Artistja ruse në një performancë kundër luftës në Ukrainë.
Robert Coalson
Vetëm disa mijëra rusë kanë protestuar publikisht kundër pushtimit të Ukrainës, duke rrezikuar që të arrestohen, të gjobiten, të burgosen, apo të largohen nga vendet e punës dhe vetëm që të mbajnë një qëndrim parimor kundër agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.
Qeveria ruse, me kontrollin e saj të rreptë mbi mediat kombëtare dhe makinerinë e saj të fuqishme të zbatimit të ligjit, nuk ka kursyer asnjë përpjekje për të mbytur një disidencë të tillë dhe për t’i penguar ata që e kundërshtojnë luftën, që të përhapin mesazhin e tyre për publikun e gjerë.
Radio Evropa e lirë foli me shumë nga ata persona që kanë protestuar në të gjithë vendin për të zbuluar se përse ndiheshin të detyruar të ndërmerrnin këtë rrezik dhe për të dëgjuar historitë e tyre të thëna nga vetë ata.
Vyacheslav Chernov
Vyacheslav Chernov është një biznesmen nga qyteti i Tashtarolit në rajonin e Kemorovos në Siberi. Ai është akuzuar dy herë për “ekstremizëm”për aktivizmin e tij politik, ndërsa biznesi i tij është shënjestruar nga zyrtarët lokalë.
Vyacheslav Chernov
“Ky shtet ka 1001 mënyra për të shkatërruar çka është e shtrenjtë për ty”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.
Ai ka vuajtur një periudhë administrative të paraburgimit për deklaratat e tij kundër luftës, por u përgjigj pa nguruar kur u pyet nëse ai i trembet një dënimi të mundshëm me burgim.
“Përse duhet të kem frikë?”, deklaroi Chernov. “Unë po flas të vërtetën. Dhe nëse duhet të vuaj – nuk më vjen turp të vuaj për të vërtetën…. Cili është qëllimi të jetosh në rehati nëse ndërgjegjja jote nuk është e pastër? Kjo është torturë, jo të jetuarit. Nëse unë humbas vetveten, kjo do të ishte një katastrofë më e madhe për mua se sa të humbas lirinë time. Nëse autoritetet mendojnë që mund të më thyejnë duke më dërguar në burg, atëherë le ta provojnë”.
Aikhal Ammosov
Aikhal Ammosov është një aktivist dhe muzikant në qytetin lindor të Siberisë, Yakutsk, i cili është dënuar dy herë për “huliganizëm” për vizatimin e grafiteve kundër luftës.
Aktualisht, ai po përballet me akuza penale “për diskreditim të forcave të armatosura”pasi shkroi sloganin “Jo luftës”. Ai tha se u mbajt pesë ditë në izolim pas arrestimit të tij dhe u kërcënua me armë dhe një paralizues elektrik: “Ata u munduan të më thyenin, mendërisht”.
Ai i tha Radios Evropa e Lirë se ishte i sigurt se do ta dërgonin në burg.
“Është e frikshme pasi këto akuza që po ngrihen ndaj meje po përdoren për t’ua mbyllur gojën të gjithë atyre që duan paqe”, tha ai.
“Ata arrestojnë njerëz si unë dhe më pas të gjithë në Yakutsk frikësohen. Ne jemi shumë larg Moskës dhe Shën Peterburgut. Këtu nuk jemi të mbrojtur…. Praktikisht, këtu nuk ka asnjë aktivist të të drejtave të njeriut”.
“Mendoj se shumë njerëz janë të frikësuar në Yakutsk”, deklaroi Ammosov. “Ata na kanë terrorizuar që nga koha e Bashkimit Sovjetik. Prindërit dhe gjyshërit tanë kanë qenë njerëz të tmerruar… Nëse Rusia është një shtet diktatorial, atëherë Yakutia është një qytet ultra-diktatorial. Këtu mund të mbetesh i gjymtë përjetë nëse ke një opinion të ndryshëm nga ai ‘zyrtar’ ”.
“Kur të fillojnë të kthehen arkivolet, njerëzit do të kuptojnë dhe kur sytë e tyre do të hapen, ata do të dalin të protestojnë në rrugë”, u shpreh Ammosov.
“Por për momentin, duket sikur ata duan më shumë luftë, më shumë gjakderdhje. ‘Do ta shkatërrojmë Ukrainën dhe më pas do të shkojmë më tej…’ Njerëzit janë përfshirë aq shumë në këtë dhe janë aq jotolerantë ndaj njerëzve që mendojnë ndryshe…saqë ata i kërcënojnë seriozisht ata, duke i përndjekur dhe duke thënë: ‘Do t’iu thyejmë këmbë e duar’ ”.
Ammosov deklaroi se është marrë fshehurazi me aktivitete kundër luftës që nga dita kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, më 24 shkurt.
“Dhashë dorëheqje edhe nga puna…në mënyrë që të kundërshtoja luftën me kohë të plotë”, tha ai. “Ata më përndoqën për dy muaj, pak a shumë. Kam qenë i fshehur, duke qëndruar në vende të ndryshme çdo natë.”
Maria Ponomarenko
Maria Ponomarenko është një gazetare nga qyteti i Barnaulit në rajonin e Altait, në Siberi. Aktualisht ajo ndodhet në paraburgim në pritje të gjyqit në Shën Peterburg, ndërsa përballet me akuzat për “diskreditim të forcave të armatosura” mbi një postim në mediat sociale për bombardimet ruse të civilëve në qytetin e Ukrainës, në Mariupol. Ajo rrezikon të marrë një dënim prej dhjetë vjetësh.
Maria Ponomarenko
Ajo iu përgjigj pyetjeve me shkrim nga qelia e saj.
“[Lufta] në Ukrainë është e dhimbshme”, shkroi ajo. “Një dhimbje në shpirt, në zemër, në mendje. Kur filloi lufta, ndjeva një dëshpërim të thellë, sepse më dukej e pamundur të ndalohej kjo çmenduri vëllavrasëse. Unë kam të drejtë ta quaj ‘luftë’…. Në javët e para, madje edhe tani, ndjeva emocione shkatërruese, një ndjenjë faji. Por unë kam bërë gjithçka që kam mundur. Nuk heshta. Unë nuk dhashë aprovimin tim. Heshtja në Rusi sot është e barabartë me nxitjen e një krimi”.
