VOAL

VOAL

Berisha: PD po përgatitet për protesta të fuqishme. Kjo betejë do përfundojë me rrëzimin e qeverisë!

October 24, 2022
blank

Komentet

blank

Kreu i SPAK: Kemi gjetur prova për Arben Ahmetajn

“Kemi gjetur prova”. Kështu deklaron kreu i SPAK, Altin Dumani, në takim informal me gazetarët sa i takon rastit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, për të cilin ka një kallëzim.

Dumani theksoi se SPAK nuk i merr leje askujt që të marrë në pyetje Ahmetajn, ndërsa shtoi se Prokuroria ka dërguar letërporosi në shumë shtete, ndërsa shtoi se ka dyshime për fshehje të pasurisë jashtë vendit.

Duke u ndalur te sekuestrimi i dy pronave, një në emër të partneres së Ahmetajt, Erjola Hoxhës, në Hamallaj dhe një tjetër që figuron në emër të shoqes së saj, në Palasë, Dumani shton se ky bllokim është preventiv, masë sigurie me qëllim me qëllim që mos të tjetërsohet pronësia.

“Nuk i marrim leje kurrkujt e thërrasim kushdo të jetë për ta marrë në pyetje Arben Ahmetajn apo kushdo që të jetë. Kontrollet janë në dinamikën e hetimit ku grupi vlerësoi se në këto ambiente mund të gjendeshin prova. Kemi gjetur prova. Sekuestro është preventive, masë sigurie me qëllim me qëllim që mos tjetërsohet pronësia. Në verifikim është çdo gjë. Kemi nisur letërporosi në shumë shtete jo vetëm në një shtet, kërkon kohë. Ka që janë përgjigjur, ka që janë në proces, hetimi përfshin çdo gjë (përfshirë edhe mundësinë e fshehjes së pasurisë jashtë). Patjetër që do e thërrasim Ahmetajn, nëse do e shikojmë të nevojshme.”, tha Dumani.

blank

Këlliçi: Do të jem kryebashkiak i të gjithëve, fshatrat do të kenë investime

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi ka paraqitur programin e tij për lehtësimin e kostos së jetesës, pranë banorëve të Kasharit. Në takim ku merrnin pjesë dhjetëra qytetarë, Këlliçi sqaroi dhe një herë se cilat do të jenë shtresat e shoqërisë që do të përfitojnë më së shumti nga transporti publik falas.

“Unë këtë nuk po e bëj për të pasurit, nuk po e bëj për oligarkët. Këtë po e bëj për të rinjtë, për të moshuarit, për studentët, për familjet në nevojë. Për ata qytetarë të ndershëm që ndërrojnë nga dy linja autobusi në ditë, harxhojnë 1600 lekë në ditë transport, për të shkuar në punë, për të marrë një rrogë 450 mijë lekë apo 400 mijë lekë në muaj dhe paguajnë 10% të rrogës mujore për transport publik”, u shpreh Këlliçi.

Kandidati i opozitës tha se ndihet krenar që vjen si një kandidat, ku ndaj tij nuk ka një akuzë të vetme për abuzime me financat publike, sikundër ndodh me Erion Veliajn. Sipas Këlliçit, kryetari aktual i bashkisë ka ezauruar të gjitha veprat penale që përmban Kodi Penal, ku më e rënda është ajo për humbjen e jetës së Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

“Nuk kam asnjë akuzë që t`i kem prekur një qindarkë buxhetit të shtetit, që të kem firmosur një aferë korruptive, apo që t`i kem bërë një cent dëm vendit tim, apo Tiranës apo Shqipërisë. Dhe kjo është krenaria ime më e madhe. Përballë kam një të ri, se është ende i ri në moshë ai, që ka konsumuar çdo akuzë që ka Kodi Penal. Duke filluar që nga korrupsioni, lidhja me mafian, lidhja me Ndragheta, lidhja me mafian e plehrave, te ai djali i vogël që humbi jetën, Ardit Gjoklaj, që humbi jetën në landfillin e Sharrës, që unë nuk do e harroj kurrë dhe përherë do e përmend, se ja kam detyrim moral familjes së tij”.

Më tej, gjatë bisedës, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, tregoi se si bashkia e drejtuar nga Veliaj ka braktisur fshatin, duke mos kryer investime në zonat rurale. Ai u zotua se do të jetë një kryebashkiak në shërbim të të gjithë qytetarëve, ndërsa u angazhua se drejtuesit e njësive administrative jo vetëm që do të kenë më shumë kompetenca vendimarrëse, por ata do të zgjidhen nga vetë qytetarët.

“U jap fjalën që gjëja e parë që do bëj është se do investojmë në infrastrukturë, se rrugët i keni në mëshirë të fatit. Do të ndjek me prioritet çështjen e ujit të pijshëm dhe ujit për vaditje sepse e di që e keni problem, sepse unë me ju jetoj, ju u takoj. Se të jetë për Erion Veliaj këtu i bie që të ketë 24 orë ujë të pijshëm 24 orë në ditë, por kjo nuk është e vërtetë. Do të jem një kryebashkiak në shërbimin tuaj. Njësinë administrative të Kasharit, kryetarin tuaj do ta zgjdhni ju vet dhe nuk do ta sjelli Belind Këlliçi. Do t`i japë më shumë kompetenca, do t`i delegojë më shumë vendimarrje”, tha Këlliçi.

Ai shtoi se zonat rurale do të kenë investime më shumë se kurrë.

“Jo vetëm Kashari, i gjithë fshati në Tiranë, e gjithë kurora e Tiranës, të 140 fshatrat e Tiranës do të kenë investime më shumë se kurrë. Mos harroni një gjë, unë kam qenë deputet i zonës rurale dhe urbane në Tiranë. Mungesa e investimeve në fshatin e Tiranës është më e madhja në të gjithë Shqipërinë. Fshati i Tiranës është i lënë në harresë më shumë se çdo fshat i Shqipërisë. Këtë e ka bërë vetëm Erion Veliaj”, shtoi Belind Këlliçi.

I pranishëm në takim, përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari, në cilësinë e kandidatit për këshill bashkiak, u shpreh se Erion Veliaj është tmerruar nga premtimi i Belind Këlliçit për transportin publik falas.

“Të gjithë ju po njiheni me planin ambicion të Belind Këlliçit si kryetar i ardhshëm i bashkisë së Tiranës. E tha Belindi, e ndjejmë ne kudo, në çdo takim që bëjmë me qytetarët, në çdo cep të Tiranës. Janë tmerruar nga transporti publik falas. Pse janë tmerruar? Sepse është ajo që kërkojnë qytetarët, transport publik falas, reduktim taksas, në mënyrë që ju të përballoni koston e lartë të jetesës”, tha Brahimllari.

Gjatë fjalës së tyre, banorët konfirmuan se Erion Veliaj i ka lënë në harresë, madje disa prej tyre u shprehën se kryebashkiaku aktual ka urrejtje për Kasharin. Ndërsa qytetarë të tjerë, treguan disa nga problemet që shqetësojnë komunitetin e kësaj zone, të cilat kërkojnë zgjidhje.

  • blank

“Ne jemi zona më e persekutuar nga regjimi monist. Këto të vjedhin pronën, të vjedhin shtëpinë, çfarë nuk të vjedhin këto. Duam një orë në mëngjes dhe një orë e gjysëm kur kthehemi. Dmth nuk ka transport publik fare. Çfarë do bëni këtë? Çfarë do bëni për infrastrukturën rrugore. E ndërtoi Partia Demokratike, na thoshin si “Las Vegas i Vogël”, ndërsa sot jemi bërë si Kandahar për infrastrukturën rrugore. Çfarë do bëni për ujin e pijshëm? Kam një rast në fshatin Kus. Janë nja 10 familje, 50 metra poshtë depos së ujit, faktikisht atje uji shkon vet, por u kanë prerë dhe rrjetin dhe nuk marrin shërbim fare. Dhe çfarë do theni për shërbimin shëndetësor. Ky ka urrejtje për zonën e Kasharit, e ka thënë publikisht”, u shprehën disa qytetarë.

Edhe në Kashar, një përfaqësues i sektorit të taksive, tregoi sesi nën qeverisjen e Erion Veliajt, ky biznes po shkon drejt falimentimit.

“Me që jemi te transporti publik z.kryetar. Unë jam një taksist, kam 14 vite që paguajë taksat te bashkia e Tiranës. Por ky faqezi, spaska të ndalur njëherë me kompanitë, që unë si individ që po mbajë shtëpinë me bukë, dhe tani erdha me taksi, lash punën dhe erdha vetëm për takimin. Po mbaj shtëpinë me bukë, ky po na nxjerr piramidë”, tha qytetari.

Belind Këlliçi u shpreh se sektori i taksive në Tiranë është në vështirësi për shkak të licensave klienteliste që ka dhënë Erion Veliaj.

“Sepse është duke dhënë licensa kompanive të veta, këshilltarëve të vet, njerëzve të lidhur me interesa me veten e tij dhe po e bën që të falimentojnë njerëzit e shkretë që punojnë për të mbajtur familjen, që të pasurohet ky”, tha Këlliçi. syri.net

blank

Zgjedhjet e 14 majit – Tërhiqet nga gara kandidati i Alibeajt në Durrës dhe i bashkohet Igli Carës për koalicionin “Bashkë Fitojmë”

Skënder Kapiti në listën e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë në Durrës të propozuar nga Enkelejd Alibeaj është larguar nga gara.

Sipas News 24, Kapiti do i bashkohet fushatës elektorale të Igli Carës, i cili kandidon për kreun e Bashkisë së Durrësit, për koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’.

