Duket se protestat massive prej muajsh që kanë trazuar Serbinë, me sa duket kanë tronditur edhe themelet e pushtetit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
Teksa po përballet me zemërimin e mbi 100 mijë protestuesve, Vuçiç do t’i drejtohet kombit në një konferencë të jashtëzakonshme në orën 22.00, shkruajnë mediat serbe.
Por a përkthehet kjo konferencë në një lajmërim dorëhqjeje të presidentit serb Vuçiç?!
Protesta po zhvillohet në lidhje me tragjedinë e nëntorit në qytetin e Novi Sadit, ku 15 persona humbën jetën kur u shemb tenda e ndërtesës së stacionit të trenit.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë, numri i pjesëmarrësve në protestën në kulmin e saj të shtunën ishte 107,000 persona dhe nuk pati asnjë incident të rëndë.
Aksioni në Beograd përfshin studentë që më parë ishin nisur drejt kryeqytetit nga qytete të tjera në këmbë dhe me biçikletë. Të premten në mbrëmje, ata që arritën në kryeqytetin e Serbisë u pritën nga njerëz me mendje të njëjtë. Aksionit iu bashkua edhe një kolonë me traktorë. Mbështetësit e autoriteteve të vendit dolën gjithashtu në rrugë.
Protestat në Serbi po vazhdojnë tash e disa muaj, në janar, kreu i qeverisë serbe, Millosh Vuçeviç, njoftoi dorëheqjen në lidhje me to.
Protestuesit kërkojnë publikimin e dokumenteve, në lidhje me rindërtimin e ndërtesës së stacionit të trenit në Novi Sad dhe që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi.