VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Blindohen” Krimet e Rënda, pritet pretenca për dosjen Shullazi (VIDEO)

By | October 2, 2018

Komentet

Tiranë – ekspertët: Ekonomia shqiptare përballë vështirësive të mëdha (video)

Ilirian Agolli

Në Shqipëri, studiues të ekonomisë vërejnë se tërmeti thelloi varfërinë ekzistuese dhe devijoi një pjesë të fondeve buxhetore.

Por ata vlerësojnë se edhe para tërmetit ekonomia kishte një seri problemesh si borxhet e mëdha dhe mungesat e investimeve të huaja.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se rishikimi i buxhetit të shtetit edhe nën ndikimin e pasojave të tërmetit tregon vetvetiu profilin që pritet të ketë ekonomia e Shqipërisë gjatë këtij viti.

Sivjet mbyllen dy projektet e mëdha investuese rrjeti i gazit TAP dhe kaskada e hidrocentraleve mbi lumin Devoll dhe nuk ka më investime të mëdha direkte me rëndësi në Shqipëri.

Studiuesi i njohur i ekonomisë shqiptare, dr. Adrian Civici, thotë se “ekonomia do të mbizotërohet nga beteja me varfërinë dhe tërmetin, ndërsa ritmet e rritjes pritet të bien më tej se parashikimet”.

Studiuesit mendojnë se ekonomia shqiptare nuk lë vend për optimizëm në ndonjë fushë, por disa elemente strukturorë janë për tu shqetësuar, si rritja ekonomike jocilësore dhe minimale e jogjithëpërfshirëse, pakësimin e importeve dhe eksporteve, pra thellimi i deficitit tregtar, ndërkohë që gjithçka do të ndikohet nga thellimi i krizës dhe varfërisë që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Ekonomia shqiptare, sipas tyre, është e vogël dhe e paqëndrueshme, dhe ajo ndikohet menjëherë nga ngjarje si përmbytjet dhe tërmetet, grindjet politike, apo qoftë edhe këmbimet e mallrave dhe valutave në tregjet botërore.

Ndërkohë, mungojnë investimet e huaja dhe punësimet e mëdha, konsumi në familjet shqiptare është në kufijtë e mbijetesës.

Eksperti i ekonomisë, dr. Selami Xhepa, thotë se “Shqipëria gjatë vitit 2020 duhet të shfrytëzojë më mirë burimet e saj të brendshme dhe të mos mbajë shpresa të mëdha tek donacionet si ndihmë për tërmetin apo projekte europiane zhvillimi”.

Sipas studiuesve të ekonomisë shqiptare është nevojë urgjente ristrukturimi i investimeve të huaja direkte, me kapitale më cilësore dhe duhet hequr dorë nga vetëkënaqësia e shifrave formale në letër, sepse ato janë larg realitetit.

Ata këmbëngulin se Shqipëria nuk duhet të mbështesë shpresat tek konferenca e donatorëve për tërmetin apo programe që mund të vijnë nga Bashkimi Europian, por duhet të vërë në lëvizje energjitë e brendshme, duke u bërë më konkurruese në rajon për të tërhequr investime të huaja.

Studiuesit theksuan se Banka Botërore dhe institucone të tjera financiare ndërkombëtare kanë parashikuar një ngadalësim të rritjes ekonomike për këtë vit, ndërsa pagesat për ndërtim banesash për të pastrehët nga tërmeti janë pjesë e zbutjes së varfërisë së thelluar por jo e zhvillimit ekonomik, ndërkohë që shtete fqinje kanë ecur shumë përpara sa i takon rritjes së konkurrueshmërisë, uljes së taksave për prodhuesit dhe subvencionimit në ekonomitë vendase.

Vetëvendosje i dorëzon presidentit propozimin për mandatarin – pa marrëveshje me LDK-në (video)

Lëvizja Vetëvendosje propozoi të hënën kryetarin e saj, Albin Kurti, si mandatar për krijimin e qeverisë së re të Kosovës. Kjo lëvizje i dërgoi letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me propozim, ndërsa presidenti ftoi zotin Kurti që të marrë mandatin zyrtarisht në mesditën e së hënës.

Me këtë pritet të filloj edhe rrjedhja e afateve kushtetuese për formimin e qeverisë.

Kandidati për kryeministër i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha përmes një video mesazhi se propozimin e lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, si subjekt fitues nga zgjedhjet e 6 tetorit, kishin dashur ta dërgojnë te presidenti pas një marrëveshjeje me Lidhje Demokratike të Kosovës.

“Në mbledhjen konstituive të Kuvendit më 26 dhjetor shkova pa pasur një marrëveshje, edhe te presidenti me 6 janar shkova pa marrëveshje paraprake dhe tani, dy javë pas atij takimi katër minutësh, ende nuk kemi marrëveshje për qeverinë e re. Ne sot po e dërgojmë propozimin tonë me shkresë te presidenti”.

Ai theksoi se lëvizja Vetëvendosje nuk e ka pranuar propozimin e fundit të drejtuesve të LDK-së por është treguar e gatshme për takime të mëtejme me synim gjetjen e alternative tjera që do të ishin të pranueshme për të dyja palët.

“E theksoj përsëri, nuk mund të kthehemi në të kaluarën, nuk mund të kthehemi në vitin 2019. Ata se kanë pranuar propozimin tonë të fundit, ndonëse ndryshe nga dakordimi nuk e trajtuan fare në Këshillin e tyre të përgjithshëm. Qëndrimi se takohemi vetëm për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, pra qasja “mere ose lëre” do të thotë lëre. Unë besoj se ne mund të kthehemi dhe e kemi detyrim ndaj gjithë jush që të kthehemi në tavolinën e bisedimeve, për të mos dal nga ajo deri në gjetjen e një gjuhe të përbashkët dhe arritjen e marrëveshjes sonë. Ne, si lëvizje Vetëvendosje kemi marr mandatin të bëjmë qeverinë që ju e dëshironi e që vendit i duhet me aq urgjencë. As më shumë e as më pak. E kemi filluar duke e çliruar nga kapja, udhëheqjen e Kuvendit, nuk është më aty ai pronto kryeparlamentari që shante e kërcënonte nga foltorja, por kryetar i ri Glauk Konjufca. Unë besoj se ne mund të kthehemi e duhet të kthehemi në tavolinën e bisedimeve. Në ditët në vijim do të takoj edhe përfaqësuesit e pakicave”, theksoi zoti Kurti ne video mesazhin e shpërndarë në rrjetin facebook.

Propozimi i emrit të mandatarit u bë vetëm një ditë pasi që presidenti Thaçi i bëri thirrje zotit Kurti të marrë ode të refuzojë mandatin.

Nuk ka pasur ndonjë reagim të menjëhershëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth propozimit të lëvizjes Vetëvendosjes. Javën e kaluar ajo kishte theksuar se nuk do të ketë takime për negociata të reja por vetëm për nënshkrimin e marrëveshjes.

Të dyja partitë kishin shkëmbyer oferta e kundër oferta por pa siguruar një afrim të qëndrimeve për ndarjen e pushtetit.

Nuk ka pasur ndonjë reagim të menjëhershëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth propozimit të lëvizjes Vetëvendosjes. Javën e kaluar ajo kishte theksuar se nuk do të ketë takime për negociata të reja por vetëm për nënshkrimin e marrëveshjes.

Të dyja partitë kishin shkëmbyer oferta e kundër oferta por pa siguruar një afrim të qëndrimeve për ndarjen e pushtetit.

Vëllai iu arrestua për drogë, pezullohet nga detyra zyrtari i policisë në Dibër. Emri i tij doli në përgjimet e dosjes 184 (video)

Pezullohet nga detyra shefi i sektorit të Qarkullimit të Dibrës Robert Aga. Mësohet se vëllai i Pajtim Agës, i arrestuar gjatë një operacioni anti drogë nga policia.