Ky është largimi i rradhës i kandidatëve të Alibeajt nga kjo garë.

blank

Kandidati për ambasador i SHBA në Shqipëri David J. Kostelancik parashtron përparësitë e tij

VOA/Klementina Cenkollari

David J. Kostelancik, i emëruar nga Presidenti Biden për të shërbyer si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, parashtroi sot para Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, gjatë seancës së konfirmimit, përparësitë e tij si ambasador:

“Nëse konfirmohem në këtë detyrë do të bashkëpunoj me Shqipërinë për të forcuar institucionet demokratike dhe institucionet e drejtësisë. Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare. Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha zoti Kostelancik. Përparimi i reformës në drejtësi do të ndihmojë përparimin e Shqipërisë drejt integrimit europian, theksoi ai.

Një nga sektorët e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve, tha ambasadori i emëruar, do të jetë forcimi i mëtejshëm i partneritetit në mbrojtje. Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë në vitin 2022, tha ai, tregoi nevojën për të për të investuar në infrastrukturë dhe trajnime për të ndërtuar një sistem kibernetik të qendrueshem. Shtetet e Bashkuara, tha ai, kanë dërguar ekspertë në Shqipëri për të riparuar dëmet e bëra dhe kanë ofruar 50 milionë dollarë për këtë qëllim.

Një përparësi e tretë, theksoi ai, do të jetë forcimi i klimës së biznesit. Interesat e Shteteve të Bashkuara, tha ambasadori i pritshëm, shërbehen përmes një tregu transparent Shqipëri.

Zoti Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. Para emërimit si ambasador, i shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneralit Mark Milley.

Zoti Kostelancik është një diplomat me një karrierë 30-vjeçare. Ai ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë.

Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

blank

Ambasada holandeze në Shqipëri: Media në Shqipëri nën kërcënime. Veprime konkrete për lirinë e shtypit dhe luftën ndaj korrupsionit

Ambasada e Holandës në Shqipëri deklaron se media në Shqipëri është nën kërcënime.

Teksa po organizon së bashku me SHBA samitin për demokracinë, ambasada holandeze thotë se ky event synon të ndërmarrë veprime konkrete në fushën e lirisë së shtypit dhe luftës ndaj korrupsionit

“Holanda po bashkëorganizon samitin për demokracinë së bashku me SHBA-në.
Ky event synon të ndërmarrë veprime konkrete në fushën e lirisë së shtypit dhe luftës ndaj korrupsionit.
Në momente vendimtare ku media në Shqipëri ka qenë nën kërcënime, është e rëndësishme të theksohet se ndërtimi i modeleve të financimit, standardeve të industrisë dhe politikave publike për të mbështetur qëndrueshmërinë e organeve mediatike është thelbësore.🗞️ Liria e Medias = Demokraci”, shkruan ambasada holandeze.bw

blank

Plani për biznesin- Këlliçi: Zerohen taksa e tarifa, përfiton biznesi i vogël

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi vijoi turin e takimeve me qytetarët dhe bizneset në kryeqytet, për t`u shpjeguar planin e tij fiskal që parashikon reduktim dhe zerim të disa taksave dhe tarifave vendore.

Teksa u ndal në zonën e “Sheshit Willson”, Këlliçi u tregoi bizneseve disa nga taksat që do të hiqen pas 14 majit, nga të cilat do të përfitojnë biznesi i vogël dhe i mesëm.

“Taksa e tarifa do t`i heqim. Të paktën ty të prek taksa e arsimit, do hiqet, do zerohet direkt. Hapësirën publike, pastrim gjelbërimit, taksën e arsimit i ke aty, nuk keni pse e paguani. I ke të gjitha aty në plan. Të gjitha reduktohen dhe zerohen një pjesë e madhe dhe përfitoni si biznes i vogël” – tha Këlliçi.

Gjatë takimeve në këtë zonë, qytetarët kanë mirëpritur premtimin e bërë nga Belind Këlliçi për transport publik falas. Duket se qytetarët janë dakord, që paratë të cilat  sot i jepen inceneratorin që nuk ekziston në Sharrë, të shkojnë pikërisht për transportin publik falas.

“Ke marrë iniciativa tepër të bukura. Ajo e autobusit është tepër e bukur. i kam ndjekur të tëra me dëshirën më të madhe. Absolutisht bëhet! Vetëm atë inceneratorin që ka ai, që e paguan pa punuar. Inshallah të ndihmon i madhi Zot, dhe njerëzit inshallah ndërgjegjësohen se ka ardhur koha me reagu çdo qytetar” – u shpreh një qytetare gjatë bashkëbisedimit me Belind Këlliçin.

Licensimi i shumë kompanive që ofrojnë shërbim TAXI nga Bashkia e Tiranës, ishte një tjetër shqetësim i ngritur nga përfaqësues të këtij sektori gjatë takimit me kandidatin e opozitës për drejtimin e bashkisë së kryeqytetit.

“Nuk na shqetësojnë më shumë informalet, sesa taksitë që po jepen kështu sikur janë karroca dore” – tha një shofer taksie, i cili këtë profesion e ushtronte prej 15-vjetësh.

