Ilustrim – Policia malazeze
Prokuroria speciale e Malit të Zi, me gjasë ka arrestuar një shtetas malazez, Vlada Zmajeviq, 47 vjeçar nga Nikshiqi, me dyshimin se ‘ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë në vitin 1999”, shkruan e përditshmja malazeze “Vjesti”.
Prokuroria Speciale ende nuk e ka vërtetuar këtë informacion.
Sipas të përditshmes Vjesti, Zmajeviq u arrestua të enjten në mëngjes nga pjesëtarët e njësisë së policisë special të prokurorisë.
Në njoftim thuhet se Zmajeviq është shtetas malazez dhe në Kosovë ka luftuar si vullnetar.
Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, i tha Radios Evropa e Lirë se Vlado Zmajeviq ishte i pari në listë për krimet në Zhegër të Gjilanit.
Në bazë të hulumtimeve gjatë vitit 2000, Fondi ka dokumentuar se në këtë krim janë vrarë gjashtë persona më 29 dhe 30 mars 1999.
“Në bazë të dëshmive të dëshmitarëve, më 29 mars 1999, tetë autobusë, sipas të gjitha gjasave, me vullnetarë të Ushtrisë Jugosllave, kanë arritur në fshat dhe kanë vrarë gjashtë persona. Natyrisht, të gjithë civilë të përkatësisë shqiptare, në mesin e të cilëve edhe pleq dhe gra.”
“Në bazë të asaj që ne posedojmë bëhet fjalë për dy gra dhe katër burra. Banorët e fshatit nuk i kanë njohur kryesit e veprës, por kanë qenë në gjendje të përshkruajnë pamjen, uniformat, megjithëse nuk i kanë njohur ato fytyra”, tha Blakaj.
Sipas tij, “duket se Sekretariati i punëve të brendshme në Gjilan ka dorëzuar aktpadi ndaj shtatë personave në prokurorinë ushtarake për këtë krim, kurse i pari në listë ka qenë Vlado Zmajeviq”, tha Blakaj për Radion Evropa e Lirë.
Deputetët e Partisë Demokratike Socialiste (DPS) në Parlamentin malazez, Nikollë Gegaj, Halil Dukoviç dhe Ljubo Shkrelja u bënë cak i sulmeve serioze në rrjetet sociale. Ata janë kërcënuar me vdekje pasi në Parlament nuk kanë përkrahur propozimin e partive kombëtare shqiptare për organizimin e ri territorial të Malit të Zi sipas të cilit rajoni i Malësisë me qendrën Tuzi do të shndërroheshin në komunë të veçantë.
Në profilin e Facebook-ut, Malësia-Tuzi, bashkangjitur fotografive të tre deputetëve me litar rreth qafe është publikuar edhe një “lajmërim për të vdekur” në gjuhën shqipe në të cilin thuhet se “tre deputetët kanë vdekur tragjikisht dhe se ata janë armiqtë dhe tradhtarët më të mëdhenj të kombit shqiptar” dhe se duhet vrarë.
Parlamenti i Malit të Zi refuzoi javën e kaluar miratimin e ndryshimeve në ligjin për ndarje territoriale propozues të së cilës janë partitë shqiptare të cilat kishin propozuar që komuna urbane Tuzi të fitojë status fuqiplotë të komunës.
Komuna e qytetit të Tuzit, pranë Podgoricës, është e banuar kryesisht me shqiptarë.
Iniciativa për komunë autonome ekziston një kohë të gjatë.
Kërcënimet në adresë të deputetëve të DPS-së, i dënoi sot kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Darko Pajoviç.
Edhe Partia Demokratike e Socialistëve ka dënuar kërcënimet përmes rrjeteve sociale.
Siç thanë ata, insistojnë që institucionet kompetente shtetërore, në radhë të parë policia dhe prokuroria, sa më shpejt të jetë e mundur të marrin të gjitha veprimet që kanë në kompetencë për të zbuluar se kush qëndron prapa kërcënimeve të rrezikshme dhe të sigurojnë paqe dhe qetësi për deputetët e kërcënuar dhe familjet e tyre.aa
Voal – Marrëdhëniet midis Kroacisë dhe Serbisë janë acaruar gjatë ditëve të fundit dhe janë shoqëruar me shkëmbime notash proteste dhe deklaratash të ashpra nga politikanët nga të dy vendeve.
Kriza e fundit diplomatike është shkaktuar nga çështjet e brendshme politike në të dy vendet – edhe nga fakti se të dy vendet udhëhiqen nga konservatorë ose politikanë nacionalistë, thanë ekspertët.
Tensioni pritet të përshkallëzohet edhe më shumë gjatë javëve të ardhshme ndërsa Kroacia po përgatitet të shënojë përvjetorin e Operacionit Stuhia të vitit 1995 më 5 gusht, duke shënuar ditën kur Ushtria Kroate shtypi një revoltë serbe në rajonin jugperëndimor të Krajinës.
Ky operacion, i cili në Kroaci festohet ndërsa në Serbi është ditë zie, ka qenë një arsye tensionesh të mëdha etnike dhe mosmarrëveshjesh midis dy vendeve për vite me radhë.
“Ne kemi një proces rikthimi nacionalizmi në të dyja anët. Të dyja anët po “kujdesen” për traditat antifashiste,” tha Zoran Gavriloviç, drejtori i Byrosë për Hulumtim Sociale në Beograd për BIRN të premten.
Lufta e fundit diplomatike u parapri nga muaj të tërë presione, që Kroacia i bëri Serbisë për të ndryshuar ose shfuqizuar ligjin e saj ekzistues që i jep autoriteteve serbe juridiksion për të ndjekur penalisht shtetasit e tjerë në lidhje me krimet e kryera gjatë luftërave në vitet 1990. Për vite me radhë, ky ligj ishte një pikë mosmarrëveshjeje në të gjithë rajonin.
Tensionet u përshkallëzuan shpejt pas armëpushimit
Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç dhe kryeministri i Serbisë në detyrë Aleksandër Vuçiç fillimisht u përpoqën të qetësonin tensionet duke nënshkruar një marrëveshje që synon përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve në fund të qershorit.
Marrëveshja synonte që të rriste mbrojtjen e pakicave të njëri-tjetrit, të përcaktonte kufijtë shtetërorë mes dy vendeve dhe që të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve të vazhdueshme që rëndojnë në marrëdhënien e tyre të sikletshme.
Por këto marrëdhënie pësuan një goditje të re pasi BE-ja më 18 korrik hapi zyrtarisht negociatat për Kapitujt 23 dhe 24 me Serbinë, pas të cilës zyrtarët kroatë theksuan përsëri se ligji kontroversial do të duhej të bllokohej.
“Serbia e ka për detyrim të ndryshojë ligjin për krimet e luftës. Kjo lind nga kriteret e BE-së dhe, nëse Serbia dëshiron t’i bashkohet BE-së, ligji do të duhet të shfuqizohet,” tha më 21 korrik ministri i jashtëm kroat, në qeverinë aktuale “teknike”, Miro Kovaç.
Kovaç pohoi se autoritetet serbe ishin të vetëdijshme se ato duhet ta ndryshojnë ligjin, por “po aktronin para publikut të tyre dhe thonë se s’duan ta bëjnë këtë gjë”.
Kovaç paralajmëroi se nëse Serbia do të dërgojë padi të reja për krime lufte të kryera nga veteranët e luftës kroate, “kjo do të pasohet nga masa shumë më të ashpra nga ana e Kroacisë”.
Këto marrëdhënie tashmë të tensionuara u përkeqësuan më tej më 27 korrik, pasi një grup nacionalistësh kroatë ndërprenë një tubim antifashist me rastin e një përvjetori në Srb, një fshat i largët në jug të Kroacisë, gjë e cila u kritikua ashpër nga Serbia.
Situata u përkeqësua edhe më tej pasi gjykatat kroate më 26 korrik anuluan vendimin e dhënë nga gjykatat komuniste jugosllave në vitin 1946 që dënonin kardinalin katolik kroat Stepinaç të Zagrebit për bashkëpunim. (Stepinaç kishte përkrahur,krijimin e NDH-së në vitin 1941.)
Më 28 korrik, gjykatat kroate urdhëruan gjithashtu një rigjykim të Branimir Glavasit, një ish-zyrtar gjeneral i Ushtrisë Kroate të shpallur fajtor në vitin 2009 për torturim dhe vrasje të civilëve serbë në qytetin e Osijekut në vitin 1991. Ai ishte dënuar me dhjetë vjet burg.
