VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Atentati: 600.000 sirianë që vijnë dhe 500.000 shqiptarë që largohen… Nga Artur Zheji

By | June 21, 2018
3 Comments
  • author avatar
    BERATI 3 years ago Reply

    Z artur e keb thene shume sakte po kjo nuk zgjith gje kjo zgjidhet vetem me organizim ngriu ti e shume te tjere qe i ka ngelur hje grame patriotizem themeloni nje levizje te re kunder anti humanizmit e anti shqoptarizmes te edvin kriminelit bashes kriminelit e ilir kriminelit

  • author avatar
    Nexhmije Mehmetaj 3 years ago Reply

    Ndaj mendimin me autorin Zhej se për ne shqiptarët si popull i vogël dhe i varfër është gati e pamundur të kalojmë sfidat e kësaj natyre. Ky projekt djallëzor dhe huaj nuk është i mirë, do ta shndërron Shqipërinë në Kamp “Refugjatësh” masiv!

  • author avatar
    Papali 3 years ago Reply

    Rama me dukes si asadi me Lesh by… ne fytyr,vellezer jane prandaj I do jevgjit per te qelbur shqipet e evropen.ky esht project pushtimi paqsor i islamikeve.

Komentet

Miliarderët amerikanë mblodhën 1 trilion dollarë në pandemi, punëtorët e tyre në zor

Miliarderët në Shtetet e Bashkuara e kanë rritur pasurinë për më shumë se 1 trilion dollarë gjatë pandemisë së koronavirusit, përderisa shumë prej punëtorëve të tyre janë përballur me rrezikun e sëmundjes në vendet e punës, ndërsa miliona amerikanë të tjerë janë munduar të mbijetojnë për shkak të papunësisë.

Themeluesi dhe shefi i kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos, u pasurua për më shumë se 70 miliardë dollarë gjatë pandemisë së koronavirusit më 2020 dhe pasuria e tij tashmë ka arritur në gati 185 miliardë dollarë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Në kohën kur shitjet e kompanisë kanë shënuar rritje të madhe, punëtorët kanë protestuar kundër kushteve të pasigurta të punës dhe kundër presionit për t’iu përgjigjur kërkesës. Disa punëtorë që protestuan kanë thënë se janë shkarkuar nga puna si hakmarrje për veprimin e tyre.

Kompania “Amazon” po përballet me ankesa në nivel federal pas dyshimeve se të paktën dy përjashtime nga puna kanë qenë në kundërshtim me ligjet amerikane të punës.

Fitimi dhe vlera e aksioneve të kompanisë është rritur për miliarda dollarë gjatë vitit të kaluar, por Amazon ka ndarë vetëm një pjesë të vogël të këtij fitimi për pagesë shtesë për punëtorët dhe për pagesa për rrezikshmëri në punë, sipas një analize të Institutit Brookings.

Mesatarisht, punëtorët e kësaj kompanie janë paguar 0.99 dollar në orë më shumë gjatë pandemisë, ndërsa shefi i tyre është pasuruar mesatarisht nga 11.7 milionë dollarë në orë.

26 gazetarë bëjnë thirrje për dorëheqjen e drejtorit të Zërit të Amerikës

Jessica Jerreat

Njëzet e gjashtë gazetarë kanë kërkuar që drejtori i Zërit të Amerikës të jap dorëheqjen pas pretendimeve për një numër masash hakmarrëse dhe shkeljes së murit ndarës që arritën kulmin me transferimin e një gazetareje të Zërit të Amerikës.

Një deklaratë e shpërndarë publikisht të enjten akuzon drejtorin Robert Reilly dhe zëvendës drejtoren Elizabeth Robbins, për shkelje të kodit gazetaresk të Zërit të Amerikës duke i dhënë një zyrtari të lartë të qeverisë “një platformë të lirë për të folur drejtpërdrejt në kanalet tona” duke organizuar një transmetim të drejtpërdrejtë të fjalimit të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo dhe më pas duke transferuar korrespodenten e Shtëpisë së Bardhë të Zërit të Amerikës pasi ajo u përpoq t’i bënte disa pyetje Sekretarit të Shtetit në largim.

Projekti për Llogaridhënien e Qeverisë (GAP), një organizatë jofitimprurëse që mbron sinjalizuesit, informoi udhëheqjen e Agjencisë Amerikane të Medias Globale dhe atë Zërit të Amerikës, së bashku me Zyrën e Këshillitarit Ligjor, Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm, Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe ligjvënës të tjerë se nënshkruesit e peticionit janë të mbrojtur nga ligjet për mbrojtjen e sinjalizuesve.

Patsy Widakuswara, e cila filloi të punonte te Zëri i Amerikës në vitin 2003, të hënën vonë u njoftua se ajo ishte transferuar, disa orë pasi gazetarja veterane u përpoq t’i bënte disa pyetje Sekretarit Pompeo dhe më pas drejtorit Reilly ndërsa zoti Pompeo po largohej nga selia e Zërit të Amerikës.
Widakuswara ishte në mesin e ekipit të gazetarëve të nderuar me çmimin Burke për punën e tyre në mbulimin e zhvillimeve të ndryshme.

Të hënën, Sekretari Pompeo foli për “unikalitetin amerikan” në një fjalim në Zërin e Amerikës, si dhe për atë që ai e shihte si rolin e duhur të Zërit të Amerikës në promovimin e vlerave amerikane në të gjithë globin. Ajo u pasua nga një seancë e shkurtër pyetje-përgjigje me drejtorin Reilly, i cili nuk i drejtoi pyetjet e paraqitura nga redaksia e lajmeve e agjencisë në lidhje me sulmin e javës së kaluar në Kapitol, ose mbi vendimin e Sekretarit Pompeo atë mëngjes për t’i shpallur grupin Houthi në Jemen organizatë terroriste.

Ndërsa sekretari i shtetit po largohej nga selia e Zërit të Amerikës, Widakuswara u përpoq pa sukses t’i bënte disa pyetje Sekretarit Pompeo Pompeo dhe më pas zotit Reilly, i cili paralajmëroi zonjën Widakuswara se ajo nuk ishte e autorizuar të bënte pyetje.

Deklarata e nënshkruar nga 26 gazetarë të Zërit të Amerikës bën thirrje për dorëheqjen e menjëhershme të drejtorit Reilly dhe zëvendës drejtores Robbins.
“Si gazetarë, puna jonë është të ndjekim të vërtetën, të bëjmë pyetje edhe kur është e pakëndshme ose e vështirë. Ndërsa zoti Reilly hoqi dorë nga kjo detyrë, një gazetare e Zërit të Amerikës, korrespondentja në Shtëpinë e Bardhë Patsy Widakuswara, u përpoq ta bënte punën e saj duke i bërë pyetje Sekretarit Pompeo pas fjalimit”, thuhet në deklaratën e gazetarëve.

Deklarata kritikon gjithashtu transferimin “e papritur dhe të pashpjegueshëm” të Drejtores së Lajmeve Qëndrore të Zërit të Amerikës, Yolanda Lopez, e cila u transferua në një rol të ri të mërkurën në mbrëmje. Ajo u zëvendësua nga gazetari Luis Ramirez, redaktor në redaksinë e lajmeve i cili ka punuar si korrespondent dhe redaktor në zyrat jashtë dhe brenda vendit gjatë një karriere 21-vjeçare me agjencinë.

Drejtori i Zërit të Amerikës ka autoritetin të transferojë stafin sipas nevojave. Por grupet e gazetarisë dhe një agjensi e mbrojtjes së sinjalizuesve e kritikuan lëvizjen si një sulm ndaj lirisë së shtypit. I pyetur mbi këtë ndryshim pune të gazetares, një zëdhënës i Zërit të Amerikës tha të mërkuren se organizata nuk komenton për çështje personeli. USAGM nuk iu përgjigj kërkesës për komente.

Ligjvënësi republikan nga Teksasi, Michael McCaul, dhe ligjvënësi demokrat nga Nju Jorku, Gregory Meeks dënuan, me një deklaratë të përbashkët nga Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme, vendimin për transferimin e gazetares së Zërit të Amerikës Widakuswara që mbulonte Shtëpinë e Bardhë në një detyrë tjetër.

