VOAL

VOAL

“Bir qeni”, lideri palestinez ofendon rëndë ambasadorin e SHBA-së

March 20, 2018
blank

Komentet

blank

Ndërmerret fluturimi i parë transatlantik i një avioni me karburant të gjelbër

 

VOAL – Fluturimi i parë transatlantik i fuqizuar plotësisht nga karburanti i gjelbër, e ashtuquajtura teknologji SAF (Sustainable Aviation Fuel), u ndërmor nga Londra dje në mëngjes (e martë) për në Nju Jork. Ngjarja u përshëndet nga Departamenti anglez i Transportit si fillimi i “të ardhmes së fluturimit”, por organizatat mjedisore po e frenojnë entuziazmin e tyre dhe po e akuzojnë operacionin për greenwashing, larjen e gjelbër.

Avioni, një Virgin Atlantic Boeing 787 Dreamliner, është i pari “që funksionon me karburante 100% të qëndrueshme në të dy motorët”, vuri në dukje kompania në një njoftim për shtyp.

Zbatimi i llojit të ri të karburantit i përgjigjet kritikave ndaj industrisë së linjave ajrore, e cila është përgjegjëse për rreth 2.5% të emetimeve globale të CO2 në vit. SAF mund të prodhohet nga vajrat e mbeturinave, mbetjet e drurit ose algat. Këto lëndë djegëse të reja konsiderohen si leva kryesore për dekarbonizimin e sektorit në dekadat e ardhshme, por prodhimi i tyre është ende në fillimet e tij dhe shumë i kushtueshëm.

Fluturimi në këtë kuptim përfaqëson demonstrimin e parë praktik se si “aviacioni mund të dekarbonizohet dhe si mund të reduktohen ndjeshëm emetimet”, tha Mark Harper, ministri britanik i transportit, në një deklaratë.

Por ambientalistët e kundërshtojnë këtë

Ndryshe nga entuziazmi i shfaqur nga promotorët e nismës, disa shoqata mjedisore e kanë kritikuar operacionin, duke e quajtur atë “greenwashing”. Një prej tyre është Stay Grounded, i cili e konsideron manovrën si një fasadë. “Nuk është rastësi që ky fluturim kryhet dy ditë para fillimit të COP28” në Emiratet e Bashkuara Arabe, Dubai, tha organizata në një deklaratë. “Ndërsa vëmendja e botës është e përqendruar në vetëm një fluturim, 100 000 avionë që përdorin lëndë djegëse fosile ngrihen çdo ditë.”

Disa anëtarë të komunitetit shkencor folën gjithashtu për këtë çështje, duke kritikuar në veçanti festimin rreth përdorimit të SAF. Karburanti i gjelbër i aviacionit është “një rrugë teknologjike pa krye”, argumentoi Finlay Asher, një inxhinier i hapësirës ajrore i cituar nga Stay Grounded. Pse? Sepse teknologjia që qëndron pas këtij lloji të karburantit – përveçse është jashtëzakonisht e shtrenjtë – nuk mund të zhvillohet në një shkallë efikase të madhe për të bërë një ndryshim në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Dr Doug Parr, një shkencëtar i Greenpaece, gjithashtu minimizoi potencialin e karburantit të ri. “Mbetjet e përdorura si lëndë ushqyese për biokerozinën në këtë fluturim nuk janë të disponueshme në sasi të mjaftueshme për të pasur një ndikim të rëndësishëm në emetimet e aviacionit.”

Në terma afatshkurtër, “e vetmja mënyrë efektive për të adresuar emetimet nga industria e linjave ajrore është adresimi i kërkesës: çdo sugjerim për të kundërtën është thjesht mendim i dëshiruar”, shtoi Parr. rsi-eb

blank

Një avion ushtarak i SHBA-së rrëzohet në oqean afër Japonisë

Një avion ushtarak i Shteteve të Bashkuara, me tetë persona në bord, u rrëzua në oqean afër ishullit japonez të Jakushimës, thanë rojet bregdetare të Japonisë më 29 nëntor.

Avioni i rrëzuar në perëndim të Japonisë ishte i llojit Osprey. Një zëdhënës i rojeve bregdetare tha se nuk ka detaje të tjera për incidentin, përfshirë edhe për njerëzit që ishin në bordin e këtij avioni.

Avioni u rrëzua rreth orës 02:47, sipas kohës lokale. Banorët lokalë kanë raportuar se motori i majtë i avionit ishte përfshirë nga zjarri teksa u rrëzua në oqean.

Ushtria amerikane ende nuk ka komentuar për këtë incident.

Rrëzimi i avionit amerikan vjen pasi një avion i po të njëjtit lloj ishte rrëzuar në veri të Australisë në gusht, duke vrarë tre anëtarë të ekuipazhit nga 23 sa ishin në bord.

