Voal- ka filluar një romancë e re midis Berishës dhe Metës – janë fotografuar duke tokur gotat në Ambasadën kineze – . me këtë rast, po shkëpusim nga arkivi mars 2015, pra gjashtë muaj më parë, për tu kujtuar shqiptarëve sa sa urreheshin. Sepse opinioni ka të drejtë t’i rishohë.
Ora news – Me debate të forta, opozita ka pasur vetëm një kërkesë në seancën e sotme, largimin e kreut të kuvendit Ilir Meta. Për herë të parë pas ndarjes nga koalicioni ish kryeministri Berisha dhe kryetari i Kuvendit janë përballur me njeri tjetrin me akuza personale, duke kujtuar videon e filmuar nga ish ministri Dritan Prifti. Nuk jap dorëheqje dy herë për Shkëlzen berishën, ka qënë përgjigja e kreut të kuvendit.
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar dorëheqjen Ilir Metës nga Kryetari i Kuvendit, duke e akuzuar si personi që ka paguar për të vrarë Tom Doshin, por Meta iu përgjigj “nuk e jap dorëheqejen për Shkëlzenin sepse e kishte dhënë njëherë, sepse Shkëlzeni ishte në videon e Dritan Priftit. Dhe më the shiko cfarë ka bërë ky budallai”
Berisha u përgjigj: “Dorëheqjen e parë e dhe për bllokun e Monikës tani jep dorëheqjen e dytë”
Me gjakftohtësi por herë pas here dhe me batuta Meta ka rënditur arsyet pse e refuzon doreheqjen.
Tensionet dhe debatet mes ish-kryeministrit Berisha dhe kryeparlamentarit Ilir Meta u zhvilluan ndërkohë që demokratët bllokuan foltoren, me një kërkesë të vetme dorheqjen e Ilir Metës.
Meta, i ka kërkuar opozitës që ti drejtohet prokurorisë për cdo fakt që pretendohet se e lidh atë me porositjen e vrasjes se dy dyeputeteve. Por ish-kryeministri Berisha, i kerkoi kryeparlemtarit te mos ushtrojë presion mbi prokurorinë.
Ndërkohë që opozita mbante të bllokuar foltoren e Kuvendit, shumica votoi rendin e ditës duke mbyllur punimet rreth orës 12:45.
Kjo seancë e nxehtë parlamentare, për herë të parë pas 23 qershorit perballë Ilir Meten dhe Sali Berishën, që bashkjetuan për 4 vjet politikisht me akuza personale ku Ilir Meta, nuk ka lënë pa i përmendur,Berishës akuzat që e shoqëruan në vitin famkeq atë të 1997, por dhe pas vrasjes së Azem Hajdarit.
Kreu i parlamentit gjith këtë histori, e sheh si puc ndaj personalitetit të tij.
Ja debati ne parlament Meta- Berisha
Sali Berisha:Unë e kisha denoncuar disa herë tentativën për eliminimin e Tom Doshit dhe çfarë janë në sallë dhe në Shqipëri. Nëse ka një njeri më agresiv ndaj Tom Doshit është Sali Berisha. Por Sali Berisha është njeri i ligjit, as për Tom Doshin. As Koço Kokëdhimën, Ilir Metën Edi Ramën, nuk kërkoj gjë tjetër veç ligjit. S’ka asgjë që më çon përtej kësaj
Tre muaj më parë njerëzit që thirri Ilir Meta për të më faturuar mua vrasjen e Tom Doshit i përplasën në fytyrë. E mora vesh unë. Nuk u shqetësova, përderisa afera e vrasjes ishte mes jush, s’kisha pse të merresha, ndonëse ata patën dinjitetin për të më thënë ser Ilir Meta na tha se është Sali Berisha që do të vrasë Doshin dhe vëllanë tuaj.
Të garantoj o zoti Paulin se Rama do të të përdorë si Tomën, e më keq se Toma do ta pësosh po e lejove vetes. Nuk ke pse ta barazosh veten me të tjerët.
Meta: Berisha mos kërcëno deputetët, të lutem, jemi kundër kanosjes
(dëgjohen zëra nga opozita)
Berisha: Sterkaj vazhdo bëj ç’të të thonë, unë të dhashë një këshillë, ti bëj të kundërtën. U denoncua kryetari i parlamentit se ka orgaziuar vrasjen e dy deputetëve
Meta: Berisha mos kërcëno deputetët.
Berisha: Bëj ç’të të thonë, unë të dhashë një këshillë
Meta: T’i e ke ditur para tre muajsh dhe nuk e ke denoncuar?
Berisha: E kam denoncuar në parlament
Meta: Denoncohet në prokurori
Berisha: Prisni, prisni
Meta: Vazhdo, e nise si aksioner demokracie po e mbaron si aksioner pularie
Përderisa Tom Doshi, Edi Rama, Saimir Tahiri dhe Ilir Meta të akuzuar direkt nga Tom Doshi, dhe nuk ndërrmirrnit asnjë masë, ajo hile prej prezantimi s’ka rëndësi për mua.
Meta: Mezi po prisje të ndodhte vrasja brenda maxhorancës
Berisha: Nëse mezi prisja, je i pamend. Unë e denoncova pikërisht për të mos ndodhur vrasja. Meta u akuzua nga viktima dhe doresi dhe më pas prapë tha fajin e ka Sali Berisha.
Duhet t’i japim shans hetimit.Nuk do keni hetues dhe gjykatës prokurorin, por Saimir Shullazin që do bëjë hetimin e gjykimin. Ne kërkojmë që Ilir Meta i akuzuar me një akuzë të rëndë të heqë dorë nga kryetari i Parlamentit të zbresë si deputet i thjeshtë e të bëhen hetimet.
Heshti tre ditë e doli në fund e përbaslti nga prokurori I përgjithshëm e poshtë për të shpëtuar Ilir Metën. Ne kërkojmë dorëheqjen e Ilir Metës si i akuzuari me një akuzë më të rëndë. Për ne politikisht sa më gjatë ta mbani aq më shumë do të kundërmojë. Ne nuk kemi interesa partiake, kemi interesat e shoqërisë. Jep dorëheqjen, sepse sot nuk ka asnjë kryetar parlamenti të akuzuar në këtë mënyrë nga një deputet i maxhorancës.
Meta: Nga cili deputet të lutem?
Berisha: Nga Tom Doshi
Meta: Është miku juaj prej muajsh. Mos u shqetëso
Berisha: Mor i mjerë ai që mendons e mund të shesë Tom Doshin si njeriun e Sali Berishës..
Meta: Kush është i mjerë?
Berisha: Tom Doshi është njeriu më i sulmuar nga Sali Berisha, bashkë me Koço Kokëdhimën këtu, dhe Edi Ramën e Saimir Tahirin. Këta janë 4 njerëzit që kam sulmuar më shumë në këtë maxhorancë. Përpjekja jote për ta shitur Tom Doshin..
Meta: Cfarë propozimi ke se spo të kuptoj?
Berisha: Hap rrugë hetimit dhe jep dorëheqjen, mos shfrytëzo votat e krimit. Je kokë e qelbur. Jep dorëheqjen
Meta: Doktor mos ulërit.
Berisha: Jep dorëheqjen
Meta: Jepjani ilacet, ju lutem sepse kemi përgjegjësi për shëndetin e doktorit, ju lutem. Zoti Beqaj merrni masa?
Berisha: Lëri ato dhe jep dorëheqjen menjëherë. Mos shfrytëzo votat e krimit të rrish në krye të parlamentit.
Meta: Të ta jap përgjigjen?
Berisha: Jep dorëheqjen
Meta: Mbylleni mikrofonin do jap unë përgjigje
Meta: Për ty bëj çdo sakrificë, për Shkëlzen Berishën e kam dhënë një herë dorëheqjen, dakord. Dy herë nuk e jap për Shkëlzen Berishën. Dakord! Ta sqaroj edhe më shumë mos u bëj pjesë e puçit të pularisë me Tom Doshin e Dritan Priftin si aksioner. Po ta them këtë gjë në mënyrën më miqësore. Për tu bëj çdo gjë por jo për Zenin.
Je i vetmi që beson më shumë tek Toma sesa tek prokuroria. Beson se një person i akuzuar për vrasje thotë të vërtetën përpara Tom Doshit dhe gënjen para prokurorisë e policisë
Berisha: Kjo alibi është e turpshme. Të gjithë deputetët e tu po tallen e po qeshin me ty.
Tom Doshi është njeriu që e merrje alpeve dhe e shëtisje me helikopterin e qeveritar dhe shtroje dreka e darka. I flisje Ramës gjysëm ore në telefon duke i thënë se po ta marr Tom Doshin.
Meta: Përrallat e supergjyshit që ia tregon supermbesë
Berisha: Më mirë jep dorëheqjen dhe mos e ço vendin drejt atyre situatave që nuk duhet të shkojë
Meta: Ulu doktor se nuk ke moshë të ngrohësh vezët e krimit, të lutem. Je njeri serioz.
Berisha: Kur ne kërkuam marrëveshjen e dekriminalizimit këta nuk pranuan kurrë.
Meta: Me Tomën e Durim Bamin po çoni në fund dekriminalizimin, po i jepni drejtim
Berisha:Jep dorëheqjen
Meta: Të jesh i bindur se do përfundosh anëtar i partisë së Tomës. Toma e ka gabim që do të harxhojë kohë të formojë parti të re, ja ku e ka partinë Toma.
Berisha: Jam unë këtu në parlament që i kam thënë Ilir Metës jep dorëheqjen sepse Edi Ramës I kanë kërkuar të të arrestojnë dhe Edi Rama ti ka thënë këto që I kanë kërkuar të të arrestojnë në Bruksel. Sepse Edi Rama ka dorëzuar dosjen për ty e kam nga tre burime. Ti e ke marrë këtë për ofendim.
Meta: Ta dëgjojmë përrallën.
Meta: Jo Sali Berisha, kunati i Sali Berishës. Këto i ka thënë Tom Doshi dhe do verifikohen gjatë hetimit. Po ta kishim për ta trilluar ne do thonim se e ka trilluar Shkëlzeni do ishte më e besueshme. Por ai ka thënë kunati. Por jam i bindur se ai është njeri i nderuar.
