VOAL

VOAL

Afera me Gaz Pajën- Si po falen tokat shtetërore te miqtë e Ramës

March 24, 2022

Komentet

MUSTAFA MERLIKA KRUJA, NJË JETË NË SHËRBIM TË KOMBIT- Nga Klajdi Lulollari

 

Krujë, më 24 nëntor 2024

 

Jam i nderuar që marr pjesë si student në ceremoninë e vendosjes së bustit të Patriotit Mustafa Kruja, gjë që tregon se brezi i ri ka filluar ta përthithë veprën e Mustafa Krujës dhe të nipit të tij, Eugjen Merlika.
Kjo figurë e dimensioneve gjigande e kombit shqiptar; Ky burrë shteti i shquar, ky dijetar i horizonteve të gjera dhe historian kalibri, gjuhëtar e publicist do të mbetet një nga majat më të larta në Panteonin vezullues shqiptar.
Atdhetar-veprimtar i çështjes kombëtare qysh student në Universitetin e Stambollit ka qenë predikues i flaktë i shqiptarizmës, krah i hekurt i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ai njihte mirë shpirtin kryengritës heroik të popullit të tij, kërkesat liridashëse dhe luftën që bënte për liri dhe pavarësi. Mustafa Kruja e dinte fort mirë se udhëheqësi qëndron me këmbët në tokë si Anteu, kur është i lidhur me popullin, kur është i shkrirë me të.
Mustafa Kruja ky njeri mbinjerëzor, ishte farkëtuesi i pajtimit dhe bashkimit shqiptar të popullit tonë, bashkëpunëtor me elitën intelektuale dhe përparimtarë të kohës, nënshkrues i Aktit të Shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, që luftoi me pushkë e penë për gjuhën shqipe dhe mëmëdhenë.
Ky tribun i pashoq, kryeministër i Shqipërisë Natyrale-Etnike gjatë Luftës së Dytë Botërore, përmes ngarkesave të mëdha të kohës demaskoi armikun e betuar sllavo-greko-komunist dhe rrezikun që vinte prej tyre. Gjithashtu do të mbahet mend për fjalimin e tij të famshëm në Tiranë ku theksoi mes të tjerash: “Më mirë një Shqipëri gjysmë e pavarur por me Kosovën, se një Shqipëri krejt e pavarur pa Kosovën”.
Kjo ishte një fjalë e shkurtër për Mustafain e madh, për patriotin gjigand, për njeriun mbinjeri, historianin, gjuhëtarin, publicistin, që përjetësisht emri dhe vepra e tij do të mbeten të gjalla në memorien e kombit shqiptar.
U nderofsh dhe u kujtofsh brez pas brezi, mendjendrituri ynë, Mustafa Merlika-Kruja!

Kruja po gëzon jo vetëm se po nderon birin e saj, Mustafa Krujën- Nga Marcel Hila

Në një shkrim të tijin, Pjetër Arbnori, duke dashur që të interpretonte misterin që
barte jeta e tij, thoshte se realiteti ia kalon çdo fantazie. E kishte fjalën për sesi i
shkuan punët dhe peripecitë e ngjarjeve të tija. Thoshte se kur kishte qenë i ri
kishte lexuar shumë libra, kryesisht letërsi artistike, romane e novela, e shprehet se
në shumë raste nuk ishte dakord me zgjidhjen që autorët e ndryshëm kishin dhënë
për fatet e personazheve të tyre. “Nuk i besoja, sepse e tepronin, jepnin zhvillime të
pabesueshme, e nuk i aprovoja. Por kur vonë iu ktheva jetës sime, pashë se ajo ia
kalonte çdo fantazie të një autori të mundshëm. Unë që isha dënuar me pushkatim,
që u gjenda në qeli në pritje të ekzekutimit të vendimit, më vonë u gjeta se u
zgjodha dy herë kryetar i Kuvendit Popullor. Asnjë shkrimtar nuk do të guxonte të
fantazonte kështu!”.
Pse e solla këtë shembull? Sepse po kështu është edhe jeta e zotit Eugjen. A do t’i
kishte shkuar atij në mendje se ai, i arrestuari që po hetohej se kishte folur fjalë të
mira për gjyshin e tij Mustafa Kruja, ai që mori dënimin me shumë vite burg për
akuzën e agjitacion e propagandës, ai që u çua në Spaç për ta bërë të dënimin, ai
djali i ri që ecte në tunelet e minierës, ndërsa shkonte çdo ditë të nxirrte bakër e
pirit duke shtyrë vagonët, ai, pra, a do ta besonte se një ditë do të hiqte ai vetë, me
dorën e vet, copën që mbulon bustin e Mustafa Krujës, gjyshit të tij në qytetin e
lindjes së tij, në Krujë, me bekimin e institucioneve shtetërore? Kurrë nuk do ta
kishte besuar, nëse dikush do t’ia thoshte këto fjalë në atë fillim të viteve ’80,
ndërsa i dënuar kishte lënë prindërit në internim. Por ja se edhe në këtë rast,
realiteti ia kalon çdo fantazie. Mendja krijuese dhe fantazia e asnjë shkrimtari nuk
do të mund ta imagjinonte një gjë të tillë.
Por kjo na çon edhe pak më larg, kjo do të thotë se drejtësia bëhet, vihet në vend,
edhe pse kalojnë shumë vite e personi i mohuar e i nëpërkëmbur deri dje, pra plot
tetëdhjetë vite i përfolur e i anatemuar, ky person, gjyshi i tij, zë vendin që i takon
në mes të qytetit të tij, Krujës. Kjo do të thotë se Zoti ekziston dhe se ka shpresë
për të gjithë të nëpërkëmburit, të shtypurit e viktimat e padrejtësive. Çast i madh
triumfi i të së vërtetës.
Unë sot jam këtu të flas për një aspekt tjetër të Mustafa Krujës, që nuk e pashë se
e cekën në këtë takim: atë se ky njeri human, shpëtoi hebrenjtë në kohën e Luftës
së Dytë Botërore, kur ishte me detyrën e kryeministrit. Unë jam shkrimtar dhe
shkrimtari i përngjet ndërtuesit. Ndërtuesi i banesave, përpara se të fillojë, mbledh
lëndën e parë: tullat, llaçin, hekurin e pastaj i vihet punës. Kështu edhe shkrimtari,
nëse është një i tillë që shkruan për një roman historik. Ka nevojë për këtë material.
Edhe unë, në përpjekjen që të shkruaja romanin “Rrufeja në shtëpinë e mikpritësit”,
që flet për odisenë e një familjeje hebreje në tokën shqiptare, gjeta se Mustafa
Kruja nuk ka pranuar që të implikohet në arrestimin dhe depërtimin e hebrenjve e
dorëzimin e tyre gjermanëve nazistë.
Gjeta, mes fakteve historike, se Jakomoni, që ishte mëkëmbësi i perandorit italian
në Shqipëri, e thërret një ditë zotin Kruja e i kërkon informacion për hebrenjtë që
janë këtu, sepse, sipas një kërkese që ka ardhur nga Italia, mbështetur në
aprovimin e ligjeve racore antihebraike, të firmosura pak kohë më parë nga vetë
Vittorio Emanueli III, kërkohet njoftim për ta se sa janë, nga janë, ku gjenden?
Mustafai ngrihet në këmbë e ia refuzon qartë e prerë e i thotë se “unë nuk jam këtu
për të arrestuar të pafajshëm e për t’i çuar që të eliminohen padrejtësisht. Nëse ky
refuzimi i im përbën problem, unë jap në vend dorëheqjen!”. Mora vesh, në atë
material që gjeta, se vetë mëkëmbësi kishte mbetur i mrekulluar nga ky qëndrim
burrëror.
Por është edhe rasti tjetër, kur vetë zoti Kruja, propozon në këshillin e ministrave
që refugjatët hebrenj që kanë ardhur tashmë në tokën shqiptare, të çohen në
kampe, të financuara nga qeveria e tij, larg, në Berat e në Gjirokastër, që gjithsesi
të mos jenë afër kufijve veriorë, ku mund të ketë prani gjermane. Dhe e realizon një
gjë të tillë, ngritjen e këtyre kampeve.
Po kështu kalon një tjetër peripeci të sikletshme me konsullin e përgjithshëm
gjerman, Martin Schliep. Ngjarja kishte qëlluar kështu. Në vitin 1941, në Kosovë,
tamam-tamam në Mitrovicë, një grup hebrenjsh, të thuash më mirë i gjithë
komuniteti hebre i këtij qyteti, merr vesh se gjermanët duan të bëjnë një mësymje
mbi ta, t’i fusin në dorë, t’i arrestojnë e t’i çojnë në Auschwitz. Si parantezë duhet
thënë se kur Gjermanët vendosën të zhbënin Jugosllavinë, pasi e pushtuan në prill
të vitit 1941, duke pasur informacion të zgjedhur e duke pasur parasysh se në
Mitrovicë jetonte edhe një komunitet serb, që italianët, të cilëve iu dorëzua gati e
gjithë Kosova (duke formuar atë që u quajt tokat e lirueme) përveç kësaj zone
veriore, vendosën ta mbanin ata, sepse vetëm ata mund t’i bënin ballë serbëve, nëse
ata do të përpiqeshin të ngrinin krye. E dinin se italianët nuk do të ishin të aftë ta
kryenin një gjë të tillë. Një ditë, pra, hebrenjtë, në mënyrë tepër sekrete, njoftohen
se gjermanët kanë vendosur që të nesërmen në mëngjes të një dite të caktuar të
muajit dhjetor 1941, të kapin hebrenjtë e këtij qyteti e t’i çojnë në Poloni, në
kampin e tmerrshëm. Pasi e marrin vesh, në mesnatë, të veshur me zhele e të nxirë
në fytyra me qymyr, marrin rrugën në këmbë e kalojnë në territorin që kontrollohet
nga italianët e mbërrijnë në mëngjes në Prishtinë. Atje i del dikush para e i drejton
për tek spitali civil i qytetit, drejtor i të cilit është Spiro Lito, gjirokastrit, doktor. I
porositur nga vetë Kryeministri Kruja, që është kryeministër edhe për territoret e
aneksuara të Kosovës, i kërkohet tij që të njoftojë të shtruarit në spital që të
largohen për dy ditë, sa të bëjnë dezinfektimin e spitalit e pastaj të paraqiten prapë.
Të sëmurët lanë spitalin. Me një shpejtësi skëterrë, të gjithë hebrenjtë e ardhur në
qytet, drejtohen, të sugjeruar, tek spitali i zbrazur tashmë e fshihen aty. Nuk vonon
e shihen motoçikletat gjermane që kanë shkelur protokollin e kanë hyrë pa
autorizim në Prishtinë, në territorin që kontrollohet prej italianëve. Janë në kërkim
të hebrenjve, që janë zhdukur pa nam e pa nishan nga Mitrovica, por që një
informacion i ka thënë atyre se kanë mbërritur në Prishtinë. Prandaj, ia kanë
mësyrë këtij qytetit. Sillen, kontrollojnë, rrinë në pritje, gjurmojnë rrugë, rrugica e
qoshe, por nuk gjejnë asgjë. Por nuk mbaron me kaq, sepse është e nevojshme që
hebrenjtë të shpërngulen prej andej, që të mos bien viktimë e reprezaljeve të tjera
të papritura të gjermanëve e pra lind nevoja që të nisen për në Shqipëri. Kalojnë
kufirin e me autorizim të kryeministrit Kruja, mbyllen sytë e futen këtu. Pastaj,
struken dikush në një vend e dikush në një vend tjetër e fshihen, treten, si kripa në
ujë, pa e marrë vesh askush se ku gjenden.
Ndërkohë, nga informatorë të ndryshëm, njoftohet konsulli i përgjithshëm Martin
Schliep se hebrenjtë që kanë ikur nga Mitrovica janë në Shqipëri, të strehuar, që
kanë kaluar kufirin nga Kukësi me bekimin e zotit Mustafa. Atëherë, zoti Schliep i
kërkon, në zyrën e kryeministrit, informacion për personat që kanë kaluar kufirin
dhe a ka ai dijeni për një kalim të tillë. Zoti Kruja mohon se hebrenj kanë kaluar
kufirin me dijeninë e tij. “Ka mundësi që të kenë mbërritur, por jo në rrugë zyrtare,
nuk janë paraqitur në pikat e kalimit kufitar, por kanë kaluar tinëzisht, ilegalisht!”.
Ia doli për herë të dytë të largonte gjurmët nga hebrenjtë. Schliepi u përpoq që ta
kërcënonte, duke i thënë se nëse do ta verifikojmë se ke dorë në këtë mesele ose se
fsheh informacionin, ju që po prishnin marrëdhëniet mes anëtarëve të aleancës , do
të jepni llogari. Por zoti Kruja nuk u lëkund.
Desha të kujtoj edhe se ata që kanë rrezikuar jetët e tyre për të shpëtuar
hebrenjtë, kudo në Evropë gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, i kanë emrat e
tyre në mure, në një bulevard, në Jerusalem, që quhet Jad Vashem, rruga e të
drejtëve të kombeve. Atje janë shumë e shumë prej atyre që rrezikuan seriozisht
jetën për të panjohurit që i ranë në derë. Shqiptarët kanë 69 emra të tillë. Por
mungojnë edhe emrat e Mustafa Krujës, Ibrahim Biçakut, Kol Bib Mirakës, Xhafer
Devës e Mehdi Frashërit e shumë e shumë të tjerëve, njerëz të thjeshtë, që nuk janë
përfshirë deri tashti.
Kur isha në Izrael, në vitin 2018, më qëlloi të njihja një hebre, familja e të cilit
ishte shpërngulur nga Gjermania për atje. Iu prezantova si shkrimtar. Më pyeti se
çfarë po shkruaja tani. I tregova se “kam në dorë një histori të shpëtimit të një
familjeje hebrenjve, familjes Rabinovitz nga Vjena, e cila vjen të kërkojë strehim e
shpëtim në Shqipëri!”. Kur ai mori vesh për fabulën e romanit e u njoh me faktin se
burra shteti kanë rrezikuar jetën e tyre për shpëtimin e hebrenjve, më pyeti: “a i
është mirënjohëse Shqipëria këtyre burrave të mëdhenj që kanë rrezikuar jetët e
tyre, duke shpëtuar të panjohurit? Janë treguar në lartësinë e një humanizmi
shembullor?”. I thashë se Shqipëria i çoi në plumb të gjithë, si armiq të popullit të
vet. “Kanë shpëtuar njerëz të popullit të huaj e kanë tradhtuar popullin e vet? E
pamundur!”. U shpreh me keqardhje hebreu në moshë. “Po”, – i thashë, – “ky
paradoks na ra për hise!”. “Tragjik populli i juaj deri në absurd!” – më tha.
Sot, pra, Kruja po gëzon jo vetëm se po nderon birin e saj, Mustafa Krujën, por
edhe për gjë tjetër shumë më të madhe, shpresëdhënëse për çdo njeri: po përsërit
këtu, sy të gjithëve, mësimin që Zoti na e jep pa pushim, edhe pse njerëzit janë të
leshtë e të ngadaltë të kuptojnë e të padurueshëm në kohën e veprimit të tij:
drejtësia vonon, por nuk harron kurrë të vijë.
Lavdi veprës së zotit Mustafa Kruja dhe gëzim për mësimin e madh moral që po
marrim përsëri.
24.11.2024

