(Klodiana Spahiu “All in”:-“… unë ose e sjell PET Scan-in, ose jap dorëheqjen”)
Ka shkelur fort me të majtën kur ka hipur në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë Ministrja e sapo betuar e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale Klodiana Spahiu për të fituar jo vetëm besimin, por edhe për të ruajtur integritetin profesional që në rast se nuk e mban një zotim si ky:-” Në janar fillon Instituti i Onkologjisë. Në fillim të vitit 2027, unë ose e sjell PET Scan-in, ose jap dorëheqjen”, e përforcojmë deklaratën; do të jap dorëheqjen.
Që prej 2009 në parlament me gjithë ndryshimet që Rilindja Socialiste e kryetarit dhe kryeministrit Rama ka bërë në përfaqësim numerik dhe në përmbajtje, përvoja 17 vjeçare e saj duket e dobishme në mandatin e 4 jo vetëm për besnikërinë e provuar, por edhe për bastin 2 milion dollarë (afërsisht me 26 milion lekë me kursin e këmbimit valutor), që hodhi në kazinonë socialiste që në interpelancën e parë gjatë ditës së Enjte 17 Shtator, 2026.
E bëjmë këtë krahasim me kazinonë pikërisht për të kuptuar një aspekt se si lidhen me paranë pushtetarët. Buxhetin dhe arkën e shtetit si dhe menaxhimin e financave nga ministrja përkatëse Spahiu, pas tre të dështuarve të njëpasnjëshëm Beqaj (arrest shtëpie), Manastirliu (e thirrur në SPAK dhe e promovuar si Kandidate për kreun e Bashkisë Tiranë), Sala (e sapo dorëhequr).
Kur paraja/korrupsioni hyn në mes krahasimi me kazinonë na i përcakton si duhet lojtarët dhe varësinë e tyre me lojën. Dikush mbetet, dikush rrezikon, të tjerë ushqehen dhe luajnë pa e kuptuar se e thellojnë borxhin për shkak të varësisë.
Varësia (adiction*) që njihet si term mjekësor nuk e ka më mirë kuptimin e saj se sa në lidhjet me paranë, korrupsionin dhe narkotrafikun për të cilat qeveria shqiptare është vënë në fokusin e organizatave ndërkombëtare të specializuara që luajnë një rol kryesor në parandalimin, hetimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme në mbarë botën dhe sigurisht të medias në përgjithësi dhe asaj investigative në veçanti.
Befasohesh kur një interpelancë që fillon nga ana e ministres Spahiu ku deklarohen se janë vetëm 100 orët e para të uljes në tavolinë dhe se në se deri në fillim të 2027 po nuk e mbajti premtimin ajo do të largohet.
Kërkesa është në fakt prej kohësh nga publiku që të bëhet puna dhe të bëhet me cilësi dhe me humanizëm.
A e dini se në faqen e facebook-ut ministrja Klodiana Spahiu vetëm pas 100 orëve të para ka 9 segmente video ?
Kush i prodhon?!
Le të themi 7 deri tani në total pasi dy janë marrë nga faqja e Kuvendit, por të kujdesesh me 7 mesazhe propagandistike dhe t’i finalizosh ato me mbledhjen e “drejtuesve të institucioneve në vartësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në të Premtet e çdo jave në orën 17:00 nën tematikën Prania Besnike”, kjo formë dhe veprim e tejkalon shkallën dhe cilësinë e patronazhimit. Ajo tregon se administratën, specialistët, mjekët dhe pacientët i kthen në aktorë të ideologjisë së Rilindjes Socialiste.
E turpshme që në 100 orët e para…
Duke e ndjekur me vëmendje këtë lojë dhe filma të shkurtër propagande facebook-u, tërhoqi vemendjen një mesazh që nuk i arrin takimet e së Premtes, por i shërben për sa ka mbetur në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale pa një përgjigje, besojmë se duhet përforcuar pasi ngjan me zërin dhe kërkesat e fjalës së lirë në protestat e kryeqytetit plot 111 ditë. Pikërisht poshtë zyrës së kryeministrit dhe tryezës së kazinosë të kabinetit qeverisës. Një qytetar P.K shkruante ndër të tjera:-“Për personat me Aftësi të Kufizuar nuk kam patur asnjëherë përkrahje dhe që dr. Klodi e njeh mirë djalin që është 43 vjeç. Të shohim dhe mbajmë shpresën se historia e djalit tim është si nëpër filma”.
Në se kjo është një histori 43 vjeçare kthesa nga ministrja dhe justifikimi mund të jetë i kollajshëm. Në fakt është njësoj i barabartë me një nga më të freskëtit në ditët e para të protestës kur një prindi*, babai i një fëmije me status invaliditeti u arrestua gjatë shpërthimit të protestave pasi kërkonte ndihmë në pajisjet mjekësore që nuk i mbulonte pikërisht kjo ministri.
