VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Afër detit afër mbretit – Të mirat e ujit të kripur për organizmin

By | July 14, 2018

Komentet

Njëzet milionë fëmijë nuk u vaksinuan vitin e kaluar

Më shumë se një në dhjetë fëmijë – ose 20 milionë në gjithë botën – nuk janë vaksinuar vitin e kaluar kundër sëmundjeve të rrezikshme për jetën, si: fruthi, difteria dhe tetanusi.

Të dhënat u publikuan të hënën në një raport që përpiluan Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara – UNICEF.

Në raportin mbi imunizimin global, dy agjencitë zbuluan se nivelet e vaksinimit janë duke stagnuar, sidomos në vendet e varfra dhe në zonat e konfliktit.

“Vaksinat janë një nga mjetet tona më të rëndësishme për parandalimin e shpërthimeve dhe sigurinë e botës”, tha përmes një deklarate drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas raportit, shumica e fëmijëve të pavaksinuar jetojnë në vende të varfra, ndërsa pothuajse gjysma e tyre janë në vetëm 16 vende: Afganistan, Republika e Afrikës Qendrore, Çad, Republika Demokratike e Kongos, Etiopi, Haiti, Irak, Mali, Niger, Nigeri, Pakistan, Somali, Sudan Jugor, Sudan, Siri dhe Jemen.

“Shumica e fëmijëve sot janë duke u vaksinuar, por shumë të tjerë mbeten pa u vaksinuar. Të pavaksinuar janë shpesh ata që janë më në rrezik, më të varfër, më të margjinalizuar, të prekur nga konflikti ose të zhvendosur nga shtëpitë e tyre”, tha Ghebreyesus.

Nëse këta fëmijë sëmuren, thuhet në raport, ata janë në rrezik të pasojave më të rënda shëndetësore dhe janë më pak në gjendje të marrin trajtimin dhe kujdesin që u nevojitet.

Si ta parandaloni irritimin e lëkurës së fëmijëve nga i nxehti, puçrrat e vapës

Nga dermatologia Erjona Shehu  – Një mjedis i nxehtë dhe i pa ajrosur mund të shkaktojë irritime të lëkurës, pasi temperaturat e larta nxisin procesin e djersitjes e për pasojë gjëndrat e djersës zmadhohen dhe inflamohen. Irritimi i lëkurës nga nxehtësia është më i zakonshëm tek fëmijët, pasi gjëndrat e tyre të djersës ende nuk janë maturuar e nuk funksionojnë ashtu siç duhet. Nga ky irritim shfaqen puçrra të vogla të kuqe në pjesët ku trupi është më i nxehtë, veçanërisht në qafë, fytyrë, bërryla dhe poshtë gjunjëve. Mjekja dermatologe pediatre në Shërbimin e Pediatrisë, në QSUT, Dr.Erjona Shehu, këshillon se për të evituar shfaqjen e këtyre puçrrave duhen pasur parasysh këto këshilla: fëmija nuk duhet veshur trashë në verë, duhet larë me ujë 33-37 gradë Celcius dhe të thahet mirë me peshqir, prindërit duhet të sigurohen që temperatura e dhomës të mos jetë shumë e lartë dhe ajri të qarkullojë, nëse puçrrat nuk zhduken pas 12 orësh, atëherë duhet kontaktuar me mjekun.



Puçrrat e vapës (vaporet)
Puçrrat e vapës janë një shpërthim puçrrash të vogla (prush) në lëkurë të shkaktuara nga mbinxehja e tepërt e fëmijës. Kjo situatë është e shpeshtë gjatë stinës së verës, veçanërisht tek foshnjat e vitit të parë të jetës. Në përgjithësi shfaqet në lëkurën e fytyrës dhe në pjesët ku lëkura formon palosje, (kofshë, krahë), prush në ngjyrë rozë në fytyrë dhe në palat e lëkurës, por në disa raste mund të mbulojnë edhe të gjithë lëkurën e trupit.

Parandalimi
Por çfarë mund të bëni për të parandaluar puçrrat e vapës? Së pari, në stinën e nxehtë visheni fëmijën lehtë, vetëm me veshje të lehta pambuku. Gjithashtu zbulojeni fëmijën nga mbulesat e rënda e të trasha në shtrat, dhe bëjini banjë me ujë të vakët. Ndërkohë nëse ka puçrra mos e fshini fort pas larjes, por thajeni lehtësisht lëkurën me peshqir. Kur të thahet lëkura, mund të vini një krem hidratues për fëmijë. Bëni kujdes dhe mbajeni në hije, jo në rrezet direkte të diellit si dhe këshillohuni me mjekun nëse skuqja si prush nuk zhduket brenda 12 orëve.