Ti je mësuar ti mohosh. Mohon kunatin, mohove baxhanakun. S’e ke problem.
Berisha: S’e kalon dot derën këtë. Je koka e krimit por rri rehat
Berisha:.. Bami është i LSI-së
Meta: Ke parë keq nga LSI-ja ti. Doktor mos u nxeh. Ruaj qetësinë.
Berisha: Kush ia dha Doshit Profarmën? Ç bëri me kunatin që i kishte inati, u vërtetua se ishte Agim Rama tjetër një i LSI-së. Desh t;ia merrte shtëpinë për inat të Sali Berishës. Jep dorëheqjen përndryshe rrugëtura është përfundimtare. S’do pranojmë që parlamentin ta drejtojë një njeri i akuzuar për dy vrasje.
Meta: Normal se ju doni që parlamentin ta drejtojë Tom Doshi me Durim Bamin. Te partia e Tomës do përfundoni. Tani që ndërroi versionin ka kaluar me ju.
Berisha: Jep dorëheqjen të hetohesh sepse nuk të shpëton as trillimi se Doshi kaloi djathtas. As Vangjeli që përsërit si papagall që je i pafajshëm, as Tahiri i vetmi ministër në botë që takon tre herë njeriun e porositur për vrasjen dhe e bën mik. Herën e fundit i tha: Po ti qenke idiot. E di cfarë të bëjnë, të vrasin. Bami I tha: Më sill një revole
Meta:Ty të akuzoi gjysma e partisë se ke nxjerrë në pritë Azem Hajdarin dhe nuk ta kemi përmendur ndonjëherë
Berisha: Nuk kam akuzuar njeri ka folur Tom Doshi
Meta: Mos fol në emër të të tjerëve, të gjithë do të shkojnë në prokurori. Edhe mua po më thirrën do të shkoj.
Berisha: Nuk ka hetim. Për 700 mijë euro dhe dorëheqjen.
Meta: Jo mo jo, e dhashë dorëheqjen prej Shkëlzenit herën e parë, sepse Shkëlzeni ishte në videon e Dritan Priftit, ti e di shumë mirë. Dhe më the shiko cfarë ka bërë ky budallai. Vazhdo merr mendt e Shkëlzenit, ç’të të bëj unë ty. Çfarë të bëj unë për ty? S ‘kam çfarë të bëj
Berisha: Mos mendo se i kalon me këto gjëra, se me këto e zhyt veten më thellë.
Dëgjohen Jozefina Topalli duke folur nga karrigia
Meta-Topallit: Ti dil me Tomën në Shkodër dhe do marrësh shumë vota
Meta:Ke propozim konkret
Topalli nga vendi: Me ik
Meta: Doktori? Kurrë të mos ikë
Meta: Fjalen e ka Paulin Sterkaj se ia nderpreme Paulinit.
Seanca vazhdon pas nderprerjes
Meta: Të ulen edhe rojet e parlamentit dhe rojet e doktorit. Uluni të gjithë.
Berisha: Nëse mendon të drejtosh parlamentin Iirrethuar me roje sin ë Dumën e Putin gabohesh rëndë. I ke shuëm të shkurtra ditët jo vetëm ti si kryetar por dhe si parlament. Dorëheqjen e parë e dhe për shkak të bllokut të Monikës
Meta: Për shkak të Shkëlzenit që ishte në videot e Dritan Priftit. E kam dhënë prej Shkëlzenit se ishte në videot e Priftit. Ti e di shumë mirë.
Berisha: Çfarë ke me Shkëlzenin shko në drejtësi. Por dorëheqjen e parë e dhe për bllokun e Monikës tani jep dorëheqjen e dytë. Shko pastrohu para drejtësisë se ne nuk I diktojmë maxhorancës
Meta: Po dhe ti shko ngroh vezët e krimit
Berisha debaton me Paulin Sterkaj
Berisha: Paulin, nëse ka njeri që të ka simbolizuar me krimin, kush është Sali Berisha apo Edi Rama.
Kur u pyet Edi Rama nga gazetari , nuk mori asnjërin prej tyre veç Paulinin që nxirrte patentat e zgjedhëve. Ki burrni e lexoji mirë. Nuk të akuzuar njeri dhe asnjëherë në asnjë rast veç atij që është pas shpinës time. Kur mori ti shpjegojë për të inkriminuarit I tha çfarë t’I them unë Paulinit që është kaq zemërmirë. S’mori Koçon ai mori ty.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Prishtina nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të saj që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por kërkon që ajo të jetë detyruese për të dyja palët. Presidentja Osmani i bëri komentet në një intervistë për Zërin e Amerikës pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën në Nju Jork. Intervista e plotë do të transmetohet në emisionin Ditari, të martën më 23 prill.
Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të ballafaqojë presidenten Vjosa Osmani me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Në fjalën e saj presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është histori suksesi pasi që shoqëria jonë jo vetëm që ka tejkaluar luftën por ka nivel të avancuar të sundimit të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së komuniteteve.
Osmani thotë se këto të arritur i dëshmojnë raportet e Transparency international dhe Freedom House.