Histori të tjera dhe të ngjashme janë të shumta, por ajo që na lidh me çështjen është se ideologjizimi i pranisë besnike në pushtetin e rilindësve është një sistem që është hedhur dhe i ka aty themelet. Propaganda vetëm sa e lustron duke dhënë premtime. Ndryshimet janë zëvendësim lojtarësh e fytyra të reja që e provojnë kazinonë e kabinetit të kryeministrit. Boshatisin xhepat, futen në borxhe, detyrohen të përvetësojnë për të luajtur dhe “fatkeqësisht” kur kapen shkojnë pas hekurave pa e kuptuar adiction-in , varësinë nga pushteti.
‘All in’, tani është radha e Spahiut pas kurdisjes së 100 orëve dhe daljes së videoklipeve të para propagandistike.
Teksa punohej për këtë shënim një tjetër titull i ri u shfaq në facebook-un e ministrisë., Onkologjiku i QSUT.
Pa dashur të keqkuptohemi me rastin e pacientit në nevojë, fabula e videos propagandistike shënon:-“Nënë Liliana prej ditës së sotme po trajtohet në Spitalin Onkologjik në QSUT, pa qenë nevoja të udhëtojë vajtje-ardhje nga Elbasani”.
Tani për qartësim
Ku u gjet ky humanizëm?…
Ku ishte kjo empati e munguar?…
Çfarë ka ndodhur që nuk po i besojmë as syve pas 100 orëve të para?!
Në thelb do të sqarojmë jo dëshirën për të parë dorëheqjen në fillim të 2027 nëse ministrja Klodiana Spahiu nuk e mban premtimin pasi së pari kjo qeveri nuk shkon dot aq gjatë. Fjala është për propagandën dhe menaxhimin.
Janë dy rastet vetëm deri tani që duan vëmendje me ministren e sapo emëruar; 1- Check up falas nga mosha 70 dhe 2-PET Scan.
E para sipas video njoftimit fton esëll grup moshën për vizita falas nga ora 8-11 në Klinikën Nr.2 Tiranë. Pyetja sa do të jetë fluksi dhe si do të mbulohen kërkesat. Si do të sigurohet rradha e pritjes kur këtë moshë e angazhon që të paraqitet dhe ca më shumë esëll. Orari i bukur vendosur nga e Hëna në të Shtunën ka në mes edhe ditë e pranisë besnike ku padyshim vjelja e mesazheve do të frymëzojë për zgjedhjet e ardhshme.
E dyta PET Scan-i, ka me vete provën e menaxhimit me taksat dhe paratë e qytetarëve. Një pajisje profesionale kushton nga 200 mijë deri në 2 milion. Çdo qytet mund ta kishte atë bashkë me personelin në se qeverisja do ta kishte bërë punën edhe këto 13-14 vite.
Ka edhe një shembull të dytë menaxhues në qoftë se ka përkushtim dhe dëshirë për t’i shërbyer qytetarëve. Me një ose disa pajisje PET-Scan të lëvizshme vetëm me 70 mijë dollarë në muaj personeli mjekësor mund t’i shkojë më pranë qytetarëve në nevojë duke ju ulur edhe transportin sikurse filmat propagandistikë vazhdojnë.
Në fund të këtij shënimi dhe sidomos kur flitet për problematikën në shëndetësinë shqiptare dikush mund të shprehej se përse ky shënim shpreh pakënaqësinë tani kur “shyqyr që sapo ka filluar punë dhe diçka po ndryshon”, po të ishte i vërtetë rezultati do të përgëzohej padyshim.
Rastet që përmenden kur krahasohen me kazinonë, i përmbys llogaritë. Videoklipet dhe propaganda janë menaxhim i bindjeve ideologjike deri në adiction për rilindësit dhe Ramën të cilës kura nuk i është gjendur.
Ajo që është e dukshme dhe e krahasueshme do të ishte përmes pyetjes:-Më mirë një Laborator i lëvizshëm PET Scan-i me qira mujore 70 mijë dollarë apo 80 mijë euro pagesë për një incenerator që nuk ekziston.
Premtimi i Spahiut është plotësisht i mbajtshëm për sasinë e parave.
Ndaj entuziazmi i saj ishte “ALL IN”.
All in deri kur në orët e vona për të treguar forcën e katronave, në kazinonë e buxhetit u shfaq edhe vetë kryelojtari Rama.
Një mesazh me dhunë kartoni, një mesazh Propagandistik, Politizues, Besnik dhe aspak më me një koncept ekonomik.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
_______
*ALL -in- të luash me gjithçka sa ke.
* Kazino,sipas Ligjit pika 15. është një zonë e veçantë për zhvillimin e lojërave të fatit, ku lojtarëve u ofrohet mundësia për të luajtur me mjetet e lojërave të fatit, si makina të tipit slot, video-lotari ose makina elektronike, me shumë lojtarë, si dhe tryeza loje të quajtura “lojëra live”.