Avioni Boeing MC-22B Osprey ishte rrëzuar në ishullin Melville, në Australi, gjatë një stërvitjeje ushtarake.rel

blank

Drejtori i CIA-s në Katar për bisedime mbi luftën Hamas-Izrael dhe pengjet

VOA/Jeff Seldin

Presidenti amerikan Joe Biden ka dërguar një nga zyrtarët e tij më të besuar dhe me ndikim në Lindjen e Mesme me shpresën për ta kthyer një armëpushim të brishtë midis Izraelit dhe Hamasit në një marrëveshje më të qëndrueshme.

Një zyrtar amerikan konfirmoi për Zërin e Amerikës se drejtori i CIA-s, William Burns, udhëtoi drejt Katarit të martën për bisedime të nivelit të lartë, “duke përfshirë diskutimet për pengjet”.

CIA, e cila rrallëherë flet për udhëtimin jashtë vendit të drejtorit të saj, nuk pranoi të bënte komente për udhëtimin, i cili fillimisht u njoftua nga gazeta The Washington Post.

Media izraelite, si dhe media të tjera, cituan burime diplomatike të thoshin se në Doha, zoti Burns është takuar me kreun e agjencisë izraelite të zbulimit, Mossad, si dhe me zyrtarë të Katarit dhe Egjiptit.

Zyrtarët e lartë amerikanë e kanë mbështetur Izraelin me fjalë dhe me armë pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor, në të cilin u vranë rreth 1200 njerëz në Izrael, shumica civilë.

Por Shtëpia e Bardhë ka kërkuar gjithashtu lirimin e rreth 240 personave të marrë peng nga Hamasi gjatë sulmit, duke përshëndetur armëpushimin tashmë pesë-ditor, gjatë të cilit janë liruar 70 pengje në këmbim të lirimit të 150 palestinezëve nga burgjet izraelite.

“Objektivi i administratës për momentin është zgjatja e armëpushimit sa më shumë që të jetë e mundur dhe lirimi i sa më shumë pengjeve”, thotë Paul Pillar, një ish-oficer i lartë i CIA-s që tani jep mësim në Universitetin Georgetown.

Zoti Pillar i tha Zërit të Amerikës se William Burns, një ish-diplomat i kthyer në shef të agjencisë amerikane të spiunazhit, është në pozitë të mirë për të ndihmuar në arritjen e këtij qëllimi.

“Ai është një diplomat me përvojë dhe shumë i respektuar, brenda dhe jashtë vendit”, tha zoti Pillar, duke shtuar se zoti Burns është “ndoshta vetëm një hap larg asaj që ka qenë linja kryesore e politikës së administratës Biden që nga sulmi i 7 tetorit, mbështetja e plotë për Izraelin.”

Ky është udhëtimi i dytë brenda një muaji i zotit Burns në Lindjen e Mesme.

Në udhëtimin e parë në fillim të nëntorit, ai vizitoi shumë vende, në të cilat zhvilloi bisedime me homologët e tij të zbulimit, që ishin të përqendruara në fillimin e negociatave për lirimin e pengjeve dhe parandalimin e përhapjes së konfliktit Izrael-Hamas në rajon, tha për Zërin e Amerikës një zyrtar amerikan.

Por, ndonëse përpjekjet për të zgjatur armëpushimin dhe për të liruar më shumë pengje mund të dominojnë këtë raund bisedimesh, disa ish-zyrtarë mendojnë se drejtori i CIA-s do të diskutojë edhe për hapat që duhet ndërmarrë pas mbarimit të luftës.

“Pra do të flitet për të ardhmen, mbi atë se si do të duket Rripi i Gazës pas përfundimit të konfliktit”, tha Marc Polymeropoulos, një ish-oficer i lartë i operacioneve të CIA-s, i cili ka punuar gjerësisht në Lindjen e Mesme. “Çfarë force ndërkombëtare do të duhet të jetë e pranishme? Si do të rindërohet Rripi i Gazës, në mënyrë kolektive me pjesëmarrjen e komunitetit ndërkombëtar?”

Mund të ketë diskutime midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit, Egjiptit dhe vendeve të tjera edhe për atë që do të ndodh më pas me Hamasin, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste.

“Hamasi ka fituar legjitimitet të jashtëzakonshëm mes popullit palestinez në Rripin e Gazls dhe në Bregun Perëndimor për sigurimin e lirimit të një numri të burgosurish palestinezë”, tha zoti Polymeropoulos për Zërin e Amerikës. “Ata aktualisht po trajtohen pothuajse si aktor shtetëror. Dhe mendoj se kjo është diçka shqetësuese, jo vetëm për Izraelin, por edhe për Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.

blank

Izraeli liron 30 të burgosur palestinezë pas lirimit të 12 pengjeve nga Hamasi

VOA/Marrë nga Associated Press

Hamasi liroi 12 pengje dhe Izraeli liroi 30 të burgosur palestinezë të martën, në ditën e pestë të një armëpushimi të brishtë, që ka mundësuar dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. Ndërmjetësit shpresojnë ta zgjasin armëpushimin edhe pse Izraeli është zotuar të rifillojë luftën.

