Serena Williams u mposht në sete 6-3, 7-5, në finalen për femra në U.S. Open të shtunën nga tenistja kanadeze Bianca Andreescu, raporton AA.
Në finalen e turneut për femra të zhvilluar në New York, Williams u përball me Andreescun, e cila është vetëm 19 vjeçe.
Andreescu u bë fituesja e parë në histori që një kanadeze fiton Grand Slam-in.
Andreescu as nuk kishte lindur kur Williams fitoi titullin e saj të parë në vitin 1999 në U.S. Open.
Komentet