Emri i Robert Agës doli edhe në përgjimet e dosjes 184 për shitblerjen e votës në zgjedhjet e 2016 në Dibër. Në një prej përgjimeve, ai i thotë Saimir Tahirit: “Unë jam ushtari jot i bindur”.

Në përgjime Robert Aga, flet me Damian Gjiknurin, Xhemal Qefalinë, Ulsi Manjën e Saimir Tahirin për të marrë një pozicion më të mirë pune pas ndihmës që i ka dhënë PS-së në zgjedhjet vendore. Deri në momentin e zgjedhjeve ai ishte Drejtori i Policisë Dibër.

Partia Demokratike e ka akuzuar disa herë Agën për implikim në aktivitet kriminal, kultivim e trafik droge. Aga është personi të cilit Damian Gjiknuri i drejtohej në përgjime me fjalën ‘mjeshtër’ duke i thënë se kishin bërë ‘tërmet’.

Një prej përgjimeve

Shefi i Policisë Dibër Robert Aga në telefon me Bekim Krashin dhe më pas me Damian Gjiknurin

Shefi i Policisë Dibër: A djalosh

Bekim Krashi: Ça keni bo mo ca keni no, se e keni nez fare. Sjeni tu lon gjo pa bo.

Shefi i Policisë Dibër: Duhet të kemi 1 mijë plus. Poshtë 1 mijë nuk e pranoj

Bekim Krashi: Ca fol me ça fol, ke fillu pretendimet të mëdhoja. Ti jap unë (qesh)

Shefi i Policisë Dibër: Hej

Bekim Krashi: Po

Shefi i Policisë Dibër: O shpirt i vëllait. Po ti kujtojshe se ata ishin budalla (opozita) që bejshin ashtu…

Bekim Krashi: Po dinë me bë rrëmujë ata

Shefi i Policisë Dibër: Ej… ajo strategjia ime funksionon

Bekim Krashi: E di mo shpirt i vëllait e di. Ti e ke deklaruar komisar politik. Hahaha

Shefi i Policisë Dibër: Shife… A ke Damian Gjiknurin aty

Bekim Krashi: Do të ta jap në telefon

Shefi i Policisë Dibër: Jepja pak

Shefi i Policisë Dibër: O shef

Gjiknuri: Si të kam?

Shefi i Policisë Dibër: Shumë mirë

Gjiknuri: Ho me ça bone

Shefi i Policisë Dibër: He si jemi

Gjiknuri: Shumë mirë. Shumë fort. Më mirë nuk bëhet

Shefi i Policisë Dibër: Nuk pate besim te unë

Gjiknuri: Tërmet. Tërmet. Je mjeshtër. I madh je. Hajde flasim. Ciao.

VIDEO – Gjeniu 7 vjeçar Nikollë Niko Prendi reciton 2800 vargje të Fishtës

Nikoll Prendi, 7 vjeç nga Balldre i Lezhës është një fëmijë me aftësi të rralla.

Ai mund të recitojë jo pak por 2800 vargje të At Gjergj Fishtës pa ndaluar asnjë sekond, me një shkëlqim në sy.

 

Video e tij është bërë hit në rrjetet sociale.

I lumte goja e i kendofte zemra ketij djali!

Ky eshte shembulli i gjalle se si ka mbijetuar gjuha shqipe nder shekuj dhe se si nuk do te shuhet kurre.

Qe nga Homeri, Eposi i Kreshnikeve dhe Gjergj Fishta, menyra se si tregohen historite ne vargje eshte shume i ngjashem.

E vetmja gjuhe qe mund te zbertheje Iliaden dhe Odisene eshte gjuha jone e dashur shqipe.

Jemi me te vertete nje popull i zvogeluar ne numer por madheshtor ne histori e kulture.

Nuk ka as nje dyshim qe jemi pellazgo-iliret e hershem.

Me vjen keq qe ndoshta jo te gjithe mund ta kuptojne djaloshin ne gegerisht por sa te rrah zemra kur e kupton dhe sa te bukur jane tingujt e vargjeve!

Fëmijët e të pushkatuarit fitojnë gjyqin: I hiqet emri “Mehmet Shehu” një rruge në Ballsh!

Një gjyq i pazakontë është zhvilluar në Gjykatën Administrative në Vlorë, e cila ka vendosur të pranojë padinë e vëlla e motër, Osman dhe Mirvjen Kaceli, duke hequr emrin ‘Mehmet Shehu’ nga një rrugë në Ballsh. Ata janë fëmijët e Jonuz Kacelit, tregtarit nga Tirana, i cili ndërroi jetë në vitin 1951 nga torturat në hetuesi.

Vendimi për emërtimin e rrugës ishte marrë në 29 maj të vitit 2002 nga Këshilli Bashkiak i Mallakastër, dhe pas një beteje ligjore për dëmshpërblim moral dhe për heqjen e emrit të Mehmet Shehut, vëlla e motër ja kanë dalë të fitojnë. Me një vendim të 21 majit të vitit 2019, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur të dëmshpërblejë me 300.000 lekë Osman dhe Mirvjen Kaceli, ndërsa pala e paditur ishte Këshilli dhe Bashkia e Mallakastrës.

 

“A nuk e di që ta kanë vra babën?!..”, rrëfimi prekës i djalit të Jonuz Kacelit, ekzekutuar në diktaturë: Si i rriti nëna ime 7 jetimë në internim

Osman Kaceli, djali i madh i Jonuz Kacelit, të ekzekutuar nga regjimi komunist, përshkruan vitin e parë në internim, ku u dërguan të shtatë fëmijët bashkë me nënën e tyre, Mejremen

Nga Osman Kaceli

Ishte nata e 20 shkurtit të vitit 1951. Unë atëherë isha 9 vjeç. Merret me mend që n’atë moshë nuk mund ta kisha lexu Dante Alighieri-n. Por kur e lexova, pashë shumë ngjasime të FERRIT të tij me atë tonin. Po Nona jonë, heroina e këtij shkrimi, çfarë nuk kishte të drejtë të bluante në mendjen e saj?!.. Vetë Dantja i jepte te drejtë në vargjet e famshme:

….që nuk ka dhimbje ma të madhe se

te kujtojsh jetën e lumtun

në vuajtje të skajshme e mjerim.

Në ditët që pasuan arrestimin e Babës, dashamirësit dhe familjarët, siç e don zakoni, pa pushim i kishin qenë pranë. Ato ditë, qarkullonin lajme të ndryshme që, në më të shumtën e rasteve, binin në kundërshtim njani me tjetrin. Megjithatë shpresat ishin të mëdhaja dhe ne të gjithë prisnim lirimin e Babës tonë. Mirëpo të martën më 27 shkurt kur u kthyen plaçkat që Nona ia kishte çu në burgun e ri të Tiranës, vumë re që tenxherja e boshatisun e ushqimit ishte shtrëngu aq shumë me kapakun, sa që e patëm të vështirë ta zgjidhnim. Ai kishte përdor një copë pëlhure të grisun. Nona e njofti menjiherë; ajo ishte gris nga këmisha e trupit që ai kishte vesh atë natë mënxyrëzezë, kur xhelatët i dhunuen folenë e lumturisë së tij familjare. Dukej qartë që ai kishte nji siklet të madh. Shpresat u zbehën; iluzionet filluan të “humbin”. Të enjten me 1 mars bishat u kthyen përsëri, por këtë radhë me lajmin e kobshëm. Nona thuejse nuk i kishte ndigju ata, por nji fjalë i ishte ngulitun në trù. Ashtu e shastisun dhe e trullosun, kishte dalë në oborr duke thirr:-Zotni Hamdi, zotni Hamdi! – i ishte drejtu ajo Hamdi Karazit, që aso kohe banonte në shtëpinë e xhaj Romës. -Ç’do me thonë fjala “ekzekutim”?