Izraeli tha se 10 shtetas të tij dhe dy shtetas tajlandezë të liruar nga Hamasi u kthyen në Izrael. Menjëherë pas kësaj, Izraeli liroi 30 të burgosurit palestinezë. Armëpushimi pritet të skadojë pas një shkëmbimi tjetër të mërkurën mbrëma.

Drejtori i CIA-s, William Burns dhe David Barnea, i cili drejton agjencinë izraelite të zbulimi, Mossad, ndodhen në Katar, një ndërmjetës i rëndësishëm në bisedimet me Hamasin, për të diskutuar zgjatjen e armëpushimit dhe lirimin e më shumë pengjeve, tha një diplomat në kushte anonimiteti. Një zyrtar amerikan konfirmoi se zoti Burns ndodhej në Katar, duke folur në mënyrë anonime sepse planet e udhëtimit të drejtorit të CIA-s nuk publikohen për arsye sigurie.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë rajonin këtë javë, gjithashtu me synimin për zgjatjen e armëpushimit.

Izraeli është zotuar të rifillojë luftën kundër Hamasit pasi të jetë e qartë se asnjë peng tjetër nuk do të lirohet, në bazë të marrëveshjes së tanishme.

Administrata e Presidentit Biden i ka kërkuar Izraelit të shmangë “zhvendosje të konsiderueshme të mëtejshme” të popullatës dhe viktima masive midis civilëve palestinezë nëse rifillon ofensivën dhe se duhet të operojë me më shumë saktësi në Gazën jugore sesa në veri, sipas zyrtarëve amerikanë, të cilët folën në kushte anonimiteti.

Hamasi, që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, dhe militantë të tjerë ende mbajnë rreth 160 pengje nga 240, që u kapën në sulmin e tyre të 7 tetorit në Izraelin jugor. Izraeli ka thënë se është i gatshëm të zgjasë armëpushimin me një ditë për çdo 10 pengje shtesë, që liron Hamasi, në bazë të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara, por Hamasi pritet të bëjë kërkesa shumë më të mëdha për lirimin e ushtarëve të robëruar.

Izraeli është zotuar t’i japë fund sundimit 16-vjeçar të Hamasit në Rripin e Gazës dhe të shkatërrojë aftësitë e tij ushtarake. Kjo pothuajse me siguri do të kërkonte zgjerimin e ofensivës tokësore nga Gaza veriore në jug, ku shumica e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës tani është përqëndruar. Është e paqartë se ku do të shkojnë ata nëse Izraeli zgjeron operacionin tokësor në jug, pasi Egjipti ka refuzuar të pranojë refugjatë palestinezë dhe Izraeli ka mbyllur kufirin e tij me Rripin e Gazës.

blank

Rusia zgjat paraburgimin për gazetarin amerikan

Gjykata e qarkut Lefortovo në Moskë ka zgjatur paraburgimin për gazetarin e The Wall Street Journal, Evan Gershkovich. Masa e paraburgimit gazetarit amerikan iu zgjat për dy muaj, përkatësisht deri më 30 janar.

Gershikovich u arrestua në fund të marsit në qytetin e Jekaterinburgut. Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) atëbotë tha se gazetari ishte arrestuar nën akuza për spiunazh.

Autoritetet ruse e akuzojnë Gershkovichin se ka mbledhur informacione, që sipas tyre ishin sekrete shtetërore lidhur me industrinë ushtarake.

Gershnkovich, shtetas amerikan me bazë në Moskë, kishte shkuar në Jekaterinburg për të raportuar për qëndrimin rus karshi luftës së Kremlinit kundër Ukrainës, që nisi në shkurt të vitit të kaluar, dhe për grupin mercenar rus, Wagner.

Nëse gjendet fajtor për akuzat për spiunazh, Gershkovich përballet me një dënim deri me 20 vjet burgim.

Mediumi amerikan Wall Street Journal i ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj Gershkovichit. Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë i ka quajtur akuzat “qesharake” dhe presidenti amerikan, Joe Biden, më herët ka thënë se ndalimi i Gershkovichit është “krejtësisht i paligjshëm”.rel

blank

Izraeli shpreh gatishmërinë për zgjatjen e armëpushimit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha pas një bisede telefonike me presidentin amerikan Joe Biden se ai ishte i gatshëm për zgjatjen e mundshme të pauzës humanitare katër-ditore në Rripin e Gazës me kushtin që deri në dhjetë pengje të lirohen çdo ditë.

Netanyahu tha se kishte diskutuar për lirimin e një grupi tjetër pengjesh nga Rripi i Gazës me Presidentin amerikan. “Tani kemi një mënyrë për të liruar dhjetë pengje të tjera çdo ditë. Kjo është një gjë e mrekullueshme,” tha kryeministri izraelit.

