VOAL – BERNË – Agjencia Zvicerane e Lajmeve sda/ats në informacionin e orës 09:35 me titull “Shqipëri: administrativet, një test i ri për anëtarësim në BE”, ku shkruhet:
“Mbi 3,37 milionë shqiptarët janë thirrur sot në kutitë e votimit në zgjedhjet e para pas miratimit të reformës administrativo-territoriale që i ka zvogëluar thellësisht nga 373 në vetëm 61 komunat në të gjithë vendin.
Procesi sotëm përbën testin e radhës të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe, siç është pohuar edhe nga presidenti i Republikës Bujar Nishani, “duhet të jetë investimi ynë kryesor për afrimin e negociatave për anëtarësim,” çka Tirana shpreson ta arrijë në vjeshtë. Në garë janë 63 formacione politike, 37 prej të cilave janë bashkuar me socialistët e kryeministrit Edi Rama, në koalicionin ‘Aleanca për Shqipërinë Evropiane’. Ndërsa 15 të tjera janë bashkuar në ‘Aleancën për Punë dhe Dinjitet’, koalicionin e qendrës së djathtë të opozitës së drejtuar nga Lulzim Basha.
Vota e sotme përbën sfidën e parë edhe Ramën e qeverinë e tij, pas gati dy vjetësh në pushtet, por edhe për Bashën, i cili nga viti 2013 ka zëvendësuar në krye të opozitës liderin historik të qendrës së djathtë, Sali Berisha. I gjithë vendi është ndarë në 90 kolegje zgjedhore. Këto janë organizuar në 5299 qendra votimi të cilat do të qëndrojnë hapur deri në orën 19. Për ta monitoruar procesin janë të pranishëm rreth 200 vëzhgues ndërkombëtarë të OSBE-së dhe të Këshillit të Evropës të cilët nesër do të paraqesin raportin e parë paraprak.
Në bazë të sondazheve të kryera nga dy Institute italiane – Ipr Marketing e Piepoli – për llogarit të dy televizioneve shqiptare, respektivisht Ora News e A1Report, është e qartë fitorja e qendrës së majtë të Ramës, e cila pritet të jetë përpara edhe në kryeqytet, i drejtuar ky katër vitet e fundit nga lideri i opozitës Basha.
Ora: 16:07- Një tjetër rast dublimi është shënuar në Shkodër. Mësohet se një qytetar kishte shkuar të votonte, ndërsa rezultoi se ai kishte votuar. Ndërkohë, një tjetër denoncim u bë dhe ndaj vëllai i kandidatit, Zef Hila, Alfred Hila në Vaun e Dejës. Hila akuzohet se ka dashur të përplas me makinë Rrok Hejllin, simpatizant i PS-së. Ka qenë ky i fundit ai që ka bërë denoncimin në polici
KANDIDATËT E PAVARUR PËR BASHKINË E TIRANËS, TAFAJ DHE GURI: PROCES I QETË ZGJEDHOR, PJESËMARRJA E ULËT
Ora:15:58-Të dy kandidatët e pavarur për bashkinë e Tiranës, Sazan Guri dhe Arben Tafaj deklaruan sot për News24 se ky është një proces i qetë zgjedhor.
“Është një proces i qetë dhe do jetë dhe më mirë akoma. Nuk mendoj se do ndodh diçka, edhe pse është e ulët pjesëmarrja. Unë i bëj një mesazh thirrje qytetarëve, që janë duke u shulluar o në gjumë o në det”, tha Guri.
Ndërsa Tafaj pohoi se janë ulur tonet dhe flakët në radhët e politikanëve. “Në ndaj të eksperiencave që kam me votimet, situata është më e qetë. Tonet janë të ulura dhe jo të flakta në radhët e politikës.”, theksoi Tafaj.
AMBASADORI DANEZ DHE NJË PËRFAQËSUES I AMBASADËS SHBA NË VORË
Ora 15:52- Ambasadori danez Jensen ka shkuar për herë të dytë në qendrën e votimit 1555 në Vorë, duke e ndjekur situatën nga afër.
Jensen ka deklaruar se, “Nga vëzhgimet ka disa QV ku ka tensione”. Mësohet se në QV 1555 ka shkuar edhe një përfaqësues i Ambasadës Amerikane.
“VORA”, LUAN RAMA: ME PATOZIN NDËRHYMË PËR TË NORMALIZUAR SITUATËN
Ora 15:40- Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ka reaguar sot për incidentin në Vorë duke sqaruar se ai bashkë me deputetin e PD-së, Astrit Patozi kanë ndërhyrë për të normalizuar situatën.
“Pati një reagim emocional nga simpatizantët. Ishin 5 persona nga Fieri ata që donin të votonin në Vorë. Bashkë me Patozin ndërhymë për të normalizuar situatën. Ne do të shmangim të gjitha incidentet që procesi të jetë normal.
KAVAJË, BLLOKOHET SËRISH PROCESI I VOTIMIT NË QV 2195
Ora:15:35– Është bllokuar sërish procesi i votimeve në qendrën nr.2195 në Kavajë. Mësohet se shkak i ndërprerjes janë bërë listat fiktive të cilat pretendohet nga prefekti i Partisë Demokratikë. Sakaq, bëhet e ditur se pjesëmarrja e deritanishme në këto zgjedhje për Kavajën, është 25 për qind.
PS, XHAÇKA APEL GRAVE: VOTONI, ZGJEDHJET MBAJNË SHENJËN TUAJ!
Ora 15:02- Në një deklaratë për media, deputetja e PS-së Olta Xhaçka, zëdhënëse e fushatës së Partisë Socialiste i bëri thirrje grave dhe vajzave të vendit të votojnë
“Dua t’ju bëj një thirrje të gjitha grave e vajzave, të gjitha zonjave, që ende nuk kanë pasur mundësi të votojnë që t’u drejtohen qendrave të votimit. Si kurrë më parë, këto zgjedhje mbajnë shenjën e grave shqiptare. Sot për herë të parë votohet për këshilla bashkiakë ku 50% e kandidateve janë gra e vajza. Sot më shumë gra e vajza se kurrë kandidojnë për kryetare të bashkive anembanë Shqipërisë. Sot, si kurrë më parë po konkurrohet me programe që në fokus të tyre kanë problemet e grave, nënave, kryefamiljareve, grave sipërmarrëse, vajzave të reja”,- tha ajo.
“Këto zgjedhje prekin drejtpërdrejtë jetën e secilës prej nesh. Nga vota jonë do të varet cilësia e jetesës në çdo qytet, fshat, lagje e komunitet. Nga vota jonë do të varet sa hapësira të gjelbëra do të ketë, si do të jenë kopshtet, çerdhet e shkollat e fëmijëve tanë, çfarë mundësish do të kemi ne, familjet e fëmijët tanë për një jetë më të mirë. Pavarësisht se për kë votoni, gratë dhe vajzat duhet të votojnë për mundësinë që u jepet për të qenë të përfaqësuara. Pavarësisht se për kë votojmë, ne, gratë dhe vajzat duhet të tregojmë se jemi vendimmarrëse dhe nëpërmjet votës tonë të fuqizojmë të gjitha ato gra e vajza që do të jenë përfaqësueset tona në këshilla bashkiake. Prandaj ju ftoj të votoni, sa më shumë, në mënyrë sa më masive. E rëndësishme është që mos të rrimë indiferente në këto zgjedhje që si kurrë më parë do të varen nga ne, gratë shqiptare”,-përfundon deklarata.
POLICIA E SHTETIT NË GATISHMËRI: DERI NË 14:00 NUK KA PASUR PROBLEME
Ora 15:50- Policia e Shtetit në të gjithë vendin është në gatishmëri të plotë për përmbushjen e detyrave që ligji i ngarkon në kuadër të procesit zgjedhor dhe për garantimin e rendit e të sigurisë publike.
Situata në të gjithë vendin paraqitet e qetë. Deri në orën 14:00 nuk janë evidentuar probleme lidhur me qëndrimin e policisë gjatë procesit zgjedhor.
Ndërkohë nga KQV-të gjatë kësaj periudhe është kërkuar ndërhyrja e policisë me vendim sipas përcaktimeve të bëra në aktet normative vetëm në 1 rast, ku policia ka ndërhyrë sipas vendimit të Komisionit të Qendrës së Votimit dhe ka kryer detyrën për rivendosjen e gjendjes. Konkretisht:
- Në KZAZ Nr. 6, Qendra e Votimit Nr. 142, në orën 10:30, në Shkollën 9 – Vjeçare Koman, me Vendimin 7, datë 21. 06. 2015, Komisioni i QV, ka vendosur të kërkojë ndihmën e policisë për ndërhyrje në QV, pasi ka pasur një fluks shumë të madh të qytetarëve për të votuar. Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për rivendosjen e rregullit dhe pas normalizimit të situatës janë larguar me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit.
Gjatë procesit zgjedhor strukturat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë dhe për disa incidente të vogla për të cilat Policia është thërritur nga Komisionet përkatëse të qendrave të votimit por që kanë gjetur zgjidhje pa ndërhyrjen e forcave të policisë dhe nuk është kërkuar më me vendim nga komisionet ndërhyrja e policisë.
Siç ju kemi bërë me dije në komunikimin e mëparshëm, me fillimin e punës nga Komisionet e Qendrave të Votimit punonjësit e Policisë së Shtetit sipas përcaktimeve të bëra në aktet normative janë larguar nga të gjitha Qendrat e Votimit, të cilat ishin marrë në ruajtje gjatë natës së mbrëmshme.
Policia e Shtetit është duke ndjekur në vazhdimësi procesin zgjedhor dhe është në gatishmëri të plotë për përmbushjen e detyrave për garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në respekt të plotë të ligjit.
VLORË, LESKAJ: ZGJEDHJET JANË ZHVILLUAR QETËSISHT, KA NJË FLUKS TË SHTUAR PËR KËTO 2 ORË
Ora 14:30- Deputetja socialiste e qarkut të Vlorës, Valentina Leskaj e ftuar në studion e Neës24 në Vlorë, tha se zgjedhjet në Vlorë janë zhvilluar qetësisht. Lidhur me pjesëmarrjen prej 24%, Leskaj deklaroi se nuk ka ndonjë diferencë të madhe me zgjedhjet e tjera, duke theksuar se këto 2 orët e fundit ka një fluks të shtuar.
“Këto zgjedhje janë zgjedhje për Bashkinë e re të Vlorës, deri tani janë zhvilluar qetësisht. Qytetarët e Vlorës kanë demonstruar qytetari, kulturë. Pjesëmarrja 24%, nuk ka diferencë të madhe nga zgjedhjet e tjera. Pak më e lartë në zgjedhjet e 2013. Ka një fluks të shtuar për këto 2 orë”, tha Leskaj.
KRUJË, NDËRPRITET VOTIMI RRETH NJË ORË NË QV 1266
Ora 14:25- Në Krujë, ndërpritet votimi rreth një orë në QV 1266, kjo për shkak se kreu i KZAZ dhe policia morën 150 fletë votimi, duke deklaruar se këto fletë votimi do t’u jepeshin të burgosurve.
BERAT, BLLOKOHET VOTIMI NË NJË QV, NJË SHTETASE FOTOGRAFOI VOTËN
Ora 14:20- Është bllokuar procesi i votimit në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara”, kjo pasi shtetasja me iniciale A.D. është kapur duke fotografuar votën. Në këtë qendër kanë shkuar përfaqësues të KZAZ-së së Beratit për të verifikuar
FRESSH APEL TË RINJVE: VOTONI, KËTO JNË ZGJEDHJET TONA
Ora 14:10- Në një deklaratë për shtyp nga selia e Partisë Socialiste, nënkryetarja e FRESSH Maria Myridinasi i bëri thirrje të rinjve që të votojnë.
“Dua t’ju bëj një thirrje të gjithë bashkëmoshatarëve të mi, të gjithë të rinjve e të rejave, në Tiranë, Durrës, Korçë, Elbasan, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Fier, Lushnje e kudo në 61 bashkitë anembanë Shqipërisë që të dalin të votojnë. Dita është akoma mjaftueshëm e gjatë që secili prej jush, të marrë me vete një shok a një shoqe, të kapë përdore një të afërm a një mik e t’i drejtohet qendrës së votimit. Këto janë zgjedhjet tona si kurrë më parë. Sot vendoset jo vetëm për komunitetet ku ne jetojmë, jo vetëm për familjet e prindërit tanë, por edhe për çështjet që prekin drejtpërdrejtë çdo të ri. Vota juaj sot është një votë që do të vendosë se çfarë mundësish do të ofrojnë nesër për të rinjtë bashkitë e reja. Vota juaj sot është një votë për gjithë ata të rinj që kandidojnë për bashkitë e reja e për këshillat bashkiake e që nesër do të jenë përfaqësuesit tuaj.
“Njerëzit që do të luftojnë për interesat e rinisë, për të vendosur sa kënde sportive, sa qendra rinore, sa mbështetje për sipërmarrjen rinore e për projektet e të rinjve do të ketë nesër. Prandaj votoni, votoni, votoni miqtë e mi. Mos e humbisni këtë rast. Ne jemi shumë dhe sa më shumë prej nesh të votojnë aq më e fortë do të jetë kauza jonë”.
LUKOVË, NXIRRET ME DHUNË FREDI BELERI NGA NJË QENDER VOTIM
Ora: 14:08- Një incident është regjistruar në Lukovë, ku kandidati i PBDNJ-së në Himarë, Fredi Beleri është nxjerr me dhunë nga një qendër votimi. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur konkretisht. Bejleri ishte shoqëruar nga disa persona, duke ushtruar presion në qendrat e votimit. Në rastin konkret ka bërë dhe presion dhe në Himare, Mësohet se komisionet nuk kanë reaguar, ndonëse u kërkuar që ai të largohen nga ambientet e qendrës së Votimit. Por vetëm Në Lukovë, u arrit që kandidati të largohej, me kërkesë të forcave politike.
GAIANI VËZHGON ZGJEDHJET NË TIRANË: VOTA SHPREHJE THEMELORE E DEMOKRACISË
Ora 14:06- Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani po vëzhgon procesin e votimit në Tiranë, Yzberisht, Vorë, Mëzez dhe Durrës.
“Jemi afër qytetarëve shqiptarë në një moment të rëndësishëm. Vota është një nga shprehjet themelore të demokracise. Zgjedhje të mbara”, ka deklaruar diplomati italian.
Ndërsa Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, ashtu sikurse e kishte paralajmëruar, së bashku me ekipin i saj janë ndalur në qendrat e votimit në Vorë, Durrës dhe Kavajë.
“Procesi i votimit duhet të jetë i lirë dhe i ndershëm”, është shprehur Znj. Vlahutin vëzhgimit në një qendër votimi në Vorë. Më pas ajo ka udhëtuar drejt Durrësit dhe Kavajës.
Ndërsa Ambasada Amerikane e ka përqëndruar vëmëndjen e saj, jo vetëm në Vorë por edhe në Lexhë. Qëndrat e votimit në lexzhë po vazhdohen nga Zv.ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Henry V. Jardine.
KSHH PUBLIKON RAPORTIN: RRETH 50% E QV-VE JANË HAPUR ME 15-40 MINUTA VONESË
Ora:13:58-Komiteti Shqiptar i Helsinkit po monitoron ecurinë e procesit zgjedhor për Zgjedhjet vendore në 9 qarqe të vendit si Tirana, Durrësi, Kukësi, Shkodra, Elbasani, Fieri, Vlora, Korça dhe Gjirokastra.
“Kemi konstatuar se në rreth 50% te Qendrave të Votimit të monitoruara, procesi i votimit ka filluar me një vonesë nga 15 – 40 minuta. Arsyet janë te ndryshme si, mungesa e komisionereve, mungesa në bazën materiale, etj;”, citohet në njoftimin e KSHH.
MANGËSITË:
Janë vërejtur mangësi dhe probleme me materialet e votimit;
Janë vërtetuar tre raste të votimit familjar, në Bashkinë Tiranë QV 2041/1 dhe në një QV pranë Shkollës ”Bajram Curri” dhe një rast në QV nr. 4278, Bashkia Gjirokastër;
Janë vërejtur simbole të subjekteve politike në afërsi të QV si pranë Shkollës ”Bajram Curri”, Bashkia Tiranë;
Ka patur raste të vendosjes në kundërshtim me ligjin të gabuar të dhomës së fshehtësisë në dy QV në Bashkinë Tirane, konkretisht në QV nr. 1890 dhe QV nr. 1883/1;
Janë manifestuar sjellje në kundërshtim me ligjin nga anëtare të QV-ve, si p.sh në QV1853/1 ose anëtari i KQV nr. 4507/2, qarku Gjirokastër që mbante veshje me simbole partiake.
Janë konstatuar dy sjellje joligjore të votuesve në Tirane, një votues në QV nr. 1757 tentoi të marrë me vetë fletën e votimit dhe një votues tjetër që fotografoi votën e tij ne QV nr. 1728, Bashkia Tiranë.
PD, TABAKU: PARREGULLSI NË ZGJEDHJE, MINISTRA E DEPUTETË E KANË THYER KODIN
Ora 13:54- Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat tha se gjatë procesit të zgjedhjeve ka pasur parregullsi. Ajo tha se, “Përgjegjësit do mbajnë përgjegjësi. Kanë thyer kodin deputetë, ministra, sidomos të LSI. Janë futur në qendra votimi. I kemi të gjitha provat, me video dhe foto”.
Tabaku ndër të tjera bëri thirrje që qytetarët të votojnë. “Votoni, dita e votimit është dita e fuqisë sovrane”
INCIDENT NË VORË, NUK LEJOHEN TË VOTOJNË DY PERSONA, KONFLIKTOHEN MILITANTËT E LSI-PD
Ora 13:50- Në Qendrën e Votimit 1555 janë paraqitur dy persona me kartë identiteti, por nuk janë lejuar nga komisionerët e majtë, pasi nuk janë banorë të zonës. Por janë sjellë muajt e fundit. Për këtë arsye është krijuar tension. Jashtë QV militantët e LSI-së dhe PD-së kanë bërë debat, duke sjellë rritje të tensionit. Dy personat nuk kanë votuar. Komisioni pretendon se nuk mund të votonin në Vorë. Pas debateve, të gjitha palët kanë pranuar këtë propozim, tensioni është shuar. Ka një prani të madhe të forcave të policisë.
LUZI: PJESËMARRJA PËR 711 QENDRA VOTIMI 27,09%
Ora 13:48- Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi njoftoi për pjesëmarrjen e votuesve në rang vendi dhe qarqesh deri në orën 13:00.
Sipas saj deri në orën 13:00 janë llogaritur vetëm 711 qendra votimi, ndërkohë që theksoi se tani janë hapur të gjitha qendrat e votimit dhe votimi po shkon normalisht. Në rang vendi kanë votuar 27,09%.
“Shifrat janë relative, ndryshon nga momenti në moment”,tha Luzi ndër të tjera.
QARKU DIBËR 30,89%
QARKU DURRËS 24,94%
QARKU ELBASAN 28%
QARKU FIER 25,4%
QARKU GJIROKASTËR 29%
QARKU KORCË 23%
QARKU KUKËS 34%
QARKU SHKODËR 24%
QARKU TIRANË 28%
QARKU VLORË 24%
VLORË, ZHBLLOKOHET SITUATA NË ZONËN E DUKATIT
Ora: 13:43- Është zhbllokuar situata në zonën e Dukatit. Procesi ishte bllokuar për të paktën 1 orë. Kjo situatë erdhi për shkak se banorët nuk po gjenin emrat e tyre në listë.
VORË, PJESËMARRJA NË VORTIME 35-40%
Ora 13:40- Në Vorë shënohet edhe pjesëmarrja më e lartë ndoshta në rang vendi, ku kanë votuar rreth 35-40% e zgjedhësve. Sipas gazetares Klodiana Lala, fluksi është normal dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë incident.
NGJARJET NË FINIQ, PBDNJ: KEQARDHJE PËR NDËRHYRJEN JO KOMODE TË DEPUTETIT MARTO
Ora:13:37- Ka reaguar sërish PBDNJ në lidhje me incidentin e ndodhur në Finiq. Kjo forcë ka shprehur keqardhje për atë që ata e quajnë ‘ndërhyrjen aspak komode, jashtë etikës dhe kuadrit ligjor të procesit të votimit të deputetit të PS-së, Andrea Marto. ‘.
“Zgjedhjet nuk fitohen me sajesa. Referenca tek personi I cili është sot në gjykimin e votës së sovranit përbën shkelje të kodit elektoral duke synuar ndikimin e votës.
Nuk është në traditën e popullit të zonës dhe në veçanti të elektoratit të PBDNJ-OMONIA, akuzë të cilën ngarkon deputeti në fjalë. Keqardhje e thellë që në defiçitin e tij elektoral tenton të stigmatizojë organizatën e cila e promovoi politikisht.”, citohet në reagimin e PBDNJ-së.
PS, XHAÇKA: KOMISIONERËT E QV-VE TË ZGJIDHIN PROBLEMET SIPAS LIGJIT, MBARËVAJTJA E PROCESIT MË SHUMË RËNDËSI SE REZULTATI
Ora 13:35- Deputetja e PS-së, Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat ka falënderuar qytetarët që kanë votuar dhe komisionerët që janë angazhuar në procesin zgjedhor. Ajo ka apeluar për zgjidhjen e problemeve sipas ligjit, duke e vënë theksin në rëndësinë e procesit dhe jo të rezultatit.
“Falenderojmë të gjithë qytetarët shqiptarë anembanë vendit që kanë votuar deri në këtë moment. Falenderojmë të gjithë komisionerët dhe të gjithë ata burra e gra që janë angazhuar për të mundësuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Falë punës dhe ndjenjës së tyre të përgjegjësisë procesi deri tani ka ecur mirë dhe pa probleme të theksuara.
E po ashtu, një falenderim i shkon dhe të gjithë strukturave të shtetit për sjelljen e tyre profesionale e në respekt të ligjit.
Shfrytëzojmë këtë moment për të ftuar të gjithë komisionerët e qendrave të votimit në ato vende ku janë vënë re problematika sporadike e të izoluara, që t’i zgjidhin ato duke respektuar rreptësishtë ligjin dhe duke mbajtur parasysh se në këtë ushtrim të demokracisë, mbarëvajtja e procesit ka shumë më tepër rëndësi sesa rezultati. Është ky parim themelor që duhet të udhëheqë punën e tyre në çdo moment të procesit të zgjedhjeve. Dëshirojmë t’u bëjmë një thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë votuar, që në këto orë që kanë mbetur të dalin e t’u drejtohen qendrave të tyre të votimit, të ftojnë familjarët, miqtë e kolegët e tyre që të bëjnë të njëjtën gjë. Vota është jo vetëm një e drejtë themelore e çdo qytetari në një demokraci, por edhe një përgjegjësi e madhe që çdo qytetar ka ndaj vetes dhe komunitetit ku jeton. Në këto zgjedhje kjo është më e vërtetë se kurrë pasi ato prekin në mënyrën më të drejtpërdrejtë jetën dhe të ardhmen e gjithsecilit prej tyre, të çdo familje, të çdo rruge e rrugice, të çdo lagje”, tha Xhaçka.
TENSIONE NË NJË KZAZ NË RROGOZHINË
Ora: 13:30- Shënohen tensione në një KZAZ në Rrogozhinë. Mësohet se anëtarët e komisionit të PD dhe PS janë konfliktuar mes tyre pasi nuk kanë rënë dakord për hapjen e qendrës së votimit në ambientet e burgut të këtij qyteti.
Sipas anëtarëve , materialet zgjedhore janë me mungesë, mungojnë proces-verbali, dhe dokumentet e nevojshëm. 4 anëtarët e PD nuk kanë firmosur që të hapin qendrën e votimit në burgun e Rrogozhinës, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e KQZ-së. Anëtarët e PS-së kanë shkuar në ambientet e burgut dhe kanë nisur nga puna për hapjen e qendrës së votimit.
PBDNJ: PROBLEME NË DISA QENDRA VOTIMI
Ora:13:24- PBDNJ ka denoncuar sot një disa incidente të ndodhura sot në disa qendra të votimit. “Sot në datën 21.06.2015 me hapjen e qendrave te votimit fatkeqësisht u konstatuan shume problem serioze të cilat ndikojnë negativisht për zvillimin normal të procesit zgjedhor njëkohësisht me këto veprime bëhen përpjekje të vazhdueshme për manipulimin e rezultatit në favor te kandidatit te Partisë Socialiste, Jorgo Goro.”, citohet në reagimin e PBDNJ-së.
RASTET E SHKELJEVE SIPAS PBDNJ-SË:
Ora 07:10
Ne Q.V. N 4594 (Kallarat) nuk jane paraqitur komisioneret si rezultat nuk eshte hapur qendra e votimit.
Ora 07:20
Jonian Duni ne Q.V. 4584 (Gjilek) vezhgues I P.B.D.NJnuk lejohet te hyje ne kete Q.V. per te kryer detyren edhe pse ka autorizim e KZΑZ
Ora 07:30
Ne Q.V. 4581/1 (Qeparo Fushe)mbyllen kutit e votimit duke u ndryshuar ka paket e kutive.
Ora 07:35
Ne Q.V. 4600dhe 4599 (Kuc) nuk jane paraqitur komisioneret e koalicionit te djathte.
Ora 07:45
Ne Q.V. 4592 (Vranisht) nuk lejohet te hyje ne Q.V.vezhguesi I P.B.D.NJ me gιthese disponon nga autorizimi e KZΑZ
Ora 08:10
Ne Q.V. 4591 (Himare) nuk e janë paraqitur komisioneret e koalicionit te djathte dhe nuk pafilluar procesi zgjedhor
Ora 08:15
Ne Q.V. 4594 (Bolene) jane ngatërruar kapaket e kutive nje koheshit dhe vulat e mbylljes e kutive.
Ora 08:30
Ne Q.V. 4588/1 (Himare Fshat) fletet e votimit vulose jashtë kuadratit perkates ne menyre te per dalluese
Ora 09:25
Ne Q.V. 4588 dhe 4588/1 (Himare Fshat) punonjesi I Bashkise dhe militant I A.SH.E Arqile Bollano po shoqeron ne menyre te perseritur te dhunshem te moshuarit per te votuar. Veprim qe nuk lejohet nga Komisionii Q.V.
Ne Q.V. 4590 (Himare Shkolle) militant I A.SH.E Artan Duka nuk lejonte moshuareti shoqeroje per tevotuar personin e përzgjedhur nga vet imoshuari.
Ora 09:30
Ne Q.V. 4591 (Himare Kopesht) militantja e A.SH.E Mirka Gjicali pengon te moshuarit te shoqerohen nga njerzit e perzgjethur prej tyre per te votuar. Ne te njejten Q.V. Irini Lloi dhe Ersida Nini militan te te A.SH.E lejohen ne menyre te perseritur te shoqërojnë te moshuar.
Ora 09:30
Ne Q.V. 4584 dhe 4584/1 (Gjilek) punonjesit e BashkiseThodhori Beja Sekretari Bashkise dhe Jerasimo Bashi Drejtor I Kadastres kercenojnë njerëzit jashte Q.V. dhe i orientojnë dhunshem duke i shoqeruar per te votuar.
Ora 10:00
Ne Q.V. 4592 (Vranisht) u konstatua rast qe komisioni Q.V. i jep votuesit fletëvotimi te plotesuar. Qytetari nuk pranonte mare flete votimit e plotësuar dhe kërkon flete te pa plotësuar, komisioni nuk i jep.
Ora 10:25
Ne Q.V. 4591 (Himare Kopesht) lista përfundimtare qe disponon komisioni nuk janë te plota duke u krahasuar me listën përfundimtare të afishuar jashtë qendrës së votimit.
Ora 10:30
Ne Q.V. 4591 (Himare Kopesht)militantja e ASHE Mirka Gjicali vazhdon te pengoj shoqeruesit e personave te moshuar nga njerezit e familjes per votimin,kjo me kundershtim me nenin 108 te kodit zgjedhor.
DURRËS, QYTETARI: MË KANË VJEDHUR VOTËN, DUA TË VOTOJ
13:08- Një qytetar i moshuar dhe invalid i lagjes 18 në Durrës ka denoncuar në Neës24, vjedhjen e votës. Ai nuk ka mundur të votojë, pasi në emrin e tij kishte votuar dikush tjetër.
“Në orën 9 me gjithë bashkëshorten shkova tek QV 1440 tek shkolla “Naim Frashëri”, paraqes kartën e identitetit kur shikoj tek lista emërore në emrin tim ishte firmosur jo firma ime. Numri i kartës nuk ishte ai i imi. Kërkova nga komisioni sqarime. Më thanë që është bërë një gabim. më thanë do paraqitesh pas dy orësh që të rregullojmë gabimin. Shkova pas dy orësh nuk ishte bërë asgjë. Prita sërish, dhe sërish asgjë. Pretendoj se vota ime është vjedhur. E kam verifikuar emrin. Para dy javësh edhe tek lagjja edhe nëpërmjet internetit. U informuam edhe për vendin e Qendrës së Votimit.
Kërkoj të votoj që vota ime të mos vidhet”, ka thënë Shabani. bw
Ora: 12:58- Kryeministri Edi Rama mbërrin në selinë e PS-së, së bashku me shumë deputet të kësaj force. Mësohet se aty ndodhet dhe kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.
LSI THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË VOTIME, KJEDI MEHMETAJ-TË RINJVE: VOTONI SOT, PËR NJË TË ARDHME TË SIGURT NESËR
Ora: 12:57- Të rinjtë e LSI-së, me në krye deputeten më të re të Kuvendit të Shqipërisë, Kjedi Mehmetaj i ka bërë thirrje të gjithë atyre që votojnë për herë të parë ti drejtohen kutive të votimit. Gjatë fjalës së saj para mediave, Mehmetaj theksoi se këto janë zgjedhje për të menduar për të ardhmen nesër.
“Ne votuam dhe duam të inkurajomë të rinjtë shqiptarë të votojnë. Me votën tuaj sot ndërtoni një të ardhme më të mirë nesër. Nëse kërkoni një të ardhme më të mirë votoni sot. Përpara se të dilni për ditën tuaj, sot është e rëndësime të votoni.”, tha Kjedi Mehmetaj.
KURBIN, HIDHEN ‘TRAKTE’ POSHTË DERËS SË QYTETARËVE: MOS DILNI NË VOTIME!
Ora 13:00-Fletushka ku bëhet thirrje për mospjesëmarrje në zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë së Kurbinit janë hedhur këtë paradite në shtëpitë e kurbinasve. Mëngjesin e sotëm banorët e Laçit sapo janë zgjuar kanë gjetur poshtë dyerve letra me thirrje për bojkot të votimit. Denoncimi është bërë nga vetë qytetarët në polici dhe pranë komisariatit
dixhital.
“Dyshja RamaMeta po na kujtojnë kohën e komunizmit, ku ishte vetëm një kandidaturë, ata vendosën që ta lejnë Kurbinin vetëm me një kandidat, me kandidatin e PSsë, i cili mbetet kryetari më I dështuar në 25 vjet, pasi për 4 vite nën drejtimin e tij në qytetin e Lacit nuk bëri asgjë” thuhet në mesazhin
e shpërndarë.
Policia pas marrjes së njoftimit procedimin penal dhe bën me dije se po punohet për gjetjen e autorit të hartimit dhe shpërndarjes.
PJESËMARRJA NË VOTIME DERI NË ORËN 12:00
Tirana në rang Qarku, 13.71%
Bashkia Patos 12%
Bashkia Belsh 30%
Bashkia Elbasan: 18%
Bashkia Cërrik 15%
Bashkia Peqin 23%
Bashkia Gramsh 12%
Bashkia Kolonjë 12%
Bashkia Ballsh, 30%
Bashkia Pogradec, 15%
Bashkia Maliq, 21%
Bashkia E Krujës, 28%
Bashkia e Shijakut, 20%
Bashkia e Durrësit, 20%
Bashkia e Kukësit, 17%
Bashkia e Librazhdit, 23%
Bashkia e Prrenjasit, 20%
Bashkia e Vlorës, 15%
Bashkia Fier 28%
Dy KZAZ në Fier
-Në KZAZ numër 57 pjesëmarrja në nivelin 28%
-Në KZAZ numër 58, pjesëmarrja në nivelin 15%
PBDNJ: DENONCOJMË INCIDENTET ME FYERJE NË 3 QENDRA VOTIMI NË KONISPOL
Ora:12:24- Partia Bashkia për të Drejtat e Njeriut ka denoncuar sot incidentet me fyrje dhe sharje që sipas saj kanë ndodhur në ambientet e qendrës së votimit nr. 4731, QV 4731/1 dhe QV 4731/2 (Xarrë) në Bashkinë e Konispolit.
“Partia Bashkia për të Drejtat e Njeriut dhe kandidati saj për Bashkinë e Konispolit, z. Anastas Guda kërkojnë të merren masa për parandalimin e incidentit dhe zhvillimin e procesit të votimit në ambiente të qeta.”, citohet në reagimin e PBDNJ-së.
FINIQ, KANDIDATI I PBDNJ: DUAN TË MANIPULOJNË ZGJEDHJET, MË KANË SHOQËRUAR VËLLAIN NË POLICI
Ora:12:20- Kandidati i PBDNJ-së, Jani Babi për Bashkinë e Finiqit ka deklaruar për News24 se po tentohet të manipulohen zgjedhjet. Ai ka thënë se prej 3-4 orësh vëllai i tij është shoqëruar në polici me pretendimin se ka kërcënuar deputetin e PS-së Andrea Marto.
“Votimet kanë shkuar normalisht deri tani, por maxhoranca kërkon të manipulojë votimet. Vëllai im është shoqëruar në polici. Ne i themi të ndalojnë revanshin se ne do ta ruajmë votën me forcë dhe fitorja është e vdekur. U them të mos merren më këtë punë. Vëllai im ka 3-4 orë në polici. Ne jemi komunitet paqedashës”, tha Babi.
POLICIA E VLORËS: DEPUTETI MARTO DENONCOI SOT VËLLAIN E KANDIDATIT TË PBDNJ-SË, JANI BABI
Ora:12:17- Policia e Vlorës ka publikuar sot fakte të reja në lidhje me një incident të ndodhur dje në Finiq. Sipas bluve, mësohet se ditën e sotme është paraqitur në komisariat deputeti i Himarës Andrea Marto, i cili ka kallëzuar penalisht vëllain e kandidatit të PBDNJ-së për bashkinë e Finiqit, Jani Babi.
“Sarandë, më datë 21.06.2015, në Komisariatin e Policisë është paraqitur shtetasi Andrea Marto, vjeç 58, banues në Tiranë me detyre Deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i cili ka kallëzuar faktin se rreth orës 00:20 të ditës së sotme është telefonuar nga një shtetas i cili i është prezantuar si shtetasi me emrin: Timoleo Babi, vjeç 48, banues në Sarandë, vëllai i shtetasit Jani Babi-kandidat i subjektit politik PBDNJ për Bashkinë Finiq, duke e kanosur për vrasje.
Policia e Sarandës sqaron se ka bërë të mundur shoqërimin e shtetasit Timoleo Babi për ta marrë në pyetje dhe po kryen të gjitha verifikimet në lidhje me këtë rast”, citohet në njoftimin e policisë.
SHKARKIMI I 4 ANËTAREVE NË KURBIN, IVI KASO: VENDIMI I KQZ-SË ANTILIGJOR
ORA 12:05- Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso deklaroi se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkarkimin e katër anëtarëve të Kurbinit ishte i paligjshëm. Gjatë një deklarate për mediat, Kaso theksoi se këto janë shkelje të rënda dhe të paprecedenta.
“Sot procesi ka nisur me një paligjshmëri të theksuar nga ana e KQZ, duke ndërhyrë në mënyrë të dhunshme, duke dhunuar procesin. Mbas shkarkimit të anëtarëve në Kurbin ishte i paligjshëm. Ndaj vendimi ishte i padrejtë. Kjo për të gjetur një shkak për ti shkarkuar. Çdo hap i kësaj procedurë ka nisur që dje me paligjshmëri. Është një proces antiligjor. Anëtarët ishin në krye të detyrës në atë kohë.”, tha Kaso.
KONISPOL, SITUATË TENSIONI NË DISA QV NË XARRË
ORA 11:50– Në Bashkinë e Konispolit situata është tensionuar në korridoret e QV-ve numër 47311 dhe 47312. Militantët e dy forcave kryesore, PD dhe PS janë përplasur verbalisht, me sharje dhe fyerje.
FIER, PJESËMARRJA NË VOTIME 28%, NË DIBËR 6%
Ora 11:48- Deri më tani pjesëmarrja në votime në Qarkun e Fierit në nivelin 28%. Pjesëmarrja më e ulët deri në mesditë është shënuar në Dibër, në nivelin 6%.
