VOAL

VOAL

A ju kujtohet Sejdo Bajramoviqi? – Nga XHAFER SHATRI

April 28, 2020

Komentet

Dosja Balluku/ Nga Salillari te Abazi dhe Sako, emrat e oligarkëve qe do të thirren në SPAK Nga Elton Qyno

 

Hetimet që SPAK, ka iniciuar ndaj zv/kryeministres së pezulluar Belinda Balluku, kanë përparuar në marjen në pyetje të disa biznesmenëve që kanë përfituar fondet publike përmes tenderave që kanë fituar në disa nga Lotet e ndërtimit të Unazës së Madhe.

Nisja e fazës së pyetjes së biznesmenëve është kryer menjëherë pas zhvillimit të kontrolleve në bizneset e tyre dhe sekuestrimin e aparateve telefonike dhe paisjeve të tjera kompjuterike.

Shumë nga këto paisje tashmë janë kqyrur dhe njëherësh janë çuar për ekpertim kompjuterik në laboratorin e ekspertizës kibernetike në SPAK.

I pari që është thirrur për të dëshmuar është biznesmeni Ram Geci, i cili u paraqit në SPAK javën e kaluar dhe u mor në pyetje nga një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ndërkohë rradha për të marë fletë-thirjen nga SPAK është tek biznesmenët e tjerë, të cilët kanë zhvilluar bisedime apo dhe takime me ministren e Transportit dhe Energjitikës, Belinda Balluku.

Lista e biznesmenëve dhe zyrtarëve të ministrisë që do pyeten në SPAK është e gjatë, si Sindi Dushku, drejtoresha e Kabinetit të Ballukut, oligarku Sadik Ismailaj i “Alb-Star”, Rrok Gjoka, Pëllumb Salillari, biznesmeni Ilir Shtufi si dhe biznesmenët Gëzim Dani, Paqsor Buzi, Ylli Senka, Kujtim Arifaj e të tjerë mësohet të thiren në SPAK për të dëshmuar.

Sipas burimeve pranë prokurorisë së posaçme, emrat e tjerë të biznesmenëve që do thirren në ditët në vijim në SPAK janë:

Bledar Starova, Eduart Çohadari, Ardit Metaliaj, Iljan Metaliaj, Çuman Sejdiaj, Gramos Dalipi, Bledar Lloshi, Giovanni Pascale, Vladimir Pjetërgjokaj, Enea Kaçi, Basri Troci, Besmir Çako, Ervis Toska, Ergys Senka, Spartak Demiraj, Rrok Gjoka, Leonard Proko, Arbër Abazi dhe Artan Sako.

Të gjithë këta persona, kanë përfituar tenderat tek ministria e Transporteve, që drejtohej nga Belinda Balluku. Sipas hetimeve të kryera nga prokuroria e posaçme, disa nga biznesmenët e mësipërm kanë marë takim me ministren Balluku, me qëllim ndarjen e loteve që do fitonin për kryerjen e punimeve në ndërtimin e Unazës së Madhe.

Aktualisht asnjë nga biznesmenët nuk është marë zyrtarisht nën hetim nga SPAK, por zv/kryeministrja e pezulluar, Belinda Balluku, akuzohet nga SPAK për paracaktim të fituesve në tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, si edhe për shkelje në 7 procedurat e lidhura me dosjen e Unazës së Madhe.

Më 31 tetor, SPAK e mori zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun, ndërsa disa ditë më pas caktoi masën e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit”, Pezullimit nga detyra dhe funksioni publik i Ministres së Transporteve dhe zv/kryeministres së vendit.

Mirëpo për shkak të përplasjes me qeverinë në Gjykatën Kushtetuese, SPAK më pas bëri një lëvizje të re, duke kërkuar në kuvend autorizimin për lejimin e arrestimit të Belinda Ballukut.

Kjo kërkesë ende nuk marë në shqyrtim për shkak se Komisioni i Mandateve, e ka shtyrë disa herë mbledhjen për shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë së posaçme SPAK. /Syri.net

Vudi Xhymshiti: Rama po tenton çmontimin e Kosovës, vizitat e tij duhet të përballen me protesta masive

Në një intervistë në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV,  gazetari Vudi Xhymshiti foli mbi zhvillimet e fundit politike mes Tiranës dhe Kosovë, ku u shpreh se veprimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, përbëjnë një strategji të qartë politike që, cënon interesat shtetërore të Kosovës dhe favorizon Serbinë.

Ai përmendi emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH-it, vizitën e saj të parë në Beograd, qëndrimet ndaj dialogut rajonal dhe komentet mbi proceset gjyqësore në Prishtinë, si veprime që interpretohen si ndërhyrje të Tiranës në punët e brendshme të Kosovës.

Xhymshiti bëri thirrje që çdo vizitë e Ramës në Prishtinë të pritet me protesta masive, duke nënvizuar se sovraniteti i Kosovës nuk është i negociueshëm dhe çdo veprim që e cenon atë duhet të marrë reagim publik.

Edi Rama është një ndër kryeministrat e parë të Republikës së Shqipërisë, i cili ka filluar një operacion të plotë duke përdorur të gjithë aparatin shtetëror të Republikës së Shqipërisë për ta çmontuar Republikën e Kosovës. Në radhë të parë, ai kërcënoi sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës duke emëruar si këshilltare për siguri të shkarkuarën nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës, e cila ishte zëvendësdrejtoreshë e atëhershme, duke qenë se ajo kishte qenë e dyshuar për tregtimin e sekreteve shtetërore të Republikës së Kosovës me shtetin armik, Serbinë.

Pas përpjekjeve të Kosovës për të kërkuar ekstradimin e saj dhe për të mundësuar kthimin e saj në Kosovë në mënyrë që të hetohej lidhur me dyshimet e bazuara se kishte tregtuar sekrete shtetërore me Serbinë, Edi Rama e emëroi zonjën Vlora Hyseni drejtoreshë të Shërbimit Informativ të Shqipërisë. Me këtë rast, pas emërimit të saj si drejtoreshë e Shërbimit Informativ Shqiptar, vizita e saj e parë zyrtare ishte në Beograd; nuk ishte në Prishtinë, as në Londër e as në Uashington.

Ekspertët e sigurisë, si në Londër ashtu edhe në Uashington, e komentojnë një veprim të tillë si akt tregues se ndaj kujt është besnike Shqipëria zyrtare. Pra, vizita e parë e një drejtori të sapoemëruar të Shërbimit Informativ Kombëtar në një shtet është treguese e besnikërisë ndaj atij shteti. Besnikëria politike dhe e sigurisë kombëtare që, sipas këtij qëndrimi, ka treguar zoti Rama duke e dërguar zonjën Vlora Hyseni në Beograd, shihet si e orientuar drejt Beogradit dhe jo drejt Prishtinës, Londrës apo Uashingtonit.

Tutje, zoti Rama ka qenë një prej mbështetësve të flaktë të idesë së Ballkanit të Hapur, pa e kushtëzuar Serbinë që ta njihte Kosovën. Madje, duke e lënë Kosovën anash dhe duke i quajtur të paditur e arrogantë kundërshtarët e projektit, ndonëse arsyet pse Republika e Kosovës refuzonte t’i bashkohej projektit ishin krejtësisht legjitime dhe të drejta — diçka që Tirana zyrtare do të duhej ta mbështeste në vend se ta anashkalonte.

Më tej, Tirana zyrtare ka qenë ndër mbështetëset dhe avokatet kryesore të asaj që u quajt “shkëmbim territoresh” me Serbinë, një ide që, sipas këtij qëndrimi, është mbështetur nga Edi Rama.

Në fakt, emërtimi “shkëmbim territoresh” konsiderohej si plan operativ i mbështetur nga Shqipëria zyrtare për t’ia dhënë një pjesë të territorit të Republikës së Kosovës në duart e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Me dështimin e një veprimtarie të tillë, Vuçiçi, sipas këtij interpretimi, u inkurajua aq shumë nga Shqipëria zyrtare saqë ndërmori një veprim agresiv paraushtarak për ta aneksuar veriun e Kosovës më 24 shtator 2023, ku forcat paraushtarake serbe vranë një polic, Afrim Bunjakun, në territorin e Kosovës.

Në këtë rast, përgjigjja e Tiranës, në vend që të dërgonte forca ushtarake apo policore shqiptare në mbështetje të forcave të Kosovës për ta mbrojtur territorin, ishte propozimi i një procesi ndërkombëtar paqeje ku, sipas Edi Ramës, Kosova do të duhej ta njihte një realitet të ri. Sipas këtij qëndrimi, realiteti i ri do të ishte një marrëveshje me Vuçiçin për aneksimin e veriut të Kosovës, në stilin e aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Rama, më pas, sipas këtij interpretimi, përshkallëzoi përdorimin e aparatit shtetëror dhe mediatik të Shqipërisë kundër Kosovës, në favor të Serbisë, duke sulmuar qëndrimet politike të lidershipit kosovar, i cili synonte konsolidimin e Republikës së Kosovës dhe çmontimin e operacioneve serbe të instaluara gjatë periudhës 20-vjeçare të pasluftës.

Sipas këtij qëndrimi, këto veprime janë skandaloze. Pretendohet se zoti Rama ka shkelur vazhdimisht mbi sakrificën e dëshmorëve të kombit shqiptar dhe mbi çdo sakrificë që populli shqiptar i Kosovës ka dhënë për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Sikur zoti Rama të ishte, sipas këtij argumentimi, një patriot i vërtetë, ai dhe parlamenti i tij do ta kishin njohur gjenocidin serb në Kosovë, një rezolutë që është hedhur poshtë disa herë gjatë vitit të kaluar.