Për këtë shqetësim, Belind Këlliçi bëri një tjetër premtim, duke garantuar taksistët se do t`i japë fund dhënies së licensave klienteliste për kompanitë e taksive.

“Po licencat që jep ky, i jep sepse i ka klientelistë të gjitha këto. Nuk do ndodhi kjo që po ndodh deri tani, sepse ka mjaftueshëm taksi edhe nuk do happen taksi që janë të lidhura me kryetarin. Sepse kam dëgjuar që janë dy-tre kompani që janë të lidhura, i ka të vetat ky. Jo një e ka Endri Fuga, jo një e ka Erion Veliaj” – u shpreh Këlliçi.

Duke shtrënguar duart me qytetarët, Belind Këlliçi mori jo vetëm mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 14 majit, por dëgjoi njëkohësisht edhe problemet që shqetësojnë banorët e kësaj zone prej vitesh.

“Nuk mban më asnjë gjë. është bërë gjithandej pisllik, gjithandej tmerr. Trotuaret aty janë të parregulluara nga të dy anët, u bënë 30 vjet. është shumë problem kjo pjesa e trafikut. Unë e kam në Dajt, por jam i regjistruar këtu te Njësia Nr.7. Po trafiku është shumë keq. Një orë nuk diskutohet, më shumë duhet të ikësh jashtë qytetit sesa me ardhë deri këtu” – u shpreh një tjetër qytetar në takim me Belind Këlliçin.

  • blank
blank

Banorët e Bërxullës tentojnë të bllokojnë rrugën e Rinasit, forca të shumta policie, tensionohet situata

Tensionohet situata në protestën e banorëve të Bërxullës. Ata janë vendosur në rrugën që të çon në aeroportin e Rinasit duke tentuar ta bllokojnë, por nuk janë lejuar nga policia.

Në vend ndodhen shumë forca policie. Banorët, kryesisht gratë janë ulur në rrugë, duke zënë një kah të saj.

“Kemi 6 muaj që protestojmë, shteti s’do t’ia dijë fare. I jemi ankuar dhe ambasadave, të gjithë bëjnë sehir. jemi banorë të këtij fshati, jemi autoktonë. Mirë që e ktheu rrugën na e hodhi gjithë banorëve, por tani pse nuk vjen të na japë përgjigje, vlerësimin e pronave, të banesave, a ka rrugë dytësore?! Për kë punon ky shtet? Ky projekt rruge ka shkelje.
Ervis Berberi, drejtori i ARRSH nuk e di ku është rruga. E ka fajin shteti, ministria e Infrastrukturës”, thanë banorët.bw

blank

Këlliçi flet për programin e tij, transporti falas, ulja e taksave, tarifave dhe çmimit të parkimit

 Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, u shpreh sonte në emisionin ‘Erla Now’, në Euronews, se fokusi kryesor i programit të tij është të zbusë koston e jetesës për qytetarët.

Këlliçi tha se në këtë sens, ai do të ofrojë transportin publik falas, një gjë që do të ndihmojë të paktën 200 mijë qytetarë që përdorin autobuzët urbanë, duke bërë që ata të kursejnë mbi 50 mijë lekë në muaj.

Këlliçi shtoi se transporti publik falas do të ndikojë edhe në lehtësimin e qarkullimit dhe uljen e ndotjes së ajrit.

Kjo, pasi programi i Këlliçit parashikon edhe shtimin dhe modernizimin e flotës.

Kandidati i Opozitës theksoi se ky projekt i kushton Bashkisë vetëm 6.8 përqind të buxhetit, dhe është tërësisht i mundshëm, nëse paratë nuk shpërdorohen.

Këlliçi u shpreh se propozimet e tjera që ai ka për të zbutur koston e madhe të jetesës në Tiranë që vuajnë banorët, janë ulja e taksave dhe tarifave, dhe ndërhyrja urgjente në çështjen e parkingjeve, që është një barrë shumë e rëndë sot në kryeqytet, me çmime të papërballueshme, pothuajse sa në vende të zhvilluara të Bashkimit Europian.

Belind Këlliçi solli si shembull të abuzimit dhe keqpërdorimit të buxhetit të Bashkisë, rastin e inceneratorit të Tiranës që merr 41 mijë euro në ditë, edhe pse nuk ekziston.

Korrupsioni, sipas Këlliçit, është i përhapur edhe në fusha të tjera e në sektorë të Bashkisë, ku përmendi studimin se pothuaj 40 përqind e të ardhurave nuk mblidhen nga administrata e Veliajt, si pasojë e qokave dhe përfitimit të paligjshëm.

Me një qeverisje të mirë, transparente dhe të ndershme, Këlliçi tha se të ardhurat e Bashkisë mund të shtohen me 60 milionë euro në vit. syri.net

blank

Belind Këlliçi program për ulje taksash: Zbusim kostot e jetesës!

Biznese dhe qytetarë të shumtë janë prezantuar me programin e kandidatit demokrat për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi për uljen e taksave. Këlliçi është shprehur se kjo nismë do të zbutë kostot e jetesës. 

SYRI TV

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka prezantuar tek qytetarët dhe bizneset në zonën e “Myslym Shyrit” programin e tij për uljen e taksave.

Sipas Këlliçit, ky program do të ndihmojë biznesin e vogël dhe të mesëm.

“Do t’ju lë njhë kopje të programit për tarifat dhe taksat për biznesin e vogël që do të ulen dhe një pjesë do t’i zerojmë se nuk jeni pse të paguani as taksë për shkollën, për infrastrukturë shkolle nga dy herë. Ideja është të ndihmojmë biznesin e vogël. Kam shpalosur programin për uljen e taksave për biznesin e mesëm dhe të vogël që janë më të persekutuarit në këto vite”.

Belind Këlliçi, kandidat për kryetar të bashkisë Tiranë

Ky program është mbështetur edhe nga vetë qytetarët dhe bizneset.

“Nuk është vendi jonë ky, prandaj u them fëmijëve ikni, ikni. Ta thotë prindi është shumë e rëndë”.

“Na e hiqni këtë”.

“Me mençuri dhe qytetari, ashtu do të fitosh”.

“Besojmë shumë”.

Qytetarë

Programi i paraqitur nga Belind Këlliçi synon uljen dhe zerimin e të paktën 7 taksave dhe tarifave vendore për 41 mijë biznese të vogla dhe të mesme në kryeqytet. syri.net

blank

Berisha: Në 8 vite kemi humbur 35 përqind të popullsisë, Rama po zbaton doktrinën e Çubrilloviçit

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi sot në një konferencë për shpopullimin, se Shqipëria ka humbur 35 përqind të popullsisë gjatë qeverisjes së Ramës, një rekord i zi në historinë botërore.

“Ne mblidhemi për një debat rreth doktrinës së Vaso Çubrilloviçit dhe unë dua të falënderoj zotin Shahu dhe Duraku për publikimin e këtij libri që sot është më aktual se kurrë për çdo shqiptar.

Ne përjetojmë këto vite krizën më të rëndë të ekzistencës tonë që nga vitet 1870.

Shqiptarët ishin para alternativës: to bo or not. Përveç vetes së tyre, shumë të paktë ishin ata që i pranonin për kohën. Porta e Lartë dhe Pallati Jolldiz ishin të gatshëm të shpallnin grekë, sllavë, të gjithë të krishterët shqiptarë, me qëllim që shqiptarët t’i paraqisnin si otomanët e Europës.

Ne ngritëm zërin tonë fillimisht me pushkë. Ishte ajo rezistencë që iu bë vendimeve të Kongresit të Berlinit, kryesisht në zonat e alpeve, e cila faktoi se këta ishin një komb. Rilindësit formësuan doktrinën e shqiptarisë, doktrinë perëndimore, dhe kombi mori rrugë.

Nga ajo kohë kemi kaluar rreziqe. Prandaj them se sot jemi pas vitit 1870 në një gjendje të pashembullt ndonjëherë.

Në rast se gjatë Luftës së Parë Botërore, toka shqiptare u shkel nga 7 fuqi të huaja ku u aplikuan gjenocide nga të katër anët, megjithatë popullata shqiptare e humbur është 10 përqind.

Sot ne kemi një statistikë më të saktën që kemi pasur kurrë në histori. Në 8 vite kemi humbur vetëm në hapësirën e Shengenit, 937 mijë shqiptarë, mbi 1 milion nëse llogarit edhe vendet e tjera, pra rreth 35 përqind të popullatës në Shqipëri.

Kurrë një komb nuk ka humbur kaq shumë në histori.

Doktrina e Vaso Çubrilloviçit është doktrinë e mirëfilltë e gjenocidit ndaj shqiptarëve. Nuk është i vetëm për fat të keq. Njësoj si ai është dhe Ivo Andriç, i cili për turpin e turpeve ka edhe çmimin Nobel. Në njëfarë mënyrë edhe ky është një lloj racizmi ndaj shqiptarëve.

Kthehemi pak te kriza që po kalojmë.

Ky është një spastrim etnik bazuar te doktrina e Çubrilloviçit në sensin e krijimit të kushteve të kalkuluara që shqiptarët të largohen nga Shqipëria.

Nga viti 2007 deri në vitin 2014, numri i shqiptarëve në Shqipëri është rritur çdo vit dhe kjo është statistikë e pamohueshme.

Nga viti 2014 gjer më sot, ajo pakësohet në mënyrë të rrufeshme sepse janë krijuar kushtet e kalkulueshme për largimin e shqiptarëve nga Shqipëria.

Një nga kushtet më themelore është pasiguria e plotë në të cilën sot jetojnë shqiptarët në këtë vend. Vetëm në një vit, në vitin 2015 në mos gaboj, janë arrestuar 37 mijë shqiptarë.

