VOAL

VOAL

Atlasi gjeografik i vitit 1961: Kufiri i Kosovës është në Çakorr (Hartat)

June 14, 2016
1 Comments
  • author avatar
    Anonymous 9 years ago Reply

    po qakorri eshte kon duhet te mbetet ate edhe baballart ton e kan njoft nakan tregu .po simundet nje ishkollum ta pshtyn vet e te kthehet e ta LIPIN.

Komentet

“E treta e vërteta”- Studentët vulosin me shkrim Ministrinë e Arsimit: Jemi kundër sistemit! Dorëheqje, poshtë qeveria

Studentët kanë mbushur rrugën para Ministrisë së Arsimit ashtu siç kishin paralajmëruar edhe më parë për protestën e tyre.

 

Studentët bëjnë thirrje për kusht dhe një të ardhme më të mirë në vendin e tyre, pa Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Sakaq, ata kanë goditur godinën me vezë dhe bojë.

Në muret e godinës kanë shkruar se kjo është protesta “e 3 e vërteta”. Gjithashtu kanë shkruaur në mure edhe “dorëheqje”, “Ministria e turpit”m Panorama

Përshkallëzohet protesta- Studentët shkulin kangjellat dhe pllakat e trotuareve, godasin me gurë xhamat e Ministrisë së Arsimit

Situata përpara Ministrisë së Arsimit ka përshkallëzuar sërish në përplasje të dhunshme fizike mes efektivëve të policisë dhe protestuesve.

Pas përdorimit të autobotit të ujit me presion për të larguar turmën nga perimetri i godinës, forcat e rendit kanë ndërhyrë me vendosmëri në terren duke nisur shoqërimet e para.

Gjatë kësaj faze janë regjistruar përplasje të forta, teksa efektivët e policisë kanë neutralizuar dhe marrë me forcë disa nga protestuesit më aktivë për t’i shoqëruar drejt komisariateve të kryeqytetit.gsh

UGSHPD: RILINDJA CITY (Rama dhe akademia e futbollit Dyrrah City)

 
 
 
 
Pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë 85 ndaj 34 të Reformës Administrative Territoriale mëngjesin e së Premtes 9 Tetor, 2026 Rilindja Socialiste e thelloi edhe më shumë diferencën në kryesimin e tabelës ndaj kundërshtarëve të saj. 
Të Hënën sikur të vërtetohej ajo se ‘çudia zgjat vetëm tre ditë’, GPS ka depozituar sipas ATSH: –“kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Fazën e Dytë të Reformës Administrativo-Territoriale, i cili do të ketë një mandat 9-mujor.“
Kaq shpejtë?!
E papritur?!
Vetëm përpara….?!
Nuk është as ironi as edhe mosbesim ndaj asaj që shohim. 
Qeveria dhe propaganda kanë një sinkronizim perfekt. 
Jo për t’u pasur zili, por për t’u demaskuar e nxjerrë në dritë se me çfarë rritmi dhe pangopshmërie kjo forcë politike po punon në interes të përfitimit prej korrupsionit. 
Ajo që u mor vesh mëngjesin e së Premtes nuk ishte thjeshtë një “humbje”, por vërtetimi i asaj pjese që i është lënë pa përgjigje Ramës në mesin e Janarit të 2026, kur megjithëse përmbytjet kishin zbuluar pasigurinë dhe shembjet nga korrupsioni në mbarë vendin, vërtetimi i asaj që korrupsionit nuk mund t’i lihet terren pasi paralajmërimi ishte bërë, ai deklaroi se:-“Reforma zgjedhore dhe ajo territoriale do te bëhen, me ose pa opozitën“. 
Pikërisht duke përdorur krizën Rama ja faturoi rreshjeve dëmin ekonomik, formatoi një kabinet të ri dhe u përgatit për pjesëmarrjen e “Bordit të Paqes”, për të manovruar ndërkombëtarisht bashkë me disa takime në Izrael dhe Emiratet e Bashkuara Arabe*, po gjatë atij muaji.

Duke u kthyer tek e fundjava që kulmoi me Air Albania  “Poshtë Komunizmi” (në ndeshjen Partizani-Tirana 1-3),  disa veprimtari sportive rresht kombëtare dhe ndërkombëtare në qendër mes tifozëve shqiptarë parrullat “Rama jepe Dorëheqjen!”, “Arrestoni Ramën”, “R n’Burg, B n’Burg”,  këto lajme janë trajtuar nga disa media ose kanë qarkulluar në rrjetet sociale duke dashur me dhënë gjithnjë atë normalitetin e muajit të katërt të shqetësuar të qeverisë, por asnjëherë në mediat zyrtare dhe ato pranë qeverisë.
 
Fakti që nuk ka përgjigje, tregon se edhe protesta me formën e saj paqësore ende nuk e ka ngacmuar sa duhet nervin e përgjegjësive që duhet të ketë shteti. 
 
Kështu fundjava sportive shqiptare nuk mund të kalonte pa u vënë re në raport me atë evropiane. 
Futbolli kishte kryesisht në vëmendje Premier Ligën Angleze dhe po ashtu kishte ç’ka i afronte më shumë tifozëve dhe arenave në lidhje me dashurinë për lojën e futbollit ndryshe nga sa një skandal financiar që ka plasur atje.
Ky skandal ka ardhur në një pikë krahasimi sa urrejtja ndaj skemave mashtruese nuk vlen me asnjë trofe përpara dashurisë së tifozëve për sportin e futbollit.
Me kulm interesi ishte përballja e Liverpulit me Mançester City (0-3). 
Një katron i kuq për vendasit e ndryshoi rrjedhën e lojës.
Manchester City kryeson me 18 pikë të plota renditjen në 6 ndeshje.
Ndërsa e gjithë analiza dhe kritika e futbollit në Angli është përfshirë që prej 28 Shtatorit, koha kur doli publikisht vendimi i një komisioni të pavarur se Klubi i Manchester City ishte shpallur fajtor për 114 nga 115 akuzat që përfshijnë sezonet nga 2009–2010 deri në 2017–2018. 
Plot 10 kampionate. 
Klubi ishte njoftuar privatisht që në muajin Korrik 2026 për shkeljet ndërsa bërja publike në fund të Shtatorit nuk e kishte kufizuar apelin i cili shpalljen përfundimtare të vendimit ta konsiderojë mes javës së tretë dhe të katërt të muajit Dhjetor të këtij viti.
Për ata që ende nuk e dinë në shifra, shkelja në fjalë gjatë dhjetë sezoneve kap një vlerë prej 900 milion pound (97.4 miliardë lekë ose rreth 10 buxhete vjetore sipas këmbimit të sotëm valutor dhe zotimit të kryeministrit Rama për ta çuar në rekord historik buxhetin e 2027 me kursin ditor të valutës).
 
Dikush mund të pyesë se çfarë lidhje ka qeveria shqiptare me futbollin ose Premier Ligën?
 
Në fakt ka pak fare lidhje dhe më shumë ngjasime në lidhje me filozofinë e parasë dhe të rregullave. Kjo mund të ishte përgjigja e parë për fenomenin.
 
