amerikane e zgjidhjes së krizës politike është vota.

Mëse dakord. Vota shmang dhunën, përplasjet, bunkerizimin dhe bën të qartë një herë e mirë se kush është shumicë e kush jo. Ishte kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, që i ofroi një zgjidhje Bashës; të kandidojë në zgjedhjet që referendumi i hapi rrugën, si një zgjidhje që do të shpëtonte edhe vetë Lulzim Bashën. Por vota të zhvesh maskën, të nxjerr zbuluar. Ai nuk e pranoi dhe nuk ka për ta pranuar ndonjëherë. Projektoi një bunker për t’u mbrojtur prej saj, si për të na thënë se kjo është aventura e fundit e Kolonel Bunker.

blank

Ambasadori i SHBA në Beograd kërkon marrëveshje me njohje reciproke: Hill mezi pret të vijë në Serbi

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Anthony Godfrey thotë se përparimi i qëndrueshëm në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë varet nga dëshira e liderëve në Beograd dhe Prishtinë për të “ndërmarrë hapa të vështirë dhe të guximshëm të nevojshëm për ta forcuar paqen dhe prosperitetin që meriton ky rajon”.

Duke folur për krizën në dialog dhe rolin e Washingtonit në këtë proces, Godfrey tha në një intervistë për mediumin serb “Blic” se përparimi i qëndrueshëm duhet të vijë “nga këtu”.

“Washingtoni vazhdon të bëjë gjithçka që mundet për ta inkurajuar dhe mbështetur normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe njohjen përfundimtare reciproke”, tha Godfrey, transmeton Gazeta Express.

Kur u pyet për ardhjen e ambasadorit të ri të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, Godfrey tha se nuk mund ta parashikojë datën e mbërritjes së tij, por se e di se Hill “mezi po pret të vijë në Serbi”.

Ai theksoi se Hill është një nga diplomatët më të suksesshëm amerikanë dhe se emërimi i tij është një “mesazh” për Beogradin.

Duke folur për paralajmërimet për “listën e zezë” e cila mund të zgjerohet shumë shpejt, Godfrey thekson se Shtetet e Bashkuara e shohin korrupsionin si kërcënim kritik për paqen dhe zhvillimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe se sanksionet kundër kompanive dhe individëve të korruptuar.

blank

Ndahet nga jeta poeti i njohur Demir Gjergji

VOAL – Ndahet nga jeta poeti i njohur Demir Gjergji. Lajmin e hidhur për ndarjen e papritur të mikut dhe kolegut, auorit të shumë librave me poezi, tregime, romane, e bën të ditur në facebook, i biri i tij:
Shoke dhe miq të babit tim , DEMIR GJERGJI , me dhimbje të madhe ju njoftoj se babi nderroi jete !
Homazhet do të Kryhen diten e Marte nga ora 8:30 tek Shtëpia ,me pas do e shoqerojme për ne banesen e fundit !
Faleminderit
blank

‘Basha, turpi i dheut’- Berisha: Rama e furnizoi me pajisje për të sulmuar demokratët

Akuza të ashpra ka lëshuar lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ndaj Lulzim Bashës nga Shkodra, në 31 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në këtë qytet.

Pasi e akuzoi Bashën se u furnizua me mjete policore nga Rama për të sulmuar demokratët në 8 janar, Berisha iu bëri thirrje demokratëve që të heqin dorë nga mbështetja për të, duke e konsideruar si turpin e historisë.

‘Ky kryeministër mori peng njeriun që mbështetëm me të gjithë zemër dhe energjinë Lulzim Bravën. Unë shfrytëzoj këtë takim t’iu them shqiptarëve të ndalen dhe të mendojnë; A duhet pluralizmi në Shqipëri? A është pluralizimi motori i demokracisë apo të pranojmë monizmin e shëmtuar? Ata që mendojnë se krahasimi nuk është i drejtë u them:

Po çfarë mund të bëjë më shumë një narko-kryeministër sesa të rrethojë me policë selinë e PD dhe të sulmojë demokratët. Të pajisë bandën e tij me të gjitha mjetet e policisë dhe t’iu vërsulin demokratëve mercenarët se duan të hyjnë në shtëpinë e tyre. Nuk ka situatë të tillë në asnjë vend.

