
BIRN – Lumi Valbonë, zemra blu e Alpeve Shqiptare (Fotoreportazh)

Në të gjithë Serbinë është duke u mbajtur të premten një grevë e përgjithshme.
Thirrjes së studentëve për të pezulluar punën për 24 orë iu përgjigjën institucione kulturore, avokatë, disa shkolla dhe disa qindra kompani private, si dhe u paralajmëruan edhe shëtitje proteste në Beograd.
Studentët duke protestuar në Beograd në ditën e grevës së përgjithshme, ku shumë biznese mbyllën dyert.
Studentët kanë bllokuar më shumë se 60 fakultete dhe dy seli universitetesh, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave, të shkaktuar nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor në Novi Sad që ndodhi më 1 nëntor 2024.
Ashtu si ditët e mëparshme, në Beograd, por edhe në mbarë Serbinë, u mbajt aksioni “15 minuta heshtje” në nderim të të vrarëve nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor të rindërtuar në Novi Sad më 1 nëntor 2024.
Pjesëmarrësit e grevës së përgjithshme duke protestuar në qendër të Beogradit. Studentët u bënë thirrje qytetarëve që më 24 janar të mos shkojnë në punë dhe të mos marrin pjesë në asnjë blerje dhe transaksion tjetër financiar.
Pjesëmarrësit e grevës së përgjithshme teksa protestojnë në qendër të Beogradit.
Disa nga pankartat në protestë gjatë grevës së përgjithshme në Beograd.
Pamje nga lart pjesëmarrësve të grevës së përgjithshme në lagjen Beogradi i Ri.
Më shumë se 200 biznese kanë konfirmuar më herët se nuk do të punojnë në shenjë solidarizimi me studentët.
Disa biznese vendosën shenja me një dorë të kuqe – një simbol i protestës që filloi pas shembjes së strehës në Novi Sad – që simbolizon mesazhin “Duart e tua janë të përgjakura”, duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave.
Shumë bare, dyqane, librari e kinema në Beograd dhe më gjerë janë mbyllur.
Një nga libraritë e mbyllura në Beograd.
Një mesazh në derën e mbyllur të një ëmbëltoreje në Beograd./ REL
Presidenti Donald Trump u betua për një mandat të dytë më 20 janar, duke u bërë presidenti i 47-të i vendit katër vjet pasi ai la detyrën si i 45-ti.
Në fjalimin e tij inaugurues, Trump u zotua të ndryshojë atë që ai e quajti “rënia e Amerikës”.
Trump foli me një ton kritik ndaj paraardhësit të tij, pa e përmendur atë, por gjithashtu u zotua për “unitet” për të ecur përpara.
Në fjalimin e tij, Trump konfirmoi planet e tij për të nënshkruar një sërë urdhrash ekzekutivë në ditën e parë, duke përfshirë shpalljen e një emergjence kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë, mbylljen e “hyrjes së paligjshme” dhe fillimin “procesin e kthimit të miliona e miliona kriminelëve ne vendet nga kane ardhur.”
Ceremonia e inaugurimit u zhvendos në ambiente të mbyllura mes temperaturave të ftohta në kryeqytetin e vendit, duke u zhvilluar në Capitol Rotunda dhe jo në pjesën e jashtme perëndimore të ndërtesës së Kapitolit.
Në përfundim të ceremonisë, anëtarët e klerit ndërfetar, duke përfshirë Atin Frank Mann nga Bruklini, Nju Jork, dhanë një bekim.
bw
Fotografitë nga arkivi tregojnë madhështinë dhe ceremonitë e betimit të presidentëve amerikanë në Uashington, gjatë 100 vjetëve të fundit.
Pas një zjarri shkatërrues në prill 2019, Katedralja Notre-Dame në Paris ka vendosur të rihapë dyert e saj për publikun më 7 dhjetor, duke shënuar një rast të rëndësishëm për Francën dhe botën.
Presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi kryeveprën sor, për të parë brendësinë e sapo restauruar.
Notre-Dame de Paris, një mrekulli arkitekturore gotike, ka qëndruar si një simbol i besimit dhe i artit që kur filloi ndërtimi i saj në 1163.
Zjarri i 15 prillit 2019 përpiu çatinë dhe majën e Notre-Dame, ndërsa shkaku mbetet i paqartë.
Mundësitë përfshijnë një defekt elektrik ose një cigare të ndezur.
Zjarrfikësit arritën të shpëtonin kambanoret dhe fasadën, por dëmi i madh kërkonte një përpjekje masive globale për mbledhjen e fondeve.