Askujt nuk i kishte shkuar ndërmend se një turizëm (tradicional dhe i varfër në ato fillime për Shqipërinë), por i kërkuar për vlerat e klimës, natyrës dhe ushqimit, mikpritjes veç të tjerave, kur të vinte Rilindja Socialiste në pushtet do të kthehej një turizëm gjithë vjetor që solli jo më 2 milion, por 12 milion (vizitorë). 
Industri…
Përveç thithjes së fondeve orientimi i ndërtimeve, infrastrukturës, energjisë, mjedisit, ndryshimeve të legjislacionit të Zonave të Mbrojtura, ndërtim portesh dhe aeroportesh, e deri tek arenat e stadiumeve do të kishin një reklamë edhe për turizmin që në 2026 arriti 9.4 milion euro ( ku 4.2 milion euro nga një fond emergjence u përdorën për ‘kick off season’ dhe imazhin e Kanye West). Askush nuk e ka harruar zhurmën rreth një koncerti dhe stadiumi bashkë që vuri ndesh largpamësinë e qeverisë që thoshte se:-“Koncerti i Kanye West ishte një marketing global që sjell turizëm dhe ekonomi për Shqipërinë”*, ndryshe nga sa qindra-mijë protestues kishin mbushur sheshet dhe rrugët atë Qershor, kur edhe botërori në kontinentin e Amerikës kishte filluar si festa më e madhe e popujve të botës.
Nuk ka një sport më pranë zemrave dhe më të dashur se futbolli që i bashkon popujt e botës. 
Vetëm kjo e rrëzonte atë kohë mburrjen dhe propagandën e Ramës, i cili si në çdo rast dhe për krizë që krijohet ngre lartë imazhin dhe pas asaj flluske më pas paratë që e frynë atë kanë avulluar. Asgjë rreth koncertit të West nuk dëgjuam më pas. 
Administrata dhe politika filluan pushimet, transparenca u harrua pas topit dhe turizmit bregdetar e malor apo edhe ndërkombëtar sipas “mundësive”. Brenda vendit Rama vazhdonte dhe bluante mënyrat e justifikimeve anti protestë me daljet në samitet ndërkombëtare ku fliste vetëm për turizmin. Ishte një elitar ky i Ramës që synonte ligën e kampioneve. M is e miliona para të shpenzuara për reklamë ku e kërkonte mbështetjen gjatë këtyre bisedave në thelbin e asaj që protestat ishin kundër tij pasi parimisht Rama dhe qeveria e tij kishin vazhdimisht ne vëmendje natyrën, gjallesën, biodiversitetin madje dhe vetë flamingot.  Më se një herë kishte thënë:-“Pyetja nuk është nëse natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojnë. Pyetja është nëse kemi vizionin, dijen dhe vullnetin për t’i bërë ato të bashkëjetojnë”. Një mbushje mëndje vetes me të pa qëna. Pasi vetë ai ishte personi dhe kreu i qeverise që herë thoshte se nuk ka projekt apo më gjeni projektin,… e më sillni projektin… dhe herë të tjera tregonte se Sazan-Zvërneci do të ishin e ardhmja e ekonomisë dhe mirëqenies shqiptare duke i vënë shifra dhe çmime në krah.
Por si lidhen këto?
Së pari është Kriza ajo që i lidh.
Megjithëse shikueshmëria e futbollit anglez nuk ka rënë,  presioni i qytetarëve shqiptarë ndaj qeverisë është shtuar. 
Së dyti Transparenca e çështjeve ligjore.
Në Premier Ligë, vlera e shpenzimit për blerjen e lojtarëve, pagesat e stafit teknik, infrastrukturën e klubit, stadiumin, tifozët, reklamën etj. është e përcaktuar me ligje dhe rregullore rigoroze. 
Shkelësit paralajmërohen, ju jepet e drejta për mbrojtje, por më së shumti gjobiten, ndëshkohen, nxirren nga kategoria për aq sa dëm i kanë shkaktuar lojës së ndershme, garës pa mashtruar dhe traditës së një sporti që është pasuri dhe krenari kombëtare që nga fillestare deri në ditët e sotme.
 
Në qeverinë e rilindësve dhe Kuvendin e Shqipërisë VKM kalohen me një firmë dhe legjislativi me forcë kartoni ta kalon në pak minuta çdo ligj madje edhe buxhetin.
 
Së treti Dashuria dhe Fyerja nga mashtrimi.
 
Në Angli vendi ku lindi futbolli, njerëzit kanë aq dashuri për sportin sa turket dhe skemat financiare përveç reklamave janë kuptuar si fyese dhe vrastare të ndjenjës për futbollin. Pritet një vendim që të mos prishet loja dhe konkurrenca në sport.
Ndërsa në Shqipëri qeveria nuk lë gurë pa lëvizur e shpenzim pa bërë, reklamë dhe imazh pa krijuar në një mënyrë që përmes propagandës e pa qëna* të duket se është aty. (Inceneratori, territori, turizmi,)… për popullin. T’i thotë se do të jeni më mirë duke ju mbledhur e organizuar në një hartë administrative të re. Nesër do t’u thonë se votoni socialistët se ata shkojnë më shpejtë në Evropë. Po të vish deri këtu është si të besosh se je vërtetë në Premier Ligë.
Le të ndalemi vetëm për një çast.
Në vitin 2024 një turne i ekspozimit të kupave të Manchester City erdhi edhe në Shqipëri. 
Ishte kujdestaria dhe largpamësia e kryeministrit.
U projektua Akademia e Futbollit Dyrrah City. U mor hapësira e tokës, u gjetën njerëzit që do ta drejtonin dhe u akorduan 9 milion euro nga fondi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për buxhetin e 2025-ës.
Tani për fonde dhe për disa aktivitete të vakëta jo vetëm që nuk flitet, por sikur të pyesësh se  sa është kuota e regjistrimit, Akademia e Futbollit Dyrrah City quajtur ndryshe (shkolla zyrtare e Manchester City në Shqipëri ), të informon vetëm pasi të kesh plotësuar formularin.
Interesante.
Ideja  dhe qëllimi i parë e ngritjes së kësaj akademie ishte zbulimi i talenteve dhe i sportistëve që do të krijonin brezni ekipesh për të konkuruar në trofe të ndryshëm vendorë e ndërkombëtarë.
Por përsa transparenca dhe veprimtaritë mbulohen dhe zbehen kuptohet qartë se këto nisma bëhen për të vjelur para më parë se sa të ofrojnë zhvillim dhe shërbime. Në se lejohet të vazhdohet kështu gara, dashuria për sportin sikurse edhe demokracia vriten nga skemat e krijuara për përfitime dhe mbretëron korrupsioni.
____________

 

*Inceneratori
12 Tetor, 2026
 
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Banka Botërore: Emigracioni dhe plakja e popullsisë po kufizojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë

Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore me aftësitë e kërkuara nga bizneset vazhdojnë të kufizojnë potencialin e rritjes ekonomike në vend.

Pavarësisht përmirësimeve të dekadës së fundit, tregu i punës po shfaq shenja dobësimi, ndërsa pjesëmarrja e grave dhe të rinjve në punësim mbetet një nga sfidat kryesore për ekonominë.

