Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se në datën 8 maj do të jetë protesta e radhës e opozitës.
Berisha deklaroi se kjo është një ditë e rëndësishme, ku shqiptarët do të mblidhen në rrugë dhe sheshet e Tiranës.
Kjo do të jetë një protestë e fuqishme dhe paqësore, deklaroi Berisha.
“Jam sot për të informuar shqiptarët se më datën 8 maj, një ditë e rëndësishme shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi”, tha kreu i PD. gsh