VOAL

VOAL

Presidentit serb ‘i bie maska’, deputetja nxjerr lidhjet e Vuçiç me një qendër spiunazhi

Deputetja serbe Marinka Tepiç ka publikuar disa dokumente dhe të dhëna që përfshijnë drejtpërdrejtë presidentin Aleksandër Vuçiç në shkelje ligjore.

Nënkryetarja e Partisë Liri dhe Drejtësi pretendoi se ai ka ndërhyrë në Prokurorinë e vendit duke bërë që emri i vëllait të kryeparlamentares Ana Bërnabiç, të fshihej nga një dosje hetimore të një skandali për korrupsion.

Në atë çështje janë arrestuar 14 persona, mes tyre edhe ish drejtori i Energjisë Elektrike Serbe, Millorad Gërçiç. Deputetja Tepiç, duke zbuluar dokumente, tha se Gërçiç është ndaluar sepse posedon informacione për një qendër spiunazhi të paligjshme të krijuar me urdhër të Vuçiçit dhe njerëzve të tij.

Ajo shtoi më tej se gjithçka ka filluar në vitin 2016 kur Vuçiç ishte kryeministër. Informacionet sekrete që mblidheshin i kalonin Ministrisë së Brendshme, nënvizon deputetja.sn

Prokuroria kërkon pesë vjet burgim për Dodikun dhe ndalimin e veprimtarisë politike për 10 vjet

Presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, mbërrin në seancën përfundimtare të gjykimit, Sarajevë, 19 shkurt 2025.

 

Radio Evropa e Lirë

Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës, në seancën përfundimtare më 19 shkurt, kërkoi nga Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës që t’i shqiptojë një dënim me pesë vjet burgim presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe t’ia ndalojë atij veprimtarinë politike për dhjetë vjet.

Të njëjtin dënim maksimal prokurorët e kërkuan edhe për Millosh Llukiqin, ushtrues detyre i drejtorit të Gazetës Zyrtare të Republikës Sërpska.

Ata akuzohen për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt, dhe rrezikojnë të dënohen me burgim deri në pesë vjet dhe ndalim të veprimtarisë politike.

Dodik akuzohet për nënshkrimin e dekreteve presidenciale, me të cilat shpalli të vlefshëm dy ligje jokushtetuese të Republikës Sërpska, që më parë ishin anuluar nga përfaqësuesi i Lartë. Llukiq akuzohet për publikimin e këtyre ligjeve dhe dekreteve, të cilat parashikojnë se vendimet e përfaqësuesit të Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës nuk do të zbatohen në atë entitet.

Mbrojtja e Dodikut dhe Llukiqit në fjalën përfundimtare deklaruan se vepra penale, për të cilën janë akuzuar, “nuk ka pasoja ligjore apo çfarëdo pasoje tjetër”, pasi përfaqësuesi i Lartë i ka anuluar të dyja ligjet dhe se për këtë arsye “nuk ka as vepër penale”.

Ata kujtuan se Dodiku kishte nënshkruar dekretet për shpalljen e dy ligjeve, ndërsa Lukiq kishte urdhëruar publikimin e tyre, para se vendimet e përfaqësuesit të Lartë, me të cilat këto ligje u anuluan, të publikoheshin në Gazetën Zyrtare të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe të hynin në fuqi.

Mbrojtja argumentoi gjithashtu se, nëse Dodiku dhe Llukiqi do të kishin refuzuar të nënshkruanin dhe publikonin dekretet, ata do të kishin shkelur Kushtetutën dhe ligjet e Republikës Sërpska dhe në atë rast do të përballeshin me dënim me burgim deri në 12 vjet.

Në fjalën përfundimtare, procesin ata e cilësuan sërish si “politik” dhe “nën ndikimin e të huajve”, ndërsa Christian Schmidtin e quajtën “përfaqësues të lartë jolegjitim”, duke përsëritur tezat e vjetra se ai nuk është konfirmuar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ashtu siç janë konfirmuar përfaqësuesit e mëparshëm.

Këshilli gjyqësor mund të shpallë vendimin e shkallës së parë menjëherë pas fjalës përfundimtare ose brenda tri ditësh, ndërsa ligji lejon edhe mundësinë e shtyrjes së shpalljes së vendimit.

Për këtë vendim, si Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës, ashtu edhe mbrojtja, do të kenë të drejtën e ankesës.

Përpara ndërtesës së Gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës vërehet një prani e shtuar e forcave policore të Ministrisë së Brendshme të Kantonit të Sarajevës. Aty janë mbledhur edhe përkrahësit e Dodikut.

Derisa po pritet përfundimi i një gjyqi njëvjeçar, presionet ndaj Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës po rriten.

Nga njëra anë, udhëheqësia e RS-së kërcënon me “vendime radikale” dhe braktisjen e të gjitha institucioneve të Bosnjë dhe Hercegovinës nëse Dodiku dënohet.

Presion ushtrojnë edhe përfaqësuesit e autoriteteve të Serbisë fqinje, si dhe të Hungarisë.

Kështu, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Budapest më 17 shkurt se shpreson që “në Bosnje e Hercegovinë të mos merren vendime gjyqësore që mund të rrezikojnë stabilitetin”.

Dy ditë para seancës së fundit, edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, bëri thirrje për “ndalimin e ndëshkimit të Dodikut”, i cili, bashkë me të gjithë udhëheqësinë e RS-së, është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për korrupsion dhe minimin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Çfarë çoi në këtë gjyq?

Në seancat e Asamblesë së RS-së në qershor të vitit 2023 u miratuan ligje jokushtetuese që parashikonin se aktet ligjore të përfaqësuesit të Lartë nuk do të publikoheshin në Gazetën Zyrtare të RS-së dhe se vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës, të cilat sipas Kushtetutës së këtij shteti janë përfundimtare dhe detyruese, nuk do të zbatoheshin në territorin e këtij entiteti.

Përfaqësuesi i Lartë, Christian Schmidt, i anuloi këto dy ligje entiteti më 1 korrik 2023 përmes kompetencave të tij të Bonit dhe ndryshoi Kodin Penal të Bosnjës dhe Hercegovinës, duke e bërë vepër penale moszbatimin e vendimeve të përfaqësuesit të Lartë.

Më 7 korrik 2023, Dodik nënshkroi dekretet, me të cilat i shpalli këto ligje të vlefshme, dhe ato u botuan në Gazetën Zyrtare të RS-së. Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës ngriti aktakuzë ndaj Dodikut dhe Llukiqit më 11 gusht, dhe gjykata e konfirmoi atë më 11 shtator.

Bllokadat kundër Vuçiç vijojnë pa ndalim, studentët serbë do të bllokojnë një prej qyteteve kryesore për 15 orë

Bllokadat dhe protestat e studentëve në Serbi, të cilat shpërthyen pas tragjedisë në Novi Sad më 1 nëntor 2024, do të vazhdojnë sot me mitingun kryesor në qendër të Kragujevcit.

Protestuesit planifikuan të bllokonin një nga bulevardet kryesore të qytetit për 15 orë e 15 minuta, në një nderim simbolik për viktimat.

Studentët, të ardhur nga qytete të ndryshme të Serbisë, mbërritën natën e kaluar në Kragujevc, ku u pritën nga një numër i madh qytetarësh.

Sipas planit të publikuar nga studentët e Universitetit të Kragujevcit, të cilët i janë bashkuar protestave, mitingu do të mbahet në Bulevardin Lepeniçki. Rregullat e protestës, të shpallura nga studentët në Instagram, theksojnë se askush nuk do të lejohet të shkaktojë incidente. Përdorimi i mjeteve piroteknike dhe ndezja e zjarreve do të jenë të ndaluara, ndërsa do të lejohet kalimi vetëm i shërbimeve emergjente.

