VOAL

VOAL

A është e vërtetë që njerëzit optimistë bëjnë gjumë më të mirë?

November 3, 2022
blank

Komentet

blank

Në treg domate turke dhe greke! Vjet u importuan 10 mijë ton perime më shumë

Rreth 1600 tonë perime të freskëta janë eksportuar vetëm nga rajoni i Fierit në 3-mujorin e parë të vitit 2020, kundrejt 1180 tonëve perime që u eksportuan në të njëjtën periudhë një vit më parë.

Shqipëria shënoi rekord eksportesh bujqësore, sipas ministrisë së Bujqësisë vendi ynë ka eksportuar fruta dhe perime 15.6% më tepër se një vit më parë.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se kemi eksportuar 18 mijë ton më shumë. Por nga ana tjetër ministria e bujqësisë nuk ka treguar se njëkohësisht në vendin ton është rritur dhe sasia e perimeve të importuar me 10 mijë ton.  Top Channel bëri një vëzhgim në dyqanet e fruta-perimeve të kryeqytetit ku vihet re se tezgat janë të mbushura me domate që si origjinë kanë Turqinë dhe Greqinë.

“Kemi domate të vendit, greke dhe turke. Për momentin më të mirat janë domatet greke ato janë më cilësoret“, thotë një tregtar.

“Kemi domate turke, greke, italiane dhe shqiptare. Një kilogram domate vendi është 150 lekë ndërsa domatja e importit kushton 200-220 lekë. Gjatë gjithë vitit kemi domate importi dhe vendi”, shprehet një tjetër.

“Domatet i kemi të jashtë, këto këtu i kemi italiane. Më e mirë sot për sot është domatja greke por çmimi është më i lartë për këtë arsye nuk e kam marrë”, shpjegon një tregtar.

Fermeri nga fshati Petovë e Fierit, në një sipërfaqe toke prej 7 dynymësh ka zgjedhur që të kultivojë dy kultura të ndryshme bujqësore si domate dhe speca. Edhe pse bujku kujdeset të nxjerrë në treg një produkt cilësore, përsëri rastet e dështimit nuk kanë munguar dhe fajin për këtë e ka tregu i padrejtë.

“Kjo është mbjellë në datën 17-20 gusht mënyra e të ushqyerit është vetëm me plehra dhe lëndë organike. Trajtimi i lulërisë (pjalmimi) bëhet vetëm me bletë, pjekja bëhet biologjike dhe cilësia e domates është ekstra. Kemi dalë mirë, por ka raste edhe që kemi dështuar nga prodhimet që vijnë nga jashtë sepse ndonjëherë futen shumë shpejt.

Kur është sasia e tepërt e prodhimit malli i jashtëm nuk futet, kur pakësohet shumë malli i vendit atëherë kemi tregun e jashtëm. detyrimisht pastaj do shitet me një çmim më të ulët kjo e jona. Dhe ta krahasohesh me domaten e jashtme është shumë herë më e mirë”, thotë fermeri Haki Lika.

Mungesa e tregut shumë herë e ka detyruar fermerin shqiptarë që prodhimin bujqësorë ta hedhë në kanal.

Burimi: Top Channel

blank

Doni të gatuani më mirë? Këto janë 4 mjetet që duhet t’i keni patjetër në kuzhinë

Sigurohuni që të keni këto 4 mjete thelbësore për ta bërë procesin tuaj të gatimit më të lehtë dhe të bukur.

Dëshironi të jeni një kuzhinier më i mirë? Sigurohuni që të keni këto 4 mjete thelbësore për ta bërë procesin tuaj të gatimit më të lehtë dhe të bukur.

Nuk ka nevojë të bëni ndryshime të mëdha, por herën tjetër kur do të blini një paisje, sigurohuni të mbani mend se çfarë ju mungon dhe a ju shërben vërtetë në kuzhinën tuaj.

Në këtë artikull dhe do t’ju japim 4 sugjerime me të cilat mund të përgatisni receta të shijshme duke mos shpenzuar shumë.

Një thikë e mrehtë

Nuk ka shumë nevojë që ta shpejgojmë rëndësinë e saj, pasi më siguri sa herë që gatuani ju hyn në punë më shumë se një herë. Mos shpenzoni shumë për të, por zgjidhni një thikë ose një set thikash të mirë për t’i pasur në kuzhinën tuaj. Përveçse do të prisni me saktësi mishin, filetot, perimet apo gjithçka tjetër keni më pak rrezik edhe të lëndoheni nga lëvizjet e sofcuara.

Dërrasë Prerje

Dërrasat e prerjes janë të domosdoshme në kuzhinë. Ato mund t’i përdorni për mishin, perimet, erëzat dhe frutat, pra praktikisht për çdo përbërës të një recete. Megjithëse e këshillueshme është të mbani një dërrasë mishi dhe një për fruta perime, është e rëndësishme që të keni të paktën një. Zgjidhni një material bambuje e cili është i lehtë, rezistent dhe jo shumë i shtrenjtë.

Kullesa

Mund ta përdorni për të kulluar makaronat, për të shpëlarë fasulet e konservuara, për të bërë djathë kos, për të hequr farat e manave nga salcat e manaferrave ose kulisat, për të kulluar barishtet dhe erëzat nga salcat, për të hequr perimet e zbutura nga uji i vluar, për të situr përbërësit e thatë dhe madje për të bërë lëng agrumeshato  vijnë në madhësi të ndryshme dhe mund të vendosen në dollap për të kursyer hapësirë.

Tigan i thellë

Mund ta përdorni në disa receta, siç është supa, gjellët, makaronat apo skuqja. Një tigan i thellë që nuk ngjit është një domsodoshmëri në kuzhinë. Zgjidhni një material guri ose qeramike për të gatuar në mënyrë të sigurtë dhe plot shije.

blank

Mollët Shqiptare – Më natyralet dhe më të pastrat në rajon

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë ajo është molla. Nëse është mollë shqiptare, akoma më mirë.

Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që të mbrojnë nga një sërë simptomash dhe sëmundjesh.

Dy zonat që mbahen për prodhimin më të lartë të mollëve në vendin tonë janë Korça dhe Dibra.

AgroWeb.org raporton se varietetet që prodhohen më së shumti në Shqipëri janë dy derivatet e Red Delicious, Red Chief dhe Starking.

Të dyja janë të referuara lokalisht si “Starking” madje përbëjnë 52% të pemëve drurëve frutorë, plus mollët e varietetit Golden Delicious që përbëjnë 42%.

Shumica e përbërësve antioksidantë gjenden tek lëkura e mollës. Ndaj këshillohet konsumimi i mollëve, të cilat kanë më pak pesticide dhe kimikate.