MALËSI E MADHE, BLLOKOHET VOTIMI NË GRUEMIRË
Ora:11:47- Është bllokuar votimi në Guremirë në Malësinë e Madhe. Mësohet se shkak është bërë një debat mes sekretarit dhe kreut të qendrës së votimit.
DUMA: JANË VËREJTUR PARREGULLSI NË PROCES
Ora: 11:33- Kandidatja e PD-së për Bashkinë e Durrësit i është drejtuar sot qendrës së saj të votimit për të votuar. Gjatë fjalës së saj, Duma theksoi se në procesin e votimit janë vërejtur parregullsi. Nga ana tjetër, kandidatja e djathtë pohoi se durrsakët kanë shumë arsye që të votojnë. “Probleme me votuesit fiktiv në 17 qendra votimi. Jemi duke i verifikuar të gjithë këto persona”, tha Duma.
VLORË, NDËRROHET BOJA RIFILLON VOTIMI
Ora 11:29- Në Vlorë është konstatuar një problem me fshirjen e bojës në një Qendër Votimi. Boja në gisht tek zgjedhësit fshihej në moment. Por pasi është konstatuar është ndërprerë procesi dhe është ndërruar boja. Procesi rifilloi dhe po vijon normalisht.
ZHBLLOKOHET PROCESI I VOTIMIT NË RROSKOVEC
Ora: 11:22- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të zhbllokohet procesi i votimit në Rroskovec. Pas bllokimit të procesit, për shkak të probleme me fletën e votimit të kandidatëve, të cilët ishin shënuar nën siglën e një koalicioni, ASHE-së.
LLALLA: KA KANDIDATË TË INKRIMINUAR, EMRAT IA KEMI ÇUAR INSTITUCIONEVE DHE NDËRKOMBËTARËVE
Ora 11:20- Kryeprokurori Adriatik Llalla në një takim me prokurorët e gatshëm ka deklaruar se në listat e kandidatëve për kryetarë ka persona me precedentë penalë, të inkriminuar, të cilat u janë dërguar si ndërkombëtarëve ashtu edhe partive politike. “Lidhur me përfshirjen e këtyre individëve në procesin zgjedhor kemi dhënë përgjigjet e kërkuara gjithë institucioneve shtetërore. Ligji penal nuk pengon individët të kandidojnë si subjekte në procesin e zgjedhor. Mendoj se me dekriminalizimin edhe ky problem do të marrë zgjidhje. Ka emra konkretë dhe janë dërguar institucioneve”, tha Llalla. Gjithashtu kryeprokurori sqaroi se deri më tani nuk ka asnjë kallëzim dhe hetim të ndërmarrë nga ana e Prokurorisë për incidentet në këto zgjedhje.
“Prokuroria është organizuar e gatshme për të ndjekur procesin zgjedhor. Lidhur me problematikat e hasura në zgjedhjet e kaluara janë parashikuar një sërë veprash penale dhe legjislacionin i parashikon të gjitha rastet. Përveç informacioneve të bëra publike nuk ka asnjë kallëzim të paraqitur në prokurori. Prokurorët si në Prokurorinë e Tiranës, ashtu edhe në të gjithë Shqipërinë do të ndjekin me vëmendjen gjithë situatën zgjedhore”, tha Llalla.
ZHBLLOKOHET PAS 4 ORESH PROCESI I VOTIMIT NË TEPELENË
Ora:11:02- Është zhbllokuar procesi i votimit në Tepelenë, fill pas vendimit të marr nga KZAZ, ndërsa nuk është hasur me kundërshti nga ana e KQZ-së dhe palët.
VLORË, BLLOKOHET VOTIMI NË QENDRËN ME NUMËR 4498
Ora 11:09- Procesi i votimit është bllokuar në Qendrën e Votimit numër 4498. Mësohet se komisionerët kanë konstatuar se fshihet boja me të cilën shënohet shenja në gishtat e votuesve.
PRESIDENTI NISHANI NË QENDRËN E VOTIMIT
Ora:11:01- Presidenti Bujar Nishani, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Odeta Nishani i është drejtuar sot kutive të votimit, ku do të jap kontributin e tij me votë.
ADRIATIK LLALLA PËRFUNDON TAKIMIN ME PROKURORËT E GATSHËM
Ora 11:00- Adriatik Llalla ka përfunduar takimin me prokurorët e gatshëm. Gjatë fjalës së tij, Llalla theksoi se nuk ka asnjë kallëzim penal për zgjedhjet.
“Nuk kemi asnjë kallëzim penal për zgjedhjet. I kam dërguar listë me kandidatë të inkriminuar institucioneve. Nuk është dita që të bëj publike emrat”, tha Llalla.
DEPUTETI FUFI: KËRKOJMË MOS TË KETË ZGJEDHJE NË KURBIN, KRYETARJA E KQZ PO MERR VENDIME POLITIKE
Ora 10:48- Deputeti Mhill Fufi kërkoi pezullimin e zgjedhjeve për Bashkinë e Kurbinit duke denoncuar një sërë problematikash. Ai akuzoi kryetaren e KQZ, Lefterie Luzi se po merr vendime politike. “KQZ ka marrë një vendim të padrejtë për KZAZ e Laçit, të gjithë anëtarët ishin në punë dhe i zëvendësuan me 4 të tjerë pa asnjë arsye. Kryetarja e KQZ po merr vendime politike kundër Kurbinit. Filloi me çregjistrimin e kandidatit, me probleme të tjera dhe tashmë me anëtarët e KZAZ 15. Ata që u zgjodhën ishin 3 të PD dhe një i PR. Kryetari i ri që u zgjodh, Fran Lezha është anëtar i PS, ish-prefekt, ne nuk kemi përfaqësim, PD nuk ka komisionerë fare dhe kutitë e votimit i kanë shpërndarë në mënyrë të padrejtë, nuk ka procesverbale. Kërkojmë mos të ketë zgjedhje në Kurbin”, tha Fufi.
KAVAJË, LARGOHEN NGA QV, ELVIS RROSHI DHE ENGJËLL CARA
Ora:10:40- Janë larguar nga qendra e votimit, dy kandidatët e bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi dhe Engjëll Cara. Ndërkohë, për të verifikuar situatën nga afër në qendrën e votimit me nr. 2193 dhe 2194 janë 2 vëzhgues të OSBE-ODIR.
AMBASADORI LU NË NJË QENDËR VOTIMI NË VORË: JEMI KËTU PËR TË MBËSHTETUR QYTETARËT SHQIPTARË
Ora 10:37- Ambasadori Donald Lu viziton një Qendër Votimi në Vorë. Ambasadori bisedoi me komisionerë dhe votues për procesin e votimit dhe tha se “unë jam njëri prej pothuajse 300 vëzhguesve ndërkombëtarë, së bashku me qindra vëzhgues të tjerë vendorë, të cilët po i monitorojnë këto zgjedhje nga afër. Ne jemi këtu për të mbështetur qytetarët shqiptarë dhe të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhje të mbara qytetarëve shqiptarë!”
META: DISTANCOHUNI NGA AKTET E DHUNËS, ME RËNDËSI STANDARDI
Ora 10:35: Kreu i LSI-së, Ilir Meta, së bashku me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, votoi sot në njësinë nr.5 në kryeqytet. Sapo la qendrën e votimit, Meta para mediave deklaroi se kjo është ditë është një festë për të gjithë shqiptarët, që sipas tij kjo është dita e demokracisë.
“Ishte kënaqësi që të merrja pjesë në këtë festë të demokracisë. Është ditë historike ndaj do ti ftoja të gjithë ata që nuk kanë vendosur të marrin pjesë në këto zgjedhje, mos të humbasin mundësi. Nuk janë zgjedhje të zakonshme, pasi nga nesër do kemi një tjetër Shqipëri me organizim të ri. Do kemi një Shqipëri me ndarje të re territoriale. Ecuria është pozitive, situata e qetë dhe kështu duhet të vazhdojë.”, tha Meta. Nga ana tjetër, ai shtoi se duhet standard në këto zgjedhje, ndërsa iu drejtua të pavendosurve se ata duhet të votojnë, në mënyrë që nesër të kërkojnë llogari.
“Të gjithë duhet të vazhdojmë të sigurojmë zgjedhje me standard europian. U bëjmë thirrje të gjithëve të distancohemi nga akte të tilla dhune. U bëj thirrje qytetareve të që të distancohen nga këto akte dhe ti çojmë qytetarët që të drejtohen qendrave të votimit. Do tu mbetet merak nëse nuk votojmë sot. Zgjedhje do ketë dhe pas katër vitesh, por nesër nuk votojnë sot, nuk kanë shumë të drejtë për tu ankuar nesër.”, përfundoi Meta.
KRYEMINISTRI RAMA VOTON NE SURREL
Ora: 10:27- Kryeministri, Edi Rama ka votuar për herë të parë në Qendrën e Votimit “Ymer Lala” në Surrel, ku është regjistruar vetëm pak ditë më parë. Ashtu siç edhe pritej ai nuk ka dhënë asnjë mesazh politik por u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime.
“Unë i bëj thirrje të gjithë që të dalin dhe votojnë, duke votuar sot marrin pjesë në një proces historik të vulosjes së një procesi historik për Shqipërinë, reformën administrative- territoriale dhe pavarësisht se për kë votojnë të gjithë ata që votojnë janë qytetarë të mirë dhe që meritojnë respekt. Kush nuk voton nuk ka të drejtë të ankohet”, deklaroi Rama.
LEZHË, GODITET ME SENDE TË FORTA NJË PERSON, TEK LAGJJA ROMËVE
Ora:10:25- Një incident është regjistruar sot në Lezhë, në një lagje të komunitetit rom. Mësohet se një person është goditur me sende të forta. Sakaq, drejtori i Policisë së Lezhës, Ajet Zyberi tha se ngjarja ka lidhje me zgjedhjet.
KAVAJË, KZAZ 42 KËRKON LARGIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKË NGA DY QV
Ora 10:21- KZAZ 42 në Kavajë kërkon largimin e subjekteve politikë nga QV, 2193 dhe 2194. Këto dy qendra janë në ambientet e stadiumit “Besa”. Në këtë bashki përballen Elvis Rroshi i PS-së dhe Ëngjëll Cara i PD-së.
BLLOKOHET VOTIMI PËR KËSHILLIN BASHKIAK NË DEVOLL
Ora 10:20- Bllokohet votimi për këshillin bashkiak në Devoll, për shkak të emërtimit të dy koalicioneve me të njëjtin emër. Në fletë dy koalicionet janë shënuar APPD.
KURBIN, PD: KRYETARI I KZAZ, JO PËRFAQËSUESI YNË
Ora:10:20- Partia Demokratike në Kurbin ka deklaruar sot se kryetari i KZAZ që është zgjedhur nga KQZ nuk është përfaqësuesi i tyre. “Kryetari i KZAZ është përfaqësues i së majtës. Kryetari i KZAZ, i pranishëm në çdo miting të PD”, citohet në reagimin e PD-së së Kurbinit.
DEBATE NË KQZ PËR ROSKOVECIN
Ora 10:18- Përfaqësuesit ligjorë të PD-së dhe PS-së janë përplasur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për rastin e Roskovecit, ku të dy kandidatët janë shënuar në fletën e votimit në një sigël koalicioni, atë të ASHE-së.
Kosovrasti ka kërkuar pezullim të votimit duke e arsyetuar këtë gjë me ngatërrimin që i bëhet zgjedhësve, ndërsa Eridian Salianji ka kërkuar që procesi të vijojë.
INSPEKTOR RAJONAL I KQZ, GJON VOCI: DY KOMISIONERËT JANË ZËVENDËSUAR NGA PD E PS
Ora:10:15-Ndërkohë, inspektori Rajonal i KQZ-së, Gjon Voci në lidhje me incidentin e ndodhur sot në Bardhaj të Shkodrës, theksoi se situata është tensionuar qëllimisht. Sipas Vucit, dy komisionerët janë zëvendësuar nga PD dhe PS. Mësohet se dy komisionerët u rrahën për motive të dobëta.
MARIKAJ, VËLLAI I KANDIDATIT TË PD-SË PËR VORËN, NË NJË QENDËR VOTIMI
Ora:10:10- Vëllai i kanididatit të PD-së për bashkinë e Vorës, Fiqiri Ismaili, mësohet se ndodhet në një nga qendrat e votimit.
ERJON VELIAJ PAS VOTIMIT SHKON NË SELINË E PS
Ora 10:05-Kandidati për Tiranën, Erjon Veliaj pasi ka votuar sëbashku me bashkëshorten Ajola Xoxe, i është drejtuar selisë së Partisë Socialiste.
KONFLIKTI NË BARDHAJ, FLET PËR NEWS24 KOMISIONERI I LSI: SITUATA PO PROVOKOHET QËLLIMISHT
Ora: 10:01-Komisioneri i LSI-së, Lulëzim Hysenaj në një prononcim për News24 ka deklaruar se votimi në qendrën e fshatit Bardhaj është ndërprerë 3 herë. Mësohet se Kolë Ndre Papaj është goditur me grushta, ndërsa sipas Hysenajt, situata po provokohet qëllimisht.
GJICI: FTOJ QYTETARËT QË TË VOTOJNË MASIVISHT
Ora 10:00- Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, për bashkinë Kamzë, Safet Gjici ka hedhur votën e tij në një nga Qendrat e Votimit, konkretisht në qendrën nr 15/67, në qendër të qytetit të Kamzës. Ai ka votuar rreth orës 10.00 ndërkohë që në një deklaratë të shkurtër për mediat, nisjen e procesit të votimit ai e ka konsideruar si të rregullt, ndërkohë që ka ftuar të gjithë qytetarët e Kamzës e Paskuqanit që të gjithë të dalin në votime.
VOTON HALIM KOSOVA: QYTETARËT TË USHTROJNË PUSHTETIN E TYRE
Ora 10:00- Kandidati i APPD, Halim Kosova ka votuar në qendrën e Votimit të vendosur në konsultoren e Njësisë 5, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Edhe Kosova u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë.
“Këtu kam votuar gjatë gjithë jetës sime sepse këtu banoj. Mund të jetë një koincidencë shumë e bukur. Ftoj të gjithë banorët të respektojnë standardet të ushtrojnë pushtetin e tyre dhe të votojnë. Këto nuk janë zgjedhje politike, janë zgjedhje për menaxhimin e qytetit”, tha Kosova.
Ora: 09:31- Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla do të takohet sot me prokurorët e gatshëm. Takimi po mbahet rreth orës 10:30 në prokurorinë e Tiranës, ndërsa në qendër të diskutimit do të jenë procesi zgjedhor. Sakaq, pritet që Llalla të jap dhe një deklaratë për mediat.
POLICIA E SHTETIT: NË TË GJITHË VENDIN U MORËN NË RUAJTJE 5301 Qendra Votimi
09:11- Nga shërbimet e policisë u morën në ruajtje në të gjithë vendin: 5301 Qendra Votimit, 90 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor. Për ruajtjen e KZAZ-ve dhe Qendrave të Votimit Policia e Shtetit angazhoi gjithsej 5.960 punonjës policie. Nga shërbimet e policisë gjatë natës nuk janë evidentuar probleme që lidhen me përmbushjen e detyrave në kuadër të procesit zgjedhor.
Krahas përmbushjes së detyrave në kuadër të procesit zgjedhor, strukturat policore gjatë natës së mbrëmshme kanë qenë totalisht të angazhuara për garantimin e rendit e të sigurisë publike dhe kanë kryer detyrat në përmbushje të misionit të Policisë së Shtetit.
Dorëzimi i objekteve zgjedhore të marra në ruajtje është bërë konform rregullave të përcaktuara dhe punonjësit e policisë tashmë janë larguar nga Qendrat e Votimit dhe KZAZ-të e janë vendosur në Komisariate, stacione policore dhe në ambientet e përcaktuara. (përjashto qendrat ku vijon procesi)
Gjatë gjithë kohës lëvizja e punonjësve të policisë në zbatim të akteve normative do të bëhet me automjete me mbishkrimin “automjet i Policisë së Shtetit i angazhuar me detyra zgjedhore” dhe vendosja e forcave të policisë do të bëhet në Komisariate/Stacione Policie dhe në ambientet e përcaktuara, ku do të jetë i vendosur mbishkrimi “vendqëndrim i policisë për zgjedhjet”.
Në çdo rast ndërhyrja e forcave të policisë për rivendosjen e rregullit brenda Qendrës së Votimit do të bëhet me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit.
Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit e të sigurisë gjatë gjithë procesit zgjedhor. Situata në të gjithë vendit deri tani paraqitet e qetë.
PROBLEME ME FLETËN E VOTIMIT TË KANIDIDATIT NË ROSKOVEC, ENDE NUK KA NISUR PROCESI I VOTIMIT
Ora: 09:10- Në Roskovec nuk ka nisur ende procesi i votimit. Ka mberritur dy herë e njëjta fletë votimi për kandidatin për kryetar bashkie, ndaj komisionerët kanë logjikuar që nuk mund të nis procesi i votimit. KZAZ nr.60 ka marrë vendimin që mos të nis procesin e votimit. Gabimi evidentohet ne fleten e votimit ku kandidatet votojne me te njejten sigel.
PROBLEME NË QENDRËN E VOTIMIT KUR PRITET TË VOTOJË KRYEMINISTRI RAMA
Ora 09:13- Ka pasur probleme në Surrel, në qendrën e shkollës “Ymer Lala” ku pritet që të votojë dhe kryeministri Edi Rama, ndërsa mësohet se bllokimi pak çaste është bllokuar procesi i votimit.
POLICIA E GJIROKASTRËS: JANË DORËZUAR TË GJITHA QENDRAT E VOTIMIT
Ora 09:00- Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, gjatë kryerjes se shërbimit për ruajtjen e qëndrave të votimit, nuk kanë konstatuar asnjë problem.
Dorëzimi i qëndrave të votimit nga strukturat e policisë Gjirokastër ka filluar që prej orës 06:00, të mëngjesit të datës 21.06.2015 sipas të gjitha kërkesave ligjore, me proces-verbalet përkatëse të komisionit të votimit.
Procesi i dorëzimit ka përfunduar në të gjithë qarkun në 233 qendra votimi rreth orës 09:00, përjashtuar dy qendra votimi përkatësisht në fshatin Kakavi dhe Selo ku tani po shkojnë materialet zgjedhore.Të gjitha qëndrat e votimit sëbashku me materialet zgjedhore janë dorëzuar në rregull nga ana e punonjësve të policisë Gjirokastër.
Të gjithë punonjësit e policisë, pasi kanë dorëzuar qendrat e votimit, janë grumbulluar në ambjenete e përcaktuara për punonjësit e policisë gjatë procesit zgjedhor. Strukturat e policisë gjatë gjithë procesit do të zbatojnë me përpikmëri ligjin dhe do të jenë të angazhuar për garantimin e rendit.
Ora: 09:58- Pezullohet i gjithë procesi i votimit në Bashkinë e Tepelenës. Mësohet se pritet një vendim nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me këtë situatë.
PROCESI I VOTIMIT, VËZHGUESIT VENDORË: JA PROBLEMET NË GJITHË VENDIN
Ora 09:45- Koalicioni i Vëzhguesve vendorë ka dalë me një deklaratë për shtyp ku ka parashtruar problematikat që janë hasur në të gjithë vendin në procesin e votimit që ka nisur prej orës 7 të mëngjesit. Problematikat janë kryesisht për çështje teknike ose nga ndërrimi i komisionerëve në minutat e fundit.
Përfaqësuesit e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë (KVV) deklarojnë se janë vendosur në të gjitha KZAZ-të për të monitoruar të gjithë procesin. Sipas KVV, ka pasur probleme në Kurbin. Probleme me disa vendimmarrje në qendrat e procesit të votimit pranë burgjeve.
Në Sarandë, 3 qendra votimi nuk janë hapur në kohë për shkak të mos paraqitjes së anëtarëve të komisionit. Në Konispol ka pasur ndërrim komisionesh. Në Dropull është ndërruar kryetari i Komisionit. Në një qendër kanë humbur vulën, në një tjetër nuk janë paraqitur për të marrë në dorëzim qendrën.
Në Librazhd, 3 QV të hapura pas orës 7 për probleme teknike. Dy QV u hapën me vonësë sepse mungonin komisionerët e PD. 20% e komisionerëve nuk janë të trajnuar sepse janë ndërruar në momentin e fundit.
Në Shkodër, KZAZ 3 ka Qendra Votimi të pahapura sepse mungojnë komisionerët. Në Mirditë janë ndërruar sërish komisionerët.
VELIAJ THIRRJE VOTUESVE PËR HERË TË PARË: VOTONI, JEPNI KONTRIBUTIN TUAJ PËR DEMOKRACI
Ora: 09:41- Kanididati i majtë për bashkinë e Tiranës, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij i është drejtuar kutisë së votimit në qendrën e shkollën “Fan Noli”. Gjatë një deklarate për mediat, Veliaj i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ti drejtohen kutive të votimit. Nga ana tjetër, ai u bëri thirrje të gjithë votuesve të rinj, të japin kontributin e tyre për demokracinë.
“Shkoj qetë, ishte efecientë. Dua të falënderoje së pari komisionerët. Dua ti falënderoi që janë çuar pa gdhirë. Dua të falenderojë ata që votojnë për herë të parë, pasi bëhen kontribuues të demokracisë. Dua që të ti bëjë thirrje qytetarëve, që të votojnë. Ne ankohemi e shqetësohemi, por duhet të dimë se çfarë drejtohemi duhet t’i japim vendit. Unë besoj se kjo fushatë meriton të vlerësohet. 4 vite më parë, votat u vodhën dhe ndaj duhet të sigurojmë rezultatin dhe le ti futemi punës për Tiranën. Tirana do vihet ashtu siç e meriton”, tha Veliaj.
KURBIN, PD: KRYETARI I KZAZ, JO PËRFAQËSUESI YNË
Ora 09:40- Në Qarkun e Lezhës deri në këto momente ka pasur probleme dhe vonesa në bashkinë e Kurbinit. Pasi KQZ shkarkoi 4 anëtarët e PD-së për KZAZ 15 në Kurbin, në orën 23:00 janë emëruar 4 të rinjtë. Por për shkak edhe të problematikës edhe këta janë shkarkuar gjatë natës. Më pas është vendosur një tjetër kryesisht nga ana e KQZ-së, në këtë KZAZ, ndërsa 3 janë të PS. Kryetari i KZAZ nr. 15 është Fran Lezha. Por Partia Demokratike ka deklaruar se kryetari i KZAZ nuk është përfaqësuesi i kësaj force.
POGRADEC, NUK KA SHABLLONE PËR PERSONAT E VERBËR
Ora: 09:34- Një problem është regjistruar në qendrat e votimit në Pogradec, ndërsa mësohet se ka mungesë të bazës materiale për personat me aftësi të kufizuar. Bëhet e ditur se nuk ka shabllone për personat e verbër.
PROKURORI ADRIATIK LLALLA TAKIM ME PROKURORËT
Ora: 09:31- Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla do të takohet sot me prokurorët e gatshëm. Takimi po mbahet rreth orës 10:30 në prokurorinë e Tiranës, ndërsa në qendër të diskutimit do të jenë procesi zgjedhor. Sakaq, pritet që Llalla të jap dhe një deklaratë për mediat.
POLICIA E SHTETIT: NË TË GJITHË VENDIN U MORËN NË RUAJTJE 5301 Qendra Votimi
09:11- Nga shërbimet e policisë u morën në ruajtje në të gjithë vendin: 5301 Qendra Votimit, 90 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor. Për ruajtjen e KZAZ-ve dhe Qendrave të Votimit Policia e Shtetit angazhoi gjithsej 5.960 punonjës policie. Nga shërbimet e policisë gjatë natës nuk janë evidentuar probleme që lidhen me përmbushjen e detyrave në kuadër të procesit zgjedhor.
Krahas përmbushjes së detyrave në kuadër të procesit zgjedhor, strukturat policore gjatë natës së mbrëmshme kanë qenë totalisht të angazhuara për garantimin e rendit e të sigurisë publike dhe kanë kryer detyrat në përmbushje të misionit të Policisë së Shtetit.
Dorëzimi i objekteve zgjedhore të marra në ruajtje është bërë konform rregullave të përcaktuara dhe punonjësit e policisë tashmë janë larguar nga Qendrat e Votimit dhe KZAZ-të e janë vendosur në Komisariate, stacione policore dhe në ambientet e përcaktuara. (përjashto qendrat ku vijon procesi)
Gjatë gjithë kohës lëvizja e punonjësve të policisë në zbatim të akteve normative do të bëhet me automjete me mbishkrimin “automjet i Policisë së Shtetit i angazhuar me detyra zgjedhore” dhe vendosja e forcave të policisë do të bëhet në Komisariate/Stacione Policie dhe në ambientet e përcaktuara, ku do të jetë i vendosur mbishkrimi “vendqëndrim i policisë për zgjedhjet”.
Në çdo rast ndërhyrja e forcave të policisë për rivendosjen e rregullit brenda Qendrës së Votimit do të bëhet me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit.
Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit e të sigurisë gjatë gjithë procesit zgjedhor. Situata në të gjithë vendit deri tani paraqitet e qetë.
PROBLEME ME FLETËN E VOTIMIT TË KANIDIDATIT NË ROSKOVEC, ENDE NUK KA NISUR PROCESI I VOTIMIT
Ora: 09:10- Në Roskovec nuk ka nisur ende procesi i votimit. Ka mberritur dy herë e njëjta fletë votimi për kandidatin për kryetar bashkie, ndaj komisionerët kanë logjikuar që nuk mund të nis procesi i votimit. KZAZ nr.60 ka marrë vendimin që mos të nis procesin e votimit. Gabimi evidentohet ne fleten e votimit ku kandidatet votojne me te njejten sigel.
PROBLEME NË QENDRËN E VOTIMIT KUR PRITET TË VOTOJË KRYEMINISTRI RAMA
Ora 09:13- Ka pasur probleme në Surrel, në qendrën e shkollës “Ymer Lala” ku pritet që të votojë dhe kryeministri Edi Rama, ndërsa mësohet se bllokimi pak çaste është bllokuar procesi i votimit.
POLICIA E GJIROKASTRËS: JANË DORËZUAR TË GJITHA QENDRAT E VOTIMIT
Ora 09:00- Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, gjatë kryerjes se shërbimit për ruajtjen e qëndrave të votimit, nuk kanë konstatuar asnjë problem.
Dorëzimi i qëndrave të votimit nga strukturat e policisë Gjirokastër ka filluar që prej orës 06:00, të mëngjesit të datës 21.06.2015 sipas të gjitha kërkesave ligjore, me proces-verbalet përkatëse të komisionit të votimit.
Procesi i dorëzimit ka përfunduar në të gjithë qarkun në 233 qendra votimi rreth orës 09:00, përjashtuar dy qendra votimi përkatësisht në fshatin Kakavi dhe Selo ku tani po shkojnë materialet zgjedhore.Të gjitha qëndrat e votimit sëbashku me materialet zgjedhore janë dorëzuar në rregull nga ana e punonjësve të policisë Gjirokastër.
Të gjithë punonjësit e policisë, pasi kanë dorëzuar qendrat e votimit, janë grumbulluar në ambjenete e përcaktuara për punonjësit e policisë gjatë procesit zgjedhor. Strukturat e policisë gjatë gjithë procesit do të zbatojnë me përpikmëri ligjin dhe do të jenë të angazhuar për garantimin e rendit.
PEZULLOHET PROCESI I VOTIMIT NË TEPELENË
Ora 08:55- Në Tepelenë procesi i votimit është pezulluar për shkak të një gabimi në fletën e votimit. Për këtë bashki kandidojnë, Tërmet Peçi i ASHE-së, Veip Çela i APPD-së dhe kandidati i pavarur Dritan Memushaj. Por në fletën e votimit ka vetëm dy numra. I pari është Memushaj me numrin 1 dhe në numrin 2 janë dy kandidatë, ai i ASHE-së dhe i APPD-së. Po bashkëpunohet mes KZAZ dhe KQZ-së për të zgjidhur këtë problem dhe deri në arritjen e një konkluzioni zgjedhjet janë pezulluar.

MALËSI E MADHE, THYHET KUTIA E VOTIMIT NË FSHATIN VUKPALAJ
Ora: 08:54- Një incident i pazakontë ka ndodhur në fshatin Vukpalaj në Malësinë e Madhe. Mësohet se është thyer kutia e votimit. Sakaq, nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur.
ZHBLLOKOHET PROCESI I VOTIMIT NË KURBIN
Ora:08:51- Vetëm pas më shumë se një ore është zhbllokuar procesi i votimit në Kurbin. Mësohet se situata është normalizuar dhe ka nisur procesi i votimit, ku qytetarët do ti drejtohen qendrave të votimit.
POLICIA E TIRANËS: KA PËRFUNDUAR DORËZIMI I QENDRAVE TË VOTIMIT
Ora 08:45- Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, gjatë kryerjes se shërbimit për ruajtjen e qëndrave të votimit, nuk kanë konstatuar asnjë problem. Dorëzimi i qendrave të votimit nga efektivët e policisë Tiranë ka filluar që prej orës 06:00, të mëngjesit të datës 21.06.2015 dhe ka përfunduar në orën 08:15 në të gjitha qëndrat e votimit sipas të gjitha kërkesave ligjore, me proces-verbalet përkatëse të komisionit të votimit.Të gjithë punonjësit e policisë, pasi kanë dorëzuar qendrat e votimit, janë grumbulluar në ambientet e përcaktuara për punonjësit e policisë gjatë procesit zgjedhor. Strukturat e policisë gjatë gjithë procesit do të zbatojnë me përpikmëri ligjin dhe do të jenë të angazhuar për garantimin e rendit. Gjatë ruajties së qendrave të votimit gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, nuk është konstatuar asnjë problem.
BASHA APEL QYTETARËVE: VOTONI MASIVISHT, VOTA JUAJ ËSHTË FUQIA JUAJ
ORA 08:37- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka votuar 8 e 30 në Qendrën e Votimit numër 13 në Njësinë 8, në rrugën “Riza Cerova”. Ai ka qenë bashkë më prindërit dhe vëllain e tij. Pasi ka votuar, Basha u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të votojnë masivisht.
“Dua ti bëj thirrje qytetarëve në këtë ditë të madhe të marrin masivisht pjesë në votime. Ti bëj thirrje qytetarëve të Tiranës dhe anembanë Shqipërisë të ndajnë pak minuta nga koha e tyre të vijnë në qendrat e votimit, të hedhin votën. Vota juaj është fuqia juaj, vendimet merren nga ata që votojnë. Zoti e bekoftë Shqipërinë!
VLORË, NË 8 QV KA PASUR PROBLEME, JANË HAPUR ME VONESË
Ora: 08:36- Probleme janë hasur dhe në qytetin e Vlorës, ndërsa procesi i hapjes së qendrave të votimit është shoqëruar me vonesë. Në 8 Qendra Votimit ka pasur probleme.
VORË, HAPEN QENDRAT E VOTIMIT, PROCESI NORMAL
Ora 08:35- Në Vorë, një prej Bashkive që gjatë fushatës elektorale ka paraqitur probleme procesi i votimit ka filluar normalisht dhe deri tanë nuk ka pasur ndonjë problematikë. Në Vorë janë mbi 27 mijë zgjedhës, 42 qendra votimi. Në garë janë, nga ASHE, Luan Sallaku i LSI-së dhe nga APPD, Fiqiri Ismaili i PD-së.
KAVAJË, MOMENTE TENSIONI E BLLOKIMI NË QV 2196/1
Ora:08:34- Në QV 2196/1 në Kavajë ka pasur momente tensioni dhe bllokimi. Mësohet se 3 persona nuk janë lejuar të votojnë, kjo me pretendimin se nuk kanë qenë banorë të kësaj qendre. Sipas përfaqësuesit të PS-së, mësohet se emrat e tre personave kanë qenë në listë. Mësohet se këta persona janë nxjerrë jashtë qendrave të votimit. Aty kanë shkuar dhe anëtar të KZAZ-së 42, të cilët janë dhe administruesit e këtyre zgjedhjeve. PD ka vendosur që mos ti njoh këta persona.
NË KAMZË PROCESI I VOTIMIT NORMAL
Ora 08:32- Nuk ka patur probleme deri tani dhe çdo gjë po shkon normalisht, megjithëse edhe për të është folur si një zonë e nxehtë, procesi i votimit ka filluar në kohë. Në garë janë Kandidatët Safet Gjici i ASHE-së dhe Xhelal Mziu i APPD-së. Në 25 vite kjo bashki është dominuar nga e djathta. në zgjedhjet e kaluara rezultat i ngushtë. Janë thirrur të votojnë mbi 18 mijë zgjedhës.
SHKODËR, NDËRPRITET PROCESI I VOTIMIT NË FSHATIN BARDHAJ
Ora: 08:30- Është ndërprerë procesi i votimit në fshatin Bardhaj. Shkak i kësaj ndërprerje mësohet se është bërë pasi është tentuar të votohet familjarisht.
NË BURGUN E RROGOZHINËS DHE PEQINIT NUK KA NISUR ENDE PROCESI I VOTIMIT
Ora 08:25- Gazetarja Klodiana Lala raportoi se në 2 burgje të Peqinit dhe Rrogozhinës nuk ka nisur procesi i votimit pasi ka patur problem me materialet zgjedhore që s’kanë mbërritur ende. Në 19 burgjet e tjera procesi normal, deri tani pjesëmarrje e ulët. Ky është një proces specifik dhe çdo person që do futet në këto ambiente duhet të kontrollohet dhe monitorohet.
4 QENDRA VOTIMI NË DURRËS NUK JANË HAPUR ENDE
Ora:08:22- 4 qendra votimi në Durrës nuk janë hapur ende. Shkak i kësaj situate është bërë ngatërrimi i kodeve të kutive të votimit. Sakaq, pritet që të vinë nga KQZ materiale për të ndryshuar kodet.
DROPULL, NË 4 QENDRA VOTIMI NUK JANË SHPËRNDARË MATERIALET
Ora 08:14- 4 qendra votimi në Dropull nuk janë shpërndarë ende materialet e votimit. Sakaq, mësohet se është ndërruar në momentin e fundit kryetari i KZAZ-së.
LEZHË, NIS PROCESI I VOTIMIT PËR BASHKITË RRËSHEN DHE LEZHË
Në Lezhë votimi ka nisur për dy bashkitë e Lezhës dhe Rrëshenit. Ndërsa në Kurbin nuk ka nisur ende, për shkak se ende nuk ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore. Janë 163 mijë votues që votojnë në qarkun e Lezhës.
Ora 07:40- Në qendrën e votimit pranë fakultetit të Mjekësisë ka pasur disa vonesa por më pas ka vijuar procesi normal.
TË BLLOKUARA DY QENDRA VOTIMI NË KORÇË
Ora 07:30- Dy qendra votimi në Korçë janë të bllokuara. Bëhet fjalët për QV 3648 dhe 3648/1. Sipas të dhënave shkak i bllokimit janë bërë posterat në këto qendra votimi. Në Korçë janë përballë Sotiraq Filo i ASHE-së dhe Gjergji Mero i APPD-së.
LUZI: VOTONI, ZGJEDHJET ME RËNDËSI HISTORIKE PËR TË ARDHMEN E SHQIPËRISË
Ora 07:12- Kryetarja e KQZ, Lefterie Luzi voton në ZAZ numër 35 të vendosur tek Akademia e Arteve. Luzi ka qenë qytetarja e parë që ka votuar në këtë qendër votimi. Fill pas hedhjes së votës së saj në kutinë e votimit, Luzi i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, që të votojnë. Gjatë një deklarate para mediave, Luzi theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve.
“Sikurse ju e kemi ndjekur KQZ ka punuar nderi në orët e para të mëngjesit për të bërë të mundur që sot ditën e zgjedhjeve çdo qytetar të votoje. Nuk kemi informacion nëse janë hapur të gjitha qendrat, do marrin informacionet e nevojshme pak më vonë. Baza materiale për të cilat ishte problematike në Kurbin është shpërndarë.”, tha Luzi.
Teksa u ndal tek deklaratat e opozitës për Kavajën dhe Kurbinin, Luzi theksoi se të gjitha pretendimet e një subjekti politik duhet të respektohen. “Kjo është një deklaratë e subjektit zgjedhor dhe vendimmarrja e saj Sot shkoni të gjithë në qendrat e votimit, pasi siç e dini këto zgjedhje janë test i radhës për këto votime. Dua ti bëj thirrje dhe grave, se vota e tyre ka rëndësi, pasi vota e tyre është deri në 50 për qind. Ndaj ju ftoj dhe të rinjt që votojnë për herë të parë që ti drejtohen qendrave të votimit. I bëj thirrje gjithë shqiptareve që ti drejtohen qendrave të votimit, pasi këto janë zgjedhje me rëndësi, për të ardhmen e Shqipërisë. Duhet të ruajmë qetësi dhe të zhvillojmë zgjedhje të qeta“, përfundoi Luzi.
HAPEN QENDRAT E VOTIMIT
Ora 07:00- Ka nisur zyrtarisht procesi i votimit. Gazetarët e News24 kanë raportuar nga dy qendra votimi në kryeqytet: ajo tek Akademia e Arteve, ku pritet të votojë edhe kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi si dhe tek shkolla “Ismail Qemali”. Edhe në Durrës janë hapur qendrat e votimit.
TIRANË – Zgjedhjet vendore që mbahen sot në Shqipëri konsiderohen mjaft të rëndësishme për reformimin e qeverisjes vendore dhe ecurinë e procesit të integrimit. Këto janë zgjedhjet e shtata lokale që mbahen në vend, që nga viti 1991.
Qytetarët shqiptarë votojnë sot për 157 kandidatë në 61 bashki dhe për 1595 vende në këshillat bashkiakë sipas ndryshimeve që solli reforma territoriale, që reduktoi ndjeshëm numrin e njësive vendore. 62 subjekte politike janë regjistruar zyrtarisht në KQZ për të konkurruar në garën elektorale, 57 nga të cilat janë grupuar në dy koalicione.
Koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, i drejtuar nga Partia Socialiste, grupon 37 parti, ndërsa koalicioni i djathtë “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, i drejtuar nga Partia Demokratike, grupon 15 parti. 11 parti garojnë të vetme. Nga kandidatët e regjistruar në shkallë vendi për kryebashkiakë vetëm 15 prej tyre janë femra.
Janë thirrur për të votuar 3.382.295 zgjedhës. Ditën e votimeve do të funksionojnë 5299 qendra votimi. Dokumenti që do të përdoret nga zgjedhësit ditën e zgjedhjeve është pasaporta biometrike ose letërnjoftimi elektronik. 90 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor do të administrojnë procesin.
Në total janë prodhuar 6.876.366 fletë votimi, ku 3.437.683 janë fletë votimi për kryetarët e bashkive, ndërsa 3.438.683 të tjera janë për anëtarët e këshillave bashkiakë. Në zgjedhjet e këtij viti janë mbi 143 mijë të rinj që do të votojnë për herë të parë.
Votimi është hapur në orën 7:00 dhe mbyllet në orën 19:00. Askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të zgjedhësve që presin për të votuar në kohën e mbylljes, sipas procedurave të parashikuara në Kodin Zgjedhor. Sipas Kodit, sot nuk lejohet që kandidatët apo subjektet politike të bëjnë propagandë.
I gjithë procesi do të monitorohet nga rreth 3 mijë vëzhgues, 274 prej të cilëve janë përfaqësues të ODIHR-it. Për ruajtjen e rendit dhe sigurisë e për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar 6699 forca policore
vetëm për Qendrat e Votimit.
LEZHË, NIS PROCESI I VOTIMIT PËR BASHKITË RRËSHEN DHE LEZHË
Në Lezhë votimi ka nisur për dy bashkitë e Lezhës dhe Rrëshenit. Ndërsa në Kurbin nuk ka nisur ende, për shkak se ende nuk ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore. Janë 163 mijë votues që votojnë në qarkun e Lezhës.
Ora 07:40- Në qendrën e votimit pranë fakultetit të Mjekësisë ka pasur disa vonesa por më pas ka vijuar procesi normal.
TË BLLOKUARA DY QENDRA VOTIMI NË KORÇË
Ora 07:30- Dy qendra votimi në Korçë janë të bllokuara. Bëhet fjalët për QV 3648 dhe 3648/1. Sipas të dhënave shkak i bllokimit janë bërë posterat në këto qendra votimi. Në Korçë janë përballë Sotiraq Filo i ASHE-së dhe Gjergji Mero i APPD-së.
LUZI: VOTONI, ZGJEDHJET ME RËNDËSI HISTORIKE PËR TË ARDHMEN E SHQIPËRISË
Ora 07:12- Kryetarja e KQZ, Lefterie Luzi voton në ZAZ numër 35 të vendosur tek Akademia e Arteve. Luzi ka qenë qytetarja e parë që ka votuar në këtë qendër votimi. Fill pas hedhjes së votës së saj në kutinë e votimit, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefteri Luzi i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, që të votojnë. Gjatë një deklarate para mediave, Luzi theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve.
“Sikurse ju e kemi ndjekur KQZ ka punuar nderi në orët e para të mëngjesit për të bërë të mundur që sot ditën e zgjedhjeve çdo qytetar të votoje. Nuk kemi informacion nëse janë hapur të gjitha qendrat, do marrin informacionet e nevojshme pak më vonë. Baza materiale për të cilat ishte problematike në Kurbin është shpërndarë.”, tha Luzi.
Teksa u ndal tek deklaratat e opozitës për Kavajën dhe Kurbinin, Luzi theksoi se të gjitha pretendimet e një subjekti politik duhet të respektohen. “Kjo është një deklaratë e subjektit zgjedhor dhe vendimmarrja e saj Sot shkoni të gjithë në qendrat e votimit, pasi siç e dini këto zgjedhje janë test i radhës për këto votime. Dua ti bëj thirrje dhe grave, se vota e tyre ka rëndësi, pasi vota e tyre është deri në 50 për qind. Ndaj ju ftoj dhe të rinjt që votojnë për herë të parë që ti drejtohen qendrave të votimit. I bëj thirrje gjithë shqiptareve që ti drejtohen qendrave të votimit, pasi këto janë zgjedhje me rëndësi, për të ardhmen e Shqipërisë. Duhet të ruajmë qetësi dhe të zhvillojmë zgjedhje të qeta“, përfundoi Luzi.
HAPEN QENDRAT E VOTIMIT
Ora 07:00- Ka nisur zyrtarisht procesi i votimit. Gazetarët e News24 kanë raportuar nga dy qendra votimi në kryeqytet: ajo tek Akademia e Arteve, ku pritet të votojë edhe kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi si dhe tek shkolla “Ismail Qemali”. Edhe në Durrës janë hapur qendrat e votimit. bw
Quhet “Rrënjët, faqja tjetër e emigrimit” dokumentari që RAI 3 shfaq tashmë prej 4 vjetësh në televizionin italian. Qëllimi i tij është promovimi i shembujve pozitivë të emigracionit, të cilët janë dhe më të shumtit atje, por janë dhe më të heshturit! Ato raste që injoroheshin deri dje nga mediat vendase të cilat fokusoheshin shpesh më shumë tek kronika e zezë. Kjo e fundit edhe për ne shqiptarët, e ka ushqyer sistematikisht paragjykimin dhe racizmin në Itali.
Programi mban firmën e të njohurit Davide Demichelis i cili në bashkëpunim me Alessandro Rocca-n, ka shoqëruar protagonistët në vendin e origjinës për të zbuluar bashkë me ta nga cili ambient vijnë e për të treguar më pas se si jetojnë ata në Itali, si janë integruar, kë frekuentojnë dhe ku punojnë atje, citon Mapo. Për Shqipërinë u zgjodh historia e Sonila Alushit, nënë e dy fëmijëvë (Eniani 8 vjeç dhe Dea 7 vjeçe), sipërmarrëse në Bergamo dhe bashkëpunëtore e Albania News.
Por kush është Sonila?
Sonila ka lindur në Tiranë në vitin 1979, por rrënjët e saj janë në Çamëri, aty ku kanë lindur e janë rritur të katër gjyshërit e saj; në atë tokë shqiptare që padrejtësisht përvetësoi Greqia; aty ku ende tokat dhe shtëpitë shqiptare janë pa zot.
Në moshën 19 vjeçare, për shkak të trazirave të ’97-tes, Sonila vendos të transferohet në Bergamo për motive studimi: u regjistrua dhe studioi në Universitetit e Bergamos për Gjuhët e Huaja dhe Letërsi. Ëndrra e saj ishte gazetaria, por shumë shpejt atje kuptoi që vështirësitë e emigrimit ishin shumë më të mëdha nga ç’kish imagjinuar ndaj dhe pa ëndrrën e saj të tretet duke ju përveshur kështu punës me përulësi: në fillim ajo punoi si kameriere e më pas si menxhere e një dyqani ushqimesh. Në vitin 2004 u njoh me bashkëshortin e saj Olgerin, një i ri bashkatdhetar nga Peshkopia, me të cilin punoi pa hezituar në fushën e pastrimeve, citon më tej Mapo. Gjithçka shkonte mirë, por të rinjtë ëndërronin e projektonin për më tepër e ndaj shumë shpejt krijuan ndërmarrjen e tyre të parë e cila merrej vetëm me pastrime dhe mirëmbajtjen e pallateve. Ndërsa sot ata janë pronarë të tre ndërmarrjeve, dy prej të cilave merren me ndërtim e për të cilat punojnë 11 shqiptarë të tjerë.
Rikthimi në Çamëri dhe ndalimi nga policia
Por Sonila nuk e harroi kurrë ëndrrën e saj personale, ndaj kohën e saj të lirë ja dhuron shumë shpesh Albania-s News ku shkruan për të drejtat, racizmin, integrimin dhe rolin e gruas në shoqëri.
Pa harruar historinë e dhimbshme të të parëve te saj, ajo shoqëroi grupin e RAI-it 3 drejt Shqipërisë ku ka lindur e është rritur, por edhe në qytezën Margëllëçit të Çamërisë, në shtëpinë tashmë të rrënuar të gjyshërve të saj! Dhe gjithçka dukej sikur shkonte mirë në pjesën e parë të xhirimeve, por grupi s’kish kaluar pa u vënë re nga vendasit dhe pa kaluar shumë, një polic civil grek u ndërpret xhirimet dhe i urdhëron ta shoqërojnë në polici!
Ja ç’shkruan Sonila në profilin e saj Facebook: “Dje vizituam Margëllëçin (Margariti), Çamërinë, tokën e gjyshërve të mi. Sikur të mos mjaftonte dhimbja që ndjeva duke parë përsëri ato shtëpi të pajeta, m’u desh të duroj dhe pyetësorin e pakuptimtë e të padrejtë të policisë së vendit: gjatë xhirimeve, një tip arrogant që më pas u identifikua si polic civil, na ndërpreu punën dhe shoqëroi në polici! Por, “sigurisht” që problemi ishim vetëm unë dhe shoferi që jemi shqiptarë, pjesa tjetër e grupit, qytetarë italianë, mund të rrinin të qetë madje ju ofrua edhe kafe! Pra prej eksperiencës personale dhe te freskët fare, mund të konfirmoj që policia greke e zonave në kufi, vazhdon me këto sjellje të ulta kundrejt ne shqiptarëve dhe ky fakt tregon qartë sa shumë u djeg ende çështja çame.”
Pra nga një grupi prej 5 personash ku tre janë italianë dhe dy të tjerët janë shqiptarë, merren në pyetje vetëm dy shqiptarët! Habisë së Sonilës për këtë fakt, polici i përgjigjet duke shpjeguar se ky na qënkërka rregull i policisë së vendit, për të kontrolluar hyrjet e daljet e të panjohurve, për sigurinë e qytetarëve ndaj keqbërësve të mundshëm! Dhe meqenëqë pyetësori ju drejtua vetëm shtetasve shqiptarë, del qartë që vetëm ata u identifikuan si keqbërës të mundshëm!
Dhe pyetjes ndaj trupës televizive nëse do të tregohet për këtë incident dhe këtë sjellje të policisë greke në dokumentar, Sonila ju përgjigj kështu:
“Duke marrë gjithmonë parasysh që ky dokumentar nuk ka për qëllim trajtimin politik të kësaj çështjeje, por thjesht tregimin dhe dokumentimin e historisë time, ju informoj me kënaqësi që mbi këtë fakt do të flitet dhe tregohet më shumë se ç’ishte në planet e mëparshme të RAI-t. Edhe pse na ndaluan në mes të punës, ne gjithsesi arritëm të filmonim aq sa na nevojitej. Për Çamërinë, për historinë dhe genocidin ndaj të parëve të mi, do të tregohet sidomos nga zëri i gjyshes time, babait, dhe xhaxhait tim. U ndjeva shumë keq për diskriminim evident që jetuam ne dy shtetasit shqiptarë, por nga ana tjetër, me vjen mirë që ç’ka i kisha treguar grupit të RAI-t mbi këto sjellje të policisë greke në Çamëri, patën mundësinë t’i vërtetojnë personalisht. Ndaj po, mbi këtë sjellje do tregohet. Mbi Çamërinë do të flitet dhe në mos gaboj, për herë të parë në RAI 3”.
Dokumentari do të transmetohet pra në RAI 3 të Dielën me datë 28 Qershor në orën 12:30 dhe të Premten datë 24 Korrik në orën 23:00. Një udhëtim drejt rrënjëve të Sonilës. Një udhëtim në Shqipëri, tek e djeshmja dhe e sotmja. Një histori shqiptare plot surpriza.







EKSPERTJA – NUMËRUESIT E VOTAVE NUK JANË ‘GARDIANË’ TË VOTËS SË PARTISË, POR TË VOTËS SË SHQIPTARËVE!
Një reformë e papërfunduar, debate e fate politike lidhen me zgjedhjet vendore 2015 në Shqipëri: Ekspertja Sashenka Lleshaj mbi problemet e pritshmëritë që lidhen me këto zgjedhje -test për forcat kryesore politike.
Deutsche Welle: Ju i keni ndjekur me vëmendje zhvillimet parazgjedhore në Shqiperi. Cili është konkluzioni juaj pas këtyre vezhgimeve -duket sikur kemi pasur vërtet një fushatë të qetë deri më tani, megjithese për partitë këto zgjedhje janë sinjale të rëndësishme për 2017-n?
Sashenka Lleshaj: Mendoj se fushata ka qenë vertet “e qetë” në rast se si tension do të konsideroheshin konfrontimet arkaike fizike nëpër qendra zgjedhore, takime elektorale apo momente të tjera të ngjashme, pavarësisht se ka pasur disa incidente të vogla në Durrës, Vorë, etj. Tensioni i këtyre zgjedhjeve mendoj se lidhet më tepër me disa tema që i tejkalojnë këto zgjedhje, por që po testohen në zgjedhje, siç janë kriminalizimi i politikës, abuzimi me fondet publike dhe financimin e fushatave elektorale, etj.
Zgjedhjet vendore në gjysmëqeverisje janë gjithnjë test si për mazhorancën ashtu edhe për opozitën, por rëndësia e shtuar e këtyre zgjedhjeve, në krahasim me zgjedhjet vendore të mëparshme, mendoj që vjen nga fakti se reforma territoriale ka shtuar peshën specifike të secilit nga 61 kryebashkiakët që do të zgjidhen pas 21 qershorit. Në këto kushte, këto zgjedhje kanë rëndësi në vetvete, përveçse shërbejnë si matëse për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2017-ës.
Pra faza e fushatave të tensionuara ka kaluar, megjithëse problematik mbetet ende numërimi i votave. Si mendoni a do të kemi një përsëritje të fenomenit 2011 – kur numërimet u tejshtyne, duke sjellë kontestime dhe tension?
Ana teknike dhe proceduarale e zgjedhjeve mbetet sistematikisht problematike në Shqipëri. Jo vetëm numërimi, por edhe respektimi i afateve ligjore, vendimet, ankimimet, shqyrtimet e kërkesave, etj, duke filluar nga KQZ dhe gjithë struktura institucionale në vazhdim ka probleme në këtë pikë. Numërimi i votave diskutohet vazhdimisht dhe ka një frymë të pakapërcyeshme mosbesimi nga të gjithë aktorët në këtë pikë. Balancat në komisionet e numërimit dhe monitorimi i vazhdueshëm duket sikur janë aty më tepër për t’i garantuar secilës palë një “gardian” të votës për partinë apo kandidatin e tyre, sesa për të garantuar një proces të drejtë dhe të paanshëm në parim. Kështu, numëruesit dhe vëzhguesit e secilës palë deklarojnë se janë aty që “të mos vidhen votat e tyre” e jo që “të mos vidhen votat e shqiptarëve”, për këdo qofshin ato vota, pra që të respektohet vullneti i sovranit. Kështu, nuk shikoj asnjë ndryshim substancial në numërimin e votave nga zgjedhjet e 2011-ës në këtë zgjedhje.
Këto zgjedhje u paraprinë nga një reforme territoriale, cili është efekti i saj, ku do të ndihej më shumë kjo reformë?
Reforma administrative territoriale është pikërisht faktori që u ka dhënë rëndësi të shtuar këtyre zgjedhjeve. Do të ketë rreth 6-fish më pak njësi, e për pasojë peshë të shtuar të secilit kryetar dhe anëtar këshilli bashkiak që del nga zgjedhjet. Këta kryetarë dhe këshilltarë nuk do të jenë vetëm më të rëndësishëm, por edhe më të “barabartë” për sa i përket peshës së tyre, duke qenë se tashmë nuk do të ketë kryetarë komunash e bashkish me rëndësi shumë të ndryshme nga njëri-tjetri. Në anën tjetër, reforma territoriale do të ndihet shumë pak në kushtet e mungesës së një reforme decentralizuese që e shoqëron, e cila do të delegonte pushtet dhe para tek njësitë vendore. Kështu, reforma territoriale formalisht rindan territorin, por pushteti vendor nuk fiton automatikisht më shumë pushtet dhe kompetenca pa një reformë më të gjerë decentralizuese dhe ndryshime përkatëse në ligjin që rregullon pushtetin vendor në Shqipëri.
..Pritet më shumë decentralizim i pushtetit. Por sa avantazhe ka një decentralizim i tillë, kur bashkive në fakt u mungojne fondet?
Ky shqetësim i bashkangjitet pikës që sapo shtjellova më lart. Në fakt, reforma territoriale në Shqipëri ka qenë një parakusht për decentralizimin e mëtejshëm të pushtetit, pra një kusht i nevojshëm por jo i mjaftueshëm. Pra, decentralizimi real, dhe në këtë rast financiar akoma nuk ka përfunduar. Thënë kjo, një ndër arsyetimet më të forta të paraqitjes së reformës territoriale që në fillesat e saj ka qenë mungesa e efiçencës së ndarjes së mëparshme territoriale në menaxhimin e fondeve dhe në ofrimin e shërbimeve. Njësitë më të mëdha tashmë pritet të menaxhojnë një sasi më të madhe fondesh, të jenë më efiçente në menaxhimin dhe përdorimin e fondeve duke evituar kostot e koordinimit të mëparshëm midis njësive, si dhe të jenë në gjendje që me më shumë fonde dhe një territor më të madh të bëjnë investime përmbajtësore dhe madhore. Megjithatë, kjo nuk adreson në vetvete shqetësimin që lidhet me mungesën e decentralizimit real të pushtetit vendor në Shqipëri.
Gjithmonë në zgjedhje kemi parë se pavaresisht kush i ka fituar – në fokus kanë qenë interesat e klientelës partiake – vendet e punës e favoret për “Tanët” si thuhet rëndom në Shqipëri. Ndoshta kjo pasoje e nje shoqerie klanore, por që të bën të kuptosh se megjithë retorikën e bukur, në vend demokracia nxjerr në pah shumë defekte. Çfarë mund ta mënjanonte këtë fenomen?
Ky fenomen është jashtë mase i përbrendësuar në Shqipëri duke e shndërruar rolin e partive nga grupime që mbrojnë një ideologji dhe përpiqen të shtynë përpara një axhendë të cakruar publike, në zyra të mirëfillta punësimi, “aplikimi” në të cilat fillon gjatë fushatës dhe “përzgjedhja” më pas për vendin e punës bëhet sipas “meritave” dhe kontributit gjatë fushatës. Në këto kushte, fushata dhe zgjedhjet fitojnë një dimension të shtuar ekzistencial për shqiptarët dhe lidhet direkt me mirëqenien e tyre.
Mendoj se mënjanimi i fenomenit vjen vetëm përmes një qasjeje institucionale dhe ligjore që lidhet me statusin e nëpunësit civil, shtimin e masave ligjore për shkeljet në rekrutim, heqjet nga puna, etj. Gjykatat administrative janë tejmbushur me dosje gjyqësore ndërkohë që paratë e taksapaguesve shpenzohen për të mbuluar shkeljet e individëve të caktuar në funksione publike. Masat ligjore ndaj individëve të veshur me pushtet që bëjnë shkelje duhen shtuar, ndërkohë që aktualisht është institucioni publik ai që shpallet “fajtor” e për pasojë është buxheti i shtetit ai që dëmshpërblen qytetarët e shpunësuar padrejtësisht që fitojnë gjyqin.
Nëse fiton Aleanca për Shqipërinë Europiane e Partisë Socialiste, LSI e partnerëve -çfarë pasojash do të kishte kjo për pushtetin lokal? – Ka njerëz të thjeshtë që thonë, më mirë ta ketë një qeveri në dorë pushtetin lokal që të bëhen së paku ca punë…
Ky është vërtet një opinion që qarkullon dhe besoj se është shumë i frikshëm. Ka në bazë parimin se paratë janë të qeverive dhe se disa qytetarë janë të “njerkës” në rast se kanë votuar një kryebashkiak të ndryshëm nga ai që mbështet mazhoranca (qoftë ky i opozitës apo i pavarur). Nëse ky është parimi sipas të cilit qytetarët vendosin kë të votojnë, atëherë kjo është simptomë e një problematike më të gjerë me demokracinë në vend dhe na sjell edhe njëherë tek nevoja e reformës decentralizuese në Shqipëri.
…por nëse fiton opozita shumë qytete, dihet ky do të ishte një sinjal për kryeministrin Rama. A do të mund të presim më shumë afrim të qeverisë me opozitën, apo bllokimi do të ishte varianti me realist për Shqipërinë?
Nuk mendoj se fitorja e opozitës në shumë bashki do të ndryshonte natyrën e marrëdhënies ekzistuese mazhorancë-opozitë. Në anën tjetër, në rast se do të kishte fitore të thellë të mazhorancës në këto zgjedhje, atëherë opozita do të përballej me dilema ekzistenciale, sidomos një Tiranë e humbur do të ishte e dhimbshme për opozitën. Bashkia e Tiranës, tashmë edhe më e madhe pas reformës territoriale, është pushteti më me rëndësi pas qeverisë, sidomos kur posti i kryetarit mbahet nga opozita e radhës. Ky fakt është evidentuar sidomos në tri mandatet e fundit të Bashkisë së Tiranës, ku Edi Rama kryesonte bashkinë në kohën e qeverisjes së demokratëve për dy mandate, ndërkohë që dy vitet e fundit të kryesimit të Lulëzim Bashës kanë qenë gjatë qeversjes socialiste. Në këto kushte, Bashkia e Tiranës bëhet balancuesja kryesore e qeverisë në rast fitoreje nga opozita dhe sendërtuesja e pushtetit qëndror në rast fitoreje nga mazhoranca.
Ekspertja e re për Europën Lindore, Sashenka Lleshaj ka studiuar në Universitetin e Oksfordit për Europën Lindore dhe Rusinë, aktualisht ajo punon si studiuese në Institutin Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare. Së fundmi fondacioni gjerman Friedrich Ebert ka publikuar analizën e saj mbi zhvillimet parazgjedhore dhe problemet e reformës së papërfunduar.
Gazeta gjermane Handelsblatt përmes një shkrimi të redaktorit të saj Ozan Demircan përshkruan se sa e pamundur është në Shqipëri të sigurosh një leje pune. Që në titull autori shkruan “pa ryshfet, nuk ke leje”, që ne e shqipërojmë “pa ryshfet nuk ke jetë”, sepse puna është ajo që të jep të drejtën për një jetë me dinjitet. Kur vjen puna të japësh ryshfet për të fituar një të drejtë të mohuar, atëhere ti që kërkon punën nuk je njeri por skllav. Redaktori tregon historinë e një kompanie gjermane logjistike e cila nuk pranoi të paguante ryshfet dhe e pësoi. Kompaninë nuk e ndihmoi as ndërhyrja e Ambasadorit Gjerman, por ndofta e ndihmon fakti se muajin e ardhshëm kancelarja merkel e viziton Shqipërinë. Më poshtë po sjellim shkrimin:
“Për shkak se një ndërmarrës gjerman i logjistikës nuk pranon ntë paguajë ryshfet, skelen e tij e kanë zënë punëtorët e një firme tjetër. Pikante: Shqipëria dëshiron të bëhet vend kandidat i UE-së, ndërsa muajin e ardhshëm vendin e viziton kancelarja gjermane Merkel.
Skena të papara zhvillohen në portin shqiptar të Durrësit. Video me celular tregojnë se si duzina burrash me veshje pune ngjiten në kodrat e mineralit. 50 burra, gjithsej, janë renditur në majë dhe qëndrojnë me orë të tëra aty. Një maqinë e rëndë, «Stapler», merr hov në drejtim të njërës prej këtyre majave dhe i ngjitet përpjetë kodrës së gurtë. Punëtorëve të ndërmarrjes gjermane të logjistikës EMS-Fehn, i cili operon në atë areal, nuk u mbetet tjetër vetëm se ta fiksojnë skenën me celularët e tyre. Ata e kanë të qartë: Punishtja e tyre po uzurpohet.
Pushtuesi është një firmë konkurrente e grupit EMS-Fehn nga Leer-i i Niedersachsen-it. Drejtorin e e firmës, Manfred Müller, skenat e lënë pa fjalë. «Kjo është një provë eklatante për ta rrëmbyer një ndërmarrje, e cila u përmbahet me përpikmëri të gjitha ligjeve shqiptare», nevrikoset ai. Ai supozon: Për shkak se firma e tij nuk dëshiron të paguaj më ryshfet, turren autoritetet e portit dhe konkurrentët në sheshin e tij kryesor të punës.
EMS-Fehn është një shërbyes special transporti, cili bart mallëra të rëndë a të ndishëm me kamion, aeroplan dhe anije nga pika A në B. Së fundmi, për shembull, ai ka transportuar transormatorë të një centrali nga Gjermania në Turqi. Për shkak se malli në kësi rastesh shpesh duhet të bartet nga anija në kamionë, firma mori me qira tre sheshe në terminalin lindor të portit të Durrësit.
Por, prej disa muajsh autoritetet shtetërore janë duke i penguar punëtorët e saj në mënyrë sistematike, rrëfen Müller: Kështu drejtori i autoritetit të portit ka caktuar disa herë ndalim paketimi dhe ngarkimi. Javën e kaluar autoriteti e kishte ndërprerë shkarkimin e vagonëve të hekurit në terminalin e firmës logjistikës. Ndërsa të mërkurën sheshit të EMS-Fehn-it iu sulën punëtorët e konkurrentëve. Njëkohësisht drejtori i autoritetit të portit u kishte prezentuar një urdhëresë me shkrim, ku kërkonte ndalimin e menjëhershëm të të gjitha aktiviteteve. «Ne e thirrëm policinë për t’i larguar të gjithë personat e pautorizuar nga sheshi», thotë Müller. Policia ishte mjaftuar me përgjigjigjen se nuk është kompetente për këtë.
«Ne nuk kemi bërë asgjë të gabuar», thotë i sigurtë Müller, «përveç se kemi refuzuar të paguajmë ryshfet». Korrupsioni në vendet e Ballkanit është përditshmëri. Një studim i institutit amerikan për hulumtimin e opinionit Gallup erdhi në përfundimin që ryshfeti ndërmjet Austrisë dhe Turqisë është gati i vetkuptueshëm. Shqipëria, sipas anketës, e zë vendim e parë në gadishull. Ai është sidomos i përhapur në sistemin e drejtësisë, pastaj vjen enti i financave, autoritetet e licencave, habitati, dogana dhe sistemi shkollor. Shumë bartës funksionesh profesionin e tyre e shohin si një biznes privat, me të cilin mund të pasurohen.
Kryeministri Edi Rama, i zgjedhur në fund të 2013-tës, në fushatën zgjedhore kishte paralajmëruar se do ta luftonte me vendosmëri korrupsionin. «Për mendimin tim, korrupsioni është rezultat i një sistemi të prishur», të cilin – kishte thënë ai atëherë – se do ta luftonte edhe për shkak të një aplikimi eventual të vendit për anëtar të ardhshëm të UE-së.
«Pushtimi i sheshit deri tani është kulminacioni i një fushate disamujore të autoriteteve shtetërore të portit», mendon drejtori i EMS-it, Müller. Kështu ai vuri në funksion ultima ratio-n: Müller e thirri ambasadorin gjerman. Ai u desh të fliste me kryeministrin Rama, i cili urdhëroi tërheqjen e pushtuesve.
Gjermanët kishin një as në mëngë, i cili ua hapi sytë politikanëve: Muajin e ardhshëm për vizitë në Shqipëri vjen kancelarja gjermane Merkel, ajo dëshiron të njihet me vendin, përpara se UE-ja të vendosë për një pranim eventual të Shqipërisë. Pushtimi i shesheve të portit të ndërmarrjeve gjermane përbën një argument të keq politik. Prandaj Müller shpreson që pushtuesit do të shporren së shpejti. Të premten në mëngjes, njerëzit e tij megjithatë ende nuk kanë mundur të ngarkojnë ndonjë porosi të tyre.”
VOAL – TIRANË – Në Tiranë, dy koalicionet e vëzhguesve nga shoqëria civile publikuan sot raportet e tyre. Koalicioni për Zgjedhje të Lira me 90 vëzhgues afatgjatë, deklaroi se ndërrimi i vazhdueshëm i komisionerëve po minon seriozisht procesin zgjedhor. Sipas tyre, partitë politike po vonojnë emrat e komisionerëve për qendrat e votimit. 36 komisione zonale shkelën afatin ligjor për të formuar komisionet e qendrave të votimit dhe gjysma e tyre ende nuk e kanë mbyllur procesin. Koalicioni për Zgjedhje të lira njoftoi se partitë politike po pengojnë ngritjen e grupeve të numërimit në 20 komisione zonale. Ky Koalicion shfaqi edhe teknikat e vëzhgimit ditën e zgjedhjeve përmes një qendre me 35 operatorë, që do të marrin raportime me telefona dhe mesazhe nga i gjithë vendi.
Ndërsa Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë theksoi në raportin e vet se edhe në këtë fushatë mungoi vullneti i partive politike për dialog dhe bashkëpunim. Kjo u duk nga dështimet me dekriminalizimin e politikës deri tek akuzat e ndërsjellta, fyerjet e denigrimet e rivalëve. Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendime që tejkalojnë kufijtë e saj, duke shkelur edhe parimin e paracaktimit të pafajsisë. Gjatë fushatës nuk kanë munguar incidentet, por partitë nuk distancohen prej tyre, por i justifikojnë protagonistët e tyre.
Po ashtu pretendimet për blerje votash janë gjithë kohës të pranishme. Në shumicën e rasteve përpjekjet për blerja vote kryhen përmes shpërndarjes së ushqimeve për familjet e varfëra.za
“E rëndësishme është që secili nga ju, po jo vetëm nga ju, kudo ku janë njerëzit, duhet thënë një variant që është në të mirën e tyre dhe të qytetarëve. Po qe se plotësohen këto dy kondita, o burra, para”.
Kosova ka vizituar dhe kopshtet e çerdhet për të takuar prindërit e biseduar me ta. Kandidati për kryebashkiak u ndal tek një çerdhe ku kontribuoi vetë pak kohë më parë që ajo të pajisej me një kënd lodrash.
“Ishte me të vërtetë gjë e veçantë. Kjo rastësia juaj, ardhja e rastësishme ishte domosdoshmëri për neve”, thotë edukatorja.
“Unë thashë më mirë me sponsorizu diçka, ndonjë çerdhe, ndonjë kopësht që mbetet se sa me i bërë lekët flamuj që për pak ditë ikin të gjitha ose ngelen lart në shtyllë derisa koha ti seleksionojë”, tha Halim Kosova.
Ambasadori i RFGJ në Shqipëri, Helmut Hoffmann ka apeluar në ditën e fundit të fushatës elektorale për pjesëmarrje në votimet e ditës së dielë, në mënyrë që qytetarët të përdorin të drejtën e tyre për të zgjedhur.
Kur kanë mbetur dhe pak kohë që në 61 bashkitë e Shqipërisë do të zhvillohen zgjedhjet për pushtetin lokal janë shtuar zërat e ndërkombëtarëve për mbarëvajtjen e tyre, duke e lidhur standardin e votimeve me procesin e integrimit evropian të vendit. Në një prononcim për mediat ditën e premte (19.06), që është dhe dita e fundit e fushatës elektorale, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Helmut Hoffmann theksoi rëndësinë shumë të madhe që kanë zgjedhjet në një sistem demokratik, pasi sipas tij, qytetarët kanë kështu mundësinë të përcaktojnë se kush do të duhet të drejtojë fatet politike të vendit.
“Zgjedhëset dhe zgjedhësit shqiptarë mund të vendosin ditën e dielë, se kush do të përfaqësojë interesat e tyre në nivel lokal vitet e ardhshme. Kjo është një mundësi për të bashkëformësuar të ardhmen e Shqipërisë dhe shpresa ime është, që shumë shqiptarë ta përdorin të drejtën e tyre për të zgjedhur. Vetëm kush shkon të votojë merr përsipër përgjegjësitë, që i takojnë një qytetari aktiv.”
Ambasadori Hoffmann kujtoi në deklaratën e tij dhe kontekstin e procesit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. “Pikërisht në një vend, që është kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, zgjedhjet vëzhgohen me vëmendje të veçantë në nivel ndërkombëtar, duke qenë se janë një test i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë, e për këtë arsye është tejet e rëndësishme që ato të zhvillohen në mënyrë transparente dhe ligjore.“
Të dielën rreth 100 vëzhgues si përfaqësues të BE-së
Për të shprehur rëndësinë që kanë zgjedhjet, më herët shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, ambasadorja Romana Vlahutin, konfirmoi se në ekipin e vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it do të jenë dhe rreth 100 përfaqësues nga shtetet anëtare të BE-së, të cilët janë në pjesën më të madhe përfaqësues të selive diplomatike të akredituara në Tiranë. Ambasadorja Vlahutin vuri theksin tek fenomeni i shitjes së votave dhe spekulimeve me ushtrimin e të drejtës së votimit nga qytetarët, pasi sipas saj ata duhet të marrin pjesë në demokraci, sepse ata nuk janë objekti i spekulantëve, por janë subjekt i procesit të votimeve.
“U kemi bërë thirrje qytetarëve, që të bëjnë kujdes dhe të mbeten të angazhuar, dhe të refuzojnë çfarëdo rryshfeti dhe presioni që mund t’u bëhet. Vota juaj është e fshehtë, ajo është liria juaj dhe askush nuk mund ta marrë atë. Dita e zgjedhjeve është një mundësi që qytetarët të përmirësojnë demokracinë dhe përmes saj të përmirësojnë jetesën e tyre të përditshme” – ka apeluar shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Aleanca për Shqipërinë Europiane mbylli sonte fushatën zgjedhore me një tubim në sheshin Nënë Tereza me pjesëmarrjen e partive aleate, ku përcollën mesazhet e fundit për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
Në tribunë u ngjitën kryetarët e partive politike dhe kryeministri Edi Rama, të cilët bënë thirrje qytetarëve për të votuar kandidatin e majtë Erion Veliaj dhe partitë respektive për këshillat bashkiake.
Zoti Rama theksoi se “çdo votë që do të investohet për Erionin në Tiranë dhe për të gjithë kandidatët tanë në të gjithë Shqipërinë do të jetë për ne një borxh që ne do ta shlyejmë me punë, punë dhe punë”.
Kryeministri Rama tha se Koalicioni për Shqipërinë Europiane zhvilloi një fushatë model dhe një proces të jashtëzakonshëm komunikimi dhe dëgjimi me qytetarët.
“Programi i Erionit është programi i duhur për Tiranën, ambicia e duhur për Tiranën, shpresa e duhur për Tiranën dhe do të ketë gjithë mbështetjen nga ana jonë, për t’u bërë realiteti i ri i Bashkisë së re të Tiranës” – tha zoti Rama.
Ai tha se shumica qeverisëse ende nuk ka bërë sa duhet për ata që e votuan në 2013. “Nuk janë pak ata, të cilët ende sot, nuk kanë asnjë anëtar të familjes në punë, dhe… mund të mos kenë pasur mundësi që të shtrojnë tavolinën e bukës për familjen e tyre. Janë ende shumë, ata të cilët vazhdojnë të mbeten në errësirë”.