Mbi 840 milionë euro janë dhuruar, duke tejkaluar nevojat për restaurim.
Gjatë pesë viteve të fundit, mijëra zejtarë të aftë kanë rindërtuar me përpikëri çatinë dhe majën e katedrales, kanë restauruar gurët dhe pikturat e saj të nxira dhe kanë rinovuar mobiljet.
Ceremonitë e rihapjes
Rihapja do të fillojë të shtunën e ardhshme me një fjalim të presidentit Macron, e ndjekur nga një ceremoni në dyert e katedrales nga Kryepeshkopi Laurent Ulrich.
Brenda do të këndohen psalme të lashta dhe organi historik i katedrales do të rezonojë edhe një herë pasi të bekohet.
Mesha do të fillojë më 8 dhjetor, duke filluar një seri tetë-ditore shërbimesh falënderimi kushtuar donatorëve, zjarrfikësve dhe artizanëve që kontribuan në restaurimin.
Qasja e publikut fillimisht do të jetë e kufizuar, me vizitorët që u kërkohet të rezervojnë biletat në internet ose të qëndrojnë në radhë në vend.
Nga dhjetori, vizitorët do të mund të rezervojnë online falas biletat e së njëjtës ditë ose të ditës së ardhshme, ndërsa turnetë në grup do të fillojnë pas Vitit të Ri. GSH
Mbahet në Tiranë ceremonia e ngritjes së flamurit në sheshin Skënderbej.
Kjo ceremoni është organizuar në disa qytete të Shqipërisë si Vlorë e Shkodër.
Në Paradën e Shqiptarëve në Tiranë morën pjesë sot mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet.
“Parada kuqezi” nisi nga sheshi “Nënë Tereza”, midis Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës dhe po përshkon bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’u mbyllur në sheshin “Skënderbej”, ku do të zhvillohet ngritja e flamurit shqiptar.
E kthyer tashmë në një traditë në New York, shqiptarët nga e gjithë bota të veshur kuq e zi dhe me veshje popullore mbushën sot rrugët e Tiranës. Nën ritmin e muzikës shqiptare pjesëmarrësit krijuan një atmosferë festive.
Të pranishëm në paradë janë mbi 350 grupe artistike nga anë e mbanë kudo ku flitet shqip. Pjesë e paradës janë përfaqësues nga 150 qytete, delegacione nga bashki dhe komuna shqiptare, bashkë me ansamblet e tyre. bw
Në Paradën e Shqiptarëve në Tiranë po marrin pjesë sot mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet, në kuadër të 112-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
“Parada kuqezi” nisi nga sheshi “Nënë Tereza”, midis Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës dhe po përshkon bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’u mbyllur në sheshin “Skënderbej”, ku do të zhvillohet ngritja e flamurit shqiptar.
E kthyer tashmë në një traditë në New York, shqiptarët nga e gjithë bota të veshur kuq e zi dhe me veshje popullore mbushën sot rrugët e Tiranës. Nën ritmin e muzikës shqiptare pjesëmarrësit krijuan një atmosferë festive.
Të pranishëm në paradë janë mbi 350 grupe artistike nga anë e mbanë kudo ku flitet shqip. Pjesë e paradës janë përfaqësues nga 150 qytete, delegacione nga bashki dhe komuna shqiptare, bashkë me ansamblet e tyre.
Në të dy anët e bulevardit janë edhe qytetarë të shumtë për të ndjekur nga afër paradën. Parada u organizua nga bashkia e Tiranës në bashkëpunim me shoqatën “Albanian Roots”
Opozita zhvilloi pasditen e së martës një protestë, e shpërndarë të 5 pikat kyçe të kryeqytetit, ndërsa nuk munguan përplasjet, tensionet, por edhe përdorimi i forcës nga ana e Policisë për të larguar protestuesit nga akset rrugore të bllokuara.
Tensionet dhe përplasjet më të forta ndodhën para Bashkisë së Tiranës dhe te sheshi wilson, dy nga 5 pikat ku mbështetësit e opozitës u grumbulluan për të bllokuar akset rrugore.
Policia hodhi ujë me presion dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, fillimisht te Bashkia e Tiranës, dhe më pas te sheshi Wilson. Te ky i fundit u përdor edhe sasia më e madhe e ujit ndaj protestuesve, por njëherazi edhe qëndresa më e fortë e disa prej deputetëve dhe drejtuesve të partive opozitare, që për disa minuta arritën të bllokonin automjetin që hidhte ujin me presion.
