VOAL

VOAL

“Agim Kajmaku po i fshihet drejtësisë greke prej disa vitesh”/ Basha video-mesazh: E gjithë Vora e di, e di edhe Rama

August 25, 2019

Komentet

Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Ç’tregojnë të dhënat e INSTAT

Sektori i blegtorisë është në rënie të lirë si për nga numri i krerëve dhe nga sasia e prodhimit.

Të dhënat e reja nga INSTAT treguan për rënie të krerëve në të gjitha llojet e kafshëve për mish dhe qumësht, duke përfshirë edhe pulat gjate vitit 2024 në krahasim me 2023.

Rënia e numrit të krerëve u reflektua edhe në nën-produktet mish dhe bulmet.

Vetëm numri i koshereve po vjen në rritje. Këto zhvillime rrisin presionin për çmime më të larta, pasi në një kohë që ulet prodhimi kërkesa po rritet nga turistët, pasi edhe kuzhina shqiptare ka në bazë të saj produktet blegtorale.

Sipas INSTAT numri i gjedhëve është rritur me 3,3%, nga 263 mijë krerë në vitin 2023 në 272 mijë krerë në vitin 2024. Megjithatë, numri i lopëve ka shënuar një rënie me 3,5%, duke zbritur nga 232 mijë në 224 mijë krerë.

Numri i përgjithshëm i të leshtave në vitin 2024 ka rënë me 2,5%, nga 1.206 mijë në 1.177 mijë krerë, krahasuar me 2023. Delet, si kategoria më përfaqësuese, kanë shënuar një rënie më të theksuar prej 3,8%, nga 1.006 mijë në 968 mijë krerë.

Në vitin 2024, janë regjistruar 615 mijë krerë të dhirta, me një rënie prej 3,9%, krahasuar me një vit më parë (640 mijë). Brenda kësaj kategorie, numri i dhive është ulur me 2,2%, nga 512 mijë në 501 mijë krerë.

Rënia më e madhe është regjistruar në kategorinë e derrave, me një ulje prej 9,4%, nga 115 mijë në 104 mijë krerë. Brenda kësaj kategorie, numri i dosave është reduktuar me 9,6%.

Edhe pse numri total i shpendëve ka shënuar një rënie të lehtë prej 0,6%, nga 7.031 mijë në 6.992 mijë, numri i pulave ka pësuar një ulje më të theksuar prej 6,6%, duke zbritur nga 4.877 mijë në 4.557 mijë.

Numri i njëthundrakëve ka zbritur nga 67 mijë në 58 mijë krerë, që përfaqëson një rënie me 12,2%.

Numri i koshereve të bletëve është rritur me 13,2%, nga 519 mijë koshere në vitin 2023 në 587 mijë koshere në vitin 2024.

Prodhimi i përgjithshëm i qumështit është ulur me 2,7%, duke kaluar nga 900.569 tonë në vitin 2023 në 876.688 tonë në vitin 2024.

Qumështi i lopës mbetet burimi kryesor, duke përbërë 84,9% të totalit, ndjekur nga qumështi i dhisë me 7,7% dhe ai i deles me 7,4%.

Prodhimi i mishit në peshë të gjallë ka pësuar një rënie prej 3,8%, nga 135.483 tonë në 130.334 tonë. Edhe pse në vitin 2023 u prodhuan 894 milionë vezë, në vitin 2024 prodhimi ka rënë lehtë në 888 milionë, me një ndryshim prej −0,7%.

Prodhimi i mjaltit është rritur me 5,4%, nga 5.633 tonë në 5.940 tonë.

Qarqet me numrin më të lartë për mbarështimin e gjedhit për vitin 2024, janë Fieri me 14,8% dhe Korça me 11,3%, ndaj numrit gjithsej të gjedhëve. Përqendrimi më i madh i numrit të të leshtave është në qarkun e Vlorës me 29,3% dhe në qarkun e Gjirokastrës me 14,5%, ndaj numrit gjithsej të krerëve.

Gjithashtu, në qarkun Vlorë dhe Gjirokastër është përqendrimi më i madh i numrit të të dhirtave me 25,6% me 14,0%, ndaj numrit gjithsej të krerëve.

Numri më i lartë i kategorisë së derrave është shënuar në qarkun Lezhë me 51,6% dhe në qarkun Shkodër me 24,2%, ndaj numrit gjithsej të krerëve./Monitor

Lëkundje të forta tërmeti në vend, ja epiqendra dhe magnituda

Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë pak minuta më parë në Tiranë. Dridhjet e tokës janë raportuar dhe në disa qytete të tjera.

Nga të dhënat e para mësohet se tërmeti ka qenë i magnitudës 4.5 i Shkallës Rihter.

Mësohet se lëkundjet e tërmetit janë ndjere në Durrës, Pukë, Mal të Zi.

Epiqendra u regjistrua në Krujë.

 

 

Thellësia e lëkundjeve raportohet se ishte 5 km. bw

Si po “zhduken” bagëtitë, në 10 vite tkurren me 37%, qarqet me rënien më të madhe

Shqipëria rrezikon të bëhet e varur nga importet e qumështit dhe nënprodukteve dhe gjithashtu të humbasë trashëgiminë rurale dhe të kulinarisë tradicionale për shkak të rënies së shpejtë të numrit të lopëve të qumështit.

Të dhënat zyrtare të INSTAT për numrin e lopëve të qumështit në Shqipëri gjatë viteve 2014–2024 tregojnë një rënie dramatike në të gjitha qarqet e vendit me mbi 35%.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria po përjeton një nga nivelet më të larta të emigrimit në Europë, veçanërisht në zonat rurale dhe malore. Këto dy fenomene nuk janë të shkëputura përkundrazi, ato janë drejtpërdrejt të ndërlidhura.

Fieri është dhe mbetet qarku me numrin më të madh të lopëve të qumështit, megjithëse rënia është e konsiderueshme, nga mbi 50 mijë krerë në 2014 në rreth 34,800 në 2024. Në krahasim me 2023 numri i lopëve në këtë qark u rrit me 0.5% për shkak të investimeve më të mëdha në ferma.

Në Elbasan, rënia është dramatike, më shumë se 59% në një dekadë. Dikur ndër qarqet me aktivitet të lartë blegtoral, tani ka humbur thuajse dy të tretat e tufës së lopëve të qumështit. Në 2024 numri i lopëve të qumështit ra me mbi 6,5 % në krahasim me 2023. Kjo lidhet drejtpërdrejt me largimin masiv të banorëve nga zonat malore të Librazhdit, Gramshit dhe Belshit drejt emigracionit ose qendrave urbane.

Edhe Berati ka përjetuar një rënie të ndjeshme, me përgjysmim të numrit të lopëve. Humbja e popullsisë në fshatrat e Skraparit, Poliçanit dhe Kuçovës ka çuar në tkurrjen e bujqësisë familjare. Vetëm me 2024 rënia e vjetore e lopëve të qumështit ishte 18 për qind më e larta në shkallë vendi. Blegtoria në këtë qark është kthyer në një aktivitet simbolik, pa potencial zhvillimi. Nga 2024-2024 rënie ishte 40%, teksa ndryshimi vjetor me 2024 ishte 7.4%

Një tjetër qark me rënie të theksuar është Gjirokastra. Shumë fshatra në Dropull, Libohovë janë boshatisur. Rënia e numrit të lopëve është indikator i drejtpërdrejtë i shpopullimit: nuk ka më njerëz që të kujdesen për blegtorinë. Megjithatë, disa iniciativa agro-turizmi kanë ruajtur gjurmë të aktivitetit në zonat përreth Tepelenës. Në 2024 lopët e qumështit shënuan rënie vjetore 6%, ndërsa për një dekadë 37%.

Edhe pse me potencial të madh blegtoral, Korça ka humbur më shumë se 11 mijë krerë lopë në një dekadë. Emigrimi i zonave malore si Kolonja dhe Maliqi, por edhe ikja e të rinjve drejt emigracionit, kanë prekur sektorin. Numri i krerëve ra me 15.7 % vetëm me 2024, ndërsa gjatë dekadës rënia ishte 20%

Në Dibër dhe Kukës, qarqe malore përjetojnë tkurrje të vazhdueshme. Në Dibër, ku bujqësia dhe blegtoria ishin jetike, numri i lopëve ka rënë me rreth një të tretën. Në Kukës, ndikimi është i ngjashëm.

Shkodra ka pasur gjithashtu një rënie të fortë të numrit të lopëve të qumështit. Fshatra si Puka, Fushë-Arrëzi dhe Malësia e Madhe kanë humbur popullsinë aktive që mund të mbante gjallë blegtorinë. Megjithatë, pranë zonave fushore të nën -Shkodrës, ende mbijetojnë disa ferma të mëdha. Numri i krerëve vetëm në 2024 u reduktua me 13 për qind , ndërsa gjatë dekadës me 37%

Lezha është ndër qarqet që kanë ruajtur njëfarë qëndrueshmërie relative në krahasim me të tjerat. Kjo lidhet me zhvillimin e bujqësisë intensive në zonat e ultësirës, por edhe me afërsinë me tregjet e mëdha të Tiranës. Gjithsesi, edhe këtu ka rënie dhe vështirësi për fermerët e vegjël. Në vitin 2024 numri i krerëve mbeti i njëjtë, ndërsa gjatë dekadës rënia ishte 20%.

Qarku i Durrësit ka përjetuar një rënie të ndjeshme, jo vetëm për shkak të emigrimit rural, por edhe për shkak të presionit të urbanizimit. Ndërtimi i madh dhe transformimi i tokës bujqësore për qëllime ndërtimi ka zhvendosur aktivitetin blegtoral në periferi, duke bërë që numri i lopëve të ulet me më shumë se 40% gjatë dekadës, ndërsa në 2024 u vu re një rritje e lehtë

Edhe në Tiranë, që përfshin zonat rurale të Kamzës, Vaqarrit Petrelës dhe Baldushkut, numri i lopëve është përgjysmuar. Në 2024 rënie ishte 3.5%, ndërsa në 10 vite 43%.

Vlora është qarku i vetëm ku rënia është minimale, vetëm 2.8% në dhjetë vite.

Rënia e numrit të lopëve të qumështit është pasqyrim i drejtpërdrejtë i emigrimit të popullsisë rurale, emigracionit, mungesës së politikave bujqësore afatgjata, dhe orientimit gjithnjë e më shumë të Shqipërisë drejt urbanizimit të paqëndrueshëm./ Monitor

 

KiE rrëzon zgjedhjet e 11 majit, publikohet raporti i vëzhguesve

Misioni i vezhguesve te Keshillit te Europes ka publikuar raportin per zgjedhjet ne te cilin nder te tjera evidentohet perdorimi I burimeve shteterore ne funksion te fushates se Partise Socialiste, intimidimi I votuesve, shit-blerjen e votes e nje sere shkeljesh te tjera.

Zgjedhjet u shënuan nga përdorimi i gjerë i burimeve publike dhe i fuqisë institucionale nga partia në pushtet, ndërkohë që raportime të shumta për presion ndaj punonjësve publikë dhe votuesve të tjerë, si dhe raste të frikësimit, përbëjnë shqetësim. Zgjedhjet  u zhvilluan në një mjedis shumë të polarizuar dhe konkurrentët nuk përfituan nga një fushë loje e barabartë. Megjithatë, kandidatët ishin përgjithësisht të lirë të bëjnë fushatë, edhe pse disa raportuan për intimidim. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë të pozitës në pushtet. Gjithashtu kemi marrë akuza se vijat ndarëse mes partise ne pushtet dhe shtetit janë të paqarta, dhe informacione të besueshme se partia në pushtet po ushtron presion mbi nëpunësit civilë që varen nga vendet e punës në shtet, nganjëherë drejtpërdrejt dhe nganjëherë më në mënyrë të fshehtë. Gjithashtu dëgjuam se blerja e votave, e cila ishte e pranishme ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, mbetet endemike në zonat rurale dhe më pak të zhvilluara, duke përfshirë edhe metodat indirekte si stimujt në para kesh dhe kreditë me interes 0%.

Ne raportin e veshguesve, ngrihet shqetesimi per ndikimim e korrupsonti ne zgjedhje e po ashtu per traditen sipas te ciles fituesi merr te gjitha.

Ndërsa njohim rëndësinë e luftës kundër korrupsionit, theksuam nevojën për të shmangur perceptimin e favorizimit të një partie politike mbi tjetrën, pasi kjo mund të dobësojë besimin e publikut në luftën kundër korrupsionit dhe në procesin zgjedhor”. Na u informua për kulturën sipas te ciles ne Shqiperi “fituesi merr gjithçka” në konkurrencën politike ku synimi nuk është të nxitet bashkëpunimi i ardhshëm, por të minimizohet ndikimi i kundërshtarëve, duke rezultuar në mundësi të kufizuara për dialog konstruktiv”. Përqendrimi i pronësisë së mediave, që cenonte pluralizmin e burimeve të lajmeve, bashkë me vetë-censurën tek gazetarët dhe mbizotërimin e dy partive më të mëdha në mbulimin mediatik, kufizoi mundësinë e votuesve për të bërë një zgjedhje të informuar. Dita e zgjedhjeve kishte mungesë të ndjekjes së procedurave dhe shumë incidente intimidimi dhe shpërblimesh për votuesit, si dhe disa mangësi procedurale dhe në transparencë gjatë numërimit.