Unë nuk e di me saktësi përgjigjen e tij, por veprimi që desh të kryej ajo e shpjegon më së miri gjendjen e rëndueme shpirtnore. Ajo në nji farë mënyre deshi t’i japë fund jetës. Por për fat u gjind moma e Prokop Mimës që me ambëlsinë e fjalës që e karakterizonte i pru koshiencën në vend, duke i kujtù detyrën e madhe që përveç përballimit të dhimbjes, ishte dhe rritja e 7 fëmijëve të saj. Lë të nënkuptohet se këto rreshta që po shkruej, nuk shprehin as edhe nji për qind, atë që ndodhi n’ato çaste që do të shënonin nisjen e atij kalvari të gjatë…..

Aso kohe unë sapo kisha kalu 9 vjeçët. Ishim në pushimin e madh në shkollën “Ismail Qemali” ku ndiqsha klasën e katërt. Ishte rreth orës tre e gjysmë të mbasditës kur më afrohet Nevini –çuni i daj Metit, që në mënyrë qortuese më boni të njoftun ngjarjen:

-Si të bohet me luejt?- m’u drejtù me ashpërsi, e sikur po më zinte në faj. Ato ditë ai do të mbushte 13 vjeç. -A nuk e dì që ta kanë vrà Babën?!..

M’u errën sytë e kështu që nuk mbaj mend se si jam largu nga shkolla e jam gjind tek porta e shtëpisë, në anën e majtë të së cilës ishte xhaj Sadiku që po vendoste në të nji shirit letre ku ishte shkruejt: “NUK PRESIM VIZITA”. Megjithatë, meqë lajmi ishte përhap me shpejtësi rrufeje, si rrugica e quejtun e Kacelve ashtu dhe oborri i shtëpisë së xhaj Romës ku ne banonim që prej 2 vjetesh, ishte plot me njerëz, të cilët me siguri do të më kenë drejtù për në vendin që ndodhej Nona. Nuk më kujtohet se kush i rrinte pranë, vetëm se nuk më hiqet nga sytë e nuk do ta harroj kurrë pamjen e saj. I kishte rà nji hije e randë që të ipte me kuptu se e dinte fare mirë hallin që e kishte zanë. Më vështroi me dashni e me keqardhje por –ndoshta m’u duk mù,-edhe me bindjen që unë do t’i isha pranë gjithmonë. Natyrisht vështrimi im do të ketë qenë aprovues. Që n’atë çast u zotova në heshtje:-Nonës do t’i rrijsha pranë gjithë jetën. Aty pranë me siguri do të ketë qenë gjyshja, që më donte pa masë. Unë kisha emrin e gjyshit, Osman Kaceli.

Të nesërmen në mëngjes, iu drejtova dorë për dore me motrën time të madhe, Verën, zyrave të sigurimit famëkeq. Nè në nji farë mënyre duhej, që në mos revoltë, të paktën ankesë duhej të banim. T’ekzaltuemit sigurimsa-komunistë, përveç lajmit të kobshëm të ekzekutimit të babës tonë, Jonuz Kaceli, e kishin urdhnù Nonën që të mos lëvizte nga shtëpia ajo e bashkë me té edhe të shtatë fëmijët. “Ditën e shtunë,-kishin thanë ato-, do të internoheni në Tropojë”. Ne kërkojshim të na çonin në nji vend ma të afërt, mbasi kishim ndigju që bashkëvuejtësit tanë ishin caktu në Berat, Vlonë, Lushnjë etj.. Ankesa jonë ra në vesh të shurdhër te pothuajse të gjithë, kur ma në fund Vera më mori për dore e më boni të ditun se kriminelët e kishin bò zemrën gur e do t’na internonin në Çorovodë të Skraparit. Ishte e para herë që i ndigjojsha këto dy emna vendesh.

Ndërkohë në shtëpi kishin ba vizitën e tyne edhe nënpunsit e përmbarimit të cilët zbatuen urdhnin tjetër: sekuestrimin e konfiskimin e të gjithë pasunisë së Babës e të Nonës, përveç plaçkave të trupit. Të gjitha këto i mbyllën në nji nga ambientet e shtëpisë dhe përveç drynave, i vunë dhe dyll të kuq me vulën famëkeqe të konfiskimit. Të shtunën, me 3 Mars 1951, në mëngjes rreth orës tetë e gjysmë, u ndigjù të hynte me zhurmë në rrugicë kamioni mbi të cilin do të ngarkoheshim ne të gjithë së bashku me ato pak plaçka. Në disa minuta dhe nën mbikqyrjen e policëve shoqnues u kryen këto veprime. Nuk di se kush kishte mujt me nxjerrë nga vendi ku ishin plaçkat e konfiskueme (ndoshta L. Fezolli që siç u tha nga dikush aty kishte shpreh keqardhje për ne) dy susta e dy krevate të vegjël portative, që iu shtuan atyne pak gjanave që ishin ngarku. Bashkë me ne po vinte me jetu në internim gjyshja Zyhra, e xhaj Liu, vëllai i madh i Babës, që ishte lirù nga burgu pak kohë më parë. Ai u leju vetëm për të na shoqnu deri në Skrapar. Kur hipëm të gjithë, e kamioni po bante manovrën e daljes nga rrugica, vuna ré xhaj Sadikun që na u drejtonte me fjalët: -Gajret e Sabër, kuptimin e të cilave e mora vesh ma vonë: -Forcë e Durim. Asgjë tjetër nuk mbaj mend. As nuk përfytyroj njeri. Xhaj Roma ishte akoma i burgos dhe sigurisht nuk më shkonte mendja me e kërku në grumbullin e madh që kisha para syve. Nondaja, Haxhire Katroshi (Tagani) e gjyshi Salih Efendi Tagani me siguri kanë qenë.

Ma në fund, kamioni u nis, por për çudinë tonë për të ndalu përsëri pa dalë te kryet e rrugës së Pishës. Së bashku me ne do të udhëtonin edhe dy familje të tjera, ato ishin familjarët e zotërinjve të nderuar, Manush Peshkëpia e Reis Selfo, qe kishin pësuar të njëjtën humbje. Nuk më kujtohet në ç’rrugë, në kamionin në fjalë u ngarkuen edhe familjarët e të ndjerit, Anton Delhysa, me ato pak plaçka. Kamioni ndërkohë filloi lëvizjen dhe më pas u turr me uturimë në drejtim të rrugës së Durrësit. Bante të ftohtë acar. Ne të gjithë ishim të strukun nëpër boshlliqet që lejshin plaçkat e ngarkueme në kamion. Mundohej gjithsekush të mbulohej me diçka, për t’evitu në një farë mase këtë të ftohtë…kur papritmas filloi nji shi që nuk na la plaçkë të trupit pa lag. Në afërsi të Lushnjës pushoi pak, për të ndalu fare, kur mbërritëm në atë qytet. Këtu zbritën familjarët e të ndjerit z. Reis Selfo. Ne të tjerët vazhduem. Ndërsa arritëm ne Berat, po binte muzgu. Aty do të ndalej familja e të ndjerit, z. Manush Peshkëpia dhe ajo e të ndjerit, Anton Delhysa. Kur ne mbetëm vetëm morëm vesh se nuk mund të udhëtonim mò me atë kamion, mbasi rruga ishte e ngushtë dhe u bò tepër vonë. E meqë në policinë e qytetit nuk kishin vend me na lanë, kishin vendos me na shkarku bashkë me plaçkat në hanin me të njejtin emër me vendin që do të qëndrojshim të internu. Quhesh “HAN SKRAPARI”. Ishte e shtunë, ditë pazari. Hani ishte jashtëzakonisht i pisët e plot me morra, pleshta e çimka. Kushedi sa të vështirë do ta ketë pas e mjera Nona jonë. Ajo ishte shumë meraklie nga të gjitha pikëpamjet.

Të hanën në mëngjes herët filluem t’i ngarkojmë plaçkat në kamionin që quhesh “Posta” e Çorovodës, natyrisht duke hyp dhe ne vetë. Ky ishte nji kamjon i vogël, për fat i mbuluem, që bante 3-4 herë në javë rrugën Berat-Çorovodë-Berat dhe shërbente për trasportin e postës dhe të udhëtarëve. Nga dreka mbërritëm në vendin e caktuem për né, në ate qendër të vogël të banueme. Ne na vendosën në nji ndërtesë të vjetër që shërbente si depo xhamash e vjetërsinash të policisë. Mbasi spostuem disa syresh dhe gocat –Vera, Berina e Drita- banë aq sa mundën nji farë pastrimi në atë pak hapsinë të lirueme, vendosëm të dy sustat dhe mbi tò plaçkat e tjera. Mbas pak, xhaj Liu që kishte qenë duke sistemù edhe problemin e dokumenteve në policì u kthy, e, për çudinë tonë, së bashku me nji burrë tjetër- që menjëherë e me nji farë kënaqësie na e paraqiti si mikun e vet. Ky ishte zoti Pjetri. Këtë zotni, Pjetër Dedën, për tridhjetë muej rresht do ta kishim gjithmonë pranë.

Bante shumë ftohtë. Nona sajoi nji si furrnelë, e me ca copa qymyri që i gjetëm në grumbullin e hinit ku si dukej zbraznin mangallat policët e burgut, ndezi nji zjarr që na shërbeu për me u ngrof pak, por më duket se po aty na gatoi diçka për me hangër. Dalëngadalë po afrohej mbromja, kur vuna ré që po vinte z. Pjetër. Në dorë kishte nji gavetë të vjetër të cilën e kishte të mbushun përgjysëm me çorbën që siç na tha ai, e kishte për racionin e darkës. Me xhentilesën që e karakterizonte, na ofroi dhe neve atë, por natyrisht që të paktën për atë mbramje, ne nuk deshëm. Pas pak na përshëndeti dhe shkoi në “dhomën” e tij tek mullini.

Ndërkaq kuptohet që ra nata dhe nuk mbetesh gja tjetër veçse me u pregatit me flejtë. U sistemuem në nji farë mënyre. Meret me mend që shtresat e mbulesat që na kishin leju me marrë ishin të ftohta, por të paktën ishin të pastra, kështu që me ngrohtësinë që u kriju nga ky grumbull njerëzish, do të kem gjet nji si lloj rehati e kështu do të më ketë zanë gjumi menjiherë…

Në të gdhirë të gjithë rrijshim pa lëviz nga shtrati e rrallë duke nxjerrë ndonji fjalë. Si Nona ashtu dhe Kanna i kishin sytë e përlotun e mundoheshin t’ia mshihnin njana-tjetrës. E para u ngrejtë Vera. Ajo na kujtoi atë që kishin thanë të djeshmen në polici. Ne nuk do ta kishim ushqimin të garantu si z. Pjetri, duhet ta siguronim vetë atë. Pra Vera e Berina përkatësisht 16 vjeç e gjysmë e 15 vjeç do të punonin bashkë me Nonën në ndërtim, Drita dhe unë do të vazhdojshim shkollën; Miri 6-vjeçar, me Laskën e Dhurin, binjaket 3- vjeçare do të rrijshin me Kannën në atë që duhet ta quejmë banesën tonë.

..Nanë Kanna 76 vjeçare ishte një zonjë e madhe e me personalitet të veçantë. Ishte e dashtun sa s’bohet. Buzëqeshja e saj ishte e gjallë, e natyrshme, e për mënyrën që ne ishim rrit, e domosdoshme, në këto momente të vështira. Kishte provu edhe dhimbje të tjera e shkreta gjyshe. Kishte pa vdekjen e vllait të vetëm, ate të burrit, e për ma tepër atë të djalit të saj Xhaj Ismailit, që u ndà nga jeta në moshën tridheteshtat-tetvjeçare, pa lanë së paku nji fëmijë për trashëgim. Pra asaj i lejohej edhe të qante me zà, për ç’ka i kishte rà me provù deri atëherë. Por kjo që i ngjau së fundi qe për tè mo e randa. Humbjen e Babës e kishte ndì thellë në shpirt. “-Kjo e Nuzit ma dogji e ma pervëloi shpirtin”-persëriste ajo herë pas here kur qante e mallëngjehej. –Vdekjen të gjithë e kemi hak por në mënyrën e natyrshme e si do Zoti i madh! Lotët i rridhnin çurk e pa pushim dhe shamija e dorës, mindili, siç i thonte ajo, i rrinte gjithmonë qullë, sadoqë Nona ia lante e thante vazhdimisht. E sërishmi ajo prapë na trasmetonte shpresë e besim. Me ne në internim mbeti plot 9 muej ajo. Kushtet skajshmërisht të vështira ja keqësuen më tej shëndetin. E pra xhaj Liu vendosi me e morë me vete, mbas njanës nga vizitat e shumta që na ka bo pa ndërpreje gjatë gjithë periudhës së internimit. Ne e ndjemë shumë mungesën, e sidomos Nona e cila gjente kurdoherë bekimet e saj. Ato të dyja kishin marrëdhanie shembullore dhe e stimojshin reciprokisht njana-tjetrën.

Nona megjithatë e përballoi si burrneshë. Megjithëse nuk ishim të rrethu me tela me gjemba, ne ishim krejtësisht të izoluem nga të gjitha pikëpamjet. Kështu e kalonte jetën Nona. Ishte një pastërtore e madhe dhe gjithçka shkëlqente kur binte në dorën e saj. Na shërbente me nji devocion të veçantë. Kujdesohej për rritjen e shëndetshme sidomos të Laskës e Dhurit që ishin fare të vogla. Me nji kujdes të jashtëzakonshëm, në mungesën e plotë të barnave dhe të medikamenteve mjekësore, ajo mjekoi dhe kuroi dy vogëlushet 3 vjeç e gjysmë, nga sëmundja e “flamës së pulave”, që thuejse i la të verbra. Ajo gjithashtu kujdesej veçanërisht për Mirin 6-vjeçar, që kishte pësu tronditjen e thellë, pa lanë mbas dore kujdesin për ne ma të rritunit. E dinte mirë Nona lodhjen e madhe të Verës e Berinës në punët e randa të krahut ku punojshin ato, se i kishte provù vetë e shkreta. Ajo punoi për pesë-gjashtë muej së bashku me tò për deri sa u këput në mes nga nji spondelio-artrozë e randë e shtyllës së kurrizit. Megjithë dhimbjet që ka kjo sëmundje, fare nuk u ankonte e shkreta Nona jonë. U desh ndërhyrja e guximshme e nji mjeku të zot e mjaft humanitar, me e shpëtù atë nga puna e detyrueshme dhe me i lehtësù dhimbjet me disa inxheksione. Quhej Ihsan Cabej ky njeri i mrekullueshëm që do t’na u gjindte e ndihmonte edhe në shumë raste të ngjashme e jo. Nona pra nuk shkonte mo në punë, e gjithë kohën bante gjithçka të nevojshme per jetesën ose mbijetesën e përditëshme. Pastrim e higjenë si kusht kryesor për ruejtjen e shëndetit si ajo dinte, por edhe si porositte Baba çdo ditë në të gjallë të tij. E theksova higjenën sepse jam i sigurtë që edhe lexuesit ma t’vëmendshëm ende nuk i ka shku në mend të pyesi, se ku e në ç’mënyrë, (këtë radhë nuk kam ndërmend ta tregoj nji gja të tillë) ne kryenim nevojat personale. Për punë të tjera si gatimin, arnimin e rrobave të punës të gocave (kjo punë “i ha rrobet me dhambë” përsëriste Nona, herë mbas here), e gjithçka tjetër ajo i quante e i kryente si art më vete. Kështu që Verës e Berinës mundohej t’ia bante sa ma të rehatshëm ambientin ku ishim të detyru me jetu. Po kështu për mù e për Dritën, kur na pregatiste për shkollë çdo mëngjes. Për fat ne të dyve na ishte njoft e drejta e shkollës. Ndërsa më vonë kur Drita e mbaroi atë shtatëvjeçare që në vitin e parë të internimit, ne me ndihmën e z.Pjetri, i drejtuem nji lutje policisë, që ajo të vazhdonte të mesmen në Tiranë pranë të afërmve. (Skrapari nuk kishte shkollë të tillë!…) Lutja u refuzu thuejse pa u shqyrtu fare. Asaj që nga ai moment i rà për detyrë furnizimi i shtëpise me ujë e me dru. Deri n’ate kohë mo i privilegjiumi mbeta unë.