Në një deklaratë të veçantë të ndarë me Zërin e Amerikës, ligjvënësi Meeks, kryetari i ri i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme, tha se “është ironike që Sekretari Pompeo lavdëronte Zërin e Amerikës për luftën kundër propagandës së huaj ndërsa e përdorte atë për të përhapur propagandat e tij. Pompeo në mënyrë të papërshtatshme mbajti gazetarët e Zërit të Amerikës si një audiencë të zënë rob në një diskutim ku pyetjet e vetme të lejuara ishin ato nga të emëruarit e administratës”.

Duke vënë në dukje se zoti Pack është tashmë nën vëzhgim nga komisioni për “përpjekjet për të hequr pavarësinë redaksionale tek Zëri i Amerikës”, ligjvënësi Meeks shtoi se vendimi për të transferuar një gazetare veteran “vetëm u jep municion udhëheqësve autoritarë dhe minon aftësinë tonë për të promovuar fjalën e lirë në të gjithë botën”.

Avokati i të drejtave të medias, Theodore Boutrous akuzoi zotin Pack, drejtorin Reilly dhe sekretarin Pompeo për “bërjen e Amandamentit të Parë (të kushtetutës amerikane) dhe traditës Amerikane të lirisë së shtypit një objekt talljesh në të gjithë botën”.

Zoti Boutrous, i cili punon për firmën ligjore Gibson Dunn, e cila përfaqëson zonjën Widakuswara si dhe zyrtarë të lartë të USAGM-së dhe një gazetar të Zërit të Amerikës në një gjyq të veçantë, paralajmëroi në një letër të mërkurën se transferimi ishte “i paligjshëm dhe antikushtetues” dhe i bëri thirrje drejtorit Reilly që menjëherë ta rikthente gazetaren në rolin e mëparshëm. Gazetarja Widakuswara është transferuar te shërbimi indonezian i Zërit të Amerikës.

Edhe Projekti për Llogaridhënien e Qeverisë (GAP) i ka dërguar letër Shefit të USAGM Pack, Drejtorit të Zërit të Amerikës Reilly dhe Zëvendës Drejtores së Zërit të Amerikës Robbins duke i informuar ata se transferimi i gazetares Widakuswara është një gabim rëndë menaxhimi.

Zoti Pack më parë i ka mohuar akuzat se ai po ndërhynte në pavarësinë redaksionale të Zërit të Amerikës, duke thënë se ai po përpiqet të trajtojë çështjet si pretendimet për gabime dhe të meta në fushën e sigurisë brenda agjencisë.

Në nëntor, një gjykatë amerikane i ndaloi zotit Pack dhe ndihmësit e tij të ndërhyjnë drejtpërdrejt në Zërin e Amerikës derisa të zgjidhet një padi gjyqësore që pretendon shkelje të rregullave mbrojtëse; zyra e Inspektorit të Përgjithshëm i dërgoi letra zotit Pack duke i rikujtuar shefit ekzekutiv mbrojtjen që gëzojnë sinjalizuesit nga veprimet hakmarrëse; dhe Zyra e Posaçme Ligjore e urdhëroi drejtorin ekzekutiv të hetojë akuzat për shkelje nga zyrtarët e agjencisë.

Pico della Mirandola dhe nevoja për intelektualin anti-konformist në shoqërinë shqiptare – Nga Melsen Kafilaj

Ai ishte një  erudit,një  poliglot (në  moshën 20 vjeçare fliste 22 gjuhë ) dhe një  mendje epërane e kohës së  vet.Një  sivëlla i kultit të  Intelektit që  së  bashku me emra rrezatues  si Erazmi i Rotherdamit, Thomas Moore,Johan Reuchlin,Nicolla i Kuzës ,Marsilio Ficino etj  i dhanë  zë  Rilindjes Evropiane.

Një  emër për të  cilin jam plotësisht i sigurt se 95% e shqiptarve  të  cilëve po ju drejtohem nuk e kanë  dëgjuar ndonjëherë  më  parë .Quhet Pico della Mirandola dhe është  nga ata humanistë  që  Diogjeni i lashtë  i kërkonte me kandil në  mes të  ditës  për t’ju dhënë  emrin e plotmerituar “Njerëz”.

Jo vetëm  mirëedukimi i tij(i shkolluar në  4 universitete)dhe kujtesa e mrekullueshme që  dispononte(aq sa sot kur vërejnë  një  person me kujtesë  të  fortë ,ka mbetur si shpreheje në  Itali  ti thonë :”Kush kujton se je,Pico della Mirandola?”) por ajo që  e identifikon dhe ia përjetëson emrin këtij intelektuali pansofik  është  Njeriu dhe dashuria për Lirinë .

Vepra e tij “De dignitate Hominem” (“Për Dinjitetin e Njeriut”) është  një  nga veprat themelore  të  antropologjisë  rilindase dhe një  konceptim  esencial i njeriut modern evropian.Aq sa nëse Ficino e vuri njeriun në  qëndër  të  botës (“copula mundi”) përmes doktrinës së  vet, Mirandola përmes vullnetit për të  zgjedhur, i dha mundësi  për tu ngritur në  shkallën e Qenies dhe e pajisi me Dinjitet.(një  koncept ky fondamental dhe i inkorporuar në  pjesën  më  të  madhe të  Kartave të  Lirive dhe të  Drejtave të  Njeriut dhe në  preambulat e kushtetutave më  demokratike perëndimore.)Për  të ,njeriu përmes “vullnetit për tu bërë ” është  krijues i vetvetes dhe farkëtues i Fatit dhe të  ardhmes së  tij.”Njeriu,kjo mrekulli madhështore!”-shprehej plot tone mahnitëse Ai.

Intelektuali i vërtetë , ka një  marrdhënie  të  ngushtë  dhe simbiotike me Lirinë .Ai e urren kapsulimin nëpër dogma të  caktuara fetare apo politike dhe të  konservohet ideologjikisht duke vetmohuar Lirinë .Sepse nëse  ai vetprivohet nga kjo gjë  e shenjtë  duke u konformuar, ai pushon së  qëni  më  një  qënie autentike  duke pësuar metamorfozën  e shpejtë  e të  tmerrshme të  Uniformizimit.

Si një  mendimtar i lirë  dhe një  intelektual me respekt të  thellë  për Njeriun dhe Lirinë  Pico della Mirandola  përmes kurajos për  të  qënë  dhe guximit  të  tij intelektual kreu një  akt të  cilin ngurrojnë   ta  bëjnë  madje dhe sot në  postmodernitet  qytetarët dhe intelektualët  me karton akademik ndaj pushtetit dominues:ngriti krye intelektualisht  kundër pushtetit temporal Papal.

Përmes 900 tezash teologjike dhe filosofike  për diskutim publik ai i hodhi dorashkën e sfidës  një  pushteti i cili për nga pesha dhe rëndësia  vazhdonte të  kurorëzonte ende mbretër dhe që  të  shtypte me majën  e gishtit të  vogël. Për ata që  nuk e kuptojnë  këtë  akt, ”ky zjarr prej të  marri” ishte një  guxim Prometean!-Jetojmë  në  erën e Demokracisë  dhe njeriu prej Frikës fshihet ende pas vetes,lejon ti nëpërkëmbin  dinjitetin dhe nuk ngrihet kur e skllavërojnë  Demonët  egërshanë  të  Pushteteve.Imagjinojeni pak veten në  kohën e Mirandolës?!

-Mendimtari në  fjalë  jo vetëm  që  e sfidoi  “Fortesën e  Shën Pjetrit”  por e vazhdoi insistimin e tij qytetar,demokratik dhe intelektual duke qëndruar  për  një  vit në  Romë ,në  pritje të  një  përgjigjeje  nga ana e Vatikanit.Ky diskutim publik nuk u mbajt kurrë  por Ati i Shenjtë  mori  masa duke e ndaluar për qarkullim  libërthin e tij  “De omni re scibili”.Por Shpirtrat e Mëdhenj e gjunjëzojnë  Frikën! Mirandola nuk u dorëzua  por u kundërpërgjigj  intelektualisht duke shkruar “Apologia”, një  vepër  e cila u cilësua si “heretike” prej një  komisioni papal dhe u dënua  nga Bulla Papale (4/8).Të  tjerat janë  pak të  rëndësishme për tu cilësuar.

Mirandola  qe një  antikonformist i lindur.Reagimet e tij ishin të  një  natyre substanciale.Ai ironizonte,kritikonte dhe kundërargumentonte  vetëm  për  gjëra themelore. I tillë  është  psh ironizimi dhe aludimi që  bënte  ndaj Krishtërimit kur shkoi dhe i ndezi qiri gravurës  së  Platonit në  Kishë .Me këtë  akt donte të  tregonte që  “Krishtërimi  nuk  është  gjë  tjetër veçse Platonizimi i Popullit”. Diçka për të  cilën ky religjion duhet ti ishte mirënjohës  Platonit për  shumë  nga konceptet e tij pararendëse.

 

Ose kur tek vepra “Disputationes adversus Astrologiam”  bënte dallimin mes “shkencës  fisnike”(astronomisë ) dhe “artit të  sharlatanëve”(astrologjisë ) diçka “popullore” në  kohën  e tij por një  fenomen negativ e me rrënjë  graminore edhe në  kohën tonë .Fallxhorët e djeshëm  që  gënjenin  Mbretërit  dhe Masat janë  po e njëjta  rracë  që  gënjen  Politikanët  e Vulgun edhe në  ditët  tona.Madje si në  Perëndim  ashtu edhe në  vëndin tonë  ka sot  politikanë  të  cilët s’bëjnë  as edhe një  hap nga shtëpia pa u konsultuar me parë  me fallxhorët e tyre personalë .

Pico della  Mirandola ishte një  mendimtar me frymëzim heroik.Ai nuk qe vetëm  një  kërkues  i dijes dhe të  vërtetës  në  kuptimin teorik por edhe kuptimin praktik  të  saj.Prej këtij bashkëpuntori  intelektual të  Akademisë  Neoplatonike të  Firenzes dhe akteve të  tij të  guximshme  duhet  të  ushtrohemi vazhdimisht  sesi të  vrasim Frikën  dhe të  kemi kurajon civile dhe guximin e duhur intelektual  për të  reaguar,kritikuar dhe sfiduar konstruktivisht diktatin  dhe të  metat e Pushteteve.

Me shëmbullin  e tij ai na tregoi që  intelektuali nuk është  vetëm  përgjegjës  i fatit të  vet por edhe i shoqërisë  në  të  cilën  bën  pjesë  dhe se përmes lirisë  së  mendimit  njeriu afirmon integritetin dhe dinjitetin e vet.Tek ai kundruam një  qytetar dhe një  qënie politike  në  veprim i cili i doli përpara një  pushteti të  mishëruar  dhe i tha: ”Ndal!Ti nuk mund ta nëpërkëmbësh  Dinjitetin,të  ma këmbesh  Lirinë  dhe ta ofendosh Inteligjencën time!”  Në  këtë  kuptim,akti i tij për tu ngritur,për  të  mos u konformuar dhe  për tu mosbindur qytetarisht  meriton të  ketë  “ithtarë ” edhe në  mesin e intelektualëve  shqiptarë .-Sepse mbi të  gjitha,ky vend ka nevojë  për intelektualë  “të  lirë”  nga epruvetat e Pushteteve!

© Melsen Kafilaj

                                                  20/5/2016

Sekretari i Shtetit Pompeo fillon hetime pas ndryshimeve biografike të Presidentit dhe zv. Presidentit – Përkthyer nga Rafaela Prifti

Një punonjës i inatosur hyri në portalin e Departamentit të Shtetit për t’a ndryshuar datën e fundit të mandatit të Presidentit Trump nga 20 Janari në ditën e sotme.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka deklaruar hapjen e hetimeve pas ndryshimit të të dhënave biografike të presidentit dhe zv. presidentit në portal. Nëpunësi qëllimisht ndërroi në faqen kompjuterike të dhënat biografike të Presidentit Trump dhe Zv. Presidentit Pence, sipas të cilave, mandati i tyre përfundon sot – nëntë ditë përpara betimit të presidentit të zgjedhur Biden, kanë thënë dy diplomatë që posedojnë informacion për këtë lajm, njofton agjencia BuzzFeed.
Disa ditë përpara z. Trump nxiti një rebelim të armatosur në ndërtesën e Kuvendit që iu dha shkas demokratëve të paraqesin akt-padi ndaj presidentit për herë të dytë dhe thirrjeve për Zv. Presidentin që ta shkarkoi Trumpin nga detyra për pamundësi të kryejë detyrën në bazë të amendamentit 25.
Në biografinë e presidentit thuhej se Donald J Trump e përfundoi mandatin në datën 11 janar 2011 në 19:49:00 dhe Zv. Presidenti Mike R. Pence në datën 11 janar 2011 në 19:44:22. Orari ndryshoi disa herë derisa në fund doli njoftimi se portali kishte probleme teknike. Një nga diplomatët tha se Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka dhënë urdhër të fillojnë hetimet e incidentit duke filluar nga stazhierët dhe personeli të cilët do largohen nga puna këtë javë dhe javën e ardhshme kur bëhet tranzicioni i administratës.
Të dy diplomatët pohuan se hetimi në këtë fazë është shumë i vështirë meqë një numër i madh i personelit të cilët kanë akses në portalin e Departamentit të Shtetit në lidhje me manaxhimit e përmbajtjes së publikuar aty.
Portali është “sistem i siguruar” që do të thotë se kjo nuk është ndërhyrje nga jashtë, thanë ata.
Dhjetëra diplomatë amerikanë karriere kanë dërguar dy mesazhe në shenjë proteste ndaj nxitjes së Trumpit për aktin e rebelimit në Kuvend javën e kaluar, njofton revista Politika e Jashtme dhe burime të tjera.
Sipas këtyre burimeve, mesazhi i dytë i diplomatëve kritikon ashpër Sekretarin Pompeo i cili nuk ka bërë deklaratë ku të pranojë pa mëdyshje fitoren e Bidenit si dhe dënojë rolin e Trumpit në ndërsimin e sulmit të dhunshëm të Parlamentit.
Mbi 100 punonjës të Departamentit e nënshkruan letrën dhe tre prej tyre i thanë gazetarëve të BuzzFeed se do donin të përdornin terma më të ashpra.
Sipas tyre, zemërimi pjesërisht vjen nga qëndrimi i dobët i Pompeos i shprehur në disa publikime në Twitter ku ai e cilëson sulmin “të papranueshëm” por nuk e përmendi Trumpin.
Shtëpia e Bardhë nuk dha koment për lajmin por e referoi BuzzFeed tek Departmenti i Shtetit dhe ky i fundit nuk bëri koment.
Secretary of State Mike Pompeo launches investigation after biographical changes of the president and vice president
A Disgruntled Employee Changed The State Department’s Website To Say That Trump’s Term Ends Today, Sources Say Secretary of State Mike Pompeo is launching an investigation after biographical pages for the president and vice president were changed on Monday.
A disgruntled employee at the State Department changed the biographies of President Donald Trump and Vice President Mike Pence to say their term was coming to an end on Monday — nine days before President-elect Joe Biden is to be sworn in — two current-serving diplomats with knowledge of the situation told BuzzFeed News.
The changes to the State Department’s website come days after Trump incited a deadly insurrection at the US Capitol that has led Democrats to begin the process of impeaching him for a second time and led to calls for Pence to invoke the 25th Amendment and remove Trump from office.
The president’s biography was changed to read, “Donald J. Trump’s term ended on 2021-01-11 19:49:00,” while the vice president’s biography was edited to “Michael R. Pence’s term ended on 2021-01-11 19:44:22.” The time stamp on Trump’s page changed multiple times, before both pages were removed around 3:50 p.m. and replaced with a 404 reading, “We’re sorry, this site is currently experiencing technical difficulties. Please try again in a few moments.”
One of the diplomats said that Secretary of State Mike Pompeo has ordered an internal investigation into the matter, beginning with interns and employees leaving the State Department this week and next ahead of the transition to the Biden administration.
Both diplomats said that an investigation into the matter could be a challenge, considering how many people have administrative access to the content management system used for the State Department’s official website.
It’s a “closed system” that is “nearly impossible to hack,” said one of the diplomats.
“It’s 100% not a hack,” they said.
In recent days, dozens of career US diplomats signed two unprecedented dissent cables condemning Trump for inciting the deadly insurrection on the Capitol last week, Foreign Policy magazine and other outlets reported.
Those outlets said that the second, strongest-worded cable rebuked Pompeo for his “failure to issue a statement unequivocally acknowledging that President-Elect Biden won the 2020 election” and protested the “President’s incitement of insurrectionist violence against the United States.”
More than 100 State Department employees signed the cable, including three who told BuzzFeed News they would have preferred even stronger language in them.
Their frustration, they said, stemmed partly from Pompeo’s weak statement, published in a series of tweets on Wednesday, that called the storming of the Capitol “unacceptable,” but did not include any mention of Trump.
Reached for comment on the site changes Monday, the White House referred BuzzFeed News to the State Department, which did not immediately provide one.
Christopher Miller, Buzzfeed News

Dhoma e Përfaqësuesve voton për shkarkimin e Trumpit

Ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve kanë miratuar të mërkurën rezolutën për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump, për shkak të rolit të tij në sulmin ndaj Kongresit nga një turmë e mbështetësve më 6 janar.