Kontributi i Kryeministrit Mustafa Kruja për Dardaninë- Nga Dr. sc. Besim Morina

Fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX ishte një kohë e lige, kohë e tmerreve, kohë e pakohë për popullsinë autoktone shqiptare në hapësirat ku jetonte. Pushtimi shekullor osman, me masat qe kishte ndërmarrë, kishte krijuar një gjendje të mjerueshme te popullsia shqiptare pothuajse në te gjitha aspektet. Situata është përkeqësuar edhe me tepër pas krijimit te shteteve te pavarura të Malit të Zi, Serbisë, Bullgarisë e Greqisë. Shtete këto qe u krijuan ne kurriz te trojeve tona etnike. Dihet se territori i Kosovës së sotme, në të kaluarën ishte pjesë e Dardanisë antike, Dardania përfshinte gjithë trevën e Kosovës së sotme, Maqedoninë Veriperëndimore, dhe viset periferike në veri, në vijën Novi Pazar-Nish. Kryeqendër e saj ishte Shkupi.
Periudha e viteve 1912-1944 ishte periudhë e ndryshime të mëdha në politikën globale, ku si rezultat i sajë kemi edhe ndryshime të papritura në trojet etnike shqiptare. Këto ndryshime sollën rryma të ndryshme politike, të cilat ishin te ndërlidhura me interesat e vendeve fqinje në trojet shqiptare ne përgjithësi, qëllimi i të cilave ishte pushtimi i territoreve shqiptare si dhe shpopullimi i tyre nga popullsia autoktone shqiptare. Për këtë, vendet fqinje me herët kishin përpiluar plane famëkeqe për zhdukjen e popullit shqiptar, plane këto të cilat janë të publikuara.
Vendimet e Konferencës se Londrës (1913), njohën shtetin Shqiptar në kufijtë e sotëm qe ka Shqipëria. Çështja kombëtare, çështja e Kosovës, e Dibrës, e Çamerisë, e trevave shqiptare në Malin e Zi, e qyteteve të Jugut, e Janinës, Prevezës, Artës u bënë guri i provës për atdhetarët shqiptar. Studiuesi i mirënjohur kroat, Branimir Anzulovic, pohon se “Po mos të ishte intervenimi i Britanisë së Madhe, Francës dhe Rusisë, Kosova do ti jepej Shqipërisë”.
Duhet ditur se problemet e Shqipërisë mbetën të pazgjidhura qe nga traktati i Shën Stefanit e deri te Kongresi i Berlinit. Shqiptari trim e fisnik prape se prape vuajti e gjëmoi ndër gazepe, në varfin e në mjerim. Në këto çaste të vështira, duhet ripërtërire saga, duhet ndjekur rruga e idealit të një Shqipërie të lirë e të vetë administruar, që synon mirëqenien dhe përparimin e bijve të saj. Elita e popullit shqiptar përbëhej nga kuadro të vjetra të perandorisë dhe nga intelektual të rinj, të shkolluar në Stamboll e vende tjera, qe kishin një horizont të gjerë dhe prirje properëndimore. Pjesë e kësaj elite ishte edhe Mustafa Merlika Kruja. Një personalitet shqiptar i radhës së parë, ashtu sikur edhe e quan Karl Gurakuqi. Shpallja e Pavarësisë e gjen në Vlore, në krah të Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit, si përfaqësues i qytetit të Krujës, nënshkrues i pavarësisë se atdheut krahas atdhetarëve ma të shquar të kombit tonë. Me formimin e qeverisë është emëruar si zëvendës prefekt në Vlorë dhe ma vonë sekretar i kryesisë së Këshillit të Ministrave.
Në këto rrethana, ku popujt fqinje kishin krijuar shtetet nacionale, kishin kishat e tyre nacionale, gjithashtu ne shërbim te zgjerimit te shteteve te tyre, kuptohet ne trojet etnike shqiptare, ishte domosdoshmëri ndërgjegjësimi i popullit shqiptar. Për te dalë nga kjo gjendje e mjerueshme, shpëtimi i vetëm ishte krijimi i shtetit shqiptar, i cili ishte garantues i vetëm për mos zhdukjen fizike te popullit shqiptar nga faqja e dheut. Këtij kushtrimi, ju përgjigjën bijtë dhe bijat me të devotshëm te kombit shqiptar, të cilët nuk mund të heshtnin para padrejtësive, nuk mund të heshtnin para vrasjeve, nuk mund të heshtnin nga heqja dorë e identitetit kombëtar.
Por, në realitet, ishte shumë e vështire krijimi i një uniteti kombëtar, sepse sikur e thotë studiuesi Meta “Prej robërisë së gjatë shqiptarët kishin humbur kuptimin e bashkimit. Helmi i propagandës së huaj kishte brejtur dhe paralizuar fijet e nervave të kohezionit kombëtar”.
Edhe pse në mërgim, Mustafa Kruja, hapin qe kishte marr Zogu në formimin e Qeverisë se Mehdi Frashërit, e kishte konsideruar ngjarje të rëndësishme, duke shtuar se çdo regjim është me i mirë se anarkia, dhe se ishte i gatshëm të njihte Zogun për Mbret. Duhet shtuar se kërkesës së Krujës drejtuar prijësve të emigracionit shqiptar, për te lidhur armëpushim me mbretin Zog, një pjesë e tyre e refuzuan, duke menduar se nuk ishte në dobi të Shqipërisë. Disa prej pjesëmarrësve të asaj mbledhje, qe për parimet nuk pranonin të bisedonin me Ahmet Zogun apo me Mehdi Frashërin, mbas disa vitesh shkuan për të biseduar me zëdhënësit e Enver Hoxhës dhe Miladin Popoviçit, gjithmonë në mbrojtje të “parimeve”. Sikur shihet, parimet e tyre ishin parime demagogjie, kur dihet se si e shihnin çështjen e Kosovës anëtarët e PKSH-së (Partia Komuniste e Shqipërisë). Në mbledhjen themeluese të partisë Komuniste të Shqipërisë, nëntorin e vitit 1941, çështja e Kosovës as që u përmend, ndërsa për këtë çështje pllakosi po ashtu një heshtje e plotë edhe në Konferencën kombëtare të partisë, në marsin e vitit 1943. Studiuesi i mirënjohur Noel Malcom, pohon se “Nacionalistet shqiptar ishin antikomunist se konsideronin se komunistët kërkonin kthimin e sundimit Jugosllave”.
Studiuesi i mirënjohur i kulturës shqiptare, At Valentini kishte vlerësuar virtytet e Krujës duke shtuar: “Megjithatë, nuk është se ai nuk vlerësoi as pasuri të tjera kulturore kombëtare. Ndër të tjera, jam mirënjohës që mund të them se ai, i lindur musliman, kishte të gjithë vlerësimin e vlerave shpirtërore të katolicizmit që mund të themi se është pothuajse tradicionale tek patriotët shqiptarë myslimanë më të mirë dhe më të kulturuar”. Ky vlerësim i At Valentinit, për atdhetaret shqiptar na jepe te kuptojmë, për virtytet e larta qe posedonin, virtyte këto te trashëguara ndere breza.
Afrimi i Luftës së Dytë Botërore u shoqërua me lëvizje dhe përmbysje të shpejta të situatës gjeopolitike evropiane. Forca e Shqipërisë ishte e atillë që e vetme nuk mund të garantonte dot as mbrojtjen dhe as integritetin e vet. Në këtë gjendje kaq kritike, Shqipëria kishte vetëm një rrugë shpëtimi: rrugën e bashkimit e të koordinimit të të gjitha forcave e energjive të popullit për t’iu paraqitë politikisht, moralisht dhe ushtarakisht, miqve dhe armiqve, gjithë botës, si një trup i vetëm i pandarë. Një bashkim i tillë mund të realizohej në saje të një vije politike e luftarake thjesht shqiptare. Kryeminstri Mustafa Kruja dhe kabineti i tij qeverisës, ishin mundësia me e mirë e Shqipërisë për ta përfaqësuar denjësisht.
Ata qe dje nuk i deshën te mirën popullit shqiptar, mundohen qe edhe sot te arsyetojnë servilizmin tyre ndaj popujve sllave. Harrojnë, jo vetëm krimet makabre serbe qe u kryen ndaj popullsisë shqiptare ne trojet e veta etnike, para fillimit të Luftës se Dyte Botërore, por edhe krimet e kryera serbe gjatë Luftës se Dytë Botërore, mbi popullsinë shqiptare, po perëndim masakrën e Bihorit. Planet për vrasjen e popullsisë jo serbe, çetniket serbe përgatiten jo vetëm ndaj popullsisë shqiptare ne trojet e tyre etnike, por edhe ndaj popullsisë kroate ne Kroaci. Dhe këto plane vrastare ishin ne dijeninë e pushtuesve Italian, madje edhe me lejen e tyre, këtë edhe e pohojnë studiuesit kroat.
Gjatë kohës se Krujës si kryeministër dhe Koliqit si ministër i Arsimit, kishte në Shqipëri një shtyp shumë me i lirë se në periudhën e instalimit komunist në vend. Po në këtë kohë Koliqi themeloi “Institutin e Studimeve Shqiptare”, që u bë baza e universitetit të ardhshëm, dërgoi kuadrat dhe përgatiti mësues nga Shqipëria e Kosova, për të plotësuar nevojat arsimore të krahinave shqiptare të bashkuara me Atdheun. Kështu Koliqi nisi drejt “tokave të lirueme” 200 mësues e profesorë me synimin e qartë të vendosjes se themeleve të arsimit shqiptar. Gjithashtu, falë kontributit të tij kemi hapjen e Normales së plotë në Prishtinë, hapjen e Liceut në Prizren e Tetovë, hapjen e shkollës Normale në Gjakovë, hapjen e institutit Teknik Bujqësor si dhe Gjimnazit në Pejë. Është e nevojshme te thuhet se periudhën e heshtjes a të pushimit të vërtetë letrar prodhues të Koliqit gjatë luftës e karakterizon përkujdesa dhe përhapja e arsimit kombëtar në trojet Etnike.
Vetëm në këtë kohë fëmijët shqiptar në Kosovë e vendet tjera etnike shqiptare, jashtë Shqipërisë londineze, patën rastin të mësonin në gjuhën e nënës. Gjuhë kjo e cila me parë ishte ndaluar me firman nga Sulltani, vazhdoi ndalimi i saj me dhunë edhe nga pushtuesit serbe, qëllimi i vetëm i të cilëve ishte asimilimi i popullsisë autoktone shqiptare. Ministria e Arsimit, nga një organ i tipit vetëm administrativ, u shndërrua në një organ shtytës nxitës i terë kulturës kombëtare, vatër edhe për nisma kulturore private, njëkohësisht duke funksionuar si asnjëherë me parë, edhe si organ largpamës administrativ. Duhet shtuar se një përkushtim i tillë, një unifikim i tillë, çfarë në të vërtetë ishte ne Kohën e Krujës e Koliqit, për avancimin e shkollës shqipe nuk ekziston as në ditët e sotme.
Duhet shtuar se Kryemistri i Serbisë, Nikolla Pashiqi me herët kishte deklaruar “Vetëm prapambeturia e popullit shqiptar, nuk e rrezikon politikën serbe dhe nuk shpreh ndjenja nacionale”. Por këta mësues nuk ndoqën vijën ideologjike te armiqve sllave, por ndoqën idealet e atdhetareve shqiptar. Po nga këta mësues dolën kuadro qe me gjithë qenien ndihmuan ne emancipimin, përparimin dhe formimin e shtetit të Kosovës. Këto kuadro dhanë një kontribut te pashembullt ne luftimin e analfabetizmit ne Kosove, kontribut te pashembullt ne mos nënshtrimin ndaj pushtuesve serbe, kontribut te pashembullt ne ruajtjen e arsimit ne gjuhen amtare përkundër përndjekjeve, burgosjeve e vrasjeve te tyre. Misioni i këtyre pishtarëve te arsimit, ishte dalja në dritë e se vërtetës, apo sikur edhe thotë profeti: “Drita do të mund errësirën”. Shembulli me i mirë i ngadhënjimit te dritës ndaj errësirës, i ngadhënjimit te lirisë ndaj robërisë, është mësuesi nga Prekazi, heroi i Kosovës, Shaban Murat Jashari. Duhet cekur se baca Shaban, ishte qe mësimet e para si dhe dashurinë për atdheun e mori nga këto kuadro te mësuesve qe Qeveria e Mustafa Krujës i dërgojë ne viset etnike shqiptare për te shtrire dritën e diturisë.
Mustafa Kruja se bashku me kabinetin e tij qeveritar, kishin dhënë shumë nga sedra e tyre, por u shpërblyen me bashkimin e tokave amnore shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, përderisa komunistet shqiptar e bene të kundërtën: për ambicie personale, jo vetëm qe falën tokat shqiptare sllaveve, por edhe vranë vëllezërit e vetë pa pikë mëshire duke dërguar brigadat e kuqe me gjeneralët Peçi e Marku në Kosovë (Drenicë B.M.), Mal të Zi (Malësinë e Mbishkodrës B.M.) e Maqedoni (Zajaz B.M.) dhe duke bërë kështu turpin e pashembullt në historinë tonë kombëtare. Duhet shtuar se në një rast, Kruja kishte deklaruar “Po të na shtrëngonte fati me zgjedhë njanjën dysh: a ma mirë me humbun Kosovën apo lirinë, pëlqejmë ma parë të humbasim lirin, mbasi këtë, të bashkuem më Kosovën, jemi të sigurte se mund t’a fitojmë prap”. Si mund të mendonte ndryshe ky atdhetar në plotë kuptimin e fjalës, i cili më 23 prill të vitit 1942 detyroi italianët që të hiqnin fashot e Savojës nga flamuri kombëtar.
Por, qe do qe fati i mjerë e deshi, qe për fatin e popullit shqiptar të vendosin kancelaritë e huaja, nga të cilat dolën elaborate për shfarosjen e popullit shqiptar. Rasti konkret elaborati i Vaso Qubrilloviqit (1937). Tani ky elaborat po gjente zbatim nga “shtetasit shqiptar” por në një formë me ndryshe. Me krijimin e kampeve të përqendrimit, me ndjekje të intelektualëve, me burgosje e pushkatime ne masë.
Sot ka ardhur koha, që të rishkruhet historia e jonë e vërtete. Kjo mendoj se duhet bërë jo në kuptimin e rehabilitimit të krimineleve komunistë, por në kuptimin e vlerësimit dhe të nderimit të figurave të mëdha të kombit tonë. Historianët tanë dhe patronët e tyre janë të llojit sikur do të shprehej Tolstoi: “Gjithkund flitet për drejtësinë njerëzore dhe mohohet ajo”. Dokumentet janë dëshmia më e mirë. Në dëshmi bazohen popujt e qytetëruar. Mohuesit e veprimtarisë atdhetare, intelektuale e njerëzore të Mustafa Krujës, janë mohues të mjerë, janë mohues të verbër, janë mohues (lexo: shërbëtor) qe njohin vetëm patronin.

