Arbëreshët e Kroacisë janë pak të njohur, po ata ruajnë në Zarë një thesar muzikor, që e zbuluan studiueset Dina Bušić e Melita Ivković. Këngët e vjetra arbëreshe janë ura lidhëse brenda trashëgimisë kulturore europiane.
Këmgëtarja e studiuesja, Dina Bušić bashkë me kitaristen, Melita Ivković
Një muzikologe e re nis një hulumtim në kuadër të studimeve në Akademinë e Muzikës në Zagreb në vitin 1999 dhe zbulon papritur një botë të panjohur më parë për të. Dina Bušić, vetë nga ana e nënës me rrënjë nga Arbëreshët e Zarës nuk e dinte fillimisht kur regjistroi këngë e fragmente këngësh me gjyshen apo këngëtarë të moshuar, se ato ishin sjellë 300 vjet më parë nga arbëreshët e shpërngulur nga zonat e Liqenit të Shkodrës drejt Kroacisë.
Shpëtimi i një thesari të harruar
Ky zbulim e nxiti Dina Bušić t’i kushtohej jo vetëm mbledhjes, por edhe përpunimit të tyre derisa një ditë ato ishin të gatshme për t’u regjistruar në albumin “Berbili” në Kishën Marijana të ishullit Zlarina që njihet për akustikën e mrekullueshme. “Në një farë mënyre është trashëgimia ime familjare, por në anën tjetër është puna ime shkencore, sepse derisa pyeta, nuk e dija që ato ishin këngë ‘arbnesh’. Kjo traditë seriozisht kishte filluar të zbehej shumë. Për fat të keq sot nuk ka asnjë mënyrë për të mësuar mbi këtë repertor tradicional, kështu në një lloj mënyre, ne e shpëtuam atë nga harresa e plotë”, rrefen studiuesja. Ishte muzikologja e kitaristja, Melita Ivković që e nxiti Dinën të mos e humbisnin këtë thesar. “Ne na u bë e qartë, se nëse nuk do të ndërmerrnim diçka, ky thesar do të humbiste njëherë e përgjithmonë”, thotë Ivković.
Prof. Dr. Eckehard Pistrick
Tradita e arbërëshevë të Kroacisë është “në hije” krahasuar me tradita të tjera të diasporës, thekson Prof. Eckehard Pistrick, etnomuzikolog në Institutin për Etnomuzikologjinë Europiane në Universitetin e Kölnit dhe drejtues i degës së Shoqatës së Europës Juglindore për Kölnin, prandaj ai e kishte për zemër organizimin e një mbrëmjeje të tillë. Bashkë me rrjetin UraCult që angazhohet prej disa vitesh në prezantimin e ndërlidhjen e kulturës shqiptare në Gjermani e Europë ata sollën në Köln studiueset e muzikantet, Dina Bušić dhe Melita Ivković të prezantojnë këngët arbëreshe. Ali Salihu, nga kryesia e UraCult, që gjithmonë e ka tërhequr historia arbëreshe rrëfen, se bashkëpunimi kishte një parahistori. “Vetë kam qenë disa herë në Zarë dhe kam vizituar Arbanasin, kam kuptuar se kjo pakicë ka kontribuar në Kroaci me disa personalitete të ndryshme.[..] Kur lexova për këtë album, e kontaktova menjëherë zonjën Bušić dhe doja që një ditë ta prezantojmë këtë projekt shumë të mirë, në Köln. Ne si Uracult nuk e shohim veten vetëm si shoqatë shqiptare, por si urë lidhëse mes të gjitha vendeve të Evropës Juglindore e Gjermanisë, prandaj jemi të lumtur që të prezantojmë për herë të parë edhe artistë nga Kroacia.”