Shkëmbim notash të hidhura diplomatike
Të dy vendet më pas shkëmbyen disa nota diplomatike proteste më 26, 28 dhe 29 korrik.
Pasi mori një notë proteste nga Serbia të martën në lidhje çështjen e kardinalit Stepinaç, ministri i jashtëm i Kroacisë të mërkurën e akuzoi Serbinë se po përpiqej ta destabilizonte atë.
“Është një përpjekje e vogël për të destabilizuar Kroacinë në një periudhë të ndjeshme pas shpërbërjes së parlamentit dhe para kremtimit të Operacionit “Stuhia” Kjo është një recetë nga vitet 1990, që të kujton presidentin serb të kohës së luftës Sllobodan Millosheviç dhe agresionin për një Serbi të Madhe,” tha Kovaç.
Kovaç i kërkoi Serbisë të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme kroate, duke e quajtur notën e protestës në lidhje me Stepinaçin “një histori e trilluar” dhe shtoi se kardinali ishte “një viktimë e qartë e regjimit komunist”.
Megjithatë, Serbia refuzoi të tërhiqej pas. Duke reaguar me zemërim për rrëzimin e vendimit për Glavasin, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç më 28 korrik tha se pozicioni i serbëve në Kroaci, si edhe i të gjithë serbëve në perëndim të lumit Drina (në Bosnjë dhe në Kroaci) po përkeqësohet nga dita në ditë.
“Detyra jonë është të marrim vendime me përgjegjësi dhe në mënyrë racionale, jo të tregojmë diku tjetër atë lloj urrejtje që ndiejmë. Duhet të veprojmë me përgjegjësi, seriozitet dhe qetësi,” tha Vuçiç, duke shtuar se ai nuk mund ta kuptonte arsyen për vendimet për Glavasin dhe Stepinaçin.
Ndërkohë ambasadorja serbe në Kroaci, Mira Nikoliç, refuzoi të pranonte një nga notat diplomatike kroate të enjte, për shkak se ajo tha se ishin “komente të pavenda”.
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se ambasadorja u desh ta refuzonte ta pranonte notën sepse ajo ofendonte edhe të gjithë Serbinë.
“Ne do të vazhdojmë me politikën tonë të fqinjësisë së mirë, por do të mbrojmë interesat tona,” tha Daçiç në një konferencë të improvizuar për shtyp të enjten në mbrëmje.
“Ne besojmë se kjo është një vazhdimësi e qartë e politikës kroate, e cila shkon drejt rehabilitimit jo vetëm të NDH-së, por edhe të kriminelëve nga lufta e fundit (në vitet 1990).
“Me këtë rast, si edhe për incidentet në Srb dhe shumë incidente të tjera që përshkallëzuan në Kroaci gjatë kohëve të fundit, ne i kemi dërguar një notë proteste Kroacisë,” tha Daçiç.
Në notën e saj më të fundit të protestës të premten, ministri i jashtëm kroat i bëri thirrje zyrtarëve serbë “të mos përdorin fjalorin e sistemit të dështuar komunist jugosllav dhe të politikës agresive për një Serbi të Madhe nga vitet 1990 që ishte ushtarake dhe moralisht e mposhtur”.
Analisti politik kroat Zarko Puhovski tha për BIRN të premten se shkëmbimi i mesazheve të zemëruara nga të dyja palët reflektonte faktin se asnjë nga palët “nuk e kupton realitetin.”
“Realiteti është se Kroacia (si një anëtare e BE-së) është institucionalisht më superiore se ka qenë ndonjëherë më parë,” tha ai.
“Kroacia nuk e kupton këtë dhe nuk di si të sillet dhe të mos reagojë ndaj provokimeve, ndërsa Serbia thjesht nuk mund ta durojë dot faktin që Kroacia është superiore dhe thjesht e provokon atë.”
Puhovski e përfundoi duke thënë se kjo zënkë nuk kishte aspak lidhje me fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në shtator në Kroaci, duke shpjeguar atë më shumë si “një fenomen që ekziston prej kohësh që do të vazhdojë të ekzistojë” edhe pasi zgjedhjet të kenë mbaruar.
Gavriloviç në Beograd i shikon ndryshe gjërat. “Të dy shtetet nuk arritën t’i pastronin shoqëritë e tyre nga fashizmi. Ka “fashistizim” të shoqërisë si në Serbi ashtu edhe në Kroaci,” tha ai.
“Megjithatë, nuk mendoj se kjo gjë në Serbi është po aq brutale sa është në Kroaci,” përfundoi ai./ BIRN
Voal – E përditshmja më e madhe serbe “Blic” sot ka dalë me një ballinë nxitëse për luftëra të reja në Ballkan.
Ballina me titull “Ballkani sërish fuci baruti”, portretizon liderët ballkanikë duke u nisur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, etj.
Në tekstin me mbititull “Në rajon sërish përmenden vitet e luftës”, janë edhe Bakir Izetbegoviq, përfaqësues i presidencës boshnjake, pastaj krimineli serb, Vojisllav Sheshel, kryetari i SPS-it, Ivica Daçiç, ish komandanti boshnjak, Naser Oriç dhe ish gjeneral majori kroat, Branimir Glavash.
“Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë, Kroacisë dhe Bosnjës qe një kohë të gjatë nuk kanë qenë në nivel me të ulët. Daçiç: Deklarimet e Kroacisë ngjasojnë me ato të vitit 1940. Ministri kroat Kovaç: Propaganda e Serbisë të kujton vitet e 90-ta të agresionit të Millosheviçit”, është nëntitulli i gazetës serbe.
Deklarata e presidentit kosovar nuk është përfshirë, por ka të bëjë me përmendjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë, raporton Lajmi.
Kohëve të fundit në Serbi përmendet gjithnjë e më shumë se “Blic” ka rënë në “duart” e kryeministrit Alekandar Vuçiç, prandaj një tekst i tillë shihet edhe si përçim i mesazhit të Vuçiçit.
Ivica Daçiçi gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot në Beograd se Serbia nuk do t’i ndryshoj ligjet sepse këtë e kërkon Tribunali i Hagës.
“Siç e dimë të gjithë, ligjet i miraton Kuvendi i Serbisë me propozimin e qeverisë ose të deputetëve”, tha Daçiq, dhe ka shtuar se “sa e di unë, Tribunali i Hagës nuk mund të propozoj ligj”.
Ai mëtutje ka theksuar se ligji për juridiksion është ndërkombëtarisht i pranuar dhe i ratifikuar në Serbi, raporton agjencia Beta nga Beogradi.
Tribunali i Hagës ka kërkuar dorëzimin e tre anëtarëve të Partisë Progresiste Serbe dhe ka theksuar se nëse sipas ligjeve të Serbisë ata nuk mund të ekstradohen, ligji duhet të ndyrshoj, në mënyrë që Serbia t’i plotësoj obligimet e veta ndërkombëtare.
Shtatorja e Miro Bareshiqit në fshatin Drage në Kraoci
Serbia ka protestuar fuqishëm kundër një shtatoreje të një luftëtari ultranacionalist për pavarësi në Kroaci, i cili e kishte vrarë ambasadorin e ish-Jugosllavisë në Stokholm të Suedisë, në vitin 1971.
Ministria e jashtme e Serbisë dje ka kërkuar largimin e shtatores së personit, Miro Bareshiq, që është përuruar pardje në fshatin bregdetar kroat, Drage.
Në ceremoninë e zbulimit të shtatores kanë marrë pjesë anëtarë të qeverisë së Kroacisë dhe personalitete të njohura publike.
Miro Bareshiq ishte mbështetës i ustashëve, që kishin formuar një regjim kukull nazist, dhe kishte zhvilluar fushatë dhe luftë për pavarësinë e Kroacisë nga Jugosllavia.
Ai e ka vrarë ambasadorin, Vlladimir Rolloviq, në Ambasadën e atëhershme të Jugosllavisë në Stokholm dhe ishte dënuar me burg të përjetshëm në Suedi.
Në vitin 1991, Bareshiq ishte liruar nga burgu dhe ishte kthyer në Kroaci, ku ishte vrarë gjatë luftës kundër forcave serbe.
Ky person në Serbi konsiderohet terrorist, ndërsa në mesin e shumë kroatëve ai shihet si hero, për shkak të përkushtimit të tij për pavarësinë e Kroacisë.