Fotot e siguruara nga LSA tregojnë momentet më pikante nga protesta. Në pamjet e mëposhtme shihen disa nga tentativat e deputetëve, por edhe qytetarëve, për të bllokuar policinë në ndërhyrjet e saj për të zhbllokuar rrugën.
Gjatë protestës pati disa denoncime lidhur me goditjet ndaj deputetëve, ku në të paktën dy raste, Petrit Vasili dhe Bledion Nallbati, pohuan se ishin goditur apo dëmtuar nga policia.
Princesha Kate Middleton, bëri daljen e saj të parë publike që kur njoftoi se kishte përfunduar kimioterapinë.
Kate u pa duke marrë pjesë së bashku me Mbretin Charles, Mbretëreshën Camilla dhe bashkëshortin e saj Princin William në një kishë në Balmoral, Skoci.
Middleton, e veshur me një kapelë ngjyrë kaki dhe një palë vathë ari, u fotografua në sediljen e pasagjerit të makinës, e cila drejtohej nga bashkëshorti i saj.
Vetëm javën e kaluar u bë e ditur se ajo u rikthye në punë pas përfundimit të disa muajve të trajtimit për kancerin nga i cili ajo vuan.
Sipas Daily Mail, Middleton drejtoi një takim si pjesë e iniciativës së saj të fëmijërisë së hershme. Para kësaj, takimi i fundit zyrtar ku ajo kishte marrë pjesë ishte më 6 dhjetor 2023.
Pjesën tjetër të kohës ajo punoi nga shtëpia dhe shmangi plotësisht daljet publike, ndërsa shtrimi dhe trajtimi i saj në spital vazhduan.
Në verë ajo bëri dy paraqitje publike, në paradën vjetore të Mbretit Trooping the Color dhe në finalet e Wimbledon. Në videon në të cilën njoftoi përfundimin e trajtimit, ajo tha se ka planifikuar pak dalje publike deri në fund të vitit, megjithëse do të fokusohet të bëj gjithçka për të qëndruar e pastër nga kanceri.
Panorama
Të paktën 120 qytetarë ukrainas, kryesisht nga rajoni i Transkarpateve, mbetën pa strehë, derisa mijëra të tjerë përballen me dëbim pasi Hungaria po zbaton një dekret që kufizon strehimin e subvencionuar nga shteti për ata që janë prekur drejtpërdrejt nga lufta në Ukrainë, shkruan Radio Evropa e Lirë.
1. Fëmijët qëndrojnë pranë njëri-tjetrit që të rrinë ngrohtë ndërsa përpiqen të flenë në trotuar me gjërat e tyre në qytetin hungarez, Kocs, rreth 70 kilometra në perëndim të Budapestit, më 22 gusht.
2. Refugjatët, nën mbikëqyrjen e rojeve civile, ngritën një kamp pranë një stacioni autobusi pasi u dëbuan nga vendet ku ishin strehuar përkohësisht.
3. Dyshekët e dhuruar u shpërndahen familjarëve me fëmijë të vegjël derisa përgatiten për ta kaluar natën në stacionin e autobusëve.
4. Gjatë gjithë natës, policia monitoroi zonën për t’u siguruar që fëmijët të mos dilnin në rrugë.
5. Olga Berki, e fotografuar me mbesën e saj, iku nga Badalo, Transkarpatia, duke lënë pas burrin e saj dhe anëtarë të tjerë të familjes, në mesin e tyre edhe një dajë, i cili vdiq duke luftuar ndaj forcave ruse.
6. Olga (djathtas) dhe vajza e saj Kata (majtas, duke mbajtur vajzën e saj) tani jetojnë në këtë vend.
7. Shumë prej të zhvendosurve ose po paguajnë për strehimin e tyre, ose po qëndrojnë me familjen, miqtë ose vullnetarët, në përpjekje për të gjetur stabilitet në mes të luftës së vazhdueshme.
8. Organizatat qytetare paralajmërojnë se legjislacioni i ri mund të lërë mijëra refugjatë të pastrehë, pasi shumë prej tyre nuk kanë mjete për të paguar për strehim, ose nuk janë të gatshëm të kthehen në shtëpi derisa vazhdon pushtimi rus i Ukrainës.
9. Përfaqësuesi i Qeverisë, Norbert Pal, e mbrojti ndryshimin si “të arsyeshëm dhe proporcional” pas dy vjetësh e gjysmë lufte. Ai i tha gazetës proqeveritare, Magyar Nemzet, se “ata që donin të ngriheshin përsëri në këmbë në Hungari, kanë mundur ta bëjnë këtë”.
