VOAL

VOAL

Ambasadori shqiptar përplaset me atë rus në OKB: Mos e përmend Ramush Haradinajn se ai nuk u fsheh!

June 15, 2022

Komentet

Dosje e hapur qysh më 2019- Të angazhuar edhe më 2021, 2023, ‘Troplinët’ u goditën 10 ditë pas 11 majit

Pas 6 vite hetime të zhvilluara në Itali dhe Shqipëri, prokuroria e posaçme SPAK, arriti që në muajin Maj 2025 të konkretizojë hapat proceduriale me goditjen e klanit “Troplini” në Durrës.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar se dosja “Troplini” është një procedim që mban Nr. 36 dhe është regjistruar në vitin 2019 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Regjistrimi i dosjes është bërë për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe Pastrimit të produkteve të veprës penale, “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Baza e informacionit kanë qenë të dhënat që italianët kanë sjellë në Shqipëri, ku kërkonin ndihmë të ndërsjelltë me qëllim krijimin e skuadrave të përbashkëta dhe hetimin në dy linja paralele në Itali dhe Shqipëri.

Hetimi nga Krimet e Rënda, nuk ka vijuar për shkak se në dhjetor 2019 kjo prokurori pushoi se funksionuari, pasi në lojë me ndryshimet ligjore hyri prokuroria e Posaçme SPAK.

Dy prokurorët e dosjes Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, kanë kryer transferimin e akteve hetimore të dosjes “Troplini” nga Krimet e Rënda tek Prokuroria e Posaçme, duke vijuar hetimet për gati 6 vite më pas.

Hetimi është ndjekur nga disa gjyqtarë paraprakë por së fundi ka qenë gjyqtarja Irena Gjoka që ka ndërmarë veprimet.

Pas një koordinimi bisedash telefonike të përgjuara të Elvis Doçit alias “Visit të Pojës” dhe anëtarëve të tjerë të grupit si dhe analizimit të kodeve të platformës elektronike “SKY”, SPAK ka vendosur të lëshojë 29 urdhër-arreste.

Në 19 Mars 2025, dy prokurorët e SPAK kanë zbritur në gjykatë kërkesën për caktimin e masave të sigurisë ndaj 29 personave që ishin të Klanit Troplini në Shqipëri.

Ndërsa në Italia, nga prokuroria e Barit, në 21 Shkurt 2025, ishin lëshuar 28 urdhër-arreste.

Në Shqipëri, kërkesa për caktimin e masës së sigurisë është marrë në shqyrtim nga gjyqtarja paraprake, Irena Gjoka, e cila për gati 1 muaj e gjysëm nga shqyrtuar dosjen e prokurorisë dhe në datën 30 Prill 2025, ka pranuar kërkesën e dy prokurorëve, duke firmosur 29 urdhër-arrestet e kërkuara prej tyre.

Vetëm 20 ditë pas marrjes së vendimit nga Gjykata e Posaçme, SPAK në 21 Maj 2025, ka ndërhyrë duke vënë në ekzekutim këtë vendim, me qëllim arrestimin e emrave të njohur të botës së krimit, të cilët u goditën fiks 10 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Thuajse i gjithë potenciali i grupit u mobilizua në fushatën elektorale dhe nuk u pengua asnjë moment.

Nga aksioni policor i koduar “Ura”, nuk u mundësua arrestimi i kokave kryesore të këtij grupi kriminal dhe një pjesë e madhe e anëtarëve të tij.

Të vetmit që ranë në pranga ishin avokati Armand Targaj, Altin Morina që ndodhej në burg, Akil Ndërjaku që ndodhej në burg, ish-polici Orgest Molla, Gëzim Thartori, Ligor Çombashi, Ervis Deti dhe dy persona të tjerë. /Elton Qyno, Ora News/

Kosovës i duhet një kulturë paraqitjesh që bëhet stil i jetesës dhe civilizimit- Nga Skënder MULLIQI

Tekstin po e fillojë jo më diqka  që unë po inskenojë , por vëretetë më ate që i ndëgjon  qytetarët kur takohesh me ta.Shumica janë mllefosur për sjelljet e tilla të kuvendarëve, madje  i ndëgjon më shprehje së shumica po sillën sikur te ishin banditë etj!Dhe, ka shumë saktësi në këtë mendime.Për një kohë të gjatë u krijua bindja në opinion e gjerë publikë, se nese do të mbijetosh në shoqëri, duhet të jesh anëtar i “bandës” së dikujt.Ajo të mbron më familjën tuaj.Por, në këmbim , ata kërkojnë besnikëri.Duhet të jesh i disponueshem.Dhe, a nuk po shohim shfaqje të tilla kuvendarësh në organin më të lartë të shtetit ?Unë nuk dua të bëjë një krahasim të tillë, po vertëtë është së po ekziston ngjashmeri.Kur vijnë në shprehje sjelljët e tilla, nuk mbetet vend për civilë, lëre më për intelektualët, artistët , filozofët etj.Këta kuvendarë  po i mohojnë,ligjet dhe kushtetutën , janë bërë të dëmshem për shoqërinë demokratike .Të emocionuar , të grimuar me ngjyarat e ndryshme , më britma dhe daulle.Këto janë shfaqje për çdo kritikë.Këta janë bërë shëmbulli më i keq i një shoqërie të organizuar.Ajo çka po shohim në çdo të dytën ditë në kuvend, është jashtë normave të qytetërimit dhe të shtetndërtimit.Nuk kemi nevojë për një shoqëri më vrazhdësi dhe primitivizma të tilla.Neve na duhet një kolekcion qytetarësh të lirë dhe të plotë të një shteti , e asgjë që  ngjason në lidhje të interesit, klintelizmit dhe lidhjeve të tjera të dëmshme.Kosovës i duhet një kulturë paraqitjësh, që bëhët stil i jetesës dhe civilizimit.Ju shumica  e kuvendarëve që gjendeni sot në ulëset e kuvendit nuk po përfaqësoni këto vlera.Jeni bërë uzupatorë të tyre.Vlerat janë të garantuara më ligj.Po vendoseni mbi kushtetutë dhe ligjin!Po gumzhini në ambiente të sallës se kuvendit, duke përhapur errësira që do të na hajë.Sikur nuk keni parë kurrë se çfarë do të thotë parti politike , ideologji, filozofi, ideal , besim, program, statut, organ, këshill , bord?Nuk keni nevojë për  intelektualë , artistë, punëtor.Ju po keni nevojë për njerëz besnik deri në palcë.Shteti nuk mbrohet më veprimet  e tilla çfare po i shohim.Shteti nuk është ndërmarrje apo organizatë private . Kjo  është e tmerrshme,  dhe qesharake apo jo…?!

Gazeta e madhe italiane- ‘La Repubblica’: Berisha hidhet në sulm, tregon provat e manipulimit zgjedhor

Nga Davide Carlucci, LA REPUBBLICA

Sali Berisha nuk dorëzohet dhe, 11 ditë pas numërimit të votave që i dhanë fitoren kryeministrit aktual Edi Rama, vazhdon të denoncojë manipulimet. Ish-kryeministri i moshuar, lideri i Partisë Demokratike të qendrës së djathtë, ka treguar, në një konferencë për shtyp, ato që ai i konsideron prova të operacioneve të paligjshme që i kanë mundësuar Partisë Socialiste të fitojë me një diferencë prej gati 20 pikësh. Ai kërkon formimin e një “qeverie teknike” dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Berisha flet për “qindra dokumente” që provojnë akuzat e tij dhe tregon një video në të cilën shihen 117 fletë votimesh të vulosura dhe të gatshme për t’u përdorur për votim në një bar në Pekisht, afër Elbasanit, në dispozicion të një kryeplaku, që – sipas tij – do t’i ofronte ato për socialistët. “Shihni, tavolina është plot me euro dhe karta identiteti në masë të madhe. Ky është tavolina e krimit zgjedhor,” tha ai para gazetarëve të pranishëm në konferencën që u zhvillua në selinë e tij në Tiranë.

Sipas Berishës, kundërshtarët e tij kanë përdorur masivisht metodën e quajtur “treni bullgar”, që konsiston në shpërndarjen, nga ana e votuesve pas daljes nga kutitë e votimit, të fletëvotimeve të bardha që pastaj shkëmbehen me fletëvotime të parapërgatitura në këmbim të një shume parash.

Berisha thotë se ka denoncuar gjithçka në autoritetet gjyqësore, edhe pse nuk beson te veprimet e SPAK-ut, prokurorisë speciale kundër korrupsionit (ai vetë, përkundrazi, është nën gjyq për skandale të vjetra ku dyshohet të ketë qenë i përfshirë).

Nga rreth i Ramës e minimizojnë këtë çështje: “Janë akuzat e zakonshme, ai i bën këto akuzat në çdo raund zgjedhor”. Kryetari i Komisionit të Pavarur të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka thënë se “nuk ka marrë informacione për raste të trenit bullgar”, por se “rastet duhet të hetohen nga organet e drejtësisë”. Ai shtoi se në çdo rast “nuk ka pasur konteste mbi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve”.

Ditën pas zgjedhjeve, vëzhguesit e OSBE-së, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, shpërndanë një raport, pjesërisht të kundërshtuar nga Rama, ku denoncoheshin situata të tilla: “Në shumicën e rasteve, votimi është vlerësuar pozitivisht. Megjithatë, në 4.6 përqind të 995 vëzhgimeve, një numër mjaft i lartë, procesi është vlerësuar negativisht kryesisht për shkak të mangësive procedurale dhe disa presioneve ndaj votuesve”. sn

VIDEO/ Debati – Bushati shpërfytyron Preç Zogajn: Ti mbron bandat, zgjedhjet u vodhën

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e konsideroi procesin zgjedhor si “votime” dhe jo zgjedhje. Ai tha se zgjedhjet u ndikuan nga krimi i organizuar dhe nuk kanë përmbushur asnjë standard për t’u konsideruar të lira.

“Nëse flasim për këto votime shkërdhatë, pa folur për Troplinët, Suel Çelën dhe Bajrat, atëherë nuk themi të vërtetën”, deklaroi analisti.

Bushati tha se zgjedhjet u certifikuan nga SPAK, me atë të task forcës që u ndërtua, ndërkohë që e quajti këtë institucion “bandë”.

Ndërkohë gjatë bisedës ai pati një debat të ashpër me shkrimtarin Preç Zogaj që ishte aty siç duket të mbronte këtë masakër elektorale. Bushati tha se shqiptarët, një mut kanë votuar dhe ty, i tha ai Zogajt, të të vijë turp që i mbron.

Debati:

Bushati: Akuzohen nga opozita që kanë vjedhë zgjedhjet. Dhe këta njerëz të njëjtët…

Zogaj: Në burg…

Bushati: Po, por pasi vodhën zgjedhjet. Se edhe Çyrbja shkoi në burg por pasi shkoi si njeriu i bandave në listën e PS dhe deputet i PS. Në qoftë se dy banditë në Elbasan të caktojnë atë gocën që të vendosë gjithë lejet e ndërtimit të Shqipërisë…

Zogaj: Këtë të bandave mbaje për vete, mund ta fusësh në xhep ti. Nuk kam ndejtë kurrë më banda, kurrë në jetën time.

Bushati: Aq me keq që po i mbron sot. Në qoftë se i mbron sot aq me keq.

Zogaj: Po mbroj votuesit që kanë ushtruar të drejtën e  votës

Bushati: Kanë ushtruar një mut Preç, se nuk i kanë lënë. Nuk i kanë lënë votuesit. Sepse intelektualisht duhet të të vijë ty turp kur shef raste të tëra që njerëzve ju jepen lekë dhe ju merret vota dhe nuk ndërhyn SPAK, nuk ndërhyn policia, gjykata. Atëherë ky quhet mashtrim intelektualisht në rastin me të mirë.

Zogaj: Të dëgjoj unë fiksin si puna jote…

Bushati : Këto janë fakte….

Zogaj : Banda, banda….ti po ofendon

Bushati: Këtu ka pallavër….

Mbi konceptin e lirisë në politikën dhe diplomacinë e Kosovës….- Nga AGRON SHABANI

Në Kosovë të rrahurat e zemrës, plagët, pezmatimet, dhembjet, frakturat, plazmimet, mburrjet, krenaritë dhe betimet e brendshme skeletore dhe gjetike, shpeshherë sikur ecin (lëvizin) ose shkojnë bashkë të kapura dorë për dore me njëra tjetrën.
Ndërkohë që ngjarjet dhe zhvillimët e përgjithshme në Kosovën e pyasluftës, vazhdimisht sikur e sfidojnë, ekliopsojnë dhe determinojnë njëra tjetrën në saje të të ambicieve karieriste dhe profiteriste të grupit dhe individit të vetmuar ose izoluar  në arenën vendore dhe ndërkombëtare. Si?
U mor vesh se ndjenja e vetmisë, injorancës dhe harresës individuale ose kolektive nga të tjerët, nuk është thjeshtë fenomen i të vetmuarit. Jo. Por rasti i vetmisë, injorancës  ose harresës së përbashkët globale ose kolektive, është një ndjenjë dhe përjetim i keq që shfaqet ose manifestohet në raste kryesisht të pavolitshme ose që përjetohen si të tilla: si për shëmbull: në raste tragjike dhe në raste të ndryshme si në luftë, sport, politikë, diplomaci, aksione bamirëse ose karitative etj.
 Vetmia e grupit (dy e më tepër personave), është thellësisht ndjenjë e keqe që lindë nga situata e ndërlikuar që ngrenë (ngrite) ngulmin e trishtimit dhe nxitë frikën e zhdukjes idividuale dhe kolektie të një populli ose shteti dhe pushteti të caktuar shoqërorë, qytetar ose politik, të cilët ndjehën të harruar, shpërfillur dhe tradhëtuar nga të tjerët : nga bashkëluftëtarët, nga eprorët, nga partia, nga elektorati i tyre, nga miqtë dhe aleatët politik ose ushtarak e kështu me radhë. Kjo vetmi shëndrohet edhe në kompleks të masave të gjëra qytetare ose popullore. Në sindromë ose kompleks të madh inferioriteti dhe malicioziteti-përballë të tjerëve. Një popull ose komb i tërë kaplohet nga ndjenja e vetmisë dhe pasigurisë individuale dhe kolektive në raste specifike të krijuara nga një politikë e keqe e pushtetit, nga lakmuesit për pushtet si dhe nga shtete të tjera, me bllokada, izolime, shantazhe, presione ose shtypje të llojeve të ndryshme.
Rasti i “gjykatës speciale në Kosovë”, i “asociacionit” dhe të tjera, lirisht mund të quhën izolim, bllokadë, harresë ose një vetmi e imponuar ndaj individit dher kolektivitetit nga faktori i brendshëm  shqiptar ose kosovar, si dhe nga ana e bashkësia ndërkombtare.
Faktorët e mundshëm determinant ose paradigmatikë, në këtë kontekst paradoksal, reaksionar dhe anakronik, janë të shumtë. Kjo duke filluar nga sindromet ose komplekset e Edipit ose inferioritetit, për të vazhduar me sferat ose çështjet tjera.
Situata ose aktualiteti politik në Kosovër sikur të ngjajnë në lojë shahu ku akterët ose protagonistët aktual të shtetit dhe pushtetit kosovar, në vend të mbylljes së lojës së tyre me shah -mat, në raport me Serbinë, si duket kanë zgjedhur ose preferuar pat-pozicionin politik ose diplomatik?  Kjo pasiqë nuk është e qartë renditja ose konstelacioni përfundimtar i forcave ose figurave kryesore në shahun e njohur të politikës dhe diplomacisë botërore.
Kështu që, pala serbe, duke përfituar nga “pat-pozicioni”i palës shqiptare ose kosovare, vazhdojnë të taktizojnë ose manovrojnë në fushën e kundërshtarit, pa i prekur ose provokuar në esencën ose substancën e tyre rivalët e tyre deri në zgjidhjeje staturore ose politike në Kosovë që përkon edhe më epilogun përfundimtar të luftës në Ukrainë.
Kjo për faktin se ë serbët kanë frikë nga fiaskoja ose disfata luftarake ose ushtarake e Rusisë në Ukrainë, ndërsa Kosova dhe shqiptarët kanë frikë nga bojkoti ose izolimi i mundshëm (total) nga ana e Brukselit dhe Uashingtonit, në rast të mos zbatimit ose mos ratifikimit të “asociacionit” ose “zejednicës( republikës) serbe” në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës.
Në anën tjetër ndërkaq, përmes narrativit ose sindromit të mbjelljes së frikës së antropomorfizuar, valorizuar dhe glorifikuar në ide ose teori të ndryshme spekulative, konspirative dhe dekonspirative mbi plasjen e mundshme të ndonjë lufte të re me pasoja të zhdukjes individuale dhe kolektive të popullit të shumëvuajtur dhe martirizuar shqiptar (kosovar), e shohin ekzistencën ose mbijetesën e tyre disa bisnes- politikan të  korruptuar, paditur dhe trafikuar (kontrabanduar) atje.
U mor vesh se në fushën ( tabelen) ose lojen e njohur të shahut, pos tjerash, janë tepër me rëndësi mbrojtja dhe fitoret e vazhdueshme të mbretit (shtetit). Gjitheçka tjetër i takon mbretëreshës( pushtetit ose qeverisè), të cilën lojtaret e rryer dhe me përvojë nuk e japin ose nuk e falin si të thuash kurrë për një kali (tore) ose ushtar të thjeshtë në fushë.

Kështu është edhe me mendimin ose opinionin e shfaqur publik, politik, diplomatik ose analitiko-strategjik, i cili vazhdimisht i nënshtrohet ligjit të njohur të gravitetit ose barazpeshës së njohur morale (etike), intelektuale, profesionale, patriotike, metaestetike etj. Duke i ngjarë kështu një “lavjerrësi” ose këndmatësi profesional dhe metaestetik në atë menyrë që poli ose krahu i djathtë i tij, është gjithmonë i njejtë ose i barabartë me të majtin në raport me epiqendrën. Gjegjësishtë, me pikën qëndrore të barzpeshës ose gravitetit. Në fushën e njohur shtetrore, nacionale, institucionale, politike, diplomatike ose profesionale-sidomos.

Është e kuptueshme se në politikë të lartë ose diplomaci, janë me rëndësi primare ose ambivalente shquarja, enkodimi, deshifrimi, deskriptimi, manuskriptimi, transkriptimi, identifikimin, artikulimi dhe postulimi i konceptëve, ideve dhe teorive të njohura shkencore dhe humaniste së bashku me universalizimin dhe realizimin praktik dhe teorik të vizionëve, idealeve, aspiratave dhe interesave të larta shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, kulturore, historikr, ekonomike, strategjike dhe të tjera.

Kjo do thotë se përsosshmëria ose perfeksionizmi i njohur politik ose diplomatik, në radhë të parë i kërkojnë mëshirën e fatit dhe shëndetit të përgjithëshëm trupor (fizik), mental ose psikologjik, përvojen e vitëve, krihët e kohës, dritën e dijes ose diturisë, shpatullat (krihët) e miqve ose aleatève tè fortè dhe dorën e Zotit.

Në instancë të fundit, mosbesimi, skepticizmi ose ateizmi i përgjithëdhem politik dhe diplomatik, janë të pranueshëm dhe të kuptueshëm deri atëherë kur i zbulojnë, arsyetojnë dhe justifikojnë shkaqet, motivet dhe arsyetueshmërinë e një “besimi”(mosbesimi) të thellë.

Njerëzit ose populli (kombi)nuk janë si substancat kimike të cilat ose puçën dhe bashkohën mes veti, ose shuhën dhe shpërbëhen. Jo çfare.

Politikës, shtetit, pushtetit, popullit ose shoqërisë së gjithëmbarëshme shqiptare ose kosovare, sikur iu duhen ose nevojiten reforma, ndryshime, transformime, anamneza, skanime, ekzaminime, ekpspertiza, përqëndrime, analiza dhe studime të veçanta për t´i njohur, zbërthyer, detektuar (deshifruar) dhe kuptuar deri në fund.

Ndërkaq, për të nxjerrur, mësuar ose kuptuar diçka nga skena, panorama ose mozaiku i përgjithëshëm shqiptar ose kosovar, në këtë veçanti ose specifikë shkencore ose metodologjike, do i kisha futur edhe dallimet esenciale ose substanciale në mes analizave të njohura shkencore, politike, strategjike ose gjeopolitike dhe interesave të larta shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike dhe të tjera të Kosovës dhe shqiptarëv
Po e theksoj në vazhdim se disa të të ashtuquajtur lider ose politikan të ndryshëm ditorë ose periodikë në Kosovë, të dehur, vërbuar, hipnotizuar dhe atrofizuar nga një lloj subjektivimi dhe sugjestionizmi të konsiderueshëm të tipit hipnotik, paranojak ose skizofreniko-oligofrenik, me pamje ose shfaqje trishtuese, diabolike dhe parabolike të profilëve të ndryshme ataviste, primitive dhe ekstatike, kanë bërë që Kosova dhe shqiptarët t´i ngjajnë një karantene ose klinike të madhe psikiatrike ose neuropsikologjike, në te cilën te gjithë vuajnë nga e njejta sëmundje ose diagnozë e bartur ose imponuar nga e atyre eksponentëve politik që i kane bërë turmat të pandërgjegjshme dhe iracionale përballë njerëzve të aftë si dhe komponentëve të veçantë ose specifik të atyre procesëve evolutive, kognitive dhe hipotetike atje.
Ndaj, si pasojër e sajë, nëse ka diçka morale dhe normale në fushën ose terrenin e ndërgjegjjes qytetare, kulturore dhe politike, sipas Zigmund Frojdit (Freud) dhe Alfred Adlerit, është pikërisht përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes, përreth të së cilës gjithëçka nga “parimi edipian” duhet të rrotullohet ose rrokulliset në raport me figura prindërore. E Sidomos në marëdhëniet ose raportet protofëminore ose neoadeleshnte  kundrejt nënës, të cilën vogëlushi (Edipi) do kishte deshirë të donte ose dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ndjenja dashuri-urrejtje kundrejt babait, që e nënshtron nënën e tij (Jakosten) si kompeks adoleshent ose surrogativ.
Një baba i ndjerë, njëherazi edhe i plotfuqishëm, shumë i dashur, por edhe armik, si babai i Edipit.  Domethënë “kompleksi evolutivë” i Edipit i cili rreth moshës pesëvjeçare, do duhej të tejkalohej. Kuptohet, nëse incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshëm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babës (babait) nuk kalojnë në ndonjë proces të pandërgjegjshëm, iracional ose neurotiko-hipnotik, ku personi ose individi, të lënduar ose plagosur dikund thellë edhe psiçikisht, edhe shpirtërisht ose emocionalisht, do ngelin të atillë deri në tejkalimin eventual të bllokadës foshnjore ose fëminore që ka bllokuar zhvillimin normal të psiçikës së tij drejt heteroseksualitetit dhe përtej incestit fëminor ose adoleshent.
Prej dashurisë frikacake, oportuniste ose konformiste për shefin e idealizuar, ndjekësit dhe viktimat vazhdimisht e duan njëri-tjetrin.
Ndërkohë që shtypja, frika, fobia, paranoja, shizofrenia, egopatia, egomania dhe megalomania, nuk e tejkalon kurrë kompleksin evolutiv të Edipit, siç duhet të bëjnë fëmijet brenda pesë ose gjashtë vitëve të moshës së tyre.
Ajo  gjendje varësie e ekzagjeruar dhe glorifikuar me figura prindërore të absolutizuara nga brenda (…) gjithmonë sikur është e lidhur ngushtë  me sindromen ose kompleksin e inferioritetit dhe maliciozitetit intelektual, profesional etj.
Për snkencat e njohura sociopsikologjike, njeriu përveç tjerash, është një qenie sociale dhe komunitare, i destinuar të jetojë në komunitet. Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës, ku për çdo inferioritet, qoftë ai edhe i gjymtyrëve ose organeve, apo, madje vetëm i supozuar,  imagjinar dhe fiktiv, e bën të vështirë integrimin pozitivë me të tjerët. Dhe, sidomos atëhere individi hasë një një psikozë ose neurozë, të lidhur me kompleksin e inferiotitetit ose maliciozitetit.
Për kompensim të këtij kompleksi, brenda personit ose individit të prekur nga sindromi i kompleksëve të inferioritetit, zhvillohet një vullnet i ekzagjeruar fuqie, duke besuar dhe duke kërkuar t´i bëjë të besojnë edhe të tjerët, për të lehtësuar shqetësimin dhe sidomos për të tërhequr vemendjen dhe simpatitë e të tjerëve.  Por kjo normalisht se e largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së grupit.
Se këndejmi, Erich From në veprën e tij me titull “Ikje nga Liria”, pos tjerash tjerash thekson faktin se speciet ose qeniet njerëzore janë të dedikuara dhe deduktuara për të lindur dhe për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope.
Së fundit, interesant dhe i ndryshëm është pozicioni i përpunuar nga Karl Gustav Jung (1875-1961), themelues i “psikologjisë analitike”, sidomos në dy vëllimet e veprave të tij, të titulluara “Qytetërim në tranzicion-periudha midis dy luftërave” dhe “Qytetërim në tranzicion pas katastrofave”: kur thekson faktin se në psiçikën ose psikologjinë e njeriut, krahas një pandërgjegjshmërie të tipit individual, fryt i kapërcimit të përvojave, sidomos atyre feminore – traumatike, apo të papëlqyeshme, ekziston (ndoshta) në mënyrë absolute një pandërgjegjshmëri kolektive e llojit.
Ne jemi të gjithë si të indentifikuar ose optikuar nga identiteti i species, nga e cila jemi një” lulëzim i veçantë”.
Ndaj, secili prej nesh është i shikuar ose profilizuar nga pandërgjegjshmëria e species, që Jungu e quan kolektive.
Në një pandërgjegjshmëri të atillë kolektive, ekzistojnë shpërthimet që na karakterizojnë, si kafshë, por edhe si kafshë speciale (kulturore) nga njëra anë, si dhe nga instiktet e verbëra të seksit dhe fuqisë, tashmë të identifikuar,  individualizuar dhe hetuar nga Frojdi dhe Adleri nga ana tjetër.
Pandërgjegjshmëria kolektive na flet përmes simbolesh fillestare apo arketipeve (gjurmët). Këto arketipe, që janë pothuajse rrënjët embrionale të pandërgjegjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë individuale dhe kolektive, shprehen në “ëndërra të mëdha”, të rralla, të pasura me mite, dogma, demagogji dhe simbole të glorifikuara, valorizuara dhe ekzagjeruara, të përbëra nga histori të diktuara ose imponuara nga figurat, personalitetët, ngjarjet ose politikat e ndryshme ditore ose periodike që na impresionojnë thellësisht dhe që na kujtohen shumë gjatë ose vazhdimisht. Këto ëndrra të mëdha janë mitet tona të brendshme.
Lidhur me këtë duhet kujtuar Gjorgj Sorelin (1847-1922), i cili pati theksuar se mitët qenë si ëndrra të mëdha individuale dhe kolektive me sy hapur. Me këto ëndrra të mëdha, pandërgjegjshmëria ose ndërgjegjshmëria jonë individuale dhe kolektive, reagon ose interferon edhe ndaj situatave në të cilat jetojmë si individë dhe kolektivitet, por edhe si individë të zhytyr në mite, epose, legjenda dhe histori.
Edhe grafikoni ose rubikoni i i rënies dhe ngritjes së “prodhimtarisë” së gjithëmbarshme shkencore, intelektuale, profesionale, politike dhe diplomatike në Kosovë, vazhdon të ndikohet dhe imponohet nga disa faktorë, të brendshëm dhe të jashtëm.
Skenën e përgjithshme politike në Kosovë vazhdojnë të dominojnë ose ambivalojnë ashpërsimet e vazhdueshme ose permanente të pikëpamjeve, konceptëve, përceptimëve, anticipimëve ose më mirë t´u themi kontradiktave të njohura politike (dhe jo vetëm politike), i kampëve, blloqëve dhe taborreve të  barrikaduara dhe betonuara, kryesisht në dy a me tepër pozicione ose pozicionime të ndryshme; për shtetin ose republikën; si dhe ato për pushtetin dhe karierën.
 Ndërkohë që antagonizmat ose konfliktet e mësipërme reaksionare dhe anakronike që po ndodhin në Kosovë, patjetër sikur të çveshin ose t´ç´armatosin nga imuniteti i shpërqëndrimit, mosinteresimit ose dekoncetrimit të distancuar ose imun ndaj tyre. Kjo pavarësisht largësive ose distancave të ndryshme kohore, gjeografike, politike, partiake dhe të tjera.
Dhe, kjo për faktin se situata e përgjithshme në vendin ose atdheun tonë, sikur reflektohet ose interferon drejtpërdrejt edhe në përditshmërinë vepruese si dhe në gjendjen e përgjithshme shpirtërore dhe emocionale të njeriut shqiptar në Kosovë dhe diasporë.
Edhe muza e njohur krijuese, intelektuale dhe patriotike së bashku me konceptët, idealet dhe vizionet e larta, kulturore, inteletuale ose publicistike, sikur tremben shpesh nga përballjet e vazhdueshme në mes vlerës dhe antivlerës.
Në këtë kontekst të suspektshëm dhe ambicioz, duhesh të keshë forcën dhe guximin e njohur qytetar dhe politik për t’i vërejtur, qortuar, kritikuar ose kundërshtuar hapur ose publikisht edhe nihilizmin modern ose bashkohor së bashku me ikjen e “botës moderne” ose “bashkohore” nga ekskutsi dhe diskursi global ose universal në retorikën, oratorinë ose frazeologjinë dogmatike, demagogjike, hipokrizike, paradoksalde, reaksionare ose anakronike që kanë për qëllim bartjen, relativizmin dhe reduktimin ekstrem të vlerave, resursëve dhe kapitalit të gjithëmbarëshem shtetëror dhe nacional  në një qark ose rreth të ngushtë vicioz ose biocenoz të atyre që me mjete (ushtarake, policore, politike, parapolitike etj.) i justifikojnë qëllimet e tyre.
Ndaj, të kërkosh definicion ideal ose final të demokracisë së brishtë shqiptare ose kosovarfe, kjo nuk do të thotë automatikisht të braktisësh realitetin në llogari të botës së ideve ose teorive të njohura shkencore ose humaniste.
Pa ide, teori, koncepte, definicione dhe vizione të njohura shkencore ose humaniste, çfarëdolloj gjykimi do ishte i pamundur dhe i gabuar. Duhesh të keshë aftësi aristoteliane, si dhe sens ose frymëzim platonik për t’i njohur dhe identifikuar problemet, sfidat dhe vështirësitë e hetueshme objektive dhe subjektive që ekzistojnë edhe në demokracitë më të larta të Perëndimit.

Politika e lartë ose diplomacia shpeshherë i ngjajnë një metastaze ose maratone të madhe politike ose diplomatike, në fund të së cilës dihet se kush ia del ose arrinë në cak. Duke menduar këtu në edukatën, kulturën, moralin, karakterin, profesionalizmin si dhe në rezonin ose mendimin e thellë politik ose diplomatik, i cili jo vetëm marëdhëniet ose raportët e ndryshme politike ose diplomatike në mes popujve (kombeve) ose shtetëve të ndryshme, por mund t´i vënë në lëvizje ose funksione të njohura pozitive dhe afirmative edhe raportet e gjithëmbarëshme botërore ose ndërkombëtare. Pse kjo?

Se këndejmi, të dukët reaksionare dhe anakronike pën shtetin dhe popullin kosovarë tendenca ose situata përvserse dhe retrograde sipas të së cilës Kosova dhe shqiptarët akoma nuk kanë qeveri dhe parlament të dalur nga zgjedhjet e fundit shtetërore dhe nacionale në Kosovë, të cilat në menyrë solide oseoptimale i kanë fituar Albin Kurti dhe Vetvendosja.

Kjo për faktin se Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani, edhe përkundër enturazhit dhe kapacitetit të tyre intelektual, shkencorë ose akademik, nuk e kanë ” vulën” ose “protokolin” e rezervuar të “veteranëve të luftës” si disa bisnes patriot ose neopolitikan kosovarë të cilët frontët e luftës i kanë parë, njohur dhe përjetuar ne gazeta ose televizor.

Ndonëse, sipas politologjisë ose shkencave politike: pikërisht përmes një koncepti esencialist ose substancialist në kuptimin e qytetarit si ‘cityoen’ ose ‘burgerosi të lartë politikë’ ido mund të pajtoheshin edhe dimensioni i veçantë personal, edhe dimensioni i përgjithshëm i qenies shoqërore ose qytetare, si dhe ai i kolekjtivitetit. Sepse, personi ose individi vërtetë mund të bashkohen me të tjerët, vetëm duke e pranuar frymën e qytetërimit dhe subjektivitetin e tyre si qytetar.

 Lidhja e tyre me të tjerët mund të bëhet vetëm përmes arritjes dhe lartësimi drejt asaj që është më e mira per njeriun, popullin (kombin) dhe shtetin.

Gjermanisë së fuqishme industriale dhe ekonomike nuk iu desht shumë kohë për ngritjen dher konstituimin e parlamentit (bundestagut) dhe qeverisë së re, sepse në Gjeermani populli dhe mediart e shkruara dhe elektronike, janë të kualifikuar, audicional dhe editorial. Ndërfkaq, në Kosovë dhe Shqipëri vazhdimisht ndodhë e kundërta.

Dhe, kjo patjetër na largon ose devijon prej dyerve të qytetërimit evropian, ku resurset ose burimet kryesore të cilat i ushqejnë mendjen, zemrën dhe shpirtin e tij janë: kultura dhe civilizimi i njohur (antik) greko-romak, iluminizmi i madh evropian i shekujve 17, 18 dhe 19, dhe solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Janë pra këto thesare nga ku mund të nxirren edhe aksiomat, edhe idiomat, por edhe metafizika dhe filozofia e të qenit qytetar i këtij qytetërimi. Ndërsa, ura lidhëse drejt qytetërimit të lartë perëndimorë përmes edukimit empirik dhe modernist, do jetë pikërisht ylli ndriçues i ngadhënjimit të personalitetit dhe i ndërtimit të botës së vlerave dhe kapitalit.

Vetëm duke u ngritur, avancuar ose kultivuar nëpërmjet edukimit shkencor dhe humanist, qenia njerëzore do mund të zotërojë më shumë lumturi fatin e saj (tij) jetësor, dhe t’i mbarësojë edhe fatet e të tjerëve. Vetëm përmes edukimit personaliteti i njeriut ngjitet ose ngritet nga “tabulla rasa” ose “ligjet” e pandryshusra natyrore ose ordinare-drejt vlerave dhe përparimit.

Në ato vlera dhe parime që duhet arrirë ose realizuar patjetër. E sidomos vlerat, idealet, vizionet dhe atributët e njohura të qytetërimit perëndimor si liria, barazia, drejtesia dhe racionaliteti si udhërrëfyes për individin dhe kolekzivitetin.

Për drejtësinë dhe barazinë e njohur intelektuale dhe profesionale si mjete ose instrumente kryesore për ndërtimin e një shtetit dhe shoqërie të vërtetë ligjore, qytetare, pluraliste, parlamentare ose demokratike ku dhuna refuzohet si një mjet për të arritur qëllimet.

Duke i zëvendësuar ose substituuar ato me anë të dialogut, komunikimit ose diskutimi si burime të vetme ose kryesore për unitetin e preferuar shtetror, nacional, qytetar, kulturorë ose politik etj. Një komunitet politik definohet përmes refuzimit të dhunës si metodë e zgjidhjes së konflikteve. Respektivisht, përmes metodave të njohura shkencore ose metodologjike të debatit ose diskutimit publik si mjete për zgjidhjen e konflikteve përmes të cilave arrihet deri tek vendimet e përbashkëta.

T’i pranosh tjetrit cilësinë e subjektit racional, kjo do thotë de jure dhe de facto të pranosh të drejtën e tij për arsimim. Kjo, pikërisht për faktin se arsimimi i mundëson njeriut të jetë ai që është: qenie që mendon, që flet dhe komunikon. Një nga të drejtat bazike të secilit njeri, përveç lirisë, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale dhe profesionalr për ta fituar dhe mbrojtut atë liri. Të gjithë duhet pasur mundësi të nxjerrin dobi ose profite nga edukata, kultura, emancipimi ose arsimimi.

Aty pra ku cili secilit i mundësohet të zhvillojë aftësi vetjake, të arrijë dije dhe arsimim dhe kështu ta zë statusin e vet prej subjekti politik, dhe të sjellë vendime të arsyeshme.

 Gjithënjë duke pleduar ose aluduar në vlerat, parimet ose premisat e njohura të kulturës komunikuese ose dialoguese si invencion (zbulim), si narrativ, apo si instrument sublim dhe relevant të politikës, i cili konsiston ose pretendon njerën prej vlerave ose veçorive themelore të kulturës perëndimore:
Nga kjo rezulton se identiteti i një kombi është identitet polemik, uniteti i të cilit konsiston në dialogun ose debatin ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe pajtohen referencat ose preferencat e ndryshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, konceptuale, ideologjike, fetare morale, kulturore etj., të cilat bashkërisht i japin një populli (kombi) dhe shteti identitetin dhe fizionominë e tyre. Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e popullit (kombit) dhe shtetit; është stili apo forma e debatit ai që krijon imazhin e tyre etj.etj.
Në kuptimin e përgjithshëm të bashkimit ose kombinimit (konvencionalizimit) të anës spirtuale dhe materiale me anë praktike dhe teorike, respektivisht, heroike dhe patriotike, unë mendojë se luftetaret e lirise, janë ato kokat krenare dhe kryengritëse në trupin e njëjtë ose të përbashkët të shqiponjës. Aty është edhe vigjilencenca, zgjuarsiia, urtësia, heroizmi, sakrifica, ndikimi dhe efikasiteti i luftes sone clirimtare dhe patriotike, ku  në menyrë elegante, konvencionale, suplementare, instititucionale dhe konstitucionale, ndodhën të ravijezuara, konturuara, eksploruara, sintetizuara, harmonizuara dhe konvencionalizuara edhe shumë elemente të tjera brenda paradigmave dhe narrativave të njohura në sfond, ku mund të shihet ose vërehet qartë se luftetarët e lirise vazhdimisht e afirmojnë një pluralizëm vlerash të synuara e jo një monizëm politik me thekse autoritare ose dogmatike.
Me fjalë tjera, si vlerë madhore e luftës per liri dhe pavaresi, pos tjerash është fakti se pluralizmi politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çfarëdoqoftë.
Ndërkohë që mendoj dhe besoj shumë se duhet te jemi të aftë te hedhim poshtë secilin nihilizëm radikal, si dhe komoditetin e një relativizmi ose instrumentalizimi politiko – epistemologjik të lirise individuale dhe kolektive si themel kryesor mbi të cilin gjithçka ngritët ose ndërtohet në të mirë të njeriut, populit (kombit), shtetit dhe shoqërise.

(Mos)njohja nga Vatikani- Nga Albert Prenkaj

Fillimi i pontifikatit të Papa Leonit XIV shënohet me një fjali të tij: “Paqa qoft me ju!”, që tregon për përkushtim për paqe të drejt. Këtë e dëshmon Papa Leoni me deklaratat e tij për arritjen e paqes në Ukrainë dhe në Rripin e Gazës.

Më 17 Shkurt 2008, Selia e Shenjtë, gjegjësisht At Lombardi kishte deklaruar me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës: “Selia e Shenjtë fton të gjithë e sidomos liderët politik të Serbisë dhe Kosovës, të shfaqin maturi dhe përmbajtje…, kështu që të krijohet një premisë për një të ardhme me respekt, pajtim dhe bashkëpunim”. Ky mesazh konsiderohek si njohje implicite e realitetit të ri të krijuar me deklatën e pavarësisë si proces i pakthyeshëm.

Mirëpo pak ditë pas fillimit të misionit apostolik të Papa Leonit të XIV-të, Vatikan News në mes tjerash dekëaron:”Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe në të kaluarën ka mbështetur dialogun dhe moderimin në konfliktin me Serbinë.” Është kjo deklaratë e bazuar në atë të 17 Shkurtit 2008, pra e mbëshetur në dialog dhe moderim, por e cila shprehimisht thot se “nuk e njeh Kosovën”.

Atëherë edhe përkundër emërimit të Delegatit Apostolik Luigji Bianko që njëherit është Nunc Apostolik në Slloveni shtrohet pyetja: pozicioni i Vatikanit karshi Kosovës është në linjë me pozicionimin e BE-së dhe SHBA-së? Është ky paralajmërim për “Dimrin e Madh të Vetmisë”?

Megjithatë këtë dhe tema tjera me rëndësi shtetëtore dhe shoqërore duhet kundruar në dritën e një politike të jashtme proakive, që fillimisht kërkon konsolidim politik, dalje nga kriza politike, konstituim të organeve shtetlrore demokratike të legjislaturës dhe qeverisë, si dhe parashikueshmëri politike.

Deklaratat eksplicite për mos njohje, siç është kjo e Vatikanit mund të bazohen në raportet e agjensioneve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, që janë në shpërputhje me garancat kushtetuese të Republikës së Kosovës. Andaj, parashikueshmëria politike nënkupton zbatimin e kushtetutës dhe ligjeve, si dhe të përgjegjësive ndërkombëtare.

Me këto garanca shtetërore, Kosova kthehet në binaret e kultivimit të sistemit të vlerave të përafërta dhe/apo të njëjta me shtetet siç është Vatikani.

Njohja nga Vatikani do të hapte një kapitull të ri në raportet e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Madje, kujtoj se do të ofronte një frymë të re në BE si lehtësues i negociatave Kosovë-Serbi.

Njohja e Kosovës do të jetë një levë pozitive në dialogun ekumenik në mes Selisë së Shejt dhe Kishes Ortodolse Serbe dhe Patrikanës së Moskës.

Ngritja e nivelit të Ipeshkvisë së Kosovës që për momentin është dioqezë Prozren-Prishtinë, në nivel të Arqipeshkvisë do të ishte hap i rëndësishëm në kierarkinë kishtare të Kosovës dhe të Konfrencës Ipeshkvnore të Ballkanit.

Në aspektin e relacioneve në mes Kosovës dhe Vatikanit, mendoj se duhet të punohet intenzivisht në përpilimin e Konkordatit përmes së cilit do të garantoheshin të drejtat e Kishës Katolike në Kosovë si dhe dialogu ndërfetar, dhe do të vendoseshin marrëdhëniet dypalëshe.

Apo, do të kemi modelin e njohjes përmes shkëmbimit të notave verbale në modelin siç e ka bërë Vatikani me Palestinën?

Të përdorur dhe të flakur- Nga ANILA PRIFTI

Sot u njoftova qe nje televizion kombetar vendosi t’i kaloje korrespondentet e vet me honorare te lodhura. U hoqi pagesen mujore dhe i futi ne listen e ‘bashkepunetoreve te jashtem’ nje term qe ne realitet do te thote: pune pa siguri, pa kontrate, pa te ardhme. Disa prej tyre kane me shume se nje dekade ne terren, kane raportuar nga vendngjarje, kane mbajtur gjalle nje minimum dinjiteti per publikun. Sot jane te panevojshem.
Sepse sot lajmi nuk pritet, nuk kerkohet, nuk vjen me nga vendi i ngjarjes; lajmi prodhohet, ne redaksi, nga njerez qe nuk pyesin, por lexojne. Dhe ne nje kohe ku gjithcka mund te jete ‘lajm’, gazetari eshte ai i tepermi.
E njejta skeme eshte pare diku tjeter. Ne Hungari, qeveria u forcua, mediat u blene nje nga nje dhe gazetaret qe nuk pranuan te heshtnin, u pushuan. Ne Poloni, pas ndryshimit te pushtetit, u pastruan mediat publike brenda ditesh. Ne Serbi, gazetaria u shtyp me kontrolle, presione dhe mbyllje zyrash lokale. Ne te gjitha keto raste, nuk pati proteste te vertete, sepse heshtja u be norme.
Ne po bejme te njejten gje, me bute, por me cinizem.
Gazetaria ne Shqiperi nuk po vdes sot. Ajo ka kohe qe eshte ne agoni. U perdor politikisht, u fye publikisht, u keqpagua dhe u detyrua te heshte ne kembim te mbijeteses. Pushteti e shtrydhi sa i duhej dhe tani qe nuk ka me nevoje per fasade, e flak tej. Opinioni e shikon si nje profesion te komprometuar, jo sepse nuk ka gazetare te mire, por sepse askush nuk i mbrojti kur duhej. Profesioni nuk ka me reputacion, nuk ka peshe.
Sot, edhe brenda redaksive, ndjehet nje lloj dorezimi. Askush nuk lufton per te verteten sepse ajo nuk ka me treg; luftohet vetem per nje vend pune, per nje pagese, per nje vend ne skemen e heshtjes. Dhe kur ndonje guxon te flase, vihet menjehere ne levizje mekanizmi i diskreditimit: ‘Edhe ky eshte si te tjeret’….
Keshtu, nje profesion qe dikur ngjallte respekt, sot perfundon i padukshem, i paperfillshem, si mbetje pas zgjedhjeve, pa mbrojtje, pa vlere. Dhe neser, kur te mos kete me kush te shkruaje per padrejtesite, per zhvatjet, per humbjet, do te jete vone per t’u kujtuar per gazetaret, ashtu sic eshte gjithmone vone kur humb dicka qe nuk e vleresove ne kohe.
Anila Prifti

Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit – Nga ANDI BUSHATI

Dosja e Troplinëve dëshmon për ekzistencën e një katërkëndëshi të përbërë nga hajdutë të votës, para të zeza, banda kriminale dhe favoreve me punë publike apo leje ndërtimi që u dhurojnë atyre rilindasit

Goditja nga antimafia italiane e atij që u konsiderua si një nga grupet më të rrezikshme të narkortafikut në vend, më shumë sesa një lajm kronike është një tjetër njollë politike në kurmin e përlyer të këtij pushteti.

Ky aksion më shumë se për të na faktuar se si vinte kokaina nga Amerika Latine, se si mbërrinte në portin e Durrësit, se si rishpërndahej prej aty në Itali e në mbarë Evropën dhe se si, pastaj, paratë e përfituara përfundonin të pastroheshin në Shqipëri, tregon tjetër gjë. Ajo nuk është thjeshtë një radiografi e organizatës kriminale të Troplinëve, por një dëshmi se si funksionon qeverisja e viteve të fundit dhe se si ia mbërrin ajo të konfirmohet pas çdo sfide elektorale.

Le ti marrim konkretisht me shembuj…

Lideri i PD, Sali Berisha disa herë para 11 majit e denoncoi këtë bandë se po intimidonte kandidatët e PD dhe po bëntë hapur fushatë për PS-në. Reporterë të shumtë kanë pohuar se së paku dy nga anëtarët e listës së socialistëve për Durrësin janë njerëz direkt të saj. Por edhe sikur këto deklarata ti marrim me dyshim, faktet sërish janë kokëforta.

Në dosjen e prokurorëve të antimafias italiane dhe në pohimet e përmbaruesve të tyre shqiptarë del e qartë se një nga krerët e kësaj organizate ishte shpërblyer drejtpërdrejt nga Edi Rama me një leje ndërtimi. Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, nipi i Xhevdet Troplinit, me kompaninë “Eldemar Construction”, tërësisht në pronësi të tij, ka fituar në Prill 2024, të drejtën për të ngritur një hotel dhjetë katësh në qytetin e Durrësit. Këtu çështja nuk është thjeshtë kush firmosi dhe cili përfitoi. Pyetjet shkojnë përtej: si po zhvillohet industria jonë e turizmit? Kush po investon në të? Dhe mbi të gjitha me çfarë parash? Pikërisht këtu vijmë tek një pikë tjetër. Sa herë që përballen me akuzat për pastrimin e parave të zeza në sektorin e ndërtimit në Shqipëri, pjestarët e qeverisë bëjnë të paditurin apo justifikohen se ato janë fryt i kursimeve të emigrantëve shqiptarë, se mungesa e kredidhënies argumentohet me blerjen që në gropë, e broçkulla të tjera.

Dosja italiane na dëshmon me detaje, video dhe foto se si mbërijnë në Shqipëri, në mënyrë klandestine përmes autobuzësh, paratë e drogës së shitur në Itali. Janë pikërisht këto para – që mbajnë të ulët kursin e euros – që shërbejnë si injeksione për ekonominë dhe që një herë në katër vite përcaktojnë edhe zgjedhjet.

Dhe ky nuk është një rast i izoluar. A nuk përfundoi në pranga deputeti deputeti socialist Jurgis Çyrbja i cili doli nga përgjimet e SKY se ishte njeriu i vendosur në listë nga bandat dhe madje spiuni për llogari të tyre në parlament?

Po kur u bë publike një pjesë e dosjes së grupit të Suel Çelës, në fund të vitit që shkoi, a nuk doli aty emri i një biznesmeni, Marsel Shega që e furnizonte organizatën me paratë e tenderave publikë, që merrte prej pushtetarëve socialistë. A nuk kishin arritur dy vëllezërit e arrestuar të kësaj bande të gradonin motrën e tyre Adelajda Roka drejt e në paradhomën e Edi Ramës, pikërisht si drejtoreshë të Agjensisë së Zhvillimit të Territorit, ku vendoset për lejet e ndërtimit?

Nuk është rastësi që edhe Troplinët edhe Çyrbja edhe banda e Suel Çelës, për të mos përmendur shumë raste të tjera, janë të gjithë të akuzuar nga opozita si manipulatorë të zgjedhjeve. As naiviteti ekstrem i idiotëve të dobishëm, që nuk duan ti shohnin të lidhura këto fakte, nuk mjafton për të mbuluar katërkëndëshin e përbërë nga hajdutë të votës, para të zeza, banda kriminale dhe favoreve me punë publike apo leje ndërtimi që u dhurojnë atyre rilindasit. Kjo është baza reale e pushtetit në Shqipëri.

Të papërfshira me të nuk ka si si të shihen as disa pikpyetje që janë ngritur në orët e fundit: Pse kur gjykata italiane i firmosi arrestimet që në shkurt, ato u ekzekutuan vetëm tani? Mos vallë dhe Troplinët njësoj si Bajrat në zgjedhjet lokale, u lanë të lirë për të mbaruar punë me votën? Po “Visi i Pojës” si arriti të ikë në drejtim të paditur, ndoshta dikush i ktheu nderin e asaj që bëri në fushatë? Po Task forca qesharake e SPAK-ut që prezumohej ti kishte prej muajsh nën vëzhgim, nuk pa asgjë nga ato që po ndodhnin në Durrës, pavarëshit denoncimeve të atyre që bërtisnin: “Po na vjedhin”?

Pas dosjes që lexuam këto pyetje mbeten në ajër, ndonëse gjithmonë do të gjenden nga ata që “në mirëbesim” do të betohen se kjo nuk ka të bëjë me 11 majin.

PLUG- Tirana, kryeqyteti i betonit me 60 mijë familje të pastreha

Strehimi mbetet një nga problemet më të mëdha për qytetarët shqiptarë, veçanërisht për të rinjtë që kërkojnë të krijojnë një familje, apo për familjet që duan të ndërtojnë një jetë në Tiranë, ose kudo tjetër në qytetet e Shqipërisë. Programet për strehim janë thuajse inekzistente, ndërsa ato që quhen “programe” janë të ndërtuara në mënyrë të tillë që qytetari të mos përfitojë prej tyre.

Sot do të hedhim dritë mbi milionat që mblidhen në emër të strehimit, por që më pas zhduken, duke lënë edhe kategoritë më në nevojë të ekspozuara ndaj abuzimeve me çmimet e ndërtimit.

Censi i popullsisë i vitit 2023 nxori në pah një mangësi të madhe në lidhje me çështjen e strehimit. Mijëra banesa janë bosh, ndërsa mijëra familje janë të pastreha dhe pa mundësi për t’i blerë ato. Ndërkohë që ky hendek thellohet, mijëra metra katrorë sipërfaqe ndërtimi vijojnë të shtohen përmes lejeve të ndërtimit të dhëna nga bashkitë.

Në pesë bashkitë e qarkut të Tiranës – Kavaja, Rrogozhina, Kamza, Vora dhe vetë Tirana – rezulton se jetojnë gjithsej 247.466 familje me 758.513 banorë. Por vetëm 186.870 familje janë pronarë ose janë në proces të përfitimit të aktit ligjor të pronësisë. Sipas censit, 60.596 familje nuk kanë një banesë në pronësi, ndërkohë që vetëm në këtë qark rezultojnë 85.457 banesa bosh. Praktikisht, 26.6% e totalit prej 321.821 banesave në këto 5 bashki janë të pabanuara. Pavarësisht bumit të ndërtimeve në pallate shumëkatëshe, vetëm në qytetin e Tiranës përllogariten rreth 40 mijë apartamente bosh.

NUMRI I FAMILJEVE – QARKU TIRANË

Në total: 247.466 familje

Shtëpi në pronësi: 186.870 familje

Qiramarrës: 39.572 familje

Marrëveshje tjetër banimi: 21.024 familje

NUMRI I BANESAVE – QARKU TIRANË

Në total: 321.821 banesa

Të banuara: 236.364 banesa

Të pabanuara: 85.457 banesa

NUMRI I BANESAVE NË SHQIPËRI

Cens 2011: 1.012.400 banesa

Cens 2023: 1.082.529 banesa

Rritja: +70.129 banesa

Ky numër kaq i lartë, pra 60 mijë familje pa strehë në Tiranë, ka si shkak kryesor çmimet e larta të ndërtimit. Sot, për të blerë një apartament me të ardhurat mesatare në Shqipëri, duhet një jetë për ta paguar – dhe kjo, duke supozuar se nuk shpenzon asnjë qindarkë për nevojat e tjera jetësore.

Sa i përket sipërfaqes së banimit, vihet re se familjet në këto pesë bashki jetojnë në banesa me sipërfaqe të vogël. Janë mbi 103 mijë familje që banojnë në banesa me sipërfaqe 40–69 metra katrorë, të ndjekura nga rreth 70 mijë të tjera që jetojnë në banesa me sipërfaqe 70–99 metra katrorë.

Nëse dëshiron, mund ta formatoj tekstin edhe për përdorim medial (p.sh., artikull për faqe lajmesh apo raport zyrtar). Më thuaj si dëshiron ta përdorësh.

Amnesty International: Modeli ‘Meloni’ i kampit të Gjadrit sjell vuajtje dhe vdekje

Vetëvrasja e marokenit 42-vjeçar Hamid Badoui në një burg të Torinos pasi kishte qëndruar rreth 1 muaj në kampin e Gjadrit në Shqiëpri ka shkaktuar polemika të shumta në vendin fqinj. Ai i kishte deklaruar avokatit të tij se kishte frikë se do ta rikthenin në Gjadër duke shtuar: “Më mirë në burg sesa në Shëngjin”.

Opozita italiane ka qenë e ashpër me rastin duke shënjestuar qeverinë “Meloni” për kushtet çnjerëzore të trajtimit të emigrantëve në Gjadër. Ka reaguar ashpër edhe Amnesty International Italia që në një deklaratë të saj thekson se “Modeli Meloni sjell vuajtje dhe vdekje”.

“Modeli i Shqipërisë” – i promovuar nga qeveria italiane si një mjet inovativ për menaxhimin e migracionit – e përkeqëson më tej këtë logjikë. Struktura ekstraterritoriale, izolim gjeografik, akses i vështirë dhe i kufizuar në garancitë ligjore, pengesa në aksesin në të drejtën për shëndetësi, ndalim administrativ i përhapur i përdorur në mënyrë ndëshkuese, në vend që të jetë mjeti i fundit i parashikuar nga e drejta ndërkombëtare” – thuhet në deklaratë.

Në Qendrat e Kujdesit Shëndetësor (CPR) në Itali dhe në qendrat e reja në Shqipëri, njerëzit jetojnë në kushte degraduese, pa qasje në kujdesin e duhur, në një klimë braktisjeje të vazhdueshme dhe mungesë informacioni. Protestat, vetëlëndimi dhe vetëvrasjet janë simptomat më të dukshme të një sistemi të projektuar për të izoluar dhe ndëshkuar.

Vdekja e Hamid Badoui është pasojë e drejtpërdrejtë e një sistemi politik që përdor frikën dhe shtrëngimin si mjete për (mos)menaxhimin e lëvizshmërisë njerëzore. Shndërrimi në ligj i dekretit të ri të Shqipërisë që u bë dje nëpërmjet votëbesimit në Senat konfirmon strategjinë e qeverisë për t’u përqendruar në politika që nuk respektojnë të drejtat themelore të njeriut, në sajë të një qasjeje thjesht propagandistike” – thuhet në deklaratë.

Amnesty International Italia kërkon ndërprerjen e transfertave drejt Shqipërisë, një hetim të pavarur mbi përgjegjësitë institucionale që lidhen me vdekjen e Hamid Badoui dhe të gjitha shkeljet sistemike në qendrat e paraburgimit administrativ.

Në deklaratë kërkohet hapja e një debati publik mbi dështimin e masave të paraburgimit administrativ dhe politikave të zhvendosjes së paraburgimit dhe mbi nevojën për modele alternative, të bazuara në pritje, të vërtetë, drejtësi dhe të drejta. Italia dhe BE-ja kanë nevojë për politika të drejta dhe të zbatueshme, jo për propagandë.

Sa herë që një qenie njerëzore i jep fund jetës së vet për të shmangur përfshirjen në këtë sistem, ne përballemi me dështimin rrënjësor të politikave publike të zbatuara ndaj njerëzve me prejardhje migrante . Të vazhdosh të mbështesësh “modelin shqiptar” do të thotë të jesh bashkëfajtor në një regjim ndalimi dhe refuzimi që prodhon përjashtim, vuajtje, vdekje” – mbyllet deklarata. sn

Vetëvritet emigranti i kthyer nga Gjadri! Dhoma e Senatit miraton shdërrimin e kampit në paraburgim- Nga Alba Kepi

Ndërsa në Dhomën e Senatit Italian aprovohej me shumicë votash shndërrimi i kampeve të emigrantëve në qendra parabrugimi për atdhesim, vetëvritet emigranti maroken i kthyer nga Gjadri. Motra e avokati i tij deklarojnë se “kishte frikë se rikthehej në Shqipëri”.

 

Tashmë është ligj drafti mbi ndryshimin e destiancionit të kampeve të emigrantëve të ngritura në Shqipëri nga shteti italian.

Nga struktura për identifikim e strehim të përkohshëm të emigrantëve ilegal që kapeshin në mes të detit në ujërat ekstraterritoriale në Qendra Paraburgimi për Riatdhesim të emigrantëve që qëndrojnë të mbyllur në qëndra të nhashme në territorin italian e që kanë marrë urdhër dëbimi.

Me 90 vota pro, 1 abstenim e 56 kundër, këto ndryshime urgjente mbi emigracionin ilegal u aprovuan dhe në Dhomës e Senatit italian.

Këto ndryshime ligjore sjellin dhe heqjen e kriterit të detyrimit të vendeve të tretëta duke eleminuar ngërçin me drejtësinë italiane e rekurset e shumta që u dokumentuan në misionet e mëparshme të dërgimit të emigrantëve në Shqipëri në bazë të paktit mes Melonit e Ramës nënshkruar më 6 nëntor 2023 në Romë.

Po ashtu Ministria Italiane e Transportit e Infrastrukturës jep gratis për vitin 2025 2 gomone të fuqishme për Rojen bregdetare shqiptare në funksion të patrullimit të brigjeve shqiptare në luftën kundër emigracionti ilegal e trafikut të qënieve njerëzore.

Po në të njëjtën ditë është vetëvrarë në një qeli të burgut të Torinos, Hamid Badoui  42 vjec maroken.

Prej 15 vitesh në Itali kishte marrë urdhër dëbimi nga territori italian si vartës droge, vjedhje, i dënuar me 2 vite burg dhe ishte dërguar në kampin e Gjadrit për t’u riadhtesuar në Marok.

U kthye në Itali pas një vendimi të Gjykatës së Paqes që kishte shfuqezuar këtë urdhër dërgimi në Shqipëri.

Pak orë pas mbërritjes në Itali, është vënë nën arrest nga policia për rezistencë ndaj funksionarëve publik, pasi kishte denoncuar grabitjen e parave ndërsa kërkonte të blente një skedë sim.

E motra e tij ka deklaruar se nuk donte të kthehej më në Gjadër në qendrën e CPR e dyshon se ky është motivi i vetëvrasjes së tij në burgun e Torinos.

Prokuroria italiane ka nisur një hetim për cfarë ka ndodhur e është autorizuar autopsia në trupin e viktimës.

Image

 

 

U amnistua nga SPAK, antimafia nuk fal Visin e Pojës- Alba Kepi skanon operacionin kundër Troplinëve

Gazetarja Alba Kepi, e ftuar në emisionin “Task Force”, ka komentuar zhvillimet më të fundit lidhur me megaoperacionin ndërkombëtar antidrogë, duke theksuar rëndësinë e këtij aksioni dhe përmasat e tij ndërkombëtare.

Sipas Kepit, hetimet për këtë çështje kanë nisur nga prokuroria e antimafias së Barit, si rrjedhojë e disa sinjalizimeve të rëndësishme që çuan në një bashkëpunim të ngushtë mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare. Ajo theksoi se një ndër momentet më të rëndësishme të këtij operacioni është ai i datës 18 maj 2024, kur u sekuestruan rreth 3 milionë euro në banesën e një prej personazheve kyç të dosjes hetimore në Durrës, të njohur si “Visi i Pojës”, ose Elvis Doçi.

Në vijim, gazetarja përmendi edhe disa episode të mëparshme që lidhen me këtë hetim të gjerë. Më 5 nëntor 2020, në portin e Kalabrisë u kapën rreth 932 kilogramë kokainë të fshehura në një kontejner që transportonte midhje të ngrira. Ndërsa një tjetër operacion i rëndësishëm u zhvillua në Bari, ku u arrestua një çift shqiptar me mbiemrin Gjini, të cilët kishin në zotërim 400 kilogramë marijuanë të fshehura në arka me qepë dhe hudhra, të importuara nga Spanja.

Sipas Kepit, këto elemente përbëjnë bazën e dosjes hetimore që ka mundësuar një bashkëpunim të thelluar mes prokurorisë së Barit, drejtorisë qendrore të antimafias në Romë dhe autoriteteve shqiptare, përfshirë SPAK dhe strukturat hetimore në vend.

Ajo shtoi se hetimi ka një ndarje të qartë gjeografike, duke përfshirë territore në të dyja vendet, si dhe kompetenca të ndryshme për ekzekutimin e urdhrave. Në këtë kuadër, Kepi nënvizoi rëndësinë e pranisë në Shqipëri të drejtuesve më të lartë të antimafias italiane, jo vetëm të prokurorit të Barit, por edhe të kreut të drejtorisë së përgjithshme të Romës, çka sipas saj tregon jo vetëm peshën e këtij operacioni, por edhe mbështetjen që autoritetet shqiptare kanë kërkuar përballë kritikave të opozitës.

Operacioni ka një veçanti tjetër: janë dokumentuar rreth 4.5 milionë euro të transportuara në mënyrë të paligjshme përmes korridorit Durrës-Bari, gjë që hedh dritë mbi rolin e këtij itinerari në trafikun ndërkombëtar të drogës. Sipas gazetares, kjo është veçanërisht e rëndësishme në kontekstin e situatës së fundit në Durrës, qytet i cili ka qenë në fokus edhe për zhvillimet mbi krimet zgjedhore të ditëve të fundit.

Gjithashtu, Kepi theksoi se në këtë operacion janë përfshirë 40 shtetas shqiptarë dhe se arrestimet janë kryer edhe në qytete të tjera të njohura për aktivitet kriminal, si Fieri, Vlora dhe Shkodra.

Kepi: Është një hetim i cili ka nisur me prokurorinë e antimafias së Barit por në bazë të disa sinjalizimeve të rëndësishme.

Operacioni i fundit është data 18 maj 2024, një operacion i koordinuar nga antimafia italiane në bashkëpunim me autoritet shqiptare kapin rreth 3 milionë euro në banesën në Durrës të një prej personazheve kryesorë të këtij operacioni, të ‘Visit të Pojës’, apo Elvis Doçi.
Ky është një nga elementet kyç të përfshirë në këtë dosje hetimore.
Më 5 nëntor të 2020, në portin e Kalabrisë kapen rreth 932 kilogramë kokainë në një kontejner i cili transportonte midhje të ngrira.

Më pas kemi një tjetër operacion, i ekzekutuar në Bari, ku arrestohet një çift shqiptar me mbiemrin Gjini, dhe ka në zotërim të 400 kilogramë marihuanë të fshehura në arka qepësh dhe hudhrash që eksportoheshin nga Spanja.

Këto janë elementet kyç të përfshira në këtë operacion të cilat kanë sjellë edhe këtë bashkëpunim mes antimafias së Barit, drejtorisë qendrore të antimafias në Romë dhe padyshim dhe autoriteteve të SPAK dhe gjithë hallkave hetuese në Shqipëri.

Dimë që ka një ndarje territorialiteti gjeografik, sa i takon hetimeve jo vetëm në territorin mes dy vende por edhe në faktin e ekzekutimit të urdhrave të tillë.

Fakti se sot ka zbarkuar edhe drejtuesi kryesor i antimafias italiane, jo vetëm kreu i prokurorisë së Barit po edhe i drejtorisë së përgjithshme së Romës, tregon jo vetëm rëndësinë e këtij operacioni por mendoj se ka qenë edhe një bashkëpunim apo kërkesë e autoriteteve shqiptare për të pasur pikërisht një mbështetje në ato kritika që lehtësisht edhe opozita shqiptare hedh.
Ky operacion ka këtë veçanti pasi janë dokumentuar 4.5 milionë euro të transportuara në mënyrë të paligjshme pikërisht duke përdorur këtë tranzitin e transportit mes Durrësit dhe Barit. Dhe mendoj se kjo është mjaft e rëndësishme për të kuptuar edhe territorin se ku është ekzekutuar ky operacion, kemi të bëjmë me qytetin e Durrësit, një nga problematikat edhe për atë çka ka ndodhur në javën e fundit sa i takon zgjedhjeve.
Sa i përket elementeve të përfshirë në këtë operacion, janë 40 shqiptarë, është kryer dhe në qytete të tjera problematike si është Fieri, Vlora dhe Shkodra.


Send this to a friend