Trump është presidenti i parë në historinë amerikane ndaj të cilit janë kryer dy tentime për largim nga zyra.

Rezoluta për shkarkim është miratuar nga 232 ligjvënës, derisa 197 të tjerë kanë votuar kundër.

Përveç demokratëve, dhjetë republikanë kanë votuar po ashtu në të mirë të shkarkimit të Trumpit.

Pas këtij hapi, Senati do të duhet të zhvillojë një seancë gjykimi, çka potencialisht mund t’ia ndalojë Trumpit edhe kandidimin e sërishëm për president.

Dy të tretat e Senatit, të udhëhequr nga republikanët, nevojiten për të dënuar dhe larguar Trumpin nga zyra, që nënkupton se të paktën 17 republikanë duhet t’iu bashkohen demokratëve kundër presidentit në Senatin me 100 ulëse.

Lideri i shumicës në Senat, republikani Mitch McConnell, i ka thënë demokratit Chuck Schumer se ai nuk ka gatishmëri për të organizuar seancë urgjente për të shqyrtuar largimin e Trumpit nga zyra, pas përfundimit të procedurave në Dhomën e Përfaqësuesve, ka thënë një zëdhënës i McConnellit.

McConnell ka thënë më pas se ende nuk ka vendosur si do të votojë.

“Teksa shtypi është mbushur me spekulime, ende nuk kam vendosur se si do të votoj dhe synoj të dëgjoj argumentet ligjore kur të prezantohen në Senat”, ka thënë ai.

Përgjatë debatit për shkarkim të Trumpit demokratët kanë pyetur disa herë ligjvënësit se në “cilën anë të historisë” dëshirojnë të jenë.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka paralajmëruar për mundësi të organizimit të “protestave të armatosura” nëpër SHBA, teksa zhvillohet inaugurimi i presidentit të zgjedhur Joe Biden më 20 janar.

Trump bën thirrje që të mos ketë dhunë

Trump, i cili ka thënë se nuk do të marrë pjesë në inaugurim, vazhdojë të mos pranojë rezultatin e zgjedhjeve.

Teksa është diskutuar për artikullin për shkarkim, Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një komunikatë në emër të Trumpit, i cili ka bërë thirrje për qetësi.

“Lidhur me raportimet për më shumë demonstrata, ju bëj thirrje që të mos ketë dhunë, të mos ketë shkelje të ligjit, dhe të mos ketë vandalizëm të çfarëdo lloji”, është cituar të ketë thënë ai.

“Kjo nuk është ajo në të cilën besoj unë dhe as Amerika. U bëj thirrje të gjitha amerikanëve të ndihmojnë në uljen e tensioneve dhe të qetësojnë gjakrat. Faleminderit”, ka thënë mes tjerash Trump.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ka thënë se procedura e shkarkimit të Trumpit nuk është e motivuar në bazë partiake.

“Presidenti duhet të dënohet nga Senati, i cili do të sigurojë se republika do të jetë e sigurt nga ky njeri, i cili është kaq i vendosur për të shkatërruar gjërat që i duam dhe na mbajnë bashkë”, ka thënë ajo.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Pelosi ka thënë se i thyhet zemra që është pjesë e një tjetër procedure shkarkimi.

“Ma thyen zemrën. Kjo gjë duhet të na thyejë zemrat të gjithëve”.

“Unë qëndroj përpara jush si zyrtare e kushtetutës, si grua, si nënë, si gjyshe, si vajzë – vajzë, babai i së cilës ka shërbyer me krenari në këtë Kongres”.

Çfarë ndodhi para sulmit në Kongres?

Pak para sulmit të 6 janarit në Kongres, Trump ka bërë një fjalim të zjarrtë, duke u bërë thirrje mbështetësve të tij që të marshojnë në ndërtesë të Kongresit, pas disa javëve që ka bërë deklarata të pabaza se zgjedhjet janë manipuluar.

Fjalimi i tij është bërë teksa në Kongres ka qenë duke u kryer numërimi zyrtar i votave të Kolegjit Elektoral, i cili ka konfirmuar humbjen e Trumpit në garën me presidentin e zgjedhur Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Në sulmin në ndërtesën e Kongresit kanë mbetur të vdekur pesë persona, përfshirë në zyrtar policor.

Me qëllim të garantimit të sigurisë në këtë institucion, nata e kaluar ka qenë e para prej Luftës Civile në Shtetet e Bashkuara, që trupat federale kanë fjetur në Kongres për ta mbrojtur atë nga dhuna e mundshme.

Përgatiti: Krenare Cubolli

GRATE E XHAMBALLANJE  SHEMBULL NË ZAGORI DHE MË GJERË – Nga Eduard M. Dilo & Edi Vasi

Xhamballajt-një familje e shquar jo vetëm për Sheperin dhe Zagorien, por më gjerë.

Eshtë kenaqësi, obligim dhe dëshirë të shkruash për Xhamballajt e Sheperit. 

Eshtë ndoshta rast i vetëm në Shqipëri që nuk ka tjeter familje ose fis me këtë mbiemër! 

Gjithë sa janë me këtë mbiemër, janë vetëm të këtij fisi.

Ndër vite, shekuj e dekada të tëra ka nxjerrë njerëz të shquar kjo derë; aq sa kënga popullore e ka përjetësuar në vargje” Xhamballajt një derë e parë …”. 

Nuk po ndalemi në këto pak rreshta që po shkruajmë për burrat e shquar të këtij fisi që koha i njohi, burra të fjalës e të besës, prijës e luftëtarë. 

Në shkrim po ndalemi në gratë e Xhamballanje, zonja tipike zagorite, në jetën e përditëshme, kudo dhe kurdoherë.

NENE SAVA, vajzë nga dera e shquar e Levanit, hyri në këtë familje nuse, vajzë e vogël, dhe u rrit e përshtat me çfarë do lloj zakonesh e tarbiate-sh, aq sa thirrej 

“ Sava e Xhamballanje”. 

Një grua me një zemërmirësi e çiltërsi që takon rrallë.

Gjithë brezi i ri i asaj kohe kur ajo jetoi,( tani të moshuar), e kujtojnë me dashuri dhe respekt Hall’ Savën, ose Nënë Savën si e thërrisnin.

Nuk kish nxënës shkolle të mos ta respektonte( shtepitë e xhamballanje ndodhen pranë shkollës).

Të gjithë e kujtojnë atë për fjalën e mirë që nxirrte nga goja, përkëdhelitë e gostitë që u bënte fëmijve të shkollës.

Atyre që u mungonte mundësia të visheshin si shokët, Nënë Sava u blente rroba ose këpucë.

Bashkëshorti i vdiq në moshë të re, por ajo plot dinjitet përballoi këtë fatkeqësi dhe rriti fëmijë shëmbëllorë (4 djem dhe 1 vajzë ), të cilët ju bënë krahë asaj në përballimin e jetës dhe jetesës.

Lufta e dytë botërore i rrembeu dy djem, Panon dhe Spiron, dy yje, dy lastarë që ishin të shquar në ç’do hap dhe aspekt të jetës.

Ajo me dhimbje në shpirt e zemer, me lotë në sy-që e shoqëruan deri në fund të jetës, nuk u përkul, por me përkushtim sëbashku me Kalopen, nusen e Spiros, që i la tri femijë të mitur si dhe me vajzen Viktori i rritën, i edukuan dhe i bënë shembëll mirësie e gjithëçkaje.