Megjithatë zoti Rama theksoi se kandidatët e majtë janë njerëzit e duhur, në kohën dhe në vendin e duhur për të zgjeruar sukseset e qeverisjes.
“Ne besojmë që në 21 qershor vota ka një rëndësi që nuk e ka pasur asnjëherë më parë në zgjedhjet vendore. Më 21 qershor vuloset riorganizimi i shtetit modern shqiptar në qeverisjen vendore, i cili deri dje kishte 400 bashki dhe komuna, një territor i copëtuar me sisteme shërbimesh të copëtuara, me pamundësi të mëdha financiare dhe ekonomike të njësive shumë të vogla” – tha ai.
Kryeministri Rama tha se qeveria ka ende shumë për të bërë, duke ndërtuar shtetin modern. Nga ana tjetër, shumica mori vendimin historik për të rritur deri në 50% pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në këshillat vendore.
“Më 21 qershor mbaron historia e tmerrshme e ndarjes së qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, në qytetarë në qytet dhe katundarë në fshat. Të gjithë bëhen qytetarë të barabartë, nga qendra e Tiranës deri në fshatin më të largët të Tiranës, që meritojnë shërbime të barabarta, dhe që do të marrin shërbime të barabarta dhe po kështu në të gjitha bashkitë e reja të Shqipërisë” – theksoi zoti Rama.
Ai tha se bashkitë e reja do të mbështesin familjet, që jetojnë në fshat, duke filluar nga uji në parcelë, deri tek shkollat e denja për fëmijët e tyre të njëjta me standardet e shkollave të qytetit.
Shumica u angazhua që t’u japë bashkive të reja fuqi të mëdha, për të cilat fshati ka nevojë në përballjen me çdo sfidë si infrastruktura e prodhimit, grumbullimit dhe të daljes në treg.
Kryeministri Rama tha se votuesit duhet të mbajnë parasysh familjen e tyre dhe nevojat e saj jashtë mureve të shtëpisë, në komunitet, në kopsht apo shkollë, në stacionin e autobusit. Ai ftoi qytetarët të votojnë kandidatët e aleancës për Shqipëri Europiane si mundësia më e mirë për qeverisjen vendore.
VOAL – Drejtuesja e delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadore Romana Vllahutin, deklaroi sot se zgjedhjet vendore të kësaj të diele do të vëzhgohen gjerësisht nga vëzhguesit zyrtarë, nga vëzhgues vendas dhe nga vëzhgues të trupit diplomatik.
Por ajo theksoi se më e rëndësishmja është se çfarë do të bëjnë qytetarët shqiptarë; ata duhet të marrin pjesë në demokraci, sepse ata nuk janë objekti i spekullantëve, por janë subjekti i zgjedhjeve.
“Përfaqësues të trupit diplomatik do të marrin pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve, janë rreth 100 vetë, antarë të ambasadave të ndryshme” – tha zonja Vlahutin.
Ata do të koordinojnë lëvizjet nëpër një terren të gjerë me vëzhguesit e ODIHR-it, me organizata të tjera ndërkombëtare dhe me ekipin diplomatik gjatë vëzhgimit të procesit zgjedhor.
“Ne u kemi bërë thirrje qytetarëve, që të bëjnë kujdes dhe të mbeten të angazhuar, dhe të refuzojnë cfarëdo rryshfeti dhe presioni që mund t’u bëhet. Vota juaj është e fshehtë, ajo është liria juaj dhe askush nuk mund ta marrë atë” – tha zonja Vlahutin.
Ajo shtoi se duhen monitoruar edhe premtimet e kandidatëve, sepse pas pak kohe ata duhet të japin llogari për premtimet. “Dita e zgjedhjeve është një mundësi që qytetarët të përmirësojnë demokracinë dhe përmes sa të përmirësojnë jetesën e tyre të përditshme” – theksoi ambasadorja e BE-së.
Diplomatët perëndimorë po komentojnë me shqetësim këto ditë mbi rrezikun e blerjes së votave me shpërblime të ndryshme. Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e presioneve dhe të ushtrojnë të sigurtë të drejtën e tyre demokratike.
Zëri i Amerikës: Zoti Kosova, Tirana e re, merr një zgjerim mjaft të ndjeshëm. Cfarë do të ndodhë me komunat e reja që i shtohen Tiranës, për të evituar që ato të mbeten thjesht një shtojcë e kryeqytetit aktual, flas më tepër nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik dhe shërbimit?
Z.Halim Kosova: Faleminderit për mundësinë që më jepni për të shprehur disa nga idetë e mia për të ardhmen e Tiranës së madhe, por do të më falni vetëm një cast. Dua të përfitoj nga rasti për të falenderuar në mënyrë të vecantë, ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, zotin Donald Lu, i cili po bën bashkë me stafin e ambasadës, një punë shumë të rëndësishme për vendin, në luftë kundër përfshirjes së elementëve kriminalë në poste drejtuese, gjë që ka një kosto jashtëzakonisht të madhe për vendin. Gjithashtu gjej rastin si një bashkëpunëtor shumë u ngushtë i programeve dhe projekteve të USAID-it në vendin tonë të falenderoj dhe një herë qeverinë amerikane dhe taksapaguesit amerikanë për këtë kontribut shumë të rëndësishëm në shërbim të nënës dhe fëmijës në vendin tonë.
Tirana e madhe apo e ndarë nga lapsi politik, sepse të shkosh në disa zona të Tiranës, sic është Zallheri, duhet të kalosh nga Paskuqani, Kamza që është një bashki më vete, brenda Tiranës, mua nuk më krijon problem, pavarësisht nga kjo ndarje, për faktin që nëse plani urbanistik brenda Tiranës është i përfunduar, ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme që brenda tremujorit të parë pas periudhës së zgjedhjeve, ta plotësojmë këtë plan urbanistik edhe për pjesën që i është bashkangjitur qytetit në mënyrë që standartet, shërbimet për qytetarët e kësaj Tirane të madhe, kudo që ato banojnë, duhet të jenë të njëllojta në të gjithë këndvështrimet e mundshme në një qytet sic është Tirana 1 milionëshe.
Zëri i Amerikës: Cilat janë sipas jush nevojat urgjente që ka Tirana?
Z.Halim Kosova: U bë afërsisht dy muaj që kam bërë takime, i kam prekur gjërat, brenda Tiranës, jashtë, në periferi, në fshatrat më të largët nga qendra, ku kam patur rastin të shoh se mjaft zona janë lënë disi në harresë dhe kanë shumë nevojë për investime dhe për t’i ofruar shërbimet e duhura banorëve të këtyre zonave.
Nga të gjitha bisedat, ne kemi evidentuar pesë kollona kryesore. E para, Tirana e gjelbër dhe e pastër, e thënë ndryshe qytet i shëndetshëm dhe Tirana higjienike. Sistemi arsimor ka nevojë për më shumë krijim kushtesh sepse dija është ajo që do e cojë shoqërinë përpara dhe investimi në dije është nga investimet më të mëdha dhe më të rëndësishme, jo vetëm për Tiranën, por për cdo vend. E treta, janë rrugët dhe trotuaret që lënë shumë për të dëshiruar e që dhe në këtë nivel ne të krijojmë standarte bashkohore, me vizion, objektiva dhe afate të mirëpërcaktuara.
Ashtu sikurse kam patur rastin dhe në organizimin që Dhoma amerikane e Tregtisë bëri për të gjithë kandidatë e Bashkisë së Tiranës që të paraqesin projektet e tyre, unë argumentova se sa e rëndësishme është për qytetin e Tiranës ulja e taksave për familjarët dhe biznesin, vecanërisht biznesin e vogël, që janë rreth 25471 biznese të vogla, ku vetëm vitin e kaluar kanë falimentuar 3774 biznese, në mënyrë që jo vetëm t’u japim mundësi këtyre 5-6 mijë bizneseve që kanë falimentuar në dy vitet e fundit, që të kthehen në treg, por të bëjmë që të mbijetojnë këto që janë e pse jo, të ndikojmë që këto të krijojnë dhe vende pune, sepse papunësia është kryefjala e cdo bisede. Dhe e fundit, por jo më e pak e rëndësishme, cfarë do bëj në krye të Bashkisë së Tiranës, cfarë do bëj për shtresat në nevojë. Eshtë një ushtri e madhe që vuan për bukën e gojës.
Zëri i Amerikës: Zoti Kosova, duke mbetur tek ajo që ju përmendët, ulja e taksave. Konkretisht ajo që ju premtoni, sa ndikon në një biznes, sepse pesha më e madhe e taksave që sot ka biznesi është ajo e taksave qendrore?
Z.Halim Kosova: Ndikimi mbi biznesin nga 0 deri 2 milion lekë të reja, ku nga 250 mijë lekë të reja shkon në 175 mijë lekë të reja, po u futën dhe taksat e pastrimit dhe reklamave e kështu me radhë, do të jetë i ndjeshëm. Do të bëjmë që këtyre t’u hiqen dhe disa angari të pavlefshme, si tatim i thjeshtuar, por që nuk është kaq i thjeshtë, se ata bëjnë të njëjtat pasqyra e formalitete sic bën një biznes i madh. Dhe këto kanë një kosto e faturë nga pas. Po ashtu dhe tatimi mbi fitimin, nga 7.5 përqind, shkon afërsisht 5.5 përqind, që sërish është e konsiderueshme. Nëse do të ulim taksat 30 përqind dhe për biznesin e madh, që Bashkia e ka në dorë, do të thotë që një biznes, nëse vetëm një taksë të caktuar, atë të pronës, për të cilën paguan sot 70-80 mijë euro, kjo lloj ulje që Bashkia i ofron, do të bëhet pas një bisedimi në tavolinë, në mënyrë që këto të mira që Bashkia i ofron biznesit të madh, për taksat për të cilat Bashkia është përgjegjëse, duhet me patjetër të përkthehen në vende pune. Kjo do të bëhet vetëm duke ofruar një klimë miqësore me biznesin. Një klimë miqësore që mesa shoh ka munguar deri sot.
Ulja e taksave si dhe bërja e dukshme e shumë proceseve të padukshme në qytetin e Tiranës, do të bëjë që jo vetëm të mos pakësohet buxheti, por do të ndikojë që të rritet 10 përqind. Ju jap vetëm një shembull, nëse në Tiranë janë të licencuara 950 taksi, janë sic më referojnë dhe afër tre mijë të tjerë që punojnë në të zezë. Do të thotë që nëse u ulim taksën këtyre 950 taksive, dhe realizojmë atë për të cilën unë po punoj për t’ua rimbursuar naftën, në mënyrë që të ofrojmë një shërbim në koston më të mirë për qytetarët por dhe ta pakësojmë trafikun e rënduar që në shumë zona është dhe ndotës i ajrit, do të bëjmë që nga ky përfitim që do të kenë këto taksi të licencuara, edhe ato 3 mijë të tjerat do ta kenë të pamundur të punojnë në kushtet që punojnë sot, edhe atyre do t’u interesojë, me kushtet e reja të Bashkisë, që të licensohen, do të thotë që nga poshtë tavolinës, të dalin mbi tavolinë. Dhe kështu vetëm ky shembull i vogël që po ju jap, nga 950 do të jenë afërsisht 4 mijë, dhe kështu, nga pak të gjithë, nuk do të jetë më pak, nëse bashkohen të gjithë dhe taksa bëhet e ulët por për të gjithë njësoj. Taksat e larta prishin konkurrencën dhe krijojnë mundësi për t’ju shmangur atyre.
Kur zoti Rama ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës me shumë të drejtë ka kërkuar dhe ka luftuar që taksën e vogël nga qeveria ta merrte si kryetar Bashkie. Ajo që më duket pak e cuditshme është se dhe këtë taksë nga Bashkia ja coi qeverisë, se shpesh herë mund edhe të përdoret si presion ndaj Bashkisë duke vonuar derdhjen në buxhetin e Bashkisë, për të tentuar dicka politikisht jo të drejtë në kurriz të qytetarëve.
Unë do të luftoj dhe do të punoj që jo vetëm këtë taksë ta kthejë në Bashki, se i takon asaj, por do përpiqem që karshi bizneseve të mëdhaja që taksat i derdhin në pushtet, të marr një përqindje të vogël, për t’ju ofruar atyre shërbime më të mira që qyteti i Tiranës mund t’ju ofrojë përreth zonës ku punojnë, qoftë në përpunimin e mbeturinave, qoftë në rrugë apo investime përreth, që e lehtësojnë biznesin e tyre. Unë kam planifikuar, nga pak por në shumë drejtime, jo vetëm që nuk do të rëndoj njerëzit, jo vetëm që nuk do rëndoj bizneset, por përkundrazi do të mbushet më shumë buxheti i Bashkisë. Vetëm nga taksa e vogël e transferuar në Qeveri, me informacionin që kam, është grumbulluar vetëm 60 përqind e saj, sepse më e interesuar është Bashkia. Kështu që kjo i takon Bashkisë dhe në përgjithësi do të punoj për rritjen e decentralizimit dhe të autonomisë bashkiake. Në fund të fundit, kryetari i Bashkisë, kushdo qoftë, në këtë rast po flas për veten time, duhet të ketë përgjegjësinë për cdo gjë në qytet. Nuk mund t’u shfajësohet qytetarëve duke u thënë “Jo kjo s’është e imja është e qeverisë”. Kemi parashikuar për këtë krijimin e një zyre avokatie përbri meje, e cila do të marrë cdo lloj shqetësimi, cdo lloj padrejtësie që qytetarët mendojnë se është bërë në kurriz të tyre, do ta adresojnë në këtë zyrë dhe do të jenë ekspertët e saj që do të hapin zyrat e qeverisë për të zgjidh problemet e qytetarëve.
Zëri i Amerikës: Sic e përmendët dhe ju, është gati i pashmangshëm bashkëpunimi mes bashkisë dhe qeverisë. Por të paktën këto dy vitet e fundit në Tiranë, nga Bashkia aktuale qeveria është akuzuar se e ka bllokuar. Pala tjetër ndërkohë thotë se Bashkia është përdorur për qëllime politike. Ju a e shikoni të vështirë faktin që sot në pushtet është një qeveri e majtë, jo e partisë tuaj?
Z.Halim Kosova: Unë nuk e shoh në këtë këndvështrim. Në radhë të parë, unë nuk jam konkurrent me zotin Rama si kryeministër i ardhshëm. Eshtë zoti Basha që konkurron se kush do të drejtojë qeverinë e ardhshme dhe zgjedhjet janë pas dy viteve, ndërsa kryetari i Bashkisë zgjidhet për katër vjet. Më duket non sens që një figurë politike, aq më tepër që kryeministri i vendit, të thotë që nëse janë socialistë unë do t’ ndihmoj, nëse janë demokratë unë nuk do t’i ndihmoj. Kjo më duket thelbësisht gabim dhe antikushtetuese. Dhe mendoj se po përdoret sic u përdor shëndetësia falas nga qeveria dhe të gjithë jemi dëshmitarë që nuk kemi asnjë shenjë në atë drejtim. Megjithatë, unë vij këtu jo si një politikan tipik, i cili zihet dhe bën sherre duke lënë pas pengesa apo projekte të parealizuara për qytetarët. Unë vij si drejtues prej 15-16 vjetësh, si drejtues në institucione qendrore të sistemit shëndetësor ku kam ndërruar shumë kryeministra. Kam patur afërsisht 10 ministra, dhe me të gjithë, pavarësisht pikëpamjeve që ata kanë patur unë kam zgjedhur rrugën e bashkëpunimit si rrugën më të mirë për t’i bërë qytetarëve të arrijnë shërbimet që ata meritojnë. Kështu që këtë lloj mënyre, bashkëpunimin nuk kam pse të mos e vazhdoj dhe tani, kur ajo më ka rezultuar shumë e suksesshme. Dhe i kam të gjitha premisat që asnjë lloj projekti të mos pengohet, vetëm në bazë të komunikimit që unë kam me cdo lloj instance apo me cdo lloj partie qoftë në pushtet, sot shumica aktuale, nesër mund të ketë një koalicion tjetër. Prandaj nuk duhet menduar se si një parti të kapë të gjithë pushtetet. Qeveria do bëjë politikat e veta për të gjithë vendin, unë do të bëj politikat e menaxhimit të qytetit të Tiranës dhe nëse një qeveri thotë se do bëj më të mirën për qytetarët, dhe një kryetar Bashkie thotë se do bëjë më të mirën për qytetarët, vetëm tavolina e bisedimit, apo e thënë në mënyrë figurative, ajo kafja mes dy palëve, do të shërbente që me të vërtetë cfarë thotë qeveria dhe kryetari i Bashkisë të përkthehej në të mirë të qytetarëve.
Zëri i Amerikës: Zoti Kosova, ju kam dëgjuar shpesh gjatë fushatës të flisni për investime të rëndësishme, ndërtime shkollash e kopshtesh, por a keni ju një faturë se sa është kostoja e këtre investimeve?
Z.Halim Kosova: Për cdo fjalë që kam thënë dhe cdo premtim që kam marrë unë kam një faturë. Në cdo lagje e fshat ku kam shkuar, pasi ata më kanë referuar problemet e tyre paraprakisht, kam shkuar me objektiva të qarta, me afate dhe me faturën përbri këtyre investimeve. Faturë e cila dhe kur më ka thënë dikush, “po rrumbullakose, thuaj 1.2 apo 12 milion dollarë”, jo, e kam thënë tamam sic është, deri me qindarkën e fundit, që do të thotë se janë të mirëpërcaktuara të gjitha kostot për të bërë realitet një projekt të caktuar. Që ju ta dini, fondi i Bashkisë do të jetë rreth 120 milion dollarë, ku është parashikuar që 60 deri 70 përqind të përdoret për investime. Po kështu dhe për ujësjellësin që e ka buxhetin 30 milion dollarë dhe 60 përqind do përdoret për investime.
Ajo që njerëzit nuk dinë, ndonëse e kam thënë herë pas here, është që gjatë gjthë momenteve që kam drejtuar në sistemin shëndetësor ku kam punuar për një kohë të gjatë, kam arritur, dhe gjërat janë transparente, që të mos mungojë aasnjë gjë dhe cdo gjë ta marr 30 përqind më pak. Pra norma e kursimit tim ka qenë 30 përqind afërsisht, pak më pak si ministër I Shëndetësisë se dhe koha ishte shumë e shkurtër dhe situata ishte alarmante, por kjo lloj norme e zbritjeve të cmimeve fillestare për tenderin përkatës, më ka bërë që jo vetëm të realizoj të njejtën sasi ilacesh, apo pajisjesh mjekësore , por të kursej, duke i vënë prapë në përdorim të qytetarëve aty ku ka qenë i drejtuar projekti. Kështu që edhe këto fonde, që unë kam në dispozicion, të jeni të sigurtë që jo vetëm do të jenë për të mbuluar cdo lloj projekti që kam deklaruar deri më sot, por të jeni të sigurt, dhe qytetarët do ta shohin shumë shpejt, se mua do të më teprojnë para nga këto duke bërë tendera transparent, pse jo nën vëzhgimin e media, e nën vëzhgimin e qytetarëve, akoma më e rëndësishme kjo, në mënyrë që me të njejtat para ne të bëjmë më shumë punë.
Ajo që unë e kam prekur disi po nuk I kam vënë shumë theks gjatë fushatës se mund të quhet propagandë është dhe kjo që me të gjitha investimet, me të gjithë donatorët e fuqishëm me të cilët unë kam patur të bëjë, Banka Botërore, USAID-i, BE-ja, UNICEF dhe shumë donatorë të tjerë, kam treguar që jo vetëm paratë kanë shkuar deri në qindarkën e fundit aty ku janë nisur, por kanë shkuar dhe të shumëfishuara rrugës duke u kthyer në të mira për qytetarët në vlera shumë të mëdha në punën e përditshme. Dhe ju e dini shumë mirë që kur presidenti Bush erdhi në Tiranë, zonja Laura Bush erdhi në maternitetin që unë drejtoja, si një qendër ku në mënyrë transprente, shumë të efektshme, pa asnjë lloj devijimi të fondeve, cdo gjë shkonte në të mirë të nënës dhe fëmijes dhe nuk e kam sekret që para 20 ditësh, presidenti Bush më dërgonte një letër dhe më falenderonte dhe një herë për punën e bërë në sektorin e nënës dhe fëmijes dhe më uronte për punën time dhe të stafit, dhe unë këtë e ndava me stafin e maternitetit, i ftova dhe ua lexova duke u thënë se ky është një vlerësim i punës tonë të përbashkët.
Zëri i Amerikës: Zoti Kosova, është një problem i vjetër i Tiranës për të cilin ju folët dhe pak më lartë. Në fushatë keni premtuar furnizimin 24 orë me ujë të kryeqytetit. Për sa kohë mund të realizohet dhe cfarë investimi kërkon?
Z.Halim Kosova: Shumë gjëra në dukje të padukshme, dhe më parë unë i kam bërë të dukshme dhe të realizueshme, pra ato që dukeshin të pamundura, i kam bërë të mundura. Dhe për rastin konkret duke qenë dhe banor i Tiranës, unë e shoh jo vetëm mundësinë për të patur ujë, sepse ujë mund të kenë njerëzit tani, me depozita e me pompa. Por është ujë që rrezikon dhe dëmton. Këtu bëhet fjalë që do të hiqen të gjithë depozitat mbi pallate, që lënë shumë për të dëshiruar, e të gjitha mjetet e tjera ndihmëse dhe Tirana për herë të parë brenda mandatit tim, kam marrë angazhimin , kam objektivat dhe projektet gati me të gjithë fondet që të ketë 24 orë ujë. Për ta vazhduar dhe më tej bisedën, fondet që duhen për këtë qëllim janë 50 milion dollarë dhe difekti kryesor nuk është se Tirana ujin dhe burimet që ka në dispozicion i harxhon, por difekti kryesor është se ato ikin në drejtim të paditur nga amortizimi i rrjetit ekzistues prej shume e shumë vitesh. Nuk po futem në projektin se e di me hollësi, por po them vetëm një detaj, që rreth 200 kilometra rrjet i transmetimit të ujit që është i amortizuar, ne do ta zëvendësojmë me rreth 180 kilometra sistem të ri bashkëkohor, cilësor i cili do të bëjë që cfarëdo niset në burim do i shkojë qytetarit. Dhe si për ujin ashtu dhe për buxhetin, cfarë do niset nga bashkia do i shkojë qytetarit, duke mos lejuar asnjë lloj lidhje të paligjshme si në buxhet dhe në sistemin e ujësjellësit, të jeni të sigurtë që cilësia e jetës së qytetarit do të rritet shumë. Ne për këtë kemi një plan shumë të detajuar. Krahas punës që do nisim në të gjithë Tiranën, ne kemi marrë angazhim që njësia numër 2 që është një njësi nga më të zgjeruarat, ne do bëjmë që brenda vitit të parë ata ta provojnë ujin 24 orë. Edhe për efekte teknike, Tirana do të ndahet me zona, që për cdo lloj difekti të mos e vuajë gjithë Tirana, por që aty ku është difekti të ketë mundësi të riparohet. Për cdo projekt që ne do marrim përsipër të realizojmë kemi vënë dhe fondin për mirëmbajtje, se asnjëherë nuk mund të parashikohen gjërat që dalin rrugës, në mënyrë që cdo gjë e vogël të mos bëhet e madhe e të riparohet menjëherë. Pra për cdo projekt do të kemi dhe fondin e mirëmbajtes që është gati tre herë më i madh se ai ekzistues.
Zëri i Amerikës: Zoti Kosova, në katër vitet e fundit Tirana është drejtuar nga zoti Lulzim Basha, i cili është dhe kryetari i partisë demokratike. Kjo për ju gjatë fushatës ka qenë një avantazh apo një pengesë, duke u nisur nga fakti që ka patur mjaft kritika ndaj punës së Bashkisë në këto katër vite?
Z.Halim Kosova: Unë, duke qenë se nuk jam një politikan tipik, dhe këtë e kam shpreh, por jam kryesisht një menaxher. Dhe logoja ime, po ta shihni thotë, “Punë jo Fjalë”. Unë nuk rri të merrem me faje të mëparshme, apo cfarë është bërë këto katër vjet, apo cfarë nuk është bërë këto katër vjet apo 11 vjet të tjera. Unë merrem me atë që kam përballë, që do të thotë do t’ja hyj punës për të realizuar ato që qytetarët më kanë shtruar si problem, përmes atyre 5 kollonave kryesore. Por anga ana tjetër, nuk më pengon askush që projektet të suksesshme për katër vite apo 11 vite të tjera ti avancoj, ashtu sikurse gabimet e bëra këto katër vjet apo dhe 11 vjet të tjera, unë t’i përmirësoj dhe të shoh pse nuk kanë ecur. Cilat janë hallkat që kanë bërë që një gjë e nisur nga Bashkia të mos shkojë aty ku duhet. Megjithatë, nëse sinqerisht do më pyesni dhe unë sinqerisht do t’ju përgjigjesha, se është më mirë të mendohesh mirë para se të nisësh një gjë, se sa ta bësh gabim. Kosto e asaj që bëhet gabim është jashtëzakonisht e madhe dhe me shumë pasoja. Plani urbanistik i miratuar në këto katër vite do të jetë një udhëzues shumë i mirë edhe për industrinë e ndërtimit dhe qytetin e Tiranës, në të cilin, nëse unë do shoh, që politika pavarësisht sa e egër është me njëra-tjetrën, është bashkuar në dëm të interesit qytetar, unë do të jem me qytetarin.
Zëri i Amerikës: Megjithatë përse zoti Basha nuk është parë në fushatën tuaj. Tirana është Bashkia më e madhe dhe ka dhe një peshë politike po kaq të madhe.
Z.Halim Kosova: Në radhë të parë me zotin Basha kam kontakte të vazhdueshme nga mëngjesi deri në darkë. Kemi mbledhje të përbashkëta me Shtabin, ku secili hedh në tryezë mendime dhe diskuton se cfarë po ecën mirë dhe cfarë duhet bërë më mirë. Në një takim elektoral kur më pyetën, duke qeshur i thashe, dhe në të vërtetë është realiteti. Në një kryqëzim ku ka shumë makina mund të shkosh të shtysh një makinë që ka ngecur, jo një që po ecën. Ata kanë vlerësuar se fushata ime e etiketuar si origjinale, sepse unë nuk mund të ndërroj në këtë moshë dhe pas 35 viteve punë, ka rezultuar e suksesshme. Bile jo vetëm kaq, por po të vini re, fatmitrësisht, edhe shumica, një ditë dy ditë pasi unë kam hedhur një ide e ka përqafuar dhe e ka thënë pak a shumë po ashtu. Do të thotë që unë jo vetëm kam ndikuar për mirë në fushatën elektorale në qytetin e Tiranës, por një lloj mësimi ndoshta se si duhen bërë këto fushata në të mirë të njerëzve, e konsideroj një kontribut që me modesti mund ta kemi dhënë duke ndjekur linjën time.
Zëri i Amerikës: Zoti Kosova, përse një qytetar i Tiranës do të duhet t’ju votojë ju si kryebashkiakun e ardhshëm të Tiranës?
Z.Halim Kosova: Nuk është se është hera e parë që emri im qarkullon për Bashkinë TIranës. Kjo është hera e tretë. E treta e vërteta, dhe më ka qëlluar dhe numri 3, apo dhe për detyra të tjera shumë të rëndësishme në vend. Ajo që unë kam vendosur tani dhe kam vënë emrin në tavolinë me shumë kënaqësi drejt kësaj detyre, ka qenë ajo që unë vlerësoj se në qytetin e Tiranës më shumë se cdo herë tjetër vlerësohet ndershmëria dhe njeriu, dhe jo fallciteti apo hipokrizia. Ajo që unë vlerësoj më shumë dhe nga takimet e bëra, po dhe përpara kisha informacione sepse gjithnjë kam qenë në kontakt me njerëzit, është ajo që njerëzit kanë nevojë jo vetëm për projekte apo programe, se për to ne shqiptarët jemi bërë ekspertë në këto 25 vite, por për njeriun që këto programe e letra, i bën realitet. Dhe një njeri që këto programe apo letra të bëra nga ekspertë shumë profesionistë, i bën realitet. Unë kam dhënë prova gjatë gjithë jetës sime se me punë, jo fjalë, me këmbëngulje, me vision, me objektiva, me standarte dhe afate kam bërë që gjithnjë unë t’i bëj realitet. Dhe mendoj se qytetarët e Tiranës, më shumë dhe kanë arsye të votojnë për mua se jam një njeri me provë, se sa një njeri që mund të vijë nga forca politike të ndryshme ku Tirana ka eksperienca se si projekte të ndryshme kanë devijuar një pjesë e fondeve për të vadit dhe ushqyer partitë politike. Në rastin tim, me cfarë shoh cdo minutë e cdo takim që bëj, qytetarët janë të bindur se Bashkia e Tiranës me në krye mua do ti kthehet më në fund qytetarëve, sepsa janë ata zot të qytetit, janë ata që paguajnë taksa. Kryebashkiaku nuk është qytetari i parë i Tiranës por njeriu i parë që merr përgjegjësi për të bërë më të mirën për banorët e këtij qyteti dhe unë jam i sigurt se modeli që do të ofroj në Tiranë, pse jo ashtu sikurse dhe në sektorin shëndetësor të mëparshëm, do të shërbejë si një model i suksesshëm për t’u transferuar shumë lehtë dhe në qytete të tjera të mëdha dhe jam i sigurt se do të jem shembull se në cfarë drejtimi duhet në të ndjekim punët për të arritur sukseset apo objektivat që i caktojmë vetes.
Elvis Rroshi
Mediat e Tiranës bëjnë me dije se kryetari aktual i Bashkisë së Kavajës, njëherësh kandidat i PS-së për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, Elvis Rroshi, i quan të qëllimshme akuzat e publikuara ndaj tij për trafik droge në Zvicër.
Në një deklaratë për mediat të shpërndarë mbrëmjen e së mërkurës, Rroshi kërkon që agjencia e lajmeve Birn, e cila publikoi shkrimin me akuzat për trafik droge në faqen “Reporter.al”, të publikojë përgënjeshtrimin e lajmit deri datë 20 qershor, një ditë para zgjedhjeve.
Deklarata e plotë e Elvis Rroshit:
Nisur nga raportimi i bërë sot nga agjencia e lajmeve BIRN, dhe botuar në portalin www.reporter.al nga gazetarët Besar Likmeta, Fausto Biloslavo, Aleksandra Bogdani, më duhet të deklaroj publikisht dhe nen përgjegjësinë time personale e zyrtare se:
Asnjë akuzë referuar emrit tim nuk është e vërtetë dhe se te gjitha aludimet e bëra në lajmin përkatës përbëjnë spekullime denigruese pa bazë, pa fakte dhe pa respekt ndaj etikës profesionale të medias, ndaj personit tim, ndaj familjes dhe komunitetit qytetar kavajas, të cilët kam nderin ti përfaqesoj prej katër vitesh dhe do ti përfaqësoj edhe në katër vitet e ardhshme.
Ne respekt të publikut dhe të vërtetës kam dyshime të besueshme se përbaltja e kandidaturës sime, katër ditë përpara zgjedhjeve, në artikullin me titull “Zbardhet e shkuara kriminale e kandidatëve për zgjedhjet vendore”, botuar në rubrikën “Investigim” në datën 17 qershor, është e qëllimshme, dashakeqëse, pa prova dhe argumente dhe me deklarata të “zyrtarëve të Zvicrës” që kanë folur me këtë agjenci “në kushtet e anonimatit”.
Unë edhe më parë jam ndeshur me akuza spekullative, sidomos në prag të zgjedhjeve ku provohet mbështetja qytetare ndaj meje dhe projektit politik që përfaqësoj. Kisha vendosur që të mos u përgjigjesha akuzave të tilla, por, kur ato, kalojnë cakun dhe bëhen qëllimisht, nga kundërshtarë politik apo mediat që i mbështesin, vetëm e vetëm për të prishur imazhin tim publik, më detyrojnë që t’i kthehem sistemit të drejtësisë për t’u marrë me hetime të mëtejshme.
Sipas parimeve të së vërtetës dhe medias profesionale, agjencisë së sipërpërmendur BIRN, tre gazetarëve që kanë firmosur këtë artikull, dhe agjencisë www.reporter.al, u kërkoj publikisht që brenda tre ditëve (deri diten e shtunë 20.06.2015), të përgënjeshtrojnë këtë artikull dhe aludimet denigruese, si dhe të kërkojnë falje publike për cënimin e imazhit dhe figurës sime.
Brenda ketij afati u kerkoj atyre të publikojnë dokumentet apo faktet që pretendojne se disponojnë ne alibine e tyre se unë kam qenë “subjekt procedimi penal nga viti 1993 deri në 1997”, apo “dënimin tim për trafik droge” sikurse citohet në artikull. Në rast të kundërt, nëse ata nuk respektojnë parimet e medias etike dhe nëse brenda këtij afati nuk japin fakte ose nuk kërkojnë falje, një studio ligjore, do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore, duke filluar, menjëherë ditën e dielë, në datën 21 qershor, për agjencinë që ka raportuar këtë lajm dhe për të gjitha agjencitë e lajmeve, gazetat apo televizionet që e kanë pasuar raportimin e këtij lajmi spekulativ, dashakeqës dhe të qëllimshëm për të dëmtuar imazhin tim në zgjedhje.
Do të kërkoj një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh dhe këto fonde, ju garantoj, do të përdoren për rikonstruksionin e gjimnazit kryesor të qytetit të Kavajës. Në këtë mënyrë, do t’i japim fund njëherë e mirë gjithë spekulimeve që janë bërë në media me këtë çështje.
Të dhëna policore të marra nga BIRN në Itali dhe Zvicër tregojnë se së paku tri kandidatë që garojnë në zgjedhjet e së dielës kanë të shkuar kriminale.
Shqiptarët do të votojnë të dielën për të zgjedhur kryebashkiakët dhe këshilltarët e 61 bashkive, në një palë zgjedhjesh që konsiderohen si shumë të rëndësishme për ambiciet e vendit në përparimin e procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Gjithsesi, të dhëna të mbledhura nga BIRN nga agjencitë ligjzbatuese nëpër Europë tregojnë se një numër kandidatësh të nominuar nga partitë politike kanë të shkuar kriminale. Madje, disa janë akuzuar për kontrabandë të sasive të mëdha të drogës mes vendeve të ndryshme të Europës.
Prova të siguruara nga BIRN tregojnë se dy kandidatë që garojnë për koalicionin e udhëhequr nga Partia Socialiste, Artur Bushi dhe Elvis Rroshi, të cilët kërkojnë postet e kryebashkiakëve në Krujë dhe Kavajë, kanë qenë të arrestuar për trafik droge.
Një kandidat nga Partia Demokratike për bashkinë Këlcyrë, Gentian Muhameti, është ndërkohë i dënuar për trafik droge.
Gjithsesi, Partia Demokratike më vonë e tërhoqi Muhametin nga lista e saj e kandidatëve, dukshëm nën presion nga BE dhe SHBA-të.
Partia në pushtet nuk e ka bërë këtë. Një zëdhënës për kryeministrin Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, mohoi akuzën që partia e tij ka nominuar “ndonjë kandidat të dënuar penalisht nga ndonjë gjykatë vendëse apo e huaj, qoftë me vendim të formës jo të prerë”.
Një zëdhënës i Rroshit i tha BIRN se akuzat janë të pavërteta dhe të motivuara politikisht. Ndërsa zëdhënësi i Bushit nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për koment.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk komentoi arsyen pse demokratët e patën mbështetur më herët kandidimin e Muhametit për ta tërhequr atë më pas.
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu dhe kreu i Delegacionit të BE-së, Romana Vlahutin, i thanë BIRN se vendosmëria e dukshme e partive për të kandiduar njerëz të dyshuar për krime përbën një poshtërim të popullit shqiptar.
Që të dy kanë bërë thirrje që votuesit të refuzojnë kandidatët e dyshuar, kur të hedhin votën të dielën.

Vlahutin shtoi se kandidimi i njerëzve me të shkuar kriminale do të ketë edhe pasoja negative në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Pas një bojkoti gjashtëmujor të opozitës në parlament, në dhjetor 2014, me ndërmjetësim të Parlamentit Europian, socialistët në pushtet dhe demokratët arritën një marrëveshje dhe premtuan se do të zgjidhin problemin e njerëzve me të shkuar kriminale që garojnë për poste publike.
Gjithsesi, provat e mbledhura nga BIRN tregojnë se partitë politike thjesht po shtireshin përballë Brukselit.