“Një makinë represive po na mbyll gojën”, vazhdoi Ponomarenko. “Por, edhe në kushte të tilla, kur mund të burgosesh për pesë apo dhjetë vjet, ne gjejmë njerëz të guximshëm që refuzojnë të marrin mbi vete barrën e pjesëmarrjes në vrasjen e popullsisë civile të Ukrainës. Ne po luftojmë, megjithëse nuk ka shumë si ne. Tani shumë varet nga rusët e lirë. Nëse vetëm pesë për qind e rusëve gjejnë guximin dhe vendosmërinë, ndryshimet do të vijnë”.
Anna Krivonos
Anna Krivonos është një gazetare në qytetin e largët lindor të Yuzhno-Sakhalinskut. Ajo u gjobit me 30.000 rubla (475$) për një postim në mediat sociale të 2 marsit të quajtur “Sakhalin Oblast dëshiron Paqe”, ku u bëhej thirrje njerëzve që të nënshkruanin apelin e saj kundër luftës.
Kur shkroi atë postim, u shpreh ajo, ishte e sigurt se do të mund t’i bindte njerëzit se lufta në Ukrainë ishte imorale dhe e rrezikshme.
“Unë isha absolutisht e bindur për këtë”, tha ajo dhe shtoi: “Mendova se njerëzit që e mbështetën këtë ferr, thjesht, nuk e kishin menduar sa duhet”.
Megjithatë, me kalimin e kohës ajo ka ndryshuar mendim.
“Gjatë gjithë këtyre muajve, njerëzit mund të gjenin çdo informacion, ata mund të kontrollonin dhe të shihnin burime të shumta”, deklaroi Krivonos.
“Nëse do të kishin dëshirë. Nëse dikush po e mbështet atë çfarë po ndodh, atëherë kjo është një zgjedhje e vetëdijshme. Nuk kemi për çfarë të flasim më. Kohët e fundit po mendoja se po shkoj në polici, në gjykatë dhe gjithçka për asgjë”, thotë ajo.
“Në fakt edhe atëherë, në fillim të prillit, nuk kishte kuptim”, shtoi ajo. “Nënshkrimet erdhën shumë ngadalë. Disa njerëz nënshkruan dhe më pas më kërkuan që të hiqja emrin e tyre, duke thënë se kishin ndryshuar mendim. Unë kam shumë miq, por nga të gjithë ata, vetëm tre nënshkruan. Ishte një mësim i dhimbshëm”.
Seanca e saj gjyqësore zgjati vetëm pak minuta, tha Krivonos, por la përshtypje të paharrueshme për të.
“Kisha ndjesi shumë të çuditshme”, kujton ajo. “Kishte një ndjenjë lirie, sigurie absolute dhe të së vërtetës. Më herët ndieja ankth dhe frikë. Por, në sallën e gjyqit – vetëm liri. Mendoj se gjyqtarja, një grua rreth moshës sime, kishte gjithashtu ndjenja të çuditshme. Doja ta kapja nga supet dhe t’i thosha: ‘Nuk ke pse ta bësh këtë. Ti e ke një zgjedhje’, sepse edhe mua më vinte keq për të”.
Aleksandr Dneprov
Aleksandr Dneprov është një specialist 33-vjeçar informatike në Naberezhnye Chelny, qytetin e dytë më të madh në rajonin e Tatarstanit.
Ai ka zhvilluar i vetëm protesta kundër luftës që nga prilli. Ndryshe nga të tjerët, ai nuk është ndaluar nga policia.
“Askush nuk është interesuar për mua”, tha ai.
I pyetur për të përshkruar ndjenjat e tij më 24 shkurt, kur Rusia nisi luftën e saj të paprovokuar në Ukrainë, Dneprov tha se njëra prej tyre ishte “turpi”.
“Kisha ndjenja të përziera – turp dhe mosbesim që presidenti ynë kishte kryer një krim kaq monstruoz”, tha ai.
“Nuk do të thosha se kisha frikë – u lëndova dhe u turpërova para popullit ukrainas. Më parë nuk isha ndier si pjesëmarrës në ndonjë ngjarje politike”, vazhdoi Dneprov.
“Por, atë ditë ndjeva se nuk ishte e mundur të heshtja më. Duhet ta pranonim se ishim fajtorë. A mund ta kishim ndaluar këtë më herët? Është një pyetje e vështirë, sepse nuk e dinim se do të vinte deri te lufta. Nuk e kam besuar kurrë se qeveria ime mund të kryente një agresion të tillë”, u shpreh ai.
“E gjithë kjo histori është sajuar nga vetë Rusia dhe fajin e ka vetëm Rusia”, shtoi Dneprov.
Kamil Churayev
Kamil Churayev është një dizajner dhe artist në Ufa, kryeqytetin e rajonit të Bashkortostanit. Ai ka zhvilluar i vetëm tri protesta kundër luftës, por nuk është arrestuar.
“Ajo që ndodhi dhe ajo që po ndodh është aq e tmerrshme dhe domethënëse – dhe prek fjalë për fjalë secilin prej nesh – sa që do të ishte e pandershme të pretendosh se disi nuk të përfshin ty”, tha Churayev për Radion Evropa e Lirë. “ [Protestat] Ishin një reagim i natyrshëm, një dëshirë për t’u përcjellë njerëzve se unë personalisht jam kundër asaj që po ndodh…. Çfarë mund të bëj? Mund të shkarravit në një copë letër dhe të dal jashtë [për të protestuar]. Nuk mund të bëj asgjë tjetër”.
“Miqtë e mi nga Ukraina shkruajnë se është e rëndësishme që ata të shohin mbështetje nga njerëzit në Rusi”, tregoi ai.
“Unë e konsideroj të drejtën time të shenjtë t’i emërtoj gjërat ashtu siç janë në të vërtetë”, tha Churayev.
“Nëse po zhvillohet një luftë, unë do ta quaj atë luftë”.
Ravil Sharafutdinov
Ravil Sharafutdinov është një avokat 29-vjeçar nga Syzran, një qytet në rajonin e Samaras. Ai u bë qytetari i parë i Syzranit që u arrestua për protesta kundër luftës kur zhvilloi i vetëm një protestë më 3 maj. Ai u gjobit me 30,000 rubla (475 dollarë) për “diskreditim të forcave të armatosura”.
Ravil Sharafutdinov
“Që nga fillimi kam qenë kategorikisht kundër luftës”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.
