
Blerim Xhemaili ndahet nga Erjona: Boll përfitoi prej famës sime
Në verë të vitit 2002 po udhëtoja me avion nga Bostoni në Tiranë. Për herë të parë që nga marsi i vitit 1999, kur së bashku me familjen isha vendosur në këtë qytet të njohur amerikan. Dhe bash në periudhën kur në Japoni dhe Korenë e Jugut po zhvillohej botërori i futbollit. Ashtu si këto ditë që kjo ngjarje kaq e madhe po zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë
Ja përse kur u ndalënm për nja dy orë në Zyrih, që të merrnim avionin për Tiranë, unë me disa shqiptarë të tjerë, që udhëtonim së bashku në të njejtin avion, u sulëm tek një alamet televizori, i vendosur në sallën e madhe të terminalit, që shihnim një nga ndeshjet e atij botërori, që për fat të keq pas disa minutash përfundoi. Por nuk përfunduan hamendësimet se cila skuadër, Gjermania, Brazili, Franca, apo Italia do të ishte mbretëreshe e këtj botërori. ( Pas finales me Gjermaninë, atë do ta fitonte Brazili).
Dhe ndërkohë, një nga shqiptarët , ulur pranë meje, më ftoi të pinim së bashku kafe. Pranova me gjithë zemër. Dhe kësisoj midis nesh nisi një bisëdë rreth aventurës dramatike edhe që ai kishte përjetuar gjatë një ndeshjeje të botërorit Meksikë 1986, të cilën e kishte fituar Argjentina e Maradonës.
-Atë vit unë isha ushtar në një repart të vogël, tutje të Librazhdit, jo larg një pllaje të quajtur Fushë Studno, në kufi me Dibrën e Madhe,- zuri të më rrëfente bashkëbiseduesi, – dhe në sallën e kulturës po ndiqnim ndeshjen e mësipërme, të Argjentinës, që sapo kishte filluar. Se si erdhi rasti dhe ti, që po e komentoje, përdore shprehjen: ”Maradona me këtë arratisje nga krahu i djathtë, mashtron mbrojtësit kundërshtarë…”. Atëherë disa shokë ushtarë shpërthyen në të qeshura.
”Për besë më këtë fjalën “arratisje “ këtij komentatori, dhe ai përmendi emrin tënd, nga lart me të drejtë kanë për t’ia tërhequr veshin”, – tha njëri.. ”Po pse, -ia priti një tjetër,- ai këtë fjalë po e përdor në një ndeshje futbolli?!”. ”Ashtu vërtet, po sikur u kujton “armiqve”… arratisjen që ata e kanë për zemër”,- tha përsëri i pari me shpoti.
Me kaq u mbyll ky muhabet dhe të tërë, aty në sallën e kulturës së repartit, vazhduam të ndiqnim ndeshjen në televizor. Por unë nuk e kisha mendjen fare aty…. Kisha ditë që bluaja me vete planin që të arratisesha nga ferri komunist. Bash gjatë një ndeshjeje të këtij botërori!..Të gjithë në repart digjeshin ta shihnin, me ushtarë dhe oficerë e nënoficerë. Sidomos të shihnin Maradonën. Edhe rojat… Dhe fjala ”arratisje” që përdore për yllin argjentinas, sikur më nxiti, më dha zemër. Kështu, ndërsa shokët e kishin humbur torruan pas ndeshjes, si me marifet, dola jashtë dhe nëpër errësirën që kishte mbuluar repartin, u futa në fjetore, ku poshtë dyshekut kisha futur enkas “kallashnikovin” tim. E mora, e fsheha pelerinës, dola jashtë në oborr dhe pastaj duke u zvaritur iu afrova telave që kufizonin repartin.
– Dhe nuk të pikasën rojat?- e pyeta unë.
– E vërteta është se pata shumë frikë, sidomos kur njeri po iafrohej trungut të një pishe, ku isha strukur. Por, ndërkohë, nga salla e kulturës doli një ushtar. Si$ dukej, për të urinuar. Atëherë roja iu afrua dhe pyeti për rezultatin e ndeshjes. Dhe ushtari $uditërisht nuk përtoi t’i tregonte, madje me nge…Tamam ato $aste kalova telat. Dhe, gjithnjë duke u zvarisur nëpër një shteg, bëra drejt një pyllishteje.
– Besoj i njihje mirë shtigjet? – e pyeta unë.
– Doemos, sepse atyre anëve bënim vazhdimisht stërvitje. Sidoqoftë, nuk eca nëpër një monopat, sepse , ndonëse mbrëmje e vonë, andej edhe mund të kalonin fshatarë, që ktheheshin nga ndonjë fshat tjetër. Kështu kalova andej nga pylli, tutje repartit. Atëherë mora frymë disi i lehtësuar. Gjykova se kisha humbur gjurmët e rojave që mund të më ishin vënë pas, kur shokët atje në sallën e kulturës kishin vënë re se unë, tifoz thekur, mungoja midis tyre dhe kësisoj atyre mund t’u kishte lindur ndonjë farë dyshimi. Se kështu ndodh, kur e ke mizën nën kësulë…Por, duke dëpërtuar përmes drurëve të pyllit, ngaqë errësira u bë edhe më e dendur, në vend që të merrja djathtas, ku kufiri ishte jo shumë larg, nga hutimi ia mbatha majtas. Dhe, për dreq, u ndodha në një fushëtirë, poshtë së cilës ngrihej një shtëpi . Dhe, për $udi, që andej vinin brohoritje…Edhe atje, si në sallën e kulturës, ishin mbledhur fshatarë që edhe ata po ndiqnin ndeshjen. Mendova të kthehesha andej nga kisha ardhur, kur befas u dëgjuan të lehurat e një qeni. Më hynë të dridhura, kur pandeha se do të më sulej. Do të më merrte lumi! Mirëpo, për fat të mirë, qeni ishte i lidhur.
– Shpëtove nga ky sikleti i madh?- e pyeta
-Përkundrazi,- m’u përgjigj bashkëbiseduesi,- sepse i mallkuari qen vazhdonte tëk lehte, si të donte të njoftonte se përreth shtëpisë vërtitej një hajdut shumë i rrezikshëm. Nuk mjaftoi kjo, por nga shtëpia doli dikush. Si$ dukej një nga të zotët e saj. Dhe zuri të sillej vërdallë saj, madje drejt vendit ku isha rrëkutur.
– Të pikasi?- e pyeta unë.
– Për fat të mirë, më shpëtoi… Maradona.
– Maradona, e ç’hyn ai në këtë mes?- e pyeta unë, duke pandehur se bashkëbiseduesi kishte shkekur në ndonjë dërrasë të kalbur.
– Sepse në çast nga ajo shtëpi doli një fshatar tjetër dhe briti:
-Po lëre, or i uruar, qenin që kot po leh, dhe hajde shihe Maradonën, se sapo bëri gol!..
Dhe fshatari që nuk e kishte të vështirë të më pikaste, nuk e bëri të gjatë, por me vrap u fut në shtëpi. Atëherë u ktheva dhe me të katra, duke shtrënguar kallashnikovin që mbaja në duar, u sula në anën e djathtë të pylit, që të dilja te shtegu, anës Fushë Studnos, dhe të merrja pastaj drejt kufirit. Ngaqë renda sa më hanin këmbët, u këputa kaq shumë, sa e pashë të udhës ta merrja pakëz veten. Por duket së prapësitë nuk kishin të sosur. Kur e ndjeva vetën tashmë të kendellur dhe u bëra gati që thembrat e këmbëve të më shkonin pas kokës, tutje një ferre m’duk se di$ lëvizi .
“Ndonjë kufitar, që më ka pikasur dhe po më ruan,- mendova me vete. Prita e prita që ai kufitar më së fundi të diltë nga ferra. Dhe doli… Por, sa nuk shqeva sytë sa një filxhan, kur para syve të mi u duk… një goxha derr i egër Fatmirësisht nuk më pa, dhe mori i bekuari, nga i tha mendja. M’u shkri gjaku në rëmba. Sidoqoftë, për $do të papritur, nuk mora të vrapoja, por të ecja i kërrusur…Gjithnjë me kallashin në duar.
– Besoj se këtu i hodhe pas prapësitë ?- e pyeta.
Ai qeshi dhe vazhdoi:
– Ç’thua?!.. Këtu ndodhi ajo i që kurrë nuk e prisja, sepse tek bëja përpara, befas, se si ktheva kokën dhe pashë një hije që m’u sul vetëtimthi. E ndjeva veten nën peshën një trupi, sidoqë jo të rëndë, që, gjithsesi, më përmbysi …
“Ja, më së fundi rashë pre e një kufitari”,- mendova flakërimthi, i mjeruar. Por nuk e dhashë veten. I stërvitur mirë në mundje , pas një dyluftimi jo të gjatë arrita, habitërisht të $lirohesha nga dy luftimimi me kufitarin.…
– Dhe $’ bëri kufitari”?- vazhdova unë plot kurreshtje
– Po nuk ishte kufitar ai ditëziu!..
– Po kush ishte atëherë?!
– Një çunak, që nga pamja nuk dukej t’i kishte mbushur të njëzetat, që edhe ai si unë, rrekej të arratisej. Më shpjegoi pastaj se së bashku me një shok ishin nisur enkas nga Elbasani dhe kishin arritur këtyre anëve. Shoku kishte mundur të kalonte kufirin, kurse ai, shumë i kapitur, kishte mbetur pas. Ishte fshehur në pyll dhe pasi kishte humbur gjurmët, edhe ai kishte mundur të kalonte në… Jugosllavi. Dhe habitej se si një kufitar shqiptar po e ndiqte…
I shpjegova shkurt të gjorit se ai, vërtet hedhur në tokën jugosllave, por i ndarë nga shoku, duke $arë përmes errësirës, pa e kuptuar, kishte hyrë sërishmi në tokën tonë. Dhe kështu duke pandehur, si kufitar, se e kisha pikasur, ishte përleshur me mua. Për të qeshur dhe për të qarë!…
– Besoj se me kaq kjo ndodhi mori fund?- pyeta unë.