Megjithatë, ai vuri në dukje se pas përfundimit të pauzës, Izraeli synonte të kthehej në ekzekutimin e operacionit ushtarak në enklavën e Palestinës.bw

blank

Vajza 4-vjeçare u lirua nga Hamasi: Plaga nuk do të shërohet kurrë. Terroristët i vranë prindërit

Gjyshi i katërvjeçares që u lirua pasi u mor peng nga grupi terrorist i Hamasit, Carmel Idan ka rrëfyer frikën dhe panikun që ka ndjerë kur kuptoi se mbesa e tij ishte rrëmbyer.

Nuk i besoja dot syve kur pashë fotot ka thënë ai. “Ishte tronditëse, nuk e besoja deri kur e pashë. Tani jam I qetë, por nuk mund të them se jam plotësisht I lumtur. Asaj I janë vrarë prindërit nga terroristët e Hamasit në shtëpinë e tyre”, ka rrëfyer gjyshi i katërvjeçares Avigail Idan.

Gjithashtu është shprehur se lutet që lufta të mbarojë dhe të gjithë të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Unë dua që të gjithë pengjet të lirohen dhe ushtria izraelite të përmbushë atë që ka premtuar. Të lirojë pengjet dhe të shkatërrojë Hamasin”, ka thënë më tej ai.gsh

blank

Armëpushimi i brishtë, Hamasi liron një tjetër grup pengjesh

Armëpushimi i brishtë midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka vazhduar, përderisa grupi radikal të dielën ka liruar edhe 17 pengje, përfshirë 14 izraelitë dhe një amerikan. Në këmbim, Izraeli ka liruar 39 të burgosur palestinezë. Në mesin e pengjeve që u lirua ishte Abigail Edan, një vajzë katërvjeçare me shtetësi izraelite dhe amerikane, prindërit e së cilës u vranë gjatë sulmeve të Hamasit më 7 tetor, që nxitën luftën. “Ajo ka përjetuar gjëra të paimagjinueshme”, tha presidenti amerikan, Joe Biden, lidhur me pengun e parë amerikan që u lirua në bazë të armëpushimit katërditor. Biden tha se qëllimi i tij ishte që të zgjatej armëpushimi sa më shumë që të mundej.

Në përgjithësi janë nëntë fëmijë nga 17 vjeç dhe më të vegjë që janë në listën e pengjeve që pritet të lirohen, sipas zyrës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. Në mesin e pengjeve të liruara ishin edhe tre shtetas të tjerë tajlandez. Ndaras, Hamasi tha se ka liruar një peng rus “në përgjigje të përpjekjeve të presidentit rus, Vladimir Putin”. Ministria e Jashtme e Tajlandës tha se me shtetasit e fundit të liruar, numri i pengjeve tajlandeze të liruar deri më tani ishte 17. Kjo ministri tha se edhe 15 shtetas të tjerë janë ende duke u mbajtur peng.

Ndërkaq, të burgosurit palestinezë të liruar ishin fëmijë dhe djem të rinj të moshave 15 deri 19 vjeç, të cilët ishin akuzuar për prishje të rendit publik, dëmtim të pronave dhe disa akuza të tjera që kishin të bëni me kërcënim fizik ndaj zyrtarëve izraelitë përmes hedhjes së gurëve dhe koktejve të molotovit. Të hënën, më 27 nëntor pritet të lirohet grupi i katërt i pengjeve. Kjo do të jetë dita e fundit e armëpushimit, ku pritet që në total 50 pengje të lirohen dhe 150 të burgosur palestinezë. Shumica e tyre janë gra dhe të mitur. Ndërmjetësit ndërkombëtarë të udhëhequr nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari po tentojnë të zgjasin armëpushimin që nisi të premten.

 

Për herë të parë, Hamasi tha se po synon që të zgjasë marrëveshjen, duke synuar që të lirojë numër më të madh të pengjeve. Netanyahu lëshoi një deklaratë duke thënë se ka biseduar me Bidenin dhe ka ripërsëritur ofertën e tij për të zgjatur armëpushimin për një ditë më shumë për çdo dhjetë pengje që lirohen nga Hamasi. Por, ai tha se Izraeli do të riniste ofensivën e tij “me gjithë forcën që ka” sapo të mbaronte armëpushimi.

 

Para se të lirohej grupi i fundit i pengjeve, Netanyahu vizitoi Rripin e Gazës, ku u takua me trupat izraelite. “Në fund të ditës, ne do të kthejmë të gjithë”, tha ai duke iu referuar pengjeve. Ai shtoi se “ne do të vazhdojmë deri në fund, deri në fitore. Asgjë nuk do të na ndalë”. Nuk është e qartë nëse lideri izraelit është futur brenda Gazës.