Ironikisht, Artur Bushi si ish deputet, mbështeti në janar një rezolutë të parlamentit, ku bëhej thirrje ndaj partive politike që të pastronin radhët e veta nga njerëzit me të shkuar kriminale.
Para se të bëhej deputet më 2013, policia italiane e arrestoi Bushin më 11 qershor 2010 në qytezën e Gallaratës.
Ata e mbajtën atë deri më 24 korrik atë vit, të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale, të njohur si banda e Morriggia-s.
Franco Novati, një ish komandant policie në Gallarate, i cili drejtoi hetimin, i tha BIRN se kjo bandë importonte kokainë nga Hollanda në Itali.
“Kur ne i vumë nëntë prej tyre nën përgjim, ata folën për ‘pjesë këmbimi’, por ne e dinim se kjo qe fjala në kod për kokainën,” rikujtoi ai.

Novati tha se kokaina vinte nga Amsterdami përmes korrierëve dhe shitej me shumicë te bosët vendorë në Breshia, Modena, Luka dhe Piaçenza.
“Ne ndërhymë në transportin e fundit të 10 apo 11 kileve të kokainës nga Hollanda dhe arrestuam bandën,” shtoi ai.
Gjithsesi, megjithëse Bushi u arrestua, ai nuk u dënua, tha për BIRN zyra e prokurorisë së Busto Arsizio.
“Çështja e Bushit u nda mënjanë nga çështja nr. 1986/2010RGNR mbi bandën Moriggia. Numri i çështjes së re qe 7257/2010,” shpjegoi një zëdhënës.
“Më 20 mars 2011, çështja e Bushit u arkivua dhe u mbyll pa dënim kundër tij,” shtoi zëdhënësi.
Novati tha se Bushi pretendoi në gjykatë se ai po shkonte në Hollandë bashkë me të tjerët, thjesht për të blerë makina dhe për t’i shitur në Itali dhe se nuk kishte dijeni për atë se çfarë bënin të tjerët në Hollandë.
“Policia qe e sigurt që ai qe i përfshirë, por provat nuk qenë të mjaftueshme në gjykatë,” tha Novati. “Ai qe pranë bosit të bandës Morrigia”, shtoi ish-shefi i policisë, aktualisht në pension.
Një kandidat tjetër i akuzuar në të shkuarën – dhe i dënuar – për trafik droge, është ajo e kryetarit të bashkisë Kavajë Elvis Rroshi, i njohur gjithashtu si Ervin Rroshi.
Rroshi, i cili u zgjodh më 2011 si kryebashkiak, po kërkon aktualisht një mandat të dytë në këtë bashki.
Para se të bëhej kryebashkiak, Rroshi qe dënuar në Zvicër për shpërndarje droge.
Një zyrtar i Zvicrës, i cili foli në kushtin e anonimatit, i tha BIRN se të dhënat policore të Zvicrës tregojnë se Rroshi qe subjekt procedimi penal nga viti 1993 deri më 1997.
“Ai u hetua për trafik droge dhe shpërndarje, por nga ajo që mund të shoh unë, qe një peshk i vogël,” tha zyrtari i policisë për BIRN.
“Atij iu dha një dënim i vogël dhe u deportua në Shqipëri pas periudhës së paraburgimit,” shtoi ai.
I njëjti burim tha se autoritetet e Shqipërisë patën kërkuar informacion në vitin 2011 nga homologët e tyre zviceranë nëse Rroshi qe dënuar për trafik droge dhe pastrim parash dhe se ata e patën marrë përgjigjen.
“Interpol Tirana mori të njëjtin informacion,” specifikoi zyrtari zviceran.
Zëdhënësi i Rroshit, Shpend Barameta i tha BIRN se ai nuk ka qenë asnjëherë i dënuar.
“Na vjen vërtet keq që situata dhe histori të tilla sajohen sa herë ka fushata zgjedhore…,” tha ai.
Endri Fuga, këshilltar i kryeministrit Edi Rama, gjithashtu mohoi që ndonjë nga kandidatët e koalicionit të udhëhequr nga socialistët, Aleanca për Shqipërinë Europiane, qe dënuar për krime.
“Partia Socialiste dhe Aleanca për Shqipërinë Europiane po punojnë për një ligj europian dhe demokratik, përmes të cilit të vendoset një vijë e kuqe që ndalon zgjedhjen apo emërimin në detyrat publike të personave me rekorde kriminale,” tha ai.
“Të tjerat janë politikë e llojit të ulët që merr rëndom formën antidemokratike të gjuetisë së shtrigave, të cilën, Partia Socialiste e refuzon me bindje të plotë si mjet famëkeq të së kaluarës diktatoriale apo gjysmëdiktatoriale,” shtoi Fuga.
Gentian Muhameti, kandidat për Këlcyrën, i cili më pas u tërhoq nga Partia Demokratike, qe arrestuar gjithashtu në Itali më 1997, për trafik droge.
Eliana Martella, zëdhënëse e policisë për qytetin e Leçes në Italinë e jugut i tha BIRN se Muhameti qe arrestuar më 20 janar 1997 në Melendugno, provinca e Leçes, me 30 kilogramë marijuanë.
“Ai u dënua me dy vjet burg dhe me 15 milionë lireta [gjobë] (në atë kohë rreth 7,500 euro],” shtoi Martella.
“Ai e pranoi fajin dhe përfitoi një dënim [të reduktuar] prej një viti e gjashtë muajsh burg dhe 10 milionë lireta [gjobë] më 15 mars 1997”, shtoi ajo.
Më 9 qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi për të hequr Muhametin nga lista e kandidatëve për Partinë Demokratike. Kolegji Zgjedhor, një gjykatë e specializuar për mosmarrëveshjet zgjedhore, e la në fuqi këtë vendim.
KQZ, njësoj si partitë politike, ka qenë nën presion nga SHBA dhe BE për të ndaluar kandidatët me të shkuar kriminale në zgjedhje.
Drejtuesja e delegacionit të BE-së në Tiranë Vlahutin, i tha BIRN se kjo qe një çështje për të cilën BE “ka lobuar fort… për shkak se zyrat publike janë për t’i shërbyer popullit”.
“Të vendosësh nëpër lista njerëz për të cilët ka të dhëna se janë të përfshirë në aktivitet kriminal, veçanërisht trafik droge, trafik qeniesh njerëzore dhe prostitucion, është fyese dhe poshtëruese për qytetarët, votat e të cilëve kërkojnë këto parti politike,” tha ajo.
“Në procesin e integrimit do të analizohet gjithashtu angazhimi për t’i dhënë qytetarëve qeverisjen më të mirë, kështu që do të ketë efekt, por ne duhet të jemi njësoj, madje edhe më shumë të shqetësuar për pasojat që kjo do të ketë mbi shoqërinë [shqiptare],” shtoi Vlahutin.
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, i cili ka bërë gjithashtu përpjekje kundër nominimit të kandidatëve me të shkuar kriminale, thotë se Shqipëria meriton të ketë kandidatë më të mirë.
“Nëse do të zgjidhen, ata do pretendojnë se ju mbështesin, ndërkohë që vjedhin paratë tuaja për të financuar Mercedezët e zinj luksozë, vilat anës detit apo rezidencat e tyre skandaloze. Shqipëria meriton më shumë,” tha ai mbi këta kandidatë.
“Tashmë i takon votuesve t’i refuzojnë këta kriminelë që përbëjnë tallje për sistemin politik të Shqipërisë,” shtoi ai.
BIRN
SHBA e BE zbulojnë tre emrat e kandidatëve të inkriminuar në zgjedhje: Poshtërim i popullit shqiptar
Prova të siguruara nga BIRN tregojnë se dy kandidatë që garojnë për koalicionin e udhëhequr nga Partia Socialiste, Artur Bushi dhe Elvis Rroshi, të cilët kërkojnë postet e kryebashkiakëve në Krujë dhe Kavajë, kanë qenë të arrestuar për trafik droge.
Një kandidat nga Partia Demokratike për Bashkinë Këlcyrë, Gentian Muhameti, është ndërkohë i dënuar për trafik droge.
Dibra është cilësuar gjithnjë si djep urtie e mençurie dhe në kushtet e një realiteti politiko –ekonomik të pashpresë dhe kaotik, disa zgjidhje përtej shablloneve që politika prodhon, janë shpresë dhe perpektivë.
Ishin pikërisht këto dy shtysa që nxitën kandidaturën time si i Pavarur që do të thotë: i pavarur nga gjithçka që kjo lloj politike ka prodhuar deri tani. Një tablo që qytetit ia ka humbur qytetarinë dhe vlerat për të cilat dibranët mburren anë e kënd. Qytetarët që ankohen për padrejtësitë që krahet e politikës u kanë shkaktuar atyre, administrate joprofesionale dhe nepotike, mungesë vizionesh dhe alternativash. Qytetarët përballë zgjedhjeve të ngushta që politika e ditës ju servir , asnjëherë nuk kanë bërë zgjedhjen e duhur ,jo për faj të tyre por sepse skema e sistemit politik në Shqipëri pluralizmin politik e deformoi në valëvitje flamujsh partiakë që pushtojnë jo vetë mjediset tona fizike,por edhe ato mendore dhe cdo lloj lirije , në emër dhe në mbrojtje të të cilave vendosa kandidimin tim. Liria e deformuar e pronës, ajo e mendimit, e rregullit dhe mirëqenies, e debatitit dhe e mendimit ndryshe, e mosdhunimit të tjetrit, e respektimit , nderimit dhe vlerësimit të kontributeve jo për të krijuar hierarki njerëzore, po hierarki të vlerave .
Në mjediset e mia elektorale valëvitet vetëm një flamur, ai shqiptar, si simboli që na mban bashkë edhe pse mund të mendojmë ndryshe, edhe pse partite me filozofinë e tyre të përbashkët dhe identike përcajnë e sundojnë …mbi liritë tona, të drejtat tona ,pasurinë tone… ekziston një mënyrë për ti ndalur, apo për ti bërë të kuptojnë se u gabua gjatë 50 vjet duke shkruar parrulla mbi male e kodra dhe sot dhunojnë cdo hapësirë me imponimin e simboleve të tyre partiake. Fushata ime si i pavarur është ofertë për t’u cliruar nga ky lloj mobilizimi partiak që nuk na shërben, është alternativa e munguar që qytetit t’i kthehet dinjiteti jo me retorika boshe të dala boje nga konsumi i gjatë por me punë dhe ndershmëri të cilat për fat të mire i kam në genin tim familjar dhe dëshiroj ti përcjell kudo ku unë jam,punoj dhe jetoj.Puna është dinjitet dhe prej saj lind mirqenia ekonomike, sociale dhe ajo shpirtërore. Dibra njihet për mencurinë dhe heroizmin dhe ky moment është i tillë jo për mua si individ, por për fatet e atyre individëve që besojnë se partia është shpresa, zgjidhja, e ardhmja, për fatet e atyre që në formacionet partiake nuk gjetën programet që ndërtojnë qytetarinë që i hap perspektiva zhvillimi qyteteve , për fatet e rinisë që partitë nuk mund ta rrisin profesionalisht edhe pse teserat e tyre i punësojnë, shpunësojnë… Oferta ime është mundësija që zgjedhjet e rradhës të jenë një mundësi më shumë për t’u menduar mire përpara një akti të tillë sic është ai i votimit dhe për tu bindur se vota ka shanset e forcën për të ndryshuar dhe askush me forcën e shantazhit, shpifjes apo abuzimit nuk ka të drejtë t’jua deformojë atë.Oferta ime ka në thelbin e vet një ëndërr të kahershme , që u pre në mes por që dashuria dhe lidhjet e forta me këtë qytet e mbajtën gjallë ‘’ Bashkë për Dibrën me PUNE dhe ndershmëri’’ që më shumë se sa një sentencë atraktive është moto reale e jetës time, është pikërisht ajo që udhëheq mendimet dhe veprimet e mia.Dhe që Dibrës ti kthehet dinjiteti do të thotë që dibranët të zgjedhin të lirë larg trysnisë partiake,emrave që maksimumin e mundësive e kanë shndërruar në konsum që riciklon mbetje . Ne flasim për pavarësi , aty fillon zgjedhja jonë. Dhe që zgjedhjet të konsiderohen të tilla akti i votimit mund të jetë edhe një akt i thellë reflektimi , mendimi dhe jo detyrimi.
VOAL – Ka reaguar Ambasada Amerikane në Tiranë ndaj kërcënimeve të bëra kundër gazetares Aurora Koromani dhe pas videos të publikuar me kryetarin e bashkisë të Elbasanit Qazim Sejdini kur ky shihet qartë se kërcënon gazetarët.
Gazetarja e “Gazetës Shqiptare”, Aurora Koromani, e cila disa javë më parë u kërcënua me jetë nga eksponentë të ISIS-it, është kërcënuar sërish. Kërcënimi ka mbërritur në redaksinë e televizionit “News 24” nga një person i panjohur. Siç raporton ky televizion, sot në orët e para të mëngjesit, pak pas mesnatës, dikush ka dërguar një sms në redaksinë e televizionit rreth orës 00:49. Në tekst shkruhej: “Aurora Koromani ka me kenë e vrarë dhe juve ka me ju dënu Allaku”. Gjithashtu, personi që dërgoi sms-në telefonoi në numrin e redaksisë por nuk foli. Kjo telefonatë u bë pak minuta më pas dhe zgjati rreth 9 sekonda. Numri ishte i një kompanie celulare që operon në Shqipëri. Në këtë mënyrë, dyshohet se kërcënuesi ndodhet brenda territorit shqiptar. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të gjetur personin që disponon numrin. Kjo është hera e dytë që gazetarja Koromani kërcënohet nga eksponentë të ISIS-it.
Po kështu u publikua edhe video me kryetarin e Bashkisë të Elbasanit që i kërcënonte gazetarët me gjak të ftohtë.
Dhe menjëherë ka arritur reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë përmes Twitter: Kur shtypi është i lirë, demokracia është më e fortë. Një shoqëri e lirë s’ka vend për kërcënime apo kanosje të çdo lloji kundër gazetarëve.
Por politika i mban veshët e mbyllura me dyll.
Në Shqipëri, roli dhe rëndësia e këshilltarëve të politikës së jashtme ka ardhur gjithnjë e në zhvillim. Sidomos në këto kohët e fundit kur edhe interesi ndaj Shqipërisë është edhe më i madh.
Pikërisht në sajë të kontributit të këtyre këshilltarëve, Europa dhe Amerika kanë kthyer kokën më tepër ndaj Shqipërisë. Ajo që bie në sy në panoramën politike të Shqipërisë është qëndrimi shumë pozitiv dhe gjithnjë balancues i politikës së jashtme të përqafuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), më së shumti një produkt i këshilltarëve të mirëzgjedhur të saj. Kjo gjë është vënë re sidomos në zbutjen dhe balancimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me fqinjët rajonalë, e cila së fundmi është në zhvillim.
Pikërisht për rolin dhe rëndësinë unike që kanë këshilltarët e politikës së jashtme në postet qeveritare, David A. Andelman, kryeredaktor dhe botues i një prej revistave më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara, “World Policy Journal”, pranoi të ndajë mendimet e tij me “Gazeta Shqiptare”.
Sipas tij, në kohë zgjedhjesh, roli i këshilltarëve të politikës së jashtme “mund të jetë shpesh më së shumti transformues”. Ndërsa ngadalësimi i proceseve integruese e bëjnë z. Andelman të dyshojë. “Me të vërtetë shumë kanë filluar të pyesin veten nëse ka një axhendë tjetër të fshehur në Bruksel apo në Tiranë që po e ngadalëson procesin”, – përfundon ai.
Si e shikoni rolin dhe rëndësinë e këshilltarëve të politikës së jashtme në poste qeveritare në botën e sotme e cila është bërë vërtet sfiduese?
Këshilltarët e politikës së jashtme luajnë një rol unik dhe shpesh vendimtar në mjedisin e sotëm politik dhe diplomatik. Shpesh eksperienca e tyre shtrihet në një numër administratash presidenciale, kështu ata janë të aftë të sjellin një perspektivë unike te presidentët apo kryeministrat, të cilët kanë një eksperiencë më të kufizuar kur vjen puna te krizat. Shpesh janë këta këshilltarë që kanë një vizion të zhvilluar të cilin një udhëheqës vendi mund ta përqafojë dhe kështu mund të ndryshojë drejtimin e historisë së kombit të tij apo të saj – për mirë ose për më keq.
Sipas mendimit tuaj, si janë transformuar sfidat e këshilltarëve të politikës së jashtme?
Henry Kissinger ishte ndoshta këshilltari më i njohur dhe më transformues i politikës së jashtme. Ishte Kissinger dhe “weltanschauung” që vërtet transformuan botën. Duke punuar me Presidentin Richard M. Nixon, ishte Kissinger që ndihmoi në hapjen e Kinës ndaj Perëndimit dhe në mbushjen e boshllëkut gjigant që ishte hapur midis Lindjes dhe Perëndimit. Më vonë, Richard Pipes, profesor Harvardi, këshilltar i politikës së jashtme i Ronald Reagan, ndihmoi në dhënien fund të komunizmit në Bashkimin Sovjetik dhe në bllokun sovjetik. Së fundmi, megjithatë, këshilltarët e politikës së jashtme, kritikë prapa skenës, kanë marrë role më pak të dukshme dhe kjo ka kufizuar fuqinë e tyre por ndoshta jo ndikimin e tyre. Ata janë ende të vetmit që e zgjojnë Presidentin në mes të natës për ta informuar për një krizë; ata janë ata të cilët e informojnë Presidentin për çka ndodhi gjatë natës nëpër botë si dhe i thonë në fund të ditës se bota është, për momentin, në paqe dhe është e sigurt që ai të pushojë me familjen e tij.
Ndërsa Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve lokale këtë fundjavë, sa vendimtar është roli i këshilltarëve të politikës së jashtme në kohë zgjedhjesh? Si mundet ata ta marrin më mirë në duar situatën në raste të tilla?
Në kohë zgjedhjesh, roli i këshilltarëve të politikës së jashtme mund të jetë shpesh më së shumti transformues. Në rastin e një zyrtari, ai ose ajo mund të ndihmojë në dhënien formë të arritjeve të administratës dhe në nxjerrjen në pah të pikave kryesore që po çojnë përpara. Në të njëjtën mënyrë, për një kandidat, një këshilltar i politikës së jashtme mund t’u ofrojë votuesve një sens të mirë të prioriteteve të çdo administrate të re. Kështu, nëse shpesh zgjedhjet janë vendosur më tepër nga çështjet ekonomike të vendit – pra, taksat, inflacioni, papunësia, – këto ditë, përqasja ndaj krizave ndërkombëtare apo sfidave ekzistenciale ndaj vendit, apo angazhimi i forcave të armatosura ndaj konflikteve që mund të jenë larg vendit, mund të jenë vendimtare nga një votues i cili vendos cilin të zgjedhë kur ai ose ajo hedh votën.
Kush është trendi i këshilltarëve të politikës së jashtme në Amerikë sot për sot?
Çështjet me të cilat ballafaqohet Presidenti Obama dhe stafi i tij i sigurisë kombëtare nuk kanë një fund – që nga terrorizmi, te tregtia dhe ekonomia globale apo çështjet nukleare (sidomos në Iran dhe Lindjen e Mesme), apo rolin e kombeve të pabesueshme si Koreja apo Somalia. Problemi është se, pa një panoramë reale të botës, të parashtruar nga presidenti i tyre, këshilltarët duken se kalojnë nga një krizë në tjetrin pa arritur të kuptojnë si duhet fundin e procesit dhe trendin real, përtej përpjekjes për të siguruar trashëgiminë historike të Presidentit Obama.
A keni një perceptim për Shqipërinë? Në mos gaboj, e keni vizituar atë tri vite më parë.
Nga pikëpamja strategjike, Shqipëria është një komb vital, i ankoruar në rajonin Balltik dhe me një prezencë të rëndësishme detare në Mesdheun lindor. Dëshpërimisht, pak duket se ka ndryshuar në këto tri vitet e kaluara sa u takon disa prej prioriteteve kryesore të vendit. Duket se pak i është afruar Bashkimit Europian ose, akoma në mënyrë më kritike, Eurozonës, por ende duhet të konsiderohet një vend tjetër i rëndësishëm për t’iu bashkuar secilit prej këtyre grupeve (BE dhe Eurozonë.) Në zgjedhjet e fundit, si kryeministri (në kërkim të mandatit të dytë), edhe sfiduesi (në fund të fundit fitues), më thanë se prioriteti i tyre kryesor do të ishte integrimi i Shqipërisë në Europë. Fatkeqësisht, kjo nuk ka ndodhur dhe me të vërtetë shumë kanë filluar të pyesin veten nëse ka një axhendë tjetër të fshehur në Bruksel apo në Tiranë që po e ngadalëson procesin.
Kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, flet në një intervistë për Zërin e Amerikës për planet e tij për kryeqytetin, ndërhyrjet emergjente dhe projektet e mëdha, për akuzat e opozitës ndaj tij dhe familjes së tij
Në Shqipëri, kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj thotë se oferta e tij parashikon një ndryshim radikal të mënyrës se si funksionon sot kryeqyteti. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Veliaj flet për ndërhyrjet emergjente dhe projektet madhore për Tiranën e re e cila me ndarjen e re administrative shumëfishon kufijtë e saj duke u shtrirë dhe në një numër të konsiderueshëm fshatrash
Zëri i Amerikës: Zoti Veliaj, Bashkia e re Tiranës zgjeron ndjeshëm shtrirjen e saj. Por si do të organizohet, si do të strukturohet në mënyrë që shërbimet të shkojnë dhe në skajet më të largëta të saj. Janë disa komuna për shembull që shtohen, që kanë patur si pikë reference një kryetar komune. Tani ata do të duhet të trokasin ne derën tuaj për të zgjidhur cdo lloj problem që mund të kenë?
Z. Erion Veliaj: Në fakt ndarja e re administrative nuk është një proces centralizimi por një process decentralizimi. Kjo do të thotë që do të vazhdojnë të ofrohen shërbimet, aty ku janë ofruar në komuna apo njësi vendore. Madje këto shërbime do të shtohen. E vetmja gjë që ndryshon është se nuk do të kemi 400 palë zgjedhje për 400 palë njësi vendore. Kemi 61 zgjedhje. Bashkia e Tiranës është bashkia më e madhe, ku 24 njësitë vendore do të kenë një administrator të emëruar nga kryetari i bashkisë, fill pas përfundimit të zgjedhjeve. Kjo do të thotë që të gjitha nevojat bazike dhe të gjitha shërbimet kryesore në nivelin e lagjes, komunës apo fshatit do të vazhdojnë të ofrohen nga njësitë administrative në këto zona.
Zëri i Amerikës:Me daljen e Tiranës jashtë kufijve të saj tradicional, a ndryshojnë përparësitë në menaxhimin e saj. Ndoshta e kam gabim, por duket sikur më shumë vëmendje i është kushtuar, problemeve që lidhen me qendrën e qytetit, apo me kryeqytetin ekzistues, si cështja e ndërtimeve, trafiku, ndotja…
Z. Erion Veliaj: Në fakt secili dëgjon atë që i vret veshi më shumë e që ka të bëjë me vendin ku banon vetë. Sepse ata që janë në fshat kanë dëgjuar shumë se si shumë prej kompetencave që sot janë të ministrisë së Bujqësisë, apo të qeverisë qëndrore, do të delegohen në qeverinë vendore, sic janë proceset e vaditjes e kullimit, bordet që merren me bujqësinë, do të kemi një qendër që do të merret me agronominë dhe veterinarinë. Pra shumë nga kompetencat e qeverisë qëndrore që kanë të bëjnë me zonat rurale do ti kalojnë bashkisë. Kjo për një arsye shumë të thejshtë. Territori i ri i Bashkisë së TIranës, më datën 22 qershor pas zgjedhjeve do të jetë 25 herë më i madh se sa territory i 11 minibashkive. Kjo do të thotë, që ne sot jetojmë në Tiranën që përbën vetëm 4 përqind të bashkisë së pas një jave. Në këtë sens edhe viti i pare, do të jetë një vit kryesisht i zënë me transformimin e këtyre kompetentencave, me unifikimin e buxheteve dhe të administratës, por gjithsesi me ofrimin e shërbimeve në nivel vendor. Ne na duket e paarsyeshme se si qeveria në nivel qendror, duhet të merret me kanalet vaditëse edhe në Xarë dhe në Malësi të madhe. Prandaj ky proces i delegimit të kompetencave, gjatë vitit të parë do të jetë kyc në suksesin e të gjithë reformës territoriale.
Zëri i Amerikës: Zoti Veliaj, cilat mund të identifikoni si dy apo tre përparësitë me të cilat ju do të merreni menjëherë sapo të hyni në zyrën e kryetarit të Bashkisë në rast fitoreje?
Z. Erion Veliaj: Së pari do të duhet që të zgjidhim një situatë emergjente të shërbimeve pubike që ofrohen në të gjithë territorin e Tiranës. Në kemi nëj qytet ku nuk mblidhen rregullisht mbeturinat, I cili nuk ndricohet, një qtet ku kemi mbi 800 rrugë të amortizuara, ku nuk kemi ngrohje në shumicën e shkollave, kopshteve dhe cerdheve. Ndaj besoj se faza e parë do të jetë një fazë emergjence për të rikuperuar këto shërbime dhe për të siguruar që qytetit t’i ofrohen këto shërbime. Qyteti mban mend ditë të mira, ku shërbimet bazike funksiononin. Eshte fatkeqësi që në kohë zgjedhjesh vendosen provizorisht vijat e bardha, apo një kozmetikë totalisht e paqëndrueshme. Do të thotë se kur bashkia do, ajo mund ti ofrojë këto shërbime. Besoj se kur njerëzit të kthehen nga pushimet në fund të kësaj vere, do të gjejnë një qytet shumë më të jetueshme se ai që lanë në fund të kësaj fushate.
Ne e kemi kritikuar shpesh. Në rastin më të mire, ne gjykojmë se Bashkia ka fjetur gjumë, në rastin më të keq është neglizhuar totalisht, me një vëmendje të theksuar te partia politike e kryetarit të bashkisë, ndërkohë që qyteti ka nevojë për punë 24 orë 7 ditë të javës. Eshtë një qytet që jeton 24 orë dhe ka nevojë për shërbime 24 orë. Kjo është një pjesë e emergjencës. Pjesa tjetër do të jetë ajo e integrimit me zonat rurale. Sot që të marrësh një autobus nga Baldushku në Vaqarr apo nga Baldushku në Kashar, apo nga Dajti në Ndroq, duhet të ndërrosh katër linja të ndryshme, duhet të paguash katër tarifa të ndryshme, dhe të marrësh katër standarte të ndryshme të shërbimit.
Nuk mund të funksionojë më kështu. Në një qytet të integruar, bileta duhet të vlejë, të ketë të njejtin shërbim dhe të njejtin standart nga periferia në qendër. Ky ishte vetëm një shembull. E njejta vlen për cilësinë e shkollave, kopshteve dhe cerdheve. E njejta gjë vlen për reformën që duhet të bëjmë në bujqësi. Ka shumë qytetarë që jetojnë në zonat rurale që kanë nevojë për tregje, që kanë nevojë për akses të fuqia blerëse që ka sot Tirana. Dhe negocimi i këtyre interesave qytetare besoj se janë një sfidë e dytë, pra zona rurale të integrohet me zonën urbane në ofrimin e shërbimeve.
E treta, janë disa plane afatgjatë për Tiranën. Ne kemi marrë disa vendime që do të respektojmë moratoriumin e qeverisë për ndërtimet, sepse na duket një moratorium i arsyeshëm që bashkia e Tiranës duhet të ishte me shumë bashkëpunuese. Njerëzit kërkojnë më shumë parqe, më shumë lulishte, më pak beton. Kjo do të thotë se ne nuk mund të vazhdojmë më, duke dhënë leje ndërtimi dhe duke patur sinonim të kryetarit të bashkisë, njeriun që jep leje ndërtimi. Kjo vlen kryesisht për zonën e TIranës, të 11 minibashkive, që tani është e mbindërtuar dhe ka një dendësi të jashtëzakonshme ndërtimesh. Kështu që do e respektojmë këtë moratorium. Dhe investimet tona në projektet e mëdha të mandatit të pare, do të jenë kryesisht me vepra infrastrukturore që kanë të bëjnë me clirimin e trafikut, sic janë unaza e re, ajo e vogël dhe ajo e ndërmjetme, dhe me më shumë hapësira të gjelbërta sic është “Parku T” i Tiranës që vazhdon me bulevardin e ri të Tiranës, që vazhdon me një simetri gjelbërimi dhe jo me një simetri betoni, “Parku i Vaqarrit”, “Parku i liqenit të ri të Kasharit”, “Tirana e 100 liqeneve” ku do të inkurajojmë më shumë një jetesë të shëndetshme të atyre që duan të merren me sport dhe me aktivitete në natyrë, dhe sigurisht të ndryshojmë dhe transformojmë mënyrën e të jetuarit dhe këtu në Tranë urbane. Duam të shtojmë linjën e dedikuar të autobusëve dhe bicikletave. Jemi një qytet që jeton në mënyrë të pashëndetshme, udhëton në mënyrë të pashëndetshme, thith ajër të pashëndetshëm. Pra këto janë ato gjërat e vogla për të cilat ne akuzohemi se po merremi, por që në total krijojnë dhimbjet e mëdha të kokës për cdo njeri që jeton në Tiranë.
Zëri i Amerikës: Zoti Veliaj, për realizimin e disa projekteve, ju keni përmendur dhe bashkëpunimin me qeverinë. Po a është normale që të premtosh dicka që do ta realizosh me qeverinë, sepse mund të ndodhë që pas dy vjetësh qeveria të ndryshojë dhe të jemi në situatën si sot, ku kryetari aktual i Bashkisë thotë se projektet e mëdha janë bllokuar nga qeveria…
Z. Erion Veliaj: Ky është një mit urban. Momentalisht ne kemi një fond të zhvillimit të rajoneve, që është rreth 120 milion dollarë, ku shumë Bashki, ju kutoj Bashkinë e Krujës, që është një bashki e djathtë, rinovoi pazarin e Krujës. Ka shumë Bashki të tjera, Bashkia e Shkodrës, ka patur mundësi të përfitojë nga këto fonde, dhe sigurisht dhe pjesa tjetër e Bashkive që kryesisht janë bashki të majta. Pra ajo që dua të them është që nuk ka patur një postobllok, por ka patur një ftesë kostante të qeverisë, që të përdoret Fondi i Zhvillimit të rajoneve dhe për Tiranën. Nëse Tirana kontribuon në taksimin e përgjithshëm me një të tretën e fondeve, duhet të aksesojë minimalisht një të tretën e tyre. Fakti që Bashkia e Tiranës as nuk denjon as të aplikojë, por preferon politikën e viktimizimit si një mjet politik për të hedhur fajin te tjetri, për të justifikuar paaftësinë tëndë, kjo na duket e parsyeshme. Dhe ky është metaliteti që duhet të ndryshojë. Nuk është rreshtimi i të njejtës parti në Bashki dhe ne qeveri, që bën diferencën por ndryshimi i mentalitetit që qeveria është aty të asistojë dhe të ndihmojë. Edhe në Shtete e Bashkuara të Amerikës investime të mëdha nuk kryhen dot vetëm nga Bashkia. Sigurisht që qeveria federale ndihmon për gjithë sistemin e autostradave rreth e përqark Uashingtonin. Kështu që në këtë sens duhet të jemi reliast që për disa projekte të mëdha, një e treta e popullsisë që jeton në TIranë duhet të ketë të paktën një të tretën e investimeve që vijnë nga qeveria qëndrore, si mbledhësja kryesore e këtyre të ardhurave, por të përkthyera në projekte për Tiranë.
Pra unë besoj se nuk është një dobësi, por është një asset, fakti që qeveria ka një vëmendje ndaj qyteteve, ndaj asaj që quhet projekti i Rilindjes urbane, dhe besoj që Tirana meriton të ketë pjesën e vet të këtyre projekteve duke nisur nga një bashki që ka një ambicje më të lartë për veten e vet. Aktualisht kemi një Bashki që mbledh vetëm 30 përqind të të ardhurave që planifikon po vet, pra që realizon vetëm një të tretën e ambicjes që ka për qytetin. Ndërkohë kemi një bashki që nuk realizon as 50 përqind të investimeve. Pra mbledh një të tretën dhe nuk shpenzon as gjysmën e këtyre që mbledh. Unë mendoj se ky qytet ka nevojë të ketë më shumë ambicje për veten dhe për cfarë mund të arrijë Bashkia. Në momentin që mbledh 100 për qind të ardhurat dhe realizon 100 përqind investimet, do të thotë që ka ezauruar ambicjen e vet dhe mund të ankohet që qeveria bllokon. Kur është një e treta e të ardhurave dhe gjysma e investimeve, ku është bllokimi i qeverisë? Prandaj mendoj se qytetarët kanë nevojë për më pak justifikime dhe për më shumë arsye se përse do të bëhen ca punë. Njerëzit merren me politikë jo të shpjegojnë pse gjerat nuk bëhen, por të gjejnë arsyet pse gjërat bëhen.
Zëri i Amerikës: Megjithatë përse u desh që kryeministri Rama të shfaqej në spotin tuaj elektoral. Kanë qenë jo të paktë ata që e kanë parë këtë si një shenjë dobësie…
Z. Erion Veliaj: S’është aspak një shenjë dobësie. Ne jemi jo vetëm të pakompleksuar, por ne e quajmë asset që kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me qeverinë shqiptare. Unë e kuptoj që në një vend ku kultivohet në mënyrë konstante kultura e sherrit, e pabesisë dhe konfliktit politik, ne kemi zgjedhur të mos abonohemi në këtë lloj kulture, kemi zgjedhur të abonohemi në një kulturë tjetër, te njerëzit që i bëjnë gjërat në ekip dhe që te bashkëpunimi gjejnë arsyet për të investuar në qytet dhe për të ndihmuar qytetet tona. Dhe ky është mesazhi që ne duam të japim, që ne jemi njerëz bashkëpunuesë dhe që ashtu sic realizuam shumë reforma të rëndësishme, patjetër me mbështetjen e qeverisë dhe kryeministrit, në ministrinë e Mirëqënies sociale, sic ishte reforma historike e pensioneve, sic ishte reforma e tregut të punës me zyrat e punës, sic ishte një kthesë e jashtëzakonshme që bëmë drejt arsimit profesional, besoj që do të reflektojë të njejtën frymë bashkëpunimi me qeverinë shqiptare sic funksionuam në ekip në qeveri, ashtu dhe në Bashkinë e TIranës. Dhe përjashto cinikët dhe kritikët, shumica e qytetarëve e mirëpret një bashkëpunim me qeverinë, dhe jo një bashki që nxjerr justifikime pse bashkëpunimi është i pamundur.
Zëri i Amerikës: Ju flisni për projekte të mëdha, ndërtim të kopshteve, shkollave, ndërhyrje praktikisht në të gjithë sektorët, por a kemi sot një shifër të kostove dhe investimeve që ju parashikoni të realizoni?
Z. Erion Veliaj: Kemi sot një faturë financiare, vjetore, rreth 60 milion euro në vit. Ambicja ime është të shkojmë përtej saj. Në Ministrinë e Mirëqënies sociale, kishim fond vetëm për një zyrë punë. Brenda një viti bëmë 13. Unë besoj shumë te Partneriteti Publik-Privat. Mendoj se Bashkia nuk mund të ketë monopolin e investimeve, pra duhen ftuar komponentë nga sektori privat që të jenë pjesë e këtyre investimeve. Sigurisht bazuar në një plan dhe bazuar në një lloj rentabiliteti. Prandaj gjykoj se ky është një opsion i dytë për të shtuar investimet. Një opsion i tretë janë investimet në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Një opsion i katër janë investimet e huaja. Këtu parashikoj grante që vijnë nga Bashkimi europian, sidomos për cështjet e bujqësisë. Kemi nisur të kontaktojmë me Bankat e zhvillimit, sic është BERZH-i dhe banka të tjera që kanë shumë projekte për urbanizimin dhe zhvillimin e qyteteve. Besoj që e kemi demonstruar dhe në ministrinë e Mirëqënies sociale që i kemi tejkaluar dhe premtimet e parashikimet tona, sepse nuk na mungon kreativiteti që në këtë frymë bashkëpunimi të gjejmë e të ftojmë burime nga hapësirat jo tradicionale. Hapësirat tradicionale konsideroj vetëm mblidh taksa dhe shpenzo para, hapësirat jo tradicionale konsideroj Partneritetin Publik-Privat, investimet e huaja, akses në fondet e Bashkimit europian dhe Bankat e zhvillimit.