Në raportin Poverty & Equity Brief (Përmbledhje mbi Varfërinë dhe Barazinë) të publikuar në 9 tetor 2026, Banka Botërore evidenton se përmirësimi i tregut të punës ka qenë një faktor i rëndësishëm në uljen e varfërisë, por treguesit më të fundit sinjalizojnë një ngadalësim.

“Emigracioni i vazhdueshëm, plakja e popullsisë dhe mospërputhja e aftësive me kërkesat e tregut vazhdojnë të kufizojnë ofertën e fuqisë punëtore dhe rritjen e produktivitetit”, thekson raporti.

Në tremujorin e parë të vitit 2026, pjesëmarrja në forcat e punës për grupmoshën 15–64 vjeç zbriti në 76.2%, me rënie prej 0.5 pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë.

Norma e punësimit për popullsinë mbi 15 vjeç ishte 58%, ose 0.3 pikë përqindjeje më e ulët në bazë vjetore, ndërsa papunësia qëndroi në 8.4%. Problemet janë më të theksuara për gratë dhe të rinjtë, të cilët vijojnë të kenë nivele më të ulëta pjesëmarrjeje dhe punësimi krahasuar me burrat në moshën kryesore të punës.

“Shfrytëzimi më i mirë i kapitalit njerëzor të Shqipërisë, veçanërisht përmes rritjes së pjesëmarrjes së grave në tregun e punës dhe mundësive më të mëdha të punësimit për të rinjtë, do të jetë vendimtar për ruajtjen e rritjes ekonomike, përshpejtimin e uljes së varfërisë dhe afrimin me vendet me të ardhura më të larta”, vlerëson Banka Botërore.

Sipas institucionit, vetëm eliminimi i diferencave gjinore në punësim mund të gjenerojë një rritje të vlerësuar prej 12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë në afat të gjatë.

Pavarësisht këtyre sfidave, varfëria në Shqipëri pritet të vijojë rënien gjatë vitit 2026, e mbështetur nga rritja ekonomike dhe përmirësimet e deritanishme në tregun e punës.

Banka Botërore vlerëson se niveli i varfërisë ka zbritur nga 25% në vitin 2024 në 23.1% në vitin 2025, ndërsa parashikohet të arrijë në 21.6% këtë vit.Treguesi bazohet në pragun ndërkombëtar të varfërisë prej 8.30 dollarësh për person në ditë, sipas fuqisë blerëse të vitit 2021, që përdoret për vendet me të ardhura të mesme të larta.

Gjithsesi, institucioni sqaron se këto janë vlerësime statistikore dhe jo matje të drejtpërdrejta, pasi anketa më e fundit e familjeve që përdoret për matjen e varfërisë i përket vitit 2018. Raporti evidenton edhe hendekun e madh të të ardhurave me standardet ndërkombëtare të mirëqenies.

“Shqipëria vazhdon të përballet me një sfidë të konsiderueshme në afrimin e niveleve të të ardhurave”, thekson Banka Botërore.

Treguesi i hendekut të prosperitetit ishte 4.1 në vitin 2018, çka nënkupton se të ardhurat mesatare duhet të rriten pothuajse katërfish për të arritur standardin global të prosperitetit prej 28 dollarësh për person në ditë./ Monitor

Dita e 135-të e protestës kundër Ramës, qytetarët vijojnë qëndresën, kërkohet largimi i qeverisë

Protesta qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama shënon sot ditën e 135-të radhazi. Pas më shumë se katër muajsh tubimesh, qytetarët pritet të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbej” dhe të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të përsërisin kërkesat për largimin e qeverisë.

Protesta e së dielës, në ditën e saj të 134-t, u zhvillua pavarësisht reshjeve të shiut. Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku mbajtën fjalime dhe përcollën mesazhet e tyre kundër qeverisë.

Gjatë tubimit, protestuesit brohoritën thirrje si “Rama jep dorëheqjen”, “Poshtë qeveria” dhe “Shqipëria po bën revolucion”. Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, ata vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit. Në përfundim, pjesëmarrësit deklaruan se do ta vazhdojnë qëndresën edhe në ditët në vijim.

Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së tij mbetet kërkesa kryesore e protestuesve. Gjatë tubimeve të deritanishme, qytetarët kanë kërkuar gjithashtu krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime në sistemin politik.

Sot protesta e 134-të radhazi kundër qeverisë! Qytetarët vijojnë me forcë qëndresën: Rama jep dorëheqjen!

Revoltës qytetare dhe aksionit opozitar kundër kabinetit qeveritar i është shtuar sot një tjetër kapitull rezistence në kryeqytet, me protestuesit që mbajnë fuqimisht kërkesën kryesore për largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama.

Kjo protestë e 134-të vjen pas më shumë se katër muajsh qëndrese të pandërprerë në rrugë, ndërsa organizatorët dhe aktivistët në terren deklarojnë me prerë se nuk do të ketë asnjë hap pas apo tërheqje deri në përmbushjen e plotë të kërkesave të tyre politike.

Përveç dorëheqjes së kreut të ekzekutivit, në platformën zyrtare të protestës është ripërsëritur nevoja urgjente për ngritjen e një qeverie teknike tranzitore me një mandat 12-mujor, e cila do të garantonte reformimin e thellë të sistemit politik dhe atij zgjedhor në vend.

Po ashtu, qytetarët e mbledhur kanë shprehur kundërshtim të fortë ndaj një sërë nismash ligjore të kaluara nga mazhoranca parlamentare, të cilat sipas tyre cenojnë drejtpërdrejt interesat publike dhe qytetare.

Ndërsa aksioni protestues do të vijojë me intensitet edhe në ditët në vijim, një nga momentet më kyçe të kësaj valë reagimi pritet të jetë data 13 tetor.

Organizatorët i kanë bërë thirrje masive studentëve, të rinjve dhe rinisë shqiptare që t’i bashkohen protestës në këtë datë, për t’i dhënë një goditje të re politike asaj që e cilësojnë si kapje të shtetit dhe korrupsion sistemik. bw

I shoqëruar nga Senatorë, ambasadori i SHBA-ve shkon në SPAK, takohet me Brahon dhe Joni Ketën e BKH

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt ka zhvilluar sot një takim në ambientet e SPAK-ut me kreun e këtij institucioni, Klodian Braho.

Ambasadori amerikan ka mbërritur në SPAK i shoqëruar nga anëtarë të delegacionit dhe zyrtarë të tjerë amerikanë.

Delegacioni është pritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë që edhe 4 ditë më parë, diplomati amerikan  u takua me dy drejtuesit e institucioneve të drejtësisë.

Ambasada në njoftimin e takimit theksoi se “Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump”.

Po ashtu ambasada theksoi se “Ambasadori Eric Wendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona”. Panorama

“Çohuni shqiptarë” Sot protesta e 133-të kundër qeverisë, qytetarët vijojnë qëndresën në Tiranë, kërkohet dorëheqja e Ramës

Protesta qytetare kundër qeverisë vijon edhe sot në Tiranë, me qytetarët që mbajnë të pandryshuar kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta e 133-të vjen pas më shumë se katër muajsh qëndrese, ndërsa organizatorët deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Përveç largimit të Edi Ramës, protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie teknike tranzitore me mandat 12-mujor, si dhe ndryshime në sistemin politik dhe zgjedhor. Në platformën e tyre përfshihet edhe kundërshtimi i disa nismave ligjore, për të cilat ata pretendojnë se cenojnë interesat e qytetarëve.