Tragjedia e shembjes së çatisë së hekurudhës në Novi Sad, që la të vdekur 15 persona dhe disa të plagosur, ka shtyrë studentët serbë të nisin protestat, të cilat janë përhapur në të gjithë Serbinë si pjesë e një lëvizjeje që kërkon përgjegjësi dhe drejtësi.bw

Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Protestuesit gjatë një proteste në Beograd më 11 shkurt, 2025/AP

 

VOA Marrë nga Reuters

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad, që shkaktoi vdekjen e 15 personave në nëntor, ata nuk e kishin menduar se do të fitonin kaq shumë përkrahje nga publiku për një kauzë, e cila që atëherë ka nxitur mijëra protestues të mbushnin rregullisht rrugët e këtij vendi.

Pas tragjedisë kishte pak shenja se protestuesit, që po fajësonin qeverinë për korrupsion dhe nepotizëm, do të siguronin përkrahje më të gjerë.

“Nuk e menduam që do të kishim kaq shumë përkrahje, por njerëzit filluan të na bashkohen, mësuam si të organizohemi në fakultetet tona dhe në rrugë. Momentet e para ishin shumë më ndryshe nga ajo që po përjetojmë tani, ngaqë nuk besonim se kaq shumë njerëz do të na bashkoheshin. Por, tani në rrugë po shohim që ajo që po bëjmë është shumë e rëndësishme, që njerëzit po pajtohen me ne dhe mendojnë se ajo që po bëjmë është gjëja e duhur”, thotë studentja Marija Petroviç.

Tre muaj më vonë, demonstratat janë rritur duke u shndërruar në lëvizjen më të madhe protestuese në Serbi ndër vite. Studentëve, të cilët janë shumë të organizuar, iu bashkuan dhjetëra mijëra mësimdhënës, avokatë dhe punonjës të tjerë, duke bllokuar autostrada e sheshe, shkaktuar krizë kështu një krizë politike.

“I lamë mënjanë ideologjitë personale për shkak se kjo që po bëjmë këtu, është shumë më e rëndësishme. Po përpiqemi t’i bëjmë institucionet funksionale. Vendi po digjet aktualisht, nuk mund të mendojmë për orenditë, kur po përpiqemi të ndalim zjarrin. Nuk kemi as vullnetin e as kapacitetin të mendojmë në atë mënyrë. Kjo më ka bërë më tolerante ndaj botëkuptimeve të të tjerëve, përderisa po luftojnë për të njëjtin qëllim”, thotë zonja Petroviç.

Qeveria e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç mohon përgjegjësinë për tragjedinë si dhe për akuzat më të gjera rreth blerjes së votuesve, kufizimit të lirisë së mediave, dhunën ndaj kundërshtarëve dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Por Kryeministri i Serbisë Milosh Vuçeviç dhe ministrat e ndërtimit dhe tregtisë kanë dhënë dorëheqjen. Kjo nuk i ka qetësuar protestuesit të cilët thonë se po protestojnë kundër një regjim autokratik.

Studentët protestojnë çdo ditë, duke ngjyrosur duart me bojë të kuqe si metaforë për, siç thonë ata, duart e përgjakura të qeverisë. Studentët flenë në ndërtesat universitare dhe po ushqehen me donacione. Mësimi është ndërprerë.

“Gjatë dy muajve të fundit po jetojmë së bashku në fakultetet tona, po hamë bukë bashkë, po bëjmë gjumë bashkë, po i kalojmë ditët bashkë. Përvoja ime nuk është më e veçantë apo më e rëndësishme se ajo e moshatarëve të mi. Ne vetëm jemi zëri përmes të cilit të gjithë moshatarët dhe kolegët tonë flasin. Ne veprojmë si komunitet, nuk kemi drejtues, as individë. Ne besojmë se komuniteti, pjesë e të cilit jemi, është shumë më i mençur dhe më i zgjuar se një individ i vetëm”, thotë studentja Petroviç.