Por me rëndësi është fakti që falë klimës së zonave ku rriten mollët shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri, spërkatja me pesticide është 10 herë më e ulët se vendet e tjera prodhuese të mollëve në Ballkan dhe 15 herë më e ulët se në vendet e Evropës Qendrore.

Karakteristikat e kultivarëve të mollëve të tokave shqiptare drejtohen nga cilësia dhe qëndrueshmëria ndaj insekteve dhe sëmundjeve, por ndihmesë jep edhe përbërja e tokave.

Nëse kërkon mbrojtje totale, bli mollët tradicionale shqiptare në treg, por lëri për pak minuta në një enë me uthull ose sodë buke dhe ujë si zgjidhje që ndihmojnë në largimin përfundimtar të pesticideve dhe baktereve.

Cilat janë vlerat shëndetësore të mollës?

Mbron trurin

Mollët mbrojnë qelizat bazë të sistemit nervor nga neurotoksinat dhe ulin ndjeshëm rrezikun e çrregullimeve mendore, siç është edhe sëmundja e Alzheimerit .

Ul rrezikun ndaj Ishemisë

Studimet kanë treguar që konsumimi i mollës ul ndjeshëm rrezikun e goditjeve në tru.

Kundër Diabetit

Duke konsumuar tre mollë në ditë, krah rrushit dhe boronicës ul me 7 përqind rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2.

Roli që ka molla në këtë rast është rregullimi i nivelit të sheqerit në gjak. Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, molla ndihmon sistemin tretës të përthithë më pak glukozë.

Ajo gjithashtu stimulon qelizat beta të pankreasit të prodhojnë insulinë natyrale.

Lufton tumoret

Molla ka përbërës të mrekullueshëm që mund të reduktojnë rreziqet nga kanceri.

Në disa studime të publikuara nga Planta Medica shkruhej se mollët, sidomos ato jeshile, janë efektive në luftën kundër kancerin e zorrës së trashë, kancerit të lëkurës dhe kancerit të mushkërive.

Mbron zemrën

Mollët ulin rrezikun e vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës, për shkak të përbërësve të lartë antioksidantë.

Lëngu i mollës mund të jetë i shijshëm, me vitamina dhe antioksidantë, por magjia qëndron tek fruti i plotë. Vetëm ai të ofron një tufë me fibra dhe vlera ushqimore ashtu siç ka dashur nëna natyrë.

Ata që kanë kujdes për peshën duhet të konsumojnë një mollë të plotë para çdo vakti. Kështu marrin 15% më pak kalori.

AgroWeb.org të tregon që mushkëritë funksionojnë më mirë nëse konsumon mollë. Kjo për shkak të flavonoidëve që gjenden në frut të cilat ulin rrezukun ndaj atakut në zemër.

A e dini?

Molla është në fakt një ‘kushërirë’ e trëndafilit. Ky frut i shijshëm së bashku me pjeshkët, qershitë dhe luleshtrydhet janë të gjithë pjesë e familjes bimore Rosacea apo Trëndafilore.

blank

Si po depërton mikroplastika në ushqimin që hamë?

RFE/RL

BBC

Ndotja nga plastika është një nga trashëgimitë më karakteristike të jetesës sonë moderne, por tani kjo ndotje është aq e përhapur saqë po depërton edhe deri te frutat dhe perimet që konsumojmë, gjatë procesit të tyre të rritjes.

Grimcat mikroplastike e kanë infiltruar çdo pjesë të planetit. Ato janë gjetur të fundosura në Detin e ngrirë Antarktik, brenda organeve të kafshëve që jetojnë në llogoret më të thella oqeanike dhe në ujin e pijshëm kudo nëpër botë. Ndotje nga plastika është evidentuar në plazhet e ishujve të largët dhe të pabanuar dhe shfaqet edhe në mostrat e ujit detar në të gjithë planetin. Një studim vlerësoi se ka rreth 24.4 trilion fragmente mikroplastike në shtresat e sipërme të oqeaneve të botës.

Por ato nuk ndodhen vetëm në ujë – ato janë të përhapura gjerësisht edhe në tokë dhe madje mund të përfundojnë edhe në ushqimin që hamë. Padashur, ne mund të konsumojmë fragmente të vogla plastike me pothuajse çdo kafshatë.

Në vitin 2022, analiza nga Grupi i Punës për Ambientin, një organizatë jofitimprurëse mjedisore, zbuloi se llumi i ujërave të zeza ka kontaminuar pothuajse 20 milionë hektarë tokë bujqësore në SHBA me substanca perfluoroalkile dhe polifluoroalkile (PFAS), të njohura edhe si “kimikate të përhershme”, të cilat zakonisht gjenden në produktet plastike dhe nuk shpërbëhen në kushte normale mjedisore.

Llumi i ujërave të zeza është nënprodukti që mbetet pas pastrimit të ujërave të zeza brenda një vendbanimi. Meqenëse asgjësimi kushton shtrenjtë dhe ajo substancë është e pasur me lëndë ushqyese, llumi përdoret zakonisht si pleh organik në SHBA dhe Evropë. Në Evropë, kjo ndodh pjesërisht për shkak të direktivave të BE-së që promovojnë metodat më të gjelbra për menaxhimin e mbeturinave. Rreth 8-10 milionë tonë llum i ujërave të zeza prodhohen çdo vit në Evropë dhe afërsisht 40 për qind shpërndahet në tokat bujqësore.

Për shkak të kësaj praktike, toka bujqësore në Evropë mund të jetë rezervuari më i madh global i mikroplastikës, sipas një studimi nga Universiteti i Cardiff-it. Kjo do të thotë se nga 31.000 deri në 42.000 ton mikroplastikë, ose 86 trilion deri në 710 trilion grimca mikroplastike, e ndotin tokën bujqësore në Evropë çdo vit.

Studiuesit zbuluan se deri në 650 milionë grimca mikroplastike, me përmasa midis 1mm dhe 5mm hynin çdo ditë në një impiant për trajtimin e ujërave të zeza në Uellsin jugor, në Mbretërinë e Bashkuar. Të gjitha këto grimca përfundonin në llumrat e ujërave të zeza, duke përbërë afërsisht 1 për qind të peshës totale, në vend që të largoheshin me ujin e pastër.

Sasia e mikroplastikës që përfundon në tokat bujqësore “me gjasë është e nënvlerësuar”, thotë Catherine Wilson, një nga bashkautoret e studimit dhe zëvendësdrejtoreshë e Qendrës së Kërkimeve Hidro-Mjedisore në Universitetin e Cardiff-it.

“Mikroplastikë gjen kudo dhe [shpesh] aq të vogël sa nuk mund ta shohim”.