Herpes Simpleks, rreziku tjetër i të nxehtit
Infeksioni i lëkurës i shkaktuar nga virusi i quajtur Herpes Simpleks, shfaqet në formën e një plage në trajtën e një grumbulli vezikulash, që kur thahen bëhen me kore. Ky virus qëndron i heshtur në pjesën e fundit të nervave. Ai kalon nga prindërit te fëmijët me anë të puthjes. Një rritje në temperaturën e lëkurës prej diellit të fortë, etj, mund ta gjallërojë virusin dhe të çojë në formimin e një plage. Këto plagë nuk janë të rrezikshme, por duhet mjekuar. Lëkura skuqet dhe shfaqen puçrra të vogla gjatë buzës dhe poshtë hundës, që bashkohen dhe formojnë një plagë. Kjo faze zgjat 10-14 ditë. Në kohën që këto plagë janë duke u zhvilluar, fëmija mund të ankohet për dhimbje në fytyrë, në vesh dhe gjatë përtypjes, sepse nervat e fytyrës ndikohen nga virusi. Plagët janë shumë ngjitëse dhe fëmija mund t’i përhapë në pjesë të tjera të fytyrës me anë të prekjes. Me shfaqjen e këtyre shenjave fëmija patjetër duhet dërguar tek mjeku. Mjeku mund të rekomandojë mjekim nga goja dhe mjekime lokale, në varësi të situatës klinike.

Dobitë shëndetësore që trupi merr nga fasulja

Një racion fasule siguron 20% të fibrave të nevojshme në baza ditore.



Fasulja përmban më shumë proteina sesa të gjitha bimët e tjera – vetëm një filxhan fasule ofron një të katërtën e proteinave për të cilat kemi nevojë çdo ditë.

Fasulja përmban edhe vitamina të shëndetshme për zemër dhe antistres, si janë vitamina B, hekuri dhe kalciumi . Po ashtu, konsiderohet edhe si “pastrues natyral” sepse kalon nëpër zorrë dhe ka aftësi të eliminojë kolesterolin.

Mos iu ndani fasuleve në kanoçe kur janë me ulje çmimi, fasulet e thata janë gjithmonë më të lira, por marrin më shumë kohë për t’u zier.

Poashtu nuk duhet harruar se fasulja ka vlerë të madhe të energjisë dhe përmban pothuajse të gjitha aminoacidet esenciale.

Brikena Duva: Si të parandaloni prishjen e dhëmbëve te fëmijët

Voltiza Duro – Kujdesi për dhëmbët duhet të fillojë që në fëmijëri dhe vizitat te mjeku stomatolog duhet të kryhen kur del dhëmbi i parë. Parandalimi i prishjes së dhëmbëve, është një tjetër element i rëndësishëm që ndikon në shëndetin e fëmijës suaj. Në një intervistë për suplementin “Life Pages”, në ‘Gazeta Shqiptare’, mjekja stomatologe Brikena Duva tregon të gjithë shkaktarët kryesorë të prishjes së dhëmbëve te fëmijët. Sipas saj, një ndër faktorët kryesorë është ekspozimi ndaj lëngjeve dhe produkteve të tjera me përmbajtje të lartë sheqeri. Ajo bën me dije, gjithashtu, se prishjet mund të ndodhin edhe si pasojë e kalimit të baktereve nga goja e nënës tek e fëmijës gjatë kohës që nëna provon ushqimin dhe me të njëjtën lugë ushqen dhe fëmijën. Duva shton se për të parandaluar prishjen e dhëmbëve është e rëndësishme larja e tyre, fluorizimi, i cili bëhet me anë të varnisheve ose tabletave të fluorit; doza e të cilave është në varësi të moshës.



Në cilën moshë rekomandohet fillimi i vizitave tek dentisti te fëmijët?
Vizitat te dentisti duhet të nisin sapo del dhëmbi i parë i fëmijës që zakonisht është në moshën 6 muajsh. Prindërit duhet të informohen sesi të kujdesen për dhëmbët e fëmijës pasi kujdesi duhet të nisë që në muajt e parë të lindjes.

Mund të na shpjegoni se si realizohet pastrimi i gojës së bebeve para daljes së dhëmbëve?
Pastrimi i gojës së bebeve para daljes së dhëmbëve bëhet me garzë sterile me kamomil, ndërsa pasi fillon dalja e tyre pastrimi bëhet me furçë të vogël vetëm me ujë. Pasta e dhëmbëve nuk duhet të përdoret deri në moshën 3 vjeçare.

Pas moshës 3 vjeçare cilat janë pastat e dhëmbëve që duhen përdorur?
Pas moshës 3 vjeçare duhet të fillojnë të përdoren pastat për fëmijë me 500 ppm fluor dhe sasia e pastës që përdoret gjatë larjes duhet të jetë sa një kokërr bizeleje.