80 përqind u arrestuan për çështje civile, që nuk mund të ndodhë përveçse në atë vend që nuk njeh ligjin, përveçse aty ku bëhet gjithçka për të dhunuar qytetarin, për t’i nxirë jetën, për t’i bërë të pamundur që të jetojë.

Statistika e vitit 1946 tregon se u arrestuan 17 mijë shqiptarë, kaq u arrestuan.

Pasiguria vjen nga lidhja e qeveritarëve me bandat. A nuk ishte Shullazi që donte të emëronte rektorin, sepse Edi Rama nuk mblidhte dot votat për të emëruar një zonjë? Dhe ai dilte në mes të qytetit dhe i thoshte se të rrëmbej djalin po nuk u largove,” tha Berisha.

blank

Polifonia shqiptare nuk e ka prejardhjen nga muzika bizantine Nga Prof.Aleksandër Peçi, Mjeshtër i Madh, President i Pianodrom, Anëtar i SACEM – PARIS

E shtune 25 Mars ne nje simpozium organizuar nga shoqata Laberia mbajta kete fjale me disa pika – teza ku argumentoj se polifonia jone nuk e ka prejardhjen nga muzika byzantine. Dhe ky ndryshk mendor, keqedashes i bere me keqdashje , perpiluar ne kohen kur Vasil Tole ishte Drejtor i trashegimise kulturore ne Ministri e firmosur dhe Ministria e kultures shume vite me pare ka zene rrenje ne sitin e UNSESCO, sot e kesaj dite. Dhe me te drejte kjo nga ngjallur nje det me reagime te jashtezakonshme.

Per te dhene argumentet e mia duhet se pari te shohim Hapesiren historike te Perandorise byzantine e cila fillon në vitin 395 e perfundon me renien e Kostandinopojes 29 maj 1453.

S’mund te thuhet absolutisht jo, qe polifonia jone vjen nga muz byzantine kur polifonia eshte shume me e lashte se viti 395.

Dhe ja pika -Tezat e mia:

1 shkallet byzantine s’kane kur fare lidhje me shkallen pentatonike. Shkalla apo modi pentatonic eshte shtylla kurrizore e polifonise. Aq sa ka lidhje shtylla kurrizore e peshkut me te shqiponjes apo kalit aq kane lidhje modi pentatonic me modet byzantine. Jane 2 genetika sonore krejt te ndryshme. Nuk e di Tole kete ? Sigurisht qe e di se ka shkruar libra dhe jep folklor ne UA. Po pse e ben çfare fsheh ai pas kesaj?

2. Struktura e shumezereshit polifonik me marres kthyes hedhes iso s’ka kurfare lidhje me muziken byzantine. Digjoni qofte kenge byzantine qofte kenget tona polifonike te kuptoni hendekun e madh strukturor, filozofik, estetik, gjeografik, kohor, genetiko sonor,permbajtjen e teksteve qe i ndan.

3. Qe te arrije kete perfeksion qe ka sot kjo marredhenia e 4 zerave nuk mjaftojne 1000 vjet, por duhen disa mijvjecare, e pse jo, mund te jete pellazgjia fillesa e polifonise.

4 Ne gjith boten muzikat etnike kane lindur shume po shume kohe perpara krisianizmit.

5.Ashtu si baroku ne muzike pikture skulpture arkitekture ka nje estetike e nje filozofi, edhe kultura byzantine ka nje estetike e nje filozofi. Muz byzantine piktura byzantine eshte zhvilluar ne kisha ortodokse me kryesisht himne që shoqëronin tekste greke pra e theksoj tekste greke të përdorura për ceremonitë fetare , ne kisha manastire, ne rituale murgjerish qe edhe ne 2 te nates kendojne.

Tani le te me thone “ bizantin-isosit “ca lidhje ka polifonia vajz e valeve, Janines ci pane syte, e mijra e mijra variete te kengeve tona polifonike me kete kulture byzantine ortodokse? Kurfare asnje lidhje.

6 Pse nuk influncoi muz bizantine greket te krijonin polifonine e tyre? kultura byzantine gjeografikisht I kish greket me afer se ne. Bizanti Stambolli I sotshem gjeografikisht eshte shume me afer Athines se sa Shqiperise. Por Polifonine e ka Epiri sepse ne Epir ( edhe kjo vjen nga nje fjale shqipe e Eperme pra e verioreshme )sipas historianeve antike flitej nje gjuhe barbare pra e huaj per greket. Sic dhe gjema sipas Homeri e lashte qe nga koha e Akili I cili dhe ai ish nga Epiri dhe e qante me gjeme Patroklin njesoj si ne alpet tona.

Polifonia eshte pasuri e njerezve me shpirt dhe intelekt te pasur.Duhet mencuri shume e madhe te krijosh nje strukture shumezereshi polifonik dhe ta besh te riprodhohet ne mijra varietete polifonike neper mijvjecare. Po kur Iliret I dhane botes perendimore kulturen e hekurit etc..etc..kur Iliret shijen e holle per ngjyrime e strukturime mozaikale polifonike e derdhen ne mozaiket Diellore te Bylis , Durres Butrint, sigurisht qe do te ishin ne gjendje te krijonin sic e krijuan shumezereshin polifonik

7. Argument shume I forte qe ska kurfare lidhje me muziken byzantine eshte : Liria Pagane e grupimeve polifonike te cilat kane nje shperthim pagan shume e shume kohe parakristian, dhe elementi Zot pothuajse eshte inegzistent ne to. Kjo Liri pagane I ka bere kenget polifonike te mos kene kurfare lidhje me religjonin. A mund te me thote “Bizantin isosi “ se ky shperthim pagan ky duf, kjo energji, kjo drame e madhe te Vajz e Valeve dhe mbece more shoke mbece clidhje kane me me ate paqe Kristine te kenges byzantine?

8.Po ai elementi tremolo- vibrues I hedhesit I sili sipas meje eshte nje imitim I tremolo-vibrimit te valeve te Detit qe himarjoti e pilurojoti e te tjere ne Laberi e kane per karshi Detin, a mund te me thote “Bizantin isosi “ se cila eshte lidhja me buziken byzantine?Po Deti eshte miliarda vjet para njeriut pa le pastaj muzikes byzantine.

9.Po ajo giizandoja tipike e kthyesit ( reshqitja e zerit ) apo e preresit e marresit ne polifonine toske, nuk e kupton “Bizantin isosi “ qe ska te beje me muziken byzantine?
Une kam spjegimin tim per ison. Iso eshte fusha manjetike ku terhiqen tingujt eshte graviteti. Kjo rendese e gravitetit e fushes manjetike eshte ceshtje fizike por edhe biologjike jo vetem e njeriut jo vetem e muzikes, jo vetem e Tokes, jo vetem e planeteve, por edhe e qyqes e zogut kur ben ku – ku. Ky intervali “ku” I dyti eshte intervali ax, eshte graviteti apo fusha magnjetike rendesa e gravitetit ku mbeshtetet intervali I siperm. Keto I kam spjeguar dhe ne konferenca qe kam mbajtur ne Prage Trieste Brno.

Pra si mund te thuhet qe graviteti a fusha manjetike ne muzike ka lindur ne 395 me kur filloi perandoria byzantine apo ne shek 11, eshte vertet antishkencore te thuhet, kur gravitet ka gajdja te bucalla, ciftelia sharkia tek teli poshte, cula dijare krahu majtas dhe gjith muzikat etnike te popujve

10. Do perdor nje argument te Zhani Ciko i cili thote se polifonia jone zhvillohet me mikro intervale. Pra me te vogla se 1 ton e gjysen toni. E kjo ndarje e shkalles me mikrointervale eshte shume me e lashte se muz bizantine.

11.Ajo cule dyjare gdhendur ne gur shenje e egzistences se polifonise, eshte shume kohe me perpara se perandoria byzantine.

12. duke u nisur se njeriu I lashte me pare ka kenduar pastaj ka prodhuar instrumentat e natyres culat bilbilat gjethet luget,edhe ky eshte nje argument qe fillesat e polifonise jane shume e shume me te hereshme se muzika byzantine.

Nje person I vetem pa asnje argument shkencor dikur ne postin e drejtorit te trashegimise kulturore perpiloi dosien me propozimin ne Unesko per ta quajtuar Iso Polifonia e sot nenkryetar I ak. Shkencave. Ky eshte Vasil Tole I cili eshte krejtesisht I vetmuar e I mbytur ne dallget e ketij Deti te gjere reagimesh qe jane ne brojtje te identiteti teritoial te polifonise sone popullore.Identiteti territorial I Polifonise sone popullore eshte i pa tjetersueshem I paaneksueshem.

Dhe me te drejte keto teza antishqiptare te ndryshkura te “Bizantin isosit “ dhe ky veprim I Ministrise se Kultures, jane kundeshtuar nga gjith shoqatat e polifonise gjithe forumet e konferencave shkencore, gjithe muzikologe e studiues te polifonise me botime te shumta librash e gjithe intelektualet.

Termi isopolifonia eshte ne kundeshtim me percaktimin qe i ka bere Ramadan Sokoli.

Ai e ka percaktuar POLIFONIA JONE POPULLORE

Termi Isopolifonia ( pa le pa le sot e digjova ne simpozium “Bizantin isosi “ a ku ta di une se kush ka nxjere dhe nje xhevahir tjeter qesharak saz-iso tek Festivali ne Permet, jane kaq qesharake kaq naive e femijnore, sepse shkeput elementin e fundit pra ison dhe e ve ne krye te polifonise. Keto jane batuta si dhe ato qe do them me poshte per Portokalli. Kengetaret qe I kendojne keto kenge me saze jane te skelqyer jane te gjithe miqt e mij qe I dua fort, po ky termi SAZ’ISO pse futet me perdhune. “Bizantin isosi “ kish nxjere nje video ne FB ku nje neger kendonte mbi sfondin e nje kenge permetare me saze filloi te recitonte rep. Me erdhi per te vjelle Reagova menjehere. Klik ne you tube dhe gjeni terma te tille :

blank

 

Saz’iso – O bandill mustaqezi. Shihni dhe foton Saz’ Iso Koncert Iso polifonik

Nje emertese konceptuale si eshte POLIFONIA nenkupton edhe elementet perberes.Pra Teresia konceptuale e nje emri nuk ka nevoje per bashke ngjitje e superpozicion te elementeve perberes.