24.11.2024

Rrugëtimi politik i Mustafa Krujës- Nga Enriketa Papa

 

Mustafa Merlika Kruja lindi në vitin 1887 në Krujë, dhe pati mundësinë të studiojë, falë dhe mbështetjes së një bamirësi të pasur si Esad Pasha në rüştije-n lokale (shkollën e mesme), në Janinë dhe në Mekteb-i Mülkiye (shkollë e mesme) në Stamboll. Pas përfundimit të arsimit të tij në vitin 1910, u kthye në Shqipëri pasi u emërua mësues në idadinë (shkollë e mesme) e Durrësit dhe më vonë u emërua Drejtor i Arsimit Publik për sanxhakun e Elbasanit. Po ashtu Kruja ishte aktiv në kryengritjen shqiptare të vitit 1912 kundër osmanëve dhe në Vlorë, ku si përfaqësues i Krujës ishte ndër firmëtarët e deklaratës së pavarësisë dhe ishte dhe anëtar i senatit të formuar në atë kohë. Më 1914 u emërua këshilltar për arsimin publik në administratën e re të Princ von Wied duke qenë një nga mbështetësit e tij.
Në vitin 1918, ishte i pranishëm në Kongresin e Durrësit, dhe më pas u emërua Ministër i Postë-Telegrafëve në qeverinë e re pro-italiane. Ai vetë favorizonte një protektorat italian (“Pavarësinë e Shqipërisë së madhe nën mbrojtjen e Italisë”). Për të, vetëm Italia do të mund ta ruante dhe lejonte ndërtimin e një qeverie kombëtare shqiptare përmes zgjedhjeve të lira, pasi Italia ishte ndër shtetet që mbështeste një Shqipëri të pavarur pas Luftës së Parë Botërore.
Në vitet 1920, si deputet, i përkiste lëvizjes progresiste që kundërshtonte Ahmet Zogun, dhe ishte mik i afërt me deputetët kosovarë, për çka iu desh të arratisej jashtë vendit për një periudhë të gjatë. Kështu, në vitin 1922, iku në Jugosllavi pas një përpjekjeje për grusht shteti me shqiptarët në rajonin veriperëndimor. Më pas mori pjesë në të ashtuquajturën “Lëvizja e Qershorit 1924”, një puç kundra pushtetit legjitim. Nën adminitratën e kryeministrit Fan Noli u emërua prefekt i Shkodrës. Pas rikthimit të legalitetit të Ahmet Zogut në dhjetor 1924, sërish u detyrua të emigronte në Kroaci, Zvicër dhe Itali.
Në mërgim, Kruja ishte anëtar i Komitetit Kombëtar Revolucionar (KONARE), një organizatë politike shqiptare e krahut të majtë, ku ai përfaqësonte krahun e djathtë. Pas disa përplasjeve me fraksionin e majtë për marrëveshjen që KONARE bëri me Bashkimin Sovjetik si dhe për nënshkrimin e “Manifestit Anti-imperialist” të vitit 1927 nga ish-kryeministri Peshkop Fan Noli në emër të KONARE-s, akte të cilat Kruja i kritikoi, ai dhe miqtë e tij themeluan, me mbështetje financiare nga qeveria italiane, Grupin Nacionalist pro-italian të Zarës, në Kroaci.
Nga kjo kohë deri në vitin 1939, Kruja qëndroi në mërgim dhe u përfshi në aktivitetet politike të këtij grupi, ndërkohë që vazhdoi studimet dhe shkrimet e tij mbi shqiptarët, gjuhën dhe historinë e tyre të lashtë, disa prej të cilave u botuan në periodikët e kohës. Pas kthimit të tij në Shqipëri në vitin 1939 kur Italia fashiste pushtoi vendin, Kruja u bë senator dhe kryetar i Institutit Italo-Shqiptar të Studimeve Shqiptare. Në vitin 1941, u emërua Kryeministër dhe Ministër i Brendshëm. Ai dha dorëheqjen në vitin 1943 dhe pjesën tjetër të jetës e kaloi në mërgim në Austri, Itali, Egjipt dhe në fund në Shtetet e Bashkuara, ku vdiq në vitin 1958 në Niagara Falls, New York.
Gjatë viteve të tij në mërgim, bindjet antikomuniste të Krujës ishin aq të forta sa që ai bashkëpunoi edhe me kundërshtarin e tij më të madh, Mbretin Zog I. Ky i fundit e ftoi Krujën të bashkëpunonte me të në Aleksandri të Egjiptit, ku u takuan disa herë, me synimin për të bashkuar diasporën politike shqiptare kundër qeverisë komuniste në Shqipëri. Sipas Krujës, Shqipëria komuniste do të ishte vetëm një provincë e vogël e perandorisë sllavo-komuniste, që shtrihej nga Deti i Japonisë deri në Adriatik. Pas luftës së dytë botërore, ai e konsideronte Mbretin Zog I si të vetmin që mund të bashkonte grupet e diasporës shqiptare dhe të vetmin që mund të kishte ndikim mbi shqiptarët në Shqipëri. Mbreti Zog I kishte fuqinë për të mbështetur, si financiarisht ashtu edhe shpirtërisht, veprimet politike kundër regjimit komunist, si jashtë ashtu edhe brenda Shqipërisë. Vetëm pas rënies së komunistëve në vitin 1992 do të ishte e mundur për shqiptarët që të vendosnin me plebishit mbi regjimin e tyre kushtetues, qoftë një monarki apo një republikë demokratike.

Veprimtaria e Krujës pas 1939
Në verën e vitit 1941, duke parë se qeveria e Shefqet Bej Verlacit ishte e paaftë të kontrollonte trazirat e brendshme në rritje, veçanërisht në provincat e sapo pushtuara si Kosova, dhe problematikat e shkaktuara nga Lufta italo-greke Mëkëmbësi italian Francesco Jacomoni i propozoi Musolinit dhe Galeaco Cianos, Ministër i Punëve të Jashtme, senatorin Mustafa Merlika Kruja si Kryeministrin e ri të Shqipërisë. Sipas propozimit të tij, megjithëse Kruja ishte me origjinë të thjeshtë, ai do të përfaqësonte me sukses elitën intelektuale të vendit. Për italianët, Mustafa Merlika Kruja ishte njeriu i përsosur në momentin e duhur. Rezistenca antifashiste ishte ende në një fazë të hershme, dhe për italianët, qeveria tradicionale e drejtuar nga Verlaci ishte bërë simbol i paaftësisë për të qeverisur. Për mëkëmbësin italian Jacomoni, Kruja dukej si një nacionalist i zjarrtë. Si i tillë, ai do t’u shërbente mirë italianëve duke u paraqitur për shqiptarët si antikomunist, intelektual dhe, natyrisht, nacionalist. Nacionalizmi, që Kruja e mishëronte në mënyrë të përkryer gjatë gjithë jetës së tij, realizoi një ëndërr të vyer gjatë pushtimit, veçanërisht pas vitit 1941 me krijimin e “Shqipërisë së Madhe” pas bashkimit të saj me pjesën më të madhe të Kosovës. Pas këtij bashkimi, çështja kombëtare shqiptare, sipas italianëve, do të zgjidhej, sepse do të ishte e pamundur që shqiptarët të ngriheshin kundër një kryeministri që e identifikonte veten si nacionalist. Kjo nënkuptonte se ata nuk do të kundërshtonin italianizimin e Shqipërisë dhe as nuk do të bashkoheshin me lëvizjen antifashiste. Sipas Pearson-it, Kruja u emërua nga italianët kryeministër për të tërhequr shqiptarët drejt politikës fashiste, duke luajtur me ndjenjat e tyre nacionaliste përmes një propagande të zgjuar, ndërkohë që shtypte çdo përpjekje për rezistencë.
Qeveria e Krujës ishte kështu kabineti i parë kombëtar i Shqipërisë së Madhe. Ndjenjat nacionaliste të Krujës u shfaqën hapur kur ai protestoi ndaj deklaratave të Anthony Eden-it, Cordell Hull-it dhe Molotov-it për Shqipërinë në dhjetor 1942. Për një kohë të gjatë, Aleatët kishin qenë të heshtur për Shqipërinë. Ishin Shtetet e Bashkuara, që nuk e kishin njohur kurrë aneksimin e Shqipërisë nga Kurora Italiane e Savojës që e thyen këtë heshtje. Më 10 dhjetor 1942, Sekretari i Shtetit, Cordell Hull deklaroi se, mbi bazën e Kartës së Atlantikut, SHBA dëshironte të shihte një Shqipëri të lirë, të vetëqeverisur dhe me të drejta sovrane.
Kruja reagoi menjëherë. Në fjalimin e tij në Këshillin e Madh Korporativ Fashist më 23 dhjetor 1942, ai kritikoi secilën prej këtyre deklaratave, duke thënë se ato kërcënonin unitetin kombëtar shqiptar (tansin kombtare). Deklarata britanike për kufijtë e ardhshëm të Shqipërisë pas luftës ishte më shqetësuesja, pasi ajo do të hapte çështjet kufitare me Greqinë dhe Jugosllavinë. Sipas Krujës, ky rrezik provohej nga miratimi i qeverisë greke për qëndrimin e Eden-it, gjë që dëshmonte se pas luftës Britania do të mbështeste fqinjët e Shqipërisë dhe do ta reduktonte territorin e saj në një shtet fantazmë.
Megjithatë, Kruja nuk arriti të realizonte aspiratat nacionaliste të vendit të tij. Programi i tij i thjeshtë politik shfaqi varësinë e tij të madhe politike nga italianët, pasi të gjitha vendimet i nënshtroheshin miratimit të mëkëmbësit italian. Ai pati suksese të kufizuara. Megjithëse përpiqej të mbante kontakte me nacionalistët që e kundërshtonin, ai dështoi të mbante pozicionin e tij përballë antifashistëve të majtë. Në këtë gjendje të ngarkuar politike, Kruja dështoi të merrte masa kundër grupeve të rezistencës antifashiste, veçanërisht kundër komunistëve. Stabiliteti relativ i fazës së parë të aneksimit italian nuk zgjati shumë, kryesisht për shkak të mungesës së efikasitetit administrativ, fushatave të dështuara ushtarake të italianëve kundër Greqisë, gjendjes së përkeqësuar ekonomike dhe forcës në rritje të rezistencës antifashiste.
Në janar 1943, Kruja shprehu dëshirën për t’u tërhequr nga jeta politike aktive. Ai nuk bashkëpunoi kurrë me gjermanët, të cilët në përgjithësi shmangnin përfshirjen me elitën tradicionale politike shqiptare, sidomos me italofilët. Megjithatë, ai mori pjesë në disa takime të organizuara nga qarqet nacionaliste dhe monarkiste, pasi si një antikomunist i devotshëm, kishte ende një farë ndikimi mes tyre. Në shtator 1944, Kruja udhëtoi vetëm në Vjenë, ku një nga djemtë e tij ishte i sëmurë rëndë. Djali i tij vdiq në nëntor 1944, vetëm pak ditë para tërheqjes gjermane nga Shqipëria. Prej asaj kohe deri në vdekjen e tij në vitin 1958, Kruja mbeti në mërgim, duke lënë familjen e tij, gruan dhe djemtë në Shqipëri.

Fashizmi vs. komunizmi
Dy arsye mund të shpjegojnë bashkëpunimin e Mustafa Merlika Krujës me fashizmin gjatë Luftës së Dytë Botërore. Së pari, ai ishte një nacionalist i shpallur që ishte i gatshëm të bënte një pakt me fuqitë e Boshtit për të promovuar çështjen nacionaliste shqiptare. Fashistët italianë e identifikuan Krujën me nacionalizmin ekstremist, por e shihnin gjithashtu si të dobishëm për interesat italiane për të qetësuar rezistencën antifashiste. Politika e Italisë ndaj Shqipërisë shpjegon më së miri, se pse ai besonte se Italia ishte vendi i vetëm, me të cilin Shqipëria mund të bashkëpunonte. Ndër fuqitë e Boshtit, Italia, sipas tij, ishte mbështetësja kryesore e aspiratave kombëtare shqiptare dhe garantuesja e pavarësisë dhe integritetit kombëtar të saj. Hubert Neuwirth përmend gjithashtu edhe armiqësinë e Krujës ndaj Mbretit Zog I si një nga arsyet e bashkëpunimit të tij. Në vitin 1939, pasi Mbreti u largua në mërgim, Kruja u kthye në Shqipëri nga Franca. Ai pranoi propozimin italian për t’u bërë kryeministër pasi Italia ra dakord të bënte disa koncesione në drejtim të autonomisë shqiptare dhe të hiqte simbolet fashiste të dinastisë Savoja nga flamuri shqiptar, që kishin shkaktuar pakënaqësi publike. Kruja përshëndeti me entuziazëm bashkimin e pjesës më të madhe të Kosovës me Shqipërinë dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe. Për më tepër, ai refuzoi dhe kritikoi deklaratat e Aleatëve në vitin 1942 që favorizonin pretendimet territoriale greke dhe jugosllave ndaj territorit shqiptar pas përfundimit të luftës. Qëllimi i tij ishte të mbronte me çdo kusht bashkimin e arritur të Shqipërisë. Kështu, në emër të çështjes kombëtare të vendit, Kruja vazhdoi bashkëpunimin me fuqitë e Boshtit.
Së dyti, Kruja ishte një antikomunist i zjarrtë. Siç ka shkruar vetë ai, një nga arsyet që pranoi të bëhej kryeministër dhe bashkëpunoi me Italinë fashiste ishte kundërshtimi i tij ndaj komunizmit, për të cilin ai besonte fort se do të pengonte lirinë e Shqipërisë. Pas aktivizmit politik të rezistencës së majtë dhe themelimit të PKSH-së nga komisarët jugosllavë, ai pranoi propozimin e mëkëmbësit për t’u bërë “Kryeministri Kuisling i Shqipërisë.” Sipas Julian Amery-t, Kruja vazhdoi luftën kundër komunistëve, jo vetëm gjatë mandatit të tij si kryeministër, por edhe pas dorëheqjes së tij. Amery argumenton se britanikët në atë kohë ishin të shqetësuar për marrëdhëniet e Abaz Kupit me kolaboracionistët. Megjithatë, Amery shton se, në një vend si Shqipëria, lufta e brendshme midis nacionalistëve dhe komunistëve me ndihmën e “miqve të armikut” ishte një formë bashkëpunimi objektiv. Kështu, në Shqipëri morali politik perëndimor u zëvendësua me marrëveshje kompromentuese, pasi ideologjitë e liberalizmit, fashizmit dhe antikomunizmit nuk ishin të njohura gjerësisht apo të rrënjosura thellë në botën shqiptare. Me fjalë të tjera, pozicionet politike ose publike në Shqipëri nuk merreshin për arsye ideologjike, por për motive ose avantazhe personale.
Lufta Italo-Greke, e cila për më shumë se gjashtë muaj u zhvillua kryesisht në Shqipëri, po ashtu shkaktoi shumë ankesat nga popullsia shqiptare, veçanërisht ushtarët që luftonin në Frontin Greko-Shqiptar në Jug të Shqipërisë. Avancimi dhe sukseset e grekëve bënë që shqiptarët të dezeratonin me qindra nga Fronti dhe inati ndaj Qeverisë së Vërlacit u rrit. Edhe vizita njëjavore e Mbretit italian Viktor Emanueli III në maj 1941, nuk shkoi mirë. Një tentativë për të vrarë Mbretin që u bë më 17 maj 1941, dështoi. Mbretit iu shkaktuan vetëm lëndime të lehta. Ndërkohë, gjatë vjeshtës së atij viti në Jug të Shqipërisë dhe rreth kryeqytetit, Tiranës, filluan të shfaqen veprimet e para të armatosura nga grupe të ndryshme të rezistencës antifashiste. Më 8 nëntor 1941, me mbështetjen dhe mbikëqyrjen e të dërguarve jugosllavë, grupet e majta aktive që nga fillimi i pushtimit italian, krijuan Partinë Komuniste Shqiptare. Në kuadër të kësaj gjendjeje të vështirë, me qeverinë e Vërlacit që nuk mund të kontrollonte shqetësimet e brendshme në rritje, Mëkëmbësi i Përgjithshëm Jakomoni i propozoi Musolinit dhe Kontit Çiano, senatorin Mustafa Merlika-Kruja, si Kryeministrin e ri të Shqipërisë, i cili mori detyrën më 4 dhjetor 1941. Çiano e konsideroi emërimin e Mustafa Merlika-Krujës, 54 vjeçar, dhe kabinetin e tij, që zëvendësoi politikanët e vjetër me një elitë intelektualësh të rinj, si një gjest tolerance ndaj ekstremistëve nacionalist shqiptarë. Pra, Merlika-Kruja, i cili u kthye nga mërgimii detyruar në Francë u rikthye në Shqipëri në verën e vitit 1939. Ai ishte një politikan ambicioz, antikomunist dhe nacionalist i zjarrtë, i cili gëzonte mbështetje të plotë nga Italia dhe iu lejua më shumë liri veprimi sesa paraardhësve të tij. Atij iu dhanë disa të drejta për të bërë koncesione ndaj autonomisë shqiptare, duke përfshirë në qeverinë e tij anëtarë nga grupet intelektuale dhe nga populli, jo nga të vjetrit pronarë tokash (bejlerë), si dhe ngritjen e një ushtrie të pavarur shqiptare që do të vepronte përkrah forcave italiane, ushtri e cila ishte shkrirë pas pushtimit të 1939. Ai u lejua të lirojë një numër të madh antifashistësh nga burgu apo internimi dhe më pas u mundua të bënte dallimin në sjelljet ndaj nacionalistëve antifashistë dhe komunistëve, duke u paraqitur si një mbrojtës i irredentizmit nacionalist shqiptar. Gjatë fazës së parë të qeverisjes së tij, italianët e shikonin me dyshim, pasi frikoheshin se ai ishte një ekstremist nacionalist; më vonë, megjithatë, sipas Çianos, ai u dëshmua si më i moderuar. “Tani që ai është në pushtet, e kuptoi se të bësh kritikë është e lehtë, por të veprosh është e vështirë”. Në fakt Kruja nuk kërkoi nga Çiano asgjë të pazakontë, përveç disa korrigjimeve të vogla në kufirin e Malit të Zi dhe kthimin në ndryshimet e 12 prillit të Kushtetutës dhe flamurit: “ata nuk e duan shqiponjën e burgosur mes fashave të liktorit dhe nyjave të Shtëpisë së Savojës”, shënon Çiano në Ditarin e tij. Gjatë një takimi në Romë me Musolinin në shkurt 1942, Musolini I theksoi kryeministrit Merlika-Kruja dëshirën e tij për t’i dhënë Shqipërisë autonomi më të madhe. Kjo, sipas tij, ishte e vetmja politikë që do të jepte rezultate, pasi në të kundërt Shqipëria do të shndërrohej gjithashtu në krah të rebelimit dhe intrigave si shtetet e tjera të pushtuara.
Kabineti i Krujës qëndroi vetëm trembëdhjetë muaj, nga 4 dhjetori 1941 deri më 19 janar 1943, kur ai dha dorëheqjen nga detyra. Pas Luftës së Dytë Botërore, Kruja pranoi se ishte përdorur nga italianët dhe makiavelizmi i tyre për të përfituar nga devotshmëria e tij nacionaliste për mbrojtjen e territoreve etnike shqiptare. Ishte përsëri Jakomoni, ai që propozoi që ai të zëvendësohej me dikë nga aristokracia e vjetër, duke i theksuar Çianos se “Kruja është një njeri që në interesin tonë duhej ta konsumonim.” Për italianët, Merlika-Kruja ishte njeriu perfekt në momentin e duhur. Nacionalizmi, të cilin Merlika-Kruja e përfaqësonte përsosmërisht gjatë gjithë jetës së tij, luajti një rol thelbësor në bashkëpunimin e tij me italianët. Sipas tij, sidomos pas krijimit një ditë para se të emërohej kryeministër, të “Shqipërisë së Madhe” në vitin 1941, që do të përfshinte Kosovën dhe zona të tjera kryesisht shqiptare në Jugosllavi dhe rajonin e Çamerisë në Greqinë veriore, si një produkt i marrëveshjes Çiano-Ribentrop në prill Vjenë, pas pushtimit të Greqisë dhe Jugosllavisë, Merlika-Kruja besonte se çështja kombëtare shqiptare do të zgjidhej vetvetiu. Në fjalimin e tij të parë si Kryeministër, më 10 dhjetor 1941, Merlika-Kruja lavdëroi krijimin e Shqipërisë së Madhe si një arritje e madhe për territoret etnike të lira. Ai madje krijoi një Ministri për Tokat e Lira, me Tahir Shtyllën dhe më pas me ish-ministrin e Financave, Fejzi Alizoti, dhe Eqerem bj Vlorën si ministra dhe urdhëroi një regjistrim të popullsisë për territorët e lira, si dhe një reformë agrare që do të shpërndante pasuritë tokësore të konfiskuara nga popullsia serbe dhe malazeze gjatë Mbretërisë së Jugosllavisë te popullsia shqiptare e atyre territoreve.
Në emërimin e Merlika-Krujës, Jakomoni dhe Çiano shpresonin të mobilizonin shqiptarët në politikën fashiste duke luajtur me ndjenjat e tyre nacionaliste përmes propagandës, ndërkohë që po ashtu shuan çdo tentativë për rezistencë. Qeveria e Merlika-Krujës ishte kështu kabineti i parë kombëtar i Shqipërisë së Madhe. Ndjenjat nacionaliste të Krujës u shfaqën hapur. Ai madje protestoi kundër deklaratave të Anthony Eden, Cordell Hull dhe Molotov për Shqipërinë më 10 dhjetor 1942, me Sekretarin amerikan të Shtetit Hull që shpallte se, në bazë të Kartës së Atlantikut, Shtetet e Bashkuara dëshironin të shihnin një Shqipëri të lirë, të vetëqeverisur dhe me të drejta sovrane. Kjo u pasua nga një deklaratë e ngjashme e Ministrit të Punëve të Jashtme britanik Eden, me rezervimin se kufijtë e shtetit shqiptar pas luftës do të përcaktoheshin në negociata, nëse një marrëveshje midis Shqipërisë dhe fqinjëve të saj do të dështonte. Ministri i Jashtëm sovjetik Molotov shprehu simpati të qeverisë sovjetike për luftën e patriotëve shqiptarë kundër forcave italiane dhe dëshirën për të parë Shqipërinë të rikthehej në pavarësi. Menjëherë pas kësaj deklarate, Kryeministri Merlika-Kruja mbajti një fjalim në Këshillin e Madh Korporativ Fashist (parlamenti) më 23 dhjetor 1942, ku kritikoi deklaratat Hull-Eden-Molotov për Shqipërinë, duke u shprehur se ato kërcënonin unitetin etnik, tansinë kombtare, pasi nuk e pranonin ndryshimet që ishin ndodhur në Shqipëri pas vitit 1939. Uniteti kombëtar që ishte arritur nën qeverinë fashiste (Shqipëria e Madhe) do të humbte kështu. Aleatët i premtonin popullit shqiptar lirinë dhe pavarësinë, por rreziku i afërt nuk ishte politika e fuqive të Boshtit, por rreziku komunist brenda vetë Shqipërisë. Entuziazmi i tij nacionalist çoi të bënte dhe deklaratën pasionante, që “nëse qeveria shqiptare do të ishte e detyruar të zgjidhte midis fitimit të Kosovës dhe humbjes së pavarësisë, ajo do të zgjidhte të humbte pavarësinë, sepse nëse ne mbetemi të bashkuar me Kosovën, një ditë do ta rikthejmë pavarësinë tonë”.
Megjithatë, qeveria e Merlika-Krujës nuk arriti të realizonte aspiratat nacionaliste të vendit të tij. Programi i tij politik i thjeshtë tregonte varësinë e tij politike nga italianët; ai ishte i kufizuar në vendimmarrjen e tij, pasi të gjitha vendimet i paraqiteshin për miratim nga Mëkëmbësi i Përgjithshëm italian. Qeveria e tij pati sukses të kufizuar. Edhe pse ai u mundua të mbante kontakte me nacionalistët që e kundërshtonin atë dhe italianët, dështoi të merrte masa kundër grupeve të rezistencës antifashiste, veçanërisht komunisteve, çka çoi në krijimin e Ushtrisë së Lëvizjes Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Stabiliteti i relativ gjatë fazës së parë të aneksimit italian nuk zgjati shumë, kryesisht për shkak të mungesës së efikasitetit administrativ, dështimeve të fushatave të tij kundër Greqisë, situatës ekonomike të përkeqësuar dhe forcës në rritje të rezistencës antifashiste. Më janar 1943, ai shprehu dëshirën për t’u tërhequr nga jeta politike aktive dhe pas shtatorit 1943, nuk bashkëpunoi me gjermanët nazistë. Në shkrimet e tij personale të pasluftës, Merlika-Kruja e paraqet veten si një nacionalist, që karrierën politike e udhëhoqi nga një parim: “të mbrojë dhe t’i shërbejë interesit kombëtar shqiptar”. Bashkëpunimi i tij me regjimin fashist ishte i motivuar nga bindjet e tij nacionaliste nga njëra anë dhe ndjenjat e tij antikomuniste nga ana tjetër. Ai ishte gati të ndërmerrte çdo akt politik për të shërbyer çështjes kombëtare të shqiptarëve, dhe ishte pikërisht gjatë pushtimit fashist që pjesët më të mëdha të Kosovës, Dibrës dhe Çamerisë u bashkuan me Shqipërinë. Ai gjithashtu ishte i motivuar të bashkëpunonte nga kundërshtimi i tij ndaj grupeve të rezistencës nacionaliste shqiptare; shumë nga liderët e tyre ai i kishte marrëdhënie personale që nga koha e veprimtarisë anti-monarkiste. Për të, një fitorja komuniste pas luftës do të shënonte shkatërrimin e Shqipërisë, pasi do ta reduktonte vendin në kufijtë e vitit 1912 dhe kështu do të linte jashtë gjysmën e kombit shqiptar. Ashtu siç ka shkruar ai vetë një herë, një nga arsyet që ai pranoi të bëhej kryeministër dhe të bashkëpunonte me Italinë fashiste ishte kundërshtimi i tij ndaj komunizmit, i cili, sipas tij, do të pengonte lirinë e Shqipërisë. Kështu, pas aktivizmit politik të rezistencës së majtë dhe krijimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë nga emisarët jugosllavë, ai pranoi propozimin e Jacomonit për t’u bërë “Kryeministri i Quisling iShqipërisë”.

Përfundime
Në shkrimet e tij personale, të publikuara nga familja e tij në Shqipëri, Kruja e përshkruan veten si një nacionalist, karriera politike e të cilit udhëhiqej nga një parim: “të mbronte dhe t’ishërbente interesit kombëtar shqiptar.” Bashkëpunimi i tij me regjimin fashist u motivua nga bindjet e tij nacionaliste nga njëra anë, dhe ndjenjat e tij antikomuniste, nga ana tjetër. Ai ishte i gatshëm të ndërmerrte çdo akt politik për t’i shërbyer çështjes kombëtare shqiptare. Kjo shpjegon pse Kruja shërbeu italianët dhe fuqitë e Boshtit dhe refuzoi deklaratat e Aleatëve në dhjetor 1942, që do të kishin rrezikuar interesat kombëtare të Shqipërisë pas luftës. Ai gjithashtu u motivua të bashkëpunonte edhe prej aktivitetit të grupeve të majta shqiptare. Për të, një fitore komuniste pas luftës do të nënkuptonte shkatërrimin e Shqipërisë.
Nga koha kur shkoi në mërgim në vitin 1944 deri në vdekjen e tij në 1958, Kruja nuk u përfshi në asnjë aktivitet politik kundër regjimit komunist dhe as nuk ishte anëtar i ndonjë organizate politike shqiptare. Megjithëse simpatizonte Bllokun Indipendent Shqiptar të Ernest Koliqit dhe madje mori pjesë në mbledhjet e tyre në Egjipt dhe Itali, ai nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në vendimet e tyre. Kruja mori azil politik nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1956 dhe deri në vdekjen e tij në dhjetor 1958, iu përkushtua kryesisht shkrimeve të tij.

Plani për paqen, Wall Street Journal: Trump dëshiron që BE të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka propozuar që anëtarët e BE-së të dërgojnë paqeruajtës në Ukrainë për të monitoruar një armëpushim të mundshëm me Rusinë, raportoi të enjten Wall Street Journal.