Protesta e sotme zhvillohet pas zhvillimeve të fundit politike, përfshirë miratimin e reformës territoriale në Kuvend, e cila parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. Reforma është kundërshtuar nga opozita dhe qytetarë që shprehin shqetësimin për pasojat që mund të ketë në përfaqësimin dhe shërbimet në njësitë e vogla vendore.

Ndërkohë, protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e aksionit edhe në ditët në vazhdim. Një tjetër moment i rëndësishëm pritet të jetë 13 tetori, kur është bërë thirrje për pjesëmarrje të studentëve dhe të rinjve në protestë.bw

UGSHPD: RAMA I HEDH BRAÇES TRILEMËN (Ty do të të dua po të duash Partinë time)

 

Pas daljes nga votimi i seancës parlamentare që zgjati përtej 8 Tetorit, 2026 mbi Reformën Territoriale (RT), gazetarët e zhgënjyer nga bërja  e lajmit që ishin parapërgatitur për Erion Braçe deputeti i PS-s morën përgjigjen se më të rejat do t’i kenë nesër.

 

Asnjë ekran nuk e ftoi Braçen mëngjesin e 9 Tetorit. Më i fundit ishte “She’s on Air” nga Top Al-Radio atë mëngjes.

Braçe është korrekt me te tijen pasi në dalje prej parlamentit tha se NESËR do ta keni një përgjigje. Pra më 10 Tetor, të Shtunën kur edhe Prania Besnike e së Premtes do ta motivojë më shumë se si u prit vota e tij dhe votimi në përgjithësi.

Dhe si për të qënë i motivuar me “Love is in the Air”, Braçe me çantën krahaqafë të përngjan me komisarin modern. Punëtorin e palodhur të partisë.

Këtë mesa duket Rama e ka patur parasysh kur i ka drejtuar Braçes trilemën PPP që shumë ish-komunistë dhe nostalgjikë e ruajnë duke kujtuar fjalët e Alqi Kondit “Ty do të të dua po të duash Partinë time” (poezi dashurie gjatë pushtimit fashist).

 

Si lindi zhgënjimi i publikut me Braçen kjo është një tjetër histori më vete.

Publiku në një farë mënyre i kishte aty sytë dhe shpresat, por politikanët kalkulimet i bëjnë ndryshe mes llojit të tyre.

Jetëgjatësia në pushtet është kushti.

Ishte një takim pas mesnate për rrethin 30 minuta në Euronews Albania , jashtë në oborrin e Kuvendit kur deputeti më shpesh ndërronte  kufjen e përbashkët me gazetaren Shehu se sa i la publikut të kuptohej nga ekrani me Erlën, Manjanin dhe Hasimen që i drejtonin atij pyetje.

Lidhja ishte live dhe nga pas ndërtesës autokolona makinash po sillnin kryeministrin. Linja dhe teknika shpesh kishin probleme dhe ashtu sikurse pyetjet bëheshin nga studio dhe kufjet ndërroheshin asgjë e vendosur nuk doli nga Braçe se si ai do të votonte.

Shikuesit që nga një vesh i hyri dhe nga tjetri i doli qëndrimi, arriti të kuptojë pas mesnate se trilema kishte hyrë në efekt. Ndjenja për Partinë ishte më e madhja. Pas saj Presioni ishte zbutur ndërsa Pazari kishte mbetur pezull.

Në këtë trilemë u zgjidh vota.

Rama do t’i lërë Braçes konkurrimin për Bashkinë e Tiranës për t’ja rrëmbyer prapë.

E rëndësishmja është se ky mbetet një pazar në tregun e rilindësve.

Kur t’i vijë rradha zgjedhjeve vendore dhe kur të kërkohet vota, qytetarët duhet ta kenë mendjen e ndarë. Për territorialen askush nuk i pyeti kryeqytetasit. Ata janë prej mbi katër muajsh në shesh (132 ditë protestë), ku kanë dalur për të mbrojtur fatet e vendit të tyre dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit,  një qeveri teknikë dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Raste të ngjashme me mungesën e integritetit të përfaqësuesve në Kuvend do të ketë. Ato i pjell korrupsioni.

Kjo e sotmja në historinë e politikës shqiptare, ku Rama hyri dhe doli në më pak se 10 minuta duke ngritur kartonin është vrasja e parlamentarizmit.

Si Erion Braçe ndërroi mendje?

Kjo tani pak rëndësi ka. Për votën e Reformës Territoriale e cila u kalua me 85 kartonë në bllok, u kuptua se ishin në garë pazari, presioni dhe partia, një treshe PPP ose Trilema Braçe.

Braçe, Spiropali, Sinaj deshën partinë sepse mendojnë se aty i kanë meritat dhe aksionet. Nuk deshën votuesit dhe Shqipërinë. Zgjedhja e tyre. Tek e fundit përgjegjësia mes rilindësve është personale.

 

_______
* trilema–zgjidhja e një nga tri mundësitë mes të keqes, dy prej të cilave nuk mund të realizohen njëkohësisht. Jep votën pastaj provo Bashkinë.
 
9 Tetor, 2026
 
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Kamberi i përgjigjet Vuçiqit që e quajti“më të keqin” ndër shqiptarët: “Ne nuk jemi bashkuar kundër askujt. Jemi bashkuar për të përfaqësuar më mirë qytetarët që na kanë votuar”

Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Nuk kuptoj çfarë po të shqetëson nga angazhimi im për shqiptarët👇

Deputeti dhe kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili gjatë një deklarimi në mediat serbe e ka cilësuar Kamberin si “më të keqin” ndër shqiptarët.

Kamberi ka thënë se do të donte të dinte se çfarë e pengon Vuçiqin te qëndrimet dhe kërkesat e tij politike, duke përmendur angazhimin për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga Serbia, arsimin, gjuhën, përfaqësimin proporcional dhe zhvillimin ekonomik.

Ai ka theksuar se nuk ka kërkuar të drejta për shqiptarët duke ua mohuar ato serbëve, por barazi dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Kamberi është ndalur edhe te bashkimi politik i shqiptarëve në Luginë, duke ngritur pyetjen nëse pikërisht ky bashkim është ajo që shqetëson pushtetin në Beograd.

“Ne nuk jemi bashkuar kundër askujt. Jemi bashkuar për të përfaqësuar më mirë qytetarët që na kanë votuar”, ka deklaruar Kamberi.

Duke iu referuar një deklarate të më hershme të Vuçiqit se „do të vriten 100 të tjerë për një serb të vrarë”, Kamberi ka deklaruar se

“Personalisht, nuk kam thënë kurrë ‘100 për një’. Nuk kam kërcënuar askënd me hakmarrje në emër të kombit tim. Nuk kam kërkuar që për një shqiptar të vriten 100 tjerë”, ka thënë ai.

Në fund, Kamberi i ka kërkuar Vuçiqit të flasë konkretisht për qëndrimet e tij dhe jo përmes etiketimit.

“Cila nga kërkesat e mia është antikushtetuese, cila është antidemokratike dhe cila është antievropiane?