Cilat janë shkaqet e prishjes së dhëmbëve te fëmijët?
Një ndër shkaktarët kryesorë të prishjes së dhëmbëve të fëmijëve është ekspozimi ndaj lëngjeve dhe produkteve të tjera me përmbajtje të lartë sheqeri. Prishjet mund të ndodhin dhe si pasojë e kalimit të baktereve nga goja e nënës tek e fëmijës gjatë kohës që nëna provon ushqimin dhe me të njëjtën lugë ushqen dhe fëmijën. Ndërkohë edhe sasia e ulët e fluorit, dieta jo e ekuilibruar mund të jenë faktorë të prishjes së dhëmbëve te fëmijët.

A ndikon biberoni në prishjen e dhëmbëve?
Vlen të theksohet se në fëmijërinë e hershme prishjet masive të dhëmbëve lidhen me përdorimin e biberonit, që njihet dhe si kariesi i biberonit.

Cilat janë simptomat e para që tregojnë se ka diçka që nuk shkon me dhëmbët e fëmijës?
Në fazën fillestare prishjet nisin si njolla të bardha, ndërsa në fazat më të avancuara ato marrin ngjyrë kafe, krijojnë kavitet dhe shkaktojnë dhimbje tek fëmijët. Prindërit në momentin që vërejnë këto simptoma duhet t’i drejtohen stomatologut.

A është i rëndësishëm trajtimi i dhëmbëve të qumështit?
Trajtimi i dhëmbëve të qumështit është shumë i rëndësishëm pasi ato luajnë një rol kyç në daljen e dhëmbëve të përhershëm, në ushqyerjen dhe në të folurën e fëmijës.

Si bëhet parandalimi i prishjes së dhëmbëve?
Për të parandaluar prishjen e dhëmbëve është e rëndësishme larja e tyre, fluorizimi, i cili bëhet me anë të varnisheve ose tabletave të fluorit; doza e të cilave është në varësi të moshës. Ndërsa silanimi i dhëmballëve, i cili rekomandohet të bëhet jo vetëm tek dhëmbët e përhershëm por edhe tek dhëmbët e qumështit, kjo procedurë jo vetëm mbron dhëmbët nga prishja, por, gjithashtu, bën që fëmijës t’i dalë frika pasi është një procedurë e lehtë, jo traumatike dhe e shpejtë. Ndërsa kariesi i biberonit parandalohet duke e përdorur biberonin vetëm për të ushqyer fëmijën me qumësht dhe jo me lëngje të tjera të cilat kanë shumë sheqer. Gjithashtu, prindërit duhet të bëjnë kujdes e mos t’ia lënë biberonin fëmijës gjatë natës.

Shëndet i mirë nga lëngu i gjetheve të qershisë

Disa nga vlerat që përmban lëngu i gjetheve të qershisë janë vetitë e tij si antioksidant, përmbajtja e vitaminës A, vitaminës C si dhe minerale.

Qershitë kanë një ngjyrë të kuqe deri në vishnje kur ato piqen. Ky frut është goxha i njohur si një burim i shumë vlerave ushqyese.

Në shumë raste qershia përdoret në formën e një çaji bimor.

Disa nga vlerat që përmban lëngu i gjetheve të qershisë janë vetitë e tij si antioksidant, përmbajtja e vitaminës A, vitaminës C si dhe minerale.

Sipas të dhënave të mbledhura nga AgroWeb.org, më poshtë do të gjeni disa nga vlerat e lëngut të gjethve të qershisë.

Detoksifikues

Trupi i njeriut përmban shumë helme të mbetura nga shpërbërja e ushqimeve apo produkteve të ndryshme.

Këto toksina duhen të pastrohen në mënyrë që trupi të jetë i shëndetshëm dhe të shmangen sëmundje të ndryshme.

Një mënyrë e detoksifikimit është konsumimi i çajrave bimor.

Përbërësit natyral që gjenden në çajin e gejtheve të qershisë bëjnë që procesi i detoksifikimit të ndodhi sa më natyrshëm.

Trajton çekuilibrimet e acidit urik

Ky çaj mund të përdoret dhe si një “ilaç” për trajtimin e acidit urik.

Pasi kjo pije përmban antho-cianin e cila shërben për të ulur nivelin e inflamacionit të kyçeve.

Njerëzit që vuajnë nga dhembja e nyejve, kockave kanë si shkaktarë kryesor një mosbalancim të acidit urik në organizëm.

Qetëson dhimbjet

Një tjetër dobi e çajit të gjetheve të qershisë, sipas të dhënave të AgroWeb,org, është lehtësimi i dhimbjeve.

Nëse ndjeni dhimbje të trupit, përpiquni të pini sa më shumë nga ky çaj.

Do të shihni që dhimbja do të lehtësohet gradualisht. Gjithashtu mbetet një metodë natyrale, që mund të praktikohet nga kushdo, pa pasur efekte anësore.

Një gjumë pa probleme

Kjo pije është e përshtatshme për dikë që ka problem me gjumin.

Kjo ndodh sepse në këtë çaj gjendet melatonina, e cila ndihmon në një gjumë të rehatshëm.

Substanca e përmendur, gjithashtu është efikase për nxitjen e trurit.

Për një lëkurë të bukur

Nëse doni që të keni një lëkurë të shëndetshme, por doni që të jetë diçka jo me shumë kosto, mund të pini këtë çaj bimor.

Antioksidantët që ka fryti i qershisë e ndihmojnë lëkurën tuaj të jetë me e re.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org lëngu ose çaji i gjetheve të qershisë parandalon dhe problemet e lëkurës, siç janë lëkura e thatë, kruajtje ose sëmundje të tjera.

Në fakt, nga informacionet e AgroWeb.org, nëse konsumoni qershi çdo mëngjes parandaloni dhe plakjen e lëkurës.

Një super antioksidant

Antioksidantët janë shumë të nevojshëm për organizmin.

Duke konsumuar ushqime dhe pije të pasur me antioksidantë, është një mënyrë për t’i përftuar në trup.

Një nga pijet është dhe çaji bimor i gjetheve të qershisë.

Pakëson dhimbjet e muskujve

Nëse vuani nga dhembjet e muskujve, apo keni një bllokim të tyre pas palestrës, mund të konsumoni këtë bimë.

Çaji i gjetheve të qershisë ka disa përbërës natyror që lehtësojnë dhimbjet.

Si të përgatisni lëngun e gjetheve të qershisë:

Zieni 250 ml ujë dhe më pas hidhni një lugë çaji me gjethe të thata qershish.

Ziejini së bashku për 3-5 minuta, kullojeni dhe shtoni ëmbëlsuesin e preferuar.

Rekomandohet të konsumohet një herë në ditë.

Kini kujdes!

Lëngu i gjetheve të qershisë e ndihmon organizmin nëse merret në doza të caktuara.

Nëse e tejkaloni konsumimin e tij, mund të çoni në akumulimin e substancave të ndryshme të cilat mund të jenë të dëmshme.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Pse ju merr uria rreth orës 11 të paradites

Byrek me Djathe.

Njeriu shpenzon një pjesë të mirë të ditës duke menduar për ushqim, e për këtë e kanë fajin pjesërisht rrjetet sociale.

Ndjesia e urisë na shoqëron gjatë gjithë kohën ndonëse nuk kemi kohë të analizojmë nëse bëhet fjalë për një uri të vërtetë apo të manipuluar.

Njeriu zakonisht e nis ditën duke ngrënë mëngjes dhe më pas shkon në punë.

Vjen ora 11 e paradites dhe stomaku nis të ulërijë, plogështia vjen pa trokitur dhe sytë nuk shohin asgjë përveç se ushqimit.

Në këtë artikull  të AgroWeb.org do të zbuloni se përse ju merr uria rreth kësaj ore dhe cilat janë alternativat më të shëndetshme për ta shuar atë.

Nuk Keni Marrë Mjaftueshëm Kalori

Vakti i parë i ditës duhet të ketë 300 deri në 400 kalori.

Kjo sasi është e mjaftueshme për t’ju mbajtur të ngopur deri në drekë.

Nëse në mëngjes merrni më pak kalori, në pak orë do të ndiheni të uritur.

Keni Mungesa Në Ushqyes

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org rekomandojnë që mëngjesi të jetë i pasur me proteinë, karbohidrate dhe yndyrna të shëndetshme.

Proteina ndihmon në mbajtjen nën fre të urisë, karbohidratet ju japin energji ndërsa yndyrnat ju mbajnë të ngipur.

Ekspertët thonë se duhet të konsumoni 13-20 gramë proteinë në mëngjes, 40-55 gramë karbohidrate dhe 10-15 gramë yndyrna të shëndetshme.

Përpos tyre, duhet të siguroheni që të merrni mjaftueshëm fibër në mëngjes që mos t’ju marrë uria në orën 11.

Nuk Hani Gjërat e Duhura

Petullat, tërshëra, drithërat e paketuara, kremi i djathit janë disa prej ushqimeve që nuk e shuajnë siç duhet urinë sepse nuk ofrojnë ushqyesit e lartpërmendur.

Edhe nëse e nisni mëngjesin me të ëmbla, do të ndiheni energjikë në fillim e më pas të plogësht e të uritur që në orën 10.

Simptoma Të Tjera Ngatërrohen Me Urinë

Dhimbjet e kokës, lodhja, plogështia, mjegullimi i trurit janë simptoma që lehtësisht mund t’ju shtyjnë drejt mendimit se jeni të uritur.

Uria mund të ngatërrohet lehtë me dëshirën për gjumë ose mund të maskojë nevojën për ujë.