Zëri i Amerikës: Po ndalem në një cështje konkrete. Cfarë do të ndodhë me qendrën e Tiranës. Një projekt i mëparshëm u ndërpre nga kryetari aktual, dhe tani qendra është me një zgjidhje provizore…
Z. Erion Veliaj: Të gjithë besoj biem dakort për dicka, që simboli i qendrës së kryeqytetit të të gjithë shqiptarëve, nuk mund të jetë një govatë me bar, një kartodrom për t’u rrotulluar makinat. Për këtë besoj të gjithë biem dakort. Se si do të procedojmë me qendrën, besoj se është më e arsyeshme të ruajmë një rend gjërash. Dhe rendi që ne propozojmë, është që fillimisht të zgjidhim unazën e vogël, pra të zgjidhim fillimisht trafikun dhe vetëm pasi qyteti të jetë bindur se kemi bërë një propozim që nuk shkakton pengesa në trafik dhe bllokime në qendër, vetëm atëherë do të kemi një konkurs për të rikonceptuar qendrën e Tiranës.
Besoj se qyteti, kryeqytet sot i të gjithë shqiptarëve, meriton të ketë një qendër që të jetë realisht burim krenarie dhe jo një kartolinë bezdie. Sot ajo që kemi si zgjidhje provizore nuk është se na bën shumë krenar. As një situatë ku ti shikon bashkëqytetarët e tu që shqyhen për të kaluar gardhin, për t’ju afruar Skënderbeut, as një govatë me bar që s’ka lidhje fare me simbolet tona kombëtare. Prandaj në këtë sens do të zgjidhim fillimisht cështjen e trafikut me unazën e vogël, dhe vetëm pasi të jetë zgjidhur ajo do të rikonceptojmë sheshin e ri të Tiranës, që të jetë një shesh permanent, e të jetë këtu për vite me radhë e të mos shkojmë më në historinë që dikush ja bllokon dikujt tjetër për t’ja pamundësuar një projekt serioz në qendër të Tiranës.
Zëri i Amerikës: Jemi në vitin 2015, Tirana, kryeqytet i vendit, ende nuk ka furnizim me 24 orë ujë. Eshtë një cështje për të cilën është folur shumë, me vite të tëra nga kryebashkiakët e radhës apo kryeministrat, megjithatë ende nuk ka një zgjidhje. Ju a keni një plan, a ka një kosto dhe brenda së cilës periudhë mund të zgjidhet?
Z. Erion Veliaj: Ne kemi një plan, Momentalisht sapo kemi konkluduar bisedimet në nivel qeverish, qeveria shqiptare me atë japoneze. Kemi një shumë të konsiderueshme parashë për ti investuar në cështjet e ujësjellës-kanalizimeve. E kam thënë gjatë gjithë fushatës. Më duket e paarsyeshme se si ujësjellës-kanalizmet e TIranës kanë më shumë veta staf se cdo ndërmarrje tjetër në Shqipëri rreth 1800 vetë, ndërkohë që policia e qarkut të Tiranës ka më pak policë, ushtria për qarkun e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit ka më pak ushtarë, më duket e paarsyeshme se si të gjithë ministritë bashkë në nivel qendror kanë më pak staf se sa ujësjellës-kanalizimet e Tiranës. Pra këtu kemi të bëjmë dhe me një mungesë totale eficence dhe përdorimin e Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës si një hapësirë për të parkuar militantët sa kohë ke probleme me punësimin e tyre dhe të duhen për mitingje. Ky është një non sens, trajtimi i ndërmarrjeve në këtë farë feje.
Gjëja që duhet të ndodhë është që duhet të integrojmë ujësjellës-kanalizimet e Tiranës me ujësjellësat e shumë komunave që na janë bashkuar, dhe për t’u siguruar që aty ku kemi mundësi, që komunat që i kanë vetë rezervuarët i kanë vetë liqenet, të kenë mundësi të bëjnë furnizimin dhe të një pjesë të lagjeve të Tiranës që kufizohen me to.
Me investimin japonez duam që të bëjmë një pjesë të rikonstruksionit të rrjetit ekzistues, i cili në pjesën më të madhe është i amortizuar. Kemi planifikuar të kemi një impiant të trajtimit të ujërave të zeza. Eshtë një non sens që lumi i Tiranës, i cili në fakt nuk është lumë, por një kanal i ujërave të zeza ku i gjithë qyteti shkarkon galixhantin e vet në mes të Tiranës. Nuk mund të vazhdojë të jetë i tillë.
Do të ketë një impiant që duhet të pastrojë Lanën dhe gjithë mënyrën se si funksionon ujësjellës-kanalizimet e Tiranës. Por ky, është një projekt afatgjatë dhe besoj që brenda mandatit të pare, do të kemi mundësinë të shohim pjesën më të madhe të fryteve të këtij investimi.
Zëri i Amerikës: Edhe më parë por kryesisht tani, gjatë fushatës janë intensifikuar sulmet ndaj jush. Ju akuzoheni për cështjen e dasmës tuaj, për fondet që vëllai juaj ka përfituar nga financimet publike, së fundmi dhe bashkëshortja juaj për shkak të lidhjeve të dy personave të dyshimtë me studion ligjore ku ajo punon. Përmenden gjithashtu fondet e fushatës. Opozita ju akuzon se nuk keni bërë transparencë për këto cështje…
Z. Erion Veliaj: Le t’ marrim gjërat me radhë. Opozita nuk më akuzon për asgjë që ka lidhje me punën, dhe ky besoj se është një lajm i mirë. Pra s’kanë një vërejtje për programin tim, për reformën në pensione, për mënyrën se si menaxhuam zyrat e punës, s’kanë vërejtje për shkollat profesionale. Unë jam në detyrë publike për të bërë këto punë, dhe për sa kohë ata nuk kanë asnjë vërejtje për këto punë do të thotë se unë po e bëj punën mirë. Nëse e e vetmja vërejtje e tyre janë njerëzit e familjes sime, që nuk merren fare me politike dhe as që e asistojnë politikën për të mbaruar punët e tyre, unë besoj se kanë zgjedhur një strategji të gabuar. Ne shqiptarët nuk e kemi zakon, dhe nuk më keni parë asnjëherë të merrem më gruan e Lulzim Bashës, me gruan e Halim Kosovës. Besoj se unë kam dalë në këtë shesh të garës, po i sfidoj për debat. Nuk vijnë në debat po merren me nënën time, me gruan time. Kjo më duket e pandershme, jo shqiptare dhe më duket një mënyrë për të shmangur atë që ka interes publik dhe për t’u marrë me gjëra që janë komplet të një interesi privat.
Po i marr gjërat me radhë. Unë kam qenë deputet i Gjirokastrës dhe kam kërkuar gjithmonë, me cfarëdo mënyre që t’i inkurajoj njerëzit që të vijnë në GJirokastër. Madje dhe dasmën time e kam konsideruar natyrisht si një gëzim patjetër për miqtë dhe familjen, por dhe si një mënyrë për t’i tërhequr këta miq që të vijnë në Gjirokastër, njerëz që kurrë më përpara nuk kishin patur arsye që të shkonin në Gjirokastër. Ka qenë një mënyrë se si kam dashur të promovoj qytetin, dhe do të vazhdoj ta bëj këtë dhjetëfish dhe me Tiranën, ndoshta dhjetëfish më shumë, sepse Tirana është dhe qyteti im, nëse Gjirokastra ishte qyteti ku isha vetëm deputet.
Për punë ku bashkëshortja ime ishte e punësuar, përpara se unë të isha ministër e deputet, kur Sali Berisha ka qenë në Qeveri dhe kur këta njerëz, qoftë Dzanashvili e qoftë Becchetti, kanë dëshmuar që me Berishën i kanë mbaruar ato punë. Dhe fakti se ime shoqe punonte asistente e një zyre juridike ku nuk i ka patur fare klientë të saj, po ku ka qenë asistente e një zyre, ku për hir të kompanisë është cuar një email për të kërkuar përkthime italisht shqip, më duket një komardare e pashpresë për të shpëtuar një fushatë që s’ka alternativë, që s’ka asnjë vision, që nuk ka asnjë vërejtje për punën time, por të gjitha vërejtjet i ka për gjërat e mia personale që kanë ndodhur përpara se unë të kisha një angazhim publik, përpara se të isha deputet, përpara se të isha ministër.
U akuzova pa fund për një shtëpi që nuk ekzistonte dhe që u provua se nuk ekzistonte. Jam akuzuar gjatë gjithë jetës dhe jam goditur me baltë në mënyrë të pamëshirshme. Unë e pranoj që ky është një cmim që duhet ta paguaj për angazhimin tim në politikë, ndaj dhe nuk habitem që as edhe kjo fushatë nuk pati përjashtim nga ky rregull. Por edhe këtë javë që ka mbetur, unë do refuzoj të bie në këtë batak, dhe do refuzoj që të merrem me gratë e Halimit dhe të Lulzimit, sepse unë besoj se këtu jam në një fushatë ku kam idetë e mija dhe projektin tim. Në mungesë të këtyre ideve më duket e pandershme dhe aspak shqiptare dhe aspak fisnike që merren me familjen time ndërkohë që unë u kam dal në shesh dhe po i ftoj përditë për debat.
Zëri i Amerikës: Dhe një pyetje të fundit. Përse një qytetar i Tiranës duhet t’ju votojë juve për kryebashkiakun e ardhshëm?
Z. Erion Veliaj: Ne kemi dy oferta shumë të ndryshme në këtë fushatë. Kemi një ofertë që të vazhdojmë me Tiranën ashtu sic jemi dhe kemi një ofertë tjetër që të ndryshojmë radikalisht mënyrën se si funksionon Tirana. Oferta jonë është një ofertë që e zgjon Tiranën nga gjumi, që nuk ofron një kryetar bashkie që gërhet, por që i rri punës te koka. Oferta jonë ofron bashkëpunim me qeverinë qëndrore, është konkrete, është një kostum i qepur për cdo lagje. Ne dimë ekzaktësisht sot ku janë ndërhyrjet në rrugë, në kanalizime, në puseta, në mbledhje mbeturinash, në ndricim të munguar, në shkolla që nuk kanë ngrohje, në cerdhe ku është katërfishi i fëmijeve që duhet të jenë. Kjo është oferta jonë konkrete. Oferta tjetër që ne të vazhdojmë sic jemi, më rezulton një ofertë që i ngjan asaj shprehjes “ishim mirë kur ishim keq”. Nuk mund të themi që sot Tirana është mirë, dhe nuk mund të propozojmë vazhdim të kësaj Tirane të përgjumur, dhe kësaj Bashkie që është orientuar totalisht në funksion të SHQUP-it dhe partisë në opozitë, si një mënyrë për të mbajtur peng qytetin. Mes një qyteti të mbajtur peng dhe të trajtuar si plackë, dhe një qyteti që meriton të zgjohet dhe të kthehet në punë, mendoj se oferta jonë e zgjimit dhe e kthimit në punë të qytetit është oferta që bën sens për të gjithë qytetarët e Tiranës.
VOAL – TIRANË – Të dielën më 21 qershor, në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet vendore. Për herë të parë gjatë 24 viteve pluralizëm, në këto zgjedhje do të zbatohet reforma e re territoriale që ndan 12 qarqet e vendit në 61 njësi vendore ose bashki.
Dekriminalizimi
Ndërkombëtarët kanë theksuar që në nisje të fushatës, çështjen e dekriminalizmit.
Faktori ndërkombëtar, u ka bërë thirrje forcave politike, kryesisht partive të mëdha, Partisë Socialiste dhe asaj Demokrate, që të spastrojnë listat nga emra, mbi të cilët rëndojnë dyshime për rekorde kriminale.
Ndonëse si ambasadori amerikan Donald Lu, ashtu edhe ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin, e kanë bërë të qartë pozicionin e tyre, forcat politike kanë deklaruar se kandidatët e tyre janë të pastër.
Burime mediatike bëjnë me dije se një listë me emrat e kandidatëve të inkriminuar është shpërndarë nga ambasadat e huaja për partitë politike, por këto të fundit, nuk kanë reaguar.
Mëgjithatë, akuzat e ndërsjellta mes forcave politike janë të ashpra e direkte për emra kandidatësh të përfshirë në aktivitete të paligjshme.
Vetëm Partia Demokratike, ka reaguar në një rast, duke tërhequr kandidatin e saj nga gara për bashkinë e Këlcyrës.
Koalicionet në garë
Në këto zgjedhje përballen koalicioni i majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane, dhe koalicioni i djathtë Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet. Në koalicionin e majtë, 15 kandidatë për 61 bashkitë, janë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, aleati kryesor i Partisë Socialsite në pushtet.
Ndër bashkitë kryesore ku gara pritet të jetë e ashpër, janë Tirana, ku kandidojnë Erjon Veliaj nga Partia Socialiste, Halim Kosova nga Partia Demokratike, si dhe kandidatët e pavarur Gjergji Bojaxhi, Sazan Guri dhe Arben Tafaj.
Në Durrës përballë kandidatit të PS-së Vangjush Dako që kërkon mandatin e tretë, kandidon Grida Duma nga PD. Në Shkodër përballen dy zonja, Voltana Ademi për Partinë Demokratike dhe Keti Bazhdari për Partinë Socialiste. Në Elbasan, përballë Qazim Sejdinit të PS-së që kërkon mandatin e tretë, është Ardian Turku i PD-së.
Problematika e fushatës
Fushata për zgjedhjet e 21 qershorit, ka ngritur problemin e financimit dhe fondeve të partive. Sipas përllogaritjeve, mënyra e organizimit të fushatës, reklamat televizive, infrastruktura e fushatës, takimet elektorale dhe transmetimet televizive, janë financime që nuk justifikohen dot me shifrat që publikohen në KQZ dhe që jepen për mediet.
Por asnjëra nga forcat politike nuk i bën transparente të ardhurat shtesë për fushatë.
Parregullësitë e para të denoncuara deri tani, janë pretendimet për regjistrimin e zgjedhësve të importuar në zona të ndryshme.
Partia Demokratike pretendon se Partia Socialsite po regjistron punonjës të administratës nën presion, për të shtuar votat në Durrës, ndërsa socialistët akuzojnë demokratët se po regjistrojnë në mënyrë fiktive zgjedhës në Bashkinë e Vlorës.
Gjithashtu, shit-blerja e votës mbetet një problem, për të cilin si ambasadori amerikan ashtu dhe ambasadorja e BE-së u kanë bërë thirrje publike shqiptarëve që të mos shesin votën e tyre.
Sondazhet
Sondazhet kanë nisur, dhe deri më tani është kompania italiane IPR Marketing që ka publikuar sondazhet e para. Sipas saj, Partia Socialiste udhëheq ndjeshëm ndaj Partisë Demokratike dhe kandidatëve të saj.
Monitorimi i zgjedhjeve
Zgjedhjet e 21 qershorit do të monitorohen nga vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE-së dhe ODHIR-it.
Misioni drejtohet nga zonja Audrey Glover. 20 vëzhgues afatgjatë dhe 250 vëzhgues afatshkurtër po ndjekin ecurinë e fushatës dhe do të vëzhgojnë procesin e zgjedhjeve më datën 21 qershor. rel
VOAL – ROMË – Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Buqësisë, një agjenci e OKB-së me qendër në Romë thotë se vitin e kaluar emigrantët që jetojnë në vende evropiane dërguan në vendet e lindjes një shumë prej 109.4 miliardë dollarësh që kontribuan për të siguruar jetesën e 150 milionë vetëve në gjithë botën.
Një nga përfumdimet kryesore të raportit të këtij viti është se përfitimet për familjet mund të ishin shumë më të larta nëse ato do të kishin qasje në tregje më konkurruese për transferimin e parave dhe shërbime financiare për t’i ndihmuar që të kursejnë dhe investojnë fondet e tyre.
Burimi kryesor nga vijnë këto fonde është Evropa Perëndimore dhe Federata Ruse. Gjashtë vendet me shifrat më të larta të dërgesave janë Federata Ruse me 20.6 miliardë dollarë, Britania e Madhe me 17.1 miliardë, Gjermania me 14 miliardë dollarë, Franca me 10. 5 miliardë, Italia me 10.4 miliardë dhe Spanja me 9.6 miliardë. Të marra së bashku këto vende kanë siguruar 75 për qind të prurjeve nga Evropa.
Megjithatë, paratë që dolën nga këto vende nuk përbënin një rrjedhje të konsiderueshme fondesh nga këto vende. Sipas raportit ato përbënin vetëm 0.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
Rreth një e treta ose 36.5 miliardë dollarë nga paratë e emigrantëve nga vendet evropiane shkuan në 19 vende të Balltikut dhe Evropës Lindore, përfshirë në 10 vende të Bashkimit Evropian. Ndërsa pjesa tjetër, rreth 72.9 miliardë dollarë përfunduan në vende në zhvillim jashtë Evropës.
Nga 19 vendet ku shkojnë paratë e emigrantëve në Evropë, raporti arrin në përfundimin se nëntë vende ekonomitë e të cilave mbështeten tek bujqësia, ishin të varura më shumë nga prurja nga vendet evropiane, përfshirë 22 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto në Moldavi dhe 17 për qind në Kosovë.
Në një kohë kur një numër i pashembullt refugjatësh po shkon në Evropë, për t’i shpëtuar konflikteve, në raport thuhet se Evropa ishte burim fondesh nga emigrantët edhe për në shtete të brishta, përfshirë Irakun, Malin, Somalinë, Sudanin, Sirinë dhe Jemenin dhe se mund të bëhet më shumë për të shtuar ndikimin e prurjeve nga emigrantët për të ndihmuar në stabilizimin dhe rindërtimin e vendeve.
Për të llogaritur me saktësi ndikimin e këtyre parave dhe për të shmangur qarkullimin e parave nga vende me të ardhura të larta në vende të tjera me të ardhura të larta, ku vendet që kanë një prodhim të brendshëm bruto mbi 20 mijë dollarë në vit për frymë konsiderohen dërguese dhe ato që kanë nën 20 mijë, vende marrëse, ku përfshihen edhe Shqipëria dhe Kosova. Ato janë pjesë e nëntë vendeve evropiane që nuk janë në BE ku futen gjithsej 16 miliardë dollarë nga emigrantët çdo vit.
Një nga problemet e identifikuara në raport, mospërfshirja në sistemin financiar, mbështetet tek të dhënat nga Shqipëria, Kosova dhe Moldavia. Sipas këtyre të dhënave qasja në shërbimet financiare nuk përkthehet gjithmonë në përfshirje në sistem, nëse nuk ka shërbime për nevojat e atyre që përfitojnë nga këto para, institucione të besueshme dhe përdorim të tyre të informuar përmes programeve për edukim financiar.
Nga vendet ku shkojnë paratë e emigrantëve, një e treta e tyre janë në Evropë të barazvlefshme me 36.5 miliardë dollarë. Ato thithin pjesën më të madhe, 79 për qind. Nga këto, pjesa më e madhe janë në pjesën jugore dhe lindore. Nëntë vendet jo të BE-së në Evropë, marrin 16 miliardë dollarë nga Evropa, ose 81 për qind të të gjithë parave të emigrantëve.
Kosova dhe Shqipëria janë dy nga tre vendet ku mbi 90 për qind e fondeve nga emigrantët vijnë nga vende evropiane. Në Kosovë shifra është 1 milion e 226 mijë, 95 për qind, ndërsa për Shqipërinë 1 milionë e 118 mijë, 91 për qind.
Me më pak se 10 për qind të popullsisë evropiane, Shqipëria, Bjellorusia, Bosnja dhe Herzegovina, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Ukraina thithin pothuajse gjysmën, 44 për qind të të gjitha prurjeve evropiane.
Me përjashtim të Ukrainës këto vende kanë një histori emigracioni që filloi në vitet 1990 si pjesë e tranzicioneve politike. za
VOAL –
Shërimi i pashpjegueshëm nga shkenca i një braziliani nga tumori malinj në tru, mund ta çojë të Lumen Nënën tonë Terezë drejt shenjtërimit. Ndoshta edhe shpejt. Gjatë Jubileut të Mëshirës. Lajmin, marrë prej gazetës italiane “La Stampa” e gjejmë në faqen e internetit “Vatican insider”.
“Në Santos, shteti i San Paolos, shpjegohet, vijon procesi dioqezan mbi mrekullinë e re të supozuar. Kongregata e Selisë së Shenjtë për Çështjet e Shenjtorëve po mbledh provat e nevojshme dhe relacionet mjekësore, që dëshmojnë për zhdukjen e menjëhershme e shkencërisht të pashpjegueshme të kancerit, që tashmë kishte pushtuar pothuajse gjithë trurin e të sëmurit”, që i lutej së lumes shqiptare Nënë Terezë të ndërmjetësonte për hirin e shëndetit, pranë Hyjit.
Kujtojmë se kanë kaluar 12 vjet nga lumturimi i “apostulles të të varfëve”, kremtuar në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan nga Gjon Pali II. Procesi kanonik kishtar që pati sjell deri në njohjen e virtyteve heroike dhe të mrekullisë së parë i nevojshëm për t’u shpall e Lume, qe hapur më pak se dy vjet pas vdekjes pikërisht në saje të përhapjes së famës së shenjtërisë që gëzonte Ganxhe Bojaxhiu që kur ishte gjallë.
Nënë Tereza, përveç veprës madhore, na ka lënë edhe një testament të një feje të patundur në Hyjin, të një shprese të pamposhtur dhe të dashurie bamirës të jashtëzakonshme./RV

ÇUDI, SHQIPTARËT PRAPË BRAKTISIN ‘PARAJSËN E PREMTUAR’ DHE SHKOJNË TË ‘VUAJNË’ NË GJERMANI – Nga ditari i gazetarit AGRON BALA
Po shtohen shume delet e zeza ne nahijen tone, aq sa pas do kohesh nuk do kete kuptim me shprehja “si delja e zeze”, por do marre kuptim shprehja “si delja e bardhe”!
***
Absolutisht FB eshte mes te tjerash edhe nje revolucion psikologjik! Si mund te njihnim ndryshe mijra e mira budallallej, injorante, perverse, provokatore, mizantrope, etj.etj. nese ata nuk shkruanin, pra te vetshfaqeshin?!
***
Sfida e RTSH nuk eshte kush do ta drejtoje ate, por kush do ta beje ate institucion te mvetesishem nga interesat e privateve konkurues, nga “vjelja” falas e interesit publik, nga roli “figurant” qe i kane detyruar, ne “aktor” kryesor i skenes mediatike shqiptare! Interesat politike e kane groposur RTSH ! Ato do vazhdojne ta groposin nen parullen : “kush zoteron mediat zoteron opinionin publik”! Ndaj zgjedhja e drejtuesit te tij eshte nje formalitet nese nuk ndryshon kendveshtrimi i politikes ndaj tij!
***
Ju thate jam i majte?! Po te majtet po qeverisin me filozofi te djathte!!!
Ju thate i djathte?! Po te djathtet qeverisen me filozofine e majte!!!
Ju thate jam i pavarur?! Po ju keni dale ne treg per te hyre ne “vathen” e dy te parave…!!!
Ne nuk besojme as majtas as djathtas, aq me pak besojme tek te pavarurit…! Thjesht militojme per nje interes, per nje vend pune, per ca para, apo ca maredhenie simpatie apo antipatie vetiake!
***
Dekremlinizim – nje term i ri politik, qe sapo ka hyre ne perdorim!
***
Mua nuk me intereson fare Becchetti, por HC i Kalivacit qe nuk do ndertohet dhe gazetaret e tv “Agon” qe do ngelin pa pune…!
***
Per here te pare degjova nje deklarate te sakte dhe pa ambiugitet te nje ambasadori te BE-se: demokracia nuk importohet, ate e ndertoni ose jo ju shqiptaret! Ne shqip kjo do te thote : mos ia hidhni fajin te tjereve por vetes per kete gjendje ku jeni!!!
***
Çudi e madhe! Megjithe keto premtime qe degjojme ne fushaten elektorale, shqiptaret vazhdojne te braktisin “parajsen e premtuar” dhe shkojne te “vuajne” ne Gjermani…! Madje me te shumte ne numer se sa para fushates, sic njofton Ministria e Brendeshme Gjermane!!!
***
Eshte e paimagjinueshme hapesira politike qe “pushton” truri i shqiptareve! Ne mendojme per zgjedhjet ne Turqi dhe Erdoganin, per Putinin dhe putinizmin, per Ciprasin dhe krizen Greke, per Merkel dhe suksesin Gjerman, per ISIS dhe luften ndaj saj, per mrekulline e komunizmit kinez, per Obamen dhe Bursen e Nju Jorkut…per …! Por ne kete hapesire mungon pikerisht nje oaz i vogel : pak ose aspak mendojme cfare ndodh me ne, ne shtepine tone, ne lagjen apo qytetin tone, me Shqiperine!!!
***
Me treguan qe nje kandidat per kryetar bashkie kishte blere 10.000 “frends” per faqen e tij zyrtare qe para dy muajsh! Sot kishte 10.035 “frends” ne faqen e tij!!! Ne bashkine ku kandidon ka 100.000 zgjedhes…! Dhe nuk do cuditem aspak nese fiton zgjedhjet!!!
***
PD blen vota ne Shkoder?! E pabesueshme! Kesaj i thone njesoj sikur LSI blen vota ne Skrapar apo PS ne Perrenjas!!!
***
Meqe po ndjek fushaten per Kryetar Bashkie ne Tirane… Si ka mundesi qe gjerat me te bukura per kete qytet i ka bere 70-80 vjet me pare njeriu qe eshte anatemuar e vazhdon te anatemohet me se shumti Mbreti Zog?
***
Nuk ka gje me te thjeshte por edhe me pa vlere se te rrjeshtohesh gjithnje ne krahun e te fortit! Nuk behesh me i forte, por shfaq dobesine tende!
TIRANE- Gazsjellësi “Trans Adriatic Pipeline” (TAP) shpalli këto ditë hapjen e tenderit për pjesën inxhinierike, prokurimin, ndërtimin dhe instalimin të pjesës detare të projektit si tubacion nënujor me diametër 36 inç në detin Adriatik mes brigjeve të Shqipërisë dhe Italisë jugore me gjatësi rreth 105 km.
Në tender pritet të marrin pjesë kompanitë e parakualifikuara në muajin shkurt, ndërsa kontrata pritet të lidhet në fund të këtij vit, bëjnë të ditur burimet zyrtare të TAP-it.
Sipas tyre, punimet do të përfshijnë punimet përkatëse në vend-dalje dhe vend-hyrje në Shqipëri dhe Itali bashkë me mikro-tunelin nënujor, instalimin në pjesën detare, ndërhyrjet në fundin e detit, instalimin dhe furnizimin e kabullit me fibër optike dhe aktivitetet e paratestimit dhe kontrollit. Ndërtimi i pjesës detare të tubacionit është planifikuar të nisë në vitin 2017.
TAP pritet të nisë së shpejti punën për ndërtimin e rrugëve dhe urave ku do të kalojë tubacioni në tokën shqiptare, pasi ndërtimi i tyre përbën hap vendimtar në përgatitjet për ndërtimin e tubacionit, të parashikuar që të nisë në vitin 2016. Dy muaj më parë, TAP përzgjodhi kontratën e parë për ndërtimin e rrugëve ndihmëse dhe urave në Shqipëri me sipërmarrjen e përbashkët si konsorcium “Gener 2″ sh.p.k dhe “Sicilsaldo” s.p.a për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve ndihmëse dhe urave në Shqipëri.
Sipas kontratës, në Shqipëri do të ndërtohen dhe rehabilitohen mbi 100 kilometra rrugë përgjatë trajektores së tubacionit në Vishocicë, Trestenik, Vithkuq dhe Shtyllas në rajonin e Korçës, Çorovodë, Kakruk, rrethinat e Potomit në rajonin e Beratit dhe Seman e Topojë në rajonin e Fierit. Gjithashtu do të ndërtohen dy ura të reja dhe do të rehabilitohen rreth 50 ura ekzistuese në rajonet e Korçës, Beratit dhe Fierit.
Ndërtimi i Gazsjellësit në Shqipëri parashikon një gjurmë të TAP-it në rreth 210 kilometra në pjesën tokësore dhe 37 km në pjesën detare në ujërat territoriale shqiptare të Detit Adriatik. Seksioni fillon në Bilisht Qendër në Qarkun e Korçës në kufirin shqiptar me Greqinë dhe mbërrin në Detin Adriatik 17 km në veriperëndim të Fierit, 400 metra në tokë nga vija bregdetare.
Në afërsi të Fierit do të ndërtohet një stacion kompresor dhe është planifikuar një stacion tjetër në afërsi të Bilishtit, nëse kapaciteti i gazsjellësit zgjerohet në 20 miliard metra kub. Përgjatë kësaj gjurme do të ndërtohen nëntë stacione valvulash bllokimi.
Në zonat malore do të ndërtohen afërsisht 51 km rrugë të reja dytësore, ndërsa 41 km ekzistuese do të përmirësohen, 42 ura do të rehabilitohen dhe do të ndërtohen tre të reja. Puna për ndërtimin e çdo ‘segmenti’ zakonisht llogaritet të zgjasë nga tre në gjashtë muaj.
TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë me një gazsjellës me gjatësi rreth 870 km, që do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.
Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe vendet e tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit Kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.
Shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten në fund të vitit 2018 dhe furnizimet e para drejt Evropës pritet të vijojnë rreth një vit më vonë. Aksionarët e TAP janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%). bw
VOAL – Marrëdhëniet ekonomike mes Republikës se Kosovës dhe asaj të Shqipërisë mbeten simbolike dhe nën hijen e agjendës politike, theksojnë përfaqësues të subjekteve ekonomike dhe ekspertë të ekonomisë.
Sipas tyre bashkëpunimi ekonomik karakterizohet vetëm nga shkëmbimet tregtare eksport – import, më një nivel të ulët.
Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e parë të këtij viti, produktet e Kosovës të eksportuara në Shqipëri janë afër 4 milionë euro, përderisa importi i produkteve të Shqipërisë në Kosovë ka arritur mbi 19 milionë euro.
Safet Gërxhaliu, kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës, thotë se duke marrë parasysh investimet e realizuara në infrastrukturë nga të dyja shtetet, sa i përket nivelit të bashkëpunimit ekonomik, sic thotë ai, më shumë ka arsye për brengosje se sa për kënaqësi.
Gërxhaliu ndërkaq konsideron se është koha e fundit kur ekonomia duhet të jetë prioritet i të dyja shteteve.
“Neve na duhen projekte konkrete, përmes së cilave projekte promovohen produktet edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë, përmes së cilave do krijohet stabilitet social, edhe në Kosovë, dhe Shqipëri”.
“Pra përmes së cilave produkte dhe shërbimesh, promovohet brendi ‘Made in Kosova’ dhe ‘Made in Shqipëria’. Është koha kur agjenda politika të çlirohet dhe ekonomia të jetë prioritet i prioriteteve të të dyjave shteteve”, thotë Gërxhaliu për Radion Evropa e Lirë.
Edhe eksperti për çështje ekonomike, Mejdi Abazi, pohon se bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë ekziston vetëm në aspektin politik, por jo në atë ekonomik.
Ai thotë se në mes të këtyre dy shteteve ende paraqiten barriera në aspektin ekonomik.
Sipas tij, mungon vullneti politik i të dyja qeverive që të rritet bashkëpunimi ekonomik.
“Përndryshe kosovarë, më tepër kanë bashkëpunim ekonomik më Serbinë se sa më Shqipërinë. Edhe pse më Serbinë nuk kemi asnjë bashkëpunim politik. Por, mungon një vullnet i mirë, si qeveri e Kosovës dhe si qeveri e Shqipërisë, në rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Kemi mjaft për të ofruar për njëri tjetrin, edhe Shqipëria edhe Kosova në këmbime tregtare dhe ekonomike “, tha Abazi për Radion Evropa e Lirë.
Për lehtësim të një bashkëpunimi ekonomik në mes të këtyre dy shteteve tashme janë nënshkruar shumë marrëveshje dhe memorandume.
Por, Gërxhaliu nuk është i kënaqur më zbatimin e tyre në praktikë. Ai thotë se të dy qeveritë duhet të kenë projekte konkrete.
“Është dobësi kombëtare të merremi veç më forma të tregtisë klasike, duhet të gjenden forma më të avancuara, por jo të jemi pretendues apo konkurrent në të dyja tregjet”.
“Bashkërisht të dalim në tregun e tretë dhe më gjerë. Sepse, e tërë kjo infrastrukturë nuk e ka arsyeshmërinë e vet, në qoftë se e shfrytëzojmë vetëm për tre muajit e pushimeve verore, ku kosovarët shkojnë në Shqipëri “, thotë Gërxhaliu.
Sidoqoftë, në fillim të këtij viti, Prishtina dhe Tirana kanë arritur një marrëveshje për tranzit të përbashkët në pikën doganore në Vërmicë .
Ndërkaq, është vendosur që porti i Durrësit të jetë pika e vetme e kontrollit doganor për mallrat që hyjnë në Kosovë, pa pasur nevojë për procedura tjera në kufi.
TIRANË – Pas lajmit për urdhër-arrestin e lëshuar nga Prokuroria e Tiranës për Françesko Beketin, qarkullon një shqetësim i madh. A do të mbyllet “Agoni”? Televizioni shqiptar që transmeton në Itali është kufiri i ri i zhvendosjes, imagjinata e shndërruar në realitet. Në faqen e saj online, gazeta italiane “Corriere della Sera” shkruan një artikull ironik me titull: “Françesko, Agon Man, Beketi ricikluesi i lavdive të vjetra”.
“Jo, ‘Agon’ nuk është në agoni, madje po ritransmeton të gjitha intervistat e Sabrina Ferilit me të ftuarit e shquar italianë. Dhe Beketi nuk dorëzohet”, shkruan “Corriere della Sera”. Sipas saj, pavarësisht nga mandat-arresti për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh, nuk ka asnjë qëllim për të mbyllur televizionin e tij, të vendosur në një kapanon në Tiranë. “Është një sajesë, nuk kanë prova; më janë vënë kundër sepse televizioni im është i lirë”, – është shprehur Beketi. “I lirë, po me të vërtetë i lirë”, – përgjigjet “Corriere”. “Shqetësimi i dytë lidhet me reagimet e yjeve, të lirë dhe të fortë, Pupo, Sabrina, Simona Ventura, Veronika Maja, Luisella Kostamanja, Monika Seta, Lori del Santo, Madalena Korvalia. Më i shqetësuar duket Pupo, – shkruan “Corriere della Sera”, – që kanë rinisur të punojnë në RAI.
“Në Shqipëri, – vazhdon më tej artikulli, – Beketi udhëtonte me një eskortë dhe makinë të blinduar, i ulur mbi një pasuri, të ndërtuar nga plehrat (mes televizionit-mbeturinë dhe plehrave, lidhjet janë gjithmonë të ngushta), energjisë së erës dhe prodhimit të kartonxhesit”, nënvizon “Corriere della Sera”. “Diçka duhet të ketë shkuar keq, – thotë gazeta italiane, – meqë tani duan ta fusin në kafaz. E akuzojnë për riciklim”. “Corriere della Sera” e mbyll shkrimin me pyetjen: E akuzojnë për riciklim parash apo riciklim të figurave të vjetruara të televizionit italian? bw
VOAL – LONDËR – Më shumë se 50 emigrantë shqiptarë janë kapur nga policia britanike në një terminal në Killingholme. Emigrantët ishin fshehur në një kamion që vinte nga Hungaria drejt Britanisë.
Në vendngjarje ishin pesë makina të Policisë, të cilët kanë bërë të mundur ndalimin e këtij kamioni dhe kanë vënë në pranga shoferin. Ndërkohë, aty ndodheshin edhe katër ambulanca për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve.
Komandanti i Forcës Kufitare për rajonin Humber, Mark Robinson, tha se në mes të emigrantëve shqiptarë ishte edhe një grua shtatzënë, e cila është dërguar menjëherë në spital për të kryer kontrollet e nevojshme. bw
TIRANE – Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i ka dërguar një letër të hapur krerëve të shtetit dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në Shqipëri, lidhur me incidentet e ndodhura së fundmi në Bashkinë e Vorës. Në letrën e tij,se ka me dhjetëra prova, që cojnë në përfundimin se pas një klime as pak të favorshme për zgjedhje normale, qëndron kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ‘i cili ndodhet në krye të një operacioni gati ushtarak, ku spikat sidomos administrata shtetërore e LSI, që ka braktisur zyrat në Tiranë dhe është instaluar e gjitha në Vorë’. Patozi thotë se presionet mbi votuesit e e opozitës, shkojnë nga goditjet fizike, e deri tek kërcënimet nën tytën e armëve.