Sepse unë nuk kërkoj të drejta për shqiptarët duke ua mohuar ato serbëve. Kërkoj barazi, përfaqësim dhe respekt për të drejtat që u takojnë të gjithë qytetarëve”, ka theksuar Kamberi. rtvpresheva.com

U miratua me 85 vota pro ndarja e re administrative, Shqipëria me 15 bashki më pak, si do funksionojnë! Ekspertët skeptikë: Nuk garanton shërbime për qytetarët

Pas orëve të gjata diskutimesh Kuvendi miratoi ndarjen e re administrativo-territoriale me 85 vota pro. 

Varianti i mazhorancës synon të krijojë njësi vendore më të mëdha dhe financiarisht më të qëndrueshme, me reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46,  por raporti përfundimtar i Komisionit Parlamentar evidenton se bashkimi territorial nuk mjafton për të garantuar shërbime më të mira. Reforma kërkon ndryshime të thella në shpërndarjen e kompetencave, financimin e pushtetit vendor dhe organizimin rajonal. Ndërkohë, opozita propozoi një model të kundërt, me mbi 92 bashki, duke argumentuar se pushteti vendor duhet të jetë më afër qytetarëve.

Dymbëdhjetë vjet pas reformës së vitit 2014, që reduktoi numrin e njësive vendore nga 373 në 61 bashki, Shqipëria po shkon drejt një konsolidimi të mëtejshëm territorial.

Sipas reformws se re 15 bashki do të humbasin statusin si njësi të pavarura të vetëqeverisjes vendore, duke iu bashkuar bashkive më të mëdha fqinje. Reforma mbështetet në synimin për të ulur kostot administrative, për të përqendruar burimet financiare dhe për të rritur kapacitetet e bashkive për të ofruar shërbime publike.

Megjithatë, raporti përfundimtar prej 357 faqesh i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale tregon se problemet e pushtetit vendor janë më të gjera sesa madhësia e bashkive.

Pas miratimit të sotshëm Fushë-Arrëzi bashkohet me Pukën, Klosit me Matin dhe Rrogozhina me Kavajën. Në qarkun e Beratit, Dimali dhe Poliçani bashkohen me Beratin, ndërsa në qarkun e Fierit, Patosi bashkohet me Fierin dhe Divjaka me Lushnjën.

Në jug të vendit, Selenica bashkohet me Vlorën, Këlcyra me Përmetin, Memaliaj me Tepelenën dhe Libohova me Gjirokastrën. Në qarkun e Korçës, Maliqi bashkohet me Korçën, ndërsa në qarkun e Elbasanit, Cërriku dhe Belshi bashkohen me Elbasanin dhe Përrenjasi me Librazhdin.

Qëllimi është krijimi i njësive më të mëdha, të afta për të menaxhuar një territor dhe një bazë më të gjerë ekonomike. Bashkitë që shkrihen nuk do të kenë më drejtim politik dhe buxhet të pavarur, por do të administrohen nga strukturat e bashkive përkatëse.

Një nga çështjet kryesore mbetet nëse përqendrimi i administrimit do të shoqërohet me ruajtjen e aksesit në shërbime për komunitetet që humbasin bashkinë e tyre.

Financimi, më shumë para nga taksat e ndara dhe ndryshimi i formulës së transfertave

Një nga problemet kryesore që evidenton raporti lidhet me varësinë e bashkive nga financimet e qeverisë qendrore.

Me refrormwn e re propozohet rishikimi i formulës së financimit, duke përfshirë tregues si relievi, shpërndarja e fshatrave, gjatësia e rrugëve, mosha e popullsisë, niveli i varfërisë dhe kapaciteti fiskal. Rritet pesha së transfertave të pakushtëzuara në raport me financimet e kushtëzuara, për t’u dhënë bashkive më shumë autonomi në përcaktimin e prioriteteve të shpenzimeve.

Një tjetër propozim është që një pjesë e tatimit mbi të ardhurat personale t’u rikthehet bashkive sipas vendbanimit të tatimpaguesve. Po kështu, rekomandohet që një pjesë më e qartë e rentës minerare dhe të ardhurave nga turizmi të përfitohet nga territoret ku krijohen këto të ardhura.

Reforma kërkon edhe funksionalizimin e plotë të taksës së pasurisë dhe përdorimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë kryesisht për investime, jo për paga dhe shpenzime të zakonshme.

Këto masa synojnë të forcojnë autonominë financiare, por mbeten rekomandime që kërkojnë ndërhyrje në legjislacionin fiskal dhe atë të financave vendore.

Kostot e reformës dhe rreziqet e zbatimit

Ndërsa bashkimi i bashkive synon kursimin e shpenzimeve administrative, raporti pranon se zbatimi i reformës do të shoqërohet me kosto të përkohshme. Ato lidhen me riorganizimin e personelit, trajnimin e administratës, integrimin e sistemeve digjitale, transferimin e aseteve, harmonizimin e kontratave dhe detyrimeve financiare.

Për përballimin e këtyre kostove rekomandohet krijimi i një Fondi Kombëtar të Tranzicionit, me financim shumëvjeçar. Raporti i mazhorancws identifikon gjithashtu rrezikun e mbivendosjes së përgjegjësive, vonesave në vendimmarrje, pasigurisë për punonjësit dhe vështirësive financiare të njësive që përfshihen në proces.

Për këtë arsye propozohet një zbatim gradual, me përgatitjen ligjore dhe institucionale gjatë viteve 2026-2027, transferimin e kompetencave, aseteve dhe personelit në vitet 2027-2028, konsolidimin gjatë viteve 2029-2030 dhe vlerësimin e rezultateve deri në vitin 2035.

Ky kalendar tregon se ndryshimi i hartës administrative është vetëm faza fillestare e një procesi shumë më të gjatë riorganizimi institucional.

Ekspertët: Zvogëlimi i bashkive nuk garanton automatikisht shërbime më të mira

Edhe vetë raporti parlamentar pranon se bashkimet territoriale duhet të justifikohen nga përmirësimi i qëndrueshmërisë financiare dhe funksionale, pa përkeqësuar në mënyrë të papranueshme aksesin e qytetarëve dhe përfaqësimin e komuniteteve.

Ky është edhe shqetësimi kryesor i ekspertëve të pavarur të pyetur nga Monitor.

Afrim Krasniqi, nga Instituti i Studimeve Politike, paralajmëron se reforma rrezikon të ndikohet nga interesat politike dhe elektorale, ndërkohë që debati duhet të përqendrohet te modeli i qeverisjes vendore.

Urbanisti Gent Kaprata argumenton se problemi nuk qëndron vetëm te kufijtë administrativë, por te funksionet, kompetencat dhe burimet që i jepen pushtetit vendor. Sipas tij, numri i bashkive duhet të dalë si rezultat i një analize të këtyre elementeve dhe jo të jetë pikënisja e reformës.

Një shqetësim tjetër lidhet me zonat rurale, ku bashkimi me qendra më të mëdha mund të rrisë distancën e qytetarëve nga vendimmarrja. Në mungesë të një mekanizmi që garanton ruajtjen dhe përmirësimin e shërbimeve, konsolidimi administrativ mund të mos sjellë përfitimet e pritshme për komunitetet që po shpopullohen.

