VOAL

VOAL

Blerim Çela: Rrëfej për “14 shtatorin”. Kurthet e Berishës brenda partisë

September 13, 2016

Komentet

Intervista- Wolfgang Petritsch: Dakortësia Kurti – Vuçiç qoftë edhe verbale, ka vlefshmëri ndërkombëtare

Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, kanë validitet ndërkombëtar, sepse fjala e dhënë e një presidenti apo e një kryeministri para ndërmjetësve ndërkombëtarë, është po aq e vlefshme sa edhe nënshkrimi. Kështu thotë në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, diplomati austriak Wolfgang Petritsch, ish përfaqësues i BE-së në bisedimet në Rambuje. Për Marrëveshjen e Rambujesë të vitit 1999, ai thotë se ka një vlerë historike, sepse i hapi rrugë ndëryrjes ushtarake të NATO-s. “Kosova tani është 100 për qind në agjendat e politikave të përbashkëta të sigurisë të BE-së dhe Vuçiq e di se çdo veprim ushtarak kundër Kosovës, do të mobilizonte NATO-n për kundërpërgjigje”, thekson Petritsch.

Radio Kosova: Zoti Petritsch, para 25 vitesh keni qenë përfaqësues i Bashkimit Evropian në bisedimet e zhvilluara në Rambuje ku ishte arritur marrëveshja e Rambujesë. Si vlerësoni sot, 25 vite më pas rëndësinë historike të kësaj Marrëveshje?

Wolfgang Petritsch: Do të thosha se kjo marrëveshje ka një rëndësi të vërtetë historike.  Në radhë të parë për Kosovën, sepse ky ishte hapi i parë i njohjes së saj ndërkombëtare dhe hapi parë i fillimit të shkëputjes nga Beogradi. Siç e dini, në Rambuje, fillimisht kemi negociuar rikthimin e një autonomie të lartë të Kosovës.

Por, në paragrafët e fundit të marrëveshjes patëm gjetur një formulë shumë të komplikuar, ku kishim përcaktuar për më vonë mbajtjen e një konference ndërkombëtare, ku do të merrnin pjesë të gjitha palët: Kosova, Serbia, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja,  pra përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë edhe Rusinë, për të diskutuar statusin përfundimtar të Kosovës dhe fatin e saj për të ardhmen.

Në marrëveshje, kishim përcaktuar, që pas tre vitesh të respektohej vullneti i popullit të Kosovës përmes organizimit të një referendumi në një anë, dhe në anën tjetër, të merreshin në konsideratë parimet e OSBE-së.

Kjo ka qenë pika më e rëndësishme të cilës i përmbahemi edhe sot e 25 vjet më pas, sepse në sfond marrëveshja kishte qëllim heqjen e sovranitet të Serbisë mbi Kosovën.  Këtë temë e kemi diskutuar atëherë dhe nisur nga kjo, Rambuje ia hapi rrugën drejt së ardhmes Kosovës.

Çështja e dytë: Marrëveshja e Rambujesë i hapi rrugën ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare, që u bë pa mandatin e OKB-së, sepse ekzistonte rreziku i dëbimit masiv të popullatës së Kosovë, që ne e kemi cilësuar si pastrim etnik ashtu siç e njohim nga rasti i Bosnjës, e që  donim ta parandalonim.

Për fat të keq, nuk patëm sukses, pasi siç e dini, me fillimin e ndërhyrjes ushtarake,  forcat e ushtrisë jugosllave dëbuan qindra mijëra shqiptarë të Kosovës, të cilët u detyruan të largohen në vendet fqinje. Për fat të mirë,  pas përfundimit të luftës, në praninë e trupave ndërkombëtare u mundësua kthimi i menjëhershëm i këtyre refugjatëve të larguar me dhunë nga Kosova.

Kjo do të  thotë se për dallim nga rastet tjera, ku ka pasur konflikte dhe ndërhyre ushtarake, u mundësua kthimi i shpejt i refugjatëve dhe siç e dimë, kthimi i refugjatëve në Kosovë nuk është temë sot.  Pra, duhet të jemi të lumtur për këtë, pasi kështu nuk ka ndodhur në shumë vende,  p.sh., siç është rasti sot me Palestinën. Siç e dini në Palestinë edhe sot, ashtu si para 50-60, apo 70 vitesh, ende kemi kampe të refugjatëve palestinezë në rajonin e Lindjes së Mesme si në Jordani, Egjipt, etj.

Pra, ndërhyrja ushtarake ndërkombëtare në Kosovë i dha fund një konflikti dhe mundësoi kthimin e njerëzve në shtëpitë e tyre, pasi kjo çështje bartte me vete rrezikun të mbetej një konflikt i hapur pambarim.

Ndërhyrja ushtarake shmangu rrezikun që shqiptarët e dëbuar nga Kosova, të vazhdonin të jetonin për vite të tëra në kampe refugjatësh jashtë Kosovës. Kjo është një e arritur shumë e madhe, por në anën tjetër kjo ndërhyrje më vonë u përdor nga Putini për të marrë Krimenë, duke thënë se “nëse amerikanët e bënë  këtë në rastin e Kosovës, mund ta bëjmë edhe ne”.

Natyrisht, ky nuk është një krahasim korrekt, por është përdorim politik i një situate, që nuk ka krahasim, pasi nuk mund të krahasohet rasti i Kosovës me atë të Krimesë. Politikisht,  kjo u shfrytëzua nga Putini.

Më vonë me iniciativën e Kanadasë, u krijua një grup ndërkombëtar shkencor dhe politikë me ekspertë eminetë, që zhvilloi teorinë e parimit të së drejtës dhe përgjegjësisë për mbrojtje nga shkeljet masive dhe të rënda, të të drejtave të njeriut nga një shtet.

Pra, i ashtuquajturi parimi “The Responsibility to Protect”, apo “Përgjegjësia për të mbrojtur” që është një angazhim politik global, i cili u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në Samitin Botëror të vitit 2005, adreson shqetësimet kryesore për parandalimin e gjenocidit, krimeve të luftës, spastrimin etnik dhe krimet kundër njerëzimit. Kjo rregull u keqpërdor më vonë nga Rusia, siç përmenda.

Sidoqoftë, ndërhyrja preventive ushtarake ndërkombëtare e perëndimit, krijoi  kushte të favorshme për njerëzit e Kosovës për të cilat folëm dhe tani Kosova është në rrugë të mbarë për të arritur një marrëveshje të përhershme dhe përfundimtare normalizimi me Serbinë. Se kur do të ndodhë kjo, nuk e dimë, por unë mendoj se baza solide për këtë Kosovë që është sot,  është vendosur me Marrëveshjen e Rambujesë.

Radio Kosova: Zoti Petritsch, 9 vite më vonë, në fillim të vitit 2008, shpalli pavarësinë, që tashmë njihet nga 117 shtete, mes tyre edhe nga 22 shtete anëtare të Bashkimit Evropian. Për fat të keq, kemi edhe pesë shtete të BE-së, që ende nuk e njohin Kosovën. Si e shpjegoni këtë?

Wolfgang Petritsch: Po, është për keqardhje që nuk ka një qëndrim të njësuar të BE-së. Por, ka një dallim! Të gjitha këto pesë shtete nuk është se duan ta dëmtojnë Kosovën, por këtë e bëjnë duke u nisur nga arsye të brendshme politike. P.sh., Qipro është një shtet i ndarë, si të them që ka një shtet të vogël turk, që nuk njihet nga askush. Ne e dimë se në Spanjë ka tendenca që një territor i madh siç është Katalonia, të ndahet nga Spanja. Sllovakia, gjithashtu ka një minoritet hungarez dhe ka frikë se edhe ata mund të ndahen nga Sllovakia dhe t’i bashkohen Hungarisë. Pra, janë arsye të brendshme politike, por që nuk kanë të bëjnë fare me Kosovën. Po ju them se nëse do të shënohet një përparim në dialogun, që po lehtësohet nga Bashkimi Evropian, atëherë këto pesë shtete mos-njohëse, do ta ndryshojnë qëndrimin dhe do ta njohin Kosovën. Kjo është plotësisht e qartë dhe e them, sepse vetë kam folur personalisht me përfaqësuesit e gjithë këtyre pesë shteteve. Dhe më kanë thënë se sa po të shënohet përparim në bisedimet që po zhvillohen mes Kosovës dhe  Serbisë, janë të gatshëm të njohin pavarësinë e Kosovës. Në parim problem është Rusia, kurse këto pesë vende të BE-së, do të veprojnë në mënyrë pragmatike sa po të shënohet një përparim përkatës në bisedime.

Radio Kosova: Para një viti Kosova dhe Serbia arritën në Bruksel një marrëveshje dhe më pas në Ohër u pajtuan për hollësitë e zbatimit të marrëveshjes, por kjo marrëveshje ende nuk po zbatohet. Ju personalisht, pritni përparim në zbatimin  e marrëveshjes, apo më shumë jeni skeptik?

Wolfgang Petritsch: Si të them, si një njohës i situatave në Ballkan dhe Evropë, më shumë jam skeptik. Për shembull, ju i dini vështirësitë që Bullgaria po ia nxjerr Maqedonisë së Veriut, duke e bllokuar fillimin e negociatave për anëtarësim, me kushtëzimin e njohjes zyrtare të gjuhës bullgare.  Kjo është një dëshmi, se edhe brenda Bashkimit Evropian ende nuk jemi të gatshëm të respektojmë të gjitha dallimet, që ekzistojnë mes nesh, qofshin ato të vogla apo të mëdha. Ose rasti i Serbisë, që po vazhdon të mos e njoh pavarësinë e Kosovës dhe kjo çështje mund të zgjidhet vetëm përmes ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian. Prandaj, unë them se, sa më shumë që të ketë përparim në dialog, aq më afër qëllimit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve do të jemi. Siç e dimë, në vitin 2024, ku jemi tash, kemi zgjedhjet në BE dhe ato në SHBA. Duke u nisur nga kjo, nuk besoj se do të ketë përparime të dukshme në dialogun për normalizim. Zoti Lajcak, gjithashtu përfundon mandatin dhe kjo do të thotë që Bashkimi Evropian, duhet të caktojë një ekip të ri për lehtësimin dhe ndërmjetësimin e dialogut. Të shpresojmë që në vitin 2025 të ecim përpara, ndonëse kam frikë se mund të ketë edhe kthim prapa në procesin e dialogut. Është e rëndësishme të theksojmë se gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në dhjetë vitet e kaluara ka pasur përparime të mëdha. Kjo ka ndodhur edhe kohët e fundit, siç është marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të targave. Pa dyshim, ka ndryshime substanciale, por sidoqoftë, është e pamjaftueshme.  Shpresoj se ekipi i ri i Bashkimit Evropian për ndërmjetësimin dhe lehtësimin e dialogut, do të ushtrojë një trysni të madhe tek Beogradi për të shkuar përpara, sepse tashmë kemi një marrëveshje dhe ajo duhet të zbatohet!

Radio Kosova: Zoti Petriq, edhe pse zoti Kurti dhe zoti Vuçiq kanë arritur marrëveshje në Bruksel dhe atë për aneksin e marrëveshjes në Ohër, Zoti Vuqiç, përkundër kërkesës së zotit Kurti, nuk e ka nënshkruan atë. Tani kjo marrëveshje për të cilën ata janë pajtuar në praninë e ndërmjetësve të BE dhe kanë dhënë zotimet se do t’i zbatojnë, a ka vlefshmëri ndërkombëtare, pra a mund të konsiderohet obliguese  për palët pa vendosjen e nënshkrimeve, pasi siç dihet të dy kanë dhënë zotimet për zbatimin  saj?

Wolfgang Petritsch: Është praktikë evropiane, që në rastet kur dy politikanë të lartë, krerë të dy shteteve pajtohen dhe marrin zotime para dëshmitarëve ndërkombëtarë, që në këtë rast është Bashkimi Evropian, pra, kur ata japin një pëlqimin verbal për një çështje të caktuar para ndërmjetësve ndërkombëtarë, atëherë kjo marrëveshje është e vlefshme, pra, ka vlefshmëri ndërkombëtare. Këto marrëveshje, kjo në Bruksel dhe  Ohër, ashtu si më pare, janë të vlefshme, dhe unë besoj se Brukseli do të zhvillojë takime të tjera me Beogradin, që ta detyrojë të njohë marrëveshjet dhe zotimet që ka marrë përsipër. Kjo marrëveshje tashmë është pranuar, sepse fjala e një presidenti apo një kryeministri, është po aq e vlefshme sa edhe nënshkrimi i tij.

Radio Kosova: Bashkimi Evropian po kërkon nga Kosova formimin e një Asociacion të komunave me shumicë serbe. Qeveria e Kosovës deri më tani nuk ka prezantuar një statut të Asociacionit. Sipas mendimit tuaj, çfarë duhet të përfshijë statuti?

Wolfgang Petritsch: Mendoj se duhet parë faktin se në veri të Kosovës janë komunat me shumicë serbe dhe me ato, mendoj unë, duhet bashkëpunuar dhe përkrahur, si për shembull në çështjet ekonomike dhe infrastrukturore, siç është ambienti, përkatësisht menaxhimi i mbeturinave, në çështje që lidhen me kulturën, shkollimin, gjuhën, historinë, ruajtjen e traditës etj.Në këtë çështje, atyre duhet dhënë të drejtat, por ne e dimë gjithashtu se Asociacioni nuk mund të ketë të drejta që dëmtojnë statusin dhe pengojnë zhvillimin e shtetit.

Radio Kosova: Kjo është edhe frika që po shpreh kryeministri Kurti?!

Wolfgang Petritsch: Pikërisht, prandaj siç e shohim, Bashkësia ndërkombëtare është absolutisht  e vetëdijshme, se atje nuk dëshirojnë një republikë të dytë serbe dhe kjo është me shumë rëndësi të theksohet. Këtu, unë do t’i kisha rekomanduar Prishtinës, të bëjë propozimin e statutit për Asociacion, sepse nga përvoja dihet se përparësia i takon atij i cili gjatë negociatave bën propozimet i pari. Kjo e vë të parin që propozon në përparësi, pasi pala tjetër pastaj duhet të deklarohet lidhur me propozimin dhe nëse refuzon, pra, thotë jo, ose ofron propozim tjetër nga i pari, atëherë do të thotë se keni kapur thelbin e bisedimeve dhe natyrën e kompromisit.

Radio Kosova: Momentalisht Serbia po fajëson Kosovën për një vendim të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ka vendosur një rregullore, ku sipas Serbisë, janë prekur qytetarët serbë që përdorin dinarin. Për këtë po zhvillohen bisedime mes kryenegociatorëve në Bruksel. Të gjithë e dimë se në Kosovë, valutë zyrtare është Euro. Ju si e shihni zgjidhjen e kësaj problematike?

Wolfgang Petritsch: Parimisht, çdo shtet ka të drejtë që përmes Bankës se vet Qendrore të përcaktojë se cila valutë duhet të përdorët. Njëkohësisht, në këtë rast është e rëndësishme të dihet se sa çështje e ndjeshme është përdorimi i dinarit në veriun e Kosovës. Për mendimin tim, duke ditur këtë, Kryeministri është dashur të merrte në konsideratë jetën e përditshme që serbët bëjnë në veri, sepse kur qytetarët ballafaqohen befas me vështirësitë e marrjes së pensionit, apo kur kanë nevojë të blejnë, atëherë kjo ka konsekuenca negative për secilin që preket nga një vendim i tillë.E di që është vështirë të bisedohet, është gjithmonë vështirë të bëhen kompromise, por ky është arti i politikës. Pra, që kur merr një masë, të mos dëmtohet qytetari. Dhe tani, unë mendoj se kjo është mirë të riparohet dhe me bisedime dhe dialog të gjendet një zgjidhje kalimtare.

Radio Kosova: Zoti Petritsch, ju herë pas herë takoni zyrtarët amerikanë si janë zoti Eskobar apo zoti Hill, me të cilin ju keni punuar bashkë në Rambuje. Si i vlerësoni raportet aktuale mes SHBA-së dhe Kosovës, pasi ka pasur disa deklarata të zyrtarëve amerikanë, që kanë folur për dëmtim të marrëdhënieve?

Wolfgang Petritsch: Po, aktualisht ka raporte relativisht të tensionuara mes Uashingtonit dhe Prishtinës, pasi Uashingtoni ka filluar të humbë durimin. Kanë kalua 25 vite nga ndërhyrja ushtarake dhe Kosova është i vetmi vend në botë, që u shpëtua përmes ndërhyrjes ushtarake. Kosova është absolutisht një përjashtim në historinë e re të Evropës. Nuk po më kujtohet as një rast tjetër kur një shtet si në rastin e Kosovës është krijuar nga bashkësia ndërkombëtare përmes ndërhyrjes politike dhe ushtarake. Shtetet e Bashkuar, pra Uashingtoni, po thotë se për këtë vend kanë bërë shumë. Janë angazhuar aq shumë për lirinë e popullit të Kosovës dhe tani duan të shohin, thënë ashtu, zgjidhje kompromisi për disa çështje, që mbase mund të jenë të dhimbshme në një mënyrë për Prishtinën, por janë të domosdoshme. Një gjë duhet të dihet: është mënyra amerikane e të menduarit dhe të vepruarit,  që edhe unë e mbështes, kur e thonë edhe në Bruksel:“Duam ta përmbyllim, ti japim fund këtij konflikti midis Kosovës dhe Serbisë, që po zgjat që 25 vite. E dimë se është shumë e dhimbshme për Beogradin, sepse ajo është pala që ka humbur luftën. E në anën tjetër është e vështirë edhe për Prishtinën, por kjo duhet të bëhet, sepse nuk mund të vazhdojë edhe më, që mu në mes të Evropës të ballafaqohemi me një konflikt  edhe për më shumë se një çerek shekulli. Jemi të detyruar të merremi me luftën në Ukrainë, duhet të merremi me konfliktin që ka shpërthyer në Lindjen e Afërt dhe nuk duam të kemi mu në mes të Evropës një konflikt të papërfunduar”. Kjo është arsyeja pse SHBA-ja thotë se duhet që fuqinë politike ta koncentrojmë në Ukrainë dhe në Lindjen e Afërt. Sic e dini, SHBA-ja ka edhe shumë probleme të brendshme. Mendoj se është në interesin e Kosovës që ta mendojë këtë çështje, pasi ende nuk e dimë se kush do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA në muajin nëntor. Nëse do të ketë një rikthim të Trumpit, atëherë kjo të kishte një ndikim  shumë të madh për situatën e sigurisë si në Evropë ashtu edhe në Ukrainë, por me gjasë edhe në Ballkanin Perëndimor. Prandaj, unë mendoj se sa më shumë përparim të bëhet tani në procesin e dialogut për normalizimin e  marrëdhënieve, aq më mirë do të jetë. Sepse, siç e dini, në kohën e Presidenti Trump ka pasur një dozë të caktuar të politikës antikosovare, siç ka qenë rasti me Grenell dhe ai nuk do të tregonte shumë interesim për Kosovën. Mendoj se është shumë e rëndësishme, që Prishtina zyrtare të hapet ndaj serbëve sepse unë e di që ka shumë serbë, më shumë në jug, që duan të jetojnë në harmoni së bashku me shqiptarët.  Prandaj, këto forca pozitive serbe, që tani janë nën presionin e madh të Beogradit, duhet të mbështetën, të përkrahen, që ata të shohin dhe binden se Kosova është një shtet që është këtu edhe për serbët.

Radio Kosova: Më 24 shtator kishim një sulm në veri, ku nga disa forca paramilitare, të udhëhequra nga Radojçiq, një eksponent i afërt i zotit Vuqi, u vra një polic i Kosovës. Nuk ka ditë që zoti Vuçiq nuk e kërcënon Kosovën me retorikën e tij të luftës. A shihni ndonjë rrezik për sigurinë e Kosovës pavarësisht nga prania e KFOR-it?

Wolfgang Petritsch: Mendoj se kjo valë kërcënimesh, fatkeqësisht është pjesë e politikës që ka rrënjët në retorikën, që shkaktuan luftërat të cilat shkatërruan ish Jugosllavinë. Por, unë dua të ju them një gjë: Me bindje, them se Vuçiq nuk është prej atyre që do ta përsëriste gabimin e Millosheviqit për të hyrë në luftë kundër NATO-s, sepse çdo veprim ushtarak kundër Kosovës, do të mobilizonte NATO-n për kundërpërgjigje dhe këtë e di Vuçiq.Po ju them me bindje të plotë dhe ju them se në Kosovë nuk mund të ketë luftë ashtu siç ndodhi me Millosheviqin. Por unë e them me brengë se incidente të tilla si ai në Banjskë, janë të mundshme dhe ato do ta zhvendosnin procesin paqësor shumë vite prapa. Diçka e tillë, duhet të pengohet patjetër dhe kjo gjatë këtij vit, pra vitit 2024, duhet të garantohet me praninë e KFOR-it në veri.

Radio Kosova: A shihni ndonjë rrezik që Kosovës mund t’i bëhet nga Rusia?

Wolfgang Petritsch: Nuk mendoj se Rusia merret drejtpërdrejt me Kosovën. Ajo është e zënë me luftën në Ukrainë ku ka përjetuar humbje të mëdha në njerëz dhe infrastrukturë ushtarake, por mund të thuhet se Rusia është një faktor që shfrytëzon situatën. Ajo dëshiron të pengojë, por jo se ka ndonjë interes për forcimin e Serbisë apo të serbëve. Ajo më shumë ka interes ta dobësojë ndikimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Rusia dëshiron të krijojë bindjen se BE-ja nuk është një organizatë e suksesshme dhe ky në fakt është qëllimi i saj i vërtetë dhe shfrytëzon veçanërisht një tip si Dodiku për ta arritur këtë.Rusia nuk është ndonjë faktor seriozë për Ballkanin Perëndimor, apo për Kosovën, por natyrisht, duhet treguar kujdes.

Radio Kosova: Një pyetje për proceset euro-integruese të Kosovës. Ku ndodhet Kosova në këtë rrugë?

Wolfgang Petritsch: Unë besoj se Kosova është në rrugë të mbarë. Këto dy luftëra që ndodhën, kanë ndezur alarmin në Bruksel dhe kryeqytetet evropiane, veçanërisht në Paris por edhe kryeqytetet tjera për domosdoshmërinë e forcimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe kjo mund të bëhet duke ofruar me procedura të shpejtuara këto vende me Bashkimin Evropian.Për shembull: Kosova tani është 100 për qind në agjendat e politikave të përbashkëta të sigurisë të BE-së dhe kjo është një investim shumë i rëndësishëm në procesin e integrimit dhe unë besoj se do të bëhen përparime vitet që vijnë përmes bisedimeve dhe negociatave për integrim me vendet e BE-së. Por,  një gjë e rëndësishme mbetet. Për afrimin e shpejt drejt BE-së mbetet kusht procesi i dialogut dhe formimi i Asociacionit.

Radio Kosova: Me 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, do të diskutojë pranimin e Kosovës në këtë organizatë. Jeni optimist se Kosova do të pranohet?

Wolfgang Petritsch: Unë mendoj se ekziston tashmë një shumicë për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Sa herë takohem me miqtë e mi serbë u them: “Kosova gjithsesi duhet të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, sepse kjo është shumë me rëndësi”. Anëtarësimi në këtë organizatë është i rëndësishëm, pasi aty ka institucione që kujdesen për të drejtat e njeriut dhe për të drejtat e minoriteteve në rajon, pra që minoritet të gëzojnë të drejtat e tyre dhe kjo është një përparësi e madhe për serbët kosovarë. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, do të thotë hapi i parë që bëhet edhe drejt integrimit në Bashkimin Evropian, por kjo sjell edhe instrumente të reja për mbrojtjen e të gjitha minoriteteve, prandaj duhet thënë serbëve, ashkalive, romëve dhe të tjerëve, se është shumë me rëndësi që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Para pak kohe, për këtë i kam shkruar edhe atit Sava në Manastirin e Deçanit dhe jam i gëzuar që këto ditë u gjet një zgjidhje për këtë çështje pas një kontesti shumëvjeçar.

Avokatja e bosit vlonjat të kokainës në Belgjikë plas bombën: Në gjyqin e radhës dalin lidhje politike në Shqipëri

Maître Nathalie Gallant është një nga avokatet më të njohura në Belgjikë. Ajo mbron Eridan Munoz Guerreron, “peshkun” e madh në gjyqin “SKY ECC – ENCRO”, një biznesmen 51-vjeçar nga Vlora i akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine. Në një intervistë për “Moustique & La Libre” ajo flet për gjyqin me 128 të pandehur, pastrimin e parave në Tiranë dhe lidhjet me politikën në Shqipëri. Ajo është pyetur dhe për sekuestrimin e një hoteli apo një skafi në Shqipëri, duke i quajtur si sekuestrime ende larg kullave miliarda euro në Tiranë.

A ka evoluar struktura hierarkike e organizatave kriminale?

Gallant: Ne shohim se në gjykimin aktual të “Enco” dhe “Sky ECC”, ka rreth dhjetë menaxherë. E cila, në vetvete, tregon se sistemi piramidal, me një bos në krye, është një model krejtësisht i vjetëruar. Të jesh “lider” në përgjithësi do të thotë të kesh kapacitet vendimmarrës. Në nivelin e tij. Nga ky këndvështrim, mund të kesh një menaxher korrupsioni brenda portit, i ngarkuar me gjetjen e doganierëve për të dhënë ryshfet.

Mund të kesh një menaxher që ka kapacitetin të krijojë ose që ka kontaktet që të mund të krijojë kompani për t’i dhënë pamje legale importit të lëndëve narkotike. Të gjithë këta persona konsiderohen se kanë një rol drejtues, pasi me forcë rrethanat japin udhëzime, punësojnë staf. Nuk është aq shumë se ata nuk janë përgjegjës më lart. Është më shumë se ka njerëz që janë përgjegjës para tyre. Kaq mjafton për t’i bërë liderë në kuptimin e ligjit për organizatat kriminale të vitit 1999”

Ju flisni për një piramidë… Në çfarë kat jemi ne në këtë gjyq të “Encro”? Disa elementë – një hotel i shkretë, një varkë e shkretë, etj. – sugjerojnë se nuk jemi në prag të krimit.

Gallant: Jemi në fakt larg kullave 3 miliardë euro në Tiranë. Ky është një lloj problemi. Ose më mirë problemi. Ky gjykim është disi joproporcional nga mjetet e përdorura, nga numri i të pandehurve. Ky provë “Encro” duket sikur duhet të japim një shembull. Ndërsa, edhe nëse flasim për dhjetëra kilogramë kokainë, apo ndonjëherë edhe qindra kilogramë. Edhe nëse vetë malli vlen dhjetëra miliona, ata që po gjykohen këtu nuk janë miliarderë. Larg andej. Vetëm shikoni kërkesat e prokurorit federal për konfiskim. Një milion euro konfiskohen si objekt pastrimi parash? Çdo muaj e gjej veten në gjyqe për çështje marrëzie financiare “belgo-belge”, ku kemi pastrim parash për shuma shumë më të mëdha.

Ka një tjetër gjyq më 8 prill për fakte të ngjashme, çfarë është konkretisht?

Gallant: Ai do të përfshijë një tjetër organizatë kriminale shqiptare, e cila ka disa mbivendosje me “Encro”, pasi në mënyrë të veçantë njëri ose tjetri është i akuzuar në të dy proceset. Nëse vetëm atje, ne duket se kemi ende lidhje në nivele shumë më të larta përsa i përket kontakteve politike në Shqipëri dhe riinvestimit të përfitimeve të mundshme patrimonale nga aktivitetet ilegale.

Gallant: Pra, do të mbroni dikë gjatë këtij gjyqi? Po…

Dhe nuk mund të flisni për të?

Gallant: Zakonisht pjesën e parë të argumenteve të mia të mbrojtjes ia lë gjykatës…bw

Intervista- Gërvalla: Nuk ka tension në marrëdhëniet me SHBA-të

VOA/Klementina Cenkollari

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla tha se marrëdhënien e Kosovës me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira, pavarësisht se mbi disa tema nuk pajtohen plotësisht.

Ndërsa diplomatët amerikanë janë shprehur se mungesa e bashkërendimit për çështjen e përdorimit të dinarit ka dëmtuar partneritetin me qeverinë e Kosovës, zonja Gërvalla tha se “ka disa tema ku nuk pajtohemi 100 për qind në aspektin teknik”, duke shtuar se “vënia në pikëpyetje e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka ndodhur asnjëherë”.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ajo foli edhe mbi mungesën e përparimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse çdo gjë që bëjmë në Bruksel nën ndërmjetësimin e partnerëve tanë evropianë, kohën e skadencës e ka derisa Serbia të tërhiqet, atëherë duhet vetes t’ia shtrojmë pyetjen sa ia vlen që shpenzojmë kaq shumë kohë në Bruksel për marrëveshje që në fund edhe ashtu, nuk e obligojnë Serbinë t’u përmbahet”, u shpreh ajo.

Sa i përket mundësisë që Mali i Zi të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, zonja Gërvalla tha se “do të ishte natyrisht një regres i rëndë në raportet tona bilaterale, prandaj nuk besoj se Mali i Zi do të marr një vendim të tillë”.

 

Zëri i Amerikës: Zonja Gërvalla nesër në mbledhjen e Komisionit për politikë dhe demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pritet të diskutohet raporti për Kosovën. Cilat janë pritshmëritë tuaja?

Donika Gërvalla: Ne mendojmë se nëse nesër krijohet kuorumi i nevojshëm për trajtimin e kërkesës për Kosovën, atëherë mendojmë që një kërkesë e tillë, pra raporti do të mund të miratohet. Dhe më lejoni të konstatoj sot se rrallë ndonjëherë në historinë e anëtarësimeve pas vitit 1990 në Këshillin e Evropës ndonjë shtet ka qenë kaq i përgatitur për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Kemi vepruar së bashku me të gjithë mekanizmat e Këshillit të Evropës, raporti është pozitiv, të gjitha detyrat e shtëpisë janë bërë, prandaj presim që gjatë marsit, gjatë prillit por edhe gjatë majit të kemi lëvizje në këtë drejtim.

Zëri i Amerikës: Zonja Gërvalla, megjithatë zyrtarë të Malit të Zi nga radhët e Partisë Demokratike Popullore pro serbe lanë të kuptohet se delegacioni i tyre do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës ndonëse vendi e njeh pavarësinë e Kosovës. A i druheni votës në Asamblenë Parlamentare në muajin prill apo në Këshillin e Ministrave në takimin e majit?

Donika Gërvalla: Vota për anëtarësimin e Kosovës që do të jepet nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të jetë një votë masive pozitive për Kosovën, të paktën kështu na tregojnë të gjitha bisedat që kemi zhvilluar deri tani ndërsa sa i përket Malit të Zi, me Malin e Zi kemi marrëdhënie të mira dhe unë nuk besoj që shtetet tona fqinje do të duhej të votonin kundër, megjithatë mbetët të shohim gjatë ditëve të ardhshme.

Nuk do të varet nga vota e Malit të Zi anëtarësimi apo mos anëtarësimi i Kosovës, por do të ishte natyrisht një regres i rëndë në raportet tona bilaterale, prandaj nuk besoj se Mali i Zi do të marr një vendim të tillë.

Zëri i Amerikës: Ju thatë më herët se keni bërë detyrat e shtëpisë. Mbyllja e çështjes së pronave të Manastirit të Deçanit përmbushi një nga kriteret që lidhej drejtpërdrejtë me kërkesën tuaj për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Por diplomatë amerikanë thanë se çështje të tjera si ajo e Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të ndikojë në këtë proces. A mund të shfaqet kjo çështje si pengesë në rrugën tuaj?

Donika Gërvalla: Raporti i Këshillit të Evropës e thotë shumë qartë se Kosova përmbushë të gjitha standardet më të larta të demokracisë, të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve jo shumicë, sundimi i ligjit dhe të tjera që janë kritere për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. I hapur pati mbetur vetëm implementimi nga ana e institucioneve i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, një temë që është zgjidhur në ndërkohë, dhe krijimi i kushteve shtesë, pra shtimi i kushteve të cilat nuk janë paraparë në raport, do të ishte një qasje shumë e padrejtë ndaj kërkesës sonë, prandaj edhe nuk besoj që ka për të ndodhur.

Zëri i Amerikës: Një ditë më parë delegacionet e Kosovës dhe Serbisë u takuan për herë të dytë në Bruksel, por pa gjetur sukses për një zgjidhje rreth mbështetjes financiare të serbëve të Kosovës nga Beogradi pas vendimit të Bankës Qendrore që përcakton se për pagesat kesh mund të përdoret veëm monedha euro në Kosovë. Cilat janë gjasat për të arritur një marrëvshje.

Donika Gërvalla: Ndërkohë që duhet konstatuar që nuk asnjë dyshim që euro është e vetmja monedhë që vlen në Kosovë, sipas parimit të të gjitha shteteve demokratike ku vlen ‘një shtet – një valutë’, kemi konstatuar që mund të ketë ndonjë problem aty-këtu për ndonjërin nga qytetarët tanë që duhet të kërkoj zgjidhje. Mirëpo, mos të harrojmë se kemi që nga viti 2011 që diskutojmë me Serbinë në Bruksel rreth institucioneve ilegale edhe rreth shpërbërjes së tyre, që ka qenë një premtim i qeverisë së atëhershme serbe në vitin 2013. Një shpërbërje e tillë e tërësishme nuk ka ndodhur deri tani, prandaj edhe ende jemi duke diskutuar tema të vjetra. Ne me Serbinë jemi marrë vesh në Bruksel duke pranuar të dyja palët atë që në fillim quhej propozimi franko-gjerman e më pas u bë propozimi i BE-së, i cili rezultoi në marrëveshjen e 27 shkurtit të vitit të kaluar. Në si Kosovë kemi qenë e gatshme ta nënshkruajmë menjëherë në Bruksel. Serbia ka refuzuar. Sot, fatkeqësisht nuk jemi në gjendje të themi kemi apo nuk kemi marrëveshje ligjërisht të obligueshme për të dyja palët, për shkak se kemi mbetur e vetmja palë, pra Kosova, që lufton për implementimin e plotë të asaj marrëveshjeje. Nëse çdo gjë që bëjmë në Bruksel nën ndërmjetësimin e partnerëve tanë evropianë, por edhe me ndihmën e partnerëve tjerë, dhe atyre të Shteteve të Bashkuara, kohën e skadencës e ka vetëm disa javë, derisa Serbia të tërhiqet nga ago vendime, atëherë duhet vetes t’ia shtrojmë pyetjen sa ja vlen që shpenzojmë kaq shumë kohë në Bruksel për marrëveshje që në fund edhe ashtu, nuk e obligojnë Serbinë t’u përmbahet.

Zëri i Amerikës: Çështja e dinarit nxiti mospajtime ndërmjet jush dhe aleatëve kryesore të Kosovës, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Diplomatët amerikanë thanë se mungesa e bashkërendimit ka dëmtuar partneritetin me qeverinë tuaj. A jeni të shqetësuar për dëmtimin e këtij partneriteti?

Donika Gërvalla: Unë mendoj se ka shumë keqkuptime dhe shumë keqinterpretime lidhur me një rregullore të re të Bankës Qendrore të Kosovës që është një institucion i pavarur, në punët e së cilës qeveria e Republikës së Kosovës nuk përzihet. Mirëpo, çfarë jemi duke diskutuar është çështje e implementimit të asaj rregulloreje, ku e kemi pranuar në ndërkohë, se bashku me partnerët tanë që mund të jetë nevojë aty-këtu për ndonjë fazë më të gjatë ose më të zgjatur për implementimin e saj. Mund t’ju them që marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të mira. Dhe janë shumë të mira sepse në të gjitha temat që trajtojmë në rajonin tonë, kemi të njëjtin qëndrim dhe kemi të njëjtat synime.

Zëri i Amerikës: Megjithatë shqetësimi ka qenë i pranishëm zonjë Gërvalla mbi qëndrimet që kanë mbajtur autoritetet e Prishtinë mbi çështjen e dinarit. A mendoni se mund të ketë një ndryshim të qëndrimit tuaj për të zbutur këtë tensionim të raporteve?