Kjo është pauza e parë e luftimeve gjatë shtatë javëve luftë, që shënon dhunën më vdekjeprurëse midis Izraelit dhe palestinezëve në dekada. Mbi 13.300 palestinezë janë vrarë – dy e treta gra dhe të mitur – sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi. Kjo ministri nuk bën dallim midis civilëve të vrarë dhe luftëtarëve. Në sulmin e parë të Hamasit në jug të Izraelit janë vrarë mbi 1.200 persona, shumica civilë. Hamasi po ashtu ka marrë peng afër 240 persona. Pauza në luftime po ashtu ka mundësuar dërgimin e ndihmës për 2.3 milionë banorët në Gazë, të cilët janë përballur me sulme të pareshtura izraelite, që kanë detyruar tri të katërtën e popullsisë që të zhvendosen nga shtëpitë.bw

blank

Dje u lirua nga Hamasi, e moshuara izraelite në gjendje të rëndë, djali: Po lufton për jetën

Elma Avraha, 84-vjeçarja e liruar dje nga Gaza është në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetën, ka thënë djali i saj për BBC. Elma u rrëmbye nga shtëpia e saj në Nahal Oz, afër Gazës, gjatë sulmeve të Hamasit më 7 tetor.

Djali i saj më vonë gjeti imazhe në rrjetet sociale të saj të rrethuar nga njerëz të armatosur të Hamasit me një motoçikletë. Uri thotë se nëna e tij u dërgua me helikopter në spitalin në Be’er Sheva pasi u lirua.

Gjendja e saj mjekësore është rezultat i një periudhe të gjatë kohore që një grua e moshuar nuk është trajtuar siç duhet, thotë Uri.

Në një deklaratë, qendra mjekësore Soroka në Be’er Sheva tha: “Është e tmerrshme që ne tani duhet të vazhdojmë të kujdesemi për pacientët e moshuar të mbajtur në tunele nëntokësore për shtatë javë me neglizhencë totale mjekësore dhe mospërfillje për kujdesin e tyre”.

 

(BalkanWeb)

blank

Vajza u lirua nga Hamasi, djali ende peng, momente dramatike kur familja ribashkohet në spital

Maya Regev është ribashkuar me familjen e saj pasi u mor peng nga Hamasi në festivalin muzikor Supernova në jug të Izraelit, së bashku me vëllain e saj Itay. Familja e saj u filmua duke vrapuar drejt saj në spital dhe duke e përqafuar pas lirimit të saj.

Në një deklaratë, familja tha se të gjithë janë “shumë të emocionuar nga kthimi i Maya-s tek ne”, por shtoi se ata ende dëshirojnë “kthimin e afërt të Itay-t në shtëpi”.

“Kjo është një kohë komplekse dhe tani po kalojmë hapat e nevojshëm në zona të ndryshme për të mundësuar ambientimin optimal të Maya-s dhe trajtimin e plotë mjekësor. Na duhet pak kohë për të adresuar me saktësi nevojat e ndryshme dhe për të kuptuar situatën tonë aktuale,” tha familja.

Deklarata shtoi se “i kërkojmë publikut, i cili na ka mbështetur dhe forcuar deri tani, të lutet për kthimin e shpejtë të Itay, dhe sigurisht të gjithë pengjeve të tjera në shtëpi”.

blank

More heartbreaking yet hopeful footage from earlier of Maya Regev, 21 – who was shot in the leg as she was kidnapped from the Supernova festival – reuniting with family at Soroka Hospital after she was released from Gaza.

She underwent surgery as is expected to fully recover. pic.twitter.com/1ZRy3dHWkT

blank

 

— Amy Spiro (@AmySpiro) November 26, 2023

blank

(BalkanWeb)

blank

Një mobilizim i dytë? Rusia ka problem me ushtarët në Ukrainë

Tanke me simbolin Z – simbolin e pushtimit rus të Ukrainës – në rajonin ukrainas të Ukrainës. Mars, 2022.

Mike Eckel

Një grup i grave të veshura me pallto dimërore u mblodh jashtë një ndërtese komunale në qytetin veriperëndimor rus, Çerepovets, muajin e kaluar.

Në një video që u publikua në rrjetin social rus, VK, një grua lexonte me zë të lartë një thirrje drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin, teksa ankohej se burrave të tyre u janë lëshuar “urdhra të paligjshëm”.

Të tjerat qëndronin duke mbajtur pankarta ku shkruhej: “Ne kërkojmë çmobilizim” dhe “Sillni burrat tanë në shtëpi”.

“Ndihmoni burrat tanë, ju lutemi”, thërrisnin ato.

Fotografi e nxjerr nga videoja e protestës së grave në Çerepovets.

Fotografi e nxjerr nga videoja e protestës së grave në Çerepovets.

Apeli i grave u nxit nga gjendja e vështirë e burrave të tyre, të dislokuar për të luftuar në Ukrainë, me Regjimentin 347 të Këmbësorisë së Motorizuar ruse.

Në këtë njësi shërbeu edhe Dmitry Yashnikov, nga shtatori i vitit 2022 e derisa u plagos rëndë rreth tre muaj më parë.

“Askush nuk është i etur për të luftuar. Të gjithë duan të shkojnë në shtëpi”, tha 41-vjeçari në një intervistë për ueb-faqen North.Realities të Radios Evropa e Lirë.

“Kemi një vit që jemi mbërthyer në këtë rrëmujë. Të gjithë janë të lodhur dhe duan t’i kthehen jetës paqësore”, u shpreh ai.

Mospajtimet – edhe pse jo të përhapura shumë – po shkaktojnë kokëdhimbje politike, pasi ka zëra se ushtria ruse ka mungesë personeli në Ukrainë.

Urdhri për mobilizim ushtarak i presidentit rus, Vladimir Putin, i dhënë 14 muaj më parë, dërgoi dhjetëra mijëra burra në vijat e frontit në Ukrainë.

Por, gjakderdhja vazhdon, dhe sa më gjatë që të vazhdojë, aq më shumë burra do të nevojiten.

Dhe, sa më shumë burra që nevojiten, aq më shumë ka gjasa që të ketë një mobilizim të dytë – gjë të cilën Kremlini dëshiron ta shmangë katër muaj përpara zgjedhjeve presidenciale, në të cilat pritet të garojë edhe Putini.

“Kremlini ende përpiqet të ‘blejë gjak’ në vend të mobilizimit”, thotë Pavel Luzin, ekspert për ushtrinë ruse dhe studiues në Shkollën e Drejtësisë dhe Diplomacisë Fletcher në Universitetin Tufts.

“Është e qartë nga veprimet e tij se Kremlini preferon të ofrojë shuma të mëdha parash për vullnetarët, të zbrazë sistemin rus të burgjeve, restorantet ose subjektet tjera për të mbledhur ushtarë, në vend se të shpallë një rund të ri mobilizimi”, thotë Dara Massicot, hulumtuese e ushtrisë ruse në Institutin Carnegie Endowment.

Gjakderdhja si për Rusinë, ashtu edhe për Ukrainën nuk ka fund.

Që nga shkurti i vitit 2022, numri i viktimave ruse – të vrarë dhe të plagosur – ka arritur në rreth 302.000, sipas zyrtarëve britanikë.

Sipas zyrtarëve amerikanë, viktimat ukrainase kanë arritur në rreth 180.000 deri në verë.

Atëherë, si mund të përfshihen më shumë burra rusë në luftë pa shpallur një mobilizim të ri ushtarak?

“Jam shumë i sigurt se [Putini] e njeh situatën mjaft mirë dhe është alarmante kur bëhet fjalë për personelin ushtarak në Ukrainë”, thotë Pentti Forsstrom, nënkolonel i pensionuar i Ushtrisë së Finlandës dhe profesor në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Helsinki.

Tmerri i rekrutimit

Në shtator të vitit 2022, pas indikacioneve se Ukraina po shkaktonte humbje më të mëdha seç kishin parashikuar komandantët rusë, Kremlini urdhëroi mobilizim ushtarak, duke thirrur rreth 300.000 rezervistë dhe burra të tjerë të kualifikuar, të njohur joformalisht si “mobiki”.

Në përgjithësi, procesi i mobilizimit ishte kaotik. Për një pjesë të gjerë të shoqërisë ruse ishte gjithashtu tronditës.

Me rregullat e mobilizimit, të gjithë burrat nga 18 deri në 27 vjeç janë të detyruar të shërbejnë një vit në forcat e armatosura.

Rekrutuesit kanë bërë përpjekje t’i modernizojnë sistemet kompjuterike për t’i gjurmuar burrat që kualifikohen për shërbim ushtarak. Ligjvënësit, në anën tjetër, kanë ngritur një bazë të të dhënave digjitale për t’ua lehtësuar punën si rekrutuesve, ashtu edhe atyre që kualifikohen për mobilizim.

Sistemi mbështetet në një portal ekzistues qeveritar – i quajtur Gosuslugi – të cilin rusët e përdorin për të paguar taksa, për të aplikuar për përfitime pensioni e të tjera.

Sipas një ligji të miratuar në fillim të këtij viti, një person mund të penalizohet për shpërfilljen e njoftimeve, pavarësisht nëse e përdor ose jo Gosuslugin.

Dënimet përfshijnë ndalimin e daljes nga vendi, ndalimin e drejtimit të automjetit e të ngjashme.

Rekrutimi me mjete të tjera

Sipas ligjit aktual, rekrutët nuk lejohen të shërbejnë jashtë kufijve të Rusisë, as nuk lejohen të shërbejnë në luftime.

Por, planifikuesit ushtarakë kanë bërë përpjekje për të gjetur mënyra të tjera për t’i shfrytëzuar ushtarët e trajnuar. Mes tjerash, i kanë detyruar ata që kanë përfunduar vitin e shërbimit që të nënshkruajnë menjëherë kontrata vullnetare. Këtë e kanë arritur përmes stimujve ekonomikë.

Rekrutët dhe vullnetarët e mobilizuar supozohet se marrin të njëjtat paga dhe përfitime sikurse personeli profesionist i shërbimeve të armatosura. Paga mujore është minimum 195.000 rubla [2.115 dollarë] – gati trefishi i pagës mesatare mujore. Në rajonet më të varfra të Rusisë, kjo është një shumë tërheqëse.

