VOAL

VOAL

Airbus kërcënon se për shkak të Brexit do të largohet nga Britania

June 22, 2018

Komentet

OKB raporton për 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

Tym ngrihet nga Gaza pas një shpërthimi, më 10 korrik 2025.

 

Radio Evropa e Lirë

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha të premten se i ka regjistruar të paktën 798 vrasje gjatë gjashtë javëve të fundit në pikat e shpërndarjes së ndihmave në Rripin e Gazës.

Ajo tha se vrasjet kanë ndodhur në pikat që menaxhohen nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i mbështetur nga SHBA dhe Izraeli, si dhe pranë autokolonave të drejtuara nga organizata të tjera ndihmash.

GHF-ja përdor kompani private amerikane të sigurisë dhe logjistikës për të sjellë furnizime në Gazë, duke anashkaluar sistemin e udhëhequr nga OKB-ja, për të cilin Izraeli pretendon se është shfrytëzuar nga militantët e udhëhequr nga Hamasi për t’i plaçkitur ndihmat e destinuara për civilët.

Hamasi – i cili është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – i mohon akuzat e Izraelit.

Pas vrasjes së qindra civilëve palestinezë që përpiqeshin të arrinin te pikat e ndihmës së GHF-së në zona ku operojnë forcat izraelite, Kombet e Bashkuara e cilësuan këtë model ndihme “thellësisht të pasigurt” dhe në kundërshtim me standardet e paanshmërisë humanitare.

“(Nga 27 maji) deri më 7 korrik, kemi regjistruar 798 vrasje, përfshirë 615 pranë pikave të Fondacionit Humanitar të Gazës dhe 183, me shumë gjasë, përgjatë rrugëve të autokolonave të ndihmës”, tha zëdhënësja e zyrës së OKB-së (OHCHR), Ravina Shamdasani, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

GHF-ja, që filloi të shpërndante paketa ushqimore në Gazë në fund të majit pasi Izraeli hoqi një bllokadë 11-javore të ndihmës, i tha Reutersit se shifrat e OKB-së janë “të rrejshme dhe çorientuese”.

Ajo e mohon se incidente vdekjeprurëse kanë ndodhur në pikat e saj shpërndarëse.

“Fakti është se sulmet më vdekjeprurëse në vendet e ndihmës kanë qenë të lidhura me autokolona të OKB-së”, tha një zëdhënës i GHF-së.

“Zgjidhja përfundimtare është më shumë ndihma. Nëse OKB-ja dhe organizata të tjera humanitare do të bashkëpunonin me ne, ne mund t’i ndalonim ose t’i pakësonim ndjeshëm këto incidente të dhunshme”, tha ai.

Ushtria izraelite i tha Reutersit se është duke e hetuar numrin e madh të viktimave dhe se ka ndërmarrë hapa për t’i minimizuar përplasjet mes palestinezëve dhe Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), duke vendosur gardhe, tabela paralajmëruese dhe hapur rrugë shtesë.

OHCHR-ja tha se shifrat e saj bazohen në burime si informacione nga spitalet në Gazë, varrezat, familjet, autoritetet shëndetësore palestineze, OJQ-të dhe partnerët e saj në terren.

Shumica e plagëve të palestinezëve pranë pikave të shpërndarjes së ndihmës të regjistruara nga OHCHR që nga 27 maji ishin plagë nga armë zjarri, tha Shamdasani.

“Ne kemi ngritur shqetësime për krime mizore që mund të jenë kryer dhe për rrezikun që krime të tjera mizore të ndodhin aty ku njerëzit po presin në radhë për ndihma jetike si ushqimi”, tha ajo.

Izraeli ka deklaruar se forcat e tij veprojnë pranë vendeve të ndihmës për të parandaluar që furnizimet të bien në duart e militantëve me të cilët është në luftë që nga sulmi i udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023.

