96 ditë përballë hajdutëve!
Sot më proceduan penalisht për herë të 6. Në total 14 vepra penale.
Erdhën prapë! Me urdhër të Edi Ramës!
Edi Rama po më përndjek politikisht me polici sepse po i them që po na vjedh.
Edi Rama mund të bëjë çfarë të dojë. Ne nuk e kemi frikë!
Shoqëria civile, gazetarët, Dhoma Kombëtare e Avokatisë e me radhë le të heshtin tek shohin se si një aktivist, avokat, lektor i së drejtës, drejtuesi i partisë së tretë më të votuar në vend përballet me persekutim politik në mes të Tiranës.
Më poshtë vepra e klerikut Martin Niemoller:
Në fillim ata erdhën për socialistët dhe unë nuk fola;
Nuk fola, sepse unë vetë nuk isha socialist.
Atëherë ata erdhën për çifutët e unë përsëri nuk fola;
Nuk fola, sepse unë vetë nuk isha çifut.
Më vonë ata erdhën për sindikalistët dhe unë përsëri nuk fola;
Nuk fola, sepse unë vetë nuk isha sindikalist.
Pastaj ata erdhën për katolikët dhe unë përsëri nuk u ndjeva;
Nuk fola, sepse unë vetë isha protestant.
Më në fund ata erdhën për mua,
por atëherë nuk kishte mbetur askush të fliste…