Është folë e përfolë shumë gjatë këtyre viteve për prapaskenat e luftës dhe pasluftës.Janë thy shtizat ne drejtim se na e bamë luftën kurse ju nuk e bëtë,së pasi na e bamë luftën edhe na jipet e”drejta” t’i shfrytëzojmë rezultatet e luftës duke qeverisë me Kosovën.Dhe e mori pushtetin Klani i quajtur i Rognerit,i cili faktikishtë nuk ishte në luftë,por qe rrinte larg luftës,duke berë plane djallezore për përfitimet ne emer te luftës,kurse komandatet dhe luftaret e vertet përvlohesh ne flakën e luftës.
Është folë e përfolë shume gjatë,por ma shumë nëpër koluare,gadi si msheftas , pa zë të lartë,se gjatë luftës janë ba keqpërdorime,shpërdorime te mjeteve(parave)te dedikuar për luftën,dhe ne bazë kësaj kanë përfituar profiterët e luftes.Është “luajt”me miliona marka,euro që nuk dihet së ku janë.As sot e kësaj dite nuk dihet se kah kanë shku,kush i ka përbijë . Por,po kalonin ditet e vitet kur diçka shpërthu ne këtë punë,plasi sherri midis Komandantit të vertet te luftes,legjendes se Kosharës Anton Qunit dhe Kryekomandantit te Rognerit qe se kishte pa luftën.Anton Quni edhe një here para sa vitesh e kishte drithë Kuvendin dhe Klanin Pronto,kur haptasi nga mllefi u shpras duke i akuzuar Kadri Veselin dhe Hashim Thaqin se nuk do largohet kurr nga politika dhe Parlamenti pa i pa në burg.Ai e kishte zemrën e plast,sepse me se miri i dinte te bamet e tyre, dredhinat dhe ç’dredhinat e tyre gjatë luftës.
Nese dikush për këto 18 vite ia ka pa hajrin luftës ishte pikrishtë Xhavit Haliti edhe pse nuk e ka shkrepë asnjë plumb ne luftë .I kaloj këto 18 vjetë tue ia ndi lezetin kësaj dunjaje,derisa luftetarët e vertet për këta 18 vjet jetojnë ne skamje,ikun nga shteti,bejnë vetëvrasje.Ai,ne te gjitha Ligjeslaturat e Kuvendit behej deputet në”emer luftës” bile e kishte marr me tapi edhe postin e Nenkryetarit te Kuvendit qe askush nuk guxonte me i thanë shtyju ma andej,prap ne “emer te luftës”.Por,këtij profiteri te luftës disi këto ditë iu prishë rahatia,i hyri”dhelpra ne bark”e ka kapi merzia,sepse po e sheh se i ka ardhe koha për ti la hesapët ndaj popullit,për parat qe ai a kishte marrë ne emer te luftës,e por qe kurr nuk kishin mrri ne luftë,bash njesoi sikur ato parat qe iu kishin dergu Komandatit Adem Jasharit për te ble armë,por qe kurr nuk i kishte marr,e i cili u fliju për luften me krejtë anëtarët e familjes,sepse nuk kishte armë të mjaftueshme.Pra,Xhavit Halitit dhe Komandateve tjere të Klanit Pronto qe po u prishetë rahatia,dhe se veq ka ardhe koha te jepin llogari për keqpërdorimet,vjedhjet dhe hajnit qe i kane ba gjatë luftes,por edhe pasluftës.Po.del një Komandat i vertet i luftës qe po ua prishe rahatin dhe po ua futë tmerrin në bark Komandantëve te Rognerit qe vendi vend ka nis te mos i zënë.Po,dridhën.Një Komandat i luftës e ka nise luftën kundër shumë komandanteve të Rognerit duke ua qitë për ledinë të palarat e tyre që i banë në”emer te luftës”.
Ishte ky pikërisht një Komandat i vertet i luftes,kush tjetër pos Anton Quni,qe nuk iku nga lufta,por qe u përball fyt me fyt me armikun,ishte ky Komandanti i urtë,i qetë por më zemer te madhe,ishte ky njeriu i Presidentit te Madh te Kombit Ibahim Rugoves.Ishte ky Komandati i cili fuqishëm si rrufeja se bashku me shokët Sali Çekun,Agim Ramadanin e te tjeret qe e theu kufirin e hekurt shqiptaro-shqiptar,duke e vu ne ate kufij flamurin me shqiponjen dykrenare.Dhe këta jane heronjet e vertët para te cileve u përulët i terë kombi.Ishte ky Komandati i paqes i cili nisi një luftë tjetër shumë te ashpër kunder Komandanteve të Rognerit se është koha te jepni llogari popullit për keqpërdorimet e parave te tyre gjatë luftës,për Fondet 3 përqindëshi dhe Vendlindja therret.
Dhe,pikërishtë eshte ky Komandati i luftes dhe i Paqes Anton Quni i cili këto ditë e leshoi bomben e vertet midis Parlamentit kur si burr i patrembur ne luftë e qe mbeti i tillë edhe sot, iu drejtue askujt tjeter pos Kreut të Klanit Pronto duke i kërku llogari Xhavit Halitit,pa i luajtë as qerpiku i syrit:
“XHAVIT KA ARDHË KOHA ME DHANË LLOGARI PARA KËTIJ POPULLI KU MBETEN 8 MILION MARKA QE ME DORËN TANDE I MORE NGA MINISTRI I MBROJTJES AHMET KRASNIQI PËR TA NDIHMUAR LUFTËN”?!.
Nenkryetarit te përjetshem te Parlamentit te Kosovës Xhavit Halitit për një moment veq qe se lëshoj zemra,iu ndrru qehrja,u prishë,u qartë në fytyrë,dukej si i pa kokë,kalamendej s’dinte së çka te thonte,thjeshtë ishte i humbur.Për dy dite rreshtë e maltretoi Parlamentin duke u munduar me e “la vehtën”,por kotë syte e tij e tregonin vjedhjen,hajnin e ketyre parave.U hyni temrri edhe Komandatëve tjerë te Rognerit qe po ju prishet rahatia për te dhane llogari për pasurit e tyre prrallore qe i bane siç thuhet”brenda natës”.
“Bomba” e Anton Qunit qe e hodhi ne Parlament i gezoi shume zemrat e popullit,populli foli dhe tha,ja me ne fund nisi te shprishet lamshi.Anton Qunin e quanin hero te luftës.Të tjeret u shprehen se jemi krenar qe te kemi o Komandat i Kosharës qe ia kallxove Serbisë së ku e ka vendin.Do të tjerë thanë , Anton ti je krenaria e kombit,ti ishe Komandat dhe krenaria e Presidentit Historik Ibrahim Rugova.I thane edhe Zoti te bekoftë o legjendë e gjallë,etjetj.
Por, pjesa tjetër e Komandantëve te luftës,por qe së kishin pa kurr luftën me sy,nuk e kishin shkrepë asnjë plumbë në luftë,filluan ta akuzojnë Komandantin e Kosharës legjenden e gjallë Anton Qunin.I thanë ti je i vonshem ne luftë,etj,etj.E ai,Anton Quni ashtu i qetë,i urët dhe i menqur qe është,iu përgjegjë shkurtë:kur ju Komandantet e Rognerit benit salltanete dhe plane makabre për përqarjen e luftës,unë me shoket e mij Sali Qekun,Agim Ramadanin dhe te tjerët ishim ne frontin e luftës fytë për fyte me armikun,shpërthenim,shpartallonim armikun,ishim ne flakën e luftës ku granatat e armikut fërfëllonin afer nesh dhe njera prej tyre edhe ma “zbukuroi”fyturen duke ma përzhitë të teren.
Por,fytyrat asnjeherë nuk janë te njeta,ka fytyra te bukura,te vrazhdëta,te pashme,te papashme,etj.por,nje gjë është e vertet fytyrën qe ta zbukuron plaga e luftës është më e bukura,eshtë me e dashura.Gjithemonë kanë thanë për të plagosurit ne luftë”sa hije i paska plaga”sepse ajo plagë qe merret ne luftë për ta fitu lirin është plaga me e bukur,më dashur.Krahasojni fytyrën e Anton Qunit të cilën ia zbukuroi lufta,është shumë fishë me e mirë,me e pashme ,me e dashur,se sa ajo e Xhavit Halitit,qe nuk ishte kurr ne luftë,dhe që fytyra e tij është e vrazhdët,sikur ne filmat horror që ta shtin frikën.
Pra,ky është Anton Quni i cili i këputi këthedrat e hekurta ne kufirin ne Kosharë duke e ngritë lartë flamurin me shqipen dy krenare,por edhe ne paqë është i pa kompromisë në luftën me ata qe kane ba te keqija ketij vendi,ketij populli,me fjale tjera ky është Anton Quni tmerri i Klanit Pronto
Pra,çëshjtja e kepërdorimit të mjeteve te dedikuara për luftën,por që pak prej tyre mbërritën ne luftë u qelë u hapë mu aty ku duhet,mu aty ku banë jehonë më te madhe.Zhvillimet ne këtë drejtim duhet të vazhdojnë duke thanë llogari para popullit së ku shkuan gjithato para dedikuar luftës por qe nuk arrijtën kurr në luftë.Fjalen e ka drejtesia.
Bukur e artikuluar!
I lum kosova Qe e ka ketë hero te gjall rroftë edhe 100 vite ky Kommandant i menqur dhe me urtesin njerzore Qe ka rrofsh per jet o Anton quni legjenda e kombit te njof qe nga viqidoli i shqiperis ku ushqimin e hanit me bukë djath e qep sebashku me salihun komandant tahirin zenun idrizin nga strellci dhe te madhin agim ramadanin ju pershendes