Për më tepër, mikroplastika qëndron aty për një kohë të gjatë. Një studim i fundit nga shkencëtarët në Univesitetin Phillips në Marburg të Gjermanisë gjeti mikroplastika deri në thellësi prej 90 centimetrash në dheun e dy fushave agrikulturore – ku për herë të fundit ishte përdorur llumi i ujërave të zeza para 34 vjetëve. Lërimi i tokës kishte bërë që mikroplastikat të shpërndaheshin edhe në zonat ku nuk ishte përdorur llumi i ujërave të zeza.

Përqendrimi i mikroplastikave në tokat bujqësore në Evropë është i ngjashëm me sasinë e gjetur në ujërat sipërfaqësore oqeanike, thotë James Lofty, autori kryesor i studimit të publikuar nga Universiteti i Cardiff-it.

Britania e Madhe është ndër vendet me përqendrimin më të madh të mikroplastikës në Evropë, pasi që rreth 500-1.000 grimca mikroplastike shpërndahen në tokë bujqësore çdo vit, sipas studimit të bërë nga Wilson dhe Lofty.

Përveçse ka krijuar rezerva të mëdha të mikroplastikës në tokë, praktika e përdorimit të llumit të ujërave të zeza për plehërim po e përkeqëson krizën me praninë e plastikës në oqeanet tona, shton Lofty. Kjo pasi që, në fund, ato mikroplastika përfundojnë në rrugët ujore sepse shiu e pastron shtresën e epërme të tokës. “Një burim i madh i ndotjes [nga plastika] në lumenjtë dhe oqeanet tona vjen nga rrjedhjet e tilla”, thotë ai.

Një studim i kryer në Ontario të Kanadasë gjeti se 99 për qind e grimcave mikroplastike shpërndahen në vende të tjera, jashtë vendit ku llumi i ujërave të zeza ishte përdorur fillimisht.

Ndotja e mjedisit

Megjithatë, para se t’i largojë shiu, mikroplastikat mund të lëshojnë kimikate toksike në tokë. Ato jo vetëm që prodhohen nga kimikate potencialisht të dëmshme që mund të lirohen në ambient gjatë shpërbërjes së tyre, por mikroplastikat mund edhe të thithin substanca të tjera toksike, duke ua mundësuar atyre kështu ndotjen e tokave bujqësore, sipas Loftyt.

 

Një raport i Agjencisë britanike të Ambientit tha se mbetjet e ujërave të zeza të destinuara për tokat bujqësore angleze ishin të kontaminuara me ndotës si dioksina dhe hidrokarbure aromatike policiklike në “nivele që mund të paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut”.

Një eksperiment i vitit 2020 nga Mary Berth Kirkham, agronome nga Universiteti i Kansasit, zbuloi se plastika shërben për marrjen e kimikateve toksike, si kadmiumi, nga bimët. “Në zonat ku në tokë kishte kadmium dhe plastikë, gjethet e grurit që rritej aty kishin shumë më shumë kadmium sesa në bimët që rriteshin në zonat pa plastikë në tokë”, kishte thënë Kirkham në kohën e studimit.

Hulumtimet tregojnë gjithashtu se mikroplastika mund ta pengojë rritjen e krimbave të tokës dhe të bëjë që ata të humbin peshë. Arsyet për humbjen e peshës nuk janë zbuluar ende plotësisht, por një teori është se mikroplastika mund ta pengojë traktin tretës të krimbave të tokës, duke kufizuar aftësinë e tyre për të thithur lëndë ushqyese dhe duke e kufizuar kështu rritjen e tyre. Kjo ka një ndikim negativ edhe në ambientin më të gjerë, thonë studiuesit, pasi krimbat e tokës luajnë një rol jetik në ruajtjen e shëndetit të tokës. Aktiviteti i tyre ajros tokën, parandalon erozionin, përmirëson kullimin e ujit dhe riciklon lëndët ushqyese.

Grimcat e plastikës mund të ndotin edhe drejtpërdrejt produktet ushqimore. Një studim i vitit 2020 gjeti mikroplastikë dhe nanoplastikë në fruta dhe perime të shitura në supermarkete, si dhe në prodhimet e shitura nga shitësit vendas në Sicili të Italisë. Mollët ishin pemët më të kontaminuara, ndërsa karotat kishin nivelet më të larta të mikroplastikës nga perimet e testuara.

Sipas hulumtimit nga Willie Peijnenburg, profesor i toksikologjisë mjedisore dhe biodiversitetit në Universitetin Leiden në Holandë, produktet thithin grimcat nanoplastike – fragmente të vogla, rreth 100 deri në 1.000 herë më të vogla se një qelizë gjaku e njeriut – nga uji dhe toka përreth rrënjëve të tyre.

Analiza dëshmoi se sasia më e madhe e plastikës u grumbullua nga rrënjët e bimëve, ndërsa vetëm një sasi shumë e vogël udhëtonte deri në lastarë.

“Përqendrimet në gjethe janë shumë nën 1 për qind”, thotë Peijnenburg. Për perimet me gjethe si marulet dhe lakrat, përqendrimet e plastikës ka të ngjarë të jenë relativisht të ulëta, por për perimet me rrënjë si karotat, rrepkat dhe rrepat, rreziku i konsumimit të mikroplastikës është më i madh, paralajmëron ai.

Te perimet që frutin e kanë në rrënjë, rreziku i konsumimit të mikroplastikës është më i madh

Te perimet që frutin e kanë në rrënjë, rreziku i konsumimit të mikroplastikës është më i madh

Një studim tjetër nga Peijnenburg dhe kolegët e tij gjeti se në marule dhe grurë, sasia e mikroplastikës ishte dhjetë herë më e ulët sesa në tokën përreth. “Ne zbuluam se vetëm grimcat më të vogla merren nga bimët dhe ato të mëdha jo”, thotë Peijnenburg.

Kjo është qetësuese, shton Peijnenburg. Megjithatë, një pjesë e madhe e grimcave mikroplastike degradohen ngadalë dhe shpërbëhen në nanogrimca, duke shtuar kështu një “burim të mirë për thithjen e [plastikës] nga bimët”, shton ai.

Marrja e grimcave plastike nuk dukej se pengonte rritjen e produkteve ushqimore, sipas hulumtimit të Peijnenburgut. Por, se çfarë efekti ka kjo prani e plastikës në ushqim për shëndetin tonë është më pak e qartë.

Nevojiten studime të mëtejshme për ta qartësuar këtë, thotë Peijnenburg, veçanërisht pasi problemi vetëm do të bëhet më i madh.

“Do të duhen dekada përpara se plastika të hiqet plotësisht nga mjedisi”, thotë ai. “Edhe nëse rreziku nuk është aktualisht shumë i madh, nuk është ide e mirë të kemi kimikate të përhershme [në tokën bujqësore]. Ato do të grumbullohen dhe më pas mund të paraqesin rrezik”.

