VOAL

VOAL

Analiza e CIA-s: Shqipëria ka taksa komplekse, po pengohen investimet e huaja

August 9, 2017
blank

Komentet

blank

Pse do të duhej përforcim i përhershëm i NATO-s në Kosovë?

 

Valona Tela
Lendi Susuri
E vendosur në Kosovë nga viti 1999, NATO-ja është duke shqyrtuar tani shtimin e përhershëm të trupave të saj. Sipas disa analistëve, ky zhvillim do të kontribuojë në qëndrueshmërinë e rajonit, por se nuk do të jetë i mjaftueshëm.

blank

UGSHPD: RAKURSI I FESTËS SË PAVARËSISË  

Me çfarë këndi e pamë 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë? 

Është një pyetje drejtpërdrejtë të cilës tashmë i dimë rezultatin. Mbarë publiku  e pa me sytë e tij se si ky përvjetor u servir dhe të gjithë janë dëshmitarë se si u përdor kjo datë e shenjtë e shqiptarëve. Ishte rakursi ideologjik dhe propaganda e Partisë Socialiste në pushtet që përvetësoi edhe një simbol të  gjithë shqiptarëve ashtu sikurse këto dhjetë vite ka depërtuar në jetët e tyre dhe ku shtirja e shëmtuar  dëmton me cinizëm patriotizmin dhe atdhedashurinë e të gjithë shqiptarëve. 

Ky nuk mund të jetë rasti i fundit në qoftë se shoqëria nuk reagon.Tërheqja e vëmendjes politike nga ana e qeverisjes me datat historike të Shqipërisë po kalon në një makth të vazhdueshëm dhe kjo edhe me këtë fund Nëntori, i dha provat.  Sot nuk ka më asnjë as edhe një pikë dyshimi se deri në çfarë mase përdoren dhe shëmtohen  gjërat më të çmuara. Edhe në qoftë se profesionalisht në gazetari do të kërkoje një analizë se përse ky fenomen i çoroditjes po ndodh në një nivel të ri, mundimi të del huq sepse edhe kur  njerëzit arrijnë t’i shohin politikanët se si veprojnë, tema rrotullohet ndryshe. Janë studiot e analistëve mediatikëqë gëlojnë  me sensacionet dhe bëhen edhe ata pjesë e turbullirës në vend që të jenë të vërtetët, ata që godasin në shenjë dhe të qartësojnë pa dhënë hamendje dhe pa u dukur interesantë. 

Dashuria e shprehur thjeshtë për atdheun e bëri Shqipërinë më 1912 si edhe sot që shqiptarët ta trashëgojnë në 111 vjetorin e pavarësisë së saj. 

Por rakursi ideologjik dhe propaganda gjithmonë janë vendosur ndryshe ndaj vendit dhe historisë së tij.   

Në çdo kanal Tv, “Live” herë me shqetësim real dhe herë me humor si edhe ndonjëherë me cinizëm me orë të tëra u nis të shpjegohej  se; “…kur u largua gjermani i fundit (nazisti i fundit), nga Shkodra apo se kur do të iki shqiptari i fundit (emigranti i fundit), për në Gjermani”.  

Publiku është njohur nga të gjitha këndet me të cilat u mbars muaji Nëntor, me Tiranën, një “metropol kozmopolitan” , përgatitjet, paradat, arbëreshët dhe diaspora, folklori i trevave shqiptare për të kujtuar Ditën e Flamurit e festuar 28 Nëntorin e 1912 të cilat bashkë synonin vetëm kulmin, Sheshin Skënderbej të kryeqytetit, me “Mbrëmjen e Bardhë” të Tiranës deri në mëngjesin e së Enjtes, 30 Nëntor. Një titull thirrës ky nga kryetari i bashkisë “Të gjithë të mbushim sheshin” ku tymi, pluhuri, dritat dhe  zhurmat, me muzikë dhrap-i, i bën njerëzit të zbardhen meitë nga pagjumësia deri në agimin e një dite të re pune.   

Pra plot 8 ditë “angazhime”  që lanë mbresën se për këto ngjarje dhe veprimtari pushteti qendror dhe ai vendor di  të mirë organizojë  kaosin e mesazhit kombëtar dhe u kuptua qartë se publiku nuk duhet ta mbajë mendjen tek Kuvendi i Shqipërisë i cili po jeton periudhën më të vështirë të 33 viteve përpjekjesh për shembjen e diktaturës komuniste.  Jemi drejt asgjësimit institucional të opozitës dhe humbja e  pluralizmit po ndodh para syve tanë. Sistemi demokratik dhe zhvillimi drejt perëndimit dhe Evropës do të mbeten ndoshta një ëndërr e parealizuar e miliona shqiptarëve që përqafuan ndryshimin dhe mposhtjen e diktaturës komuniste në fillimin e viteve 90-të. 

Kjo pra po ndodh para syve tanë dhe rakursi i politikës mendon se e shmang butë dhe si duhet opinionin me tetë ditë shfaqje dhe aspak prodhim vlerash. 

Ky turbullim tetë ditor, zbraz energjitë dhe e heq vëmendjen e publikut nga skandalet e korrupsionit tashmë të mbërritura në dyert e drejtësisë. Tej zgjatja e tyre janë treguesi kryesor i rënies së vendit në krizë deri aty sa Shqipëria dhe shqiptarët të ndeshen me ditët e tjera të kalendarit historik për t’u zhgënjyer nga festat. Kjo turbullirë kërkon të mbulojë përgjegjësinë e dhjetë viteve të dështimeve për shtetasit pasi ekonomia e dobët ka bërë që 1/3 së shqiptarëve të largohen në emigracion,  popullsia e mbetur të tregojë shenjat e mplakjes, dhe të aftët për punë veç një pakice me pushtet dhe kurrë se duket e përmbushur nga nevojat e pasurimit dhe të luksit të vazhdojë të sundojë mbi pjesën më të madhe të mbetur në skamje dhe varfëri deri në kufijtë e një minimumi jetik të  ardhurave, taksa, ushqim dhe barna. Pikërisht kjo pakicë me pushtet sa herë që vjen fund viti zgjohet dhe bën zhurmë mediatikendërkombëtare kur jep një lëmoshë dhe i përsërit ato sa herë që i duhen numrat dhe votat.   

Por kaosi i vërtetë sot ndjehet edhe më i rrezikshëm dhe më  kërcënues pasi është i programuar dhe i investuar mirë ideologjikisht. Pas fitores së zgjedhjeve vendore të 14 Majit, harta lejla e PS në pesë-gjashtë muaj ka marrë revanshin e vet deri me ringjalljen e simboleve të diktaturës. Buçasin lajmet kryesore me titujt e rrallë se edhe në ato zona e qytete ku  komunizmi mendohej se ishte “harruar”, përkujtohen data të sistemit socialist tashmë të falimentuar.  

Rakursi i politikës nuk tregoi se sa gjatë shkoi festa megjithëse zhurma për të u bë muaj më parë. 

Pavarësia jetoi vetëm një ditë dhe tregoi se fundi i Nëntorit 2023 mund të quhet “Nëntori i Tretë”, atë që Enveri e dëshironte Rilindja Socialiste po e kryen ngadalë dhe tashmë e ushtron me forcë pushtetin, e shkruan vetë historinë pa çka se kriza ekonomike dhe shoqërore e Shqipërisë, krimi, siguria e vendit dhe e shtetasve janë si asnjëherë tjetër të kërcënuara. 

Por le t’i mbetemi tek problemi që shtruam që në fillim.  

Përse qeverisja e sotme tërheq vëmendjen e datave historike të Shqipërisë dhe synon çoroditjen? 

Ajo që media nuk thellohet prej kohësh me analizat e të tilla rasteve kundër qeverisë bëhet për shkak të një tolerance si për t’i thënë  gjërat më ndryshe, pra: “ ishte vetëm një rast”. 

Por jo!  

Nuk është më ky i vetmi rast gjatë një dhjetëvjeçari. Shqipëria është transformuar në vlera dhe në ide, në moral dhe në parimet e trashëgimisë kulturore. 

Pikërisht për t’i mbetur rëndësisë së faktit të vërtetë dhe të mos përsëritjes së qëllimshme më tej UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë  Profesionistë  të Diasporës), do tj’urendisë disa nga kulmet e këtyre rastësive për të kuptuar se nuk jetojmë as në një realitet të rastësishëm dhe as në një Shqipëri ku shfaqen edhe nostalgjikë. Ky realitet i sotëm politik, ekonomik dhe shoqëror në krizë tregon se jetojmë në një sistem diktature që synon të kapë çdo hapësirë të lirë të jetës. 

Rastësia e parë. Falë interesave reciproke dhe lidhjeve individuale, pas krizës së tërmetit, Erdoganiviziton Kuvendin e Shqipërisë me 17 Janar 2021, sikur nuk mund të gjendej në kalendar një datë tjetër veç asaj  date të mirënjohur botërisht, 554 vjetorit të shkuarjes në amshim të “Heroit Kombëtar” Gjergj Kastrioti Skënderbeu. 

Se si zgjidhen miqtë strategjikë pa u prishur datat historike dhe respekti ndaj vendit tënd vetëm kjo qeverisje e di(!). 

Rastësia e dytë. Muajt kalojnë dhe skandalet e korrupsionit prekin rrethin e afërt të kryeministrit në kabinet. Burgosjet dhe hetimet janë një plagë e hapur dhe kjo situatë e lodhshme ka nevojë për ngritjen e një imazhi. Fitohen zgjedhjet vendore dhe PS plas një fushatë dhe propagandë turistike ku mes mbi tetë milionët (shifra e sotme zyrtare), që shijuan mrekullitë e Shqipërisë si krejt papritur dhe rastësisht mbërrin në prag të ditëlindjes në kryeministrit, ish presidenti i SHBA-së Bill Klinton. Tapeti i kuq, shfaqja dhe dekori njëditor ishin të mjaftueshme për të tërhequr vëmendjen, fituar zemrat e shqiptarëve të Kosovës se projekti i “Ballkanit të Hapur” vazhdon, ndërsa nga ana tjetër heshtja e vapës së verës mbylli debatin e zgjedhjeve vendore të 14 Majit dhe përgatitjet për një format të ri qeverisjeje në vjeshtë nisën përgatitjet. 

Rastësia e tretë. Tetori i “Rigjallërimit të Piramidës”, i mbuluar me shfaqjen e Samitit të Berlinit, për të cilin kuptimi u pa qartë dhe qeverisjes ju tregua vendi se si kërkohet  hyrja për në Evropë. 

Janë me dhjetëra rastësitë  e hershme dhe at që pasojnë  dhe secila vlen për t’u analizuar, por për të mos u shkëputur nga tema do të përcjellim më të rëndësishmen, atë që me zhurmë ftohet diaspora, pjesa më e fundit e mbetur plotësisht e pa kapur prej qeverisjes. 

Rastësia e katërt është rakursi i diasporës dhe i Pavarësisë. Jo pa qëllim ju kemi treguar se “Dita e Arbëreshëve” deri tek ceremonitë festive të “Mbrëmjes së Bardhë Tiranase” ishin thelbi i shtirjes së patriotizmit dhe ato u tej zgjatën aq sa për të dalur diku tjetër. Ishte prekja e nervit të votës së diasporës që është po aq e shenjë dhe e shtrenjtë sa edhe Pavarësia, të shenjta për të gjithë bashkatdhetarët dhe bashkëkombësit për të jetuar në paqe, në një sistem të lirë, demokratik dhe me drejtësi për të gjithë dhe me besim tekperëndia. 

Por  deri ku arriti përdorimi i pushtetit dhe turbullira përçarëse e tij? 

Me realizëm mund të tregojmë se propaganda dhe ideologjia kur përdoren dhe e ushtojnë zbulimin e imazhit të tyre prej medias, mesazhi del i qartë dhe i kuptueshëm se është vetëm një qëllim, mbrojtja e interesave të një individi që synon të bëhet i gjithë pushtetshëm. I një individi që harron se ka një kontroll ligjor mbi të i cili është  Kushtetuta e RSH. Neni 14 i saj i ka të përcaktuara çështjet dhe çdo shprehje dhe qëndrim jashtë tyre jashtë jep shembujt dhe veprimet e antikushtetueshmërisë: 

Neni 14  

 

1. Gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja.  

2. Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes.  

3. Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut.  

4. Himni kombëtar është “Rreth Flamurit të Përbashkuar”.  

5. Festa Kombëtare e Republikës së Shqipërisë është Dita e Flamurit, 28 Nëntori.  

6. Kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë është Tirana.  

7. Forma dhe përmasat e simboleve kombëtare, përmbajtja e tekstit të himnit kombëtar, si dhe përdorimi i tyre rregullohen me ligj. 

  

Cila prej tyre u respektua? 

 Besojmë se shtetasit janë në gjendje të kuptojnë veç qëllimeve ideologjizuese dhe propagandës së PS në pushtet pas fshihen shtrembërimet dhe shpenzimet ende  të pa bëra transparente prej qeverisjes qendrore dhe vendore gjatë  tetë ditëve të fundit. 

Me gjithë këto dështime, skandale që kryeministri dhe qeveria kurrë nuk i marrin përsipër përgjegjësitë na bën që ne si gazetarë ti vendosim atyre një rakurs real për datat dhe historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. 

Respekti i Flamurit dhe i të rënëve për Lirinë e Atdheut janë të shenjta dhe duhen çmuar e nderuar çdo ditë, lulet e freskëta dhe flaka për kujtimin e tyre mund të mbahet ndezur në çdo ditë dhe jo vetëm kur rastësisht elita politike i përdor si fasadë gjatë ceremonive festive.  

Por i tillë mund të mbetet edhe përvetësimi i 8 Dhjetorit të 1990-ës, nga ky pushtet që rend të shfytyrojë datat historike të Shqipërisë. 

Tetë ditë më pas, 8 Dhjetor 2023, studentët shqiptarë zgjuan popullin dhe vranë frikën. 33 vjet më parë kërkuan pluralizmin dhe fjalën e lirë. Ky është simboli dhe vlera e fundit që nuk mund të përvetësohen nga askush. Kjo është epoka e rilindjes që e trashëgojnë të gjithë shqiptarët pa rënë në kurthin e diktaturës. 

Kishte një rilindje të vetme dhe të vërtetë Shqipëria, për ta dashur dhe për ta parë zonjë. E rëndësishme është se njerëzit kurrë nuk duhet ta humbin shpresën. Rilindësi i madh Naim Frashërifuqishëm i shprehte ato me ideologjinë patriotike kombëtare dhe jepte kumbueshëm shpresën, vëllazërinë dhe bashkimin, gjuhën dhe diturinë, në poezinë  “Kam shumë Shpresë”; 

Për Shqipërinë 
Ditët e mira 
Paskëtaj vinë 
Shkoj errësira, 
Lum kush të rronjë, 
T’a shohë zonjë! 

A mundet të orjentohen sot në këtë drejtim shqiptarët dhe diaspora e saj? 

Dita e Flamurit dhe Pavarësia janë të shenjtë dhe na bën që t’i lëmë mënjanë dallimet tona, e drejta të mbrohet dhe të fitojë, dallimet politike nuk na përcaktojnë më shumë se sa ne jemi shqiptarë. 

30 Nëntor, 2023 

 

 Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)  

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)  

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)  

Union des Journalistes Professionnels Albanaise de la Diaspora (UJPAD) 

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi di Diaspora (UGAPD) 

blank

‘Kosova në NATO’, Osmani: Hap i domosdoshëm për paqe e siguri në rajon

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim emisarin special britanik për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, sfidat e sigurisë në rajon, si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Në takim u diskutua edhe për integrimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin në NATO.

Osmani theksoi se anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të ishte hap i rëndësishëm për fuqizimin dhe avancimin e mëtejmë të të drejtave të njeriut nëpërmjet mekanizmave që i ofron Këshilli, e të cilat do të shërbejnë si mekanizëm shtesë për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim.

Ajo ritheksoi edhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke filluar me përfshirjen në Partneritetin për Paqe. Në këtë frymë, Osmani tha se ky hap është i domosdoshëm për të siguruar paqe dhe siguri afatgjate në rajon dhe më gjerë.

Në takim, Lord Peach përgëzoi presidenten Osmani për përpjekjet e saj të vazhdueshme në avancimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë në këtë kohë sfiduese për paqen në botë.

Ndryshe, emisari special britanik për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, gjatë ditës ka zhvilluara takime edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

blank

Shifrat: 40% e burrave dhe 58% e grave në Shqipëri kanë vuajtur nga një simptomë e shëndetit mendor më 2023

Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka vuajtur nga një lloj simptome e shëndetit mendor, vëren Raporti i Tranzicionit i BERZH për vitin 2023. Shqipëria renditet në mesin e vendeve me nivele më të larta të problemeve me shëndetin mendor, duke zënë vendin e 18 nga 38 vendet në tranzicion të BERZH.

Femrat vuajnë më shumë se meshkujt nga shëndeti mendor në të gjitha vendet, përfshirë edhe Shqipërinë. BERZH vë në dukje se shëndeti i mirë mendor lidhet ngushtë me produktivitetin. Gjendja e mirë mendore rrit sasinë e kohës që njerëzit janë në gjendje të punojnë dhe në këtë mënyrë rrisin të ardhurat dhe pasurinë e tyre.

 

Shëndeti i fortë mendor gjithashtu është i lidhur me nivel më të lartë të optimizmit për jetën. Edhe në këtë tregues, popullsia e Shqipërisë nuk ka bërë asnjë përmirësim që nga viti 2016. Çrregullimet mendore si depresioni, ankthi dhe çrregullimet e personalitetit janë 10 shkaqet kryesore që kufizojnë aftësitë e njerëzve, ku më të përhapurit janë depresioni dhe ankthi.

Anketa e BERZH pyeti njerëzit nëse dhe sa shpesh përjetojnë trishtim, depresion, ankth dhe apati. Nivelet e shqetësimit mendor ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme sipas gjinisë në të gjitha ekonomitë. Në Slloveni, shqetësimi mendor është pothuajse aq i rrallë sa në Gjermani, ndërsa në Algjeri, Jordani dhe Tunizi rreth 90 për qind e të anketuarve raportojnë se kanë ndjerë ndonjë formë shqetësimi mendor të paktën një herë në javë.

Incidenca mesatare e shqetësimit është më e lartë për gratë sesa për gratë burra në të gjitha vendet. Ky dallim është statistikisht i rëndësishëm në shumicën e rasteve dhe qëndron në të gjitha grup-moshat, në përputhje me tendencat globale siç raportohet në studimin e Barrës Globale të Sëmundjeve. Shenja të tjera të shqetësimit mendor që nuk mbulohen nga anketa, të tilla si abuzimi me substancat narkotike që janë më të zakonshme te meshkujt. Në të njëjtën kohë, burrat mund të nën-raportojnë simptoma që mund të tregojnë dobësi, si p.sh si humor të ulët ose sëmundje, sepse u përmbahen më fort normave tradicionale në lidhje me maskilitetin.

Anketa vuri në dukje se të rinjtë dhe të moshuarit kanë prevalenca më të larta të problemeve me shëndetin mendor, pasi 40% e tyre në rang global raportojnë çrregullime së paku një herë në javë.

Prevalenca e sëmundjes mendore vlerësohet se arrin kulmin në mesin e të tridhjetave. Të anketuarit raportuan gjithashtu se kanë aftësi të dobëta për në ushtrimin e detyrave ditore si pasojë çrregullime emocionale nga stresi dhe depresioni.

blank

 

blank

blank

 

/Monitor

blank

 

blank

Blinken: Nuk na duhet rikthimi i konflikteve në Ballkanin Perëndimor

VOA

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të mërkurën në Bruksel se perëndimi nuk dëshiron të shohë rikthimin e konflikteve të së kaluarës në Ballkanin Perëndimor dhe NATO-ja do të vazhdojë të ofrojë siguri për rajonin.

“Kur e fillova këtë punë, në qendër të shqetësimeve tona dhe të shqetësimeve të shteteve në mbarë botën, veçmas në zonën transatlantike, ishte Ballkani. Bosnja dhe më pas Kosova. Një gjë që nuk na duhet në të ardhmen është kthimi i konflikteve në Ballkan. NATO-ja ka luajtur rol thelbësor për të ndihmuar shtetet e rajonit që të përparojnë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe për qëndrueshmërinë më të gjerë evropiane”, tha sekretari Blinken duke theksuar se NATO-ja paraqet shtyllën kurrizore të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë.

Sekretari Blinken i bëri këto komente në përfundim të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel në të cilin është diskutuar mes tjerash për situatën në Ballkanin Perëndimor, mes debateve për shtimin e pranisë ushtarake të aleancës për shkak të shqetësimeve se situata e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon.

Një përleshje e armatosur ndërmjet policisë së Kosovës dhe një grupi serbësh të armatosur në muajin shtator në veri, nxiti shqetësimin e vendeve perëndimore se Rusia mund të përpiqet të nxisë konflikt në Ballkan për të shmangur vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë.

“Aleanca është përgjigjur me vendosmëri ndaj aktorëve që synojnë të destabilizojnë veriun e Kosovës, siç e kemi parë më herët gjatë këtij viti, duke vendosur trupa shtesë në kuadër të KFOR-it. Po ashtu kemi thelluar bashkëpunimin tonë me forcën e udhëhequr nga Bashkimi Evropian në Bosnje e Hercegovinë. Kjo po ashtu ishte pjesë e rëndësishme e bisedës sonë gjatë këtyre dy ditëve”, tha sekretari Blinken, para se të nisej për në Shkup ku do të marrë pjesë në takimin e radhës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha në përfundim të takimit se incidenti në veri të Kosovës ishte një ngjarje serioze.

“Kjo vë në pah sfidat me të cilat përballemi në Kosovë dhe rëndësinë që palët të punojnë për shtensionimin e situatës, për t’u përmbajtur nga veprimet dhe çdo retorikë nxitëse që mund të rrisin më tej tensionet”, tha ai.

Rreth pesë mijë trupa të NATO-s kujdesen aktualisht për sigurinë në Kosovë, një mijë prej të cilëve u vendosën në terren pas ngjarjeve të muajit shtator.

Aleanca tha se po shqyrton shtimin afatgjatë të trupave për të ruajtur qëndrueshmërinë në rajon, ndërsa u bëri thirrje palëve që të punojnë në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Diplomacia perëndimore është vënë në përpjekje për të përshpejtuar këtë proces duke i kërkuar Prishtinës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ndërsa Beogradit njohjen de fakto të Kosovës.

blank

Shkodra feston për herë të parë 29 Nëntorin, vendoset ylli komunist në Varrezat e Dëshmorëve

Shkodra ka festuar sot për herë të parë 29 Nëntorin, ditën e Çlirimit. Në nder të kësaj ditë, janë bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve.

Të pranishëm kanë qenë personazhe të politikës, por që kanë munguar zyrtarë nga opozita. Ajo që vihet re është se në varreza është vendosur ylli komunist. Ndërkohë komunistët bënë thirrje; “Enver Hoxha, Enver Hoxha”.

Sakaq, sekretari i Partisë Komuniste Gjon Bruçi gjate ceremonisë në varrezat e dëshmorëve në Shkodër në përkujtim të Çlirimit te Shqipërisë, nderoi me grushtin komunist pranë ushtarit te panjohur. Bruçi thotë se komunizmi dhe diktatura e Enver Hoxhës nuk kreu asnjë krim ndaj popullit shqiptar.bw

blank

NATO-ja dhe BE-ja zotohen për ruajtjen e qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor

VOA/Besim Abazi

Ministrat e Jashtëm të NATO-s, po diskutojnë tensionet në Ballkanin Perëndimor, mes thirrjeve për shtimin e pranisë ushtarake të aleancës për shkak të shqetësimeve se situata e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon.

Një përleshje e armatosur ndërmjet policisë së Kosovës dhe një grupi serbësh të armatosur në muajin shtator në veri, nxiti shqetësimin e vendeve perëndimore se Rusia mund të përpiqet të nxisë konflikt në Ballkan për të shmangur vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ritheksoi në prag të fillimit të takimit të ministrave të Jashtëm se aleanca do të shqyrtojë shtimin e pranisë afatgjatë në rajon.

Të jeni të sigurt se NATO do të bëjë gjithçka të nevojshme për të mbështetur dhe siguruar qëndrueshmërinë në rajon, sepse kjo është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për të gjithë Evropën dhe NATO-n”, tha sekretari Stoltenberg, i cili bashkë me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken vunë theksin te qëndrueshmëria në Ballkan.

Para udhëtimit të sekretarit Blinken për në Bruksel, Ndihmës sekretari amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, paralajmëroi Kosovën dhe Serbinë se “shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n”.

Pak pas sulmit te grupit te armatosur, Shtëpia e Bardhë kërkoi nga Serbia tërheqjen e menjëhershme te forcave serbe nga kufiri me Kosovën pasi kishin vërejtur një prani te shtuar përgjatë kufirit, që përfshinte artileri dhe njësi ushtarake te mekanizuara.

Beogradi reagoi duke ulur praninë e forcave ushtarake nga kufiri, ndërkohë që NATO-ja përforcoi me 1,000 trupa shtese forcën e saj paqeruajtëse ne Kosove, përforcimi me i madh i KFOR-it qe pas shpalljes se pavarësisë.

Situata në Ballkanin Perëndimor ishte pjesë e diskutimeve të shefit të politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell me ministrat e NATO-s. Zoti Borrell tha se qëndrueshmëria, përparimi dhe harmonizimi i politikës së Jashtme të vendeve të rajonit me BE-në është me rëndësi thelbësore.

Më lejoni të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit mes BE-së dhe NATO-s në veri të Kosovës. Misioni ynë i EULEX-it është i pozicionuar dhe ka një bashkëpunim të fuqishëm me KFOR-in dhe po përballen me kohë të vështira. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë qëndrueshmëri dhe të ofrojmë siguri në këtë pjesë të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë”, tha zoti Borrell në një konferencë për shtypin para takimit.

Misioni amerikan në NATO shkroi ndërkaq në rrjetin X të njohur deri vonë si Twitter se aleanca “po ndërmerr hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat e nevojshme për të përmbushur mandatin e tij të përcaktuar nga Kombet e Bashkuara në mënyrë të paanshme. Këshilli i Sigurimit i OKB-së u dha një mandat Forcave të NATO-s në Kosovë në vitin 1999 për një mision paqeruajtës të paanshëm. KFOR-i vazhdon të mbështesë zhvillimin e një Kosove gjithëpërfshirëse, demokratike dhe shumetnike”.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Bearbock, tha se në Ballkanin Perëndimor “paqja shpesh varet në fije të perit”, ndërsa paralajmëroi se Gjermania do të dërgojë vitin e ardhshëm 150 trupa shtesë, që do të shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

U bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rrisin vullnetin për marrëveshje për të hapur rrugën e tyre evropiane”, theksoi ndërkaq shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Diplomacia perëndimore është vënë në përpjekje për të përshpejtuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke i kërkuar Prishtinës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ndërsa Beogradit njohjen de fakto të Kosovës.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha të martën se “themelimi i Asociacionit është i një rëndësie vendimtare për palën serbe… Në të njëjtën kohë, mendoj se edhe Kosovës i duhen disa gjëra – të cilat në radhë të parë pasqyrohen në nevojën që të njihet ndërkombëtarisht dhe përpjekjet e saj për normalizimin e situatës në kufirin me Serbinë”.

Duke nënvizuar se kjo nuk është një punë e lehtë, ambasadori Hill tha gjatë punimeve të Forumit Ekonomik të Beogradit se “duhet ta bëjmë të qartë për të dyja palët se çdo mënyrë tjetër që çështja të zgjidhet me armë ose ndonjë rrugë tjetër të dhunshme është tërësisht e papranueshme dhe të dyja palët duhet të jen të përqendruara në bisedimet e Brukselit”.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës që u shpall në vitin 2008 dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, në radhë të parë për shkak të mbështetjes së Kremlinit ndaj pretendimeve serbe për Kosovën.

Të dyja vendet duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, i cili ndërmjetëson bisedimet mes tyre dhe i cili ka paralajmëruar se mungesa e përparimit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, rrezikon rrugën e tyre drejt anëtarësimit.

blank

UGSHPD: MBI 25 FLUTURIME TË AIONËVE TË UDHËTARËVE  ÇDO DITË MBI ZONËN E MBROJTUR TË NARTËS?!

Ende kur pas dy muajsh dëmi nga zjarret në Pishë Poro nuk është vlerësuar plotësisht, qeverisja socialiste nxiton në Vlorë për të thelluar propagandën e saj në prag të Ditës së Pavarësisë. Asambleja e PS së Vlorës ishte stacioni i fundit i Ramës për të pështjellë në një  politikën, drejtësinë dhe ekonominë që nuk i shmangen dot infeksionit që ka shkaktuar kriza e gjithanshme dhe korrupsioni. As festa e Pavarësisë për Vlorën nuk do të jetë një lehtësim në qoftë se një herë të vetme nuk mashtron publikun për dëme të mëdha që i janë shkaktuar pikërisht atij qyteti. 
Pra më i fundit pylli i Pishë Poro-s, 1500 ha e peizazhit të mbrojtur të Lagunës së Nartës u përfshi nga flakët më 30 Shtator dhe kushtoi 11 milion euro. Asnjë transparencë dhe asnjë masë veç se harresës dhe shtytjes së projekteve betonizuese në atë rajon duke filluar me akse të reja rrugore Fier-Vlorë dhe vazhdim i ndërtimit të aeroportit.
Nisur nga kjo situatë UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), kontaktoi me përfaqësues së PPNEA-s (Z. Xhemal Xherri, Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojten e Mjedisit Natyror në Shqipëri), për të marrë disa përgjigjeve të çështjeve të ngritura më herët mbi Lagunën e Nartës dhe dëmin e fundit të shkaktuar nga zjarret. 
1- A u bë vlerësimi i dëmit të florës dhe faunës pas zjarrit në pyllin e Pishë Poro-s (të rejat e mundshme ndoshta dhe ndonjë foto video nga juve në vendngjarje)?
 
Përgjigja e marrë ishte se ende një vlerësim i plotë nuk është bërë.
Për publikun pyetja dhe shqetësimi që ngrihet është se kanë kaluar 60 ditë dhe askush nga qeveria dhe pushteti vendor nuk të jep një vlerësim për dëmin. Vlerat e përafërta i shprehëm më lart, por në qoftë se flora dhe fauna shkatërrohen në lagunë, kjo nënkupton se ky është një problem më pak për të vënë dorë mbi tokën e djegur dhe për ta kthyer atë në shfrytëzim të investitorëve strategjik.
2- Ku është ecuria pas një viti e padisë së depozituar prej AOS, PPNEA në Gjykatën e Tiranës dhe bashkëpunimi me EuroNatur, plus 33 ojq-të mjedisore dhe  publiku në përgjithësi për të  mbrojtur Lagunën e Nartës në veçanti dhe ndaluar ndërtimin e aeroportit?
Përgjigja ishte se: – Çështja gjyqësore po ecën paralelisht me disa seanca dhe materialet e mbledhura po plotësojnë provën e çështjes në Gjykatën e Tiranës me shpresë që ajo do të veprojë sa më shpejtë për të ndaluar punimet.
Duke e falenderuar Xhemal Xherri- menaxher i projektit për Lagunën e Nartës mbi fotografinë e shkrepur mbi zonë javën e kaluar ndjekja e problemit na drejtoi sërish tek këmbëngulja e mashtrimeve që qeveria bën edhe në prag dhe në vazhdim të festës së Pavarësisë.
Absurdi i faktit është se zv/km B. Balluku pretendon se 1 milion pasagjerë do të përpunohen vetëm vitin e parë nga aeroporti i Vlorës që po pushton Lagunën e Nartës. (shkruar në ATSH).
E ftojmë publikun që ta zgjidhë problemin duke i thjeshtuar “premtimet”  së pari me anë të një përllogaritje të vogël.
Sa avionë do të fluturojnë çdo ditë mbi Lagunën e Nartës?
 
 E zgjidhni ju lutemi problemin, prej kësaj të dhëne: Çdo ditë, linjat ajrore të SHBA-së përpunojnë më shumë se 25,000 fluturime dhe transportojnë 2.5 milionë pasagjerë nga 80 vende të botës”.
Por le të qëndrojmë faktet e nisura ku na duhet të theksojmë se për derisa pylli i Pishë Poro-së  që u dogj dhe shkaktoi një dëm prej 11 milion euro mbi natyrën e zonës së mbrojtur buzë Lumit Vjosë si mund të mbyllen sytë dhe të heshtet përpara humbjes materiale dhe  ekonomike që ka ndodhur vetëm dy muaj më parë pikërisht pranë këtij objekti në ndërtim.
 
Si ka mundësi që media “hesht” dhe i kushton vëmendje propagandës dhe marshimit festiv të qeverisë?
 
Kjo është pjesa e mashtrimit, që krijon zhurma për të vazhduar grabitjen e natyrës dhe jo vetëm kaq, por grabitja dhe vjedhja vendosin edhe një kohë të përcaktuar; “Fluturimet gati në Mars të vitit 2025″(!). Pra parulla e gatshme për zgjedhjet e përgjithshme.
 
Shtetasit shqiptar do të mund ta shijojnë vërtetë një ditë pavarësinë në qoftë se do të dinë t’i mbrojnë vetë interesat e tyre, të mbrojnë natyrën, të mbrojnë pasurinë e gjallesës dhe t’i mbrojnë burimet e jetës. 
 
Masakra mjedisore mbi Lagunën së Nartës nuk është thjeshtë ndërtimi që po zhvillohet në Zonën e Mbrojtur. Të panjohurat dhe shifrat që i mban fshehur qeverisja e korruptuar janë se mbi Lagunën e Nartës do të duhet të ulen dhe të ngrihen 25 avionë çdo ditë, në 365 ditët e vitit.
Dhe çfarë do të ndodhë me një nga popullatat më të pasura të shpendëve  Mesdheut pas kësaj?
Çfarë do të ndodhë kur ky brez politikanësh nuk e kupton se shkatërrimi i pasurisë kombëtare duhet ndalur?
111 vite Pavarësi e Shqipërisë janë vlera në qoftë se shqiptarët brenda kufijve dhe ata në diasporë duan të bëjnë shtet pa u shtirur patriotë.
Çdo të ndodhë me natyrën dhe jetën e Lagunës së Nartës kur mbi të forcërisht do të ulen dhe ngrihen rreth 25 avionë çdo ditë, në 365 ditët e vitit?
Përgjigjen e kësaj pyetje ka nevojë ta dëgjojnë Komisionet Hetimore të pa ndërtuara të Kuvendit të Shqipërisë, ka nevojë ta shqyrtojë SPAK-u dhe ka nevojë ta vlerësojë BE-ja dhe miqtë e sinqertë ndërkombëtar që e duan vërtetë zhvillimin e Shqipërisë që ajo të ketë edhe përvjetorë të tjerë të Lirisë dhe Pavarësisë Kombëtare.
 
27 Nëntor,  2023
 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)  

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)  

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)  

Union des Journalistes Professionnels Albanaise de la Diaspora (UJPAD) 

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi di Diaspora (UGAPD) 

blank

blank

‘Shqiptarët e kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë’, Albin Kurti uron pavarësinë nga Vlora

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar nga Vlora ditën e pavarësisë. Pasi ndoqi ekspozitën e piktorëve vlonjatë, Kurti tha se shqiptarët e kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë.

“Ishte kënaqësi të ndjekim këtë ekspozitë të kuruar me shumë kujdes e pasion. Me këtë rast, Gëzuar gjithë shqiptarëve 28 nëntorin këtë festë të madhe të flamurit, të lirisë, pavarësisë e të bashkimit për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, e mërgatë. Lavdi dëshmorëve, sot është ditë pushimi e ditë feste, cdo ditë tjetër duhet të punojmë për idealet dhe synimet e Skënderbeut nga Kruja, Ismail Qemalit nga Vlora e të Adem Jasharit nga Prekazi.

Ishim për të bërë nderime ne Vlorë, pasdite do të jemi në Kosovë, për homazh në varrezat e Jasharajve. Dje kishim ditën e Ushtrisë së Kosovës, për shkak se gjithë këto aktivitete nuk i mbajmë dot në një ditë, do të vijojmë edhe nesër.”- tha Kurti.

“Nuk është sot dita të flasim për dallimet politike, për polemikat aktuale, sot jemi bashkë. Shqiptarët e kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë dhe e tashmja mbushet me kuptim në këtë moment.” -tha Kurti.

blank

Vjosa Osmani: 28 Nëntori na kujton çmimin e lartë për liri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, u kujton të gjithë shqiptarëve çmimin e lartë për lirinë.

Gjatë homazheve në Prekaz të Skenderajt, Osmani uroi të gjithë shqiptarët për pavarësinë e Shqipërisë, por theksoi se kjo datë lidhet edhe me ngjarje të tjera të rëndësishme për shqiptarët e Kosovës.

“Sot e fillojmë këtë ditë historike duke e nderuar një figurë dhe një familje po aq historike sa edhe vetë flamuri kuq e zi, familjen Jashari, njëkohësisht duke shënuar ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe daljen e parë publike të ushtrisë sonë çlirimtare më 28 nëntor 1997. Është pikërisht flamuri kuq e zi dhe data 28 nëntor që është ditë që na kujton gjithsecilit prej nesh çmimin e lartë të lirisë, por njëkohësisht edhe sakrificat që janë bërë për shekuj në mënyrë që të jetojmë të lirë”, tha Osmani.

Më 28 Nëntor, Shqipëria shënon 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë në Vlorë.

Në homazhe në kompleksin memorial në Prekaz së bashku me Osmanin ishte edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ai tha se shënimi i 28 Nëntorit gjithmonë nis në Prekaz, ku më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, forcat serbe sulmuan familjen Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje.

“28 Nëntori në Kosovë gjithmonë fillon në Prekaz, këtu ku ka ndodhur sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për liri dhe këtu ku është ngjizur lufta e lavdishme e UÇK-së. Po ashtu kjo datë është dalja publike e ushtrisë sonë çlirimtare e po ashtu në të njëjtën kohë ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari. Nëntorët do të festohen gjithmonë. Uroj që neve të na gjejë gjithmonë të bashkuar dhe gjithnjë më të fortë”, tha Konjufca.

Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë e kanë uruar edhe liderët e tjerë politikë në Kosovë.

Në Kosovë, 28 Nëntori nuk është festë shtetërore. Por Qeveria e Kosovës me vendim të posaçëm çdo vit e shpall këtë ditë si ditë pushimi.

Gjatë kësaj dite, qytetet në mbarë Kosovën stolisen me flamurin kombëtar të Shqipërisë dhe institucionet organizojnë ngjarje të ndryshme për të shënuar këtë festë.rel

blank

VOAL: Gëzuar 28 Nëntorin! Gëzuar 111 vjetorin e Pavarësisë sonë Kombëtare!

28 Nëntori, Dita e Flamurit, është një ditë e veçantë për shqiptarët në mbarë botën, sepse në këtë datë të vitit 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemaili në Vlorë.

Si çdo komb, edhe ne kemi kremten tonë kombëtare. Bile mund të themi se Dita Jonë e Madhe – 28 Nëntori, është diçka më shumë se një kremte kombëtare, «DITA E SHENJTË ARBËRORE». 28 Nëntori i parë arbëror ishte ai i vitit 1443, kur Kryeheroi Ynë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, e ngriti për herë të parë në historinë e këtij kombi Flamurin me Shqiponjën Dykrenare dhe me yllin gjashtëcepësh në mes dy krenash, në Kalanë e Krujës, ku valoi plot 25 vjet. Gjergji, deri në vdekje luftoi me atë flamur në dorë dhe kurrë nuk diti për humbje. Ai flamur valoi i pamposhtur në Kalanë e Krujës dhe në kulla e kala të tjera arbërore, për 25 vjet, sa Kryeheroi Ynë udhëhoqi popullin dhe Shqipërinë.

Pas vdekjes së Tij (më 1468), pushtuesit otomanë depërtuan në të gjitha trojet arbërore dhe ia ndaluan valimin flamurit tonë. U dashtën edhe 444 vite pritje e vuajtje, tmerr e robëri nën atë pushtues, si dhe shumë ekzode e zbrazje masive të trojeve tona nga qeniet arbërore, derisa rifilloi sërisht valimi i Flamurit të Arbërit. T’i kemi parasysh arbëreshët, që ikën përterj detit, ose në veri (në Dalmaci), me qëndresën e tyre stoike dhe me ruajtjen fanatike të gjuhës, traditave dhe kulturës së të parëve. Qindra mijëra shqiptarë, duke mos mundur ta durojnë terrorin e pushtuesve, kishin ikur në shumë vende të botës – deri në Amerikë, Afrikë, Azi e deri në Australi.

Edhepse të mërguar, qeniet arbërore nuk ndejtën kurrë duarkryq, por gjithherë, në mënyra të ndryshme ishin të vënë në shërbim të kombit dhe të atdheut të braktisur nga dhuna e pushtuesve. Sidomos vlen të përmendet gjysma e parë e shekullit XIX, kur figurat e ndritura të kombit themeluan një lëvizje mbarëkombëtare, për të mbajtur gjallë shpirtin arbëror dhe për ta ndihmuar lirimin e atdheut nga pushtuesit. Kjo lëvizje, në historinë tonë, u regjistrua me germa ari dhe u quajt: Rilindja Kombëtare Shqiptare. Ndër rilindasit e parë duhet veçuar: Vëllezërit Frashëri, Jeronim De Radën, Jani Vreton dhe shumë të tjerë.

Në kohën kur gërshetimi joparimor i interesave ishte shtrirë në mbarë hapësirat ballkanike e më së rëndi rëndonte supet e popullit tonë, liderët e kombit filluan artikulimin e zëshëm të aspiratave të ligjshme kombëtare, për liri dhe pavarësi. Nën trysninë e fuqive të mëdha të kohës, në Kongresin e Berlinit të vitit 1878, Perandoria Osmane u detyrua t’ua njohë autonominë disa vendeve fqinje, si: Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi, gjë që nuk ndodhi edhe me Shqipërinë, që në vorbullën e interesave dhe të marrëveshjeve ruso-turke, mbeti ende nën kthetrat otomane.

Të ndaluar të marrin pjesë në Kongresin e Berlinit dhe të indinjuar thellë nga pazarllëqet që u bënë për copëtimin e tokave tona, krerët shqiptarë, të udhëhequr nga Abdyl Frashëri, Haxhi Ymer Prizreni, Pashko Vasa e të tjerë, më 10 Qershor 1978, në Prizren mbajtën Kuvendin Mbarëkombëtar dhe themeluan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, duke shpallur kështu autonominë e Shqipërisë. U bë edhe një kabinet qeveritar dhe u organizua një administratë mbarëkombëtare, mirëpo Turqia – e tërbuar nga ky akt i shqiptarëve, me “bekimin” dhe heshtjen edhe të fuqive të mëdha të kohës, me një fushatë shumë të egër ushtarake dhe me terror, pas tre vjetësh – më 1881 e shuajti Lidhjen e Prizrenit dhe autonominë shqiptare.

Shqiptarët nuk janë dorëzuar kurrë. Ata gjithmonë e luftonin pushtuesin dhe e forconin Lëvizjen Çlirimtare Kombëtare – me pushkë e me penë. Në vitin 1899, nën drejtimin e Haxhi Zekës, u mbajt në Pejë edhe nhjë kuvend i madh mbarëkombëtar, që historia e njeh si Lidhja e Dytë e Prizrenit. Në fillim të shekullit XX, Perandoria Osmane që shtrihej në tri kontinente (Azi, Europë dhe Afrikë) dhe e ndarë në 33 vilajete, katër nga të cilat ishin shqiptare, nga sulmet që nga të gjitha anët i bënin popujt liridashës, ishte dobësuar dukshëm. Njëri nga Vilajetet shqiptare ishte Vilajeti i Kosovës, me kryeqytet Shkupin, që përfshinte territoret e Dardanisë së dikurshme.

Luftërat çlirimtare, që plasën në të gjitha viset e pushtuara, i dhanë një goditje të rëndë “të sëmurit nga Bosfori”. Si pjellë e konçesioneve, që kishte fituar Serbia në Kongresin e Berlinit, në vorbullën e interesave, me marrëveshjen e fshehtë ruso-turke, kombit tonë i ishte imponuar edhe fronti verior, sepse shumë troje tona u pushtuan nga Serbia, që me sulme barbare deri në gjenocid i kishte detyruar të shpërngulen shumë shqiptarë nga trojet e tyre, që si rezultat pati spastrimin e mbi 700 vendbanimeve të Krahinës së Toplicës nga fara arbërore.

Në vitin 1908, e dobësuar shumë nga sulmet që i vinin nga të katër anët, Perandoria Osmane u detyrua të bëjë reforma dhe të lëshojë pe në shumëçka, në vendet e pushtuara. Xhonturqit, edhe nën trysninë e fuqive të mëdha të kohës, me këto reforma u kishin njohur disa të drejta popujve të pushtuar, përfshirë edhe shkollimin në gjuhën e tyre amtare dhe shprehjen e identitetit kulturor. Në nëntor të vitit 1908, nën drejtimin e At Gjergj Fishtës, në Manastir u mbajt Kongresi i Alfabetit, ku u njësua alfabeti i gjuhës shqipe. Në të gjitha viset shqiptare filloi organizimi i shkollave kombëtare.

Në vitin 1909, kur u organizua kryengritja e madhe e popullit arab kundër Turqisë, kur shpërthej edhe lufta e madhe italo-turke në Tripoli dhe kur plasën luftërat ballkanike, krerët e kombit filluan ta mobilizojnë edhe popullin tonë. Në pranverën e vitit 1910, Idriz Nikollë Seferi, bashkë me Dom Mikel Tarabulluzin, në zyrën famullitare në Stubëll të Karadakut, kishin hartuar planin e Luftës së Kaçanikut. Trimat e ardhur nga viset e Karadakut dhe të Moravës, nën udhëheqjen e Idriz Seferit dhe ata të ardhur nga Carraleva dhe nga viset tjera të Kosovës, nën udhëheqjen e Isë Boletinit, ishin bashkuar në Stagovë, prej nga futen në Grykën e Kaçanikut dhe i dërmojnë taborret e Turgut Pashës.

Lufta e Kaçanikut ishte fillimi i kryengritjes mbarëkombëtare për çlirim nga zgjedha pushtuese otomane, që në vitin 1911 – nën drejtimin e Dedë Gjo’ Lulit, ishte zgjeruar në Malësinë e Shkodrës dhe në krahinat fqinje, deri në Shqipërinë e Mesme, për t’u zgjeruar edhe në jug, kështuqë në vitin 1912 ishte përfshirë mbarë Shqipëria – nga Janina deri në Mitrovicë e nga Durrësi deri në Preshevë.

Tashmë vërehej qartë se Perandoria Osmane po kapitullonte, prandaj fuqitë e mëdha të kohës kishin filluar tregtimin mbi tokat që do të dilnin nga kthetrat otomane. Pamëshirësitë absurde kundrejt shqiptarëve, mbi tavolinat diplomatike, nuk kishin fund. Derisa Serbisë, Bullgarisë, Greqisë e Malit të Zi u ishte njohur pavarësia, më 17 tetor 1912 fuqitë e mëdha kishin vendosur që Shqipërisë t’i njihej një autonomi, ende nën varësi nga Turqia. Duke mos përballuar më turpet dhe absurdet diplomatike të fuqive të mëdha, krerët e kombit tonë, që me pushkë e me penë e kishin udhëhequr Lëvizjen Kombëtare Çlirimtare, kishin vendosur mbajtjen e një kuvendi mbarëkombëtar dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Duke iu përgjighjur thirrjes së Ismail Qemalit, më 28 Nëntor 1912, në Vlorë ishin mbledhur krerët e të gjitha krahinave shqiptare: Luigj Gurakuqi, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Vehbi Agolli, Dom Nikollë Kaçorri, Jani Minga. Avdi Toptani, Pandeli Cale, Llesh Nosi, Mid’hat Frashëri, Mehmet Tërralla, Hasan Hysen Budakova, Sherif Efendi Dibra, Hajdin Draga, Dhimitër Mborja, Dhimitër Zografi, Shefqet Taiu e shumë të tjerë. Për shkak të pengesave gjatë rrugës, Isë Boletini me mbi 10 mijë kalorës nga Kosova, kishte mbërritur vetëm të nesërmen.

Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë dhe zgjodhi Qeverinë e parë të Shtetit Shqiptar. Kryetar i Kuvendit e natyrisht edhe kryetar i parë i Qeverisë së shtetit Shqiptar, u zgjodh Ismail Qemali, i cili, kur po e ngriste Flamurin e qëndisur nga Marigona, në fjalën e Tij solemne, ndër të tjera ka thënë: “Fqinjtë tanë nuk duhet të gënjehen me lakmi, se shqiptari s’e duron robërinë. Historia e shekujve të kaluar e dëshmon këtë të vërtetë. Ky truall është atdheu ynë. Ne e kemi gjuhën tonë, zakonet tona, kulturën tonë. Ndaj, sot, të mbledhur në këtë kuvend të madh historik, ne shprehim para gjithë botës vullnetin e popullit tonë sovran”. Më shumë se një e treta e delegatëve të Kuvendit ishin nga viset e Kosovës. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare.

Megjithë ndërhyrjet e parreshtura diplomatike të Ismail Qemalit dhe të Qeverisë Shqiptare, në të gjitha institucionet e qarqeve ndërkombëtare, gjashtë fuqitë e mëdha të kohës, të involvuar në gërshetim interesash, kanë lejuar copëtimin e tokave shqiptare. Kështu, në konferencën e ambasadorëve në Londër, më 1913, pa përfillur luftën çlirimtare as vullnetin e popullit tonë, u morën vendime tragjike kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Më shumë se gjysma e toka tona iu dhuruan fqinjëve: Greqisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë (sllavomaqedonasit në atë kohë nuk kishin identitet kombëtar, pra ishin bullgarë). Kështu, ambasadorët e gjashtë fuqive të mëdha të asaj kohe, kanë përligjur gjakderdhjen në Ballkan, duke lënë të hapura varrë që do të kullonin gjak gjatë gjithë shekullit XX. E njëjta gjë ndodhi edhe në vitin 1920, që për shkak të vendimeve të tilla, edhe pas Luftës së Parë Botërore, tokat tona mbetën të pushtuara nga vendet e përmendura. Me të drejtë, i Madhi At Gjergj Fishta e shan Europën e asaj kohe, duke e quajtur edhe kurvë: “Oj Zanë këndojmë, o të vajtojmë deshta me thanë…”.

28 Nëntori i tretë Shqiptar ndodhi në vitin 1944, kur Shqipëria u çlirua përfundimisht nga pushtuesit fashistë, mirëpo diplomacia ndërkombëtare, sërish na e la një Shqipëri të cunguar, duke njohur dhe përligjur edhe brenda shtetit shqiptar një diktaturë të egër komuniste, që shkatërroi edhe ato pak të arritura në rrafshin kombëtar – politik, ekonomik, kulturor… Ai regjim pushtuesve (grekërve, serbëve e sllavomaqedonasve), heshtas u lejonte dhunën e pandalshme mbi shqiptarët në trojet e tyre të pushtuara, deri në spastrime etnike e gjenocid.

28 Nëntori i vitit 1955, mu në kohën e gjenocidit rankoviqian mbi shqiptarët e Kosovës, në Prekaz të Drenicës lindi kryekomandantin Adem Jasharin, i cili do të niste Luftën Çlirimtare vendimtare, për t’u çliruar nga zgjedha serbiane. 28 Nëntori i vitit 1997 e shpalli botërisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. 28 Nëntori i vitit 2001, e solli me krenari, në qendrën e kryeqytetit të Kosovës, në Prishtinë, kryeheroin tonë Gjergj Kastriotin – Skënderbe, i cili edhe sot u jep zemër shqiptarëve dhe u garanton se një ditë të afërme do të jenë pronarë të ligjshëm të të gjitha tokave të tyre.

Në këtë festë të madhe, që sivjet po e kremtojmë edhe në shenjë të Vitit të Gjergj Kastriotit – Skënderbe, kryekalorësit të Europës!

Zoti e bekoftë Ditën Tonë të Shenjtë – 28 Nëntorin!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjitha tokat shqiptare jashtë kufijve të saj administrativë!

Zoti i bekoftë të gjitha qeniet arbërore!

Gëzuar!

blank

Stoltenberg: NATO-ja po shqyrton shtimin e përhershëm të trupave në Kosovë

VOA/Edlira Bllaca

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të hënën se aleanca do të bëjë çdo gjë që nevojitet për të ruajtur qëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor dhe për këtë arsye do të diskutojë mundësinë e shtimit të përhershëm të pranisë ushtarake në rajon, për të mbajtur tensionet nën kontroll.

Ai i bëri këto komente në një konferencë shtypi në prag të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, në të cilin do të marrë pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit Antony J. Blinken. Takimi do të ketë në qendër të diskutimeve agresionin rus në Ukrainë dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.

NATO-ja vendosi trupa shtesë në Kosovë pas një përleshjeje të armatosur ndërmjet policisë së Kosovës dhe një grupi serbësh të armatosur në veri të vendit me 24 shtator, një ngjarje që cilësohet si më e renda që nga koha kur Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008.

“Tani po shqyrtojmë nëse kjo rritje duhet të jetë më afatgjate, nëse ka nevojë për kapacitete të reja, por deri më tani kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm duke shtuar numrin e trupave tona. Gjithashtu u bëjmë thirrje edhe Prishtinës edhe Beogradit që të angazhohen në mirëbesim në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe besojmë se propozimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe mund të jetë një hap i rëndësishëm përpara për ta çuar këtë dialog në një drejtim më konstruktiv”, tha sekretari Stoltenberg.

Agjencia e lajmeve Reuters publikoi pamje të një toge ushtarësh britanikë duke ecur nëpër një rrugë me baltë në veri të Kosovës për të kontrolluar nëse ndonjë gjë e paligjshme po hyn në vend nga Serbia, pas sulmit të dy muajve më parë.

“Aktualisht jemi në veri të Kosovës në qendër të Portës Një, e cila është pikë e autorizuar e kalimit kufitar me Serbinë. Aktualisht jemi këtu në një patrullë rutinë, e cila përbëhet nga të kuptuarit e modeleve të jetesës dhe sigurimit të informacioneve për çdo aktivitet të paligjshëm ose të dyshimtë të cilat më pas i kthehen KFOR-it e më lart, për t’i ndihmuar në vendimmarrjen e tyre”, tha oficeri i tupave britanike, Joss Gaddie.

Ushtarët britanikë, po patrullojnë në turne 18 orëshe për të siguruar që asnjë armë apo individ i armatosur të mos hyj në Kosovë.

Udhëheqësit e Kosovës shprehën sot përkushtimin e tyre për anëtarësimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në NATO, duke theksuar se kjo do të siguronte paqe të qëndrueshme në rajon. Ata i bënë këto komente gjatë një ceremonie për shënimin e Ditës së kësaj force, që është shndërruar në ushtri të Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës në më pak se tri vjet ka bërë më shumë se dyfishim të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, ka bërë gati trefishim të investimeve në armatim dhe më shumë se katërfishim të trajnimeve dhe shkollimeve të oficerëve dhe ushtarëve tanë jashtë vendit. Konkretisht për më pak se 32 muaj kemi dërguar 3459 ushtarë e oficerë jashtë vendit”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Sot Forca e Sigurisë është forcë e cila është trajnuar në bazë të standardeve më të larta të NATO-s, e cila jep kontribut jo vetëm për paqen dhe sigurinë në rajon por dhe përtej duke shërbyer së bashku me forcat amerikane, forcat e Mbretërisë së Bashkuar dhe ushtri të tjera aleate nëpër vende të ndryshme të botës në misione paqeruajtëse, duke dëshmuar kështu se ajo është e gatshme t’i bashkohet ushtrive tjera aleate ne aleancën më të fuqishme në historinë e njerëzimit, në aleancën e NATO-s”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sulmi ndaj policisë së Kosovës ka shtuar shqetësimet se Rusia mund të përpiqet të destabilizojë Ballkanin Perëndimor për të hequr vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë. Nën trysninë e zhvillimeve në terren, diplomacia perëndimore është vënë në përpjekje për të përshpejtuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke i kërkuar Prishtinës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ndërsa Beogradit njohjen de fakto të Kosovës.


Send this to a friend