Ali Salihu nga kryesia e UraCult
“Dina e Mel”, siç paraqitet dueti në koncerte, u desh të punonin gjatë për këtë album bashkë me artistë të tjerë të njohur. Sepse nuk mjaftoi vetëm mbledhja e fragmenteve muzikore e këngëve, atyre u desh të konsultonin shumë burime për t’i rikonstruktuar këto këngë herë melankolike, herë humoritiske që i kushtohen dashurisë, natyrës, nënës, familjes e nostalgjisë për vendlindjen. “Janë këngë shumë emocionuese, del në pah se janë këngë të vjetra, këngë që nënat i kanë kënduar me fëmijët e tyre prej shumë e shumë kohësh, një gjuhë e thjeshtë, gjuhë e shtëpisë, që automatikisht tek dëgjuesi sjell emocione familjare. Por me këtë koncert këngëtarja dhe kitaristja na treguan, se si mund të transfomohet muzika që është trashëguar në familjet në një ambient të ngushtë, në një muzikë që transporton dhe kthehet në një urë mes kulturave, sepse ajo ka treguar që e njëjta këngë ekziston në disa gjuhë dhe ka përdorur elementë nga gjuhë të ndryshme për të kombinuar këtë”, thotë Dr. Adelheid Feilcke, drejtuese e Programeve të Europës e Ballkanit Perëndimor në Deutsche Welle, eksperte prej vitesh jo vetëm e politikës së Ballkanit. Ajo vetë ka hulumtuar dikur në Shqipëri mbi etnologjinë e muzikës.
Dr. Adelheid Feilcke, drejtuese e Programeve të Europës e Ballkanit Perëndimor në Deutsche Welle
Muzika si element lidhës i popujve të Ballkanit jo ndarës
Disa prej këtyre këngëve, “Dina e Mel” ia prezantuan publikut entuziast në Köln të enjten (16.09.) pas një tryeze diskutimi mbi strategjitë e ruajtjes, rinkonstruktimit dhe përçuarjes së trashëgimisë kulturore të pakicave në Europën Juglindore. Muzika zë një vend të veçantë në ruajtjen e identitetit të një pakice, thotë Prof. Pistrick. Këto këngë “rrëfejnë për transformimin kulturor, përmes mobilitetit njerëzor, historinë e rezistencës kulturore dhe përshtatjes. Rëndësi ka një qasje “muziko-arkeologjike”, që do të thotë që tradita të tilla të dokumentohen në studime etnomuzikologjike, por edhe të shihen burime të arkivave fonikë dhe të shkruara. Kjo është një punë gati kriminologjike, por ajo na mundëson të rikonstruktojmë një larmi të gjithë, nga e cila sot në botën ekzistojnë vetëm fragmente. “
Podium diskutimi në Köln, 16.09.2021
Në kulturën e pakicave nuk bëhet fjalë vetëm për identitetin e ruajtjen e tij. Aty reflektohen edhe konfliktet e përplasja me shoqërinë e shumicës, ngjizet historia kombëtare e lokale. Por e kanë fuqinë të luajnë një rol pajtues thesarë të tillë që nxirren nga historia? Adelheid Feilcke është e bindur se këtë rol bashkues nuk e luan vetëm muzika, por edhe elementë të tjerë të trashëgimisë kulturore imateriale. “Për mua kjo muzikë është një shembull i mirë, si mund të krijohet një urë kulturore përmes muzikës. Doja të shtoja, se shpesh muzika në Ballkan, Europën Juglindore merret më shumë me frymën e ndarjes, kjo është e jona, kjo është e jotja, por në qoftë se ti analizon, del që muzika është shumë e ngjashme tek njëri e tjetri. Ndoshta ata këndojnë në gjuhë të ndryshme, por baza muzikore është e njëjtë. Duke marrë këtë si shembull do thoja se mund të gjejmë shumë elementë të përbashkët të muzikës për t’i ndërlidhur më shumë popujt e Ballkanit. Përmes muzikës, si element emocionues i kulturës, ne mund të kapërcejmë kufijtë.”
“Kthyem pjesë të thesarit muzikor në Shqipëri”
Arbëreshët në Kroaci janë pjesë e larmisë së pakicave kulturore në Europën Juglindore, si ajo e romëve, vllehëve, pomakëve, larmi që po zbulohet gjithnjë e më shumë nga studiuesit këto kohë. “Kultura e pakicave ka rëndësi të madhe, sepse ajo krijon ura mes shoqërisë së shumicës dhe pakicës”, thotë Prof. Pistrick prandaj ka shumë rëndësi një politikë kulturore që ruan dhe rivitalizon kulturën e pakicave. “Mbetet problematike, që për shkak të një politike të UNESCO-s të orientuar nga trashëgimia kulturore e shteteve kombëtare, ajo merr më pak vëmendje, pasi kjo kulturë nuk kategorizohet vetëm tek një shtet kombëtar”, thekson ai.