– Jo,jo, se fundi pati të papritura krejt të papashikuara…Me atë $unakun, më së fundi, kaluam kufirin, që e njihja pëllëmbë për pëllëmë, por për habi, pa ndeshur asnjë kufitar jugosllav, që kështu t’u doëzoheshim, te posta e parë kufitare e jugollavëve, e cila nuk duhej të ishte larg. Ecëm jo shumë dhe nëpër terr na u shfaq një si kalibe. Nuk mora vesh nëse ajo ishte posta kufitare. Por më bëri përshtypje se andej vinin britma gazmore, thuajse atje se po bëhej dasmë… Ndaj, shend e verë, u afrova, shtyva derën , por, për $do të papritur, me tytën e kallashiit të drejtuar përpara. Ç’të shihja!.. Kufitarë jugosllavë vetëm me benevrekë, që për shtatë palë qejfe po ndiqnin.. një ndeshje të botërorit të futbollit… Kur dëgjuan zhurmën ne derës që u hap, kthyen këkën dhe, për t’u shqyer gazit, hopthi të tërë ngritën duart përpjetë… Doemos, se panë dikë me uniformën e kufitarit shqiptar, i cili kishte arritur jo vetëm të depërtonte në tokën jugosllave, por deri brenda postës kufitare, dhe ndoshta edhe me të tjerë nga pas, tashmë do t’i përcillte tutje kufirit, robër në Shqipëri!…
Ata…kufitarët armiq sa krahëngritur nuk po ia krisnin vajit.. Dhe merreni me mend se zgurdulluan sytë kur unë lashë kallashin në dysheme dhe së bashku me $unakun ngritëm dhe ne duart përjetë…U bë zallamahi!….Ata më dorëzoheshin mua dhe një $unaku me duar në hava, dhe shihnin se edhe ne, po u dorëzoheshim atyre!.. Nuk ishte parë e dëgjuar që dy palë kundërshtare t’u dorëzoheshin kësisoj njeri-tjetrit?!.
– Po ç’ndodhi atëherë?- ishte pyetja ime e fundit pa mbajtur gazin .
– Duke ua bërë me shenja u ftillova se të dorëzuarit ishim unë dhe çunaku, dhe jo ata, pra kapësit… Veç t’i shihje atëherë se si benevrekëmbathësit gollomesh, na u sulën harbutërisht, me lloj lloj të sharash, me siguri të ndyra, që u dilnin pa hesap nga goja . Dhe këta dhjeritës u trimëruan deri në atë pikë, sa u bënë gati edhe të na goditnin. Mirëpo njeri prej tyre di$ zuri t’u rokaniste kështu e ashtu….Dhe atëherë ranë squkë. Shihej faqeza , se ai benevrekas i kishte porositur që as një qime floku të mos na preknin. E kuptova aty për aty se kjo ndodhte se, në një mënyrë, anë një tjetër, unë dhe $unaku i kishim në dorë. Mjaftonte që, kur komandantët e tyre të na merrnin në pyetje, t’u ftillonim se ata kufitarë nuk na kishin kapur trimërisht ne kufi, kur ne orvateshim të futeshm klandestin$e në tokën jugosllave, por ishim ne, që pasi kishim kapëtuar pa teklif kufirin, i kishim gjetur kufitarët e tyre… sy$eltësorë të asaj zone për faqe të zezë, duke ndjekur një ndeshje futbolli.
Ndaj, pasi na mbajtën atë natë në postë, të nesërmen që me sabah, na nisën në një qytet jugollav, ku u kërkuam eprorëvëe të atjeshëm të kufirit, strehim politik. Pasi na shtrydhën disa javë me turli pyetjesh, ata na nisën për në Beograd, ku ambasada amerikane na dha vizën dhe pas disa ditësh fluturuam për në Amerikë.
Kështu e mbylli bashkëbiseduesi im rrrëfimin kaq angështues dhe gazmor, rreth arratisjes së së tij gjatë një ndeshjeje futbolli të botërorit të vitit 1986.
Topi zyrtar i Kupës së Botës 2026 në një zonë tifozësh në Nju Jork, SHBA, prill 2026.
Numërimi mbrapsht po shkon drejt fundit. Kupa e Botës 2026 nis sonte – dhe me të fillon festa më e madhe e futbollit.
Për 39 ditë, 48 kombëtare do të garojnë për trofeun më të lakmuar në sport, në një Botëror që do të sjellë më shumë ekipe e më shumë ndeshje, dhe që premton më shumë spektakël se kurrë më parë.
Këtu mund të mësoni shumëçka për favoritët, yjet, formatin e ri të garës, oraret, biletat dhe zhvillimet që po e shoqërojnë turneun para fishkëllimës së parë.
Kupa e Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada, shënon herën e parë që tri vende e organizojnë së bashku kampionatin që mbahet çdo katër vjet.
Ky do të jetë Botërori më i madh deri më tani sa i përket numrit të pjesëmarrësve.
Ndeshja hapëse e garës do të zhvillohet mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, në Meksiko Siti, të enjten, pra sonte në orën 21:00, sipas kohës lokale në Kosovë. Finalja do të luhet më 19 korrik, në Nju Xhersi të SHBA-së.
Kjo Kupë e Botës është e para që përfshin 48 shtete, për dallim nga Botërorët e mëparshëm, që kishin nga 32 sosh.
Argjentina, Brazili, Franca, Gjermania, Spanja dhe Anglia janë në mesin e kombëtarëve të mëdha, që do të garojnë për trofeun më prestigjioz në futboll.
Këtij Botërori do t’i mungojë fituesja e katërfishtë e Kupës, Italia, që nuk arriti të kualifikohet, ashtu siç nuk arritën as Kosova dhe Shqipëria – megjithëse ishin afër, dështuan në plajof dhe nuk do t’i shohim për herë të parë në një Botëror.
Kombëtaret pjesëmarrëse sivjet janë të ndara në 12 grupe, me nga katër ekipe.
Dy ekipet e para në grup, me më së shumti pikë (fitorja siguron 3, barazimi 1), do të kualifikohen drejtpërdrejt në fazën e radhës të garës – e cila njihet si rrethi i 32 më të mirëve.
Pjesa e mbetur e rrethit të 32 më të mirëve do të përbëhet nga ekipet që do të zënë vendin e tretë në grup gjatë fazës grupore, dhe që do të kenë rezultate më të mira në përgjithësi. Gjashtëmbëdhjetë ekipe do të eliminohen në grupe.
Nuk do të ketë gjuajtje të penalltive për të përcaktuar ekipin fitues gjatë ndeshjeve në grupe. Por, në fazat e ardhshme, nëse një ndeshje përfundon me barazim, atëherë do të luhen edhe 30 minuta shtesë. Nëse prapë nuk ka fitues, atëherë do të zhvillohen penalltitë.
Tifozët në Kosovë, dhe në Evropë në përgjithësi, duhet të përgatiten për net të gjata, ose për t’u zgjuar shumë herët në mëngjes, të paktën gjatë dy javëve të para të turneut.
Ndeshjet e Kupës së Botës fillojnë qysh pas mesnate për tifozët në Evropë, më saktë nga ora 1 e mëngjesit e tutje.
Ka, gjithashtu, ndeshje që nisin në orën 4 të mëngjesit, sipas kohës lokale në Kosovë, por edhe në orët e përshtatshme si 18 dhe 21.
Plot 35 ndeshje të fazës së grupeve fillojnë mes mesnatës dhe orës 6 të mëngjesit, sipas kohës lokale në Kosovë.

Edhe disa nga ndeshjet e fazës eliminatore nuk do të zhvillohen në orare shumë të favorshme, por shikuesit evropianë do të lehtësohen kur të mësojnë se gjysmëfinalet dhe finalja do të luhen në orën 21, sipas kohës lokale në shumicën e vendeve të Kontinentit të Vjetër.
Dy prej kombëtareve që po shihen si favoritet kryesore janë kampionia e dyfishtë, Franca, si dhe Spanja, e cila e ka fituar kampionatin një herë.
Franca ka një skuadër yjesh, përfshirë Kylian Mbappen, Ousmane Dembelen dhe Michael Olisen. Spanja, ndërkaq, var shpresat te të rinjtë e talentuar, siç është 18-vjeçari Lamine Yamal.
Edhe kampionia në fuqi, njëherësh fituese e trefishtë e Botërorit, Argjentina, së bashku me favoritin tradicional, Brazilin – kombëtaren më të suksesshme në Botëror – kanë shanset e tyre reale.

Brazili synon trofeun e gjashtë botëror, i cili do të ishte i pari nga viti 2002.
Organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA, është përballur me kritika të ashpra për strategjinë e saj të çmimeve të biletave për këtë Kupë Bote.
Kur biletat dolën në shitje të përgjithshme në janar, çmimet silleshin nga rreth 122 euro deri në rreth 7.570 euro. Megjithëse disa bileta më vonë u ofruan me çmime më të ulëta, të tjerat janë shtrenjtuar ndjeshëm – deri në rreth 28.740 euro për finalen.
Çmimet e rishitjes janë edhe më të larta në tregun dytësor.
Në prill, platforma zyrtare e FIFA-s për rishitjen e biletave listonte katër bileta për finalen me çmim pak më të ulët se 2.3 milionë dollarë secila. Edhe pse FIFA nuk i kontrollon çmimet në këtë platformë, ajo përfiton një komision prej 30 për qind nga çdo rishitje.
Muajin e kaluar, FIFA konfirmoi se kombëtarja e Iranit e kishte zhvendosur kampin e saj nga Arizona në Meksikë, si pasojë e bombardimeve të nisura në shkurt nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Iranit.
Megjithëse një armëpushim hyri në fuqi në fillim të prillit, ka pasur sulme mes palëve kohë pas kohe.
Ditët e fundit pati raportime se futbollistët e Iranit do të lejoheshin të hynin në SHBA jo më herët se ditën e ndeshjeve të tyre, por kjo u hodh poshtë nga SHBA-ja.
“Këto komunikata janë të pavërteta. Falë zemërgjerësisë së presidentit Donald Trump, ekipi iranian do të jetë në gjendje të mbërrijë një ditë para ndeshjeve”, tha një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Kombëtare në SHBA.