Trump kandidoi për Shtëpinë e Bardhë me premtimin për të negociuar një përfundim të shpejtë të konfliktit Rusi-Ukrainë, por ka hezituar të zbulojë ndonjë propozim specifik që nga fitorja e zgjedhjeve.

Duke folur me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin ukrainas Volodymyyr Zelensky të shtunën e kaluar, Trump argumentoi se “Evropa” duhet të luajë rolin kryesor në monitorimin e një armëpushimi dhe se asnjë trupë amerikane nuk do të përfshihet, raportoi Journal, duke cituar “zyrtarët e informuar për takimin”.

Burimet e WSJ pohuan se propozimi “filloi si diskutim midis zyrtarëve britanikë dhe francezë rreth mundësisë”, përpara se të përfshinte Trump, Zelensky dhe qeveri të tjera.

Sipas një burimi, Trump gjithashtu e shtyu BE-në të kërkonte që Kina të ushtronte presion ndaj Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit, duke sugjeruar përdorimin e tarifave si levë.

Diskutimet janë ende në një fazë kaq të hershme, sipas Journal, saqë pyetjet se cilat vende do të përfshiheshin, me sa trupa dhe çdo rol të SHBA-së në mbështetjen e misionit, mbeten të pazgjidhura.

Misioni hipotetik paqeruajtës ose monitorues në Ukrainë nuk do të ishte nën komandën e NATO-s, por do të përfshinte trupa nga vendet anëtare të bllokut të udhëhequr nga SHBA, sipas zyrtarëve të paidentifikuar, të cilët pranuan se kjo ishte diçka që ata nuk ishin të sigurt se Rusia do ta pranonte.

Ishte gjithashtu e paqartë nëse aleatët evropianë të Uashingtonit do të ishin në gjendje të kursenin ushtarët apo të kishin mbështetjen politike në vend për një mision të tillë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka ftuar liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Polonisë që të takohen me Zelensky në Bruksel për të diskutuar garancitë e sigurisë për Kievin, thanë dy zyrtarë për Journal.

Sipas ndihmësve të paidentifikuar, megjithatë, Trump nuk është i përkushtuar me ndonjë plan të veçantë për t’i dhënë fund konfliktit dhe “nuk ka menduar thellë për këtë çështje” ndërsa përgatit marrjen e pushtetit më 20 janar.

Rusia ka thënë vazhdimisht se shoqërimi i Ukrainës me NATO-n do të ishte një kërcënim për sigurinë e saj kombëtare. Zëvendësministri i Jashtëm Sergej Ryabkov e ka përshkruar anëtarësimin e Ukrainës në bllok si “kategorikisht të papranueshëm” për Moskën, duke e përmendur atë si një nga shkaqet kryesore të konfliktit aktual. bw

Kush janë aktorët e huaj që duan ta minojnë demokracinë e Kosovës?

Aktorë të huaj keqdashës synojnë ta minojnë demokracinë e Kosovës duke shfrytëzuar ndasitë etnike, deklaroi më 10 dhjetor ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe dha porosinë që diçka e tillë nuk duhet të lejohet. Çfarë dihet për këto tentime, dhe si mund të luftohen ato?

 

Avancimin e shpejtë të teknologjisë, krahas të mirave të saj, njerëzimi e ka paguar shtrenjtë. Dezinformimi është një prej pasojave më të mëdha anësore.

Kosova nuk është aspak imune nga ky trend që ka prekur gjithë botën.

Teksa informacionet e rreme krijohen në lloj-lloj mënyrash dhe nga secili, situata komplikohet kur kësaj loje u hyjnë shtetet, me qëllim të dëmtimit të kundërshtarëve, apo arritjes së interesave të tyre.

Norik Selimi, udhëheqës i kompanisë Pikasa Analytics, që bën monitorimin e përmbajtjes së mediave në Ballkan, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk është sekret se Rusia dhe shtetet e saj mike sponsorizojnë fushatë antiperëndimore në Kosovë.

“Ka qendra ndërkombëtare, të cilat nuk janë mike të Kosovës, që nuk besojnë se një ditë Kosova mund të jetë proruse, por çka mund të bëjnë është të shpërndajnë narrativë kundër Perëndimit, që të përhapet një skepticizëm ndaj partnerëve perëndimorë. Ky është qëllimi afatmesëm dhe afatshkurtër i këtyre qendrave”.

Duke komentuar deklaratën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, i cili ka deklaruar se aktorë të huaj duan ta minojnë demokracinë në Kosovë duke shfrytëzuar përçarjet etnike, Selimi ka thënë se ky fenomen është prezent në gjithë Ballkanin.

“Kosova nuk përbën përjashtim nga Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, dhe nëse ka një fushë ultrasensitive, është fusha e marrëdhënieve ndëretnike, gjithmonë. Ai që dëshiron të destabilizojë një shtet, një garniturë, gjithmonë do të tentojë përmes cenimit të marrëdhënieve ndëretnike”.

Ramadan Ilazi, drejtor i hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), i ka thënë Radios Evropa e Lirë këtë javë se fushatat dezinformuese shpërndahen qëllimshëm në Kosovë për t’i tensionuar marrëdhëniet ndëretnike.

“Kemi fushata që kanë për qëllim të krijojnë mosbesim – sidomos në mesin e komunitetit serb – ndaj institucioneve publike në Kosovë dhe që synojnë të krijojnë një lloj perceptimi sikur në veri [të Kosovës] e kemi një situatë represioni të vazhdueshëm ndaj qytetarëve atje”.

Fotografi ilustruese me disa artikuj dezinformues për sulmin në Banjskë të Zveçanit më 2023.

Fotografi ilustruese me disa artikuj dezinformues për sulmin në Banjskë të Zveçanit më 2023.

Telegram-i dhe Facebook-u

Dren Gërguri, ligjërues në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, e përmend edhe Serbinë në nivel të njëjtë me Rusinë, si shtet keqdashës kundrejt Kosovës dhe aleatëve të saj.

“Nëse flasim për komunitetin serb në Kosovë, Telegram-i është platforma ku shpërndahen shumë dezinformata për Kosovën dhe ato bëhen virale, sidomos kur ka tensione në veri, shohim që valë dezinformatash ndoshta edhe u paraprijnë tensioneve”.

Ai ka thënë se dezinformatat shtrihen ndryshe-ndryshe në Kosovë, sepse të ndryshme janë burimet e informacionit: Për serbët në Kosovë është aplikacioni i mesazheve Telegram – sipas tij, i mbushur me propagandë serbo-ruse – dhe disa media serbe në Kosovë dhe në Serbi, ndërsa për shqiptarët janë televizionet shqipfolëse dhe rrjeti social Facebook.

“Pjesa më e rrezikshme është kur ndonjëherë po shohim media shqipfolëse, portale, të cilat shpërndajnë deklarata të zyrtarëve shtetërorë të Rusisë ose të Serbisë, dhe të cilat thjesht përcillen pa u kontestuar, në kuptimin që të tregohet kur ka manipulim, ose kur ka gjoja se fakte. Kjo është e rrezikshme, sepse informacioni vjen në gjuhën amtare”.

Edhe Gërguri beson që Rusia ka një mori veglash përmes së cilave shtrin ndikimin, përveç mediave të mëdha si Sputnik apo Russia Today.

Këtyre dy mediumeve shtetërore ruse u është ndaluar transmetimi në Kosovë, në disa vende të rajonit, dhe në Bashkimin Evropian, pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë. Megjithatë, në disa vende, përfshirë Kosovën, ato kanë qenë të qasshme edhe këtë vit.

Një grua duke kaluar pranë një murali të presidentit rus, Vladimir Putin. Në muralin që pastaj është lyer me ngjyrë, shkruan "Vëllai". Beograd, 7 maj 2022.

Një grua duke kaluar pranë një murali të presidentit rus, Vladimir Putin. Në muralin që pastaj është lyer me ngjyrë, shkruan “Vëllai”. Beograd, 7 maj 2022.

Kina si faktor shtesë

Përveç Rusisë, në një raport të zyrës së Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, të publikuar këtë vit rreth qarkullimit të dezinformatave në vend, janë përmendur edhe përpjekjet e dëmshme të Kinës.

Sipas gjetjeve, mediat shtetërore të të dyja vendeve kanë luajtur rol të rëndësishëm në përhapje të narrativëve keqdashës: mediat ruse kanë cituar nacionalizmin serb në Kosovë dhe kanë ngritur paralele false me Krimenë për të dëmtuar pavarësinë e Kosovës, ndërsa mediat kineze kanë kritikuar përfshirjen perëndimore dhe të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, duke i portretizuar si forca destabilizuese, dhe duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e tyre.

A mund të luftohen dezinformatat?

Tërësisht jo.

Por, për minimizimin e tyre, Norik Selimi ka sugjeruar:

  • Rregullimin e sferës së komunikimit online me legjislacion, duke shmangur censurën, por duke ruajtur cilësinë
  • Zhdukjen e gjuhës së urrejtjes nga ana e politikës
  • Krijimin e transparencës për financimin e mediave.

Dren Gërguri ka sugjeruar që të gjithë të kenë pikëpyetje për atë që shohin dhe dëgjojnë dhe ta pyesin veten:

  • Kush është autori i informacionit?
  • A po e shoh të njëjtin informacion edhe në mediat tjera relevante?
  • Në çfarë burimesh po mbështetet?

Por, mbi të gjitha, sipas tij, është edukimi medial.

“Krejt kjo me të cilën po ballafaqohemi është edhe si rezultat i mungesës së gjykimit kritik ndaj përmbajtjeve dhe lëndës së edukimit medial, dhe këto po krijojnë një terren të përshtatshëm që dashakëqijtë ta përdorin për qëllimet e tyre”.

Në Kosovë, lënda e edukimit medial është lëndë zgjedhore në disa shkolla të nivelit parauniversitar, dhe nuk ekziston një kurrikulë nacionale për të.

Përveç njohësve të fushës, synimet ruse për destabilizim të Kosovës përmes dezinformatave përmenden shpesh edhe nga figurat më të larta shtetërore.

Sipas tyre, Rusia ka për qëllim destabilizimin e Ballkanit për të çorientuar NATO-n nga lufta e Moskës në Ukrainë, ndërsa Serbia synon përmbushjen e ambicieve territoriale.

Radio Evropa e Lirë

Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj ‘të mërzitur’ nga ‘kolegët’ e Erjonit, ankimojnë ‘kontrollin’ në Apel

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për ushtrimin e kontrollit, lëvizje që erdhi pas kërkesës së SPAK.

Avokati mbrojtës i saj dorëzoi ankimimin në Apelin e Posaçëm, ndërkohë që ankim bëri edhe vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj.

Të dy avokatët pretendojnë që kontrollet janë bërë në shkelje të ligjit procedural për mungesë shkaku të ligjshëm.

Kontrollet u ushtruan ditën e premte me urdhër të prokurorit të SPAK, ku agjentët e BKH-së sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendrën “Harabel”, ku Xoxa ështe bashkëthemeluese. Media dhe opozita deklaruan se aty janë sekuestruar një shumë e madhe parash. sn

Të ardhura e fitime nga tre kompani, ‘Plug’ hedh dritë mbi pasuritë e Ajola Xoxës

Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, përfiton të ardhura të konsiderueshme jo vetëm nga shoqatat apo qendrat e artit, por dhe nga tre biznese ku ajo rezulton të jetë pronare apo aksionere. Dy prej kompanive të Ajola Xoxës, ‘Partners Law’ dhe ‘Botime Enciklopedike’, dyshohet se janë të përfshira në skema të pastrimit të parave apo fshehje së të ardhurave.

Me kompaninë Partners Law, Ajola Xoxa ka deklaruar fitime të konsiderueshme, por xhiro vjetore ka qenë poshtë 140 milion lekëve çdo vit, çka ngre dyshime për shmangie të pagesës së taksave. Ndërsa me kompaninë Botime Enciklopedike, ‘Ajola Xoxa’ dhe nëna e saj kanë shitur disa pasuri të paluajtshme në Tiranë, por nuk kanë deklaruar vlerat e tyre. 

Nga SYRI TV

Jo vetëm qendra e artit ‘Harabel’, dhe dy galeri arti, por Ajola Xoxa, bashkëshortj e kryetarit të bashksië së Tiranës, Erion Veliaj, ka edhe disa kompani në emrin e saj. Ajo rezulton të ketë një NIPT si person fizik si dhe dy kompani, studion ligjore ‘Partners Law’ dhe ‘Botime Enciklopedike’.

Shoqëria ‘Partners Law’, rezulton e regjistruar si biznes që prej qershorit 2018. Një vit pasi e themeloi, Ajola Xoxa ia kalon kuotat e kompanisë shtetases Greta Domi, e cila sipas aktmarrëveshjes do të ishte pronare në letra e kompanisë së Xoxës pa të drejtë përfitimi financiar. Kjo duket që ka qenë në manovër që Ajola Xoxa të shmangte konfliktin e interesit me bashkëshortin, pavarësisht se të gjitha të ardhurat e shoqërisë Partners Law kanë përfunduar në xhepin e saj.

Sipas bilanceve kontabël nga vitit 2019 deri në vitin 2022, kompania e Ajola Xoxës ka deklaruar xhiro aktiviteti rreth 138 milion lekë çdo vit dhe fitim rreth 70 milion lekë. Në vitin 2023, shoqëria nuk deklaron faturim, por fitim prej 89 milion lekësh. Shihet qartë se Ajola Xoxa tregohet shumë e kujdesshme në faturimin e saj për të mos kaluar nivelin e 14.000.000  lekëve duke mos paguar asnjë cent taksa për fitimet e majme të gjeneruara nga ky biznes.

Nga kjo kompani Ajola Xoxa ka gjeneruar fitim mbi 36.000.000 lekë ose 360.000 euro pa përfshirë këtu pagën e majme mujore që i jep vetes. Ajola Xoxa dhe nëna e saj Valbona Xoxa (Simixhiu) në vitin 2019 përfitojnë nga trashëgimia aksionet e shoqërisë ‘BOTIMET ENCIKLOPEDIKE sh.a’.

Pas disa manovrash financiare dhe procedurale, në vitin 2021 Ajola Xoxa dhe nëna e saj zotërojnë rreth 89.5 përqind të aksioneve të kësaj shoqërie. Pas marrjes së kontrollit të shumicës së aksioneve, në janar të vitit 2022 mblidhet Asambleja e Asionerëve me pjesëmarrës Ajola dhe Valbona Xoxa (kryetare) dhe në rend dite kishin miratimin e tjetërsimit të pronave.

Kryetarja deklaron se shoqëria ka marrë një ofertë shumë të mire për shitjen e një aseti dhe se ka lidhur një kontratë paraprake për shitjen e pronës në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’ me nr Pasurie 5/139-N12 me sipërfaqe totale 449.8 m2,për të cilën është paguar dhe një kapar. Nuk dihet se kush është blerësi i kësaj prone, por ajo që kuptohet nga dokumentacioni është se veprimet janë bërë me nxitim.

Për lidhjen e kësaj kontrate paraprake nuk është kryer as formalisht miratimi i Asamblesë por siç shprehet në vendim Asambleja po e miraton POSTERIORI këtë kontratë. Në datë 30.08.2022 mblidhet sërish Asambleja Aksionare e shoqërisë. Në rend dite është miratimi i ndarjes së aseteve të shoqërisë dhe miratimi i kontratave të shitjes.

Në këtë mbledhje kryetarja kërkon shitjen e aseteve me sipërfaqe rreth 900 m2 truall dhe njësi. Nuk dihet se sa është vlera e shitjes pasi kjo shoqëri nuk ka depozituar kurrë bilancet në QKB dhe nuk mund të analizojmë të dhënat. Pasi arritën qëllimin e tyre për ti marrë pronat shoqërisë që kishte edhe mbi 20 pronarë të tjerë, Xoxa e përdor këtë kompani vetëm për të deklaruar çdo vit, 12 mijë euro të ardhura si pagë. Nuk ka asnjë të dhënë se si kjo shoqëri me vetëm 1 punonjës, Ajola Xoxen, siguron të ardhurat që më pas I përkthehen sërish Xoxes si pagë mujore.

A qëndron Erion Veliaj pas vëllait? ‘Plug’ investigon pasuritë e Arbër Veliajt

Pasuritë e Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ishte subjekt investigimi nga emisioni Plug në Syri Televizion. Nga të dhënat publike, rezulton se Arbër Veliaj është pronar i kompanisë “Gogël”. Kjo kompani ka xhiruar rreth 32 milionë euro gjatë kohës që Erion Veliaj drejton Bashkinë e Tiranës, ndërsa në vitin 2023, Arbër Veliaj ka tërhequr një fitim prej 740 mijë eurosh nga kompania. Në program u transmetuan të dhëna që nrejnë dyshime se pas Arbër Veliajt qëndrojnë interesat financiar të vëllait të tij, Erion Veliaj

SYRI TV

Pasuritë e vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, i cili gjithashtu është subjekt i hetimit pasuror dhe kontrolleve nga SPAK, ishin një tjetër temë e investiguar nga ‘Plug’.

Arbër Veliaj rezulton se është pronar i kompanisë “Gogël”, e cila kontrollon tregun e reklamave të mediave në vendin tonë. Këtë kompani, Arbër Veliaj ia bleu shtetasit Floran Pustina, një prej njerëzve të besuar të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.

Pasi u bë pronar i kompanisë për një shumë qesharake, arriti suksesin menjëherë pasi vëllai i Arbrit, Erioni u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 2015.

Sipas të dhënave të QKB, deri në vitin 2013, kur vëllai i Arbrit, Erioni ishte ministër në qeverinë Rama, kompania “Gogël”, deklaronte xhiro në vlerën 7.800.000 lekë dhe fitim 400.000 lekë.

Në vitin 2014, kompania faturon rreth 24 milionë dhe fitim 750.000 lekë. Në vitin 2015, Erion Veliaj merr Bashkinë e Tiranës dhe i vëllai nis rritjen me mijëra euro të kompanisë “Gogël”.

Për vitin 2015, kompania “Gogël” faturon 47 milionë dhe fitim prej 6.100.000, ndërsa vit pas viti fitimet e kompanisë kanë ardhur duke u rritur duke kapur shifra qindra mijëra euro.

Në harkun kohor midis viteve 2015-2023, kompania e Arbër Veliajt ka xhiruar rreth 32 milionë euro.

Ndërsa në vitin 2023, kur SPAK kishte nisur të intensifikonte hetimet për aferat në Bashkinë e Tiranës, Arbër Veliaj tërheq për herë të parë fitime të majme nga kjo kompani.

Sipas të dhënave, rezulton se Arbër Veliaj ka tërhequr dividendë në vitin 2023, në shumë e rreth 740 mijë eurove, para të cilat dyshohet se janë përfitime të parregullta nga aktiviteti i kësaj kompanie.

Po në vitin 2023, Arbër Veliaj themelon kompaninë “Gogël Holding”, me një kapital prej 100 milionë lekësh, ku gjithashtu edhe pse një kompani e sapothemeluar në vitin 2023, “Gogël Holding” rezulton me fitime të mëdha për Arbër Veliajn.

Ky i fundit dyshohet se është njeriu që kujdeset për të pastruar paratë e vëllait të tij kryebashkiak, Erion Veliajt.

Dyshimet ngrihen jo vetëm për shkak se kompania Gogël e Arbrit ka njohur sukses të madh gjatë kohës që Erioni ka qenë kryetar bashkie, si dhe që kjo kompani ofron shërbime për biznese apo institucione, të cilat janë klientë të Bashkisë së Tiranës.

Por edhe për faktin se Arbër Veliaj, dyshohet se ka qenë më herët pronar faktik i shoqërisë EAG Comunications, e cila ka qenë e regjistruar në emër të shtetasit Gentian Skënderaj.

‘Plug’ zbuloi se ky shtetas është gjithashtu një fans dhe njohje e Erion Veliajt, ndërsa akronimi EAG mund të përkojë me emrat Erion, Arbër, Gentian.

Ky i fundit, pasi u akuzua publikisht nga opozita në 2016 se kishte marrë tendera nga Veliaj, ndryshoi emrin e kompanisë EAG, ndërsa sot rezulton të jetë ortak në dy kompani me shtetasin Helidon Begaj, që kanë si objekt sektorin e ndërtimit në Tiranë. Edhe për këtë sektor, Erion Veliaj është vënë në shënjestër si njeriu që po shërben për pastrimin e parave të pista nëpërmjet ndërtimit në kryeqytet. sn

Tentakulat në drejtësi të çiftit Veliaj-Xoxa, kontrollojnë disa OJF të financuara nga Soros

Kapja e sistemit të drejtësisë duket ka qenë një skenar i parapërgatitur nga Erion Veliaj që në nisje të karrierës së tij publike. Nëpërmjet OJF-ve të drejtuara prej tij dhe bashkëshortes, Ajola Xoxa, Veliaj arriti të promovonte në krye të institucioneve kyçe të drejtësisë së re, njerëzit e besuar të tij.

Kreu i Vettingut, Roland Ilia, ish-drejtuesja e KLGJ, Narueda Llagami dhe depuetja e PS njëkohësisht drejtuesja e Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Klotilda Bushka, janë njerëz dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Erion Veliaj dhe Ajola Xoxës. Ata janë promovuar nga OJF-t që kanë drejtuar kryebashkiaku i Tiranës dhe bashkëshortja e tij.

Nga SYRI TV

Çifti Veliaj-Xoxa, kanë hedhur tentakulat e tyre në të quajturën “Drejtësi e Re”, ku miq dhe bashkëpunëtorë të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës, janë sot në krye të institucioneve kyçe të sistemit të drejtësisë.

Investigimi i emisionit ‘Plug’ në SYRI TV, zbuloi se kreu aktual i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Roland Ilia, ish-Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Narueda Llagami, deputetja e PS dhe drejtuesja aktuale e komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka apo dhe shefja e Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Pranvera Pustina, janë njerëzit e rrethit apo bashkëpunëtorët e ngushtë të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.

Kreu i vettingut, Roland Ilia, ka qenë një nga njerëzit e afërt të Erion Veliajt. ‘Plug’ publikoi dokumente se Ilia, njeriu që kaloi në vetting kreun aktual të SPAK, Altin Dumani duke mbyllur një sy për pasuritë e dyshimta të tij, ka qenë kandidati i partisë “G99” të Erion Veliajt për qarkun e Shkodrës. Në vitin 2009, Roland Ilia ishte i dyti në listën e Shkodrës pas Erion Veliajt, i cili garonte si i pari këtij qarku.

Narueda Llagami, njeriu që ka në dorë emërimet dhe shkarkimet të gjithë gjyqtarëve në të gjitha shkallët e gjykatave në vend, u denoncua nga ‘Plug’ si një nga bashkëpunëtoret e afërta të Ajola Xoxës. Llagami rezulton se ka punuar në Shoqatën për ‘Integrimin e Zonave Informale’, e cila kontrollohet nga bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa.

Madje, së bashku me Xoxën, Narueda Llagami është bashkëautore e një botimi shkencor për kuadrin ligjor mbi shërbimet e kujdesit shëndetësor. Duket se pikërisht suksesi i bashkëpunimit me Ajola Xoxën, e kataplutoi Narueda Llagamin në krye të institucionit që ka në dorë fatin e gjyqtarëve të vendit.

Klotilda Bushka, duket gjithashtu se është njeriu i besuar i Erion Veliajt në Kuvend. Bushka, ka njohje të hershme me çiftin Veliaj-Xoxa pasi ka punuar për shoqatën për integrimin e zonave informale dhe shoqatën ‘BYLA’ të Ajola Xoxës. Tre shoqatat e Ajola Xoxës, ‘BYLA’, ‘BENUSSI’ dhe ‘SHIZI’, janë ndër OJF-t kryesore të financuara nga Soros, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejtë në sistemin e drejtësisë me peticione apo letra drejtuar ambasadorëve të vendit tonë për procesin e vettingut.

Një tjetër emër i përfshirë në influencën e Veliajt dhe Xoxës, është bashkëshortja e themeluesit të ‘Mjaft’ Floran Pustina, Pranvera Pustina. Kjo e fundit është me detyrë shefe e kabinetit të prokurorit të përgjithshëm Olsian Çela. Një nga rastet më flagrante të përdorjes së Prokurorisë së Përgjithshme është zvarritja që I është bërë korrespodencës më autoritetet greke për të konfirmuar dëbimin dhe dënimin për Gjyqtaren Irena Gjoka Maneku, e cila me vendimet e saj la për një vit të izoluar liderin e opozitës Sali Berisha.

Ndërkohë, Floran Pustina është i përfshirë në aferën e inceneratorëve ku emri i tij del dhjetëra herë në dosje, por çuditërisht ndaj tij SPAK duket se ka heshtur. Shoqatat e Ajola Xoxës, ku kanë punuar dhe janë promovuar emrat e sipërpëmendur, të cilët sot drejtojnë sistemin e drejtësisë, janë financuar me qindra mijëra euro nga institucione ndërkombëtare dhe publike në vendin tonë  ndër vite. sn

Kronikës së zezë të faktorit Blinken për shfarosjen e opozitës shqiptare, i mungonte medalja e Dumanit – Nga Ndriçim Kulla

Sekretari Shtetit Antony Blinken pardje i dha një medalje Altin Dumanit me një motivacion që realiteti në Shqipëri po e përgënjeshtron , si të falsifikuar .

Kjo ngjarje më ngacmon të kujtoj me endje  një detaj  të bukur nga filmi humoristik me subjekt nga koha e komunizmit “Gjuetia e fundit”, kur diktatori komunist urdhëron Sillon badiduardin e tij kryesor që ti jepet një  dekoratë  edhe Bido Mizës ?!.

Është në thelb një histori tragjiko – komike.

E nxori nga fundi dheut Blinken dekoratën për Dumanin, prej andej  nga  ku nuk duhej ishte. Por a do ti  qëndroj  kohës  kjo lustër e ditëve të fundit  e dhënë për regjimin shqiptar ?

Është folur shumë këto tre vjet në Shqipëri për rolin e SPAK si instrument i pushtetit dhe protagonizmin e Dumanit. Do ishte mirë që ta injoroje atë që bëri Blinken pardje ,kur ndërkohë tre rezoluta unikale në nivel botëror japin  alarmin me një zë të lartë  për diktaturën në Shqipëri dhe tjetërsimin e misionit të SPAK, ku ai po bën të kundërtën.

Do ishte mirë ta anashkaloje, por koha ka nevojë për reflektime dhe dëshmi në  çfarëdo moment të saj.

Sekretari Shteti Amerikan z. Antoni Blinken do mbahet mënd në analet e historisë diplomatike, së paku në raport me demokracinë shqiptare, si diplomati më i lartë amerikan i përdorur nga një lobim i pistë, që diskriminoi padrejtësisht një opozitë, e cila me të mirat dhe të këqiat e saj po lufton që ti jap jetë demokracisë, pluralizmit dhe ideve  politike.

Ai ka qenë personi me më shumë rëndësi që ka ndikuar tek një vend i vogël evropian, ndoshta më  amerikandashësi në botë ,  që të prishë balancën social politike të vendit dhe guxoj që të them, se  ka qenë një nga faktorët më të rëndësishëm, që në mënyrë indirekte ka ndikuar në dramën e largimit të  mbi një milion shqiptareve  nga vendi.

Historia, Antoni Blinken, përveç kastës së pushtetit dhe patronazhistëve që sot janë në këmbë , do ta kujtoj për mbështetjen e drejtpërdrejt që i dha një narkodiktature në mes të Evropës,  e cila me sjelljen e saj ka krijuar Trustin e Lulelakrës në Shqipëri, kur të gjitha institucionet janë në thundrën e një njeriu që quhet Edi Rama.

Sekretari i Shtetit ka bërë veprime ndaj demokracisë dhe shtetit shqiptar që nuk  mund  ti bënte askush, që do kuptohen më mirë në të ardhmen me ndihmën e kohës.

Një ditë përpara se gjykatat amerikane të dënonin manarin e korruptuar të  kryeministrit shqiptar, kryeagjentin Charles McGonigal të përfshire në aferën e shfarosjes së opozitarizmit në Shqipëri, çuditërisht , Blinken krijoi agjendë dhe fluturoi nga Washingtoni drejt e në Tiranë për ti dhënë imunitet de fakto, me komplimente që i bëri, Magbethit shqiptar dhe për ti dhënë mesazhin e koduar: “vazhdo se na ke ne”.

Ndonëse duket si një reklamë e stolisur dhe e qëndisur mire,  dekorimi e Altin Dumanit, përveçse se ka konfirmuar klientelizmin e Sekretarit të Shtetit ndaj Fondacionit Soros dhe mikut të tij kryeministrit Rama që shumica e shqiptarëve tani i thonë “Kreu regjimit”. Ky vlerësim, në perceptimin tim, është qoka e fundit e mbajtur rezervë në vend të testamentit nga   kryediplomati botës,  për të zbehur sadopak  imazhin e katrahurës që ka  krijuar me peshën e tij të rëndë në në politikën dhe pluralizmin shqiptar.

Dumani jo vetëm që nuk duhej dekoruar, por duhej vënë me kohë para përgjegjësisë dhe ligjit  për shkeljet e tij  në detyrë dhe shërbimet klienteliste që i ka bërë pushtetit , të ndëshkohej për lojërat e pista që po bën me regjimin sidomos me  burgosjet politike, me synimin, që zgjedhjet e ardhshme parlamentare ti fitoj ai, për të cilin kanë  fiksim jo vetëm Sorosi por edhe vetë Blinken.