10. Kur trupat ruse pushtuan Ukrainën më 24 shkurt 2022, Këshilli i Bashkimit Evropian aktivizoi Direktivën e tij të Mbrojtjes së Përkohshme të vitit 2001, duke u dhënë refugjatëve ukrainas leje qëndrimi, qasje në shërbime publike dhe në tregun e punës në vendet pritëse.
11. Aktualisht janë rreth 4.19 milionë ukrainas të zhvendosur në të gjithë Bashkimin Evropian – me mbi 1.2 milion në Gjermani, gati 1 milion në Poloni dhe 400.000 në Republikën Çeke – që janë më pak se numri i zhvendosurve në Hungari./REL
Rrjeti televiziv britanik Sky News u bë media e parë ndërkombëtare që hyri brenda ambienteve të qendrave të pritjes së refugjatëve në Shqipëri.
Sky News sjell pamjet e para brenda asaj që e quan ‘Guantanamoja’ e Italisë në Shqipëri.
Këto qendra të vendosura në Lezhë do të presin të paktën 36 mijë refugjatë çdo vit.
Qendra e parë e pritjes është në Shëngjin. Bëhet fjalë për një hapësirë prej 6 mijë metrash katrorë. Më shumë se 40 kamera monitorojnë zonën e mbrojtur nga një gardh metalik me lartësi pesë metra.
Në Shqipëri do të sillen vetëm ata meshkuj që janë shpëtuar në ujërat ndërkombëtarë.
Në Shëngjin do të jenë të punësuar të paktën 70 persona, mes tyre oficerë policie italianë dhe kontraktorë privatë që do menaxhojnë qendrat.
Emigrantët që do mbërrijnë këtu do i nënshtrohen një kontrolli mjekësor, do u jepet ushqim, ujë dhe rroba dhe do kenë akses për këshillim të pavarur ligjor.
Kurse në Gjadër punimet vazhdojnë akoma. Por zyrtarët italianë thonë se kampi do jetë gati për pak javë.
Hapja e kampit është shtyrë disa herë.
Këtu emigrantët do të vendosen në dhoma 15 metra katrorë. Katër emigrantë do flenë në çdo dhomë të tillë.
Gjadri është i ndarë në tre zona. Në zonën e parë do vendosen ata që janë në proces të përpunimit të kërkesës për azil. Mendohet se kjo procedurë do zgjasë 28 ditë.
Në zonën e dytë do vendosen ata persona, të cilëve iu është refuzuar azili dhe janë në proces deportimi.
Kurse në zonën e tretë do vendosen personat që janë kapur duke kryer krime në qendër.
Personat që do fitojnë azilin, do dërgohen në Itali me traget.
Një zëdhënës i BE tha për Sky News se ata po monitorojnë me kujdes këtë skemë.
Kurse politikani italian, Riccardo Magi tha se ky projekt është ‘Guantanamo italiane’ për shkak se nuk respekton të drejtat e njeriut dhe ligjet ndërkombëtare. sn
Mijëra qytetarë u mblodhën dje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”për të protestuar ndaj keqqeverisjes së Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Protesta u thirr nga opozita e vendit, e cila tashmë është e bashkuar dhe po artikulon kërkesa të qarta politike siç janë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike për t’u mundësuar shqiptarëve të votojnë të lirë.
Lirimi i liderit të opozitës, i cili mbahet padrejtësisht dhe me urdhër nga prokuroria e gjykatat politike në arrest shtëpie, pa patur asnjë provë e fakt ndaj tij, edhe pse ka mbi tre vite që hetohet ishte një ndër kërkesat e protestës së djeshme.
Sali Berisha është i vetmi lider opozite në Europë i burgosur politik.
Refuzimi i projektit të shpopullimit ishte një tjetër kërkesë e opozitës dhe qytetarëve.
Ajo që ra në sy nga protesta e djeshme (11-korrik 2024) ishte prania e shumë të rinjve dhe profesionistëve të lirë, krahas pensionistëve e punëtorëve të thejshtë.
Kjo tregon se opozita po ngjall shpresë dhe rezistenca e saj e qëndresa liderit Berisha po jep sinjale pozitive në gjithë shoqërinë.
Më poshtë Syri.net po sjell disa nga fotot më pikante të protestës së djeshme para kryeministrisë dhe bashkisë së Tiranës.
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet