VOAL

Please Wait...

ATO NGJARJE QE GAZETA DIELLI NUK KUJTON – Ne Kuvendin e Turpit ne Michigan 19 Janar 2020 85 vjeçari DR. Gjon Bucaj perjashtohet nga VATRA

By | January 26, 2021

Komentet

Serbia sulmonte Prekazin,e thirra Xhemajl Mustafën dhe Enver Malokun – Nga Skënder Karaçica

Kthesa historike

Mëngjes në Drenicë.Ishte marsi historik kur nga të gjitha anët Serbia fashiste ia kishte mësyer Drenicës dhe Prekazit për të bërë flakë e hi.Vinin nga drejtimi i Kamaranit kolona e motorizuar ushtarako-policore dhe paramilitare e Serbisë së Slobodan Millosheviq,pikën e logjistikës ushtarake e kishte vërë në hartën e Drenicës dhe Prekazit të Adem Jasharit.

Qendroja vetë në banesën time në Gllogovc.Atë kohë raportoja në cilësinë e korrespodentit për gazetën,,Koha ditore,,për të gjitha ngjarjet e krismave të pushkëve të djelmenisë së UÇK-së në Drenicë.Ishte ora pesë e mëngjesit kur në rrugën Kamaran-Gllogovc vinin pajada kolona e motorizuar ushtarako-policore dhe paramilitare me teknikën e rëndë dhe me autobusë nga Serbia,që ia kishin mësyer Prekazit.Në të dy anët e rrugës shihej tymi i makinerisë dhe zhurma e zingjirve të tanksave të ushtrisë në drejtim të një shtëpia të vetme në Prekaz,ku,shërbimet sekrete serbe ia kishin vërë pikën e kuqe të sulmit.

Serbia fashiste kishte vendosur të asgjësojë një familje të vetme në Drenicë.E pengonte qendresa dhe përgatitja e Adem dhe Hamëz Jashari,që të flijohen për tokën,pragun dhe lirinë e Kosovës…!Nuk kemi se ku të shkojmë përtej kësaj toke dhe të pragut të shtëpisë,thoshte Baca Shaban Jashari në një takim në odën e tij në Prekat të Drenicës,që e pata për nder të jem afër tij në ballë të oxhakut me burrat e kësaj ane që kishin ardhur të vizitojnë pas sulmit të parë të forcave të Serbisë.

Ishte ora tetë e mëngjesit 1998.Në Prekaz dëgjohen krismat e armatimit të ushtrisë së Serbisë.Shihej tymi që mbulonte qiellin e Drenicës.Krismë dhe tymë,dridhej toka…!Heshtja kishte mbuluar tokën dhe tërë jeta kishte marrë ritmin e ,,simfonisë së vdekjes,,.Kishte ardhur një shtet të vrasë dhe të djegë tërë shpirtin e shqiptarëve në skenarin fashist për (tokën e djegur)të Kosovës heroike.

Nisi lufta e një shteti fashist me një familje heroike Adem dhe Hamëz Jashari në Prekaz të Drenicës.Krismat nuk ndalen,tymi i flakës së luftës shkonte lartë në qiell dhe,sikur niste mesazhin në botë se Drenica po digjet,Prekazi po vritet nga dora fashiste e Slobodan Millosheviq.Bota nisi e po dëgjon e po sheh se si një familje po lufton me një shtet të Serbisë,që,në kronikat hisotorike shpeshherë toka e Drenicës është djegur e kolonizuar nga regjimet e Serbisë fashiste.Këtë e dinë më së miri analet e historisë të shekullit të kaluar të mbushura me orët e historisë të luftës,të gjakut dhe të skenarëve të shfarosjes deri në substancën kombëtare dhe të shkallës së gjenocidit.

Nuk po ndalën krismat në Prekaz.Nuk ndalej tymi dhe flaka e luftës.Gjëmon toka dhe tërë drenicasit e mi ishin bërë sy më sy me vdekjen që e kishte projektuar regjimi vrastar i Serbisë.

Tiktakët e orës shkonin me akrepat në orën dhjetë.Krismat nuk ndalen dhe flaka e luftës kishte mbeshtjellë me velin e zi të vdekjes Drenicën e Adem e Hamëz Jashari.Në këto çaste dhe vetmia në banesën time më shtrengonin shpirtin.Çfarë po ndodhë sot në Prekaz dhe çfarë do të ndodhë me Drenicën tonë,kështu me thoshte shpirti i trazuar para skenarëve të shfarosjes së një familje me një shtet…!

Në këto çaste të rënda e thërras fqiun tim Ahmet Morina,i cili në linjën e UÇK-së ishte në krah të Shtabit të Përgjithshëm dhe i them të ma jep numrin e telefonit të dy figurave të njohuar të presidentit Ibrahim Rugova të Xhemajl Mustafës dhe Enver Malokut,që të njoftoj për ngjarjen e flakës së luftës dhe të shfarosjes së familjes Jashari në Prekaz të Drenicës.

Bjen zilja e telefonit në shtëpinë e Xhemajl Mustafës në Prishtinë dhe e para që lajmërohet ishte bashkëshortja e tij.Prezentohem nga Gllogovci në cilësinë e korrespodentit të gazetës,,Koha ditore,,dhe i them se njihem nga afër me Xhemën të lutem kam një lajm nga Drenica…Dhe,mënjëherë lajmërohet Xhemajl Mustafa sikur ia ndinte zemra se diçka e rëndë kishte ndodhur në këtë anë të Drenicës dhe lufta e pabarabartë në mes UÇK-së dhe forcave ushrarako-policore dhe paramilitare të Serbisë.Ai në heshtje priste lajmin e rëndë.Unë i them shkurt,gati-gati si në trajtën e logjistikës ushtarake:

– Xhemajl,sot po digjet flakë Drenica!Sot po digjet fshati Prekaz i Adem dhe Hamëz Jasharit…!Të lajmëroj nga Gllogovci dhe tashti merrni masat të jetë në dijeni presidenti Ibrahim Rugova dhe tërë trupi udhëheqës i kohës në Kosovë.

-Menjëherë do të bëj me dije presidentin Rugova,më tha në përgjigjën e tij Xhemajl Mustafa.

Po atë ditë,më lajmin e krismës së luftës në Drenicë dhe Prekazi në flakë e kam njoftuar Enver Malokun,udhëheqin e QIK-ut që përmes lajmit ai e njoftonte botën dhe kacelaritë në Bruksel dhe Washington për ofenzivat barbare deri në shkallë të gjenocidit nga makineria fashiste e Serbisë.

Për flakën e luftës në Drenicë dhe Prekaz, lajmi im si gazetar trokiti në zemrën e dy figurave të kombit Xhemajl Mustafa dhe Enver Maloku,që të alarmohet bota demokratike dhe Brukseli e Washingtoni,për marshimin ushtarako-policor e paramilitar për të shfarosur deri në substancë shqiptarët dhe për të shuar një familje kryengritëse për lirinë e Kosovës!

Çikago,mars 2021

AGUSTIN A MIRAKA- MESAZHET, “PENGU” DHE NGUSHËLLIMI: PUSHOFSH ME ENGJEJT! Nga Dalip Greca

Agustin Anila Miraka shkoi të pushojë. Lutjet tona nuk u kursyen, por Zoti e mori për vete. Ka qenë shumë e vështirë që t’i shkruaja këto radhë për njeriun shpirtmirë dhe kurajoz. Nuk jam takuar asnjëherë fizikisht me të, por virtualisht shpesh herë kemi komunikuar.

Madje edhe kur më përcolli thirrjen për ndihmë që të kurohej jashtë shtetit, më shkroi veçmas një mesazh shprese dhe thirrjeje bashkë… I lexoj tash mesazhet dhe ligshtohem: Me 13 Shkurt më shkroi mesazhin:”Zoti Dalip, me thanë se Klodiana Cuka ka qenë në internim në Lushnje. Ajo është shefe e një fondacioni që ka lidhje me Vatikanin … ka në dorë të më marri mua në Itali për 24 orë. Ja kam çuar të gjithë ekzaminim tim shëndetësor të spitalit këtu… Në mujsh, shkruaj edhe ti diçka në këtë adresë….. ose në mesanger…Dalip nuk po më dhimset jeta, por po vuaj shumë!…

Mesazhi më ra si një kambanë e trishtë, më tronditi. Edhe pse nuk e njihja Klodianën, i ktheva përgjigje Agustinit në 6 e 10 min, pasi kisha bërë një kërkim të shpejtë në internet për Klodianën:

“OK vëlla Aguustin, po i shkruaj menjëherë Klodianës.”

Ashtu bëra.Përgjigja e saj ishte e mënjëhershme(I kërkoj ndjesë Klodianës që po e përmend në këtë mesazh pa i marrë leje, por besoj në mirekuptimin e saj në respekt të shpirtit të Agustinit.

Mesazhi im: E nderuar Klodiana! Jam Dalip Greca, kryeredaktor i Gazetës së Vatrës, Diellit, që botohet në SHBA prej 15 shkurtit 1909…Kam një kërkesë të dhimbshme prej Agustin A Miraka,i përnjdjekur politik, që jeton në Tiranë dhe po vuan shumë nga sëmundja e kanserit. Më ka shkruar që t’ju kërkoj ndihmë për të ndërmjetësuar që të kurohet në Itali. Agustini më shkruan se ju keni mundësi të ndërmjetsoni përmes Vatikanit dhe ai të vijë sa më parë atje…..

Përgjigja e Klodianës: Përshëndetje Dalip. Po po, mos ke merak. Kam folë me Agustinin…Me shpresë të Zotit,javën që vjen do të jetë në Itali. Po i rregulloj rrugëtimin dhe një konsultë në Romë…Faleminderit për emailin. Zoti na ndihmoftë!..

Dhe Agustini udhëtoi për në Romë. Lajmin e dha ai vetë, sapo arriti atje, të hënën me 16 Shkurt, ku dërgoi mesazhin e tij të shpresës: “Të nderuar motra vëllezër; ju bëj me dije se sonte ndodhem në një Poliklinikë në Romë… nesër më shtrojnë në Spital….E gjithë ky interesim nga të afërmit e mi… erdhi kjo shpresë për jetën time… falë jush, ndihmesës dhe dashmirsisë tuaj. Gjithashtu dhe të burgosurve politik… Zoti jua shpërbleftë për të mira në familjet tuaja… Foto: shumë i smurë, i lodhur, duke zbritur nga Avioni në Rromë.- Ju dua shumë-Agustin Anila Miraka… Por, ah sëmundja kishte përparuar…Ishte tepër vonë. Sikur të ishte ndihmuar më parë! Peng për familjen dhe miqtë e tij.Po po, ishte vonë…

Më pikoi në zemër mesazhi i 26 shkurtit dhe ai i 1 Marsi: Të nderuar vëllezër e motra shqiptarë, kudo që jeni, kush të ketë mundësi ti lutet Zotit për shëndetin tim!……..Me përzemërsi e dashamirsi ….Agustin Anila Miraka.

Lutjuni për mua! Natyrisht u luta si shumë të tjerë. Lutem edhe tash për shpirtin e Tij: Pushofsh me ëngjëjt i dashur Agustin!

Ngushëllime familjes dhe bashkëvuajtësve…, për kauzën e pazgjidhur, ai luftoi deri në frymën e fundit! Pusho në Paqe ti shpirt i vuajtur!(Dielli)

Ministrat dhe deputetët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut më mirë e flasin maqedonishtën sesa shqipen e tyre! – Nga Skënder Karaçica

Fletëza të Shqipes së Sotme

(Qasje shkencore-kërkimore të prof.dr.Qemal Murati për kahet dhe e folmja e Gjuhës Shqipe,problemet dhe përbuzja e saj nga qarqet në Maqedoninë e Veriut)

Ministrat dhe deputetët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut më mirë e flasin maqedonishtën sesa shqipen e tyre! Sipas profesor Murati,koha po tregon se po i bien moh shqipes(sic!).

Profesor Qemal Murati nga korpusi i tij shkencor për këto tridhjetë e pesë vjet të punës në krah të Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Kombëtare Shqiptare,e nxori në dritë mendimin si porosi të motit:

,,Gjuha është atdheu i fundit,,!

Për të hedhë dritë për Gjuhën Shqipe në hapësirën e këtij shteti,profesori më të drejtë nënvizon si qëmtues me kompetencë shkencore se, në hapësirën maqedonase nënëtdhjetë e nëntë përqind të shqiptarëve flasin gjuhën e këtij shteti,ndërkohë që tre përqind e maqedonasve nuk dinë shqip(sic!).

Në këtë rrafsh duhet përmendur se Gjuha Shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është zyrtare,ka mbetur në plan të dytë sipas ligjeve kushtetuese të pakicës shqiptare,ndërsa gjuha maqedonase është e vetmja zyrtare(sic!).

Në hapësirën ballkanike serbishtja për pakicën serbe në Kosovë është gjuhë zyrtare dhe simbolet tjera,ndërsa për shqiptarët në Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë as që lejohet me ligjet e Serbisë e drejta për të folë e shkruar gramatikën e shqipes dhe simbolin kombëtar të flamurit kuqezi.Po kështu është edhe në shtetin e Malit të Zi.

Korpusi politik shqiptarë në Shkup,Podgoricë dhe Luginën e Preshevës duhet të flasin me zëshëm,natyrisht me përkrahjen e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare,drejtuar Brukselit dhe Washingtonit.

Çikago,mars të motit 2021

Agim Krajka është Dritë që s’do të fiket kurrë Nga Keze Kozeta Zylo

Me hidhërim e morëm ikjen drejt parajsës të kompozitorit, artistit të shquar Agim Krajkës , “Nder i Kombit”.

Brezi im është rritur me këngët e muzikës së lehtë të kompozuara nga mjeshtri Agim Krajka.

E kush nuk i mësonte dhe këndonte këngët e Agim Krajkës, shumica e tyre u bënë hite. Sa herë mblidheshim në mbremjet tona festive me nxënësit shumë prej këngëve të tij këndoheshin dhe kërceheshin me shpirt duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga artisja e madhe e Kombit Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961. Kënga përshtatej shumë me rininë e tyre të hershme, me capkënllëqet e moshës, me dashuritë e para dhe të fshehura, me ndonjë papërgatije në mësim. Le të kujtojmë dy strofat e para, në fakt unë duke i shkruar po i këndoj si: “O ra zilja m’nisi frika/ kur mësuesi hyri në mësim/ dhe në vend si s’më ra pika/

Kur ai thirri emrin tim/ Unë asnjë fjalë s’kisha mësuar/ Se mbrëmë në takim isha me ty/

Po nisi lemza e bekuar/ Në d’rrasë të zezë shihja dy sy”…

Ai solli emancipimin në art, në muzikën e lehtë, popullore, të përpunuar e orkestrale. Kontributi i tij në art dhe muzikë përfshin një periudhë prej tri dekadash. Ai është vleresuar me mbi 15 çmime të dyta, 3 çmime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987, me këngën “Nuk e harroj”, të kënduar nga motrat Libohova.

Agim Krajka ishte dhe një idhull si fizarmonist. Ai luante me gishtat në tastierë sikur bënte balet në ajër dhe pushtonte skenën duke sjellë emocione tek dëgjuesit e shumtë.

Edhe këtu në Amerikë në aktivitete të ndryshme i kam dëgjuar shpesh këngët të kompozuara nga Agim Krajka.

Në New York ku na hodhën fatet do të kishim shansin të takoheshim përsëri me Agim Krajkën. Ai jo vetëm që ishte një kompozitor i madh, por dhe njeri, patriot i shquar. Ai është në kujtesën tonë artistike dhe njerëzore. Një ditë Agim Krajka na telefonoi në kolegj në Brooklyn ku punonim të dy me Qemalin. Doemos e mirëpritëm me shumë gëzim telefonatën e tij. Pasi na falënderoi për organizimin me studentët për festën e Flamurit na tha se dëshiroj të vi te marrë pjesë me grupin tim për t’ju përshëndetur ju dhe të huajtë në atë kolegj me këngë shqiptare.

Ardhja e tij në festën e Flamurit Kombëtar ishte shumë emocionante, i dha programit më shumë gjallëri dhe art. Agim Krajka shoqërohej nga bashkëshortja e tij, e ëmbla Ami dhe grupi i fëmijëve në violinë dhe piano si motrat simpatike Alba dhe Jona Çano si dhe Albert Stanaj me të motrën e tij të talentuar. Ata sot janë rritur dhe integruar plot kulturë në botën amerikane. Kur artistët e vegjël filluan t’u binin veglave muzikore nën drejtimin e Artistit të shquar Agim Krajka salla u elektrizua dhe filluan të duartrokisnin papushim.

Agim Krajka ishte dhe një orator i shkëlqyer, fjala e tij u dëgjua me shumë vëmendje, mesazhet e tij ishin dritëza shqipërie. Takoheshim në aktivitete të ndryshme me plot respekt dhe mirënjohje.

Pas disa muajsh në emër të studentëve të Kolegjit në Brooklyn Qemal Zylo i dha pllake mirenjohje në shkollën shqipe që ishte e hapur në atë kohë në Bronx ku ata debutonin të dy me Amin. Çfarë mirësie buronte nga shpirti i tyre! Agim Krajka jetoi me familjen në New York për 16 vjet pastaj u kthyen përfundimisht në folezën e ngrohtë në Shqipëri që e donte aq shumë derisa dha frymën e fundit. Shpirti i tij do të behet dritë që s’do të fiket kurrë.

Artistët e mëdhenj jetojnë përjetësisht me veprat që lenë pas.

Lamtumirë Agim Krajka, artist i shquar i Kombit!

1 Mars, 2021
New York

 

 

 

 

 

 

 

Çfarë po ndodh në ndërtesën e ABC-së në Manastir…? – Nga Skënder Karaçica

 

(Një shqetësim i përbashkët me prof.dr.Valter Memisha,drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë e Studimeve Albanologjike në Tiranë)

Prof.dr.Valter Memisha kishte lexuar me vëmendje shkrimin tim që hedh dritë për ndërtesën e Kongresit të Manastirit(1908)që ai të vëhet në mbrojtje të UNESCO-s.

Për gjendjen e ndërtesës në Manastir dhe dhëmbi i kohës që po shkatërron këtë shenjë kombëtare shqiptare,ishte shqetësimi ynë në këtë debat në relacionin Çikago-Tiranë. Atëherë pse po heshtë Tirana dhe Prishtina zyrtare?Pse po heshtin partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut (BDI),që tashmë në të gjitha qeveritë e zgjedhura në Shkup,u është bashkangjitur përmes koalicioneve sa për pak pushtet dhe numra politik(sic!).

Shqetësimi dhe im dhe i prof.dr.Valter Memisha,u bë edhe më shqetësues kur e kur ai përmendi një fakt aq i shëmtuar dhe aq antishqiptarë në hapësirën etnike të Ballkanit,që hidhte dritë se në katin e parë të ndërtesës së Kongresit të ABC-së në Manastir,dikush bën ,,biznes,,(sic!)dhe shesin paisje për tauletë(sic!).

Çfarë po nodhë në ndërtesën ABC-së në Manastir të shpirtit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Kombëtare Shqiptare,para syve të dyja shteteve Shqipëri-Kosovë dhe para korpusit politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut,që,nëpër këto vite këtë shenjë të ndritur të shqipes e kanë lënë në mëshirën e kohës dhe të pushtetit maqedonasë për të përbaltur e denigruar deri në themel këtë pjesë të historisë së popullit të lashtë shqiptarë në hapësirën etnike në Ballkan.

Nuk është kjo ndërtesë për të bërë,,biznes,,(sic!)dhe për të shitur paisje për tauletë(sic!)para syve tanë,ndërsa pushteti maqedonasë me (BDI)brenda koalicionit nuk besojmë që është në dijeni për këtë shembje kaq të madhe kombëtare shqiptare…?!Pse Tirana dhe Prishtina e kanë lënë në harresë dhe në mëshirën e kohës ndërtesën e ABC-së Në Manastir?

Kur shteti fqinjë i Bullgarisë po e konteston gjuhën dhe identitetin e shtetit të Maqedonisë,në anën tjetër dikush nga qarqet e këtij shteti për të fyer e denigruar popullin shqiptar dhe shënjën e lashtë kombëtare të shqipes,e kanë bërë ndertesën e ABC-së në Manastir për ,,biznes,,dhe shitje të paisjeve për taulet(sic!).

Thirrje publike për Tiranën dhe Prishtinën si dhe korpusin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut,që sa më parë të ndërhyejnë në ndërtesën e Gjuhës Shqipe në Manastir,në mënyrë që ajo të ruajë vlerat kombëtare shqiptare dhe si e tillë të ketë mbrojtjen e të dy shteteve dhe të UNESCO-s!

Çikago,shkurt të motit 2021

Shqiptarët në dyert e pushteteve të huaja – Nga Skënder Karaçica

Demokracia(vetëm)si fjalë

Në qeverinë aktuale në Mal të Zi ka zënë vend në krye të radhës Driton Abazoviq (shqiptar nga Ulqini), i cili përmes partisë së tij ,,Bardh e Zi,, kogja provokative për kohën, bëri të mundur që ky djalë i ri ulqinak të bëhet njeriu numër 2.në qeverinë serbe Krivokapiq(sic!).

Është për të ardhur keq se si ulqinaku Driton Abazoviq bashkë me kabintatin e tij(nën hije serbe)nuk e urojnë ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kjo nuk është e quditshme  për shqiptarët në Kosovë,ndonëse në shekullin e kaluar shteti malazez bashkë me Serbinë,përmes Dekretligjit(1914-1941)me kolonistët e tyre uzorpojnë me dhunë me qindra hektarë të tokës së shqiptarëve (Dukagjin).

Pse gjihtë ky presion në komunën me shumicë shqiptare të Tuzit,kur qarqe të caktuara të shtetit malazezë iu versulën bizneseve për mbylljen për shkak të pandemisë,ndonëse një aksion të këtij lloji nuk e kanë ndërmarrë në komunat tjera në këtij shteti për të ,,mbojtur qytetarët,,nga pandemia Covid-19(!).

Driton Abazoviq shpejt mbeti nën hijen e qeverisë së Malit të Zi e krijuar nga qarqet serbe dhe në frymën ruse,kur e kur nuk guxon as të përmend shtetin e Kosovës dhe,duke lënë nën hije protokollin ,,qeveritar,,për të uruar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës!

Driton Abazi,jeni shqiptar dhe ulqinak,mos hezitoni nën hijen qeveritare me frymë serbe në Podgoricë,ku edhe ti je bërë krushk i orëve politike antishqiptare e njohur në kronikat e historisë dhe të Kosovës,ku edhe shteti malazez hapi shumë varre për shqiptarët dhe orët e kolonizimit të tokave të bukës për kolonistët malazezë në Dukagjin…!

Driton i Ulqinit,jeni shqiptar,mos hezitoni dhe mos e mbaj kokën nën tovoilinën e (p)ushtetit që e keni marrë përmes partisë tuaj,,Bardh e Zi,,ndonëse vetë jeta shqiptare në këto hapësira tash e dy shekuj ishte zi dhe vetëm zi,pa asnjë ditë të bardhë…(!).

Driton Abazi,mos e harroni shtetin e Kosovës…!

Çikago,shkurt të motit 2021

Serbia për dy shekuj ka miratuar urrejtjen ndaj popullit shqiptar në Ballkan, madje edhe përmes Dekretligjit – Nga Skënder Karaçica

 

Për dy shekuj të regjimeve serbe kundër popullit shqiptar,kishin në pikësynim:Sa më larg shqiptarëve,jo miqësi,mos respekt,përbuzje,
propagandë më antinjerëzore si ,,njerëz me bisht dhe të egër,,njerëz të pacivilzuar,njerëz që nuk dijnë të bëjnë shtet,njerëz me gjak turku dhe njëmijë të zeza tjera,që,kronikat historike veçse i kanë regjistruar në kapërtinat e historisë.

Në vitin 1914 Serbia nxori Dekretligjin,me anën e të cilit u angazhua zyrtarisht në kolonizimin e organizuar të  trevave shqiptare dhe,sipas këtij ligji,thuhet në Nenin 19 se u ndaloi kolonëve vendosjen e lidhjeve miqësore me shqiptarët në Kosovë duke i kërcënuar kundërvajtësit me marrjen e tokës[1].

Po këtë skenarë  të urrejtjes  kundër popullit shqiptar dhe për tokën e djegur të Kosovës,Kisha ortodokse e njohur në historinë dhe kujtesën shqiptare,ishte qendra(ani-Zot),ku bekohshin kryekriminelet vrastarë të Serbisë fashiste të Slobodan Millosheviqit
për shfarosje deri në substancën kombëtare dhe deri në shkallë të gjenocidit ndaj shqiptarëve në tokën e vet etnike në Kosovë.

Evropa dhe Amerika duhet të jenë në dijeni se,në hapësirën ballkanike nuk ka asnjë popull si populli serb,që,përmes skenarëve dhe regjimeve të ketë kaq urrejtje ndaj popullit shqiptar të Kosovës deri në shfarsoje kombëtare!

Evropë,kujdes me Serbinë!Evropë,populli shqiptar nuk ka  asnjë lidhje me popullin vrastar të Serbisë dhe,së këndejmi  ish Jugsollavinë dhe Serbinë fashiste,asnjëherë nuk e ka konsideruar si shtet të vetin(!).

_____________

[1]M.Verli,Reforma agrare kolonizuese në Kosovë,faqe 14-15.

INSIGHTS INTO ALBANIA’S HISTORIC ADMISSION TO THE LEAGUE OF NATIONS Interviewed by Rafaela Prifti – MA Cultural Anthropology

Neka Doko – Archivist of Fan S. Noli Library of Albanian Heritage and Culture

The interview reveals new details about a cornerstone moment of Albania’s history credited to Fan Noli and the ‘double-play’ to delay his entrance in Albania. Ahmet Zogu, “then the virtual ruler of the country,” strategized that they delay Bishop’s arrival in Tirana by sending him as Albania’s delegate to the League of Nations. Zogu and Tirana authorities believed that the League at the time would fail to grant member status to Albania. Consequently, “If Bishop did not succeed his return to Albania would be anti-climax.”Metropolitan Fan S Noli: A Seer and a Poet 1882- 1965, Dielli, May 9, 1962

Albania’s admission to the League of Nations in Geneva in 1920 has been well-researched by historians and scholars, who fully acknowledge Fan Noli’s remarkable capabilities as a diplomat and debater. Yet you bring up some new interesting details about the transatlantic mission of Bishop Fan S. Noli who was sent on behalf of Vatra to Albania in 1920. Noli wasn’t granted entrance to Albania at the time by the authorities led by Zog – “then the virtual ruler of the country” who on one hand feared Noli and on the other intended to benefit from his diplomatic expertise. What are your sources and what more can you tell us?

There have been extended studies on Fan Noli as a cross-cultural motion figure, and I have furthered my research since 2015 (1) with presentations on various interpretations to examine and highlight more insights and new dimensions. The historical context becomes more nuanced in view of at least three different sources of information, combined. According to Fan Noli’s Diplomatic Chapter in the 50th Anniversary book,”After the Italian evacuation, Fan Noli accompanied by Archimandrite Vangjel Chamche of Jamestown, New York and Father Vasil Marko of St Louis, Missouri, left the United States to offer their services to the Albanian government. Their travel expenses were paid by the Federation Vatra. Archimandrite Chamche and Father Marko proceeded to Korça, Albania.” (2) However Fan Noli didn’t enter Albania right away. The second source revealed details provided by the Secretary of the Albanian Representative in Washington, Constantine A. Chekrezi, “In July 1920, Bishop Noli together with two Albanian priests left for their homeland with an Albanian passport issued gratis to him by Chekrezi.” (3) The writer of the article who was then Mr. Chekrezi’s secretary recalls with pleasure the moment when granting the passport to Bishop Noli. That was the first gratis passport ever granted to an Albanian citizen from America. “When the Bishop arrived in Italy, the winds from Tirana were chilly, and his permit to enter his adopted country was delayed. Tirana authorities feared this Democratic Messiah from America and sought some pretext to bar him from Albania. Ahmet Zogu, then the virtual ruler of the country, always was “constructively resourceful” and suggested to his colleagues that they delay the Bishop’s arrival in Tirana by sending him as Albania’s delegate to the League of Nations. Zogu as well as many other leaders believed that the League at the time would fail to admit Albania. If Bishop did not succeed his return to Albania would be anti-climax.” (4) It is note worthy that Albania’s authorities of the time were engaged in a “double-play” since they had tasked Noli to chair the delegation at the event on their behalf while secretly wishing for his failure. “Fan Noli was sent by the Albanian government as the Head of a delegation to apply for the admission of Albania to the League of Nations. He was chosen for this diplomatic mission especially because he spoke fluently both French and English which were the two official languages of the League of Nations.” (5)

On paper the date December 17, 1920 marks the day Albania joined the League of Nations, as one record states ‘in name if not in fact.’ What is the meaning of it? Can you clarify it?

Broadly considered the first international diplomatic attempt of Fan Noli to representing Albania to the League of Nations, to his credit, was successful. Albania was unanimously admitted membership in the League of Nations on December 17, 1920. The segment of “in name if not in fact” is mentioned by a delegate in Noli’s team who wrote the following clarification: ” Last week I concluded with Bishop’s Fan S. Noli’s the arrangements of the return to Tirana following his successful mission of Albania’s membership to the League of Nations in December 1920, in name if not in fact. I say in name because its neighbors, Greece and Yugoslavia were more amused than impressed by his achievement. While pursuing their aggressive claims against the small country, the League discussed the problem, but siting on its hands.” (6) Further into my research, I came across sources that reveal two people who opposed the claims of Greek and Yugoslav representative during the first discussion of Albania’s membership to the League of Nations. There were two delegates, one from South Africa and one from India who aligned their remarks with Bishop’s first presentation. “This triumph was largely due to the vigorous campaign of Lord Robert Cecil, delegate of South Africa who organized the movement to have Albania admitted to the League, and practically compelled all the opposing delegates either to vote in favor of the admission of Albania or to abstain from voting. The second was Muhammed Ali, delegate of India who made the following remark: “Albania deserves to be a member of the League of Nations because it is the only country in the world where Moslems, Roman Catholics, and Eastern Orthodox Christians cooperate fraternally in spite of their religious differences.” (7)

The membership of Albania to the League of Nations in 1920 was an important first step for the nation. What followed it and how did it shape the next chapter of Albanian’s history?

Absolutely, the first step was crucial. And, it was definitely the foundation of the de facto membership which occurred one year later. On the other hand, as Robbert Clegg Austin, a Canadian well known scholar, in his PhD research on the topic stressed, “The admission of Albania to the League of Nations in 1920 was of vital importance for many reasons: It reaffirmed the Independence of Albania and invalidated the Secret Treaty of London. Moreover it solved the problem of the Albanian frontiers.” (8) I would say that because of Noli’s success, the next step picked things up where they were when this question was considered a delayed issue due to the First World War declension. Here is what the membership of Albania to the League of Nations had directed to fit the next session of 1921: The issue of Albania frontiers. “In 1913 an international commission composed of representatives of the then six Great Powers of Europe was sent to Albania to delimit on the spot her frontiers, which had been previously delimited on the map by the Congress of Ambassadors in London. This commission finished its task in the South, and demarcated the boundary on the spot from the Ionian Sea to the Lake of Ochrida. It set the border lines between Albania and Greece. But the work of the commission was interrupted by the First World War. Since the delegates represented states which had declared war against each other, any cooperation between their representatives was out of the question. That left the eastern and northern boundaries which separated Albania from Yugoslavia undefined. The Yugoslavs took advantage of the situation and moved into Northeastern Albania as if it were their own territory. Their excuse was that they were violating no frontiers because there were not any frontiers. One year after the admission of Albania to the League of Nations, an international commission went to Albania and on the spot fixed the frontier separating Albania from Yugoslavia in 1921.” (9)

 

Based on your research, what were Fan S. Noli’s expectations as the head of the delegation that was heading to Geneva and how was he received there?

The bibliographical data of Fan S. Noli’ s file on the League of Nations 1920-24 provide reference to his clergy advancing career, as a man of leadership who had often put om the diplomatic hat when traveling to the old continent for the purpose of defending the Albanian independence and integrity. Right after the Conference of Versailles being shaken but not stirred by the European stand on Albania, Bishop Noli couldn’t have found a more propitious time to get involved with the League of Nations plan. His years of activism and leadership with results to reach the American strong voice and support of President Wilson in context, brought him to that moment. He knew how masterfully at the right time linking two so extreme momentum on Albania’s sovereignty question respectively viewed and supported by the European and American representatives in the Conference of Versailles. Noli headed to Geneva with the all context in mind, as an internal counterbalance and expectations. He would have categorized them already in two opponent variables of the equation for the Entrance of Albania. On one side, the pro Greek and Yugoslav negative variables originated from from the Europe Powers against the Albanian cause and on the other side, solid positive variables that came up from the World Representative supporters to Albania’s admission, such as the U.S., South Africa and India. As things happened, the latter played strongly in favor of Noli’s consistent and coherent attempt to keep believing and fighting for the cause. “Noli possessed an extraordinary faith in the organization and its promise of a new world order. Acceptance into the League, Noli believed, would provide not only a source of such needed financial aid, but promise of international action to defend the integrity of states appealed to Albanians who felt under constant threat from their neighbors.” (10) As things turned out, the second part of his expectations bore results right away after the world’s leaders ‘ positive reactions to Noli’s introduction. As Robert Austin emphasized in his paper, ” The South African delegate, Lord Robert Cecil disagreed with a French proposal to postpone the decision and argued that” Albania should be admitted because she presented all the conditions of a nation perfectly constituted” And, then “while a decision was in fact postponed, the League finally admitted Albania on 17 December 1920 with 35 ayes and 7 abstentions.” (11)

How did Fan Noli counterbalance the US support with the territorial claims of Albania’s neighbors, Greece and Yugoslavia?

As mentioned above, after the first part of his mission was fulfilled, with Albania’s admission to the League, Noli focused on the League’s new mandate.  “Noli was fully aware of the significance of the American support at the time particularly with regard to the position and policies of US President Woodrow Wilson. It was President Wilson who at the Versailles Peace Conference denounced the Treaty of London as inconsistent with the principle of self- determination.”(12) The non European representatives of South Africa and India, followed by others in the League had highly considered these records, while evaluating Fan Noli’s mastery of argumentation on behalf of Vatra’s many years work in America for the Albanian cause. Noli’s acute awareness of the annexation agenda of Greece and Yugoslavia toward the Albanian’s southern and northern borders was crucial in campaigning for Albania’s rights. Picking up what I mentioned in the beginning of our conversation, based on my own research, no one like Fan Noli who was born and raised between Mediterranean crusaded religions, cultures and mindsets, traveling to find work and education from the European Turkey colony of Albanian immigrants through Greece and Egypt’s intellectual connections, would have better decipher the complexity of Balkans geopolitics toward Albania’s independence. Through writings and diplomatic efforts, Noli revealed that the agenda of the Greeks and Yugoslavs to claim Albania’s territories did not bother the European powers. His only hope to solve the problem was directed to the World leaders support in the League. “Given the potential threat to Albanian sovereignty from neighboring States,” Noli wrote, that was in the first place “the main reason he attached great significance to the membership in the League of Nations.” (13) That would have been the next chapter of his diplomatic mission to Geneva one year later after Albania’s admission.

What do the documents reveal about Noli’s trip to the Geneva meeting and to Albania?

This is very interesting. The question of Fan Noli’s entrance to Albania had been hesitant and ambiguous from the part of Albania’s new born government at the time. On this question there are a few disputing sources to discuss. The first was recorded by Professor Nasho Jorgaqi in the autobiographical book of Fan Noli, which was weighted as a solid one by Robert Austin in
his PhD paper. “However, it probably had more to do with the fact that some patriots, especially Sotir Peci who had worked with Noli in the US., distrusted the all-too- progressive bishop and were eager to keep him out of Albania for as long as possible.” (14). Also admitting here the above mentioned records from the former secretary of Albania in Washington Constantine Chekrezi, (15) that may speak volumes of the interference by Zog and his ploy to use Geneva as an excuse in order to delay and ultimately to discredit Noli prior to his visit to Albania.

The records show that the Pan-Albanian Federation of America Vatra financially supported the mission and sponsored the delegation led by Noli. What are your findings on this topic?

According to the 50th anniversary book and the Dielli’s serial articles on the topic, all exclusive financial support to Fan Noli’s delegation trip and stay in Europe, including all the Albanian trips after the Geneva mission had been consistently and efficiently provided by Vatra’s organization campaigns in the U.S. Another interesting finding here that supports the role of Fan Noli’s personality and leadership regarding the financial management of the Geneva mission comes from one vivid testimony of one of the Noli’s delegation secretaries. “His eminence also is a pillar of integrity. Upon his return to Tirana from his first mission to the League of Nations in 1920, he immediately went to the proper authorities to give a full financial account of his expenditures. The official to whom he spoke looked at him in astonishment.”(16)

In 1920 through 1922, a decade after the declaration of Independence, Albania had no status as a state, which is evidenced in various writings. You have provided two authors J. Swire and Fischer who give similar accounts on the topic that “Albania only existed as a name”. Does that speak even more to the highly critical nature of Noli’s mission?

Yes, Noli’s appreciation of the situation for the country cannot be overstated. He attached great importance to Albania’s joining the League because he and the Vatra community recognized what was at stake namely Albania’s independence, its borders and very existence.
However, more research data is needed to accurately define the pros and cons of the highly critical nature of Noli’s first mission to Geneva, which we commemorate as an important date marking the 100th year of Albania’s joining the League of Nations. And that was and certainly is not something that neither skeptics nor new millennia of Albanians in Albania and in diaspora should take for granted.

We the hope that we shall come back to this topic and more, I thank you for your time and dedication.

Of course! My pleasure! A happy anniversary to all!

 

References and Notes

1- Dielli, December 2015, Neka Doko, “Fan S. Noli: The Unmatched Multilingual and Cross-cultural Communicator- Part I”
2- The Fiftieth Anniversary Book of the Albanian Orthodox Church in America 1908-1958, Boston, 1960, p.117
3- Metropolitan Fan S Noli: A Seer and a Poet 1882- 1965, In Dielli, April 25- May 16, 1962, (In Dielli, May 9, 1962)
4- Idem
5- The 50th Anniversary Book, p.117-8
6- MAKERS MODERN ALBANIA: Dielli, May 9, 1962
7- The 50th Anniversary book, p.118
8- Robert Clegg Austin 1998, Thesis of PhD, Department of History, University of Toronto, Canada, p. 40- 42
9- Idem, p. 40
10-Idem, p.41
11- Idem p. 42
12- The 50th anniversary book, p. 118
13- Dielli, January 2016, N. Doko, “Fan S. Noli: The Unmatched Multilingual and Cross-cultural Communicator- Part II”
14- R C Austin 1998, Thesis of PhD, Department of History, University of Toronto, Canada, p. 42-43
15- In Dielli May 9, 1962
16- Idem

Notes:
1- The Fan Noli photo in the League of Nations, Geneva, in 1920 in Studenti, Published Quarterly, September 1921, p. 15

 

 

Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” nderoi 13-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me konferencë shkencore online – Nga Keze Kozeta Zylo

 

 Përshëndetën dhe uruan në këtë konferencë shkencore Ambasadori Frymëzim Isufaj, Konsull i Përgjithshëm i Kosovës, Ambasadori William Walker, ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, i pari diplomat qe tronditi boten per masakrën ne Reçak.

 

Në një ditë fort të shndritshme me diell në New York, ku rrezet e tij të lëbyrnin sytë nga xhamat që zbardhnin nga bora e bardhë e pashkrirë, anëtarët e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. festuan 13-të Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Online.

Ndonëse bota është e izoluar nga pandemia, Covid 19, Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” është për t’u admiruar që nuk e ka lenë aktivitetin e saj të vyer duke e realizuar nëpërmjet kësaj platforme.  Ishte një konferencë shkencore me kumtesa të një niveli të lartë ku referuesit nëpërmjet temave të ndryshme sollën Kosovën, luftën e saj heroike dhe përpjekjet e shumta derisa arriti ditën e Pavarësisë.  Shoqata “Skënderbej” me kryetar z.Mark Qehaja i cili nuk ka rreshtur kurrë së punuari  me vizionin e tij,  të n/kryetarit z.Imer Lacaj, sekretare znj.Alketa Ktona Veshi dhe anëtarët e kryesisë si: Arta Xhaferri, Faton Zogiani, Nikollë Nilaj dhe Glen Nutaj kanë punuar fort për të realizuar programin e kësaj shoqate që në themelimin e saj.  Këta shqiptarë që punojnë dhe promovojnë historinë dhe kulturën kombëtare si psh në 13 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës të kujtojnë vargjet nga poeti i shquar Ali Podrimja se: Kosova është gjaku im që nuk falet.

 

Konferencë shkencore për 13-të Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

 

Autorja e shkrimit njëherazi dhe moderatore e konferencës shkencore ftoi pjesëmarrësit të shihnin në ekran nëpërmjet një vidioje të shkurtër Deklaratën e Nënshkrimit të Pavarësisë së Kosovës në Parlament ku president i zgjedhur ishte Prof.Dr.Fatmir Sejdiu.

Fjala e hapjes së konferencës shkencore u bë nga kryetari i shoqatës z.Mark Qehaja i cili ndërmjet të tjerash tha:

I lumtur që këtë urim për Kosovën e bëjmë sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikes, shtet i cili iu gjend përkrah Shqipërisë në kohët më të vështira të ekzistencës së saj.  Qysh prej vitit 1919-të1920-të që presidenti Amerikan Woodrow Wilson do merrte vendimin për moslejimin e coptimit të Shqipërisë e deri në ditët e sotme përkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë ekzistenciale për Kombin tonë.  Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt 2008, përbën ngjarjen më të madhe historike dhe realizimin e ëndrrës shekullore të Shqiptarëve.  Pavarësia e Kosovës është vepër e arkitektit të saj Dr.Ibrahim Rugova .  Në themelet e Pavarësisë së Kosovës është gjaku dhe sakrificat e mijërave luftëtarëve të lirisë dhe e Komandantit të saj legjendar Adem Jashari. UÇK-ja e Kosovës u angazhua në luftë për të çliruar popullin e tyre nga regjimi criminal serb, duke shënuar keshtu nje nga faqet me te ndritura të historiës së kombit tonë.

Presidenti Amerikan Bill Clinton urdhëroi ndërhyrjen ushtarake të forcave të NATO-s. Ambasadori i OSBE-së në Kosovë z.William Walker do të deklaronte nga vendi i ngjarjes në Reçak se nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit.

Mirënjohje për jetë z.William Waker!  Në këto 13 vite Kosova është shndërruar në një faktor paqeje e stabiliteti në rajonin e Ballkanit si një Shtet i pavarur demokratik. Ajo ecën e sigurtë drejt anëtarësimit në NATO e në Bashkimin Europian.

Kosova kremton 13 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë pa drejtuesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po përballen në tribunalin e Hagës dhe siç e kanë deklaruar vetë, ata po paguajnë çmimin e Lirisë

 

Nga përshëndetja e Ambasadorit Frymëzim Isufaj, Konsull i Përgjithshëm i Kosovës

 

Në fjalën e tij të vyer për festimin e 13-të Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ambasadori Isufaj falendëroi kryetarin e shoqatës z.Qehaja si dhe të gjithë organizatorët.  Ambassador Isufaj i falënderoi për këtë aktivitet të rëndësishëm. Sot ku ne po takohemi për 13 vjetorin e lindjes së shtetit të Kosovës njëherazi ne po kujtojmë dhe nderojmë të gjitha ata që dhanë gjakun për lindjen e shtetit dhe Pavarësinë e Kosovës.  Ne shënojmë një ditë historike mbi ngritjen e shtetit 13 vjet më parë, mbi ëndrrën e qytetarëve për të formuar shtetin e Kosovës.  Nuk ka qenë e lehtë për popullin tonë, por ja dolëm. Sot ne kujtojmë sfidat si dhe pohojmë se lufta dhe sakrifiat për Liri ka qenë plotësisht e drejtë.  UÇk-ja dhe populli u vu në shërbim të Lirisë pa dallime feje, ideje, ata u ngritën si shqiptarë për të mbrojtur trojet e veta.

Ne sot shënojmë lindjen e shtetit tonë që hapi rrugët  e perspektivës për popullin e vet.

Një rol shumë të rëndësishëm në Pavarësisnë e Kosovës ka Amerika dhe Diaspora e cila ishte zëri më i fuqishëm në lidhje me aleatët e Kosovës. Amerika mbetet mike e përhershme e Kombit shqiptar.  Ajo është përballur me sfida të mëdhaja, por me ndihmën e Diasporës ka arritur suksese.  Ne jemi shumë krenar me arritjet e shumë personaliteteve të Kosovës në botë si në art, kulturë, shkencë, sport të cilët i nderojmë gjithmonë.

Republika e Kosovës është e njohur ndërkombëtarisht nga 117 vende të botës.

Shteti i Kosovës ka synim për t’u ndërkombëtarizuar më shumë nga shtete të tjera dhe me synim për t’u anëtarësuar në NATO dhe në Bashkimin Europian.

Ne vetëm së bashku mund të ecim dhe të kemi sukses. Rroftë Pavarësia e Kosovës!

 

Nga përshëndetja e Ambasadorit William Walker

 

Me shumë interes u dëgjua fjala e Ambasadorit Walker, ku moderatorja lexoi në Anglisht disa fragmente rreth aktivitetit të tij të jashtëzakonshëm si ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, i pari diplomat qe tronditi botën për masakrën në Reçak.

Ambassador Walker e filloi fjalën e tij duke përshëndetur në shqip si Mirëdita!  Sot në këtë ditë të 13-të të Pavarësisë së Kosovës dua të kujtoj ditën e nënshkrimit të deklaratës së Pavarësisë së Kosovës ku unë ishja i ftuar në atë ditë shumë të rëndësishme.  Ishte emocionante kur të gjithë nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë.  Pas këtij akti madhor unë shkova në shumë vende, qytete dhe fshatra dhe pashë shumë njerëz, mijëra, njëqind mijë që gëzonin për Pavarësinë e Kosovës.  Sot ne jemi 13 vjet më vonë nuk e di në se e keni konceptin amerikan që kemi ne dhe ju nëKosovë, por ne 13 vjecarit i themi adoleshent, dmth ju tani nuk jeni as fëmijë as të rritur, por jeni më shumë se adoleshent.  Ju tani do të harroni shume gabime, do të mësoni prej gabimeve dhe do të veproni si të rritur.

