Nese i matim proceset zhvillimore dhe jetën në Kosovë, sipas standardit të cilin e ka klasa sunduese në pushtet, sigurisht së nuk është e mundur të bëhët mirë, së nuk është as e nevojshme. Ata e kan vështirë të udhëheqin më veteveten sepse gjithçka kanë arritur për familjët e tyre. Kan bërë standard jetësor më të mirë së ndoshta edhe magnatet kapitalist në shtetet më të zhvilluara të botës, kurse po e kan shumë lehtë të udhëheqin më njerëzit e thjeshtë të cilët nuk i kan punët mirë. Klasa politike në pushtet e kanë shëndetin e mirë, së nuk e kan problem atë punë kur po vjedhin popullin pa ju ndryshuar aspak qehra. Kan ndërtuar strukturë shtetërore për vete. Kur njeriu është i lumtur i lindin edhe shumë kërkesa tjera që të bëhët edhe më shumë i lumtur më jetën, ndërsa njeriu i thjeshtë jeton gjithnjë në ankth, jeton më shumë i sëmuar, dhe ka vëtëm një kërkesë jetësore, që të siguron të mira minimale për jetës. Kjo kastë politike, ka ndërtuar lumturinë e vet mbi ndjersën e popullit, kështu edhe më shumë kërkon demokratizim për vete, kërkon që ti punësohen të gjithë anëtarët e familjës, dhe ilakat e tyre, dhe atë në vende udhëheqëse të shtetit. Pushteti në Kosovë në menyrë përfide po e shfryëtzon demokracinë dhe sistemin pluralist , duke vepruar dhe sjellur si autark të vërtetë.Çdo deklaratë e tyre bëhët në emer të popullit . Këta po janë shumë perfid në veprimet e tyre .Më mjeshtri të madhe po veprojnë kur po vijnë zgjedhjet , duke bërë propagandë , së nese ata nuk votohen gjendja do të bëhët e keqe. Fatkeqësisht deri më tash këto skandale politike janë duke iu ecur mirë. Fushatën e bën duke tentuar që njerëzve tua mbushin mendjën së pa këta , nuk ka shtet as zhvillim të gjithëmbarshëm. I montojnë paraprakisht sondazhët së cili subjekt politik ose cila figurë politike ka krijuar avantazh për të dalë fitues i zgjedhjëve .I kan shfrytëzuar mirë të gjitha strukturat e tyre, që të triumfojnë në fund të fushatës.Tregimet e tyre për shtetin në kohë të fushatës janë të mreklullueshme , të cilat pas fushatës rezultuan më zero efekte, ose më rezultate shumë modeste. Çdo ditë po na servohen të njejtat figura politike në ekranët tona televizive , në media të shkruara dhe portale , të cilët po lansojnë afera të ndryshme më shumë për ta zhvendosur vëmendjen e popullit nga problemet sociale dhe ekonomike të cilat po vlojnë që shumë kohë . Qëllimi kryesor i gjithë kësaj maskarade politike është që ata ta ruajnë pasurinë shumëmilionëshe dhe pushtetin apsolut . Sa më shumë që po marrin kritika nga mediat për veprimet e tyre aq më shumë po “mburrën”. Emertimi” mafioz ‘ në Kosovë të një pjesë bukur e madhe është bërë term krenarie në vend që të ishte term i turpit të madh. Pushtetarët e deri sotëm në vend të mirëqenjës na shitën mjegull dhe tym.Premtojnë rritje pagash për pensionistët, për shërbime civile, arsimtarëte etj, në kohë të zgjedhjeve , thua së ato janë parat e tyre përsonale , e jo të popullit. Kërcënohen dhe i frikësojnë qytetarët më motivacionin së gjendja mund të eskalon keq, nese nuk u plotësohet kuota e votave. U preferua edhe vjedhja e votave të nevojshme për fitore. Po përdorët metoda fashizoide, “sa më i vuajtur populli” aq më i lehtë bëhët kontrolli mbi popullin …
Hartuesja e raportit pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, deputetja greke, Dora Bakoyannis, ka theksuar se asnjë kandidati nuk i janë kërkuar më shumë reforma se Kosovës para diskutimit për anëtarësim në këtë organizatë.