Por, disa anëtarëve të ekipit iranian nuk iu lëshuan viza, përfshirë “anëtarë kyç të stafit drejtues dhe administrativ”, sipas Federatës së Futbollit të Iranit. Mes tyre: menaxheri i ekipit, dy analistë të ekipit, drejtori i mediave dhe një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sipas Ambasadës së Iranit në Meksikë.
Ndërkohë, gjyqtarit somalez të futbollit, Omar Artan, iu ndalua hyrja në SHBA për shkak të “lidhjeve të tij me persona të dyshuar si anëtarë të organizatave terroriste”, sipas zyrtarëve amerikanë.
Artan – i shpallur gjyqtari më i mirë i Afrikës në vitin 2025 – pritej të bëhej somalezi i parë që do të gjykonte në fazën finale të një Kupe Bote, por iu mohua hyrja në Aeroportin Ndërkombëtar të Majamit të hënën, pavarësisht se posedonte pasaportë diplomatike dhe vizë amerikane.
Somalia është një nga 12 vendet që përfshihen në listën e ndalimit të udhëtimit, të vendosur nga presidenti Trump.
Futbolli kosovar është goditur nga një lajm i rëndë. Ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike futbollisti Fatjon Bunjaku, në moshën 22-vjeçare.
Bunjaku, i cili së fundmi ishte pjesë e Elbasanit në Shqipëri, gjatë karrierës së tij kishte luajtur për disa skuadra të njohura në Kosovë, ndërsa kishte qenë edhe pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës, ku konsiderohej një prej futbollistëve me perspektivë.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga faqja zyrtare e fshatit Samadraxhë, e cila ka njoftuar se 22-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.
“Ka ndërruar jetë tragjikisht Fatjon Fatmir Bunjaku. Të nderuar bashkëvendas, ju njoftojmë që mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fatjon Fatmir Bunjaku. Për ditën dhe orën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë. Në emër të të gjithë banorëve të fshatit ju shprehim ngushëllime familjes Bunjaku”, thuhet në njoftim.
Vdekja e parakohshme e Bunjakut ka tronditur familjarët, miqtë dhe mbarë komunitetin e futbollit, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë reagime edhe nga klubet ku ai ka luajtur dhe nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Bunjaku ka luajtur për Malishevën, Lirinë, Gjilanin dhe Trepçën.
Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka mbrojtur dje në mbrëmje (30 maj) titullin kampion bote të kategorisë IBO në peshën “criuserweight” (pesha deri 93kg).
Në stadiumin “OVO Arena Wembley” të Londrës, ai mundi me vendim unanim të gjyqtarëve britanikun Austine Nnamdi.
Një fitore disi e vëshfirë por e merituar e boksierit lezhjan, që ishte përgatitur për t’u përballur me një tjetër rival, amerikanin Muhsin Cason. Por, ku i fundit, për arsye shëndetësore u detyrua të tërhiqej pak ditë para sfidës dhe vendin e tij e zuri britaniku Nnamdi.
Gjithsesi, Uldedaj bëri një paraqitje të mirë në ring, duke rivalizuar dhe patur epërsi shumicën e 12 raundeve, duke e merituar fitoren. Për boksierin shqiptar, shifrat janë të jashtëzakonshme: 22 fitore e vetëm 1 humbje në karrierë, kjo është hera e parë që e mbron titullin e fituar tetorin e vitit të kaluar.
Të shumtë ishin tifozët kuqezinj në stadium për të mbështetur boksierin shqiptar, që nuk i zhgënjeu, duke fituar e duke mbrojtur titullin. Panorama
Paris Saint-Germaini ka forcuar vendin e tij në panteonin e gjigantëve të futbollit pasi kanë mbrojtur me sukses kurorën e tyre evropiane kundër Arsenalit.
Gjigantët francezë kanë arritur një nivel dominimi që rrallë është parë në historinë e sportit, duke barazuar një rekord që ka qëndruar për më shumë se gjysmë shekulli.
Paris Saint-Germaini janë vetëm skuadra e tretë në histori që fitojnë si kampionatin e tyre vendas ashtu edhe kompeticionin më prestigjioz të klubeve në Evropë në dy sezone radhazi.
Kjo arritje e jashtëzakonshme i vendos ata përkrah legjendarëve të Real Madridit të viteve 1950 (1956-58), dhe më 2016 deri më 2018 (tri herë radhazi) dhe ekipit ikonik të Ajaxit të fillimit të viteve 1970 (1971-73).
Ky sukses u konfirmua pas një nate të tensionuar në Budapest, ku parizienët treguan qëndrueshmëri për të mposhtur një Arsenali kokëfortë.
Duke siguruar si Ligue 1 ashtu edhe Ligën e Kampionëve në sezone të njëpasnjëshme, skuadra e Luis Enrique ka vendosur një nivel supremacie vendase dhe kontinentale që pak epoka në futboll e kanë parë ndonjëherë.
Vetë finalja ishte një përballje e vështirë që kërkoi gjuajtje penalltish për të ndarë dy kampionët.
Pas golit të hershëm të Kai Havertz, Paris Saint-Germain barazoi me Ousmane Dembélé, dhe ndeshja mbeti e barabartë deri në kohën shtesë.
Tensioni arriti kulmin kur Gabriel Magalhães goditi penalltinë vendimtare mbi traversë, duke i dhënë PSG-së fitoren 4-3 në serinë e penalltive.
Pavarësisht se skuadra franceze kontrolloi topin, kundërshtarët e tyre u treguan të vështirë për t’u thyer.
Arsenali regjistroi vetëm 24.7% posedim gjatë gjithë ndeshjes, që sipas “Opta” është shifra më e ulët në një finale të Ligës së Kampionëve që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2004.
Këmbëngulja e PSG-së në fund dha frytet e saj, duke i lejuar ata t’i bashkohen Real Madridit si klubet e vetme që e kanë mbrojtur trofeun në epokën e Ligës së Kampionëve.
Kjo fitore shërbeu gjithashtu si një moment historik personal për Enrique, i cili tani është konsoliduar si një nga mendjet më të mëdha taktike në histori.
“Është edhe më speciale sepse e dinim para ndeshjes sa e vështirë do të ishte,” tha Enrique.
“Mendoj se është e merituar gjatë gjithë sezonit, edhe pse finalja ishte shumë e ngushtë.”
Spanjolli është vetëm trajneri i katërt që fiton tre ose më shumë Kupa Evropiane, duke iu bashkuar emrave si Carlo Ancelotti, Bob Paisley, Zinedine Zidane dhe Pep Guardiola.
Aftësia e tij për të ruajtur fokusin në disa fronte njëkohësisht ka qenë forca shtytëse pas ecurisë rekord të PSG-së, duke krijuar një kulturë fituese që pasqyron dinastitë më të mëdha të së kaluarës.
uke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).
Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.
Lajmi se FIFA kishte vendosur që Botërori i 21-të i Futbollit do të zhvillohej në Katar, ngjalli habi në tërë ruzullin tokësor , sepse ky vend me sipërfaqe 11.571 kilometra katrorë dhe popullsi rreth 3 milonë banorë, ishte një liliput në Gjirin Persik, ngjitur me Arabinë Saudite, vend gjigand me sipërfaqe prej 2.149.690 kilometra katrorë dhe me rreth 34 milionë banorë . Dhe kishte fituar këtë privilegj në konkurencë të ashpër me vende të tilla si SHBA-ja, Koreja e Jugut, Japonia, dhe Australia!
Si mund të zhvillohej një botëror futbolli, për herë të par në një vend të Lindjes së Mesme, ku temperaturat gjatë verës arrinin në …50 gradë dhe në mesnatë…40 gradë ?! Por, për shkaqet e mësipërme FIFA e kishte zgjidhur këtë problem, sepse Botërori do të zhvillohej në këtë vend gjatë muajit… dhjetor. Të gjitha stadiumet do të ishin të pajisura me sisteme ftohjeje, të cilat siguronin që temperaturat të mos kalonin kurrë 27°C, duke garantuar kështu kushte optimale loje dhe një mjedis të rehatshëm për shikuesit në çdo kohë.
Sidoqoftë, ky botëror pati një ve$ori ta panatyrshme: kampionatet kombëtare të futbollit të vendeve evropiane dhe shumë vendeve të tjera të botës do të ndërpriteshin në dhjetor, për t’ia lënë vendin këtij botërori, dhe do të vazhdonin në janar të vitit tjetër.
Përveç Stadiumit Ndërkombëtar Khalifa, me 45,857 vende, dhe i përfunduar në vitin 2010, kur FIFA vendosi që Botërori 2026 të zhvillohej në Katar, gjashtë nga shtatë stadiume të tjera që pritën Kupën e Botës, ishin krejtësisht të reja, kurse një ishte një strukturë ekzistuese që iu nënshtrua zgjerimit.
Ja disa prej tyre: stadiumi Lusail me 88,966 ndenjëse, stadiumi Al Bayt, me 68,895 vende, i projektuar në formën e një tende beduine, të dy në Doha; stadiumi Al Janou me 44,325 ndenjëse, i ngritur në Al Ëakrah, qytet satelit në juglindje të Dohas, stadiumi 974, i quajtur kështu nga kodi ndërkombëtar telefonik i Katarit (+974) me 44,089 ndenjëse , stadiumi i Qytetit të Arsimit me 44,667 ndenjëse, stadiumi Al Thumama me 44,400 ndenjëse. etj
Një rrjet i ri metroje, që përfshinte një total prej 320 km, u ndërtua posaçërisht për këtë ngjarje. Gjithsej për ndërtimin ose rikostrucionin e stadiumene dhe për ndërtimin e objekteve të tjerajo sportive, u investuan reth 200 miliardë $.
Pas pushtimit rus të Ukrainës, që filloi më 24 shkurt të vitit 2022, dhe pas njoftimit të një sërë sanksioneve që do të ndikonin në pjesëmarrjen e Rusisë në veprimtaritë ndërkombëtare të futbollit, FIFA dhe UEFA pezulluan Federatën e Ruse të Futbollit nga të gjitha veprimtaritë ndërkombëtare duke përfshirë çdo pjesëmarrje të mundshme në finalet e Kupës së Botës Katar 2022.