Vangjeli,-Xheli-si e thërrisnin, në kujtimet që ka lënë e kujton me dashuri të madhe:

”Për Dëdën kam respekt të veçantë 

Sa më shumë shtohen vitet e largimit të saj, aq më e madhe më shtohet dashuria dhe malli për të.( V. Xhamballo: kujtime 9-8-2000).

Respekt, dashuri e dhimbje ndjente dhe Vasilika e dashur dhe e shtrenjtë për të apo Zoica e urtë, e dashur dhe e mirë që sa herë e përmendim përlotet…

Kujdesi dhe respekti për Dëdën si nga Xheli, ashtu dhe nga Zoica, Silja, apo Eftua-nuse e Xhelit-ishte shëmbëllor.

Ajo thoshte shpesh “djali” për Xhelin dhe “vajzat e Sarandës” për Zoicën e Silen.

Edhe ne që ishim fare të vegjël, ruajmë dashuri shumë të madhe për Nënë Savën. 

Do jetë përherë e pa harruar.

KALUA, vajzë nga Kagjinajt- nuse në Xhamballaj, u ingranua dhe u bë njësoj me familjen ku shkoi nuse.

Në kujtesë për këdo që e njohën ka ngelur grua tipike sheperjote-zagorite: e zonja, nikoqire, e fjalës, ku fjala e saj qe e sinqertë dhe e dëgjonin dhe e respektonin për ç’ka thoshte.

Ngeli e re, e ve’ se burrin ja arrestuan nazistët dhe e pushkatuan në kampin famkeq të Prishtinës. 

Rriti tri femijë shëmbëllore, të cilët ishin shëmbëll mirësie kudo.

Çmonte dhe vlerësonte shumë vjerrën e saj, (Nen’ Saven), apo kunatën Viktori

që të tria bashkë përballuan fatkeqësitë që u ndodhën dhe mirë -rritën fëmijët jetimë.

Rrobat e zeza të tria këtyre grave dinjitoze, nuk ju hoqën nga trupi.

Vuanin në shpirt tragjeditë e mëdha që shkaktoi lufta.

Gjithmonë ishin fjalë urta, me një zemër e shpirt të bardhë e plot mirësi.

Kalua nuk donte të shqetësonte njeri, shumë gjera i mbante e vuante për vete.

Ajo thoshte që “kur te vdes dua te beje kohë e mirë, edhe dimër të jetë ,

 në menyre që njerzit të mos kenë veshtiresi për të më përcjellë në banesën e fundit..”

Dhe vërtet Zoti ashtu ja plotësoi dëshirën!

ZOICA, e mira dhe e urta Zoice që trashëgon emrin e Nënës së Çajupit, 

me të cilin Gjyshi i saj ishte kushëri- çuditërisht dhe Zoica,e urtë dhe e mirë si tregonin se ishte dhe Nëna e Çajupit, shquhet për dashurinë, fjalën e ëmbël e plot bukuri, buzëqeshjen që e shoqëron kudo në jetë.

Aty ku punoi si shitese në Sarandë, të gjithë flasin me relata e konsideratë të lartë .

E mire, e dashur është dhe tani Zoica jonë.

Sëbashku me Koci Vasin, burrin e saj rritën dhe edukuan 4 fëmijë model në sjellje, shoqëri, kudo.

Urojmë për Zoicën jetë të gjatë dhe shëndet e mirësi.

SILJA-VASILIKA- trashëguese dhe bijë e denjë e përtëritjes së emrit të 

“plakave të xhamballanje”, ishte e urtë dhe shëmbëllore kudo në jetë.

Fjalë ëmbël e buzë në gaz të priste e të 

përcillte. 

Kudo ku punoi, ka lënë emër të ndritur, e të mirë si vetë Ajo.

Si Zoica dhe Silja, trashëgimtare të denja të Babait të tyre që nuk arriti ti gezojë, janë simbol mirësie dhe me një zemër behar.

Vasilika u martua me Petrit Idrizin dhe krijuan një familje të mrekullueshme, 

ku të dy vajzat që kanë lënë pasardhese, janë bija të denja të prinderve të tyre.

E pa harruar do jetë Silja jonë !

Nuk mund të lëmë pa permendur Efton, “nusen e Xhelit”,një grua e urtë , e dashur, e pritur, dashamirëse me gjithë fisin Xhamballo, e që e karakterizon veç mirësia. I urojmë jetë të gjatë.

Shkruam pak rreshta kujtim në shenjë respekti për këto pjestare të familjes Xhamballo, duke mos pretenduar se thamë gjithcka.

Fotografite: 1-Pjestare nga familja Xhamballo Në vitet 1930

-Sava Levani Xhamballo( Nene Sava)

3-Kalope Kagjini Xhamballo, me dy vajzat e saj Zoica dhe Vasilika

4-Zoica Xhamballo-Vasi

5-Vasilika Xhamballo Idrizi

Trajneri i “Patriotëve” nuk pranon të marrë Medaljen Presidenciale të Lirisë

VOA

Trajneri i skuadrës së futbollit profesionist amerikan “Patriotët” të New England-it, Bill Belichick, njoftoi të hënën në mbrëmje se nuk do ta pranojë Medaljen e Lirisë që jepet nga presidenti. Ai tha se “të qenit besnik ndaj njerëzve, ekipit dhe vendit që dua, vlejnë më shumë se përfitimet e çdo çmimi individual”. (New England është një rajon në verilindje të Shteteve të Bashkuara që përfshin shtetet e Meinit, Vermontit, Nju Hempshërit, Masaçusetsit, Konektikatit dhe Rode Ajlënd”.

Nëpërmjet një deklarate të shkurtër, trajneri që ka drejtuar skuadrën në gjashtë fitore të Super Bowl-it amerikan, nuk e tha në mënyrë të qartë se ai e kishte refuzuar ofertën e Presidentit Donald Trump, të cilin më parë e ka cilësuar si mik të tij. Por zoti Belichick shpjegoi se “është marrë vendim për të mospranimin e çmimit” pas ngjarjeve të dhunshme që përfshinë Kapitolin javën e kaluar.

Zoti Trump njoftoi të shtunën, tre ditë pas protestave të dhunshme të 6 Janarit, se ai do t’i jepte zotin Belichick titullin më të lartë civil të kombit, pjesë e disa titujve nderi të shpërndara së fundmi prej tij që përfshinin lojtarët e golfit Annika Sorenstam, Gary Player si dhe lojtaren e ndjerë Babe Zaharias.

Zonja Sorenstam dhe zoti Player i pranuan dekoratat e tyre gjatë një ceremonie private, një ditë pasi mbështetësit e zotit Trump sulmuan Kongresin. Pesë persona humbën jetën gjatë protestave të dhunshme, përfshirë dhe oficerin e policisë së Kapitolit Brian Sicknick.

Zoti Belichick ishte parashikuar të nderohej me titullin e lartë të enjten.

U ndjeva i nderuar… nga respekti për atë që përfaqëson ky titull dhe nga admirimi për ata qe e kanë marrë atë më parë“, tha trajneri në një deklaratë, e cila iu dha agjencisë Associated Press nga vetë ekipi i Patriotëve.

Por më pas ndodhën ngjarjet tragjike të javës së kaluar dhe u morr vendim për të mos bërë përpara me çmimin. Mbi të gjitha unë jam një qytetar amerikan me shumë respekt për vlerat, lirinë dhe demokracinë e kombit tonë. Unë e di se gjithashtu përfaqësoj familjen dhe ekipin tim të New England-it, Patriotët“.

Megjithëse e përshkruan veten si njeri të shkëputur nga politika, zoti Belichick rezulton të jetë përfshirë në disa raste.

Ai ashtuquajturi arkitekti i dinastisë së Patriotëve i ka shkruar zotit Trump një letër mbështetjeje më 2016, që aso kohe kandidati për president e lexoi me zë të lartë një natë para zgjedhjeve, në një tubim në Nju Hempshër, bastioni i tifozërisë së ekipit.

Zoti Trump tha se letra ofronte “urimet më të mira për rezultate të shkëlqyera” në ditën e zgjedhjeve dhe e inkurajonte atë “për ta bërë Amerikën sërish të madhërishme”, por zoti Belichick tha se ajo ishte thjesht një letër për të mbështetur një mik.