Por, vetëm pas rreth 10 javësh lufte ai protestoi publikisht.
“Unë mendoj se u bë fizikisht e vështirë të qëndroja i heshtur”, tha ai. “Ndërgjegjja ime nuk po gjente paqe. Çdo ditë që kalonte, bëhej gjithnjë e më i qartë dallimi mes të zezës dhe të bardhës. Dhe, nuk është e mundur të balancosh mes të zezës dhe të bardhës…. Ti e kupton që nëse dëshiron të qëndrosh në dritë, duhet të kalosh kufirin dhe të ndalosh së mos bëri asgjë. Të paktën, kështu ishte për mua”.
Në mars, ai u përpoq të protestonte.
“Unë u përpoqa të merrja një pankartë në qendër të qytetit”, kujton ai. “Qëndrova për disa minuta dhe kuptova se nuk isha gati të më çonin me furgon policie në qeli. Unë kam tre fëmijë të vegjël dhe gruan”.
Më vonë ai arsyetoi se protesta të tilla nuk janë të paligjshme.
“Mund të marr një gjobë ose të kaloj disa ditë në burg”, tha ai dhe shtoi “por të paktën do të mbetem një qenie njerëzore”.
Pavarësisht arrestimit të tij, Sharafutdinov planifikon të vazhdojë protestën, megjithëse shpreson t’i shmangë akuzat penale.
“Por, nëse bëhet fjalë për një çështje penale, kështu qoftë”, tha ai. “Do të shkoj në gjykatë. Unë do ta mbroj veten”.
Yevgenia Isayeva
Yevgenia Isayeva është një artiste në Shën Petersburg. Menjëherë pas pushtimit të 24 shkurtit, ajo u shfaq në qendër të qytetit me një fustan të bardhë, të lyer me bojë të kuqe që simbolizonte gjakun. Protesta e saj zgjati 10 minuta dhe ajo u dënua me tetë ditë burgim për “huliganizëm”.
Yevgenia Isayeva gjatë protestës së saj kundër luftës në Ukrainë
“Protesta ime…ishte një lloj përvoje lirie për mua”, tha ajo. “Që nga 24 shkurti nuk mund të jetoja normalisht. U ndjeva keq dhe për herë të parë pas shumë vitesh pata kriza paniku. Por, ky gjest më ndihmoi. U ndjeva më mirë”.
“Propaganda shtetërore përpiqet t’i bindë të gjithë, se njerëzit si unë e kanë humbur logjikën”, tha Isayeva. “Por, nuk e kam humbur mendjen. I thashë policisë në stacion se historia do të na gjykojë dhe se kjo do të ndodhë shumë shpejt”.
“Ne jemi të gjithë të burgosur të këtij sistemi”, shtoi ajo. “Por nëse thjesht ngremë duart lart, atëherë e gjithë kjo errësirë do të na përpijë, do të na fundosë. Por, ka të vërteta absolute për të cilat ne duhet të flasim”.
“Tani është momenti më i mirë për të vepruar”, tha Isayeva, “dhe jo për t’u dorëzuar. Ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin. Të kyçësh veten dhe të ndihesh fajtor, për mendimin tim, nuk është produktive”.
Shkruar nga Robert Coalson bazuar në raportimin e Radios Evropa e Lirë
Një shënim i dyshuar vetëvrasjeje, që besohet se është shkruar nga Jeffrey Epstein në burgun e Manhattan-it, ka mbetur i fshehtë për gati shtatë vite, i mbyllur në një gjykatë në Nju Jork.
Sipas një zbulimi të New York Times, shënimi thuhet se u gjet nga bashkëvuajtësi i tij në korrik të vitit 2019, kur financieri u gjet pa ndjenja me një copë pëlhure të lidhur rreth qafës. Në atë kohë ai mbijetoi, por ndërroi jetë një muaj më vonë, më 10 gusht, brenda burgut.
Shënimi u vulos më pas nga një gjykatës federal si pjesë e çështjes penale ndaj bashkëvuajtësit. Kjo do të thotë se hetuesit që po shqyrtonin vdekjen e Epstein nuk kishin akses në një provë që mund të kishte qenë kyçe.
Në përmbajtjen e tij, Epstein shkruante se “ka ardhur koha të themi lamtumirë”, sipas dëshmisë së bashkëvuajtësit Nicholas Tartaglione. Edhe pse ai e përmendi ekzistencën e shënimit në një podcast vitin e kaluar, dokumenti i shkruar me dorë mbeti i panjohur për publikun, edhe pas publikimit të miliona faqeve nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
New York Times raporton se shënimi nuk është gjetur në arkivat e Epstein, ndërsa një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë pranoi se institucioni nuk e ka parë atë.
Megjithatë, një dokument me dy faqe në arkiva përshkruan mënyrën se si shënimi u përfshi në çështjen ligjore të ndërlikuar të Tartaglione. Sipas këtij dokumenti, avokatët e tij e kanë verifikuar shënimin, pa u sqaruar mënyra. Nëse vërtetohet se është shkruar nga Epstein, ai mund të japë informacion të rëndësishëm për gjendjen e tij psikologjike në javët para vdekjes.
Shenjat në qafë dhe akuzat
Vdekja e Jeffrey Epstein u klasifikua si vetëvrasje nga mjeku ligjor i qytetit të Nju Jorkut. Megjithatë, zbulimet për mangësi serioze sigurie në burgun e Manhattan-it kanë nxitur teori të shumta mbi rrethanat e vdekjes dhe mundësinë e një vrasjeje.
Pas incidentit të korrikut, Epstein u pyet nga autoritetet e burgut për shenjat e kuqe në qafë. Ai deklaroi se ishte sulmuar nga Tartaglione dhe se nuk kishte prirje vetëvrasëse.
Nga ana e tij, Tartaglione, ish-polic i akuzuar për katër vrasje, e ka mohuar vazhdimisht këtë pretendim. Sipas dokumenteve të burgut, një javë pas akuzës fillestare, Epstein deklaroi se “nuk kishte pasur kurrë probleme” me të dhe se ndihej i sigurt në të njëjtën qeli.
Tartaglione u dënua në vitin 2023 me katër burgime të përjetshme. Ai ka apeluar vendimin dhe vazhdon të shpallë pafajësinë.
Si u gjet shënimi?
