VOAL

VOAL

AMERIKA – Poezi nga PABLO NERUDA – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

April 22, 2020
blank

Komentet

blank

MANASTIRI ILIR Nga Neki Lulaj

Prek muret e Manastirit
të gdhendura
Nga duart e guarskalitësve shqiptarë.
E ngritën  kotorrasit
Në themelet e Kishës Ilire
Që ishte me parë

Kulla e Qelisë të rri përbri
Lumëbardhi i rrjedh nën këmbë
Vrojton Deçanin pikoresk
Në tërë pellgun e Dardanisë antike
E virgjer e plotë jetë.

Murgeshat shqiptare kryenin meshat
Në këtë Manastir shqiptar.
Nga goja u buronin këto fjalë
„O Patriarkan, manastir i famshëm
Në trevën e Dardanisë
Qendrofsh gjithmonë faqebardhë!

Për banorët e këtyre trevave
Ortodoksë, katolikë, shqiptarë
Ky tempull i lashtësisë
Është dhe do mbetet
Tempull i gjithësisë për shqiptarë.

blank

blank

PESHKATARI I ZGJUAR – Përrallë arabe nga Rashid Abdyl Përkthim Agim Xh. Dëshnica

Jetonte dikur një peshkatar shumë i varfër me gruan, dy çupat dhe një çun. Sado punonte i gjori nga mëngjesi deri në mbrëmje, mezi e ushqente veten dhe familjen.
Njëherë, pa zbardhur dita mirë, kur hëna dukej ende lart, me rrjetën në krah, ai mori udhën nga qyteti për në det. Sa doli në breg, bëri përpara duke ecur përmes ujit, vërviti rrjetën sipër valëve dhe priti sa ajo u hap e u zhyt. Pas pak, mblodhi litarin dhe filloi ta tërhiqte duke gulçuar. Hiq e tërhiq, hiq e tërhiq, e më në fund e hodhi në breg. I gëzuar porsi fëmijë, vrapoi ta hapte. Ç‘të shihte! Tek rrjeta e hapur sa gjatë e gjerë i zunë sytë një qyp të madh, por brenda nuk kishte asgjë. I dëshpëruar, se gjithë puna e mundi i shkuan kot, tha me vete se ai ishte vërtet një gjah i çuditshëm. Megjithatë, iu fal Zotit, pastroi e ndreqi rrjetën, pastaj e nderi të thahej në diell. Pas ca, u fut prapë në ujë, bëri disa hapa, e hodhi më thellë dhe priti sa rrjeta u zhyt. Si kaloi njëfarë kohe, e tërhoqi dhe doli tok me të në breg. Kur e hapi, iu mbushën sytë me lot, se pa brenda saj një goxha kërcu të kalbur.
„Sot, qenka një ditë e çuditshme!“ – përsëriti. E nderi prapë rrjetën të thahej e iu fal Zotit. Dhe kur rrjeta u tha, e hodhi për herë të tretë në ujë. Priti sa ajo u zhyt dhe, kur e tërhoqi në breg, pa se në rrjetë kishin ngecur shishe të thyera dhe gurë me myshk. I gjori peshkatar, duke u qarë për fatin e tij të zi, ngriti sytë drejt qiellit dhe u lut:
„O Allah! Vetëm Ju ma dini hallin tim! Tani do ta hedh rrjetën në ujë për herë të fundit. Me kaq puna ime mbaron. Të bëj rixha, o Allah i pashoq , thuaj detit të më ndihmojë!“
Më pas, kur e tërhoqi rrjetën, nuk mundi ta lëvizte aspak. Mesa kuptoi, brenda saj duhej të ishte diçka e rëndë, ndoshta ndonjë arkë me florinj. E zhyti atë prapë në ujë dhe punoi me ngulm, tund e shkund për një kohë të gjatë, deri sa e nxori zvarrë në breg. Kur e hapi, pa një qyp prej tunxhi të mbyllur me tapë. U gëzua aq shumë sa nisi të fliste si nëpër gjumë: „Këtë qyp do ta shes në pazar e do të marrë shumë para!“
Dhe u mundua ta tërhiqte gjatë bregut, por qypi ishte aq i rëndë, sa nuk mundi as ta lëvizte nga vendi. Atëherë mendoi t’i hiqte tapën, ta pastronte për ta lehtësuar, duke derdhur jashtë sendet, që kishte brenda. Iu desh të përdorte thikën e, më në fund, e shqiti tapën. E mënjanoi qypin pak, duke e rrotulluar, por, për çudi, nga ai nuk doli asgjë. Mbeti gojëhapur e i shqetësuar.
Pas pak, papritur nga qypi u shpërnda përpjetë një tym i zi si re e madhe dhe u ngrit lart e më lart, saqë e errësoi ditën. Për një kohë të gjatë tymi vazhdoi të dilte nga qypi, derisa u mblodh dhe mori trajtën e një xhindi me këmbët në tokë e kokën në re. U duk si kala me gojën si shpellë e me dhëmbët e mëdhenj – çatall.

Ajo pamje e tronditi aq peshkatarin, sa iu tha pështyma në gojë. Pasi e mblodhi veten, ai e pyeti xhindin:
– Më thuaj si u mbylle ti te ky qyp!?
– Gëzohu! – ia ktheu xhindi.
– Po përse!?
– Gëzohu, se së shpejti do të të vras!
– Do të më vrasësh, se të ktheva në botë!?
– Lëri llafet e thuamë një nga dëshirat e tua!
– Si? Një nga dëshirat e mia?
– Po, de! Më trego se si ke qejf të të vras!
– Ky qenka shpërblimi pse të nxora nga qypi?
– Peshkatar, tani hesht dhe dëgjo historinë time! Dikur e zemërova Allahun, prandaj ai më dënoi të jetoja i mbyllur në qypin prej tunxhi dhe kësisoj më hodhën në det. Ç’të bëja? Fillova të endesha nëpër thellësirat e ujërave. Po edhe të mendoja: „Atë që do të më lirojë nga qypi, do ta bëj të pasur!“, por asnjë nuk më liroi. Shkuan kështu njëqind vjet dhe unë vendosa: „Atë që do të më shpëtojë, do ta bëj mbret dhe do t’i plotësoj tri dëshira çdo ditë!“ Por, prapë asnjë nuk më shpëtoi. Kur ikën edhe njëqind vjet të tjerë, unë mendova: „Atë që do të më lirojë, do ta vras!“ Dhe ja, pa kaluar shumë kohë, ti erdhe dhe më lirove. Pra, tani, siç të thashë, tregomë se në ç’mënyrë dëshiron të ta marr jetën!
Peshkatari, kur dëgjoi se ç‘tha xhindi, iu përgjigj:
– Ne të dy i përkasim Allahut dhe tek Ai do të kthehemi. Në fund të fundit, këtë vit, me gjithë hallet e mia, të shpëtova dhe fitove lirinë. Mos më vrit dhe Allahu me shpirtbutësinë e Tij do t’i fal mëkatet e tua. Por, në qoftë se do të më shkatërrosh, dije se Allahu do të të shkatërrojë ty! Xhindi ia ktheu i nxehur:
– Më trego se si të të vras, po të them!
Vetëm tani peshkatari e ndjeu rrezikun më pranë, kujtoi me lot në sy fëmijët, ndaj i foli xhindit përsëri:
– Për hir të Allahut, më lër të kthehem në shtëpi, si shpërblim për lirimin tënd!
– E kam vendosur: Vrasja është shpërblimi për lirimin tim!
Peshkatari u mendua thellë: “Xhindi është qenie jashtëtokësore, ndërsa unë jam njeri, më i zgjuar se ai!“
Dhe i tha xhindit:
– Atëherë, para se të më vrasësh, a mund të të pyes për diçka?
– Pyetëm!
– Më thuaj, të lutem, vërtet ishe në qyp ti?
– Po, vërtet isha i burgosur të rroja brenda qypit!
– Gënjen! – thirri peshkatari. – Qypi nuk është aq i madh. Asnjë nga duart e tua nuk merr dot, lëre pastaj të të marrë të tërin!
– Nuk më beson se isha brenda?
– Jo, nuk ma mbush mendjen!
Xhindit i erdhi inat, u shndërrua sakaq në tym, u ngrit lart e u hap mbi det e tokë. Pastaj u mblodh shtëllungë në breg e filloi të hynte në qypin prej tunxhi. Kur tymi i zi u zhduk, u dëgjua zëri i xhindit:
-E, o peshkatar i trashë, a më beson tani!?
Peshkatari nxitoi si era, mbërtheu tapën mirë e mirë dhe thirri:
– Më thuaj, o xhind, ç‘dëshira ke? A të pëlqen të të kthej në det?
Xhindi e kuptoi se peshkatari ia kishte hedhdur. Foli me një zë si ulërimë:
– Mos, mos! Nuk doja të të vrisja me gjithë mend! Ato fjalë ishin vetëm një shaka!
Peshkatarit i shkuan buzët vesh më vesh, teksa nisi të qeshte fort e më fort.
– Ç’thua, mor xhind! Prapë kërkon të më mashtrosh!?
– Jo, jo, nuk po të mashtroj! Të lutem, më beso!
– Hajde, lëri ato, se nuk i ha unë! Ku ke besë ti!
Këtë herë zëri i xhindit u dëgjua i mekur:
– Po e hape grykën e qypit, do të të bëj të pasur!
– Ti prapë po më gënjen, ndaj do ta zhys këtë qerrata qyp në fund të detit, merr vesh?
Xhindi bertiti:
-O peshkatar, të lutem shumë, mos kështu! Liromë, se të jap fjalën që nuk do të të bie më në qafë. Të betohem në emër të Allahut!
Në çastin, kur xhindi u betua, peshkatarit iu mbush mendja. Ia hoqi tapën qypit dhe tymi i zi që doli prej tij filloi të ngrihej prapë lart e më lart. Sapo xhindi u shfaq sërish, shkelmoi menjëherë qypin prej tunxhi duke e vërvitur tej në mes të detit. Peshkatarit iu drodh trupi nga frika, u mbush me frymë dhe i foli xhindit:
– Ti m’u zotove të më bëje të pasur dhe, në emër të Allahut, të mos më bije më në qafë. Por, me ç’po shoh, përsëri dashke të tregohesh i pabesë me mua!
Sa dëgjoi këto fjalë, xhindi qeshi e tha:
– Peshkatar, ec pas meje!
Dhe peshkatari e ndoqi pas deri sa hipën te një kodër mbi qytet. Që andej u ngjitën te një mal matanë dhe hynë në një pyll. Në mes të pyllit dukej një liqen i kaltër. Sytë e peshkatarit u shqyen nga habia prej bukurisë përreth, sidomos kur pa i habitur liqenin plot peshq ngjyra – ngjyra.
Xhindi i tha atij të hapte rrjetën në liqen. E ai e hodhi me gjallëri. E la brenda ujit për pak kohë dhe kur e tërhoqi, vuri re se kishte kapur katër peshq, një të bardhë, një të kuq, një blu e një të verdhë
– Tani merri këta peshqit, o peshkatar, – u dëgjua i urtë zëri i xhindit, – çoja mbretit në qytet dhe ai do të të japë aq shumë para, sa ti, nga i varfër, do të bëhesh më i pasuri nga të gjithë. Por, mos peshko këtu më shumë se një herë në ditë!
Pastaj xhindi goditi tokën me këmbë. U hap një gropë e gjerë dhe e thellë, që e gëlltiti menjëherë të tërin.
Peshkatari bëri ashtu siç i tha xhindi. Në çdo ditë të javës nisej për peshkim në liqenin misterioz, hidhte rrjetën vetëm njëherë, kapte katër peshq, një të bardhë, një të kuq, një blu e një të verdhë dhe shkonte e ia shiste mbretit. Qysh atëherë ai, gruaja e fëmijët i kishin gjithë të mirat dhe jetuan të qetë e të lumtur.

blank

IMI/IMJA/IMI – Poemë nga CHARLES BERNSTEIN- Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

Llogaritni këtë numër të gjërave që ju i quani të miat. Kjo është distanca në mes jush dhe lartësimit shpirtëror.
-Swami Satchidananda.

(Ty Jenny)

jastëku im

këmisha ime

shtëpia ime

darka ime

dhëmbi im

paratë e mia

balona ime

puna ime

gjevreku im

shpatulla ime

batanija ime

krahu im

fotografia ime

stilografi im

tavolina ime

dhoma ime

radha ime

libri im

shpresa ime

portofoli im

gjurma ime

grushti im

gishti im

vula ime

prezantimi im

bagazhi im

plani im

gabimi im

majmuni im

miku im

penisi im

zemërimi im

shpresa ime

lapsi im

dhembja ime

posteri im

frika ime

valixhja ime

sytë e mi

veshja ime

larja ime

mendimi im

dhjami im

pagjumësia ime

dashuria ime

shporta ime

dreka ime

loja ime

kutia ime

sirtari im

kupa ime

përmallimi im

letërthithësja ime

çmenduritë e mia

brekët e mia

letrat e mia

dëshira ime

dëshpërimi im

kruarja ime

plantacioni im

karamelja ime

përsiatja ime

neglizhenca ime

pahijeshia ime

guximi im

qarja ime

kapela ime

xhepi im

mbrapshtia ime

trupi im

seksi im

shalli im

solidariteti im

shpresa ime

drejtshkrimi im

buzëqeshja ime

kundrimi im

paaftësia ime

jorgani im

përgjigja ime

armiku im

të dhënat e mia

letra ime

ecja ime

lufta ime

shpirti im

feta ime

gjembi im

vdekja ime

ëndrra ime

pjata ime

gropa ime

uria ime

verbëria ime

kacavarja ime

projektimi im

mësuesi im

detyrat e mia të shtëpisë

punët e mia të shtëpisë

përgjegjësia ime

paudhësitë e mia

relaksimi im

varka ime

ekipi im

gjalpi im i kikirikut

mulliri im

shpirti im

shpresa ime

marrëzia ime

ëmbëlsia ime

terrori im

programi im

gjykimi im

maskimi im

ankthi im

garuzhda ime

supa ime

nëna ime

pellgu im

kindi im

çedri im

pronësia ime

armiqësia ime

mendimi im

enciklopedia ime

prona ime

formula ime

pabesia ime

gjykimi im

vendimi im

mashtrimi im

zbritja ime

tallja ime

skamja ime

kriminaliteti im

rripi im

heroika ime

rrangulla ime

xhelozia ime

pendimi im

forca ime

vizioni im

bota ime

fantazia ime

zemërimi im

vendosmëria ime

refuzimi im

angazhimi im

marrëzia ime

llafazanëria ime

shtrëngesa ime

androgjeni im

kundërshtimi im

insistimi im

mbllaçitshmëria ime

zgjimi im

mistifikimi im

errësimi im

prishja ime

stërpërkulja ime

pazakonësia ime

cigarja ime

besimi im

pasiguria ime

macja ime

depërtimi im

pasqyra ime

vjetrimi im

dyshekthesi im

tundimi im

përkushtimi im

topi im

oborri im

veshka ime

briskrroja im

rruga ime

indi im

pamjaftueshmëria ime

vetja ime

regjistruesi im

kënga ime

aftësia ime

perceptimi im

vullneti im

kanoja ime

guri im i bilardos

përmbajtja ime

kaseta ime

zëri im

sytë e mi

njohuritë e mia

zorrët e mia

mjekra ime

fëmija im

letargjia ime

nervi im

mosbesimi im

banania ime

boja ime

frigoriferi im

makina ime

ndryshimi im

nxënësi im

flokët e mi

gjuha ime

butësia ime

ylli im

aftësia ime

personi im

popullariteti im

turshia ime

pintoja ime

dritarja ime

kujtimi im

mirësjellshmëria ime

vendi im

brishtësia ime

vizita ime

jetëgjatësia ime

kortezia ime

pakrahasueshmëria ime

sarkazma ime

sinqeriteti im

shtrati im

shtratsofra ime

sofërloja ime

bar mitzvahi im
e qeshura ime

gazi im

dhimbja ime

sanduiçi im
thirrja ime

humbja ime

mendja ime

bukuria ime

tallja ime

shthurjet e mia

praktika ime

mësimi im i pianos

buja ime

gishti i këmbës

tatuazhi im

dashnorja ime

mizëvrasësja ime

jeleku im

fletorja ime

libri im i xhepit

blloku im me fletë vizatimi

neveria ime

kupa ime e çajit

qiellza ime

çanta ime

çantëza ime

biçikleta ime

laraska ime

rrokullisja ime

e dashura ime

qumështi im

dollapi im

banavrekët e mi

ngrehja ime

mërzia ime

analiza ime

gjuha ime

pasuria ime

paqartësia ime

mendra ime

kufiri im

rëndësia ime

konkluzioni im

shtirja ime

e dashura ime

kryeneçësia ime

vetmia ime

kujtesa ime

shishet e mia

historia ime

aftësia ime

qerpiçi im

misioni im

shembulli im

endja ime

solipsizmi im

mosveprimi im

regresi im

vepra ime

penicilina ime

mëria ime

e ardhmja ime

të kuptuarit tim

kajsia ime

festa ime

ombrella ime

e pëlqyera ime

humori im

ana ime

vendi im

pjella ime

konturi im

qielli im

ylberi im

Zoti im

maska ime

pasqyrimi im

bekimi im

drita ime

koha ime

epoksi im

daullja ime

çekiçi im

yndyra ime

rëra ime

historia ime

topi im

e kaluara ime

shenja ime

thellësia ime

kopshti im

heshtja ime

fjala ime

egoizmi im

etja ime

kompensimi im

letra ime

masazhi im

tallja ime

epoka ime

hapësira ime

vendi im

begatia ime

zvetënimi im

varfëria ime

mëkati im

triumfi im

mungesa ime

fama ime

bekimi im

falja ime

magjepsja ime

e bardha ime

pulsi im

krijimi im

hiri im

objekti im

shuma ime

fyerjet e mia

errësira “‹”‹ime

ideja ime

grafiku im

perimetri im

graviteti im

polariteti im

distanca ime

qepalla ime

mbjellja ime

ndarja ime

letërnjohtimi im

arti im

vdekja ime

qëndrimi im

përgatitjet e mia

zemra ime

jeta ime

përshtypja ime

varri im

nuri im

palca ime

qielli im

pamja ime

vajulliri im

rënia ime

vetja ime

qulli im

mendja ime

funksioni im

lakuriqësitë e mia

ndriçim im

liria ime

bamirësia ime

vetvetja ime

zbehja ime

madhështia ime

pizhamet e mia

gjynahu im

paraqitja ime

lutja ime

agimi im

oqeani im

kollarja ime

sqetulla ime

spektakli im

shetitja ime

terreni im

trupi im

engjëjt e mi

adhurimi im

vesa ime

kaluçi im

klienti im

buka ime

besimi im

gënjeshtra ime

përkujdesi im

nervozizmi im

luledielli im

lodhja ime

mosha ime

ekzistenca ime

ndjenja ime

shpinëdhimbja ime

byreku im

faleminderet e mia

mpirja ime

gjithëpërfshirësi im

frymëzimi im

shenjë ime

pellgu im

shojza ime

vëngëria ime

pesha ime

kështjella ime

kritika ime

gjakftohtësia ime

portreti im

mendimi im

karrigia ime lëkundëse

motrat e mia

kërkesat e mia

karamelet e mia të buta

fjala ime

blank

NGA KASAJT E TROPOJËS NË PARNAS. Homazh për Hamit Aliajn (1954-2023) – Nga Prof. Dr. Agim Vinca

Hamit Aliaj lindi në Kasaj të Tropojës, fshat që gjendet në afërsi të kufirit me Kosovën. Në këtë fshat u rrit djaloshi që do të shkruante vargjet më të bukura, më tronditëse, për ndarjen tragjike të trojeve shqiptare. Kur ai erdhi në këtë botë, një ditë vjeshte të vitit 1954, shqiptarët kishin vite që nuk mund të shkonin më te njëri-tjetri për shkak të këtij kufiri absurd. As në dasmë, as në mort, as në gëzim e as në hidhërim. Vetëm zogjtë e malit guxonin ta kalonin atë vijë tragjike që ndante njerëzit e një gjaku. Kjo padrejtësi shekullore, ky absurditet i historisë, do të bëhet lajtmotiv i vargjeve të poetit, i cili, qysh në fillim, shpallte botërisht: “Bjeshkët janë mbiemri im”. (Ky është titulli i librit të parë të Hamit Aliajt, të cilin e botoi kur ishte njëzet vjeç). Edhe poetë të tjerë shqiptarë, këndej e andej kufirit, në Kosovë e në Shqipëri, në Jug e në Veri, e kanë trajtuar këtë temë: temën e ndarjes tragjike të trojeve shqiptare, por pothuajse askush si djaloshi nga Kasaj, që e kishte shtëpinë “pesëqind metra larg dhimbjes”. “Shtëpinë, mbështjellë me një re të bardhë,/ në Veri e kam,/ pesëqind metra larg dhimbjes,/ piramida 6 përballë”. Ç’figurë e gjetur e domethënëse! Këtu, në Veri, pranë gurit kufitar, lindi dhe u rrit poeti; këtu u përkund në djep dhe këtu do ta ketë edhe banesën e fundit. (Hamit Aliaj u varros këto ditë me nderime në vendlindje).

Teoria e mjedisit si koncept teorik është e kapërcyer, por as kritika moderne nuk e mohon rolin e vendlindjes dhe të fëmijërisë në formimin shpirtëror të krijuesit.

Hamiti e kaloi fëmijërinë në vendlindjen e tij, në një vend ku bashkëjetonin doke e zakone, ku këngët dhe legjendat e moçme ishin akoma rit i mbrëmjeve. Rriste shtatin në kodrat dhe livadhet e fshatit dhe mrekullohej nga tingujt e fyejve të barinjve që çdo verë ua mësynin bjeshkëve të Shkëlzenit, ndërsa tufat e deleve, formonin në imagjinatën e tij poema pa fund me vargje të bardha… Ky ishte sfondi ku poeti filloi të thurte vargjet e para në fletoret shkollore, që i fshihte nga sytë e të tjerëve… Nëna e tij, një grua e fortë, e cila shpesh dinte të ishte edhe burrë, do të ishte mbështetësja dhe frymëzuesja e tij më e madhe. Ajo i dha të birit jo vetëm dashuri prej nëne, por i mëkoi edhe shpirtin artistik…Vendosja e fshatit të tij të lindjes përballë Kosovës, e cila ishte disa minuta afër, por mijëra vjet larg, kur shikoje gardhin e përshkuar nga korenti vdekjeprurës, ka qënë një dhembje e gjatë, por edhe një burim frymëzimi për shumë poezi të poetit, që e vuante paradoksin historik të ndarjes përgjysmë të trupit të atdheut, thuhet në një shënim të shkruar me gjasë nga vetë autori ose nga ndonjëri nga miqtë e tij letrarë.

Ky është kufiri i parë nga ajo anë. Po nga kjo anë?

Në një takim letrar në Pogradec, vite më parë, pata thënë: “Tërë jetën e kemi soditur nga larg këtë qytet, jemi orvatur më kot ta rrokim me shikim, duke i marrë mëri sytë tanë që s’kishin forcë të shihnin përtej, në anën tjetër të masivit ujor të quajtur Liqeni i Ohrit. Vështrimi ynë nga brigjet e Strugës arrinte shumë-shumë deri te Lini i futur si hundë në liqen. Nga Struga Pogradeci nuk mund të shihej, por vetëm mund të merrej me mend, kurse kënaqësinë e të soditurit të konturave të tij e përjetonim kur shkonim në të rrallë në Shën Naum. Nga bedenat e manastirit të lashtë, ku murgj dhe policë rrinin bashkë, e shikonim tinëz, me mall, qytetin që ishte aq afër dhe aq larg njëkohësisht. Ky është Pogradeci i djalërisë sime. Pogradeci im i dikurshëm. I papërsëritshëm”.
Treva nga e cila vjen Hamit Aliaj dhe një varg poetësh të tjerë të talentuar (Anton /Ndoc Papleka, Besnik Mustafaj, Buçpapajt Mujo e Skënder e shumë të tjerë) quhet ndryshe “Malësi e Gjakovës”. Malësorët e fshatrave të Tropojës pazarin e bënin në Gjakovë, ku zbrisnin për të shitur e blerë, por edhe për të lidhur miqësi e krushqi, derisa ky qytet shqiptar nuk iu shkëput Shqipërisë, ashtu siç ndodhi edhe me shumë qytete e fshatra të tjera të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare. Xhevahir Spahiu e Bardhyl Londo kanë shkruar vargje pikante për “Vitin 13”, që në letërsinë shqipe ka marrë përmasat e një figure topike (toposi i ndarjes përgjysmë të trupit të atdheut), por Hamiti i ka shkuar deri në fund këtij motivi, duke e shtrydhur fjalën “derisa gjak t’pikojë”, siç do të thoshte Azem Shkreli.

Te poema e tij e jashtëzakonshme, por e pavënë re, Zeka i Zi, me të cilën mbyllet libri Lotin nuk ta fal, lexojmë vargjet: “E kemi parë Zekën e Zi,/ me kokë nën sqetull rend./ E lë kokën në një lis/ e lisi shqip flet, / e lë kokën në një gur / e guri flet si njeri, / e lë kokën në një re/ e reja vetëton,/ ia lë kokën tokës,/ toka rend, vrapon”, për ta përmbyllur frazën me një figurë shumë të përhapur në letërsinë shqipe, nga Barleti e gjer tek Kadare, atë të ndarjes së kokës nga trupi: “Koka në bjeshkë, trupi në det”.

E krijuar në një periudhë gjysmëshekullore dhe e shpërndarë në shtatë vëllime (Bjeshkët janë mbiemri im, Një vend e ruaj për ty, Lotin nuk ta fal, Mungon Viti Një, Njëqind vjet e Martë dhe E hëna e përtejbotës, ky i fundit me haiku), poezia e Hamit Aliajt është homogjene për nga përmbajtja dhe pothuajse e nivelizuar për nga vlera.

Hamit Aliaj është pa dyshim një nga krijuesit më të talentuar të brezit të vet. I veçantë me botën e interesimeve tematike, ai është i veçantë edhe me shprehjen dhe sintaksën poetike. Në poezinë e tij shkrihen natyrshëm rrëfimi dhe lirizmi, figura dhe mendimi, toni epik dhe elegjiak. Me një qartësi e thellësi të lakmueshme, që rrallë haset tek i njëjti poet, ai i flet lexuesit për të vërtetat jetësore dhe paradokset e historisë.

Rexhep Qosja, në një intervistë dhënë shtypit shqiptar, e pati quajtur Hamit Aliajn “poet që të bën mik të përjetshëm shpirtëror” dhe “që do ta nderonte çdo letërsi evropiane”. Fqinj me Hamitin për nga vendlindja, profesor Qosja shquan “mendimin subtil, pamjet krijuese dhe figurat befasuese” si veçori të stilit të tij. Këtyre karakteristikave, u duhet shtuar edhe imagjinatën e pasur, origjinalitetin e shprehjes dhe aftësinë për të depërtuar në thelbin e fenomeneve të jetës.

Subjekti lirik i kësaj poezie bredh lirshëm nëpër kohë e vende, nga Ballkani në Evropë, nga antika në kohët moderne, nga Albanopoli në Fushë Kosovë, për t’u kthyer sërish te shtëpia e tij “pesëqind metra larg dhimbjes”.

Hamit Aliaj do të mbahet mend edhe si krijues tekstesh për këngë. Shkroi shumë të tilla, por disa prej tyre janë bërë pjesë e kujtesës kolektive. Me këngën e tij “N’Dardani bjen nji tupan” studentët e Prishtinës dilnin në demonstratë. Ata ishin krushqit e lirisë së Kosovës, që do të vinte me shumë mund e sakrifica. Edhe Hamiti ka dhënë kontributin e vet për këtë ditë, sepse nuk luftohet vetëm me armë, por edhe me art. Pas çlirimit të Kosovës do t’i bëhet e mundur të vinte për herë të parë në Gjakovë, aty ku të parët e tij dikur vinin për çdo javë. “Njëqind vjet për të mbërritur tek ti…/ Jam më i pasuri mbi dhe:/ Kam timen këtë natë/ Që ndan mijëvjeçarët” – thuhet në poezinë Nata e parë në Gjakovë, shkruar në vitin 1999. Ndien gëzim për këtë takim, por edhe dhimbje e trishtim për krimet që janë bërë në Kosovë, krime para të cilave do të trishtohej edhe vetë Shekspiri: “Ju lutem, mos m’i thoni gjë Shekspirit/ se i djeg librat e tij”.

Ndryshe nga shumica e kolegëve të tij poetë, Hamit Aliaj e krijoi veprën e vet në heshtje. Ai nuk ishte poet i çmimeve e promovimeve, as i ekraneve e portaleve, por krijues vargjesh të denja për çdo antologji, që shpresojmë të mbijetojnë edhe në këtë katrahurë vlerash e kriteresh.

Hamit Aliaj e nisi udhëtimin e tij nga fshati i lindjes për t’u bërë banor i Parnasit shqiptar. Rruga drejt majave të artit nuk është e lehtë. Ajo është e gjatë dhe e vështirë edhe kur nisesh nga ndonjë metropol e botës, se jo më nga një fshat i vogël mes malesh. Shikuar nga ky aspekt Hamit Aliaj mund të quhet një sfidues i madh. Përgjithësisht i tërhequr në jetë, ai guxoi si poet. Kërkoi hapësira të reja shprehëse, duke i mbetur besnik formimit të vet shpirtëror, që i ka rrënjët te tradita e vendlindjes dhe filozofia e njerëzve të saj.

Dy-tre librat e tij të fundit (Mungon Viti Një, Njëqind vjet e Martë dhe Hëna e përtej botës), të botuar në periudhën 1997-2017, tregojnë se Hamiti i ndiqte trendet e reja të poezisë në hapësirën shqiptare dhe më gjerë, por pa rënë në grackën e snobizmit dhe të epigonizmit. Vërtet që këta libra sjellin diçka të re në konceptimin e vargut (herë-herë deri te poezia e tipit vizual), mirëpo libri i tij më i mirë, më homogjen dhe, madje, edhe më modern mbetet vëllimi Lotin nuk ta fal, i botuar në kapërcyell të dy epokave, në vitin 1990 shtëpia botuese “Naim Frashëri” (në 2000 kopje).

Në antologjinë Muza e Mëmëdheut (Njëqind poetë për Atdheun), botuar në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Hamiti prezantohet me poezinë Shtëpinë e kam pesëqind metra larg dhimbjes, vargjet e së cilës janë vënë edhe në kopertinën e mbrapme të librit.

Shtëpinë, mbështjellë me një re të bardhë,
në Veri e kam, pesëqind metra larg dhimbjes,
piramida 6 përballë.

Miqtë e mi të letrave kanë surpriza të zymta
kur më vizitojnë,
dil nga legjendat, më thonë kritikët, po ç’të bëj:
ashtu real, jashtë çdo fantazimi,
i marr për dore dhe ua prezantoj
vitin ’13, çunak të përgjakur.

Ç’të bëj. Toka ime s’ka klithur kurrë në qiell,
klithmat i ka lënë në gurë e në drurë,
në një djep klithmash jam rritur,
dhe themelet e shtëpisë klithma i kam
pesëqind metra nga piramida 6.

Gjumin s’e kam pasur kurrë të qetë:
rënkon toka pranë shtëpisë sime në Kasaj
nga prerja e madhe e vitit trembëdhjetë.

Net për net më duhet
të zgjohem nga britma fëmijësh të prapë,
të dal jashtë, t’i kap për veshi,
Bismarkun, Lord Grejin, Bikonsfildin,
kral Pjetrin, Nikollën, Çubrilloviqin
e më të rinj që emrin s’po ua them,
në gjuhë të ndryshme shahen ndyrë,
zihen si rrugaçë
aty te piramida 6.

… Shtëpinë e kam pesëqind metra larg dhimbjes
pranë një meridiani të këputur e kam,
të tjerat merren me mend.

Vargu i fundit: “të tjerat merren me mend” e lë të hapur kuptimin e tekstit, që nxit asociacione e përsiatje nga më të ndryshmet.

Dikush profetizonte se shqiptarët do të bashkoheshin në vitin 2012; të tjerë thonë se do të bëhemi bashkë në BE, por ka edhe të tillë që nuk e duan bashkimin e Kosovës me Shqipërinë! Çka s’ka ndër ne! Por, për fat, ka edhe poetë si Hamit Aliaj i Tropojës, si Agim Spahiu i Kukësit e Visar Zhiti i Lushnjës (dhe i burgut) e dhjetëra të tjerë anekënd Shqiptarisë, që kanë kënduar me frymëzim të vërtetë, bukur e dhimbshëm, për dramën e ndarjes dhe ëndrrën e bashkimit. Moikom Zeqo e quante “Ribërja e Atdheut”. Nga demiurgët De Radë e Naim e këndej, vazhdon kjo “ribërje”. Dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

blank

GJAKOVË: DREJT MITINGUT TË POEZISË, JUBILAR, TË 60 ME RADHË- Cikël poetik nga AZEM SHKRELI- Përgatiti për botim MUHARREM KURTI

RUBRIKA: Krijues të shquar të letërsisë bashkëkohore shqipe, ish pjesëmarrës dhe kontribuues në Mitingun e Poezisë.
Azem Shkreli (1938, Shkrel, Pejë-1997, Prishtinë) Botoi librat me poezi: E di një fjalë prej guri( 1969), Nga bibla e heshtjes (1977), Kënga e hutinit (1986), Nata e papagajve (1990), Zogj dhe gurë (1997). Gjithashtu ka shkruar tregime dhe romane te suksesshme e drama. Konsiderohet njeri prej poeteve me të mirë të poezisë shqipe bashkëkohore, poet i figurës dhe mendimit të thellë në vargje. Ka udhëheq disa mitingje në vitet tetëdhjeta të shekullit njëzetë, si kryetar i Këshillit të Mitingut. Disa herë e kam dëgjuar, amanetin e tij, ( në Pobergjë e në Bilifeld etj), për të ruajtur Mitingun e Poezisë nga shthurja dhe shuarja.
Ka fituar çmimin Poezia më e mirë e mbrëmjes qendrore, me poezinë e tij, në Mitingun e poezisë të 25 me radhë në vitin 1988 dhe libri më i mirë i botuar ndërmjet dy mitingjeve.
Poezi të Azem Shkrelit:
DHIATË E RE
.
Sikur erdhën panë e bënë e shkuan
Do bjerë dhe mbi ne njëherë këmbona
Vijnë të etur. Njësoj afshëm duam
S’jemi ne. Por do të jetë e jona.
.
Thotë njeriu dhe zbret i urtë ndër bimë
Djalli e di se në ç’vend u poqën të parat
Pemë të mendimit të mirë. Me urtinë
E kësaj dhiate ne stërpikim arat
.
Shollit të ditës s’i dihet spermë komete
Ky lloj Shën Njeriu do bibël te re
Një fe tjetër. Fe besimi në vete
Amen. Koha e jonë s’guxon të kohosh pa ne.
.
KRONIKË ILIRE
.
Në fillim ishin zogjtë, lumenjtë, ilirët
Hanin ilirisht dhe punonin ilirisht tokën
Lindnin dhe vdisnin lirë, shlirëshëm, ilirisht
.
Pastaj erdhën turrë-turrë nga perëndimi
Kërkonin tokë ilire, qiell, ujë, ajër
U thanë: i paskemi të artë gurët, të bukët tokën
.
Pastaj erdhën turrë-turrë nga lindja
Kërkonin tokë ilire, qiell, ujë ilir
U thanë: i paskemi këngët dhe kafkat të bukura
.
Deshën t’i vënë në një tumë, deshën
T’u japin balsamin e luleve
.
PSALM PËR KOSOVËN
.
Kur pikon gjak
Kalliu, kur piqet vera
.
Kur hyn në gjakun tim
Nusërore e të behëm krushk
.
Më mëso vetëm t’i bie
Kitarës, më mëso të vdes bukur
.
VARGJE ME VLORË
.
Dita që hyn në ketë varg valonte e vlortë
Nga froni i fjalës ligjëronte Pleqëria Shqipe
Me flokë të flokorët zbardhur nga të kabardhat
Trembte djajtë dhe mërinë nga Arbërishtja
Tej nga Sazani po sogjonin ditë e natë zanat
Atë qëndismë me të cilën bekuar ilirisht zotit
E mira Marigo po të jepte bukuri të bukur
Thua se po zbriste nga ndonjë strofë fishtiane
Dilte nga epika një burrë me dy kobure
Të puthte në Shqipe; ta bënte trimërinë trime
Te Deti flisnin vetmevete unë e Ali Podrimja
Ky Zogu ynë, i uruari, dy orë, dy ngjyra
Kuq e Zi Flamuri dhe Kuq e Zi Kosova
Na paç, o Shpend, dhe të paçim Tomor malet
.
Vlorë, nëntor 1992
.
BALLKANASIT
.
Secili Olimpin
Më të lartin, Itakën më të bukur
.
Mbi rrathë të Arkimedit
Troku i kuajve të tyre të Trojës
.
Turren prapthi kohëve
Mesjetëve, vdesin në Kosovë
.
Kthehen fitimtarë
Me kokën e tyre në shtizë.
blank

GJAKOVË: DREJT MITINGUT TË POEZISË, JUBILAR, TË 60 ME RADHË- Cikël poetik nga ESAD MEKULI – Përgatiti për botim MUHARREM KURTI

RUBRIKA: Krijues të shquar të letërsisë bashkëkohore shqipe, ish pjesëmarrës në Mitingun e Poezisë.
Esad Mekuli (1916, Plavë-1993, Prishtinë) Botoi librin me poezi: Për ty ( 1955), më të cilën konsiderohej Migjeni i Kosovës, për shkak të përmbajtjes sociale që kishin poezitë. Ka ndihmuar shumë jetën kulturore dhe letrare në Kosovë, çka na mungon një i tillë ditëve të sotme. Është marrë edhe me përkthime.
Është fitues i parë, në Mitingun e Poezisë të 20 me radhë në vitin 1983, Poezia më e mirë, e Orës qendrore të Mitingut dhe libri më i mirë botuar ndërmjet dy mitingjeve.
Poezi të Esad Mekulit:
MBRAMJA
.
Si tufa mëndafshi t’artë në të kaltërtën shami,
n’mes dy duersh t’bardha, dy kodra nën bore-
flakron perëndimi… Retë mbi krye përorë
ngasin nëpër qiell dhe zhduken n’hapsi
.
…Dhe drita e mbrame shuhet mbi çdo sukë:
cipa e natës shtrihet mbi fusha t’përhime,
malet heshtin n’errësi sime qenë të ngrime,
si t’humbëte jeta- çdo gja u nxi, u zhduk.
.
N’ ajri ndihen klithmat e natës që ra-
drujt pranë rrugës lehtas era i përkund…
………………………………………………………..
Ndërsa dita e bardhë, e tretun dikund,
Shigjeta të flakta mprehë errësirës me i ra.
Terri sundon botën. Katundet e shtrime
Në mes të natës prehen n’ luginë me andrrime.
.
DY SHQIPONJA
.
Mbi Grykën fluturon Shqiponja, shiritit të rrugës,
buzë lumit, çan Njeriu shallbardhë.
Dy banorë të pandamë të këtyne e shkambijve.
Në sytë- retë pandamë të këtyre shkambijve
shkuma e Bistricës
.
Dhe- tentenet e blerta të pishave mbi shkambij.
Në sytë- vendimi: me qenë, me qëndrue edhe
kundër ashpërsisë së rrethit, edhe kundër
skamjes e vorfnisë….
.
Edhe Shqiponja, edhe Njeriu shallbardhë, edhe
Bistrica,edhe Pisha mbi shkamb- sa fuqi
Jetësore të puthuna në nji vend të kësaj natyre
të vrazhdë e të bukur!
.
Pse- jeta asht luftë e papreme për hapsi, për
gjallnesë- kundër çdo shtrëngese, çdo
vërshimi shkatërrues!
.
VËRSHIMA
.
Banë çka banë këlshedrat-
shpërthyen, rrënuen pendat
dhe shkyen qiejt prej nalt.
.
Uji vërshoi anembanë…
Prej dheu, qielli, aman,
kush hidhet me belanë?
.
Po shemben shtëpitë, kërdi,
rrokullisen hamarët në stuhi-
natë, e dita moti ka gdhi…
.
Vërsulen lumejtë turbullue,
ura bartin- hidhrue,
brengë mbi ujë tërbue.
blank

Zogjtë ikën pa na përshëndetur- Cikël poetik nga HAMIT TAKA

PAVARESISHT…

Pavarësisht se ne nuk jemi më bashkë
Dhe duart s’t’i prek më as fort as lehtë,
S’më harrohet kur më thoje: je qesharak,
I çthurrur, por je i çiltër e plot jetë;

Pavarësisht se unë shpesh para teje
Dikë tjetër me afsh e përqafoja fort
Dhe tek ti vërshonte ai zjarr prej rrufeje,
Që të digjte se nuk më përqafoje dot;

S’më harrohet emri yt dhe ajo jo-ja e qetë,
Ditën dhe natën çdo gjë më kthjellohet…
Edhe hëna kurrë mbi ne të mos jetë,
Që zemra jote kurrë të mos lëndohet!

Faleminderit po ta them sot nga zemra,
Për atë që pa e ditur as ti dhe as unë:
Ne u deshëm aq fort sa duhet ëndërra,
Për orët kur Hëna na ndriste aq shumë…

 

 

 

GJYSHES
Gjyshja ime, që vdekja e ka harruar
Çapitet në kopsht me diell e me shi…
Lamtumirë, gjyshe, më kot je trishtuar
Që nipit ia le kopshtin trashëgimi;

Ytnip nuk kthehet më në ato vise,
Mos u merakos e mos m’u tret si qiri,
Unë vetëm dashurinë tënde dua në hise
Dhe kujtimin e gërshetit, pis të zi;

Ndjej mallë, një rrënqethje prej rrebeli,
Kur të shikoj sot me thinjat shpurpurisur…
Unë kam kënduar për gërshetin gjer te beli,
Që shpleksje mbi gjoks si ylber i harlisur;

Dhe prapë unë do të thurr vargje të rimuar,
Vargjet janë pasioni im i keq…
Mbaj mend se dikur të çelnin lulet në duar,
Tani të dridhen, s’të binden më për dreq;

Po mos më rri më në kopsht, në erë e në shi
Se mos merr bronshitin, o e bukura ime,
Unë do ta paguaj sa të dojë një njeri
Me zell t’ia bëj kopshtit të gjitha ato shërbime;

Veç buzëqesh, ti, o shpirt i papërlyer,
E dëlirë si foshnjë, e urtë si shenjtore,
Se ashtu vdekja largohet e zhgënjyer
Dhe unë u thurr vargje thinjave hyjnore;

LIGJET E GJYSHEVE

Drurët në pyllë u rralluan,
Djemtë tanë të bukur u rralluan,
Zogjtë ikën pa na përshëndetur
Një adresë nuk e lanë se ku shkuan;

Na mbetën arat pa u lëruar,
Tufat na mbetën pa barinj,
Na mbetën fletoret pa u shkruar,
Këngët na i këndojnë korbat e zinj;

Ne mbetëm qyqe të vetmuara,
Zemrat mbetën fole të braktisura,
Gjejmë lodra fëmijësh të harruara
Si relike nga epoka të përmbysura;

Ne gjithë ditën presim që të ngryset,
Lusim ëndrrën që nata të zvarget,
Dhe i themi vdekjes që të niset
Të vijnë djemtë të na hapin varret.

 

GREKES

I flas qartë në gjuhën time,
Herë me sy e herë me buzë:
“Ma kthe, të lutem, një përgjigje,
Mos ma zgjat pritjen tërkuzë”;

Grekia ikën tërë kapriçio,
Tinëz më shikon si ketër.
“Do të të ngjitem si mastiço
Apo pret diku një tjetër?…

Në je nga fisi i Odisesë,
Në Trojë ende digjet flaka…
Dëgjo dhe fute në kujtesë,
Mbiemri im vjen nga Itaka,

I ka rënë vetëm një “i”
Siç bie shpata e luftëtarit,
Kur shikon se vjen drejt tij
Një princeshë në majë të kalit;

S’e njeh ti kapriçon time,
S’ke provuar gjak shqiptari,
Për një bukuri sublime
Ngrihet fisi gjithë nga varri”.

I kthej shpinën, po s’më iket,
Ç’është kjo udhë-rreth vicioz?
Koha rrjedh, po malli ngjitet
E shpirti bredh si skandaloz;

Më thërret me zë të ndrydhur,
Hedh baluket tërë finesë,
Por unë kam përvojë të hidhur
Grekes nuk i zë më besë;

Më afrohet, frymën ia ndiej,
Pres një puthje zjarr e shpuzë,
Me dorën lehtaz që i dridhet
Ma vë kryq gishtin mbi buzë:

Syëmbël si drenushë e egër
Më hedh vështrime plot qortim;
“Jo,- thotë grekia,- ju poetët
S’ keni besë dhe as guxim;

Kujtoni ju se me ca vargje
Mund t’i bëni kurthe zemrës?
S’e prekni dot zjarrin mister
Që digjet thellë në gji të femrës;

S’jam një lule e posaçelur
Ma kanë thithur shpejt nektarin…
“Poeti, – thashë, – duke përkëdhelur
Ta rikthen ty afshin, zjarrin”…

Bukur, bukur, arvanitas
Më thotë dhe më përqafon:
S’e dëgjon ti zemrën time
Gjaku shqip të flet, këndon…

Ndryshe s’ishe kaq e bukur
Kaq e çiltër e kaq krenare,
Me dlirësinë tënde rinore,
Me buzëqeshjen ledhatare…

 

MULLISI

Te mulliri i fshatit,
Te jazi plot ujë
Kujtimi i mullisit
Ngrihet pa bujë;

Si një kalë i moçëm,
Që ripërtip tagjinë,
Mokrat e gurta
Përtypnin urinë;

Kënga e trokashkës
E ashpër, monotone,
Mielli i bardhë
Si qumësht lehone;

Bluanin fshatarët
Pak misër, pak grurë,
Arom’e freskët buke
Dilte nga çdo furrë;

Nuk mbante mullisi
Llogari e defter,
Dhe gojën e kishte
Të ëmbël sheqer;

Të butë miellin
Mullisi e mbante
Dhe hakun e vet
Jetimëve ua ndante…

blank

Ruhu nga burgu i Tartarit! – Tregim nga Përparim Hysi

 

Prolog
Sot do vij për lexuesit me një tregim që më rri ulur në kujtesë prej kohësh. Ngaqë dua të jem   më i drejtpëërdrejtë me lexuesit,dua t’u them se që të tri”pasazhet” e këtij tregimi, e kanë vendndodhjen në PETOVË të Fierit. Petova është vendlindja ime dhe,edhe pse i kam kaluar 80-vjetët,PETOVA jeton me mua pazgjidhmërisht. Më rri në kujtesë si ai kostumi mbi kremastar në dollap. Petovarakët,venë e vijnë në kujtesën time,burra e gra ashtu siç i kam njohur. DHe kam arsye që t’i kujtoj o grupe-grupe,qoftë dhe një nga një. Deri në moshën 16-vjeç,familjarisht kemi jetuar në Petovë dhe,kur u larguam,u vendosëm mu pranë Petovës,në Mbrostar-Ura. Lidhja ime shumë e ngushtë me Petovën,përkon dhe me një fakt tjetër: afro për 25-vjet me radhë unë kam qenë mësues në Petovë, I njoh të tërë dhe në një nga vjershat e mia,kam thënë:”… edhe,po u qorrova,shtëpitë e Petovës i gjet me tahminë”. I kam dashur dhe më kanë dashur. Nuk e kishin për gjë që të më besonin edhe mendime që atëherë,po t’i referohemi kohës(fliet për vite 50-90 të shekullit tjetër),ishin me pasoja apo përbënin rrezik. Të vjetrit besonin se njihnin baban tim dhe të rinjtë se më njohën si mësues.
*     *     *
Unë banoja në Mbrostar-Ura,dy km larg nga Petova dhe në shkollë vija me biçikletë. Kisha hyrë në Petovë dhe,kur po i afrohesha shkollës,mu buzë xhades,ku kishte shtëpinë më bëri pritë xha Qamili.
-Mbaje pak”kalin” dhaskal,- foli pak si i murrtyer xha Qamili. Xha Qamili vjen paksa si çehrezi,është i zgjuar nga ata lloji që nuk ia ha qeni shkopin,por në këtë”kalin” për biçikletën time,sikur fsheh një mllef që do ta zbrazë.
Zbrita,i dhashë dorën dhe,ndërsa doja ta pyesja se pse më preu rrugën,më tha:- E di pse dola këtu? Ta mban mos shkosh në shkollë sot dhe urdhëro nga unë. Emri i Zotit,- vazhdoi,- po erdhe,një zog do e navasim ashtu të skuqur dhe një tjetër do ta jap me vete. E kuptova që qe bërë hundë e buzë dhe nuk kishte ku e shkarkonte mllefin e tij dhe më gjeti mua. Unë,ngaqë e njoh mirë se  ç’burrë me karkater,është, ia prita:
– Më duket se ke shkelur një xhind që në sabah?!
-Shkelur,-tha ai,- jo,jo,por xhindi ma ka lëruar nënën deri në kockë. Ja,hidhi sytë! Ma ka futur martinelin mu tek pragu i shtëpisë,i biri i Abazit. I biri i Abazit,ishte brigadieri që i kish dhënë urdhër traktoristit që të plugonte dhe atë copëz rrugë që i shkonte pranë shtëpisë  xha Qamilit. E kuptoja ku i rrihnin çekanët atij,por ç’mund të bëja . I dhashë fjalën se me të mbaruar mësimin do vija të pija një kafe. Dhe shkova. Më priti me duarët në qafë dhe unë,për mos ta vënë në shtrëngesë të zonjën e shtëpisë,i thashë:- Tani më llafos mbarë e prapë, se,sa të pi kafenë dhe do iki.
Dëgjo,- më tha,- ti e di punën time. Se goja nuk më lë rehat,po,kur shoh që ma futin plugun mu në”ulluk apo mu në trragë të by…”,nuk shkel xhind,por bëhem me xhinde. Ky.”Tartari”,që na i ka  mbathur dy opinga në një këmbë,nuk ka shok mbi dhe. ja,të flasim troç, se ti je djali i Hazizit (imatë), ky të fut në apsanë qoftë dhe për një fjalëgoje, Ja,kaq sa të thashë ty,për martinelin e djalit të Abazit, drejt e në burg dhe ruhu nga burgu i Tartarit,të keqen Pepja tyja! Burgu kishte dhe në kohë të Zogut,por jo or jaranxhani. Më ra një mik muana në kohë të Zogut në burg dhe o burrra una tek miku sikur s’e kishin futur në burg,por kish bërë yner. Mirë,mirë,por e këtij është kolerë e shkuar kolerës. Pse ta zgjat? Ja,mos o Zot, të futën në burg tyja, të vjen njeri të shohë? As babai,as nëna, as gruaja se të shuan me bina Tartari.Tani po më dukej sikur “TartarI” po përgjonte bisedën tonë të rrezikshme dhe nga çasti në çast,mua do më vinin hekurat. Xha Qamil,u mundova ta mbaj me gajret, do bëhet më mirë se nuk i dihet. Opo lëre atë muhabet,por mos harro këtë që të thashë:- Ruhu nga burgu i Tartarit!
*      *     *
U bë tufëzimi i lopëve dhe Dania dhe Rifati nuk pranuan  t’i tufëzojnë. – Do kini qumësht me bollëk,- u thanë. Po ku dëgjonte Dania nga ai vesh. Kish nja një javë që ishin  tufëzuar lopët. Qumështi shitej mu pranë shkollës dhe në mëngjes gratë mend përlesheshun me njëra-tjetrën,se nuk kish qumësht.Dania:-Hë,nuk  ju thashë që mos i futni lopët.Alidia ime e moli, e pshewshi dhe i dhamë një të ngrënë unë me fëmijët.Ja,kështu,u pafsha që t’i bini njëra-tjetrës me kusi.Drejt e mu në kokë,se koka  jua a ka fajin.Dhe qeshte duke e çuar buzën veshë më vesh.kaq mjaftonte që Dane,për agjitacion e propagandë ta çonin drejt e në”burgun e Tartarit”,por PETOVA ka patur burra të tillë që nuk e “vrisnin” tjetrin prapa krhahëve,se aty ishte dhe sekretari i partisë,Bani Tego,por dhe kryetari i këshillit Halil Tafa, Bën një sy qorr e një vesh shurdh dhe Bani  i tha:-Ik, o Dane,mos na hap punë kot.
Tjetri që nuk i tufëzoi lopën qe Rifati. Nuk  e fut lopën në tufëz,una.se dua “punëzyre”,ngulmoi Rifati. Ore.- i them një ditë,- si kërkon “punëzyre”,kur vetëm filloren ke bërë. Me fillore,pa fillore,por lopa më mban gjallë muana,Papi,se ti ma ngroh xhepin njëherë në muaj,kurse unë ta mbaj kokën në tra. Nuk e futi lopën,pa e shtoi me një mëshqerrë dhe,pastaj, bleu dhe një gomare dhe më thoshte duke qeshur:-Tufëz më kërkonin,tufëz e bëra. Edhe ky mund të shkonte në”burgun e Tartarit”,por PETOVA kishte njerëz babaxhanë.Asnjë petovarak nuk e pa”burgun e”Tartarit” në 50-vjet,me përjshtim të ndonjë adoleshenti për ndonjë burg ordiner apo për ndnjë sherr me  rrezikshmëri jete.
*      *    *
Epilog:
Ky shkrim imi le të jetë si”taksë” që duhet të paguaj për PETOVËN dhe petovarakët kudo që janë.Fjala ime e fundit është:- Petovarakë ju dua!

 
                                       Tiranë,17 mars 2023
blank

JACQUES LACARRIÈRE: AUTOR, FILOZOF, FANS I SUFIZMIT- DISA KUJTIME TË PËRBASHKËTA POETIKO-MISTIKE- Nga Skënder SHERIFI

ME PRAPA SFOND … UDHËTIMET MES TOKËS DHE KOZMOSIT
NËNEN XHEVAHIRE, DERVISHE DHE PIKTORIN ELEKTRICIST OMER KALESHI.
____________________________________________________________

Më rikujtohen ca momente të bukura shkëmbimi dhe dialogu me mikun tim, autorë fantastik, filozof, spiritualist, specialist i Mitëve antike, sidomos i Greqisë historike dhe i Egjiptit milenarë, i thelluar në historinë e feve, në besimet alternative, shumë i afërt me sufizmin, hinduizmin, orientin e vjetër tradicional, udhetarë i palodhshëm, njeri i etshëm dhe kurioz mbi gjithçka, humanist, amatorë i vërave, i gastronomive tipike të regjionëve, i respektit ndaj traditave antike, i bukurisë femërore, dhe aq më tepër i peizhazheve, pasi që më kujtohet një libër gjenial që e ka pas shkruar, me temë themelore, shëtitjen ose bredhjen e tij, 1 vit komplet nëpër Francë, qoshe në qoshe, në të katër anët, gati pëllembë për pëllembë, në hulumtimin e shpirtit francez autentik dhe të gjenezës apo tipologjisë gjeografike të Hekzagonit. Botim i vitit 1974 me titullin « Chemin faisant … 1000 kilometra me këmbë, nëpër Francë ».
Dhe disa herë, më ka pas shkuar mendja edhe mua, për ta bërë atë udhëtim intim dhe atipik, në hapat e tij dhe me librin e tij në dorë, si referencë shoqëruese.
Pra, është një ndër ata persona, të cilët më kanë përcjellur si miq, si vëllëzër apo babai shpirtërore deri sot në jetë. Ka qenë njeri i afërt, i dashur, humanist i kulluar, gati një person i urtë, në sensin budist, sepse e kishte mbrri në mënyrën e tij, për nga studimet, leximet dhe eksperiencat jetësore të shumta, një lloj kulmi ose « nirvane ».
Gjithmonë e kam ndier vetën të lumtur, të plotësuar dhe të ushëqyer shpirtërisht dhe intelektualisht me atë Njeri aq të kultivuar, se ka qenë enciklopedi e gjallë dhe ka pasur një bagazh impresionues në shumë fusha të dijës, ka qenë tamam universal, se shpeshherë njerëzit nuk e dinë fare, ngaqë janë siperfaqësorë dhe nuk i analizojnë gjërat në thellësi … Por kur thuhet fjala « Universitet » nënkuptohet me logjikë të shëndoshë, që aty përmbrenda e ke idenë, që këtu në këtë ndërtesë që quhet universitet mbretëron dhe mbrohet DIJA UNIVERSALE … aty është sensi i vërtetë, do me thënë diçka që përputhet me filozofinë e Njerëzve emblematik të RILINDJEVE të mëdha evropianë … dhe ashtu kanë qenë gjenerata e Volterit, Viktor Hugo, Racine,
Corneille, Shakespeare, Erasmus, Diderot, Rousseau, Da Vinci, Montaigne, Montesquieu, e deri tek Ajnshtajni … por edhe ato personalitet e librit tim kanë qenë dishipuj të asaj shkolle universaliste të Rilindjës … pra, kultura e pafundme !
Shikojeni ju vet qiftin e Jacques Lacan-it, Claude Lévy-Strauss, këta surrealistat të cilët kanë studiuar mjekësinë paraprakisht … këta që kanë studiuar drejtësinë dhe shkencat politike dhe që janë bërë artista … Ashtu ka qenë Jacques Lacarrière !
Një bibliotekë e gjallë, por pa pretendime ekstreme, pa arrogancën parisiane, narcisizmin e metropolëve, përkundrazi me thjeshtësinë e një çobani … Bravo !

Dhe gjithë atë kulturë që e kishte, nuk e ekspozonte, nuk e theksonte, sa për të na bërë me kuptuar, që neve nuk e dimë as të dhjetën e tij dhe jemi komplet inferiorë, dhe apo e shihni se sa shumë dije kam unë, more injoranta ! Jo, të vlerësonte ty me kufinjtë e tu, në maksimum, të enkurajonte për ta vazhduar rrugën tënde ashtu siç je dhe ta jipte vlerën dhe rëndësinë e duhur të një Njeriu, i cili i duhet kësaj Toke !
Jemi takuar disa herë nëpër Paris, kafe, bare, libraria, parqe dhe tek apartamenti i tij në Paris-in, 13 – tek lagja e quajtur kineze ( Chinatown ) por pa Roman Polanskin dhe ganget e triadave aziatike, në numrin 158, të bulevardit Vincent Auriol, një ish President francez, të cilin e ka harruar çdokush. Na priste nganjëherë shoqja e tij Silvia me një koktel, një embëlsirë, apo një verë me pak djathë. Dhe sa herë që vinte në Bruksel, më lajmëronte me telefon përmes mesazhit … shkoja për ta marrur tek stacioni i trenit dhe e për ta dërguar aty ku dëshironte, vetëm, ose me një mik të afërt kosovarë, zotin Shefqet Gashi. E çonim në disa kafe karakteristike të kryeqytetit belg, varësisht a preferonte ndonjë birrë artizanale apo ndonjë vërë. Por çuditërisht më pyeste me insitim për nënën time zonja Xhevahire Sadria, një mistike e lindur, me orientim sufist të dervishëve, ngaqë, i interesonin Personat të cilët e kanë marrur besimin spontanisht, si pasojë e një thirrje, apeli, transmetimi misterioz qiellorë, që kanë qenë të predestinuar apo të zgjedhur nga lart për atë punë, apo mision. Dhe donte për ta kuptuar pikënisjen, sesi ka ndodhur ai fenomen që në fillim, nga ka ardhur dhe sesi është zhvilluar, apo shfaqur pastaj … si ka evoluuar ? Dhe nëna ime ishte model shembullor për atë punë ! Vetëm ky me aktorën e famshme Annie Girardot, më pyesnin me pasion dhe insistim mbi aktualitetin e nënës time, bile më befasonte rëndësinë që ja jipnin. Por ishte një realitet objektiv … Pse ? Ngaqë ishte si Bernadeta e Lurdit në Francë, një Person i lindur me atë predispozim mistik, ishte po thuaj e zgjedhur nga Zoti, nga fuqitë e larta, i kishin ardhur vizionet dhe mesazhet, që nga mosha më e ré, ishte e thirrur dikund tjetër dhe ishte e lidhur me forcat okulte të botës paralele. E kjo i interesonte zotit Lacarrière ! Pastaj, duke u nisur nga një vizion i caktuar në Bruksel, një paraqitje misterioze, një vizitë speciale të tipit katërt multidimensional, si në nje film science-fiction … vendosë prej nga Belgjika që duhet t’i ndërtohet një Teqe në Shkodër, liderit sufist të Rifaive, zotit Sheh Ahmet Shkodra, dhe me fuqinë energjetike të besimit, do i realizohet dhe do e thrasin zonjën Xhevahire në Shqipëri, për ta inauguruar pranë të gjitha autoritetëve fetare të vendit. Dhe kemi plot shembuj të tjerë të këtij lloji … Pra, gjithë kjo, e justifikon gjithë atë interesim që kanë pasur ato Personalitete mbi nënën time.
Jacques Lacarrière ka lind në Limoges në vitin 1925. Në Francë njihet si një autorë karakteristik, i cili e merr frymëzimin e tij gjatë udhëtimëve dhe eksperiencave të shumta që i ka përjetuar nëpër botë … bile janë një seri shkrimtarësh, të cilët kanë funksionuar ashtu, dhe sot e ke për shembull autorin francez të njohur Sylvain Tesson, por e ke edhe Jean Marie Le Clézio, Blaise Cendrars, Nicolas Bouvier, Bruce Chatwin, Jack Kerouac, Joseph Kessel, Joseph Conrad, Alexandra David Neel, Pierre Loti, Jack London, Ella Maillart, Henri de Monfreid, Viktor Segalen, e Jules Vernes …

Miku im Jacques rritet në Orléans, fillon me shkarravitë poezi si Mozarti në moshën 6 vjeçare … gjyshja e tij e merr një thupër dhe i thotë: « more, pis, leri ato pallavra dhe bëri dëtyrat e shkollës ! » Do e studion drejtësinë dhe letërsinë klasike në të famshmën Sorbonë, dhe do ndjek kurse speciale në gjuhën HINDI në Institutin e gjuhëve dhe të civilizimëve orientale ( INALCO ), aty ku figuron edhe gjuha shqipe, dhe ku miku im Profesor Ardian Marashi, ka punuar si profesorë. Pasi diplomohet,
do punon si gazetarë, kritik dhe reporter.
Në vitin 1947, do udhëton për të parën herë në Greqi, me një grup studentësh të Sorbonës, që ishin adhurues të teatrit antik dhe dashurohet në atë shtet, sepse, e fasinon historia e tij, civilizmi, letërsia, filozofia dhe mitologjia, ndërsa dashuria e dytë, do jetë Egjipti, për të njejtat arsye ? Në vitin 1950, do i kalon disa muaj në ishullin e Kretës, pastaj në Monastirin e Bjeshkës Athos, i cili është mjaft i përmendur dhe ku një mik i imi Charles Hanon, nga Valonia ( fshati Beez, rreth Namur-it) autorë dhe piktorë belg, dhunohet gati nga një Pop pervers, dhe pastaj nga një Cjap gjysmë i luajtur mendsh …. kur ma ka treguar, kam qeshur një gjysmë ore gjer në lot !
Prej vitit 1952, do shkon Lacarrière rregullisht në Greqi, gjer në ardhjen në pushtet të Kolonelëve grek me 21 prill 1967. Ngjarje, e cila do e frymëzon regjisorin franko grek Costa Gavras, për filmin e tij politik referencial : « Z «.
Në vitin 1954, babai im shpirtërorë zoti Pierre Seghers, do ja boton veprën e tij pikërisht kushtuar Monastirit grek : « Mont Athos, Montagne Sainte « dhe tri vite më vonë do vazhdon me veprën : » Découverte du Monde antique « zbulim i botës antike – me përkthimet dhe komentimet e udhëtimëve të Herodotit. Po ashtu është edhe kritik dramturgjik në revistën « Teatri Popullorë » koncept i zotit Antoine Vitez, autorë dhe regjisorë i famshëm, themeluesi i T.N.P ( teatri nacional popullorë ) i cili ka punuar me gjithë ikonat e teatrit francez, një ndër ta ka qenë Gérard Philippe, dhe ka qenë po ashtu edhe profesori i aktorit tonë shqiptaro-francez, mikut tim Rexhep Mitrovitsa, të cilin e kam pasur rastin ta shoh në dy-tri shfaqje në Paris, por edhe në Bruksel. Do integrohet në trupën e komedisë franceze, që në vitin 1989, dhe do i interpreton disa personazhe madhorë të repertorit teatrorë, sidomos, rolin ikonik të Hamletit në një regji të Georges Lavaudant. Do punon me Antoine Vitez, Hernanin e Viktor Hugos, Elektrën e Sofiklit, Jeta e Galileut të Bertold Brechtit dhe Le soulier de Satin të Paul Claudel-it, pastaj me zotin Daniel Mesguich, Mbreti Lear, etjerë …
Unë e kam pa në Hamletin në vitin 1994 nëse nuk gaboj … dhe kemi ngrënë pastaj një darkë në një restorant të Paris-it … ka qenë fantastik në atë rol !
Por, le të rikthemi mbi një karrocë kuajsh tek Jacques Lacarrière, i cili në vitin 1961, e boton librin e tij « Les Hommes ivres de Dieu – 1961 – Njerzit të dehur nga zoti » ku na çon në shkretëtirat arabike nga Siria dhe Egjipti, nga shekulli 4 ose 5 pas Jezus Krishtit, ku jeta është një ferr, një dëshprim dhe një vetmi absolute dhe totalisht e pamëshirshme … gjer në atë shkallë, që nuk mund ta përballon askush, pa besuar në diçka, ose pa u lidhur me forcat e larta kozmike. Kështu, që dy nga personazhet zoti Antoine dhe Pacôme, do vendosin për ta ndërtuar një monastir mjedis shkretirës, për t’ia dhënjë një sens të fortë kësaj jete tokësore. Kështu që lidhen me qiellin, me kozmosin, me forcat e larta, dhe përforcohet ideja e Zotit, e fuqisë supreme, e cila do i ushëqen dhe do i shpëton të gjithë nga auto-shkatërrimi dhe vetvrasja.
Në vitin 1973, do e boton veprën e tij të njohur « Les Gnostiques – ata që dinë, apo që mendojnë që dinë. » … janë të ndarë në sekte, si bogomilët, katarrët, etjerë … shumë prej tyre janë luftuar si heretikë. Pamundësia për ta duruar padrejtësinë ! Njeriu është defektuoz dhe jo perfekt, kështu që jetojmë një një Botë perverse, të manipuluar dhe të rrejshme, e cila largohet nga vërtetësia, nga esenca e vlerave.
Janë kundër dogmave … Një ndër këta gnostikët është Epifani i Aleksandrisë … i cili në moshën 17 vjeçare, e boton një vepër me titullin « Traktatin e padrejtësisë – një lloj Remboje i misticizmit » Pra, dituria buron së pari nga një intuicion i thellë, ose një revelatë intime e brendshme.
Akademia franceze do ja dhuron në vitin 1973, çmimin Pierre de Régnier, për gjithë veprimtarinë e tij. Në 1976, do e boton librin « Vera greke » i cili do korr një sukses
popullorë. Aty, do e shpjegon zoti Lacarrière dashurinë dhe lidhjen e tij shpirtërore të privilegjuar me Greqinë. Bile, ideali do ishte për ta lexuar me zë si aktorë në agorën e Athinës, para popullit që vinte për t’i dëgjuar dikur autorët dhe filozofët.
Jemi me autorin francez në magjinë e Greqisë të përditshme dhe të përjetshme, mes Sofoklit, këngëve mesjetare të Digenis-it, memoriet e gjeneralit Makryannis, dhe meloditë epike të pavarësisë Kleftika, mes qiellit blu, fasadave të bardha, uzo dhe ullishtat, sfondi i detit mesdhetarë që na përkund si t’ishim akoma në djep, mes Eskilit dhe Seferis-it, Homerit dhe Elytis-it, Pindarës dhe Yanis Ritsos-it …
Pastaj, në vitet e fundit, ja kanë pas porositur një lloj guidi personal intim me idenë e një fjalori të dashuruar mbi Greqinë e Jacques Lacarrière, prej germës A gjer në ZH.
« Dictionnaire amoureux de la Grèce » me të cilin kam pasur dëshirë një ditë, që ta vizitoj Greqinë … që ta kam me vete si pikë referenciale, nga miku im i shtrenjtë.
Në vitin 1979 do martohet me shoqën e tij Sylvia dhe do ta kenë një djalë. Kalon një pjesë të jetës në shtëpinë e tij në Burgonje, tek fshati SACY, ku do e shkruan librin e tij « Marie d’Egypte » historia e asaj prostitute super seksy, të cilës asnjë njeri nuk i rezistonte, pas shekullit 4 – në Aleksandri, mirëpo dikur historia do rrotullohet me frymëzimet reja mistike, sidomos ato të kristianizmit, përmes mesazheve hyjnore.
Kështu që Maria e Egjiptit, e përjeton një revelatë misterioze por të fuqishme brenda vetes, i kap disa sinjale vendimtare, dhe vendosë brutalisht për ta lënë jetën e saj të mëparshme si prostitutë egjiptiane, dhe ik për në shkretëtirë, për t’u ballafaquar me pafundsinë, me misterin e gjithësisë dhe të shpirtit të saj … Kështu, që do bëhet gati legjendë apo hyjni « Maria e zallit « dhe do i lahen të gjitha mëkatet tokësore. Prej nga njeriu, do dashurohet përfundimisht me Zotin ! Kjo është tema e librit …
Do vazhdon duke i shkruar disa vepra të tjera dhe në vitin 1991, do e fiton çmimin e madh të Letërsisë nga Akademia franceze, e cila ja nderon të gjithë veprimtarinë.
Emërohet anëtarë nderi në Shtëpinë internacionale të Poetëve dhe Shkrimtarëve në Saint-Malo. ( një qytet në veriun e Bretanjës, me një port detarë )

Ka qenë po ashtu anëtarë jurie për Çmimin Alexandra David Neel, ajo femra pioniere aventuriste që ka shëtitur gjithë botën, kur nuk ishte fare moda e asaj kohe, dhe e cila i ka përshkruar ato udhëtime në veprat e saj.
Me 12 shtator 2005, do vdes Jacques Lacarrière në Paris. Sipas vullnetit të tij, do ja shpërndajnë hirin e eshtërave mbi detin grek në Spetses. I ka botuar rreth 50 vepra të ndryshme, mes të cilave : Suratet ( Sourates ) në vitin 1982 tek Fayard dhe Pluhri i Botës – tek Le Seuil në 2010, ku e analizon botën islamike dhe filozofinë mistike të sufistave ( dervishëve dhe shehlerëve ) … për të cilën më ka pas folur me shumë entuziazëm, ngaqë ka qëndruar me ta një kohë të gjatë në Konja të Turqisë, ku ka pasur kohë për t’i studiuar. Libri i tij « Fluturimi i Ikarit « pastaj « Shkencë dhe Besim» ku dialogon më shkëncëtarin, të cilin e kam pas njohur edhe unë mjaft mirë në Paris, zotin Albert Jacquard, njeri fantastik super i thjeshtë, me gjithë atë famë ( biologjist, gjenetician, filozof – profesor në Stanford të Amerikës dhe Gjenevë ).
Janë shkruar edhe 2 libra ese-studimorë mbi veprën e Jacques Lacarrière. Nuk po flasim për parathëniet dhe përkthimet që i ka bërë të disa autorëve grek.
Tani, e kemi pasur të dy, një mik të përbashkët, dhe po e shfrytëzoj këtë rast për ta përmendur sepse besoj që ja vlen … është piktori ynë shqiptarë nga Maqedonia, zoti Omer KALESHI … i cili ka banuar me dekada në Paris në një tavan, prapafingo në katin e shtatë, si të ishte një turist apo student permanent në kryeqytetin francez, në numrin 7, të bulevardit Arago, në Parisin 13 të fansave të Mao Ce Dung-ut, dhe të revolucioneve kineze. Kam shkuar disa herë ( 5, apo 6 herë ) tek Omeri në vizitë, kur isha në Paris, dhe e kam dashur atë Njeri spontanisht dhe shpirtërisht, menjëherë, pa diskutim fare, m’u ka imponuar direkt energjia e tij sufiste apo budiste aq e bukur, ajo lloj urtësie gati profetike, që e kishte gati të lindur, diçka e natyrshme, dhe ajo pamje super simpatike të një fshatari të vjetër me përvojë jetësore të madhe, që ma kujtonte këngëtarin francez të njohur, poetin Georges Brassens, kishit me thënë që ishte vëllai i tij shqiptarë. Bile isha gati i gatshëm për ta adoptuar si Babë shpirtërorë.
Kjo është ana njerëzore dhe afektive e imja me Omer KaleshiOmer Kaleshin, e cila do jetë për mua e përjetshme. E dua atë person përfundimisht dhe pikë, sepse më ka prekur në shpirt. Pastaj, kur ja kam pa veprat e tij pikturale, jam befasuar me fuqinë dhe me origjinalitetin e tyre. I kam thënë vetës: « ky Njeri është piktorë i madh shqiptarë, por ndoshta nuk e dinë, nuk është i vetëdijëshëm … ? » Unë e konsideroj pa asnjë lloj dyshimi si një ndër piktorët më të fuqishëm dhe bindshëm shqiptarë, për nga universi i tij origjinal. Ka diçka unike, intime, të pa përsëritshme, të cilën nuk e kanë të tjerët. Unë mes 1000 pikturave, e dalloj direkt një pikturë të Omer Kaleshit. Sepse të imponohet spontanisht bota dhe stili i tij artistik … çka është diçka e rrallë në artet plastike. Do më thoni që është Ibrahim Kodra, me të cilin kam pas qëndruar në Kosovë 3 ditë tek shtëpia e Rexhep Ferrit në Prishtinë, pastaj e kam takuar në Bruksel dhe në Tiranë … Po, e dua patjetër edhe Kodrën, porse ai është një nder dishipujt numër 50 apo 60, apo 80 të kubizmit, dhe e ka krijuar një kubizëm folklorik, etnik, alla shqiptarë me disa motive tona … çka e dallon prej të tjerëve natyrisht.

Por nuk na ka imponuar botën e tij të mbrendshme shpirtërore, dhe për mua do ngelet një kubist alla shqiptarë interesant, edhe për neve si komb, pionier historik, ngaqë ishte i pari në atë drejtim … por është një pikturë shumë më ilustrative dhe dekorative, e cila nuk hyn në thellësitë, misteret, labirintet apo humnerat e shpirtit njerëzorë, si ajo e Kaleshit, e cila të flet, të pyet, të provokon, të kërkon llogari ?
Jam çuditur me atë Njeri dhe me paradoksin e tij qenësorë : aq i thjeshtë, modest, pa pretendime të mëdha, i rëndomtë në shikim të parë, popullorë, gati baras me shqiptarët e emigracionit ( Mërgata e Qyqëve ) që i kam praktikuar disa vite nëpër Oda, me diçka fshatare, tradicionale, provinciale, zakonore të rrënjosur brenda vetës. Nuk mund të thuash një intelektualë super i kultivuar, siç janë në Paris, një universalist dhe kozmopolit, ngaqë ishte i mbyllur në ritet dhe praktikat e tij, brenda një rrethi më tepër ballkanik, pra shqiptarë, maqedonë, boshnjak apo turkofon, dhe ngrënte dhe pinte me ta, nëpër lokalet e tyre në Paris. Kështu, që ma kujtonte gati gjeneratën e Babait tim, emigracionin e vjetër tradicional shqiptarë … dhe praktikat e tij jetësore apo shoqërore. Dhe jashtë dashurisë evidente që kisha për të, duke qenë vetë edhe kritik dhe transparent me çdokënd ( pra, ideja është kjo : mund të dua në maksimum, por edhe të kritikoj lirisht, nëse më duket mua e justifikuar ! ) i thoja vetës disa herë : « po çka bën ky Njeri këtu në Paris tash 50 apo 60 vite ? »
Kisha përshtypjen që i kishte ngelur ora e trurit dhe e shpirtit dikund në katundet e Maqedonisë, dhe që nuk e kishte integruar fare botën franceze parisiane, e cila e ka specificitetin e saj … dhe me një fjalë : – ishte fizikisht në Paris, por me mend dhe me veprimet e tij të përditshme ishte në zonat tona malësore, nëpër fshatra dhe alpe … dikund tjetër, por kurrësesi në Paris. Po atëherë, pse rrinë këtu ? Pse nuk rikthehet në ambientin dhe në atmosferën e tij jetësore, në kujtimet e fëmijërisë ? »
Sa herë që i shkoja si vizitorë, u gëzonte jashtë mase, se e kuptonte që e dua, që jam fans i pikturës së tij dhe që do jam çdoherë i sinqertë me të … ishte si parakusht.
Mirëpo, më ftonte çdoherë tek ato kafet dhe restorantet popullore ballkanike, të tipit maqedonë, turk, shqiptarë mjedis Parisit, i abonuar përjetësisht në gjellërat tona tradicionale. Dhe më takonte prapë me atë rrethin e tij ballkanik … Sado, që ishin Njerëz interesant apo simpatik, si qiftat e Nedim Gurselit autorë turk apo të tjerë, i thoja vetës … po ku janë francezët, përendimorët, afrikanët, latinomanët, ku është Parisi këtu … jemi në getonë tonë shqiptaro-ballkanike, si në Belgjikën e babait tim që nga viti 1956. Dhe me atë kontrast fenomenal, që jam me një piktor gjigant shqiptarë, por që nuk e kupton as vet rëndësinë e artit të tij. E ka vetëm si dhunëti prej Zotit, dhe i ka pëlqyer gati si zanatë, por jo me pretendime të mëdha artistike apo intelektuale, si për shembull tek Francis Baconi … Omeri vepron me pikturën e tij si të ishte një artizanat, se kështu e koncepton në kokën e tij. Dhe duhet për t’i thënë qifti i Jacques Lacarrière me famën dhe prestigjin që ka, ose unë me fjalët e mia, që « je piktorë eksepcional, origjinal dhe i pa përsëritshëm, o miku im Omer ! »
Qeshte, më fiksonte si Buda me atë urtësi, dhe heshte … a e besonte apo jo ? A mos e merrte për hajgare ? « Jo, por është zanati im, dhe asgjë më tepër ! « Mister …

Nuk kishte ndonjë bagazh të zgjëruar artistik … m’u dukte gati si puna e një piktori naiv jugoslav apo bullgarë, që kanë qenë shumë në modë dikur nëpër Europë, ose si afrikani i maskëve gjeniale nëpër xungla, i cili nuk e kupton që e ka po të njejtin talent të Modiglianit apo të Pikasosë … por pa shkollë, pa diplomë, pa akademi !
I thoja vetës – Omeri është piktorë i lindur dhe pikë ! Mos kërkoni diçka tjetër prej ti.
Tani në prapafingon e tij të Parisit 13 … e kishte si ekspozim emblematik një maketë të elektriçistit, si shenjë dekorimi brenda hapësirës të vogël ku banonte. Çka nuk mund ta imagjinosh tek një piktorë tjetër profesionalë. Po pse Omer ? – Sepse dikur kam qenë elektriçist dhe kam kryer në Maqedoni liceun teknik në atë degë, dhe dua që ta rikujtoj. Pastaj, pas disa vitëve do ikë në Turqi për t’i vazhduar studimet në Akademinë e Artëve të bukura në Stamboll. Aty, do e zbulon botën e artëve plastike, pikturën dhe skulpturën. Okay, por me atë mentalitet fshatarë, provincial dhe tradicional maqedonë, pa hyr fare si qifti i Ohran Pamukut në nuancat kulturore dhe historike të Stambollit dhe në lidhjet që ka ai qytet magjik me botën përreth, dritare e hapur mes orientit dhe përendimit. Omeri nuk lëviz fare dhe rrinë ai që ka qenë dhe që e kam takuar në Paris. Veçse, e ka mësuar një zanat tjetër, pos elektricitetin.
E ka pa që mund ta shprehish edhe ti shpirtin tënd të mbrendshëm me art ! Kaq !
Dhe duke e ba, i ka pëlqyer ky zanat i ri … Waouw, po më bën mirë mua së pari, po më lavdërojnë të tjerët, së dyti, po m’ekspozojmë aty dhe këtu, po shëtiti dhe po më shitet ndonjë vepër …. prapë më mirë, sesa me punuar si hamall në fabrikë, apo në stacionet e trenit. Kështu, që e ekspozojnë në vitin 1961 në Festivalin Universitarë të Akademisë së Stambollit, ku marrin pjesë disa piktorë turk, mes të cilëve edhe Omeri. Pastaj, do e shëtisin nëpër Europë, në Romë, Vienë, Munchën, Londër, Hagë, Beograd, Selanik dhe dikur në Paris, ku do vendosë për t’u stabilizuar përfundimisht.
Tani, shtrohet pyetja legjitime dhe humane, si mik i vërtetë: « okay, Omer, por pa grua, shoqe, fëmijë, familje, pse me qendruar gjithë jetën gati si bohem, si student, si turist, si budist, si asket oriental në Paris, në hapësirën e kufizuar te katit të shtatë të një ndërtese ? Si të ishe në një çelizë, në një dhomë të një monastiri kristian apo teqe të dervishëve ? Ku është sensi i kësaj pune, i këtij vendimi, dhe pse Parisi, kur ti nuk e shijon fare jetën parisiane dhe je qëllimisht i leçitur ose i përjashtuar prej saj ? Kurse unë e njoh përmendsh ! » Nuk kam marrur kurrë ndonjë përgjigje të qartë dhe bindëse prej tij. Bile e irritonte ajo pyetje ? – « Mirë, miku im Omer, por a ke ndonjë dashnore, ndonjë borgjeze që të ndihmon dhe ma çka jeton këtu në Paris ? A i njeh meset tjera pos ato ballkaniket ? » – Ah jo, jam mirë, jetoj modest me çka më duhet mua, më menaxhojnë turqit si artist këtu, dhe nuk m’intereson Parisi tjetër, pos ai me të cilin jam i mësuar unë këtu … më mjafton ! « Po Omer, nga të vijnë ato koka,
o Burrë … a i ke si modele fotografike dhe pastaj i interpreton si piktorë, a i ke pasur si modele, ai i ke pa dikund … ? » – Jo, nuk e di as vet, më vijnë ashtu spontanisht dhe i pikturoj siç më vijnë … ndoshta nga mosvetëdija apo nga vetëdija ? Më paraqiten …
Dakort, por a të flasin, ta japin një mesazh, një porosi ? « Jo, jo … rrinë krejt të heshtura dhe më shikojnë dhe dikur instinktivisht do t’i fiksoj në pikturë ! »

Okay, do me thënë janë si dëshmitarë të diçkaje misterioze, të një eksperience jetësore të mëparshme, dhe vijnë tek ti, për të thënë – tani na vizaton, na pikturon, që ta lëmë një dëshmi mbi ekzistencën tonë dikund, ta lëmë një gjurmë në tablotë e tua, o OMER, se ti ndoshta na kupton, dhe e dinë që duhet me e kryer atë amanet ?
« Po, bravo Skënder, tamam ashtu … por e kanë një mister, dhe nuk e di se nga vijnë, as çka kanë përjetuar ? » – Të kuptoj mirë, por pikërisht ky mister, kjo enigmë e tipit ekzistencial, ua jep atë fuqi të paparë, atë bukuri, atë tragjedi, as poezi, atë anë enigmatike të pa përgjigje … sepse, çdo gjë do ngelet gjithmonë hipotetike dhe e hapur. « Ah, je kritik i fortë, askush nuk më ka folur kështu deri tani … « – Harroje,
o Omer, se francezet e kësaj fushe kritike, janë 10 herë më të specializuar sesa unë.
Por e shoh veprën tënde me antenat e mia poetike … kaq ! Mua më flet ! Ka një anë mistike dhe metafizike në universin tënd, o Mik … diçka filozofike, plot pikëpyetje që do ngelën të hapura … Sepse, këto KOKA anonime të pa emër, janë Persona të cilët kanë përjetuar diçka në jetë mbi këtë tokë, apo jo ? Por çka ? Diçka mes parajses dhe ferrit, mes gëzimit dhe idhnimit, mes lumturisë dhe tragjedisë … dhe na dëshmojnë, por edhe na pyesin, na kërkojnë llogari ? E kanë një prezencë të fuqishme magnetike.
A vijnë nga tmerri, bumbardimet, luftërat, Hiroshima, kampet naziste, luftërat ballkanike, pastrimet dhe masakrat etnike apo fetare … apo nga nirvana e budistave dhe e dervishëve, a e kanë prekur absolutën me dorë, a ju kanë afruar qiellit, sepse disa herë janë duke flotuar në një lloj lumturie, gati jashtë ligjeve të gravitacionit.
Dhe çdonjëra prej tyre e ka specificitetin e saj, nuk janë asnjëri prej personazheve njëlloj. Janë koka si të prera pa trup … KOKA rrinë në një tel … por e përmban gjithë kujtesën e bukur dhe të hidhur të botës, gjithë çka thuhet, apo nuk thuhet ? Tani, disa do bien poshtë në humnerë, në ferr … por disa do ngjiten lartë nga qielli ! Kështu e interpretoj unë, zoti Omer ! Hajde, e të përqafoj, se je artist madhorë, edhe pse nuk je fare në këtë botë tonën alla franceze. E kjo mbyllje të ka dëmtuar rëndë miku im, sepse krahasoje vetën tani me piktorët e ish Jugosllavisë dhe verifikoje CV. tënde me të tyrën … Ata, e kanë takuar Francën dhe francezët, janë integruar më tepër sesa tij, dhe kanë avancuar më tepër, kurse ti që ndoshta je më i fuqishëm dhe origjinal, ke stagnuar nëpër meset turkofone të Parisit. E kjo është gati e pafalshme për mua, ngaqë, e ke pasur vendin në koleksionet e Muzeut Beaubourg të Artit modern, siç është Dado, Ljuba, Veliçkoviçi, në Muzeun e Artit modern në Parisit …
e jo nëpër qendrat kulturore turko-ballkanike, miku im Omer. Dhe kur ke ekspozuar në Paris, ke ekspozuar vetëm kolektivisht në Sallonin e të pavarurëve apo në Sallonin e majit … e jo tamam ekspozita të mëdha individuale si krijues unik. Tek ti, dominon Ankara dhe Stambolli … Por edhe librat e pikturës që i ke si dokument apo referencë bibliografike, si monografi apo katalog, a ti ka botuar Turqia ? Pra, nuk janë botime puro franceze ? E pse ? Ngaqë, të kanë llogaritur tamam, si një piktorë i tyre, turk.
Kur ekspozon në Paris, i dashuri Omer, a paraqitesh këtu si një piktorë turk, apo jo ?
Po kur je në Maqedoni, apo në Beograd, a vjen para tyre si një piktorë maqedonë ?
Por në Prishtinë apo në Tiranë, a na vjen si një piktorë shqiptarë nga Maqedonia !

Po dua me të thënë, që e ke ushëqyer ku me e ditur pse, një problem apo një konfuzion identitarë … diçka nuk është e qartë dhe e fiksuar tek ti. Tani, sot për shembull, o Omer : ti si e ndien dhe si e identifikon vetveten ? Cili identitet të duket më real dhe më i afërt me çka je ti sot ? – Ah po pse po ma bën këtë pyetje Skënder ?
Pse duhet me u identifikuar në një kombësi precize, çka do me thënë ajo punë ? Unë jam kundër nacionalizmit dhe ti e dinë që në Ballkan ka shkakëtuar katastrofa. Pastaj gjithë historia e jonë ka qenë e përzier dhe jo aq e qartë për ta definuar … Kështu, që unë e ndiej vetën ballkanik, pak gjithëçka, pra turk, maqedonë dhe shqiptarë, por nuk ka rëndësi fare. – Miku im Omer, më fal, por Ballkani është një regjion gjeografik, vatër luftërash, e jo një identitet psikologjik, etnik apo historik, i caktuar … Unë nuk pajtohem me këtë qendrim super aproksimativ dhe konfuz. Unë e di edhe pse jam puro frankofon me shumë gjëra, por jam gjenetikisht për nga pikënisja ime familjare, një shqiptarë dhe e ruaj me krenari dhe me dinjitet atë trashëgimi, para çdokujt.
Në moshën tënde aq të pjekur dhe me talentin e rrallë që ké, pos dashurisë që kam për ty dhe që e meriton 100 herë, duhet të arrishë për ta definuar vetveten, pak më qartë dhe më mirë … se mua më vjen keq kur të shoh ashtu me gjithë këto luhatje identitare, si t’ishe një adoleshent i papjekur. Kape me logjikë të thjeshtë o burrë :
ku ke lindur, kush ka qenë babai, nëna, gjyshi dhe gjyshja e jote dhe do e kuptosh atë punë. « Jo po kam lindur në Kërçovë, ish mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, dhe më vonë Republika e Maqedonisë … jo po më kanë formuar, shkolluar dhe mbëshetur pastaj turqit në Stamboll ose Ankara, si një piktorë i tyre, më kanë ekspozuar, më kanë paraqitur nëpër Europë, mbi kanë shtypur katalogjet dhe librat monografike.
E pse me e afirmuar pastaj, që jam shqiptarë dhe pikë ? Më thuaj, çka do fitoj me atë punë, pos disa probleme dhe kufizime ? » – Okay, miku im Omer, e kam kuptuar atë gjë, porse dije që nuk jam dakort me ty, kaq ! Por më ke mik të përjetshëm …
Shikoje Dado-në, nga Mali i Zi, alias Miodrag Duriç, që ka ardhur sikurse ti në Paris.
Ka takuar të madhin piktorë teoriçarë të një shkolle pikturore Georges Dubuffet, i cili e ka prezantuar tek galeristi i famshëm, mik i gjithë Parisit elitarë, zoti Daniel Cordier, rezistent i orës së parë, mik i Jean Moulin, ikona e rezistencës franceze, i Presidentit François Mitterrand, etjerë … A mos ka humbur kohen me malazez dhe shqiptarë nëpër Paris ? E takon Hans Bellmer-in dhe ekspozon në galeritë e famshme parisiane, tek Daniel Cordier, Jeanne Bucher dhe në galerinë Beaubourg, po ashtu edhe në New-York. E takon autorin inovues Georges Perrec dhe ja ilustron një vepër. Dhe sot e ke në disa muzueme të mëdha të Botës në Bruksel, Boston, New-York, Chicago, Amsterdam … e më thuaj si ka mbrri deri aty ? Pos talentit të tij evident …. Pa folur që i ke 15 libra mbi Dado-në, me shkrime të Alain Bosquet, Gilles Deleuze, etjerë.
Pastaj, e ke Ljuba Popoviç nga Bosnja. E takon vajzen e Paul Signac, piktorit të njohur francez, e cila e prezanton tek zoti René de Sollier dhe Marcel Zerbib, me të cilët do ekspozon në gjithë Paris, dhe do takon Alain Bosquet, Alain Jouffroy dhe André Pieyre de Mandiargues, që i kam njohur edhe unë, dhe galeristën Thessa Herold.
Janë 6 libra dhe 3 dokumentarë mbi punën e tij, o i dashuri Omer !

Po pastaj, mund ta citoj edhe Veliçkoviçin, Vladimir me origjinë serbe, i cili pasi e fiton çmimin e Bienalës së Parisit në vitin 1965, vjen për të jetuar këtu, ku je ti. Do njihet me një ekspozitë në Galerie du Dragon në Paris, dhe a e dinë që do jetë Profesorë dhe shef ateljeje në Akademinë e Artëve të Bukura të Paris-it, prej 1983 dhe deri në 2000. Shikoje për kuriozitet kurrikulumin e ekspozitave të tij personale dhe krahasoje me vetveten, miku im … koleksionet e veprave, i ka nëpër të gjitha muzeumet e botës dhe janë 15 Libra të botuara mbi punën e tij, me shkrime ultra serioze të Michel Onfray, Alain Jouffroy, André Welter, e të tjerë … Kjo quhet karrierë profesionale në nivelin madhorë të duhur, i dashuri Omer ! Dhe po aty, ka pas dashur me figuruar edhe ti, i dashur Omer, sipas meje, me talentin potencial që ké, porse nuk je për arsyet që dihen … Sepse, ke jetuar në Paris, por si me pas qenë gjithmonë i diktuar, i lidhur dhe i burgosur në Kërçovë, ngaqë, nuk ke dalur kurrë nga zona jote e konfortit, nuk e ke stërmunduar vetën, nuk ke riskuar diçka të ré dhe ke ngelur aty ku je, fatkeqësisht, je kënaqur me shumë pak në realitet, e ke auto kufizuar vetveten në të gjitha anët, nuk ke komunikuar me Paris-in, elitarë artistik, je proletarizuar,
ke ngelur emigrant në getonë tënde, edhe pse je për mua një piktorë absolutisht fantastik dhe me vlerë. Sinqerisht, më vjen super keq, porse realiteti është ky !
E jo përrallat e shqiptarëve, që sidomos pas vdekjes të Personave, stërfryjnë çdo gjë në maksimum dhe çdo kush na del një gjeni i njohur, i cili ka pushtuar botën …
Kurse, realiteti objektiv është pak ndryshe, por nuk e thotë askush prej nesh.
Gati e njejta gjë, por për arsye të kundërta me Omer Kaleshin, sepse ai ishte tepër i shthurrur dhe i pa parashikueshëm si tip, ka ndodhur me ish mikun tim Daut Berishën ( piktorin nga Peja, i lindur në vitin 1946, i dalur nga Akademia e Beogradit dhe i specializuar në Akademinë e Paris-it ), me të cilin kam kaluar dy momente super interesante dhe origjinale në Paris, nga të cilat më ka ngelur një kujtim i mirë.
Ka qenë super i talentuar në pikturë, piktor me shumë potencial dhe perspektivë, mirëpo ishte aventurier, margjinal dhe mund të thuash, që me luhatjet e tia intime apo shpirtërore, më në fund, e auto-sabotonte vetveten, dhe si rezultat konkret përfundimtarë, në vend se me qenë aty ku duhet me topin dhe eliten e pikturës, nuk është … E pra, e ka një jetë super interesante, aventureske, pasionante, shumë më të pasur dhe të llojllojshme se Omer Kaleshi … Bile, për mua Jeta e tij vlen po aq sa piktura e tij dhe do e meritonte një roman, ose një film, sepse ka përjetuar shumë gjëra speciale, ka takuar Personalitete madhore të artit dhe kulturës botërore, por siç duket, dikund e ka pasur një thyerje, një nyje, një problem shpirtërorë me veten.
E sot, më thoni, ku janë veprat e Daut Berishës ? Në të cilat Muzeume botërore ?
Ndërsa turqit e kanë mbajtur si proletarë i pikturës, mikun tim Omer Kaleshin. Po dua me thënë që nuk e kanë çuar punën e tyre krijuese profesionalisht gjer në fund, përkundër atyre 3 Piktorëve jugosllav të cilët ua përmenda. Pyesne pra vetën, pse ? Dhe nuk i vinte mirë kur ja thoja, por prapë e pranonte kritikën time miqësore.
ARTI donë edhe komunikim me botën, lidhje, rrjeta, kontakte, përvoja të reja, e jo vetëm me ngrënë sarme, pilav, byrekë dhe qofte me komunitetin ballkanik të Parisit.

I vetmi që ka funksionuar shumë më profesionalisht ka qenë Ibrahim Kodra, i lindur në Shqipëri në vitin 1918, student i skulptorit gjenial Odisé Paskalit, i cili më vonë do shkonë në vitin 1938, me një burs të Mbretit Zog në ITALI për ta studiar artin dhe do ngelet andej gjer në fund të jetës. Në vitin 1944 do jeton në Milano, ku e ka banesën dhe ateljenë e tij personale. Mirëpo, Kodra i ka së paku veprat e tia nëpër koleksione private, por edhe në Muzeun e Vatikanit, në Dhomën e deputetëve të Parlamentit italian, në galeritë dhe fundacionet artistike të Milanos, etjera … Po ashtu, e ke edhe piktorin e Shkodrës zotin Lin DELIAJ, i lindur në vitin 1925 dhe i cili ka vdekur në Romë në vitin 1994. E ka edhe ai një karrierë me të vertetë profesionale dhe të strukturuar perfekt siç duhet.
Më rivijnë bile sot, kur e mendoj Kaleshin, dy shembuj simbolik në kokë, të cilët flasin vet, pa shumë komente … dhe është diçka super e dhimbshme :
I pari, me Annie Girardonë, aktorën e famshme franceze, të cilën e kam pasur gati si mikeshë familje. Po qëlloj në Paris, dhe isha tek shtëpia e Annie Girardot-së, rue du Foin, afër Place des Vosges, lagje e mrekullueshme. Ja propozova për qejf një darkë.
Po e thras mikun tim, pronarin belg të restorantit, Karl Steppé, ngaqë e kisha njohur në Bruksel, si autorë dhe si gazetarë fans i gastronomisë, dhe më kishte ftuar atëherë në dy restorantet emblematike të tij në Bruksel, por të nivelit të lartë gastronomik ( avenue Louise ) – « La Porte des Indes – një indian high level – dhe The Blue Elefant – një tailandez i rafinuar në top. Vende borgjeze për elitën ku shkonte darka me pije, në një mesatare mes 150 dhe 200 euros për person. Mirëpo, vinin njerzit për qejf dhe për ta zbuluar artin kulinarë të Indisë dhe të Tailandës. Ishte ritual në vete …
Tani, ky Karl-i, po e çel të njejtin restorant Tailandez « Elefanti Blu » në Paris, tek Bastija ( Place de la Bastille ) saktësisht, rue de de la Roquette … i kishte disa muaj.
Po e thras në telefon dhe po i them : « Karl, jam Skënder Sherifi, poeti dhe gazetari i Brukselit, por në Paris, këtu me aktorën Annie Girardot … dhe desha t’ia propozoj një darkë, me ndoshta një mik tjetër ? Ke ndonjë sugjerim ? »
Ah gjenial, je me të vërtetë me Annie-në ? E dua shumë këtë aktore … a po ma sjell sonte dhe po të ftoj unë këtu në Paris, por pyete, a pranon një foto dhe një shkrim si përshtypje në librin e artë të restorantit ? Dhe më lajmëron pak para se me ardhur ?
« Dakort miku im, y krye ajo punë ! Do vijmë rreth orës 20 h … të telefonoj pak para që ta dish ! » Dhe më shkoj mendja, me idenë për t’ia hapur pak horizontin dhe për ta befasuar për mirë, me e ftuar edhe mikun tim Omer Kaleshin në atë darkë speciale tailandeze – Menya imperiale ! E telefonova dhe i thash, je i ftuar nga unë në filan vend, tek Elefanti Blu në Bastijë në ora 20, eja 10 minuta përpara, dhe do ta prezantoj një mikeshë aktore super e njohur franceze. « Ah, po, nuk e di a mundemi, se nuk e njoh, nuk di çka me i thënë, nuk jam mësuar me njerëz të panjohur, etjera »
Oh OMER : të kam ftuar si Burrat e Malësisë dhe tani, e ke për dëtyrë morale me m’u përgjigjur, eja ku të thash dhe mos u formalizon, edhe në qofsh ulur para Presidentit amerikan, apo Papes së Romës … ti je ai që je dhe pikë ! Dhe je miku im … ti e dinë që të dua dhe të çmoj si Piktorë gjigant. Çfarë halli ke ? Mos ta ndien për të tjerët !
12.
Dhe erdhi si një fëmijë i hutuar dhe i humbur pa prindër tek Opera e Bastijës në 19,45 h … më lajmëroj me telefon dhe mbrrina me Annie Girardonë, dorë për dore.
Po e thras Karl Steppé-në, për t’i thënë jemi tek sheshi dhe tani për 7 minuta jemi para restorantit tënd me Annie Girardot. Kur po e sheh Omer Kaleshi, aktorën, u mahnit, si t’ishte një ëndërr irreale, më tha, « a e dinë çfarë nderi është për mua me e kaluar një mbrëmbje në darkë me këtë artiste madhore … ja kam pa disa filma, të cilët i kanë lënë mbresë çdokujt … waouw, por nuk po di se çka me i thënë ? »
Foli për jetën tënde, o Omer, mos u mundon kot, foli për dele, fusha, elektrik, Stamboll, pikturë, Henry Moore, pilavin, mishin e qingjit dhe të viçit, korrjen e grurit, gjëra të jetës së përditshme … se kjo nuk vjen për t’ia bërë një leksion të thelluar mbi artin e shtatë. I ka pas pëlqyer muhabeti me nënën time, e pse jo me ty, miku im ?
Kur erdhëm para restorantit, në trotuar, ishte një delegacion me stafin e tyre, që na prisnin me nderime, gjithë të veshur në kostume alla tailandeze … U habita edhe unë. « Mirë se na ke ardhur, e nderuara zonjë Annie Girardot, është nder për neve !»
Faleminderit, ma ka propozuar miku im Sherifi, jam kurioze për ta shijuar këtë vend.
Na propozoj Shefi atë mënynë imperiale, ku figuronin të gjitha asortimentet, gati një Festival i gastronomisë tailandeze, me verë, aperitiv, digjestiv dhe të gjitha të mirat.
Po ja shpjegoj Annisë, se kush është Omer Kaleshi, i cili rrinte i heshtur dhe si me qenë i impresionuar, pak i bllokuar … Dikur i tha – « shiko, Omer, e ke një surat të bukur, i cili po më pëlqen jashtë mase, se po ma kujton Georges Brassens. Ke diçka të urtë brenda vetës … dhe po ja fërkon fytyrën dhe flokët. Çlirohu, o Burrë, se jemi këtu për ta kaluar një moment human të paharrueshëm … fol dhe thuaj çka ke për të thënë, ose po e thras një Psikolog ? » – Më falni, por jam i turpshëm dhe modest. JU jeni artiste planetare me famë. – Dreqi ta hajë atë nder … kush po pyet këtu për famë ? Jemi disa miq privat rreth kësaj tavoline në këtë restorant gjenial, për të cilin do e falënderoj Skënder Sherifin … Por me çka je marrur në jetë ? Ku jeton, a ke ndonjë dashnore, a ke ndonjë aventurë për të na treguar, çka pikturon ? Fol atë çka të kalon mbi kokë, se nuk jemi duke e kaluar një provim në Sorbonë !
Oh Annie, ky është mistik, dervish, natyrë meditative dhe kontemplative e heshtur, pikturon koka njerzish pa trup, adhuron natyrën bjeshkëtare, traditat e vjetra ? Këtu është pak i zhvendosur në këtë atmosferë aziatike, nuk i donë shumë ndryshimet radikale … është i mësuar në ritet e veta Maqedone dhe ballkanike. – Po, qenka një mish-mash komplet, sallatë frutesh makedone … por pse e ka zgjedhur Paris-in ?
Oh Omer, je në Paris miku im, të dua shumë, po më pëlqen energjia e jote, me siguri je një person interesant, por shprehu, se nuk je më fëmijë … a i thua veti artist ? Eja e të puthi ? A po e ndien vetën më mirë tani ! Po e shoh që nuk ngrënte gati asgjë dhe e shikonte pjatën në tavolinë për seri, si të ishte zbritur nga Marsi. Dhe më tha :
« Skënder, pse më ke ftuar në këtë restorant, se ti e dinë që nuk është për mua. Ke dashur me më provokuar dhe ofenduar ? Çka janë gjithë këto gjellëra ? Nuk ha çkado unë … ku me e ditur çka ka këtu ? Tailandën nuk e njoh … Pse jam këtu ?
Heu, heu miku im Omer: qetësohu o burrë, se na tmerrove mua dhe Annie-në, tani.

Të kam ftuar vetëm me të nderuar, o i dashur mik, e jo me të ofenduar. Me ta prezantuar aktorën më të njohur dhe popullore të Francës, me të propozuar diçka të ré dhe jo e zakonshme për ty, me idenë, që ka me të frymëzuar për mirë. Kaq !
Qoftet dhe byrektë i njeh, apo jo … ballkanin a e njeh ? Tani, a mos do ishte mirë për ty, me pa diçka tjetër, plus edhe kuzhinën tailandeze, të cilën nuk e njeh … Ku është e keqja këtu ? A me vepruar gjithmonë si provincialë të kompleksuar dhe të kufizuar, të mbyllur dhe të abonuar në getonë tonë shqiptaro-ballkanike në gjithë Europë tash 50 vite dhe më tepër, si në Belgjikë, si në Zvicër, si në Gjermani, si në Amerikë … duke i praktikuar të njejtat rite, zakone, kuzhina tradicionale, pa ditur asgjë mbi Shtetin që na ka adoptuar, bile edhe duke e denigruar, si mos të ekzistonte fare ? Duhet që edhe neve ta përqafojmë kohën dhe botën, ashtu siç është, duke ruajtur edhe pjesën e rëndësishme tonën natyrisht. Po, a mos jemi model të shqiptarizmit pse rrimë duke ngrënë pite dhe flijë, sarme dhe speca të mbushur gjatë një gjysmë shekulli në Metropolet e botës, ose pse e dëgojmë Qamilin e vogël dhe Shkurte Fejzën ? Jo, o mik, se e kemi shembullin e Konicës dhe të Nolit, para sa dekadash … Pyete vetën, i dashur Omer, ti që banon tash 50 vite në Paris : çka njeh nga Franca realisht ? A e zotëron historinë, kulturën, artin e saj, traditat, folkloret, kuzhinat tradicionale të regjionëve të ndryshme ? A ja njeh artistat, intelektualët, a je ulur me ta në tavolinë, për të biseduar ? Dhe më kujtohet që u destabilizuar komplet dhe mezi priti për t’u rikthyer në prapafingon e tij, në Parisin 13. Por kur e mendon mirë: gjithë kjo pse ?
Jo, pse ndodhi një incident apo një dramë e madhe, por pse e çova në një restorant tailandez me Annie Giradot-në ! A është diçka qesharake ? Por fatkeqësisht reale !
I dyti kujtim ishte me Jacques Lacarrière, të cilin e kishim mik të përbashkët. Kam folur gjërë e gjatë mbi Omer Kaleshin dhe me pat thënë: » shiko, o Skënder, unë sikurse ti, e dua shumë Omerin, e vlerëroj në maksimum si piktorë, sepse, ka diçka unike dhe origjinale të tij … kam shkruar mbi të, për ta ndihmuar, ja kam blerë disa piktura, të cilat i kam në shtëpinë time në Burgonje në Sacy, kam marrur pjesë në monografinë e tij të botuar nga turqit, por e cila nuk ka difuzion në krejt Francë.
Ai si piktorë, i ka të gjitha kualitetet dhe parametrat për të deportuar në dimensionin nacional francez, mos më tepër … Por nuk i intereson ajo punë fare, sepse nuk ja bën hyzmetin, nuk i kryen dëtyrimet e çdo krijuesi … nuk komunikon, nuk hapet, nuk i kontakton njerzit, nuk dinë sesi me u reklamuar deri dikund me mjeshtëri, dhe në një farë mënyre, i mjafton me kaq … ashtu siç e njohim unë dhe ti: me ritet e tij ballkanike, me rrethin e tij shoqërorë, shqiptaro-turko-maqedon, duke u sjellur në ato kafe dhe restorante popullore që i njeh edhe ti … do me thënë, që Omeri, edhe pse është këtu tash ca kohë në Paris dhe super i talentuar me atë dhunëti natyrore, në kokën apo në shpirtin e tij, ka ngelur ai çobani i atyre Bjeshkëve të Maqedonisë, dhe kërkon vetëm për ta lënë rehat, pa e lëvizur prej botës së tij antike dhe tradicionale. Nuk ka pretendime, ambicione të tjera … Prandaj, nuk kam se çka me bë më tepër për të ! Kam bërë maksimumin me rezultatin e kufizuar që e njeh. Por nuk mund të shkojmë më larg me të … kaq e ka kapacitetin për sa i përket Paris-it.

E di që është e dhimbshme, ndoshta e padrejtë në aspektin puro artistik apo të talentit, se është me të vërtetë piktorë i fuqishëm … Të dy e ndajmë atë mendim.
Mirëpo, sot jemi në botën e showt mediatik dhe të komunikimit, aq më tepër këtu në meset parisiane. Ti a mendon që mund t’i kisha reklamuar veprat e mia, pa shkuar në disa emisione televizive, festivale, aktivitete publike ? Nuk mjafton për të thënë: e kam shkruar këtë libër dhe po qendroj tani në shpellën time, pa takuar askënd … dhe ejani ju për të më zbuluar mua, se jam një gjeni i rrallë dhe i pa njohur.
Nuk funksionon ashtu … Dhe duke i provuar disa gjëra me Omerin, duke i bërë disa tentativa dhe duke i marrur disa iniciativa precize … e kam kuptuar që nuk mund të shkojmë më larg se aq me të, për në Paris. Mirëpo, shyqyr që e ka së paku atë rrjetin e tij turk me Stambollin dhe Ankarën, dhe meset turkofone të Parisit … bile hanë bukë në një mënyrë modeste, por me pikturë. Ai nuk kërkon më tepër, për veten e tij
Këto ishin ato kujtime me Jacques Lacarrière dhe me Omer Kaleshin, të cilët patjetër që do më mungojnë shumë, kur të shkoj përsëri në Paris …
Për Zhakin nuk ka asnjë problem, se është aty ku duhet … Por sot, ku është vepra artistike, apo trashëgimia e Omer Kaleshit, i cili për mua e nderon pikturën tonë shqiptare, me një univers origjinal të pazavendsueshëm ? Pos disa privat shqiptarë apo francez, që ja kanë pas blerë ndonjë pikturë, pos meseve turkofone në Turqi dhe në Francë, dhe disa vepra që janë siç më kanë thënë mua vjet, tek Kryegjyshata e Bektashive në Tiranë … më thoni, ku janë veprat e Omer Kaleshit, në të cilat Muzeume apo Fundacione madhore të botës ? Së paku, le të ja mbledhin Shqipëria dhe Kosova, sa merren me kotësira, dhe me përfitime të rastit, të gjithë veprimtarinë e tij pikturale, le t’ia blejnë aty ku gjendet, për t’ia vendosur aty ku duhet, ku mund ta admiron edhe publiku jonë dhe ku e meriton plotësisht ai artist i rrallë, por i lindur me atë dhunëti brenda tij ! Po, po, një person në esencë çoban, fshatarë, proletarë, zanatëxhi, elektriçist, autodidakt, por më në fund, PIKTORË serioz dhe madhorë !
Një lloj dervishi i improvizuar, një kusheri i Yunuz Emresë, i Mevlanës turke, i fyellit dhe i vallëve mistike, që jeton si asket në tyrben e tij të katit shtatë në Paris, ku asgjë tjetër nuk mund ta pengojnë. Të përqafoj atje ku je, i dashur Omer … do më përcjellin përjetësisht ato Koka tua, ta dish ! Ah, Jacques, a do shihemi dikur, sipas predikimëve mistike, në sferat e tjera qiellore ? Ke ndonjë mesazh specialë për të na zbritur në Tokë ?

Me 15 mars 2023 në Bruksel – nga Skënder SHERIFI

blank

APOLOGJIA E DHEMBJES DHE E DASHURISË SI TRAJTESË SHPIRTËRORE NË RRUGËTIMIN E GJATË TË KRIJUESIT SEJDI BERISHA- Analizë libri nga Tahir BEZHANI

(Sejdi Berisha: “Peja dhembja dhe krenaria ime”- poemë të cilën kurrë nuk e përfundova), poezi botoi” Club Kultura – Pejë, 2023)

Peja frymëzim i përhershëm në krijimtarinë poetike të Sejdi BERISHËS, ose gjurmët e hershme të plugimit artistik të krijimtarisë së tij letrare!
* * *
Këmbëngulësia dhe qëndrueshmëria e refleksionit shpirtëror i poetit, i cili me vargun poetik e ndërton fortë mesazhin, i lëron, i studion dhe i përjeton deri në thellësi vlerat e jetës dhe të artit krijues

Poeti i mirënjohur kosovar, z. Sejdi BERISHA, i cili jeton e vepron në qytetin e bukur të Pejës që nga mosha e re, tanimë është personalitet i njohur anekënd trojeve shqiptare me krijimtarinë e tij brilante në të gjitha zhanret letrare, që gjithmonë me dashuri e respekt lexohen veprat e tij të shumta. Si autor i dyzetë e tre veprave letrare, redaktor e recensent i një mori veprash të krijuesve të rij por edhe të atyre tanimë të dëshmuar, ai sot gëzon një respekt të veçantë kudo në trojet shqiptare nga lexues të pasionuar të artit letrar. Njëherësh, krijimtarinë e tij letrare, e ka vlerësuar edhe kritika mbarëshqiptare, duke dhënë mendime të thukëta e meritore për gjithë opusin e tij krijues.
Rrugëtimi i tij krijues, S. Berishën, vetëm sa e bënë edhe më këmbëngulës e gjithnjë e më të qëndrueshëm, e çelikos me vargun poetik, i cili lëron dhe i studion e përjeton deri në thellësi vlerat e artit krijues, duke nxjerrë gjithmonë në pah bukurinë mbase edhe madhështinë tërheqëse të dhembjes dhe të dashurisë që i dhuron jeta…!
Ky krijues i devotshëm, këto ditë botoi veprën e 43-të titulluar “Peja dhembja dhe krenaria ime” -një poemë të cilën kurrë nuk e përfundova, thotë poeti Berisha.

Ndërsa unë, si lexues i veprave të tij, do e pyesja se kurë do mbarojë dhembja e dashuria në embrionin e shpirtit të tij poetik, kur dihet se atyre nuk u shihet fundi…?! Mburrje!…

blank

Edhe kështu, fuqishëm dëshmohet pesha e vargut i shoqëruar me mesazhin e ndërgjegjes:…“Kudo të kërkova e nuk të gjeta, e gjurmët digjnin shpirtin se ishe shndërruar në rrëfim dhembjesh edhe në ëndrra të heshtura”…!

Që në faqen e parë, (pas parathënies nga autori), lexojmë poemën: “Kudo të gjeta, ty toka ime që nëpër shekuj tentuan ta shëmtojnë madhështinë”, e cila kryekëput i kushtohet Tokës Arbërore dhe plagëve të saj nëpër shekuj. Muza e poetit Berisha shndërrohet në pelegrin i të gjitha kohërave, duke derdhur gjithë dhimbjen shpirtërore ndaj atdheut si tërësi gjeografike, duke ndier thellë atë peshë të kohërave të cilat grisen dhe copëtuan hartën gjeografike të Tokës Arbërore. Poema në fjalë, e tëra është një sagë në vete e të gjitha vuajtjeve dhe përjetimeve nëpër shekuj, por gjithmonë stoike, e paepur kurrë, ballëlartë e krenare në të gjitha betejat për ekzistencë. Me flaken e shpirtit, plot dhembje e krenari, poeti thurë këto vargje antologjike, te cilat përgjithmonë mbesin në kujtesë si refren i dhimbjes krenare: “Kudo të kërkova e nuk të gjeta,/ E gjurmët digjnin shpirtin/Se ishe shndërrua në rrëfim dhembjesh/Edhe në ëndrra të heshtura” ,ose “Kudo të kërkova e asnjëherë nuk të gjeta/Kudo të kërkova e kudo të takova/ Toka ime sa e madhe je…”

Mes këtyre vargjeve të bukura vërehet pezmi i brendshëm poetik dalë si zjarr mali dhe nostalgjia me peshën e vuajtjeve nëpër kohë, ku autori kurrë nuk e heq nga zemra e shpirti mendjen nga trojet e etnike. Pra, këto vargje lexohen me kuptim kontrasti, apo dysinë deduksionesh, duke marrë parasysh edhe shkapërderdhjen e mendimeve në kohështrirje historike të fateve tona, me ç’rast autori përmend shumë emra të jetës publike letrare, emra vendesh e me rëndësi historike në vendosjen e fateve tona, si frymëzime që kurrë nuk të lë të qetë. Pikërisht, nga kjo prizëm poeti shkruan: ”Sa herë vdes brenda vetës/ E askush nuk e vëren dhimbjen time/Askush nuk e peshon mllefin tim”.

Pothuaj se i tërë libri, “Peja dhimbja dhe krenaria ime” e S. Berishës shtrihet nga poezi të gjata, poema, si rrjedhojë e burimeve të pashtershme poetike. Dhe jo vetëm kaq, sepse, poezia lind nga vuajtjet dhe skalitet në art, siç është rasti te autori i kësaj vepre.

Fuqia krijuese dhe kur jeta me të gjitha nuancat e kohës mbetet kujtim i përjetshëm i një poeti të madh, i cili më mirë e më këndshëm se kushdo tjetër i këndoi dhe i këndon me përkushtim jetës

Peja, sikur është thembra e Akilit për poetin. Aty bashkëdyzohet jeta me të gjitha nuancat kuptimore, aty gërshetohet jeta fëmijërore, ajo rinore dhe djaloshare, ku mbeten kujtimet e përjetshme të një poeti të madh, i cili më mirë e më këndshëm se kushdo tjetër i këndoi me përkushtim tërë jetës. Vetë autori thotë: …”Poemë të cilën kurrë nuk e përfundova,”, me çfarë bukur qartësohet ajo lidhja emocionale me këtë qytet në të cilin u rritë e u plak, por që nuk u lind aty! I gjendur në rrethana të ekzaltimit psikologjik, brenda një jete me rrethana të veçanta, autori sikur kërkon ilaçin e dhembjes për shërimin e shpirtit, ku pikërisht, nisur nga ky kënd, përcëllues janë vargjet si këto: “Pejë/Me ty rashë dhe u zgjova/Me ëndrra të ndrydhura/Me ty kudo shkova/Ne zemër të mora”. Nga ky perceptim madhor poetik, S. Berisha, i thurë Pejës fjalët më të bukura, meritat historike, “ku bari ndryshe rritët nga eshtrat e djemve tu,” duke cekur edhe emërtime vendesh brenda këtij qyteti historik, por edhe për njerëzit e të gjitha kategorive, edhe të atyre që e “hijeshojnë” qytetin si kategori njerëzore…

Pa pushim, pa mbarim zjarrmishëm i këndon Pejës, Sejdi Berisha. Andaj, në Pejë dikush duhet të ketë vëmendjen për këtë zë madhor të këtij krijuesi…!

Librin më të ri poetik, “Peja dhembja dhe krenaria ime”, padyshim e ngritë lartë tharmi poetik shprehur nga pellgu i shpirtit, ku si përformancë ka dhimbjen dhe dashurinë njerëzore, si dy shtylla komplekse jetësore, aty ku ndërtohet i fortë bazamenti i filozofisë njerëzore…

Përkushtimet poetike si një rezervat shpirtëror, janë piedestali i artistikes brenda këndimit dhe një arritje prestigjioze poetike, ku çdo gjë zbërthehet në edukatë njerëzore, si materie psikologjike, filozofike e shpirtërore

Përkushtimet poetike prindërore si një rezervat shpirtëror, janë piedestali i artistikes në vargjet e këtij libri, një arritje prestigjioze poetike, ku bërthama përkushtuese zbërthehet në edukatë njerëzore, si materie psikologjike e shpirtërore. Këto fakte i gjejmë padyshim të skalitura mirë e mirë në “Elegji apo poemë kujtimi” për babin e ikur moti në amshim, të cilit i drejtohet me vargje sikur të ishte drejtpërdrejtë me te duke vepruar në jetë: “A të kujtohen o plaku im/Ato kullosat ku i ruanim delet? Dhe do gurë varresh nëpër to/A të kujtohen edhe do varreza/Para e pas shekujve të shkuar”. Një imagjinatë e fortë poetike ku aludohet, pos kujtimeve me babin, preken edhe shekujt e shkuar si banorë denbabaden në këto troje. Dhe: ”A të kujtohet o kostari im/Kur livadhet nën thepat e larta/Kositnim me kosa të mprehta/Këngën e Oso Kukës duke kënduar”. Ku ka vargje më madhështore ku përmes tyre shkrihen do kohë të zorshme, shumë të vështira, duke kujtuar gjithnjë “plisin e mbushur djersë”…

Poeti, gjatë vargëzimit, me një elokuencë të fortë e plot dhimbje përkujton, parafytyron babin para vdekjes, i cili, nga lodhja dhe pleqëria shtrihet në shtratin nga i cili nuk zgjohet më, ndërsa poeti shkruan: ”A të kujtohet Babëloku im/Kur u shtrive në krevat/Më the; kurrë më nuk do ngritëm/Se toka më kërkon”.

Mendoj se çfarëdo komenti për këto vargje brilante e me peshë të jashtëzakonshme, do e dobësonte edhe qëllimin e këtij shkrimi… Por, i pakalueshëm vërehet edhe një segment poetik, ku autori, sikur i betohet prindërit, për çfarë ligjëron: ”Por të gjitha këto/Edhe jetën tënde/Në defter i kam futur”…!

Në krijimtarinë e përgjithshme të poetit Sejdi Berisha, lexuesi i mirëfilltë e me zell leximi, sikur se vëren një kaos shpirtëror nga ku del një zharavë vullkanike në poezi dhe prozën e tij. Ky zjarr, këtë zharavë të dëlirë poetike e vërejmë më së shumti te romani autobiografik, “Njeriu ‘pa’ vendlindje”, ”Treni”, dhe tani se fundmi në poemën “Letra e nënës” (Letër apo këngë përjetësie).
Në romanin “Njeriu ‘pa’ vendlindje”, me dhembje e prekje deri në thellësi mësojmë se si iu grabit pasuria dhe shtëpia nga armiqtë (kolonialistët serbo-malazezë) fill pas Luftës së Dytë Botërore, derisa familja i mbeti rrugëve të fatit, pa mëshirën e askujt. Fati i tillë i mjerueshëm e përcolli deri vonë, kur poeti u rritë dhe kuptoi gjithë sagën familjare, e cila u reflektua në artin e të shkruarit si një madhështi jete me triumf…!

blank

Korrelacioni i vargut dhe i forcës së jashtëzakonshme që del nga himni i qëndresës së një nëne, përmes së cilës bëhet lapidar pavdekësia dhe figura e nënës nëpër kohë e shekuj

Ndërsa, te poema “Letra e nënës”, derdhet e gjithë pesha e dhembjes, dashurisë, e vuajtjes e shumë sakrifica të tjera jetësore. Figura e nënës është Alfa dhe Omega e jetës së përjetshme e poetit Berisha, i cili me zjarrin dhe dufin e pa përshkruar, i këndon himnin e qëndresës një nëne, përmes së cilës na del figura e të gjitha nënave tona nëpër kohë e shekuj. Ndoshta, (dhe me siguri), vetëm kjo poemë do merrte disa faqe shkrimi analitik për të mundur sadopak të hidhen në dritë meritat dhe qëndresa e një nëne për rritjen e djalit të saj, por edhe pesha poetike e një krijuesi i përmasave kombëtare, siç është, Sejdi BERISHA.

Monologu që përshkruhet në poemën e lartcekur me nënën e vdekur, lexuesit i krijon rrëqethje, e besa nxjerr edhe lot, me fuqinë imagjinare të poetizimit. Në strofën e dytë, autori e fillon monologun trishtues, të cilin e fillon e ëma e vdekur: “Po e nis prej aty ku ty të linda/Aty ku nuk ishim në shtëpinë tonë/Andaj sa shkrumb kisha/Që kur dole në dritë/Nuk mund e shijove? Aromën e shtëpisë sonë/, për të kaluar në strofën e katërt:” Se tek daja yt nuk ishte çerdhja jote/Sepse shtëpinë na kishin grabitur hienat/Edhe tokën tonë stërgjyshërore/ Për atë edhe stinët e verës ishin të ftohta”!

Pena e mprehtë e autorit të këtij libri, e ka shkathtësinë asociative të krijimit të figurës së qëndrueshme në artin poetik. Si element figurativ në brenditë kësaj poeme vërehet si subjekt i Doruntinës, ku shfryrja e mallit përmes monologut me të vdekurin është një element me rezonancë të thellë filozofike në poezinë berishiane.

Me peshë të veçantë na del tablo e jetës së nënës, e cila gjatë rritës së saj, kishte pasur fatin si i biri, (autori), kur vargjet argumentojnë thyerjet e jetës: “Biri im/Fytyra e nënës sime/Ka qenë ajo e sime motër/Asaj madhështores që ma zëvendësoi nënën…”!

Në strofën e dhjetë të poemës, gjatë monologut imagjinarë, prapë Doruntinas, sikurse nëna ndahet e kënaqur me të tërën; për rritën, edukatën, dashurinë e shkathtësinë, zgjuarsinë e shumë të mira të tjera, të cilat në vargje lexojmë: “Shumë gjëra kurrë nuk t’i kam treguar/Vetëm që ty të ta ruaja atë freskinë rinore/Edhe ashtu të lënduar dhe të përvëluar/Por të gjitha këto të kalitën/Të bënë njeri të madh/Njeri që do tokën dhe qiellin”…!

Për librin më të ri të publicistit dhe krijuesit, Sejdi Berisha, ”Peja dhembja dhe krenaria ime”, mund të shkruhen disa dhjetëra faqe, nga se përfshirja e botës së brendshme në vargje e këtij poeti, ka dimensione shumëdimensionale, universale të jetës personale, por edhe të jetës gjithëpërfshirëse njerëzore.

Shkrimtari, me universin e tij krijues, ka përfshirë në vargje edhe të gjithë heronjtë e kohës, sakrificat për lirinë e sotme dhe synimet e rrugëtimit gjithëpërfshirës kombëtar nëpër histori.
Libri në fjalë i poetit dhe i krijuesit universal, z. Sejdi Berisha, është edhe një prurje si thesar i rrallë i artit letrar, pasuri për bibliotekat shkollore e universitare, por gjithsesi edhe ato personale.

(Gjakovë, 16 mars 2023)

blank

Mbi romanin “Un Mort” të Arben Kallamatës- RIKTHIMI I HISTORISË NËPËRMJET LETËRSISË HISTORIKE- Nga Rei F. HODO

Në amullinë e madhe të një realiteti pothuaj iluzionist gati-gati të shmangur nga tradita e mbarëvajtjes së rregullit të tij, ndodh që individë krejt të natyrshëm të marrin përsipër misionin aq fisnik të letërsisë. Ky i fundit, një proces që përkthehet më pas në një produkt fizik, libri. Kësisoj në botimet e radhës të Shtëpisë Botuese Jozef bie në sy dhe romani “Un Mort”, nga shkrimtari dhe përkthyesi Arben Kallamata. I vendosur prej kohësh në Kanada, ai rikthehet tek lexuesi pas pothuaj katër vitesh pas botimit të romanit të tij të parë. Duket se optika historike është ajo e cila e bën kurioz më së shumti autorin në fjalë. Edhe në romanin e tij të radhës, është kujdesur të sjellë te lexuesi sërish një roman historik, i cili na rikthen disa dekada pas, në motin e regjimit totalitar në Shqipëri.
Ç’është e vërteta, romani historik është gjini e njohur gjerësisht në lëmin e letërsisë. Duke datuar prej kohës së romantizmit evropian, romani historik ka qenë në fokusin edhe të shkrimtarëve që kanë bërë jehonë, si Fountane apo Viktor Hygo. Në letërsinë shqipe romani historik vjen relativisht vonë. Fillim i këtij zhanri daton me veprën “Shkodra e rrethueme”, nga Ndoc Nikaj. Pra, romani historik shqiptar vjen thuajse një shekull pas atij europian.
Romani historik shkon përtej sferës letrare, thënë ndryshe, ai është i vendosur në nivelin e parë të komunikimit, apo atë verbal, por jo letrar. Duke parashtruar këtu faktin se kjo gjini nuk përcaktohet tërësisht si historiografi dhe as rrëfim i pastër letrar, romani historik ndodhet midis një hendeku, ndërmjet trillimit dhe historisë. Rrjedhimisht “Un Mort” cilësohet tërësisht një roman historik i episodit kombëtar. Kjo nënkupton që edhe pse autori ndoshta nuk është vepruesi kryesor, ai është dëshmitar i besueshëm i kohës dhe ngjarjes së përshkruar gjerësisht në roman.
Ngjarjet e diktaturës mund të jenë ende burim për të pasur mundësinë e shfrytëzimit të mjaft degëve që rrjedhin prej sistemit në tërësi. Në roman trajtohen me hollësi momentet dhe ngjarjet nga ndodhitë brenda Radio-Televizionit të kohës, marrëdhëniet ndërmjet përfaqësueseve kinezë, pushtetarëve shqiptarë apo edhe përshkrimi me detaje i lojës stërvitore ushtarake më të madhe. Një ndodhi pak e njohur për shoqërinë dhe ndoshta edhe për vetë anëtarët e atij sistemi. Mundësia e ardhjes në Shqipëri e një sasie të konsiderueshme të raketave bërthamore kineze, si dhe të gjitha makinacionet e pushtetarëve përshkruhen me detaje në vepër. Autori kujdeset të vendosë në platenë e ngjarjeve personazhet e rëndësishëm historik, duke i vendosur ato në dialogë realë për të nxjerrë pikërisht sa më shumë të mundet karakterin e tyre të vërtetë.
Autori është kujdesur të ruajë vetëdijen historike dhe bashkangjitur me këtë ka krijuar hapësirat e nevojshme për të ngjizur vetëdijen kritike ndaj historisë. Këtu na vjen në ndihmë studiuesja Klara Kodra, sipas së cilës, “romani historik modern po thellohet gjithmonë e më shumë në filozofinë e historisë, nganjëherë në rivlerësimin apo receptimin kritik të saj, duke lënë në plan të dytë intrigën”. Autori ka arritur që ta shndërrojë historinë në një skenar korrekt mbi të cilin gjen bindjen për të mbështetur rrëfimin e tij.
Gjithashtu, autori kujdeset të mbajë bindjen postmoderne ndaj historisë. Shprehur ndryshe, postmoderniteti niset nga bindja se e kaluara nuk mund dhe nuk duhet të shlyhet, duke qenë se vetëdija e postmodernes është vetëdija e pranisë së të kaluarës në të tashmen. Në këtë moment vlen të përmendet mendja e ndritur e Umberto Ecos, sipas të cilit “postmodernizmi i përgjigjet modernes, duke kuptuar se e shkuara, meqë nuk mund të shkatërrohet, sepse shkatërrimi i saj sjell heshtjen, duhet të rivizitohet, por me ironi dhe jo në mënyrë të pafajshme”. Nisur nga bindja subjektive e letërsisë, lexuesit, e sidomos atij të zgjedhur, i takon detyra që të konkretizojë vendin e kësaj vepre në letërsinë shqipe.Hejza
blank

Këngë për Ditën e Verës- Nga Albert HABAZAJ

 

 

Teksti: Albert Habazaj
Këndon grupi i Shqiponjat e Tërbaçit – nderuar me Dekoratën “Naim Frashëri”: Shpresa Kapo Çelaj, Liri Gaçe Shkurtaj, Hava Çelaj Muçaj, Antoneta Goxho Mehmetaj, Liljana Rrapi Kapo, Meme Ribaj Habazaj, Evgjeni Habili Seferaj, Fatmira Hodo Skendaj, Flutura Nanaj, Lavdie Goxho Xhaka; drejtues artistik: Albert Habazaj

Katërmbëdhjetë marsi erdhi,
Ngjyrat më të ëmbla derdhi.

Dhe këtyre hënave
Sot rilind jeta e re.

Erdhi prapë Dita e Verës,
Të mirat – në prag të derës!

Të parët na kanë thënë,
Që kur jeta është zënë:

Është festë që nga paganët,
E dinë të tjerët dhe tanët.

Çamarrokët, për ditë vere,
Në shegë varin guduvére.

Çelin lule trëndafilat,
Këndojnë thëllëza, bilbilat.

Më e bukur bëhet bota,
Jeta, ajri, fryma, toka.

Sa i kaltër u bë qielli,
Sa ëmbël po qesh dhe dielli.

Kullon mirësi natyra,
Pranverë na çel fytyra.

Dit’ e Verës na prufsh fat,
Shqipet fluturojnë lart!

Vlorë, e martë, 14.03.2023


Send this to a friend