Blinken ka bërë gjithçka për të mbrojtur interesat e një njeriu në pushtet që në fakt është bërë plotësisht  diktator. Një shpërdorim i tmerrshëm i pushtetit, duke keqpërdorur ligjet e shtetit amerikan.

Rezolutat e bëra nga tre grupime ndërkombëtare, ku përfshihet fuqimisht edhe Partia Republikane në Amerikë, e cila tashti është  fituese e bindshme në pushtet, shprehin shqetësim e thellë për një pushtet diktatorial të instaluar në Shqipëri, për të cilin Blinken heshti gjatë  edhe pse Departamenti i Shtetit denoncoi një drejtësi të përdorur dhe një Altin Duman  në rolin e një kobureje për regjimin që bën teatër me ligjin .

Kjo, bie më tepër në sy, si dekorata e karshillëkut. Edhe pse fare pa rendësi, ajo është një kopjo e vlerësimit të madh që i bëri i njëjti njeri  kryeministrit të drogës, inceneratorëve, Charles McGonigal-it  dhe burgosjeve politike  në udhëtimin e tij pa agjendë, që bëri në Shqipëri, kur Mcgonigal gjykohej në Washington.

Drejtësinë sorosiane, që shprehë sot Altin Dumani dhe regjimin Edi Rama,  grupimet partiake të djathta, të cilat  sot qeverisin botën (Amerikën dhe Evropën) e akuzojnë, njërin si shtypës te lirive njerëzore dhe tjetrin si manipulator i drejtësisë në shërbim të pushtetit. Atëherë kujt i shërben kjo medalje? Kërkon të çorodisë opinionin që ka filluar ta gjykoj? A është e mundur të ndodh kjo në ditët e fundit të vitit dhe grahmat e mbarimit të mandatit? As një qeveri amerikane nuk mund të përfytyrohet që të ndjek në këtë mënyrë një fiksim të tillë.

Sorosi me marionetën e tij ka agjendën e tij për ta shpënë deri në fund sektarizmin e luftës së verbër ideologjike. Ishte pikërisht kjo e majtë ekstreme e identifikuar me promotor Fondacionin  Soros dhe politikan bërës si Antony Blinken, të cilët tronditën Amerikën nga themelet me precedentët e hakmarrjes së verbër dhe  shtynë popullin amerikan drejt një ndëshkimi historikë me votën  e tyre, e cila rezultoi me një fitore të plebishitare të Donald Trumpit në 5 nëntor.

Qeveria  dhe drejtësia shqiptare që janë një,  janë një diktaturë, një diktaturë, që  tashmë njihen anë e mbanë botës dhe këtë nuk e arnojnë dot, asgjë disa rrecka si arna, që iu vihen përsipër, qoftë edhe me përkushtimin e Sekretarit të Shtetit në largim Antony Blinken.

MUSTAFA KRUJA POLITIKAN NACIONALIST, ALBANOLOG, THEMELUES I KOMBIT SHQIPTAR- Nga GJET NDOJ

 

I-MUSTAFA KRUJA THEMELUES DHE FIRMËTAR I PAVARËSISË SË SHQIPËRTISË, 28 NËNTOR 1912
Veprimtarinë politike e kryengritëse, Mustafa Merlika u nisi që në moshë të re, pikërisht duke dhënë një kontribut në Kryengritjen e Kurbinit e vitit 1905-1907, por dhe në Kryengritjen e Brgut të Mates e në Kryengritjen e Përgjithshme të vitit 1912.

1-Kryengritja e Kurbinit
Sikurse dihet, në fillim të shek. XX, ndërkohë që kombet e krishtera ballkanike e kishin fituar pavarësinë nga Perandoria Osmane, vihet re tendenca e Qeverisë Osmane, për të intensifikuar sundimin e Shqipërisë, vecanërisht në zonat e “rrezikshme” (Mirditë, Kurbin, Bregu i Matës, Zadrimë, Pukë, Malsi e Madhe e Dukagjin, Kosovë etj), me qëllim për ti penguar shqiptarët në fitoren e pavarësisë së tyre.
Në këtë kontekst, tendencat për të detyruar kurbinasit, për ti paguar taksat Qeverisë Turke nga njëra anë, si dhe vendosmëria e kësaj popullsie për të mos njohur autoritetin e këtij shteti dhe për të qenë të pavarur prej tij nga ana tjetër, përbëjnë dhe shkakun kryesor të ballafaqimit me armë dhe shpërthimit të kryengritjes së Kurbinit në vitet 1905-1907.
Organizatorët dhe frymëzuesit kryesorë të kësaj kryengritje qenë patriotë nga Durrësi, Kruja, Kurbini etj si:
Dom Nikoll Kacorri-prijësi kryesor i popullit të Dioqezës së Durrësit (Arbërisë) me qendër në Dilbnisht, që përfshinte zonat nga Durrësi, Mysja, Kurbini, Kthella Mati e Lura etj, Gjin Pjetri i Skurajt (i pari i 45 pleqve të Krujës e të Kurbinit), At’Shtjefën Gjecovi- famulltari i Lacit, Llesh Pjetri i Milotit, Mustafa Merlika Kruja, [Ymer Deliallisi, Mustë Haxhiu], durrsakët e inkuadruar në shoqërinë “Vllaznia” si: Neki Libohova, Hafis Ali Podgorica, Abaz Celkupa, Kristaq e Mihal Rama, Seid Kërtusha” etj.
-Kuvendet qenë një institucion kryesor i vendimit popullor për kryengritje. Njihen Kuvendi I, II dhe III i Kurbinit që u mblodhën periudhës 1906-1907. Në Kuvendin e III që u mblodh në Dilbnisht 1907, morën pjesë jo vetëm krerë të Kurbinit, por edhe ata të Mirditës, Krujës e Durrësit, duke patur si qëllim zgjerimin e rezistencës kundër politikave fiskale e qeverisëse osmane.
Veprimet luftarake qenë të organizuara duke u shtri në të gjithë Kurbinin si: në Skuraj, Lac, Mali Bardhë, Gjormë etj.
Dokumentacioni kryesor që na ndihmon duke na dhënë një panoramë të qartë ka të bëjë me letërkëmbimet Nikoll Kacorrit me Shtjefën Gjecovin, apo ato të Nikoll Kacorrit me konsujt që vepronin në Shqipëri, të konsujve me qeveritë e tyre, vecanërisht atë austriake etj. Kryengritja e Kurbinit ndonëse nuk arriti të fitonte, e pati një rëndësi, sepse shërbeu si një frymëzim e fillim i kryengritjeve të përgjithëshme të viteve 1910, 1911 e 1912 për clirim kombëtar.

2-Kryengritja e Përgjithshme për Pavarësinë e Shqipërisë 1912
Kryengritja Bregut të Matës, ishte një nga fragmentet kryesore të Kryengritjes së Përgjithëshme për pavarësinë e Shqipërisë e vitit 1912, epiqendra të së cilës ishin: Mirdita, Lezha, Kurbini, Kruja e Mysja (Zona nga Fushkruja e deri në Rodon).
Roli i Mustafa Krujës në këto kryengritje ishte qëndror, pasi bashkë me Preng Bib Dodën, përzgjodhën e përcaktuan drejtuesit e komandantët kryengritës, sipas zonave.
“Për zonën luftarake Mirditë-Zadrimë-Lezhë-Kurbin e deri në Rodon e Durrës, me një popullsi kryesisht katolike, duhej marrë më së pari pëlqimi i Preng Bib Dodës, …pa fjalën e të cilit, as Mirdita e as Zhupa, as Lezha e as Kthella nuk luanin vendit.
Negociatori për bisedime me Preng Bib Dodën, qe caktuar nga Nikoll Kacorri e Murat Toptani, Mustafa Merlika-Kruja, i cili gëzonte respektin e besimin e Princit mirditas.
…. Në verën e vitit 1912 Preng Bib Doda e Mustafa Kruja, ranë dakord që lëvizja e armatosur të fillonte, ndërsa drejtuesi i Kryengritjes të ishte Abdi Toptani në Tiranë-Durrës e Krujë, kurse për Kurbinin, kishin rënë dakord më heret që të ishte Gjin Pjetër Pervizi i Skurajve.
Me 2 korrik 1912 , u bë deklarata e fillimit të kryengritjes në Vilajetin e Shkodrës (Nga Kosova e M Zi në veri e deri në Vlorë në Jug) dhe u firmos nga Abdi Toptani, Baba Zeneli etj, në të cilën bëhej thirrje të gjithë shqiptarëve për kryengritje të armatosur kundër sundimit osman.
Kryengritja e Përgjithshme e vitit 1912, që pati një shtrirje të madhe në Kosovë, Shkup, Mirditë, Malsi e Madhe,Bregun e Matës, Dibër, e në të gjithë Shqipërinë e Mesme, solli për pasojë
Përvec sa thamë, solli për pasojë zmbrapsien e ushtrive pushtuese osmane nga trojet shqiptare.
Roli në politikën udhëheqëse kryengritëse i Mustafa Merlikës, evidentohet qartë edhe në letërkëmbimet mes personaliteteve të rëndësishme shqiptare të asaj kohe, në mesin e të cilëve qe dhe Ai si:
Nikoll Kacorri, Abdi Toptani, Luigj Gurakuqi, Preng Bib Doda, Terenc Toci, Lazër Mjeda, Ismail Qemali, Murat Toptani, Bedri Pejani, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Aqif Pashë Bicaku, Isa Boletini, Haredin Cakrani, Rexhep Mitrovica, Dhimitër Berati etj, etj.
Në këtë kuptim Mustafa Kruja nuk kishte se si të mungonte në Kuvendin Historik të Vlorës, mes krerëve më të lartë përfaqësues të popullit shqiptar, ku u shpall dhe u nënshkrua themelimi i Shqipërisë Pavarur nga Perandoria Osmane, me 28 Nëntor 1912.
Si konkluzion mund të themi se:
Mustafa Kruja, në fazën e parë të veprimtarisë tij nacionaliste–atëdhetare, duke qenë aktiv në udhëheqjen dhe koordinimin e veprimeve kryengritëse për pavarësinë e Shqipërisë, do të ishte një nga firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë Shqipërisë, njëherësh themelues i Shtetit të ri Shqiptar.
II-MUSTAFA KRUJA, THEMELUES I SHQIPËRISË ETNIKE

1-Nga Shqipëria Londineze, në Shqipërinë Etnike
Mustafa Kruja, bashkë me të gjithë firmëtarët e tjerë që ishin gjallë të Shqipërisë Pavarur të vitit 1912, por dhe krerë nacionalistë të tjerë, të gjithë baballarë të Kombit Shqiptarë, në pamundësi për të ndalur Botën nga Lufta e saj e Dytë, pranuan koncesionin me Mbretërinë italiane, duke lëshuar pak nga autoriteti qeverisës të Shqipërisë Londineze, për të qeverisur edhe në pjesën e “Tokave të Lirueme” pas shkatërrimit dhe rënies së Mbretërisë Jugosllavisë nga sulmi Italo-Gjerman mbi të. Në fakt jo thjeshtë për ta qeverisur pjesën shqiptare të pushtuar nga Serbo-Malazezët dhe Bullgarët, por në radhë të parë, për ta shpëtuar këtë hapsirë etnike shqiptare nga boshatisja prej popullsisë saj autoktone nga genocide fizik e kulturor I ushtruar mbi to, të paktën që nga tetori i vitit 1912-1921 e duke u definuar me marrveshjet famëkeqe të Mretërisë Jugosllavisë me Republikën e Turqisë (1933, 1934 dhe 1938), që kishin të bënin me shpërnguljen e 40 mijë familjeve shqiptare prej Kosove, Sanxhaku, Malit të Zi e Maqedonisë, për në Turqi. Kjo shifër 40 mijë familje për nga 30 antarë, përkthehej në afërsisht 1. 2 milion shqiptarë, që do të thoshte spastrimi i plotë etnik i trojeve shqiptare, jashtë Shqipërisë Shtetërore të asaj kohe, nga banorët e sajë autoktonë.
Ishte kjo rrethanë historike zhdukjeje për shqiptarët që i shtyni krijuesit dhe themeluesit e Kombit, që ta pranonin këtë marrveshje me Italinë, e në fakt sikurse u zhvilluan ngjarjet e kësaj Lufte Botërore famëkeqe për popujt e tjerë të botës, paradoksalisht për shqiptarët rezultoj të ishte shpëtim dhe clirimi i tyre.
Shkatrimi dhe rënia e Mbretërisë Jugosllavisë dhe asaj të Greqisë nga sulmi Gjermano-Italian i prillit të vitit 1941 solli për pasojë:
a-Ndalimin e gjenocidit dhe të shpërnguljes masive të shqiptarëve nga trojet e tyre amtare;
b-Bashkimi i e trojeve shqiptare të Maqedonisë perendimore, ato të Kosovës e të Malit të Zi dhe pjesërisht edhe të Sanxhakut me Shqipërinë e Vjetër dhe krijimin e Shqipërisë Etnike;
c-Qeverisjen e Shqipërisë Re bashke me Shqipërine e Vjetër prej Kabineteve shqiptare të Tiranës, ndonëse me autoritet të kufizuar nga Mbretëria Italiane;
Në kushtet e Luftës së Dytë Botërore, krerët nacionalistë shqiptarë, duke e shfrytëzuar me shumë zgjuarsi e guxim përplasjen mes vendeve të Boshtit me Aleatët, ku me të dytët bënin pjesë dhe armiqtë shekullorë të shqiptarëve, sllavët, duke mbajtur anën e Italisë e të Gjermanisë, zgjodhën ndaljen e zhdukjes së plotë të shqiptarëve etnikë dhe bashkimin e tyre me shtetin amë, ku njëherësh në fakt realizuan ëndërrën më të madhe të mbarë botës shqiptare për të krijimin e SHQIPËRISË ETNIKE.
Në qershor, kur Viktor Emanueli III dekretoi Urdhërin e Benito Musolinit”, që kishte të bënte më transferimin e pushtetit nga Ushtria tek autoritetet Civile, Qeveria Shqiptare kryesuar nga Shefqet Verlaci, me mbështetjen e fuqishme të Mbretërisë Italiane e shtriu qeverisjen e administrimin e saj edhe në Maqedoninë Perendimore, Kosovë dhe në një pjesë të Malit të Zi.

 

 

Qeveria Vërlaci që vazhdoi deri më 4 dhjetor 1941, bëri Reforma në përshtatje me një realitet krejt të ri dhe të jashtëzakonshëm për shqiptarët.
Ndërsa me kabinetin Kruja pas 4 dhjetorit, do të kemi një qeverisje me program të detajuar, si dhe rikthim të një autoriteti të zgjeruar të Shtetit Shqiptar.

