Ish-deputeti socialist, Halit Valteri ka reaguar me një postim të gjatë në rrjetet sociale, këtë herë përmes një rrëfimi që, sipas tij, nisi nga një bisedë e zhvilluar në një nga tavolinat e hotel “Rogner” në Tiranë.
Valteri tregon një episod ku një personazh i njohur i biznesit e ka përshkruar një ministre me shprehjen “ministrja që ha burra”, duke e shndërruar më pas këtë metaforë në një kritikë më të gjerë ndaj mënyrës se si, sipas tij, pushteti përqendrohet dhe shtrihet mbi njerëzit, institucionet dhe biznesin.
Valteri nënkupton se bëhet fjalë për Belinda Ballukun, që sipas tij “është kthyer në një kuçedër që ha pushtetin dhe njerëzit”.
“Prandaj pyetja që duhet të bëjmë nuk është vetëm sa ka përpirë kjo kuçedër. Pyetja e vërtetë është sa do ta lejojmë të përpijë. Sepse në momentin kur pushteti fillon të përpi njerëzit, pasurinë, institucionet dhe në fund vetë shtetin, nuk kemi më thjesht një histori për një “ministre që ha burra”. Kemi historinë e një shoqërie që duhet të vendosë se ku e vendos kufirin. Dhe kufiri duhet të jetë i qartë: pushteti është për t’i shërbyer shtetit, jo për ta ngrënë atë”, konkludon Valteri.
Postimi i Halit Valterit
Isha ulur dje në një nga ato tavolinat e Rognerit ku kafeja e mëngjesit shoqërohet shpesh me biseda pune, telefonata, takime dhe histori që zakonisht nuk dalin nga tavolina. Atmosfera ishte e qetë, kafeja sapo ishte servirur dhe biseda kishte nisur si një takim i zakonshëm pune. Po flisnim për punë, njerëz, projekte dhe atë botë të ndërlikuar ku biznesi dhe politika takohen shpesh, herë hapur e herë nën zë. Pas bisedës me personin që më kishte ftuar, në tavolinë u bashkua edhe një personazh i njohur i kryeqytetit, nga bota e biznesit. Në fillim biseda vazhdoi normalisht, me ato batutat dhe komentet që shoqërojnë zakonisht një kafe mes njerëzish që kanë parë e dëgjuar shumë. Por në një moment, në mes të bisedës, u tha një fjali që nuk e kisha dëgjuar më parë: “Ministrja që ha burra.” E dëgjova, qesha lehtë nga mënyra se si u tha dhe prita që të kalonte si një batutë tavoline. Por nuk kaloi. Përkundrazi, sa më shumë vazhdonte rrëfimi, aq më shumë ajo fjali filloi të merrte një kuptim tjetër. Sepse nuk po flitej thjesht për një person që kishte pushtet, influencë apo karakter të fortë. Po përshkruhej një subjekt që, sipas atij rrëfimi, kishte një oreks që nuk njihte kufij. Një subjekt që nuk hante vetëm burra. Përpinte ministra, drejtorë, zyrtarë, biznesmenë, shoferë, punëtorë, kushdo që i dilte përpara. Dhe aty m’u kujtuan përrallat e fëmijërisë, ato ku kuçedra e zezë del nga errësira dhe nuk pyet kush je, nga vjen apo çfarë ke bërë. Të sheh, të kap dhe të përpin. Vetëm se kuçedra e kësaj historie ishte më moderne. Ajo nuk ushqehej me mish. Ushqehej me pushtet.
Në fillim përpin një njeri, pastaj një tjetër, më pas një drejtore, një zyrtar, një biznesmen. Dikë e afron, dikë e bën të varur, dikë e vendos në një pozicion, dikujt i hap një derë, dikujt tjetër ia mbyll. Një telefonatë, një firmë, një emërim, një kontratë, një favor, një heshtje. Dhe me çdo kafshatë, kuçedra rritet. Në një moment nuk është më e nevojshme të përpi njerëzit. Mjafton t’i ketë nën kontroll. Sepse forma më e sofistikuar e pushtetit nuk është të të hajë. Është të të bëjë të besosh se nuk mund të jetosh pa të.