Në 2015 zoti Belichick kishte vendosur një stemë me flamurin armen gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë me rastin e fitores së katërt të Super Bowl-it nga skuadra e tij. Ky gjest besohet të ishte një shenjë mbështetjeje për drejtorin e futbollit të ekipit, Berj Najarian, me origjinë armene. Muajin e kaluar, zoti Belichick i bëri thirrje qeverisë amerikane të ndërmarrë veprime kundër Turqisë dhe Azerbajxhanit për “sulme të paprovokuara e të dhunshme kundër armenëve”.

Pas vdekjes së George Floyd-it në duart e policisë këtë verë, lojtarët e ekipit të Patriotëve e vlerësuan zotin Belichick për garantimin e një forumi të hapur për ta për të shprehur ndjenjat e tyre mbi racën dhe padrejtësitë shoqërore në Amerikë. Në deklaratën e tij ditën e hënë, zoti Belichick e quajti atë “një nga gjërat më të dobishme në karrierën e tij profesionale”.

Përmes një drejtimi së shkëlqyer brenda ekipit tonë, bisedat në lidhje me drejtësinë shoqërore, barazinë dhe të drejtat e njeriut u zhvendosën në krye dhe u shndërruan në veprime konkrete“, tha ai. “Vazhdimi i atyre përpjekjeve, duke u qëndruar besnik njerëzve, skuadrës dhe vendit që unë dua, peshojnë më shumë sesa çdo përfitim nga çdo çmim që marr personalisht“.

Ka drejtësi në Shqipëri apo nuk ka?! Mbrohen të drejtat e qytetarëve dhe emigrantëve apo jo. PËRGJIGJUNI, JU MEDIA A KUSHDO QOFSHI?! – Nga KRISTAQ TURTULLI

 

Të nderuar kudo që ndodheni nuk është as e ndershme dhe as morale:

 edhe sot më datën 12, 1 2021  ky person me emrin Kristo Muzaka botoi një shkrim në gazetën SOT me foton time 

Gjeopolitikë në  kohë  pandemie dhe lufta  për vaksinim ndaj covid 19.

Emri im është Kristaq Turtulli, shkrimtar, autor i mbi 30 librave, botuar dhe në gjuhën angleze në Amerikë.

Vlerësuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare me banim në Toronto të Kanadasë.

Qeveria Shqiptare për arritje të larta në fushën e artit dhe letërsisë më ka akorduar Titullin e lartë Ambasador i kombit.

Ndjehem thëllësisht i indinjuar per nje veprim te përsëritur dhe të denueshen nga ligja, nga nje person me emrin Kristo Muzaka

Ky person anonim dhe i pandërgjegjshëm ka hedhur dhe shumë shkrime të tjera me foton time.

Ky është veprim I perseritur , dhe i dënueshëm. Ju, kam dërguar protesta  redaksive të gazetave,

aq më tepër personin që kryen këto veprime nuk e njoh dhe nuk e di kush është,

por për fat të keq punonjësit e gazetave nuk e kanë vene yjet ne zjarr, kjo mungesë serioziteti dhe përgjegjësie.

 

Po ju drejtohem juve si miq, si kolegë dhe dashamirës të artit dhe letërsisë. Ndryshe do u drejtohem ligjit dhe drejtësisë:

Mos harroni, këtu në Kanada dhe Amerikë, një person apo organ gazete që kryen një veprim të tillë të paligjshëm dënohet me gjobe.

Ju kam dërguar mediave notë protestë pos askush pre tyre nuk ka reaguar. Kjo e dëmton imazhin e medias Shqiptare.

Çpo ndodh, ku është dinjiteti ynë, që disa sharlatanë abuzojnë në mënyrë të paligjshme:

Me respekt

VALDETE DAKA, TURPI TA MBULOFTË FYTYRËN!! – Nga Binak MAXHARRAJ

(O ju faqezi te KQZ diaspora a duhet me nejtë ulur apo me qendru në këmbë derisa ju ta thirrni,apo duhte me marrë pushim nga puna duke ju pritë derisa sa ta thirreni)
Fatëkëqesia me e madhe për këtë vend është dhe për votuesit qe ju e drejtoni KQZ qe sa vite.Për te gjitha këto vite ke punuar me direktivat e politikës e sidomos te Hashim Thaçit.
Për çdo herë pas zgjedhjeve e kë bërë rremujë numrimin e votave e cila ka zgjatë me javë e muaj duke manipuluar politika me ta,rasti me aklakant është i zgjedhjeve te fundit kur nga hiqi e nxoret NISMËN,si pykë për manipulime.
Valdete Daka zoti dhe turpi ta mbuloftë fytyrën te cilën e ndrron nga zgjedhjet në zgjedhje.
Në këto zgjedhjet qe po vijnë e qite një sihariq të ri kur është fjala për diasporën,edhe këtë e kë bërë me ndonjë diktat.Qellimi i yt është i qartë te pengohet dhe te izolohet doaspora te votojë,nuk keni te drejtë ta beni një gjë te ketillë,nuk keni te drejtë te manipuloni me votën e disapores.
PO,ku ke parë ti mojë e gjorë,mojë e mjerë,moj e padishme,se po u deshka me i thirrë me telefon për me e verifikuar fialan fistekun se a është ai apo jo.
Por,nuk e ke saqruar mirë një gjë:se ata votuesit e diasporës a duhet me njetë ulur në karrik apo me qendru ne kamb gaditu derisa dikush nga KQZ ti therrt me telefon.Sa shumë janë votuesit ata edhe duhet me marrë pushim javor,ose me e humbë punën duke e pritur thirrjën qangalla te KQZ,sepse nuk janë një grushtë votesish por janë me qindra e mijëra.
Kësi marifeti nuk ka askund ne botë pos në KQZ e Valdete Daka qe edhe kësaj radhe po folë ne emër … e dinë ajo vetë se me kendë…
Dihet se tashti së fundi pos liderve më kokë bosh janë kundër LVV dhe Kurtit,por pse edhe KQZ qetë kësi maskarallaqe askush se ka pritë.
Për hirë te qetesisë politike ju thrras hiqni dorë nga këta marifetllaqe te pista sa nuk është vonë,apo ndoshta e keni qellimin te krijoni pakenaqesi te diaspora.
Nuk e meriton diaspora e cila derisa pushtetarët e vjedhin këtë shtet,kurse diaspora e ndanë kafshatën e vetë për ta mbajtë popullatën në Kosovë.

Serbia nuk respekton marrëveshjen e Washingtonit, i kërkon Katarit të mos lobojë në dobi të Kosovës

Institucionet e shtetit serb vazhdojnë me të vjetrën. Pavarësisht marrëveshjeve që janë arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në Washington në praninë e presidentit në shkuarje Donald Trump dhe të deleguarit të tij Richard Grenell, Serbia nuk i merr parasysh, duke vazhduar kështu lobimin kundër Kosovës.

Traditën e ish-ministrit Ivica Daçiç është duke e vazhduar ministri i ri jashtëm serb, Nikola Selakoviç. Selakoviç së fundmi ka kërkuar nga ambasadori i Katarit në Serbi, Shejh Mubarak Fahad al-Thani, të ndalojë lobimin ndërkombëtar në favor të Kosovës.

Selakoviç deklaroi se Serbia dhe Katari, përveç mosmarrëveshjeve për çështjen e Kosovës, nuk kanë çështje të hapura në marrëdhëniet dypalëshe, raportojnë mediat serbe.

E ndaj kësaj fushate të egër e të vazhdueshme të Serbisë, Kosova si gjithmonë “mjaftohet” me disa reagime në rrjetet sociale.
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar në Twitter duke shkruar se Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Washingtonit.

“Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Washingtonit- referuar kërkesave zyrtare dhe jo zyrtare për të mos njohur Pavarësinë e Kosovës. Është Ministria e Punëve të Jashtme duke bërë të kundërtën e asaj që Vuçiçi ka nënshkruar në Washington”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Në anën tjetër kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka thënë se, çdo masë e reciprocitetit tregtar që Serbia e drejton nga Kosova, do të veprohet njëjtë, por ndryshe Hoti kishte deklaruar kur ishte larguar reciprociteti dhe taksa ndaj Serbisë.

NATA E ZEZË E 22 SHKURTIT 1951 – Nga FILIP GURAZIU*

 

Prologu

Në shkurt të vitit 1951, në moshën shtatëvjeçare frekuentojsha klasën e dytë fillore në shkollën “Ali Demi”, Tiranë që ishte vetem 100 m. larg shtëpisë ku banojsha.
Duket se faktori moshë nuk më pati lejue ose nuk më pati mundësue ndërgjegjësimin e përjetimin real t’asaj situate ” të pandigjueme e të papame” që po kalonte shoqnia shqiptare me instalimin e diktaturës komuniste: Dhuna s’kishte mbarim ; arrestime në rrethin familjar, pushkatime në rrethin miqësor, internime familjesh, shpronësime, nxjerrje me urdhën prej shtëpive, mungesa e fjalës së lirë etj., sepse kujtimet e mia lidhen kryesisht me mjedisin e dashun familjar, me gëzimin e entuziazmin që më krijonte njohja me shokët e ri të shkollës ( ndër të cilët kujtoj Hajredin Fratarin) si edhe me lojnat sportive, sidomos atë të futbollit me top pecash e porta të kufizueme me gurë, pa harrue “gjuetinë” me lastik…
Ndryshe prej të mëdhajve, jeta ime rrjedhte e qetë; më kujtohet që baba Pjerin ( Pjeter), n’atë kohë në moshën 44 vjeçare, ishte jashtëzakonisht i ngarkuem në detyrën e tij si shef finance në ministri , sepse kthehej shumë vonë prej punës, vetem të dieleve ishte pranë familjes, paraditja e së cilës kalonte me pjesëmarrjen ( familjarisht) në meshën e Kishës Françeskane e vizita të shkurta në familjet e miqve. Kur Lana kishte ujë pak, ndiqshim rrugën ma të shkurtë për me shkue te Kisha tue kalue mbi disa gurë të mdhaj të pozicionuem mbi shtratin e vijës ujore.
Tingujt e pianofortes në shtëpi ishin të përditshëm, muzika më krijonte nji ndjesi të veçantë. Notat muzikore i pata nxanë përpara shkrimit në shkollë sepse axha, pianisti Tonin Guraziu, pati përdorë “figura vizatimore” si ndihmë për me kuptue notat ( nji “rreth” donte me thanë nota “re” etj). Ndigjojshe që axha i thonte të tjerëve se Filipi ka talent për piano, suksesi i im i parë ( dhe i fundit) pati qenë nji koncert në radio Tirana në moshën 6 vjeçare.

Rrfeja në natën me yje

Në thellësinë e natës së 22 Shkurtit, të ramet e forta të derës së shtëpisë , ma nxorën gjumin, hapa sytë e mbeta i çuditun… Të tanë ishin të çuem e në lëvizje; mbas pak, baba Pjerin iu afrue derës së jashtme e, me za të fortë, pyeti: -Kush jeni e çka doni në kët orë të vonë ?
Nji za u ndigjue prej jashtë: – Hape derën, jemi Sigurimi i Shtetit, kemi ardhur për kontroll !
Baba vazhdoi: – A asht me ju përfaqësuesi i Këshillit të Lagjes, filani….? – Pa praninë e tij, nuk ju hap derën !
Nji za prej jashtë, urdhnoi njerëzit e tij: Urgjent sillni këtu përfaqësuesin e Këshillit të Lagjes….
Ra heshtje…, baba erdhi me shpejtësi në oden e gjumit dhe lëvizi sintoninë e radios, veprimin e kuptova…( sintonia duhej me qenë te Radio Tirana…!)
Mbas pak u ndie zani i përfaqësuesit të Këshillit të Lagjes e baba hapi derën: Tre njerëz të veshun me tesha ushtarake u futen mbrendë. Njeni, duket kryetari i grupit, pyeti baben; -Ti je Pjerin Guraziu? e pa marrë përgjigje, me za të naltë i tha: – ” Në emër të popullit je i arrestuar”, do vish me neve për një sqarim në Degën e Punëve të Brëndshme, bëhu gati!
Heshtje vorri në shtëpi…Nana ndihmoi baben për përzgjedhjen e teshave….Baba veshi tabaren e tij të trashë të zezë prej leshi, vuni kapelen republika ( nën vrojtimin e panderpremë të rojes) e doli në korridor ku e izoluen në nji qoshe.
Vetem mue si fëmijë më lejuen t’i afrohem. Kurrë nuk mundem me e harrue atë skenë që fatalisht paska pasë qenë e fundit ! Baba kërkoi barnat që merrte kundër sëmundjes së ulçerës e pyetjës së Dadës së shtëpisë, Dilës: “Çka na bane more Pjerin, more në qafë vedin e familjen”?, iu përgjegj me za të naltë për me e ndie të tanë: – ” Mos u bani marak, rrini të qetë, jam i pafajshëm, nuk kam ba kurrgja, çdo gja ka me u skjarue e shpejt kam me u kthye në shtëpi !
Hijet e natës erdhën, morën me vete baben e u zhdukën në errsinë…
Të nesërmen u muer vesh se në Tiranë, gjatë netëve 20 deri 22 Shkurt ishin arrestue mbi 170 vetë…!
Nji ditë mbrapa erdhën lajme se shumë prej atyne që ishin arrestue, kishin fillue me u lirue., lajme që zgjuen shpresën në familje për lirimin edhe të babës, për të cilin të gjithë kishin besim të plotë se ishte i paster, sepse ai dinte: ” vetem punë e familje e vetem familje e punë. Kaluen ditë e baba nuk u kthye, por shpresa ishte e fortë, të tanë kishim besim…!
Ndër ato ditë ankthi e trishtimi, mue më çuen çdo ditë në shkollë, vazhdojsha me zor mësimin, mendjen e kisha tjeterkund…
Në datën 27 Shkurt 1951, në orën e dytë të mësimit, erdhi motra (Sisi) në klasë e më mori për në shtëpi. Gjeta shumë njerëz, përveç pjestarve të familjes sime dhe të Zef Guraziut ( axha i babës) me kujtohen; kushrini Emil Shiroka e shoku i babës Ing. Filip Geci. Të gjithë të veshun për zi! Heshtje e vajtime, vajtime e heshtje; heshtje e vajtime, vajtime e heshtje…!
Atë moment kuptova se në vend të ardhjes së babës , kishte pasë ardhë nji pusull me shkrimin :
” Pjerin Guraziu është pushkatuar si armik i popullit e i Partisë”. Rrfeja komuniste kishte mblue në zi familjen e Pjerin Guraziut e kishte përplasë përtokë, pa ndjeja, të vejen 36 vjeçare të Pjerinit, nanën Inda!
Diktatura e proletariatit kishte triumfue mbi pafajsinë…

Epilogu

Mbas 40 vjetve , në 10 Gusht të vjetit 1991, me urdhën “prej nalt”, Plenumi i Gjykatës së Naltë rishqyrtoi proçeduren ligjore të masakrës terroriste të 26 Shkurtit 1951 ku u torturuen e u pushkatuen baba Pjerin dhe 21 intelektualë të tjerë e doli me vendim: ” Prishjen e vendimit Nr.64, datë 27.02.1951 të Gykatës së Lartë Ushtarake Tiranë dhe pushimin e çështjes penale në ngarkim të…, tue argumentue se:
“Të 22 viktimat e 26 Shkurtit 1951 ishin të pafajshëm, nuk kishin lidhje me akuzen e ishin pushkatue pa proçes gjygjsor, por vetem me vendim terrorist të Byrosë Politike enveriste. “Gjygji i montuem” i cili ishte tentue me u organizue mbas pushkatimit të 22 intelektualëve, në realitet ishte nul, mbasi në vendimin e tij nuk figurojshin firmat e trupit gjykues”.
Në vjetin 1993, falë përkushtimit të Z.Hysen Shehu, u zbulue ” gropa e kuqe” ku patën qenë hjedhë të gjallë e mandej pushkatue të 22 viktimat e 26 Shkurtit ( kjo e vertetueme prej faktit se eshtnat e gjetun në ” gropen e kuqe të gjakut” idhin të lidhun me tela e se në pjesën e siperme të kafkave të viktimave dalloheshin birat e plumbave). N’at gropë, përveç eshtnave, dallova e mora në dorë edhe copat e tabares së zezë të babës Pjerin, emocioni thirri kujtesen e kujtesa më solli përpara korridorin e shtëpisë, tabaren e zezë prej leshi e baben në kambë, i qetë që prej larg më lente nji porosi: Kurrë komunizëm !
Me vendim unanim të famijarëve te viktimave, të 22 intelektualët e martirizuem u vorrosën së bashku në nji vorr monumental në Tiranë.
Pjerin Guraziu së bashku me 21 “Martirët e Pafajsisë”, me vendim të Presidentit të Republikës së Shqipnisë, Z. Bamir Topi në vitin 2011 u shpall ” Nderi i Kombit”.
F.G.
( Pjesë e librit ” Dromca kujtimesh”, dergue për publikim)

cv. Pjeter Filip Guraziu ( sintetike )