Detyra ime e vetme ishte mësimi në shkollë. Kam qenë shumë i vogël me trup e kështu mbeta nji kohë mjaft të gjatë. Nuk e di çfarë fenomeni asht e as si shpjegohet, por unë në koshiencën time e kam quejt veten shumë ma të madh se sa isha në të vërtetë, pa pas aftësinë me ia bà të qartë të tjerëve. Më duket se Nona e kuptonte këte tendencë, që unë gjithë jetën jam përpjek ta manifestoj me veprime pozitive. E pra megjithëse nuk ishin detyra për mù, jam mundu ta ndihmoj Nonën e nëpërmjet saj edhe motrat në të gjitha drejtimet. Kam mbajtë ujë që e merrshim nga nji përru që rridhte rrëmbyeshëm dy-treqind metra afër nesh, kam pre dru në pyll dhe i kam mbajtë në shpinë së bashku me Dritën. Në shkollë rezultatet i kam pas shumë të mira, gjà që e kënaqte Nonën e të tjerët. Mësuesi i fillores Polizoi Gjika, e më vonë ato të shtatëvjeçares, Selim Gjeli, Mustafa Janina, Niazi Petrela, Liri Mehqemeja e Parashqevi Sahatçi, ia bojshin me dijtë asaj këto rezultate, me dashamirësi e me sigurinë që Nonës do t’i pëlqente. Unë personalisht kisha kënaqësi të madhe që kisha këto mësues të mrekullueshëm. Natyrisht pak përgatitje më duhesh, por jo shumë.

E kështu kalonin ditët, e pikërisht mbas pak më shumë se nji viti në internim, pati nji ndryshim si të thuejsh të konsiderueshëm sasior përsa i përket numrit të internuemve. Aty pra, rreth datës 15 Mars të vitit 1952, erdhën disa të internuem të kampit famëkeq të Tepelenës, që u instaluen në Skrapar. Ishin 57 burra, që si rezultuen ma vonë, ishin në ma të shumtën, njani ma i mirë se tjetri. Por ndër emnat që kam në mend, ma i shquemi për mu ishte prifti katolik, Dom Nikollë Mazrreku. Me siguri e them që, unë, pa e kuptu, jam mundu, që në vija të përgjithshme t’i ngjaj atij. Që në fillim, ai na u afru shumë dhe e manifestoi qartë si simpatinë e tij drejt nesh, ashtu dhe keqardhjen e skajshme për ngjarjen tragjike që i kishte ndodh Babës tonë e familjes së tij. Ai si prift nga nji anë, por dhe si njeri shumë i kulturuem, pozitiv e optimist nga ana tjetër, ka ba çmos që të na e lehtësojë atë dhimbje të madhe që na kishin shkaktu kriminelët komunistë, me sjelljet e tyne arrogante e barbare. E sidomos për Alaskën e Dhurin kishte dashni të veçantë, e shpesh i kallxonte prralla e historina shumë të bukura. Përveç asaj që mundohej t’u sajonte lloj-lloj lojnash me ato mjete rrethanore që kishte në dispozicion. Pra ishte dhe një mjeshtër artizan i shkëlqyeshëm. Përveç tij erdhën në Çorovodë, Fatbardh Kupi, Valentin Pervizi, etj., etj. Por ai që mbeti jo vetëm në kujtesën tonë, ishte Gjovalin Vasija.

Ai ishte një djalë i ri rreth 20-vjeçar, e që demonstronte nji gjallni e shkathtësi të veçantë. Kishte nji natyrë gazmore dhe që në pamjen e parë ta jepte përshtypjen e njeriut që e ka dhuntì humorin. Rasti e dha që ai të hyjë nji herë e përgjithmonë në jetën tonë…Ndërmjet tij e Berinës lindi nji idil dashunie që mbeti i tillë edhe sot e kësaj dite. Unë këte gja e mora vesh rastësisht kur ndigjova nji bisedë ndërmjet Nonës e Berinës, në të cilën, kjo e fundit po i shpjegonte Nonës, me fjalë shumë të përmallshme, për ç’ka po ngjiste në jetën e saj. E ndërsa ajo fliste, mundohej t’i mbushte mendjen Nonës, që ta ndihmonte në ndonji farë mënyre apo si me thanë të jepte nji farë pëlqimi. Ndërsa fliste ajo i kishte sytë të përlotuem edhe zanin të butë e lutës. Nuk e ndigjova se çfar’ i tha Nona, por vetëm se e pashë që e afroi dhe e përkëdheli me ngrohtësi.

Po afronte shtatori i 1951-shit. Unë kalojsha në të pestën, ndërsa Miri do t’fillonte klasën e parë. Mirëpo ai s’po na kishte as qejf as dëshirë. Donte të rrinte gjithmonë afër Nonës dhe si i thonë “s’kishte sy për qabe”. Trishtimi i asaj nate të 20 shkurtit kishte bò efektin e vet. Për fat iu afru shumë ish-mësuesi im Polizoi, që e tregoi veten edhe këtë radhë se ç’njeri i sjellshëm e bujar ishte. Ai e boni Mirin që jo vetëm të shkojë, por edhe të mësojë ma mirë se të tjerët. Edhe nji ndodhi tjetër ato ditë. Kur erdhi Xhaj Liu, veç gjanave ushqimore që na sillte zakonisht si makarona, vaj, sheqer,etj.,pru dhe një paketë të mbyllun, që menjëherë e nxiti kureshtjen tonë.

–Gëzimi ishte në Moskë- na shpjegoi ai, ndërsa po hapte atë.—Atje kishte taku mikun e Nuzit, Tuk Jakovën– vazhdoi, duke u mundu me përmbajt’ emocionet e veta pa ia dalë të ndalonte ngashërimet e Nonës e të Kannës, që qanin me zò të ulët. Ndërkaq paketa u hap dhe ne u gëzuem shumë per sendet që e përbonin. Aty ishin nji palë tuta, nji palë çizme gome të zeza me push përmbrenda, nji top i bukur llastiku, karamele, e ndonjë gjo tjetër që s’me bì ndërmend.–Tuku-filloi të fliste përsëri xhaja –i kishte shpreh Gëzimit keqardhjen e tij të thellë, për fatkeqsinë e madhe, duke i shpreh konsideratat e tij me të nalta për babën tuej. Ai kishte ndigju edhe për trishtimin e Mirit ne çastin e arrestimit të tij, e bashkë me të, i kishte ble këto gjona në nji dyqan të Moskës. “Nji gjo e vogël për djalin”, kishte thanë ai ndërsa, Gëzimi e kishte falenderu.

Unë me Mirin ndërkohë kishim dalë në nji shesh të vogël aty pranë dhe filluem të luejmë me topin e bukur duke ngjall kërshërinë e disa fëmijëve vendës që na shifnin nga larg. Miri bile veshi menjiherë çizmet, e kështu kjo ngjarje u bo nji motiv plus për me shku në shkollë ma me dëshirë. Xhaj Liu pru gjithashtu për Verën e Berinën 2-3 palë opinga gome nga ato që u shisnin te reciproku, nja dy xhakovente doku për punë etj..