Donika Gërvalla: Ne, e para, nuk kemi tensionim të raporteve prandaj duhet të ishim shumë të kujdesshëm në terminologjinë që përdorim. Kemi disa tema ku nuk pajtohemi 100 për qind në aspektin teknik, mirëpo kjo është plotësisht normale në marrëdhëniet mes dy partnerësh të ngushtë. Konsideroj se kjo është shumë normale, jo vetëm mes partnerësh, mes dy shtetesh, por është normale edhe në një familje, e cila, përsëri po e përsëris, kemi të njëjtat synime të dyja, edhe SHBA edhe Republika e Kosovës, në të gjitha temat që kanë të bëjnë me rajonin tonë edhe me përparimin e vendeve tona. Që kemi debat lidhur me tema të caktuara është krejtësisht normale. Mirëpo, vënia në pikëpyetje e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka ndodhur asnjëherë dhe nuk ka qeveri të Kosovës, nuk ka institucione të Kosovës, as këto të tanishmet, as ato që mund të vijnë në të ardhmen të cilat do të mund ta vinin në pikëpyetje një relacion të tillë.

25 vjet nga ndërhyrja e NATO-s: Rrëfimi i pilotit amerikan që bombardoi forcat serbe në Kosovë

VOA/Garentina Kraja

Njëzetepesë vite më parë, nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara, NATO-ja ndërmori ndërhyrjen e parë ajrore të shkallës së gjërë për të ndalur spastrimin etnik të popullatës shqiptare nga forcat serbe, pas dështimit të përpjekjeve diplomatike për të ndalur luftën në Kosovë. Fushata ajrore, që filloi më 24 mars, zgjati 78 ditë dhe përfundoi me tërheqjen e forcave serbe nga Kosova dhe vendosjen e Kosovës në një protektorat ndërkombëtar për një dekadë deri në bisedimet që çuan në pavarësinë e saj. Njëzetepesë vite më vonë, Zëri i Amerikës sjell kujtimet e një piloti amerikan që bombardoi objektivat e forcave serbe në Kosovë. Piloti Phil Haun, i cili u rikthye në Kosovë për të vlerësuar ndikimin e sulmeve të tij, i tha koleges Garentina Kraja se nga aspekti moral ndërhyrja në Kosovë ishte vendimi i duhur.

Piloti Phil Haun e mban mend në detaje fluturimin e tij të parë mbi Kosovë, 25 vjet më parë, me avionin luftarak A-10.

Misioni i tij: goditja e objektivave ushtarake serbe për të shpëtuar popullsinë civile dhe spastrimin etnik, që në vitin 1999 e kishin shndërruar Kosovën në një fushë vdekjeje.

Ishte fillimi i prillit të vitit 1999 dhe suksesi i NATO-s, do të varej jo vetëm nga uniteti i brishtë politik i aleancës perëndimore, që për herë të parë po ndërmerte një operacion ushtarak që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, por edhe nga moti.

“Ishte misioni i parë. Qielli ishte i kthjellët ato ditë të para të prillit. Po fluturonim mbi pjesën perëndimore të Kosovës. Pamë disa makina serbe dhe ishte hera e vetme që i pamë makinat ushtarake serbe në rrugë. I goditëm me sukses. Pas kësaj, ata filluan të përdorin makina civile”, tregon ai për Zërin e Amerikës.

Rrafshit të Dukagjinit, parë prej qiellit nga nga avioni si pjesë e ‘Skuadrës 81’, ishte prezantimi i tij parë me Kosovën. Disa mijra kilometra poshtë, forcat serbe po përshkallëzonin sulmet, pasi përpjekjet shumëvjeçare diplomatike nuk arritën ta bindnin Serbinë të mos zgjeronte luftën në Kosovë.

Gjatë javëve kur piloti Haun bombardonte nga ajri objektivat ushtarake, forcat serbe në tokë po dëbonin rreth 1 milionë shqiptarë nga Kosova drejt Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Me një skenar të përsëritur në mbarë Kosovën, nga Gjakova në Pejë, nga Krushë e Madhe dhe e Vogël në Izbicë e Mejë, për 78 ditë, forcat serbe ekzekutuan rreth 10,000 civilë, shumica burra.

Zëri i Amerikës: A mendoni se vendimi për të ndërhyrë ishte vendim i duhur?

Piloti Phil Haun: “Është e vështirë për mua ta them. Ende punoj për Departamentin e Mbrojtjes dhe më duhet të them se këto janë pikëpamjet e mia dhe nuk pasqyrojnë qëndrimet e Pentagonit. Kam menduar shumë për këtë gjë. Nga aspekti moral, ishte vendim i duhur, duke marr parasysh atë që po ndodhte në Kosovë. Unë jam angazhuar në shumë konflikte, në Irak, në Bosnjë, Afganistan dhe Kosovë. Për mendimin tim, përdorimi i forcës asnjëherë nuk është zgjidhja e dëshiruar, apo që të bën të ndihesh mirë. Por më duhet ta pranoj, ajo që bëmë mbi qiejt e Kosovës, më bën të ndihem shumë mirë për përdorimin e forcës ushtarake.”

Ai thotë se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë e ka formësuar në mënyra të ndryshme.

Në njërin nga fluturimet mbi Kosovë, më 1 maj të vitit 1999, siç shihet në këtë simulim të realizuar nga një studio grafike, avioni i pilotit Haun u godit nga forcat serbe me një raketë ruse tokë-ajër. Ai bëri një ulje të detyruar në Shkup.

Në vitin 2010, piloti Haun u kthye në Kosovë – këtë herë për ta parë atë nga toka dhe për të parë nga afër ndikimin e sulmeve që kishte kryer.

“Pas luftës pati shumë diskutime rreth dobisë së forcës së NATO-s dhe doja të shkoja të shihja ku kisha goditur dhe të flisja me njerëzit atje. Edhe në vendet ku bombat kishin shkaktuar dëm, njerëzit në Kosovë ishin aq dashamirës dhe vazhdimisht më falenderonin për angazhimin e NATO-s. Më bëri përshtypje sa mirënjohës ishin… Shkova në Kosovë në pranverën e vitit 2010. Mora me vete hartat dhe identifikova ato që i konsideroja goditje të mira të objektivave, që do të thotë se kisha qëlluar objektiva ku mendoja se kam shkaktuar dëme të konsiderueshme. Dhe pastaj ato që i konsideroja si sulme të mundshme të këqija, ku shqetësohesha nëse kam shkaktuar dëme të paqëllimshme dhe më duhej të kuptoja se çfarë ishin ato. Në Kosovë më bëri përshtypje aspekti njerëzor. Nga qielli nuk e ke atë ndjenjë, të jetës së njeriut, je lart dhe sheh poshtë, njësoj si sheh nga dritarja e një aeroplani, është vështirë të shohësh njerëz. Andaj të shohësh njerëzit dhe të kuptosh se çfarë ke bërë ka patur ndikim pozitiv në jetën e të tjerëve, kjo ishte fija që lidh këtë rrëfim. Në kolegjin ushtarak mësojmë se forca përdoret për të arritur objektiva politike dhe se forca nuk duhet përdur asnjëherë pa patur një qëllim politik. Sot, ku shikoj pavarësinë e Kosovës dhe rezultatin politik, më ndihmon të mbyll këtë kapitull të jetës time”, tregon piloti Phil Haun.

Që nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, piloti Haun ka kryer misione luftarake në Irak dhe Afganistan. Fushata ajrore kundër objektivave ushtarake në ish-Jugosllavi ka lënë gjurmë profesionale, duke u shndërruar në një nga shtyllat kryesore të angazhimit të tij akademik.

Ai vazhdon të shkruajë dhe të ligjerojë për fuqinë ushtarake ajrore në programin e sigurisë në universitetin e njohur amerikan MIT dhe në Kolegjin e Luftës të Forcave Detare në shtetin Rod Ajlend. Ndërhyrja në Kosovë është një shembull konkret që studiohet dhe diskutohet me studentët. Ndërhyrjen ajrore e NATO-s konsiderohet si një pikë kthese dhe mësimet nga ajo janë të vlefshme për forcat ajrore amerikane dhe strategjinë e përgjithshme të luftës për arritjen e qëllimeve politike.

Kurti për REL: Nuk pranohen propozimet që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë intervistës me gazetarin e Radios Evropa e Lirë, Arton Konushevci, në Prishtinë më 19 mars 2024.

Arton Konushevci

Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët serbë, Qeveria e Kosovës do t’i adresojë me shpejtësi, thotë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Kurti thotë se nga takimi i sotëm në Bruksel pret gjëra konkrete. Kurse, thekson
se ka pasur vazhdimisht opsione të ndryshme për çështjen e dinarit. Kurti nuk deshi të flasë për propozimet e mundshme për zgjidhjen e çështjes, pasi, sipas tij, dëmtohet pozicioni negociator i Kosovës nëse ato shpalosen para kohe.

Ai, megjithatë, thotë se ky është një proces që po vazhdon, “por nuk ka propozime që pranohen nga ana jonë që janë në kundërshtim me rregulloren e re të BQK-së”.

Radio Evropa e Lirë: Zoti kryeministër, në Bruksel po zhvillohen takime në nivel të kryenegociatorëve. Është paralajmëruar se do të bisedohet për çështjen e dinarit. Ndërsa, presidentja e Kosovës paralajmëroi dje [18 mars] se ka një pajtim për një pjesë të propozimit amerikan. A mund të na tregoni se për çfarë bëhet fjalë?

Albin Kurti: Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, si kryenegociator i Republikës së Kosovës ndodhet në Bruksel dhe atje po i zhvillon bisedimet, me ç’rast nuk e di nëse do të ketë takim trelateral apo vetëm dy takime bilaterale me ndërmjetësin evropian dhe emisarin e posaçëm [të BE-së, Mirosllav] Lajçak. Besoj se ai duhet të na njoftojë se për çfarë temash është diskutuar saktësisht dhe çfarë konkluzionesh do të mund të jenë arritur.

Por, më duhet të them se kjo nuk është çështje e dinarit, është çështje e Bankës Qendrore të Kosovës, institucion i pavarur i Republikës sonë. Pra, nuk është në pyetje a të ketë dinar ose jo, por a duhet të jetë BQK-ja institucion i pavarur ose jo. Unë besoj që duhet të jetë dhe ky është obligim yni kushtetues e ligjor. Dinari nuk është ndaluar në Kosovë, por Kushtetuta në nenin e saj të 11-të thotë që mund të ketë vetëm një valutë si mjet pagese dhe kjo duhet të jetë euro.

Ndërkohë, të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët serbë, ne do t’i adresojmë me shpejtësi. Sërish, Banka Qendrore e Kosovës e cila prin në këtë proces – meqenëse rregullorja e saj e re e datës 27 dhjetor është vendim i pavarur i Bankës Qendrore – ajo i adreson me ta dhjetë hapat të cilët i ka paraparë në një plan me fazë transitore tremujore.

Tash, do të bëhen tre muaj më 27 mars dhe unë besoj që të gjithë ata që kanë parashikuar apokalipsin më 1 shkurt, nuk ndodhi as më 1 shkurt, as më 1 mars, e nuk do të ndodhë as më 1 prill.

Radio Evropa e Lirë: Për çfarë mendoni që e pati fjalën presidentja [e Kosovës, Vjosa Osmani] kur tha që ka një pajtim në atë që është thënë nga amerikanët?

Albin Kurti: Tash, unë e kam kryenegociatorin atje dhe besoj që ai do të diskutojë në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku jemi, [me] çka mund të ecim përpara. Por, unë gjithashtu e marr përgjegjësinë që pasojat e caktuara, të cilat mund të shkaktohen në terren, mund të jenë çështje e Qeverisë. Jo vendimi si i tillë, i cili është sovran i Bankës Qendrore të Kosovës, por edhe një herë, ne vetëm bëjmë zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës në terren. Nëse ka pasoja të caktuara që u referohen ministrave tanë për çështjen e dinarit. Por, unë besoj që duhet të përfundojë ky rund takimesh që të mund të flasim saktësisht.

Radio Evropa e Lirë: A prisni që do të ketë diçka konkrete sot?

Albin Kurti: Unë gjithmonë pres që do të ketë diçka konkrete.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë?

Albin Kurti: Unë pres që do të ketë në aspektin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sepse takimet, edhe të nivelit të kryenegociatorëve, edhe të nivelit të lartë që zhvillohen në Bruksel, zhvillohen pikërisht për këtë gjë.

Radio Evropa e Lirë: Dua të kthehem prapë tek ajo që e thashë më herët. Presidentja ka thënë se ka një lloj pajtimi për këtë gjë. A jeni konsultuar me presidenten?

Albin Kurti: Ka pasur vazhdimisht opsione të ndryshme për çështjen e dinarit. Unë nuk besoj që duhet të diskutohen tash, sepse dëmtohet pozicioni negociator i Kosovës nëse ato shpalosen para kohe. Ajo çfarë mund të them është që Qeveria po e bën më të mirën e mundshme, me përkushtim maksimal dhe natyrisht që këtë ne e kemi si mbështetje për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës. Nuk ka kurrfarë ndëshkimi për serbët. Pra, rregullorja e re nuk është ndëshkim, por është një përpjekje e radhës shumë serioze për të bërë formalizimin, legalizimin e transaksioneve financiare.

Ju e dini që ne kemi ndarë një buxhet për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Ne e dërgojmë atje ndihmën financiare në euro, ndërkaq në banka atje merret në dinarë. Ngjashëm do të mund të ishte edhe këtu. Pra, ajo dërgesa që vjen në dinarë, do të mund të merrej në euro.

Radio Evropa e Lirë: A do të ndodhë kështu edhe në Kosovë?

Albin Kurti: Po, kështu do të ndodhë dhe kështu tashmë po ndodh sepse kemi diku mbi 33.000 xhirollogari të serbëve të Kosovës ku ata i marrin eurot e buxhetit të Republikës si ndihmë sociale, si pension, shtesa për fëmijë në xhirollogaritë e nënës e kështu me radhë. Dhe, nuk kemi asnjë serb deri më sot që ka thënë ‘unë e refuzoj euron’. Nuk ka. Gjithashtu, dinari nuk ka asnjë martir. Pra, asnjë serb nuk thotë ‘o dinar, o asgjë’.

Radio Evropa e Lirë: Por, a është pajtuar Serbia që ta bëjë këtë pagesë në euro?
Albin Kurti: Serbia e ka shansin unik që guvernatori i Bankës Popullore të Serbisë t’i përgjigjet guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili – dhe në këtë mënyrë dy bankat qendrore ta rregullojnë çdo paqartësi.

Pra, njëra ndër opsionet për zgjidhjen e kësaj çështjeje, për të cilën janë të njoftuar edhe partnerët ndërkombëtarë, është që më në fund guvernatori Ismaili të marrë letrën e përgjigjes.

Radio Evropa e Lirë: Zoti kryeministër, na thatë që janë diskutuar disa çështje me faktorin ndërkombëtar, por që nuk mund të na i thoni tash. Çfarë propozimesh ka pasur nga [i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel] Escobar?

Albin Kurti: Ata japin vazhdimisht propozime. Unë nuk është e thënë që propozimet e tyre t’i shpalos publikisht duke bërë zëdhënësin e ambasadave. Nuk e bëj dot këtë punë. Unë po tregoj që ne i kemi ofruar një letër Bankës Popullore të Serbisë nga ana e guvernatorit, që në këtë rast na përfaqëson të gjithëve si qytetarë të Republikës, juve si gazetarë, mua si kryeministër dhe ne presim përgjigje nga ana tjetër.

Radio Evropa e Lirë: Dhe, prisni përgjigje…

Albin Kurti: Për opsionet që kanë dhënë amerikanët, gjermanët, e të tjerët, unë besoj që duhet të flasin ata vetë.

Radio Evropa e Lirë: Do të thotë që propozimet që janë dhënë nga Escobar nuk janë refuzuar?

Albin Kurti: Shikoni, është një proces që po vazhdon dhe propozime ka, disa. Por, nuk ka propozime që pranohen nga ana jonë që shkojnë në kundërshtim me rregulloren e re të BQK-së dhe njëkohësisht ne mund të merremi vetëm me pjesën e mbështetjes në terren nëse ka probleme. Sepse problemet që mund të shkaktohen, jo domosdo do të mund t’i zgjidhë të gjitha vetë Banka Qendrore e Kosovës. Në Republikën demokratike janë detyrat dhe funksionet e ndara.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë ndryshoi në Qeverinë tuaj që kjo çështja e dinarit të kthehet në dialog?

Albin Kurti: Me datën 27 dhjetor u miratua rregullorja e re. Asnjë reagim. Më shumë se dy javë, asnjë reagim.

Radio Evropa e Lirë: Nga kush?

Albin Kurti: Nga Serbia dhe ndërkombëtarët, asnjë reagim. Nga serbët e Kosovës, asnjë reagim. Një ditë para se të shkoj unë në Davos, në Forumin Ekonomik Botëror, presidenti i Serbisë [Aleksandar Vuçiq], që kishte shkuar një ditë para kohe, jep kumtin, lajmin e rëndë se më 1 shkurt do të fillojë katastrofa në Kosovë për komunitetin serb. Ai, kur e pa që në terren s’po ka reagim për çështjen e zëvendësimit të dinarit me euron si mjet pagese, atëherë filloi që të bëjë parashikime apokaliptike.

Vetëm më pas, ambasadorët e huaj filluan ta takojnë guvernatorin Ismaili, ministrin [e Financave, Hekuran] Murati, zëvendëskryeministrin Bislimi, mua e kështu me radhë. Pra, vetëm më pas. Absolutisht, derisa nuk ka folur presidenti i Serbisë, nuk ka pasur kurrfarë problemi në Kosovë. Dhe, ai ka folur sepse e ka vërejtur që përgatitjet po shkojnë në rregull. Presidenti i Serbisë ka shpresuar që do të ketë reagim nga poshtë. Kur e ka parë që s’ka reagim nga poshtë, atëherë ka reaguar nga lart. Pra, kur i ka dështuar këmbësoria, ka përdorur artilerinë. Andaj, jemi në këtë problem. Tejreagimi dhe bullingu nga Beogradi, është shkaktari i problemeve, jo rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës.