Në intervista të fundit telefonike nga një burg federal në Kaliforni, Tartaglione dha versionin e tij për mënyrën si e gjeti shënimin. Sipas tij, pasi Epstein u transferua në një sektor tjetër dhe u vendos përkohësisht nën mbikëqyrje për vetëvrasje, ai e gjeti shënimin në qelinë e tyre, të fshehur brenda një libri komik.
“E hapa librin për të lexuar dhe aty ishte,” tha ai, duke përshkruar një copë letre të verdhë të grisur nga një bllok shënimesh.
Sipas Tartaglione, shënimi përmendte se hetuesit kishin kontrolluar Epstein për muaj të tërë dhe “nuk kishin gjetur asgjë”. Më tej, ai citoi një pjesë të mesazhit: “Çfarë doni të bëj, të shpërthej në lot? Ka ardhur koha të themi lamtumirë”.
Ai shtoi se ia dorëzoi shënimin avokatëve të tij, pasi mund të ishte i dobishëm në rast se Epstein do të vazhdonte ta akuzonte për sulm.
Shënimi nuk u përmend në hetimet zyrtare për vdekjen e Epstein, përfshirë raportin e vitit 2023 nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë. Megjithatë, një dokument i titulluar “Kronologji”, i publikuar në kuadër të dosjeve Epstein, përshkruan rrugën e tij në sistemin gjyqësor.
Dokumenti nuk sqaron pse është hartuar apo kush e ka përpiluar, dhe i referohet të përfshirëve vetëm me iniciale.
Sipas tij, më 27 korrik 2019, katër ditë pas tentativës për vetëvrasje, Tartaglione u takua me avokatin e tij kryesor, Bruce Barket, dhe e informoi për shënimin. Pasi një roje burgu nuk e lejoi të shkonte në qeli për ta marrë, avokati i sugjeroi t’ia dorëzonte avokatit tjetër që do ta vizitonte.
Më pas, u kontaktua një tjetër avokat, John Winter, për ta marrë dokumentin. Sipas kronologjisë, përpjekjet për ta verifikuar shënimin në ditët në vijim dështuan fillimisht, por më vonë u arrit certifikimi i tij në fund të vitit 2019 ose në fillim të vitit 2020.
“Avokatët e mi donin të siguroheshin që nuk e kisha shkruar unë,” tha Tartaglione në një intervistë në vitin 2025, duke shtuar se u angazhuan ekspertë grafologjie për analizën.
Gjykatësi federal Kenneth M. Karas, që mbikëqyrte çështjen, urdhëroi që shënimi të dorëzohej në gjykatë. Sipas avokatit Winter, ai e dorëzoi dokumentin te një nëpunës gjykate, por nuk kujtonte përmbajtjen e tij.
Shënimi duket se u përfshi më pas në një konflikt të zgjatur mes avokatëve të Tartaglione, çka çoi në emërimin e një avokati të jashtëm për hetim. Dokumentet përkatëse u vulosën për të mbrojtur konfidencialitetin mes avokatit dhe klientit. Në fund, gjykatësi përjashtoi Winter nga çështja, duke iu referuar një vendimi tjetër të vulosur.
Një zëdhënës i gjykatës refuzoi të komentojë mbi ekzistencën e dokumenteve të tilla, duke theksuar se ato ruhen në kasafortat e gjykatës. Panorama
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndërmarrin një nismë të re për krijimin e një koalicioni ndërkombëtar me qëllim rikthimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për tregtinë globale të energjisë.
Sipas raportimeve nga The Wall Street Journal dhe Reuters, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka miratuar krijimin e një iniciative të quajtur “Ndërtimi i Lirisë Detare” (MFC). Kjo nismë përshkruhet si një projekt i përbashkët i Departamentit të Shtetit dhe Pentagon.
Plani është detajuar në një dokument zyrtar të shpërndarë në ambasadat amerikane në mbarë botën, me synimin për të siguruar mbështetje ndërkombëtare për këtë projekt strategjik.
Sipas përmbajtjes së dokumentit, MFC konsiderohet një hap kyç drejt ndërtimit të një arkitekture të re sigurie detare në Lindjen e Mesme pas konfliktit. Kjo strukturë synon të garantojë sigurinë afatgjatë të furnizimeve energjetike, mbrojtjen e infrastrukturës kritike detare dhe ruajtjen e të drejtave të lundrimit në rrugët kryesore detare.
Dokumenti u kërkon ambasadave amerikane që t’ua paraqesin këtë iniciativë vendeve partnere deri më 1 maj, ndërsa specifikon se kërkesa nuk duhet t’u drejtohet vendeve si Rusia, Kina, Bjellorusia, Kuba dhe “aktorë të tjerë kundërshtarë të SHBA-së”.
Sipas planit, pjesëmarrja në këtë koalicion mund të marrë forma të ndryshme, duke përfshirë angazhim diplomatik, shkëmbim informacioni, zbatim të sanksioneve, prani detare apo forma të tjera mbështetjeje. Panorama
Donald Trump dëshiron të paraqesë veten si një President të fortë që ka fuqinë e tij kushtetuese deri në kufi. Në parim, si komandant të përgjithshëm të forcave të armatosura, ai mund të plotësojë një operacion ushtarak, por duhet të njoftojë zyrtarisht Kongresin brenda 48 orësh. Në luftën me Iranin, ai e bëri atë në kohën e duhur më 2 mars. Por tani po afron afati i dytë: një operacion i tillë pa pëlqimin e përfaqësuesve dhe senatorëve të mund të zgjasë vetëm 60 ditë. Ky afat skadon më 1 maj.
Nëse nuk ka një të rinj të negociuar midis Uashtonit dhe Teheranit deri atëherë, Presidenti duhet të luftojë hapat e tyre për të legjitimuar më tej operacionin ushtarak kundër Iranit. Trump, i cili rregullisht administron dekretet duke anashkaluar parlamentin në mandatin e tij të dytë, ka pak mundësi të mbetura.
Çfarë është Rezoluta e Çfarë Fuqive të Luftës?
Vetem se si ndahen fuqite midis Kongresit dhe Presidentit ne rast lufte eshte nje perdorim i Rezolutes se Fuqive te luftes. Presidentit të atëhershëm Richard Nixon nuk i pëlqen ky ligj kur u miratua në vitin 1973. Vetoja e tij, megjithatë, u anashkalu nga Kongresi me një dëm nga të tretit, duke e vënë ligjin në fuqi.