Kujtoj nji nga ditët që kishim pushim në shkollë. Vendosa të shkoj me i pa e me i ndihmu motrat. Të shkretat po nxirrnin nga lumi Vlushë, gurë të mëdhenj, që duhet t’i grumbullonin ne stiva me gjansi e naltësi 1 metër, në mënyrë që gjatsia të përcaktonte direkt volumin në metra kub. Norma ishte shumë e madhe. Fillova t’i ndihmoj. Unë me Verën nxirrshim gurët nga lumi në breg. Berina i thyente me varé dhe i stivonte. Gurët ishin të limuem prej fërkimit me njeni-tjetrin. Mezi i kapsha me durët mjaft të vogla dhe shpesh më rrëshqitshin. Vlusha ishte nji perrù i rrëmbyeshem që vërshonte nga mali i Tomorricës. Uji i ftoftë brisk, mbas nja 2 orësh kishte bo efektin në kambët e mija.  Ishin mbush me flluska të të njëjtit lloj si ato që formohen nga djegia. Unë i pashë, po nuk desha ta boj veten. Meqë me shqetësonin, natyrisht do të kem dhanë ndonjë shenjë, se të dyja ato filluen të më bojnë thirrje që të lejsha punën se isha lodh. Por kur panë flluskat u preokupuen shumë dhe menjëherë më tërhoqën ne breg dhe me shamijat e tyne të kokës me mblodhën kombët për të m’i thà e ngrof sadopak. Afronte pushimi i drekës, e kryepuntori, u dha leje që të më shoqnonin në shtëpi. Ia shpjeguen Nonës, e cila më mori në dorë e si me thonë më boni derman. E kam harru sa kohë u desh për me e kalu kte shqetësim, por nuk do t’harroj kurrë se sa lodheshin ato të shkreta motra në atë punë të mundimshme. Për fat kur filloi të ndërtohet nji hotel i ri me tetë dhoma në dy kate, duhesh një lloj guri tjetër, që e bijshin nga gurorja. Ato filluen të punojnë në ndërtim ku puna ishte e rondë, por të paktën nuk kishte efektin e lagshtinës si rezultat i së cilës iu saju Nonës spondelio-artroza, e Berinës, i shkaktonte dhimbje të vazhdueshme shpine nga reumatizma, e lodhja e madhe.

Ditët e muejët kalonin. E ja, në nandor na ndrruen banesën. Me që erdhi nji makinë me xhama, na detyruen ta lirojmë atë e t’i ngrejmë ato pak plaçka, për t’u strehu në nji kthinë që ishte ngjitun me burgun. Ajo kishte shërby për stallë derrash që polictë e kishin si ekonomi ndihmëse. Merret me mend se çfarë pune iu desh Nonës me e pastru dhe me e ly me gëlqere të ashtquejtunënbanesë të re. Gëlqeren e gjeta unë në nji gropë që shërbente për shuemjen e saj e që ishte në afërsi të lumit. Natyrisht u desh ndihma e gocave që të përfundonte pastrimi e sistemimi i plaçkave. Natën e parë thuejse nuk flejtëm fare. Ca lagshtina e ca era e derrave luejtën rolin në këtë drejtim. Sidoqoftë u mësuem shpejt me gjendjen e re.

Ndërkaq me 6 nandor unë mbusha 10 vjeç, e Nona na pregatiti diçka për me e “festu”. Erdhi dhe Z. Pjetri, i cili bile më dha racionin e tij të makaronave peshqesh. Mbas tre ditësh ishte ditëlindja e Mirit. Për fat atë ditë erdhi teze Bakushi me Shyqyriun, e kështu u shtru në sofër diçka ma tepër se zakonisht. Tezja nuk i besonte syve për çfarë shifte. Ma se nji herë qau e shkreta teze kur e pa se ku ishim të detyru me ngrys ditët ne fëmjtë e Jonuz Kacelit, ish-kunatit të saj. Tezja ndejti vetëm tre ditë, por për ne qe nji gzim i madh.

(Video) Njëri prej avokatëve, i tha “Zërit të Amerikës” se “zoti Çelik u kërkoi zyrtarëve azil politik por kjo iu refuzua nga autoritetet e policisë së burgjeve.”

Në Shqipëri, një tjetër shtetas turk, i arrestuar nga autoritetet shqiptare pasi tentoi të ndërmerrte një udhëtim drejt Kanadasë me vizë të falsifikuar, nisi sot përballjen në një proces gjyqësor. Ai u arrestua në të njejten ditë me bashkëkombasin e tij Harun Çelik, i cili u dëbua me urgjencë nga Shqipëria ditën që i mbaroi dënimi, nën dyshimet për shkelje të procedurave të ndjekura ndaj tij. Edhe Simsek, dyshohet se konsiderohet nga autoritetet e Ankarasë si pjestar i së ashtuquajturës lëvizjes gyleniste

Selami Simsek, u kap në aeroportin e Rinasit në të njejtën ditë që u arrestua dhe bashkombasi tjetër i tij Harun Çelik. Që të dy kishin ndjekur të njejtin itinerar, ndërsa kishin qenë më parë në Prishtinë, ku kishin ndarë të njejtën dhomë, në pritje të marrjes së një vize kanadeze, në këmbim të pagesës. Të dy kishin hyrë me pasaportën e tyre të rregullt në kufi dhe ishin zbuluar nga autoritetet shqiptare në përpjekje për të fluturuar drejt Kanadasë.

Simsek doli sot për herë të parë para gjykatës, ndërsa ka qëndruar në paraburgim për gati 6 muaj. Interesimi për rastin e tij, u ushqye nga procedurat e ndjekura me një urgjencë të pazakontë për Harun Çelikun. Ky i fundit, i larguar nga vendi i tij si mbështetës i lëvizjes Gylen, për shkak të kërcënimeve ndaj jetës, u dëbua nga Shqipëria në harkun e pak orëve nga momenti i lirimit të tij nga burgu.

Të dhënat e para për rastin e tij nga ana e autoriteteve shqiptare ishin kontradiktore, aq sa dhe avokatët e turkut, me profesion mësues, nuk kishin marrë informacion zyrtar se çfarë mase ishte marrë ndaj klientit të tyre.

Njëri prej avokatëve, i tha “Zërit të Amerikës” se “zoti Çelik u kërkoi zyrtarëve azil politik por kjo iu refuzua nga autoritetet e policisë së burgjeve.” Ai shpjegoi se këtë kërkesë ai e ka bërë në prani të një përkthyesi, por drejtuesit e burgut i kishin thënë se do të duhej ta bëntë një gjë të tillë kur të lirohej, gjë që nga avokati shihet si një shkelje e të drejtave të klientit të tij. Drejtues të lartë të policisë e së fundi dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një intervistë për emisionin “Kapital” në Vizion Plus, kanë pohuar se nuk ka patur një kërkesë me shkrim për azil, ndërkohë që legjislacioni shqiptar parashikon se “Kërkesë për azil” është çdo deklaratë e të huajit ose personit pa shtetësi, e shprehur në çfarëdolloj mënyre e në çfarëdo kohe”.

Video të publikuara nga ABC News tregojnë se si dhe gjatë transportimit nga mjetet e policisë Çelik thërret me zë të lartë fjalën “azil..azil”. Po ashtu edhe dëbimi i tij duket se është bërë në shkelje të legjislacionit vendas i cili parashikon të drejtën e ankimimit.

Autoritetet turke në mënyrë të përsëritur kanë kërkuar nga pala shqiptare kapjen e anëtarëve të organizatës Feto, e konsideruar terroriste nga Ankaraja. Përfaqësues të ambasadës turke ishin sot të pranishëm në seancën ndaj Selami Simsek, por ky i fundit, i pyetur nga gjykatësi, tha se nuk e konsideronte këtë një problem, ndërsa kërkoi gjykim të shkurtuar.