Uria gjithashtu mund të jetë tregues i rënies së nivelit të sheqerit.

Përpara se t’i dorëzoheni urisë së mesditës bëni një analizë të simptomave që të kuptoni çfarë po ndodh me të vërtetë.

Ke Nevojë Për Diçka Të Shpejtë

Mëngjesi zakonisht ju mban të ngopur për 3 deri në 4 orë.

Ndaj nëse ndiheni bosh në stomak rreth orës 11, mund të keni nevojë për diçka të vogël, frut apo biskotë përpara se të hani drekë.

Ekspertët sugjerojnë që të konsumoni më shumë proteina dhe yndyrna të shëndetshme ndërmjet vakteve dhe t’i përmbaheni limitit prej 150 kalorish.

Variante të shëndetshme janë bajamet, banania, kosi me fruta pylli.

Bimët më të mira të shtëpisë që mbajnë larg mushkonjat

Bimët janë shumë efikase në mbajtjen larg të mushkonjave.

Mushkonjat janë insekte bezdisëse që përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin e miliona njerëzve.

Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur prej tyre është të përdorni locione, substanca natyrale mbrojtëse ose të rrisni bimë që mbajnë larg mushkonjat.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për bimët që janë efikase në mbajtjen larg të mushkonjave.

Rozmarina

Rozmarina është një nga bimët më të mira kundër insekteve dhe buburrecave.

Mbani një vazo me rozmarinë në parvazin e dritares ose në ballkon.

Shtëpia do të mbajë aromë të mirë dhe insektet nuk do të futen dot brenda.

Borziloku

Përveç përfitimeve në kuzhinë, borziloku mund ta mbajë shtëpinë tuaj të pastër nga insektet.

Studimet kanë treguar se vaji esencial i borzilokut mund të zbrapsë mushkonjat për 6 deri në 8 orë.

Nëse ju pickojnë mushkonjat, merrni disa gjethe borziloku dhe fërkoni me to zonën e skuqur.

Kamomili 

Kjo bimë e të njëjtit grup botanik të luledeles mban larg jo vetëm mushkonjat por edhe buburrecët, akrepat dhe insekte të tjerë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, substancat përbërëse të kësaj luleje janë të padurueshme nga insektet.

Lavanda

Lavanda ka një aromë të mrekullueshme dhe aftësi qetësuese, por për mushkonjat ajo është një tmerr i vërtetë.

Vaji esencial i lavandës në kombinim me vajra të tjerë natyralë është efikas në mbajtjen larg të mushkonjave.

Bari i Milcës

Kjo bimë e njohur me emrin Lemon balm, që rritet deri në dy metra ka një aromë të fortë limoni.

Bima përmban vajin esencial të citronelës dhe është shumë efikase kundër mushkonjave.

Nenexhiku

Insektet si mushkonja i urrejnë aromat e forta.

E tillë është edhe aroma e nenexhikut, vaji esencial i së cilit shkatërron mushkonjat sipas informacioneve të AgroWeb.org.

Nëse ju pickojnë mushkonjat përdorni gjethet e nenexhikut për t’ju dhënë çlirim të menjëhershëm.

Hudhra

Hudhrën mund ta përdorni për të lyer lëkurën dhe për të mbajtur larg mushkonjat.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk është e pëlqyeshme për shumë njerëz falë aromës së fortë të hudhrës.

Lule Kumaku

Këto lule kanë ngjyra të verdha dhe portokalli por edhe një aromë të fortë.

Ato prodhojnë një substancë natyrale që mban larg insektet.

Vaji esencial i këtyre luleve është gjithashtu një alternativë për t’u përdorur gjatë verës kundër mushkonjave./AgroWeb.org

Majoneza – Produkti më i mirë për flokët, si ta përdorni

Majoneza përmban të verdhën e vezës, uthull ose limon dhe vajra të cilat e ushqejnë dhe zbusin flokun.

Përkujdesja ndaj flokut është e rëndësishme, sidomos në ditët e nxehta të verës.

Ajo nis duke zgjedhur shampon, zbutësin, serumin e maskën e duhur.

Kjo e fundit nuk ka përse të jetë një produkt i shtrenjtë sepse shumë artikuj të kuzhinës ofrojnë jo vetëm mbrojtje të flokut por edhe ushqim.

Një prej këtyre produkteve është majoneza.

Vlerat e Majonezës Për Shëndetin e Flokut

Majoneza përmban të verdhën e vezës, uthull ose limon dhe vajra të cilat e ushqejnë dhe zbusin flokun.

Amino acidet tek majoneza ushqejnë, mbrojnë dhe zbusin edhe skalpin edhe majat.

Me përdorimin e shpeshtë, majoneza ka tendencën të zbusë dhe të drejtojë edhe flokun me onde ose kaçurrela.

Këtë të fundit e ndihmon dhe e përkufizon më mirë duke i dhënë paraqitjen e një floku të rregullt dhe të mirëmbajtur.

Majoneza është e rekomandueshme edhe për flokun e lyer sepse jo vetëm e mbron atë por pengon shkarkimin e ngjyrës së përdorur.

Majoneza këshillohet edhe kundër zbokthit sepse aciditeti i uthullës rual nivelin e pehashit në skalpin e kokës dhe prodhimin e yndyrës që nxit shfaqjen e zbokthit.

Si Të Përdorni Majonezën Për Shëndetin  e Flokut

Për një trajtim të shpejtë të flokut ekspertët rekomandojnë lyerjen e flokut me një filxhan çaji majonezë.

Floku duhet të jetë i lagur. Majonezën mund ta aplikoni duke nisur nga skalpi e deri në maja.

Masazhojeni kokën nga rrënjët në drejtim të majave dhe mbajeni maskën për 20 minuta.

Sipas dëshirës, kokën mund ta mbështillni me një peshqir të lagur në ujë të nxehtë.

Nxehtësia do të ndihmojë në përthithjen e ushqyesve.

Më pas lajeni flokun me një shampo të butë ushqyese që nuk ka tendencën ta përthajë atë.

Maska e majonezës duhet bërë një herë në javë.

Majonezën mund ta përzieni me  mjaltë për një maskë më gjithëpërfshirëse.

Mjafton të përzieni gjysëm filxhan çaji me majonezë me dy lugë gjelle me mjaltë dhe një lugë gjelle me uthull molle.

Maskën duhet ta aplikoni që nga rrënjët e deri në maja dhe ta mbani për 45 minuta.

Floku më pas duhet larë me një shampo pa sulfat.

Pas së enjtes rikthehet deri në fund të verës vala e të nxehtit – Cilat do jenë temperaturat maksimale

Sipas Institutit Meteorologjik, Meteoalb, deri në mesjavë moti do të jetë i freskët dhe i karakterizuar nga rrebeshet e shiut, i cili do të përfshijë kryesisht zonat e jugut të vendit.

Java e dytë e muajit korrik dhe nisja e javës së tretë po karakterizohet nga temperatura të ulëta dhe moti i freskët.

Temperaturat pësuan një rënie të beftë prej 10 – 12 gradë celcius.

Pritet që edhe ditët në vijim të jenë të freskëta duke u karakterizuar nga një rritje e lehtë temperaturash pre 1 apo 2 gradësh ku mëngjesi dhe mbrëmja do të jenë të freskëta dhe orët e drekës apo mesditës pak më të ngrohta.

Temperatura të ulëta dhe rrebeshe shiu

Sipas Institutit Meteorologjik, Meteoalb, deri në mesjavë moti do të jetë i freskët dhe i karakterizuar nga rrebeshet e shiut, i cili do të përfshijë kryesisht zonat e jugut të vendit

“Deri në mesjave, moti mbetet i paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme, më të theksuara në zonat Jugore – Juglindore, herë pas here në formë rrebeshi.

Që nga dita e enjte dhe në vijim pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke sjellë motin e kthjellet dhe të nxehte” thuhet në njoftimin e Meteoalb.

Rritja e Temperaturave

Pas të enjtes së kësaj jave, temperaturat do të pësojnë rritje duke sjellë në ditët në vijim një tjetër valë të nxehti, e cila do të vijojë deri në fund të muajit korrik por edhe gjatë muajit gusht.

Temperaturat maksimale pritet të jenë nga 35 deri 37 gradë celcius. Megjithatë masat ajrore afrikane mund të nxisin një rritje edhe më të lartë temperaturash.

“Temperaturat e ajrit deri të enjten do të luhaten nga 11⁰C – 31⁰C por dita e premte dhe fundjava sjell rritje graduale të tyre duke bërë që termometri të ngjitet deri në 35⁰C” thuhet në njoftimin e Meteoalb, të cilit i referohet AgroWeb.org.

Parashikohet që edhe muaji Gusht të jetë përgjithësisht me mot të kthjellët dhe i karakterizuar nga temperatura të larta por jo ekstreme siç ishin ato të fund qershorit që shënuan një nga rekordet më të mëdha ku temperaturat shkuan deri mbi 41 gradë celcius.

Ja pse mushkonjat përzgjedhin kë pickojnë

Faktorët biologjikë mund ta transformojnë një njeri në shënjestër shumë të lehtë të mushkonjave.

A e keni vënë re që mushkonjat ndonjëherë kanë preferenca? Nuk është imagjinatë, përkundrazi, është e konfirmuar nga specialsitët.

Ekspertët e AgroWeb.org konfirmojnë gjithashtu se disa mushkonjat tërhiqen më shumë ndaj disa njerëzve se ndaj disa të tjerëve për shkak të disa kimikateve që çlirohen në lëkurë.