Kjo u bë edhe më e rëndë atëherë kur në fund të muajit janar për të njëjtën çështje, njësoj sikurse Vuçiqi foli edhe [zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë] Maria Zakahrova nga Kremlini. Kur Vuçiqit iu bashkua edhe Maria Zakharova, atëherë edhe alarmimi i ndërkombëtarëve u bë edhe më i madh.

Pra, kurrfarë katastrofe s’ka pasur as më 1 shkurt, as më 1 mars, as nuk do të ketë më 1 prill. Por, alarmimi, shqetësimi po ndodh në Beograd dhe në Moskë dhe më pastaj jehona e këtij shqetësimi po dëgjohet edhe në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë: Si u përgjigjeni kritikave të faktorit ndërkombëtar që thonë se nuk u është dhënë kohë e mjaftueshme serbëve që jetojnë në Kosovë që të adaptohen, do të thotë nga kalimi i përdorimit të valutës së dinarit në euro?

Albin Kurti: Së pari, bëhet fjalë për një adaptim, i cili është më shumë se dy dekada. Nga viti 1999 ne e kemi markën gjermane dhe nga 1 janari i vitit 2002 ne e kemi euron si valutë në vendin tonë. Nga 1 janari i vitit 2002 ka pasur fazë transitore të adaptimit, të përshtatjes. Nëse më shumë se dy dekada nuk kanë mjaftuar, e unë besoj që kanë mjaftuar, atëherë për çdo shqetësim eventual janë edhe tre muaj shtesë të Bankës Qendrore të Kosovës me ata dhjetë hapat, të cilët ajo i ka paraparë.

Edhe një herë po e theksoj, nuk ka as refuzues të euros e as martir të dinarit në vendit tonë.

Radio Evropa e Lirë: A ka pasur nxitim për këtë çështje, për këtë vendim?

Albin Kurti: Nuk ka pasur kurrfarë nxitimi, ka pasur vonesë mund të thuhet sepse neni 11 i Kushtetutës së Kosovës thotë që padyshim se duhet të ketë vetëm një valutë si mjet pagese. Në anën tjetër, e ashtuquajtura Komercijalna Banka, e cila si degë ka vepruar në Kosovë, ka ngelur pa mëmën e vet, meqenëse ajo i është shitur Nova Ljubjanksa Bankas, NLB-së së Sllovenisë.

Dhe, tri opsione i ka pasur Komercijalna Banka në Kosovë nga Banka Qendrore e Kosovës dhe e ka zgjedhur njërën prej tyre, vetëlikuidimin. Vetëlikuidimi ka përfunduar vitin e kaluar. Tash, kur kanë ngelur pa Konerciajlna Bankën, ata për aktivitetet e tyre ilegale financiare, për financimin e terrorizimit, që u vërtetua vitin e kaluar se e kanë bërë, iu ka ngelur vetëm keshi, paraja e gatshme.

Pra, i gjithë problemi në fakt nuk është euro-dinar, por është transparencë apo mungesë e transparencës, kanale zyrtare financiare bankare dhe jobankare apo thasë me dinarë kesh. Ata e duan këtë të dytën, sepse pluralizmi politik në Kosovë në mesin e komunitetit serb është mbytur me paranë kesh që vjen nga Beogradi. E, paranë kesh ne nuk mund ta lejojmë.

Pra, dinari kesh që ka ardhur me thasë në Kosovë nuk po hyn më dhe sikleti i Beogradit nuk është që serbët nuk mund ta përdorin euron, por që ata nuk mund ta dërgojnë dinarin. Vetëm vëreni intervistat e presidentit të Serbisë ose të ministrave të Qeverisë atje.

Çdoherë kur flasin, flasin në euro. Flasin në euro për projektet kapitale, e flasin në euro edhe kur lëshojnë me qira banesat e tyre në Beograd. Pra, gjithmonë flasin në euro. Ata dëshirojnë që dinarin ta kenë për thasët me para të gatshme që përfundojnë te njerëzit që i raportojnë Millan Radoiçiqit.

Radio Evropa e Lirë: A keni pasur rast të takoheni me përfaqësuesit e komunitetit serb për t’i folur këto çështje?

Albin Kurti: Shikoni, unë e kam ministër Nenad Rashiqin. Ai e ka zëvendësministër [Radoica] Radomiroviqin. Unë jam kryeministër i Republikës së Kosovës që e ka një ministri të respektuar me buxhetin më të lartë për nga rritja, përveç Ministrisë së Kulturës, Sportit dhe Rinisë… Nenad Rashiqin, që është edhe politikani më i popullarizuar serb në vendin tonë. Pra, jo vetëm ministri e zëvendësi i tij, por edhe institucionet e tjera kanë serbë, me të cilët unë komunikoj dhe bashkëpunoj.

Radio Evropa e Lirë: Pas periudhës transitore, që janë diku edhe katër-pesë javë, çfarë do të ndodhë? A do të munden serbët ta përdorin dinarin në Kosovë?

Albin Kurti: Do të mund të kesh kursime në dinarë, askush nuk të ndalon. Mund të marrësh pagesa nga Serbia si ndihmë financiare në dinarë. Por, mjet pagese në Kosovë është euroja. Besoj tash e keni parë, në veri të Kosovës, në restorante, në meny e keni edhe në euro, edhe në dinarë. Dikur ka qenë vetëm në dinarë.

Unë besoj që ngadalë, por sigurt, po shkojmë drejt euros si valutë, që është i vetmi mjet pagese. Dhe, le të mos harrojmë [që] unë nuk po iu them serbëve që si mjet pagese ta përdorin lekun e Shqipërisë dhe as nuk po u them [ta përdorin] valutën e re “dardanë” të Republikës së Kosovës, por euron.

Andaj, edhe ne kemi propozuar, por nuk është pranuar, që takimi ndërmjet guvernatorit Ismajli dhe homologes së tij nga Serbia të zhvillohet në Frankfurt, te Christine Lagarde [presidentja e Bankës Qendrore Evropiane], ku është Banka Qendrore Evropiane. Euro, Evropa… Këtë po themi ne.

*Intervista është duke u plotësuar…

Intervistë me Frank Shkrelin- Jeta nga trojet shqiptare të pushtuara nga serbët deri në zyrat e lirisë, “Zërit të Amerikës”

Një jetë, disa histori- libër i ri nga autorja MARJANA BULKU

 

Një Jetë Disa Histori (Albanian Edition) Paperback – March 1, 2024

Albanian Edition by Marjana Bulku (Author)

Libri “Një jetë disa histori” është një përmbledhje me intervista, profile shqiptaro-amerikane, esse dhe refleksione letraro-gazetareske. Ky publikim ka si qëllim të sjellë bashkë individualitete shqiptare, të cilat udhëve të integrimit kalojnë sfida të përbashkëta, shumë prej të cilave janë iluminuese për të tjerët, sot dhe nesër.Një prej intervistave të botuara në këtë libër është intervista me Frank Shkrelin:

-Zoti Frank Shkreli ju njiheni në botēn shqiptare si gazetar i Zërit të Amerikës, si mund ta përshkruani rolin tuaj si gazetar para viteve 90 -të, po pas 90-tës?

FSH: Unë kam filluar punën si gazetar dhe më vonë edhe si redaktor dhe producent në Zërin e Amerikës, seksioni shqip në vitin 1974 deri në vitin 1984. Më pas po tek Zëri i Amerikës, kam shërbyer edhe si shef i seksionit shqip të VOA-s (1984-1985). Nga viti 1985 deri në vitin 1990 kam shërbyer si këshilltar i lartë programacioni në Drejtorinë Europiane të Zërit të Amerikës, duke këshilluar dhe duke ndihmuar qindra gazetarë evropiano-lindorë të gjuhëve të ndryshme, në lidhje me programet dhe gazetarinë, subjektet dhe mbulimin e lajmeve në përgjithësi, drejtuar vendeve ish-komuniste të Evropës Lindore. Ju kujtoj që në këtë periudhë, duhej punuar në kushtet e luftës së ftohtë. Nga viti 1990 deri në vitin 1994 jam emëruar zëvendës drejtor i Drejtorisë për Euroazinë në Zërin e Amerikës, ent i cili në atë kohë përfshinte edhe Bashkimi Sovjetik që ndërkohë u shpërbë. Gjatë luftërave ballkanike, nga viti 1994 e deri në vitin 2003 më kanë emëruar dhe kam shërbyer si Drejtor në Drejtorinë e Zërit të Amerikës për Evropën, një ent nga i cili vareshin programet e VOA-s, në nja 20-gjuhë të ndryshme drejtuar Evropës, kryesisht asaj ish-komuniste, përfshirë programet në shqip të VOA-s, por nën mbikqyrjen time kisha edhe disa radio-programe të tjera drejtuar si për shembull, Spanjës, Portogalisë dhe Greqisë, ndër të tjera.

Në vitin 2003 kam dalë në pension pas 30-vjet shërbimi në Zërin e Amerikës dhe jam marrë me shkrime dhe vazhdoj të shkruaj për median shqiptare anë e mbanë trojeve si dhe në diasporë mbi çështje dhe subjekte, me të cilat, ata që ndjekin shkrimet e mia modeste, e dinë se mbuloj një seri çështjesh, subjektesh, ngjarjesh dhe personalitetesh, të cilët kam pasë fatin të  njihja gjatë dekadave të shkruara, sidomos nga diaspora e vjetër shqiptare, për të cilët shumë pak shkruhet, aq më pak kujtohen, por të cilët kanë merita të mëdha për të gjithë ne.

-Një i ri emigronte në SHBA, kur vendit amë i mungonte liria dhe prek tokën ku liria frymëzonte botën, a mund të na i përshkruani shkurtimisht stacionet e këtij rrugëtimi? 

FSH: E vërteta është se nuk ishte një rrugëtim i lehtë për mua, ashtu si nuk ishte i lehtë as për mijëra shqiptarë, të cilët ishin detyruar gjithashtu të largoheshin nga Atdheu për të gjetur lirinë dhe një jetesë më të mirë për ta dhe familjet e tyre, e disa prej tyre – si kundërshtarë politikë të komunizmit – ishin detyruar të arratiseshin përballë rreziqesh edhe për të shpëtuar jetën nga komunizmi.

Unë kam lindur në Amull, fshat në rrethin e Ulqinit. Shkollën fillore, 8-vjeçaren e kam krye në vendlindje ku mësimet kryheshin në shqip dhe serbisht, si gjuhë e dytë. Shkollën e mesme e kam ndjekur në Seminarin Katolik të Urdhërit të Salezianëve në Kroaci dhe Slloveni në serbo-kroatisht siç quhej në atë kohë, ku mora disa njohuri edhe për disa gjuhë të huaja. Kurse përvetësimi i gjuhës shqipe, e sidomos përvetësimi i gjuhës letrare është meritë e punës studimore autodidakte me fjalor në vitet më vonë, mbas ardhjes në SHBA dhe me ndihmën e shumë njerëzve të mirë me të cilët pata fatin të punoja.

Viti 1969 ka qenë viti i kthesës së madhe për mua dhe familjen time. Atë vit qeveria jugosllave, duke marrë shkas nga demostratat e organizuara në Prishtinë një vit më parë, i shtoi përndjekjet ndaj shqiptarëve anë e mbanë Jugosllavisë. Familjet malësore shqiptare të Malit të Zi deri në atë kohë nuk e njihnin largimin nga vendlindja as në formën e kurbetit dhe as si arratisje. Familja ime e përbërë nga prindërit, dy motrat Drania dhe Tereza dhe dy djemtë unë dhe vëllai Toma, për të shpëtuar nga këto përndjekje, vendosën ndër të parat familje të atyre anëve, të arratiseshim në Itali. Mbas disa përpjekjesh u realizua ky akt.

Qëndrimi im në një kamp refugjatësh politikë në Itali zgjati një vit. Aty u bë njohja me punonjësit e ambasadës amerikane dhe u mbushën dokumentet. Familja jonë në vitin 1970 u lejua të shkonte në SHBA, aty ku kishte kërkuar.  Me të arritur në Amerikë, ne u vendosëm në lagjen Bronks të shtetit New York, për të qenë pranë kishës katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” dhe disa të afërmve tanë. Unë si 19-vjeçar fillova të punoja që javën e parë, çdo punë që mund të gjëja. Pastaj, pa vonesë, u regjistrova në një kurs mbrëmjeje për mësimin e anglishtes, kurse ditën vijoja të punoja çfardo pune. Më tej u regjistrova në disa kurse mbrëmjeje në “Hunter College” në Manhattan dhe “Lehman College” në Bronx, ku fillimisht u përqendrova në disa kurse për shkencat politike dhe histori.

Në verë të vitit 1974, u largova prej familjes dhe u vendosa në Washington DC, ku fillova punën tek Zëri i Amerikës, seksioni shqip.  Në kryeqytet edhe pse kisha një punë që më pëlqente dhe krahas punës me orar të plotë si gazetar, u regjistrova në “George Washington University”, dega Shkenca Politike, me mjaft mundime e sakrifica.

Në Washington DC nuk kishte familje emigrantësh shqiptarë me përjashtim të disa punonjësve shqiptarë të Radios Zëri i Amerikës”. Këta edhe pse ishin në moshë të madhe dhe nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, më afruan dhe më mbështetën shumë dhe u bënë si mësues të mi duke më ndihmuar për të përvetësuar më mirë gjuhën shqipe dhe të shprehive radiofonike dhe për t’iu përshtatur më kollaj jetës amerikane të kryeqytetit, për çka unë dhe familja ime u mbetemi përgjithmonë, mirënjohës.

-Nga shkrimet tuaja qartazi dallohet një arkiv i pasur më fakte e informacione, por edhe personalitete që bota letrare, ajo historike dhe politike shqiptare pak ose aspak i njihte për shkak të izolimit, por edhe nihilizmit tendencioz të dirigjuar nga politika apsurde e kohës, si u kristalizua ky raport i juaji me këtë pasuri intelektuale që frymëzon dje, sot, përherë!

FSH: Merita ishte e këtyre personaliteteve shqiptaro-amerikane dhe të diasporës në përgjithësi dhe ishte fati im që i kam njohur, gjatë një periudhe dhe një moshë kur ndoshta kisha më së shumti nevojë për mësimet, udhëzimet, këshillat dhe përvojën e tyre, shpesh shumë dimensionale. Nuk dua të përmend emra pasi lista është shumë e gjatë, por jam munduar që shumë prej tyre i kam përmendur e kujtuar, me mirënjohje të thellë gjatë viteve, me artikuj dedikuar atyre, jo vetëm për ndihmën dhe këshillat që kam marrë prej tyre, por jam përpjekur të theksoj dhe rolin e tyre historic, ashtuqë brezat e ardhshëm të mos harrojnë kontributin e tyre të madh në fusha të shumta të veprimtarisë atdhetare, politike dhe kulturore, gjatë shekullit të kaluar, kryesisht në mërgim. E vërteta është se unë kam pasë fatin e mirë të takoj dhe disa prej tyre edhe të punojë me ta, siç thua edhe vet, ishin njerëz që pak ose aspak nuk njiheshin në atdhe – emrat e të cilëve ishin shlyer nga historia shqiptare, sepse konsideroheshin si kundërshtarë të regjimit komunist dhe më keq trajtoheshin edhe si tradhëtarë nga regjimi komunist i Tiranës për shkak të “izolimit, por edhe nihilizmit tendencioz të dirigjuar nga politika absurde e kohës”, siç thua edhe vet. Ishte ndryshe kur lexoje shkrime në anglisht mbi komunizmin dhe ishte krejt ndryshe kur dëgjoje, drejtë për drejtë nga goja e tyre, përvojën e këtyre njerëzve dhe vuajtjet e familjeve të tyre, nën komunizëm. Unë, modestësisht, i kam venë në dukje disa prej tyre, nëpërmjet artikujve të ndryshëm, që në të vërtetë janë botuar gjithandej, kontributin e shumë prej këtyre patriotëve shqiptarë të shekullit të kaluar, pikërisht me qëllimin që, jo vetëm t’i kujtojmë ata, por edhe që, mundësisht, vepra e tyre të shërbejë edhe si frymëzim për të rinj ose të reja shqiptare që mund të lexojë për ta shkrimet që, fatbardhësisht, falë teknologjisë moderne mund të gjënden lehtë në internet.

-Le të ndalemi pak te botimi juaj, “Demokracia nuk pret”, i cili në këndvështrimin tim êshtë këmbana e një alarmi për shuarjen e demokracisë, po për ju si autor?

FSH: Tre vëllimet e “Demokracia nuk pret”, janë një përmbledhje vetëm e 25-30 % e shkrimeve të mia që tani mund të kenë arritur mbi 1000 artikuj gjithsejt. Shkrimet, siç e dijnë lexuesit e rregullt, kanë përfshirë gjatë viteve përveç personaliteteve shqiptaro-amerikane e të tjera që përmenda më lartë, i kam përqëndruar mbi subjektet dhe temat që janë shumë afër zemrës time dhe të cilave mund të them se ua kam kushtuar edhe jetën dhe profesionin tim, me fjalë të tjera, vlera, të cilat i kam konsideruar si mision të jetës time, për t’i mbrojtur, për t’i promovuar dhe për t’i mbrojtur: mbi të gjitha, demokracia, fjala e lirë, liria e shtypit dhe të drejtat e njeriut, jo vetëm për botën tonë shqiptare, të cilës këto vlera njerëzore i janë mohuar për një shekull, por edhe si vlera dhe të drejta që duhen promovuar dhe mbrojtur për mbarë botën.