Grusht shteti i dështuar në Turqi i ka kushtuar ekonomisë së vendit me 300 miliardë lira apo 90 miliardë euro, njofton ministria turke e tregtisë.
Ministri për Doganat dhe Tregti, Bulent Tufenkci, është cituar nga gazeta “Hurriyet” duke thënë se kjo kosto mund të shkojë edhe më lart, por ai megjithatë vlerëson se fundamentet e ekonomisë turke janë solide.
“Aeroplanet luftarak, helikopterët, armatimi, bombat, ndërtesat: të gjitha kanë kushtuar 300 milionë lira. Ndoshta edhe jam duke e zvogëluar këtë shumë”, ka thënë ai duke iu referuar shkatërrimeve të shkaktuara gjatë natës së grusht shtetit.
“Puçistët kanë bërë që Turqia të duket si vend i botës së tretë”, ka thënë ai me zemërim.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Miro Kovaç, ka porositur autoritetet serbe që të largohen nga retorika e Milosheviçit. Ai ka shtuar se Kroacia nuk do të lejojë që Serbia t’i mbyllë kapitujt 23 e 24 me Ligjin për juridiksionin e përgjithshëm, njofton tv n1.
Në pyetjen nëse Kroacia a do të lejojë mbylljen e kapitujve 23 e 24 në negociatat e BE-së me Serbinë, Kovaç u përgjigj: “Jo dhe nuk guxon.”
Në Beograd dje është vrarë një narko – bos. I vrari Aleksandar Stamenkoviq (42), është pronar i pijetores Piaza del cafe, në lagjen elitare të kryeqytetit serb, Belville ku jeton edhe kryeministri serb Vuçiq.
Vrasja ka ndodhur në afërsi të drejtpërdrejt të banesë së kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftojnë medie serbe, transmeton Koha .net.
Pronari i lokalet ka qenë i njohur për policinë për rrahje e trafikim droge.
Kundër janë zbrazur 11 plumba.
Ekzekutimin e tij e bënë dy persona nga një motor në lëvizje derisa ai po dilte nga vetura.
Atentatorët pasi ikën nga vendi i vrasjes,e dogjën motorin.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby theksoi se SHBA-të kuptojnë hapat që ka ndërmarrë qeveria turke, pas tentimit të grusht shtetit
UASHINGTON – Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby, në lidhje me pretendimet se SHBA qëndron pas tentimit të grushtit të shtetit në Turqi, të enjten deklaroi se Turqia nuk është vetëm aleate, por mike e SHBA-së.
“Turqia nuk është vetëm aleati ynë, ai është edhe miku jonë”, ka thënë Kirby gjatë brifingut ditorë, duke shtuar se SHBA nuk ka lidhje me tentimin e grusht shtetit në Turqi. aa
Fotografi arkivi e Branimir Glavasit
Gjykata supreme e Kroacisë e ka hedhur poshtë vendimin kundër një ish deputeti i dënuar për krime kundër civilëve serbë duke urdhëruar përsëritjen e procesit gjyqësor.
Branimir Glavas ishte dënuar në vitin 2010 me tetë vjet burg për rolin e tij në vrasjen e serbëve gjatë luftës së viteve të ’90 në ish Jugosllavi.
Por, vitin e kaluar, Gjykata Kushtetuese e kishte anuluar verdiktin për shkaqe proceduriale dhe kishte urdhëriar Gjykatën Supreme që ta rishikonte rastin, duke çuar drejt vendimit për anulimin e dënimit dhe ripërsëritjen e procesit.
Glavas, ish gjeneral dhe deputet i të djathtës ekstreme, ka deklaruar se ai është shfajësuar nga vendimi i gjykatës. Ai ka qenë politikani më i lartë kroat që është dënuar ndonjëherë për krime lufte të konfliktit nga viti 1991 – 1995.
Shtetasi i Bosnjes, Glavas, ishte shpallur fajtor për kidnapim, tortura dhe vrasje të së paku 10 serbëve në qytetin lindor kroat, Osijek më 1991.
Vendimi i gjykatës ka nxitur reagimin e ashpër në Serbi.
“Mesazhi i këtij vendimi të paturpshëm është se krimet e padënuara ndaj serbëve janë normale dhe të lejueshme”, ka thënë ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq.
Arkiv – Presidenti i Turqise, Rexhep Erdogan dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka kërkuar sot që Berlini të ekstradojë përkrahësit e supozuar të klerikut mysliman turk, Fetullah Gulen, të cilët jetojnë në Gjermani, gjë që mund të tendosë edhe më tej marrëdhëniet e tensionuara, raporton agjencia e lajmeve, DPA.
Turqia e fajëson Gulenin, klerikun turk që jeton në ekzil në Pensilvani të SHBA-ve, për grusht shtetin e dështuar të para dy javëve, ku mbetën të vrarë më shumë se 260 njerëz.
Cavusoglu pretendon se prokurorë dhe gjykatës që janë pjesë e lëvizjes së Gulenit janë aktualisht në Gjermani, ku ndodhet një numër i madh i komunitetit turk.
Gjermania “do të veprojë në bazë të rregullit dhe ligjit”, ka thënë kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke iu përgjigjur kërkesës së ministrit të Jashtëm turk. rel
Ambasadorja e Turqisë në Kosovë foli rreth tentativës së dështuar më 15 korrik, për gjendjen e tashme, si dhe për rrezikun që i kanoset vendeve të botës ku organizata terroriste FETÖ ka shtrirë aktivitetin e saj
PRISHTINË – Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, duke reaguar kundër tentativës për grusht shteti në Turqi, ka theksuar se zyrtarët e Kosovës duhet të kuptojnë që organizata terroriste FETÖ, e cila qëndron prapa tentativës është shumë e rrezikshme edhe për vendin e tyre.
Në një intervistë për Anadolu Agency (AA) Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kiliç foli rreth tentativës së dështuar më 15 korrik, për gjendjen e tashme pas tentativës, si dhe për rrezikun që i kanoset vendeve të botës ku organizata terroriste FETÖ ka shtrirë aktivitetin e saj.
Ambasadorja Kiliç në fillim të fjalimit të saj u shpreh se ata që e kanë kryer këtë akt, duke përdorur tanket, helikopterët e armët e shtetit, të cilët janë dhënë për t’a mbrojtur popullin nga armiqtë, janë të pabesë dhe tradhtarë të mëdhenj. Ajo bëri të ditur se këta ishin vetëm një grup i cili ishte i udhëhequr nga FETÖ, të cilët sipas saj ‘i kishin dhënë mendt me qira’ dhe se as se si nuk duhet të përgjithësohen me Forcat e Armatosura Turke.
Ambasadorja theksoi se Turqia ende përballet me grupet terroriste si PKK dhe DAESH dhe se ushtarët e shenjtë të Forcave të Armatosura luftojnë e terrorizmin në mënyrë intensive. Ajo duke vënë në dukje se ushtarët turq gjithashtu mbrojnë paqen në vende të ndryshme si në Afganistan, Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë, shtoi që mburret me Forcat e Armatosura të shtetit turk.
“Kjo tentativë për grusht shteti u bë nga një grup të cilët i shohim me uniforma të Forcave të Armatosura, e që janë të lidhur drejtpërdrejt me organizatën terroriste FETÖ. Falë Zotit kjo tentativë u parandalua nga vullneti i popullit dhe nga solidariteti i të gjithë partive politike dhe mediave, ku në fillim duhet të përmendet populli i cili me thirrjen e Presidentit doli nëpër rrugë t’u dalin ballë tankeve dhe duke marrë të gjitha rreziqet qëndruan pranë demokracisë dhe të së ardhmes së tyre”, u shpreh Ambasadorja Kiliç.
Kiliç u shpreh se anëtarët e kësaj organizate të rrezikshme kanë depërtuar në shumë institucione të vendit. Ajo bëri të ditur se tani shteti turk po mundohet që t’i nxjerrë në shesh anëtarët e organizatës terroriste FETÖ dhe të pastrojë institucionet vendore për të mundësuar që populli të jetojë në një vend ku mbizotëron solidariteti.
Duke vënë në pah se asgjë nuk mund të jetë më i lartë se vullneti i popullit, ajo theksoi që populli nuk kishte në dorë pushkë e armë, por kishte fuqinë e besimit dhe vullnetin e patundur për ta mbrojtur demokracinë.
