Avokati Eugen Beci dhe gazetarja Klodiana Lala, të ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, kanë folur për SPAK dhe pritshmëritë ndaj këtij institucioni.
Eugen Beci: Nga pikëpamja teorike, një strukturë sado e specializuar dhe sado njerëz të ketë, në rast se nuk mbështetet nga një sistem që lufton në thelb korrupsioni nëpërmjet një arkitekture korrupsioni, dhe jo morali dhe ndërgjegje demagogjie, nuk mundet që SPAK të ndryshojë dhe të krijojë epokë të re në luftë kundër korrupsionit. SPAK për momentin që flasim, është një ishull që tregon se mund të rregullohet diçka. Këtu problemin e kemi të të gjithë strukturat e tjera. Pushtetin ekzekutiv, pushtetin legjislativ, elementët që formësojnë shtetin, janë elementë të cilët cedojnë në sistemin dhe strukturën e tyre. Nuk mundet që SPAK, që vete në piramidën e luftës kundër korrupsionit që është niveli i zyrtarëve të lartë, të luftojë korrupsionin e zyrtarëve të ulët dhe të zhbëjë atë politikë të edukuar nga 35 vite më parë, që pandëshkueshmëria, proceset e tejzgjatura, selektimi në dënime, të ribëhen menjëherë. Për këtë arsye, SPAK nëse nuk do të ketë mbështetje të Policisë së Shtetit, të strukturave anti korrupsion në çdo ministri, të strukturave anti korrupsion në tatime dhe dogana, nuk mundet të ketë rezultat. Nuk mund të zgjidhë SPAK të gjithë sistemin.
Klodiana Lala: SPAK nuk mund të hetojë çdo njeri të thjeshtë në këtë vend. Ka një objekt hetimi të përcaktuar, të hetojë zyrtarë të lartë të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion. Organizatat kriminale. Ligji e detyron SPAK të hetojë zyrtarët dhe krimin e organizuar. Nuk heton dot njërin që bën korrupsion për 5 mijë lek të vjetra te spitali. SPAK nëse nuk ka bashkëpunim institucional, që fillon që nga shërbimi sekret, që duhet të ketë referime. Historia që SPAK mund të bëjë gjithçka, nuk e bën dot, sidomos kur është e vetme. Po kjo ideja që po çon disa njerëz në burg, po normal kë do të çojë SPAK në burg? SPAK në tre vitet e fundit, ka patur disa hapa domethënës.
Belinda Balluku përshembull, për mua është sukses i SPAK. Deri dje thoshit SPAK nuk prek zyrtarët e lartë. Për herë të parë kam parë një reagim. SPAK ka çuar të pandehur, ish numrin dy të qeverisë, është përpjekje e qenësishme. SPAK ka arrestuar kryetarin e bashkisë më të madhe në vend, është përpjekje e qenësishme. Sukses do të konsideroj kur të marrë fajësinë, sepse do kohën e vet. SPAK ka të pandehur dhe në gjykim, ish Presidentin e Republikës. Vendimet i jep gjykata.