Është e vërtetë se titulli i vëllimeve I, II dhe III përbën një alarm se Demokracia e vërtetë në trojet shqiptare, sidomos në dy shtetet shqiptare -Shqipëri dhe në Kosovë – këto 30-vjet post-komunizëm, jo vetëm që nuk u vendos kurrë bazuar në thirrjen e studentëve shqiptarë 30-vjet më parë: “E Duam Shqipërinë si e gjithë Evropa”, por edhe parlajmëron se mungesa e një demokracie të vërtetë, kollaj i lë vendin një autoritarizmi personal, siç e shohim sot në Shqipëri. Nëqoftëse demokracia e vërtetë nuk merret seriozisht nga politika dhe nga votuesit atëherë ajo zevendësohet me diçka tjetër. Demokracia e vërtetë nuk pret për gjithmonë, boshllëkun e mbush dikush që nuk ia do të mirën demokracisë as zhvillimit të saj në trojet shqiptare.

Kështu edhe po ndodh, fatkeqësisht. Për mua, titulli, “Demokracia nuk pret” do të thotë se stili i qeverisjes ndër shqiptarët, sidomos në Shqipëri, por edhe në Kosovë, duhet të ndryshojë patjetër dhe me themel ashtu që të ndalohet emigrimi i shqiptarëve nga tokat shqiptare dhe që kjo klasë politike, të cilën me të drejtë ose pa të drejtë, e kam kritikuar për 30-vitet e kaluara, ka nevojë që të përqendrohet tek interesat themelore kombëtare e jo tek ato partiake ose tek objektivat politike dhe ekonomike të momentit, siç po ndodh edhe tani. Për ndryshe do vazhdojmë të kemi një Shqipëri dhe një Kosovë, pjesërisht demokratike ose pjesërisht të lirë, siç janë cilësuar vazhdimisht gjatë viteve në raportet mbi të drejtat e njeriut të Departamentit Amerikan të Shtetit si dhe nga organizata ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive të njeriut.

-Gazetaria juaj aktive përfshin shumë dimensione të informimit, çfarë mesazhi keni për gazetarinë sot në kushtet kur bota e informacionit nuk njeh limit dhe ku e vërteta dhe mashtrimi janë sa larg po aq edhe pranë për shkak të disinformimit?

FSH: Mesazhi im është i thjeshtë: Të thuhet dhe të shkruhet e vërteta! Jam plotësisht dakort me ty, Marjana. Nuk është aspak e rastit se në një botë si sot, ku “informacioni nuk njeh limit dhe ku e vërteta dhe mashtrimi janë sa larg po aq edhe pranë për shkak të disinformimit” – që liria e shtypit, gazetaria e lirë në përgjithësi, është sot më e kërcënuar se kurrë. Prandaj, sot është më e rëndsishme se kurrë që të mbrohet, të promovohet dhe të fuqizohet shtypi i lirë, në interes të publikut dhe në interes të demokracisë së vërtetë.

Unë kam punuar për 30-vjet për një ent mediatik amerikan ndërkombëtar – Zëri i Amerikës – në detyra të ndryshme me përgjegjësi politike, menaxhuese, redaksionale dhe programore. Si i tillë nuk mund ta largoj veten, as tashti që kryesisht shkruaj opinione, nga përvoja ime prej tre dekadash si gazetar dhe si përgjegjës e drejtor lajmesh e transmetimesh ndërkombëtare për audienca, kryesisht, të kapura nga propaganda komuniste e asaj kohe. Zëri i Amerikës, si asnjë ent tjetër mediatik në botë, ka vepruar dhe vepron, gjithnjë, bazuar në një ligj të vitit 1976, i cili përcakton që të gjitha transmetimet qeveritare duhet t’u përmbahen standarteve strikte mediatike, për të cilat mbështetësit e shtypit të lirë thonë se janë thelbësore për të qenë një burim i besueshëm lajmesh për audiencat ndërkombëtare. Ishte detyra ime si përgjegjës dhe drejtor programesh të mbroja, pothuaj me fanatizëm, ligjin sipas të cilit Zëri i Amerikës, të shërbente si burim i besueshëm dhe autoritativ lajmesh dhe informacioni, që lajmet të ishin të sakta, objektive dhe të shumanshme.

-Sa peshë ka liria në profilin e gazetarit, apo intelektualit dhe duke qenë se jeni formuar në një vend ku liria nis nga rregulli cili është mendimi i juaj për politikën shqiptare?

FSH: Pa dyshim se liria për gazetarinë është alfa dhe omega e gjithçkaje, e profilit të tij ose të saj, po se po, e punës dhe natyrisht, pasqyrohet patjetër edhe në produktin përfundimtar të gazetarit.  Përgjigja ime ndaj pyetjes për mendimin tim mbi politikën shqiptare që më është bërë shpesh në intervista të shumta, fatkeqësisht, kurrë nuk më ka bërë miq në radhët e politikës shqiptare, përkundrazi.

Unë kam menduar gjithnjë se problemet e demokracisë në Shqipëri, ose “antagonizmat politike’ siç i quajnë disa, janë rezultat i trashëgimisë së kaluarës së tmershme komuniste. Elita e sotme politike në Shqipëri, qoftë ajo qeveritare, shtetërore, udhëheqës partish, deputetë, drejtorë e udheheqës të ndryshëm institutesh, akademisë e entesh të ndryshme deri edhe drejtues të mediave në mos të gjithë, atëherë shumë prej tyre janë pjedhë e një klase, që dikur ka mbajtur gjallë regjimin diktatorial të Enver Hoxhës. Në këtë kuptim, mund të thuhet se ishin “normale” zhvillimet politike të 30-viteve të fundit. Por kjo “normale” është anormalitet për Shqipërinë e sotme dhe të nesërmen shqiptare, të krahasohet me zhvillimet në shumicën e vendeve ish-komuniste të Evropës.

Fatkeqësisht, fryma e mos kompromisit të ish-regjimit komunist, vihet re kudo në shoqërinë shqiptare nga parlamenti e deri në studiot televizive; ndërkohë që të ulurit në tryezë për të diskutuar për zgjidhjen e problemeve, për të mirën e përbashkët dhe për t’u përballur me sfidat që afektojnë të gjithë, duket se nuk është në “modë”. Ky polarizim politik, që siç duket nuk ka të ndalur midis palëve kryesore politike, për fat të keq, mund të keqësojë edhe më tej situatën politike edhe ashtu të acaruar dhe mund të prekë edhe gjendjen ekonomike të vendit, duke shkaktuar kështu edhe emigrimin në masë, sidomos të rinjve, duke zbrazur vendin nga njerëzit më të mirë të Kombit.

A mund të na rrëfeni sekretin e ruajtjes gjallë të gjuhës shqipe dhe lidhjes së fortë me të edhe pse disa dekada larg atdheut? 

FSH: Me thënë të drejtën, nuk ka ndonjë sekret të madh. Interesimi personal, kurioziteti intelektual dhe ndihma e pakursyer e njerëzve të mirë. Në këtë pikë, më shumë në zhvillimin e gjuhës shqipe se në ruajtjen e saj më kanë ndihmuar disa prej atyre personaliteteve të diasporës shqiptare, që përmenda më lartë, përfshirë Ernest Koliqin gjatë qëndrimit tim në kampet e refugjatëve në Itali, i cili më dhuroi disa prej librave të tij në vitin 1970 në Romë, Dom Prenk Ndrevashaj, i cili më pasuroi me ‘Lahutën e Malësisë’ dhe vepra të tjera të Fishtës, gjithashtu gjatë qëndrimit tim në Itali, si refugjat. Me të ardhur në Amerikë, ishte Mons Zef Oroshi, i cili më dha mundësi për të ndihmuar në përgatitjen për botimin e revistës, “Jeta Katolike” dhe të tjerë patriotë të komunitetit që m’u gjendën pranë në atë kohë. Për fat tim të keq, unë nuk pata kurrë rastin të studjoja shqip në nivel universitar dhe as në shkollë të mesme. Vetëm 8-vjeçaren kisha bërë shqip, përzier me serbo-kroatisht.

Por gjuha ime shqipe vërtetë u përmirësua dukshëm pasi fillova punën në seksionin shqip të Zërit të Amerikës në vitin 1974.  Ishte aty që hodha hapat e para serioze me ndihmën e disa veteranëve të gazetarisë shqiptare, sidomos Xhevat Kallajxhiu, botues i gazetës ‘Demokracia’ në Gjirokastër para Luftës dhe më vonë Kryeredaktor i Diellit në Amerikë.  Ishte Xhevati dhe kolegët e tij që i gjeta në Zërin e Amerikës, ata të cilët u munduan të përsosnin gjuhën time shqipe, megjithëse jam tepër i vetëdijshëm për mungesat e mia në këtë fushë, sot e kësaj dite. Atyre u takon merita edhe për urimin që më bëri shkrimtari, poeti dhe politikani, z. Besnik Mustafaj me rastin e promovimit të tre vëllimeve “Demokracia nuk pret”, dy vjet më parë në Tiranë: “Gjuha e Frank Shkrelit është shumë e pastër nga fjalët e huaja se sa shumë nga gazetarët që kanë lindur, shkolluar, jetojnë e punojnë në Shqipëri. Ky është një shembull për të gjithë ne” – ka thënë me atë rast, zoti Mustafaj. Urim dhe përshëndetje më të mirë nuk mund të prisja nga një njeri i njohur i letrave shqip!

Shumë Faleminderit, Marjana!

Intervista- Vejvoda: Për dinarin duhet zgjidhje kompromisi

Valona Tela

Ivan Vejvoda, nga Instituti për Shkencat Humane në Vjenë, thotë se për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë, Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë një zgjidhje kompromisi.

Sipas tij, trysnia e bashkësisë ndërkombëtare mbi Kosovën është e justifikueshme, marrë parasysh se vendimi për ta ndaluar dinarin serb, ishte i autoriteteve të Kosovës.

Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Vejvoda lë të kuptohet se Prishtina zyrtare duhet të konsultohet dhe t’i marrë parasysh këshillat e partnerëve ndërkombëtarë.

“Qeveria e Kosovës mund të marrë çfarëdo vendimi që do, por ajo nuk jeton në vakum, jeton në juglindje të Evropës, me partnerë të cilët duan që ajo t’i bashkohet BE-së dhe NATO-s”, thotë Vejvoda.

Sipas tij, vonesat në zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për tokën e Manastirit të Deçanit, nuk i kanë ndihmuar imazhit të Kosovës.

“Trysnia që është bërë mbi Qeverinë e kryeministrit Kurti, po jep tani rezultate, sepse të qenët kundër ka çuar, padyshim, në rrugë qorre”, thotë ai.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Vejvoda, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjendet aktualisht në Kosovë, me shpresën për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar pas ndalimit të dinarit serb në vend. A duhet që e gjithë trysnia për këtë çështje të ushtrohet vetëm mbi Kosovën?

Ivan Vejvoda: Ishte vendim i Qeverisë së Kosovës që, në mënyrë të papritur për disa, të dilte me këtë masë. Reagimet nga SHBA-ja dhe BE-ja ishin befasuese, po ashtu. Sipas tyre, vendimi nuk ishte i përgatitur mirë, nuk ishte dhënë kohë e mjaftueshme për të, dhe nuk ishin ndërmarrë masa për periudhën e tranzicionit.

Andaj, mendoj se në këtë rast, barra e përgjegjësisë është më shumë mbi Prishtinën. Negociatorët ndërkombëtarë po përpiqen të gjejnë një zgjidhje që do të siguronte një tranzicion të qetë, e ku, padyshim, duhet të përfshihet edhe pala serbe.

Radio Evropa e Lirë: Por, Kosova thotë se është vendi i pavarur që vendos vetë për veten. Sipas jush, a duhet të marrë Kosova vendime pa u konsultuar me aleatët e saj të ngushtë?

Ivan Vejvoda: Kjo është një pyetje e duhur. Qeveria e Kosovës mund të marrë çfarëdo vendimi që do, por ajo nuk jeton në vakum, jeton në Evropë, në juglindje të Evropës, me partnerë të cilët duan që ajo t’i bashkohet BE-së dhe NATO-s.

Natyrisht, SHBA-ja është një partnere e rëndësishme në këtë rast dhe nivelin e saj të pakënaqësisë e shprehu ndihmësi i sekretarit të Shtetit, James O’Brien, i cili tha se kjo nuk është mënyra se si trajtohet një partner dhe, pastaj, nuk merren parasysh as këshillat. Këtë po e përsërit tani edhe Escobar.

Radio Evropa e Lirë: Sipas jush, cila është zgjidhja?

Ivan Vejvoda: Duhet të ketë kompromis. Secila palë [Kosova dhe Serbia] duhet të zmbrapsen nga qëllimet maksimaliste. Në rastin konkret, përdorimi i dinarit nënkupton paga dhe pensione për njerëzit që jetojnë në veri [të Kosovës].

Duhet të ketë një tranzicion të lehtë – qoftë edhe një muaj, dy apo tre – në mënyrë që njerëzit të jenë të qetë, sepse bëhet fjalë për jetën e tyre të përditshme në njërën anë, por edhe për përpjekjet e Kosovës për ta ‘euronizuar’ edhe veriun në anën tjetër.

Radio Evropa e Lirë: Escobar tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është në një moment kritik. A mendoni se mund të “shpëtohet”?

Ivan Vejvoda: Sigurisht, sepse nuk ka absolutisht asnjë alternativë tjetër për dialogun. I gjithë ky rajon i Evropës Juglindore, i Ballkanit Perëndimor, është plotësisht i rrethuar jo vetëm nga vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s, por edhe vetë NATO-ja është e pranishme në Kosovë. Pastaj, Serbia ka marrëdhënie me NATO-n përmes Planit të Veprimit, në Bosnje kemi një forcë evropiane, e cila de facto është e përbërë edhe nga anëtarët e NATO-s.

Andaj, tërheqja nga negociatat është vështirë të mendohet, marrë parasysh edhe faktin se avancimi [i Kosovës dhe Serbisë] drejt anëtarësimit në BE, varet veçanërisht nga normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes tyre.

Radio Evropa e Lirë: Qeveria e Kosovës vendosi të mërkurën të kërkojë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit – një hap ky i rëndësishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kurti, për kohë të gjatë, ishte kundër këtij vendimi. Si e shihni veprimin e tij në kohën kur Escobar ndodhet në Kosovë?

Ivan Vejvoda: Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ishte në pritje tash e tetë vjet. Të gjithë partnerët i kanë kërkuar Kosovës që ta zbatojë dhe është bërë një kusht i madh për Kosovën që të anëtarësohet në Këshillin e Evropës. Pra, ka qenë çështje e kohës.

Vonesat nuk i kanë ndihmuar imazhit të Kosovës. Kosova është tashmë nën sanksionet e BE-së dhe SHBA-së për mosbërjen e disa gjërave. Dhe, trysnia që është bërë mbi Qeverinë e kryeministrit Kurti, po jep tani rezultate, sepse të qenët kundër ka çuar, padyshim, në rrugë qorre.

Radio Evropa e Lirë: A prisni ndonjë masë të re ndëshkuese kundër Kosovës nëse nuk zmbrapset nga vendimi për dinarin?

Ivan Vejvoda: Është e vështirë ta them. Por, mendoj se deklaratat që janë dhënë kohëve të fundit – veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja – kanë qenë mjaft të qarta, se duhet kërkuar një zgjidhje kompromisi në mënyrë që tensionet për dinarin të qetësohen.

Radio Evropa e Lirë: Gati gjashtë muaj pas sulmit në Banjskë, organizatori Millan Radoiçiq është ende i lirë. Ajo që shkaktoi së voni reagime në publik, ishte një fotografi e ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriq, me Radoiçiqin. A mendoni se Serbia do ta ndjekë penalisht Radoiçiqin për atë që dyshohet, pra sulm të armatosur kundër policisë së Kosovës?

Ivan Vejvoda: Po, e pres këtë. Ka presion nga SHBA-ja, BE-ja dhe vetë sundimi i ligjit për të ndjekur dikë që ka bërë një vepër të keqe. Për më tepër, ky person e ka pranuar se ka kryer sulmin paraushtarak në Banjskë. Unë mendoj se do të përfundojë në gjykatë.

Unë nuk shoh se si Serbia mund të ecë përpara pa e përmbushur këtë kusht… Serbia do që të bëhet pjesë e BE-së dhe ky kusht është thelbësor për të ecur në këtë drejtim.

Radio Evropa e Lirë: Dua të kaloj edhe te një çështje tjetër… Inteligjenca amerikane paralajmëroi këtë javë se Ballkani Perëndimor mund të përballet këtë vit me një rrezik në rritje të dhunës ndëretnike, dhe tha se udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, po merr hapa për shkëputjen de facto të Republikës Sërpska nga pjesa tjetër e Bosnjës. Cili është komenti juaj?

Ivan Vejvoda: Mendoj se është shumë e rrezikshme të flitet për ndryshimin e kufijve. Në asnjë rast, në këtë rajon të pas-konfliktit të ish-Jugosllavisë, kjo retorikë nuk shkon në favor të paqes dhe stabilitetit, që ne të gjithë i vlerësojmë aq shumë, pas gjithçkaje që ka ndodhur në vitet 1990 dhe, më pas, incidenteve të tjera gjatë rrugës.

Pritjet e mia janë që kjo të mbetet në nivel retorike, sado e rrezikshme të jetë ajo retorikë.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë jehone kanë këto veprime të Dodikut në rajonin e trazuar të Ballkanit Perëndimor?

Ivan Vejvoda: Aspak pozitive. Në kohën e agresionit rus në Ukrainë, të asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme, midis izraelitëve dhe palestinezëve… Siç e thashë më herët, rajoni është tërësisht brenda rrethinës gjeografike dhe gjeopolitike të BE-së dhe NATO-s dhe kjo duhet parë si avantazh. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të gjejnë shtylla të qëndrueshme paqeje dhe stabiliteti, në vend se të kërkojnë pika të reja fërkimi dhe përçarjeje.

Radio Evropa e Lirë: Atëherë, çfarë hapash duhet të ndërmerren për ta zvogëluar rrezikun e përshkallëzimit të situatës në Ballkanin Perëndimor?

Ivan Vejvoda: Janë disa gjëra. Por, më duhet ta them se, pas pushtimit rus të Ukrainës, BE-ja e ka kuptuar se ka qenë shumë e ngadalshme në integrimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në radhët e saj.

Megjithatë, është e rëndësishme të thuhet se përgjegjësia kryesore për procesin e zgjerimit, qëndron te gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat është dashur t’i kryejnë reformat e nevojshme demokratike, reformat institucionale, për të qenë gati për t’u anëtarësuar në BE. Dhe, BE-ja e ka kuptuar se duhet të ketë një rol më aktiv.

Dhënia e statusit të kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë, mendoj se ka qenë një hap i rëndësishëm përpara dhe mesazh për Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, fakti që për Bosnjën është rekomanduar nisja e negociatave për anëtarësim, është një dëshmi konkrete se BE-ja e ka kuptuar se duhet të jetë shumë aktive, për t’iu dhënë një dorë vendeve të Ballkanit Perëndimor – në këtë rast Bosnjës – për të ecur përpara sa më shpejt.

Intervista – Gazetarja Danica Nikoliq: Vuçiq synon bashkimin e Malit të Zi me Serbinë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq synon të bashkojë Malin e Zi me Serbinë dhe gjithçka varet nga politika në Mal të Zi nëse ai do t’ia arrijë qëllimit, thotë në një intervistë për The Geopost, Danica Nikoliq, redaktore në portalin malazez M.

Sipas saj, synimi për krijimin e botës serbe nuk mund të arrihet në mënyrë paqësore, kërcënim ky që siç thotë ajo përfshinë edhe Kosovën, Bosnje e Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut.

Derisa komenton takimin e fundit të presidentit të Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë, Milorad Dodik me kryeparlamentarin malazez Andrea Mandiq, Nikoliq thotë se mesazhet që u dhanë nga aty janë rrëqethëse.

“(Mesazhet) Sidomos ato që kanë të bëjnë me të ashtuquajturën botë serbe janë rrëqethëse dhe mund të tingëllojnë, nëse i analizojmë mjaft mirë, edhe kërcënuese në kuptimin që nëse synimi i tyre për të ashtuquajturën botë serbe nuk arrihet në mënyrë paqësore, do të ketë edhe ngjarje të tjera”, thotë ajo.

Megjithatë ajo thekson se plane të tilla janë të destinuara të dështojnë, porse shton se nevojiten vazhdimisht forca që angazhohen në luftimin e një ideje të tillë.

“Pra, do të dështojë edhe këtë herë, varet vetëm nëse ai dështim do të ndodhë më 2024 apo 2030, pak e rëndësishme. E rëndësishme është që të ketë forca për të luftuar kundër kësaj”, vijon Nikoliq.

Ajo komenton edhe relacionet e Malit të Zi me NATO-n, për çka thekson se sipas informacioneve të besueshme që disponon, aleanca ka një rezervë ndaj Malit të Zi, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndarjen e informacioneve konfidenciale.

The Geopost: “Mali i Zi do të jetë sërish pjesë e shtetit serb”, deklaroi Vuçiq në fund të majit 2006. Me forcat që kanë udhëhequr Malin e Zi në katër vitet e fundit, a është Vuçiç në rrugën drejt arritjes së këtij qëllimi?

Nikoliq: Sigurisht që është në rrugë të realizimit, por varet nga ne, nga forcat politike dhe shoqërore në Mal të Zi, a do ta arrijë ai këtë qëllim? Nuk është se nuk ka pasur tentativa të tilla më parë, jo vetëm gjatë qeverisjes së Vuçiqit, por edhe gjatë qeverisjes së Vojislav Koshtunicës, madje edhe të Boris Tadiqit, i cili sot konsiderohet një president pak më progresiv serb se Vuçiqi. Pra, ka pasur gjithmonë përpjekje të tilla dhe gjithmonë do të ketë. Siç thashë, neve na takon nëse do ta lejojmë arritjen e një qëllimi të tillë. Këtë e dëshmojnë të gjitha ngjarjet e katër viteve të fundit. Kur flasim për këtë harrohen shumë gjëra sepse ndodhin me një shpejtësi të pabesueshme dhe është e vështirë edhe për ne gazetarët të ndjekim çdo ngjarje dhe çdo segment të ngjarjeve politike, në fakt jo të ndjekim por të kujtojmë dhe pas një kohe, tani pas katër vjetësh të bëjmë një pamje më të plotë të saj.

Gjëja e fundit që ndodhi ishte vizita e Milorad Dodikut, i cili përmes Vuçiqit është edhe përfaqësues i drejtpërdrejtë i Rusisë dhe Vladimir Putinit në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në të gjithë rajonin. Mesazhet që ata (Andrija Mandiq dhe Dodik) dërguan, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me të ashtuquajturën botë serbe, janë rrëqethëse dhe mund të tingëllojnë, nëse i analizojmë mjaft mirë dhe nëse i lexojmë dhe i dëgjojmë mjaft herë, madje edhe kërcënuese në kuptimin se qëllimi i tyre është arritur, e ashtuquajtura botë serbe nuk vjen në mënyrë paqësore që të mund të ketë zhvillime të tjera.

Në këtë kuptim, le të kujtojmë deklaratën e Andrija Mandiqit të një viti më parë, kur ai ishte ende në opozitë, se ai u kishte bërë thirrje bashkëluftëtarëve të tij të gërmojnë armët, kur, me sa më kujtohet, diskutohej Ligji për lirinë e fesë derisa ende po flitej për të në Kuvend. Pra, këto janë synime të vazhdueshme dhe kërcënim i vazhdueshëm për të gjithë rajonin, jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për Bosnje-Hercegovinën, për Kosovën, madje edhe për Maqedoninë, e cila është më pak e përmendur, por në fakt është një kërcënim edhe për të. Vendet tjera në Ballkan, si Kroacia, mbrohen nga anëtarësimi në BE.

Mali i Zi është anëtar i pjesshëm i NATO-s, por duhet të kujtojmë se NATO mbron vetëm kufijtë e jashtëm të vendit. Prandaj, nëse ndonjë rrymë retrograde, parti retrograde, qeveri retrograde, çfarë të doni, shkakton ndonjë incident brenda vetë vendit, NATO nuk mund të na ndihmojë dhe gjithashtu nuk më pëlqen të flas për nevojën për t’u mbështetur në disa forca që janë jashtë vendit. Prandaj, ne duhet t’i mbarojmë punët në vendet tona, për çfarëdo që të bëhet fjalë, vetë, duhet të luftojmë kundër gjërave të tilla, kundër politikave retrograde dhe pastaj do të jemi më të vlerësuar nga ata të cilëve para së gjithash u referohemi vazhdimisht, do të thotë BE-së dhe NATO-s.

Prandaj nuk është e pamundur që Aleksandar Vuçiq përmes Andrija Mandiqit ta arrijë atë qëllim nëse ua lëmë atyre. Nëse sillemi me përgjegjësi ndaj vendit tonë, ndaj vendeve tona, sigurisht që nuk do të ndodhë. Besoj se ky është rezultati përfundimtar, sado i vështirë dhe i ndërlikuar të duket për momentin dhe sado i pamundur të duket, por besoj se në fund nuk do të arrihet deri këtu. Sepse është e njëjta ide që ka ndryshuar formë gjatë shekujve, kështu që nuk është një projekt i ri kur flasim për botën serbe, por një histori e vjetër e Serbisë së madhe që ka qenë në fuqi që nga Naçertania e famshme. Dhe kjo ide dështoi gjithmonë. Pra, do të dështojë edhe këtë herë, varet vetëm nëse ai dështim do të ndodhë në 2024 apo 2030. Cilado që të jetë është më pak e rëndësishme. Është e rëndësishme që të ketë forca për të luftuar kundër tij.

The Geopost: Lëvizja Evropa Tani (PES), së cilës i përkasin presidenti Milatoviq dhe kryeministri Spajiq, së fundmi u shpërbë. Po flasim për ndarje ideologjike në kamp, lojëra llogaritëse nga Beogradi… Çfarë fshihet pas gjithçkaje?

Nikoliq: Mendoj se në përgjithësi Vuçiqit nuk i duhet më parti, ai ka mjaft në Mal të Zi që punojnë në interes të tij. Ka vetëm disa parti në opozitë që nuk funksionojnë në interesin e tij, kështu që një tjetër, supozoj, do të ishte vetëm një barrë për të. Dhe në fund të fundit, Fronti Demokratik është më në fund si eksponent i tij, pra Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq, në të cilët u mbushën me para nga Serbia dhe tashmë rajoni di gjithçka për këtë përmes Vladimir Mandiqit dhe partnerëve e tij të biznesit që erdhën në Mal të Zi për të sjellë para, ata u arrestuan në fakt në Mal të Zi për sjellje të paligjshme të një sasie të madhe parash para zgjedhjeve. Pra, shpresoj që ai të mos ketë nevojë për një parti tjetër. Çështja e PES-it, kryeministrit aktual Spajiq dhe presidentit Milatoviq është se ata janë ideologjikisht të padefinuar. Me fjalë të tjera, Spajiqi është më i papërcaktuar ideologjikisht, Jakov Milatoviqi e përkufizoi veten ideologjikisht në momentin kur u identifikua dhe e prezantoi Momir Bulatoviqin si idhullin e tij politik.

The Geopost: Dhe sa realiste janë krahasimet që lexojmë dhe dëgjojmë, veçanërisht në mediat serbe, mes Spajiqit dhe Milo Gjukanoviqit?

Nikoliq: Jo, jo, ky është një rrëfim që i përshtatet dikujt, le të themi Vuçiqit apo aleatëve të  Milatoviqit nga DF në Mal të Zi. Në momentin kur Gjukanoviq dhe Bullatoviq u ndanë në DPS, ai konflikt kishte karakter historik për Malin e Zi. Ne e dinim atëherë se nëse forcat e Bullatoviqit do të fitonin, do të mbetnim të mbërthyer në versionin e atëhershëm të botës serbe, pra idenë e Millosheviqit për një shtet të përbashkët për të gjithë serbët. Dhe ne e dinim që nëse Gjukanoviq do të triumfonte në atë luftë, do të dilnim dhe do të shkonim në rrugën evropiane, për aq kohë sa duhej. Ishte një moment historik dhe një pikë kthese për Malin e Zi dhe për historinë e tij, që një ditë do të interpretohet.

Mirëpo, nl këtë rast nuk është ashtu, sepse  Milatoviq dhe Spajiq nuk u përplasën për ideologji, politikë si Bulatoviq dhe Gjukanoviq, u përplasën për interesa të caktuara, epërsi në parti. Jakov Milatoviq kritikonte shumë shpesh lëvizjet e Spajiqit, jo vetëm që kur Spajiqi u bë kryeministër, por edhe shumë kohë më parë. Një vit më parë, portali ku unë isha redaktor shkruante për konfliktin e tyre të brendshëm partiak, i cili nisi në linjën mes Jakov Milatoviqit dhe Andrej Miloviqit, ministrit aktual të Drejtësisë, i cili gjithashtu u përjashtua nga partia kur u largua Milatoviq. Me këtë veprim, Spajiq, duke përjashtuar Miloviqin nga partia e bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë, po përpiqej të zhvlerësonte pjesën tjetër të mbështetësve të Jakov Milatoviqit në partinë e tij.

Pra, një vit më parë kemi shkruar për të dhe ata e mohuan me shumë forcë në atë kohë. Edhe zoti Miloviq, i cili në atë kohë nuk ishte ministër, u përball me mua në rrjetet sociale dhe pretendoi se ne po bënim propagandë. Pra, pas një viti doli se konflikti i tyre partiak kulmoi me daljen e Milatoviqit nga partia dhe përjashtimin e Milloviqit nga partia. Aty shihet se në cilën linjë është dhe mes kujt ka nisur konflikti.

Spajiq nuk është një njeri që do të investonte shumë në mbrojtjen e një ideologjie. Ai është më i interesuar për paratë, ka gjëra të tjera, dhe ai në fakt e sheh postin e kryeministrit si një mundësi për t’i arritur ato interesa më lehtë se sa do të ishte në gjendje t’i bënte nëse nuk do të ishte në detyrë. Ai gjithashtu mund të jetë i këndshëm për t’u shoqëruar, por ju kurrë nuk do të dëshironit që një burrë i tillë të drejtonte shtëpinë tuaj, e lëre më vendin. Milatoviq është diçka tjetër. Milatoviq është një njeri i dashuruar me veten, i cili është i bindur se zgjedhjet presidenciale i ka fituar për hir të tij dhe jo sepse njerëzit kanë votuar kundër Gjukanoviqit dhe DPS-së, që është ideja bazë. Sidomos nëse dihet se Milatoviq ka hyrë 20 ditë para zgjedhjeve si zëvendësues i Spajiqit, i cili kishte problem me dyshtetësinë. Prandaj Milatoviqi është një njeri shumë i apasionuar pas vetvetes, i cili e përcaktoi qartë ideologjinë e tij duke u identifikuar me Momir Bullatoviqin. Kjo është ideologjia e botës serbe, Ballkani i Hapur, quani si të doni, ajo histori ka forma të panumërta dhe të gjitha ato forma kanë vetëm një qëllim – krijimin e një shteti serb që do të merrej me territore dhe jo me njerëz. Ai konflikt nuk është aq historik sa ai në DPS dhe nuk do të ketë një rëndësi të tillë. Do të ketë rëndësi për qeverinë aktuale dhe momentin aktual në Mal të Zi, por nuk do të ketë rëndësi historike. Pas 20 vitesh, vështirë se dikush do të përmendë ndarjen e PES-it dhe do të kujtojë emrat e atyre njerëzve. Pothuajse 30 vjet pas shpërbërjes së DPS-së, ne ende e përdorim atë moment si një parametër për të krahasuar rëndësinë e ndonjë ngjarjeje politike. Pra nuk është kjo, do të kalojë shumë më shpejt, do të ndryshojë sërish qeveria, qoftë me rindërtimin e mazhorancës parlamentare apo do të ketë zgjedhje të tjera, do të shohim se kur do të vijë realisht ai moment. Prandaj, nuk është as afër konfliktit Bullatoviq-Gjukanoviq.

The Geopost: Sa i besueshëm është sot Mali i Zi si anëtar i NATO-s, duke marrë parasysh të gjithë situatën në sektorin e sigurisë? Ministri i Drejtësisë, të cilin e përmendët, Miloviq, pretendon se ndikimi rus është në rënie. Është e saktë?

Nikoliq: Ndikimi rus nuk është shumë më i vogël dhe unë nuk do të pajtohesha me këtë. Por pavarësisht deklaratave zyrtare që vijnë nga NATO dhe partnerët perëndimorë se Mali i Zi është një partner i besueshëm i NATO-s, informacioni im, i cili nuk është zyrtar, por shumë i besueshëm, tregon se NATO ka një rezervë ndaj Malit të Zi, veçanërisht kur ndan informacione konfidenciale në pyetje gjatë katër viteve të fundit. Kujtojmë se ish-drejtori i ANB-së (Agjencia e Sigurisë Kombëtare) Dejan Vukshiq (tani në postin e këshilltarit të Presidentit Milatoviq) u zbuloi deputetëve të akuzuar për tentativën për grusht shteti emrat e agjentëve të huaj që punonin në Mal të Zi.. Pra, kjo ishte lëvizja e tij e parë kur erdhi në krye të ANB-së, ai pretendoi se ishte rastësisht, por gjëra të tilla nuk ndodhin rastësisht. Dhe këtu ka filluar tashmë hendeku në paktin e NATO-s ndaj Malit të Zi. Sigurisht, askush nuk do të thotë kurrë hapur se ne nuk jemi një partner i besueshëm dhe se nuk duhet ta bëjmë më këtë, por paralajmërimet vijnë në mënyrë jozyrtare, paralajmërimet vijnë në atë mënyrë që ti e kupton se je i përjashtuar – si p.sh. kur dikush ju hedh nga shoqëria, për të cilën thuhet se jeni ulur në tavolinë dhe flisni për diçka dhe përpiqeni të mos dëgjoni se çfarë thonë. Pra, ata e kuptojnë se Mali i Zi në thelb, kur përjashtojmë qeverinë aktuale, d.m.th nëse e anashkalojmë pak, është një partner i besueshëm, sepse ishte dëshira dhe synimi i Malit të Zi të anëtarësohej në NATO dhe gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejt. Në këtë kuptim, ajo është një partner i besueshëm, për sa i përket dëshirës për anëtarësim dhe për sa i përket mbështetjes që NATO gëzon aktualisht në Mal të Zi. Për sa i përket pushtetit ekzekutiv, jam i sigurt se burimet e mia kanë informacionin e duhur dhe se gjërat janë disi ndryshe nga ato që zyrtarët malazezë dhe liderët e aleancës së NATO-s na njoftojnë zyrtarisht në daljet e tyre publike

Intervista- Eksperti amerikan: Putini do që ta trembë Perëndimin, por duhet të merret seriozisht

Valona Tela

Kërcënimet e presidentit rus, Vladimir Putin, për përdorimin e armëve bërthamore, nuk duhet të shkaktojnë panik, por duhet të merren seriozisht, thotë Hans Kristensen, drejtor i Projektit për Informacione Bërthamore në Federatën e Shkencëtarëve Amerikanë.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, Kristensen thotë se Perëndimi “duhet të komunikojë direkt me rusët për pasojat që do t’i kenë” nëse përdorin armë bërthamore.

 

Javën e kaluar, Putin paralajmëroi për rrezikun e një lufte bërthamore me NATO-n, nëse ajo do të dërgonte trupa për të luftuar në anën e Ukrainës.

Deklarata u bë pasi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, foli për mundësinë e dislokimit të trupave të NATO-s në Ukrainë, në të ardhmen.

Kristensen beson se Putin “do që ta trembë Perëndimin që të mos përfshihet direkt në luftën në Ukrainë” dhe thotë se me kërcënimet e tilla, deri më tash, “duket se ka pasur sukses”.

Radio Evropa e Lirë: Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërcënuar se do të përdorë arsenalin e armëve bërthamore së paku në tri raste në dy vjetët e fundit. Pse e bën këtë?

Hans Kristensen: Me sa duket, ai do që ta trembë Perëndimin që të mos përfshihet direkt në luftën në Ukrainë dhe beson se, duke kërcënuar me pasoja të rënda – përfshirë ato bërthamore – e parandalon atë.