*ATSH-Në janar fillon Instituti i Onkologjisë. Në fillim të vitit 2027, unë ose e sjell PET Scan-in, ose jap dorëheqjen
* Altin Hila- arrestuar /shoqëruar nga policia gjatë protestës më 3 Korrik, 2026. Brenda 24 orëve qytetarët grumbulluan 115 mijë euro ndihma.
* PET Scan- tomografia me emetim pozitronesh, një analizë imazherike që jep pamjet se si funksionojnë në nivel qelizor organet dhe indet në trupin e njeriut. Çmimi nga 200 mijë deri në 2 milion dollarë. Imazheria Mobile, si një qendër shëtitëse mund të merret me qira mujore nga 20 mijë deri në 70 mijë dollarë).
18 Shtator, 2026
Peshendetje per rep .bangladeshit.
Falenderim e minnhje ne moments Kristieke. Bangladeshpi ka rendesi Jo vetem qe shton numrin e shteteve por perfaqaon nje popullsi te madhe ne number rreth 125.000.000 Miljon banore.une kam takear ne Astoria queens shume njer nga bangladesgi,ne biblotek , park e cdo te Shaunde organizonin Alltivitete thirrje te fuqishme per vendin e tyre ,,ban gl a d e she’b,,,,’b.,.Te shtunen eorgaizonte bagladdshi Si komunitet,te dielen e kishte komuniteti gerk,organizonte mire por nuke e kishte fuqin e bangladeshite, Populli Bangladeshi jane puntore,studjoiz,me vullnete,jane te disillinuare shume correct.njeri me kerkoj ndjes S’ a mundet te te me lejiosh dy minute kompjuterin per nje e-mail kame nje rast vdkje,me nje here u Ngrita ne kem, Jo dy por 5 apo 15.une po shkoj te lexoj gazeten.gjithnor me pershendeste..ka rendesi se edhe Kofin bang.e ka me indine e ndoofta del ndonje lidhje qe India me gjithse ka problem kucktare por mund Ta njof Kosoven India nuk ka rendesi tjtesr me te madhe se Si shtete behe Pak .Usa Me president in Mr.Timp tusville e Pak Mr .Pacolli me miqet e vets.Kosovaret poigikann nuke sillen mire me mr. pacollin nuke e offonn ne truezz per ego politike.por z.pacolli eshte shqiptar,patriote e intelektuali me i shquare shqiptar me I ndershem me me reputacions.I vetmi qe ska nevoje te korruptohet te kriminalizoheg.Leni praps krshve mrite e grindjet personal Po’ulli Shqiptar ka nevoje per nje Si Mr Behxhet Pscolli..shifeni cfare bene Europa, per me zbatuare vetingun qe e mbuluaen fjalen drekjtsi se’ ska per tu vendors drejtesia,nga politikan te pa drejt qe Jane te korruptuarve ,kriminalisuare ne systemin qendtor nervore ne kembe e ne duare ne te gjtha qelizarte e genet ne cdo fije nervore e qime trupi…Dhe gjeten fjalen tjter ne vend te drejtesise vetoing .qe cur mos te reslizohet drejtesia te those Europa ne be me eksperiment vetingun as hibridite nuke doli mire se gjinden plot arsye,kur prishet qerrja dalin 100 srsye,tani Europa polli ”Borden” ,dhe fundi gjeten ”secretary I pergjithshemi kshill min.rame nuke done ti permendet emir se irriton popullin e fshihet pas seek. pegjth we 4 vjet nuke ju degjua emri nje here?????..Po kedhtu dhe 3-4 ministry.min.” e dretsise njerin e hoqi me p’raps sken,tjetrit I than Europe vejm min. e jashtem dhimite bushvicin,servilin nr 1 te Ramoz-kriptokomuniste. .c’far prite NgA keto prapskena,manipulime dredhi.= me trdhti poshtersi lidhje vjetra Europe oligarkib shqiptare Si thote Konica nuke kemi nevoj per kasap e xbarrahe,sote.’ase dr.dr.dr.filozof at noli nuke ka qene dictators,kur fitoj rev I qershorit,deshen ti vrinin njerzit e zogut jo than at noli nuke dduam gjake,bjeruni lodrave ju tha sazexhijve,beri fotografi me popullin.por ka pass per form matafor ,alegorinn hiperbolen kur thote bjeruni korreni qe nga shkodraa gjer ne vlore atyre qe ishin te korruptuare.Edhe cur evdorzoj pushtetin nuke lejoj asnje gnak derdhje.BILE U LARGUA NGAVSHQIPERIA.GJTH JETEN NA KUSHTOJEVSHQIPERRISE. tomorribdr