Mesazhi i protestave – që qeveria t’i kryejë detyrat e saj me ndershmëri dhe se demonstratat nuk do të ndalen, deri sa kjo kërkesë të realizohet – po kontrollohet me rreptësi.

Zonja Petroviç thotë se protestuesit janë përballur me kërcënime dhe sulme fizike, por ato e kanë përforcuar më shumë vendosmërinë e tyre. Kërkesat e tyre përfshijnë publikimin e dokumenteve që lidhen me rrëzimin e çatisë së stacionit, vënien para drejtësisë së përgjegjësve, pushimin e akuzave ndaj studentëve protestues dhe një buxhet më të lartë për shkollimin e lartë. Presidenti Vuçiç thotë se ai i ka përmbushur këto kërkesa.

Studentët nuk kanë bërë thirrje për rrëzimin e Presidentit serb Vuçiç. Por këmbëngulja e tyre, ka shkaktuar një prej kërcënimeve më të mëdha ndaj pushtetit të gjatë të presidentit, thonë analistët politikë.

Protesta e radhës pritet të mbahet të shtunën në Kragujevc, një tubim që pritet të jetë më i madhi deri tani.

Vuçiçi kërcënon: Kushdo që formon qeveri me Kurtin “do të ishte i vdekur politikisht”

Radio Evropa e Lirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të hënën se Lista Serbe e ka shënuar një “fitore të madhe dhe të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, duke treguar “përkushtimin e fortë të popullit serb për t’i ruajtur vatrat e tyre dhe për t’u mbështetur te Serbia e tyre”.

“Ata [serbët në Kosovë] kanë një president të tyre, një atdhe të tyre dhe atë atdhe, Serbinë, e duan më shumë se çdo gjë në botë. Jam pafundësisht mirënjohës ndaj tyre dhe ata kanë treguar se si një popull sillet në mënyrë të përgjegjshme dhe serioze në një situatë të vështirë”, tha Vuçiq gjatë një interviste për televizionin Pink.

Vuçiq tha se “nuk dëshiron” të spekulojë apo “të ndërhyjë në marrëdhëniet ndërshqiptare”, por se kushdo që do ta formonte një qeveri me Albin Kurtin “do të ishte i vdekur politikisht”.

Me 99 për qind të votave të numëruara nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe – partia më e madhe serbe në Kosovë, e cila gëzon mbështetje absolute nga Beogradi zyrtar – siguroi 36.784 vota, ose 4.43 për qind.

Ndërsa, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit i mori rreth 3.861 vota, ose 0.46 për qind.

Vuçiq shtoi se Lista Serbe “me gjithë dobësitë, mangësitë dhe gabimet e saj, ka arritur të fitojë besimin më të madh të serbëve” në Kosovë.

Por, sipas rezultateve aktuale, Lista Serbe e humbi mbështetjen e gati 15 mijë personave, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Rashiq, në anën tjetër, e rriti mbështetjen për rreth 2.000 vota.

Subjektet tjera politike nga komuniteti serb, që morën pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk do të hyjnë në Kuvendin e Kosovës.

Demokracia Serbe e Aleksandar Arsenijeviqit mori rreth 1.700 vota, Lëvizja Popullore Serbe e Branimir Stojanoviqit mori rreth 1.405 vota, Nisma Qytetare Drejtësia Popullore mori rreth 597 vota dhe Partia e Serbëve të Kosovës mori 348 vota.

Që nga themelimi i saj në vitin 2013, Lista Serbe ka fituar mbi 90 për qind të votave të komunitetit serb në të gjitha zgjedhjet në të cilat ka marrë pjesë, por Misioni Monitorues i BE-së ka vënë në dukje “monopolin dhe presionet” nga zyrtarët e saj.

Në dy vjetët e fundit, kjo parti ka ndjekur një “politikë bojkotimi”, në përputhje me vendimin e saj për t’u tërhequr nga institucionet e Kosovës në veri.