Sipas një studimi, sasia e mikroplastikës në grurë ishte dhjetë herë më e ulët sesa në tokën përreth.

Sipas një studimi, sasia e mikroplastikës në grurë ishte dhjetë herë më e ulët sesa në tokën përreth.

Ndikimi në shëndet

Përderisa efekti i gëlltitjes së plastikës për shëndetin e njeriut nuk është ende plotësisht i qartë, tashmë ka disa studime që sugjerojnë se një gjë e tillë mund të jetë e dëmshme. Studimet tregojnë se kimikatet e përdorura gjatë prodhimit të plastikës mund të dëmtojnë sistemin endokrin dhe hormonet që rregullojnë rritjen dhe zhvillimin tonë.

Kimikatet e gjetura në plastikë thuhet se kanë lidhje me një sërë problemesh të tjera shëndetësore, si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe zhvillimin e dobët të fetusit.

Gëlltitja e një sasie të madhe të mikroplastikës mund të shkaktojë edhe dëmtime qelizore që mund të çojnë në inflamacion dhe reaksione alergjike, sipas analizave nga studiuesit në Universitetin e Hull-it në Mbretërinë e Bashkuar.

Studiuesit analizuan 17 studime të publikuara më herët të cilat studionin ndikimin toksikologjik të mikroplastikës në qelizat njerëzore. Ky studim krahasonte sasinë e mikroplastikës që shkaktonte dëme në qeliza, sipas testeve laboratorike, me sasinë e mikroplastikës që konsumohet nga njerëzit përmes ujit të pijshëm, ushqimeve të detit dhe kripës. Ai zbuloi se sasitë që konsumoheshin u afroheshin atyre që mund të shkaktonin vdekjen e qelizave, por gjithashtu mund të shkaktonin reagime të sistemit imunitar, si reaksionet alergjike, dëmtimin e mureve qelizore dhe stresin oksidativ.

“Hulumtimi ynë tregon se ne po gëlltisim mikroplastikë në nivele që përputhen me efektet e dëmshme në qeliza”, thotë Evangelos Danopoulos, autor kryesor i studimit nga Shkolla Mjekësore Hull York. “Ne e dimë se mikroplastika mund të kalojë barrierat e qelizave dhe gjithashtu t’i thyejë ato. Ne e dimë se ato gjithashtu mund të shkaktojnë stres oksidativ në qeliza, që përbën fillimin e dëmtimit të indeve”.

Nëse e dimë se llumi është i ndotur me mikroplastikë dhe se bimët kanë aftësinë t’i nxjerrin ato nga toka, a duhet ta përdorim atë si pleh?”

Ekzistojnë dy teori se si mikroplastika çon në shkatërrimin e qelizave, thotë Danopoulos. Skajet e tyre të mprehta mund të çajnë murin qelizor ose kimikatet në mikroplastikë mund të dëmtojnë qelizën, thotë ai. Studimi zbuloi se mikroplastika me formë të çrregullt kishte më shumë gjasa të shkaktonte vdekjen e qelizave.

“Ajo që ne tani duhet ta kuptojmë është se sa mikroplastikë gjendet në trupin tonë dhe çfarë lloj madhësie dhe forme e mikroplastikës arrin ta kalojë barrierën qelizore”, thotë Danopoulos. Nëse plastika do të grumbullohej në nivelet në të cilat ato mund të bëhen të dëmshme përgjatë një periudhe kohore, kjo mund të përbëjë rrezik edhe më të madh për shëndetin e njeriut.

Por, edhe pa këto përgjigje, Danopoulos ngrit pyetjen nëse nevojitet më shumë kujdes për t’u siguruar që mikroplastika të mos hyjë në zinxhirin ushqimor. “Nëse e dimë se llumi është i ndotur me mikroplastikë dhe se bimët kanë aftësinë t’i nxjerrin ato nga toka, a duhet ta përdorim atë si pleh?”, pyet ai.

Ndalimi i llumit të ujërave të zeza

Përhapja e llumit në tokat bujqësore është e ndaluar në Holandë që nga viti 1995. Holanda fillimisht nisi ta djegë llumin për ta asgjësuar, por pastaj filloi ta eksportojë atë në Mbretërinë e Bashkuar, ku u përdor si pleh për tokat bujqësore, pas problemeve që u shfaqën në një fabrikë djegieje në Amsterdam.

Zvicra e ndaloi përdorimin e llumit të ujërave të zeza si pleh në vitin 2003, sepse ai “përfshin një gamë të tërë substancash të dëmshme dhe organizmash patogjenë të prodhuar nga industria dhe familjet private”.

Frutat e patates që rriten në tokë.

Frutat e patates që rriten në tokë.

Shteti amerikan, Maine, e ndaloi gjithashtu këtë praktikë në prill të vitit 2022, pasi autoritetet mjedisore gjetën nivele të larta PFAS në tokën bujqësore, prodhimet ushqimore dhe në ujë. Nivele të larta të PFAS-it u zbuluan edhe në gjakun e fermerëve. Ndotja e përhapur gjerësisht detyroi disa ferma të mbylleshin.

Ligji i ri i shtetit Maine ndalon aplikimin, shitjen dhe shpërndarjen e plehut që përmban llum të ujërave të zeza, por nuk e ndalon eksportimin e tij.

Por, një ndalim i plotë i përdorimit të llumit të ujërave të zeza si pleh nuk është domosdo zgjidhja më e mirë, thotë Wilson nga Universiteti i Cardiff-it. Në vend të kësaj, një gjë e tillë mund të nxisë fermerët të përdorin më shumë plehra azotike sintetike, të bëra nga gazi natyror, thotë ajo.

“[Me llumrat e ujërave të zeza], ne po përdorim një mbetje në një mënyrë efikase në vend që të prodhojmë plehra të pafund të karburantit fosil”, thotë Wilson. Mbetjet organike në llum gjithashtu ndihmojnë në rikthimin e karbonit në tokë dhe e pasurojnë atë me lëndë ushqyese si fosfori dhe azoti, i cili parandalon degradimin e tokës, thotë ajo.

“Ne duhet të përcaktojmë sasinë e mikroplastikës në llumrat e ujërave të zeza në mënyrë që të mund të [përcaktojmë] se ku janë pikat e nxehta dhe të fillojmë ta menaxhojmë atë”, thotë Wilson. Në vendet me nivele të larta të mikroplastikës, llumi i ujërave të zeza mund të digjet për të gjeneruar energji në vend që të përdoret si pleh, sugjeron ajo.

Një mënyrë për të parandaluar ndotjen e tokës bujqësore është rikuperimi i yndyrave dhe vajit (të cilat përmbajnë nivele të larta mikroplastike) në impiantet e trajtimit të ujërave të zeza dhe përdorimi i këtij “llumi sipërfaqësor” si biokarburant, në vend që të përzihet me llum të ujërave të zeza, thonë Wilson dhe kolegët e saj.