Deri tash, duket se ka pasur sukses, sepse Perëndimi vazhdimisht thotë se nuk do që të përfshihet direkt në luftën në Ukrainë, nga frika se mund të shndërrohet në një konflikt më të gjerë, shumë më të gjerë me Rusinë. Ky, pra, duket të jetë qëllim i tij.

E, nëse vërtet do t’i përdorë armët bërthamore dhe në cilat rrethana, është një çështje shumë e vështirë për t’u kuptuar.

Radio Evropa e Lirë: Sipas jush, cilat do të ishin ato rrethana?

Hans Kristensen: Kërcënimet bërthamore – ose gjuha e ashpër kur bëhet fjalë për çështjen e armëve bërthamore – nuk janë një gjë e re. Nuk kanë filluar me luftën në Ukrainë. Ato janë bërë edhe më herët. Për shembull, kur Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sistemin e mbrojtjes raketore në Evropë, rusët kanë bërë kërcënime bërthamore kundër vendeve perëndimore, si Polonisë, Danimarkës e të tjera. Pra, ky është stili i rusëve.

Strategjia e tyre bërthamore përmend disa situata që duhet të ndodhin, për t’u konsideruar përdorimi i armëve bërthamore. Një prej tyre do të ishte nëse Rusia do të sulmohej me armë të shkatërrimit në masë, përfshirë armët bërthamore.

Por, është pak e paqartë se ku është vija ndarëse, çfarë e përbën Rusinë… Për shembull, një nëndetëse raketore që është në det, supozohet të jetë ruse, edhe pse nuk është fizikisht brenda Rusisë. Pastaj, rajonet që Rusia i ka aneksuar ilegalisht nga Ukraina – a do të shihen ato si pjesë integrale e Rusisë? Nuk e dimë. Është shumë e paqartë.

Radio Evropa e Lirë: A do ta ndihmonte Rusinë përdorimi i armëve bërthamore?

Hans Kristensen: Që të ketë efekt ushtarak në Ukrainë, Rusisë do t’i duhet të përdorë një numër të konsiderueshëm armësh bërthamore.

Pra, për të pasur efekt në operacionet e betejës në një zonë të madhe, duhen përdorur dhjetëra armë bërthamore. Ky është një mësim që Shtetet e Bashkuara e nxorën gjithashtu në vitin 1991, kur po planifikonin luftën kundër diktatorit të Irakut, Saddam Husein. Ato studiuan nëse përdorimi i armëve bërthamore taktike do t’i shkatërronte forcat konvencionale irakiane në fushën e betejës. Konstatuan se po, por se do t’iu duhej të përdornin shumë armë bërthamore. Dhe, për shumë arsye, por përfshirë edhe këtë, ato e përjashtuan si opsion.

Kështu që, çfarë do të përfitonte Putini nga përdorimi i disa armëve bërthamore në Ukrainë? Ndoshta jo shumë, pos frikës që do të shkaktonte në fushëbetejë.
Por, një opsion tjetër është që ai t’i përdorë ato kundër qyteteve të mëdha. Në atë rast, do të ishte një lloj arme terrori dhe jo taktike. Megjithatë, Perëndimi e ka bërë shumë të qartë disa herë – madje edhe drejtpërdrejt para zyrtarëve rusë – se nëse ata do ta bënin këtë, do të kishin pasoja të rënda.

Me sa kam dëgjuar, nuk e ka specifikuar se çfarë pasojash, por lehtësisht mund të shohim një konfrontim të drejtpërdrejtë midis forcave të NATO-s dhe forcave konvencionale ruse në rajon.

Pra, ka shumë teori se çfarë do të mund të ndodhte, por qartazi është thënë se diçka e re do të ndodhte.

Radio Evropa e Lirë: A do të përgjigjeshin Shtetet e Bashkuara me armë bërthamore?

Hans Kristensen: Jo. Nuk mendoj se kjo do të ndodhte për disa arsye. Para së gjithash, është vështirë të shihet se çfarë do të nxirrnin nga përdorimi i tyre, ndërsa rusët do ta shihnin si sulm bërthamor kundër Rusisë. Një gjë e tillë, sipas të gjitha gjasave, do ta përshkallëzonte shpejt konfliktin. Kështu që, mendoj se Shtetet e Bashkuara nuk janë të interesuara ta ndjekin atë rrugë bërthamore.

Por, me siguri se do t’i konsideronin sulmet konvencionale kundër forcave ruse në rajon. Është vështirë të thuhet se cila do të ishte gjëja më e mençur për t’u bërë, por ndoshta do ta sulmonin njësinë që ka përdorur armën bërthamore, ose do të sulmonin forcat sulmuese ruse në Krime, ose në ndonjë vend tjetër si ai.
Është vështirë të parashikohet, por çfarëdo që të ndodhë, rrezikon ta përshkallëzojë luftën në një zonë më të gjerë, jo vetëm në Ukrainë, por në një zonë më të gjerë.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se Putini i kupton implikimet e luftës bërthamore?

Hans Kristensen: Po, mendoj se i kupton. Putini ka qenë i ashpër sa i përket retorikës, por në terren nuk kemi parë shumë ndryshime. Nuk është se ai ka ndryshuar mënyrën se si i operon forcat bërthamore. Nuk është se ai i ka vendosur forcat që kanë aftësi bërthamore pranë Ukrainës, për të sinjalizuar se po bëhet serioz. Pra, është një lojë që po e luan me retorikë, tani për tani.

Por, sigurisht, ka forca strategjike në gatishmëri. Pastaj, forcat bërthamore jostrategjike, me rreze të shkurtër veprimi, mund të sillen në një lloj statusi të plotë operacional, brenda disa ditësh ose javësh… Pra, gjërat mund të ndryshojnë me shpejtësi.

Radio Evropa e Lirë: A është kërcënimi i fundit ndryshe prej rasteve të mëparshme? Vjen në kohën e frikës në Evropë rreth angazhimit të SHBA-së për sigurinë e saj.

Hans Kristensen: Kërcënimet, fillimisht, kanë qenë të paqarta dhe jospecifike. Pastaj, pas aneksimit të katër rajoneve [ukrainase nga Rusia], ato janë bërë më eksplicite. Putin, në mënyrë shumë eksplicite, e ka përdorur fjalën bërthamore.
Por, retorika ruse për këtë është paksa e ngatërruar, sepse i kemi dëgjuar këto gjëra, këto kërcënime që vijnë nga shumë anë të ndryshme të Rusisë. Putin, natyrisht, është një personazh që thotë diçka, por janë edhe zyrtarët ushtarakë, mediat… Të gjithë lejohen të thonë gjëra në publik dhe, qartazi, duan ta trembin Perëndimin, që të mos përfshihet direkt në Ukrainë.

Por, e përsëris, unë mendoj se Putini është i vetëdijshëm për pasojat e luftës bërthamore. Nuk mendoj se fjalimi i fundit ka sjellë diçka të re ose ndryshe. Ai është lidhur me atë që ka thënë presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për dislokimin e mundshëm të trupave të NATO-s në Ukrainë. Putin e ka shfrytëzuar këtë mundësi për të thënë diçka në lidhje me armët bërthamore, por nuk ka thënë diçka të re nga ajo që kemi dëgjuar më herët.

Radio Evropa e Lirë: Atëherë, sa seriozisht duhet ta marrim atë?

Hans Kristensen: Problemi është se kur bëhen shumë kërcënime bërthamore, në një moment, njerëzit fillojnë të mos ju marrin seriozisht. Kjo mund të jetë mirë dhe keq.

Nëse Putini ka shumë nevojë për t’i përdorur kërcënimet bërthamore, kjo tregon, në njëfarë mënyre, se ai është i dobët. Por, në anën tjetër, mund të rezultojë që njerëzit në Perëndim të relaksohen dhe të thonë: ai po e bën të njëjtën gjë, nuk duhet ta marrim seriozisht.

Kështu që, ka rreziqe nga të dyja anët e kësaj. Unë mendoj se nuk duhet të bëjmë panik, por se duhet ta marrim seriozisht dhe të komunikojmë direkt me rusët për pasojat që do t’i kenë [nëse përdorin armë bërthamore].

Radio Evropa e Lirë: Si duhet t’i adresojnë Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja këto kërcënime?

Hans Kristensen: Kjo bëhet në nivele të ndryshme. Një është diplomacia. Ata i thërrasin zyrtarët rusë, i takojnë… Ju kujtohet në vitin 2022, kur këto kërcënime bërthamore kanë qenë veçanërisht të fuqishme, është zhvilluar një takim mes shefit të CIA-s dhe inteligjencës ruse. Pas këtij takimi, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një nëndetëse me raketa balistike bërthamore në Mesdhe. Ajo ka vizituar Gjibraltarin dhe ka qëndruar atje për pesë ditë, për të treguar flamurin. Ky ka qenë një sinjal shumë i qartë se SHBA-ja ka forca bërthamore në mbështetje të NATO-s.

Kemi parë edhe shembuj të tjerë të këtyre operacioneve, përfshirë disa vizita në Evropën veriore.

Po ashtu, kemi parë se si [Perëndimi] ka nisur të flasë më shumë për rolin e forcave jostrategjike bërthamore të NATO-s në Evropë.

Intervista- Studiuesi Bernd Fischer: Situata politike? Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë, ndryshe përfiton një parti…

Historian dhe autor i disa botimeve për Shqipërinë, Bernd Fischer vjen në një intervistë për “News 24” dhe Balkanweb mbi  librin “Një histori e përmbledhur e Shqipërisë”.

Ai ndalet në vijim në disa tema, dekomunstizimi, shkrimi dhe rishkrimi i historisë për vitet e komunizmit, lufta civile gjatë Luftës së Dytë botërore, zhvillimet në Akademinë e Shkencave, liria akademike dhe ndërhyrja e politikës. Në intervistë ai flet edhe për aktualitetin politik dhe nevojën për një opozitë të fortë për ta bërë demokracinë funksionale.

  • Zoti Fischer ne folëm ne intervistë për lentet politike që gjejmë në procesin e shkrimit apo rishkrimit të historisë. Së fundmi Instituti i Historisë i është bashkuar Akademisë së Shkencave. Ngaqë bashkimi u bë pa marrë miratim nga vetë studiuesit e Institutit të Historisë, procesi u interpretua si një proces me lente politike, pra sikur politika po e kontrollon ende historinë. Sigurisht ka shumë mënyra se si mund të funksionojë një institut studimesh historike. Si e shihni ju këtë bashkim  të bërë me forcë?  

Nuk mund të them se jam dakord  me politikën të përfshirë në këto lloj vendimesh. Mundem megjithatë të them se besoj që është jashtëzakonisht e rëndësishme që të hiqet, të largohet  politika sa më shumë nga shkrimi i Historisë, përndryshe, nuk arrini një qasje objektive dhe nuk arrini me një  produkt objektiv. Por përsëri, ju e dini, unë në SHBA dhe lexoj për ato që ndodhin por nuk kam informacione të brendshme mbi procesin se si ndodhi kjo dhe ndikimin e tij. Ndoshta do të na duhet të presim për pak kohë për të zbuluar ndikimin e plotë. Shpresoj se kjo nuk tregon që ndikimi politik do të jetë më thelbësor sa supozohet në atë që bëjnë studiuesit.

  • Ju thatë që për të kuptuar Shqipërinë duhet të kuptojmë shqiptarët. Një mënyrë për të kuptuar shqiptarët është të shohësh çfarë po ndodh në Shqipëri. Kemi një parti në pushtet prej 10 vitesh, një opozitë të ndarë e të përçarë, një ish kryeministër e ish president në një situatë nongrate. Si ta kuptojmë Shqipërinë e shqiptarët në këto kushte?   

Unë mendoj se është e rëndësishme të pranohet se demokracia është një proces shumë i vështirë dhe kompleks dhe ndonjëherë edhe një proces i pisët. Dua të them, shikoni çfarë po ndodh në Shtetet e Bashkuara, ku kemi pasur mbi 200 vjet demokraci dhe ende kalojmë nëpër periudha vështirësish ekstreme si kjo tani. Pra, nuk është ndoshta aq e pazakontë që në Shqipëri, e cila ka pasur shumë më pak përvojë me këtë lloj sistemi, ka ende disa probleme. Çdo sistem politik përfiton nga opozitat e fuqishme. Me fjalë të tjera, mendoj se është e shëndetshme që Shqipëria të ketë një opozitë të fortë. Në këtë pikë nuk e ka, pjesërisht edhe për shkak të konflikteve të brendshme në Partinë Demokratike. Mendoj se do të ishte në interes të Shqipërisë, nëse një parti e fortë opozitare do të ishte disi më e spikatur. Kjo është mënyra se si funksionon demokracia. Nëse keni vetëm një parti politike dhe përballë saj,  një seri partish më të vogla, është partia e madhe politike që merr të gjithë vendimet.

  • Me çfarë po punoni aktualisht? Çfarë dokumentesh janë në tryezën tuaj?

Kam një sërë projektesh, por prej shumë vitesh kam menduar të punoj për një biografi të Enver Hoxhës, që mendoj se duhet bërë në Shqipëri. Biografia është një mënyrë shumë e rëndësishme që njerëzit të mësojnë për historinë, sidomos për studentët sepse ju jep atyre mendime, ndjenja dhe marrëdhënie. Është  pasqyrë e një procesi politik dhe mendoj se ka vërtet nevojë për të këtu. Gjykoj se do të ishte e rëndësishme që të shkruheshin biografi për shumë nga figurat kryesore komuniste. Natyrisht do të duhen shumë vite për ta përfunduar, sepse është një proces kompleks, duke qenë se është një çështje e vështirë këtu.

  • Ju mendoni që njohja dhe analizimi i figurës së Hoxhës, do të shpjegojë atë që bëri?

Është e mundur. Padyshim që figura psikologjike e njerëzve ka një ndikim mjaft domethënës në mënyrën se si ata ecin në aspektin e jetës personale, në aspektet e situatës politike, por mendoj se është gjithashtu e arsyeshme të konkludohet se ka shumë ndikime mbi Hoxhën dhe politikat e tij.

  • Gjatë shekujve Shqipëria ka pasur shumë udhëtarë të huaj që kanë kaluar këtej dhe kanë shkruar për Shqipërinë. Shpesh ne e njohim të shkuarën tonë përmes memuareve të tyre. Jam e interesuar të di pse ju u afruat me Shqipërinë? Çfarë e veçoi Shqipërinë nga vendet e tjera të lindjes?

Shkaku ishte doktoratura ime në Universitetit e Kalifornisë dhe studiova me një nga studiuesit më të mëdhenj të Ballkanit në vitet 1970 dhe 1980. Ai quhej Dimitri Gjeorgjevic, një serb që ka shkruar shumë libra për politikën e brendshme serbe. Ishte në të vërtetë ndikimi i tij dhe sugjerimi i tij që të shikoja Shqipërinë dhe kjo ishte më 1971. Në atë moment, natyrisht, kishte shumë pak për të lexuar për shqipen dhe nuk ishte e mundur të vinte këtu.

  • Nëse nuk ishe pjesë e ndonjë partie komuniste diku në botë?

Por unë nuk isha, kështu që fillova të lexoja çdo gjë që gjeja dhe të bëja kërkime në arkiva të ndryshme të Evropës.  Publikimi i librit tim të parë ishte i vështirë në thelb për shkak të faktit se kishte kaq pak burime dytësore. Kishte materiale në arkivat e huaja por pamundësia për të ardhur këtu e bënte të vështirë. Gjithsesi, ishte ndikimi i këtij individi që u bë një mik shumë i ngushtë i imi që më solli në drejtim të historisë së Shqipërisë.

 

  • Dhe si e shihni Shqipërinë nga vizita juaj e pare e deri sot?

Për herë të parë kam ardhur këtu në vitin 1989 me një grup nga Anglia. Atëherë kisha një pasaportë kanadeze ndaj arrita të hyja në Shqipëri. Përshtypja ime e parë se  po kthehesha në kohë 50 vite, një gjysmë shekulli sa i përket nivelit të zhvillimit dhe të infrastrukturës. Ishte një përvojë që më  hapi sytë. Ishte gjithashtu shumë pozitive në shumë mënyra. Takova njerëz të mrekullueshëm. Vendi ishte shumë i bukur edhe pse ishte shumë e vështirë të shkoje nga një qytet në tjetrin sepse nuk kishte rrugë. Por në atë kohë kisha studiuar shumë për Shqipërinë dhe në të vërtetë më ka shtuar vlerësimin për Shqipërinë dhe njerëzit këtu dhe më inkurajoi të bëj më shumë. Tani për sa i përket pyetjes suaj se çfarë ka ndryshuar. Epo, shumë gjëra kanë ndryshuar qartësisht. Kryeqyteti është bërë europian, sepse nuk ka shumë ndryshim me Sofjen apo Bukureshtin. Ndërsa në zonat rurale ndoshta pak më ndryshe në thelb për shkak të faktit se sigurisht që ka ende moszhvillim në shumë fusha. Është e qartë se ka varfëri në shumë zona. Dua të them ka rezultuar që shumë njerëz largohen nga vendi për të kërkuar mundësi diku tjetër.

  • Së fundmi Aleksei Navalny, lideri i opozitës Ruse u gjet i vdekur në burg. Shumë kundërshtarë opozitarë të regjimit në Shqipëri vdiqën si Sabiha Kasimati dhe u dënuan si Musine Kokalari e shumë emra të tjerë. Me vdekjen e Navalnyt shumë njerëz mendojnë se kjo që ndodh në Rusi është tregues për vende ku procesi e dekomunistizimit nuk u krye.

Oh ishte një gjë e tmerrshme. Është një tragjedi dhe sigurisht nga këndvështrimi im është shumë e qartë se regjimi në Rusi është përgjegjës. Ky është lloji i gjërave që shohim në regjimet totalitare. Rusia ka pasur mundësi të zgjedhë të qëndrojë pak a shumë sovjetike si Bjellorusia ose të kthehet drejt Perëndimit si Polonia dhe ju e dini, përvoja polake në vitet e para pas rënies së komunizmit ekonomikisht ishte jashtëzakonisht e vështirë.