Por një kuçedër me një oreks të tillë nuk mund të ndalet te njerëzit. Pas njerëzve vijnë institucionet, drejtori, zyrat, procedurat dhe vendimmarrja. Dhe aty metafora bëhet më serioze. Sepse kur pushteti fillon të përpijë institucionet, nuk kemi më thjesht një histori për njerëz të fuqishëm. Kemi një problem me vetë shtetin. Institucioni që duhet t’i shërbejë qytetarit shndërrohet në një vegël të pushtetit. Procedura që duhet të jetë e njëjtë për të gjithë fillon të ketë përjashtime. Ligji fillon të duket i madh për të dobëtin dhe i vogël për të fortin. Dhe kështu, kafshatë pas kafshate, kuçedra nuk përpin më individë. Përpin barazinë përpara shtetit.
Pastaj vjen pasuria. Apartamente, vila, makina, jahte, prona dhe para. Euro, paund, franga, lekë. Për një oreks të tillë, monedha nuk ka rëndësi. Rëndësi ka mundësia për të marrë. Sepse kur pushteti kthehet në instrument pasurimi, kufiri mes asaj që është publike dhe asaj që është private fillon të mjegullohet. Një vendim publik mund të shihet si mundësi private, një post si kapital, një institucion si territor, një marrëdhënie si investim dhe një privilegj si të drejtë.
Dhe atëherë kuçedra fillon të rritet me shpejtësi. Sepse kuçedra nuk ngopet. Kur merr një zyrë, kërkon një tjetër. Kur kontrollon një institucion, kërkon një tjetër. Kur ka një biznes pranë pushtetit, kërkon një tjetër. Kur ka një pronë, kërkon të dytën. Kur ka një milion, kërkon të dytin. Dhe kur ka njerëz që i binden, kërkon edhe ata që ende nuk i binden. Ky është paradoksi i pushtetit pa kufij: nuk ka nevojë të jetë gjithmonë i uritur; mjafton të mos dijë të ngopet.
Kuçedra e përrallave ka shtatë koka. Kuçedra moderne mund të ketë shumë më tepër. Një kokë për pushtetin, një për paratë, një për ndikimin, një për institucionet, një për biznesin, një për njerëzit dhe një tjetër për heshtjen. Sepse pa heshtjen, kuçedra do ta kishte shumë më të vështirë të jetonte. Ajo ka nevojë për errësirën, ka nevojë për frikën, ka nevojë për njerëz që shohin dhe heshtin, për njerëz që dinë dhe bëjnë sikur nuk dinë, për njerëz që thonë: “Kështu është politika.”
Por nuk duhet të jetë kështu. Sepse politika nuk është një tavolinë ku disa hanë dhe të tjerët presin radhën. Shteti nuk është pronë e atij që ka më shumë pushtet. Institucionet nuk janë zgjatime të interesave personale dhe qytetari nuk është ushqim për oreksin e askujt.
Në përrallat e vjetra, kuçedra në fund përballej me heroin. Në jetën reale nuk ka gjithmonë një hero që vjen në momentin e fundit me shpatë në dorë. Ka ligje, ka institucione, ka media, ka drejtësi, ka qytetarë dhe ka njerëz që duhet të flasin. Dhe mbi të gjitha, ka dritë. Sepse kuçedra mund të jetë e fuqishme në errësirë, por drita e bën të dukshme.
Prandaj pyetja që duhet të bëjmë nuk është vetëm sa ka përpirë kjo kuçedër. Pyetja e vërtetë është sa do ta lejojmë të përpijë. Sepse në momentin kur pushteti fillon të përpi njerëzit, pasurinë, institucionet dhe në fund vetë shtetin, nuk kemi më thjesht një histori për një “ministre që ha burra”. Kemi historinë e një shoqërie që duhet të vendosë se ku e vendos kufirin. Dhe kufiri duhet të jetë i qartë: pushteti është për t’i shërbyer shtetit, jo për ta ngrënë atë. bw
LETËR NGA DIASPORA
PËR KRYEFODULLIN, KRYEARROGANTIN, KRYESOCIALKOMUNISTIN E SHQIPËRISË!
EDHE UNË PROTESTOJ…!
Edhe unë protestoj; kundër korrupsionit, kundër padrejtësive në Atdheun tonë, që mbahet peng nga korrupsioni i një qeverie drogaxhinjësh të lidhur me krimin dhe me horlliqe hajdutërishë të flliqta.
Shqipëria dhe populli shqiptar nuk e meritojnë më gjatë ironinë, as harbutërinë tënde tallëse o Edi Rama!
Shqipëtarët dhe Shqipëria nuk i meritojnë gjithë abuzimet e tua dhe të ministrave të tu, me pushtetin!
Po të drejtohem në njëjës, pasi në shumës u drejtohemi burrave dhe grave të qytetruara që kanë edukatë dhe kulturë, të cilëve nuk u është dëgjuar asnjë fjalë banale as arrogante, as tallëse apo ironike, asnjëherë, ndaj të tjerëve!
Ndërsa ti nuk u përket atyre niveleve të mirsjelljes dhe edukatës, pasi nga foltoret e parlamentit të Shqipërisë, je parë e je dëgjuar duke përfolur banalitete…!
Sjelljet e tua prej gansterri, ku i shet karshillek çdo kujt që të kritikon apo të kërkon llogari se pse vidhen fondet, pse abuzoni me pushtetin, janë banalitete!
Ndërsa me të drejtën njerzore si çdo qytetarë shqiptar, kemi të drejtë të pyesim:
Përse u rrënuan institucionet e shtetit?
Përse Shqipërisë ja shkatërrove Drejtësinë ?
Përse i quajte të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë, kriminelë, duke shkelur ligjet dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të cilat nuk lejojnë të para-akuzohet dhe as të para-gjykohet asnjë qytetar i botës ?
Ndërsa ju para-akuzoni dhe para-gjykoni çdo qytetar shqiptar që nuk i nënshtrohet diktatit tuaj, biles sot ju guxoni dhe flisni duke i kërcnuar hapur, që nëse qytetarët nuk u nënshrohen ju, diktatit tuaj, shqiptarët sdo të guxojnë të udhëtojnë as për në USA e as në Europë… sipas fjalëve tuaja kërcnuese !
Kush je ti që kërcnon shqiptarët me heqjen e të drejtës së udhëtimit të lirë nëpër botë ?!
Përse e mbushe parlamentin me kriminel?
Përse i mbron dy ministrat e lidhur me krimin Tahirin dhe Xhafën?
Përse e shkatrrove gjykatën Kushtetuese?
Kush i mbron ligjet Kushtetuese sot kur ajo gjykatë nuk ekziston më?
Përse e shkatërrove gjykatën e lartë?
Ku do të ankohen qytetarët për shkeljen e të drejtave të tyre kur shkallët më të larta të drejtësisë nuk e kzistojnë?
Kush do ti shqyrtojë 40 Mijë dosjet gjyqsore të bllokuara në gjykatën Kushtetuese?
Po Një Milion dosjet gjyqsore të bllokuara nëpër rrethe nga mungesa e gjyqtarve, kush do ti shqyrtoje e kur do të zhvillohen gjygjet o Kryeminister i pa papërgjegjshëm ?
Po Këshillin e lartë të drejtësisë përse e shkrive?
Sigurisht për ti dobësuar kompetencat Presidentit!
Ndërsa kompetencat e Presidentit ua le në dorë KLGj-ve si dhe kryetarëve të gjykatave të cilët tallin bythët me gjyqtarët dhe prokurorët, duke i nënshtruar në korrupsionin e tyre ose duke i transferuar nëpër zona të largëta, larg familjeve, nëse nuk do tu japin vendime fitimprurëse militantëve të qeverisë tënde, apo dhe ministrave të tu të korruptuar…
Pra po përdorni taktikën e diktaturës e cila i degdiste kuadrot e pakorruptueshem, të panënshtruarit, deri në Skrapar apo Pukë e Kukës, me qellim që ti terrorizonte shpirtërisht.
Ashtu po bëni dhe ju kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk pranojnë që të japin vendime të padrejta, as militantëve tuaj por as ministrave tuaj e as bandave tuaja të krimeve !
Përse vidhen miliarda euro Tendrash nga ti dhe ministrat e tu ?
Përse e ke mbushur qeverinë me bija e bij, nipër e mbeska diktatorësh komunist, me nepotizmin e ish diktatorve apo familjarë tuaj të partisë socialkomuniste…?