Faza e ndeshjeve në grupe
GRUPI A
Në këë Botërori të zotët e shtëpisë, sidoqë pa përvojë ndërkombëtare, pritej të gjunjëzonin Ekuadorin, vizitor i disa botërorëve, por nuk ndodhi kështu, pasi ekuadorianët fituan pa shumë telashe 2-0. Ishte hera e parë që skuadra e një vendi organzues i kuvendit më të madh të një botërori futbolli të mos fitonte ose barazonte në ndeshjen përuruese të tij. Po me këtë rezultat Holanda mposhti Senegalin. Sfida midis këtyre dy fituesve u mbyll paqësisht 1-1. Ishin pastaj holandezët që mënjanuan përfundimisht Katarin nga ky botëror, (2-0), duke bërë kështu që përfaqësuesja e tij të ishte e dyta që i jepte lamtumirën një botërori pas Bashkimit Jugafrikan, që kishte organizuar Botërorin 2010. Me fitoren 2-1 kundër ekuadorianëve, Senegali zuri n vendin e dytë në grup dhe u kualifikua dhe ai për në betëjat e adhshmë të këtij botërori.
GRUPI B
Në këtë grup, Anglia, nënkampione Evropës, dermoi Iranin,(6-2), lojtarët e të cilit para fillimit të ndeshjes nuk kënduan himnin e tyre, në shenjë solidariteti me bashkatdhetarë të tyre, që protestonin kundër pushtetit diktatorial të Khameneit. Dramatike pritej të ishte ndeshja e amerikanëve kundër skuadrës iraniane. Dh kjo për arsye politike. Ajo zgjati 29 minuta për shkak të kontrollit të disa episodeve në VAR, (10’ në pjesën e parë dhe 19’ në pjesën e dytë), duke e kthyer këtë ndeshje në më të gjatën e të gjithë botrorëve. Amerikanët, jo pa dritherime, fituan me meritë 1-0, pastaj barazuan 0-0 me anglezët , që pasi mundën Uellsin 3-0, u renditën të parët në grup duke lënë të dytët transaatlantikët e Veriut.
Grupi C
Të papriturën e parë e këtij botërori e koleksionoi Argjentina në ndeshjen hapëse të këtij grupi, e cila pas 35 ndeshjesh pësoi një humbje të befasishme nga Arabia Saudite. Fillimthi udhëhoqën jugmamerikanët me anë të një 11-metërshi, të shndërruar në gol nga Messi. Pritej tashmë një goleadë e tyre, por në pjesën e dytë sauditët e befas barazuan me anë të Saleh Al-Shehrit dhe jo vetëm kaq, por i shastisën kndërshtarët “prepotentë”, kur shënuan golin e fitores me anë të Al-Dausarit. Në minutat e fundit, jugamerikanët me Mesin në krye, disi të $oroditur , nisën një mësymje në ballë të gjëë por nuk mposhtën dot kështjellën kundërshtare. Kështu beteja përfundoi 2 -1 për sauditët. Por në takimin e dytë kundër Polonisë së Leëndovskit ata, dëshmuam se “e kishin kufirin deri te thana”, sepse humbën 2-0. Si të ndiqnin shembullin e polakëve, edhe argjentinasit mposhtën Meksikën me të njejtin rezultat, që u përsërit pastaj në takimin e tretë që Mesi me shokë e fituan kundër polakëve të Lëvandovskit. Në këtë pështjellim, Argjentina u rendit e para, e ndjekur nga Polonia. Por polakët me golaverazh më të mirë u kualfikuan për në fazën e dytë pas…36 vitesh. Meksika dhe Arabia Saudite bënë gadi valixhet dhe u kthyen në shtëpi.
GRUPI D
Në këtë grup , ku bënin pjesë Franca, Danimarka, Auatralia dhe Tunizia, të papriturën më të madhe e shkaktuan danezët qëu renditën të…fundit, duke grumbulluan vetem 1 pikë, (0-0) me tunizianët që mposhtën francezët 1-0.
Rezultatet:
Francë- Australi, 4-1; Danimarkë -Tunizi, 0 – 0; Tunizi – Australi 0-1; Francë – Danimarkë 2-1; Tunizi-Francë 1 – 0; Australi – Danimarkë 1-0.
Renditja: Franca 6 pikë, Australia 6, Tuniza 4 , Danimarka 1 pikë.
GRUPI E
Në ndeshjen e parë të Grupit E, Japonia arriti një fitore surprizë kundër Gjermanisë, e cila kryesonte në pjesën e parë me anë të një 11-metrshi të Gundoganit dhe ishte favorite para ndeshjes, por që në pjesën e dytë pësoi dy gola nga japonezët Doan dhe Asano. Në ndeshjen e dytë, Spanja i përmbushi parashikimet duke mposhtur lehtësisht Kosta Rikën 7–0, e ndihmuar nga dy gola nga Ferrán Torresit.
Në raundin e dytë, Kosta Rika siguroi një fitore të ngushtë, 1- 0 ndaj Japonisë, falë një goli nga Fulleri, në një ndeshje të karakterizuar nga pak mundësi shënimi, ku skuadra kostarikane regjistroi një gjuajtje të vetme në portën kundërshtare. Përballja midis Spanjës dhe Gjermanisë, përfundoi në barazim 1-1 pas një goli nga Morata në minutën e 62-të dhe një goli barazimi nga Fëllkrug në minutën e 83-të, duke lënë të gjitha renditjet përfundimtare të grupit të vendoseshin në ditën e fundit të ndeshjeve.
Në raundin e fundit, Japonia mposhti Spanjën 2–1, duke siguruar vendin e parë në grup dhe duke u kualifikuar për në raundin e 16-tave. Spanja, pavarësisht nga humbja, përfundoi në vendin e dytë dhe avancoi në raundin e 16-tave, ku do të përballej me Marokun. Në ndeshjen tjetër, Gjermania mposhti Kosta Rikën, 4-2, e ndihmuar nga dy gola të Havercit. Pavarësisht nga ky rezultati, Gjermania përfundoi në vendin e tretë për shkak të një diference të pafavorshme golash krahasuar me Spanjën, dhe u mëmnjanua së bashku me Kosta Rikën, e cila përfundoi në “bisht” të grupit.
GRUPI F
Ndeshja e parë e këtij grupi midis Marokut dhe Kroacisë, përfundoi pa gola pas 90 minutash loje paqësore. Në ndeshjen e dytë, Belgjika siguroi një fitore të ngushtë 1–0 ndaj Kanadasë, falë një goli të Batshuait. Ishte një ndeshje e luftuar fort, ku kanadezët krijuan raste të shumta, përfshirë një goditje 11-metrshi të humbur. .
Raundi i dytë filloi me një fitore të papritur për Marokun ndaj Belgjikës, (2-0) n fillim të pjesës së dytë nga Saisi dhe Abiukhlali. Në ndeshjen tjetër, Kroacia mundi Kanadanë 4- 1, duke e eliminuar kështu nga turneu. Në raundin e fundit të ndeshjeve, përplasja midis Kroacisë dhe Belgjikës përfundoi në barazim pa gola, pavarësisht nga rastet e shumta të krijuara nga skuadra belge. Ndërkohë, Maroku mposhti Kanadanë, 2 – 1, duke siguruar vendin e parë në grup dhe duke u kualifikuar për në raundin e 16-shes për herë të dytë në historinë e tij (e para ishte në vitin 1986). Kroacia, nënkampione në fuqi e Kupës së Botës, përfundoi si nënkampione në grup. Belgjika dhe Kanadaja, duke përfunduar përkatësisht të tretat me 4 pikë dhe të katërtat me 0 pikë, u mënjanuan nga ky botëror.
Grupi H
Nisi me përballjen midis Uruguait dhe Koresë së Jugut, e cila përfundoi pa gola pas një përballjeje të barazpeshuar. Në ndeshjen e dytë Portugalia mundi Ganën 3–2 në një ndeshje të luftuar që deri në $astet e fundin, që nuk pati “armëpushim”. Kristiano Ronaldo, i cili shënoi një 11-metërsh në këtë ndeshje, u bë lojtari i parë që shënoi në pesë botërorë të futbolliit.
Në ndeshjen e dytë Gana siguroi një fitore 3-2 ndaj Koresë së Jugut, pjesërisht falë një dygolëshi të Kudus, pasi koreanët kishin barazuar rezultatin në 2–2 me anë të golave të #o Gue-Sungut. Portugalia mundi Uruguain 2–0, falë gjithashtu një dygolëshi të Bruno Fernandesit, duke siguruar kështu kualifikimin për në raundin e 16-tave, kurse fati i vendit të dytë kualifikues mbeti i pavendosur.
Në raundin e fundit të ndeshjeve, Koreja e Jugut papritur gjunjëzoi Portugalinë 2–1, me një gol të fitores në minutën e 91-të nga Huang Hi-#anit. Ky rezultat i kualifikoi koreanët për në raundin e 16-tave për herë të tretë. Uruguajnët siguruan një fitore ndaj Ganës me dy gola të të De Arraskaetas, por.. më kot. Portugalia u ul “në poltronën e parë” me 6 pikë, duke ia lënë ‘poltronën’ e dytë koreano-jugorëtve me 4 pikë, aq sa dhe Uruguai, por duke pasur diferencë golash më të mire. Gana me tri pikë përfundoi në ‘poltronën’ e fundit.
GRUPI G
Ndeshja e parë e Grupit G midis Zvirës dhe Kamerunit u mbyll 1-0 për zviceranët. Në ndeshjen e dytë, Brazili mposhti lehtësisht Serbinë 2–0, falë një dygolëshi të Ric$arlisonit. Raundi i dytë u hap me një fitore 1–0 për Brazilin ndaj Zvicrës, e vulosur nga një gol i Kazemiros në minutën e 83-të. Brazili kështu u kualifikua për në raundin e 16-të, kurse Serbia dhe Kameruni u kënaqën me një barazim 3–3 në një ndeshje ku serbët patën epërsi 3–1, të cilën nuk arritën ta ruanin, që solli që të dyja skudrat të ruanin shpresa për kulifikim. Në ndeshjen Zvicër- Serbi, ndodhi një nga befasitë më emocionuese të këtij botërori: ajo pqrfundoi 3-2për zvcerano-shqiptarët e Kosovës. Serinëe golave në 20’ e hapi Xherdan Shaqiri, i cili së bashku me K.Ronaldon u bë futbollisti i parë zviceran që ka shënuar në tre botërorë radhazi,- më 2014, 2018 dhe, 2022. Kush nuk kujton që ai pas shënimit të goli me pëllëmbë të hapura dhe të kryqëzuara në gjoks si krerët e shqiponjës, habiti shikuesit në stadium… Pas gjashtë minutash barazoi Mitrovi$i për serbët, që të hovëzuar shënuan golin e dytë me autor Vlahovi$in. Në fillim të pjesës së dytë ishte Freuleri, bëri të kapitullonte skuadrën serbe,e cila u mënjanua së bashku me Kamerunin, i cili, sidoqoftë, zuri vendin e tretë.
FAZA ELEMINUESE
Raundi i 16-të
Tetë përballjet për raundin e parë të fazës eliminuese ishin: Holandë – Shteteve të Bashkuara, Argjentinë – Australi, Francë – Polonisë, Angli – Senegal, Japoni – Kroaci, Brazil – Koreja e Jugut, Marok – Spanjë dhe Portugal -Zvicër.
Në ndeshjen e ditës së parë, Holanda mposhti Shtetet e Bashkuara 3-0, pjesërisht falë një loje magjepsëse të Dumfries, i cili shënoi një gol dhe dha dy pasime, duke siguruar kështu kalimin në çerekfinale dhe duke mënjënuar skuadrën amerikanëe. Në ndeshjen e dytë, Argjentina gjithashtu marshoi në çerekfinale me një fitore 2 – 1 ndaj Australisë, falë golave të Messit dhe Álvarezit.Ndeshjet në vazhdim panë fitore të rehatshme për Francën ndaj Polonisë (3-1), falë dy golave të Mbappésë dhe për Anglinë ndaj Senegalit (3 – 0); Këto rezultate caktuan një përballje çerekfinale midis dy ekipeve fituese.
Në ditën e tretë të ndeshjeve, ndeshja midis Japonisë dhe Kroacisë përfundoi 1–1 në kohën e rregullt, duke i dërguar të dyja skudrat në kohën shtesë. Me rezultatin e mbetur të barabartë në 1-1, ndeshja u vendos përfundimisht nga gjuajtjet nga pika e 11- metërave, që sollën fitoren e skuadrës kroate e fitoi 3-1 kryesisht falë heroizmit të portierit të tyre, Livakovi$, i cili bëri tri pritje.
Në ndeshjen tjetër të ditës, Brazili fitoi me rezultatin 4–1 ndaj Koresë së Jugut (duke paaur tashmë epërsi të padiskutueshme 4–0 në pjesën e parë), dhe duke u kualifikuar kështu për një ndeshje çerekfinale kundër Kroacisë. Në ditën e fundit Maroku mundi Spanjën me 11-metërsha, duke mënjanuar kështu befasisht ‘Furitë e kuqe ‘ kundër të gjitha parashikimeve dhe për të arritur në këtë mënyrë në çerekfinale për herë të parë në historinë e tyre. Kështu, marokenët u bënë skuadra e katërt afrikane që arriti në çerekfinalet e një botërori , pas Kamerunit në Itali, (1990), Senegalit në Botërorin Koreja e Jugut-Japoni, (2002) dhe Ganës në Botërorin Afrika e e Jugut,(2010). Takimi, e cila përfundoi 0–0 pas kohës shtesë, u fitua 3-0 nga marokenët pasi skuadra spanjolle humbi çdo 11-metërsh që gjuajti.
Në ndeshjen e ditës së fundit Portugalia mënjanoi Zvicrën me një fitore të madhe 6 -1, falë dhe një tregolëshi të Ramosit, duke arritur çerekfinale për herë të tretë në historinë e saj.
FAZA #EREKFINALE
Kroacia e vogël u ndodh përballë Brazilit gjigand, ashtu si edhe Holanda përballë Argjentinës; Maroku do të kryqëzonte “shpatat” me Portugalisë e K. Ronaldos dhe dy ‘shemrat e vjetra Anglia dhe Franca do të ‘kacafyteshin’ me njera- tjetrën.
Çerekfinalja e parë, midis Kroacisë dhe Brazilit, u vendos me gjuajtje 11-metërshash, pasi koha e rregullt mbaroi 0-0 dhe koha shtesë gjithashtu në barazim 1-1, falë golave të Neimarit për ‘Sele$aon’, sic mbiquhet përfqësuesja braziliane dhe Petkovi$it për Kroacinë. Skuadra kroate i shndërroi në gola të katër 11-metrshat e shigjetarëve të saj saj, ndërsa vetëm brazilianët Rodrigo dhe Marquinjos gjetën rrugën e rrjetës. Kroacia kështu eliminoi Brazilin ,4 -2 me serinë e ‘lotarisë së penaltive’ duke siguruar paraqitjen e tyre të dytë radhazi në gjysmëfinale.
Përplasja midis Holandës dhe Argjentinës përfundon 2–2 në kohën e rregullt: argjentinasit, pasi kishin marrë ‘arratinë’ me dy gola të Molinës dhe Mesit, më pas u arritën nga holandezët në ‘tablonë e fundit’ të aktit të dytë, falë dy golave të Ëeghorstit . Rezultati mbeti i pandryshuar gjatë kohës shtesë dhe në ‘të shtënat e 11-metërshave”, që pasuan, argjentinasit ngadhënjyen, 4-3.
Fati ndeshjes midis Marokut dhe Portugalisë u vendos nga një gol i En-Nesirit në minutën e 42-të të pjesës së parë; pavarësisht nga rastet e shumta të krijuara nga Portugalia, ky gol i vetëm i siguroi fitoren Marokut, që kështu mënjanoi Portugalinë me rezultatin 1 – 0, duke dërguar një ekip afrikan për herë të parë në gjysmëfinale të Kupës së Botës.
Çerekfinalja e fundit, midis Anglisë dhe Francës, u fitua nga francezët, të cilët shënuan në pjesën e parë me një gol të #uaménisë. Nëë fillim të pjesës së dytë, anglezët barazuan me një goditje penalltie nga Kejni, por Franca rifitoi epërsinë me një gol të Olivier Xhirusë. Vetëm pak minuta para përfundimit të ndeshjes, anglezët fituan një11-metërsh.Kejni gaboi nga pika e bardhë dhe kështu francezët u hodhën në gjysmëfinale.
GJYSMËFINALET
Në gjysmëfinalen e parë, Argjentina mposht Kroacinë 3–0, falë një penaltie të shndërruar në gol nga Messi dhe një dygolëshi të Álvarezit, duke u bërë kështu finalistja e parë e turneut dhe duke arritur në finalen e Kupës së Botës për herë të gjashtë.
Në gjysmëfinalen e dytë, Franca mposht Marokun 2–0 me golat e Theo Hernández dhe Randal Kolo Muani, dhe bëhet finalistja e dytë e turneut, duke arritur në finalen e Kupës së Botës për herë të katërt, ( paraqitja e tyre e dytë radhazi pas fitores së tyre në 2018 kundër Kroacisë).
FINALJA PER VENDIN E TRETË
Ndeshja për vendin e tretë u zhvillua midis Kroacisë dhe Marokut. Ndeshja u fitua nga skuadra ballkanike me rezultatin 2–1, pas golave të kroatëve Gvardiol dhe Orshi$, të ndarë midis nga goli i marokenit Dari. Kroatët siguruan kështu për herë të dytë radhazi vendin e tretë, pas paraqitjes së tyre debutuese në Botërorin RUSI 2018, duke dëshmuar se jo rastësisht arrinin një skses të tillë.
FINALJA
Ajo u luajt më 18 dhjetor midis Argjentinës dhe Francës. Të dyja ekipet e kishin fituar këtë dy herë më parë. Golat e parë nga Messi dhe Di María i dhanë Argjentinës epërsinë 2-0 kundër francezëve. Pavarësisht nga zëvendësimet në pjesën e parë, Franca nuk arriti të shkrehte asnjë predhë në portën kundërshtare, ndaj trajneri Deshamp u detyrua në 70’ të bënte disa ndërrime të goditura. Disa minuta më vonë, gjyqtari polak dha një11-metrësh për ta, pasi Kolo Muani u rrëzua në zonën e rreptësisë nga Otamendi. Mbapéja shënoi 11-metërshin ‘pa iu dridhur qerpikët’ dhe me po aq siguri, pa kaluar dy minuta, depozitoi në porten argjentinase golin e dytë. Me rezultatin e barabartë me dy gola secili ekip, ndeshja shkoi në kohën shtesë. Pa kaluar shumë minuta, Messi shënoi golin e tretë në minutën e108-të. Duke e e shpënë Argjentinën drejt ‘limanit” të fitorës? Megjthatë, nuk ishte i këtij mendimi Mbapeja, që duke u penguar përsëri brenda zonës së rreptësisë, fitoi një tjetër 11-metërsh që e shndërroi përsëri në gol, duke u bërë kështu lojtari i dytë që arrin të shënojë një tregolësh në finalen e një botërori pas anglezit Hërst në finalen Angli-RF Gjermane në vitin 1966. Me rezultatin e barabartë 3–3, fati i ndeshjes u përcaktua nga lotaria e 11-metërshave. Argjentina fitoi finalen, pasi shënoi të gjithë goditjet e saj, kurse kundërshtarët shënuan vetëm… dy. Kjo regjistroi fitoren e tyre të tretë në Kupën e Botës dhe të parën që nga viti 1986.
Kampionia e botës u shpërblye nga FIFA me 42 milionë $, kurse nënkamionia me 30 milionë $.
ARGENTINA- Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Acuña; Di María, De Paul, Fernandez, Mek Allister; Mesi, Hulián Álvarez. Trajner. Skaloni.
FRANCALoris; Koundé, Varane, Upamekano, Theo Hernández; Grizmann, #uaméni, Rabio, Dembélé, Giru, Mbappé. Trajner : Deshamps.
Gjyqtar – Marciniak, (Poloni)
Gola172- 172,
Golëshënuesi më I mirë – Mbape, 8 gola
xxx
Ashtu si Fileas Fogu i romanit “80 ditë rreth botës” i shkrimtarit të famshëm francez Zhyl Verni, edhe në bëmë një “ekskursion”, vitesh rreth botërorëve planetit të futbollit, për të arritur në Botërorin e Futbollit SHBA, Kanada, Meksikë, (11 qershor – 19 korrik)
Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).
Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.
Që nga humbja 16-0 e Rusisë kundër Gjermanisë në Lojërat Olimpike të Stokholmit më 1912, përfaqësusja olimpike, këtë radhë e Bashkimt Sovjetik, pikërisht pas gjysmë shekulli, pra, më 1952 zbriste sërishmi në mejdan në Olimpiadën e Helsinkit dhe arrinte deri në gjysmëfinale, ku mundej nga “shemra” e saj, përfaqësuesja olimpike e Jugosllvisë së Titos, me të cilën Stalini i kishte qëruar njëherë e mirë hesapet më 1948, duke e përzënë nga “vatha” komuniste. Për ironi të fatit, do të mundej prej saj në gjymëfinale, dhe, me t’ u kthyer në Moskë, futbollistët e gjorë “do të hanin dajak” dhe do të shpërndaheshin bashkë me drejtuesit anëekënd si “zogjtë e korbit”, sepse nuk kishn mbrojtur edhe atje në fushë idealet marksiste-leniniste ndaj renegatëve titistët çartabesë.
Por në botërorin 2018 përfaqësesja ruse, vinte me goxha tituj në krahëror: kampione se Evropos më 1958, nënkampione më 1972, 1988 dhe vendin e katërt më 1966 në botërorin Angli ‘64..
Në 11 stadiumet qyteteve ruse ku do të zhvillohehin ndeshjet e këtij botërori, midis të cilëve në Moskë, Sankt Petërburg, Rostov mbi Don, Kalingrad, Krasnodar, Samara, Podolsk, Kazan… jo vetëm tifozët rusë, që në rusisht quhen ‘balelshiki’, por, mbi të gjitha qeveria ruse me “car” Putinin në krye prisnin të zhuritur që, në mos kampione, Rusia paktën të ishte në podium e nderit midis më të mirave.
Nga “sitën” e kualifikimevei ishin kacafytur 128 skudra nga “lëmshi” tokësor , por vetëm 32 të ndara 8 në grupe, erdhën për të kaluar muajin “e mjaltit futbollistik” në qytetet ruse, nga ku do të dilnn 16 “bajlozët” që do të vazhdonin betejat në rrethin tjetër të “ferrit”, sipas regullit “humbe, mbprapsht në shtëpi!”.
Në grupin e parë Uruguai dhe Rusia përcollën pa ceremoni çiftin afro-aziatik Arabi Saudite dhe Egjipt , madje kjo e fundit iku me duar bosh pa asnjë pikë, duke vajtur mungesën e shenjëtarit magjik Salah.
Edhe në grupin e dytë çifti iberik Spanjë-Portogali përcolli çiftin afro-aziatik Iran-Marok, ndonëse iranianët u “kërryen dy iberikëve nga një pikë dhe vunë përposh Egjiptin, gjithnjë pa Salahun e dëmtuar.
Franca dhe Danimarka në grupin e tretë, kliente hijerënda të botërrëve , përcollën gjithashtu pa ceremoni Perunë jugamerikane dhe Australinë e kengurëve, që arriti t’i zhvaste një pikë danezëve nordikë.
Në një kohë që kroatët me 9 pikë të plota zunë vendin e parë në grupin e katërt, pasardësit e Maradonës që i ndiqte me trishtim në shkallët e stadiumeve, me vetëm një pikë më shumë se Nigeria, zunë vendin e dytë, kurse islandezët ‘akullorë’ u strukën në vendin e fundit, shumë larg paraqitjes së Europianit të dy viteve më parë, ku kishin arritur të mënjanonin Anglinë.
Brazili, pesë herë perandori i futbollit botëror ‘duke marrë përkrahu’ Zvicrën e kosovarëve Xhaka, Shaqiri, Mehmeti… që me dy golat e tyre gjunjëzuan Serbinë arrogante, zunë vendet e para ne grupin e pestë, dhe serbët dhe pas tyre kostarikanët u mënjanuan.
“Kështjella gjermane” u rrënua pas predhave të meksikanëve dhe koreano-jugorëve në grupin e gjashtë, dhe për herë të parë pasuesit e Bekenbauerit, Mylerit dhe Netcerit, që më 1971 i kemi parë edhe në Tiranë, u larguan të kërrusur nga arena e botërorëve. Në këtë grup u kualifikuan Suedia dhe Meksika.
Asgjë e beftë nuk ndodhi në grupin shtatë, ku Belgjika dhe Anglia u dhanë lamtumirën Tunizisë dhe Panamasë, tepër modeste në këtë botëror.
Grupi i tetë dhe i funditit ishte thuajse i “të parëve midis të barabartëve”, ku në ‘kolltukët ‘ e parë u ulën Kolumbia pastaj Japonia, që la pas Senegalin me pikë të barabarta, por me golaverazh më të mirë se kolumbianët . Habiti Polonia, që mbeti e fundit.
Nisi kështu faza, ku të tetë $iftet fituese, ashtu si në një arenë gladiatorësh do të kapërtheheshin me njera- tjetrën pa hesape, për “për jetë a vdekje”.
Ishin dy golat e Mbapesë në 64’ dh 68’, që i sguruan fitoren Francës në përplasjen me Argjentinën, e cila në minutën e fundit nuk mundi veçse të shkurtonte largësinë me anë të Agueros në takimin që u mbyll 4-3 për “blutë”.
Edhe në takimin Uruguai-Portogali ishte Kavani që me dy gola në 7’ dhe 72’ i dha pasaportën e çerekfinaleve Uruguit, duke zhgënjyer Ronaldon me shokë, që dy vjet më parë kishn rrëmbyer Europianin 2016.
Spanja, nuk mundi të shkonte më larg se barazimi në takimin me rusët, të zotët e shtëpisë; madje ata shënuan në 12’ pas goli të Ignatievi$it në …porten e vet, por gabimin e tij e shleu Zjuba me 11-metërsh. Me lotarinë e 11- metërshave, Rusia pa meritë të veçantë u hodh në çerekfinale.
Brazili më gola të Neimarit në 51’ dhe Firminos në 88’mundi të mposhtte meksikanët, të cilët jo rallë kanë qenë për ta “kockë që nuk kapërdihet lehtë”.
Më vështirë e pati Belgjika në takimin me Japoninë…Deri në minutën e fundit rezultati ishte i barabartë 2-2, me golaë Vertonghenit dhe Felainit në 69’dhe 74’ për belgët, dhe 48’ dhe 52’ nga Haraguçi dhe Inui në 52’për aziatikët këmbëshpejtë.
Zvicra gjithnjë me shqiptarë të prirë nga Shaqiri, nuk mundi të “çante akullnajat” para portës suedeze, për më tepër pësoi një gol fatal nga Forserbgu dhe për fat të keq u largua nga ky botëror.
Anglezi Kejn shënoi një gol nga pika e 11-metrëshit në takimin me Kolombinë, dhe kur pritej të triumfonte, bash në minutën e fundit ishte Mina që barazoi . Edhe në shtesën prej 30 minutash, këto shifra nuk lëvizën. Vetëm me lotarinë e 11-metërshave anglezët mundën të ngadhnjenin….
Erdhën dhe çerekfinalet…
Epërsia e francezëve ndaj urguajanëve ishte e padiskutueshme; megjithatë, “blutë”depozituan në portën e këtyre të fundit vetëm dy gola; me anë të Varanit n në 40’ dhe të Grizmanit në 61’.
Dhe ja e papritura më e madhe e këtij botërori… Brazilianët, pesë herë fitues të Kupës së Botës, u përulën para stuhisës belge. Me sa dukej ndikoi edhe autogoli i Fernandinjos në 13’, që solli edhe golin e De Bruinit në 31’. Në pjesën e dytë Brazili mundi të shënonte me anë të Augustos të vetmin gol të “ngushullimit” ‘ në 76’, por jo më shumë… Ishte kështu dështimi i katërt i kësaj skudre radhazi që nga viti 2002, kur ishte ngjitur në piedestalin e fitores.
Me golat e Megairit dhe Alit, përkatësisht në 30’ dhe 69’, Anglia i dha fund aventurës suedeze në këtë botëror.
Rusia u mposht nga Kroacia lilipute. Loja e rrëgullt përfundoi 1-1- me gola të #erishevit për rusët në 31’ dhe 39’ të Kramari$it. Pastaj në shtësë shënoi Vida (101’) për kroatët dhe barzoi Fernandezit, (115’) për të zotët e shtëpisë… Por këtë radhë lotaria e 11-metërshave u priu ballkano-perendimorëve 4-3,dhe Rusia doli kokulur nga ky botëror dhe bashkë me të edhe… Putini.
Në gjysmëfinale “komshinjtë”, Franca dhe Belgjika dhanë spektakël , ku të dyja skudrat humbën raste shënimi, por dhe portierët u bënë ‘diga’ para portave të tyre, sidomos Kurtuai i belgëve. Por Umtiti me goditijen e tij të kalibruar në 51’ u dhuroi fitoren francezëve.
Kroatët dëshmuan ndaj anglezëve se jo më kot kishin arritur deri në këtë pikë të lartë të botërorit, kur, edhepse pësuan gol që në 5’ të shënuar nga anglezi Triper, nuk u befasuan, shënuan golin e barazimit me anë të nga Perisi$it dhe mposhtën Anglinë në shtesën e lojës në 109’ me golin i Manzukiçit.
Kështu në finale e zhvilluar në stadiumn “Luzhniki” të Moskës në prani të 78.001 spektatorëve dhe 10 burrave shtetarë, me Putinin në krye, u përplasën Franca dhe Kroacia. Blutë fituan 4-2, por fillimi i ndeshjes solli një gol aksidental në portën e kroatëve , që luajtën më mirë në pjesën e parë: në 18’ pas një faulli të paqenë të dhëë në dëm të tyre nga gjyqtari argjentinas Pitana, Kroacia pësoi një autogol nga Manzukiçi në 28’, dhe pas barazimi t të Perisi$it 10 minuta më vonë, ajo u godit nga një 11-metërsh rastësor, të kthyer në gol nga Grizmani. Kur francezët kishin arritur në kuotën e katër golave me anë të Pogbasë ,( 59’) dhe yllit në ngjitje Mbapesë, (65’), kroatët shënuan golin e dytë, por edhe ai rastësor me anë të Manzuki$it, (69’).