Disa vende evropiane, si Italia dhe Greqia, hedhin llumrat e ujërave të zeza në vendgrumbullime të caktuara. Por, studiuesit paralajmërojnë se ekziston rreziku i rrjedhjes së mikroplastikës në mjedis nga këto vende dhe kështu mund të ndotet toka dhe ujërat përreth.

Kultura e karotës, fruti i së cilës rritet në tokë.

Kultura e karotës, fruti i së cilës rritet në tokë.

Wilson dhe Danopoulos thonë se nevojiten shumë më tepër studime për të përcaktuar sasinë e mikroplastikës në tokën bujqësore dhe ndikimet e mundshme mjedisore dhe shëndetësore.

“Mikroplastika tani është në prag të kalimit nga një kontaminues në një ndotës”, thotë Danopoulos. “Një ndotës është diçka që gjendet aty ku nuk duhet të jetë.

Mikroplastika nuk duhet të jetë në ujin dhe tokën tonë. Nëse vërtetojmë [se ato kanë] efekte negative, kjo do t’i bënte ato një ndotës dhe [ne] do të duhej të sjellim legjislacion dhe rregullore për këtë”.

Përgatiti: Doruntina Baftiu
blank

A ndikon mungesa e Vitaminës D tek tensioni i lartë i gjakut?

Mungesa e vitaminës D mund të lidhet me sëmundjet e zemrës dhe me një rrezik të shtuar në rritjen e presionit të gjakut.

Tashmë dihet se mungesa e vitaminës D dobëson kockat, por kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës roli që mund të luajë vitamina D mbetet i paqartë.

Mungesa e vitaminës D mund të lidhet me sëmundjet e zemrës dhe me një rrezik të shtuar në rritjen e presionit të gjakut (hipertensioni).

Sidoqoftë është shumë herët për të thënë nëse mungesa e vitaminës D shkakton presion të lartë të gjakut ose nëse suplementet e vitaminës D mund të kenë ndonjë rol në trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Nevojiten ende shumë kërkimë për këtë.

Ajo që mbetet e sigurtë është se vitamina D është një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për shëndetin e njeriut.

Mjekët këshillojnë që një person nga mosha 19 deri në 70 vjeç duhet të marrë rreth 15 mikrogramë vitaminë D në ditë, ndërsa një i moshuar mbi moshën 70 vjeç duhet të konsumojë rreth 20 mikrogramë në ditë.

Por disa mjekë ngrenë pyetjen nëse këto nivele janë të mjaftueshme dhe mendojnë se marrja e një doze më të lartë do të ndihmonte më shumë njerëz.

Por shkencëtarë të fushës së mjekësisë rekomandojnë që të rriturit të shmangin marrjen e më shumë se 15 mikrogramëve në ditë, pasi mund të ketë efekte toksike.

Nëse shqetësoheni se jeni duke marrë më pak ose më shumë vitaminë D, kontaktoni mjekun tuaj. Ai mund t’iu rekomandojë një test për të kontrolluar nivelin e vitaminës D në gjak.

Kontrolli për mungesën e vitaminës D është i rëndësishëm edhe tek njerëzit me lëkurë të errët.

Lëkura e errët ka nivele më të larta të melaninës, pigmentit që i jep ngjyrë lëkurës.

Sa më shumë melaninë të keni, aq më e vështirë është për lëkurën tuaj të prodhojë vitaminë D nga rrezet e diellit.

Njerëzit që mund të përfitojnë nga testimi për vitaminën D në gjak janë:

-Njerëzit të cilët nuk kalojnë shumë kohë në diell.

-Të moshuarit.

-Njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore, që kanë vështirësi në përthithjen e vitaminës D./AgroWeb.org

blank

Çfarë duhet të dini për gripin sezonal – Këshillat e rëndësishme

Ekspertët e ISHP e cilësojnë këtë situatë si normale për stinën në të cilën ndodhemi, duke marrë parasysh edhe uljen e madhe të temperaturave.

Sezoni i gripit dhe të ftohurave ka filluar dhe përpara se të ikë duket se do të shpërndahet mirë në të gjithë territorin.

Këtë e konfirmon edhe Instituti i Shëndetit Publik ku thuhet se gripi po qarkullon edhe në Shqipëri si në të gjithë Evropën.

Konkretisht bëhet fjalë për virusin A/H1 i cili në vendin tonë është në rritje dhe për momentin cilësohet me një intensitet mesatar.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, janë rregjistruar rreth 11 mijë raste me simptoma të këtij lloj gripi vetëm gjatë ditëve e orëve të fundit.

Ekspertët e ISHP e cilësojnë këtë situatë si normale për stinën në të cilën ndodhemi, duke marrë parasysh edhe uljen e madhe të temperaturave.

Gjithësesi ata japin disa këshilla për të gjithë përsonat e prekur ose jo nga gripi për ta kaluar sa më lehtë këtë situatë.

Si të veproni

Nëse nuk jeni prekur ende nga gripi, bëni mirë që të kujdeseni për higjenën e trupit tuaj.

Kjo do të mbajë bakteret dhe viruset larg jush.

Ekspertët këshillojnë të;

– Lani duart rregullisht

– Pastroni hundët me shami njëpërdorimshme

– Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini

– Evitoni ambientet e mbipopulluara dhe me shumë njerëz

– Ruani një temperaturë të qendrueshme brenda banesave tuaja.

– Ajrosini vazhdimisht ambientet ku rrini.

Nëse jeni të sëmurë

Në rastet kur jeni prekur nga gripi bëni kujdes që të mos rëndoni gjendjen në të cilën ndodheni.

Për të qenë sa më të sigurt mjafton të ndiqni këshillat si më poshtë.

Qëndroni në shtëpi, kufizoni daljen në ambiente të ftohta.

– Konsumoni ushqime të ngrohta

– Pini sa më shumë lëngje

– Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve)

– Mos e nënvlerësoni gripin. Sa herë nuk ndjeheni mirë, konsultohuni me mjekun.

Për më shumë informacion rreth kujdesit dhe parandalimit të viruseve gripale shikoni infografikën e mëposhtëme;

blank

/AgroWeb.org

blank

Sfungjerët natyralë “Luffa”në Shqipëri – Si ndikojnë në qarkullimin e gjakut?

Me siguri nuk keni dëgjuar shpesh për to, por këta sfungjerë natyralë nuk janë të njohur vetëm në ditët e sotme! Ato patën kulmin e popullaritetit të tyre në Shtetet e Bashkuara, para Luftës së Dytë Botërore. Në atë periudhë shumë prej tyre u rritën dhe u importuan nga Japonia.

Por duke qenë se rriten më së miri në klimat tropikale dhe subtropikale, sot kultivohen dhe importohen nga pothuajse çdo vend me klimë të ngrohtë madje edhe në Shqipëri.

Të njohur për efikasitetin e tyre, e mbi të gjitha sepse janë natyralë, nuk ndosin ambjentin dhe nuk përmbajnë kimikate të dëmshme për shëndetin, këto produkte ende kanë disa të fshehta.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me gjithçka që duhet të dini rreth tyre.

Si prodhohen?

Këto sfungjerë nxirren nga një bimë e ngjashme me kungullin apo kastravecin. Kur bima lulëzon, ajo këputet, qërohet dhe pastrohet nga farat. Në këtë mënyrë përftohet edhe sfungjeri i njohur si “Luffa”.

Përdorimet dhe përfitimet

Janë përdorur historikisht nga njerëzit për:

  • Për të pastruar lëkurën.

Pastron lëkurën në thellësi duke ju dhuruar më shumë rini dhe butësi.

  • Për të larguar lëkurën e vdekur nga trupi dhe fytyra

Heqja e qelizave të vdekura të lëkurës jo vetëm që përmirëson pamjen dhe ndjesinë e saj, por gjithashtu largon bakteret dhe qelizat e dëmshme.

  • Për të stimuluar qarkullimin e gjakut.

Sipas revistës së shëndetit Healthline, masazhimi i lëkurës me këtë material ju ndihmon të stimuloni lëvizjen e mirë të gjakut teksa bëni dush. Ato gjithashtu mund të përdoren edhe për pastrimin e pllakave, dusheve, lavamanëve dhe sipërfaqeve të tjera.

Ku mund ta blini në Shqipëri?

Këta sfungjerë natyral po kthehen në modë dhe nuk është e vështirë t’i gjesh.

Një alternativë Shqiptare mund ta gjeni tek “Rinora Handmade” , një punishte dhe kultivues i këtij lloj sfungjeri, i pari që rritet në vendin tonë në zonën e Beratit.

Rinora Handmade ofron 3 lloje paketimesh dhe përmasash të sungjerit Luffa e cilia mund të përdoret për, trupin apo fytyrën, si dhe një model Luffa dhe sapun.

blank

Dy llojet e paketimeve në çmimin 2000 dhe 1500 lekë ndahen në sungjer trupi, fytyre, këmbësh dhe sapunë natyralë me mjaltë dhe gjalpë shea.

blank
blank
blank
Seti për pastrimin e trupit dhe ftyrës / Seti për pastrimin e fytyrës / Seti për pastrimin e këmbëve

Nëse kontaktoni Rinora Handmade në facebook dhe instagram, ju mund të përgatisni setin tuaj të sfungjerëve Luffa.

Cilat janë reziqet e mundshme?

Këto sfungjerë dushi që përdoren për pastrimin e lëkurës tuaj, nuk janë gjithmonë të përbërë nga materiale natyrale dhe ekologjike. Prandaj duhet të tregoheni të kujdesshëm kur vendosni t’i blini ato, duke zgjidhur gjihmonë një shitës të besuar.

Edhe pse pastrojnë shumë mirë lëkurën tuaj, duke larguar qelizat e vdekura, ka disa rreziqe të fshehura. Pasi ta varni sfungjerin për t’u tharë në zonën e dushit, ai mund të  mbledhë lagështinë.

Por kur qelizat e vdekura të lëkurës mbeten në një vend të lagësht, aty fillojnë shumimin bakteret e rrezikshme. Edhe pse shancet që bakteret e stafilokokut ose streptokokut të rriten janë të ulta, ato mund të bartin baktere të tjera të rrezikshme si E. coli.

E duke qenë se mund të dëmtojnë lëkurat e ndjeshme për shkak të ashpërsisë, mund të dëmtojë lëkurën me kalimin e kohës.

Alternativa të tjera

Sfungjeri i detit është një alternativë e mirë. Sepse nuk ka asnjë ngjyrues, konservues ose kimikate brenda.

Për më tepër, ka disa enzima natyrale të cilat vrasin bakteret. Megjithatë, edhe ky lloj duhet të pastrohet rregullisht, të thahet pas dushit dhe të zëvendësohet shpesh.

Zgjedhja më e sigurtë mbetet një leckë ose peshqir. Ato mund të pastrohen menjëherë pas përdorimit në lavatriçe dhe të shpëlahen rregullisht me detergjent dhe ujë të nxehtë.

Gjithashtu mund të përdoren në mënyrë të sigurt për vite me rradhë, ndryshe nga shumë sfungjerë të tjerë. /AgroWeb.org

blank

Shqiptarët “kampionë” të gjumit në botë, studimi i Nature tregon se flemë më gjatë se japonezët dhe izraelitët

A e dini se truri juaj e prodhon natyrshëm hormonin e quajtur melatonin, kur jeni në një mjedis të errët?

Një artikull i kohëve të fundit në Nature përshkruan atë që është ndoshta studimi më i madh global mbi kohëzgjatjen e gjumit dhe tregon tre faza të dallueshme tek ata që flenë në të gjithë botën, që korrespondojnë me moshën e rritur të hershme, të mesme dhe të vonë.

Normat kulturore dhe gjerësia gjeografike

Por modelet e gjumit modulohen edhe nga faktorë të tjerë, duke përfshirë kohëzgjatjen e jetës, nivelin e arsimit dhe gjininë. Mesatarisht, femrat flenë 7.5 minuta më shumë se meshkujt. Çuditërisht, gjeografia është gjithashtu një faktor. Ndërsa kohëzgjatja mesatare botërore e gjumit është pak më shumë se 7 orë, mesatarja në nivel vendi ndryshon me pothuajse një orë. Nga 63 kombësitë e hulumtuara, shqiptarët kanë fjetur më gjatë, mesatarisht 7 orë e 32 minuta në natë. Kjo është dukshëm më shumë se mesatarja e japonezëve, që del me vetëm 6 orë e 38 minuta gjumë, apo e izraelitëve që flenë pak më shumë se 6 orë. 

Pra, çfarë e shpjegon ndryshimin? 

Sipas studiuesve, kjo është për shkak të normave kulturore dhe gjerësisë gjeografike. Si shembull i të parës, artikulli citon dremitjen në vendin e punës, i cili mund të jetë i neveritshëm në disa vende (p.sh., SHBA ose Franca), ndërsa konsiderohet normale nga fqinjët e tyre (p.sh. Spanja ose Italia). Gjithashtu, “Vendet e Lindjes së Largët, Japonia në veçanti, janë vërejtur të raportojnë më pak gjumë. Kjo mund të shpjegohet pjesërisht me kulturën e punës në këto vende, Japonia është i vetmi komb në botë ku 25% e punëtorëve të punësuar punojnë më shumë se 50 orë në javë.