Deklarata e tij se presidentja e Republikës së Kosovës kishte refuzuar prokurorët e Hagës për të marrë informacione në zyrën e presidentit konsiderohet si dhunim i sovranitetit institucional, pasi bëhet fjalë për publikimin e asaj që ka ndodhur brenda zyrës së presidentit të një shteti tjetër. Sipas këtij qëndrimi, Rama e trajton Kosovën si provincë dhe jo si shtet sovran, duke uzurpuar të drejtën e institucioneve të Kosovës për të informuar qytetarët e tyre në mënyrë zyrtare dhe sipas vlerësimit të tyre.

Kjo konsiderohet si ndërhyrje në drejtësi, përmes komentimit të veprimeve të një prokurorie të Republikës së Kosovës, të autorizuar nga Kuvendi i Kosovës. Sipas këtij argumentimi, ai ka shkelur parimin e mosndërhyrjes në procese ligjore aktive, duke politizuar çështjen në mënyrë që mund të dëmtojë mbrojtjen e të akuzuarve.

Në përfundim, sipas këtij qëndrimi, zoti Rama duhet të merret me çështjet e drejtësisë në Tiranë dhe jo me drejtësinë e Kosovës. Drejtësia e Kosovës ka institucionet e saj, parlamentin e saj dhe autoritetin e saj për të vepruar në përputhje me mandatin që i është dhënë.

DOKTORATURË PLAGJIATURE – Rasti i dytë i Igli Tafës, Drejtorit të AKSHI-t! Nga Taulant Muka

Leksionet e profesoreshës rumune Dana Petcu (2009) janë përdorur fjalë për fjalë si kapituj në doktoraturën e Igli Tafës (mbrojtur 2013, Universiteti Politeknik i Tiranës). Pra: shënime leksionesh të një profesoreje të huaj, të paraqitura si punë doktorature!

Që në kapitullin e parë del qartë kopjimi, teksti dhe struktura përputhen identikisht. Ky është standardi i drejtorit të AKSHI-t. Një shembull i keq se si merren gradat dhe titujt shkencorë në Shqipëri, duke dëmtuar arsimin dhe meritokracinë.

Denoncimi i djeshem për artikullin e 2011 kopjuar nga studime malajziane e indiane nuk eshte plagjiature e izoluar e z. Tafa. Si është e mundur që në vitin 2026, kur teknologjia e zbulon kopjimin menjëherë dhe kur mijëra shqiptarë janë edukuar në universitetet më të mira në botë, ne ende drejtohemi nga plagjiatura?

Doktoratura e z. Tafa nuk shkarkohet online në faqen e Universitetit Politeknik, siç kërkon ligji për transparencën në arsimin e lartë dhe aksesin publik të disertacioneve. Kjo mungesë aksesi publik tregon edhe arsyen pse qeveria dhe Biblioteka Kombëtare kanë kufizuar ose “kycur” doktoraturat nga qasja e lirë: praktikisht kane bllokuar meritokracinë dhe të ardhmen e vendit.

Reuters: Kryeministri shqiptar Edi Rama kërkon të ndalojë gjyqësorin që të shkarkojë ministrat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se qeveria e tij do të ndryshojë ligjin për të mbrojtur ministrat nga pezullimi ndërsa janë nën hetim penal, duke bërë që opozita ta akuzojë atë se po përpiqet të mbrojë veten dhe të dëmtojë pavarësinë gjyqësore.

Një gjykatë pezulloi zëvendësen e Ramës, Belinda Balluku, në nëntor pas padisë së ngritur ndaj saj nga prokurorët e anti-korrupsionit të Shqipërisë, të njohur si SPAK, për ndërhyrje të dyshuar në një tender për projekte infrastrukturore, të cilën ajo e mohon.

Rasti ka shkaktuar një mosmarrëveshje midis SPAK-ut, i cili i ka kërkuar parlamentit të heqë imunitetin e Ballukut për të lejuar arrestimin e saj, dhe Ramës, i cili është ankuar për tejkalim të kompetencave gjyqësore, veçanërisht me paraburgimet.

Shqipëria synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, por blloku thotë se vendi duhet të bëjë më shumë për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Partia Socialiste e Ramës, e cila vitin e kaluar siguroi një mandat të katërt radhazi, ka një shumicë të konsiderueshme parlamentare dhe është e paqartë nëse dhe kur kuvendi do t’ia heqë imunitetin Ballukut, e cila shërbeu gjithashtu si ministre e infrastrukturës dhe është një aleate e ngushtë e kryeministrit.

“Momenti kur një ministër shkarkohet, nuk është vetëm një person i shkarkuar, por e gjithë puna e atij institucioni”, u tha Rama ligjvënësve të partisë së tij të hënën, duke njoftuar planin për të ndryshuar ligjin.

Opozita ka organizuar një sërë protestash në muajt e fundit në kryeqytetin e Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e Ballukut. Të hënën ata thanë se Rama po kërkonte të kontrollonte procedurat gjyqësore në favor të tij me ndryshimet.

“Kjo nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e Ramës për të mbrojtur veten, duke hedhur në erë si pavarësinë e gjyqësorit ashtu edhe ndarjen e pushteteve… sepse pas Ballukut dhe keqbërjeve të saj qëndron Rama”, tha Partia Demokratike, opozita kryesore, në një deklaratë për Reuters. bw

Rama, Balluku dhe frika nga burgu? Një déjà vu që po përsëritet – Nga Naim Noka

Ka një model që në politikën shqiptare nuk është më rastësi. Është skemë.

Sot, kryeministri Edi Rama pranoi publikisht se i ka refuzuar tri herë dorëheqjen Belinda Ballukut. Një deklaratë që synon të japë mesazhin e forcës: “Jemi të fortë, askush nuk na prek.”
Por historia e këtyre viteve na ka mësuar se kur Rama thotë “nuk e lëshoj”, zakonisht është vetëm çështje kohe.

E mbrojti deri në fund Erion Veliajn.
E mbrojti Ilir Beqajn.
E mbrojti dhe Saimir Tahirin.

Të gjithë, në një moment, u paraqitën si të paprekshëm. Të gjithë, në një moment tjetër, mbetën vetëm.

Rama nuk mbron kurrë për arsye morale apo parimore. Ai mbron për kohë dhe kalkulim politik.
Koha është valuta e vetme që i intereson.

Në rastin e Ballukut, mbrojtja duket më komplekse. Nuk është vetëm çështje hetimesh apo dosjesh që qarkullojnë në SPAK. Nuk është vetëm frika nga mesazhe me ‘Palloshin e gjatë’, komunikime apo implikime zinxhir qe mbërrijnë tek vetë kryeministri, është aritmetikë parlamentare.

Balluku sot konsiderohet si një nga figurat me ndikimin më të madh brenda grupit parlamentar socialist. Me një bërthamë deputetësh që lidhen me qarqet e Dibrës, Fierit dhe më gjerë, ajo ka peshë reale. Dhe në politikë, peshën nuk ta fal kush edhe pse superfuqinë e Ballukut e ka pompuar vetë Edi Rama.

Nëse larg qoftë hamendesojmë një mocion mosbesimi
që në teori duket e pamundur, në praktikë, nëse krijohet një çarje serioze brenda mazhorancës, gjithçka është e negociueshme.

Dhe Rama këtë e di.

Frikë nga burgu apo frikë nga rrëzimi?

Pyetja njëmiliondollarëshe: a është kjo një lëvizje e Ramës për të mbrojtur veten?

Rama ka ndërtuar një sistem ku çdo ministër është njëkohësisht mburojë dhe rrezik. Sa kohë janë në detyrë, janë mur. Në momentin që bien, bëhen dosje .

Prandaj lëshimi nuk bëhet kurrë me nxitim.
Ai bëhet vetëm kur deputetët janë futur “në vathë”, balancat janë stabilizuar dhe rreziku i brendshëm është neutralizuar. Rama e beson veten mbi ligjin. Këtë mentalitet i kishte ushqyer dhe Ballukut. Kjo e fundit e besoi se ishte e paprekshme. Edhe po të sëmurej rëndë ishte e pazëvënësueshme. E kishte fituar me aq mund këtë fuqi sa nuk do ta linin as të fortët dhe bandat të kapitullonte.

Vetë kryeministri la të kuptohet se “kushtet duhet të piqen”. Kjo nuk është gjuhë politike. Është gjuhë menaxhimi krize.

Ky është një skenar i njohur
për kryeministrin. Ai në çdo rast të mëparshëm ka patur të njëjtën skemë : Mbrojtje publike e fortë. Diskurs për shtet të së drejtës dhe ‘viktimizim’ ndaj drejtësisë. Pastaj vjen distancim i i heshtur kur presioni rritet dhe në fund ndodh lëshim i kontrolluar.

A jemi në fazën e dytë? Apo të tretën?

Kush e mban kë?

Sot duket sikur Rama mban Ballukun.
Por po aq e vërtetë është se Balluku mban një pjesë të Ramës. Fundi nuk do të jetë moral.

Në këtë histori nuk ka idealizëm.
Nuk ka shtet të së drejtës si argument qendror.
Ka vetëm mbijetesë politike.

Rama nuk të lëshon sepse beson.
Ai lëshon kur detyrohet.

Askush në qeverisjen e Ramës nuk bie për shkak të parimeve.
Bie kur nuk i duhet më kryeministrit.

Pyetja sot nuk është nëse Balluku do të largohet
Pyetja është: kur?

Dhe mbi të gjitha kush do të jetë Belinda e radhës?

syri.net

BIRN: Rama zyrtarizon forcimin e imunitetit për kabinetin e tij qeveritar

Kryeministri Edi Rama zyrtarizoi me urgjencë të hënën një nismë ligjore për forcimin e imunitetit të kabinetit të tij qeveritar dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë si kundërpërgjigje ndaj masës së pezullimit nga detyra për numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku. Në një mbledhje të grupit paralamentar të Partisë Socialiste, të drejtuar nga kryeministri Rama, socialistët bënë me dije se do të ndryshonin nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, duke i hequr të drejtën gjykatave që të marrin vendime pezullimi ndaj kryeministrit, ministrave, Presidentit, Avokatit të Popullit dhe kreut të KLSH-së.