Ky raport do te shqyrtohet te henen ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes ne Strasburg.sn

Myslim Murrizi: Doktor, skuthët, servilët, vemjet, fundërrinat dhe idiotët që të lëpijnë, të bëjnë pis. PD s’ka nevojë për këta idiotë e debila…

Myslim Murrizi ka shpërthyer për gjëndjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

Ai ka dhe një apel për kryetarin e kësaj partie, Sali Berisha.

“Rinumerimi si pasojë e dyshimeve dhe e egos se disa kandidateve qe nuk do te sjellë asgje, por i qeteson te gjithe dhe tregon qe nuk duhen te hezitojë me politika per te shkuar ne administrate zgjedhore jashtë asaj me komisionerë dhe numërus te 2-3 partive kur ne zgjedhje marrin pjesë mbi 10-15 parti politike.

Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With EarthKeep Watching

Skip Ad

Drejtuesit politik te PD te Qarqeve qe kane marrë qofte edhe 1 vote me pak se sa zgjedhjet e vitit 2009, 2013, 2017, 2021 duhet te qerohen nga çdo funksion politik ne drejtimin e PD dhe nese kane sado pak surrat duhet ta dorezojne mandatin qe kane mare pa votat e qytetareve dhe pa votat e demokrateve ne primare.

PD duhet te hyjë ne nje proçes zgjedhor ne çdo Dege dhe duhet te heqë modelin e shpifur ku ka me shumë “poste” e te “zgjedhur” fallco se sa anëtare partie (anëtare kryesie, sekretariate , koordinator, drejtues politik leshi etj njelloj si ish- PPSH)

PD duhet te pastrohet nga funderrinat, ish- spiunë te Sigurimit dhe debilë e idiotë politik qe nuk dinë te bejne asgje veç intrigave te ndyra per te ruajtur nje karrike te qelbur per veten e tyre dhe pislliqeve e luftes ndaj kujdo qe nuk ngjan me surratin e peshtire te ketyre palaçove.

I nderuar z Berisha!

Skuthet, servilet, vemjet, funderrinat dhe idiotet, edhe kur te “lepijne”, me e pakta te bejne pis por shpesh here te kafshojne disa si qenë e disa si kone, prandaj nuk besoj qe ke nevojë per “masazh” te tille jargavites qe ta “paguash” si “masazh” relaksi.

PD dhe opozita janë aset kombëtar e jo kasolle për të futur kokën njerëz pa kokë, por veç me dhëmbë të qelbur e b*** të përdredhur”, thotë Murrizi. Tema

 

 

 

 

Bislimi intervistohet nga Prokuroria Speciale

Radio Evropa e Lirë

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, po intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për rastin që ka të bëjë me hetimet mbi dyshimet për dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore.

Bislimi shkoi në ndërtesën e Prokurorisë Speciale në 09:30 dhe ende nuk dihet se në çfarë cilësie ai po intervistohet.

Për këtë rast, për disa orë më 27 maj ishte intervistuar edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, dhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha – që të dy në cilësinë e të dyshuarit.

Peci dhe Hoxha u intervistuan pasi autoritetet paraprakisht po më 27 maj kryen bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencinë e Veterinarisë, si dhe në lokacionin e kompanisë përfituese.

Për cilën fabrikë bëhet fjalë?

Në Parkun Industrial në Drenas, dhjetorin e vitit 2019 kishte përfunduar ndërtimi i fabrikës, ku parashihej të përpunoheshin dhe asgjësoheshin nënproduktet shtazore.

Por, funksionalizimi i fabrikës – ndërtimi i së cilës kushtoi 7.7 milionë euro – nisi më 2024, kur u hap thirrja për kompanitë që të aplikonin për marrjen në shfrytëzim të saj dhe për të nisur punën në grumbullimin dhe kategorizimin e nënprodukteve shtazore.