 

Fatbardha Saraçi (Mulleti) me libër të ri për krimet e komunizmit (video)

Fatbardha Saraçi Mulleti, një ish e përndjekur politike e regjimit komunist, ka promovuar se fundmi librin e saj të pestë “Saga e Dhimbjes”, kushtuar krimeve të periudhës komuniste. Megjithëse në moshen 80 vjeçare, ajo thotë se do të vazhdojë të sjellë në kujtesën e lexuesve jetën dhe vuatjet e mijëra shqiptarëve gjatë asaj periudhe.

Në majat më të larta të karrierës, Rudina Seseri flet për sukseset, sifidat dhe jetën e saj (video)

Të pakta janë gratë në fushën e biznesit në Shtetet e Bashkuara, që kanë arritur suksesin e Rudina Seserit. Ajo është themeluese dhe partnere menaxhuese e kompanisë “Glasswing” që ka investuar mbi 100 milion dollarë në biznese të shumta, me një fokus tek Inteligjenca Artificiale. Revista “Entrepreneur” e radhiti zonjën Seseri në fund të vitit të kaluar, mes 100 grave me të fuqishme në biznes në Shtetet e Bashkuara. Në një bisedë në zyrën e saj në Boston me kolegen Keida Kostreci, zonja Seseri foli për sukseset dhe sfidat e saj, për periudhën kur u përfshi në politikë në Shqipëri, por edhe për atë që e motivon, si edhe balancimin e karrierës me jetën personale.

Siguria dhe fokusi, që kanë kontribuar tek suksesi që e radhiti Rudina Seserin mes 100 grave më të fuqishme të biznesit në Shtetet e Bashkuara nga revista e njohur “Entrepreneur”, reflektohet në reagimin e saj ndaj këtij vlerësimi.

“Në këtë pikë të karrierës, e vlerësoj, jam mirënjohëse, mos më keqkupto, por i vë më pak rëndësi titujve, vlerësimeve. Jam shumë më e lumtur nëse një kompani e imja arrin diçka nga portofoli i investimeve, ose nëqoftëse ata marrin një titull, nëse ata shkrihen me një kompani tjetër për të arritur diçka më të madhe, ajo për mua është më e prekshme sesa një titull në një revistë, një artikull.”

Vendim i guximshëm karriere

Zonja Seseri kishte krijuar një karrierë të suksesshme në botën e financave, para se të themelonte në vitin 2016, kompaninë e investimeve në sipërmarrje “Glasswing”, emri i së cilës vjen nga një lloj fluture me krahë të tejdukshëm si xhami.

“Në biznesin që jemi ne, japim kapitalin për dy ose tre themelues të kompanisë për secilën nga ato kompani, ku kanë një ide, shohin një mundësi në treg, kapitali i mundëson të arrijnë nga një ide për një biznes, në një biznes dhe nga një bizes në një kompani fituese ose të madhe në treg, ashtu si një flutur kalon fazat nga larva në flutur” thotë ajo.

Por emri u zgjodh edhe për të përçuar idenë e transparencës dhe forcës. “Glasswing” investon në biznese që zhvillojnë zgjidhje përmes Inteligjencës Artificiale.Zonja Seseri thotë se ajo dhe një partner i saj në firmën e mëparshme, Rick Grinnell, menduan që kjo fushë meritonte strategjinë e vet dhe e morën vendimin megjithë skepticizmin jashtë dhe brenda industrisë. Por ajo shton se vendimi ishte i peshuar mirë.

“Kjo nuk ishte diçka që unë u zgjova një mëngjes dhe thashë ‘do bëjmë këtë’. Në vazhdimësi në fushën time ne zhvillojmë ato që quhen teza, teza për në treg, teza në teknologji dhe kush do të jenë forcat që do ta ndërpresin të tashmen dhe do të na ndihmojnë të kalojmë në një fazë tjetër teknologjike”.

Nga Shqipëria në majat e suksesit në SHBA

Rudina Seseri, erdhi në Shtetet e Bashkuara në moshën 16 vjeçare. Ajo studioi në universitetin Wellesley për ekonomi dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Më pas punoi në Wall Street. Pasi përfundoi një master në Harvard, punoi në kompaninë Microsoft, ku iu zhvillua pasioni për teknologji dhe më pas hyri në fushën e kapitalit për sipërmarrje.

“Nuk jam e sigurt të them që isha një mëngjes e re dhe ky ishte vizioni im duke menduar që unë të paktën deri në adoleshencë isha në Shqipëri dhe të mendoje në fillim të viteve ’90 që do të ishte fusha e kapitalit për sipërmarrje, jo. Ajo që solli ndryshim në jetën time, kanë qenë momente të caktuara”, thotë ajo.

Angazhimi në politikën shqiptare

Në gjithë këtë ngritje të saj, pati vetëm një shkëputje prej dy vjetësh në vitin 2009, kur u bë deputete për Partinë Socialiste në Shqipëri, e nxitur nga ndjesia që kishte lënë diçka pas, por edhe për të qenë më pranë të ëmës, e cila në atë kohë kishte disa probleme shëndetësore.

“Ishte mundësia ime për të dhënë diçka mbrapsht, ishte mundësia ime në ato momente për t’i vënë një kapak, për të thënë çfarë është realiteti, për të kontribuar”.

Por plani i saj ndryshoi pasi siç thotë idealizimi i Shqipërisë nga dikush që e mban mend si e vogël dhe realiteti janë dy gjëra të ndryshme.

“Frika ime më e madhe ka qenë dhe vazhdon të jetë që unë sa më shumë kohë kaloj këtu, kam frikë se humbas kontekstin lokal, jo për të kuptuar problemet, jo madje edhe për të kuptuar se si mund të shkohet në rrugën e zgjidhjes, por aftësinë për të manovruar. Më bëjnë përshtypje gjëra që do t’i bënin një të huaji, që është paksa e padrejtë, por gjithashtu realiste.”

Para 10 vjetëve, zonja Seseri u kthye në Shqipëri me insistimin e kryetarit të PS-së Edi Rama. Sot ajo e sheh kryeministrin në kontekstin e Shqipërisë, duke thënë se asnjë nuk është i përkryer por edhe Shqipëria nuk është vendi më i lehtë për t’u naviguar.

“Pikëpamja ime mbi rolin e Ramës është që Shqipëria për aftësitë që ka, për botëkuptimin krejt ndryshe, me të mirat dhe të këqiat që vijnë me të, jemi të gjithë paketë përfshirë dhe Ramën, si individ. Gjithmonë e kam thënë që kur erdhi në fuqi që Shqipëria është vetëm një ndalesë. Rama ka një kombinim të pazakontë kreativiteti, aftësie për të ekzekutuar dhe vizioni dhe ato e bëjnë njeri si të vështirë për të dhënë e për të marrë, por gjithashtu dikush që mund të ketë impakt përtej të natyrshmes ose çfarë mund të presësh nga një udhëheqës rutinë.”

Ajo thotë se tërmeti që ndodhi në Shqipëri, është një fatkeqësi e madhe e kombinuar me një mosmenaxhim gjigand, por që krijon hapësirën për ta ridrejtuar vendin.

“Trashëgimia që do të lërë Rama mbrapa nuk janë arritjet dhe mosarritjet e asaj që ka ndodhur deri tani, është çfarë ndodh në pikëpamjen time nga ky moment dhe tutje, sepse ka mundësinë ta transformojë vendin, në një formë shumë më të madhe, shumë më afatgjatë dhe me impakt më të gjerë”.

“Nuk e toleroj dështimin”

Për një njeri që ka arritur shkallën e suksesit që ka arritur zonja Seseri, lind natyrshëm pyetja se çfarë e motivon atë. Ajo thotë se ka shumë pak tolerancë për dështim.

“Nuk ka kapital më të rrezikshëm sesa lloji i atij që menaxhoj unë sepse janë dy veta dhe një ide dhe ja ku janë paratë, miliona dollarë, kështuqë është pak si çudi që për dikë që merr hapa kaq të rrezikshme për investime, frika nga dështimi më motivon, kam tmerr nga ideja që mund të dështoj në diçka, çka do të thotë që nëqoftëse duhet të jap “x” për qind, jam “x” për qind plus më tepër”.