Rezoluta shiko si një mësim nga Lufta e Vietnamit, të kombinuar në vitet 1950, por vetëm në vitin 1964 Kongresi autorizoi zyrtarisht një rritje të pranisë ushtarake amerikane në rajon. Pothuajse 240 vjet më parë, themeluesit e SHBA-së formuluan qartë kompetencat në rastet në Kushtetutë: Presidenti është komandant suprem i forcave të armatosura, por vetëm Kongresi mund të shpallë luftë. Sot, deklaratat formale të luftës kanë dalë nga moda – e fundit u miratua nga Kongresi më 4 qershor 1942 kundër Bullgarisë, Hungarisë dhe Rumanisë, të cilat ishin aleate të Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Rezoluta e Fuqive të luftojë i jep Kongresit të drejta bashkëvendimi në konfliktet moderne pa një formë lufte lufte, duke u vendosur edhe në pozicionin e presidentit të funksionojë në situata të ndjeshme. Se si do të jetë situata varet, ka vendosur në Uashington, nga situata e pasigurt në Lindjen e Afërt dhe të Mesme.
Zgjatja është e mundur – por vetëm për 30 ditë
Presidenti mundet, në një kohë të gjatë me ligjin, në një periudhë të caktuar kohore amerikane 60-ditore një herë për 30 ditë shtesë – në të ardhmen. Stormy-Annika Mildner, drejtuese e ngjarjeve të kërkimit Aspen Institute Deutschland, e konsideron këtë skenarin më të mundshëm: “Unë supozoj se do t’i përdorë Trump 30 ditët shtesë – me vendimin se ka ndodhur në konflikt, se ka një armëpushim dhe se fundi i luftës është në horizont, kështu që kjo kohë është e duhur për të punuar.
Megjithatë, ky argument do të dobësohej nëse situata, për shembull në Ngushticën e Hormuzit, do të përshkallëzohej më tepër dhe nëse armëpushimi, i cili nuk afat ka kohë, do të shkelej në mënyrë masive dhe të përhershme.
“Nëse konflikti përshkallëzohet më tej tani, kur thirrja e atyre 30 ditëve është edhe më e diskutueshme sesa është tashmë”, thotë Mildner.
New York Times citon një mundësi tjetër. Trump mund të argumentojë se rregulli 60-ditor nuk zbatohet në këtë rast të veçantë. Kështu, paraardhësi i tij Barack Obama, të cilin e kritikon Trump shpesh, argumentoi në vitin 201 në lidhje me sulmet ajrore në Libi, të cilat autorizuan nga Kombet e Bashkuara, se këto nuk ishin operacione të përhershme luftarake dhe siguri jo me forca tokësore.
Pesë rezoluta – dhe pesë herë jo
Si rregull, presidentët kanë kërkuar në opinionin, dhe çështjet e Kongresit , para disa faktorëve të mëdhenj – për shembull, George W. Bush para luftës në Irak në vitin 2003. të dyja dhomat për rezolutat që kishin për qëllim të bënin lëvizjet e Trump më të rregulluar.
Rezolutat dështuan, siç, për shkak të problemeve republikane në të dyja dhomat – nuk ka disa raste me diferencën e ngushtë të ngushtë. “Përveç miratimit të rezolutave, Kongresi ka vetëm mundësi të qëndrojë për t’i dhënë fund luftës në mënyrë aktive”, thotë Stormy-Annika Mildner e Institutit Aspen Deutschland.
“Një instrument efektiv do të ishte ndërprerja e fondeve. Por kjo është politikisht e vështirë për t’u zbatuar.” Ushtria amerikane është thellësisht e rrënjosur në shoqëri dhe ndërprerje e fondeve për ushtarët ka të tillë që të ketë vetëm pak mirëkuptim.
Kongresi tashmë po ndodhin
Pesë votat në Kongres deri tani nuk do të thotë domosdoshmërisht se një votim i gjashtë – pas afatit 60-ditor – do të jetë rutinë. Disa republikë, sipas The New York Times, kanë njoftuar se do të rishqyrtojnë votat e tyre të tjera. John Curtis, një senator republikan nga Utah, thotë një senator republikan nga Utah.
Megjithatë Mildner e konsideron një miratim të tillë “jo shumë gjëra të mundshëm”: republikanë , është politikisht më e lehtë të votojnë kundër rezolutave për t’i dhënë fund luftës sesa të autorizojnë në mënyrë aktive në këtë mënyrë.
Zgjedhjet e mesit të mandatit, të cilat zgjedhin rregullisht të 435 përfaqësuesit në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 35 nga 100 anëtarët e Senatit, mbahen më 3 tetor. Përzgjidhjet janë shpesh një mundësi për të “ndëshkuar” politikat e Presidentit, dhe sondazhet e tjera që sugjerojnë se republikanët e Trump mund të humbasin në të dyja dhomat.
Zgjedhjet dhe pasojat
Këshilltari politik amerikan Jonathan Katz i Institutit Brookings i tha DW se kandidatët, çështjet në shtetet dhe zonat zgjedhore ku priten rezultate të ngushta, po i ndjek me shumë mendje.
Anëtarët republikanë të Kongresit bëjnë që të preferojnë të qëndrojnë të papërzier sesa të përballen me presidentin, që njihen për sulmin ndaj republikanëve që ai konsideron të pabesë.”
Një nga çmimet e ulëta të Presidentit është kostoja e lartë e tij, është përkeqësuar më shumë nga rritja e ndjeshme e çmimeve të karburantit si rezultat i luftës me Iranin. Edhe nga baza e Trump, ndryshe e bashkuar fort, MAGA ka kritika të forta për luftën. Prandaj, presioni i Presidentit është i jashtëzakonshëm për të gjetur një vendim në kohë, para zgjedhjeve të tij të mandatit, që do t’i lejojë të shpëtojë reputacionin./DW
Një bisedë telefonike miqësore dhe profesionale, që zgjati mbi 1 orë e gjysmë, zhvilluan të mërkurën presidenti amerikan Donald Trump me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Sipas njoftimit nga Kremlini, biseda u përqendrua në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Iran, si dhe në luftën në Ukrainë.
Në lidhje me Iranin, presidenti rus paraqiti ide për programin bërthamor të vendit dhe shprehu mbështetjen e tij për vendimin e Trump për të zgjatur armëpushimin me Iranin.