Nuk është ende e qartë nëse, në periudhën e ardhshme, ajo do të marrë pjesë aktive në institucionet e Kosovës, apo do të vazhdojë me bojkotim.

Serbi- ‘Vuçiçi nuk i ka lexuar mirë protestat e studentëve’, pas shkarkimit kryeministrit ato po zgjerohen më shumë

Lideri serb Aleksandër Vuçiç duket se nuk i ka punët mirë. Protesta e studentëve që erdhi për arsye të aksidentit të Novi Sad ku 15 persona humbën jetën. Kjo situatë nuk po tregon shenja zbutjeje por përkundrazi po merr një shkallë më të gjerë, ku protestat po përhapen edhe në qytete të tjera në Serbi.

Vuçiç duket se është i tradhtuar nga instikti i tij politik pasi nuk i ka lexuar mirë këto protesta.

Ai sakrifikoi kryeministrin Millosh Vuçevic dhe synoi që t’ia kalonte të gjithë përgjegjësinë për tragjedinë e Novi Sad me synimin që të zbuste protestat. Por ai nuk e kuptoi se shkaku i vërtetë i protestave ishte absolutizimi, që ai ka përdorur për ushtrimin e pushtetit në 13 vite. Syri.net- Kathimerini.

Vuçiq s’arrin të gjejë gjuhë të përbashkët me studentët

Karikatura e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me mesazhin “Ti nuk je në krye”, shihet në protestën e studentëve më 1 shkurt 2025.

 

Iva Martinoviq

Rënia e Qeverisë së Serbisë nën presionin e protestave – përmasat e të cilave Serbia nuk i ka parë që nga koha e regjimit të Sllobodan Millosheviqit – mund të jetë humbja e parë politike për presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, prej se ka marrë pushtetin në vitin 2012.

Protestat udhëhiqen nga studentët. Ata nuk kërkojnë ndryshimin e Qeverisë, por përgjegjësi për vdekjen e 15 personave nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Në qendër të protestave janë dyshimet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga neglizhenca dhe korrupsioni i përhapur.

Ato janë bërë tashmë simbol i pakënaqësisë më të madhe me sundimin e ligjit në Serbi.

“Kjo nuk është vetëm kriza më e rëndë politike e pushtetit, por edhe një krizë e thellë sociale. Studentët nuk kërkojnë ndërrimin e Qeverisë, por korrigjimin e sistemit. Dhe, Vuçiq nuk është në gjendje ta gjejë çelësin e bravës që kanë vendosur”, thotë për Radion Evropa e Lirë analisti serb i politikës së jashtme, Boshko Jakshiq.

Kur Vuçiq i fton në bisedime, studentët thonë se ai nuk është kompetent.

Kërkesave të tyre u janë bashkuar edhe profesorë universitetesh, pedagogë, juristë e fermerë.

Disa mësimdhënës kanë pezulluar mësimet në shkolla, Oda e Avokatëve e Serbisë ka hyrë në grevë njëmujore, fermerët janë duke “ruajtur” me traktorë bllokadat që studentët u kanë bërë mbi 60 fakulteteve…

Studentëve u janë bashkuar edhe dhjetëra mijëra qytetarë të tjerë në protesta, përfshirë gjimnazistë, punonjës të shëndetësisë, inxhinierë, aktorë, muzikantë dhe personalitete të shumta publike.

Ndryshime në raportimin e transmetuesit publik

Radio-Televizioni i Serbisë (RTS), i cili i ka injoruar kryesisht protestat, ka hapur programin e lajmeve fundjavën e kaluar me protestat në Novi Sad.

Raportimi i transmetuesit publik, i cili është nën kontroll të rreptë të pushtetit, është përcjellë me pamje me dronë, të cilat kanë treguar dhjetëra mijëra njerëz duke protestuar dhe duke bllokuar tri ura mbi lumin Danub.