Kili, vendi i preferuar për studime gjeografike

Dhe si shembull i faktorit gjeografik, studiuesit i referohen një studimi të mëparshëm që tregon një divergjencë në kohëzgjatjet e gjumit në Kili, një vend veçanërisht i përshtatshëm për të studiuar dallimet në gjerësi. Ky studim zbuloi se kohëzgjatja mesatare e gjumit në ditët e punës ishte 7 orë e 55 minuta në veri dhe 8 orë 20 minuta në jug. Me fjalë të tjera: Kilianët më afër ekuatorit flenë më pak se bashkatdhetarët e tyre kudo në vend.

Ky studim dha rezultate paksa të ndryshme nga ai aktual, që tregon se kiliani mesatar i afrohet sasisë mesatare globale të gjumit. Sidoqoftë, ndryshimi kilian përputhet me gjetjet në studimin global, të cilat tregojnë gjithashtu një korrelacion pozitiv midis kohëzgjatjes mesatare të raportuar të gjumit në nivel vendi dhe distancës së tyre nga ekuatori.

Të dy faktorët e kombinuar rezultuan në shtatë “grupe globale”, brenda secilit prej të cilave kohëzgjatja mesatare e gjumit ishte e ngjashme, për shkak të afërsisë ekonomike, historike dhe/ose gjeografike: Evropa Lindore dhe Perëndimore, Azia Lindore dhe Perëndimore, Afrika, Amerika Latine dhe një “Dega perëndimore” (d.m.th., Australi, Zelanda e Re, Kanada dhe SHBA)

Sado magjepsëse të jetë kjo, gjeografia është vetëm një element në përzierjen komplekse të faktorëve që parashikojnë se sa kohë do të flini sonte. Pra, së pari përpiquni të punoni më pak, të hani më mirë dhe të ushtroni më shumë. Dhe nëse kjo nuk funksionon, atëherë gjithsesi: Emigroni në Shqipëri.

Burimi: Dosja.al

blank

SHBA: pilula për abortin në farmaci

VOAL- Farmacitë me pakicë në SHBA lejohen të shesin pilulën e abortit mifepristone për herë të parë, sipas një ndryshimi të rregullit të ri nga administrata Biden. Këtë e raporton BBC.

Pacientët aktualisht e marrin këtë ilaç personalisht nga një profesionist i kujdesit shëndetësor. Sipas rregullave të reja, këta do të jenë në gjendje, gjithmonë me paraqitjen e një recete, të blejnë pilulën në dyqan ose në internet. Ky është një vendim që mund të rrisë ndjeshëm aksesin në abort përmes ilaçeve.

Pilulat e abortit janë bërë më të kërkuara pas vendimit të Gjykatës së Lartë të vitit të kaluar që goditi të drejtat federale të abortit, me disa shtete konservatore që ndaluan ose kufizuan në mënyrë drastike aksesin ndaj abortit. Sipas Institutit Guttmacher, më shumë se gjysma e aborteve në Shtetet e Bashkuara tashmë kryhen me përdorimin e ilaçeve dhe jo me operacion. rsi-eb

blank

Kthimi në punë pas Festave – Si t’i riktheheni rutinës

Kthimit në punë i druhen të gjithë dhe në shumë raste, thjesht ideja të shteron energjitë.

Ditët e pushimit gjatë festave janë fantastike për tu rimëkëmbur nga ritmi kaotik i ditëve plot angazhime të vitit por edhe për të kaluar më shumë kohë me veten dhe familjen.

Kthimit në punë i druhen të gjithë dhe në shumë raste, thjesht ideja të shteron energjitë.

Ekspertët e AgroWeb.org ofrojnë këshillat e mëposhtme për të përballuar me sa më pak vështirësi kthimin në punë pas festave.

Pranoni Realitetin

Si çdo gjë në jetë, edhe pushimet e kanë një afat.

Ndaj mos u demoralizoni por pranoni realitetin.

Jini të ndërgjegjshëm dhe përgatituni shpirtërisht për faktin se ditët e para të rutinës suaj të punës do të jenë të vështira.

Vendosni Prioritete

Gjatë kthimit në punë, mund t’ju duket sikur keni një mal me detyra për të bërë.

Mos u frikësoni. Mjafton të vendosni prioritete mes detyrave që keni për të bërë, duke ia nisur me ato urgjentet.

Hapni Postën Elektronike Para Kthimit Në Punë

Mos u frikësoni nga prania e njoftimeve në adresën tuaj elektronike të punës.

Për të lehtësuar kthimin në punë, një mbrëmje më parë hapeni postën elektronike dhe shikoni gjërat më urgjente për tu bërë të nesërmen.

Veç postës elektronike, ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që në mbrëmje të bëni gati rrobat, çantën, portofolin dhe çdo gjë që ju duhet për t’ia nisur ditën mbarë.

Shkoni Më Herët Në Zyrë

Nëse shkoni më herët në zyrë, jo vetëm që do të shmangni trafikun por edhe ankthin që shkakton ai.

Arsyeja e dytë përse duhet të shkoni më herët në zyrë është se mund t’i jepni kohë vetes që të përshtateni me ambientin dhe kolegët.

Ju mund ta nisni ditën me një filxhan kafeje dhe do të keni kohë për të pastruar dhe sistemuar këndin tuaj të punës.

Planifikoni Një Drekë Jashtë

Gjatë ditës së punës përpiquni të merrni pushime të shkurtra dhe mbi të gjitha planifikoni që të hani drekën jashtë me kolegët dhe miqtë.

Pushimet e shkurtra në punë janë ideale për të shmangur frikën e ngecjes në ambient të mbyllur.

Përpos të tjerave, do të keni mundësi të ndërveproni dhe komunikoni me kolegët, gjë që përbën pikësnisjen e marrëdhënieve shoqërore.

Dëgjoni Muzikë

Muzika është ideale për të larguar plogështinë e ditës së parë në punë.

Gjeni këngët që ju pëlqejnë, mundësisht ato që nuk ju përgjumin, dhe dëgjojini gjatë ditës.

Do të keni mundësi që të përqendroheni mjaftueshëm për të bërë punën me sukses.

blank

Cili është ‘Personaliteti Juaj i Festave”? – Si ta zbuloni

Kur mendoni për festat e fundvitit, cila është fjala e parë që ju vjen në mendje? Familja, argëtimi apo stresi?

Festat përveç gëzimeve sjellin ndjesi të ndryshme për njerëz të ndryshëm.

Mënyra se si ndiheni dhe reagoni ndaj festave mund të tregojë shumë për personalitetin tuaj.

Psikologia Natalie Dattilo një psikologe e licencuar dhe petagoge e psikiatrisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit, krijoi një strategji vlerësimi të “personalitetit të festave”.