Megjithatë, Putin paralajmëroi homologun amerikan se parashikon “pasoja jashtëzakonisht shkatërruese” nëse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli rikthehen në veprime ushtarake në Lindjen e Mesme.
Nga ana e tij, gjithmonë sipas Kremlinit, Trump beson se një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë është afër.
Putin propozoi gjithashtu një armëpushim në Ukrainë me rastin e Ditës së Fitores, më 9 maj, ide që u mbështet nga Trump. Kujtojmë se një armëpushim prej një dite e gjysmë u zbatua edhe për Pashkët, më 12 prill. Megjithatë, ai akuzoi Ukrainën se përdor “metoda qartësisht terroriste” në sulmet ndaj objektivave civile.
Interes paraqet edhe referimi i Kremlinit për “sjelljen e qeverisë nën Volodymyr Zelensky”, ku thuhet se të dy liderët ndajnë qëndrime të ngjashme mbi qasjen e Kievit, e cila sipas tyre e zgjat konfliktin.
Në fund, Putin dënoi ashpër atentatin ndaj Trump, të ndodhur të shtunën e kaluar. Panorama
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kërcënuar sërish Iranin që të dakordësohet për një marrëveshje jo bërthamore, përndryshe, siç shprehet ai, nuk do të sillet më si një djalë i mirë dhe do të godasë me sulme.
Në një reagim në Truth Social, presidenti i SHBA ka ndarë një foto të tij me një peisazh pas të një mali ku ndodhin shpërthime të fuqishme.
Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan i bën thirrje Teheranit të nxitojë dhe të vendosë “me zgjuarsi”, duke kërcënuar indirekt se nëse kjo nuk bëhet, operacionet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit do të rifillojnë.
“Irani nuk po e gjen rrugën e vet. Ata nuk dinë si të nënshkruajnë një marrëveshje jo-bërthamore. Më mirë të vijnë në vete shpejt!”, shkroi ai. Panorama
VOAL- Shtetet e Bashkuara kanë fituar akses në metalet e rralla të Groenlandës përmes një manovre financiare, pa zbatuar kërcënimet e tyre ushtarake për aneksim.Depozita më e madhe e ishullit, në fakt, u ble ditët e fundit nga kompania amerikane Critical Metals. Një depozitë e vendosur në jug të vendit konsiderohet si një nga më të mëdhatë dhe më të pasurat në botë, veçanërisht për elementë të rëndë si terbiumi dhe disprosiumi.Tokat e rralla të rënda janë më pak të bollshme se ato të lehta dhe më të vështira për t’u nxjerrë. Ato janë gjithashtu shumë të kërkuara sepse janë të dobishme në prodhimin e armëve dhe komponentëve elektronikë. Me këtë manovër financiare, Shtetet e Bashkuara po përpiqen t’i kundërvihen Kinën dhe të sfidojnë monopolin e saj pothuajse të padiskutueshëm në nxjerrjen dhe rafinimin e tokave të rralla. Pas muajsh kërcënimesh për aneksimin e Groenlandës, Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi në Davos në janar se nuk do të përdorte forcën. Megjithatë, kjo manovër financiare i lejon gjithsesi Shteteve të Bashkuara të kontrollojnë burimet më të çmuara të ishullit. RSI
Vazhdon vizita zyrtare e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e shoqëruar me zhvillime të rëndësishme diplomatike dhe mesazhe të forta politike.
Monarku britanik mbajti një fjalim në Kongresin amerikan, ku u prit me duartrokitje të gjata, ovacion në këmbë dhe thirrje entuziaste nga ligjvënësit. Kjo është hera e parë që një sovran britanik i drejtohet Kongresit që nga fjalimi historik i Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 1991.
“Po jetojmë në kohë pasigurie të madhe”, deklaroi Charles III, duke iu referuar luftës në Ukrainë dhe konfliktit në Iran, të cilat i cilësoi si sfida serioze për komunitetin ndërkombëtar.
Në fjalimin e tij, Charles III dënoi gjithashtu sulmin e fundit në Uashington, duke theksuar se “dhuna nuk do të fitojë” dhe se demokracia do të mbrohet përmes unitetit.
Një moment i veçantë ishte edhe referenca me humor ndaj shkrimtarit Oscar Wilde, duke cituar shprehjen e tij të famshme se “amerikanët dhe britanikët nuk kanë asgjë të përbashkët përveç gjuhës”, çka shkaktoi të qeshura në sallë.
Në përfundim, monarku britanik nënvizoi “miqësinë e thellë” mes dy popujve dhe theksoi se lidhja mes SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar mbetet “e pathyeshme”. Panorama
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, Yuri Baluyevsky e ka kritikuar ashpër presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin për dështimet në luftën kundër Ukrainës, duke paralajmëruar se dobësia e presidentit rus po e vë në pikëpyetje të ardhmen e vendit.
Gjenerali në pension, i cili ka qenë edhe zëvendësministër i mbrojtjes, tha se ka ardhur koha që Putini “të fillojë të luftojë realisht”.
Në një fjalim para Dhomës Publike të Rusisë, Baluyevsky kujtoi se Rusia ishte e para që zhvilloi armë hipersonike, raporton The Mirror.
Ai ironizoi se “çfarë bëmë me këtë? U mburrëm kudo: ‘Kemi armë që askush tjetër nuk i ka dhe nuk do t’i ketë së shpejti’. Por kjo nuk e bëri vendin tonë më të sigurt”.
Baluyevsky e akuzoi Putinin se nuk ka reaguar ndaj sulmeve konkrete ukrainase, si ai me dron ndaj një ndërtese në Kremlin në vitin 2023 apo sulmet ndaj aeroplanëve rusë të paralajmërimit të hershëm (AWACS).
Ai tha se “flisnim për vijat e kuqe, por sa vijë të kuqe mund të kalohen? Pyesja veten, kur do të përgjigjemi?”
Sipas tij, mungesa e reagimit dhe strategjia aktuale mund të kenë pasoja serioze, duke lënë të kuptohet se nëse situata vazhdon kështu, rrezikohet edhe vetë ekzistenca e Rusisë. Panorama
Pas një fundjave të dytë radhazi, gjatë së cilës u anuluan bisedimet e planifikuara për paqe midis negociatorëve amerikanë dhe iranianë në Islamabad, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, fluturoi për në Shën Petersburg më 27 prill për t’u takuar me
Presidentin rus Vladimir Putin.
