Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, tha se zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë krijojnë mundësinë për t’i dhënë fund më shumë se një viti bllokade politike.
Sipas saj, tani u takon liderëve politikë që të veprojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar funksionalizimin e institucioneve.
“Zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë hapin rrugën për të kthyer faqen pas më shumë se një viti ngërçi politik. Liderët politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë”, shkroi Kallas në platformën X.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën më 7 qershor, me një pjesëmarrje prej rreth 35% të trupës elektorale.
Rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e nxorën partinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Lëvizjen Vetëvendosje, të parën – me 42.91% të votave.
Pas saj renditen: Partia Demokratike e Kosovës me 21.08%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.60%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.17% dhe Lista Serbe me 6.17%.
Pas shpalljes së fitores, Kurti e la të hapur mundësinë për bisedime dhe bashkëpunime me partitë e tjera.
Kallas theksoi, gjithashtu, se përparimi në dialogun Kosovë–Serbi dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve mbetet thelbësor për avancimin e Kosovës në rrugën evropiane.
Më herët, edhe komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, uroi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti, për fitoren në zgjedhje, duke theksuar njëkohësisht nevojën për bashkëpunim mes forcave politike.
“Që Kosova të ecë përpara në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike duhet tani të bashkohen dhe të gjejnë kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional”, shkroi Kos në platformën X.
Ajo shtoi se mezi pret të vizitojë Kosovën për të intensifikuar punën rreth integrimit evropian dhe vazhdimin e mbështetjes përmes Planit të Rritjes të BE-së.
Zgjedhjet e 7 qershorit u mbajtën pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur presidentin e ri – çfarë çoi automatikisht në shpërndarjen e institucionit ligjvënës.
Ato ishin zgjedhjet e treta brenda më pak se një viti e gjysmë, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025 dhe një tjetër palë zgjedhjesh të parakohshme më 28 dhjetor.
Zgjedhjet e para nuk arritën të prodhojnë qeveri, ndërsa të dytat, ndonëse i siguruan Lëvizjes Vetëvendosje mbi 51% të votave, nuk sollën marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.
Pershendetje te gjitheve. Do të më pëlqente të ndaj me ju një dëshmi. disa muaj më parë, burri im më la për një zonjë tjetër. Unë e dua shumë dhe gjithçka që mund të mendoja ishte vetëvrasja. Provova disa mënyra, por asnjë nuk funksionoi. Vendosa të lexoj në internet dhe të lexoj për magji dhe magji. E provova, humba shumë para, por ishte i njëjti rezultat. Unë pothuajse hoqa dorë deri sa takova një magji Caster që më bindte për sukses dhe lexova komentet e njerëzve në faqen e tij të internetit. Isha skeptik kur kontaktova me të sepse humba shumë para. Me dy javë që hedh një magji, burri im u kthye në shtëpi tek unë … Tani njeriu im është shumë i shkathët dhe më do më shumë. Unë tani jam 2 muajshe shtatzënë dhe e lumtur që e kam rikthyer atë në jetën time. Unë do t’ju këshilloja të kontaktoni këtë enigmë të fuqishme magji, i cili më dha një shans të dytë për lumturi dhe dashuri, provova disa magji dhe asnjë nuk funksionoi. Nëse dikush mund t’ju ndihmojë të rikthejë dashurinë tuaj dhe t’ju udhëzojë në kërkimin e zgjidhjeve për jetën, ai është ai. Kontaktoni drejtpërdrejt në -Email- blackmagicsolutions95@gmail.com …… Ju gjithashtu mund të Whatsapp atë në +2349083639501. Ji i bekuar.