Dina Busic që është edhe drejtuese e zyrës së Kulturës në Zarë është krenare që risjellja për publikun e këngëve të tilla të vjetra dhe albumi “Bërbili” rizgjuan edhe më shumë interesin tek arbanasit për traditën e tyre dhe përçimin e saj tek brezat. e rinj. Në Arbanasi ka edhe një shkollë të vogël shqipe, dhe organizata që i kushtohen ruajtjes së kulturës arbëreshe. Pavarësisht, se në jetën e përditshme, vetëdija si arbëresh nuk luan donjë rol, thotë Bušić.
“Bërbili” nuk këndoi vetëm në Köln. Ai ishte në korrik edhe në Festivalin në Kalanë e Rozafës, një moment emocional për Dina Bušić. “Kur patëm një koncert para 2000 vetëve në Rozafa, dhe biseduam pas koncertit me njerëzit, organizatorët, e muzikantët kuptuam, se nuk bëmë vetëm diçka që ndihmoi Arbëreshët e Zarës, për të ruajtur kulturën e tyre, por e kthyem edhe pjesë të thesarit muzikor në Shqipëri. Ishte emocionuese se si ata dalluan fjalë të vjetra gegërisht, fjalë arkaike sic thanë ata, që i dinin nga stërgjyshërit e tyre.
Rrugëtimi i Bërbilit vazhdon në Köln me prezantimin e Festivalin “Migrant Music Manifesto” dhe më pas synon të shkojë edhe në Tiranë e Prishtinë.
Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga emigrantë shqiptarë gjatë vizitës së tij në Berlin, ku ndodhet për të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor.
Teksa kreu i qeverisë shqiptare ka dalë nga një takim, disa emigrantë shqiptarë janë mbledhur për ta pritur me thirrje kundër tij.
Në kor, shqiptarët kanë thirrur: “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë!”, duke i përcjellë edhe atje mesazhin e 17 ditëve protestë që mbahet para zyrës së tij në Tiranë.
“Burg, burg, burg…” dhe “anulo projektin”, “anulo ligjin”, kanë qenë thirrjet e turmës ndaj Ramës, ndërsa ai nuk ka reaguar dhe është futur në makinë duke u larguar.
Kujtojmë se në Tiranë për 17-të ditë me radhë po zhvillohen protesta me një pjesëmarrje masive, ku kërkesa e vetme është dorëheqja e tij nga detyra, bashkë me qeverinë. gsh
Qindra emigrantë shqiptarë janë mbledhur në Mynih të Gjermanisë, në mbështetje të protestës që po zhvillohet në Tiranë prej 15 ditësh, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.
Ata i janë bashkuar thirrjeve dhe kërkesave që po artikulohen prej më shumë se dy javësh në kryeqytet nga mijëra qytetarë para kryeministrisë dhe rrugëve të qytetit.
“Ti ndërton kulla, ne mbajmë plagë, Ti shet Shqipërinë, ne mbajmë flamurin lart. Nga Mynihu po vjen vendimi, Rama ik, Ka fol mërgimi”, thuhet në një nga pankartat e mbajtura nga protestuesit pranë kampusit universitar Ludwig-Maximilians- Universität.
Ashtu si në protestat në Tiranë, edhe në Gjermani nuk ka munguar thirrja simbolike e këtij tubimi “Rama jepe dorëheqjen”, si edhe “Shqipëri e re”, “Rama n’burg, Berisha n’burg.
Gjatë protestës, shqiptarët nuk kanë kursyer as ironitë dhe mesazhet politike ndaj Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në një nga pankartat e mbajtura në protestë shfaqet një foto e saj së bashku me kryeministrin Rama, e shoqëruar me mesazhin: “Ndalo së suportuari regjimin kriminal”. gsh
Në Lion të Francës u bë një manifestim i shkëlqyer në mbështetje të protestave që po bëhen në Shqipëri që morën shkas nga padrejtësitë që po bëhen në Zvernec apo Rrjoll.
Protesta filloj ne orën 17:00 dhe manifestuesit Shqiptare marshuan neper qytet deri ne qendër të qytetit tek bashkia qendrore.
Prefektura e Lionit dhe xhandarmëria u kishte dhene leje si manifestim politik, duke i shoqëruar për të gjithë intenerarin i cili ishte shumë i përpiktë dhe ju ka lënë mjaft përshtypje të mirë.
Manifestimin e orgjanizoj shoqata “Royaume de Soleil” me anëtaret e asamblesë së saj dhë presidenti Leon Molla.
Manifestimi i 13 qershorit 2026 ne Lion pati mbi një mirë veta , i cili kaloi çdo parashikim dhe jep shpresë që javen e ardhshme të jetë dhe me i madh. .
Këtë fundjavë, 13 qershor diaspora në Gjermani ka lajmëruar mbajtjen e një proteste, teksa kryeqyteti shqiptar, Tirana, ‘vlon’ nga masiviteti i qytetarëve, të cilët kërkojnë njëzëri dorëheqjen e qeverisë së Edi Ramës.
Përmes një njoftimi zyrtar, diaspora në Gjermani njofton se tubimi do të zhvillohet në qytetin e Nurembergut, ku pritet të ketë një pjesëmarrje të lartë të shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje.
Nën logon ‘Shkëndija e rotestës përhapet në Diasporë’, shqiptarët ftohen të bëhen bashkë pasditen e kësaj të shtune, ora 18.00, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta masive kundër Ramës ka tejkaluar kufijtë e Shqipërisë, me diasporën jashtë vendit që ështët solidarizuar për t’i dhënë fund pushtetit të kryeministrit.
Këtë të shtunë, protesta u mbajtën edhe në Australi dhe Irlandë, ku diaspora shqiptare kërkon largimin e Edi Ramës, ndërsa pikënisja për këtë ‘boom’ protestash është bërë Zvërneci.
Diaspora shqiptare është ngritur në këmbë, për ‘tiu bashkuar protestave që po mbahen fuqimisht në Tiranë. Me këngë dhe thirrje patriotike, shqiptarët e Holandës janë ngritur në protestë në Hagë, ndërsa kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Ramës.
Kujtojmë se shqiptarë kudo ku ndodhen nëpër botë janë ngritur në protesta të fuqishme, ndërsa kërkojnë një klasë politike larg korrupsionit dhe qeveri teknike.
Sot është njoftuar një protestë kombëtare, e cila hyn në ditën e 11 të saj. bw
Me flamuj në dorë, të veshur kuq e zi, shqiptarët në Shtutgart kanë protestuar për disa orë, ndërsa kryefjalë e fjalimeve të tyre ka qenë dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama.
GJERMANI– Shqiptarët në Shtutgart të Gjermanisë janë ngritur në protestë, duke kundërshtuar projektin në Zvërnec. Me flamuj në dorë, të veshur kuq e zi, shqiptarët në Shtutgart kanë protestuar për disa orë, ndërsa kryefjalë e fjalimeve të tyre ka qenë dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama.
“O sa mirë me qenë shqiptarë”, ” Shqipëri e re”, “Edi Rama, o tradhtar!”, “Rama ik!”, “Dorëheqje”, “Rama në burg!”, “Shqipëri e re”, ishin disa nga thirrjet e shqiptarëve në kor. Protesta nga diaspora ka pasur edhe në Milano, Firence, Londër, Oslo, Austri dhe në disa vende të SHBA-së, ku me pankarta, flamuaj dhe brohorima, shqiptarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes.
Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?
Disa ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al
Një nga protestuesit listoi edhe disa nga problemet që ka vendi ynë, duke thënë se në Shqipëri nuk është vetën Narta dhe Zvërneci, por ka edhe shumë probleme të tjera.
ITALI- Shqiptarët në Bolonja kanë dalë dje në protestë, duke kundërshtuar projektin në Zvërnec. Gjatë tubimit, ata lëshuan thirrje kundër qeverisë dhe vetë kryeministrit Edi Rama. “Rama ik”, “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Burg, Burg, Burg”, janë disa nga thirrjet e shqiptarëve. Një nga protestuesit listoi edhe disa nga problemet që ka vendi jonë, duke thënë se në Shqipëri nuk është vetën Narta dhe Zvërneci, por ka edhe shumë probleme të tjera.
“Më tha gjyshja; ç’të duhet që do të dalësh?! Po do dal se po më nxjerrin nga shtëpia. Një fëmijë i vogël këtu tha; Rama ik, që të vi unë. Kaq na duhet. Në Shqipëri nuk ka ilaçe, nuk ka analiza. Nuk është vetëm Narta dhe Zvërneci. Nuk ka gjë më të keqe se të përzësh fëmijët nga shtëpia, se ne kemi ikur në emigrim. Nuk ka meritokraci në Shqipëri, fiton miku dhe i forti. Jo i zoti. Ndaj jemi këtu! Zoti kryeministër, ajo është shtëpia jonë. Këta qytetarë që janë këtu, do të vinë aty. Ajo zyrë aty është e jona. Tani merr rraqet dhe ik në Surrel”, tha një i ri.
Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?
Disa ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al
“Rama në burg”, “Shqipëria është e jona”, janë këto thirrjet e shqiptarëve të cilat kanë protestuar në Hagë.
Prej disa ditësh shqiptarët kanë protestuar në Tiranë dhe në qytete të ndryshime në Shqipëri, por jo vetëm. Protestat janë shtrirë edhe jashtë kufijve.
Me sloganin “Shqipëria nuk shitet”, pjesëmarrësit po dalin çdo pasdite në sheshe, duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe duke kundërshtuar projektin e investimit në zonën e Zvërnecit. bw
Protesta nga diaspora ka pasur edhe në Milano, Firence, Londër, Frankfurt, Berlin, Oslo, Austri dhe në disa vende të SHBA-së, ku me pankarta, flamuaj dhe brohorima, shqiptarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes.
BRUKSEL- Shqiptarët e Brukselit kanë protestuar ditën e sotme para Komisionit Europian, duke shprehur kundërshtimet e tyre ndaj projektit në Sazan. Të mbuluar me flamur kombëtarë dhe qeleshe, ata kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë Rama, ndërsa disa prej tyre kërkojnë burgosjen e Ramës. Protesta nga diaspora ka pasur edhe në Milano, Firence, Londër, Frankfurt, Berlin, Oslo, Austri dhe në disa vende të SHBA-së, ku me pankarta, flamuaj dhe brohorima, shqiptarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes.
Disa nga pankartat më pikante në këto tubime kanë qenë: “Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet”, “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Qeveri e re”, “O pallosh jep dorëheqjen sa më parë”,”Revolucion”, “Kur populli proteston fillon zhvillimi”, “Qeveri e re”, “A je shqipe, a je pulë”, “Top Channel e kapëm lajmin”, “Erdhëm vetë në edicionin qëndror”, “Milionero mos të kapi sikleti”, “Ramëëë, pije kosin”.
Në protestat e zhvilluara në Tiranë, qytetarët kanë prezantuar edhe pesë kërkesa që i kanë cilësuar si të panegociueshme dhe që i drejtohen kryeministrit Edi Rama. Ata tha se kërkesat e paraqitura burojnë nga vullneti i mijëra qytetarëve që i janë bashkuar protestës dhe përfshijnë:
1. Dorëheqjen e qeverisë;
2.Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;
3.Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
4.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
5.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.
Protestuesit kanë theksuar se këto kërkesa përfaqësojnë, sipas tyre, interesin publik dhe mbrojtjen e pasurive natyrore e kulturore të vendit.
Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?
Disa ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al
Një protestë e fuqishme është organizuar edhe në Austri, në kryeqytetin Vjenë, si pjesë e organizimeve të ngjashme nga diaspora shqiptare në shumë qytete dhe kryeqytete të tjera evropiane.
Shqiptarë të shumtë u mblodhën në kryeqytetin austriak, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, madje edhe arrestimin e tij.
Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete si Londra, Berlini, Mynihu, Milano, Stokholmi, etj, ndërsa revolta vijon në Tiranë prej një jave. BW
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka postuar pamje nga protesta që u zhvilluar sot në Milano.
Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se mijëra qytetarë të mbledhur në shesh në Tiranë dhe jo vetëm, tregojnë se legjitimiteti I kryeministrit Edi Rama nuk ekziston.
“Fija ku kërkon të mbahet se e paskan votuar me 11 maj të vitit më parë, ka rënë me kohë pasi askush nuk i njeh ato zgjedhje farsë. Janë kontestuar nga të gjithë dhe nga autoritetet më të rëndësishme ndërkombëtare.
Po edhe sikur, mbështetja nuk është e palëvizshme dhe e dhënë një herë e mirë. Sheshet po tregojnë se legjitimiteti i Edi Ramës është sot zero. Kartonat me të cilat mburret dhe kërcënon se ka në Parlament, nuk vlejnë asgjë para popullit që të tregon me gisht e kërkon largimin. Ka vetëm një rrugë që ta bëjë më të lehtë për të gjithë këtë dalje nga kriza. Të japë dorëheqjen, të largohet menjëherë! Të plotësojë sa më parë pikën 1 të kërkesave të protestuesve.
Postimi:
I izoluar dhe i braktisur!