Sipas Indipence Avenue Media, takimi ishte miqësor, ku të dyja palët theksuan se të dy vendet do të vazhdonin partneritetin strategjik që zyrtarizuan në fillim të vitit 2025 .
“Ne shohim se sa me trimëri dhe heroikisht po lufton populli iranian për pavarësinë e tij, për sovranitetin e tij”, tha Putin, vendi i të cilit nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më shumë se katër vjet më parë, duke pushtuar rreth 20% të vendit.
Për një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë dhe analistësh që i informuan ata javën e kaluar, këto pamje mund të kenë qenë një kujtesë se marrëdhënia Rusi-Iran ka të bëjë me më shumë sesa thjesht hollësi diplomatike.
Në një seancë dëgjimore të Komisionit të Helsinkit të SHBA-së më 21 prill, ekspertët dëshmuan se Rusia e ka ndihmuar në mënyrë aktive Iranin të shënjestrojë Shtetet e Bashkuara në Lindjen e Mesme duke furnizuar inteligjencë, komponentë për dronë dhe këshilla taktike të nxjerra nga katër vjet luftë në Ukrainë. Akuza i bën jehonë atyre të bëra nga shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Raportet në media, përfshirë The Washington Post dhe MSNOW, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, kanë thënë gjithashtu se Rusia po ndihmon Iranin.
“Si mund të mos supozoj se një nga arsyet pse kemi anëtarë të shërbimit amerikan të plagosur ose të vdekur në Lindjen e Mesme tani është për shkak të aftësive që Irani mori nga mbështetja stërvitore dhe materiale e Rusisë?”, pyeti senatori Thom Tillis, RN.C., në seancën dëgjimore.
Ilan Berman, nënkryetar i lartë i Këshillit Amerikan të Politikës së Jashtme, dëshmoi se Rusia i ka ofruar Iranit informacione që kanë përmirësuar synimin e Teheranit ndaj Izraelit, forcave amerikane dhe instalimeve amerikane në rajon. Ai tha se Rusia gjithashtu ka furnizuar komponentë për dronë të përmirësuar Shahed dhe ka ofruar këshilla taktike të nxjerra nga përvoja e Rusisë në përdorimin e dhjetëra mijëra dronëve sulmues gjatë katër viteve të fundit për të goditur objektiva në Ukrainë.
Më 1 mars, një ditë pasi SHBA-të dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit, një dron iranian goditi një qendër operacionesh taktike në Kuvajt, duke vrarë gjashtë ushtarë amerikanë. Të dyja palët ranë dakord për një armëpushim të brishtë më 8 prill, por nuk ka pasur një marrëveshje afatgjatë.
Për ekspertët që dëshmuan, bashkëpunimi midis Moskës dhe Teheranit është pjesë e një modeli më të gjerë.
Behnam Ben Taleblu, drejtor i lartë i Programit të Iranit në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, përshkroi “një bosht agresori autoritar dhe antiamerikan në rritje” që përfshin Rusinë, Iranin, Kinën dhe Korenë e Veriut. Taleblu tha se këto janë regjime me ideologji të ndryshme, por me një interes të përbashkët në gjetjen e mënyrave me kosto të ulët për të dobësuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre.
Presidenti Donald Trump ka sugjeruar se çdo ndihmë ruse për Iranin është ndoshta e parëndësishme dhe duket se e barazon atë me ndihmën ushtarake amerikane të kaluar për Ukrainën. (Administrata Trump ka eliminuar kryesisht ndihmën ushtarake për Ukrainën, ndërsa vazhdon të ndajë informacione inteligjence.)
“Ne gjithashtu ndihmojmë njerezit”, i tha ai FoxNews në një intervistë më 26 prill. “Ne e ndihmuam Ukrainën, si shembull, dhe nuk duhej ta kishim bërë deri në atë masë”.
Dëshmitarët në seancën dëgjimore të javës së kaluar argumentuan të kundërtën.
“Bashkëpunimi aktual midis Rusisë dhe Iranit, dhe koordinimi më i gjerë politik, ushtarak, ekonomik dhe informativ që është i dukshëm në të gjithë boshtin”, tha Berman, “pasqyron faktin se kundërshtarët e Amerikës janë të përkushtuar ndaj mbijetesës së njëri-tjetrit përballë presionit perëndimor”. bw
Një superjaht luksoz i lidhur me miliarderin rus Alexei Mordashov ka kaluar përmes Ngushtica e Hormuzit, pavarësisht tensioneve dhe kufizimeve të forta në këtë korridor jetik për tregtinë globale të energjisë. Jahti 142-metërsh “Nord”, i lidhur me një nga aleatët kryesorë të Vladimir Putin, lundroi nga Dubai drejt Muscat gjatë fundjavës, duke u bërë një nga mjetet e rralla private që ka përshkuar këtë zonë muajt e fundit.
Sipas të dhënave të lëvizjes detare, anija u nis të premten dhe mbërriti në marinën Al Mouj të dielën në mëngjes. Megjithëse Mordashov nuk figuron si pronar zyrtar, dokumentet tregojnë se jahti është regjistruar në emër të një kompanie të lidhur me familjen e tij që prej vitit 2022. Vlera e “Nord” vlerësohet mbi 500 milionë dollarë. Kalimi i tij ndodh në një moment kur trafiku detar në Gjirin Persik ka rënë ndjeshëm për shkak të konfliktit dhe tensioneve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Rreth 20% e furnizimeve globale me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm zakonisht kalojnë përmes kësaj rruge strategjike, duke e bërë çdo kufizim aty me ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet botërore. Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm, me Brent që arriti në 109 dollarë për fuçi, ndërsa Irani ka kufizuar lëvizjet detare pas njoftimit të Donald Trump për vendosjen e një bllokade ndaj porteve iraniane.