Varianti i opozitës thellim i decentralizimit

Ndryshe nga mazhoranca, Partia Demokratike propozoi një rishikim të hartës që synon shtimin e numrit të bashkive në mbi 92 njësi, me alternativa që mund të çojnë edhe në mbi 100 bashki.

Sipas bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi, platforma mbështetet në katër kritere kryesore: demografinë, potencialin ekonomik dhe fiskal, distancën nga shërbimet dhe identitetin territorial e historik.

Opozita argumenton se reforma e vitit 2014 e largoi pushtetin vendor nga shumë komunitete rurale dhe malore, duke dobësuar përfaqësimin dhe aksesin në shërbime. Një nga alternativat parashikon krijimin e bashkive të reja në zona ku distanca nga qendra administrative është mbi 15-20 kilometra ose kërkon rreth 30 minuta udhëtim, duke marrë parasysh edhe numrin e banorëve dhe mundësitë ekonomike. PD propozon gjithashtu një organizim me bashki më të vogla dhe 6-8 rajone funksionale, ose ruajtjen e 12 qarqeve me kompetenca të qarta për planifikimin territorial, emergjencat dhe projektet ndërbashkiake.

Megjithatë, krijimi i më shumë bashkive do të kërkonte financim të qëndrueshëm dhe riorganizim të administratës, për të shmangur shtimin e kostove dhe fragmentimin e shërbimeve.

Në aspektin financiar, PD propozoi rritjen e transfertës së pakushtëzuar nga rreth 1% e PBB-së në të paktën 2%, me një objektiv afatgjatë deri në 4%.

Sipas Boçit, rritja e financimit duhet të shoqërohet me ndryshimin e formulës së shpërndarjes, në mënyrë që bashkitë e vogla dhe zonat rurale të mos mbeten të disavantazhuara për shkak të popullsisë së ulët.

Propozimi mbështetet në financimin bazë për çdo bashki, përfshirjen e kostove të territorit dhe relievit, si dhe krijimin e një mekanizmi barazimi për njësitë me kapacitet të dobët fiskal.

Kjo qasje ka pika të përbashkëta me rekomandimet financiare të raportit parlamentar, veçanërisht për nevojën e një formule që pasqyron koston reale të shërbimeve.

Dallimi kryesor mbetet mënyra se si duhet të organizohet territori: mazhoranca synon më pak bashki, me kapacitete më të përqendruara, ndërsa opozita kërkon më shumë njësi vendore dhe shpërndarje më të gjerë të financimeve.

Në të dy variantet, sfida mbetet sigurimi i burimeve të mjaftueshme financiare dhe kompetencave reale për pushtetin vendor. Pa këto ndryshime, rishikimi i hartës administrative mund të mos mjaftojë për të përmirësuar shërbimet dhe për të frenuar braktisjen e zonave rurale./Monitor

UGSHPD: TAULANTIT I SHKET GJUHA-Ne jemi palë

(Viti 2026 ka rikthyer 1990, Edvinistët si Enveristët. Kush do t’i largojë nga pushteti?)
 

A mundet ta fillojmë nga fundi?

Në orën 01:00 të 9 Tetorit, 2026 kryeministri Rama është ulur në vendin e tij i shoqëruar nga fjalët mbi procedurat e votimit të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshi:-“Mbyllet votimi për prezencën. 116 deputetë prezentë. Fillojmë me votimin e akteve”. Në këtë kohë ora shënon 01:02 dhe kryetari i GPS Taulant Balla, kthehet për t’i bërë shenjë shoqëruesve të Kuvendit për të siguruar hyrjen e deputetes Belinda Balluku.

Peleshi vijon me procedurën, ndërsa Balla vërtetë siç ka deklaruar se është “bariu i rilindësve”, pasi ka bërë sms apo ka parë sms-t rrotullohet rreth karriges së tij për t’u bindur për ardhjen e Ballukut në pjesën e votimit të një seance që kishte filluar një ditë më parë në orën

Në 2 minuta të tjera votimi përfundon.

Rilindësit duartrokitën për rezultatin më të thellë të fitores së fundit.

Kaluan ankthin në vijën e provës fundit të unitetit politik për jetë a vdekje.

Ata mbeten bashkë kundër interesave të shqiptarëve.

Kryeqyteti nuk u dëgjua.

Protesta nuk u dëgjua.

Diaspora nuk u dëgjua.

Rezultati nga 137 deputetë pjesëmarrës nga 140 që ka Kuvendi shënoi për historinë 85 vota ‘Pro’, 34 ‘Kundër’ dhe o ‘Abstenime’.

Politika kurohet shpejtë me justifikimet, por edhe në propagandën e pushtetit cilido që të jetë rrotullimi i frazës mbeti ky fakt:-“Bashkitë që parashikohet të humbasin statusin e tyre janë…”

Ishte ky thelbi i reformës !

Çdo të thotë të humbësh statusin?

A ishte kjo një lajthitje e Diellës apo e IA (Inteligjencës Artificiale) që përpunon me mijëra faqe dokumente për të arritur BE-në?

Ku shkoi truri i legjislativit, i komisioneve që kur një terminologji e tillë del të mos i hidhet faji as orës së vonë, as sekretareve/ëve që shkruajnë përmbajtjen e dokumenteve dhe as gazetarëve që u jepet i gatshëm për shtyp, publikim e shpërndarje në valë një terminologji e tillë nga qoftë nga Kuvendi apo media zyrtare e qeverisë ATSH-ja.

Të humbasësh statusin në rastin kur shembulli i bëhet e një personi është se nuk ka më keq se sa krahasimi i zhveshjes. Pra i hiqen vlerat profesionale të dikujt, humbet në punë kategorinë e meritat, në shkollë si student klasën dhe përpjekjet, si emigrant integrimin, në art humbet skenën, ekspozitën dhe publikun, në media shkrimin, radion ekranin, në rrjetet sociale influencën dhe ndjeshmërinë, ndërsa në Kuvend edhe kur e mban ende statusin si imunitet mund t’i kesh të gjitha këto madje edhe të shumëfishuara, por nuk ke integritetin sepse dikush  siç thotë populli ; “të tërheq për hunde” ose “të shtyn me hosten” vetëm për ngritjen e një kartoni.

Pra teksti i plotë i ATSH-s ishte:-“Bashkitë që parashikohet të humbasin statusin e tyre janë Fushë-Arrëzi, Klosi, Rrogozhina, Dimali, Poliçani, Patosi, Divjaka, Selenica, Maliqi, Këlcyra, Memaliaj, Libohova, Cërriku, Belshi dhe Prrenjasi.”

Shqipëria sipas saj plage të re territoriale të sapo votuar do të ketë 12 qarqe (të pandryshuara), 46 bashki (15 të fshira) me 71 qytete të përfshira dhe gjithsej 387 njësi administrative. Të gjithë këtë organizim të ri territorial do ta përshkojë e-Albania dhe identiteti i ri administrativ i krijuar në cilindo model që të përfaqësohet kur popullsia të largohet do të jetë prona e re virtuale e krijuar nga shpopullimi dhe toka pa zot (as toka e lirë dhe as sipërfaqja publike).

