VOAL

VOAL

“Blerje masive votash dhe asnjë i arrestuar”, Gjermania “godet” Shqipërinë, s’ka negociata

September 4, 2019
1 Comments
  • author avatar
    Veri! 7 years ago Reply

    My messages are deleted.
    I don’t post here anymore.
    Good By!

Komentet

Protestuesit leksion se si rrethohet Kryeministria, simbolika e fuqishme në ditën e 100 të revoltës, dhe kërkesat për drejtësinë: Arrestoni Ramën

Shënohet sot dita e 101 e protestës qytetare ku kërkesë kryesore mbetet lagrimi i qeverisë dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Protesta e mbajtur dje kishte një rëndësi të veçantë, për shkak se shënonte plot 100 ditë që shqiptarët kanë mbushur sheshin para Kryeministrisë si reagim ndaj situatës ku ndodhet vendi, aferave të qeverisë, ndërsa pjesë e kërkesave mbetet edhe anulimi i një sërë ligjeve.

Simbolikë e fuqishme e përdorur dje nga qytetarët ka qenë rrethimi i Kryeministrisë me një zinxhir njerëzor.

Ndërkohë thirrjet që ushtonin ishin “Arrestoni Ballukun!” “ Arrestoni Ramën”. gsh

101 ditë qëndresë! Dje rrethuan Kryeministrinë, sot para Kuvendit, protestuesit: Rama jep dorëheqjen!

Vijon edhe sot protesta e qytetarëve kundër qeverisë, duke shënuar ditën e 101-të të rezistencës, pas tubimit të 100-të të zhvilluar mbrëmjen e kaluar në kryeqytet.

Prej më shumë se tre muajsh, qytetarët janë mbledhur në mënyrë të vazhdueshme në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime politike. Protestat janë shoqëruar me marshime në rrugët e kryeqytetit, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë.

Mbrëmjen e kaluar, protesta e 100-të u zhvillua me pjesëmarrje të qytetarëve në sheshin “Skënderbej” dhe më pas në zonën përpara Kryeministrisë. Protestuesit përsëritën kërkesën për dorëheqjen e Ramës, ndërsa gjatë tubimit u dëgjuan thirrje si “Rama jep dorëheqjen” dhe “Ju erdhi fundi”.

Gjatë protestës së mbrëmshme, aktivistë dhe qytetarë paralajmëruan gjithashtu për përshkallëzim të aksionit opozitar dhe vijimin e protestave edhe gjatë ditëve në vijim. Një prej protestuesve deklaroi se rezistenca do të hyjë në një nivel tjetër, ndërsa janë bërë thirrje për pjesëmarrje edhe më të madhe në protestat e ardhshme.

Sot, protesta e 101-të pritet të vijojë me të njëjtën kërkesë kryesore: largimin e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët dhe aktivistët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve, ndërsa pritet që pas grumbullimit në shesh të zhvillohet edhe marshimi në rrugët e Tiranës. bw

UGSHPD: ME TRI SHIFRA, REALITETI QË PËRMBYS KRYEMINISTRIN (Me tri shifra! Ëndrra nga Stoli e një Dinamoviti)

Ishte interesant fakti sot që kur Dita e Protestës shkoi me tre shifra dhe u bë plot 100, në propagandën zyrtare që me siguri për çështje forme zë vend një koment dhe një shkrim rrëke i mbushur me plot etiketime dhe përbuzje (përshkrim i figurshëm ) sigurisht të dala nga një realitet i jetuar për autorin  Brooks Williams*. E ndërsa Rama e udhëzon ose e paralajmëron lexuesin se si duhet “ta përtypë lëndën”, menduam se temperaturat e larta të zgjatura deri në vjeshtë e kanë dëmtuar shumë skemën e luftës mediatike të pushtetit kundër qytetarëve protestues. 

Kryeministri ka nevojë për një ndryshim cilësor. Kur kjo nuk i realizohet ai shpërthen dhe gjen një valvul-shkarkimi pasi vetëm situata e zjarreve ja ka rritur atij presionin për ta treguar se është një administrator i paaftë dhe mbledh të ngjashmit sepse popullsia përcjell situata të përsëritura.


Nga leximi i fundjavës ose sugjerimi i këshilltarëve Rama ka ngecur diku dhe është shprehur:-“Rreshtat më poshtë nuk i kam shkruar unë, po është një nga ato raste kur njeriu thotë: Ah, sikur t’i kisha shkruar vetë…” dhe i lë vendin shkrimit nga autori Brooks Williams i cili tërhiqte vëmendjen me kopertinën e librit “Performative Outrage: How Manufactured Fury Undermines Local Government and Public Service”.

Rama ka plotësisht të drejtë kur ja hedh topin autorit Williams që sigurisht ka një datë botimi në librin e tij një vit më parë. Një rastësi  interesante në ngjasimin e termave të përdorura të cilat nuk po i shtrojmë si shembull pasi kanë autenticitetin dhe autorësinë, kohën çka nuk i bën të dyshosh për plagjarizëm dhe më kryesoren që nuk i bashkon, por i ndan ajo që quhet performancë…realizim.

Këtë nuk ta jep dhe nuk ta thotë dot kryeministri sigurisht kur ndodhet në ditë të vështira dhe ndoshta pa këshillime, pasi i pëlqen mendja e vet dhe i ka marrë tashmë vendimet. Rama i përplas opinionit një shkrim që të justifikojë performancën me zë dhe figurë që nga fushatat zgjedhore e deri tek formatet e komunikimit në mediat sociale. Ai është i njëjti, vetvetja, që është lejuar të tërhiqet nga fijet si një marionetë, një përmushës i nevojave të veta me shfaqjen në art dhe në sport që shkurt i thonë rezultat. 

Në art mediokër.

Në basketboll i bie hekurit.

Nga kjo shfaqje e Ramës në Ditën e 100 të protestës qytetare, autori LD-NY26 sjell skicën “Dinamoviti që Ëndërroi Treshifrat”.

Si njeriun që e përgatit shfaqjen në interes të vet. Shpenzon nga buxheti i shtetit sa të mundet vetëm që të shitet ideja dhe nuk ka asnjë përgjegjësi për rezultatin. Jo vetëm rezultatin, por humbjet e njëpasnjëshme. 

Në rastin e administratorit Brooks Williams, pavarësisht nga mos përcaktimi politik që ai ka, dallon se performanca në punët e bashkisë deri në 94% e kanë bërë atë veç të tjerave të besueshëm për të drejtuar dhe përmirësuar,  qytetin Ferris, në Teksas. Pra me gjithë problemet që është ndeshur, shkrimi i një eseje nga ana e tij për ta shfryrë përbuzjen mbase i është dukur me vend dhe e ka lidhur në një libër. Nuk i është imponuar në fytyrë kundërshtarëve, por ka bërë punën dhe ka marrë votat mbi bazë të performancës.

Ka edhe një qëndrim tjetër Zoti Brooks gjatë muajit Maj 2026 në lidhje me shqetësimet e performancës së pushtetit vendor kur thekson një ide se “ne përmbushim ato çka janë kërkuar dje”. Pra është një mungesë largpamësie që e karakterizon administratën dhe qeverinë shqiptare të politizuar. Ju mund të kujtoni gjuhën ndaj kundërshtarit dhe programin pa mesazh ose me mashtrime që Rilindja Socialiste krijoi për të arritur sot tek kjo krizë. 

Ndaj edhe pse një esse, pjesë e një libri me qëndrime të goditura kjo sillet vonë në tryezë nga Rama. Mbase mund të jetë edhe ndonjë shenjë indirekte përveç valvulës së shkarkimit mbi gjyqësorin. 

Disa pyetje të shpejta mund të ishin se:1- Si u soll me Bashkitë kryeministri pas Zgjedhjeve të 11 Majit? 2-Sa ndërhyri në pavarësinë e pushtetit vendor?, 3- Sa e deformoi deri sot ai Reformën Territoriale dhe e la Kryeqytetin pa Zgjedhje?, 4- Sa po e përdor Veliaj që pas njoftimit nga anonimi Nesti Angoni?, 5- Sa po i vjen në ndihmë situatave të zjarrit në mbarë vendin sikurse rezultatin ja paqmë me përmbytjet e stinës së dimrit brenda këtij viti.

Edhe në formë ka raste që nuk del e keqja ose shfryn përbuzja.

Përse gjen Rama mbështetje në një libër që ka të tilla shpërthime mbi qeverisjen vendore në veçanti?

Ai vetë i ka zgjedhur dhe i ka shoqëruar në burg.

Kujtojmë daljen e Veliajt para Gjykatës që mbante mes duarve Senekën, Librin “mbi Durimin e të Urtit”.

Pra “udhëheqës” që janë shtirur në jetë. 

Shtiren para ligjit. 

Mashtrojnë për performancë në lojë duke premtuar dhe në ndeshje i bien hekurit.

Zero rezultat!

Zero përgjegjësi!

Zero reagim!

7 Shtator, 2026

 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

_________

*ATSH-Rama ndan shkrimin e Williams: Jeta e përditshme para pasqyrave teknologjike

*Brooks Williams- autor, administrator i qytetit Ferris, në Teksas (SHBA)

*Shfaqja e Përbuzjes: Si e zemërimi i nxitur gërryen shërbimin publik dhe qeverisjen vendore

*ATSH-Rama: 100 mijë të moshuar pensione mbi 300 euro si pasojë e reformës

UGSHPD: PROPAGANDA ANTI-RINI E RAMËS

(Hashtagu, Rama kërkon vëmendje)


Si një vështrim mbi Botën, Evropën dhe Italinë, çdo vit që prej 1975  Forumi i Cernobbio-s (“Intelligence on the World, Europe, and Italy”), analizon pirjet kryesisht në fushat e ekonomisë, gjeopolitikës dhe teknologjisë në botë. Pjesëmarrja e Shqipërisë e përfaqësuar nga Kryeministri Rama dhe një delegacion i kufizuar qeveritar, por me propagandë të kontrolluar dhe të madhe për mënyrën se si përpiqet ta shesë veten si një kryeministër që ka pas 98-99 ditë resht një popull që kërkon dorëheqjen.


Për 52 vite tashmë të Forumi i Cernobbio-s ke se ç’të thuash.

Ke ç’të thuash dhe e kupton akoma më shumë kontrastin dhe prirjet e zhvillimit për atë se çfarë ka bërë Shqipëria dhe si e ka shoqëruar sistemi politik i saj  tranzicionin 36 vjeçar. 
 
Kjo tendencë e fundit dhe mënyra se si po i lë gjurmët është shumë mbresëlënëse për të kuptuar egon e pushtetit të një autokrati.

Në çdo aspekt që ta kapësh ekonomia, politika e jashtme, rajoni marrëdhëniet fqinjësore etj. përgjithësisht u adresuan nga Rama në mënyrë provokative në kërkim të vendosjes së një oferte vetjake si zgjedhja më e mirë e drejtimit të një vendi në Ballkanin Perëndimor. Batutat e zgjedhura që shkaktojnë gjoja humor janë shpërqendrime nga përmbajtja e problematikës po aq sa edhe ushqim pë titujt e mediave në mënyrë që të krijohet një fërkim për lëvizje ose vëmendje. Pikërisht për të mos i dhënë propagandës këtë epërsi dhe analizave boshe që do të merreshin me termat e hedhura si; “Po merr Putini në telefon” dhe “duhet të falenderojmë më së pari mbi të gjitha Vladimir Putinin” e të tjera si;   “…shtatë fëmijët e Ursulës”,  “… fëmijë duhet të dëgjojnë “babain dhe nënën’, Gjermaninë dhe Francën, ” makineria më e pamëshirshme burokratike me 35mijë burra dhe gra në Bruksel” deri tek “rruga e shkurtër për në BE pa të drejtë vote”  dhe ” Titaniku po fundoset” të gjitha bashkë janë   janë hashtagu(#) Rama.
Por mes tyre duke kujtuar edhe një frazë të plotë, lexon shqetësimin e vet real kur shprehet:-“E di që Serbia është një lloj kafshe’ shumë interesante dhe e çuditshme në ‘xhunglën’ e Ballkanit. Por çfarë është më mirë? Ta kesh ulur rreth tryeze dhe t’i thuash ‘’jo, nuk mund të bësh një funeral shtetëror për një kasap’’ apo ta lësh aty në ujëra të pasigurta dhe të krijosh një situatë krejt skizofrenike midis Europës, Kinës, Amerikës, Rusisë e nuk e di se kujt tjetër, Vietnamit!”, janë hashtag-u (#) Rama.

Janë një çmim që ai vendos
për veten  më shumë se sa për realitetin dhe të ardhmen e rajonit.

Duke i shitur tezat si impenjative, një kryeministër që është vënë në qendër të vemendjes pë r drejtimin e shtetit me një korrupsion të lartë, krimin ekonomik dhe larjen e parave nga trafiku ndërkombëtar në juglindje të Evropës nuk mund të mendohet se e ka shfrytëzuar hapësirën si të tillë.

Rama ka shkuar më thellë ku përveç hashtag-ut përmes propagandës ka nxjerrë vlerësimin se:-Armiqtë e Europës s’kanë nevojë të vijnë me raketa, po marrin peng brezin e ri . Kjo tezë goditëse në analizë tregon gënjeshtrën sy për sy të një kryeministri që ka mbyllur me qindra shkolla në vendin e tij dhe ku kriminalizimi i shoqërisë ka ndikuar në pasigurinë, imitimin e roleve modele me gangsterë ndër të rinjtë, futjen ende të pa studiuar të survejimit me kamera të shkollave nga një projekt “Smart City” etj. Por kur 300 janë të numëruara nga INSTAT shkollat që mungojnë ose 22% deri 23% të të gjithë rrjetit shkollor, dhe të diskutuara shqetësuese në dy vitet e fundit ku qytete si Kukësi,  Korça e Gjirokastra të kryesojnë me largimin e rinisë duke theksuar në rreth 113mijë mungesën e fëmijëve në arsim në shkallë vendi. 
Po lindshmëria që ka rënë deri në 37% duke ju referuar viteve 2014-2025
Këto fakte rrëqethëse janë hashtag-u i emergjencës për Evropën.
 
Sa i pa bazë duket Rama mes një forumi ndërkombëtar?! 
Si pranohet të dëgjohet këshilla e një autokrati që jo vetëm popullin, por edhe ëndërrat e një rinie shqiptare me sy nga perëndimi mundohet t’i pengojë, t’i’ etiketojë, t’i helmojë, t’i dëshpërojë dhe akoma nuk po i gjen fundin?! Sa dëshpërues dhe cinik ky moral nga përtej Shqipërisë?! 
Në një kohë që prej poshtë zyrës së tij në shesh kryesisht rinia e vendit dhe ajo e diasporës i kanë numëruar 99 ditë protestë. 
99 ditë qëndresë duke i kërkuar dorëheqjen.
 
E lexojmë dhe duhet ta rilexojmë Ramën kur thotë:-Ndërkohë që kemi këtë Europë, me mendimtarë të ndritur që mblidhen dhe diskutojnë për brezin e ri, po lejojmë që në një pjesë të këtij realiteti, brezi i ri po largohet dita-ditës nga e gjithë kjo dhe po plandoset në një oqean urrejtjeje dhe përçarjeje, synimesh që janë jo në përputhje me parimet dhe vlerat e Bashkimit Europian .  
A është Rama dhe sistemi i tij shembull për t’u ndjekur?!
A e sheh këtë Evropa?
A e kupton atë për ta luftuar këtë propagandë infektuese jo vetë mashtruese dhe patronazhiste apo po e duartroket. Si mund t’i thotë Rama Evropës :-“Armiqtë e Europës s’kanë nevojë të vijnë me raketa, po marrin peng brezin e ri “, kur ai duke shpopulluar Shqipërinë e la vijën e frontit bosh?
 
Një vend që shpopullohet dhe mplaket është një hashtag për Evropën!
 
Rama dhe Rilindja Socialiste e kanë shkaktuar.
 
I rendisim këto pyetje për t’ja nxjerrë kuptimin jo për të marrë përgjigjet dhe pyetjet e parafabrikuara të Rilindjes Socialiste.
Lexojeni sërish dhe kuptoni të vërtetën.
Kuptojeni të vërtetën pë të kërkuar ndryshimin.
 ________
Hashtag – # simboli hash që i paraprin një fjale apo fraze cila përdoret në rrjetet sociale e cila e bën atë të kërkueshme.
 

6 Shtator, 2026Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Si kurrë më parë! Sot dita e 100 e rezistencës, paralajmërohet protestë masive: Rama jep dorëheqjen! Ju ka ardhur fundi

Sot shënohet dita e 100-të e protestave kundër qeverisë, ndërsa në Tiranë pritet të zhvillohet një tubim i madh qytetar. Pas 100 ditësh protestash dhe marshimesh, aktivistët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme, duke e cilësuar këtë ditë si një moment të rëndësishëm për vijimin e aksionit qytetar.

Protesta e sotme vjen pas tubimit të zhvilluar një ditë më parë, kur qytetarët vijuan marshimin në kryeqytet dhe përsëritën kërkesat e tyre për ndryshim politik. Në qendër të thirrjeve të protestuesve janë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike.

Për protestën e ditës së 100-të, aktivistët kanë bërë thirrje që qytetarët të bashkohen jo vetëm nga Tirana, por edhe nga qytete të tjera të vendit. Aktivisti Ilir Xhemalaj ka kërkuar pjesëmarrje masive dhe ka deklaruar se aksioni duhet të vijojë përmes mosbindjes civile.

Në deklaratat e bëra gjatë ditëve të fundit, aktivistët kanë paralajmëruar edhe përshkallëzim të protestave. Ata kanë folur për vijimin e mosbindjes civile dhe kanë përmendur bllokimin e institucioneve dhe rrugëve si forma të mundshme të aksionit.

Protesta e sotme pritet të jetë një nga tubimet më të rëndësishme të kësaj periudhe, ndërsa mbetet për t’u parë nëse thirrjet për pjesëmarrje masive do të shoqërohen me një mobilizim të gjerë qytetar dhe nëse lëvizja do të kalojë në një fazë të re të mosbindjes civile. bw

Sot dita e 99 e protestës qytetare! Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Do të gjuajmë me vezë tek parlamenti

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e 99-të, ndërsa qytetarët pritet të rikthehen para godinës së Kryeministrisë për të vijuar tubimet e tyre.

Pas afro 100 ditësh protestë, kërkesa e qytetarëve mbetet e pandryshuar: largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit, dorëheqja e qeverisë dhe ngritja e një kabineti tranzitor.

Një tjetër pikë e rëndësishme e qëndrimit të protestuesve lidhet me disa prej ligjeve të miratuara nga qeveria. Ata kërkojnë të tërhiqen ligji për investimet strategjike dhe ai për zonat e mbrojtura, të cilat prej kohësh janë kundërshtuar nga qytetarë dhe grupe opozitare.

Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, protesta pritet të marrë një tjetër formë. Për 8 shtatorin është paralajmëruar përshkallëzim i aksionit, ndërsa protestuesit kanë bërë të ditur se do të presin deputetët me vezë, në shenjë revolte ndaj mazhorancës.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit deklarojnë se nuk kanë ndërmend ta ndërpresin protestën. Sipas tyre, qëndrimi në shesh do të vijojë derisa të realizohet kërkesa për ndryshimin e qeverisjes dhe largimin e kabinetit aktual. bw

VIDEOLAJM- Shtëpi dhe ullinj të shkrumbuar, çfarë mbeti pas zjarrit masiv në Himarë

Pamje të rënda janë regjistruar pas zjarrit masiv që përfshiu zonën e Himarës, duke lënë pas dëme të konsiderueshme në banesa dhe në sipërfaqe me ullinj.

Flakët përfshinë një sipërfaqe të gjerë, ndërsa banorët u përballën me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit.

Në pamjet e siguruara pas shuarjes së flakëve, shihen banesa të dëmtuara dhe pemë ulliri të djegura, ndërsa në disa zona ka mbetur vetëm hiri.

Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në pronat dhe tokat bujqësore të banorëve, ndërsa vijon evidentimi i pasojave dhe i sipërfaqeve të prekura.

Zjarri vijon të jetë masiv, por nuk kërcënon më banesat. bw

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, Shën Tereza e Kalkutës mbetet simbol i bamirësisë

Sot shënohen 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, Anjezë Gonxhe Bojaxhiut, si dhe 29 vite nga vdekja e saj.

Ajo u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke marrë emrin Shën Tereza e Kalkutës. Ceremonia e shenjtërimit u zhvillua në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan dhe u drejtua nga Papa, në kuadër të Jubileut të Mëshirës. Në ceremoni morën pjesë më shumë se 120 mijë besimtarë, mes tyre edhe shumë shqiptarë.

Nënë Tereza, fituese e Çmimit Nobel për Paqen, u shpall shenjtore pas njohjes nga Kisha Katolike të dy mrekullive të lidhura me shërimin e personave të sëmurë pas vdekjes së saj.

Papa Françesku vendosi gjithashtu emrin e Shën Terezës së Kalkutës në Kalendarin e Përgjithshëm Romak, ndërsa 5 shtatori, dita e vdekjes së saj në vitin 1997, u përcaktua si dita e përkujtimit liturgjik të shenjtores.

Procesi i lumturimit të Nënë Terezës kishte nisur më herët. Në tetor 2003, Papa Gjon Pali II e shpalli të lumturuar, pasi Vatikani njohu mrekullinë e parë të lidhur me ndërmjetësimin e saj. Bëhej fjalë për shërimin e një gruaje 30-vjeçare në Kalkutë, e cila vuante nga një tumor në stomak. Një komitet i Vatikanit vlerësoi se shërimi nuk mund të shpjegohej nga pikëpamja shkencore.

Në Shqipëri, 5 shtatori është përcaktuar si ditë përkujtimore për Nënë Terezën, duke zëvendësuar datën 19 shtator, e cila më parë shënonte Ditën e Lumturimit të saj.

Po më 5 shtator shënohet edhe Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, e shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në nder të Nënë Terezës.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu lindi më 26 gusht 1910 në Shkup. Në vitin 1929 ajo nisi misionin e saj në Kalkutë dhe në vitin 1950 themeloi Kongregatën e Misionareve të Dashurisë. Përmes këtij misioni, ajo iu përkushtua përkujdesjes ndaj njerëzve të varfër, të sëmurë dhe në nevojë në vende të ndryshme të botës.

Në vitin 1979, Nënë Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqen për punën e saj humanitare. Ajo kërkoi që fondet e çmimit të përdoreshin për të ndihmuar të varfrit.

Nënë Tereza e vizitoi Shqipërinë pas rënies së regjimit komunist, ndërsa kishte ardhur në vend edhe më herët, në vitin 1989. Gjatë vizitave të saj ajo takoi familje me të cilat kishte lidhje farefisnore, fëmijë, besimtarë dhe autoritete të larta të vendit.

Në Shqipëri ajo kontribuoi gjithashtu në hapjen e shtëpive të Misionareve të Dashurisë, të cilat vijojnë të ofrojnë shërbime për njerëzit në nevojë.

Nënë Tereza u nda nga jeta më 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare. Sot, 29 vite pas vdekjes së saj dhe 10 vite pas shenjtërimit, ajo vijon të konsiderohet një prej figurave më të njohura të humanizmit dhe bamirësisë në botë. gsh

“Regjimi, i tmerruar” Dita e 98 e protestës, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë; të hënën pritet tubim masiv

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e 98-të, me qytetarët që pritet të mblidhen sërish në Tiranë për të vijuar aksionin e tyre dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Qëndresa e përditshme tashmë po i afrohet një tjetër momenti të rëndësishëm. Të hënën mbushen 100 ditë nga nisja e protestave dhe nga sheshi është paralajmëruar një mobilizim më i madh, me thirrje drejtuar qytetarëve nga e gjithë Shqipëria për t’iu bashkuar tubimit në kryeqytet.

Dita e 97-të solli ndërkohë disa zhvillime. Protesta e së premtes nisi që në paradite përpara Gjykatës Penale, ku qytetarët u mblodhën në mbështetje të protestuesve të arrestuar pas tensioneve të 1 shtatorit përpara Kryeministrisë.

Gjykata vendosi lirimin e 14 protestuesve të arrestuar. Vendimi u prit si një fitore nga aktivistët, të cilët deklaruan se ndalimet nuk do ta ndërpresin protestën dhe se aksioni do të vazhdojë.

Në mbrëmje, qytetarët u mblodhën sërish në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. “Rama jep dorëheqjen” dhe “Arrestoni Ramën” ishin ndër thirrjet që shoqëruan marshimin, ndërsa protestuesit mbanin pankarta me mesazhe kundër qeverisë dhe në mbështetje të të arrestuarve të ditëve të fundit.

Pas fjalimeve përpara Kryeministrisë, protesta nuk u mbyll aty. Qytetarët vijuan marshimin përgjatë bulevardit dhe rrugëve të kryeqytetit, duke përsëritur kërkesën për largimin e Ramës dhe duke paralajmëruar vazhdimin e protestave.

Në qendër të fjalimeve ishte edhe ajo që pritet të ndodhë të hënën. Aktivistët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në ditën e 100-të, ndërsa është paralajmëruar rrethimi i Kryeministrisë. Krahas dorëheqjes së Ramës, nga protesta është artikuluar edhe kërkesa për largimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike.

Protestuesit kanë sinjalizuar gjithashtu se aksioni do të zhvendoset edhe përpara Parlamentit me rinisjen e sesionit parlamentar. Kuvendi rikthehet të martën, më 8 shtator, vetëm një ditë pas protestës së 100-të, duke paralajmëruar një fillim jave me tension të lartë politik. bw

UGSHPD: JUPAJ DHE RAMA NË DY SKAJET E EKOSISTEMIT  (Anuloni Ligjin 21/2024)

 

“Natyra mbrohet me shkencë, me transparencë dhe në terren”, kështu e mbyll statusin e tij përmes facebook-ut Ministri i Mjedisit Sofjan Jupaj, të cilin ATSH e ka botuar nën titullin “Përfundon procesi dyvjeçar i rivlerësimit të Monumenteve të Natyrës”. Në se ky studim i përket një periudhe dy vjeçare të bën të kuptosh se ministri Jupaj është i përditësuar sa duhet me studimin e trashëguar nga ministrja e mëparshme Mirela Kumbaro që mbulonte njëkohësisht sektorët në konflikt interesash Turizmin dhe Mjedisin. Duke mbajtur vetëm njërin që prej shtatorit 2025 nga CV e Sofjan Jupaj ka një hark kohor të rëndësishëm prej lindjes deri tani që dorëzon Rivlerësimin e Monumenteve. Ai u lind në muajin Shkurt të 1991, kur ra monumenti i diktatorit Hoxha dhe u diplomua në vitin 2013 kur në piedestalin bosh vuri këmbët rilindësi Rama.

Dikush mund ta quaj të pakëndshëm krahasimin dhe kjo është e një rastësi që na ndihmon të shohim meritat e shefit dhe të vartësve megjithëse me moshë dhe me autoritete të thekura nga kontrasti.
Kur e lexon dhe e dëgjon shprehjen “Natyra mbrohet me shkencë, me transparencë dhe në terren” nga statusi më i fundit i ministrit Jupaj do të ishe një qendrim nihilist po të mos e aprovoje  saktësinë e mendimit të hedhur. Por e ndarë nga realiteti kjo është një propagandë e trashë e pushtetit, prandaj në dhjetra monumente që çdo rreth ka, Shqipërisë i është ndërhyrë me dhunë në qindra prej tyre ku ideatori i copëzimeve, kryeministri Rama me ‘Paketën e Maleve’, ‘PPP-t’ dhe ‘Investitorët Strategjikë’ ka ndërhyrë duke tharë dhe betonizuar çdo hapësirë pranë zonave të mbrojtura.. ‘Albanian Files’ janë një dosje e gatshme ndërsa ‘Ligji 21/2024’ është gërshëra ose bisturia që pret dhe i kryen këto transaksione.
Si ta kuptojmë ministrin  Jupaj kur flet për “Rivlerësim të Monumenteve” kur thotë:- “Natyra mbrohet me shkencë, me transparencë dhe në terren” dhe si ta kuptojmë kryeministrin Rama kur deklaron një copë Shqipërie tashmë të shituar kur rrëshqet lapsusin:-“Faktikisht së shpejti, çështje javësh, shfaqja e parë e ‘Pasqyrës’, sepse është një punë goxha e madhe që po bëhet për ta ndërtuar gjithë këtë arkitekturë të re bazuar te Inteligjenca Artificiale, por shfaqja e parë e “Pasqyrës” që do të jetë e disponueshme për të gjithë do të jetë një komponent i saj, i cili quhet ‘Flamingo Mirror’, Pasqyra e Flamingos, ku do të ekspozohen nga A-ja te ZH-ja të gjithë aspektet e mundshme dhe të imagjinueshme që lidhen me një çështje me rëndësi të veçantë dhe në rastin konkret tema e Sazanit dhe e Nartë – Pishë Poros, jo e Nartë – Vjosës, nuk ka Nartë – Vjosë. Ky është një lajm i rremë, Nartë-Vjosa është në anën tjetër, Nartë-Pishë Poros, do të jetë e gjitha e ekspozuar me dokumentet përkatës, me të dhënat e procesverbaleve, me statusin e negociatave, me referencat ligjore për të gjitha pikat e ngritura si problem dhe pastaj ajo do të pasurohet hap pas hapi me projektin, me studimin mjedisor, me gjithçka.”

Në se do shkencë edhe monumentet janë ekosisteme dhe nuk mund të flasësh për hartë kadastrale në letër dhe të thuash:- 
 nuk ka Nartë – Vjosë. Ky është një lajm i rremë, Nartë-Vjosa është në anën tjetër”.
Malli i kujt është ky?!
Në se do transparencë zbato ligjin e pronësisë dhe mbro natyrën.
Dhe në se do shkencë mirëkupto arritjet e studiuesve shqiptarë që prej vitesh kanë dhënë kontribut dhe mbrojtjen e natyrës e kanë të shtrenjtë dhe të shenjtë me gjithë kushtet e varfëra që ata punojnë.
Sa për konceptin se Monumentet janë Ekosistem mund të shprehim se asnjë studiues i natyrës nuk e merr guximin dhe të nxitohet kur për to bëhet fjalë. 
Ekosistemi është ai që është i ndërthurur në miliona lidhje nga nivelet më të ulëta i të gjitha të krijesave të gjalla që e përsosin jetën në shtratin e vet të burimeve të energjisë si drita, uji dhe toka, ose ajo që quhet biosfera, vetë planeti Tokë. Njeriu që jeton në të është pjesë, por edhe qëndron në kulmin e kësaj marrëdhënie mes Ekosistemeve pasi arrin t’i njohë, t’i shfrytëzojë duke bashkëjetuar dhe sigurisht më kryesorja t’i mirëmbajë  të gjitha këto nivele. Nëse me Ekosistem përkufizimi na jep të kuptojmë një zonë gjeografike ku organizmat e gjallë bashkëveprojnë me njëri-tjetrin dhe me mjedisin e tyre fizik jo të gjallë, si një sistem i vetëm dhe vetë-mbështetës. Shqipëria ka territorin, bukuritë e natyrës që ja ka falë Zoti siç thotë shprehja dhe nuk janë për shitje ashtu sikurse ka një popull që do t’i dalë zot fateve të veta dhe ta ruajë trashëgiminë për brezat që do të vijnë.
 
Sa për rilindësit që prej 2013 ekosistemi i tyre tashmë njihet si mjedisi i krimit ekonomik ku gjallon korrupsioni, i veshur me PIP, para, ideologji dhe propagandë.
 
 
4 Shtator, 2026
 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Rrethuan Kryeministrinë në revoltën e 1 shtatorit, Gjykata e Tiranës lë të lirë 14 protestuesit: Arrestimi ishte i jashtëligjshëm!

Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyrën e tij, janë lënë të lirë nga Gjykata e Tiranës, e cila e konsideroi arrestimin të jashtëligjshëm.