‘Për më tepër Kosova është ndër vendet më pro BE-së dhe SHBA-së në botë dhe është ndër të parat që është rreshtuar në krahë të Ukrainës’.
Ajo i është përgjigjur Vuçiqit në raport me trajtimin e Serbëve në Kosovë.
‘Pretendimet e Serbisë për pastrim etnik të serbëve janë të rrejshme dhe të pabaza. Këto narrativa janë diskredituar nga Komiteti i Helsinkit deri te Parlamenti i Evropës. Shteti i Kosovës jo vetëm që mbron por edhe promovon të drejtat e serbëve dhe të gjitha komuniteteve tjera’.
Osmani thotë se serbët e Kosovës që përbëjnë deri në 4% kanë përfaqësim në jetën e Kosovës në të gjitha sferat shoqërore.
‘Gjuha serbe përdoren në të gjitha institucionet publike anë e mbanë Kosovës. Kishat ortodokse ka mbrojtje të veçantë nga shteti i Kosovës. Pos disa incidenteve të izoluara, asnjë motiv etnik nuk ka ndaj kishave ortodokse’.
Presidentja thotë se multietnicitetin vendi do ta mbrojë me fanatizëm.
‘Ne besojmë se vetëm një demokraci e hapur është gjithëpërfshirëse’, ka deklaruar ndër të tjera Osmani.sn
Qindra qytetarë u mblodhën sërish përpara Bashkisë së Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Protesta qytetare vjen pas skandalit të 5D.
Ndërkohë këto pamje të reporterit të Syrit, Feliks Bilani, tregojnë se si qytetarët kanë rrethuar bashkinë.
Ata dëgjohen teksa thërrasin: O hajdut, o hajdut!
Protesta para zyrës së Veliaj/ Malkaj: Institucion kriminal, vjedh ç’i del para
Aktori i mirënjohur, Mehdi Malkaj, ka qenë një ndër të parët që ka hapur sot protestën para Bashkisë së Tiranës, protestë kundër korrupsionit galopant në këtë bashki dhe në të cilën tashmë pesë drejtorë janë arrestuar për grabitjen e fondeve publike nëpërmjet skemave mafioze.
“Ndodhemi tek një institucion, i cili nuk nuk është se ka vjedhur, por është kriminal i gjithë. Është kriminal se vjedh çdo gjë që i del përpara. Vjedh edhe popullin, edhe frymën e popullit dhe të gjitha.
Drejtuesi i institucionit i jep fytyrën e vet institucionit. Hajdut, kryetari i bashkisë, më poshtë drejtorët të gjithë hajdutë, kriminelë; administrata po ashtu deri tek pastruesja.
Këtu i ndershmi mund të jetë vetëm pastruesja. Nuk ka njeri të ndershëm aty. Edhe fryma në sallonet e bashkisë është frymë kriminale, e gjitha.”
Çata: Veliaj ka vjedhur paratë publike! Ai nuk mund të jetë më kryebashkiak
Nga fjala në protestën para bashkisë së Tiranës të z. Edmond Çata, Doktor i Shkencave Politike, drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve për Arsimin e Lartë në Shqipëri,
“Para nja jave ju thashë që Erion Veliaj nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen! Dhe këtë Veliaj po e provon ditë për ditë. Por Erion Veliaj nuk mund të jetë më në karrigen e kryetarit të bashkisë së Tiranës sepse ka abuzuar me pushtetin sepse e kemi parë me vendimet që ka marrë duke anashkaluar Këshillin Bashkiak.
Veliaj ka vjedhur paratë publike! I kemi parë edhe aferat e inceneratorëve, të kompanisë së famshme 5D!Veliaj nuk mund të jetë kryetari i bashkisë së Tiranës se është demagogu dhe gënjeshtari më i madh.”
Patronazhistët filmojnë qytetarët që protestojnë kundër vjedhjes së Veliajt
Shoqëria Civile po zhvillon një protestë përpara bashkisë së Tiranë pas arrestimeve që SPAK bëri disa ditë më parë.
Nga hetimet e kryera rezultoi se drejtorët e bashkisë kishin krijuar një grup kriminal ku vidhinin taksat e qytetarëve.
Por vesi i vjetër i spiunimit nuk del lehtë pasi menjëherë Veliaj ka vënë në lëvizje patronazhistët e tij për të filmuar qytetarët, të cilët janë pjesë e protestës.
Në foto e siguruara nga SYRI.NET shihet qartë që në taracën e bashkisë janë ngjitur spiunët e partisë.
Dorjan Teliti, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, përfaqësues i opozitës, ka folur në protestën para bashkisë së kryeqytetit.
Teliti: Të dashur protestues, shikojeni frikën që ka kapluar Erion Velinë. Të rrethuar për të tretën herë nga policë duke i vendosur zinxhirin derës, kanë mbyllur sot bashkinë, bashkinë që është e qytetarëve, nuk është e tij.
Bashkia që duhet të jëtë e hapur në orar zyrtar pune. Sot është e mbyllur për t’u dhënë shërbime qytetarëve. Është e mbyllur për t’u dhënë përgjigje halleve të qytetarëve. Por është e hapur për afera korruptive. Janë të mbyllur për ju, por janë të hapur ndaj vjedhjes.