Përse tallesh me jetën e shqiptarve duke i detyruar që të arratisen qindra mijra shqiptar, deri dhe gazetarë, inginier, artistë etj, ndërsa ti u hap rrugë bizneseve të mafies italiane apo turke, që kanë kapur dhe mediat shqiptare, prej nga ku të mbrojnë ty, duke e deformuar të vërteten e krimeve të qeverisë tënde ?
Kush je ti që tallesh me diasporën shqiptare duke ftuar për të bërë samite vetem familjarët e farefisllenjtë e diktaturës, të cilët kanë dalë në emigracion me valixhet e mbushura me dollarë, ndërsa ti me ministrat e tu, ua paguat dhe biletat e avionëve që të vinin në Tiranë, vetëm për të përmbushur shoun tuaj kundër opozitës, kundër popullit shqiptar, duke klithur nga salla me shprehje dashnoresh “i love you…” ?!
Kujton ti se nuk u kuptua nga i gjithë emigracioni shqiptar në të gjithë Europën por dhe në Amerikë e Australi, që ti bashkë me ministrin tënd të gjoja diasporës u tallët me emigracionin shqiptar.
U tallët; sepse, ftuat ca militantë komunistë të njohur e familjarë të ministrave e shefave të tuaj, të ftuar të cilëve u pretë dhe biletat me fonde të qeverisë, të ftuar që nuk janë të zgjedhur nga emigracioni shqiptar ne asnjë kohë. Të ftuar që nuk përfaqësojnë asnjë shoqatë apo organizim shqiptarësh në emigracion.
Ndërkohë injoruat emigracionin real, qindra mijra e miliona emigrantë shqiptar, masat milionshe që nuk na përfaqësojnë kurrë ca komunistë të tutë, as të ministrit tënd të diaspores, si figurë boshe sa për ti dhënë një rrogë ministri, qyl.
Qyl, sepse ai as ti nuk e njihni emigracionin shqiptar.
Nuk keni marrë asnjëherë konakt real me emigraciinin, përveç ngrënieve të ndonjë darke të majme në restorantin e ndonjë shqiptaro amerikani të larguar që në kohën e Zogut.
Diaspora, dmth. Emigracioni shqiptar, sepse fjala diasporë është fjalë greke, që do të thotë: “farë e humbur”, pra emigracioni ska dërguar përfaqesues të vetët real në asnjë samit të organizuar nga ju.
Ndaj themi që samitet tua ishin fallso si aksione të enveristëve për të ju kundërvënë opozitës dhe të gjithë shqiptarve demokratë.
Emigracioni shqiptar ka njerëz të mënçur human dhe demokrat që nuk do vinin në Tiranë për të dëgjuar fjalimet shitmëndëse të tuat e as për të të thënë ty; “i love you…”!
Emigracioni shqiptar ka përballuar nëpër dekada jo vetëm injorimin dhe mos interesimin e qeverive të Shqipërisë për emigrantët, për të ditur se çfarë hallesh kanë apo çfarë nevojash kanë.
Qeveritë e Shqipërisë në asnjë periudhë kohe, si dhe as qeveria e sotme, nuk kanë dhënë as ndihmën më të vogël humane, deri dhe as për kthimin në Atdhe të kufomave të emigrantëve të vdekur.
Siç nuk keni dhënë asnjë investim për shkollimin e fëmijëve shqiptar në gjuhën shqipe në emigracion.
Qeveria e Shqipërisë nuk ka treguar asnjë fije kujdesi për asnjë emigrant, edhe pse emigrantët shqiptar janë ata që mbajnë me ndihma financiare familjet e veta në Shqipëri tash 29 vjet!
E po të ftoheshin përfaqësuesit e vërtetë të emigracionit në ato samithe në Tiranë, ti sdo të kishit të drejtë të mbani fjalime enveriste, por do të duhej tu përgjigjeshe pyetjeve!
Pyetje, që ske lejuar askënd që ti drejtojë.
Pyetje si këto që po ti bëjmë në këtë letër dhe që nuk u jep dot përgjigje, sepse korruptimi yt anti demokrat, anti human, anti zhvillimit të Shqipërisë, ka marrë përmasa degjeneruese që po të çon në theqafjen tënde.
Degjenerim i një qeverie që çojë në vetvrasje dhjetra qytetar shqiptar për një fatur dritash, shembi mijra ndërtesa e objekte me vlera, mbylli qindra biznese, deri dhe televizione, të cilat kanë fituar dhe gjygjet nderkombëtare të zhdëmtimit, siç fitojë pronari i Televizionit AGON, një Italian, ndaj të cilit Shqipëria duhet të paguajë 140-160 Milion Euro zhdëmtim, thjeshtë vetëm për pordhët e tua personale, pse ta deshi ty hunda që ta dëmtosh atë Italian duke ja mbyllur televizionin.
Sjellje degjenerative prej gansterri mullarësh ka plot nga ti dhe qeveria jote mbushur me hajdutë e të inkriminuar!
Përse e vure ish ministrin e diktaturës Gjinushi në krye të Akademisë së shkencave, ku dhe gjithë akademinë e mbushe me ish bashkpuntor sigurimi të diktaturës, siç ke mbushur dhe administratën shtetrore me ta?
Ka mijra pyetje që nuk u jepni dot më përgjigje, siç nuk justifikoni abuzimet e juaja me pushtetin, siç nuk justifikoni dot as pasuritë miliardëshe që ju keni ngritur me vila e llukse prej sheiku, me gjakun e popullit shqiptar.
Protesta e çdo qytetari është e drejtë!
Ju duhet të jepni dorëheqjen urgjentësisht dhe të shkoni në theqafjen tuaj, si i inkriminuar me drogën dhe me bandat e krimeve, të cilat, ti, me qeverinë tënde i mbron dhe i pasuron ato, sepse të duhen që të blesh vota të inkriminuara!
Ti nuk e meriton që të jesh as dhe një minut Kryeminister i Shqipërise, sepse; përveçse ka mijra fakte që ke abuzuar me pushtetin dhe je korruptuar në vjedhje e krime të tjera, ti je arroganti dhe më i pa-edukati qeveritar që ka pasë Shqipëria ndonjëherë, sepse ka mijra skena e fjalë tuajat tallëse, fyese, arrogante, me gjuhë dhe fjalor banal prej rrugaçi.
Ti e flliq dhe emrin e Nolit dhe të Konicës sa herë i përmend!
Mos u kthefsh kurrë më, në qeverisjen e vëndit!
Për largimin tënd nga pushteti protestoj dhe unë, si çdo shqiptar që don që Shqipëria të qeveriset nga njerëz të drejtë e të kulturuar, nga njerëz të ndershem, por jo të pa edukatë e hajdutë dhe të inkriminuar, si ju!
Shqipëria ka nevojë për qeveri që pastron korrupsionin, ringren institucionet e shëmbura nga ti, ndalon kriminelët, pastron vëndin nga droga dhe bandat, krijon vënde punë për të gjithë qytetarët, zhduk nepotizmin familjar nga zyrat e shtetit, pastron administratën shtetrore nga prostitucioni i kurvarëve dhe kurvave… ku çdo ministër, drejtor apo shef ka zënë dashnore sekretaren e zyrës, duke i kthyer zyrat në bordello.
Shqipëria dhe qytetarët shqiptar kanë nevojë për zhvillim të ndershem, për mbrojtjen e familjes, për të jetuar mirë sot dhe për të pasur një të ardhme të pastër!
Qeveritë duhet të rrëzohen çdo ditë, deri sa të vinë më të mirët më të drejtët në qeverisje, ata që pastrojnë shtetin nga parazitë hajdutë e të inkriminuar!
*
Shqipëtarë, mos heshtni, mos i duroni asnjë sekond pushtetarët hajdutë, pushtetarët e lidhur me krimin, pushtetarët mashtrues që ngrejnë vila kështjella me milionat e vjedhur në shtet, ndërsa mashtrojnë duke thënë se sikur e ndërtoj vilen me lekë të fituar në emigracion, pak ditë më pas thotë se e ka ndërruar gruaja…!
Mos i duroni asnjë sekond qeveritarët që vjedhin tendra dhe ua japim miqëve e shokëve, konçensionet, me të cilët ndajnë fondet e vjedhura në shtet!
Mos i duroni qeveritarët arrogant, ironik e tallës të cilët abuzojnë në çdo pikpamje me pushtetet dhe me institucionet e shtetit !!!