Bakoyannis, ka thënë se “për të ardhur tek opinioni pozitiv, deputetja greke ka thënë se janë dashur 300 ditë, misione në Prishtinë, Mitrovicë të Veriut dhe Bruksel, ekip të specializuar dhe dhjetëra takime me qeveritarë, ambasadorë, bashkiakë serbë, përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, organizata joqeveritare e organizata ndërkombëtare”.
“Po ashtu raporti ka kërkuar nga autoritetet në Prishtinë që pas 25 vjetësh të rivendosin pronën e manastirit më të rëndësishëm serb në rajon, që të tërhiqnin një projektligj për shpronësimin e pronave serbe dhe të nënshkruanin një listë marrëveshjesh për të drejtat e njeriut, e mbi të gjitha, ta vendosin komunitetin serb nën mbrojtje ndërkombëtare”, ka thënë Bakoyannis në një tekst autorial për “European Western Balkans”.
“Asnjë kandidati nuk i është kërkuar të kryejë kaq shumë reforma para se të sillet për diskutim çështja e pranimit të tij në organizatë. Kjo me gjasë është arsyeja pse 83 për qind e Asamblesë votoi pro raportit”.
Ajo ka shkruar për lidhjet e saj “speciale” me popullin serb. Duke mbrojtur raportin e vet me Serbinë, Bakoyannis ka thënë se raporti i saj pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës i është kushtuar “vetëm të drejtave të njeriut dhe nevojës për t’i sjellë dy milionë evropian nën ombrellën demokratike të KiE-së”.
“Kjo e fundit ka rëndësi të veçantë për komunitetin serb në rajon, që për dekada, i ishte hequr e drejta për të ndjekur penalisht autoritetet e Prishtinës për shkelje të të drejtave të njeriut, para një gjykate të njohur ndërkombëtarisht”, ka shkruar ajo.
Deputetja greke Bakoyannis ka përsëritur se në raport nuk ka dhënë qëndrim për shtetësinë e Kosovës duke thënë se po t’i kërkohej të shprehte mendim për shtetësinë, s’do ta kishte marrë përsipër përpilimin e raportit, pasi vjen nga Greqia që nuk e njeh Kosovën. Pavarësisht se çështja e shtetësisë së Kosovës nuk është çështje e raportit për pranimin e Kosovës, Bakoyannis thotë se është sulmuar nga lidershipi serb.
Bakoyannis ka komentuar edhe deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për negocimin e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, më 2018.
“Pavarësisht faktit se negocimi i kufijve presupozon ekzistencën e dy shteteve (nëse jo, me kë po negocion?), për çka unë e kundërshtoj, e kam konsideruar këtë akt trimërie nga presidenti Vuçiq dhe jo akt tradhtie. Pragmatizmi është burim i paktë, por kritik në politikë dhe liderët që kanë arritur ndonjëherë promovimin e interesave të shteteve të tyre janë ata që nuk hezitojnë të dalin kundër instinkteve bazë të imagjinatës kombëtare”, ka shkruar Bakoyannis.
Raporti pozitiv i Bakoyannisit për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës pati marrë shumicën e votave në Asamblenë Parlamentare në prill. Tani pritet që për dy javë të mbahet votimi final në Komitetin e Ministrave, ku nevojiten 2/3 e votave për t’u pranuar si anëtare e plotë. /Telegrafi/
Prishtinë – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe nënkryetaren Saranda Bogujevci, bënë nderime pranë arkivolit të veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-deputetit të Kuvendit, Ali Lajçi, në kuadër të ceremonisë së homazheve që po zhvillohet në hollin e Kuvendit.