Janë të mbyllur për biznesin, por të hapur për të mbledhur taksat dhe për të vendosur gjoba. Janë të mbyllur për njerëzit e thjeshtë, por të hapur për të bërë afera me inceneratorët dhe 5D.
Jemi të vjedhur nuk jemi të verfër. E verteta është se 30 milionë euro që ka vjedhur Erion Veliaj me bandën e tij mund t’i shërbenin shumë Tiranës, mund të ndihmonin 1200 familje të pastreha që të strehoheshin.
Do të bëhej e mundur që me 30 milionë euro të paguheshin 8 vjet ushqime për çerdhet dhe kopshtet.
Protestuesit spërkasin me bojë Bashkinë e Tiranës
Protesta e shoqërisë civile ka nisur me spërkatjen e bashkisë së Tiranës me bojë të zezë.
Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro.
Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.
Tedi Blushi: Mafia e betonit ka marrë peng Bashkinë e Tiranës!
Nga fjala e z. Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL, në protestën para Bashkisë së Tiranës
“Koha e fjalëve ka kohë që ka mbaruar! Është koha e aksionit. Ju vetë e shikoni sesi një kriminel mbrohet me policë. Një hajdutë në asnjë vend të botës nuk mbrohet nga drejtësia. Ne jemi këtu për të protestuar kundër vjedhjes së taksave dhe Policia është në krahun e hajdutit.
Jemi për të denoncuar vjedhjen e miliona eurove me inceneratorin fantazëm, policia është këtu për të arrestuar popullin që proteston.
Jemi këtu për të protestuar kundër betonizimit të Tiranës, nga mafia e betonit që ka marrë peng Bashkinë e Tiranës.
Jemi për të protestuar kundër shembjes dhe rrëmbimit të pronave të banorëve të kryeqytetit, të atyre që janë në qiell të hapur sepse Erion Veliaj ka të shenjtë oligarkinë dhe klientët e tij dhe të Edi Ramës.
Kam sot dhe një mesazh për kolegët e mi të opozitës, që duhet t’i prijnë popullit dhe të mos rrinë pas popullit duke u fshehur mes kaçubeve këtu para bashkisë së Tiranës.
Sot ëhstë detyra jonë t’i primë popullit, për të luftuar ne të parët në emër të tyre. Ne jemi sot këtu jo për t’u fshehur po sepse kemi mbështetjen tuaj.”
Këlliçi i bën thirrje SPAK-ut: Më 25 prill e ke Veliajn në Holandë te kompania mëmë e inceneratorit fantazmë!
Nga fjala e Belind Këlliçit, koordinator politik i PD në Tiranë, në protestën para bashkisë së kryeqytetit:
:Dua ta nis me një falënderim për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit që ka thirrur këtë protestë të tretë kundër kryehajdutit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, që ka një emër dhe quhet Erion Veliaj!
Njeriu, që nga ky shehs sot, i jap një njoftim SPAK-ut: më datë 25 prill, ky individ po planifikon të shkojë në Holandë, aty ku në fakt, është e regjistruar kompania mëmë e inceneratorit fantazmë të Tiranës, sepse ky individ, si pronar faktit i inceneratorit të Tiranës, ka lënë punë pa kryer që do t’i mbyllë më datë 25 prill.
Bashkia e Tiranës në flakë, protestuesit rrethojnë godinën
Protestuesit kanë hedhur flakadanë dhe molotov drejtë bashkisë së Tiranës.
Reagimi i tyre vjen në shenjë proteste për skandalin e padëgjuar kurrë më parë në vjedhjen e milionave eurove nga firmat e krijuar nga drejtorët e bashkisë.
Flamur Noka kap dy policë të infiltruar në turmë
Protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës u provokua sërish nga forcat e rendit.
Në mesin e protestuesve ishin edhe të paktën dy policë të infiltruar.
Ata u identifikuan nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.
Policët u dëbuan nga protesta mes thirrjeve të protestuesve.
Kalaja: Altin Dumani i SPAK që i mbyll dosjet Erion Veliajt, është më i rrezikshëm se Veliaj!
Nga fjala e av. Adriana Kalaja në protestën para bashkisë së Tiranës:
“Ju kujtoj se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit deri në momentin që flasim ka kallëzuar pesë prokurorë të SPAK-ut dhe çfarë është bërë?! Asgjë! Mbrojnë njeri tjetrin, ashtu siç mbrojnë këta banditët që na vjedhin!
Unë mendoj se akuzat ndaj SPAK-ut madje janë shumë të lehta, ashtu siç mendoj që është më i rrezikshëm Altin Dumani që mbron Erion Veliajn, sesa Veliaj. Sepse ne e dimë kush është Erion Veliaj, por Altin Dumani që i mbyll dosjet Erion Veliajt është më i rrezikshëm dhe dëmin ia bën më të madh qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë.”
Protestuesit janë përplasur me policinë pasi ata nuk kanë lejuar që anëtarët e Këshillit Bashkiak të futen në Bashkinë e Tiranës.
Protestuesit kanë hequr me forcë rrethimin metalik dhe kanë tentuar që të hapin rrugën këshilltarëve që të futen në ambientet e bashkisë të realizojnë detyrën e tyre kushtetuese.