Ambasadorja ka theksuar se kjo ngjarje ka dëshmuar se sa e përgjakshme mund të jetë organizata terroriste FETÖ. Ajo theksoi se të gjithë miqtë dhe aleatët e shtetit turk duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun që paraqet kjo organizatë.
Duke vënë në dukje se këto nuk përjetohen as nëpër luftëra, u shpreh se me këtë rast të gjithë e panë se çfarë mund t’i bëjë kjo organizatë popullit të vet të pafajshëm, e cila pa asnjë arsye dhe pa dhembshuri, ka mundur t’i drejtojë armë dhe ta vrasë popullin, ta bombardojë Kuvendin e Presidencën.
“Kjo organizatë është aktive në gjithë botën. Ne biseduam për këtë me aleatët dhe miqtë tanë sepse kjo tentativë për grusht shteti nuk i është dedikuar vetëm Turqisë por gjithë botës demokratike. Ky është një sulm kundër gjithë qeverive, parlamenteve dhe përfaqësuesve të popullit të zgjedhur në mënyrë demokratike. Këtë nuk duhet ta shohim vetëm si një sulm specifik kundër Turqisë. Kjo organizatë është aktive nëpërmjet shumë organizatave të ndryshme nëpër botë. Ne bëjmë thirrje vendeve miq, se tanimë duhet të shqetësohen për praninë e një organizate kaq të rrezikshme në trojet e tyre”, u shpreh Kiliç.
Duke vënë në dukje se organizata terroriste FETÖ është në gjendje të bëj çmos për t’i arritur qëllimet e veta dhe se këtë e kanë dëshmuar duke sulmuar popullin e vet, Kiliç u shpreh se kjo organizatë është aktive edhe në Ballkan, por edhe në Kosovë. Ajo vuri theksin se në këto ditë të errëta Turqia dëshiron t’i shohë miqtë pranë tyre.
“Miqtë në këto ditë të errëta duhet të tregojnë se janë pranë njëri-tjetrit. Ne e presim këtë, dhe presim që kjo mos të bëhet vetëm me fjalë, por me vepra dhe me qëndrimin e tyre. Siç thashë ata janë aktivë edhe në Ballkan e edhe në Kosovë. Unë si tek të gjithë vendet mike, bëj thirrje edhe tek zyrtarët e Kosovës që të kuptojnë se sa e rrezikshme mund të jetë kjo organizatë për trojet e tyre. Ne shprehim pritjen që ata të mos i mbyllin sytë tek institucionet që veprojnë si vazhdimësi të kësaj organizate terroriste”, u shpreh Kiliç.
Ambasadorja Kiliç u shpreh se Kosova me Turqinë kanë marrëdhënie shumë të mira, si në aspektin ekonomik ashtu edhe kulturor. Ajo theksoi se Turqia do të jetë gjithmonë mbështetëse e Kosovës në procesin e integrimit në BE. Ajo u shpreh se për ta mundësuar shpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave, Turqia ka ofruar nënshkrimin sa më të shpejtë të marrëveshjes për Ripranim, e cila ka qenë një prej kritereve të këtij procesi.
Në fund Kiliç bëri të ditur se tani në Turqi gjithçka është kthyer në jetën normale dhe se të gjithë ata që dëshirojnë të udhëtojnë në Turqi, si për vizita turistike, ashtu edhe për marrëdhënie tregtare mund ta bëjnë këtë pa asnjë shqetësim. Ajo theksoi se gjendja e jashtëzakonshme 3 mujore ka të bëjë vetëm me shpejtimin dhe rritjen e efikasitetit në procesin e eliminimit të pjesëtarëve të organizatës terroriste FETÖ, nga institucionet e shtetit turk.
Ilustrim
As që mund të bëhet fjalë për ndryshimin e Preambulës së Kushtetutës së Serbisë, në të cilën theksohet se Kosova është pjesë e Serbisë. Kështu kanë reaguar autoritetet e Serbisë, vetëm një ditë pas deklaratave të ministres për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, e cila në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se nga Serbia do të kërkohet që të heqë dorë nga Kosova në Kushtetutën e saj.
“Një çështje e rëndësishme është që duhet të ketë edhe marrëveshje e cila do të jetë ligjërisht e obligueshme në fazat vijuese dhe ne si për fillim kemi kërkuar që tash është koha Serbia ta nxjerr nga Kushtetuta e saj, pra nga preambula Kosovën. Sepse nuk mund të ndodh fqinjësia e mirë më një kushtetutë kontraverse të Serbisë”, ka thënë ministrja Tahiri.
Por, Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën i Qeverisë teknike të Serbisë, në mënyrë kategorike ka hedhur poshtë mundësinë që Serbia ta heq Kosovën nga kushtetuta e saj.
“Komenti im për këtë është që Prishtina do të duhej që në Kushtetutën e krahinës (siç e quan ai Kosovën) sa më parë ta fus Serbinë, sepse kjo është mënyra e vetme që të prezantohet në bashkësinë ndërkombëtare. Siç e dimë, ajo nuk është as anëtare e Kombeve të Bashkuara e as ndonjë trupi ndërkombëtar, përveç atyre në të cilat mbase janë ‘trafikuar’ dhe në të cilët janë anëtare territore të caktuara, që nuk janë të njohura si shtete sovrane. Mendoj se bëhet fjalë për një shkëndijë të politikës joserioze dhe për diçka që nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Gjuriq për televizionin publik të Serbisë.
Por, këto qëndrime të zyrtarëve të të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë, kanë aktualizuar sërish dilemën nëse të dyja palët fare mund të bisedojnë dhe që të pajtohen për marrëveshje të zbatueshme.
Raundi i fundit i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, me lehtësimin nga ana e Bashkimit Evropian, është mbajtur në janar të këtij viti. Që atëherë, më nuk ka pasur bisedime ndërmjet palëve. Për një gjë të tillë, pa dyshim që ka ndikuar periudha e krizës politike në Kosovë, e cila u karakterizua me protesta të opozitës, por edhe periudha prej 4 muajve e qeverisë teknike në Serbi, për shkak se mandatari Aleksandar Vuçiq, pas zgjedhjeve, ende nuk ka arritur ta formojë qeverinë e re.
Në anën tjetër, efekti i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është larg pritjeve që kanë pasur të dyja palët, por edhe bashkësia ndërkombëtare.
Pavarësisht marrëveshjeve të arritura, zbatimi i tyre ka ngecur dhe ende pritet formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe zbatimi i marrëveshjeve për telekomunikimin, energjetikën dhe lëvizjen e lirë.
Bashkimi Evropian, megjithatë, është këmbëngulës në qëndrimin e tij se të gjitha marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohen.
Ndryshimet eventuale të Kushtetutës së Serbisë, me të cilat do të korrigjohej Preambula që Kosovën e parasheh pjesë të Serbisë, ka qenë disa herë temë aktuale. Por, megjithatë, nuk është bërë asnjë hap më shumë se sa spekulimet e zakonshme, se a do të ndodhë dhe si do të bëhej korrigjimi i tillë.
Naim Rashiti, analist i Grupit Ballkanik për Politika, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se pengesa kryesore për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel është mos ndryshimi i pjesëve të legjislacionit të Serbisë, të cilat ndërlidhen me zbatimin e marrëveshjeve.
Siç thotë ai, Serbia nuk e ka eliminuar nga legjislacioni i saj sistemin administrativ në Kosovë, ndonëse për zbatimin e marrëveshjeve duhet ta ndryshojë ligjin e organizimit territorial, që edhe nëse nuk e njeh Kosovën, së paku ta njoh legjislacionin në kuadër të territorit të Kosovës. Rruga më e shpejtë, sipas tij, do të ishte heqja e Kosovës nga Preambula e Kushtetutës së Serbisë.
“Por, duket se Serbia e ka gjetur mënyrën se si t’i devijojë kësaj. Në këtë kuptim, në një periudhë tre apo katër vjeçare do të ketë presion të rritur për të bërë ndryshimet e duhura legjislative. Por, nuk është më ai presioni që është dukur që do të jetë në fillim. Fundja, ka vetëm një apo dy shtete brenda Bashkimit Evropian që në mënyrë eksplicite insistojnë në këtë, siç është për shembull, Gjermania. Disi, Bashkimi Evropian dhe disa shtete nuk kanë kërkesa të qarta. Kanë vetëm për sjellje ose për vazhdim të dialogut për normalizimin, e cila është rrugë shumë e ngadalshme, por të cilën Serbia e ka adaptuar”, thotë Rashiti.
Dragan Gjukanoviq, ekspert nga Qendra për politikë të jashtme, nuk pret që tash për tash do të ketë ndonjë ndryshim lidhur me këtë çështje.
“Mendoj që vetëm pas disa zgjedhjeve parlamentare të ardhshme dhe pas rikonfigurimit të forcave politike në parlamentin serb do të mund të hapet kjo çështje. Por, tash për tash, nuk shoh ndonjë mundësi për aktualizim shtesë. Nuk e shoh që kjo mund të ndodhë as gjatë mandatit të një qeverie që do të formohet së shpejti”, tha Gjukanoviq.
Në fillim të muajit maj të këtij viti, në një intervistë për të përditshmen “The Wall Street Journal”, ish-kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili aktualisht është mandatar për formimin e qeverisë së re, pati thënë se është “duke shqyrtuar mundësinë e ndryshimeve kushtetuese deri në fund të vitit 2017, në të cilat do të mund të përfshihej heqja e përcaktimit të Kosovës si pjesë e Serbisë”.
“Duhet të jemi shumë të sinqertë me popullin tonë për opsionet e ndryshme. Dhe populli i Serbisë duhet ta thotë fjalën e fundit”, ka thënë Vuçiq gjatë intervistës për WSJ.
Preambulën, e cila e definon Kosovën si pjesë përbërëse dhe të pandashme të Serbisë, e ka integruar në Kushtetutën e Serbisë në vitin 2006 qeveria e Vojislav Koshtunicës, dhe me këtë ajo e pati forcuar politikën e saj shtetërore me moton ‘Kosova është Serbi”. (REL)
Gjykata ndërkombëtare për krime për ish Jugosllavin në Hagë ka vendosur që ish presidenti tashmë i vdekur i Serbisë, Slobodan Millosheviç nuk ishte përgjegjës për krimet që u kryen gjatë viteve 1992-95 në luftën e Bosnjës, shkruajnë mediet ndërkombëtare, transmeton zeri.info.
Në një vendim të papritur, trupi gjykues që dënoi Radovan Karagjiqin për krime lufte me 40 vite burgim, në mënyrë unanime ka ardhur në përfundim se Slobodan Millosheviçi nuk ishte pjesë e “grupit kriminal” që vrau myslimanët dhe kroatët në Bosnje, transmeton zeri.info.
Sipas trupit gjykues nuk ka prova të mjaftueshme që tregojnë se Slobodan Millosheviçi ishte pajtuar me planin e Karagjiqit për të spastruar Bosnjën nga myslimanët dhe kroatët.
Pamje e Stambollit
Autoritetet e Turqisë kanë dhënë fletarrestet për 42 gazetarë, në goditjen më të re pas puçit ushtarak të dështuar, kanë rapotuar sot kanalet televizive.
Në mesin e këtyre 42 vetëve është edhe komentatori i njohur dhe ish-anëtari i parlamentit, Nazli Ilicak, kanë raportuar rrjetet NTV dhe CNN-Turk.
Në vitin 2013 ky gazetar ishte përjashtuar nga puna në gazetën proqeveritare Sabah, për shkak se i kishte kritikuar ministrat e përfshirë në një skandal të korrupsionit.
Qeveria për këtë skandal të profilit të lartë, e kishte fajësuar kleriukun turk, Fethullah Gulen, që jeton në Shtetet e Bashkuara. Ankaraja e akuzon zotin Gulen se ka dorë në përpjekjen për grushtshtet më 15 korrik.
Autoritetet turke janë kritikuar gjërësisht edhe para grushtshtetit për kufizime të lirisë së shtypit.
Në Turqi janë suspenduar, arrestuar ose janë nën hetime, më se 60 mijë ushtarë, policë, gjyqtarë, mësimdhënës, shërbyes civilë dhe të tjerë, pas përpjekjes për puç, që synonte përmbysjen e presidentit, Recep Tayyip Erdogan.
Ekziston mundësia që Aleksandër Vuçiçi formimin e Qeverisë serbe t’ia lërë dikujt tjetër nga kreu i SNS- së (Srpska napredna stranka, Partia përparimtare serbe.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Vuçiçi, i cili ka thënë se “do të përpiqem ta themeloj qeverinë në gjysmën e parë të gushtit. Nëse nuk do të kem sukses, nuk e përjashtoj mundësinë që dikush tjetër ta themelojë. Do të kemi probleme, nuk bëhet fjalë për ndonjë hir tjetër. Ka gjëra për të cilat nuk mund të flas. Nuk dua të krijoj qeveri kundër të cilës jam edhe vetë”, shkruan “Veçernje Novosti” i Beogradit.
Kjo gazetë thekson se Vuçiçi ka “presione të tmerrshme nga fuqitë e mëdha që të heqë dorë nga bashkëpunëtorët e vet më të rëndësishëm.
Lidhur me vonesën dhe vështirësitë e Vuçiçit për të themeluar Qeverinë serbe, ka folur edhe lideri i radikalëve serbë, Vojislav Sheshel.
Ai, sipas citimit, nga “Novosti”, ka thënë “se Vuçiçi po ballafaqohet me presione të fuqishme nga jashtë. Ai nuk mund të rrijë ulur në dy karrige dhe i duhet të përcaktohet ndërmjet shantazheve të Perëndimit dhe partneritetit me Rusinë, e cila pret që Vuçiqi në qeveri të fusë prorusët”.
Fethullah Gulen
Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, thotë se Uashingtoni ka propozuar krijimin e një komisioni për tu marrë me çështjen e esktradimit eventual të klerikut mysliman turk, me vendbanim në Shtetet e Bashkuara, të cilin Ankaraja e fajëson për përpjekjen e puçit të dështuar javën e kaluar.
Zoti Cavusoglu sot tha se Turqia është e gatshme për të marrë pjesë në një komision të tillë.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka akuzuar klerikun, Fethullah Gulen, se është ideolog i grushtshtetit më 15 korrik.
Zoti Gulen, 75 vjeçar, e ka dënuar puçin dhe i ka hedhur poshtë akuzat për çfarëdo përfshirjeje të tij në këtë komplot.
Ankaraja ka thënë se do ta paraqes kërkesë formale për ekstradimin e Gulenit nga Shtetet e Bashkuara, por këtë nuk e ka bërë ende.
Shefja për marrëdhëniet e jashtme të në Presidencën e Turqisë, Ayse Sozen Usluer, tha se marrëdhëniet turko-amerikane nuk do të ndikohen ndjeshëm nga grushti i dështuar i shtetit dhe se Turqia do të mbajë një qëndrim diplomatik me përfitim për të dyja vendet.
Zonja Usluer zhvilloi të enjten një intervistë me Zërin e Amerikës për të diskutuar mbi strategjinë e Turqisë pas grushtit të dështuar të 15 korrikut.
Marrëdhëniet SHBA-Turqi mbeten të tensionuara, pas grushtit të shtetit. Disa anëtarë të partisë në pushtet AK kanë bërë akuza me deklarata dhe nëpërmjet mediave sociale, në lidhje me përfshirjen e Uashingtonit në përpjekjen për grusht shteti në Turqi.
Usluer e distancoi presidencën turke nga akuzat e tilla.
“Nuk ka asnjë pikëpamje zyrtare se prapa grushtit të shtetit qëndrojnë fuqi të huaja,” tha zonja Usluer. Ajo tha se akuzat ishin në përgjigje të komenteve të bëra nga disa ligjvënës amerikanë. “Dy senatorë të SHBA komentuan në Twitter, duke thënë se lajmi i mirë i ditës ishte se ushtria u përpoq për të larguar diktatorin turk. Mesazhe të tilla, nuk e ndihmojnë popullin turk. Ne kemi humbur qindra jetë dhe presim solidaritet nga miqtë tanë,” tha Usluer.
Por ajo këmbënguli se Ankaraja do të vazhdojë të punojë me Uashingtonin. “Kjo nuk do të ndikojë në marrëdhëniet amerikano-turke. Unë mendoj se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë, sidomos në luftën tonë kundër Daesh,” tha ajo, duke iu referuar emrit ISIS-it.
Analistët kanë shprehur hamendje se kriza në Turqi kërcënon të dëmtojë marrëdhëniet SHBA-Turqi, ndërkohë që Presidenti turk Erdogan e lidh SHBA me çështjen e ekstradimit të armikut të tij të vjetër, Fethullah Gulen, predikues islamik që jeton në Pensilvani.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme tremuajshe për t’u mundësuar autoriteteve që të ndërmarrin veprime të shpejta dhe të frytshme ndaj përgjegjësve për përpjekjen e grusht shtetit ushtarak të fundjavës që lamë pas.