Pas homazheve kryetari Konjufca nënshkroi në librin e zisë.
Homazhe bënë gjithashtu edhe kryeministri Albin Kurti me anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë, përfaqësues të institucioneve të tjera dhe qytetarë të shumtë.sn
Gërvalla në Bruksel, merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, do flasë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke marrë pjesë në takimin ministror të BE-së në Bruksel në në 20-vjetorin e zgjerimit, kur 10 shtete të reja anëtare iu bashkuan Bashkimit Evropian në vitin 2004, shkruan Gazeta Express.
Sipas njoftimit, Gërvalla për të marrë pjesë në këtë përvjetor është ftuar nga Presidenca belge të Këshillit të BE-së, më saktësisht me ftesë të Ministres së Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Jashtme, Hadja Lahbib.
“Gjatë sesioneve do të diskutohet rreth sfidave, nevojave dhe praktikave më të mira dhe reformave të sundimit të ligjit në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së. Në këtë takim, i cili mbledh ministrat e shteteve anëtare të BE-së dhe atyre me perspektivë anëtarësimi, Republika e Kosovës do të paraqes të arriturat e saj në procesin e integrimit në BE, reformat e thella të ndërmarra në sundim të ligjit dhe fusha të tjera, të evokojë rreth proceseve nëpër të cilat po kalojmë dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.
Ministrja Gërvalla do të realizojë edhe takime bilaterale me Ministra të Jashtëm dhe të Çështjeve të BE-së për të diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, në veçanti rreth procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Prokuroria Speciale (PS), dhe Policia e Kosovës, njofton se, dje, në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë, konkretisht në Bërnjak, është ndaluar një person me inicialet J.Š.
Sipas njoftimit të Prokurorisë i njëjti person është i dyshuar se gjatë viteve 1998 – 1999, në Komunën e Gjakovës, ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.
Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i njëjti individ është ndaluar për 48 orë, dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit individ, kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.sn
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ishte presidenti i fundit i Jugosllavisë, e cila po shkonte drejt fundit.
Ai gjatë Takimit të Madh të Prishtinës për integrimet ndërshqiptare e ndërballkanike, ka bërë përgjegjës ish-kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviç për të gjitha viktimat e shkaktuara në Kroaci, Bosnje e Kosovë.
Mesiçi ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç po i vazhdon politikat e Sllobodan Millosheviçit për krijimin e “Serbisë së Madhe”, e cila sipas tij nuk mund të bëhet kurrë, raportojnë mediat e Kosovës.
“Ende ka nga ata që si Millosheviçi duan të bëhet Serbia e Madhe, por unë ju them se ajo nuk mundet të bëhet. Për të gjithë ata që mendojnë që Serbia mundet të bëhet një shtet i madh, unë ju them që Serbia është një shtet i vogël në Ballkan”, tha Mesiç.
Takimi PanShqiptar- NdërBallkanik- EuroAtlantik me tematiken” Histori- Identitet- Integrim”, u mbajt në kuadër të 25-vjetorit të luftës legjendare të UÇK-NATO dhe lirisë së Kosovës në Prishtinë, me mbi 600 të ftuar nderi.
(Balkanweb)
Në shënim të ditës së Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, në Kompleksin Memorial në Mejë u organizua tubim përkujtimor nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, njofton Klankosova.tv
Në 25-vjetorin e masakrës së Mejës, krerët e shtetit kërkuan drejtësi për viktimat, duke u zotuar se thirrja për drejtësi kurrë nuk do të mungojë.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani masakrën e Mejës e quajti “Srebrenica e Kosovës”.
“Sot këtu jemi me zemër të rënduar pa fund, ky vend është “Srebrenica e Kosovës”, ky vend është edhe thirrja jonë me e fuqishme për drejtësi. 376 civilëve të pafajshëm ju këputën ëndrrat në gjysmë vetëm pse ishin shqiptarë. Familjet e të zhdukurve me dhunë asnjëherë nuk do të jenë vetëm”, tha presidentja Osmani, përcjell Klankosova.tv
Derisa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se për shqiptarët stina e pranverës është stinë përkujtimore për masakrën e Mejës.
“Ju e keni të freskët mëngjesin e atij viti kur forcat paramilitare e ushtarake të Serbisë, i dëbuan civilët nga fshatrat e Gjakovës. Të dëbuarit i drejtuan nga Meja ku i plaçkitën dhe gratë e fëmijët i drejtuan për në Shqipëri, ndërsa burrat e djem të rinj u vranë në fshatin Mejë”, tha Kurti.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën Kombëtare të të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë.
Ajo bën thirrje që ky proces të mbyllet dhe familjarëve t’u jepen përgjigjet e merituara, njofton Klankosova.tv.
“Sot është Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur në Kosovë. Pas mbi dy dekadash, familjeve ende u mungojnë përgjigjet dhe mbyllja e këtij procesi për më të dashurit e tyre. Sot, ne qëndrojmë së bashku me familjarët që ende – dekada më vonë – nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre të zhdukur. Prioritet duhet të jetë gjetja e përgjigjeve që parashikojnë përfundimin e këtij procesi të familjarëve të të zhdukurve”, ka shkruar ambasada në Facebook.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur keqardhje që nuk është bërë progres për të pagjeturit në tre vjetët e fundit për shkak të asaj që ai e ka quajtur “bllokadë politike”.
Rohde ka thënë se ka ende nevojë për veprime për të zbardhur fatin e të zhdukurve gjatë luftës.
“Solidarizohem me familjet e personave të zhdukur. 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ka ende nevojë për veprim dhe shumë fate mbeten të panjohura. Më shumë se keqardhje që nuk është bërë asnjë progres në 3 vjetët e fundit për shkak të bllokadës politike”, ka shkruar ambasadori gjerman në “X” të shtunën.
Në Kosovë më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve me Forcë gjatë luftës. Rreth 6,000 njerëz u zhdukën gjatë luftës së fundit, prej të cilëve mbi 1.600 janë ende të pagjetur.
EULEX: Familjarët e personave të zhdukur kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre
Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka marrë pjesë në aktivitetin e institucioneve të vendit për të përkujtuar të zhdukurit e luftës në Kosovë, në Ditën Kombëtare për Personat e Zhdukur.
Përmes një njoftimi, EULEX-i ka shprehur solidarizimin “për 1615 personat e zhdukur nga lufta në Kosovë dhe menjëherë pas saj, si dhe me familjet e tyre”.
“Familjarët e të gjithë personave të zhdukur kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre. Ne mbetemi të përkushtuar që të punojmë pandërprerë me Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe institucionet tjera përkatëse për t’u ndihmuar atyre që ta përmbushin këtë të drejtë duke i gjetur personat e zhdukur, si dhe duke ndarë këshilla dhe ekspertizë për identifikimin e varreve ende të pazbuluara, kryerjen e zhvarrimeve dhe identifikimin e viktimave”.
“Nga viti 2009 e deri më sot, EULEX-i i ka marrë pjesë në mënyrë aktive në 800 operacione në terren për gjetjen e personave të zhdukur, duke përfshirë 209 zhvarrime. Mbetjet mortore të 501 personave janë identifikuar, duke përfshirë këtu 343 persona të zhdukur”, ka thënë EULEX-i në njoftimin për media.
Në aktivitetin e organizuar nga autoritetet e Kosovës, ka marrë pjesë zëvendës-shefja e Misionit, Emily Rakhorst. /Klankosova.tv
Ministrja Gjermane e Punëve të Jashtme Annalena Baerbock dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Berlin.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një sërë takimesh në Berlin për të bindur personat kyçë të angazhohen për Kosovën. Por a do të ketë sukses, ngre pyetjen Deutsche Welle.