Kujtojmë se sot shoqëria civile ka njoftuar protestën që është mbështetur dhe nga opozita dhe mijëra qytetarët të Tiranës.
Teliti, thirrje Policisë: Na lejoni të futemi në bashki, jemi këshilltarë të zgjedhur nga qytetarët!
Thirrja e z. Dorjan Teliti, këshilltar i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, në protestën para bashkisë së kryeqytetit:
“Ne këshilltarët e zgjedhur të opozitës, prej javësh kemi prezantuar kërkesa nga më të ndryshme për mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak. Prej sot jemi përballur me heshtje nga Erion Veliaj dhe me refuzimin e tij, ndaj i bëj thirrje Policisë së Shtetit të na lejojë ne, këshilltarët e zgjedhur të Këshillit Bashkiak, që është e drejta jonë kushtetuese, të futemi në godinën e bashkisë, në ditë pune dhe në orar pune, të na hapin rrugën për t’u futur.
Nuk po bëj fjalë për qytetarët. Vetëm ne këshilltarët bashkiakë. I lutem drejtuesit të Policisë të zbatojë ligjin dhe të hapë kordonin e Policisë për të zgjedhurit vendorë. Të hapin rrugën! I bëj thirrje sërish Drejtorit të Policisë që të hapë kordonin për të zgjedhur vendorë. Jemi të zgjedhurit e qytetarëve, përfaqësojmë interesat e qytetarëve.”
Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, ka thënë se Kosova është demokraci funksionale parlamentare me garanci të forta për pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejta themelore të njeriut.
Në seancën e Asamblesë Parlamentare të KiE-së ku po diskutohet lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë, Bakojanis ka theksuar se zgjerimi i juridiksionit të Gjykatës Evropiane do të kontribuonte në të drejtat e njeriut.
Ajo ka përmendur tri çështje që i ka konsideruar më problematike për t’u zgjidhur, atë për Manastirin e Deçanit, shpronësimin dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
‘Kam identifikuar tri çështje të mbetura, ku ka qenë i nevojshëm veprimi i menjëhershëm. Implementimi i aktgjykimit për Manastirin e Deçanit, shpronësimi i ligjshëm i pronave të pakicës serbe dhe themelimi i Asociacionit. Gjatë angazhimit tim në këtë dosje të gjitha palët shtetërore më kanë paralajmëruar se nuk mund të pritet ndonjë progres në asnjë prej këtyre çështjeve të përmendura. Por, me një punë persistente progresi real është vërejtur. Asambleja Parlamentare kas arritur ta zgjidhë atë që është identifikuar një prej rasteve më të rëndësishme të shkeljeve të së drejtës, implementimi i vendimit të Kushtetueses që do t’i kthente pronën Manastirit’, ka thënë ajo.
Bakojanis është shprehur optimiste se Asambleja do ta rekomandoj që Kosova të ftohet të bëhet anëtare.
‘Në bazë të faktorëve të përmendur, mendim i imi është që Asambleja Parlamentare do të rekomandoj Komitetit të Ministrave që të ftoj Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Shpresoj që sot Asambleja do ta nënvizoj nevojën për ta sjellë në ombrellën demokratike të Këshillit të Evropës, dy milionë evropianë të tjerë për t’i mbrojtur ata nga shkeljet’.
Ajo ka ftuar shtetet që e kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës, të qëndrojnë anash dhe të mos e shohin këtë çështje si çështje të shtetësisë.
‘Që nga publikimi i raportit, kam marrë kritika të ashpra madje edhe sulme personale në kuptimin e asaj siç e kam trajtuar këtë. Këto kritika janë bërë nga përfaqësuesit e shteteve anëtare që nuk e njohin Kosovën, por do dëshiroja kurajon që të jenë të sinqertë sepse kjo çështje nuk ka qenë asnjëherë se çfarë kushte t’i vendosen Kosovës.
Kundërshtimet e tyre nuk kanë të bëjnë me kriteret e anëtarësimit, ata kundërshtojnë vetë idenë e shtetësisë së Kosovës. Do ishte më guximtare po të kishin vendosur të qëndronin anash. Raporti nuk paraqet raporte sa i përket shtetësisë’.
Bakojanis tha se përkundër se ishte paralajmëruar se ‘nuk mund të pritet progres në asnjë nga këto çështje’, shtoi se ‘progresi real është vërejtur’.
‘Këtu qëndroj para jush me krenari për t’ju informuar që Asambleja Parlamentare ka arritur ta zgjidhë atë që është identifikuar si një prej rasteve më të rëndësishme të shkeljeve të sundimit të së drejtës, implementimit të vendimit nga gjykata më e lartë e Kosovës në pritje që nga viti 2016 që do t’ia rikthente pronën manastirit më të rëndësishëm serb në rajon dhe kjo përfaqëson fitore të madhe për sundimin e së drejtës, të drejtat pronësore të serbëve dhe të drejtat e pakicës’, tha ajo.
Bakojanis tha se ‘çdo rast i shpronësimit të paligjshëm të tokës do t’i nënshtrohet kontrollit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut’.