2-Kthimi i autonomisë zgjeruar në Shqipëri gjatë qeverisjes së Kryeministrit Mustafa Merlikas Kruja e në vazhdim, 4 dhjetor 1941-8 shtator 1943.

Mustafa Merlika Kruja, sapo mori besimin e Mëkëmbësit Francesco Jakomoni si Kryeministër i ri………përzgjodhi Kabinetin e tij Qeverisës me emra krejt të ri, që nuk duhej të kishin lidhje me paraardhësin e tin Sh Verlaci. Madje Mustafa Kruja ndërroj edhe Sekretarin e Përgjithshëm duke emëruar një të ri…
Bashkë me Programin të cilin, Kryeministri Kruja para Këshillit të Epërm Koorperativ Fashist, njëherësh i paraqiti këtij Këshilli edhe Kabinetin Qeveritar me anëtarët e mëposhtëm:
1-Mustafa Kruja- Kryeministër dhe zëvendësisht Ministër Sekretar Shteti i Punëve të Brendëshme (Me 7 maj 1942 edhe Ministër Sekretar Shteti i Drejtësisë).
2-Hasan Dosti- Ministër Sekretar Shteti i Drejtësisë (deri me 7 maj 1942).
3-Shuk Gurakuqi- Ministër Sekretar Shteti i Financave;
4-Xhevat Korca-Ministër Sekretar Shteti Arsimit;
5-Iliaz Agushi- Ministër i Punëve Botore;
6-Fuat Dibra (deri me 22 dhjetor 1941; kostandin Kote nga 12 janar 1942 e në vazhdim) Ministër Sekretar Shteti i Ekonomisë Kombëtare;
7-Tahir Shtylla (dorëhequr me 2 shkurt 1942; Eqerem Vlora 7 maj 1942) Ministër Sekretar Shteti i Tokave të Lirueme;
8-Dhimitër Berati -Ministër Sekretar Shteti Kulturës (Eqerem Vlora e merr me 4 nëntor 1942 e në vazhdim);
9-Jup Kazazi (Kol Bib Mirakaj 7 maj 1942)- Ministër Sekretar Shteti Partisë Fashiste”

3-Kërkesat e Mustafa Krujës, Musolinit:
Autonomi më të zgjeruar, zgjerim kufijsh dhe rikthim të simboleve kombëtare.
Caktimi i Mustafa Krujës në krye të Qeverisë re Shqiptare, presupozonte gatishmërinë e Italisë dhe të Musolinit për të bërë akoma më shumë lëshime, kjo në përputhje me kërkesat e nacionalistëve shqiptarë, por dhe nevojat jetike të Mbretërisë Fashiste Italiane për të ruajtur një oaz qetësie, në Ballkanin që tashmë kishte filluar të trazohej nga lëvizja komuniste (ndikimi sovjetik), por dhe angazhimi i aleatëve perendimorë, vecanërisht në vendet sllave dhe në Greqi.
Në kohën kur sapo kishte ardhur në krye të Qeverisë, Mustafa Kruja, grupet komuniste shqiptare të ndikuara fort nga misionarët e Kominternit dhe vecanërisht misionarët serbo-malazëzë, kishin formuar tashmë që me 8 nëntor 1941 Partinë Komuniste Shqiptare. Kështu edhe në Shqipëri kishte shenja të tronditjes së paqes e të qetësisë si kudo gjetiu në Ballkan. Pikërisht në këtë situatë të fillimit të qeverisjes “Kruja”, në fillim-vitin 1942, Kryeministri i ri bëri vizitën e parë zyrtare në Romë ku dhe ju rezervua një pritje me ceremoni e respekt të plotë, si nga stafi i Qeverisë me Konti Cianon- Ministri Jashtëm, ashtu edhe nga vetë Musolini (Ducja). Po ashtu dhe plotësimi maksimal i kërkesave e bënin këtë vizitë shumë të suksesëshme. Përshkrimin e detajuar e jep vetë Konti Ciano në ditarin e tij:
“16 shkurt….Nuk kërkoi asgjë që s’pritej:
-Vec disa korigjime të vogla të kufijëve drejt Malit të Zi dhe rishikimin e Flamurit.
-Nuk e duam shqiponjën të “burgosur” mes sëpatave të fashizmit e nyjeve të Savojës.
17 shkurt. Takimi mes Mussolinit e Krujës. Kryetari shqiptar foli për situatën në Shqipëri duke dhënë një notë optimiste. Mussolini theksoi dëshirën për të ju akorduar shqiptarëve një regjim gjithmonë e më liberal autonomie lokale. Kjo është e vetmja politikë e mundëshme për të dhënë fruta të mira. Përndryeshe edhe Shqipëria do të ishte sot një vatër revoltash e intrigash, si të gjithë vendet e tjera rreth saj të pushtuara”
Pas kthimit me dy arritjet e tij të mëdha: zgjerim të kufirit me Malin e Zi dherritjen e autoritetit autonom të qeverisjes në Shqipëri dhe në Tokat e Lirueme, Qeveria Shqiptare pas kthimit të Kryeministrit në Tiranë, ishin në pritje të dekreteve që i konkretizonin premtimet e Italisë.
U desh të kalonin rreth dy muaj, kur më 23 prill Mussolini në praninë e Konti Cianos, autorizoj Jakomonin të hiqnin sëpatat te Flamuri shqiptar, si dhe simbolin e Dinastisë Savojës mbi Stemën Kombëtare Shqiptare.
“23 prill. Shoqërova Jakomonin te Ducja, për të diskutuar cështjen e flamurit shqiptar. Në formën e tanishme shqiponja e vendosur midis dy sëpatave të fashizmit e sipër Kurora e Savojës- shkakton dhimbje tek nacionalistët shqiptarë, të cilët kërkojnë respektimin e simboleve të tyre kombëtare. Natyrisht para se të bëhet publik ky vendim i Duces, do të bisedoj me Mbretin”
Pas këtyre arritjeve të pabesueshme diplomatike me Italinë, Kryeministri Mustafa Kruja, në pozita mjaft komode institucionale, bëri një përshtatje mjaft të rëndësishme të Strukturës së re qeverisëse, që do ta ndihmonte atë dhe ekipin e tij për të zbatuar një program mjaft ambicioz, realizimi me sukses i të cilit do ti shërbente interesit publik dhe atij kombëtar të shqiptarëve.
Realisht me ardhjen në në krye të Qeverisë Shqiptare të Mustafa Krujës, për shkak të meritës së Tij, por dhe për rrethanat e reja, si dhe vështirësitë gjithnjë e më të shumta të krijuara, filloi njëherësh rikthimi i beftë i autonomisë qeverisëse në Shqipëri dhe në Tokat e Lirueme. Natyrisht rritja e pavarësisë qeverisëse e Kabinetit “Kruja”, brenda sistemit Mbretëror Fashist Italian, sic do ta shohim në vijim të këtij kapitulli, por dhe në vazhdim deri në shtator 1943, kur Italia Fashiste kapitulloi, qe maksimal dhe shumë domethënës.

4-Reforma shtetërore, i jep jetë Autonomisë së zgjeruar
Paralel me qeverisjen rutinë, Kabineti Qeverisë Shqiptare, pikësëpari ndërmori iniciativa që kishin të bënin me ristrukturimin e Qeverisë dhe të institucioneve shtetërore në përgjithësi, në përshtatje me klimën e re të lëshimeve, që krijonin një hapsirë domethënëse autonomiste të Shtetit Shqiptar si:
Rikthimin e Forcave të Armatosura (ato organe që kishin të bënin me rendin publik e kushtetues);
-Krijohen Gjykatat dhe Prokuroria Ushtarake;
– krijohet Instituti Mbretnor i Studimeve Shqiptare.
Instituti i Studimeve Shqiptare, shkëputet nga “Fondata Skandërbeg”, duke u bërë Institut Akademik i pavarur; Formimi i Institutit të Albanologjisë;
– Rikthimi i Flamurit pa spatat e Liktorit dhe i Simbolit të Shtetit Shqiptar, pa simbolin e Dinastisë Mbretërore Italiane etj.
-Krijimi i Ministrisë së Kulturës Popullore
-Me 3 dhjetaor të vitit 1941, u krijua Ministria e Tokave të Lirueme, tashmë përgjegjëse për administrimin e pasacëm të trojeve shqiptare të lira. Në kondita të tilla, autoriteti qeverisës i tyre, i pati kaluar Qeverisë Mbretnore të Tiranës.

III. NSTITUTI I STUDIMEVE SHQIPTARE THEMELOHET NGA MUSTAFA KRUJA

1. Krijimi i Institutit të Studimeve Shqiptare
Mustafa Merlika Kruja, bashkë me personalitetet më të larta të Kombit Shqiptar duke qenë në krye të tyre, qenë themeluesit e “Institutit të Studimeve Shqiptare”, që u krijua me 8 prill të vitit 1940
Studiuesit kolegë e bashkëpuntorë të Mustafa Krujës ishin dy grupimesh: Shqiptarë dhe italianë, por që të dy këto grupime do të merreshin vetëm me studime albanologjike, si psh në fushën e gjuhës e të letërsisë shqipe, historisë, arkeologjisë, traditës e trashigimisë etnike shqiptare etj.
“Emrohen pjestarë efektivë t’Institutit të Studimeve Shqiptare zotnitë shqiptarë:
-Shk Tij Dhimitër Berati, lëvrues për studime historike-Romë;
-Prof Eqrem Çabej, Linguist-Tiranë;
-Shk. T. At Gjergj Fishta, poet-Shkodër;
-Pr. Karl Gurakuqi, letrar e lëvruesi Gjuhës Shqipe-Tiranë;
-At’ Anton Arapi, letrar- Shkodër;
-Pr Kol Kamsi, filolog e historian-Tiranë;
-Doktor Vangjel Koca, kritik letrar-Tiranë;
-Shk. Tij. Ernest Kolici, poet e letrar-Tiranë;
-Shk. Tij Senator Mustafa Kruja, filolog e letrar-Tiranë;
-Prof. Mati Logoreci, letrar e lëvrues i gjuhës shqipe-Tiranë;
-At’ Benardin Palaj, poet e folklorist-Shkodër;
-Dr. Lasgush Poradeci, poet-Tiranë;
-Dr. Ilo Mitko Qafëzezi, historian-Korçë;
-Pr. Namik Resuli, linguist-Tiranë;
-Don Lazër Shantoja, poet e letrar-Tiranë;
-Dr. Eqrem Bej Vlora, historian e gjeograf-Vlonë;
-Pr. Aleksandër Xhuvani, filolog e letrar-Tiranë;
-Pr. Ndue Paluca, gjeograf e lëvrues i gjuhës Shqipe-Tiranë;
Një pjesë tjetër e Institutit qenë italianë, duke u marr edhe ata me çështje albanologjike:
-At’ Giuseppe (Zef) Valentini, historian e letrar-Shkodër;
-Pr. Antonio Baldacci, gjeograf, etnograf, botanik-Bologna;
-Pr. Matteo Bartoli, linguist-Torino:
-Pr. Sergio Bertini, historian arti-Padova;
-At Nilo Borgia, historian, filolog-Grottaferrara;
-At Fulvio Cordignano, historian, lëveues i gjuhës shqipe-Shkodër;
-Shk. Tij Pr. Francesco Ercole, historian-Romë;
-Prof. Angelo Leotti, lëvrues i gjuhës shqipe-Bologna;
-Dr. Nikola Lorusso Attoma, lëvrues i studimeve historike-Tiranë;
-Pr. Gennaro Maria Monti, historian-Napoli;
-Pr. Domenico Mustili, arkeolog-Napoli;
-Shk. Tij. Pr. Paolo Emilio Pavolini, filolog-Roma;
-Pr. Papa Geatano Petrotta, filolog, letrar-Palermo;
-Dr. Giuseppe Sciroi, filolog-Roma;
-Pr. Carlo Tagliavini, linguist-Padova”
Pak më vonë, pas propozimit të bërë nga Ministri i Arsimit Ernest Koliqi, Mëkëmbësit Francesco Jakomoni dekreton më 26 gusht 1940 disa emërime të reja pjestarësh shqiptarë në këtë Institut:
“Emnohen Antarë efektivë t’Institutit të Studimeve Shqiptare zotnitë:
*Aleksandër S. Drenova, poet- Bukuresht;
*Xhevat Korca, Historian- Tiranë;
*At Juston Rrota, Linguist-letrar- Shkodër;
*Ethem Haxhiademi, Dramaturg- Tiranë;”

2. “Instituti i Studimeve Shqiptare”,shkëputet nga “Fondata Skandërbeg” dhe formohet “Instituti Mbretnor i Studimeve Shqiptare”
Më vonë Instituti, gjatë veprimtarisë tij pati arritje, duke krijuar një përvoje, mbi bazën e së cilës u rivlerësua dhe rëndësia e tij.
Nga ana tjetër, në kushtet e rritjes e të fuqizimit të autonomisë qeverisëse, Kabineti i Qeverisë së Tiranës, nga viti 1942, Instituti i Studimeve Shqiptare, nga një nismë gjysëm vullnetare e personaliteteve të kulturës shqiptare, që patën krijuar Institutin e Studimeve Shqiptare si pjesë e Entit Italo-Shqiptar “Fondata Skandërbeg”, u kalua në një fazë të re të këtij procesi. Në fakt që në krijimin e Institutit, por edhe tani në fazën e konsolidimin dhe krijimin e autoritetit institucional-akademik e nacional-etnik, qe organizuar e udhëhequr nga dyshja Mustafa Kruja & Ernest Koliqi.

3. Krijimi institutit Balkanologjisë
Qëllimi i krijimit të këtij instituti lidhej me bashkërendimin e punës shkencore e hulumtuese në fushat respektive të Historisë, civilizimit (Kulturës) dhe të Edukimit e Arsimit të popujve në Ballkan. Në bazë të objektivave shkencore dy vendet, Shqipëria dhe Rumania hartuan dhe strukturimin e Institutit për studime Ballkanologjike pranë sejcilës Ministri Arsimi. “Nji rregullore do të caktojë mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Institutit”
Një aspekt tjetër i zhvillimit të strukturës, lidhej dhe me Krijimi i “Institutit për Studime Ballkanologjike” pranë Ministrisë Arsimit dhe të Fevet, si pjesë edhe e bashkëpunimit me Shtetin e Rumanisë dhe Universitetit Shtetëror atje”
Gjatë vitit 1942 e deri në fillim të vitit 1943 u ideua dhe u hartua objekti dhe strukturimi i Institutit ne fjalë.

Si konkluzion mund të themi me siguri se;
Duke evidentuar veprimtarinë dhe produktet e Tij atëdhetare, Mustafa Merlika Kruja, nuk i len gjë mangut as rilindasve më të spikatur e më të mëdhenj të Historisë së Shqipërisë….!

Gjet NDOJ
Krujë, me 24 nëntor 2024


Send this to a friend