* Leu në rrugën e Gurazezve, Gjuhadol, Shkodër, datë 30.10.1906 në familjen Gurazezve me kontribut qytetar, kulturor dhe patriotik.
* Në vjetin 1912, në moshen 6 vjeçare, transferohet me familjen në Bari-Itali, ku arsimohet. Përfundon Shkollen e mesme Tregtare e në vjetin 1929 merr doktoraturen për Ekonomi pranë Universitetit të Barit – Itali.
* Gjatë vjetëve të universitetit shperthen si talent në atletike tue u shpallë disa herë kampion i Universiadave italiane në vjetët 1924,1925 etj. Rezultati në ‘kërcim së gjati’, i kapun në vjetin 1925 në moshen 18 vjeçare prej 6.15 m. përban rekordin e parë të dokumentuem në historinë e atletikës shqiptare. Në vjetin 1930 shpallet Kampion Kombtar në atletikë për garen stafete 4x100m – Tiranë.
* Kthehet në Shqipni në vjetin 1939 dhe fillon punën si pedagog pranë Shkollës se Mesme Tregtare në Vlonë. Mbrapa punësohet si drejtor në Doganën e Tiranes. Gjatë vjetëve të okupacionit italian tërhiqet në aktivitetin privat të familjes që drejtohej prej të atit. Martohet në 1938 me Ermelinda Saraçin, zoti i fali dy femije; Elizabeten dhe Filipin.
* Në tetor 1944, ftohet me marrë pjesë në formimin e qeverisë së re demokratike në Berat konsideruem intelektual i pakomprometuem me okupatorët.
* Ishte anëtarë i Komisionit Kombtar të Atletikës për organizimin e lojnave të Ballkaniades që u zhvilluen në Tiranë, ne vjetin 1946.
* Gjatë periudhës 1945 deri 1951 sherbeu në detyra të randesishme pranë dikastereve qendrore të shtetit shqiptar ( shef finance në Ministritë e Bujqësisë, Minierave )
* Me 22 Shkurt 1951, arrestohet e mbas torturve në qeli, në naten e 26 Shkurtit 1951, së bashku me 21 intelektualë të tjerë të lidhun me tela me gjemba e te zhytun në nji gropë plot me balte bri lumit Erzen, pushkatohet … ; ky ishte “kurbani”i servilizmit me të cilin komunistat-terroristë; Enver Hoxha, Mehmet Shehu & company, i kerkojshin falje prej “babà Stalinit” për paaftësinë e tyne për me mbrojtë Legaten Sovjetike në Tiranë…

Filip Pjeter Guraziu
Shkoder, 11.01.2021.

*P.S. Foto familjare (bashkangjitun) asht realizue nji muej para masakrimit te babes prej kriminelave enveristë

Përkujtesë me shkas: MIKU YNË I MADH, VIKTOR MAJERI – Nga Jusuf Buxhovi

 

-Si korrespodent i gazetë gjermane “Frankfurter Allgemeine” dhe autor i disa librave publicistike për Ballkanin, ku duhet dalluar veprën “Si u shpërbë Jugosllavia”, Viktor Majer ka merita të mëdha për pasqyrimin e gjendjes së shqiptarëve në ish Jugosllavi në prak të shkatërrimit të saj, me ç’rast ai u kthye në zëdhënës të lëvizjes kombëtare shqiptare dhe programit të saj në përmasa ndërkombëtare.

Kur publicisti dhe botuesi njohur Karl Gustav Strëm, në vitin 1979, doli me librin “Jugoslawien ohne Tito” (Jugosllavia pa Titon), me ç’rast theksoi se mbijetesa e trashëgimisë së Titos varet nga përgjijgjja që do t’i jepet çështjes shqiptare, ku Kosova Republikë merrej si alternativë e vetme e kësaj sprove, Viktor Majer, një zë tjetër i fuqishëm i publicistikës gjermane, me shkrimet e tij të pandalshme, do të paraqesë anamnezën e çështjes shqiptare në kontekstet rajonale nga shfaqja e saj gjatë Krizës Lindore, shpalljes së pavarësisë më 1912, prej nga ajo do të kalojë në tryezën e gjelbër të diplomacisë së fuqive të mëdha të shumtën duke iu amputuar pjesët, ku ato më të rëndësishmet (Kosova dhe Maqedonia) do t’i lëhen në mëshirën e pamëshirë të Beogradit për t’u ndërlidhur me uvertyrën e shkatërrimit të saj.

Viktor Majer, gjithë këtë proces do ta shohë si një zhvillim, që siç thekson te libri “Si u shpërbë Jugosllavia”, ndoqi asimetrinë historike prej nga Kosova dhe shqiptarët në të, sipas projekteve serbomëdha të destinuar për shpërngulje ose asimilim, nga mesi i viteve të gjashtëdhjeta, me kërkesën për Repulikën e Kosovës, të kthehen në faktor kyç të mbijetesës ose të shkatërrimit të saj. Këtë të dytën, Majer e pa edhe si aspekt të rëndësishëm ndërkombëta të ruajtjes së baraspeshë së sferave bipolare të interesit që i mbante Jugosllavia e Titos.

Andaj, nga viti 1981 e këndej, kur kjo kërkesë u rikthye dhe i dha dinamikë projekteve serbe për riformatizimin e federatës në një shtet unitarist kah Lindja (BRSS-ja), ku edhe autonomia e Kosovës shfaqj kurban i parë i saj, Majer doli me kërkesën drejtuar perëndimorëve, që shpërbërja e Jugosllavisë, e pranuar si proces në Konfetencën e Hagës të gushtit 1991, të shfrytëzohet që Kosovës t’i pranohet statusi i republikës së pavarur, siç ishte proklamuar në Kuvendin e Kaçanikut më 7 shtator 1990.

Duhet theksuar se asokohe, kur Kosova dhe çështja e saj kishte nevojë të nxirrej nga mjegulla e anatemës, që ia kishte krijuar propaganda e Beogradit dhe ndihmësit e saj, Viktor Majeri mori përsipër edhe rolin e këshilltarit të dr.Ibrahim Rugova si dhe strukturës së gjithëmbarshme intelektuale të prfshirë në lëvizjen kombëtare, nga themelimii LDK-së e këndej,duke sugjeruar hapat strategjik: Referendumin për Pavarësi, zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 1992, pastaj konstituimin e Qeverisë së Kosovës prej nga ka burimin lëvizja institucinale (shteti paralel), që në raport me ndërkombëtarët u definua si “politikë pa luftë” deri të konotacioni i “luftës pa politikë”, kur do të shaqet UÇK-ja.

Pra, në të gjitha këto zhvillime, Viktor Majeri ishte thuajse pjesë e pandashme e nervit politik të lëvizjes sonë kombëtare, së cilës përherë i mbeti pranë dhe besnik jashtë çfarëdo interesi.

Siç shihet edhe në foton e Iliaz Bylykbashit, nga qershori i vitit 1991, (fotoreporterit të Rilindjes, që me aparatin fotografik i jetësoi më mirë se çdokush çastet vendimtare të kthesave historike), Viktor Majeri ishte edhe fizikisht pranë presidentit Rugova dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Kjo përkujtesë ka për qëllim që historisë së shtetndërtimit tonë t’i kthehen pamjet e saj historike, ato të mirëfilltat dhe vendimtarët, siç ishte ajo e mikut tonë të madh – Viktor Majerit, shpesh qëllimisht të harruara nga krekosjet e shumta politike të atyre që shtetin e Kosovës e kanë kthyer në plaçkë!…


Send this to a friend