Ndaj protestuesve kishte dyshime për veprat “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Gjatë seancës gjyqësore, protestuesit kërkuan deklarimin e paligjshëm të arrestimit dhe lirimin pa asnjë masë sigurie, duke këmbëngulur se nuk kanë kryer asnjë vepër penale.

Teksa brenda në gjykatë zhvillohej seanca, jashtë dyerve të saj qytetarët bënin thirrje të vazhdueshme për lirimin e protestuesve dhe arrestimin e zyrtarëve të lartë, me brohoritjet: “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun!”.

Shtetasit Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli, Desiderjo Alimuçaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu u arrestuan mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e qeverisë sapo u mësua se kryeministri ndodhej brenda. Pas disa orësh rezistencë nga ana e protestuesve, kryeministri e la zyrën nën masa të rrepta sigurie. Protestat qytetare vijojnë prej më shumë se tre muajsh, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e shefit të ekzekutivit. bw

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Fotografia e shtëpisë së familjes Jashari pas shkatërrimit nga ana e forcave serbe më 1998, Prekaz, pjesë e një ekspozite më 2014.

 

Radio Evropa e Lirë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë ndaj 35 të pandehurve për krime lufte në lagjen e Jasharëve në Prekaz më 1998.

Të pandehurit, që sipas Prokurorisë Speciale, u përkasin pozitave të larta komanduese të strukturave të njësive speciale të policisë serbe dhe të njëjtit akuzohen për vrasjen e civilëve.

“Provat e siguruara kanë vërtetuar se në këtë sulm janë vrarë 26 persona civilë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra dhe të moshuar”, tha prokurori Valdet Gashi.

Ndërkaq, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, tha se është konstatuar ngjarjet në Prekaz në mars të vitit 1998 ndodhën “me paramendim” dhe “me përgatitje paraprake.

Prokurori Gashi tha se viktimat civile ishin banorë të lagjes së Jasharëve, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë vetëm për viktima nga familja e ngushtë e Shaban Jasharit.

Ai po ashtu sqaroi se numri i viktimave civile është 26, pasi në të nuk janë përfshirë personat që kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Gashit, prokuroria bazuar në provat e siguruara për ngjarjet më 5,6 dhe 7 mars 1998 ka arritur të vërtetojë se “cilat njësi të forcave serbe kanë marrë pjesë në sulm, pozicioni prej ku kanë sulmuar, aktivitetet e secilit prej të pandehurve, arsenalin e armëve që janë përdorur dhe dëmet e shkaktuara si në njerëz dhe materiale”.

I pyetur se për cilat njësi kanë marrë pjesë në sulmin në lagjen e Jasharëve në Prekaz, prokuori Gashi përmendi disa prej tyre, por shtoi se janë shumë më shumë.

“Departamenti i Sigurisë Publike ka qenë i inkuadruar, mandej Ministria e Punëve të brendshme, Departamenti i Sigurisë Shtetërore dhe në kuadër të Departamentit të Sigurisë Shtetërore ka qenë edhe Njësia për Operacione Speciale e Serbisë. Këtë njësi e ka udhëhequr Millorad Ulemek Legija, i cili e ka pasur për obligim dhe për detyrë, dhe me kërkesën e tij speciale, që ta sulmojë drejtpërdrejtë shtëpinë e Shaban Jasharit”, tha Prokurori Gashi.

Kryeprokrurori i Speciales, Blerim Isufaj, tha se aktakuza është punuar me kujdes dhe bazohet në prova, duke theksuar se tani është në kompetencën gjykatës që ta vlerësojë atë.

Ai e vlerësoi si aktakuzë me rëndësi të veçantë dhe tha se është dëshmi e përkushtimit të insttiucionit që ai udhëheq për trajtimin e krimeve të luftës dhe kërkimit të përgjegjësisë penale pavarësisht kompleksitetit të rastit dhe kohës së kaluar nga kryerja e krimeve.

Sipas informacioneve të Prokurorisë Speciale, të gjithë të pandehurit për vrasjen e civilëve në Prekaz janë të gjallë.

Prokurorët gjatë konferencës për media u pyetën po ashtu nëse kanë njohuri nëse ndonjëri prej të pandehurve është pjesë e institucioneve të Serbisë.

“Nuk e kemi këtë informacion, por referuar moshës besoj se shumica nga ta janë të pensionuar”, tha Prokurori Gashi.

Më 5, 6 dhe 7 mars, forcat serbe vranë më shumë se 50 persona gjatë sulmit në Prekaz ndaj familjes së heroit të Kosovës, Adem Jashari, një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokuroria Speciale e Kosovës viteve të fundit ka ngritur një sërë aktakuzash për krime lufte kundër popullatës civile më 1998/99. Disa raste janë në gjykim dhe disa kanë marrë edhe epilog gjyqësor.

Më herët, ky institucion ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës.


Send this to a friend