Më pas, u ndal të flasë për Asociacionin, si ‘një prej çështjeve më të rëndësishme të hapura për të drejtat e pakicave në Kosovë’.
‘E shoh themelimin e Asociacionit si çështje e njëanshme, vendore e Kosovës që ndikon vetëm te qytetarët e Kosovës. Duke e pasur këtë parasysh kam bërë çdo përpjekje drejt materializimit të saj. Fatkeqësisht, kjo çështje nuk ka arritur të negociohet’, tha ajo.
Bakojanis theksoi se marrëveshja e fundit e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë thotë se ‘çdo lloj negociate për themelimin e tij duhet të bëhet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja’.
‘Si rezultat, Asociacioni, fatkeqësisht, është përtej mbulimit tonë, edhe nëse Komiteti i Ministrave inkurajohet fuqimisht që ta marrë parasysh këtë çështje’, tha ajo.
‘Shpresoj që sot Asambleja Parlamentare do ta nënvizojë nevojën për t’i sjellë nën ombrellën demokratike të KiE 2 milionë europianë të tjerë, për t’i mbrojtur ata nga shkeljet dhe për të mos lejuar rrezikimin e jetës së tyre’, tha në fund raportuesja.
Në Hot të Malësisë së Madhe në Shqipëri, u përkujtua të shtunën Kryengritja Antiosmane e vitit 1911, e cila i parapriu Shpalljes se Pavarësisë.
Në përkujtimin e kësaj ngjarjeje ishte i pranishëm edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili vlerësoi traditat atdhetare dhe kulturore te trevës së Malësisë së Madhe.
“Kjo trevë është djepi i artdhedashurisë dhe patriotizmit. Është trevë që zemra ju këndon me lahutën e malësisë, ku ju vallëzoni me xhubletën tuaj që është pronë shqiptare dhe botërore tashmë. Dhe nga kjo trevë nisi Pavarësia e Shqipërisë”, tha Presidenti Begaj.
Ai u shpreh edhe për rendësinë që ka kjo ngjarje në ditët e sotme.
“6 prilli i vitit 1911 është një ngjarje e madhe për shqiptarët pasi u ngrit dhe u valëvit për herë të parë flamuri i Skënderbeut. Tregoi që shqiptarët ishin të ndërgjegjshëm për Pavarësinë e tyre, për të punuar bashkërisht për të pasur një komb shqiptar në të ardhmen. Është shembull i qartë se si duhet të punojmë ne si politikanë dhe si qytetarë në të ardhmen”.
Nën udhëheqjen e prijësit popullor Pavarësia e Shqipërisë Dedë Gjo Lulit, malësorët e Hotit, Grudës, Kelmendit, Kastratit, Trieshit, Kojës, Shkrelit dhe viseve tjera, pas 23 betejave të përgjakshme kundër ushtrisë osmane, arritën të ngrinin për herë të parë flamurin kombëtar pas afër 500 vitesh robëri, sinjal, që sipas kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj, ishte dëshmi e vendosmërisë së malësorëve per t’u shkëputur nga perandoria osmane.
“Nuk ishte një luftë thjesht lokale. Një luftë që kryetrimi Dedë Gjo Luli ishte në krye të 3 mijë luftëtarëve dhe këto luftëtarë ishin prej të gjitha trevave. Shumë prej tyre dhanë edhe jetën për të valëvitë flamurin në Deçiç në 1911”.
Në ceremonitë e sotme, në përkujtim të Kryengritjes së Malësisë së Madhe të vitit 1911, morën pjesë edhe përfaqësues të viseve shqiptare përtej kufirit, në Mal të Zi. Kryetari i Kuvendit të Komunës së Gucisë, në Mal të Zi, Bujar Hasangjekaj, tha se për vlerat e saj Kryengritja e Malësisë së Madhe shënohet kudo në trevat shqiptare.
“Ata bënë gjithçka, sakrifikuan gjithçka, madje edhe jetën e tyre për të çliruar trojet shqiptare. Pra, ne të përbashkët kemi gjithçka; kemi historinë, kemi kulturën, gjuhën, flamurin dhe, mbi të gjitha, të përbashkët kemi edhe të ardhmen tonë”.
Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911 është deshmi e qëndresës dhe vendosmërisë së malësorëve për pavarësi, mbrotjen e trojeve dhe idenditetit
kombëtar. Për kontriburin në historinë kombëtare Malësia e Madhe është nderuar me urdhërin “Nderi i Kombit”.
Më 28 mars, lidhja e Serbisë me Rusinë u përforcua kur Rusia u përpoq – dhe dështoi – të siguronte një seancë në Këshillin e Sigurimit në OKB, duke u përqëndruar në bombardimin e NATO-s ndaj Serbisë që i dha fund luftës në Kosovë në mars të vitit 1999.
Deputetja Alicia Kearns, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, mbajti një seancë të plotë më 24 mars lidhur me Ballkanin Perëndimor me rastin e 20 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Duke dëshmuar në seancë, Lordi Robertson, ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha se gjatë luftës së Kosovës, “u treguam serbëve se ishim seriozë”. Sot duhet të supozojmë se do të ketë ndikim rus në Serbi. Por kjo është një nga arsyet pse “ne duhet të jemi të ashpër ndaj Serbisë”.