Ndërkohë, zhvillimet diplomatike janë intensifikuar. Vladimir Putin priti në Shën Petersburg ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi, i cili theksoi “thellësinë dhe forcën” e partneritetit strategjik mes dy vendeve. Putin, nga ana e tij, deklaroi se populli iranian po “lufton me guxim” për sovranitetin e tij. Superjahti “Nord” është i pajisur me luks të jashtëzakonshëm, përfshirë pishinë, nëndetëse dhe platformë për uljen e helikopterëve. Megjithatë, ai mbetet në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes me Mordashov, i cili është nën sanksione nga SHBA, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022. Pavarësisht thirrjeve për sekuestrimin e aseteve të tij, vende si Hong Kongu dhe Maldivet nuk kanë ndërmarrë hapa për konfiskimin e jahtit. Ende nuk dihet nëse vetë Mordashov ndodhej në bord gjatë kalimit të diskutueshëm në një nga pikat më të ndjeshme të globit. bw
Çifti presidencial amerikan, Donald dhe Melania Trump, kanë pritur në Shtëpinë e Bardhë çiftin mbretëror të Britanisë, Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla, gjatë ditës së parë të vizitës së tyre zyrtare katërditore në Shtetet e Bashkuara.
Sipas programit zyrtar, në orën 16:15, familja Trump ka pritur Charles dhe Camilla në portikun jugor të Shtëpisë së Bardhë.
Më pas, dy çiftet kanë pirë çaj në “Dhomën e Gjelbër”, ndërsa më vonë ishte planifikuar një vizitë e shkurtër në kopshtet e Shtëpisë së Bardhë, ku do të shihnin edhe kosheret e bletëve të vendosura së fundmi aty.
Programi për sot, të hënën, përfshin një pritje festive në kopshtin e rezidencës presidenciale.
Ndërsa nesër, të martën, Mbreti Charles dhe Presidenti Trump pritet të marrin pjesë në një sërë aktivitetesh zyrtare, përfshirë edhe një paradë ushtarake në Shtëpinë e Bardhë.
Mbreti Charles do të mbajë një fjalim në Kongres dhe më pas do të marrë pjesë në një darkë zyrtare së bashku me presidentin amerikan. Panorama
Mbreti Charles III ka bërë vizita zyrtare në SHBA gjatë gjithë jetës së tij, por udhëtimi i tij i parë që kur u kurorëzua monark mund të jetë më interesanti deri më tani.
Të hënën, ai do të mbërrijë për një vizitë zyrtare shtetërore, ku do të udhëtojë në Uashington DC, Virxhinia dhe Nju Jork përpara se të niset për në Bermuda.
Udhëtimi në SHBA është i pari i një monarku britanik në pushtet në pothuajse 20 vjet, që kur Mbretëresha Elizabeth II pranoi një ftesë nga Presidenti George W Bush në vitin 2007.
Princi Charles, i parë këtu me babanë dhe motrën e tij në vitin 1966, mori një moment për të folur me gazetarët në aeroportin Kennedy të Nju Jorkut gjatë një ndalese në rrugën e tyre për t’u kthyer në Londër, pasi morën pjesë në Lojërat e Komonuelthit në Xhamajka.
Udhëtimet e tij të kaluara kanë përfshirë lojëra polo në Florida, biseda me presidentë që nga koha e Richard Nixon dhe takime me personazhe të famshëm amerikanë të nivelit A.
Në vitin 1970, Charles ishte 21 vjeç kur u ul në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë me Presidentin Richard Nixon për vizitën e tij të parë zyrtare në SHBA.
Shtëpia e Bardhë organizoi një darkë zyrtare vallëzimi për princin e ri (në qendër) dhe motrën e tij Princeshën Anne (majtas) gjatë atij udhëtimi, ku morën pjesë edhe Tricia (djathtas) dhe Julie (e fshehur) Nixon, si dhe David Eisenhower (i dyti djathtas).
Princi Charles dhe Princesha Anne gjithashtu morën pjesë në një ndeshje bejsbolli në stadiumin RFK të Uashington DC, së bashku me fëmijët e presidentit dhe zëvendëspresidentit të SHBA-së, gjatë udhëtimit të tyre në vitin 1970.
Mbreti i ardhshëm u takua me guvernatorin e Kalifornisë, Ronald Reagan, në Palm Springs në vitin 1974, ndërsa ishte në një mision detar në San Diego – gjashtë vjet përpara se aktori i kthyer në politikan republikan të zgjidhej president.
Gjatë një udhëtimi në Los Angeles në vitin 1974, princi takoi aktoren amerikane Barbara Streisand në sheshxhirimin e filmit “Funny Lady” të Warner Bros. Më pas, të dy zhvilluan një miqësi që zgjati disa dekada.
Protestuesit e ndoqën princin ndërsa ai vizitoi Universitetin e Kalifornisë në Berkeley në vitin 1977 – aktivistët që demonstronin kundër përfshirjes britanike në Irlandën e Veriut u mblodhën gjithashtu diku tjetër gjatë këtij udhëtimi.
Princi u përshëndet nga aktorët gjatë një vizite në një dyqan në Los Angeles në vitin 1977. Takimi duket se ka shkaktuar të qeshura si nga familja mbretërore, ashtu edhe nga burrat që luanin Gardën e Mbretit.
Gjatë një udhëtimi në Florida në vitin 1980, Charles luajti në një ndeshje polo në Palm Beach Polo Club. Më vonë atë ditë ai u dërgua në spital dhe u trajtua për lodhje nga nxehtësia dhe dehidratim.
Princi Çarls u takua përsëri me Ronald Reagan gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara në vitin 1985, këtë herë në Shtëpinë e Bardhë, ku ata pinë çaj së bashku me Princeshën Diana dhe Nancy Reagan.
Në të njëjtin udhëtim, princi u kthye për të luajtur polo në Palm Beach, i fotografuar këtu me Dianën ndërsa ajo dhuronte trofetë.
Çarlsi vesh një kapelë kauboje që ia kishte dhuruar kryetari i bashkisë së Austin, Teksas, gjatë një vizite në qytet në vitin 1986.
Në vitin 2005, Charles vizitoi Shtëpinë e Bardhë ku u takua me Presidentin George W. Bush për një darkë zyrtare. Ishte udhëtimi i parë zyrtar i Charles që nga divorci dhe rimartesa e tij me Mbretëreshën e ardhshme Camilla.
Në vitin 2005, gjatë së njëjtës vizitë në SHBA, Charles takoi Donald Trump dhe gruan e tij Melania gjatë një pritjeje në Muzeun e Artit Modern në New York City.
Princi gjithashtu ndau një moment gjatë atij udhëtimi për të përshëndetur studentët në Universitetin Georgetown në Uashington DC.
Charles u takua në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë me Presidentin Barack Obama gjatë udhëtimit të tij në SHBA në vitin 2015.
Komentet