Vota historike që iu dha Kosovës më 16 prill në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KiE) e bën optimist kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,se anëtarësimi i Kosovës do të jetë në rend të ditës edhe në takimin e ministrave të Jashtëm të KiE, në mesin e muajit maj. “Mbështetja e fortë për Kosovën me 82 për qind duhet të pasqyrohet edhe në Këshillin e Ministrave të Këshillit të Evropës. Ne po punojmë për të siguruar që Gjermania të vazhdojë vullnetin e saj pozitiv në Këshill dhe të na mbështesë në mënyrë që Kosova të pranohet si anëtarja e 47-të”, i tha ai DW në Berlin, në margjinat e një aktiviteti festiv, organizuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD) nëBundestag, me rastin e 75-vjetorit të krijimit të Këshillit të Evropës. Albin Kurti mbajti aty një fjalë nderi, ku falënderoi në mënyrë të veçantë deputetët gjermanë për angazhimin e tyre për sigurimin e shumicës në Asamblenë Parlamentare në KiE.
Politikanë dhe ekspertë janë skeptikë
Por, ndërsa në prag të votimit të 16 prillit, Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në KiE, ishte mëse e sigurt se do të arrinte dy të tretat e nevojshme,tre javë përpara ministerialit ai është më i rezervuar me parashikime: “Nga këndvështrimi i sotëm, shanset janë 50/50 për qind. Hapi domethënës që arritëm me shumicën në Asamblenë Parlamentare sigurisht që ka lënë përshtypje tek qeveritë, ministrat dhe komisionet. Por ka ende shumë për të bërë”, tha politikani socialdemokrat për DW.
Edhe më skeptik është Gerald Knaus, kryetar i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, (ESI): Ne vëmë re që presidenti i Serbisë po bën një fushatë të sukseshme për të bindur shtetet kyçe në Evropë që të shtyjnë votimin për pranimin e Kosovës për momentin, duket sikur presidenti Vuçiç do ta fitojë këtë betejë”, i tha ai DW.
Qëndrimi i Gjermanisë i paqartë
Jo vetëm Franca, presidenti i të cilës ia bëri të qartë kryeministrit të Kosovës, në një telefonatë para disa ditësh,por edhe Gjermania duket se nuk është ende e bindur për anëtarësimin e Kosovës qysh tani në KiE, siç i thanë bashkëbiseduesit DW-së. ”Çelësi qëndron në Paris dhe Berlin. Gjermania nuk është prononcuar ende qartazi, por lë të kuptohet se është gati të luftojë për anëtarësim, nëse plotësohen disa kushte”, tha Knaus.
Edhe Frank Schwabe konfirmoi se disa vende po përpiqen ta shfrytëzojnë këtë moment për të zhbllokuar dialogun e ngecur prej kohësh të normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”Ka qeveri që tani duan të sjellin nga dera e pasme atë që nuk u arrit kurrë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. Mendoj se kjo është gabim”, tha Schwabe.
Knaus: Asociacioni është një krijesë fantastike
Konkretisht, ajo që duan të arrijnë vendet perëndimore është që ta shtyjnë Kosovën të krijojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe Por, në një studim të publikuar së fundmi nga ESI, kjo kërkesë e qeverive perëndimore për të krijuar asociacionin përveç faktit që nuk hyn te kushtet e anëtarësimit në KiE, quhet absurde. Themeluesi i ESI-t, Gerald Knaus i tha DW-së se “Asociacioni” është joreal, i ngjashëm me “njëbrirëshin” e përrallave. “Nuk mund të presësh që qeveria të formojë një shoqatë kur anëtarët nuk e duan atë”, tha ai më tej. Edhe pse ekziston një draft-propozim për këtë asociacion, pjesë e Marrëveshjeve të Ohrit dhe Brukselit 2023asnjë prej kryetarëve të zgjedhur të komunave serbe nuk është prononcuar për këtë draft, argumentoi Knaus më tej. “Përveç kësaj, në katër komuna në veri të Kosovës, aktualisht nuk ka përfaqësues të zgjedhur serbë që do të mbështesnin një asociacion të tillë, për shkak të bojkotit zgjedhor.”
Kurti: Asociacioni të mos shkëputet nga marrëveshja bazike
Këto argumente mesa duket nuk i bindin qeveritë e vendeve kyçe në KiE. Knaus është i mendimit se Kosova duhet ta sqarojë edhe më mirë situatën e saj dhe të tregojë se problemi nuk është në Prishtinë, por në Beograd. I pyetur nga DW se si po e menaxhon këtë presion nga jashtë, Albin Kurti, tha se krijimi i Asociacionit duhet të trajtohet në kuadër të Marrëveshjes bazike të Ohrit, e cila nuk është nënshkruar ende nga Beogradi, dhe jo të shkëputet më vete. “Ne jemi në të drejtën tonë”, tha ai. “Ne nuk i reduktojmë të drejtat e pakicës serbe në një formulim të asociacionit të komunave, por as nuk e mohojmë se këtë asociacion të komunave e kanë nënshkruar paraardhësit e mi, si pjesë e 39 marrëveshjeve të tjera me Serbinë. Nuk jam dakord që ‘Asociacioni’ të nxirret nga marrëveshja bazike e të trajtohet më vete”.
Kosova para sfidës më të madhe diplomatike
Për Gerald Knaus dhe Frank Schwabe është një gjë e qartë: Kosovës do t’i duhet shumë punë diplomatike në javët e ardhshme. Përveç betejave të drejtpërdrejta diplomatike kundër fushatës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, sfidë përbën edhe fakti se në kancelaritë e Evropës mungon vëmendja ndaj vendeve të vogla, duke pasur parasysh problemet serioze me Ukrainën, Rripin e Gazës dhe kërcënimin Izraelit nga Irani.
Gjatë qëndrimit të tij dyditor në Berlin, kryeministri Kurti pati një sërë takimesh me dyer të mbyllura për të sqaruar pozicionin e Kosovës dhe për t’i bindur partnerët se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është në të mirë edhe të KiE. “Ministrat e jashtëm të Këshillit të Evropës kanë te Kosova një partner, që nuk synon vetëm të përfitojë nga KiE, por të kontribuojë”, i tha Kurti DW. “Sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut në Kosovë, janë jo vetëm më të mirat në Ballkanin Perëndimor, por edhe më të mira se në disa vende anëtare të Këshillit të Evropës”. Kurti takoi edhe ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, me të cilën diskutoi hapat që do të ndërmerren deri në takimin e muajit maj, thuhej në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme gjermane në platformën X.
Martesat e së njëjtës gjini mund të përmirësojë pozicionin
Se a do të mjaftojnë argumentet e përsëritura të Kurtit, për të bindur Parisin e Berlinin të mos e shtyjnë vendimin për Kosovën, kjo nuk dihet ende. Knaus dhe Schwabe janë të mendimit se Kosova mund ta përmirësojë pozitën e saj, nëse arrin që brenda javëve të ardhshme të miratojë së paku ligjin për martesat brenda gjinisë, siç ka premtuar kryeministri Kurti. Kjo është një e drejtë njerëzore e caktuar me një vendim të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, organ ky i Këshillit të Evropës. Kosova do të ishte vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor, pas Malit të Zi, që do ta bënte një hap të tillë, aspak të vetëkuptueshëm për optionin publik në vend, duke dëshmuar kësisoj se i merr seriozisht institucionet e Këshillit të Evropës, tha Knaus.
Kosova dhe Serbia nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen e transferimit të mjeteve financiare në valutën dinar nga Serbia në Kosovë, gjatë rundit të fundit të dialogut të zhvilluar në Bruksel.