Kremlini ofron, gjithashtu, përfitime të konsiderueshme për të afërmit e ushtarëve të vrarë në aksione: më shumë se 140.000 dollarë.

“Qeveria ruse e ka bërë vrasjen në luftë fat të papritur për familjen e një ushtari”, shkroi në një analizë të vetën Aleksandr Golts, një reporter veteran ushtarak rus, tani me bazë në Suedi.

Se sa burra kanë nënshkruar vullnetarisht kontrata, nuk është e qartë.

Në fillim të këtij muaji, ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, tani zëvendësshef i Këshillit rus të Sigurimit, tha se 410.000 burra janë regjistruar nga janari – një numër ky që, sipas ekspertëve, ka të ngjarë t’i përfshijë të burgosurit dhe punëtorët migrantë të vendeve të tjera.

Planifikuesit ushtarakë kanë përdorur, gjithashtu, zgjatjen e pavullnetshme të kontratave të ushtarëve.

Wagner 2.0

Por, zyrtarët përdoren edhe mjete të tjera.

Vitin e kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë kërkoi nga kompania private mercenare, Wagner – luftëtarët e mirëpaguar të së cilës shiheshin si më kompetentë dhe më të trajnuar – t’i udhëheqë sulmet në disa vende, përfshirë qytetin Bahmut të rajonit Donjeck.

Përveç luftëtarëve kompetentë, themeluesit të Wagnerit, të ndjerit Yevgeny Prigozhin, iu dha po ashtu drita jeshile për të rekrutuar mijëra të burgosur.

Pas vdekjes së Prigozhinit në gusht, Wagneri u absorbua nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë dhe entitetet tjera paraushtarake, si Garda Kombëtare ose milicia çeçene e njohur si Akhmat.

Planifikuesit ushtarakë kanë rekrutuar ushtarë edhe përmes njësive të tjera vullnetare joformale – njëra e njohur me akronimin rus BARS dhe tjetra e quajtur Redut.

Këto njësi janë, gjithashtu, grupe mercenare private – në dukje si Wagneri i dikurshëm, por më të vogla, më të ndryshme dhe me burime të ndryshme financimi.

Rruga e kthimit

Autoritetet, në anën tjetër, kanë rritur zemërimin e grave dhe nënave të ushtarëve, duke mos i zëvendësuar ushtarët e lodhur me të rinj.

Në fillim të shtatorit, një kanal në Telegram me rreth 400 abonentë, i quajtur Rruga e Kthimit, publikoi udhëzime për njerëzit që t’u shkruanin politikanëve për t’iu kërkuar rotacionin e djemve ose burrave të tyre.

Kanali, ndërkohë, është bërë edhe më i popullarizuar. Më 12 nëntor, ai publikoi një manifest, i cili bën thirrje për “çmobilizim të plotë, stabilitet politik dhe jetë të denjë për çdo qytetar të Rusisë”.

Është e paqartë se kush qëndron pas kanalit; organizatorët nuk mund të kontaktoheshin për koment.

Por, nga ajo kohë, kanë nisur të shfaqen protesta dhe thirrje publike, të ngjashme me ato në Çerepovets.

Në fillim të këtij muaji në Moskë, autoritetet refuzuan një leje për demonstratë publike.

Si kundërpërgjigje, dhjetëra gra – disa duke mbajtur pankarta që lexonin “Është koha që të mobilizuarit të kthehen në shtëpi” – organizuan një tubim spontan përkrah një demonstrate të autorizuar, të organizuar nga Partia Komuniste. Policia rrethoi grupin pas rreth pesë minutash.

Në qytetin e Siberisë, Krasnojarsk, autoritetet refuzuan një kërkesë të një grupi tjetër për të mbajtur një demonstratë më 11 nëntor, duke përmendur shqetësimet për përhapjen e koronavirusit. Zyrtarët e Shën Petersburgut bllokuan, po ashtu, një demonstratë të kërkuar për datën 26 nëntor.

Mospajtimet kanë të bëjnë kryesisht me kthimin e ushtarëve nga Ukraina. Pak – nëse ndonjë – shprehin kundërshtim të plotë ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.

Një grua e identifikuar vetëm si Nina postoi një video në kanalin Rruga e Kthimit, ku tha se e mbështet luftën dhe përdori të njëjtin justifikim si Kremlini: Rusia po lufton “fashizmin”.

“Personalisht, nuk jam kundër operacionit ushtarak special. Unë nuk e mbështes idenë për të bërë paqe me fashizmin. Por, është krejtësisht e padrejtë që ata [të rekrutuarit] ta kryejnë detyrën e personelit profesionist ushtarak për të 14-tin muajin me radhë, në mënyrë të pacaktuar dhe të përhershme, njësoj si skllevër”, tha Nina.

Është e qartë se autoritetet po përpiqen që ta parandalojnë shndërrimin e mospajtimeve në diçka më të madhe.

