Gara eshte NUL !
“Ndeshkimi” POLITIK i pergjegjesve eshte detyrim !
Se fundmi pas nje periudhe me shume se 7 vjecare, u zhvilluan zgjedhjet per kreun e FRPD (patjeter me te mira se ne PD).
Mjafton ky fakt per te treguar gjendjen e rende te funksionimit strukturave drejtuese te saj. Periodiciteti 4 vjecar eshte nje norme e rendesishme e demokracise, shkelja e tij eshte thjesht e patolerueshme, vecse per arsye madhore.
Kreu i saj doli nga nje gare e forte me primare ne 2015 dhe pritshmeria ishte e madhe.
Problemi kryesor i asaj gare ishin listat, boshllek te cilin kandidati i Bashes (Saliani) ate kohe e shfrytezoi me se miri duke shtuar fiktivisht ne lista te rinje qe s’kishin te benin me FRPD.
Kjo e obligonte, kryetarin dhe strukturat drejtuese te dala qe ta rregullonin njehere e mire ket problem, qe ju hapi aq shume probleme ate kohe.
Ne fakt pas 7 viteve drejtim, doli qe keta problemin e koklavitur te listave e paskan koklavitur edhe me shume.
Fakti qe ne listat e votimit kane figuruar anetar qe kane kaluar moshen 35 vjec, ose ne lista gjen shume persone te shtuar me shkrim dore si votues (rasti i bere publike ku nga lista kishin votuar 34 persone dhe 85 te tjere jashte saj) , apo fakti qe kandidateve iu kerkua qe te benin regjistrime te reja me ane te formulareve (te pakten di gje Barbara e ka refuzuar), tregon se listat e votuesve jane te papranueshme per nje proces korrekt dhe se situata e funksionimit te FRPD eshte jo statutuor.
Ne fakt listat jane jo vetem nje detyrim statutuor, pasi evidentojne anetaret, por edhe nje element i rendesishem pa te cilin garat humbasin kuptimin demokratik te tyre.
Kjo eshte e rende, patjeter qe ka pergjegjes pergjegjes qe duhet edhe te japin llogari.
Perkthyer ne veprime kjo do te thote :
Kryetari i PDSH (ne rastin konkret Sali Berisha) pas verifikimit, therret Kryetarin dhe sekretarin e FRPD (Belindin dhe Grigelsin) per sqarimet e nevojshme.
Ne rast se faktet e bera publike qendrojne, i propozon kryesise se PDSH, perjashtimin e tyre nga pozicionet drjetuese per nje periudhe te caktuar (2-4 vjecare). Masat mund te zgjerohen edhe per kryesine e FRPD, te cileve mund t’ju hiqet e drejta e rizgjedhjes.
Masa te tilla jane domosdoshmeri, pasi vetem keshtu drejtuesit e rradhes i therrasin mendjes, vetem keshtu mund te vendoset ne binaret e funksinimit institucional duke shmangur degradimin e saj.
Pse nuk ndodh kjo ?!
FRPD dhe PD kane te njejten strukture gjenetike, kur vete PD vuan nga keto simptoma, s’ka sesi mos te vuaj edhe FRPD.
Nje nga detyrimet statutuore dhe organizative qe doli nga kuvendi i 11 dhjetorit, (neni 20/1) ishte riberja e listave te antaresise nga baza, procedure e cila nuk perfunduar akoma.
Pra vete PDSH funksionon me lista te paskata dhe te deformuara qe nga periudha e Bashes, model qe vazhdon edhe sot.
Kreu i PDSH e ka te pamundur per te reaguar drejt ndaj ketyre shkelje, pasi eshte pjese e pergjegjesise per keto shkelje .
Pra,
Nuk mund te kete zgjedhje pa lista korrekte qe burojne nga strukturat ne baze te FRPD.
Ne thelb, pa iu referuar edhe fakteve te tjera, ky process eshte NUL.
PS:
– Pjesmarrja e kandidateve qe dikush e quan legjitimim te procesit, ne fakt eshte rruga me demokratike ne mbrojtje te procesit dhe evidentimin te problemeve themelore.
– Eshte per tu pergezuar fakti qe disa nga kandidatet i referohen qarte argumentit qe procesi ka me shume rendesi se fituesi. Kjo tregon se ata do jene nje ze i shtuar per nje beteje per parime dhe jo per kacavjerrje.
– Analizes se shifrave dhe se si ka mundesi qe numuri i votuesve nuk shkon as 10 mije te rinje s’po i futem.
Komentet