Arsyeja është se ajo beson që të gjithë kanë mendime për festat, pavarësisht nëse i festojnë apo jo.

Ky lloj klasifikimi përfshin vlerat dhe besimet e njerëzve për festat dhe festimet në përgjithësi, rolin e traditës në jetën e tyre, si dhe marrëdhëniet dhe ndjenjën e lidhjes me të tjerët.

Ajo thotë se njohja e “personalitetit të festave” ose se çfarë vlerësoni më shumë rreth tyre, mund t’ju ndihmojë të jeni më autentikë dhe të qëllimshëm në mënyrën se si dhe me kë zgjidhni të kaloni këtë periudhë të vitit.

Ky vlerësim është krijuar për të nxitur vetë-reflektim duke iu përgjigjur disa pyetjeve të thjeshta si :

-Kur mendoni për festat e fundvitit, cila është fjala e parë që ju vjen në mendje? Familja, argëtimi apo stresi?

-Si ndiheni për festat e fundvitit, sinqerisht?

-E prisni me padurim pëtë periudhë të vitit? A e ndiheni të vetmuar këtë periudhë të vitit?

-A ndjeni më shumë presion dhe detyrim?

-A ju pëlqen dhe dëshironi që të mos mbarojë kurrë?

Përgjigjet tuaja për këto pyetje mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni nëse bëni pjesë në një nga tre llojet e përgjithshme të “personalitetit të festave”, të cilat janë:

Personat Tradicionalë

Personat e këtij grupi priren të vlerësojnë familjaritetin dhe rutinën gjatë festave.

Ata ndihen të rrënjosur pas traditës, e cila i jep kësaj periudhe të vitit më shumë qëllim dhe kuptim.

Festuesit

Ata priren të vlerësojnë spontanitetin, dhënien e dhuratave dhe atmosferën e bukur.

Personave në këtë grup iu pëlqen të festojnë dhe ndonjëherë ata mund të jenë të shkujdesur, veçanërisht kur bëhet fjalë për shpenzimin e parave.

Njerëzit e shoqërueshëm

Ata vlerësojnë bashkësinë, janë socialë dhe shumë të shoqërueshëm.

Këta individë kënaqen duke u bashkuar me familjen dhe miqtë, por gjithashtu mund të kenë edhe një ndjenjë të fortë detyrimi për ta bërë këtë.

Për këtë arsye mund të përfundojnë duke kaluar kohë me njerëz që nuk i pëlqejnë ose nuk shkojnë mirë.

Është e rëndësishme të mbani mend se pavarësisht se cilit grup mendoni se si përksini, ju gjithmonë duhet të merrni kohë për veten tuaj dhe vendosni kufij nëse është e nevojshme.

Pse festat janë argëtuese për disa dhe stresuese për të tjerët?

Shumë njerëz që janë shumë socialë dhe të hapur ndaj eksperiencave, priren t’a shohin këtë periudhë festash si  argëtuese dhe emocionuese.

Ndërsa për ata që janë të tërhqur dhe jo shumë social, kjo mund të jetë një sfidë e vështirë.

Prandaj do t’ju duhet më shumë kohë për të pushuar dhe për të marrë energji të reja, në mënyrë që të shijoni në periudhë./AgroWeb.org

blank

Recetat ideale për Festat e Fundvitit – Zbuloni çfarë duhet të keni në tryezë

Të gatuash për festa kërkon kohë dhe mund të jetë e lodhshme, por kjo shpërblehet kur të gjithë e dashurojnë atë që keni gatuar.

Festat e fundvitit sjellin hare dhe atmosferë në shtëpitë e kujtdo dhe ajo çka i bashkon të gjithë në një tryezë janë kujtimet e mira, bisedat e ngrohta e ku nuk mungon asnjëherë shija.

Të gatuash për festa kërkon kohë dhe mund të jetë e lodhshme, por kjo shpërblehet kur të gjithë e dashurojnë atë që keni gatuar.

Ajo që e bën më të lehtë përgatitjen e ushqimeve është ndjekja e recetave me përpikmëri, në këtë mënyrë nuk do gaboni asnjëherë.

Ndaj AgroWeb.org këtë fundvit ju prezanton me 5 recetat ideale për festa, të cilat do mbushin tavolinën dhe do t’ju kënaqin.

Shtrimi i Tryezës

Gjithçka nis me një tavolinë të shtruar bukur, e cila do të bëjë gjithçka të duket më tërheqëse. Lexoni hapat që duhet të ndiqni këtu.

blank

Antipasta

Antipastat konsiderohen si prezantimi i parë me tryezën dhe mikëpritjen. Këtu luan një rol shumë të rëndësishëm fantasia, me të cilën mund të eksperimentoni sa të dëshironi.

Zbuloni se si t’i përgatisni të duhurat përmes këtij artikulli.

blank

 

Djathë i Bardhë i Pjekur Në Furrë

Një tjetër specialitet që nuk duhet të mungojë si antipastë në tryezën tuaj është Djathi i Bardhë i Furrës me vaj ulliri e spec djegës. Zbuloni mënyrën e përgatitjes këtu.

blank

Qofte Krokante me Patate

Disa qofte krokante të ngrohta e të shijshme nuk bëjnë dëm. Përkundrazi, të gjithë do të lëpijnë gishtat me këtë pjatë. Ndiqni recetën e përgatitjes së tyrë këtu.

blank

Sallata

E çfarë është darka e festave të fundvitit pa një sallatë shumëngjyrëshe dhe të freskët? Lakra e kuqe e kombinuar me portokallin sëbashku me pak limon e kripë, padyshim që ofron larmishmëri. Ndiqini hapat e thjeshtë këtu.

blank

Rosto me Mish Viçi

Një ndër gatimet tradicionale të këtyre festave është rosto e mishit të viçit, e cila kërkon mjeshtëri në përgatitje. Ndiqni me kujdes recetën këtu dhe shijojeni me patjetër këtë fund vit.

blank

Përshesh me Gjel Deti

Kurora si pjata më e mirë e festave i takon përsheshit me gjel deti. Aroma, përbërësit dhe shija që kjo pjatë sjell të ngroh shpirtin. Përsheshi nuk duhet të mungojë asnjëherë, ndaj AgroWeb ju tregon mënyrën ideale të përgatitjes së tij përmej këtij artikulli.

blank

Ëmbëlsira

E fundit por jo nga rëndësia është ëmbëlsira e cila do përmbyllë darkën e shumëpritur të vitit. Ju mund të përgatisni kadaif ose baklava, por AgroWeb ju sugjeron një tjetër recetë të famshme me të cilën mund të shpalosni talentin tuaj. Mësoni se sit ë përgatisni ëmbëlsirën me fruta të thata dhe konjak përmes këtij artikulli.

blank

Send this to a friend