“Çuna, lufta ka mbaruar! Luani futboll.”
Në prag të sfidës së madhe kundër Serbisë, që luhet sot, në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare”, Mavraj u ka bërë thirrje lojtarëve të fokusohen vetëm te loja, duke mos lejuar që historia, politika apo tensionet të ndikojnë në atë që ndodh në fushë.
Me origjinë nga Kosova dhe një prej figurave më të dashura për tifozët kuqezi, Mavraj ka përcjellë edhe një mesazh personal për lojtarët që vijnë nga trojet shqiptare:
“Kosova është jona, përgjithmonë!”
Ai e di mirë çfarë do të thotë të mbash peshën e një ndeshjeje të tillë mbi supe, ka qenë aty, në fushë, kur përballjet me Serbinë ishin më shumë se sport. Por këtë herë, Mërgimi kërkon qetësi dhe pjekuri: të mbyllen hesapet me top, me lojë, me dinjitet. Sepse sot nuk luhet vetëm për tri pikë, por për një mesazh: se Shqipëria di të jetë e fortë edhe në futboll. sn