Ai ka shmanguar institucion e Kuvendit të Shqipërisë, me argumentin se kryetari Ilir Meta ka lidhje të drejtpërdrejte me presionet ndaj votuesve në Bashkinë e Vorës.
“Shqetësimi më i madh qëndron në faktin se policia është tërëisht e përfshirë në fushatën e njërës palë, dhe më e rënda fare, se ajo është pothuajse gjithmonë e koordinuar, dhe në shumicën e rasteve në një bashkëpunim të hapur me kontigjente të krimit të organizuar. Janë me dhjetëra rastet, kur personat kërcënohen nga individë me precedentë penalë, dhe fill pas kësaj, thirren në stacionin e policisë së Vorës apo në komisariatin nr 6 në Tiranë. Vlen të saktësohet se policia thërret cdo natë aktivistë të opozitës, pa asnjë arsye, ose për motive nga më banalet, të cilat nuk mund të përdoren kurrë si justifikim nga një shtet ligjor. Ka të dhëna të besueshme nga burime të mirëinformuara, se është vendosur të ketë raprezalje dhe arrestime të mbështetësve të Partisë Demokratike, sidomos në ditët e fundit të fushatës”,-shkruan Astrit Patozi.
LETRA E PLOTE
Po na i vrasin para syve tanë
Letër e hapur
Drejtuar:
Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani
Kryeministrit, z. Edi Rama
Kryetarit të Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha
Ambasadorit të SHBA-së, në Tiranë, z. Donald Lu
Ambasadores së BE-së në Tiranë, zonjës Romana Vlahutin
Shefes së Misionit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 21 qershorit, zonjës Andrey Glover
Për dijeni,
Prokurorit të Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla
Ministrit të Brendshëm, z. Saimir Tahiri
Kryetares së KQZ-së, znj. Lefteri Luzi
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Nuk kisha shkruar kurrë më parë një letër të hapur dhe pata menduar se do ta ngrysja jetën pa e provuar kurrë një gjë të tillë. Por vendosa ta bëj këtë për të ndarë me ju një problem të madh për vendin, të cilin e konsideroj po kaq të rëndësishëm edhe për publikun e gjerë. Ndaj edhe vendosa t’Ju drejtohem, duke Ju konsideruar, secili në rolin e vetë, sa përgjegjës, aq edhe të interesuar për mbarëvajtjen dhe suksesin e zgjedhjeve të 21 qershorit.
Po Ju shkruaj, jo thjesht në cilësinë e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, por edhe atë të një personi publik, i cili herë si vëzhgues (gazetar), e herë si protagonist, ka qenë dëshmitar i të gjitha fushatave elektorale, që janë zhvilluar në Shqipëri, që nga viti ‘91 e këtej. Mos mendoni se në letër është harruar kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, porse mungesa e tij këtu ka lidhje të drejpërdrejtë me thelbin e problemit.
E ndjej si detyrim t’Ju informoj, se këto ditë të nxehta të fushatës, vetëm 13 km nga qendra e kryeqytetit, është duke u konsumuar mu para syve tanë, më së paku një krim i frikshëm elektoral. Bëhet fjalë për bashkinë e Vorës, njëra ndër më të voglat për nga popullsia, territori, por ndoshta edhe nga rëndësia, në të 61 njësitë e reja administrative të vendit, ku prej javësh dhe ditësh mbizotëron një atmosferë lufte. Aty kandidon kryetari aktual i bashkisë së Vorës, si përfaqësues i opozitës, dhe një kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ka me dhjetëra prova dhe indicie, që të çojnë në përfundimin se pas kësaj klime mbytëse për zgjedhje normale, qëndron kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili ndodhet në krye të një operacioni gati ushtarak, ku spikat sidomos administrata shtetërore e LSI-së, që ka braktisur zyrat në Tiranë dhe është instaluar e gjitha në Vorë.
Dhe për të qenë më konkretë. Ka një presion permanent mbi votuesit e opozitës, i cili shkon nga goditjet fizike, e deri tek kërcënimet nën tytën e armëve . Por shqetësimi më i madh qëndron në faktin se policia është tërësisht e përfshirë në fushatën e njërës palë, dhe më e rënda fare, se ajo është pothuajse gjithmonë e koordinuar, dhe në shumicën e rasteve në një bashkëpunim të hapur me kontigjente të krimit të organizuar. Janë me dhjetëra rastet, kur personat kërcënohen nga individë me precedentë penalë, dhe fill pas kësaj, thirren në stacionin e policisë së Vorës apo në komisariatin nr. 6 në Tiranë. Vlen të saktësohet se policia thërret çdo natë aktivistë të opozitës, pa asnjë arsye, ose për motive nga më banalet, të cilat nuk mund të përdoren kurrë si justifikim nga një shtet ligjor. Ka të dhëna të besueshme nga burime të mirëinformuara, se është vendosur të ketë raprezalje dhe arrestime të mbështetësve të Partisë Demokratike, sidomos në ditët e fundit të fushatës.
Qytetarët e dhunuar ankohen për shefin e komisariatit nr.6, Bujar Laze, shefin e stacionit të policisë Vorë, Tonin Laska dhe inpektorin e krimeve, Përparim Zenuni, që shquhen për veprime arbitrare dhe të hapura në favor të mazhorancës. Shefi i komisariatit nr.6, i cili edhe orgjinën është zgjedhur ta ketë nga vendlindja e z. Meta, ka braktisur thuajse çdo detyrim tjetër dhe është instaluar personalisht në Vorë, ndonëse territori, që mbulon është shumë më i gjerë, dhe shtrihet edhe në bashkinë e re të kryeqytetit.
Janë me qindra dëshmitarët që denoncojnë se banditë të armatosur qarkullojnë nga mëngjesi deri në darkë, me makina të blindura dhe me xhama të zinj, në të gjitha fshatrat e bashkisë së Vorës. Madje “selinë e tyre qëndrore” e kanë pikërisht në lokalin, ku për disa ditë u vendos posteri i vetë kryetarit të Kuvendit, a thua se Ilir Meta kandidonte për kryetar bashkie. Në disa raste ata kanë guxuar të kërcënojnë edhe shtabet e kanditit të opozitës, menjëherë pas takimeve elektorale. Vetëm qetësia e këtyre të fundit e ka shmangur deri tani konfrontimin e ashpër, por mendoj se nuk ka asnjë garanci që të mos ketë incidente të rënda në të ardhmen.
Forcat e komisaraitit nr.6, të cilat janë superaktive në ndalimin dhe thirrjen e përnatshme të aktivistëve të Partisë Demokatike, nuk vijnë as të shoqërojnë takimet zyrtare të kandiatit të opozitës, ndonëse është detyrim i tyre të garantojnë sigurinë. Këtë nuk mund ta them për policinë e komisariitit të Kamzës, e cila shoqëron rregullisht sa herë Partia Demokratike ka takime elektorale në zonën e komunës së Bërxullit, që përfshihet në juridiksionin e saj.
Duke parë këtë përshkallëzimin dramatik të situatës para ditës së votimit, druaj shumë se më e keqja ende s’ka ndodhur, ndaj shpresoj se dikush apo disa prej jush do të bëjnë diçka për të evituar ngjarje me pasoja të rënda.
Në Vorë, Bërxull dhe Prezë ka prej dy muajsh një përfshirje jashtë çdo përfytyrimi të admistarës shtetërore në fushatë, dhe për të qenë të drejtë, ka një dispoporcion të madh në agazhimin e dikastereve dhe të autoritetve që përfaqësojnë Partinë Socialiste, në raport me ata të LSI-së. Ndonëse janë thjesht dhe vetëm zgjedhje lokale, këta të fundit janë kaq të eksituar dhe agresivë, sikur Vora të ishte Palestina e tyre. Në ballë të tyre qëndrojnë detashmentet e Ministrisë së Bujqësisë dhe ato të AKU-së, por presione të hapura bëhen mbi çdo nëpunës shtetëror, mbi mësuesit, mjekët dhe infermierët, të cilët, përveç votës për LSI-në, janë të detyruar edhe të shkojnë në takimet elektorale.
Por prapë mendoj se problemi më i rëndë qëndron në faktin se presioni dhe goditjet kryesore adresohen direkt mbi kandidatin e Partisë Demokrratike, z. Fiqiri Ismaili. Ndonëse, ne kemi pasur edhe zgjedhje të këqija dhe shumë të këqija në këtë vend, ky është një fenomen i ri, që shfaqet si risi e kësaj fushate me gjithë “shkëlqimin” e vetë në Vorë.
Arritën deri aty sa iu vërsulën biznesit të zotit Ismaili, i cili për më shumë se një muaj, është herë i bllokuar, herë i ndaluar, çdo ditë nën sulmet e policisë dhe gjobvënësve të ndryshëm me targën e LSI-së. Për të ardhur tek e paimagjinueshmja, heqja e licencës, pa asnjë arsye dhe argument ligjor. Gjatë atyre ditëve jam përpjekur të inkurajoj me sa kam mundur kandidatin që ta merrte si një shkarje emcionale të një administrate, që sillet si bandë mafioze vetëm për fushatë dhe se gjërat do të ndryshojnë pas 21 qershorit. Por së brendshmi kam menduar se nuk e di ç’do të kisha bërë, në rast se do kisha qenë vetë përballë asaj situate. Se mbyllja e biznesit, do të thotë që të t’i hedhin në kosh 23 vjet punë dhe sakrifica, dhe unë nuk di se ç’mund të të bëjnë më shumë në këtë botë, përveçse të të marrin jetën.
U desh ndërhyrja direkte e kryeminisrit, që ministri i LSI-së të zhbllokonte licencën e fabrikës së miellit dhe për kandidatin e Partisë Demokratike të kishte më në fund një frymëmarje çlirimi. Por nuk ishte e thënë, sepse vetëm një ditë më pas policia bllokoi pa asnjë arsye furgonët e shpërndarjes normale të mallit dhe LSI mediat nën kontrollin e Ilir Metës e trumbetuan atë si një kapje në flagrancë, megjithëse gjithçka ishte në përputhje të plotë me ligjin. Ndonëse gjithçka u normalizua dhe policia i liroi pas dy ditësh mjetet, askush nuk u kujtua që të paktën të përgënjeshtronte lajmin e rremë.
Tani të ndalemi pak tek roli i drejtpërdrejt i Ilir Metës në këtë histori. Të enjten denoncova në Parlament fenomenin e blerjes së votës, dhe si strateg të saj Kryetarin e Kuvendit. Për fat të keq, kjo nuk është një legjendë urbane, por një realitet i dhimbshëm, të cilin e dinë dhe e pranojnë të gjithë në Shqipëri, duke përfshirë edhe vetë LSI-në, që vetëm publikisht nuk krenohet me të. Megjithëse nuk e kisha përmendur fare Vorën, Ilir Meta më paralajmëroi që të prisja se diçka do të dilte atje. Dhe nuk vonoi shumë.
Vetëm një ditë më pas policia akuzoi kandidatin e opozitës për blerje vote, pas gjoja denoncimeve, që kishin bërë kundër disa qytetarë të bashkisë së Vorës. Historia është e thjeshtë dhe banale. Të gjithë “denoncuesit” janë thirrur me forcë nga policia, dhe askush nuk ka shkuar me dëshirë. Që do të thotë se kanë zbatuar një urdhër dhe jo, rastësisht, më shkon mendja tek Ilir Meta. Madje dy prej tyre janë anëtarë të stafit të kandidatit të Partisë Demokratike, ndaj edhe është shumë i trashë montimi se ata paskan marrë lekë në këmbim të votës. Por puna është se këtu po humbet sensi i gjithçkaje, ku arbitrariteti dhe paligjshmëria konsiderohen gjëra të zakonshme dhe se ngjarje janë vetëm ato me të vrarë e të plagosur.
Për dy ditë rresht policia mbajti të rrethuar ndërmarrjen e z. Ismaili, ndonëse nuk kishte asnjë shkresë apo urdhër prokurori për një veprim. Madje sot në orët e mesditës vetë shefi i komisariatit nr.6, tentoi ta shoqëronte forcërisht kandidatin e opozitës, ndonëse nuk kishte asnjë mandat për këtë. Unë personalisht e konsideroj si përpjekje për ta arrestuar Fiqiri Ismailin në mesin e fushatës dhe nuk kam asnjë garanci që kjo nuk do të ndodhë në të ardhmen.
Dhe ky është një standart i panjohur dhe i padëgjuar më parë në Shqipëri, edhe pse ne kemi pasur zgjedhje të këqija dhe shumë këqija në të shkuarën. Që do të thotë se është goditur edhe vetë liria e një force politike apo një personi për të kandiduar, dhe sipas meje ky është fundi i një rendi demokratik.
Kjo që po bën LSI dhe qeveria me Vorën, është njësoj sikur dikë ta përdhunojnë, dhe menjëherë pastaj përdhuesi të akuzojë prenë e vet se e ka lënduar.
Kam bindjen e plotë se këto inskenime të ulëta, të cilat janë aq ta trasha, sa nuk mund të kenë asnjë ndikim tek zgjedhësit, bëhen vetëm për një arsye. Që të jutifikojnë “qametin” e ditës së votimit, me shpresën se kur ka akuza të ndërsjellta, nuk merret shumë vesh se kush është agresori dhe kush është viktima.
Kandidati i opozitës në Vorë po kandidon me kryetarin e Kuvendit, ministrin e Bujqësisë, gjithë pjesën e LSI në pushtet, që nga niveli më i lartë e deri tek zyrtari më i ulët, me policinë e shtetit, dhe sikur të mos mjaftonin këto i kanë vënë përballë edhe banda të rrezikshme kriminale, jo vetëm nga zona, por edhe të thirrura për ndihmë nga territore të tjera të Shqipërisë. Pyetja është a mund të flitet më për zgjedhje nën këtë trysni?
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Unë nuk kam as tagrin, por as informacionin e plotë për të trajtuar të gjithë problematikën në shkallë vendi të këtyre zgjedhjeve. Kam shumë lajme të këqija, të publikuara ose jo, që tregojnë se ka plot qytete dhe fshatra të Shqipërisë që ndodhen nën presion të paparë nga mazhoranca. Uroj shumë që situata kombëtare të mos jetë kaq dramatike sa në Vorë. Por jam shumë i bindur, që edhe sikur Vora të kishte qenë një rast i izoluar, dhe jo pasqyra e vërtetë e këtyre zgjedhjeve, kjo letër sërish ia vlente. Aq e rëndë dhe e papranueshme për një vend normal është sistuata atje.
Ndaj edhe do të kërkoja nga secili prej Jush, në përputhje me detyrimin dhe përgjegjësitë e veta, por ndoshta edhe nga të gjithë bashkë, të bëni diçka për ta ndalur marshimin e së keqes, që po vringëllin armët e krimit vetëm 13 km larg qendrës së Tiranës. Unë as e di, dhe as dua t’ia di për arsyet e këtij eksitimi të kryetarit të Kuvendit dhe të LSI për të “pushtuar” me çdo kusht Vorën. Mund të jetë edhe një bast apo inat tavoline, por ndoshta edhe interesa të mëdha dhe aftgjata politike apo biznesi për Ilir Metën. Është e tmerrshme ta mendosh se këto janë zgjedhje lokale, që sido të dalin, nuk e ndryshojnë raportin e forcave qeveri-opozitë. Përfytyro se çfarë mund të bëjnë këta në zgjedhjet politike, kur në një farë mënyre, garojnë direkt për karriget e tyre?
Ndaj, na ndihmoni që të paktën të ketë më shumë “sy” dhe më shumë dëshmitarë në Vorë. Kjo vlen jo thjesht për zonjën Glover dhe për mediat e Shqipërisë, por ndoshta edhe për vetë kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Unë e kuptoj se zgjedhjet janë të rëndësishme në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe se përfaqësuesit e Partisë Demokratike duhet të jenë kudo, ku ka qendra votimi. Por ndoshta është më mirë të kemi më pak diku tjetër, por të jemi si akund tjetër në Vorë. Jo se duhet fituar patjetër një bashki, por se duhen mbrojtur zgjedhjet dhe njerëzit, aty ku kërcënimi është më i madh. Dhe ajo që druaj më shumë është “pushtimi” i territorit nga bandat e krimit për të mos i lejuar njerëzit e votojnë. Se për të tjerat, megjithëse janë të rënda, nuk do t’ia dalin kurrë.
Në Vorë, po na i vrasin para syve tanë. Jo vetëm zgjedhjet, por edhe zgjedhësit, ndonëse ende nuk ka gjak.
(Me shpresën se kam bërë gjënë e duhur, jo thjesht për të çliruar veten nga një detyrim moral dhe politik.)
Me shumë respekt
Astrit PATOZI
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Presidenti Bujar Nishani takohet me presidentin gjerman, Joachim Gauck (12.06)
Në bisedë me Deutsche Welle-n, presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani flet për rolin e rëndësishëm të Gjermanisë në Shqipëri e rajon, zgjedhjet vendore e se ku qëndron thembra e Akilit në bërjen e reformës së drejtësisë.
Deutsche Welle: Zoti President ju keni pasur një vizitë të ngjeshur dy ditë me shumë takime, nga ceremonia e Takimit të Berlinit – i njohur si “Berlin Gathering”, deri tek takimi me presidentin gjerman Joachim Gauck të premten – cilat ishin çështjet që u trajtuan në këto takime?
Presidenti Bujar Nishani: Erdha me ftesë të Bundetagut për të marrë pjesë në takimin e Berlinit siç njihet tani jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë hapësirën europiane e përtej saj. Këtë herë ishte edhe 20-vjetori i nisjes së këtij takimi, ku liderë politikë, të shoqërisë civile, të besimeve të ndryshme mblidhen për të promovuar parimet më të mira të bashkëjetesës, të harmonisë e respektit të ndërsjellë, por edhe për të ndarë sfidat e përbashkëta. me të njerëzimi sot ndeshet. Solla një prej visareve më të çmuara që kemi ne si komb që është harmonia fetare. Kulmi i vizitës ishte takimi me presidentin gjerman Joachim Gauck, ky ishte një shans i veçantë për t’i përcjellë në emër të të gjithë qytetarëve shqiptarë mirënjohjen e madhe për mbështetjen e pazëvendësueshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në këto 25 vitet e fundit, qoftë në drejtim të zhvillimit ekonomik, qoftë në proceset e ndërtimit të demokracisë. Një mbështetje e veçantë ka qenë edhe ajo për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, e tashmë kjo mbështetje është e pazëvendësueshme e parësore në procesin e integrimit europian. Ndamë një bisedë mjaft miqësore në lidhje me situatën në rajon, ku tashmë rajoni i Ballkanit falë edhe angazhimit të veçantë të Gjermanisë është një rajon i stabilizuar dhe me shanse të mëdha
Më parë u takuat edhe me presidentin e Bundestagut, Norbert Lammert. e me krerë të lartë të politikës gjermane A ka ndryshuar perceptimi për Shqipërinë problematike me grindje të vazhdueshme e mosgjetje konsesusi politik – a mund të paraqisnit ju sot një Shqipëri ndryshe?
Takimi me presidentin e Bundestagut, zotin Norbert Lammert ishte një moment i veçantë kënaqësie, presidenti Lammert është një mik mjaft i afërt dhe i shquar i Shqipërisë. Unë paraqita dhe prezantova Shqipërinë reale, me të gjitha arritjet dhe sfidat që ka, sepse ne duhet të ndajmë me miqtë gjermanë posaçërisht sfidat që kemi përpara. Nga ana tjetër shpreha jo vetëm mirënjohjen, por edhe nevojën që ka shoqëria shqiptare për këtë inkurajim, këtë mbështetje, këtë asistencë nga Gjermania mike. Dhe gjeta jo vetëm miqësinë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, por edhe njohjen në detaje të realitetit shqiptar, mbi të gjitha preokupimin e tyre që Shqipëria të vazhdojë në rrugën e prosperitetit.
Përmendët asistencën e Gjermanisë gjatë viteve të tranzicionit – a mund të thoni nëse keni biseduar edhe për projekte konkrete bashkëpunimi në të ardhmen?
Gjermania është një nga partnerët kryesorë strategjikë të Shqipërisë e natyrisht që interesi ynë është që veçanërisht bashkëpunimin ekonomik ta zhvillojmë më ngushtë dhe intensivisht me Gjermaninë, sepse ka resurce dhe mundësira shumë të mëdha të pashfrytëzuara, veçanërisht në sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare. Unë përmenda disa prej historive të suksesit gjerman, si ai në aeroportin e Rinasit, investimet në energji, por këto janë të pamjaftueshmë për atë ç’ka paraqet Gjermania si një rëndësi dhe partner strategjik i Shqipërisë. Ndaj fusha të tilla si ajo e energjisë, e mineraleve, e infrastrukturës, e agro-turizmit janë pa dyshim potenciale e përgjegjësi e Shqipërisë dhe institucioneve për të krijuar terrenin e përshtatshëm e maksimalisht mikpritës për investitorët gjermanë. Shqipëria është ekstremisht e interesuar për ta zhvilluar bashkëpunimin me Gjermaninë në të gjitha fushat.
Aktualisht në Shqipëri zien fushata për zgjedhjet vendore – ju bëtë thirrje para pak kohësh për një fushatë dinjitoze dhe sidomos rrezikun e blerjes së votës. A ka rrezik real që ky fenomen të deformojë këto zgjedhje?
Unë shpresoj shumë që ky fenomen të mos ndikojë, e të mos shfaqet, aq më tepër t’i deformojë këto zgjedhje, sepse do të ishte një njollë e madhe jo vetëm për politikën shqiptare, por edhe shoqërinë në tërësi. Mesazhi im buronte nga shqetësimi real i qytetarëve shqiptarë, por edhe i miqve e partnerëve të Shqipërisë. Është një fenomen që ka ekzistuar, duhet të jemi të vërtetë dhe realistë, por edhe sikur të përflitet se do të ndodhë ai duhet të na preokupojë ne maksimalisht. Në çfarëdo lloj mase që të shfaqet ai është shumë i dëmshëm, sepse sjell produkt jo real në jetën politike dhe administrative. Unë jam besimplotë tek maturia dhe përgjegjshmëria e qytetarëve shqiptarë për të ndërmarrë fatet në ditën e votimeve vetë në dorë, sepse ajo është dita e qytetarit.
Zgjedhjet vendore apo parlamentare kanë qenë faza të tensionuara, herë më pak e herë më shumë. Temperatura politike ngrihet lart, por këtë herë vihet re një fushatë normale, janë shtuar karriget e bisedat me elektoratin për paraqitjen e programeve. A mund të thuhet se kjo strategji e re po kthen përfundimisht në Shqipëri ndërrimin e pushtetit, edhe atë lokal në një rotacion normal?
Unë gjithmonë e kam vlerësuar kur kandidatët e kanë përqëndruar fushatën tek paraqitja e platformave konkrete, se si ata do të punojnë për krijimin e shërbimeve reale ndaj qytetarit, duke marrë parasysh faktin që këto janë zgjedhje për administratën lokale. Një sfidë e madhe për të zgjedhurit nga këto votime do të jetë procesi i decentralizimit lokal, se sa parlamenti shqiptar do të delegojë kompetenca reale në zhvillimin dhe shfrytëzimin e aseteve ekonomike dhe financiare tek të zgjedhurit lokalë për të ofruar shërbime të drejtpërdrejta e cilësore tek qytetarët shqiptarë, ç’ka është një proces që mbetet për t’u verifikuar pas zgjedhjeve, por pyetja juaj është e drejtë. Ne tashmë duhet të mendojmë se si t’i konsolidojmë standartet e realizimit të zgjedhjeve, që nga mënyra e bërjes së fushatës, tek procesi i votimit, veçanërisht sfidë e madhe mbetet procesi i nxjerrjes së rezultateve të votimit- mënyra se si do të numërohet vota, e se si ajo do të pasqyrojë vullnetin real të qytetarëve shqiptarë. Unë e inkurajoj me gjithë zemër do të jem mjaft i angazhuar dhe interesuar për të parë se si do të jetë sjellja e infrastrukturës elektorale që bazuar në kodin dhe procesin tonë është i ofruar nga vetë partitë politike, ndaj edhe përgjegjësia shkon kryesisht tek partitë politike.
Por historia e problemeve me listat e zgjedhësve ende nuk mbaron, edhe në këtë fushatë ka pasur disa shqetësime…
Do të dëshiroja shumë që vërejtjet paraprake të komisionit të OSBE-ODHIR-it që kanë paraqitur disa shqetësime për angazhimin e administratës publike për njërën apo tjetrën palë, tentativa për të krijuar lista me banorë të ardhur nga zona të tjera në interes të njërit apo tjetrit kandidat, jo vetëm të mbeten të izoluara, por edhe të hetohen e ndalohen, por sidomos të mos krijojnë precedentë për një situatë problematike postzgjedhore.
Debat të fortë në Shqipëri ka ngjallur dekriminalizimi i parlamentit apo edhe i kandidatëve për zgjedhjet vendore- të bëhen bashkë në një togfjalësh, de-kriminalizim e parlament -edhe kjo nuk mendohej. Si mendoni si është zhvilluar deri më tani ky proces?
Çdo shqiptar, edhe unë si kreu i shtetit ndjehemi jashtëzakonisht keq kur flasim për një aspekt të tillë. Por nga ana tjetër ky është një realitet, nuk mund të them se sa është numri i tyre, por ka individë që janë identifikuar me veprimtari kriminale, pavarësisht mënyrës se si ata kanë depërtuar të bëhen pjesë e parlamentit, kjo kurrsesi nuk mund të vijojë të jetë e pranueshme në politikën tonë, jo vetëm në parlament, por edhe në çdo nivel të administratës publike. Jam shpresëplotë tek marrëveshja e partive politike për ta realizuar atë në praktikë, në fund të fundit janë forcat politike ato që siç kanë përgjegjësinë për depërtimin e këtyre individëve në politikë, kanë edhe përgjegjësinë e dekriminalizimit e largimit njëherë e përgjithmonë të këtye individëve.
Ka muaj që ka një konsesus në Shqipëri – nga të paktët – se në drejtësi ka shumë korrupsion, se kështu nuk vazhdohet, por një strategji konkrete për reformën në drejtësi ende nuk shihet. Ku çalon reforma?
Unë e kam deklaruar dhe i mbetem qëndrimit se reforma në drejtësi jo vetëm është domosdoshmëri, jo vetëm është emergjencë, por është rrugë pa alternativë. Nuk ka alternativë tjetër Shqipëria përpos të realizojë një reformë reale, të gjerë e të thellë të sistemit të drejtësisë. Sot ka një problem që ndahet në dy aspekte do ta shikoja unë: Së pari në luftën e individëve të korruptuar brenda sistemit të drejtësisë, e cila është gjithashtu një emergjencë, tjetra ka të bëjë me mosngatërrimin e procesit të reformës me intervenimin dhe marrjen nën influencë politike të institucioneve të drejtësisë nga ana e politikës.
Kjo është sëmundje e vjetër, por si mund të shpëtojë drejtësia nga presioni i politikës…
Absolutisht, kjo për mua është forma më e lartë e korrupsionit dhe nëse një gjyqtar i korruptuar ka të gjithë mundësitë të vihet para drejtësisë, një gjyqtar i korruptuar politikisht është shumë i mbrojtur dhe ai kthehet në një aset negativ për shoqërinë në tërësi, sepse ai i shërben një politikani, një njeriu me pushtet, dhe kjo i shpërblehet duke e lejuar atë që t’i bjerë në qafë dhjetëra qindra qytetarëve në konfliktet e përditshme. Drejtësia mund të shpëtojë, por kjo kërkon një vullnet të qartë të politikës. Njerëzit që marrin mandate nga qytetarët për vendimmarrje duhet të kuptojnë se nuk ka pushtet të përjetshëm, nuk ka pushtet të përhershëm se reforma në drejtësi nuk është për t’i shërbyer një njeriu apo grupe individësh të caktuar, por për t’i shërbyer Shqipërisë e shqiptarëve. Unë besoj se nuk mund të realizojmë një reformë në sistemin e drejtësisë me individë që kanë udhëhequr mekanizmin më represiv e më brutal të shtypjes së qytetarëve të Shqipërisë në kohën e diktaturës. Nuk mund ta realizojmë një proces e një reformë në drejtësi nga njerëz, të cilët kanë qenë emblema të korrupsionit në sistemin e drejtësisë për vite e vite me radhë. Kemi numër prokurorësh, gjyqtarësh, magjistratësh, brez i ri i formuar me tjetër kulturë profesionalizimi, ata duhet t’i inkurajojmë për të qenë në vijën e parë të ndërmarrjes së reformaës.
Pas vizitës së kryeministrit Vuçiç në Tiranë duket se Shqipëria dhe Serbia duan të lenë pas historinë dhe të jenë forca bashkëpunuese, promovuese të një kulture të re në rajon. A mund t’i shohim si dy mini-superfuqitë e reja të Ballkanit. dhe sa mund të ndërtohet një bosht bashkëpunimi me Serbinë pa njohur ky vend Kosovën?
Nuk është e nevojshme t’i shohim Shqipërinë e Serbinë si minisuperfuqi të rajonit, mjafton që Shqipëria e Serbia të kontribuojnë për stabilitetin e paqen në rajonin e Ballkanit. Shembulli i Shqipërisë është më evidenti, ka qenë stabël dhe i pandryshueshëm në kuptimin e kontributeve në parimin e fqinjësisë së mirë, të respektit, bashkëpunimit e stabilitetit. Jam i bindur që klasa politike, gjenerata e re në Serbi ka filluar ta kuptojë se nuk ka alternativë tjetër përpos që edhe ata të shkojnë drejt kësaj politike të kontributit për bashkëpunim, stabilitet e për mirëkuptim dhe respekt reciprok. Natyrisht që çështja e Kosovës është një çështje që nuk varet më nga dëshira e humori i politikanëve në Serbi, Kosova e pavarur është realitet.
Serbia e ka pranuar de fakto pavarësinë për sa kohë Kosova është pranuar si anëtare me të drejta të plota e të gjitha iniciativave rajonale si e barabartë në tryezën e kryetarëve të shteteve dhe qeverive. Ne e mirëpritëm vizitën e Vuçiç në Tiranë, dhe mbetemi të interesuar për përmirësimin real të jetës ekonomike e sociale të shqiptarëve në Luginën e Preshenës, unë bisedova me kryeministrin Vuçiç e mora premtime serioze prej tij. Përfitoj nga rasti për të nënvizuar edhe kontributin e veçantë që Gjermania ka pasur, ka e duhet të ketë në stabilitetin e rajonit të Ballkanit. Unë mendoj se realiteti i shanseve të mëdha që ka sot Ballkani është edhe falë angazhimit të fortë e të rëndësishëm të Gjermanisë.
Pamje kur një simpatizues i Serbisë (i veshur me të zeza) e godet me karrige lojtarin Bala të Shqipërisë
VOAL – LOZANË – Vendimi i një gjykate lidhur me ankesat e bëra nga federatat e futbollit të Shqipërisë dhe Serbisë, kundër dënimeve të organizatës evropiane të futbollit, UEFA, pas duelit kualifikues ndërmjet dy seleksioneve, i cili ishte ndërprerë, pritet të shpallet më 10 korrik.
Këtë datë e ka përcaktuar mbrëmë Gjykata e Arbitrazhit për Sport, raporton AP nga Lozana në Zvicër.
Fillimisht pritej që vendimet të merren para rundit të mbrëmshëm të takimeve kualifikuese për Kampionatin Evropian të Futbollit në vitin 2016.
Dueli kaotik ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, i zhvilluar në Beograd në muajin tetor të vitit të kaluar, u ndërpre pasi një objekt i dirigjuar fluturoi në stadium.
Pas kësaj lojtarët u përleshën, ndërsa kombëtarja e Shqipërisë refuzoi ta vazhdoj lojën, pasi ishte sulmuar nga simpatizuesit e Serbisë.
UEFA e dënoi Shqipërinë me humbjen e ndeshjes. Serbisë iu dha fitore, por iu morën tri pikë dhe është urdhëruar që dy ndeshje kualifikuese t’i zhvilloj pa praninë e shikuesve.
VOAL – DURRËS – Prokuroria e Durrësit publikoi sot rezultatet e hetimeve dyjavore për zmadhimin artificial të listave të votuesve në qytetin bregdetar, duke marrë në pyetje 60 banorë në zonën e plazhit, pas padisë që PD e opozitës bëri dy javë më parë.
Opozita dëshmoi mbi dyshimet se rreth 2800 personave nga qytete të ndryshme janë shtuar në listën e votuesve të Durrësit, ndërkohë që edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dorëzoi drejtësisë një raport kontrolli me dyshimet e veta.
Prokuroria e Durrësit ka nisur 600 fletë thirrje për personat e shtuar në lista përmes dokumentave false si banorë të përkohshëm dhe votues të qytetit të Durrësit.
Shumë prej tyre kanë hartuar kontrata qeraje false, dhe sot drejtori i ndërmarrjes së plazhit si dhe një notere që hartonte këto dokumenta janë pezulluar nga detyra për shpërdorim posti dhe falsifikim dokumentash.
Gjykata miratoi pezullimin e tyre, aq më tepër që ata kanë detyrën të hartojnë saktë dokumente të tilla si dhe i kërkoi KQZ që të fshijë nga lista e votuesve të Durrësit ata që janë shtuar me këtë rrugë të paligjshme.
Prokuroria mori deklarata nga rreth 60 banorë të zonës së Plazhit, se ata nuk kishin lëshuar askujt banesa me qera dhe se emrat e tyre në kontrata janë falsifikime.
Gjykata urdhëroi sekuestrimin e listës së këtyre personave në Gjendjen Civile të Durrësit dhe këta persona nuk do të jenë as në listën e votuesve dhe as në atë të banorëve të qytetit bregdetar.
Ndërkohë, policia e Tiranës njoftoi se ka nisur procedimin penal ndaj kryetarit të bashkisë së Vorës dhe kandidat i Partisë Demokratike, Fiqiri Ismaili, pas dy denoncimeve për blerje vote.
Sipas policisë, kryetari Ismaili u ka dhënë rreth 100 dollarë dy shtetasve, duke u kërkuar të votojnë për të në zgjedhjet vendore të fundjavës tjetër.
Forcat e rendit pohuan se ai i shpërndate paratë në mjediset e kompanisë së tij Agroblend dhe se dy shtetasit denoncuan menjëherë sapo morën të hollat.
Por pak orë më vonë kandidati Ismaili dhe dy denoncuesit e tij u shfaqën në një konferencë shtypi nga selia e Partisë Demokratike, ku një drejtues i lartë i partisë opozitare deklaroi se policia po ushtronte presion në Vorë.
Sipas zotit Edi Paloka, kryetar i grupit parlamentar opozitar, ata që policia i quan denoncues janë në fakt antarë të shtabit elektoral të zotit Ismaili, dhe se policia u kishte marrë atyre dëshmi të rreme me dhunë e kërcënime, pasi i rrëmbeu në mjediset e saj.
Pothuaj të gjithë paritë politike janë angazhuar të mbrojnë votat dhe të frenojnë blerjen e tyre, megjithatë rasti i Vorës regjistrohet si ngjarja e parë e këtij lloji, megjithë paqartësitë e shfaqura.
Prokuroria bëri të ditur se për Vorën ende nuk ka denoncime zyrtare, megjithëse policia dhe opozita deklaruan se do të padisin njëra tjetrën në organin e akuzës. za
Zëri i Amerikës: Zonja Duma! Për herë të parë në historinë e këtij qyteti kandidon një grua për drejtuese bashkie. Në morinë e temave që mund të thoni dhe që keni projektuar, çfarë mund të veçoni? Cila është ambicja juaj kryesore? Çfarë do t’i jepni qytetit nga vetja juaj?
Grida Duma: Durrësit do t’i jap gjithë veten time në të gjithë dimensionet; si grua, si njeri që e do këtë qytet, sepse ai më ka bërë kjo që jam deri në moshën 22 vjeçare. Më pas vazhdova studimet dhe shkova në Tiranë, sepse universitet në Durrës nuk kishte. Asnjëherë nuk jam shkëputur nga Durrësi dhe asnjëherë nuk e kam menduar. Çfarë do t’i jap këtij qyteti? Shumë gjëra që i mungojnë. Së pari do t’i kthej durrsakëve dhe banorëve të Durrësit gjithçka me politika zhvillimi, sepse është ngritur në Shqipëri legjenda se ka vetëm politika, por nuk ka politikë zhvillimi. Qyteti ka nevojë për zhvillim, ka nevojë për ringritje, sidomos ekonomike, por nëpërmjet identitetit të vet historik. është një qytet që ka trashëguar shumë histori, arkeologji, shumë bregdet, natyrë me 300 ditë diell, dhe në fakt sot është një qytet i varfër, një qytet pa obcione. Dikur njerëzit emigronin drejt Italisë me anije të mëdha, tani po emigrojnë sërish. Kjo nuk duhej të ndodhte, sepse ky qytet do të duhej të ishte poli tërheqës i turizmit, i prodhimit bujqësor, i historisë dhe arkeologjisë.
Zëri i Amerikës: Cili është realiteti dhe cilat janë projektet tuaja?
Grida Duma: Ne kemi në Durrës site arkeologjike, që i ka zili bota. Durrësi mund të ishte “Roma e Shqipërisë” me kodrinat rreth e qark, që do të përbënin “Toskanën e Shqipërisë”. Kjo perspektivë nuk duhet të jetë ëndërr për këtë qytet.
Në fakt, ne sot duhet të flisnim për gjëra shumë herë më të mira se sa vetëm ringritja bazike e qytetit, sepse ai vuan sot nga gjëra shumë bazike: vuan nga mungesa e ujit, vuan nga mungesa e infrastrukturës, vuan nga mungesa e pastrimit dhe e kanalizimeve, vuan nga mungesa e planifikimit urban, sepse është hedhur beton deri në qiell nga lartësia e godinave, dhe ndërkohë ka rrugë të shkatërruara, ka mjedise qytetare, të cilat midis pallateve vuajnë sikur të ishin një vend i Afrikës. Në këtë kuptim qyteti kërkon plane emergjence dhe paralelisht një plan të afatgjatë që të çon drejt turizmit, sepse tani Bashkia e Durrësit është e madhe tani; mbaron në Kepin e Rodonit dhe atje do të kemi një zonë tjetër turistike.
Zëri i Amerikës: Këtij qyteti antik dhe të famshëm i janë shtuar edhe disa duzina me fshatra me ndarjen e re territoriale. A keni ju një plan, si do të qeverisni njëkohësisht edhe jetën e fshatit edhe jetën e qytetit?
Grida Duma: është një trekëndësh i artë e kam quajtur unë: Agro-turizëm, bregdet, dhe arkeologji/histori. Mendoni të bëjmë bashkë prodhimet e freskëta nga kodrinat rreth e qark Durrësit, me bujtina në to, me pushimet në bregdet dhe vizitat në qendrat arkeologjike. Do të zgjedh profesionistët më të mirë. Kam menduar që bashkia ka nevojë për një strukturë shumë më horizontale në funksionimin e vet. Mund të rritet numri i nënkryetarëve; së paku nevojitet një nënkryetar bashkie për bujqësinë, dy departamente në qendër dhe njësitë ekzistuese të komunave janë domosdoshmëri. Nuk mund të qeverisësh më nga zyra. Një nga problemet që kemi ne në të gjithë sistemin tonë është se të gjithë specialistët drejtojnë nga zyrat.
Zëri i Amerikës: Sa banorë ka zona e re dhe si jetojnë?
Grida Duma: Durrësi është një qytet, i cili në verë dyfishohet. Në dimër është një situatë krejt tjetër. Sipas Censusit të fundit, Durrësi ka rreth 178 mijë banorë. Por faktikisht banorë në Durrës mbi 268 mijë, shifër që bëhet rreth 400 mijë në peiudhën e verës. Një pjesë e madhe e tyre, pra, jetojnë në të zezë dhe jo pak të tjerë punojnë në të zezë. Ajo që nuk shkon, sidomos është rritja e taksave në kushtet kur kryetari aktual e di shumë mirë që gjysma e ekonomisë është informale. Mendoni se çfarë ndodh me teorinë e taksave të rritura kur ti rëndon pikërisht ata që paguajnë taksa dhe nuk rëndon aspak ata që nuk paguajnë taksa. Përvoja në vende të zhvilluara, si për shembull, SHBA-të, që njihet si modeli i mrekullueshëm i kapitalizmit maksimal, ka treguar se e vetmja gjë që funksionon në informalitet është taksa gjithnjë e më ulët. Kjo është objektivi i madhe dhe vendimi i parë që unë do të ndërmarr si kryebashkiake e ardhshme; pra do të ul taksat në minimumin e mundshëm. Unë besoj te taksat e ulëta dhe te monitorimi i drejtë i tregut.
Zëri i Amerikës: Një nga problemet e mëdha shumëvjeçare të qeverisjes në Shqipëri është se taksat nuk shkojnë asnjëherë për atë fushë që mblidhen. Si do të veproni me taksat në një zonë me armi aq të madhe interesash në fshat dhe në qytet?
Grida Duma: fatmirësisht, unë besoj te ajo që thotë: jepi më shumë atij që vlerësohet më shumë – si thonë në SHBA. Kjo është teoria e zhvillimit: nëse një njësi prodhon më shumë të ardhura
dhe taksa, ajo do të marrë më shumë shërbime, sepse aty qëndron edhe pika e fortë e ekonomisë. Nëse nuk i japim dhe rishpërndajmë në atë masë që u marrim zonave të veçanta, rrezikojmë dështimin e tyre dhe rishpërndarja pastaj është e dështuar. Unë vesoj se duke u dhënë më shumë zonave që japin më shumë, kjo është mënyra më e mirë dhe e nxit pjesën tjetër, që do të marrë më pak.kjo është një sjellje tërësisht e djathtë. Dhe ua kam premtuar këtë komunave; u kam thënë që kështu do të ndodhë.
Zëri i Amerikës: Qyteti i Durrësit ka një paradoks: është motori më i fuqishëm i ekonomisë kombëtare, me portin, me austradat me trenat dhe këtu nuk mbetet asnjë monedhë. Mijëra ton mallra kalojnë këtu, shkelin të gjithë, ikin dhe nuk këtu nuk lënë asgjë. Si mund të përfitojë Durrësi më shumë nga këyo kapacitete infrastrukturore?
Grida Duma; Së pari, porti është sot nën drejtimin e qeverisë qendrore. Nga ana tjetër, ai është trajtuar gjithmonë vetëm si port industrial. Porti nuk është trajtuar si port turistik, gjë që do ta bënte pjesë të menaxhimit prej qytetit. Kjo është një situatë që duhet të ndryshojë domosdoshmërisht. Mund të diskutohet nëse pjesa industriale duhet qeverisur nga qeveria qendrore apo jo. Por nuk nuk mund të ketë asnjë diskutim se pjesa turistike e portit mund dhe duhet të qeveriset nga bashkia. Po ashtu, shpresoj që në dy vitet në vijim, të biem dakord që muri i portit nuk duhet të ekzistojë më. Kështu qyteti do të hapet drejt detit dhe do të shjonte drejt zonës ekonomike me normalitet dhe jo drejt një zone të lirë ekonomike sikur të ishte embargo. Unë mendoj se është krejtësisht e realizueshme. Kjo do të nxjerrë në pah edhe portin e peshkimit bashkë me markatën e peshkut. Edhe pa hequr murin e portit, edhe me një shkurtim minimal të tij, ne do të nxjerrim portin e peshkimit në dritë qysh në momentet e para dhe do të ngremë kompartimentin e peshkut, që do të jetë pika qendrore e furnizimit me produkte detare për të gjithë Shqipërinë.
Zëri i Amerikës: Cili është mesazhi juaj për votuesit dhe qytetarët e Durrësit?
Grida Duma: Mesazhi im është që t’i largohemi pesimizmit që gjërat nuk ndryshojnë. Natyra na ka falur një mrekulli: na ka falur qytetarë të jashtëzakonshëm durrsakë, që edhe në Europë e në SHBA ia kanë dalë shkëlqyer, dhe ne do t’ia dalimm bashkë në vendin tonë. Ndryshimet do të nisin nga jeta e përditshme- me nje paln emergjence pëe të pastruar dhe për të rregulluar shtëpinë. Këtë mund ta bëj shumë më mirë se ajo që është bërë deri tani. Duhet të ndajmë bashkë të vërteta dhe jo gënjeshtra si të kundërshtarëve sikur gjoja “Na flet puna”, se kur puna flet, ne nuk duhet të flasim mbi të keqen, por duhet të flasim mbi të mirën.

Zëri i Amerikës: Zoti Dako! Ju jeni pretendent për të tretën herë për të drejtuar bashkinë e Durrësit. Cili është thelbi i projekteve tuaja të reja për Durrësin?
Vangjush Dako: Ne kemi realizuar shumë punë gjatë këtyre 8 viteve, por qyteti ka nevojë çdo ditë të transformohet, çdo ditë të ndryshojë, dhe ne kemi shumë projekte për Durrësin, prandaj kërkojmë një mandat të tretë për të vazhduar në këtë rrugë që kemi nisur për të ndryshuar Durrësin. Unë mendoj se ky qytet, me të cilin unë jam shumë i lidhur, meriton të ndryshohet dhe unë kam këtë fat që të punoj për ta ndryshuar këtë qytet.
Zëri i Amerikës: Cilat janë disa nga projektet kryesore që mbizotërojnë në mandatin tuaj të ri?
Vangjush Dako: Do të vazhdojmë me përmirësimin e cilësisë së jetës të banorëve të rinj të qytetit të Durrësit, sepse tashmë kemi një Durrës, që falë reformës territoriale është shtrirë më gjerë, në të cilin jetojnë banorë në një gjendje jo të mirë të infrastrukturës. Ne do të ndërhyjmë për të përmirësuar infrastrukturën e gjithë zonave të reja duke filluar nga Ishmi, Manza, Sukthi, Katundi i Ri dhe Rrashbulli. Nuk do të lëmë pas dore edhe ato punë, të cilat nuk i kemi përfunduar për Durrësin. Pra, fokusi i parë dhe më i shpejtë do të jetë ndërhyrja për përmirësimin e infrastrukturës, rritja më tej e cilësisë së jetës së banorëve të qytetit të Durrësit, në çdo cep që ata jetojnë.
Zëri i Amerikës: Një sfidë e re është që ju tani do të menaxhoni edhe jetën e fshatrave përreth, që i janë bashkuar Durrësit. Kjo është një përvojë e re për ju. Ju nuk keni menaxhuar më parë jetën e fshatrave. Si do ta tejkaloni këtë sfidë?
Vangjush Dako: Kjo vërtet është një sfidë për ne dhe gjithë këta banorë të rinj, të cilët, kanë një tematikë apo një mënyrë jetese të ndryshme nga ajo e banorëve të qytetit, sepse shumë prej tyre merren me bujqësi. Ne jemi orientuar për të mbështetur dhe për të zhvilluar bujqësinë, sepse e shikojmë edhe si një nga shtyllat për të rritur zhvillimin ekonomik të qytetit. Deti dhe toka janë dy mundësi, të cilat ne duhet t’i shohim si mundësi zhvillimi dhe jo se thjesht i kemi dhuratë nga Zoti, por edhe me detin edhe me tokën kemi mundësi të sjellim të mira materiale, të sjellim rritje ekonomike për çdo familje durrsake dhe aq më tepër për banorët e zonave, që 90 për qind e tyre merren me bujqësi. Ne duhet t’u japim mundësi dhe duhet t’i mbështesim, që ata të fitojnë dhe të rritin mirëqenien e tyre familjare.
Përveç problemit të bujqësisë në gjithë këto zona, duhet të përmirësojmë cilësinë e jetës me rrugë, me infrastrukturë, me furnizim të ujit të pijshëm, me çdo gjë që është e nevojshme për një jetë normale të këtyre banorëve. Sepse kemi konstatuar që gjendja në këto zona, në këto fshatra, është e rënduar, është pothuajse si në Mesjetë në disa raste.
Zëri i Amerikës: Një nga vështirësitë më mëdha është që taksat nuk shkojnë në ato fusha për të cilat mblidhen. Në një zonë kaq të madhe me interesa të larmishme, si do t’i përdorni taksat dhe si do t’i garantoni banorët, që taksat do të përdoren për atë çështje që janë mbledhur?
Vangjush Dako: Ne kemi një përvojë për buxhetimin me pjesëmarrje, ku taksat dhe investimet tona janë të balancuara. Pra, ne i hedhim investimet aty ku ka më shumë nevojë, pa parë qytetarë të majtë apo të djathtë, të rinj apo të vjetër, nga veriu apo nga jugu, ne investojmë në zonat ku ka më shumë banorë, ku ka më shumë biznese, pra ku numri i përfituesve do të jetë më i madh, kjo do të thotë se investimet tona janë të përqëndruara atje ku sjellin zhvillim. Nuk bëjmë një rrugë ku janë 10 familje, por bëjmë më parë një rrugë ku jetojnë 100 familje. Nuk bëjmë një rrugë ku ka 5 biznese, por bëjmë një rrugë ku ka 100 biznese dhe ku shpresojmë se do të rriten bizneset.
Kjo do të thotë që buxhetet tona janë të mirëmenduara dhe të mirëllogaritura përpara se të fillojmë investimet. Këto i realizojmë edhe me kontaktet me banorët, të cilëve ua bëjmë me dije se kemi këtë shumë parash për të investuar dhe ejani të gjithë së bashku t’i ndajmë ku ka më tepër nevojë, pra, për të patur një transparencë dhe diçka të balancuar.
Zëri i Amerikës: A ka qenë në shkallën e duhur kjo transparencë?
Vangjush Dako: Këtë praktikë e kemi përdorur në zonat periferike të qytetit aktual të Durrësit. Kemi bindur banorët që investimet tona ia vlejnë dhe nuk kemi patur asnjë rast ndonjë kontradiktë pse bëtë këtë rrugë, por bëtë atë. Investimet kanë qenë për shumicën.
Zëri i Amerikës: Zoti Dako! Ju keni punuar edhe me qeverinë e djathtë. A është ndjerë në Durrës ndërrimi i partive në qeveri dhe në pushtetin vendor? Çfarë mund të thoni për të ardhmen e kësaj pune?
Vangjush Dako: Në të vërtetë është ndjerë shumë. Fatkeqësisht kanë ndodhur dhe realisht nuk duhet të duhet të ndodhin. Për 6 vite kemi patur vetëm bllokime nga qeveria, vetëm marrje peng dhe mbajtje peng të një qyteti. Ndërsa një vit e gjysmë kemi një frymë tjetër, kemi një stinë të re për mua dhe për të gjitha administratën e bashkisë në raport me qeverinë qendrore. Kemi një mbështetje totale nga qeveria për projekte të cilat ne kemi aplikuar. Ato janë projekte që Durrësi i ka merituar prej vitesh dhe nuk i ka përfituar vetëm për arsye politike.
Ne mendojmë që çdo bashki dhe çdo kryetar bashkie, kanë nevojë për qeverinë qendrore. Veprat e mëdha publike nuk mund të bëhen vetëm me fondet e bashkisë. Për këtë arsye duhet bashkëpunim dhe duhet mirëkuptim dhe një mbështetje nga ana e qeverisë qendrore, sepse pa financimet e qeverisë qendrore, buxhetet tona nuk janë në gjendje të kryejnë investime të mëdha. Përmes buxheteve tona ne mund të realizojmë shërbime, për të mbajtur qytetin, për të riparuar shkolla, kopshte dhe çerdhe, për të gjelbëruar parqet.
Investime të mëdha në qytete, nuk mund t’i realizojmë vetëm me fondet tona. Nëse bashkia dëshiron të bëjë një investim, nuk mund ta realizojë e vetme pa mbështetjen e qeverisë. Veprat e mëdha, punët e mëdha, për të cilat bashkitë dhe qytetrarët kanë shumë nevojë kërkojnë patjetër mbështetjen e qeverisë . Me këto buxhetet tona ne nuk mund të realizojmë. Me buxhetet aktuale ne kryejmë vetëm shërbimet.
Zëri i Amerikës: Çfarë do të bëni ju në një madat të ri për të nxitur ekonominë e Durrësit, i cili njihet si qytet tregtar së pari dhe pastaj turistik?
Vangjush Dako: Për sa i përket biznesit të vogël në Durrës ai tashmë është i konsoliduar. Për këtë puna ime si kryetar do të vazhdojë si deri tani normalisht, por e kemi kaluar problematikën me biznesin e vogel. Ia kemi dhënë të gjitha mundësitë gjatë 8 viteve dhe kemi një bashkëpunim të mirë dhe të suksesshëm me gjithë sipërmarrësit e vegjël.
Problemi jonë është rritja ekonomike në përgjithësi. Dhe sot nëse ne deri tani trajtuam bizmesin e vogël, këtej e tutje do t’i quajmë fermerë të vegjël. Duhet të mbështesim fermerin e vogël që të gjejë mundësi zhvillimi dhe të hapë vende të reja pune. Kështu ata shtojnë numrin e punëtorëve edhe me familjarët dhe me persona të tjerë.
Nga ana tjetër, shpresojmë shumë që në zonën e Durrësit të ndërtohet një park industrial, një zonë e lirë ekonomike, ku do t’u japim mundësi sipërmarrësve për ta përdorur si zonë të lirë prodhimi për eksport. Gjithçka që zhvillohet në atë zonë do të shkojë në perëndim, shfrytëzojmë pozicionin gjeografik të Durrësit pët të zhvilluar biznesin e madh, por përmes të tij edhe atë të vogël, i cili përfiton këtu me shërbime të dyta etj.
Zëri i Amerikës: Sa janë kapacitetet e punësimit në këtë zonë të lirë? Çfarë do të bëni për bizneset prodhuese?
Vangjush Dako: Qeveria e ka përcaktuar zonën, bashkia i ka dhënë mundësi për 480 hektarë truall për të ndërtuar zonën e lirë. Ne jemi të bindur që me përfundimin e atij projekti, jo vetëm durrsakët, por edhe shumë të tjerë do të punësohen; vetëm nëse njerëzit nuk do të duan punë, se për vende pune do të ketë me bollëk.
Zëri i Amerikës: Cili është mesazhi për votuesit tuaj?
Vangjush Dako: Mesazhi im për votuesit është: Ne e duam qytetin së bashku dhe do të bëjmë më të mirën për ta vazhduar në drejtimin e duhur transformimin e qytetit. Ato punë të mira të mira që kemi realizuar këto 8 vite nuk mjaftojnë. Duhet akoma më shumë. Gjithë durrsakët kanë etje për ndryshime, për punë, për një Durrës me imazh sa më të bukur, sa më dinamik, të një qyteti në zhvillim dhe kërkojmë votën, që së bashku ta vazhdojmë punën në drejtimin e duhur, për të përmirësuar dhe transformuar çdo ditë qytetin tonë.
Një shtet që turret kundër më fukarejve, kundër më të dobtëve, veç shtet nuk është. Po të mos e kishte teprue presionin e kërcënimin kundër kuksianëve për faturat e prapambetura të energjisë elektrike, nuk do të ishte shkretue qyteti në këtë farë feje. Po të kishin zyrë shteti ku me trokitë e me gjetë ndihmë, me gjetë punë, me gjetë përkrahje, me gjetë mirësi e jo sjellje harbute, me gjetë zyrtarë që nuk shesin shërbimin shtetëror, nuk do të kishin ikë njerzit për Gjermani. Një familje që s’ka lekë buke, ti i thua paguaj 15 milionë që i ke borxh shtetit.
Fushata elektorale e zgjedhjeve vendore në Vlorë tashmë ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë. Për kreun e bashkisë tashmë garojnë tre kandidatë: Për krahun e djathtë Ing. Genc Deromemaj, për të majtën Dr. Dritan Leli dhe si kandidati i pavarur ekonomisti Vasil Bedinaj. Për kandidatin e pavarur meqë është një nismë e tij demokratike, pa ndërhyrje, nuk do të doja që të bëja asnjë analizë për të, duke lënë gjykimin në dorën e votuesve.
Të gjithë mendojnë se Vlora është një bastion i së majtës dhe ky krah politik shpreson se edhe këtë herë fitoren do ta ketë më të lehtë, aq sa në gazetën “Telegraf”, të datës 6.8.2015 në intervistën dhënë gazetarit Çlirim Hoxha, shkruhet shprehimisht “Flet për “Telegraf” kryebashkiaku i ri i Vlorës”, duke zhvlerësuar kështu zgjedhjet dhe demokracinë pjesëmarrëse. Asnjëherë nuk duhet folur para kohe. Atë e vendos sovrani popull pasi në terren gjërat qëndrojnë ndryshe, pavarësisht tymnajës të medieve. Te komuniteti vlonjate gjysh vjet që kam punuar si gazetare në terren kam parë se po kristalizohej mendimi se e majta që është në pushtet është tjetërsuar dhe është duke e humbur thelbin e vet social. Nga dita në ditë po rritet varfëria si shkak i papunësisë dhe i masave drastike të qeverisë. Në Vlorë pakënaqësia është e dyfishtë, sepse njerëzit janë të pakënaqur dhe nga puna e bërë për 18 vjet nga pushteti vendor në pesë mandate, ku në dy prej të cilave kishte në krye dy mjekë dhe në tre të fundit një mësues të gjuhës frënge. Në këto zgjedhje, kandidati i përzgjedhur nga partia socialiste është një mjek në profesion, i larguar prej gati dy dekadash nga Vlora, gjë që nuk e ndihmon në njohjen e problemeve në terren. Përzgjedhja e tij e diktuar, apo siç shprehet vetë ai në intervistën dhënë në T.Ch i pyetur nga gazetari Alban Dudushi se “përfshirja në këtë garë u bë nga një iniciativë miqsh”, tregon se miqtë e tij kanë qenë aq të fortë sa kanë anashkaluar dhe lënë në hije strukturat poshtë në bazë, të cilat nuk ishin shumë entuziaste për këtë përzgjedhje të bërë nga lart. Me gjithë shkollimet e specializimet e tij mbresëlënëse në fushën e mjekësisë, për problemet që ka Vlora, përzgjedhja e tij duket sa e mistifikuar, po aq dhe irracionale. Mistike e bën mosdija se kush janë këta “miq”, për të cilët foli zoti Leli dhe çfarë favoresh mund të kërkojnë në këmbim.
Kandidati i së djathtës Genc Deromemaj është një Inxhinier Ndërtimit me specialitet Hidroteknik, që edhe pse është i ri në moshë, ka një kohë të gjatë pune dhe qëndrimi në Vlorë. Kjo kohë i ka shërbyer atij si një hapësirë jo vetëm për zhvillimin e aftësive të tij inxhinierike, por dhe si njohje dhe prekje nga afër e problemeve që ka Vlora sot. Mendoj se kandidati i së djathtës Genc Deromemaj ka më shumë mundësi për të fituar. Dhe ja pse:
- Profesioni dhe aftësitë e tij i duhen sot më shumë se kurrë Vlorës
Edhe kur zgjedh midis dy mallrave mendohesh shumë. Kandidatët tanë nuk janë mallra që për ti pasur do ti këmbejmë me votë. Gjithsesi dhe po të ishin të tillë nga mundësia për të zgjedhur vetëm njërin, do të zgjidhnim atë për të cilin do të kishim më shumë nevojë, atë që na hyn më shumë në punë.
Zona që do të administrohet me ndarjen e re territoriale administrative fillon që nga lumi Vjosa e deri në Qafë të Llogorait, do të ketë dhe lumenjtë e Vjosës, Shushicës dhe Izvorit, të cilët do të shfrytëzohen për qëllime të ndryshme, kryesisht vaditjeje dhe do të kihet kujdes mbi veprat e ndryshme hidroteknike që ndikojnë në regjimin e tyre natyror si pritat, argjinaturat, digat, urat, kanalet, motopompat, etj. Të mos harrojmë se lumi Vjosa solli përmbytje të jashtëzakonshme këtë fillimviti me pasoja të rënda mbi ekonominë. Krahas vaditjes do të jetë problem dhe kullimi. Një problem i madh është dhe përmbytja e Vlorës brenda, nga shirat e ndryshëm, kanalet e ujërave të larta, kanalet e ujërave të zeza, derdhja në det e tyre, etj. Veç kësaj furnizimi me ujë i disa lagjeve dhe zonave të Vlorës ka probleme të mëdha. Nuk po flasim për ujë 24 orë, por ka disa zona që nuk furnizohen fare me ujë. Tjetër problem i përhershëm është zona midis Dukatit dhe deri në Llogora, ku bëhet ndarja me Palasën, e cila i përket një terreni që i nënshtrohet rrebesheve të vazhdueshme dhe si i tillë është i gatshëm ndaj gërryerjes, fenomen i cili është sot prezent atje. Të gjitha këto probleme hidroteknike kërkojnë zgjidhje nga një profesionist siç është Genc Deromemaj, i cili jo vetëm që ka eksperiencë pune në zbatim të punimeve të objekteve të ndryshme hidroteknike, por ai punon së bashku me njeriun që ka projektuar dhe i ka dhënë zgjidhje problemeve hidroteknike prej rreth pesë dekadash, që është Ing. Atdhe Deromemaj, një nga inxhinierët hidroteknikë më të talentuar që ka pasur jo vetëm Vlora, por dhe Shqipëria, i cili është jo vetëm i ati i Gencit, por dhe konsulenti personal i tij.
Vlora ka gjithashtu dhe nevojën e madhe të rehabilitimit të rrugëve, ku infrastruktura është pothuajse e shkatërruar dhe kërkon një zgjidhje të mençur dhe profesionale. Veç këtyre, vetë kryeministri Rama ka deklaruar shpesh se Vlora do të shndërrohet në një kantier të madh ndërtimi me Përgjatëdetësen (Lungomare), By -passi nga hyrja e Vlorës deri në Orikum dhe lidhjen e autostradës me rrugën Transballkanike, etj. Vlora ka nevojë dhe për një plan të përgjithshëm urbanistik, i cili do të duhet të jetë i integruar me atë të Bashkisë Orikum dhe me ndryshimet e reja, të jetë afatgjatë dhe ti rezistojë kohës. Të gjitha këto kërkojnë një profesionist, një inxhinier që ti qëndrojë në kokë këtij kantieri. Mendoj se kandidati tjetër zoti Leli, pavarësisht dëshirës dhe dashurisë së tij për Vlorën, me profesionin e tij si radiolog dhe mjek nuklear, madje doktor i shkencave, pra si shkencëtar në profilin e vet, i cili ka thënë se i shikon gjërat në thellësi, nuk mendoj se do tu japë zgjidhje këtyre problemeve. Më mirë se unë arsyen e këtij përfundimi e jep Albert Einstein, një nga shkencëtarët më të mëdhenj të botës,i cili thotë se “Shkencëtarët hetojnë atë që ekziston tashmë, ndërsa inxhinierët krijojnë atë që nuk ka ekzistuar kurrë.” Vlora nuk ka nevojë të hetohet, ajo shihet nga të gjithë, ajo ka nevojë që ti krijohen ato që i mungojnë. Ky është ndryshimi midis dy kandidatëve Leli e Deromemaj.
- Vlora kërkon ndryshim në kahun e qeverisjes vendore
Është e vërtetë që pjesa e majtë e Vlorës, për shkak të problemeve që sollën firmat piramidale, e nxitur edhe nga krerët politikë, nuk ka pasur një raport të mirë me qeverinë Berisha, që në vitin 2013 pësoi humbje të thellë në Vlorë. Tashmë ky problem mund të quhet i tejkaluar pasi mjedisi politik ka ndryshuar dhe në krye të PD ka njerëz të rinj dhe vizione të reja. Aq më tepër që këto zgjedhje janë vendore dhe japin të vetmen mundësi për të zgjedhur individin, i cili do të shihet për vetitë e tij njerëzore dhe aftësitë e tij profesionale. Për vlonjatet Vlora vjen e para dhe ata e dinë që ajo tashmë nuk është në ditët e saj më të mira, ndaj duhet lëvizur rrota e konsumuar dhe tashmë e ngecur e pushtetit vendor në Vlorë e drejtuar nga e majta. Pra kanë nevojë siç do thoshin anglo- saksonët për një engine (motor ), pra një mekanizëm njerëzor që do të konvertojë fuqinë njerëzore në lëvizje, pra në zhvillim në shërbim të komunitetit dhe këtë rol mund ta luajë mrekullisht një djalë i ri, madje inxhinier. Për kërshëri, fjala inxhinier vjen nga latinishtja ingenium, që nënkupton i zgjuar, i mprehtë, rrënjë nga e cila në italishten e sotme vjen fjala ingegno që në shqip nënkupton i mençur, gjeni. Nëse është apo jo gjeni Genc Deromemaj, këtë nuk e dimë, por do të tregojë koha se çfarë është në gjendje të bëjë. Ajo që mund të themi me siguri është se përzgjedhja e tij si kandidat është gjeniale. Gjithashtu për aq kohë sa e njohin në Vlorë, për aq sa ka dalë në mediet lokale dhe ato kombëtare, në takimet me banorë dhe me grupe të interesit, mund të themi pa frikë se është një njeri inteligjent, praktik dhe i aftë për të zgjidhur probleme duke lënë mënjanë kostumin partiak dhe duke mbajtur atë njerëzor. Kjo vjen sepse Genc Deromemaj është i pajisur me një inteligjencë emocionale, e cila është aftësia për të arsyetuar mbi ndjenjat e vetes dhe të njerëzve të tjerë, për të bërë dallimin midis tyre dhe për ta përdorur këtë gjë si udhërrëfyes në mendime dhe në sjellje. Ai është i kujdesshëm përballë njerëzve të ngjyrave të ndryshme politike dhe shumë i kujdesshëm ndaj asaj shtrese vlonjate që ruan me fanatizëm vlerat e Luftës Nacionalçlirimtare. Genc Deromemaj në programin e tij e kishte vendosur përparësi rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve. Kjo e ka një arsye të fortë. Familja Deromemaj i ka dhënë kësaj lufte tre dëshmorë dhe konkretisht: Veiz Deromemaj, Ismail Deromemaj dhe Zeqir Deromemaj. Duhet theksuar fakti që kanë qenë të shkolluar dhe shumë aktivë gjatë luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ky kandidat i bën nder si të majtës dhe të djathtës, pra vlonjateve pa dallim dhe rotacionin e pushtetit e bën pa sforcim dhe pa qejfmbetje.
- Vlora ka nevojë për një menaxher të zotin
Kandidati Leli që në daljen e tij të parë në media, në T.CH përballë gazetarit Alban Dudushi, gjithashtu dhe në intervistën në “Telegraf” dhënë gazetarit Çlirim Hoxha, u tregua i paqartë për sa i përket menaxhimit. Ai flet për menaxhimin e njerëzve duke thënë se “të menaxhosh qytetin është e rëndësishme që të dish të menaxhosh njerëz, për momentin që kam menaxhuar kolegë, profesorë, doktorë gjithandej nëpër botë për projekte të ndryshme them që do ta bëj me shumë kënaqësi dhe për qytetin tim.” Si i ka menaxhuar zoti Leli këta njerëz, aq më tepër intelektualë? Nëse flasim për menaxhim të njerëzve atëherë flasim për një nënbashkësi të menaxhimit të burimeve njerëzore. Menaxhimi i burimeve njerëzore merret me çështjet strategjike, financiare dhe politike, si dhe me menaxhimin e njerëzve. Por pyetja është për menaxhimin në sipërmarrje dhe institucione siç është bashkia, menaxhim i cili është një punë, apo funksion që koordinon përpjekjet e njerëzve për të përmbushur qëllimet dhe objektivat duke përdorur burimet e disponueshme në mënyrë efikase dhe efektive. Ky lloj menaxhimi përfshin planifikimin, organizimin, përzgjedhjen e stafit, drejtimin dhe kontrollin e punëve për realizimin e objektivave. Kandidati Leli nuk ka nxjerrë një program të qartë në letër, me hollësi, se si do të menaxhojë taksat e bashkisë, detyrimet ligjore, shpërndarjen e tyre, buxhetin, etj. Ndërsa kandidati tjetër, Ing. Genc Deromemaj, jo vetëm që e ka bërë këtë gjë, por ka drejtuar mbi 300 punonjës si Administrator i Shoqërisë“Ndërtuesi” Sh.p.k. Vlorë, ku prej 8 vjetësh është dhe Ing.Projektimi & Zbatimi. Në këtë kompani ai ka punuar me dy prindërit e tij, babai inxhinier dhe nëna ekonomiste. Nuk duhet harruar dhe një fakt sa historik dhe i domosdoshëm që kandidati Deromemaj njerëzit e nënës, nga fisi Harunaj i Vlorës, i ka pasur të spikatur në tregti dhe sipërmarrje. Mund të përmendim këtu patriotin Shahin Haruni, i cili ka qenë një përkrahës dhe mbështetës i Ismail Qemalit, si dhe një nga themeluesit e Odës së Tregtisë Vlorë, me një flotë detare për peshkim e tregti prej pesë anijesh dhe ndërtues së Merkatos së Vlorës. Gjithsesi Genc Deromemaj foli në detaje mbi menaxhimin e burimet financiare me kujdes duke rritur bazën e të ardhurave dhe më pas shndërrimin e të ardhurave të fituara nga taksat e bashkisë në kapital për Vlorën, siç ishte jo marrja me qira, por ndërtimi i çerdheve të reja, terminalit multimodal, rehabilitimi i 447 510 m ² rrugë, etj. Në platformën e tij mbi administrimin e qytetit, kandidati Deromemaj, është me këmbë në tokë, duke treguar se intelektualë si ai janë zotër të kohës së vet, duke e ditur se çfarë kërkon qyteti në këtë kohë, por në të njëjtën kohë duke respektuar vlerat e të djeshmes së tij. Ai e thotë të zezë mbi të bardhë se kur vjen puna te taksat dhe menaxhimi, kërkon zhvillimin e një administrate efikase, e cila përmbush standardet e BE. Si inxhinier dhe njohës shumë i mirë i anglishtes dhe i italishtes, ai i ka vënë vetes misionin e Inxhinierëve Pa Kufi, për të luftuar varfërinë dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm dhe ka vizion të qartë mbi një të ardhme në të cilën varfëria të zhduket duke u zbutur dhe strukturat e pabarazisë dhe mundësive të pabarabarta të mos ekzistojnë më dhe të gjithë qytetarët të kenë mundësi ti gëzojnë të mirat e zhvillimit. Ai flet jo për ndërtimin e Vlorës, por për zhvillimin e saj. Konkretisht ai flet për uljen e taksave për qytetarët në minimumin e ligjit, por ajo që të bën përshtypje është fondi i rimbursimit si ndihmë ekonomike për energjinë elektrike me vlerë 3500 lekë për familjet në nevojë e më vonë punësimi i tyre. Kandidati Dritan Leli, më shumë flet për fondet e qeverisë, por jo për programin e tij për të ardhurat e brendshme. Madje në “Telegraf”, 8.6. 2015 shprehet se “Vlora ka nevojë për një kryetar që propozon dhe bashkëpunon dhe jo një kryetar që kundërshton këto projekte dhe që interesohet më shumë për dështimin dhe mosrealizimin e tyre.” Na habit ky fakt sepse kandidati Deromemaj në çdo dalje publike është shprehur se do të bashkëpunojë me qeverinë Rama. Ai ka thënë se edhe sikur kjo e fundit të mos i japë grantet qeveritare, ai do ti kërkojë me mjete ligjore, të cilat qeveria është e detyruar ti zbatojë nëse është qeveri e popullit dhe punon për popullin pa ngjyra partiake. Madje si kandidati Leli, ashtu dhe gjithë kandidatët e majtë flasim të njëjtat gjëra, sans raison (pa arsyetuar shumë për këtë), se do të kenë përkrahjen e qeverisë Rama. Sipas kësaj logjike del se Shqipëria është një xhungël dhe këta do të marrin pjesën e luanit. Kandidati Deromemaj, përveç se është një inxhinier i zoti, është dhe jurist, shkollë të cilën e ka bërë këtu në Vlorë për njohjen e ligjeve, por dhe si nxitje e profesionit të paraardhësve të tij nga Smokthina e Vlorës. Ekziston një këngë e vitit 1850 kur Smokthina ishte përqendruar në Matogjin dhe si pasojë e një shkarjeje të madhe dheu, një pjesë e fshatit u larguan dhe u vendosën në fushën e Mesaplikut: “Qaj e ulërij Smokthinë/ për Deromemajt që iknë / Vanë e zunë Mesapliknë.” Pse qau Smokthina? Sepse Deromemajt ishin njerëz shumë të ndershëm, punëtorë dhe patriotë, të lidhur shumë me kolektivitetin e Smokthinës, por mbi të gjitha shumë prej tyre kanë qenë gjykimtarë për të zgjidhur problemet që kishte ky komunitet. Gjithsesi ne po flasim për të ardhmen, por rrënjët janë të rëndësishme.
Ndaj, duke parë të gjitha këto cilësi dhe të gjitha ato që përmenda më lart, them se Vlorës i duhet një menaxher transformimi, i cili çdo premtim e ka detyrim për qytetin. Ky është Genc Deromemaj.