A mundet një shtet të servirë për opozitë njeriun që e rrethon me policë dhe kriminelë, njeriun që i mbyll dosje krimi. Kjo nuk mund të ndodhë veçse në Shqipëri. Ju bëj thirrje demokratëve që kanë mbështetjen më të vogël për Lulzim Bashën të heqin dorë prej tij, është turpi i dheut.

U them deputetëve të Shkodrës, bashkohuni me qytetin tuaj dhe sakrificën, vuajtjen, qëndresën, e atyre që iu votuan. Ndahuni nga Basha atë e pret vrima e miut nga ky revolucion. Askush nuk ka të drejtë të luajë me pluralizmin. Ata që mbështesin Bashën ata tallen me përçmim ndaj shqiptarëve’, u shpreh lideri historik i demokratëve Sali Berisha në Shkodër.

Berisha: Kush servir Lul Bravën për kryetar opozite, tallet me shqiptarët

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha duke folur gjatë takimit madhështor me qytetarët shkodranë, ka lëshuar një apel edhe për ndërkombëtarët në lidhje me mbështetjen e tyre për deputetin Lulzim Basha.

‘Ata që mbështesin Bashën për kryetar opozite, tallen me përçmim ndaj shqiptarëve’, u shpreh lideri historik i demokratëve Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Shkodër.

‘Sot kemi një narko kryeministër që mori peng, kapi për zverku, me korrupsion dhe mënyra të tjera, njeriun që ne së bashku për 8 vite e mbështetëm me gjithë zemër, energji dhe forcën tonë, Lulzim Bravën.

Çfarë mund të bëjë më shumë një narko kryeministër që ta rrethojë me policë të ashtuquajturin kreun e opozitës dhe të sulmojë demokratët. Të pajisë bandën e tij me të gjitha mjetet e dhunës të policisë dhe ti vërsulë demokratëve mercenarët e tij vetëm e vetëm se duan të futen në shtëpinë e tyre. Nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër kjo.

Askush nuk ka të drejtë të luajë me pluralizmin politik në Shqipëri.

Ata që mbështesin Bashën për kryetarë opozite, tallen me përçmim ndaj shqiptarëve.

Shqiptarët që mbështesin Bashën për kryetarë opozite, tallen me lirinë dhe vetë pluralizmin politik në Shqipëri’, tha lideri historik i demokratëve Sali Berisha në Shkodër.

blank

Berisha: Nga Shkodra thirrje diasporës: orët janë kritike, Shqipërisë i duhet mbështetja juaj

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha duke folur gjatë takimit madhështor me qytetarët shkodranë, iu bëri thirrje shqiptarëve të diasporës ta mbështetin Shqipërinë o sot, o kurrë.

‘Nga Shkodra kemi nisur takimin me qytetarë që do të vazhdojë në çdo qytet të Shqipërisë.

Nga Shkodra u lëshoj një thirrje shqiptarëve në diasporë: orët janë kritike, Shqipërisë i duhet mbështetja juaj, protesta, zëri juaj. Ju jetoni në shtete të lira dhe duhet të jeni promotorë të rivendosjes së pluralizmit në Shqipëri.

Ndaluni për një moment: Çfarë është kjo betejë e jona? Kjo është për lirinë, lirinë, lirinë.

Të ndalemi me çdo qytetar, fermet, biznes. Jemi në një vend ku liria është përzënë. Jemi e vetmja shoqëri në Europë, ku ne votojmë Edi Rama i numëron me paratë, bandat dhe patronazhistët e tij.

Ai këtë model e transplantoi në krahun tonë. Nëse socialistët nga viti 2009 e deri më sot nuk kanë votuar asnjëherë në partinë e tyre, cili është votimi në partinë e Lul Bravës. Është akti më i turpshëm, vota e 1880 qytetarëve në anti-kuvendin e tyre shpallet para kamerave, shqiptarëve e shumëzuar me 3-4 fishin si votë e 5004 delegatëve. A ka përqeshje, përdhosje më të madhe se ky për votën e lirë.

Ky në mënyrën më të shëmtuar kërkon të mashtrojë, të servirë 1800 për 5004. Ja pra për çfarë është beteja jonë, për votën e lirë

blank

Berisha: Mos keni mëdyshje, selinë e PD do ta çlirojmë nga bandat

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha duke folur gjatë takimit madhështor me qytetarët shkodranë, u shpreh se selia e demokratëve do të çlirohet pa asnjë mëdyshje, nga bandat dhe blindet e turpshme.

Berisha tha se demokratët në 8 janar kërkonin të nxirrnin nga shtëpia e tyre, bandidët e armatosur.

‘Demokratët në datën 8 janar nuk kërkonin asgjë tjetër veç atë që do bënte çdo qytetar i lirë, të nxirrnin banditët dhe bandën nga shtëpia e tyre.

Kush është ai qytetar që nuk kërkon të largojë banditët nga shtëpia.

Ne atë seli do ta çlirojmë nga bandat dhe blindet e turpshme. Mos keni mëdyshje, kurrë ne nuk japim pluralizmin, demokracinë, PD-në, nuk shkelmojmë mbi interesat e Shqipërisë.

Ju ftoj nga kjo ditë flakën, dritën e këtij revolucioni ta çojmë në çdo votër të shqiptarëve dhe të rikthejmë edhe njëherë fitoren plebishitare të vitit 1992’, – tha lideri historik i demokratëve Sali Berisha gjatë takimit në Shkodër.

Berisha: Mashtruesi Lul Brava, kërkon tu servirë shqiptarëve 1800-n për 5004 vota

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha duke folur gjatë takimit madhështor me qytetarët shkodranë, tha se Lulzim Brava kërkon të mashtrojë shqiptarët dhe kërkon tu servirë shqiptarëve 1800 vota si 5004 të tilla.

‘Nga Shkodra kemi nisur takimin me qytetarë që do të vazhdojë në çdo qytet të Shqipërisë.

Nga Shkodra u lëshoj një thirrje shqiptarëve në diasporë: orët janë kritike, Shqipërisë i duhet mbështetja juaj, protesta, zëri juaj. Ju jetoni në shtete të lira dhe duhet të jeni promotorë të rivendosjes së pluralizmit në Shqipëri.

Ndaluni për një moment: Çfarë është kjo betejë e jona? Kjo është për lirinë, lirinë, lirinë.

Të ndalemi me çdo qytetar, fermet, biznes. Jemi në një vend ku liria është përzënë. Jemi e vetmja shoqëri në Europë, ku ne votojmë Edi Rama i numëron me paratë, bandat dhe patronazhistët e tij.

Ai këtë model e transplantoi në krahun tonë. Nëse socialistët nga viti 2009 e deri më sot nuk kanë votuar asnjëherë në partinë e tyre, cili është votimi në partinë e Lul Bravës. Është akti më i turpshëm, vota e 1880 qytetarëve në anti-kuvendin e tyre shpallet para kamerave, shqiptarëve e shumëzuar me 3-4 fishin si votë e 5004 delegatëve. A ka përqeshje, përdhosje më të madhe se ky për votën e lirë.

Ky në mënyrën më të shëmtuar kërkon të mashtrojë, të servirë 1800 për 5004. Ja pra për çfarë është beteja jonë, për votën e lirë

blank

I riu “ndez” demokratët në Shkodër, surprizohet Sali Berisha

Ka qenë një i ri që ka ekzaltuar gjithë demokratët e pranishëm në Pallatin e Sportit në Shkodër, aty ku është duke zhvilluar një takim Sali Berisha. Mekeid Selmani, student gazetarie, gjatë fjalës së tij tha se revolucioni i PD-së është paqësor dhe nuk do të ndalet asnjëherë.

“Revolucioni jonë paqësor nuk ndalet, asnjëherë. Jo vetëm që nuk ka të ndalur, por nuk do të tërhiqet asnjëherë deri në çlirimin e Shqipërisë nga kjo klikë sorosiane”, tha ndër të tjera i riu.

Këto fjalë të Selmanit u duartrokitën nga të gjithë të pranishmit, ndërkohë që edhe lideri historik i demokratëve duket se ka mbetur i surprizuar.

“Bravo”, duket të thotë Berisha teksa flet studenti.

Sali Berisha ndodhet në Shkodër për të zhvilluar një takim me demokratët dhe intelektualët e qytetit. Ky takim përkon edhe me 31-vjetorin e themelimit të degës së PD-së në Shkodër./tvklan.al

blank

Berisha thirrje deputetëve shkodranë: Bashkohuni me qytetin tuaj, Bashën e pret vrima e miut

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha duke folur gjatë takimit madhështor me qytetarët shkodranë, u ka bërë thirrje deputetëve demokratë të Shkodrës, që ti bashkohen qytetit të tyre që i bëri deputet.

‘A mundet një shtet të servirë për opozitë njeriun që e rrethon me banditë e policisë, ndan afera korruptive, njeriu që i mbyll dosje krimi. Kjo s‘mund të ndodhë askund dhe as në Shqipëri.

Me këtë rast i drejtohem atyre demokratëve që shfaqin mbështetjen më të vogël ndaj Lulzim Bravës, hiqni dorë prej tij, pasi është turp, ai është turpi i dheut, historisë.

U them deputetëve të Shkodrës, bashkohuni një minutë e më parë me qytetin tuaj, sakrificën, vuajtjen, qëndresën, vizionin e atyre që ju votuan ju.

Ndahuni nga Lulzim Basha pasi atë e pret vrima e miut nga revolucioni që nuk ka të ndalur’, tha Sali Berisha.

Berisha: Shkodranët i treguan botës se Shqipëria nuk do mbetej Kuba e Adriatikut

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha duke folur gjatë takimit madhështor me qytetarët shkodranë, është shprehur se Shkodra mbajti në këmbë vokacionin perëndimor të kombit shqiptar.

‘Udhëtimin drejt Shkodrës e kam më emocional, më frymëzues sepse Shkodra dhe shkodranët janë frymëzim dhe vetëm frymëzim.

Në trojet shqiptare nuk ka një kështjellë të dytë si Rozafa, që qëndron e pamposhtur për lirinë e shqiptarëve.

Rozafa dallon nga të gjitha kështjellat e tjera. Ajo kishte gjeneralë e prijës, por kryeprijës kishte qytetarët e Shkodrës.

Askush në Europë nuk ka paguar me gjak, ka harxhuar mijëra vite në burg si qytetarët shkodranë.

Shkodra në të gjitha kohërat mbeti kryeura e kombit me perëndimin, ruajti vokacionin perëndimor të kombit shqiptar.

Sot mblidhemi në 32 vjetorin e protestës së parë të fuqishme anti-komuniste, 14 janarin, me të cilën qytetarët e Shkodrës çliruan qytetin dhe detyruan regjimin të tërheqë bustin e diktatorit më gjakatar, Stalin.

Një demonstratë ky qytetarët i thanë botës se Shqipëria nuk do të mbetet Kuba e Adriatikut. Shkodran do të paguante me gjakun e djemve të saj në 2 prill, vendosjen e pluralizmit. Shpirti i tyre u bë dritë për shqiptarët’, tha gjatë fjalës së tij, Sali Berisha.

Berisha: Kemi një narko-kryeministër miliarder, paratë i vijnë me kontejner nga trafiqet e drogës

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha duke folur gjatë takimit madhështor me qytetarët shkodranë, ka hedhur akuza të rënda nga Edi Ramës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se Rama është bërë miliarder me paratë e korrupsionit, por edhe të drogës, para që futen në Shqipëri me kontenier.

‘Së fundmi ai vendosi në kontroll të plotë ish-kreun e opozitës. Ne jemi para një situate të cilën vetëm revolucioni, guximi, vendosmëria juaj do ti japë përgjigjen më të merituar.

Shpesh herë kam deklaruar se ky revolucion është i njëjtë me atë të vitit 1991.

Rikujtoj si sot datën 29 mars të 1991, kisha një udhëtim elektoral Dibër-Burrel-Klos, e në Tiranë. Dëgjoja gjatë gjithë kohës lajmet, mbështetja ndërkombëtare për Ramiz Alisë është turp i historisë.