Kryetarja Kearns kërkoi nga Lordi Robertson që të vlerësojë tensionet aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Të gjitha të mirat,
Joe DioGuardi
President
Shirley Cloyes DioGuardi
Këshilltare për Çështjet e Ballkanit
“Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në zonat përreth kufirit me Kosovën dhe me një urdhër të Vuçiç mund të aktivizohen në sulme agresive”! Është kjo deklarata e fortë që ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla bëri në një intervistë ekskluzive për gazetaren Nisida Tufa në News24, ku tha se po përgatiten për të parandaluar çdo lloj skenari serb, por edhe për t’u ballafaquar.
Në intervistën ekskluzive për News24, ministri Sveçla e cilësoi të drejtë dhe normal vendimin për dinarin, teksa tha se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. I pyetur nga gazetarja Nisida Tufa për marrëdhëniet mes kryeministrit Albin Kurti dhe homologut shqiptar, Edi Rama, ministri Xhelal Sveçla nuk përjashtoi dallimet mes tyre, por tha se mes të dyve ka vullnet për bashkëpunim.
Gjatë intervistës për NeWs24, ministri i Brendshëm i Kosovës foli dhe për raportet e Albin Kurtit me ndërkombëtarët, ku tha se nuk ka asnjë krisje mes tyre, madje ata kanë takime të përjavshme për zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Ministri e mbylli intervistën me një mesazh pozitiv për shqiptarët, teksa tha se kosovarët mund të shkojnë kudo në botë, por nuk gjejnë mikpritje si në Shqipëri.BW
RTK – Mos e humbni këtë intervistë me tëtë madhin Enver Petrovci: Vjosa sa dhjetë burra, Albini vetvetja, Sali Berisha më artisti – Intervistoi Adelina Ismajli
Nga Vatikani, Kardinali shqiptar, Eminenca e tij e Naltë Ernest Troshan Simoni ka uruar sot besimtarët e krishterë për festën Pashkëve.
Përmes një mesazhi për besimtarët, Kardinali 96-vjeçar uroi për sa më shumë begati, ndërsa theksoi se sot njerëzimi është mbushur me të papritura.
“Jetojmë në një kohë kur njerëzimi është mbushur me të papritura. Sot është festa për Krishtin. Kjo është festë e madhe. Urojmë që në çdo festë të kenë në mendje Krishtin. Të bashkoheni! Paqe dhe begati”, tha Kardinali.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se gjatë ditës njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vënë re vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut.
Ndonëse njofton se po i vëzhgojnë me kujdes lëvizjet, kryeministri Kurti thotë se ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake serbe, nuk është normal, transmeton klankosova.tv.
“Ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar. Sot gjatë ditës, njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut. Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën.
Jemi të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën. Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal”, shkruan Kurti.
Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot me gazetaren e politikës, Ambrozia Meta. Teksa kreu i qeverisë shqiptare jepte një deklaratë për mediat, gazetarja e pyeti për investimin në ishullin e Sazanit, nga dhëndri ish-presidentit Donald Trump. Në fund të deklaratës, Rama ka tentuar të prekë te faqja gazetaren, ndërsa kjo e fundit e ka paralajmëruar që mos ta bënte këtë gjë, ndërsa ka lëvizur me shpejtësi kokën.
REPLIKAT
Gazetarja: A do të jetë e njëjta kontratë si me atë të Portit të Durrësit, ku falen tokat, dhe taksat…
Rama: Latinët kanë një shprehje; Padia nuk është argument.
Gazetarja: Ju lutem një shifër sa fitojnë shqiptarët….
Rama: Shqiptarët nga gjithçka ne po bëjmë, po fitojnë këtë proces. Do të fitojnë në këtë proces. Nxitja e këtyre zhvillimeve, realizimi i këtyre zhvillimeve, pasuron shqiptarët, Shqipërinë, rrit ekonominë e saj. Injoranca nuk ka argument.
Gazetarja: A ka bërë shteti shqiptar një studim se sa do të fitojnë shqiptarët?
Rama: Sot ne flasim për një Shqipëri që bëhet konkurruese. Të tjerat janë muhabete kot. Flasim për një aplikim që do ta shqyrtojmë sipas ligjit.
Gazetarja: A po mendoni që t’i falni taksat?
Rama nuk i përgjigjet
Gazetarja: Në portin e Durrësit nuk ka investim, po shiten pallatet në gropë….
Rama: Shko shifi (Tenton ta prekë në fytyrë) Gazetarja: Jo ju lutem, mos më prekni më!
Kryeministri Edi Rama shënoi një tjetër skandal sot, pasi shtyu gazetaren e SYRI TV, Ambrozia Meta, e cila po i bënte pyetje.
Rama nuk e duroi pyetjen dhe përdori kontakt fizik ndaj gazetares, e cila po kërkonte llogari se përse paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë për portin e ri, ndërsa në portin aktual të Durrësit po shiten në ajër apartamentet e një investitori privat.
“Ju lutem mos më prekni më,” iu drejtua gazetarja, ndërsa Rama u largua pas incidentit fizik.
Komentet