U raportua se kompania kosovare LIP KS & IT SH.P.K. u përzgjodh për ta funksionalizuar fabrikën, me afat operimi për 20 vjet, përkatësisht deri më 2044. U tha se kjo kompani ishte regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) vetëm 5 ditë pas thirrjes për aplikim.

Kësisoj dyshohet se nuk u përmbushën kriteret që fituesi i kontratës të kishte përvojë 12 deri në 15-vjeçare në përpunimin e nënprodukteve shtazore, dhe të dëshmonte se në tre vjetët e fundit kishte përpunuar 20 mijë tonë të nënprodukteve shtazore.

Një ditë para kryerjes së bastisjeve në Ministrinë e Bujqësisë, Partia Demokratike e Kosovës deklaroi se ministri në detyrë Peci, pa ankand publik, ia ka dhënë me qira pronën për fabrikën për mbetjet shtazore një kompanie për 20 vjet.

PDK-ja tha se Ministria e Bujqësisë ka shkelur Ligjin për pronën publike, që tha se parasheh që pronat publike të jepen me qira vetëm përmes ankandit publik dhe jo më shumë se 15 vjet, përveç në rastet kur merre vendimi në Kuvendin e Kosovës.

Depozitova dosjen me mbi 400 faqe në SPAK mbi plagjiaturën për rektorin e UT dhe mbi 50 profesorë- Nga Taulant Muka

Dita e parë në Tiranë. Sapo depozitova dosjen me mbi 400 faqe në SPAK mbi plagjiaturën për rektorin e UT dhe mbi 50 profesorë në UT, Ministren e Arsimit, Presidentin dhe Avokatin e Popullit me kërkesën për hetim për një grup të strukturuar kriminal në arsimin e lartë.

Tani fjala i mbetet drejtësisë nëse do vendosë standarde për arsimin dhe shkencën shqiptare!

Farsa elektorale – Takimi në Berlin/ Alizoti: Larg dekorit zyrtar, në Shqipëri grupet kriminale deformuan votën!

Ligjvënësi demokrat, Tomorr Alizoti ka shprehur shqetësimin e forcës politike ku aderon, lidhur me situatën politike në Shqipëri, gjatë një takimi në Berlin të Gjermanisë.

Larg dekorit zyrtar dhe fjalorit të paketuar që nuk pasqyron realitetin, shkruan Tomorri në një status në rrjetet sociale, e vërteta është sa e thjeshtë, aq edhe e hidhur.

‘Në Shqipëri nuk zhvillohen më zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vota blihet, kontrollohet dhe merret me presion’, shkruan Alizoti.

Si shembull domethënës të situatës së zgjedhjeve, është Elbasani, theksoi ndër të tjera deputeti demokrat, duke shtuar se qyteti është kthyer në laborator të deformimit të votës nga grupe kriminale.

Statusi

Në një bisedë të zhvilluar sot në Berlin, ndava shqetësimin tim për situatën politike në Shqipëri, larg dekorit zyrtar dhe fjalorit të paketuar që nuk pasqyron realitetin.

E vërteta është e thjeshtë dhe e hidhur: në Shqipëri nuk zhvillohen më zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vota blihet, kontrollohet dhe merret me presion.

Përmenda Elbasanin si një shembull domethënës: një qytet me histori, por sot i kthyer në laborator të deformimit të votës nga grupe kriminale.

Problemi nuk është më thjesht korrupsioni, por mungesa e legjitimitetit.sn

I pandehur për abuzim me tenderat, deputeti socialist paraqitet në GJKKO

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, u paraqit në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në seancën e parë gjyqësore ndaj tij, pasi SPAK e ka akuzuar zyrtarisht. Ndreca, i cili nuk arriti të rizgjidhet në zgjedhjet e 11 Majit, akuzohet për keqpërdorim të tenderave gjatë kohës që ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

Sipas SPAK, ai bashkëpunoi me zyrtarë të tjerë të ministrisë për të favorizuar Gjon Radovanin, duke e shpallur fitues të një tenderi për rikonstruksionin e katër komisariateve.

Hetimet tregojnë se Ndreca dhe bashkëpunëtorët e tij i dhanë përparësi Radovanit gjatë gjithë procesit të prokurimit dhe në fund i dhanë kontratën bashkë me kompaninë tjetër Derbi-E shpk, megjithëse ajo nuk përmbushte kushtet ligjore.