Ajo reflekton se mund të bëhet fjalë edhe për mentalitetin e imigrantit, edhe pse ka kujdes të nënvizojë që do të ishte e padrejtë ta krahasonte përvojën e saj me atë të refugjatëve apo atyre që kanë imigruar në moshë më të madhe.

“Por të qenurit imigrant gjithashtu të jep një … nuk ke atë rrjetin ku të mbështetesh. Nëqoftëse nuk shkon mirë në shkollë, nuk shkon dot tek mami dhe tek babi, nuk shkon dot të mbështetesh tek rrjeti i gjerë, çfarë rrjeti krijon e krijon vetë dhe ajo të jep edhe një sens për të pasur zero tolerancë për veten tënde për të bërë gabime”.

Pjesë e një “klubi” me pak anëtare

Mund të thuhet se zonja Seseri është pjesë e një klubi elitë. Vetëm 7 për qind e partnerëve në firmat që japin kapital për sipërmarrje janë gra dhe vetëm më pak se 1 për qind në krye të këtyre firmave. Ajo thotë se kur punon, nuk mendon për gjininë, por se ekipet e larmishme nga gjinia, prejardhja, raca, japin rezultate me të larta.

“Të menduarit homogjen, jep rezultate homogjene, kështuqë po deshe rezultat, përqafo diversivitetin, kështuqë në çdo bord ku unë jam kam të paktën një drejtor tjetër të pavarur bordi që sjell, që është ose minoritet, ose grua”.

Në kompanitë ku firma e saj investon, rreth 37 për qind e drejtuesve janë gra ose nga grupe të nënpërfaqësuara, sepse siç thotë ajo, gjysma e betejës është të pasurit e njerëzve të duhur në drejtim dhe në bord.

Po si është Rudina Seseri si drejtuese?

“Vë një standard të lartë për veten, për shkak të prejardhjes, për shkak të qenurit kaq e fokusuar në të pasurin rezultate dhe si rrjedhojë pres shumë nga të tjerët kështuqë mendoj që do të thonë që jam bose me pritshmëri të larta dhe kjo ka të mira, ka edhe të këqia. Në të njëjtën kohë shpresoj që balancohet me një sens të fortë besnikërie për ata që punojnë fort, për mundësi të krijuara që të gjithë të avancojnë”.

Ëndrra e një nëne në karrierë për vajzën e saj

Nga të gjitha parametrat e mundshme, zonja Seseri ka arritur majat e suksesit, duke dhënë më shumë se 100 për qind në çdo sipërmarrje. Por përkushtimi i saj është edhe më i madh, aty ku është zemra e saj: tek familja: bashkëshorti Adrian dhe vajza Livi.

“Është shumë interesante se jam në një pikë kur nëqoftëse kam mundësi të kem një darkë me dikë të famshëm, ose me shumë influencë, ose për të shkuar në shtëpi për një natë më shumë ku jam unë që e vë vajzën në krevat, pa sekondën e pikëpyetjes do zgjedh të dytën.”

Ajo nuk e mohon që si çdo nënë në karrierë, një ndjesi faji ka ekzistuar herë pas here, por shton se fëmijët sidomos vajzat e nënave që punojnë, sidomos kur kanë një rol me ndikim, rrisin vajza dhe fëmijë, që gjithashtu kanë ndikim.

“Sikur asgjë tjetër të mos t’i jap Livit, por ideja që qielli është limiti. Nëqoftëse unë do ta përkufizoja veten një ditë, do të shihja mbrapsht, nëse vajza ime do të ishte e suksesshme – e suksesshme si e përkufuzon ajo, jo unë, zgjedh artin, zgjedh muzikën, zgjedh matematikën, të zgjedhë çfarë të dojë por të japë maksimumin e saj, pavarësisht sesi përkthehet maksimumi në sukses real, nëqoftëse ime bijë është e plotësuar, unë jam e arrirë. Gjithë të tjerat nuk kanë rëndësi.”

LIVE – Donald Trump në konferencë pas sulmit ndaj bazave ushtarake, ndiqeni si i përgjigjet Iranit

Presidenti i SHBA, Donald Trump, po mban një konferencë për shtyp para amerikanëve, pas sulmit me raketa të Iranit ndaj dy bazave amerikane në Irak.

Trump tha në një Tëitter pak orë më parë se SHBA-të kishin ushtrinë më të fuqishme në botë.

Ambasada e SHBA shpjegon FBI-në shqiptare me një video

Ambasada Amerikane në Tiranë rithekson edhe njëherë se Uashingtoni është i përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit. Në një video të radhës, për reformën në drejtësi, Ambasada Amerikane thekson se lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës saj.


“Këtë javë, mësoni se si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementët e SPAK, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar”, thekson Ambasada Amerikane.

Sipas saj Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, do të çojë në gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK.

“Kjo video tregon se si 4 milionë dollarë që Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dhënë për BKH-në, do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë që qytetarët e saj meritojnë”

Albin Kurti me ofertë publike për LDK-në (video)

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i bëri sërish ofertë publike Lidhjes Demokratike të Kosovës për koalicionin qeverisës, madje duke publikuar edhe emrat e atyre që do të merrnin postet ministrore nga radhët e partisë së tij.

Nëpërmjet një video mesazhi në llogarinë e tij në Facebook, zoti Kurti tha se pas tre muajsh që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare do të jetë i detyruar të takohet me presidentin e Kosovës, pa marrëveshje me LDK-në. Ai tha se përkundër përpjekjeve të vazhdueshme nuk i është bërë e mundur një takim me kryetarin e LDK-së para takimit të sotëm më presidentin e vendit.

“Askush prej nesh nuk e ka menduar që viti 2020 do të na zërë pa qeveri. Si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, si përfaqësues i juaji politik që ka marr më së shumti vota në dy palë zgjedhje parlamentare theksoj se nuk kemi kohë për të humbur. Koha që po ikën pa kthim nuk është kohë private e individuale e politikanëve por është kohë e shtetit dhe kohë publike e të gjithëve e për të gjithë”, tha zoti Kurti.

Zoti Kurti, takohet pasdite me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të diskutuar mandatin për formimin e qeverisë së vendit. Nëse zyrtarisht e merr ketë mandat ai do të ketë 15 ditë afat që të formojë qeverinë.

Në video mesazhin e tij drejtuar Lidhjes Demokratike, zoti Kurti i bëri thirrje udhëheqjes së LDK-së që t’i dërgojë emrat e pesë ministrave të saj dhe të zëvendëskryeministrit.

“Nga Lëvizja Vetëvendosje, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazin, për ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiun, për ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Rekën, për ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimin, për ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdarin, dhe për ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitinë. Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat jo serbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave të lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.

Lidhja Demokratike që pas mesditës ka filluar një mbledhje të grupit të saj parlamentar dhe më pas do të mbledhë edhe kryesinë, ende nuk e ka komentuar ofertën e zotit Kurti.

Negociatat e deritashme të lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike nuk siguruan një marrëveshje, por të dyja palët kanë paralajmëruar se kjo javë mund të jetë vendimtare për këtë çështje. zëri i amerikës

FOTOT-VIDEO: I jepet lamtumira e fundit aktores së madhe Eva Pëllumbi

I është dhënë sot lamtumira e fundit aktores së madhe të kinematografisë shqiptare, Eva Pëllumbi. Aktorja u shua në moshën 66-vjeçare, në Gjermani, në ditët e fundit të dhjetorit, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, të afërmit, por edhe shqiptarët që e kanë parë në shumë role.

Aktorja e njohur për filmat “Vajzat me kordele të kuqe”, “Kapedani” apo “Ëndërr për karrige”, si dhe për rolet e saj të shumta të Teatrin e Kukullave, jetonte në Gjermani që në fillim të viteve ’90, aty ku i është dhënë edhe lamtumira e fundit.