Radiot lëshonin deklarata për Gorbavoçin e Ballkanit, paçka se ai në janar kishte skuqur Bunën dhe kishte tërhequr rrugëve të rinjtë e Shkodrës.

Por asgjë nuk na pengoi ne në revolucionin tonë, në 22 mars të arrinim fitoren plebishitare për të vendosur në Shqipëri demokracinë.

Sot kemi një narko kryeministër që kontrollon çdo gjë, disponon miliarda euro të vjedhura në tendera, që vijnë me kontejner nga trafiqet e drogës. Sot kemi një narko-kryeministër që në një vit ka arrestuar 37 mijë shqiptarë, për çështje që nuk arrestohen në asnjë vend të Europës, por kërkon të ndjellë frikë e terror.

Sot kemi një narko kryeministër që largon të rinjtë që të mos mbushen rrugët kundër tij.

Sot kemi një narko kryeministër kundër Kosovës. Kemi një narko kryeministër i cili në 7 muaj me avionin e tij privat shpenzon 2.2 mln euro udhëtime vetëm për vanitetin e tij’, tha gjatë fjalës së tij, Sali Berisha.

blank

Mediat prestigjioze ndërkombëtare raportuan për rezolutën e miratuar në Kuvend kundër referendumit

Ditët e fundit, temë diskutimi në vend ka qenë moslejimi i mbajtjes së referendumit serb në territorin e Kosovës.

Për këtë çështje, përveç mediave vendore e atyre në rajon, kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare.

“Washington Post” dhe “Asocciated Press” kanë raportuar për seancën e sotme të Kuvendit, ku edhe u miratua rezoluta për mosmbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

“Ligjvënësit në Kosovë mbajtën një seancë të jashtëzakonshme të shtunën për të miratuar një rezolutë duke thënë se hapja e qendrave të votimit për minoritetin etnik serb të Kosovës për të votuar në një referendum serb do të shkelte kushtetutën, ligjet dhe praktikën ndërkombëtare të vendit”, shkruan Ëashington Post.

“Rezoluta thoshte se Serbia po përpiqet të shfrytëzojë serbët etnikë që jetojnë në Kosovë “për t’i shërbyer politikës së saj armiqësore kundër Republikës së Kosovës”, thuhet në raportimin e Asocciated Press.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën kundër organizimit të referendumit serb në Kosovë.

Për miratimin e kësaj rezolute kanë qenë 76 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Kjo rezolutë përmban gjithsej 8 pika.

Ndryshe, referendumi për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë do të mbahet nesër, më 16 janar.

blank

Kuvendi miraton rezolutën kundër referendumit të Serbisë në Kosovë

RFE/RL

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të shtunën (15 janar) kanë miratuar një rezolutë që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

77 deputë ishin të pranishëm në sallë gjatë votimit të kësaj rezolute në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri, Albin Kurti.

Për këtë rezolutë, nga deputetët nuk pati vota kundër, veçse një abstenim.

Rezoluta u propozua nga katër grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Grupit Multientik.

Pas miratimit të kësaj rezolute ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke thënë se përshëndet konsensusin mes grupeve parlamentare për votimin e kësaj rezolute.

Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës duke e quajtur shkelje të rendit kushtetues të Kosovës.

Kundërshtime lidhur me këtë qëndrim pati nga shtetet e QUINT-it.

Në hapje të seancës së Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti tha se nuk është kundër të drejtës së votës së qytetarëve serbë kosovarë me dy shtetësi duke thënë se votimi mund të bëhet në Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

Ai në anën tjetër ka kundërshtuar idenë që Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të grumbullojë votat në Kosovë për referendumin në Serbi.

“Një praktikë e gabuar e vendosur nëpër vite nuk e arsyeton vazhdimin e gabimit të njëjtë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe duhet të trajtohet si e tillë”, tha Kurti.

Në këtë seancë, Lumir Abdixhiku, kryetari i partisë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës ka ritheksuar qëndrimin e partisë së tij, kundër referendumit të Serbisë në Kosovë.