Në Krasnojarsk dhe në një qytet tjetër siberian, Kemerovo, zyrtarët e policisë vizituan disa nga organizatorët e protestave, përpara mitingjeve, duke i kërcënuar me ndëshkime të mundshme.

Në Novosibirsk, zyrtarët mbajtën një takim me dyer të mbyllura me gratë e ushtarëve, duke i paralajmëruar ato që të mos zhvillojnë protesta publike. Mediat shtetërore u lejuan të merrnin pjesë në takim; gazetarët e pavarur jo.

“Qëllimi është që këto familje të ndjehen të frikësuara, të vëzhguara dhe të vetmuara”, thotë Massicot.

Mobilizimi 2.0?

Për perspektivën e një mobilizimi të ri, praktikisht, nuk ka pasur asnjë diskutim publik. Shifrat e viktimave ruse nuk diskutohen kurrë në mediat shtetërore. Megjithatë, mundësia ka depërtuar nëpër disa qoshe të shoqërisë.

Një sondazh nga kompania “Russian Field” tregoi se 58 për qind e të anketuarve e kundërshtojnë idenë, ndërsa vetëm 32 për qind e mbështesin.

Gjatë sondazhit u anketuan 1.611 rusë me telefon, në javën e fundit të tetorit.

Aktualisht, problemet e Rusisë me ushtarë nënkuptojnë se forcat e saj nuk do të jenë në gjendje të bëjnë lëvizje të rëndësishme në fushën e betejës.

“Ata nuk kanë ushtarë për të kryer ndonjë lloj operacioni të madh sulmues. Vetëm gjëra të vogla… vetëm për të mbajtur kontaktin me ukrainasit”, thotë analist finlandez, Forsstrom.

Duke pasur parasysh jopopullaritetin e mobilizimit të ri, Kremlini pritet ta shmangë atë deri në zgjedhjet e marsit. Pas kësaj, shanset për një mobilizim të dytë mund të rriten dukshëm.

“Do të vijë vala e dytë e mobilizimit”, parashikon Forsstrom. “Do të vijë menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale, para verës”, sipas tij.

Përgatiti: Valona Tela
blank

Dita e tretë e armëpushimit, Egjipti konfirmon lirimin e 13 izraelitëve e 39 palestinezëve

Burra duke qëndruar pranë një porte në pikëkalimin kufitar Rafah, nga ku Hamasi liron pengjet që i rrëmbeu gjatë sulmit të 7 tetorit në Izrael, si pjesë e një marrëveshje për këmbimin e pengjeve me të burgosur mes Hamasit dhe Izraelit, 24 nëntor 2023.

 

Egjipti ka thënë se e ka pranuar një listë me 13 izraelitë dhe një tjetër me 39 palestinezë që pritet të lirohen të dielën, në ditën e tretë të armëpushimit mes Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, dhe Izraelit.

Armëpushimi katërditor mes Hamasit dhe Izraelit – i ndërmjetësuar nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara – nisi të premten.

“Autoritetet egjiptiane e kanë pranuar sot një listë me të ndaluarit në Gazë, e cila përfshin 13 izraelitë, dhe një listë me palestinezët që do të lirohen nga burgjet izraelite, e cila përfshin 39 palestinezë. Ata do të këmbehen sot mes dy palëve”, tha Diaa Rashwan, shef i zyrës për media të Qeverisë egjiptiane.

Ky do të jetë grupi i tretë i pengjeve dhe të burgosurve që do të lirohen nga të dyja palët prej se nisi armëpushimi të premten.

Rashwan tha se armëpushimi po vazhdon “pa pengesa” në ditën e tretë.

Në përgjithësi, Hamasi i ka liruar së paku 50 pengje izraelite, ndërsa Izraeli 150 të burgosur palestinezë. Të gjithë janë gra dhe të mitur.

Të shtunën vonë, Hamasi i liroi 17 pengje, përfshirë 13 izraelitë nga Rripi i Gazës, derisa Izraeli i liroi 39 të burgosur palestinezë.

Këmbimi i pengjeve me të burgosurit u krye në orët e vona, pas vonesave disa orëshe, për shkak se Hamasi e akuzoi Izraelin e se kishte shkelur marrëveshjen e armëpushimit.

Kjo vonesë e theksoi brishtësinë e armëpushimit, i cili e ka ndalur një luftë që e ka tronditur dhe dridhur Izraelin, ka shkaktuar shkatërrim tejet të madh në Rripin e Gazës, si dhe ka kërcënuar me përshkallëzimin e luftës në tërë rajonin.

Lufta shpërtheu më 7 tetor, kur luftëtarët e Hamasit në Gazë i thyen barrierat kufitare dhe u futën në jug të Izraelit, duke i vrarë së paku 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 240 të tjerë, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar.

Izraeli shpalli gjendje lufte menjëherë, duke kryer bombardime disa javore dhe duke e nisur një ofensivë tokësore, si pasojë e të cilave u vranë mbi 13.300 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Rreth dy të tretat e të vrarëve në Gazë ishin gra dhe të mitur./ REL


Send this to a friend