Pas takimit trepalësh, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Serbia kishte “qëndrime shqetësuese” sa i përket çështjes së transferimit të mjeteve financiare në valutën dinar nga Serbia në Kosovë. Ndërkaq, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se bisedimet, që zgjatën më shumë se shtatë orë, ishin “të vështira”
Pas takimit në Bruksel, Bislimi tha për gazetarët se ndërmjetësi evropian, Mirosllav Lajçak ka dalë me një propozim të ri rreth zgjidhjes së kësaj çështjeje.
Ai tha se propozimi i Lajçakut synon që të përafrojë qëndrimet e palëve sa i përket çështjes së ndihmës financiare nga Serbia për serbët në Kosovë.
“Qëndrimi i palës serbe është që të gjitha strukturat ilegale të Serbisë duhet të financohen, të vazhdojnë të financohen deri në kohën kur të krijohet Asociacioni [i komunave me shumicë serbe], sepse sipas mendimit të tyre, qëllimi i Asociacionit nuk është që të sigurojë koordinim të mirë mes komunave, por të sigurojë legjitimizmin e pranisë së institucioneve serbe në Kosovë, që do t’i bënte ato institucione gjysmëserbe, por jo institucione të serbëve në Kosovë”, tha Bislimi.
Bislimi tha se kjo ide e Serbisë nuk gjeti mirëkuptimin as të Kosovës, e as të ndërmjetësit të dialogut, Mirosllav Lajçak.
Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin – më 2013 dhe 2015 – por, Prishtina ende nuk ka ndërmarrë hapa drejt themelimit të tij. Por, Qeveria e Kosovës është shprehur kundër një asociacioni njëetnik.
“Sot për herë të parë, ne kemi parë haptazi, të dokumentuar nga Serbia, se si ata e shohin procesin e krijimit të Asociacionit. Përderisa për bashkësinë ndërkombëtare dhe Kosovën, Asociacioni është nënkuptuar si një mekanizëm që ndihmon komunat me shumicë serbe të koordinojnë ushtrimin e disa veprimeve të tyre, Serbia sot tregoi se e sheh si mekanizëm për legjitimimin e prezencës së strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë”, tha Bislimi.
Bislimi tha se sa i përket idesë së krijimit të një entiteti të ri biznesor në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, në mënyrë që ndihma financiare të shkojë te përfituesit, përmes konvertimit të Postës serbe, Serbia ka parë këtë ide si “ një lloj privatizim të postës” nga Kosova.
“Sigurisht, të gjitha këto propozime ishin shumë destruktive, prandaj Lajçak do të dalë me një propozim të ri dhe ne do të duhet të japim mendimet tona për këtë propozim në shtatë ditët e ardhshme”, tha Bislimi për gazetarët pas takimit trepalësh.
Ndërkaq, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se rundi i ri i bisedimeve do të zhvillohet më 13 maj.
“Shpresojmë që të arrijmë një lëvizje, nëse ajo është e mundur”, tha ai.
Petkoviq akuzoi autoritetet në Prishtinë se synojnë të “dëbojnë” serbët nga Kosova.
“Bislimi disa herë tha që nuk i interesojnë serbët që duan ta lëshojnë Kosovën, por i interesojnë vetëm serbët që duan të integrohen në Kosovë”, tha Petkoviq.
Takimi mes Bislimit dhe kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkoviq, ishte i pesti që zhvillojnë në Bruksel për çështjen e dinarit, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë në shkurt.
Për dallim nga takimet e mëparshme, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, nuk mbajti fillimisht takime të ndara me Bislimin dhe Petkoviqin, duke u futur drejtpërdrejt në takim trepalësh me ta.
Me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), euroja u caktua si valuta e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave me para të gatshme nga 1 shkurti. Hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje ka zemëruar Serbinë, e cila përmes buxhetit të saj shtetëror u dërgon ndihmë financiare serbëve që jetojnë në Kosovë.
Bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar Kosovës ta pezullojë rregulloren, në mënyrë që t’u jepet kohë qytetarëve që të përshtaten me praktikën e re.
Por, Qeveria e Kosovës ka ngulur këmbë se fjala është për një vendim të pavarur të BQK-së e jo për vendim politik.
Në takimet e deritashme në Bruksel për këtë çështje janë dhënë disa propozime për gjetjen e një zgjidhje sipas së cilës Serbia do të mund të bënte pagesa për shfrytëzuesit e ndihmës financiare në Kosovë.
Lajçak tha të martën, dy ditë para takimit të sotëm, se është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.
Në një përmbledhje të aktiviteteve të tij gjatë javës, ai theksoi se në takimet e fundit me kryenegociatorët kanë arritur ta “ngushtojnë hendekun” lidhur me këtë temë.
Megjithatë, takimi paraprak javën e kaluar në Bruksel, ku nuk pati fare takim trepalësh, përfundoi pa ndonjë rezultat.
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas takimit të 18 prillit se pala serbe nuk kishte ardhur me ide se si të trajtohet propozimi fillestar i të dërguarit të BE-së.
“Ky takim mund të quhet si takim i kotë, pa rezultat, dhe ndoshta si sukses i politikës penguese të palës serbe”, tha Bislimi më 18 prill.
Ndërkohë, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Beogradi “bëri gjithçka për të gjetur një zgjidhje”./REL
Prishtinë – Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka thënë se në bisedën e djeshme telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron ka shprehur besimin që Franca ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, pa parakushte të mëtejme.
“Në një telefonatë me presidentin Macron, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të Francës për Kosovën dhe shpreha besimin tonë se Franca do të mbështesë Kosovën në Këshillin e Evropës, pa parakushte të mëtejshme, në përputhje me opinionin e Asamblesë së Këshillit të Evropës dhe votën historike. Gjithashtu insistova në respektimin dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë”, ka shkruar Kurti në platformën X.
Ndërkohë, më herët në një komunikatë nga pallati presidencial i Francës, kanë theksuar se Macron ka nënvizuar rëndësinë që Franca i kushton progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm të zbatimit nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, edhe në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Lajmet me interesante
-
Drejtuesi i Report tek RAI3 Sigfrido Ranucci: Do ta transmetojmë – presim akord të intervistojmë Ramën
April 29, 2024
-
Kumbulla e fëmijërisë Poemë nga Elida Buçpapaj
April 27, 2024
-
Autori i emisionit “Report” i referohet sondazhit të BalkanWeb: 60% e shqiptarëve i besojnë investigimit të RAI 3
April 28, 2024
-
Kujtim prej hiri që bie si muzg i vranët- Cikël poetik nga LULZIM LOGU
April 29, 2024
-
Poezi nga AVIGDOR HAMEIRI (1890 -1970)- I përktheu MIMOZA EREBERA
April 26, 2024
-
Dr. Gëzim Alpion: Forthcoming lectures on Mother Teresa in Singapore, Chennai and New Delhi – between 29th April and 3rd May
April 27, 2024
Lajmet e fundit
-
Më 1 maj 1909 lindi poeti i shquar grek Janis Ricos
By voal.ch | May 1, 2024
-
Kryeministri Kurti përkujtoi me homazhe të vrarët e masakrës në Nabërgjan të Pejës
By voal.ch |
-
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma
By voal.ch |
-
Petrit Halilaj sjell “Abetaren” në Muzeun Metropolitan të Nju Jorkut
By voal.ch |
-
Zëvendëskryeministri Bislimi u takua me deputetët zviceranë Cedric Wermuth e Roger Golay dhe Kryetarin e Këshillit Nacional, Eric Nussbaumer
By voal.ch |
-
Zëvendëskryeministri Bislimi u takua me Sekretarin e Shtetit të Departamentit Federal për Punë të Jashtme të Zvicrës (EDA), Alexandre Fasel
By voal.ch |
Komentet