“Për LDK-në, mbajtja e referendumit të një shteti tjetër është çështje e mbyllur para se të nisë. LDK pret, mirëpret dhe mbështet respektimin e plotë të Kushtetutës dhe rendit tonë kushtëtues”, tha ai.

Megjithatë, Abdixhiku e kritikoi kryeministrin Kurti lidhur me thirrjen e seancës duke e quajtur të panevojshme dhe tentativë për tu fshehur pas deputetëve.

“E paqartë mbetet mbajtja e kësaj seance dhe nxjerrja e një rezolute për rekomandim ndaj qeverisë. Kushtetutën e ke, ushtro rolin kushtetues prej kryeministrit”, tha ai.

Kundërshtimin ndaj referendumit të Serbisë në Kosovë e shprehu edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në anën tjetër, Kryetari i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Igor Simiq, bëri thirrje që të ndërpritet “fushata anti-serbe” dhe të lejohet mbajtja e referendumit serb.

Lista Serbe është partia kryesore serbe e Kosovës dhe ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

“Edhe një herë nga ky vend, në emrin tem personal dhe në emër të Listës Serbe, popullit serb, ju ftojmë të ndryshoni vendimin tuaj dhe të mundësoni referendumin në përputhje me parimet aktuale. Kjo është një thirrje për arsye, një thirrje për përgjegjësi, që të fillojmë të respektojmë popullin tonë dhe të drejtat e tyre themelore njerëzore”, tha Simiq.

Pas fjalës së Simiqit, deputetët e Listës Serbe u larguan nga salla e Kuvendit me arsyetimin se “nuk duan t’i japin legjitimitet seancës”.

Të premten, 14 janar, zyrtarë të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, kanë thënë se me keqardhje kanë pranuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos e lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që të grumbullojë votat në Kosovë për referendumin në Serbi.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”, është thënë në deklaratë.

Referendumi për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë do të mbahet të dielën, më 16 janar. Kosova ka thënë se qytetarët serbë, me shtetësi të dyfishtë, do të mund të votojnë përmes postës dhe Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë.

Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të mos rrisin tensionet lidhur me referendumin, të cilin e kanë cilësuar si “hap kyç për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit” dhe për të rritur transparencën e institucioneve të shtetit dhe sundimit të ligjit.

“I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Është e rëndësishme që të dyja qeveritë të arrijnë progres drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që hap perspektivën e BE-së dhe rrit stabilitetin rajonal”, është thënë mes tjerash në reagim.

Institucionet e Kosovës kanë thënë të premten se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në Kosovë, përbën shkelje të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Udhëheqësit e Presidencës, Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, kanë dalë me deklaratë të përbashkët, pas takimit me zyrtarët e vendeve të Kuintit dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë më 13 janar se votimi në referendumin e një shteti tjetër, në një territor sovran, “nuk është praktikë e pranueshme nga asnjë shtet demokratik”.

Ai ka thënë se serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë përmes postës apo në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë.

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar se do të ketë “pasoja të mëdha dhe më të gjera se sa pritej” nëse nuk do të hapen qendrat e votimit në Kosovë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar të shtunën më 15 janar se të premten kanë ndaluar futjen e materialit zgjedhor për referendumin serb në Kosovë.

Sipas njoftimit, më 14 janar, në kufirin Kosovë-Serbi në Merdare kanë ardhur tri automjete (një veturë dhe dy kamionë) me targa të Serbisë, në të cilat kanë qenë gjashtë persona.

Këto automjete sipas policisë, kanë bartur material që dyshohej se do të përdoret për referendumin që pritet të mbahet në Serbi më 16 janar.

Në ndërkohë, misioni i OSBE-ja ka deklaruar se kishte qenë i gatshëm të kryente një operacion për mbledhjen e votave në përputhje me precedentin e mëparshëm dhe me pëlqimin e të gjitha institucioneve përkatëse

“Në mungesë të pëlqimit të nevojshëm, siç është bërë e qartë në deklaratat e mëparshme, dhe siç u është komunikuar të gjitha palëve, nuk ka rezultuar e mundur që Misioni të kryejë një operacion të tillë me këtë rast”, thuhet në deklaratën e OSBE-së në Facebook.

blank

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë në moshën 77-vjeçare legjenda e kombëtares dhe Vllaznisë, Ramazan Rragami

Një lajm i hidhur për futbollin shqiptar vjen në pragndeshjen Tirana-Vllaznia. Ish-futbollisti i njohur i shkodranëve dhe i kombëtares shqiptare, Ramazan Rragami, ka ndërruar jetë.