Rusia vendosi të mos e bënte këtë. Dhe si rezultat, unë nuk shoh aq shumë ndryshim midis viteve të fundit të Bashkimit Sovjetik dhe situatës aktuale politike në Rusinë e sotme. Procesi i dekomunistizimit ndoshta luan rol por  jo vetëm ai.  

  • Ju kam parë të pranishëm në “Ditët e Kujtesës”. Cila është rëndësia e aktiviteteve të tilla në përballjen me të shkuarën dhe identitetin dhe mentalitetin që na lë ajo?

Oh, absolutisht. I kam ndjekur në vite “Ditët e kujtesës” dhe mendoj se ka shumë nevojë.

Një sondazh i OSBE-së në Shqipëri vite më parë tregoi se 40% e njerëzve kishin njëfarë nostalgjie për periudhën komuniste këtu dhe shumë prej kësaj përqindjeje vjen nga mosnjohja e plotë e së shkuarës. Padyshim që shumë prej atyre që kanë qenë pjesë e sondazhit janë të rinj dhe nuk e kanë përjetuar atë sistem por është e rëndësishme që të rinjtë të kuptojnë historinë e Shqipërisë për të mos e përsëritur ose thjesht ta kuptojnë dhe të ecin përpara.

  • Ndaj na duhet një libër për Enver Hoxhën?

Absolutisht. Unë mund të jap një kontribut në këtë drejtim, por  mos i mbani shpresat për shpejt sepse këto gjëra kërkojnë shumë kohë. Mendoj se e kam bërë të qartë respektin dhe dashurinë time për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe sigurisht që do të bëj çmos që të kontribuoj më tej për të kuptuar historinë.

Intervista me Richard Grenellin: NATO dhe Ukraina, çfarë ndodh nëse Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë?

Intervista me Richard Grenellin, ndër ata që kualifikohen për Sekretariatin e Shtetit në rast të fitores së republikanëve

Nga: Massimiliano Herber – Gaspard Kühn (RSI/RTS)

Kur flitet sërish për një Trump të mundshëm, emri i tij shfaqet gjithmonë në grupet e opinionistëve të Uashingtonit. Edhe në mesin e diplomatëve të kryeqytetit, ekziston një bast që Richard Grenell do të jetë në një kabinet hipotetik të Trumpit më 2025. Ish-ambasadori 57-vjeçar në Gjermani është ndër njerëzit më të besuar të ish-presidentit dhe duket se do të vazhdojë të jetë i tillë: ndër kandidatët për postin e Sekretarit të Shtetit është në krye të listës.

Ne e takojmë atë në C-PAC, një vend takimi për politikanët konservatorë përgjatë Potomac. Një vend i folklorit të përhershëm parazgjedhor dhe i takimeve me republikanët më të lirë, por që është bërë gjithashtu një busull e paarritshme për të kuptuar se ku po shkon Partia Republikane në epokën e Trump. Titulli i konferencës në të cilën ishte i ftuar Grenell është emblematik: “Make Diplomacy Great Again”.

 

Pika fillestare e intervistës dhënë televizionit zviceran është deklarata e Trumpit për anëtarët e NATO-s në dështim dhe ftesa për Rusinë “të bëjë çfarë dreqin të dojë”. Grenell nënvizon se si ai pasazh u ekstrapolua nga media dhe më pas përsërit: “Nuk ka asgjë që dobëson NATO-n dhe besueshmërinë e saj më shumë se ato vende anëtare që nuk paguajnë kontributet e tyre.”

Dalja e Trumpit ka ngritur shqetësime në Evropë: nëse anëtarët e NATO-s nuk arrijnë të përmbushin kuotën e tyre, a do t’i mbrojnë Shtetet e Bashkuara ende? “Bëjuani pyetjen diplomatëve të atyre vendeve dhe përgjigju: pse nuk e paguajnë tarifën? A nuk mendojnë se po dobësojnë NATO-n? Paguani dhe nuk do të ketë probleme”.

Në vitin 2015, Obama kishte ngritur tashmë problemin e anëtarëve të Aleancës Atlantike që nuk paguanin pjesën e tyre… “Dhe edhe para Bushit, përsërit Grenell, por atëherë ata nuk kishin qenë koherent dhe nuk kishin vendosur një objektiv. Unë sfidoj çdo politikan evropian që të shkojë në Midwest dhe t’u shpjegojë arsyet e kësaj mospagese atyre që paguajnë taksa në Shtetet e Bashkuara. Amerikanët janë të lodhur nga kjo”.

 

Cilat janë pasojat për NATO-n me një Presidencë Trump? “Unë besoj se çdo vend që nuk investon 2% të PBB-së së tij në mbrojtje nuk duhet të lejohet të votojë për anëtarësimin e anëtarëve të rinj.” Pa përmendur emra, Grenell nuk kursen as Holandën – mes atyre që nuk kishin arritur kuotën e tyre në 2023 – kryeministri i së cilës Mark Rutte është kandidat për të pasuar Stoltenberg si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në korrik: “Nuk duhet të ketë një Sekretar të Përgjithshëm që vjen nga një vend që nuk ka paguar detyrimet. Nuk është e drejtë”.

 

Nga NATO në Ukrainë është një hap i shkurtër. Pse Trumpi dhe republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve hezitojnë për një paketë të re ndihme për Kievin? “Sa larg kemi arritur? Rreth 150 miliardë dollarë… Paratë e taksapaguesve për një luftë dhe nuk duket se ka ndonjë plan paqeje në horizont. Unë jam diplomat: ka shumë njerëz në Pentagon që mund t’ju shpjegojnë ecurinë e luftës, por askush që flet për një negociatë paqeje…”.

A është kjo kritika që ju drejtoni Shtëpisë së Bardhë? “Duhet të jenë dy persona në Zyrën Ovale pas Presidentit: njëri është Sekretari i Mbrojtjes që thotë “President, ne jemi gati, nuk negociojmë, kemi forcën ushtarake për të goditur. Por pranë tij duhet të ishte Sekretari i Shtetit duke i thënë: “Prit pak! Ne mund të provojmë sanksione, të bëjmë presion mbi aleatët tanë… Ka shumë gjëra që mund të bëjmë për të shmangur luftën”.

Një kritikë për administratën e Biden dhe Anthony Blinken. Trump thotë se do ta zgjidhë konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës brenda 24 orëve. I jep Putinit dritën jeshile? “Shiko, shpjegon Grenell, le të kthehemi te origjina e kësaj lufte, dhjetë vjet më parë, dhe marrëveshjet e Minskut. Ishte diçka. Sot nuk flitet më për marrëveshje të ngjashme dhe besoj se Blinken ka përgjegjësi. Nuk po them të bëjmë një “Minsk 3″, por të përpiqemi të negociojmë duke pasur parasysh atë traktat.”

 

A mendoni se në një moment Ukraina do të duhet të japë dorëheqjen për të hequr dorë nga një pjesë e territorit të saj të pushtuar? “Unë mendoj se integriteti territorial i Ukrainës është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe se është një nga gjërat për të cilat duhet të jemi të papranueshëm në tryezën e bisedimeve. Por, sigurisht, anëtarësimi në NATO duhet të jetë një nga temat që duhet ngritur në një negocim të tillë”. NATO përsëri. Jemi ende në fushatë zgjedhore dhe kanë mbetur edhe dhjetë muaj deri në vitin 2025, por edhe duke folur me Ric Grenell duket qartë se roli i Amerikës së Trumpit në botë është i destinuar të ndryshojë. Dhe në Uashington ka nga ata që po bëjnë presion që ajo të fillojë menjëherë.rsi-eb

Intervista: Dr. Krasniqi flet për dëshmitë e mbledhura për krimet e luftës në Kosovë

VOA/Artan Haraqija

Dr. Salih Krasniqi është kirurgu që gjatë luftës në Kosovë, pesë ditë bënte përpjekje të trajtonte të plagosurit në Klinikën Universitare të Prishtinës dhe në fundjavë operonte të plagosurit në zona lufte, duke u bërë dëshmitarë i atyre që i quan krime lufte ndaj pacientëve shqiptarë. Gjatë intervistës me kolegun Artan Haraqija – Dr. Krasniqi gjithashtu thotë se dëshmitë e gjetura prej tij konfirmojnë se si pacientët shqiptarë të lënduar gjatë luftës prezantoheshin rrejshëm si viktima të sulmeve ajrore të NATO-s, ndonëse gjatë vizitave të tyre ai gjente plagë nga armë zjarri të forcave serbe.</stron

Kirurgu i luftës, siç njihet në Kosovë Dr. Salih Krasniqi, thotë se ka mbledhur dëshmi për mbi 1200 pacientë shqiptarë në Klinikën Universitare të Prishtinës ndaj të cilëve, sipas tij, janë kryer krime dhe tortura nga forcat serbe.

Të gjitha dëshmitë, nga maji i vitit 1998 deri në qershorin e vitit 1999, i ka botuar në librin me dy vëllime për të cilin thotë se ka punuar mbi 20 vjet. Në mbi 1000 faqe, ai ofron dosjet e siguruara në Klinikën Universitare të Prishtinës si dëshmi për pretendimet që bën.

Dr.Salih Krasniqi

Dr.Salih Krasniqi

“Janë edhe 45 punonjës shëndetësorë të vrarë në të gjithë Kosovën. Në libër janë të përfshirë fëmijët dhe të rriturit. Nga fëmijët, në libër janë rastet e 402 fëmijëve dhe 741 të rriturve.”

Ai thotë se nuk ka mbledhur dëshmi vetëm duke u mbështetur në dokumentacionin që e ka gjetur pas luftës në QKUK, por në jo pak raste, ndërsa ishte pjesë e stafit mjekësor në kryeqytetin e Kosovës, ka qenë edhe vetë dëshmitar i atyre, që i përshkruan si krime dhe tortura që janë kryer ndaj shqiptarëve, ndërsa ishin të shtruar si pacientë.

Kur shkonim për vizitë, pacientët na thonin ‘ju lutem mos na ndihmoni, sepse më pas po na rrahin më keq se sa kur nuk na ndihmoni”

“Gjatë trajtimit të tyre ata janë mbajtur të lidhur te radiatori, apo pas krevatit, ose me armë iu kanë hapur plagët pacientëve pasi janë operuar, pra iu kanë hapur plagët me automatik. Ne kemi qenë një numër i vogël deri më 18 mars 1999 në punë. Kur shkonim për vizitë, pacientët na thonin ‘ju lutem mos na ndihmoni, apo mos na sillni barëra apo ushqime më shumë, sepse më pas po na rrahin më keq se sa kur nuk na ndihmoni fare”.

Zëri i Amerikës: Pasi jeni larguar ju?

Dr. Salih Krasniqi: Po, sepse pasdite ne nuk ishim aty dhe ata (serbët) bënin çfarë të donin me ta.

Përgjatë luftës në Kosovë ato pak media ndërkombëtare që ende lejoheshin të punonin nën kushte të rrepta të regjimit të Slobodan Millosheviqit, me raste ftoheshin nga udhëheqësit serbë të spitalit të Prishtinës për të filmuar viktima civile shqiptare e serbë që trajtoheshin në QKUK. Qëllimi ishte të tregohej se si po viktimizohen civilët nga sulmet ajrore të NATO-s.

Një vajzë shqiptare mbahet nga infermieret në Klinikën Kirurgjikale të Prishtinës që të filmohet nga kamerat në një rast të organizuar veçanërisht për mediat ndërkombëtare nga Drejtoria serbe e QKUK-së më 2 Prill 1999

Një vajzë shqiptare mbahet nga infermieret në Klinikën Kirurgjikale të Prishtinës që të filmohet nga kamerat në një rast të organizuar veçanërisht për mediat ndërkombëtare nga Drejtoria serbe e QKUK-së më 2 Prill 1999

Një nga këto raste ishte ai i 2 prillit të vitit 1999.

“Që kur filloi agresioni i NATO-s ne kemi pranuar çdo ditë shumë civilë të plagosur. Unë do të doja të pyesja NATO-n a e dinë ata se kë po lëndojnë bombat?”, tha më 2 prill 1999 drejtori i Klinikës Kirurgjikale, Rade Grbiç.

Dr. Salih Krasniqi thotë se ish kolegu serb nga koha e luftës ka prezantuar rrejshëm pacientët shqiptarë si viktima të NATO-s dhe shton se ai ka gjetur fakte për këtë.

Në bazë të të dhënave thuhet se nga këta 252 pacientë mungojnë rreth 111 pacientë që nuk janë regjistruar fare”

“Unë gjeta të dhënat se janë 420 pacientë dhe ai (Gërbiç) thotë se kanë qenë 60%, që i bie 252 pacientë të jenë të operuar në QKUK kinse prej lëndimeve të shkaktuara nga NATO. Por kur i kam nxjerrë të dhënat se çfarë diagnoze, apo çfarë operimi është bërë, numri i tyre është shumë i vogël. Në bazë të të dhënave thuhet se nga këta 252 pacientë mungojnë rreth 111 pacientë që nuk janë regjistruar fare. Lind pyetja se ku kanë shkuar këta pacientë nëse janë pranuar, por nuk janë regjistruar”.

Një rast i mirë, sipas Dr. Salih Krasniqit, për të sqaruar se si viktimat e sulmeve nga forcat serbe janë prezantuar si viktima të bombardimeve të NATO-s është rasti i burgut të Dubravës, në afërsi të Istogut.

Më 19 dhe 21 maj 1999, NATO kreu sulme ajrore në këtë burg duke thënë se kjo u bë si reagim ndaj aktiviteteve ushtarake jugosllave afër zonës së burgut. Nga këto sulme zyrtarisht dihet për 19 të vrarë, kryesisht shqiptarë, që mbaheshin të burgosur aty dhe qindra të plagosur.

“Në këtë vend është kryer humbja më e tmerrshme e të burgosurve. Ka pasur një numër të madh viktimash të cilët janë transferuar në spitalin më të afërt dhe hetimet janë në vazhdim”, tha më 21 maj 1999 gjyqtari hetues serb, Vladan Vojiç nga Peja.

Mirëpo Dr. Salih Krasniqi, thotë se diagnozat e pacientëve që i ka gjetur në QKUK tregojnë një histori krejt tjetër.

“Masakra aty ishte kryer prej institucioneve serbe e jo prej NATO-s, siç e kanë shkruar edhe në historitë e pacientëve që i kam hasur ku thuhet se janë të plagosur prej NATO-s. Mirëpo, në diagnozat që kam gjetur unë thuhet se kanë qenë të plagosur me armë zjarri, pra prej armëve të vogla të zjarrit e jo prej sulmeve ajrore. I kanë nxjerrë në fushën e sportit në Burgun e Dubravës dhe kanë filluar t’i gjuajnë të gjithë. Disa që kanë arritur të ikin. Ata i kanë plagosur ndërsa ishin të fshehur nëpër puse apo vende të tjera.”

Ai thotë se një tjetër krim që është kryer me shqiptarët në Dubravë është se shumica prej tyre, megjithëse ishin të lënduar, nuk janë dërguar asnjëherë në spital për trajtim. Dr. Krasniqi thotë se nga rreth 300 të lënduar, vetëm 31 ish të burgosur janë regjistruar si pacientë në spital.

“Të gjithë i kanë mbajtur fillimisht nga 4 deri në 20 ditë në burg e më pas 31 prej tyre i kanë sjellë në spital. Të tjerët i kanë dërguar nëpër burgje. Edhe ata që i kanë sjell në spital, pas 3 apo 5 ditësh i kanë liruar nga spitali dhe i kanë dërguar nëpër burgjet serbe”.

Zëri i Amerikës: Sa prej tyre kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor dhe që nuk është lejuar t’u jepet?

Dr. Salih Krasniqi: Pothuajse të gjithë pasi gati të gjithë kanë qenë të plagosur, kryesisht prej forcave serbe.

Fat të ngjajshëm me të plagosurit e burgut të Dubravës, sipas Dr. Salih Krasniqit, kishin edhe qindra pacientë të tjerë shqiptarë që ndonëse trajtimi mjekësor do të mund të bënte dallimin mes jetës apo vdekjes, janë dërguar në burgje.

“Ma kanë marrë për shembull Muhamet Kiçinën, një djal i ri, në janar të vitit ’99, e kanë kapur në Drenas të plagosur nën sqetullën e djathtë, e kanë sjellë në spital serbët dhe e kemi operuar me Profesor Sadri Bajraktarin, mirëpo pas dy tre ditëve e kanë marrë prej spitalit megjithëse ne nuk e kemi nënshkruar fletë-lëshimin sepse nuk ishte në gjëndje të dërgohet në burg. Ne nuk na pyetën.

Muhamet Kiçina dhe një tjetër pacient, Naim Çufaj të cilin Dr. Krasniqi thotë se e ka nxjerrë ilegalisht nga spitali dhe e ka dërguar në shtëpinë e tij, i kanë mbijetuar luftës në Kosovë.

Gjatë kohës së luftës, Dr. Krasniqi, bënte dy punë. Pesë ditë të javës punonte në Qendrën Klinike Universitare, ditëve të tjera, shkonte nëpër zona ku bëhej luftë dhe trajtonte pacientë dhe ushtarë të UÇK-së.

“Ne kemi qenë të caktuar në atë mënyrë, një grup që nuk ka punuar në spital, ata punonin nga e hëna deri të premtën e të premten shkonim ne grupi që punonim në spital që t’i ndrrojmë. Nëpër spitale ushtarake (të UÇK-së) ose e kam marrë pushimin vjetor kinse po shkoj dikund dhe kam shkuar në zona të luftës. “

Zëri i Amerikës: Si e kaluat këtë pa u marrë vesh se çfarë po bëni sepse kjo ishte me rrezik edhe për jetën tuaj?

Dr. Salih Krasniqi: Shumë më tepër jam frikësuar ndërsa shkoja në male se sa kur isha në mal, sepse aty ishim të armatosur. Mirëpo, gjatë rrugës ishte problem. Disa kolegë i kanë zënë dhe i kanë rrahur

Dr. Krasniqi thotë se është duke punuar që të përkthejë librin në gjuhën angleze dhe atë gjermane. Ndërkaq, shton ai, Ministria e Drejtësisë e Kosovës është duke mbledhur material për të dëshmuar krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë.


Send this to a friend