Unë ju këshilloj se Kosova ka nevojë për unitet, ndaj duhet të jeni së bashku.  Është shumë e rëndësishme të jeni bashkë dhe t’i tregoni botës se ju tani jeni një shtet i rritur.  Kosova ka nevojë për udhëheqës të rinj, të edukuar me frymë progresiste dhe të sjellë sa më shumë në qeverisje njerëz me vizion. Heronjtë i vlerësoj shumë, kanë dhënë gjakun për Kosovën, por jo gjithmonë e gjithmonë të njejtit njerëz në udhëheqje.  Tani ju jeni rritur jeni bërë 13 vjeç, e dini se cila është rruga juaj më e ndershme dhe më e frytshmja.  Ju dini se cilët janë miqtë tuaj politikanë në botë për t’i dëgjuar, por njëkohësisht ju keni plot mësime nga përvoja juaj në këto 13 vjet.

Unë këshilloj shqiptarët e Malit të Zi, të Maqedonisë, të Çamërisë, dhe në të gjitha trevat ku ka shqiptarë të dëgjojnë liderët brenda trojeve të tyre, por dhe diasporën, ku ka njerëz shumë të përkushtuar dhe të edukuar për Kombin. Unë shpresoj për liderët e rinj të zgjedhur se ata do të dëgjojnë më shumë diasporën ngase është shumë e rëndësishme për zigjidhen e çështjes kombëtare .

Si shtet 13 vjeçar ju mësuat nga gabimet dhe jam opitimist që ju do të bëni më të mirën. Unë jam krenar çfarë ju keni bërë dhe do të jemi po aq krenar me liderët e rinj për të zbatuar atë çfarë u shkruajt në deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Pas pandemisë botërore unë do të shkoj përsëri në Kosovë dhe të takohem me miqtë e shumtë që kam atje.  Ju faleminderit dhe Gëzuar 13 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës!

Z.Imer Lacaj n/kryetar i shoqatës e falënderoi për kontributine tij në shërbim të Kombit

 

Kumtesa nga referues të tjerë

 

Kozeta Zylo mbajti kumtesën: “Adem Jashari Burri që lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë Flamur i Lirisë”

Ajo tha se: “Heroizmi i kësaj familje kombëtare do të dëgjohet dhe tregohet brez pas brezi, sidomos në Ditën e Shenjtë të Flamurit, ngase Adem Jashari ishte burri që lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë Flamuri i Lirisë”.

Prof. Rrustem Berisha Pejë mbajti kumtesën me temë:  “Genocidi serb në Kosovë qysh prej shekullit të 18-të”

Ndërmjet të tjerash ai tha se Historia jonë ka një identitet të veçantë dhe kemi përjetuar genocide  më shumë se nga kombet e tjera të vjetra dhe të lashta.  Në historinë e njerëzimit ne jemi popull që të tjerët kanë pasur programet shfarosëse nga politikat armiqësore si psh serbët.  Ne mund të mos jemi shumë të kënaqur, por ne duhet të jemi krenar me arritjet tona në këtë ditë të Pavarësisë së Kosovës.  Mërgata shqiptare kudo që është sidomos në Amerikë ka meritë të jashtëzakonshme me rastin e shpalljes së Pavarësisë.  Në historinë e ballkanit kemi fakte të padiskutueshme se jemi popull që kemi paguar një çmim të veçantë dhe të egër.  Ne kurrë nuk kemi qenë pushtues, ne jemi popull autokton dhe sipas një studjuesi serioz ai thotë se nuk ka asnjë dëshmi shkencore që kemi ardhur apo kemi lëvizur nga trojet. Në perandorinë osmane jemi kombi që kemi paguar çmimn më të lartë të pushtimit.  21 km katror janë të pushtuara nga Serbia fatkeqesisht kjo shumë rrallë përmendet.  Jemi ende te trojet te pushtuara nga Maqedonia, Greqia dhe Mal i zi.  Në se vleresohet e drejta historike ne duhet të shkojmë drejt bashkimit kombëtar.

Blerim Gjocaj ushtar i UÇK-së mbajti kumtesën: Liria ka emër: UÇK

Qu kur Kosova u nda me force nga padrejtësia ndërkombëtare, ne kurë s’u pajtuam të jemi nën diktatin jugosllav, nën shtetin e tij.   Populli ynë përherë ishte i përndjekur nga diktaturat sllave, duke vrarë djemtë më të mirë që kishim, burgosur e torturuar…

I tillë ishte veprimtari ynë i madh Adem Demaçi,  kur polici serb shkon tek vendi i tij i punës dhe e pyet: A jeni ju Adem Demaçi? – Po i përgjigjet, unë vetë jam. Polici serb i thotë më duhet t’ju arrestoj në “emër të popullit”. Në emër të cilit popull i përgjigjet baca Adem?

Jeta bëhej dhe më e veshtirë, ishte shtuar represioni policor e ushtarak për të na zhbërë nga faqja e dheut…  UÇK –ja nuk donte Luftën, UÇK-ja donte Lirinë, dhe lufta u imponua në emër të Lirisë, pra Liria ka emër- UÇK.

Une kujtoj ditët si nxënës kur shkoja në shkollë për të ndjekur mësimet, ne përfundonim të shtrirë në dyshemetë e shkollave, sepse Serbia i helmonte ata në orët e hershme të mëngjesit dhe ne nuk dinim dhe si rrjedhojë përfundonin nëpër spitale. Po ashtu shumë herë objekti i shkollës rrethohej me makineri luftarake dhe nuk na lejonin fare as të futeshim brenda ndërtesave shkollore, vrisnin mësimdhënësit tanë siç ishte rasti i Halit Gecit ku masakrohet aq barbarisht sa i nxjerrin sytë nga balli dhe nuk kishte më durim nga kjo ndodhi, dhe si rrjedhoë për t’i dhënë shpresë popullit se ne jemi këtu për t’u mbtojtur, nuk ju lemë në duar të këtyre kriminelëve fashist serb, doli publikisht UÇK-ja pa maska për ta frymëzuar popullin se po luftohet për Liri dhe Pamvarësi…

Regjimi kriminal e barbar po shtohej dita ditës dhunshëm dhe UCK-ja filloi të shtrihej çdo cep të Kosovës kundër shtetit fashist totalitar e kriminel.

Sot pas gjithë asaj lufte mundohen t;i ngatërrojnë kriminelët me Çlirimtarët…

Krimi është krim, por jo Liria dhe lufta për Liri…

Liria ka emër : UÇK…

Dr. Manjola Duli:  mbajti kumtesën: “Roli i Unmikut në Kosovë, detyrat dhe misioni i tij!

Ajo tha se roli i UNMIKUT ishte – misioni i përkohshëm administrativ i Kombeve të Bashkuara  në  Kosovë, qershor 1999-15 qershor 2008, dhe mbështetej  në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit e draftuar nga G-8 e cila paraqiste një rast specific  të ndërhyrjes nga jashtë. Kjo pasi institucionet e zgjedhura në mënyrë demokratike nuk gëzonin sovranitet.

Në këtë rezoluë përfshihej zbarkimi në Kosovë i një prezence civile dhe ushtarake nën mandatin e OKB-së

Në këtë ditë përshëndeti avokati James Mandel i cili përgatiti dokumentacionin e shoqatës për Departamentin e Shtetit të New York-ut i ku e njohu ligjërisht.

Kumtesë u mbajt nga Z.Sab Gashi Washington D.C. nën titullin: “Roli i Diasporës në Pavarësinë e Kosovës”

Sabedin Gashi është nënkryetari i Shoqatës “Shqiponja e Lirë” ndërmjet të tjerash uroi

13 vjetorin e Pavarësisë së shtetit te dytë shqiptar, Dardani. Ai falënderoi mërgatën

në SHBA që kontriboi në kauzën që nga fillim i shekullit 19-të. E filloi me Fan Nolin nga viti 1904 dhe me themelimin e Vatrës.

Kontribut kanë dhënë Parashqevi Qirjazi diplomate e edukuar ne USA, Faik Konica,

Arberëshi Jozef DioGuardi, Ambasadori William Walker, duke mos anash kaluar

Presidentin Joe Biden njohës i mirë dhe kontribues në kauzen shqiptare.  Bashkëpunimi me lobin shqiptar ka qenë me shumë kongresistë, senatorë dhe politikanë të shumtë.