Ai prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë e cila pak çaste më parë i mori jetën në moshën 77-vjeçare, duke lënë pas një hidhërim të thellë, jo vetëm te familja e tij, por te i gjithë komuniteti i futbollit shkodran e shqiptar.
Ramazan Rragami ka lindur në Shkodër më 3 prill 1944 dhe që prej moshës 12-13 vjeçare dhe para 2-3 vitesh ka qenë gjithnjë protagonist tek futbolli, pra për një periudhë 60 vjeçare, pa asnjë shkëputje për asnjë moment.

Shfaqet në formacionin e Vllaznisë në kampionatin e vitit 1961, saktësisht më 24 shkurt të këtij viti në ndeshjen Flamurtari- Vllaznia 2-1, kur ai ende nuk i kishte mbushur 17 vjeç, duke shënuar kësisoj debutimin me të dhe luan me Vllazninë deri në janar të vitit 1965 sepse më pas kalon tek Partizani me të cilin luan deri në vitin 1968. Më pas kthehet sërish në Shkodër teksa luan me Vllazninë deri në fund të sezonit 1974-75.
Mbetet një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Vllaznisë e të futbollit shqiptar, është trajneri i “Shpresës” së Shqipërisë që e kualifikoi atë në 8 më të mirat e Europës në vitin 1983.

Si futbollist, për fat të keq ka vetëm 19 ndeshje të luajtura me kombëtaren ngaqë në ato vite ajo nuk ka zhvilluar shumë ndeshje brenda një viti megjithatë ka qenë gjithmonë në nivele të larta dhe madje edhe kapiten i saj. Ndërkohë që duke luajtur me Vllazninë, Partizanin dhe Dinamon ka në total rreth 90 ndeshje ndërkombëtare.
Rragami ka qenë shumë i suksesshëm edhe si trajner me Vllazninë të cilën e drejtoi për disa vite duke fituar edhe trofe, ndërkohë që kulmin e tij e ka me ekipet
kombëtare dhe kryesisht me atë “Shpresa” në vitin 1983 ku arriti ta radhisë atë në mes më të mirave të Europës.
Për shumë vite ka drejtuar edhe klubin Vllaznia me shumë seriozitet. Mbetet një emër i madh që meriton shumë respekt e vlerësim për atë që ka arritur gjatë karrierës së tij.

TROFETË E FITUARA

– Në vitin 1966 do të fitonte Kupën e Republikës me ekipin e Partizanit

– Në vitin 1971 do të fitonte Kupën e Ballkanit po me ekipin e Partizanit

– Në sezonin 1971-72 do të fitonte titullin kampion dhe Kupën e Republikës me ekipin e Vllaznisë.

– Në sezonin 1973-74 shpallet kampion i Shqipërisë me ekipin e Vllaznisë

KARRIERA SI TRAJNER

– Në vitet 1973- 79 ka punuar si trajner tek Vllaznia duke bashkëpunuar me trajnerin Xhevdet Shaqiri.

– Në vitet 1978- 91 trajner pranë ekipeve kombëtare, atë “Shpresa” dhe U18 duke bashkëpunuar me trajnerët Shyqyri Rreli, Petraq Ikonomi, Aurel Vërria etj.

– Në vitin 1984 kryen kursin për trajner në Coverciano (Itali).

– Në vitet 1973-2004 ka punuar si trajner profesionist, inspektor e sekretar klubi tek Vllaznia. Njëkohësisht në periudha të ndryshme ka qenë edhe anëtar i Komisionit
të Disiplinës pranë FSHF-së.

– Në sezonin 1982-83 fiton titullin kampion me Vllazninë si trajner.

NDERIMET:

-Në vitin 1967 ka marrë titullin “Mjeshtër Sporti” ndërkohë që në vitin 1974 ka marrë titullin “Mjeshtër i Merituar i Sportit”.

-Në vitin 1999 është nderuar me titullin “Nderi i sportit shqiptar” dhe po këtë vit ka marrë edhe titullin “Krenaria e Qytetit të Shkodrës”.

-Në vitin 2004 është nderuar nga FSHF me titullin “Nderi i futbollit shqiptar” ndërkohë që në vitin 2019, me rastin e 100 vjetorit të klubit Vllaznia, u nderua nga
Presidenti i Republikës me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

– Fitues i anketës “11-shi i artë”, organizuar me rastin e 80 vjetorit të KF Vllaznia.

– Fitues i anketës “11-shi më i mirë i shekullit”, organizuar nga FSHF më 1998.

blank

Kuvendi diskuton rezolutën kundër referendumit të Serbisë në Kosovë

RFE/RL

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur të shtunën (15 janar) në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri, Albin Kurti.

78 deputetë do të diskutojnë një rezolutë që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar mbajtjen e këtij referendumi në territorin e Kosovës duke e quajtur shkelje të rendit kushtetues të Kosovës.

Kundërshtime lidhur me këtë qëndrim pati nga shtetet e QUINT-it.

Në hapje të seancës së Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti tha se nuk është kundër të drejtës së votës së qytetarëve serbë kosovarë me dy shtetësi duke thënë se votimi mund të bëhet në Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

Ai në anën tjetër ka kundërshtuar idenë që Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të grumbullojë votat në Kosovë për referendumin në Serbi.

“Një praktikë e gabuar e vendosur nëpër vite nuk e arsyeton vazhdimin e gabimit të njëjtë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe duhet të trajtohet si e tillë”, tha Kurti.

Në këtë seancë, Lumir Abdixhiku, kryetari i partisë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës ka ritheksuar qëndrimin e partisë së tij, kundër referendumit të Serbisë në Kosovë.

“Për LDK-në, mbajtja e referendumit të një shteti tjetër është çështje e mbyllur para se të nisë. LDK pret, mirëpret dhe mbështet respektimin e plotë të Kushtetutës dhe rendit tonë kushtëtues”, tha ai.

Megjithatë, Abdixhiku e kritikoi kryeministrin Kurti lidhur me thirrjen e seancës duke e quajtur të panevojshme dhe tentativë për tu fshehur pas deputetëve.

“E paqartë mbetet mbajtja e kësaj seance dhe nxjerrja e një rezolute për rekomandim ndaj qeverisë. Kushtetutën e ke, ushtro rolin kushtetues prej kryeministrit”, tha ai.

Të premten, 14 janar, zyrtarë të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, kanë thënë se me keqardhje kanë pranuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos e lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që të grumbullojë votat në Kosovë për referendumin në Serbi.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”, është thënë në deklaratë.

Referendumi për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë do të mbahet të dielën, më 16 janar. Kosova ka thënë se qytetarët serbë, me shtetësi të dyfishtë, do të mund të votojnë përmes postës dhe Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë.

Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të mos rrisin tensionet lidhur me referendumin, të cilin e kanë cilësuar si “hap kyç për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit” dhe për të rritur transparencën e institucioneve të shtetit dhe sundimit të ligjit.

“I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Është e rëndësishme që të dyja qeveritë të arrijnë progres drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që hap perspektivën e BE-së dhe rrit stabilitetin rajonal”, është thënë mes tjerash në reagim.

Institucionet e Kosovës kanë thënë të premten se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në Kosovë, përbën shkelje të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Udhëheqësit e Presidencës, Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, kanë dalë me deklaratë të përbashkët, pas takimit me zyrtarët e vendeve të Kuintit dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë më 13 janar se votimi në referendumin e një shteti tjetër, në një territor sovran, “nuk është praktikë e pranueshme nga asnjë shtet demokratik”.

Ai ka thënë se serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë përmes postës apo në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë.

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar se do të ketë “pasoja të mëdha dhe më të gjera se sa pritej” nëse nuk do të hapen qendrat e votimit në Kosovë.


blank
blank
Send this to a friend