Ndryshimet ligjore të propozuara, që sipas ekspertëve shkojnë përkundër retorikës për luftë kundër korrupsionit dhe veshin me imunitet shtesë anëtarët e qeverisë, vijnë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi për mungesë kuorumi pretendimet e Ramës se pezullimi i Ballukut nga Gjykata e Posaçme ishte shkelje e kushtetutës.

Megjithatë, gjatë takimit të grupit parlamentar, Rama këmbënguli se propozimi nuk kishte të bënte me rastin konkret.

“Kush e lidh me rastin konkret bën gabim, rasti konkret ka rrugën e vet, nuk ka lidhje me pezullimin. Por pezullimi është i papranueshëm, dhe për këtë arsye ne do merremi me pezullimin për ta refuzuar me vullnetin e shumicës në kuvend ndërhyrje në territorin kushtues të pushtetit ekzekutiv”, theksoi Rama.

Lideri i partisë më të madhe opozitare, Sali Berisha, e cilësoi ligjin një pengesë më shumë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Rama i mbylli dyert integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian,” tha Berisha për gazetarët në një reagim pas publikimit të propozimit. “Në sytë e botës, Edi Rama u thotë shqiptarëve se personalisht ai dhe organizata e tij kriminale dhe ministrat, qëndrojnë mbi ligjin, qëndrojnë mbi çdo gjë tjetër në këtë vend dhe nuk mund të hetohen”, shtoi Berisha.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja që prezantoi ndryshimin, bëri me dije se bëhej fjalë vetëm për një ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale. Nenit 242, i cili deri tani ndalon vetëm pezullimin nga detyra “të personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”, i shtohen një sërë postesh ekzekutive. “Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral përfshi, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, zv.kryeministri, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në propozim.

Ndërhyrja ishte një prej alarmeve që u ngritën nga analistë dhe ekspertë pas zgjedhjeve të fundit, në të cilat socialistët siguruan një shumicë dërrmuese në Kuvend. Ata paralajmëruan se shënjestra e supermazhorancës do të ishte sistemi i drejtësisë. Kryeministri Rama është angazhuar prej kohësh në një fushatë me sulme dhe retorikë kundër gjykatave, prokurorisë dhe magjistratëve të përveçëm./Reporter.al

Investigimi i ‘Le Monde’: Mafia shqiptare po e kthen Senegalin në një narkoshtet

Koordinatorët shqiptarë monitorojnë vazhdimisht aktivitetet politike, gjyqësore dhe policore në Senegal. Kjo organizatë i lejon mafies ballkanike të “përshtatet me situatën” dhe të trafikojë drogë pa u ndëshkuar.

SENE PLUS

Një hetim i gazetës ‘Le Monde’ zbulon se si Senegali është bërë një hallkë kyçe e “Highway 10” (Autostrada 10), një rrugë e re e kokainës e përdorur nga rrjetet kriminale të Ballkanit për të transportuar drogën nga Amerika Latine drejt Evropës. Porti i Dakarit dhe prania e koordinatorëve shqiptarë në terren tregojnë rrënjosjen e këtyre organizatave në Afrikën Perëndimore.

Sipas hetimit të ‘Le Monde’, Senegali zë një pozicion strategjik në skemën e re të ngritur nga mafia ballkanike. “Porti i Dakarit ka lidhje me vende evropiane, me Spanjën, me Belgjikën, me Francën”, thekson hetimi. Kjo lidhje detare e bën Senegalin një platformë logjistike ideale për trafikantët e drogës.

Investigimi zbulon se të paktën një e treta e kokainës së konsumuar në Evropë kalon tashmë përmes Afrikës Perëndimore, nëpërmjet “Highway 10”, një rrugë detare që ndjek paralelin e 10-të verior. Për organizatat kriminale, interesi është i qartë: “në portet evropiane, një kontejner që vjen nga Senegali është më pak i dyshimtë sesa një kontejner që vjen nga Brazili”, shpjegon ‘Le Monde’.

Hetimi, i bazuar ndër të tjera në infiltrimin e aplikacionit të koduar Sky ECC nga policia franceze, ka mundësuar kapjen e më shumë se një miliard komunikimesh mes trafikantëve. Në një nga këto mesazhe, thuhet: “Vëlla, atje lart në Senegal, kemi lidhje të mira”.

Kjo fjali, sipas ‘Le Monde’, ilustron korrupsionin që lehtëson trafikun e kokainës në nivelin e porteve senegaleze. “Këto rrjete kriminale të fuqishme arrijnë lehtësisht të marrin, le të themi, atë që duan nga disa prej autoriteteve tona”, dëshmon një burim i cituar në hetim.

Investigimi zbulon një mekanizëm të sofistikuar të ngritur nga mafia e Ballkanit në territorin senegalez. “Shqiptarët që janë në Senegal monitorojnë vazhdimisht aktivitetet politike dhe gjyqësore të vendit. Edhe aktivitetet e policëve që kryejnë patrullime”, raporton ‘Le Monde’.

Kjo mbikëqyrje e përhershme u lejon trafikantëve “të veprojnë sipas situatës, të trafikohet apo të futet droga”, vijon hetimi. Këta koordinatorë në terren, të paktë në numër, por shumë mirë të informuar, përbëjnë një hallkë thelbësore të rrjetit kriminal.

Hetimi i Le Monde kthehet pas në qershor 2020, kur një ton kokainë e pastër u zbulua në një kontejner kakaoje në portin e Anversës, në Belgjikë. Droga vinte nga Sierra Leone, vend fqinj me Senegalin, dhe kishte kaluar nëpër të njëjtën rrugë perëndimore-afrikane.

Ky sekuestrim çoi tek Rados Vicker, kreu i klanit malazez Cavac, nën mandat arresti ndërkombëtar. Mesazhet e deshifruara zbulojnë metodat e përdorura: fshehje në kontejnerë mallrash të zakonshme (kakao, banane, ananas, çimento), korrupsion i zinxhirit logjistik dhe koordinim në distancë nga Ballkani.

Sipas ‘Le Monde’, Afrika Perëndimore ofron disa avantazhe për narkotrafikantët: “shtete me institucione të dobëta, ndonjëherë të korruptuara” dhe kontrolle portuale të pamjaftueshme. “Vetëm 2% e kontejnerëve kontrollohen” në rajon, thekson hetimi, ndërkohë që më shumë se 11 milionë kontejnerë kalojnë çdo vit nëpër portet e Afrikës Perëndimore.

Ekspertët e cituar nga ‘Le Monde’ vlerësojnë se “së shpejti, rruga afrikane do të bëhet itinerari kryesor drejt Evropës për narkotrafikantët”. Kjo rritje shpjegohet me shpërthimin e prodhimit latino-amerikan të kokainës që nga vitet 2010 dhe forcimin e kontrolleve në rrugën direkte drejt Evropës.

Senegali, me portin e tij të Dakarit të lidhur me kryeqytetet kryesore evropiane dhe me praninë e provuar të rrjeteve kriminale në territorin e tij, shfaqet si një hallkë qendrore e këtij sistemi kriminal transnacional, të orkestruar nga mafia e Ballkanit në aleancë me ‘Ndrangheta-n italiane dhe mafien braziliane. syri.net

Lidhur me epilogun e gjykimit të Gjykatën Speciale Nga Adem Salihaj

Ditët e fundit kemi shumë debate dhe shqetësim lidhur me epilogun e gjykimit të Gjykatën Speciale. Por, për t’i kuptuar më mirë arsyet e gjithë kësaj, po kthehemi disa vite pas.

Fletarresti për Hashim Thaçin u lëshua në momentin kur ai në Vjenë po hypte në aeroplan për të shkuar në Vashington. Atje do të shkonte edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe këta dy po shkonin për ta nënshkruar marrëveshjen për shkëmbimin e territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin ata e quanin Plani për korrigjimin e kufirit.

Sipas këtij plani, Serbia do të merrte Zveçanin, Zubin Potokun dhe Leposaviqin, pjesën ku ishin miniera të rëndësishme të plumbit, zinkut, arit dhe argjendit dhe përfshinte rreth 20% të territorit të saj. Në një version tjetër ky plan parashihte diku 40% të territorit të Kosovës, deri në Prishtinë e Prizren.

Kosova do të merrte në këmbim një pjesë të Preshevës dhe disa fshatra të Luginës, më pak se gjysma e këtij 20% që do të merrte Serbia. Këto ishin kryesisht ara, livadhe dhe ndonjë mal, por pa asnjë pasuri nëntokësore.

Serbia do të kishte plus Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, pastaj do të kishte mbrojtje të veçantë për kishat dhe manastiret, si eksterritoritet. Dihet se Liqenin e Ujmanit do ta merrte Serbia.

Por, një çështje tepër e rëndësishme ishte Trepça, pasuria e së cilës vlerësohet në 500 miliardë dollarë.

Sipas këtij plani, Trepça do të “menaxhohej” (ndahej) në mes Kosovës, Serbisë, SHBA-ve, Rusisë dhe Kinës. Kosova do të merrte vetëm 35% të saj. Pjesa tjetër i shkonte Serbisë dhe këtyre shteteve që u përmendën. Nuk duhet përjashtuar mundësia që ndonjë hise të kësaj pasurie të madhe të kishin edhe Grenelli, Thaçi, Rama dhe Vuçiqi.

Vetë Mitrovica si komunë, e ndoshta edhe më shumë se kaqë, nuk do t’i takonte Kosovës, por do të ishte distrikt i veçantë nën menaxhimin e shteteve të mëdha.

Ky plan ishte i hartuar në Beograd, nga Vuçiqi, por sponzorë kryesorë ishin Hashim Thaçi dhe Edi Rama. Ata bënë çmos që ky plan të realizohej. Hashim Thaçi bëri vizita në shumë shtete për t’i bindur ta përkrahnin këtë plan, por nuk gjeti përkrahje askund, përveç te Rusia, Serbia dhe, për fatin tonë të keq, te Edi Rama, sepse po më vie rëndë të them te Shqipëria.

Në Vashington, sponzor i Planit ishte Richard Grenell, i cili e kishte bindur Presidentin Trump se ky ishte plan i paqes, i cili zgjidhte në mënyrë paqësore konfliktin shekullor dhe ndalte luftën 200 vjeçare në mes shqiptarëve dhe serbëve. Një plan, të cilin, siç i thoshin Grenell dhe Bolton, e përkrahnin edhe vetë Serbia e Kosova, nuk kishte pse të kundërshtohej as nga Presidenti Trump.

Këto ishin manipulime të Richard Grenellit, i cili, siç dihet, ishte i paguar nga Serbia. Më vonë Vuçiqi e dekoroi Grenellin në Beograd për merita të veçanta për Serbinë.

Por, nuk ishte vetëm Vuçiqi që paguante Grenellin.

Hashim Thaçi e kishte paguar James Rubinin nga 52 mijë euro çdo muaj për dy vite, që bëjnë 1 milion e 248 mijë euro nga buxheti i Kosovës, që të lobonte në Vashington për realizimin e planit serb për ndarjen e Kosovës. Këtë e pranoi edhe vetë Rubin gjatë dëshmisë së tij në Hagë.

Mënyrën e arrestimit të Thaçit e shpjegoi Richard Grenell. Sipas vetë atij, arrestimin e Thaçit e organizuan tri shërbime të rëndësishme të inteligjencës: BND-ja gjermane, MI6 angleze dhe CIA amerikane. CIA anerikane ende nuk kishte rënë nën ndikimin e Grenellit. Arrestimi u bë me urdhërarrestin e kryeprokurorit të Hagës Jack Smith, i cili ishte në kontakt dhe i koordinuar me këto tri shërbime dhe me demokratët në Vashington.

Mendoj se Presidenti Trump ishte i keqinformuar nga Grenelli, të cilit i besonte shumë. Trump nuk kishte ndonjë qëllim të keq ndaj Kosovës. Ai kishte bindjen se po ndalte një luftë 200- vjeçare dhe po krijonte paqen. Madje, pse ta këtë marrëveshje këtë marrëveshje, kur vetë presidenti i Kosovës Thaçi dhe ai i Serbisë Vuqiç ishin pajtuar për këtë plan.

Përndryshe, tash në mandatin e dytë, Presidenti Trump, i rrethuar nga njerëz të duhur, kur u informua drejt, ai ka qëndrimin e duhur dhe ka bërë hapa shumë energjikë për mbrojtjen e Kosovës, bile më tepër se çfarëdo pritje e jona. Siç dihet, i është kërcënuar Serbisë se nëse e sulmon Kosovën, do ta paguajë shtrenjtë, ngjashëm me Kërcënimin e Kërshëndellave të Presidentit Bush. Kohët e fundit ka nënshkruar edhe ligjin dhe urdhërin që SHBA-të të angazhohen për mosndryshimin e kufinjëve edhe për pranimin e Kosovës në NATO. Pra, ai po bën edhe më tepër shumë për Kosovën.

Po të mos angazhohej kaqë shumë Thaçi dhe të mos ishte ky rrezik për ndarjen e Kosovës, me siguri fletarresti për Thaçin nuk do të shpallej atë ditë dhe aqë papritmas. Madje, disa ndërkombëtarë i kishin deklaruar Thaçit se ai, për momentin, nuk ishte në listë për arrestim nga Gjykata Speciale. Është pikëpyetje se a do të arrestohej fare Thaçi, po të mos ishte ky rrezik i ndarjes së Kosovës, apo vetëm do të shtyhej arrestimi i tij për më vonë.

Po të realizohej ky plan, Kosova më nuk do ekzistonte si shtet dhe pjesa e mbetur do t’i bashkohej Shqipërisë.

Sipas asaj që flitej, Thaçi dhe Vuçiqi, si njerëz “të paqes” do të kandidoheshin për Çmimin Nobel për paqe. Ne ishim shumë me fat dhe duhet t’u jemi shumë mirënjohës shteteve të mëdha mike, që nuk lejuan të realizohej ky plan. Pa këto shtete nuk do të ekzistonte sot Republika e Kosovës.

Këtu po e jap atë që më tha Presidenti Rugova, në fund të vitit 2004, kur po bisedonim vetëm unë e ai për formimin e qeverisë: “Hashim Thaçin nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që të bëhet kryeministër, ai është shumë i rrezikshëm”.

BIRN: Nismat ligjore të opozitës rrëzohen ose futen në kalendat greke të Kuvendit! Probleme me rolin e parlamentarizmit

Qindra nisma ligjore të ndërmarra nga opozita injorohen nga mazhoranca, e cila ndjek një qëndrim refuzues ose huazon disa prej tyre, sjellje që, sipas ekspertëve dhe deputetëve hartues, cenon standardet e parlamentarizmit.

 

Kuvendi mori në shqyrtim në janar disa ndryshime në Kodin Penal, për të cilat opinioni publik ishte përgatitur se do të sillnin heqjen e ‘shpifjes’ si vepër penale, pas një konsultimi të gjatë të dy forcave politike kryesore me shoqërinë civile dhe një premtimi publik të kryeministrit Edi Rama.

Por kur deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e paraqiti propozimin në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ajo u përball me refuzimin e mazhorancës socialiste, ndërsa qeveria kishte sjellë një version të ri formulimesh që nuk e dekriminalizonin shpifjen tërësisht, por vetëm për një kategori të caktuar gazetarësh.

Një situatë e ngjashme u përsërit në fillim të muajit shkurt në të njëjtin komision dhe me një nismë ligjore të deputetes tjetër të PD-së, Ina Zhupa, e depozituar që në nëntor në Kuvend, me qëllim korrigjimin e pasojave të një vendimi qeverie të vitit 2024 për pagat e mësuesve, që çoi në ulje pagash për më shumë se 11 mijë mësues të diplomuar para implementimit të sistemit të Bolonjës për diplomat.

“Nuk jemi kundër, por nisma duhet të vijë e mirëstudiuar, e konsultuar dhe me Këshillin e Ministrave”, i tha kryetari i komisionit, Ulsi Manja, pa nisur ende shqyrtimi i propozimit dhe shtoi se nisma do të ndërmerrej nga mazhoranca.

Ai e hodhi në votim projektligjin pa e shqyrtuar dhe me votat e shumicës u rrëzua.

E revoltuar, Zhupa replikoi se rrëzimi i nismës nga mazhoranca nuk ishte i argumentuar dhe lidhej vetëm me faktin që vinte nga një deputete e opozitës.

“Doni të na hiqni të drejtën për të propozuar”, tha ajo.

Ndërkohë, një nismë e ngjashme ligjore me atë të Zhupës, që synon po ashtu korrigjimin e pagave të mësuesve, është depozituar në Kuvend në shkurt nga deputetja socialiste Evis Kushi.

Këto raste janë vetëm shembuj të një sjelljeje të vazhdueshme të shumicës socialiste në disa sesione parlamentare, ku statistikat zyrtare tregojnë se si qindra nisma ligjore që vijnë nga deputetë të partive opozitare në Kuvend ose futen në ‘kalendat greke’ të Kuvendit, në shkelje të procedurave parlamentare të shqyrtimit të tyre, ose rrëzohen pa një debat publik parlamentar dhe, në raste të tjera, dublikohen me nisma të ngjashme që mbajnë firmën e qeverisë ose deputetëve socialistë.

Tabaku, propozuese e 12 nismave ligjore gjatë jetës së saj parlamentare në disa legjislatura, i tha BIRN-it se ajo e shihte këtë sjellje të mazhorancës si pengesë të hapësirës për opozitën për të operuar, por edhe si një nënvlerësim të punës së deputetëve.

“Ky ngushtim i hapësirave institucionale në rolin vendimmarrës të parlamentit e redukton rolin e parlamentit”, tha ajo.

Në 12 nisma ligjore të propozuara prej saj ndër vite, vetëm një nismë që lidhej me rolin e Kuvendit në integrimin europian është miratuar nga mazhoranca, ndërsa nismat e tjera, edhe kur janë përkrahur parimisht, gjithsesi janë rrëzuar nga PS, ndërsa ka pasur raste, sipas saj, që disa dispozita ligjore “janë marrë nga ana e qeverisë dhe janë adoptuar në ligje”.

“Duke pasur parasysh që ka grupe të papërfaqësuara që nuk preken nga qeveria, si minatorët, prodhuesit e birrës, prodhuesit fason dhe gratë që kujdesen për fëmijë me sindromën Down, me spektrin autik, jam përpjekur t’i sjell si iniciativa ligjore, por megjithëse ato nuk bien ndesh me programin e qeverisë dhe janë në përputhje me procesin e integrimit, ka qenë e pamundur që këto të procedohen apo të miratohen me ligj”, shpjegoi Tabaku.

Shmangia e opozitës nga procesi vendimmarrës

Screenshot_6

E drejta për të propozuar ligje i takon Këshillit të Ministrave, çdo deputeti dhe 20 mijë zgjedhësve, ndërsa Rregullorja e Kuvendit ka përcaktuar disa kritere që duhet të plotësojnë nismat, duke nisur nga përputhshmëria e tyre me Kushtetutën, harmonizimin me legjislacionin në fuqi dhe legjislacionin e Bashkimit Europian, synimin, ndikimin ekonomik etj.