Nga dokumentet rezulton se Radovani është mik me ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, me të cilin ka pasur komunikime, dhe kjo miqësi mund të ketë ndikuar që kompania e tij të fitonte tendera pranë Ministrisë së Brendshme.

Gjithashtu, nga hetimet dalin emaile mes Radovanit, i cili ka qenë edhe konsulent për këtë tender në Ministrinë e Brendshme, dhe Ndrecës, në të cilat diskutohen detaje për ambientet e komisariateve në Vlorë, Pogradec dhe Mirditë, që ishin planifikuar për rikonstruksion. bw

 

Sulmi iranian – Evakuohen 5 shqiptarë që ndodheshin në Izrael! Ministria e Jashtme: Tani ndodhen në Egjipt

Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit, informoi sot Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Ata ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri.

Largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro.

Ambasada falënderon autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë.

Edhe Praga dhe Varshava evakuan sot qytetarët e tyre që ishin të vendosur në Izrael.sn

Ambasadori i BE në Tiranë me mesazh të fortë: Rrjetet kriminale përdorin korrupsionin në nivele të larta për t’ju shmangur drejtësisë

 

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka dhënë një mesazh të qartë dhe të fortë në lidhje me sfidat që përballen vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në deklaratën e tij, Gonzato theksoi se rrjetet kriminale përdorin korrupsionin në nivele të larta për të shmangur drejtësinë dhe për të zgjeruar ndikimin e tyre në institucione, duke minuar besimin e qytetarëve dhe duke dëmtuar rëndë kohezionin social dhe mirëqenien publike.

Ai shtoi se bashkëpunimi ndërkufitar dhe forca e sistemit të drejtësisë janë thelbësore për t’i bërë ballë këtyre kërcënimeve dhe për të çuar përpara procesin e integrimit europian. Gonzato theksoi se vetëm institucione të pavarura, që veprojnë pa frikë apo favor, mund të garantojnë sundimin e ligjit – një kusht kyç për anëtarësimin në BE.

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato: BE dhe Ballkani perëndimor vazhdojnë të përballen me kërcënime të përbashkëta sigurie nga krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe bashkëpunimi mes gjyqësorit dhe aktorëve përtej kufirit janë thelbësore për të luftuar krimin ndërkufitar, por edhe për të mbrojtur viktimat e krimit. Ne njohim angazhimin e vendeve në rajon për të luftuar së bashku krimin e organizuar që shkakton një dëm të madhe ekonomik. Është i dëmshëm për kohezionin social dhe  për mirëqenien e qytetarëve dhe po kështu gërryen besimin e qytetarëve në institucione. Korrupsioni i nivelit të lartë është i parë i shumë aktiviteteve kriminale dhe kërcënim i sigurisë. Rrjetet kriminale përdorin korrupsionin në nivele për të larta për të zgjeruar ndikimin e vet, apo për tiu shmangur drejtësisë. Forcimi i sundimit të ligjit është një sfidë thelbësore për vendet në procesin e anëtarësimit dhe rezultatet e prekshme në këtë drejtim janë elementët thelbësore për të ecur përpara në integrimin e BE.

Shërbimet e pavarura të prokurorisë që mund të hetojnë dhe të ndjekin penalisht  krimin pa frikë apo favor janë parakushte thelbësore për anëtarësimin në BE. bw

Thellohet kriza e prodhimit- Industria e nis vitin 2025 me një rënie prej 11 %

Sektori i prodhimit shënoi rënie të fortë për sektorin e industrisë dhe rritje të qëndrueshme për ndërtimin në tremujorin e parë 2025.  Treguesit e shitjeve në industri ranë me 10 për qind duke reflektuar dobësitë në eksporte të sektorin dhe falimentin në këtë sektor.

Industria, shitjet rënie vjetore 11 % në 3-mujorin e parë

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 10,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 2,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 4,8 %. Fondi i pagave shënoi rritje 2,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Energji elektrike, shitjet rënie 2%

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 2,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa  indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 6,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 6,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 3,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Furnizimi me ujë dhe trajtimi i mbetjeve, rënie 1%

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 0,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 1,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 4,3 %.

Ndërtimi, shitjet dhe prodhimi rriten mbi 7%

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 7,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve në ndërtim shënoi rritje 3,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 16,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./MONITOR


Send this to a friend