Faktorët biologjikë mund ta transformojnë një njeri në shënjestër shumë të lehtë të mushkonjave.

Nëse ju bëni pjesë në grupin e njerëzve të parezistueshëm për mushkonjat, atëherë lexoni disa ndër arsyet shumë të thjeshta.

Jeni të djersitur

Nëse jeni kthyer në një tabelë qitjeje për mushkonjat, atëherë më mirë ushtroni aktivitet fizik në ambiente të mbyllura.

Acidi laktik, një nënprodukt që çlirohet nëpërmjet djersës është mjaft ndjellës për mushkonjat, thonë ekspertët. Nëse djersisni shumë, temperatura e trupit luan një rol kryesor.

Mushkonjat e dashurojnë ngrohtësinë dhe fuqizohen nëpërmjet saj, thonë ekspertët.

Keni gjak të grupit 0

Mushkonjat janë insekte tekanjoze. Ato kanë preferenca shumë të qarta dhe një prej tyre ka të bëjë me grupin e gjakut.

Një studim i Journal of Medical Entomology zbuloi se këto insekte gjakpirëse janë të tërhequra fort pas njerëzve, gjaku i të cilëve është në grupin 0.

Organizmi i këtyre njerëzve çliron disa aroma të forta, që shërbejnë si magnet për mushkonjat.

Keni pirë birrë

Nëse pini birrë, përgatituni të pickoheni fort. Një studim zbuloi se meshkujt që pinin birrë ishin tejet tërheqës për mushkonjat.

Një tjetër eksperiment konfirmoi se mushkonjat adhurojnë njerëzit që pijnë alkol.

Keni genet e duhura

Studimet me subjekt binjakët sugjeruan se mekanizmat genetikë ndikojnë nëse ia hidhni paq mushkonjave, ose bini në grackën e tyre.

Shkencëtarët konfirmuan se disa njerëz arrijnë të çlirojnë substanca natyrale kundër mushkonjave ndërsa disa njerëz janë gjenetikisht të predispozuar të jenë të pambrojtur nga mushkonjat.

Jeni shtatzënë

Mushkonjat femra (ato që pickojnë më fort) janë të çmendura pas dioksidit të karbonit. Ato kanë receptorë që i ndihmojnë të dallojnë gazrat në mjedis. Po çfarë lidhje ka kjo me shtatzaninë tuaj?

Një studim i vitit 2002 zbuloi se femrat në fazën e parafundit dhe të fundit të shtatzanisë përthithin 21% më shumë dioksid karboni se femrat jo shtatzënë.

Studiuesit zbuluan që ky ndryshim fiziologjik shpjegon përse femrat shtatzënë, që morën pjesë në studim, u pickuan dy herë më shumë nga mushkonjat, në krahasim me femrat jo shtatzënë.

Por dioksidi i karbonit mund të mos jetë e vetmja arsye se përse femrat shtatzënë çlirojnë aroma më të forta dhe ndjellëse për insektet.

Si t’i mbani mushkonjat larg

Nëse mushkonjat janë të magjepsura prej jush, atëherë ndiqni këshillat e AgroWeb.org.

Mënyra më e thjeshtë, ndonëse pak e parehatshme gjatë ditëve të nxehta është që të vendosni një mburojë në lëkurën tuaj.

Mund të vishini këmisha me mëngë të gjata, dhe pantallona. Një mbrojtje më e mirë është të përdorni locione spërkatëse kundër insekteve edhe mbi rrobat tuaja.

Këto 4 fakte për aneminë duhet t’i dini patjetër

Anemia shfaqet edhe kur qelizat e kuqe të gjakut përmbajnë sasi të pamjaftueshme të homoglobinës.

Një anketë e Institutit të Shëndetit Publik dhe Institutit të Statistikave (INSTAT) zbuloi se në dhjetë vjeçarin e fundit prevalenca e anemisë tek fëmijët nga 3 në 59 muajsh është zgjeruar me 17%.

Sipas anketës, një në katër fëmijë të moshës 6-49 muajsh janë anemikë.

Prevalenca e sëmundjes është më e lartë në grupmoshat 6-17 muaj se tek të rriturit nga 18 në 59 vjeç.

4 Fakte Që Duhet T’i Dini Për Aneminë

Anemia shfaqet edhe kur qelizat e kuqe të gjakut përmbajnë sasi të pamjaftueshme të homoglobinës, një proteinë e pasur me hekur.

Hemoglobina ndihmon në transportin e gjakut të pasur me oksigjen në pjesë të ndryshme të trupit, ndaj kur ajo nuk mjafton, trupi është i plogësht dhe pa energji.

Anemia Është Shenjë e Një Sëmundjeje Tjetër

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, anemia është rezultat i një sëmundjeje të fshehur që mund të jetë serioze ose jo.

Anemia është si temperatura e cila tregon praninë e një bakteri apo virusi në trup.

Ajo shfaqet në rastet e pamjaftueshmërisë së hekurit, kancerit të zorrës së trashë, shtatzanisë, dhe sëmundjeve celiake.

Simptoma Pica e Anemisë

Një nga simptomat më të pazakonshme të anemisë ndodh tek disa njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje që nxitet nga mungesa e hekurit.

Kjo simptomë quhet pica dhe ka të bëjë me përtypjen dhe gëlltitjen e produkteve të pangrënshme siç janë plastika, kartoni e të tjerë.

Analizat Për Aneminë Janë Analiza Gjaku

Ndryshe nga rasti i kolesterolit dhe tensionit të gjakut, anemia nuk është pjesë e problemeve rutinë, për të cilat mjekët kërkojnë kryerjen e analizave.

Kur njerëzit ankohen për plogështi dhe lodhje, mjekët zakonisht rekomandojnë kryerjen e analizave të gjakut.

Nëse këto tregojnë rënie të nivelit të hemoglobinës, atëherë mjeku do të bëjë një ekzaminim më të thellë të situatës.

Shfaqja e Anemisë

Anemia është një sëmundje që përparon në mënyrë të ngadaltë, e megjithatë në shumicën e rasteve ajo tregon praninë e një një sëmundjeje të fshehur.

Zbulimi i shkakut është kyç për trajtimin e anemisë.

Qytetet Me Prevalencën Më Të Lartë të Anemisë

Qarku i Dibrës shënon nivelin më të lartë të rasteve të anemisë.

44 përqind e fëmijëve të moshës 6-59 muaj në këtë qark janë anemikë.

Qarku i Vlorës renditet i dyti me rreth 35% të fëmijëve të grupmoshës së lartpërmendur që janë anemikë.  Ndiqet nga Qarku i Elbasanit me 28% të fëmijëve dhe Qarku i Gjirokastrës me 28%.

Niveli më i ulët i anemisë besohet të jetë  në Tiranë me 18 % të fëmijëve dhe në qarqet e Lezhës dhe Fierit përkatësisht me nga 20% secila./AgroWeb.org

Ekspozimi i tepërt në diell – Ndikimi tek shëndeti dhe kujdesi që ju duhet

Ekspozimi i tepërt në diell mund të nxisë shfaqjen e perdes së syrit dhe mjegullimin e shikimit.

Ekspozimi në diell na mundëson plotësimin e nevojës për vitaminën D e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin.

Megjithatë kur qëndrojmë në diell për një kohë shumë të gjatë, rreziqet janë të shumta.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për simptomat që manifesohen në organizëm kur e teproni me të qëndruarin në diell.

Djersitje e Mangët

Djersitja është mënyra më e mirë e trupit për të rregulluar temperaturën e brendshme.

Nëse vëreni që trupi juaj nuk ka djersirë dhe se lëkura është e thatë dhe e nxehtë, atëherë me siguri ju keni pësuar një goditje të fortë nga vapa.

Kjo e fundit mund të shkaktojë dëmtim të shumë organeve përfshirë trurin.

Rrudhat

Rrudhat normalisht janë një shenjë e plakjes por edhe shpërbërjes së kolagjenit dhe fibrës si pasojë e rrezeve ultravjollcë.

Kufizoni ekspozimin në diell dhe mos harroni të lyheni gjithmonë me krem mbrojtës.

Perdja e Syrit

Ekspozimi i tepërt në diell mund të nxisë shfaqjen e perdes së syrit dhe mjegullimin e shikimit.

Ekspertët këshillojnë mbajtjen e syzeve mbrojtëse kundër rrezeve ultravjollcë.

Dhimbje Muskulare

Dehidratimi si pasojë e ekspozimit të gjatë në diell mund të shkaktojë kontraktime të muskujve dhe dhimbje të forta.

Nëse përballeni me ngërce të tilla, zhvendosuni në hije dhe pini sa më shumë lëngje.

Nëse dhimbjet nuk largohen brenda orës kërkoni ndihmë mjekësore.

Marramendje

Marramendja dhe konfuzioni janë shenja të goditjes nga vapa.

Nëse vëreni diçka të tillë mos prisni që simptomat të largohen vetë dhe kërkoni ndihmë mjekësore.

Gjendje Të Fikëti

Nëse ndiheni të këputur, keni marramendje ose ju duket sikur do ju bjerë të fikët nga çasti në çast, atëherë duhet të dini që truri nuk po furnizohet me gjak.

Nxehtësia e madhe ul sasinë e gjakut që rrugëton drejt trurit.

Ekspertët thonë se duhet të hidratoheni menjëherë me lëngje dhe elektrolite.