Z.Faton Zogiani mbajti kumetesën: “Marrëdhëniet diplomatike midis Izraelit dhe Kosovës ogur i mirë për ndërkombëtarizimin e saj”.  Z.Zogiani i vlerësoi si shumë të rëndësishme vendosjen e marrëdhenieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit nga një shtet i fuqishëm në botë siç është Izraeli.  Marrëdhëniet midis dy vendeve do e e ndërkombëtarizojnë dhe më shumë Kosovën në botë.

Programi u mbyll me dy artistët të mirënjohur si Shaban Lajçi dhe Tom Gjergji të cilët intepretuan plot kulturë dhe profesionalizëm pjesë të ndryshme në nderim të Pavarësisë së Kosovës.

Akivititeti u filmua nga TV “Alba Life” me drejtor dhe producent z.Qemal Zylo anëtar nderi i shoqatës dhe nga kameramani z.Elton Xhaferri.

 

21 shkurt, 2021

New York

 

Kjo është hera e parë në historinë 108 vjeçare të VATRES që ndodh nje çështje e tillë gjyqesore brenda VATRES

 

Federata Pan-Shqiptare e Amerikes VATRA

PO Box 622504, Bronx New York 10462

WELCOME- MIRESEVINI

“Sipas Gjykatës Federale te Distriktit të New York çështje numër Court Case SDNY 21-875 –( Pan-Albanian Federation of America v. Pan Albanian Federation of DC ) të ashtuquajturit Federata Pan Shqiptare e Amerikes VATRA ka hedhur në gjyq Federeatën Pan Shqiptare VATRA Dega Washington DC që është ne sherbim te VATRES prej 10 vitesh.

Ne këtë çështje gjyqësore janë përfshirë emrat e Kryetarit të Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA Z. Ahmet Xhafo i dalë nga kuvendi i VATRES me 31 Tetor 2020 i cili i ka sherbyer VATRES dhe vazhdon i sherben për më shumë se 5 dekada, ish kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA Dr. Gjon Buçaj që i ka shërbyer dhe i shërben VATRES për shumë se 50 vjet, Kryetari i Degës së VATRES Washington DC që i shërben VATRES per gati 2 dekada, si dhe Dr. Nexhat Kaliçi, kryetar i degës së Newburgh, dhe drejtuesi i Fondacionit te VATRA Inc qe i shërben VATRES per 30 vjet. E gjithë puna qe e Degës së VATRES Washington DC dhe e gjithe VATRANEVE të përmendur në këtë cështje gjyqësore është vullnetare dhe pa pagesë.

Kjo është hera e parë në historinë 108 vjeçare të VATRES që ndodh nje çështje e tillë gjyqesore brenda VATRES.

Këshilli Drejtues i VATRES vendosi unanimisht më 20 shkurt 2021 që t’i kundërshtojë akuzat e pabaza duke ndjekur rrugët ligjore që sa më shpejt të dalë në pah e vërteta nëpërmjet ligji.

 

DEKLARATA E FEDERATËS PANSHQIPTARE VATRA PËR ZGJEDHJET NË KOSOVË

Federata Pan-Shqiptare e Amerikes VATRA PO Box 622504, Bronx New York 10462 https://federatapanshqiptarevatra.com

 

Të nderuar Zoti Albin Kurti dhe Zonja Vjosa Osmani Presidente në Detyrë e Kosovës.

Në emër të Federatës Pan Shqiptare të Amerikës, Vatra, dhe në emrin tim përsonal ju përgëzoj ju dhe Partinë Lëvizja Për Vetëndosje në fitoren e zgjedhjeve parlamentare të Kosovës.

Zgjedhjet e 14 Shkurtit treguan qartë se sistemi institucional demokratik në Kosovë po ecën në rrugën e duhur drejt një demokracie të konsoliduar perëndimore.

Fitorja bindëse e Partisë Lëvizja Për Vetëvendosje në këto zgjedhje parlamentare tregon qartë se populli i Kosovës ju ka besuar të drejtoni vendin drejt luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të shtetit ligjor, për konsolidimin e institucioneve demokratike, për zhvillimin ekonomik dhe përmirsimin e kushtevet jetsore për të gjithë shtetasit e Kosovës, duke synuar pranimin e Kosovës si anëtare me të drejta të plota në NATO, në Bashkimin Europian dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, kushte këto të domosdoshme për stabilitetin në Ballkan.

Në emrin tim personal dhe në emër të organizatës më të vjetër në botës shqiptare VATRA, ju uroj suksese në detyrën që ju ka ngarkuar siovrani me shpresë për të ardhmen e Kosovës.

16 Shkurt 2021

New York

Ahmet Xhafo

KRYETAR Federata Pan Shqiptare e Amerikës VATRA

Librat skandaloze ,,shkencore,, nga bulevardi në Shkup duhen të digjën para opinionit të Evropës dhe botës! – Nga Skënder Karaçica

Shqiptarët dhe qytetërimi

Qysh nga vitet 1945,qarqet e caktuara politike dhe ato,,shkencore,,përmes shkollës së Beogradit,të Moskës dhe të Athinës,nuk kanë pushuar së punuari në fushën e botimeve,,historike,shkencore,gjuhësore dhe kulturore,,(sic!)kundër  popullit shqiptarë në hapësirën e vet etnike në Maqedoninë e Veriut.

Këta skenarë të njohur për opinionin e gjerë shqiptarë,tashti u ka ardhur fundi dhe,një herë e mirë duhen ndalur dhe,tash e tutje ka ardhur koha që populli shqiptarë mos të heshtë dhe mos të lejojë të përbaltin historinë,gjeografinë dhe artin e bukur të muzikës shqiptare ,që bota e artit e ka futur në kapërtinat e qindra botimeve shkencore nëpër Evropë dhe botë.

Qytetërimi i popullit shqiptar tashti është bërë pjesë e historisë dhe participimit me vlerat e popujve të lirë të Evropës,aty ku e kemi hisën tonë kombëtare.Pse po lejohen qarqet e caktuara ,,akademike dhe shkencore,,(sic!)në Shkup të shembin  vlerat nga lashtësia e deri në ditët tona të popullit shqiptar?Pse askush deri me tash nga korpusi i partive politike(koalicioni)nuk dalin të thonë të paktën një fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare përmes Kushtetutës dhe të konventave të Evropës për liritë dhe të drejtat njerëzore për këtë pjesë të Ballkanit?

Cilat janë të drejat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut?Pse shqipatrët nuk janë shtetndërtues,por sipas Kushtetutës ata janë pjesë e pakicës kombëtare?Pse gjuha shqipe nuk është zyrtare?

Temat aktuale për pozitën kushtetuese të shqiptarëve tash sa kohë kanë mbetur në margjinat e kohës.Korpusi politik (shqiptar)posa të hyjë brenda institucioneve shtetërore përmes (koalicionit)i fut veshët në lesh dhe e kryen detyrën:Ashtu siç thotë shteti i Maqedonisë së Veriut…(sic!).

Dhe,çile gurë gojën…!

Për skandalët politike dhe ,,shkencore,,me rastin e botimit të teksteve mësimore në Shkup,kur e kur,denigrohet çështja e popullit  shqiptarë sikursa kjo me gjeografinë për klasën e II të gjimnazit dhe fyerjet e skajshme dhe të paparë kundër shqiptarëve,i bëjmë thirrje tërë shqiptarëve dhe institucioneve të tyre arsimore,shkencore,
akademike,universitare,shkollore,prindërit dhe diaspora,që botimet e këtij lloji të digjën publikisht para opnionit të gjerë të Evropës dhe botës,duke çuar porosinë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare   në hapësirën  etnike në Maqedoninë e Veriut!

Të digjën botimet skandaloze dhe antishqiptare të botuara në Shkup!

Çikago,shkurt të motit 2021


Send this to a friend