Skuadrat u paraqitën në fushë me këto përbërjre:
Franca- Loris, Pavar, Varan, Umtiti, Lukas, Pogba, Grizman, Mbape, Kante, Matuidi, Zhiru.
Kroacia- Subaçiç, Vrsaljko, Striniç, Lovren, Vida, Perisiç, Modriç, Brozoviç, Rebiç, Manzukiç.
Gjyqtar Pitana, (Argjentinë).
Në takimin për vendin e tretë, duke mundur Anglinë 2-0 me gola të Munierit dhe Hazardit, Belgjika, edhe ajo lilipute si Krocia, dëshmoi se ishte një superfuqi e padiskutueshme në ‘mexhlisin’ e futbollit botëror.
Golshuesi më i mirë u shpall anglezi Kein me 6 gola, nga të cilët 3 me 11-metërsh.
Golin më të shpejtë e shënoi danezi Jorgensen në minutën e parë të ndeshjes Kroaci -Danimarkë, (1-1), në kohën e rregullt.
Lojtari më i mirë u cilësua Modriçi, (Kroaci), portieri më i mirë Kurtua, (Belgjike).
Në 64 ndeshjet e Botërorit 2018 u shënuan 169 gola, (2.64 për ndeshje) dhe u ndoqën nga 3.045,376 shikues.
Një zbulim tronditës ka dalë në dritë pas më shumë se 30 vitesh. Mafia italiane kishte planifikuar rrëmbimin e legjendës holandeze të Milanit, Marko van Basten.
Sipas ish-anëtarit të mafias, Xhampaolo Manka, organizata kriminale e drejtuar nga Renato Vallanzasla kishte vëzhguar sulmuesin për muaj të tërë me synimin për të kërkuar shpërblim.
Megjithatë, plani u anulua për një arsye të pazakontë. Vallanzaska ishte tifoz i zjarrtë i Milanit dhe nuk donte të dobësonte skuadrën e tij të zemrës duke favorizuar Interin.
“Ishim shumë pranë njëri-tjetrit dhe Renato ishte një tifoz i zjarrtë i Milanit, siç edhe unë. Më tregoi se kishte në plan të rrëmbente Marko van Basten dhe të kërkonte një shpërblim. Njerëzit e tij po e vëzhgonin lojtarin prej muajsh”, zbuloi Manka në rrëfmin e tij tronditës për “Corriere della Sera” pas kaq kohësh.
PANORAMASPORT.AL
Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).
Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.
Kostoja për organizimin dhe ndërtimin e stadiumeve të reja, rrugëve, aeroporteve, hoteleve për turistët, në qytetet ku u zhvilluan ndeshjet e këtij botërori, arriti shiftën marramendëse… 14 miliardë $. Më larta në historinë e botërorëve të futbollit.
Valës së rrëmbyeshme të protestave që kishin nisur qysh një vit më parë, për shkak të këtyre shpenzimeve skandaloze, iu shtuan protesta të tjera, madje dhe gjatë ditevë të botërorit.
Romario, ish-futbolllist i njohur i përfaqësueses braziliane, pastaj figurë politike, e përcaktoi këtë botëror si “grabitjen më të madhe në historinë e vendit të tij “, dhe kërkoi të bëhej një hetim i thelluar, për të gjetur se si ishin perdorur këto fonde. Një pjesë e mirë e tyre kishte përfunduar në sferat korruptuese të organizuesve dhe qeveritaëve. Por veting nuk pati, si sot në Shqipëri, që edhe ai zvaritet e zvaritet dhe nuk ështëgjithmonë i…plotë.
Zhgënjimin më të madh në grupin B dhe në këtë botëror e solli Spanja, si$ e kemi parë, perandoresha e Boërorit Afrikë 2010, e cila, edhe për gabime foshnjarake të portierit Kasijas, i cilësuar “doreza e artë” e botërorit të kaluar afrikan, doli nga fusha e shpartalluar 5-1, pas valangës së golave të Van Pirsit (2), Robenit, (2) dhe De Vrijit , kur golin ‘e ngushullimit’ për të e arkivoi Alonso.
Bëri bujë fitorja e Kolumbisë, ( 2-0), kundër Uruguait të fortë Kavanit dhe Suaresit, që luajnë përkatësisht me PSG-në dhe “Barcelonën”. Me dy gola të shkëlqyer të Rodriguesit , kolumbianët u hodhën në fazën tjetër të finaleve.
Franca, pasi kaloi “në vrimë të gjëlpërës”, përligji epërsinë ndaj Nigërisë me dy gola të Pogbës dhe Jobos në 70 dhe 90+1.
Edhe gjermanët hoqën ‘picirin’ që të $ky$nin portën hermetike te Algjërisë, duke na sjellë ndërmend se po kaq pisk e kishin pasur ata në takimin e zhvilluar m në Botërorin Spanjë ’1982, kur kishin humbur 1-2.… Këtë radhë i mposhtën ata, po me të njejtin rezultat, por vetëm në shtesën e lojës prej 2×15 minuta, me gola të Shurles dhe Ozilit në 92’ dhe119’.
E njejta dukuri u pa dhe në takimin e Argjentinë kundër skuadrës zvcerano-kosovare. Shprehem kështu, sepse në përbërjen e kësaj të fundit ishin shqiptarët e Kosovës Xhaka, Mehmeti, Shaqiri, Behrami dhe Xhemaili, pra thuajse gjysma e saj….Dhe të mendosh se në rast se goditja e Mehmetit në minutat e fundit të kohës së regullt, do të përfundonte fatalisht në shtyllë dhe jo brenda portës , kjo skudër do të kishte arritur në $erekfinale dhe nuk dihej se $do të ndodhte më pas. Pastaj në 118’ ishte De Maria i cili shënoi të vetmin gol të fitores për skudrën e Mesit…
Që Brazili po $alonte gjitnjë e më shumë, këtë e dëshmoi takmi kundër Kolumbisë, i përshkruar nga lojë e tendosur… Brazilianët, gjithsesi, dolën të fituar, (2-1). Eshtë e vërtetë që Neimari u dëmtua nga një ndërhyrje e rëndë, por është po aq e vërtetë që kolumbianët edhe mund të kishin fituar…
Nisi të shkruhej dhe kapitulli ½ të finaleve. Gjermania ishte ndeshur më 2002 në finale me Brazilin e fenomenit Ronaldo, që e kishte përcjellë atë me dy gola, pa pësuar asnjë.
Por këtë radhë, brenda gjysmë ore, edhe për faj të mbrojtësve të $oroditur brazilianë, Myleri në 11’, Klose në 23’, Kroosi në 24’ dhe 26’ dhe Khedira në 29’ Shurle , 69’, 79’, disa minutamë pas e shpunë rezultatin në 7-0 për ‘teutonët’ e pamëshirshëm, si dikur në Mesjetë…Ishte me të vërtetë për të mos u besur syve!..
Brazilianët mbase kujtonin takimin final kundër Uruguait me 1950… Po atëherë kishin dalë edhepse të humbur 1-2, kishin luajur plot dinjitet. Kurse këtë radhë u shpartalluan 7-0…dhe mbase shifra e golave mund të kishte qenëedhe me e lartë, por gjermanët u treguan ‘fisnikë’, dhe, si t’i mishironin kundërshtarët për herë të ‘frikshëm ‘pot të katandisur këtë gjendje të përvajshme, e mbyllën ‘valvolën’ me kaq..
Finalja e këtij botërori, zhvilluar më 13 qershor 2014, në stadiumin “Marakana” të Rio de Zhaneiros , prani të 74.738 shikuesve, u bë pronë për t’u ndarë midis Gjermanisë dhe Argjentinës. Ashtu si më 1986 në Botërorin Meksikan kur kishte fituar Maradona me shokë, (2-1), dhe kur 4 vjet më pas, në Botërorin Itali 1990 nafaka, u kishte buzëqeshur gjermanëve, që kishin fituar pas 11-metërshit, jo pa polemika, të shndërruar në golin e fitores nga Brehme.
Gjermanëve iu deshën plot dy orë kapërthimesh si të gladiatorëve të lashtë, ku herë ata herë argjentinasit gati sa nuk vunë njeri-tjetrin me shpatulla në ‘rërën’ e arenave. Si$ ndodhi në shtesën e lojës, ku Iguaini, i cili, i ndodhur vetëm para portës, u hipnotizua, gjuajti jashtë, dhe humbi shansin më të mirë që pas vitit 1978, ta $onte për të tretën herë skuadrën e tij në Olimpin e futbollit botëror.
Për ironi të fatit ia la këtë detyrë Gëtces, i cili zëvendësoi Klosen, që pa ngurrim gjuajti dhe shënoi atë gol aq të dëshiruar…Kështu Gjermania për të katërtën herë, (1954, 1974, 1990, 2014), u shpall skudra më e mirë e rruzullit tokësor.
Përbërjet e skuadrave:
Gjermania – Noier, Lahm, J. Boateng, Humeles, Hëvedes, Kramer, (Shurle), Shvainshtaiger, Myler, Kroos, Ozil, (Mertesaker), Klose, (Gëtze);
Trajnetr Lov;
Argjentina – Romero, Zabaleta, Demikelis, Garai. Roho, Maskerano, Bilia, Perez, (Gago), Laveci, (Palacio), Mesi, Iguain, (Aguero); Trajner Sabela;
Gjqtar – Ricoli, (Itali)
Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).
Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.
Të papriturën më të bujshme në këtë botëror sollën ndeshjet e grupit F, ku Italia, 4 herë kampione e botës, zuri vendin e parë, por… nga fundi, me dy barazime të vuajtura me Paraguain dhe Zelandën e Re, kjo e fundit pa asnjë traditë në futboll, dhe një humbje me Sllovakinë, (2-3) që u kualifikua së bashku me Paraguain, kryesues i këtij grupi.
Koreja e Veriut, edhe ajo si shemra e saj, Koreja e Jugut, pas një “ agjërimi “, që nga botërori Angli 1966, ku i kishte shkaktuar Italisë një nga humbjet më skandaloze (1-0), kishte arritur përsëri të depërtonte në radhët 32 finalisteteve të këtij botërori.
Mirëpo, këtë radhë, jo vetëm nuk arriti të ndiqte shembullin ‘e shemrës’ së mësipërme, por grumbulloi …0 pikë, me 11 golatë pësuar, ndonëse mbeti e ngushulluar me humbjen dinjitoze 1-2 ndaj xhonglerëve brazilinë, të cilët zunë vendin e parë në këtë grup, , të ndjekur nga Portogalia dhe Bregu i Fildishtë, edhe kjo skuadër tjetër afrikane, që ashtu si Nigeria dhe Kameruni, u largua plot trishtim nga ky botëror.
Sidoqoftë, udhëheqësit e lartë koreano-veriorë i dënuan futbollistët me punë të rënda ‘edukuese’, sepse nuk i kishin përvetësuar mirë “mësimet e Kim Ir Senit”, themeluesit të Koresë komuniste, ndaj dhe ishin mbuluar me turp…
Ndoshta takimi më dramatik i këtij botërori ishte ai midis Gjermanisë dhe Spanjës. Gjith$ka u zgjidh pas golit të mbrojtësit spanjol Puiol në minutën e 73-të. Kjo ndeshje në fakt duhej të ishte finalja e këtij botërori. Kaq emocionuese, por edhe kaq me ritëm, me kaq pasazhe tërheqëse!
Them kështu, sepse finalja e këtij botërori Spanjë -Hollandë pak të kujtonte finalen e një botërori. E pra, në fushë lëvrinin yje të futbollit botëror. Ishte e habitshme se si këta aktorë të mëdhëj për dy orë rumbullak të jepnin një shfaje kaq të mërzitshme, e cila u zgjidh me golin Iniestës në minutën e 116!..
Përbërjet e takimit final, të zhvilluar në stadiumin FNB të Johanesburgut, në prani të 84,490 shikuesve:
Spanja- Kasijas, Serxho Ramos, Pike, Puiol, Kapdevila, Buskuets, Havi Alondo, Havi, Pedro, Iniesta, Vila, ( zevendësues-Navas, Fabregas, Torres);
Trajner De Boske;
Hollanda- Stekelenburg, Van der Virl, Heitinga, Mathisjen, Van Brokhorst, De Jong, Roben, Kuit, Snejider, Van Persi;
Trajner- Van Marijk;
Gjyqtar- Web, (Angli).
Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).
Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.
Pritej që Brazili të hakmerrej kundër francezëve për humbjen e tetë vjetëve të shkuara në finalen e Parisit, por në fazën finale pesë herë kampionët e botës u gjunjëzuan nga një një gol i rrallë i Anrisë në 57 ‘ dhe u kthyen të zhgënjyer në atdhe pa Kupën e Botës.
…Gjysmëfinale e parë Gjermani – Itali…Gjermanët kujtojnë takimin e 36 vjetëve me axurrët. ”Vaterloja” meksikanase, nuk duhej të përsëritej. Por sa larg ishte ky dyluftim nga ai i 36 vjetëve të shkuara, kur në një grusht minutash të shtesës prej 30 minutave u shënuan plot pesë gola dhe italianët fituan 4-3.
Në këtë takim, pas 119 minutash, ashu siç zbërdhëllen një velë e vetmuar në horizontin e një deti të dremitur, si$ shkruan poeti i madh rus, Lermontov në një poezi të tij, ashtu zbardhëllenin t’ë kapitura’ shifrat 0-0. Por këtu ndodhi $udia. Pikërisht atë minutë mbrojtësi Groso, dhe pa kaluar mirë 60 sekonda edhe Del Piero, depozituan në portën kundërshatre dy gola që i shastisën gjermanët.
Dhe të mendosh se para fillimit të takimit, drejtuesit e stadiumit, për të nxitur skuadrën e tyre, kishin lënë të bu$iste nga fortafolësit melodinë e këngës “Nota magjike”, të kënduar nga $ifti italian Xhana Manini dhe Eduardo Benato, me të cilin ishte hapur Botërori ’90 në Itali. Por kur u kujtuan ta hiqnin, ishte vonë.
Si$ pohoi në fund të takimit mbrojtësi italian, Materaci: “…të frymëzuarit nga kjo këngë ishim ne dhe jo gjermanët”.
Kështu pas tetë vjetësh ‘transalpinët’, si$ quhen francezët nga italianët, u ndodhën përballë axurrëve që kërkonin për herë të katërt të ishin zotëruesit e Kupës se Botës.
U përsërit pak a shumë po i njejti skenar. Por pas një skandali. Kjo ndodhi në 114’, kur Zidani, me një kthesë të befasishme, si të ishte dem, iu sul Materacit e goditi në gjoks dhe e përmbysi…. Dhe ta pret mendja që gjyqtari, i sinjalizuar nga anësori, e dëboi me karton të kuq. Si$ doli më pas, italiani e kishte sharë Zidanin me origjinë algjeriane, nga… nëna, a motra.
Pastaj puna arriti te …penalltitë. Dhe kjo ndodhi pasi Zidani kishte hapur serinë e golave me 11-metërsh në 7’, kurse Materaci më vonë ishte ngritur si periskop mbi lëmshin e fanellave blu- kaltëroshe të të dyja palëve dhe kishte barazuar, 1-1.
Pirlo, Materaci, De Rosi dhe del Piero nuk përsëritën gabimin e francezëve, ve$anërisht të Trezegezë dhe kësisoj italianët, pa shkëlqim, jo vetëm në këtë betejë, por edhe gjatë tërë botërorit, u ulën për të katërtën herë në fronin e mbretëtëreshës .
Italia – Bufon, Zambrota, Kanavaro, Materaci ,Groso, Gatuzo, Pirlo, Kamoranezi, (Del Piero), Perrota, (De Rosi)),Toti, Toni, (Iakuinta);
Franca – Bartez, Sanjol, Turam, Galas, Abidal, Riberi, (Trezege), Viera’, (Diara’), Makelele, Zidan, Maluda, Anri, (Vilfor).
Ishte e dyta herë pas Botërorit USA ’94 që fati i kampiones së botës zgjidhej me 11-metërsha. Në takimin Brazil-Itali gaboi Baxho, ndër më të mirët në fushë. Në takimin e fundit, ai që gaboi ishte Trezegeja, që në fund të pjesës së dytë kishte zëvendësuar Riberinë dhe ende nuk ishte ambjentuar me lojën.
Finalja
Itali – Francë 1-1, (5-3 me shtesë dhe 11-metërsha), në Stadiumin Olimpik, të Berlinit, (89.00 shikues);
Gjyqtar-Elizonfo, (Argjentinë);
Golëshënuesi më i mirë Klose (Gjermani), 5 gola.
Futbollisti më i mirë, Zidan, (Francë)
Çfarë ndodhi te Milani në muajin maj është thuajse e pabesueshme. Të gjithë u përplasën me njëri-tjetrin, ndërsa Igli Tare dhe Masimiliano Alegri po punonin bashkë për arritjen e objektivit Champions.
Monika Kolombo ka zbuluar prapaskena të tjera nga ndeshja e fundit në “San Siro”, që u humb me rezultatin 1-2 ndaj Kaljarit. Duke qenë pranë Milanit, gazetarja sportive zbulon detaje që duken të pabesueshme. Në fjalët e saj kuptohet se vetëm Tare e donte dhe po bënte tifozllëk për fitoren e Milanit.
“Thuhet se te goli i Salemakers në minutën e dytë të ndeshjes, vetëm Igli Tare u hodh në këmbë për të festuar avantazhin e Milanit. Drejtuesit e tjerë nuk lëvizën, pothuajse të bezdisur nga drejtimi që po merrte mbrëmja.
Skuadra ishte vënë në kushtet më të mira të mundshme për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve, objektiv që i ishte kërkuar Masimiliano Alegrit dhe Igli Tares në fillim të sezonit. Me një rezultat të tillë do të ishte e pamundur të largohej trajneri dhe drejtori sportiv, pavarësisht se këshilltari i “RedBird”, Zlatan Ibrahimoviç, nuk duronte asnjërin prej tyre”, shkruan gazetarja italiane.
Dje ishte Xherri Kardinale që vendosi t’i shkarkonte të gjithë drejtorët dhe trajnerin Alegri. Mbijetoi vetëm Zlatan Ibrahimoviç, që duket edhe personi prapa gjithçkaje.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL
FOTOT- Duart me zinxhir dhe me maska në fytyrë, protestuesit “arrestojnë” Ramën dhe Ballukun: Të pandehurit, tradhtarë të kombit
UGSHPD: QYTETARIA, RAMA & DIELLA
Zyrtarët e PS-së në Pukë dhe Shkodër distancohen nga Rama, i bashkohen protestës qytetare
Protestë para Kombeve të Bashkuara në Gjenevë kundër tjetërsimit të pasurive kombëtare dhe kolonizimit të heshtur të Shqipërisë- Nga ARIF EJUPI
Investigimi i BBC: Rusia ishte pas sulmeve me zjarrvënie që synonin kryeministrin britanik Keir Starmer
Ramën nuk e mbajnë nervat, lë në mes intervistën në Top Channel
“Dorëzoni mandatet!”- Protesta e 19 për dorëheqjen e Ramës, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Poshtë qeveria!
KUR NDËRGJEGJA VLEN MË SHUMË SE DISIPLINA PARTIAKE – Nga Frank Shkreli
Skulptura ‘Société’ e Edi Ramës në Basel ruhet nga punonjësit e rendit e sigurisë
Edi Rama gënjen në Romë: “Në Shqipëri nuk ka protesta. Shqiptarët e duan projektin!” Nga Roma raporton gazetarja Alba Kepi
UGSHPD: KUVENDI I SHQIPËRISË SHËNON NJË TJETËR REKORD TË DOBËT
PE kërkon moratorium për zonat e mbrojtura, ish-ministri Arben Malaj: Moment i artë për protestën! Mblidhni 20 mijë firma dhe impononi agjendën në Kuvend
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022


Komentet