Pas depozitimit të tyre, procedura parashikon shpërndarjen tek të gjithë deputetët, publikimin e tyre në faqen e Kuvendit dhe më pas, në përputhje me kalendarin dhe programin e punës, futjen për shqyrtim në komisione, ndërsa hapi i fundit është votimi në seancë plenare.

Rregullorja nuk ka afate kohore për shqyrtimin dhe votimin e një nisme ligjore, përveç rasteve kur Konferenca e Kryetarëve vendos që ato të kalojnë në procedurë të përshpejtuar.

Por mungesa e këtyre afateve kohore është përdorur nga mazhoranca socialiste për të ‘varrosur’ në sirtarët e Kuvendit qindra nisma të opozitës.

Në sesionin e fundit të legjislaturës së kaluar parlamentare, sipas një dokumenti parlamentar, rezultojnë në procedurë 232 ligje të propozuara nga deputetë të PD-së dhe 21 nisma të propozuara nga qytetarët, shumica të mbartura nga sesionet e mëparshme. Gjatë 8 sesioneve të kësaj legjislature, të dalë nga zgjedhjet e 2021-it, u miratuan 328 ligje, nga të cilët vetëm dy nisma të propozuara nga opozita kanë mundur të miratohen nga Kuvendi.

Me nisjen e legjislaturës së re në shtator, deputetët e opozitës kanë depozituar disa nisma ligjore që janë të reja ose rikthim i propozimeve që kanë mbetur pa shqyrtim në legjislaturën që shkoi.

Tre projektligje të opozitës u futën në rend dite dhe më pas u tërhoqën nga seanca plenare e së enjtes, pasi ishin rrëzuar me forcën e kartonave të PS-së, pa një debat real dhe gjithëpërfshirës në komisione. Nismat janë propozime për ndryshime në ligjin “Për akcizat”, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” dhe “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”.

Ky i fundit është një nismë e deputetes Ina Zhupa që synon të rikthejë administrimin e pasurive të trashëgimisë kulturore si ekskluzivitet i shtetit, pas një reforme të qeverisë që delegoi administrimin e tyre në fondacione private.

“Kjo nismë ka 3 vite që është depozituar në Kuvend dhe nuk e futën në shqyrtim”, i tha Zhupa BIRN-it, duke akuzuar mazhorancën për një zvarritje të qëllimshme të procedurave parlamentare kur vjen puna për nismat e opozitës.

Dy nismat e tjera propozojnë uljen në 5 për qind të TVSH-së për artikujt bazë ushqimorë dhe mbanin firmën e katër deputetëve të Partisë së Lirisë, si dhe uljen e akcizës për prodhuesit e vegjël vendas të birrës, propozim i deputetëve Jorida Tabaku dhe Eno Bozdo nga PD.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e cila është propozuese në një prej dy ligjeve të opozitës të miratuara nga Kuvendi, atë për regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale, një propozim i hershëm i shoqërisë civile që mbahej pezull në Kuvend, i tha BIRN-it se çdo tentativë e opozitës pengohej në mënyrë të vazhdueshme nga mazhoranca.

“Nismat e deputetëve nuk futen normalisht në proces legjislativ, sikundër ndodh me projektligjet që vijnë nga qeveria, që futen me urgjencë dhe brenda javës kalojnë në komisione dhe seancë plenare,” tha ajo.

“Nismat e deputetëve të opozitës futen me shumë vonesë, nga 6 muaj, 1-2 vite apo edhe nuk futen fare në proces legjislativ, sikundër ka ndodhur me projektligjin tonë për ndryshimet e Kodit Penal për mbrojtjen e fëmijëve në legjislaturën e kaluar, të cilat nuk u futën fare në shqyrtim”, shtoi Xhixho.

Ndërkohë që, sipas saj, “edhe kur futen në shqyrtim, ato janë thjesht një kalim formal në proces legjislativ, edhe pse këmbëngulja jonë është që ta amendojnë, ta përshtatin edhe me propozimet e tyre, por problematikat të adresohen, pasi kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve”.

Probleme me rolin e parlamentarizmit

rama dhe ministrat

Nismat ligjore, qoftë nga qeveria apo nga deputetët, duhet të ndjekin një praktikë parlamentare që nis me konsultimin publik në faqen e Kuvendit, vijon me diskutimin në komisionet parlamentare, ku deputetët relatorë bëjnë analizën dhe vlerësimet, diskutimin me grupet e interesit, amendimin e nismës në rastet e propozimeve shtesë dhe vetëm si hap i fundit votimin në seancë plenare.

Për organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë punën e Kuvendit, këto hapa nuk ndiqen sipas standardeve parlamentare, ndërsa refuzimi i rolit të opozitës në procesin vendimmarrës është arbitrar.

“Nëse mazhoranca do të pyetej se nga qindra propozime të opozitës sa prej tyre janë marrë në shqyrtim dhe sa janë miratuar, rezultati është zero dhe një parlament që nuk merr asnjëherë parasysh, për asnjë rast dhe për asnjë arsye, asnjë propozim të partive opozitare do të thotë se ka një problem themelor me konceptin e parlamentarizmit dhe me keqkuptimin e rolit që duhet të ketë një parlament”, i tha BIRN-it Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike.

Sipas tij, një parlament është vendimmarrës kur të gjitha palët propozojnë dhe miratohet varianti më i mirë, jo kur të gjitha palët propozojnë dhe miratohet gjithmonë varianti i një pale.

Kundërshtimi i nismave të opozitës mund të jetë i kuptueshëm, sipas Krasniqit, në rastin e buxhetit të qeverisë, pasi shihet si një akt politik dhe ka propozime të cilat bien në kundërshtim me programin e mazhorancës.

“Por brenda këtyre ka pasur propozime që kanë qenë të arsyeshme, për çështje që nuk kanë qenë të përfshira në programin e qeverisë, ose çështje të injoruara apo të lidhura me komunitete të caktuara që nuk kanë përfaqësim parlamentar dhe parlamenti do të duhej t’i kishte marrë të paktën në shqyrtim. Por kjo s’ka ndodhur, janë marrë në shqyrtim vetëm në aspektin teknik dhe pastaj janë rrëzuar”, shton ai.

Krasniqi vë në dukje edhe problematika të tjera në rolin vendimmarrës të Kuvendit, si mungesa e mekanizmave për të krijuar një debat publik për nismat e deputetëve, që njerëzit të kuptojnë se çfarë propozojnë deputetët dhe cilat janë kostot financiare të tyre, si dhe kalimin me procedurë të përshpejtuar të nismave të qeverisë.

“Edhe alibia që duhet të marrim urgjent masa për arsye të integrimit nuk vlen, sepse integrim do të thotë të bësh ligje cilësore dhe jo të miratosh ligje me procedurë të përshpejtuar”, thekson ai, duke i parë këto elemente si nevojë për reflektim nga ana e Kuvendit, bazuar edhe në kritikat e raporteve të Bashkimit Europian, “ku kritikohen limitet e parlamentit dhe parlamentarizmit për ushtrimin e funksionit të vet dhe qasjen kritike që ka ndaj standardeve të llogaridhënies dhe transparencës publike”./BIRN

Thirrje për riatdhesim të mërgimtarëve!- Nga Florim Zeqa

 

Në fillim të viteve të ’90-ta, i organizuam 14 tribuna në komunën tonë, me moton: “Rini zëri i atdheut të thërret”, e cila për qëllim kishte parandalimin e shpërnguljes së të rinjve shqiptarë nga Kosova. Kurse sot, nga pozicioni i mërgimtarit ju drejtohem të gjithë bashkathdetarëve për riatdhesim në trojet tona etnike si kusht për kthimin e jetës në vendet e boshatisura pa banorë në zonat rurale dhe urbane gjithandej Kosovës!

 

Zeri i ndërgjegjës kombëtare thërret, kthehuni në vendlindje

 

Sot, pas 27 vjetësh në liri dhe pas 18 vjetësh në shtetin e pavarur dhe sovran, zëri i ndëgjegjës kombëtare thërret si kushtrim për riatdhesimin e mërgimtarëve, për t’i dalur zot tokës dardane të braktisur dhe lën shkretë!

Janë njerëzit që i jepin kuptim jetës dhe shpresës, kurse shtëpitë pa banorë janë ogur i zi i zhbërjes së shtetit dhe vdekjes së atdheut tonë që i mbijetoj të gjitha stuhive të pushtimeve të gjata dhe barbare ndër shekuj!

Në zonat rurale syri të sheh shkolla të mbyllura pa nxënës, kurse në zonat urbane shkolla të hapura me pak nxënës, universitete me pak student, spitale pa mjek dhe infermier!

Rrugëve dhe trotuareve të qyteteve tona, syri të sheh më shumë qen endacak sesa të rinj dhe të reja që i jepin shumë pak gjallëri dhe shpresë jetës në Kosovë!

Kosova jonë e dashur, dita-ditës është duke u tretur në një vend të shkretë, pa banorë! Kahdo dhe kudo që shkon gjithandej vendit syri të sheh shtëpi të bukura, por të heshtura dhe të zbrazura pa banorë!

Fshatrat e Kosovës janë kthyer në fantazmë, pa banorë dhe pa zëra fëmijësh, me toka ndjerrina, pa blegërimën e bagëtive dhe ulurimën e qenëve besnik që qëndronin si roje e shtëpive tona!

 

 

Largimi i të rinjve dhe familjeve shqiptare nga Kosova e rrezikon të ardhmen e vendit

 

Është tepër e dhimbshme kur dëgjon që familje të tëra, të lodhura nga skamja e denigrimi social, nga humbja e të gjitha shpresave për një të nesërme më të mirë në shtetin e lirë, më lot në sy, me dhembje në shpirt e mbyllin pragun e shtëpisë së tyre, për t’u nisur drejt një shprese të re në vende të panjohura. Është shumë e dhimbshme kur fëmijëve u ndërpritet fëmijëria në vendin e tyre; kur nxënësit ndahen nga shokët e klasës, nga mësuesi që ua mësoi alfabetin e gjuhës shqipe, nga familja e farefisi i gjerë, ndoshta për të mos u parë më kurrë më mes vete në këtë jetë! Shuarja e shpresave, e ëndrrave, për të krijuar lumturi të përbashkët familjare në shtetin amë, në vendlindje është gjëja më e dhembshme që mund të përjetojë njeriu në jetën e tij.

 

Mallkimi dhe rënkimi i të ikurve me shpirt të thyer nga vendlindja ndjellë kob për shtetin e Kosovës

 

Njerëzit nuk po ikin nga dëshira, por nga pamundësia për të jetuar dinjitetshëm në atdheun e tyre. Ikja nga vendlindja është zgjidhja e fundit, është rrugë e rëndë dhe e mundimshme, por për fatin e keq të shumicës shqiptare, një grup njerëzish të papërgjegjshëm ua kanë uzurpuar çdo pore të jetës në Kosovë.

A ka dëshpërim më të madh, kur babai i një dëshmori, që e kishte të vetmin djalë, i shkon tek varri dhe i thotë: “Lamtumirë o bir, unë po ta kthej shpinën dhe po e lë vendin për të cilin dhe jetën ti o drita e vetme e jetës sime”.

Jo vetëm e dhimbshme, ky është mallkimi më i madh për politikanët që u është bërë gjaku ujë, të cilëve përveç egos së pafundme për pasurim dhe uzurpim të shtetit, nuk shohin gjë tjetër para vetës.

Atyre politikanëve që u kanë mbet vetëm edhe pak ndjenja njerëzore në shpirtin e tyre, duhet t’i thërrasin ndërgjegjes e të i thonë STOP kësaj gjendje mjeruese në vend, në të kundërtën përveç mallkimit të bashkëkombësve të vet, një ditë do t’i zërë edhe mallkimi i Zotit!

 

Thirrje nga thellësia e shpirtit

 

Të dashur bashkatdhetarë, mërgimtarë në botën mbarë, përderisa në vitet e ’90-ta na u dashtë të bëhemi ‘kurban’ për familje dhe të dalim në emigrim për ta mundur varfërinë në përballje me pushtuesin serbë, sot duhet të bëhemi ‘kurban’ për atdheun, për truallin dhe shtëpitë tona të boshatisura!

Të dashur bashkatdhetarë, ju që jeni nga 2-3 e më shumë vëllezër në emigrim, njëri nga ju duhet të riatdhesohet në vendlindje për t’i dalur zot shtëpisë dhe pasurisë së krijuar në vendlindje.

Ky përveqse obligim familjarë, është edhe akt i lartë i vetëdijes kombëtare për ta rikthyer shpresën për jetë në vendlindje. Vetëm në këtë mënyrë e kthejmë gjallërinë dhe jetën në athdeun e braktisur.

 

Kthimi në vendlindje është heroizëm i barabartë me ata që luftuan në fushat e betejës. Gjaku i derdhur në luftë shpërblehet me kthim dhe riatdhesim në vendlindje. Në të kundërtën, braktisja e vendit është largim edhe nga amaneti i dëshmorëve!

ADEM SALIHAJ “shpërthen”: “Thaçi po e çonte Kosovën drejt ndarjes – arrestimi në momentin e fundit e ndali planin!”- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

   KRONIKË E KRIMEVE DHE E TRADHTISË KOMBËTARE TË HASHIM THAÇIT
 
IDRIZ ZEQIRAJ
      Profesor Adem Salihaj, i burgosur politik, kryetar i LDK-së, kryetar i komunës në Ferizaj, zëvendësministër, kryeministër i Kosovës, deputet, si dhe bashkëpunëtor dhe mik besnik i Presidentit Rugova, ka publikuar një shkrim kronologjik, për të bëmat, “xhevahiret” e Hashim Thaçit, me pazaret e pista të bëra me Aleksander Vuçiq, Edvin Ramën, Richard Grenell, Bolton, Rubin dhe matrapazë të tjerë.
     Nën maskën e korrigjimit të kufijve, ai dhe ata kishin planifikuar ndarjen e Kosovës. Falë tri Shërbimeve Informative të shteteve mike të Kosovës: SHBA, Gjermanisë dhe Anglisë, në koordinim me kryeprokurorin e Hagës, Jack Smith, e arrestuan në ditën fatale për atë, kur po udhëtonin së bashku me Aleksander Vuçiqin, për ta nënshkruar Marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë.
     Hashim Thaçi u akuzua për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, kryesisht, vrasjen e kundërshtarëve politikë shqiptarë, duke filluar para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës. Viktima e parë ishte zëdhënësi i parë të UÇK-së, Ali Ukaj, më 1997, në Tiranë. Ai ishte i dyshuari i parë dhe i vetëm. Xhavit Haliti thotë se “i telefonova një gjenerali të Sigurimit (SHISH), në Tiranë dhe Hashimi u lirua!”
     Akuzat në vitin 2020, vazhdonin për krimet e bëra gjatë dhe pas luftës, si grup i strukturuar në Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale, me SHIK-un, Shqiponjat e Zeza, Bia, me lista emërore për ekzekutim. Të shenjëstruar për plumbosje ishin ushtarakët e FARK-ut të Dr. Ibrahim Rugovës; kuadrot dhe veprimtarët e LDK-së; gazetarët e Bota Sot; pra, kundërshtarët politikë. Por, nuk u kursyen as veprimtarët e hershëm të LPK-së, brenda llojit, Behajdin Allaçi me shokë.
     Shkrimi i Profesor Adem Salihaj, është një shqetësim dhe alarm i bazuar, që meriton vëmendje të shtuar të shqiptarëve, për t`i sfiduar planet ogurzeza të Serbisë ndaj Kosovës tonë. Kosova nuk ka kohë për ta pritur buxhetin e përvitshëm, qoftë ai edhe i (një) miliardë euro. Duhet djegur etapat, për ta themeluar dhe begatuar një Fond solid, enkas, për mbrojtjen e Kosovës.
           Fondi për Mbrojtjen e Atdheut-Kosovë,
                   imperativ, urdhëresë e kohës!
     Pas luftës dy herë është provuar hapja e Fondit për Ushtrinë, për mbrojtjen. Pa paragjykuar për paratë e vjelura, nga nismëtarët: Kryeministri Ramush Haradinaj, më vonë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nuk ishin fare seriozë për t`u besuar. Mësuam se “Firma Devolli” dhuroi 50.000 euro. Por, transparenca mungoi nga palë e cituara.
     Me paranë e popullit nuk ka lojë dhe as mirëbesim individual, grupor apo një partiak. Në vitet `90-a, kur ende nuk kishte Fond zyrtar në Mërgatë, Dr. Rugova e pa se si hidheshin paratë në paketë, në emër të Kosovës, pa emër, pa regjistrim, thjeshtë, në mirëbesim. Ai dha vetëm një porosi-sintezë: “Mos hidhni para në kapuç!” Dhe, rekomandoi hapjen e xhiro-llogarisë bankare, të përbërë nga një Komision i gjerë.
     Organizimi ka qenë i përkryer, pa asnjë mundësi abuzimi në bazën e mërgimtarëve. Por, disa “komandantë” të babëzitur, mujsharë, kriminelë e rrugaçë, nën shantazhin dhe kërcënimin e armëve, i grabitën milionat, nga dy Fondet kryesore dhe të shoqatave e klubeve në Mërgatë, në shkallë botërore, madje edhe në mars, prill, maj 1999 dhe asnjë euro, nuk është përdorur as për armë dhe as për logjistikë! Por, paratë mbetën në xhepat e “komandantëve”, të cilët blenë me privatizime pasuritë shtetërore me çmime qesharake!
     Çështja e armatimit të rëndë, ndoshta, ende ka kufizime për Kosovën. Por, infrastruktura mbrojtëse, korracimi për gjatë kufirit, duke respektuar distancat, tunelet e armatimit, strehimoret, duhet të jenë të bollshme dhe të përjetshme. E rëndësishme është të krijosh fonde të fuqishme, për të qenë gati kur lejimi i armatimit të rëndë të jetë pranuar. Por, jo qindra mijëra bunkerët si të Enver Hoxhës, të cilët, sipas specialistëve ushtarakë, më shumë ishin bërë për “konsum” të brendshëm psikologjik, se sa mbrojtje reale kundër armikut!
     Përgatitja për mbrojtjen, përmbushë edhe njërin nga kushtet bazë për pranimin më të shpejt në NATO.
     Modeli më i sigurt dhe më i lehtë është ai i Fondit Shtetëror të Republikës të Kosovës, 3 % nga rroga mujore. Kuota mujore mund të lëvizë, natyrshëm, më e lartë. Kemi vuajtur me vullnetarizmin, andaj, duhet praktikuar modelin e obligueshëm të Kroacisë, përgjatë luftës së tyre. Në vitet `90-a, kishte një rrogë (pagë) e kryefamiljarit kosovar, që mbante familjen e tij dhe, pjesërisht, vëllazërinë me familje në Kosovë. Ndërsa, tani, në familje hyjnë 3 dhe më shumë rroga mujore, madje të majme. Fjala është për Mërgatën, tashmë, të paktën, e 20 fishuar, krahasuar me vitet `90-a.
     Atdheun nuk bënë ta duash me fjalë boshe, folklorike e tundje flamujsh, apo referimit bajat, vend e pa vend të UÇK-së. Kohëve të fundit, po na rastis të shohim më shpesh, të ftuar në debatet televizive edhe ndonjë mërgimtar. Kur ai jep ndonjë qortim për politikën, analistët mercenarë i hidhen, si çakej, me pyetjen klishe: “Ku ishe ti gjatë luftës?!” Në një rast, pas lavdit që i bëri vetës njëri nga uçekejsat e Dukagjinit, moderatori mori guximin ta pyes: “A kujton ndonjë betejë, ku keni fituar?” U lodhë  dhe vonoi shumë në përgjigje dhe përmendi një betejë në një fshat të Prizrenit, ku janë vrarë 64 ushtarë serbë!
     Dhe, në vijim u mësua se ai nuk ishte pjesë e asaj beteje, pra, ishte rrenë e kulluar, sepse betejat ballore kanë qenë, pothuaj se, imagjinare, në Luftën e Kosovës, përjashto Betejën e Loxhës dhe luftën e Koshares. Dhe, kjo për dy arsye: E para, “Ti vjen nga Armata jugosllave, nuk mund të jesh në komandë, duhet të hapësh rova (kanal mbrojtës)!” Pra, në komandë mbizotëronin partiakët e LPK-së. Dhe e dyta, armatimi ishte jo propercional me armikun, sidomos, posedonte tanket.
     Shkrimi në vijim i Profesor Adem Salihaj është një analizë brilante, domethënës dhe bollshëm informativ, por që shqetëson deri në pagjumësi!
————————————————————————————————————————————————————————————————————
Salihaj ‘shpërthen’: Thaçi po çonte Kosovën drejt ndarjes – arrestimi në momentin e fundit e ndali planin!
Nga: A.M.
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi
Adem Salihaj ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me epilogun e procesit në Gjykata Speciale, duke rikthyer në vëmendje prapaskenat politike të disa viteve më parë.
Ai rikujtoi se, aktakuza ndaj Hashim Thaçi u bë publike pikërisht në momentin kur ky i fundit po udhëtonte drejt Uashington për një marrëveshje me Aleksandër Vuçiq, e cila – sipas tij – parashihte ndarjen territoriale të Kosovës në kuadër të të ashtuquajturit “korrigjim kufijsh”.
Salihaj në postimin e tij në Facebook, hodhi akuza edhe për përfshirje ndërkombëtare, lobim të financuar dhe tentativa për riformatim të hartës së rajonit, duke e cilësuar gjithë procesin si një rrezik serioz për ekzistencën e shtetit të Kosovës, transmeton “Bota sot”.
Postimi i plotë
Ditët e fundit kemi shumë debate dhe shqetësim lidhur me epilogun e gjykimit të Gjykatën Speciale. Por, për t’i kuptuar më mirë arsyet e gjithë kësaj, po kthehemi disa vite pas.
Fletarresti për Hashim Thaçin u lëshua në momentin kur ai në Vjenë po hypte në aeroplan për të shkuar në Uashington. Atje do të shkonte edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe këta dy po shkonin për ta nënshkruar marrëveshjen për shkëmbimin e territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin ata e quanin Plani për korrigjimin e kufirit.
Sipas këtij plani, Serbia do të merrte Zveçanin, Zubin Potokun dhe Leposaviqin, pjesën ku ishin miniera të rëndësishme të plumbit, zinkut, arit dhe argjendit dhe përfshinte rreth 20% të territorit të saj. Në një version tjetër ky plan parashihte diku 40% të territorit të Kosovës, deri në Prishtinë e Prizren.
Kosova do të merrte në këmbim një pjesë të Preshevës dhe disa fshatra të Luginës, më pak se gjysma e këtij 20% që do të merrte Serbia. Këto ishin kryesisht ara, livadhe dhe ndonjë mal, por pa asnjë pasuri nëntokësore.
Serbia do të kishte plus Asociacionin e Komunave  me Shumicë Serbe, pastaj do të kishte mbrojtje të veçantë për kishat dhe manastiret, si eksterritoritet. Dihet se Liqenin e Ujmanit do ta merrte Serbia.
Por, një çështje tepër e rëndësishme ishte Trepça, pasuria e së cilës vlerësohet në 500 miliardë dollarë.
Sipas këtij plani, Trepça do të “menaxhohej” (ndahej) në mes Kosovës, Serbisë, SHBA-ve, Rusisë dhe Kinës. Kosova do të merrte vetëm 35% të saj. Pjesa tjetër i shkonte Serbisë dhe këtyre shteteve që u përmendën. Nuk duhet përjashtuar mundësia që ndonjë hise të kësaj pasurie të madhe të kishin edhe Grenelli, Thaçi, Rama dhe Vuçiqi.
Vetë Mitrovica si komunë, e ndoshta edhe më shumë se kaqë, nuk do t’i takonte Kosovës, por do të ishte distrikt i veçantë nën menaxhimin e shteteve të mëdha.
Ky plan ishte i hartuar në Beograd, nga Vuçiqi, por sponzorë kryesorë ishin Hashim Thaçi dhe Edi Rama. Ata bënë çmos që ky plan të realizohej. Hashim Thaçi bëri vizita në shumë shtete për t’i bindur ta përkrahnin këtë plan, por nuk gjeti përkrahje askund, përveç te Rusia, Serbia dhe, për fatin tonë të keq, te Edi Rama, sepse po më vie rëndë të them te Shqipëria.
Në Uashington, sponzor i Planit ishte Richard Grenell, i cili e kishte bindur Presidentin Trump se ky ishte plan i paqes, i cili zgjidhte në mënyrë paqësore konfliktin shekullor dhe ndalte luftën 200 vjeçare në mes shqiptarëve dhe serbëve. Një plan, të cilin, siç i thoshin Grenell dhe Bolton, e përkrahnin edhe vetë Serbia e Kosova, nuk kishte pse të kundërshtohej as nga Presidenti Trump.
Këto ishin manipulime të Richard Grenellit, i cili, siç dihet, ishte i paguar nga Serbia. Më vonë Vuçiqi e dekoroi Grenellin në Beograd për merita të veçanta për Serbinë.
Por, nuk ishte vetëm Vuçiqi që paguante Grenellin.
Hashim Thaçi e kishte paguar James Rubinin nga 52 mijë euro çdo muaj për dy vite, që bëjnë 1 milion e 248 mijë euro nga buxheti i Kosovës, që të lobonte në Uashington për realizimin e planit serb për ndarjen e Kosovës. Këtë e pranoi edhe vetë Rubin gjatë dëshmisë së tij në Hagë.
Mënyrën e arrestimit të Thaçit e shpjegoi Richard Grenell. Sipas vetë atij, arrestimin e Thaçit e organizuan tri shërbime të rëndësishme të inteligjencës: BND-ja  gjermane, MI6 angleze dhe CIA amerikane. CIA anerikane ende nuk kishte rënë nën ndikimin e Grenellit. Arrestimi u bë me urdhërarrestin e kryeprokurorit të Hagës Jack Smith, i cili ishte në kontakt dhe i koordinuar me këto tri shërbime dhe me demokratët në Uashington.
Mendoj se Presidenti Trump ishte i keqinformuar nga Grenelli, të cilit i besonte shumë. Trump nuk kishte ndonjë qëllim të keq ndaj Kosovës. Ai kishte bindjen se po ndalte një luftë 200- vjeçare dhe po krijonte paqen. Madje, pse ta këtë marrëveshje këtë marrëveshje, kur vetë  presidenti i Kosovës Thaçi dhe ai i Serbisë Vuqiç ishin pajtuar për këtë plan.
Përndryshe, tash në mandatin e dytë, Presidenti Trump, i rrethuar nga njerëz të duhur, kur u informua drejt, ai ka qëndrimin e duhur dhe ka bërë hapa shumë energjikë për mbrojtjen e Kosovës, bile më tepër se çfarëdo pritje e jona. Siç dihet, i është kërcënuar Serbisë se nëse e sulmon Kosovën, do ta paguajë shtrenjtë, ngjashëm me Kërcënimin e Kërshëndellave të Presidentit Bush. Kohët e fundit ka nënshkruar edhe ligjin dhe urdhërin që SHBA-të të angazhohen për mosndryshimin e kufinjëve edhe për pranimin e Kosovës në NATO. Pra, ai po bën edhe më tepër shumë për Kosovën.
Po të mos angazhohej kaqë shumë Thaçi dhe të mos ishte ky rrezik për ndarjen e Kosovës, me siguri fletarresti për Thaçin nuk do të shpallej atë ditë  dhe aqë papritmas. Madje, disa ndërkombëtarë i kishin deklaruar Thaçit se ai, për momentin, nuk ishte në listë për arrestim nga Gjykata Speciale. Është pikëpyetje se a do të arrestohej fare Thaçi, po të mos ishte ky rrezik i ndarjes së Kosovës, apo vetëm do të shtyhej arrestimi i tij për më vonë.
Po të realizohej ky plan, Kosova më nuk do ekzistonte si shtet dhe pjesa e mbetur do t’i bashkohej Shqipërisë.
Sipas asaj që flitej, Thaçi dhe Vuçiqi, si njerëz “të paqes” do të kandidoheshin për Çmimin Nobel për paqe. Ne ishim shumë me fat dhe duhet t’u jemi shumë mirënjohës shteteve të mëdha mike, që nuk lejuan të realizohej ky plan. Pa këto shtete nuk do të ekzistonte sot Republika e Kosovës.
Këtu po e jap atë që më tha Presidenti Rugova, në fund të vitit 2004, kur po bisedonim vetëm unë e ai për formimin e qeverisë: “Hashim Thaçin nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që të bëhet kryeministër, ai është shumë i rrezikshëm”.

Gratë dhe trashëgimia: Ligji thotë po, por tradita vazhdon të thotë jo edhe për të rinjtë

Nadije Ahmeti

Hana është 35 vjeçe – jeton e punon në Prishtinë, ka ndërtuar një jetë të qëndrueshme, por nuk ka asnjë pronë në emrin e saj. As nga prindërit. As nga familja e burrit me të cilin jeton. Jo se nuk i takon, por se nuk e ka kërkuar kurrë.

“Jo, nuk e kam kërkuar dhe as që e kërkoj”, thotë ajo e qetë. “Pasuria i takon vëllait. Unë dhe motrat jemi të martuara, kemi shtëpi. Kjo mjafton”.

Hana – identiteti i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë e Radios Evropa e Lirë – ka tri motra dhe një vëlla.

Prona e prindërve të tyre përfshin një shtëpi me rreth 20 ar tokë në periferi të Prishtinës dhe katër hektarë tokë bujqësore në një fshat të rajonit.

Ligjërisht, ajo ka të drejtë në një pjesë të barabartë, por, në realitet, as që e mendon hisen.

Teka flet për REL-in, madje, heziton edhe të identifikohet, jo për shkak të ligjit, por të familjes.

“Nëse vëllai e kupton se po flas për këtë çështje, ndihet keq”, thotë Hana.

Ajo e pranon se prona është siguri – por një siguri që ka mësuar ta shohë si diçka që nuk i përket.

“Nëse vëllai do të ma jepte vullnetarisht pjesën që më takon, do ta pranoja, sepse prona është siguri financiare, por ndryshe jo”, thotë ajo.

Rasti i Hanës nuk është përjashtim, por gati se rregull, madje edhe te brezi më i ri.

Kur trashëgimia është tabu

Në Kosovë, shumë gra nuk i gëzojnë të drejtat pronësore, jo për shkak të mungesës së ligjit, por për shkak të mentalitetit.

Tradita ende e sheh pronën familjare si trashëgimi të djemve.

Gjatë raportimit, Radio Evropa e Lirë ka hasur shpesh në refuzimin e grave për të folur për këtë temë.

Arsyeja është e njëjtë: trashëgimia nuk diskutohet në familje.

Sipas një raporti të Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) në Prishtinë, të publikuar në shtator të vitit të kaluar, rreth 45 për qind e grave që përfshihen në procese gjyqësore, heqin dorë nga trashëgimia.

Tërheqja shpesh paraqitet si “vullnetare”, por në realitet është rezultat i presionit shoqëror, frikës nga prishja e marrëdhënieve familjare dhe normave tradicionale që nuk i trajtojnë gratë dhe burrat si të barabartë.

Raporti bazohet në monitorimin e 60 kontesteve pronësore në gjashtë gjykata themelore të Kosovës, që përfshijnë gra dhe komunitete joshumicë.

E, më shumë se gjysma e rasteve lidhen me trashëgiminë ose ndarjen e pasurisë pas divorcit.

Kur burrat vendosin sa “mjafton” për gratë

Autorja e këtij raporti, Dea Fetiu, thotë për Radion Evropa e Lirë se gratë shpesh heqin dorë nga trashëgimia edhe përmes marrëveshjeve joformale, ose për shkak të premtimeve që nuk realizohen kurrë.

Por, sipas saj, më shqetësuese është ideja e rrënjosur se burrat kanë të drejtë të vendosin vetë se sa duhet të trashëgojë një grua.

“Gjatë monitorimit kemi hasur raste kur vëllezërit i kanë dhënë motrës një banesë dhe kanë deklaruar se ajo nuk ka më të drejtë të përfshihet në ndarjen e pasurisë së prindërve. Arsyetimi ishte se ajo është ‘rehatuar’ me pjesën që ata kanë vendosur t’ia japin”, shpjegon Fetiu.

Sipas saj, pavarësisht narrativëve të ndryshëm, emëruesi i përbashkët mbetet i njëjtë: dominimi i vlerave patriarkale.

“Mentaliteti patriarkal vazhdon të mos i trajtojë gratë dhe burrat si titullarë të barabartë të pronës, e sidomos të pronës së trashëguar”, thotë Fetiu.

“E pangopshme” nëse kërkon të drejtën

Sociologu Besim Gollopeni nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë të Jugut thotë se gratë që kërkojnë pjesën e tyre të trashëgimisë, shpesh stigmatizohen.

“Nëse një motër kërkon pjesën që i takon, ajo etiketohet si ‘e pamëshirshme’ ose ‘e pangopshme’”, thotë ai.

“Kjo qasje ka bërë që gratë të heshtin dhe trashëgimia të mbetet temë tabu, ndonëse është e drejtë ligjore”.

Sipas Gollopenit, edhe roli i institucioneve të drejtësisë ka ndikim dekurajues.

“Procedurat janë të gjata, zvarriten, dhe në disa raste gratë heqin dorë, sepse procesi bëhet i padurueshëm”, thotë ai.

Drejtësia që vonon, gratë që dorëzohen

Raporti i GLPS-së konstaton se sistemi gjyqësor në Kosovë përballet me sfida strukturore, teknike dhe njerëzore, të cilat e kufizojnë qasjen e grave në drejtësi.

Nga 24 raste të monitoruara, mesatarisht duhen rreth katër vjet – ose 1.454 ditë – që një çështje të nisë të shqyrtohet.

Edhe pas seancës së parë, proceset zvarriten për shkak të shtyrjeve të shpeshta.

“Nga 170 seanca të monitoruara, 55 janë shtyrë dhe disa janë anuluar krejtësisht”, thotë Fetiu. “Këto vonesa i dekurajojnë gratë të kërkojnë ndarjen e trashëgimisë”, sipas saj.

Çka thuhet në Kushtetutë?

Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejtën e pronës për të gjithë qytetarët dhe ndalon çdo privim arbitrar të saj.

Ajo e vendos barazinë dhe mosdiskriminimin në themel të rendit kushtetues, duke e bërë të qartë se gratë dhe burrat janë të barabartë edhe në të drejtat pronësore.

Për më tepër, Kushtetuta inkorporon drejtpërdrejt instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të cilat kanë përparësi ndaj ligjeve në rast mospërputhjeje, duke e bërë barazinë gjinore jo vetëm parim moral, por detyrim juridik.

A po ndryshon brezi i ri?

Sociologu Gollopeni beson se ndryshimi duhet të nisë nga brezi i ri dhe nga familja.

“Të rinjtë duhet të jenë shembull në zbatimin e ligjit. Kjo temë duhet të diskutohet edhe në shkolla, por ndryshimi real nis nga prindërit”, thotë ai.

Megjithatë, jo të gjitha të rejat shprehen të sigurta se do ta kërkojnë trashëgiminë familjare.

Dea Gashi, Laura dhe Aurela – që të gjitha studente nga Prishtina – thonë për Radion Evropa e Lirë se hezitojnë kur bëhet fjalë për pasurinë e prindërve, por janë më të vendosura për pasurinë e krijuar në martesë.

“Nëse kontribuojmë të dy, pasuria duhet të jetë e përbashkët”, thotë Dea. “Nëse e blej vetë pronën me paratë e mia, ajo do të jetë vetëm në emrin tim. Ose nëse ai e blen vetë, nuk do të insistoj të jem bashkëpronare”, shton ajo.

E, Argjend Azizi, 22 vjeç, shprehet i bindur se motra e tij e vetme nuk do të përjashtohet nga trashëgimia familjare, ndërsa në martesë thotë se pasuria duhet të jetë e përbashkët.

“Vetëm kështu rritemi si çift dhe kontribuojmë në mënyrë të barabartë. Kontributi i asnjërit nuk mund të tjetërsohet”, shprehet ai.

Si është gjendja në botë?

Në një raport të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik thuhet se kufizimet ligjore që pengojnë të drejtat e grave për trashëgimi, mbeten të përhapura.

Në 36 vende të Afrikës dhe Azisë, vajzat nuk trashëgojnë të njëjtat të drejta si djemtë, ndërsa në 37 vende të tjera, gratë e veja nuk gëzojnë të njëjtat të drejta si burrat.

Për më tepër, në më shumë se gjysmën e vendeve të analizuara, ligjet joformale dhe zakonet krijojnë dallime të qarta midis gjinisë në trashëgimi.

Shifra që tregojnë ndryshim të ngadaltë

Sipas Agjencisë Kadastrale të Kosovës, në vend janë të regjistruara 656.430 prona.

Rreth 77 për qind janë në emër të meshkujve, ndërsa vetëm 21 për qind figurojnë në emër të grave, ose në emër të përbashkët të bashkëshortëve.

Regjistrimi i pronave në emër të përbashkët ka filluar të rritet pas vitit 2016, pas hyrjes në fuqi të një udhëzimi administrativ që e stimulon këtë praktikë. Ky udhëzim do të zbatohet deri në mars të vitit 2028.

Leonora Selmani, nga Agjencia për Barazi Gjinore, thotë se ky mekanizëm ka dhënë rezultate pozitive.

“Në vitin 2016 kishte vetëm 105 prona të regjistruara në emër të përbashkët. Sot, ky numër është rritur ndjeshëm”, thotë ajo, pa specifikuar më shumë.

Por Hana, që nuk ka përfituar asnjëherë nga pasuria e familjes dhe nuk ka pronë në emër të saj, e sheh jetën ndryshe.

“Shtëpia është në emër të burrit dhe kjo nuk më pengon”.

“Asnjëherë nuk kam kërkuar që të regjistrohet në emër të përbashkët. Ndoshta… sepse jam mësuar të mos kërkoj pronë”, përfundon 35-vjeçarja.


Send this to a friend