Edi Rama është sot i rrethuar vetëm nga administrata e nëpunësit që urdhërohen dhe nga patronazhistët e Partisë Socialiste.
Përtej kësaj, nuk dallon më asnjë element tjetër që të jetë sot pranë Kryeministrit. Rinia, shoqëria civile, studentët, profesionistët, familjarët, ambjentalistët, gazetarët, artistët dhe siç tregojnë pamjet sot edhe emigrantët në Milano, në Gjermani, Austri a Angli, janë në shumicë absolute në protestë dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës.
Asnjëherë më parë nuk ka ekzistuar një konsensus kaq masiv në shoqëri për largimin e një kryeministri, për shkak të korrupsionit dhe arrogancës. Në të tilla kushte, edhe mediat që kontrollon e nga të cilat merr oksigjen, nuk kanë mundur dot më të injorojnë revoltën e shesheve që po ziejnë kudo, e sidomos në Tiranë.
Eshtë ai vetë që vazhdon t’i rezistojë rrymës së madhe që do ta kthejë përmbys e kjo është çështje kohe, bashkë me një grusht panelistësh, të cilët në fakt përbuzen aq shumë sot sa nuk dihet a e ndihmojnë në të vërtetë shefin e tyre me mbrojtjen televizive, apo e kundërta.
Në të tilla kushte, kur ata që kërkojnë largimin e tij shumëfishohen çdo orë, e ata që duan të qëndrojë rrallohen çdo ditë, këmbëngulja për të vijuar e mbajtur karrigen është e sigurtë që do ta bëjë të duket edhe më i korruptuar edhe më i inkriminuar, por në fund edhe qesharak.
Fija ku kërkon të mbahet se e paskan votuar me 11 maj të vitit më parë, ka rënë me kohë pasi askush nuk i njeh ato zgjedhje farsë. Janë kontestuar nga të gjithë dhe nga autoritetet më të rëndësishme ndërkombëtare.
Po edhe sikur, mbështetja nuk është e palëvizshme dhe e dhënë një herë e mirë. Sheshet po tregojnë se legjitimiteti i Edi Ramës është sot zero.
Kartonat me të cilat mburret dhe kërcënon se ka në Parlament, nuk vlejnë asgjë para popullit që të tregon me gisht e kërkon largimin.
Ka vetëm një rrugë që ta bëjë më të lehtë për të gjithë këtë dalje nga kriza.
Të japë dorëheqjen, të largohet menjëherë!
Të plotësojë sa më parë pikën 1 të kërkesave të protestuesve.
Vala e indinjatës qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë, duke u shndërruar në një lëvizje ndërkombëtare që ka përfshirë diasporën.
Prej gjashtë ditësh, teksa sheshi “Skënderbej” në Tiranë nuk gjen qetësi, jehona e revoltës ka mbërritur në metropolet kryesore të Evropës, Amerikës së Veriut dhe më gjerë.
Qytete si Berlini, Stokholmi, Nju Jorku, Londra dhe Toronto janë bërë vatrat e një qëndrese të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Pamjet e drejtpërdrejta nga Piazza della Signoria në Firence të Italisë, flasin vetë.
Dhjetëra shqiptarë, janë mbledhur në një zë të vetëm. Të shoqëruar nga fëmijë e familjarë, ata këndojnë himnin kombëtar dhe dëgjohen teksa thërrasin njëzëri thirrje si “Rama ik”, “Kriminel” dhe “Shqipëria e shqiptarëve”. Nuk ka ndarje, nuk ka dallime; i vetmi flamur që valëvitet është ai kuqezi.
“Nuk mund të rrinim në shtëpi teksa shihnim bashkëkombësit tanë duke u tërhequr zvarrë vetëm sepse kërkojnë të mbrojnë shtëpitë dhe tokat e tyre,” u shpreh një nga protestueset.
Ajo theksoi se kjo është një revoltë qytetare për të mbrojtur pasuritë natyrore të Shqipërisë nga korrupsioni dhe oligarkia, duke e cilësuar natyrën shqiptare si një “diamant të Evropës” që po shkatërrohet nga interesat personale të pushtetarëve.
Protestës në Firence i janë bashkuar edhe qytetarë italianë e amerikanë, si dhe shoqata të rëndësishme mjedisore si “Legambiente” dhe “Fridays for Future”.
Pas Firences, organizimet kanë vazhduar në Bolonja e Milano, ndërsa një peticion i diasporës po qarkullon masivisht.
Komentet