Pra humbja e statusit  të një bashkie nesër do të flasë shumë,… shumë dhe do të jetë vonë në raport me përgjegjësitë e atyre që zgjidhen për të përfaqësuar.

Përmes një fragmentimi ne mund të kuptojmë se 12 qarqe që kanë brenda 72 qytete e qyteza, fshatra, njësi administrative e përkatësisht zbërthehen në 5,225 qendra votimi, në rastin ideal të një liste me mbi 3.7 milion zgjedhës (brenda dhe në diasporë),  nxjerrin 140 përfaqësues të popullit në Kuvendin e Shqipërisë (përfaqësues të partive politike) që t’u shërbejnë atyre. këtë vlerësim më mirë se askush tjetër dhe me transparencën e duhur përveç metodikës që mund ta ketë AKSHI, e kanë INSTAT dhe KQZ (gati të pazbërthyeshme dhe të ngurta në kohë Census-i dhe Zgjedhjesh çdo dy vjet).

Por çfarë ka ndryshuar deri tani në 36 vite tranzicion veç forcimit të arrogancës së pushtetit?

Ku është dialogu?

Në qoftë se kjo periudhë duket kaq e gjatë për publikun,  le të përpiqemi që ta thjeshtojmë atë tek 131 ditët e protestës.

A ka ndryshuar gjë veç ankthit, pasigurisë dhe frikës nga ana e pushtetit?

Besojmë se po.

Një qeverisje që nuk del nga vota e lirë dhe e ndershme, perfeksionon pushtetin për të mbrojtur korrupsionin.

Çfarë e bën këtë klasë politike në pushtet prej 14 vitesh që të vazhdojë dhe të deklarojë se do t’i marrë të gjitha bashkitë pas kësaj ndarje territoriale?

Garancia e sistemit korruptiv që ka ndërtuar.

Pra me gojën e tyre nga parlamenti, me arrogancën e kartonit duke u bashkuar në mbrojtjen e korrupsionit rilindësit dhe dikush aleat votuan në 3 min pa e ditur se çfarë kanë bërë.

Pa e ditur se ku i ka futur diktati i Ramës.

Tensioni, hedhjet e shisheve me ujë nga dy deputetë të PD-s me siguri do të shërbejnë për ngritjen e Komisionit të Etikës ku VAR-i i parlamentit do të çmojë si të vlefshëm golin e Belindës, pas një mungese të gjatë në fushën e lojës (Kuvend).

Pra pas seancës së 8 dhe 9 Tetorit 2026, shqiptarët do të kenë parti-shtetin e rrethuar për t’u mbrojtur me polici dhe trupa speciale, protestat e pandërprera si dhe historinë drejt BE-së 2030 (ose brenda kësaj dekade) si një provë që vështirë se do t’i qëndrojë karshi skandaleve të përditshme të krimit ekonomik dhe korrupsionit që ka mbërthyer Rilindjen Socialiste.

 

Por si filloi dita për marrjen e votës së reformës territoriale?

 

Në pak rreshta do të përpiqemi për ta paraqitur se si kjo seancë filloi. Kuvendi i Shqipërisë nën masa të rrepta mbrojtëse nga forcat e policisë dhe specialeve pasi dy grupime protestuesish kishin deklaruar tubimet e tyre. Në 10:15 minuta u çel seanca me programin përkatës që drejtoi kryetari Peleshi, por që menjëherë kaloi në qëndrime kritike mes palëve. E përsa protesta jashtë kaloi në përplasje mes protestuesve dhe policisë për shkak edhe të shumë qytetarëve të ardhur nga bashkitë e Memaliajit dhe Poliçanit, masa e njerëzve në protestë  veprimtarë të RF (Revolucionit të Flamingove) protestues nga partitë politike opozitare pa logo, shoqërime të shumta dhe ndërhyrje të dhunshme fizike si dhe spërkatje nga forcat e policisë ranë shumë në sy gjatë gjithë ditës. Shpesh herë nga foltorja e Kuvendit tërhiqej vëmendja për marrje masash proporcionale në kontrollin e turmës dhe shpesh këto thirrje për shkak të një seance të gjatë të quajtur maratonë-territoriale u drejtuan edhe gjatë ditës para kamerave jashtë apo studiot televizive kryesisht nga opozita. Mazhoranca ishte e fokusuar dhe e bashkuar në votë tek fitorja e territoriales dhe hedhja poshtë e çdo komisioni hetimor të kërkuar nga opozita.

Ajo që do të veçonim ishte loja më e dobët e parë ndonjëherë e kryetarit të GPS Taulant Balla i cili po tregon se nuk mban më për gara të gjata.

Në 10:30 ai hipi në foltore.

Një inflacion argumentesh të pashembullta.

Dikush mund të mendojë se e tillë është detyra e tij, por pa e zgjatur pak analizë politike mund t’i bashkohej këtij shënimi.

I njohur për gafa të shpeshta ne dhënie mendje dhe arsyetimi, kryetari i GPS Taulant Balla në seancën plenare te 8 Tetorit, 2026 ka një ‘shkarje të gjuhës’ me pamje të re për një problem të hershëm. Duke ju referuar dhjete viteve më parë si dhe për t’i dhënë fund idesë së pavarësimit të institucioneve të drejtësisë ne epokën Ramiste, Balla  fajësonte PD-në dhe la të nënkuptohej se ishte PS-ja ajo që i dha fund teatrit (fjala për akuzat e ndërsjellta mes kundërshtarëve politik në Kuvend). Debati parlamentar nën etiketat “ti je hajdut”, “t’ je klani i ‘Zemunit”, ti je kështu dhe ti je ashtu sipas Ballës mjaftonin që politika t’i referohej  vitit 2016 dhe prej andej të merrej kapitalin politik për të treguar se Rilindja Socialiste ngriti institucionet e pavarura te drejtësisë. Kjo tani përpara qytetareve, në sy të kundërshtarëve politikë në sallë, por edhe përpara 53-1 deputeteve të rinj/reja rilindës (që u futen për të parën herë), mishërimi i forcës së kartonit dhe i përdorimit. Kryetari Balla u shpreh:-“…ndërkohë që ne thamë se do t’i japim fund këtij teatri dhe erdhëm me propozimin për të krijuar një drejtësi të re ku te gjitha akuzat te hetohen. Juve jeni subjekti i një akuze prej meje. A është kështu apo jo(?!). Unë nuk e kam bërë kurrë një mocion me debat për këtë çështje sepse kam besim sepse Prokuroria e Posaçme do t’i shkojë deri në fund sepse çështja është në Gjykatë. Nuk kam diskutuar kurrë në këtë sallë prej vitit 2020 më për atë çështje sepse kam besim tek SPAK-u. Ju nuk keni besim tek SPAK-u dhe thoni duam ta bëjmë vetë. Duam të kthehemi tek karagjozllëku i para dhjetë viteve ku mjaftoheshim me debatin mes njeri-tjetrit. Ky është dallimi. E pra ne nuk duam të rikthehemi më para dhjeë vitesh ku bënim gjyqin njëri-tjetrit dhe në fund historia mbaronte dhe asnjëri nuk mbante përgjegjësi, asnjeri nuk shkonte përpara drejtësisë”. 

 

Çfarë pohoi me gojën e vet Balla?

 

Kuvendi dhe debati i para 10 viteve na “ishte një karagjozllëk”(?), dhe se pas këtyre skenave “historia mbaronte dhe asnjëri nuk mbante përgjegjësi, asnjeri nuk shkonte përpara drejtësisë”.

Pra një vetakuzë për shpërblimin e votës dhe pagesat me rrogën që politika ka marrë gjatë një dekade.

A kanë të drejtë qytetarët të indinjohen dhe të reagojnë kur një politikan del kaq hapur me fjalët e tij apo kjo është gjuhë force?

Po sot çfarë po bën Balla?

(Vijimi i fjalës),… Sot ai sapo u tha shqiptareve për largpamësinë se:-“Po i rikthehem atij diskutimi që kam bërë. Do të vijë koha (thashë), 2016 dhjetë vjet më parë ku presidentë, kryeministra, kryetarë parlamenti, zv/kryeministra dhe gjithkush tjetër do të shkojnë përpara drejtësisë”.

Duke numëruar emrat ku janë Berisha, Meta, Ahmetaj pa Ballukun pasi ajo do t’i duhet “votës-nukleare”, duke bërë praktikisht ligjin mes rilindësve Balla bën një pohim të madh të asaj që quhet drejtësi me regji.

Le të ndalemi këtu.

Funksionarët e lartë të numëruar janë dy kundërshtarët politikë të elitës së Rilindjes Socialiste. Sali Berisha dhe Ilir Meta e provuan dhe e pësuan këtë sot e kësaj dite. Sa për zv/kryeministren në qoftë se nuk është një shkarje goje apo shitje sepse siç është cilësuar nga shumë analistë “drejtësia me regj”, Belinda Balluku është ende treguesi se si një politikan dhe qeveritar mori një tjetër trajtim përpara ligjit në fundin e dhjetëvjeçarit. Mos vallë pjekuria e regjisoreve rilindës u profesionalizua deri në atë shkallë sa që dëshmitë dhe provat t’i avullonte me efekte specilale.

“Sot i kemi me akuza dhe përpara drejtësisë dhe kjo është fitorja me e madhe”, thotë Taulant Balla.

Nga kjo anë duket se ka fituar drejtësia, por shifrat dhe humbjet nga buxheti i shtetit janë marramendëse. Pak vite burg ose masa sigurie nuk kthejnë ndërkohë pas vlerën financiare dhe morale të dëmit që ka shkaktuar keq qeverisja.

Përfituesit që sot po dalin janë zyrtarët e lartë dhe administrata e shtetit e lidhur me krimin e cila po merret nën mbrojtje ndryshe nga 10 vite më parë. Pikërisht për këtë ndërkombëtaret dhe kushtet për BE po përforcojnë dhe po e deklarojnë si prioritare luftën kundër trafikut transnational të narkotikëve dhe krimit te organizuar.

Me plotfuqinë e pushtetit 14 vjeçar dhe diktatin e vet mazhoranca përmes Ballës ka një komfort urdhërues kur thotë se:- “Kuvendi nuk mund të përdorë institucionin e vet më të rëndësishëm, kontrollin ndërparlamentar për të dubluar ose për të zëvendësuar kompetencat e prokurorisë…”. Duke ju referuar fjalës së Berishës si parafolës Balla reagoi dobët brenda lojës teatrore:-“He, he… Si tha? Ta bëjmë ne… Ta zbardhim… Ta nxjerrim ne përgjegjësinë?… Po këta për çfarë i kemi?

Më këtë cilësim Balla ju drejtohej prokurorisë.(Cilës pjesë në prokurori në se gjuha e një politikani merret e vërtetë dhe paska fuqi)

A ja vlen të diskutosh për koncept të ndarjes së pushtetit kur edhe në normen më të thjeshtë etike dhe të institucionit një deputet të mund t’i drejtohet një prokurorëve dhe gjyqtarëve të pretenduar të pavarur duke thënë; Po këta për ëfarë i kemi?

Por edhe sikur ky trajtim të mos ishte i mjaftueshëm nga kryetari i GPS sot një mentor për 52 deputetët/et e rinj të PS, Balla pavarësinë e drejtësisë e ngatërron ose qëllimshëm ose nga padija kur me shkarje gjuhe (freudian slip) nis e i numëron funksionet dhe detyrat që i ka vënë sistemit të drejtësisë sipas interesave të partisë në pushtet:-“… këta i kemi pikërisht për të verifikuar prova, për të provuar fakte penale, për të identifikuar përgjegjësinë individuale dhe për të ngritur akuza penale… Jo tha… Ta bëjmë ne(!)…Ta nxjerrim ne përgjegjësinë. Kush jemi ne? (pyet Balla)… ne jemi PALË, ne jemi shënjestra…” 

 

Ne se shkarja e parë e gjuhës nga ana e Ballës mund të quhet e rastësishme, kjo e dyta është një provë djegëse.

Djegëse jo sepse di shumë nga emërimet dhe pozicionet që ndan pushteti i RS, por se për të qëndruar në pushtet elita e RS eliminimi i kundërshtareve politikë që ka ardhur pikërisht nga një drejtësi e kapur, e instrumentalizuar deri në ezaurim afatesh të çeshtjeve gjyqësore, copëtimin e dosjeve penale si një sëmundje e proceseve të hetimit që prej ndërhyrjes dhe presionit të politikës nuk po shërohet dot.

Balla zbret deri ne konceptin e instruktorit politik. Nuk ka mundësi që në çelje të seancës, vetëm në 10 minutat kronometruara të fjalës, kryetari i GPS me një rekord postesh partiake dhe shtetërore përveç viteve në politikë dhe që ka qejf t’i nxjerrë në pah karshi 52 deputetëve 1 vjeçar të bëjë edhe shkarjen e dytë:-“…sot jo vetëm që i kemi përpara drejtësisë, por i kemi me akuza. I kemi me akuza dhe kjo është fitorja me e madhe e fitores në drejtësi”. Të ushtrojë presionin dhe të tregojë dominimin brenda llojit.

Një shkarje (dekadencë) e plotë mes rilindësve.

Ideologji nënshtruese komuniste me konceptin e tregut të lirë.

A nuk ishte i tillë blloku i udhëheqjes/ofiqarëve të PPSH që për hatër të masivizimi i merrte kuadrot nga baza dhe prodhimi. Ndërsa paraardhësit për mediokrit e Rilindjes Socialiste do ta mbanin Shqipërinë “Fanar Ndriçues”, këta të dytët e duan në Shqipërinë në Evropë me një popull të bindur dhe pa opozitë.

Kur vjen puna tek drejtësia Taulantit i shket gjuha sepse nuk mbulohet dot korrupsioni i qeverisjes. Rruga më e mirë për ta mbajtur pushtetin në 2026 është që të rikthehesh tek rrënjët, ato rrënjë që pas protestës së studentëve të 1990- ës mbajtën vetëm pak muaj.

Shqipëria mban mend Enveristët.

Ndërsa tani Edvinistët…

Ndërsa pyetja varur qëndron po këtë mendësi nga pushteti do ta largojë ?

 
 
8-9 Tetor, 2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)


Send this to a friend