Themi njeriu, nuk themi kembe njeriu, as zorretrashe njeriu, as bythnjeriu . Themi tigani nuk themi bisht tigani . Themi pema nuk themi rrenjepema.Themi Shqiperia nuik themi Theth – Shqiperia,

Po mire pse nuk e quajti “Bizantin isosi “ Kthyes – Polifonia apo hedhes Polifonia?Sigurisht qe s’ka kuptim megjithe qe kthyesi eshte elementi madhor ne strukturen polifonike

Pse nuk i kupton “Bizantin isosi “ si muzikant keto argumenta qe ngrita ? Sigurisht qe I kupton. Po pse e ka krijuar gjithe kete peshtjellim te madh e ka ngritur kete reagim te madh.??!!

Cfare fshihet pas kesaj? Te fusim nje fjale greke Iso ne kete perle te njerezimit sic eshte polifonia jone me e bukura ne Europe, me çfare qellimi e ka bere?. Ai i ka digjuar te gjitha kembanat e alarmit dhe asnjehere s’ka dhene pergjgje.Pse çfare ka, çfarë fshihet ?

Ka ardh koha qe ai, Ministria e kultures Akademia e shkencave te marin pjese ne kete debat te madh e tejet te rendesishem dhe te ndryshojne permbajtjen e turpeshme, ate ndryshk ne ate sitt te UNESCO qe ja kane serviruar “Bizantin isosi “ dhe Ministria e Kultures e viteve te para te ketij shekulli.

Prof Aleksander Peçi
Prof Titullar i kompozicionit
Mjeshter i Madh
President i Pianodrom
Anetar i ShOqates se kompozitoreve SACEM – PARIS
blank

Sulmi mbi TCH- Pronari i makinës ‘Range Rover’: Tre vite ka lëvizur lirshëm pa targa, kushton 40 mijë euro

Një veturë e tipit “Range Rover Sport”, që dyshohet se është e autorëve të cilët sulmuan objektin e Top Channel, duke lënë të vdekur rojën e sigurisë, u gjet e djegur disa orë pas ngjarjes në autostradën e Kavajës.

Qytetari nga Kosova, Ramadan Makolli, tregoi për Telegrafin se është pronar i kësaj veture në vlerë rreth 40 mijë euro, e cila ishte i vjedhur në verën e vitit 2020 gjatë pushimeve në Lezhë.

“Kam qenë për pushime në Lezhë kur më është vjedhur vetura. E kam lajmëruar rastin në polici po atë ditë, 10 korrik 2020. Vetura ka qenë e parkuar afër restorantit të hotelit ku kam qëndruar”, tha Makolli.

Ai u shpreh se në kamerat e sigurisë shihet kur personat hyjnë në veturë, por siç ka bërë të ditur, nuk mund të identifikohen pasi kanë pasur të vendosur maska në fytyrë.

“Në momentin që hajnat kanë hyrë në veturë, i janë ndezur dritat dhe në kamerat e sigurisë shihet kur ata e hapin derën dhe hyjnë në veturë. Por, fytyrat e tyre nuk shihen pasi kanë të vendosura maska”.

“Tri vjet vetura ime ka shëtitur poshtë e lartë pa targa. Sigurisht ia kanë ndërruar edhe librezën. Merreni me mend ma kanë mbyllur rastin gjoja se nuk po kanë argumente dhe dijeni se çfarë të bëjnë”, shtoi Makolli.

Ai tregoi se autoritetet e Shqipërisë e kanë mbyllur këtë rast me arsyetimin për mungesë të provave, ndërsa tha se është detyruar që të hapë rast për herë të dytë.

“Më është dashur të hapë rast për herë të dytë përmes avokatit e tash rasti është i hapur. Ende s’kam marrë asnjë kompensim, por po presim nga shteti i Shqipërisë që rastin ta trajtojnë më seriozisht. Duhet ta dimë zanafillën e kësaj, prej kur është vjedhur vetura dhe kah ka shëtitur sepse me siguri kanë bërë edhe krime të tjera duke pasur parasysh se që tri vjet shëtitur në duart e hajdutëve. Vlera e veturës është diku rreth 40 mijë euro”.

I pyetur se a dyshon për ndërhyrje në organet kompetente, Makolli tha se “nuk e di, por vetë fakti se ka ardhur deri aty…me qenë i sinqertë dyshimet janë gjithmonë se për tri vjet nuk u zbulua asnjë gjë”.

“Sikur të donte shteti për 24 orë e kishte gjetur”, përfundoi ai.


Send this to a friend