Erdogani, i cili ka nisur spastrimet masive në institucionet shtetërore që nga përpjekja për grusht shteti më 15 korrik, tha se vendimi është në përputhje të plotë me kushtetutën e Turqisë dhe nuk dëmton sundimin e ligjit apo liritë themelore të qytetarëve turq.
Gjendja e jashtëzakonshme, e cila hyn në fuqi pas botimit në Gazetën Zyrtare të Turqisë, do të lejojë presidentin dhe kabinetin qeveritar të anashkalojë parlamentin në miratimin e ligjeve të reja dhe të kufizojnë ose të pezullojnë të drejtat dhe liritë nëse konsiderohet e nevojshme.
Erdogani shpalli vendimin në një paraqitje televizive pas takimit të Këshillit Kombëtar të Sigurisë.
Voal – Kleriku i lartë i kishës ordodokse greke sulmoi ashpër kryeministrin shqiptar Edi Rama, në lidhje me qëndrimet e tij ndaj Greqisë. Mitropoliti i Dropullit, Pogonit dhe Konicës, Andreas, ka bërë disa deklarata që janë botuar në të përditshmen “Estia” dhe që janë pasqyruar në disa media të tjera greke.
“Një sulm i ndaj Greqisë ka nisur nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke i përshkruar problematike marrëdhëniet shqiptaro-greke.
Prandaj, Edi Rama duhet të lejë mënjanë guximin dhe paturpësinë. Do apo nuk do, Epiri i Veriut, herët a vonë, do të bashkohet me Greqinë. Duke folur me ambasadorët, zoti Rama i ka imponuar Greqisë përgjegjësinë e plotë për grumbullimin e kaq shumë problemeve”- thotë mitropoliti, raporton Shqip.
Më poshtë janë disa përmbledhje nga deklaratat e tij:
-Në qoftë se marrëdhëniet greko-shqiptare janë, sipas zotit Rama, më problematike për Tiranën, fajtori i madh është Shqipëria
-Për shkak se jo vetëm që nuk i respekton të drejtat themelore të njeriut të grekëve të Epirit të Veriut, por po konfiskon pasuritë e minoritetit për dehelenizimin e Himarës
-Refuzon me kokëfortësi për të mbledhur dhe për të varrosur eshtrat e oficerëve grekë dhe ushtarëve heronj, siç refuzon me kokëfortësi ngritjen e varrezave ushtarake greke në Korçë.
-Paturpësisht ka propoganduar të ashtuquajturën “Shqipëria e Madhe” dhe qarkullojnë harta të Florinës, Kosturit, Janinës dhe Artës dhe Prevezës, të cilat “bien” në … Shqipëri.
Kuvendi i Bosnjës
Dhjetë deputetë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kuvendit të Bosnjë e Hercegovinës i janë drejtuar publikisht me thirrje kryesuesve të Presidencës së BeH dhe Këshillit të Ministrave të BeH, Bakir Izetbegoviq dhe Denis Zvizdiq, që të organizojnë një bisedë me deputetët, ministrat dhe me kryetarët e partive parlamentare për shkak të vendimit për mbajtjen e referendumit në Republikën Serbe.
“Ju bëjmë thirrje publikisht që në ditët e ardhshme me urgjencë të organizoni bisedë me të gjitha partitë politike që nuk kanë marrë pjesë në marrjen e vendimit anti-Dayton dhe kundërkushtetues për mbajtjen e referendumit në entitetin e RS të Bosnjë Hercegovinës”.
“Mbledhjen e kërkojmë me qëllim të vlerësimit të goditjes më të rëndë dhe më të rrezikshme mbi marrëveshjen e paqes të Dayton-it dhe Kushtetutën e BeH, që prej nënshkrimit të saj e deri sot’, thuhet në thirrjen që e kanë nënshkruar 10 deputetë.
Kuvendi popullor i Republikës Serbe ka miratuar më 15 korrik, në një mbledhje të jashtëzakonshme vendimin për shpalljen e refeendumit për Ditën e Republikës Serbe. (REL)
Zjarre të fuqishme kanë përfshirë disa dhjetëra hektarë me pyje në kufirin shqiptaro -grek në rrethin e Sarandës. Zjarret kanë dëmtuar sipërfaqe pyjore në katër fshatra Dhiver, Cerkovice, Kallarat dhe Shendre dhe rrezikojnë edhe shtëpi të banorëve. Burimet shqiptare kanë folur për angazhimin në zonë të dy mjeteve zjarrfikëse nga Saranda ndërkohë që Bashkia e Finiqit që administron zonën,e cila banohet kryesisht nga pakica greke, nuk ka mjete për ndërhyrje të tilla emergjente.
Burimet greke kanë folur për shpalljen e emergjencës edhe nga ana greke pasi zjarret rrezikojnë të kapërcejnë kufirin.Banorët në zonat shqiptare kanë kërkuar ndihmën me mjete nga ajri për fikjen e zjarreve ndërsa burimet greke kanë pohuar se po shqyrtohet një ndihmë nga baza e avionëve të tillë për shuarjen e zjarreve që ndodhet në Korfuz.
Ndërkohë mediat vendore greke raportuan sot për një tjetër vatër të mbjellë me narkotikë në territorin grek fare afër kufirit shqiptar. Policia greke shkatërroi disa qindar bimë marijuane dhe arrestoi dy shtetas shqiptarë që nuk zotëronin dokumente qëndrimi në Greqi. Policia tha se autorët kishin ngritur një kamping ushimesh dhe strehimi dhe dy pika vëzhgimi në një zonë afër Delvinaqit ku u sekuestruan edhe fishekë të tipeve të ndryshme dhe pajisje kultivuese për marijuanën.
Kjo është hera e parë që policia greke arrin të ndalojë autorët e kultivimit. Nga burimet policore greke vlerësohet se këtë vit në brendësi të territorit grek janë shkatërruar rreth 5000 bimë narkotike.
Udhëheqësit turq kanë frikë se mund të ketë një përpjekje e dytë për një kryengritje ushtarake në Turqi, pas dështimit të grushtit të shtetit të fundit.
Disa njësi të rëndësishme ushtarake kufizohen në bazat e tyre ndërsa Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan ka qenë i matur për t’u kthyer në Ankara nga Stambolli, me sa duket për shkak se kryeqyteti nuk konsiderohet plotësisht i sigurt, shkruan The Independent.
Frika e përpjekje të dytë për grusht shtet rrjedh pasi administrata e Erdogan ka gjetur të infiltruar forcat pro-të grushtit të shtetit persona nga radhët e larta të forcave të armatosura. 85 gjeneralë dhe admiralë apo pothuajse një e katërta e totalit të 375 prej tyre, janë burgosur të martën nga gjykata, shenjë kjo se qeveria privatisht beson se komploti përfshinë edhe shumë oficerë të lartë dhe nuk bëhet fjalë për një grup të vogël siç ka pretenduar publikisht. Burime të tjera sugjerojnë se shifra e vërtetë për gjeneralët e arrestuar është 125.
Kleriku turk, Fethullah Gulen, ka kërkuar nga SHBA-ja që të refuzojë çdo kërkesë të Turqisë për ekstradimin e tij.
Kryetari i Turqisë, Tayyip Erdogan, ka kërkuar ekstradimin e Gulenit, për të cilin thotë se është organizatori kryesor i tentimit për grusht shtet në Turqi të premten e shkuar.
“Kërkoj nga Qeveria amerikane që të refuzojë çdo përpjekje për të abuzuar me procesin e ekstradimit për hakmarrje politike”, thuhet në një njoftim të Gulenit, raporton Reuters, transmeton koha.net.
Orë më parë SHBA bëri të ditur se akoma nuk ka marrë kërkesën për ekstradimin e Gulenit, ndërsa gjatë ditës u njoftua se presidenti Barack Obama ka kërkuar nga Erdogani të përmbahet në veprimet pas tentimit të dështuar për grusht shtet.
Pas tentimit për grusht shtet, në Turqi janë arrestuar mijëra persona.
ANKARA – Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar sot në kryeqytetin turk, Ankara. Sipas mediave turke, shpërthimi ka ndodhur në godinën e televizionit shtetëror.
Agjencia e lajmeve “Anadolu” bëri të ditur sot se rregullatori i mediave turke ka anuluar të gjitha të drejtat dhe licencat për çdo media që akuzohet për lidhje me grushtin e shtetit.
Deri tani nuk ka të dhëna se nga është shkaktuar ky shpërthim, nëse bëhet fjalë për ndonjë sulm, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit që kanë përfshirë Turqinë fill pas tentativës së grushtit të shtetit.
Shoqatat e Veteranëve të Luftës në Kroaci, sot edhe publikisht njoftuan se nga diplomacia kroate dhe Qeveria kërkojnë pengimin e hapjes së kapitujve 23 dhe 24 për anëtarësimin e Serbisë në BE.
Përfaqësuesit e Shoqatave kroate të Veteranëve të Luftës sot mbajtën konferencë për media, përmes së cilës paralajmëruan qeverinë kroate se hapja e negociatave mbi kapitujt 23 dhe 24 të Serbisë nuk mund të jenë të suksesshme dhe të kërkojnë bllokimin e tyre deri në përmbushjen e kërkesave nga ana e Serbisë.
“Në qoftë se tani negociatat janë të suksesshme dhe nuk kushtëzojnë përmbushjen e kërkesave, kjo kurrë më nuk do të ndodhë”, raportohet të kenë deklaruar ata. “Dhe nëse nuk ndodh kështu, atëherë”, sipas tyre, “konsiderohet si dështim i madh politik që shkon në dëm të veteranëve të luftës në Kroaci”, transmeton KP.
Përfaqësuesi i Bashkësisë Demokratike Kroate (HDZ), Shoqatës së Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës, Joseph Gjakiq ka porositur se dëshiron të paralajmërojnë administratën publike se përmes negociatave i kanë mundësuar Serbisë të drejtën të hapë dy kapituj, edhe pse më parë kishin paralajmëruar për “provokime nga ana e Serbisë, për mos tërheqjen e tyre të ligjit për juridiksionin rajonal”.
Gjakiq gjithashtu paralajmëroi edhe për “tonin jo diplomatik të përfaqësuesve të Serbisë ndaj Kroacisë”.
“Bllokada tre mujore ishte e pamjaftueshme që të kuptojnë se çfarë kanë bërë. Këto pesë kritere, nga të cilat 50 janë në letër, duhet të plotësohen. Përndryshe, ne do të thërrasim diplomacinë tonë me emrin e vërtetë”, tha Gjakiç.
Përfaqësuesja e familjeve të të vrarëve, zhdukurve dhe të burgosurve, theksoi se nuk mund të pranojë se Kroacia i ka lejuar Serbisë hapjen e kapitujve 23 dhe 24.
Më tej theksohet se “Kroacia dje zyrtarisht lejoi Serbinë të heq përgjegjësinë nga vetja për Personat e Zhdukur”.
Gjuro Glogoshki nga Shoqata e Invalidëve të 100-përqindshëm të veteranëve të luftës, tha se të gjithë mbështesin mos hapjen e kapitujve në fjalë për Serbinë.
“Të gjithë ne qëndrojmë pas saj dhe qeveria nuk do të ketë mbështetjen tonë. Ne kërkojmë që Serbia të pranojë kushtet”, tha ai.
ANKARA – Këshilli i Lartë për radio dhe televizion në Turqi me votë unanime shfuqizoi të gjitha lejet dhe të drejtat për transmetim të kompanive radio-televizive për të cilat është zbuluar se kanë lidhje, mbështesin apo janë në një vijë me Organizatën Terroriste FETO e cila ndërmorri tentativë për grusht shteti.aa
Nga sot përmes një pilot projekti në Parlamentin e Malit të Zi mundësohet që deputetët të mbajnë fjalimet edhe në gjuhën shqipe
PODGORICË – Nga sot në Parlamentin e Malit të Zi, deputetët shqiptarë do të mund që fjalimet e tyre ti mbajnë edhe në gjuhën shqipe, ka njoftuar kryetari i shtëpisë ligjvënëse Darko Pajoviç.
Një mundësi të tillë më herët e paralajmëroi kreu i Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili një javë më herët qëndroi për vizitë zyrtare në Podgoricë.
Atëherë, fjalimin e mbajti në shqip, ndërkohë që Pajoviç për vendimin e fundit tha se është një pilot projekt.
“Nga sot përmes një pilot projekti në Parlamentin e Malit të Zi mundësohet që deputetët të mbajnë fjalimet edhe në gjuhën shqipe, dhe kjo është arsyeja përse keni kufje para vetes”, u tha Pajoviç deputetëve. aa
Pamje nga Stambolli
Një sulmues i panjohur e ka plagosur në kokë zëvendës kryetarin e qarkut Sisli të Stambollit, raporton sot Reuters duke u mbështetur në të dhënat e televizionit turk, NTV.
Zyrtari i plagosur raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nuk është e qartë ende nëse incidenti ka lidhje me grusht shtetin e dështuar të të premtës gjatë të cilit u vranë mbi 200 persona.
Tensioni në Turqi mbetët i lartë, ndonëse qeveria thotë se e ka situatën në tërësi nën kontroll.
Televizioni turk, NTV raporton se sulmuesi ka hyrë në zyrën e Cemil Candas, dhe pas kësaj janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Partia kryesore opozitare e Turqisë, Partia Republika e Popullit (CHP) e udhëheqë qarkun Sisli.
Grusht shtetin e dështuar e kanë dënuar të gjitha partitë opozitare, përfshirë edhe CHP.
ANKARA – Natën kur pjesëtarët e organizatës terroriste FETÖ tentuan të kryejë grusht shteti një nga institucionet që sulmoi ishte edhe Qendra e Shërbimit Informativ të Turqisë, (MIT). Anadolu Agency ka publikuar pamjet e sulmit të tyre ndaj këtij institucioni dhe se si populli i doli në mbrojtje.
Tentativa për grusht shteti e organizatës terroriste FETÖ filloi rreth orës 22:00 sipas orës lokale. Ndërkohë një nga shënjestrat e para të tyre ishte dhe MIT-i dhe personeli i këtij institucioni.
Sipas pamjeve të siguruara nga AA shihet qartë se si helikopteri sulmon hyrjen, godinat dhe automjetet e personelit. Ndërkohë e menjëhershme ka qenë edhe ardhja e qytetarëve të cilët me flamuj të Turqisë u bënë ndihmë për këtë institucion.
– Personeli i MIT ju kundërpërgjigj me armë automatike
Për të zmbrapsur sulmin e puçistëve të FETÖ-s personeli i MIT-it i është kundërpërgjigjur me armë automatike.
Ndërkohë një automjet i cili po dilte nga ky institucion u bë shënjestër e helikopterit. Gjatë konfliktit, godina e personelit, hyrja e qendrës dhe personeli ishin shënjestër e vazhdueshme e tyre.
Krahas këtyre sulmeve helikopterët goditën edhe rrugët në afërsi të këtij institucioni, duke lënë në vështirësi civilët që kalonin në të. Disa nga makinat e mbetura nën këto sulme u detyruan të kthehen mbrapsht.
Athinë, 18 korrik – Në një gjykatë në Aleksandropolis, Greqi, raportohet se ka nisur nisur procesi gjyqësor ndaj 8 ushtarakëve turq, që u arratisën në Greqi pas tentativës për grusht shtet nga organizata FETO.
Sipas njoftimeve ata akuzohen për kalim të paligjshëm të kufirit.
Stamboll, 18 korrik 2016
Autoritetet turke kanë arrestuar 103 gjeneralë dhe admiralë pas përpjekjes së dështuar për grushtshtet më 15 korrik, ka bërë të ditur media shtetërore të hënën.
Mbi 6,000 veta janë arrestuar në total, ndërsa presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se “spastrimi” do të vazhdojë.
Afro 8,000 policë janë pezulluar nga puna po ashtu.
Partia Popullore Republikane në opozitë ka thënë se përgjigjja e autoriteteve ndaj përpjekjes për grushtshtet duhet të bëhet në përputhje me sundimin e ligjt.
Kjo parti ka thënë se të dyshuarit për puç duhet të gjykohen nga gjykatat dhe se ushtria nuk duhet të portretizohet si armike.
Serbia hap sot kapitujt 23 dhe 24 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në konferencën ndërqeveritare në Bruksel, delegacionin e Serbisë e udhëheq kryeministri Aleksandar Vuçiç.
Këta dy kapituj kanë të bëjnë me gjyqësorin, të drejtat e njeriut, lirinë e lëvizjes dhe sigurinë.
Përparimi në negociata do të varet nga përparimi në këto fusha.
Vendet anëtare të BE kanë rënë dakord më 5 korrik që të hapin kapituj të rinj të negociatave me Serbinë.
Më herët, Kroacia ka penguar një gjë të tillë, duke kërkuar nga Serbia që, me ndryshim të ligjeve, të shfuqizojë kompetencën rajonale të gjyqësorit të saj mbi krimet e luftës, si dhe të garantojë përfaqësimin e pakicës kroate në parlament. rel
Helikopterin e llojit Black Hawk mbrëmë rreth mesnatës e morën pjesëtarët e Forcave të Armatosura Turke dhe u nisën për në Turqi
ATHINË – Burimet diplomatike në kushte anonime për AA konfirmuan se në Turqi është kthyer helikopteri ushtarak me të cilin dje në mëngjes në Greqi u arratisën tetë oficerë të cilët kanë marrë pjesë në tentativën për realizimin e grushtit të shtetit në Turqi.
Helikopterin e llojit Black Hawk mbrëmë rreth mesnatës e morën pjesëtarët e Forcave të Armatosura Turke dhe u nisën për në Turqi. Më herët shefi i diplomacisë turke Mevlut Cavusoglu njoftoi se Turqia zyrtarisht ka kërkuar nga Greqia që urgjentisht të dorëzojë oficerët e arratisur dhe helikopterin.
Policia greke konfirmoi se tetë oficerë janë arrestuar pasi të shtunën në mëngjes ateruan në aeroportin Alexandroupoli. Oficerët e arrestuar nga Greqia kërkuan azil politik, ndërsa Gjykata greke do t’i hetojë për shkak të hyrjes ilegale në vend dhe cenimit të marrëdhënieve diplomatike me Turqinë.
Avokati i oficerëve Lia Marinaki deklaroi se oficerët sot do të nxirren para prokurorit dhe se në këtë mënyrë do të fillojë procesi gjyqësor. “Në rrethana normale procesi do të mund të zgjas deri në një vit. Është e qartë se oficerët nuk dëshirojnë të ekstradohen në Turqi sepse frikësohen se do të ekzekutohen”, tha Marinaki.
Cavusoglu dje zhvilloi një bisedë telefonike me homologun grek Nikos Kotzias për situatën në Turqi pas pengimit të grushtit të shtetit, por edhe për rastin e oficerëve të arratisur.
“Greqia në mënyrë urgjente do të nisë procedurën për tradhtarët dhe shpresojmë se në shenjë të vullnetit të mirë do t’i ekstradojë në Turqi me qëllim që të nxirren para drejtësisë”, tha Cavusoglu. aa
Arrestohet gjenerali Adem Huduti, i cili ishte pjesë e grushtit të shtetit kundër qeverisë turke. Ky fakt është bërë i ditur nga mediat turke. Mësohet se Huduti ka lindur në Kosovë në vitin 1952 dhe është komandant i Ushtrisë së Dytë, pjesë e Këmbësorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë.
Sakaq, BBC-ja shkruan se ai është figura më e lartë ushtarake e arrestuar deri tani, së bashku me Akin Ozturk. Huduti, i lindur në Kosovë, ka emigruar në Turqi dhe është diplomuar në Akademinë Ushtarake në vitin 1973. Ai ka shërbyer në Divizionin III të këmbësorisë në kufi me Greqinë, në Brigadën VII të këmbësorisë në kufi me Rusinë dhe ka marrë pjesë në Korpusin IX të Ushtrisë Turke.
Ndërkohë, për shumë vite, ai ka kontribuuar në forcat aleate tokësore të NATO-s për Europën Jugore, në Itali. Ndër të tjera, ai në 2014-n, Huduti u gradua si general-lejtnant dhe u emërua në Ushtrinë e Dytë, formacioni më i madh ushtarak i këmbësorisë së Forcave të Armatosura në Turqi. Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA, Huduti ka shërbyer në Afganistan, ku ka drejtuar trupat turke.
Në kuadër të hetimeve të nisura nga Kryeprokuroria e Ankarasë në lidhje me tentativën e grusht shtetit nga organizata terroriste FETO janë arrestuar 11 anëtarë të Gjykatës së Lartë
ANKARA – Në kuadër të hetimeve të nisura nga Kryeprokuroria e Ankarasë në lidhje me tentativën e grusht shtetit nga organizata terroriste FETO janë arrestuar 11 anëtarë të Gjykatës së Lartë si dhe katër anëtarë nga Këshilli i Lartë i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
Nën akuzën për anëtarësim në organizatë terroriste Kryeprokuroria e Ankarasë mori vendim për arrestimin e 140 anëtarëve të Gjykatës së Lartë, 48 anëtarëve të Kontrollit të Lartë të Shtetit si dhe për pesë anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
Fillimisht janë arrestuar anëtarët e Kontrolli të Lartë të Shtetit dhe më pas 11 anëtarët e Gjykatës së Lartë si dhe katër anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. aa
Stamboll
Pas një nate të shpërthimeve, të shtënave me armë zjarri dhe tankeve nëpër rrugët e Stambollit dhe Ankarasë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të shtunën se përpjekja për grushtshtet ka marrë fund dhe se qeveria ka kontrollin.
Televizioni CNN raporton se së paku 161 njerëz janë vrarë dhe rreth 1,440 janë plagosur në gjithë vendin.
Kryeministri turk, Binali Yildirim, tha në një konferencë për media se situata është nën kontroll.
Ai tha se përpjekja për grushtshtet është një “njollë e zezë” në demokracinë turke.
Saktësisht 2,839 zyrtarë ushtarakë janë arrestuar, ka thënë një burim nga Zyra e presidentit turk.
Zyrtarë të qeverisë thanë se pesë gjeneralë dhe 29 kolonelë janë larguar nga postet e tyre për shkak të përfshirjes së dyshuar në përpjekjen për të rrëzuar qeverinë e Erdoganit.
Ushtruesi i detyrës së shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, gjenerali Umit Dundar, tha se 41 zyrtarë policorë janë në mesin e të vrarëve.
“Përpjekja për grushtshtet ka dështuar”, tha Dundar në një konferencë për media në Ankara.
Ai shtoi se ushtria është e vendosur për të eleminuar “strukturat paralele” brenda radhëve të saj.
Autoritetet detare turke raportuan se Ura e Bosforit është rihapur dhe se trafiku mbi këtë lumë strategjik i është kthyer normalitetit.
Fuqitë rajonale, Irani dhe Izraeli, kanë lëshuar deklarata, duke dënuar përpjekjen për grushtshtet. Ministri i Iranit, Mohammad Javad Zarif, tha se ka biseduar tri herë me homologun turk dhe ka shkruar në Twitter se “grushtshtetet nuk kanë vend në rajonin tonë”.
Arabaia Saudite po ashtu tha se “mirëpret rikthimin e situatës në normalitet, nën udhëheqjen e Erdoganit”.
Komplotistët e grushtshtetit kanë përdorur tanke dhe avionë, si dhe kanë sulmuar ndërtesën e parlamentit dhe zyrën e presidentit në Ankara. Selia e shërbimit të inteligjencës turke është sulmuar po ashtu.
Në një kohë kritike gjatë dhunës, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka bërë thirrje të gjitha palëve të mbështesin qeverinë e Erdoganit, të zgjedhur në mënyrë demokratike, të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo dhunë apo gjakderdhje.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se ka biseduar me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, dhe se i ka shprehur “mbështetjen absolute” të SHBA-së për qeverinë.
Ngjashëm janë shprehur edhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Liderët e BE-së, Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker, thanë se “nuk ka alternativë ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit”.
Erdogan dhe mbështetësit e tij kanë fajësuar klerikun mysliman, Fethullah Gulen, kundërshtar politik i presidentit, për organizimin e përpjekjes për grushtshtet. Gulen jeton në mërgim në Pensilvani të SHBA-së.
Kryeministri Yildirim tha se shtetet që mbështein Gulenin do të konsiderohen armiq të Turqisë.
Gulen, dikur aleat i Erdoganin, me shumë ndjekës në ushtrinë turke, ka mohuar çdo përfshirje, duke thënë se “qeveritë duhet të fitohen përmes procesit të zgjedhjeve të lira dhe jo me forcë”.
Turqia, anëtare e NATO-s, me popullsi prej rreth 80 milionë banorësh, ka rol kyç në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik në Irak dhe Siri.

