“Shifra totale, 14 miliardë dollarë”
Sipas Ahmetajt, në të gjitha këto projekte dhe të tjera, dëmshmëria financiare ndaj buxhetit të shtetit arrin deri në 14 miliardë dollarë shifrë që ai thotë se i vë në dispozicion SPAK-ut.
Arben Ahmetaj: Dhe dalja në shesh e gjithë aferave. Dalja në shesh. Çfarë ka bërë SPAK-u? E di ti sa është dëmi në dorën e Altin Dumanit, e di sa është dëmi në buxhetin e shtetit? 13 miliardë nga këto afera. 13 miliardë. Ndonjë para i është kthyer buxhetit të shtetit? Ë? Apo ka sekuestruar metra katror që unë i kam bërë në 2006 tek e tek. Aq është, ta marrësh një, dy, tre, katër. 14 miliardë. 14 miliardë dollarë.
Ore, pyetje, pyetje për shqiptarët. Me ardhjen e Altin Dumanit u ul apo u rrit korrupsioni. Po. Pse nuk u fut kjo çështja e inceneratorit të Tiranës? Altin Dumani. Pse nuk u fut te kjo çështje? Ku janë sipas llogarive të para 250 milion dëme? Pse s’u fut te tuneli?