 

PEC press release: Media Dramatic rise in the number of journalists killed in six months

Geneva, July 11, 2025 (PEC) The number of journalists killed rose dramatically in the first six
months of this year. Since January, 86 media workers have been killed in 26 countries, more than
16% compared to last year, said Friday the Press Emblem Campaign (PEC).
The continuing hostilities in the Gaza Strip largely explain this very high toll: at least 31 Palestinian
journalists have been killed in six months by the Israeli army (more than a third of the six-month
total).
“The Israeli government is directly responsible for this tragedy, which targets civilians reporting on
the situation in Gaza. The Israeli soldiers involved in these war crimes must be identified and
prosecuted. This is a massacre on an unprecedented scale, with nearly 200 Palestinian journalists
killed since October 2023″, said PEC President Blaise Lempen. “The fighting must absolutely
stop,” he added.
Hostilities in Sudan have also been deadly for journalists on the ground, with six killed since
January.
In Mexico, six journalists were murdered, one per month. Fighting between Ukraine and Russia
also claimed victims, 6 in all, including 5 in Ukrainian areas claimed by Moscow and in Russia.
Another conflict led to the death of 4 media employees in Teheran, during Israeli bombardments in
Iran in June.
Four journalists have been killed in India since January, and 3 in Pakistan.
Colombia, Honduras, Iraq, the United States of America, Peru, Somalia, Syria and Yemen follow
with 2 victims in each country.
One fatality was reported in Brazil, the Democratic Republic of Congo, Ecuador, Guatemala, Haiti,
Lebanon, Nepal, the Philippines, Saudi Arabia and Zimbabwe.
By region, the Middle East was the deadliest, with 43 victims, followed by Latin America with 16,
Africa with 10, Europe with 6 and North America with 2.
The Press Emblem Campaign condemns all these crimes and demands
thorough investigations, in
the hope that the second half of 2025 will be calmer. Last year, a record 179 media workers were
killed (including 80 in Gaza),
74 during the first half of the year
.
List of victims at:
https://www.pressemblem.ch/casualties

Sulmi ajror izraelit vret 10 fëmijë pranë një qendre mjekësore në Gazë

Nëna palestineze Samah Al-Nouri, vajza e së cilës Sama u vra në një sulm izraelit të enjten pranë një qendre mjekësore në Deir Al-Balah, ngushëllon të birin, Gazë, 10 korrik 2025.

 

Radio Evropa e Lirë

Një sulm ajror izraelit ka goditur palestinezë pranë një qendre mjekësore në Rripin e Gazës të enjten, duke i vrarë 10 fëmijë dhe gjashtë të rritur, sipas zyrtarëve shëndetësorë.

Sulmi ndodhi në një kohë kur nuk duket se do të arrihet së shpejti ndonjë marrëveshje në bisedimet për armëpushim që janë duke u zhvilluar.

Pamjet e verifikuara nga sulmi në Deir al-Balah, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, shfaqin trupat e grave dhe fëmijëve të shtrirë në pellgje gjaku, raporton Reuters.

Një video tjetër shfaq disa fëmijë të palëvizshëm të shtrirë mbi një karrocë gomari.

“Ajo nuk bëri asgjë, ishte e pafajshme, betohem. Ëndrra e saj ishte që lufta të përfundonte dhe që ata të njoftonin sot, në mënyrë që ajo të kthehej në shkollë”, tha Samah al-Nouri, duke qëndruar pranë trupit të vajzës së saj që u vra në sulm.

“Ajo thjesht po merrte trajtim në një qendër mjekësore. Pse i vranë?” tha ajo.

Ushtria izraelite tha se e goditi një militant që kishte marrë pjesë në sulmin e udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023 në Izrael, i cili e shkaktoi fillimin e luftës në Gazë.

Hamasi është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera.

Ushtria izraelite shtoi se është në dijeni të raportimeve për kalimtarë të plagosur dhe theksoi se po e heton këtë incident.

Sulmi me raketë në Deir al-Balah ndodhi ndërsa negociatorët izraelitë dhe të Hamasit po zhvillonin bisedime me ndërmjetësit në Katar për një marrëveshje të propozuar për armëpushim 60-ditor dhe për lirimin e pengjeve.

Një zyrtar i lartë izraelit tha të mërkurën se nuk pritej arritja e ndonjë marrëveshjeje për të paktën një ose dy javë, megjithatë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të enjten se është shpresëplotë për një marrëveshje.

“Mendoj se jemi më pranë, ndoshta më afër se sa kemi qenë prej kohësh”, tha Rubio për gazetarët në samitin e ASEAN-it në Malajzi.

Në disa runde bisedimesh indirekte mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas nuk është arritur ndonjë përparim që nga rifillimi i fushatës ushtarake izraelite në mars, pas një armëpushimi të mëparshëm.

Sulmet e përsëritura nga forcat izraelite javët e fundit kanë vrarë qindra banorë të Gazës, shumë prej tyre civilë, dhe kanë plagosur mijëra të tjerë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Presidenti amerikan, Donald Trump, u takua këtë javë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar situatën në Gazë.

Zyrtari izraelit që ishte në Uashington me Netanyahun tha se, nëse të dyja palët pajtohen për planin e armëpushimit, Izraeli do ta përdorte atë periudhë për të ofruar një marrëveshje për paqe të përhershme që do të kërkonte çarmatosjen e Hamasit.

Nëse Hamasi refuzon, “ne do të vazhdojmë” me operacionet ushtarake në Gazë, tha zyrtari në kushte anonimiteti.

Një zyrtar palestinez tha se bisedimet në Katar janë në krizë dhe se çështjet e diskutueshme, përfshirë nëse Izraeli do të vazhdojë të pushtojë pjesë të Gazës pas një armëpushimi, nuk janë zgjidhur ende.

Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 251 të tjerë.

Shumica e pengjeve janë liruar gjatë armëpushimeve të mëparshme.

Ofensiva e Izraelit në Gazë ka vrarë më shumë se 57.000 palestinezë, mbi gjysma e tyre gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

Nënshkruhet marrëveshja Britani-Ukrainë për 5 mijë raketa Thales, 283 mln £ shtesë ndihmë për Kievin në 2025-n

Marrëveshja, e njoftuar më parë nga Londra, për dërgimin e 5,000 raketave të reja mbrojtëse kundërajrore Thales në Kiev u nënshkrua zyrtarisht sot nga qeveritë britanike dhe ukrainase.

Marrëveshja, e përshkruar si “historike” nga mediat ukrainase, u nënshkrua në Romë, në margjinat e konferencës së rindërtimit, nga zëvendëskryeministrja Angela Rayner, e cila u takua me Presidentin Volodymyr Zelensky.

Rayner përfaqësoi Starmer, i cili qëndroi në Londër për samitin me Presidentin francez Emmanuel Macron. Angazhimi i njoftuar më parë britanik për të ofruar ndihmë për Kievin në vlerën e 283 milionë paundëve shtesë në vitin 2025 u konfirmua gjithashtu. bw

Del audio- Trumpi kërcënoi Putinin: Do bombardoj Moskën nëse pushton Ukrainën! Ja përgjigjja e presidentit rus

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbuloi një vit më parë në një takim privat me donatorët se kishte kërcënuar të “bombardonte Moskën” për të dekurajuar Presidentin rus Vladimir Putin nga objektivi i tij për të pushtuar Ukrainën. CNN raporton se ka siguruar një seri regjistrimesh audio që lidheshin me takimet me donatorët e mbajtura në vitin 2024 nga kandidati i atëhershëm republikan për zgjedhjet presidenciale të atij viti.

“I thashë Putinit, “nëse hyn në Ukrainë, do ta bombardoj Moskën”. “Nuk kam zgjidhje tjetër’”, thotë Trump në një nga regjistrimet. “Dhe ai tha: “Nuk të besoj”. Por ai më besoi 10 përqind”, shton presidenti aktual i SHBA.

Trump thotë se i bëri një kërcënim të ngjashëm Presidentit kinez Xi Jinping nëse ai do të pushtonte Tajvanin, duke thënë se do të urdhëronte bombardimin e Pekinit. “Ai mendonte se isha i çmendur”, thotë Trump, duke iu referuar Xi-t, “por ne kurrë nuk patëm probleme”.

Deklaratat u sollën nga gazetarët Josh Dawsey, Tyler Pager dhe Isaac Arnsdorf në një libër të titulluar “2024”, që pritet të dalë këtë vit. Ato i referohen një sërë ngjarjesh të klasifikuara që ndodhën në Florida dhe Nju Jork. Regjistrimet, të patransmetuara kurrë më parë, zbulojnë një anë më të drejtpërdrejtë dhe agresive të presidentit amerikan, i cili u përpoq t’ua paraqiste veten donatorëve si i vetmi i aftë për të shmangur konflikte si ato në Ukrainë dhe Rripin e Gazës, duke kritikuar punën e ish-Presidentit Joe Biden.

Gjatë takimeve, Trump përshkroi gjithashtu qasjen e tij ndaj protestave pro-palestineze në universitetet amerikane, duke premtuar se, nëse rizgjidhej, do të përjashtonte studentët e huaj të përfshirë në ato lëvizje. “Ata që protestojnë duhet të dëbohen nga Shtetet e Bashkuara”, tha ai, duke shtuar se kjo do t’i “jepte fund” këtij fenomeni.

Në një tjetër ngjarje, Trump tregoi se si bindi një donator, fillimisht i gatshëm të ofronte 1 milion dollarë në këmbim të një dreke, që të rriste kontributin e tij në 25 milionë dollarë. “Dhe ai e bëri. Ai më dha 25 milionë dollarë. Ai është i çmendur”, tha ai, duke pretenduar aftësinë e tij për të bindur donatorët e mëdhenj të hapnin portofolet e tyre: “Duhet të kesh guximin të kërkosh”.bw

Ukraina: Moska nis “Sulmin më të Madh që nga Fillimi i Luftës- lëshoi ​​728 dronë dhe 13 raketa kundër Kievit

Dëmtime nga një raketë ruse në një ndërtesë civile në Kiev

Sulmet shkaktuan shkatërrime dhe disa të plagosur. Zelensky: “Rusia i hedh poshtë përpjekjet për të arritur paqen.”

 

VOAL- Ukraina tha mbrëmë se Rusia nisi “sulmin më të madh me dronë dhe raketa që nga fillimi i luftës”, duke synuar kryesisht pjesën perëndimore të vendit.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se ushtria ruse lëshoi ​​728 dronë dhe 13 raketa, duke shtuar se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore interceptuan 711 dronë dhe se të paktën shtatë raketa u shkatërruan.

Bombardimet shkaktuan zjarre, shkatërrime dhe disa të plagosur, por aktualisht nuk ka raportime për viktima.

“Ky është një sulm elokuent, i cili vjen pikërisht në një kohë kur janë bërë kaq shumë përpjekje për të arritur paqen dhe për të vendosur një armëpushim. Megjithatë, Rusia vazhdon t’i refuzojë të gjitha”, komentoi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në X. Agjencitë/RSI

‘Do bombardoj Moskën’- Trumpi kërcënoi Putinin, zbardhet biseda sekrete

BILD

Zbulim spektakolar në SHBA: Stacioni televiziv amerikan CNN publikoi një regjistrim audio ku Donald Trump tregon sesi i kishte kërcënuar diktatorin rus Vladimir Putin se do ta bombardonte Moskën.

Trump thuhet ta ketë thënë këtë gjatë një takimi me donatorë në fushatën zgjedhore për 2024.

Në regjistrim, Trump thotë: “Putinit i thashë: ‘Nëse ti pushton Ukrainën, do të bombardoj Moskën deri në themel. Po të them, nuk kam tjetër zgjidhje.’”

Trump vijon: “Dhe pastaj [Putin] tha diçka si: ‘Nuk të besoj.’ Por më besoi për 10 përqind.”

Gjithashtu, Trump tha se kishte paralajmëruar me fjalë të ngjashme edhe presidentin e Kinës, Xi Jinping, për një pushtim në Tajvan. Ai kërcënoi se, në atë rast, do të bombardonte Pekinin. “Ai më konsideronte të çmendur,” tha Trump për Xi, dhe shtoi: “Por ne nuk patëm kurrë ndonjë problem.”

“Ai pyeti: ‘Pekinin?’ Unë i thashë: ‘Nuk kam zgjidhje. Duhet t’ju bombardoj,’” tregoi Trump për bisedën me Xi.

Ai theksoi se mjafton që kërcënimet të jenë besueshme vetëm 5 apo 10 përqind për të parandaluar luftërat.

Regjistrimet u bënë në vitin 2024, kur Donald Trump, atëherë ish-president dhe kandidat i republikanëve në zgjedhjet presidenciale, ishte në fushatë. Ato duket se i referohen bisedave që Trump pati si president gjatë mandatit të tij të parë (2017-2021) me udhëheqës të tjerë shtetërorë.

Trump përsërit shpesh se Putini nuk do të kishte pushtuar Ukrainën nëse ai do të ishte president, dhe i bën fajtor paraardhësin e tij, Joe Biden, për luftën.

Përpjekjet e Trump për të arritur një armëpushim apo paqe midis agresorit Rusi dhe Ukrainës deri tani kanë dështuar. Ai gjithashtu refuzon të ashpërsojë sanksionet ndaj Rusisë apo të ushtrojë presion tjetër.

Së fundmi, Trump është shprehur gjithnjë e më i frustruar ndaj diktatorit rus Vladimir Putin. Kremlini po i shërben SHBA-së “një tufë gënjeshtrash”, tha presidenti amerikan. “Nuk jam i kënaqur me Putinin,” tha ai gjatë një mbledhjeje të kabinetit. “Jam shumë i pakënaqur me të.” sn

Britania e Madhe kërcënon Izraelin me sanksione shtesë nëse armëpushimi në Gaza nuk arrihet ‘brenda javëve të ardhshme’

Sekretari i Jashtëm Britanik, David Lammy, tha të martën se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të vendosë sanksione shtesë ndaj Izraelit nëse një armëpushim në Rripin e Gazës nuk sigurohet brenda disa javësh.

Lammy i tha Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Komunave se qeveria do të “shkojë më tej” në ndërmarrjen e veprimeve kundër Izraelit nëse situata humanitare në Gaza vazhdon të përkeqësohet.

“Nëse nuk e arrijmë armëpushimin për të cilin të gjithë lutemi në javët e ardhshme… a do të shkojë qeveria më tej për të marrë masa kundër Izraelit?” pyeti deputeti laburist Alex Ballinger.

“Po, do ta bëjmë,” u përgjigj Lammy.

Komentet e Lammy-t vijnë pas një lëvizjeje të koordinuar sanksionesh muajin e kaluar nga Mbretëria e Bashkuar, Australia, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Norvegjia, që shënjestruan ministrat izraelitë Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich për atë që Londra e përshkroi si “shkelje të shëmtuara” të të drejtave të njeriut në Gaza, raportoi The Independent.

Sanksionet përfshinin ndalime udhëtimi dhe ngrirje të aseteve.

Ndërsa Mbretëria e Bashkuar është vënë nën presion në rritje, përfshirë nga figura të larta të Partisë Laburiste dhe sindikata, për të njohur zyrtarisht shtetësinë palestineze, Lammy nuk pranoi të zotohej për një afat kohor specifik.

“Nuk do ta lidh veten me një kalendar sepse është i përshtatshëm për një fragment kronik”, tha ai, duke shtuar se negociatat për armëpushim janë delikate dhe çdo veprim njohjeje duhet të vlerësohet në bazë të faktit nëse sjell ndryshime domethënëse në terren.

Ai vuri në dukje se pavarësisht njohjes ndërkombëtare në rritje të Palestinës, përfshirë nga vende të tilla si Irlanda, Spanja dhe Norvegjia, “ajo që kemi parë është aneksim i mëtejshëm në Bregun Perëndimor”, duke sugjeruar se vetëm njohja nuk ka çuar përpara përpjekjet për paqe.SN

Kinezët sulmojnë avionët gjermanë me lazer- Shtohen tensionet mes Berlinit dhe Pekinit

BILD

Sulm kinez ndaj avionit gjerman! Qeveria gjermane thërret ambasadorin kinez në Ministrinë e Jashtme!

“Ushtarakët kinezë kanë përdorur lazer ndaj një avioni gjerman në operacionin ASPIDES të BE,” shkruan Ministria e Jashtme në X. “Kërcënimi i jetës së stafit gjerman dhe ndërprerja e misionit janë krejtësisht të papranueshme. Ambasadori kinez është thirrur sot në Ministrinë e Jashtme”.

BILD mësoi nga burime të sigurisë: Nuk është sulmi i parë i Kinës. Ushtria kineze ka përdorur herë pas here lazer ndaj avionëve perëndimorë, duke verbuar pilotët dhe duke prishur elektronikën në avionë.

Që në vitin 2018, nga një bazë ushtarake kineze në Xhibuti dyshohet se janë përdorur lazerë ndaj avionëve ushtarakë amerikanë – disa pilotë u lënduan lehtë. SHBA protestoi zyrtarisht, ndërsa Kina mohoi akuzat.

Këta lazerë “verbues” nuk përdoren për kapjen e objektivit dhe për të lëshuar raketa më pas. Sipas burimeve të sigurisë, ata shërbejnë vetëm për të penguar avionët.

Nga burime diplomatike gjermane, BILD mësoi se takimi me ambasadorin kinez në Berlin u zhvillua të martën në mëngjes.

“Nuk pranojmë që ushtarët gjermanë të rrezikohen. Veprimi kinez ishte krejtësisht i papranueshëm”, thanë për BILD. Kjo i është bërë “krejtësisht e qartë ambasadorit sot”.

Operacioni ASPIDES (nga greqishtja “Mburoja”) është një mision ushtarak detar i BE-së që prej vitit 2024.

Qëllimi: sigurimi i rrugëve të lira detare për anijet – në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit, Detin Arabik, Gjirin e Omanit dhe Gjirin Persik.

Forcat e Armatosura gjermane marrin pjesë në këtë mision të BE-së në Detin e Kuq, përfshirë fluturime të rregullta për mbikëqyrje ajrore të hapësirës detare. sn

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa me Presidentin e SHBA Donald Trump dhe Princin saudit të Kurorës Mohammed bin Salman në Riad, Arabia Saudite, 14 maj 2025 (Wikipedia)
Radio Evropa e Lirë

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur të hënën se organizatën Hayat Tahrir al-Sham (HTS), të njohur edhe si Fronti Al-Nusra nuk e konsiderojnë më terroriste.

HTS-ja është grup që dikur kishte lidhje me Al-Kaidën – organizatë terroriste – ndërsa në dhjetor e ka rrëzuar Qeverinë në Siri.

“Në konsultim me Prokurorin e Përgjithshëm dhe Sekretarin e Thesarit, ju njoftoj për heqjen e Frontit Al-Nusrah, të njohur edhe Hay’at Tahrir al-Sham nga lista e organizatave terroriste”, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Një koalicion i armatosur, i udhëhequr nga lideri i grupit HTS, Ahmed al-Sharaa, e ka rrëzuar Qeverinë e Bashar al-Assadit, atëbotë president, duke i dhënë fund regjimit brutal që ka zgjatur për gjysmë shekulli nga familja e Assadit.

Sharaa është vetëshpallur president i përkohshëm, vendim që është mirëpritur, por jo me doza të larta entuziazmi, në Uashington, Evropë dhe vende tjera.

Vendimi i Uashingtonit do të nisë së zbatuari të martën dhe vjen pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump javën e kaluar për shfuqizim të sanksioneve të SHBA-së kundër Sirisë.

Trump ka hequr sanksione tjera kundër Sirisë në maj, duke iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së Arabisë Saudite dhe Turqisë për të ndihmuar që shteti i shkatërruar nga lufta të rintegrohet në ekonominë globale.

SHBA-ja e ka hequr nga lista e zezë edhe Sharaan, pasi ai është ngjitur në pushtet.

HTS, që është njohur edhe si Fronti Al-Nusra, ka qenë dikur degë e Al-Kaidës në Siri, mirëpo i ka shkëputur lidhjet me grupin xhihadist më 2016, dhe ka tentuar të krijojë imazh tjetër në publik.

Deri më 2017, HTS-ja ka pasur kontrollin e një pjese të madhe të veriperëndimit të Sirisë dhe ka krijuar administratë civile në atë zonë, mes akuzave për abuzime brutale kundër atyre që dalin kundër regjimit.

Në janar, pas rrëzimit të regjimit të Assadit, autoritetet e reja kanë bërë të ditur për shpërbërje të të gjitha fraksioneve të armatosura dhe të gjitha janë integruar në trupa shtetërore, sikurse është forca e re policore.

Edhe shtetas të Kosovës janë dënuar apo u janë ngritur aktakuzapër pjesëmarrje në Frontin Al-Nusra.

Në korrik të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar shtetasin e Kosovës, Murat Dernjanin me 20 vjet burim për krime kundër njerëzimit në Irak dhe Siri, ndërsa në janar të vitit 2019 ai ishte dënuar me pesë vjet burgim për vepra penale që lidheshin me terrorizëm.

Ai e kishte pranuar fajësinë për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grupe terroriste.

Të dhënat e mëparshme tregojnë se mbi 350 persona besohet të kenë shkuar në Siri që nga viti 2011, kryesisht për t’iu bashkuar grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Kosova ka miratuar Ligjin për ndalimin e pjesëmarrjes në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës në vitin 2015, derisa që nga viti 2019 janë organizuar disa operacione riatdhesimi, përmes së cilave janë rikthyer qindra persona.

Netanyahu surprizon Trumpin me letrën e nominimit për Çmimin Nobel për Paqen

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha të hënën (7 korrik 2025) Presidentit Donald Trump se e kishte nominuar atë për Çmimin Nobel për Paqen, duke i dorëzuar zotit Trump një letër nominimi gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë.

Duke folur me gazetarët në fillim të takimit të tyre, Netanyahu tha se Izraeli po punonte me Shtetet e Bashkuara për të gjetur vende që do t’u jepnin palestinezëve një të ardhme më të mirë.

“Ai po krijon paqe ndërsa flasim, në një vend, në një rajon pas tjetrit”, tha Netanyahu në një darkë me Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Trump ka marrë disa nominime për Çmimin Nobel për Paqen nga mbështetës dhe ligjvënës besnikë gjatë viteve dhe nuk e ka fshehur acarimin e tij që nuk e ka marrë çmimin prestigjioz.

Republikani është ankuar se ishte anashkaluar nga Komiteti Norvegjez i Nobelit për rolin e tij ndërmjetësues në konfliktet midis Indisë dhe Pakistanit, si dhe Serbisë dhe Kosovës.

Ai gjithashtu ka kërkuar merita për “ruajtjen e paqes” midis Egjiptit dhe Etiopisë dhe ndërmjetësimin e Marrëveshjeve të Abrahamit, një seri marrëveshjesh që synojnë normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe disa kombeve arabe.

Trump bëri fushatë për postin si një “paqebërës” i cili do të përdorte aftësitë e tij negociuese për t’i dhënë fund shpejt luftërave në Ukrainë dhe Gaza, megjithëse të dy konfliktet ende vazhdojnë më shumë se pesë muaj pas presidencës së tij. sn

Disa orë pas shkarkimit nga Putini, gjendet i vdekur ministri i Transportit në Rusi

Ministri rus i Transportit, Roman Starovoit, u gjet i vdekur pranë Moskës vetëm pak orë pasi u shkarkua nga Presidenti Putin. Mediat vendase raportuan se ai vdiq në një vetëvrasje të dukshme.

Presidenti Vladimir Putin e shkarkoi atë pas ndërprerjeve masive të hapësirës ajrore civile ruse të shkaktuara nga sulmet me dronë ukrainasë. Sipas raportimeve të mediave ruse, një armë u gjet pranë trupit të Starovoit. Raportet gjithashtu pohojnë se ai vdiq në një vetëvrasje. Megjithatë, deri më tani nuk është publikuar asnjë informacion zyrtar mbi shkakun e vdekjes.

Më herët të hënën, Kremlini nuk dha detaje ose arsye specifike për shkarkimin e Starovoit, i cili kishte shërbyer si guvernator i rajonit Kursk të Rusisë përpara se të riemërohej ministër i transportit në maj 2024.

Megjithatë, shkarkimi i tij erdhi pasi pothuajse 300 fluturime u anuluan në aeroportet kryesore gjatë fundjavës së kaluar për shkak të sulmit të fundit me dronë ukrainas. bw


Send this to a friend