*Pamje nga protesta e gjatë natës mes 27 dhe 28 janarit që bllokoi për 24 orë njërën prej rrugëve më të rëndësishme kryqëzuese në Beograd.

Partia Përparimtare Serbe e Vuçiqit ka reaguar me një deklaratë, ku ka akuzuar RTS-në për “shpërdorim të rëndë të profesionit të gazetarit” dhe për “anim nga politikanët që duan ta shkatërrojnë rendin kushtetues të Serbisë”.

Partia në pushtet ka thënë, gjithashtu, se do të kërkojë reagim nga institucionet që janë përgjegjëse për mbikëqyrjen financiare dhe programore të RTS-së.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti i Serbisë e kritikon RTS-në, por transmetuesi publik, deri tani, ka ndjekur narrativin e autoriteteve, që protestuesit i quajnë “mercenarë të huaj”, “tradhtarë” ose “kukulla të opozitës”.

“Qartazi, RTS-ja ka reaguar ndaj presionit të studentëve dhe publikut të gjerë dhe ndoshta kjo është pasojë e një atmosfere tjetër në të gjithë shoqërinë. Përgjigjja e autoriteteve ishte e tillë që RTS-ja të mos shkonte më larg. Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në disa protesta të mëparshme”, thotë për Radion Evropa e Lirë Nikolla Burazer nga Qendra joqeveritare për Politikë Bashkëkohore në Serbi.

Kërkesat për ndryshim të udhëheqjes

Pas disa protestave masive para ndërtesës së RTS-së, për shkak të mënyrës së raportimit, atyre u janë bashkuar edhe disa punonjës të transmetuesit publik, duke kërkuar ndryshimin e udhëheqjes.

Protesta me kërkesa të ngjashme janë duke organizuar edhe disa punonjës të Radio-Televizionit të Vojvodinës (RTV).

“Në programin e parë të televizionit nuk kemi mundur t’i dëgjojmë studentët, kërkesat e tyre, qytetarët, rrëfimet analitike…”, tha për Radion Evropa e Lirë Tamara Srijemac, gazetare në Radion Novi Sad, e cila vepron në kuadër të RTV-së.

Më 3 shkurt, derisa transmetohej edicioni qendror i lajmeve, disa punonjës të RTV-së organizuan një performancë jashtë ndërtesës, duke lexuar “ditarin e lirë”.

“Kemi dashur të tregojmë se disa punonjës distancohen nga politikat e tilla editoriale”, tha Srijemac.

Drejtuesit e RTS-së dhe të RTV-së nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me këtë temë.

Një skenar i ngjashëm i ka përcjellë edhe protestat e viteve 1990, kur transmetuesi publik i Serbisë ka qenë në shërbim të propagandës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Në prag të rënies së tij, që ka pasuar luftën në Kosovë dhe ndërhyrjen e NATO-s, presidenti aktual i Serbisë, Vuçiq, ka qenë ministër i Informacionit.

Vuçiq ka zbatuar një ligj famëkeq që është përdorur nga pushteti i atëhershëm për të goditur mediat e pavarura dhe gazetarët.

Ai ka vënë kontroll mbi mediat edhe pasi është kthyer në pushtet në vitin 2012.

Komisioni Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare e përmendin këtë gjë në të gjitha raportet e përvitshme për Serbinë.

Mossukses në diskreditimin e protestave

Përveç transmetuesve publikë, pushteti në Serbi kontrollon edhe stacionet televizive private me mbulim kombëtar.

Tabloidët proqeveritarë janë, gjithashtu, një armë e fuqishme mediatike në përpjekjet për diskreditimin e protestave aktuale dhe të mëparshme.

“… por, pushteti, deri më tani, ka dështuar t’i arrijë efektet që mund t’i kishte arritur më herët. Vuçiq, shumë më lehtë, ka mundur t’i diskreditojë liderët e opozitës ose disa liderë të tjerë të protestave. Tani nuk mund ta bëjë”, thotë Burazer.

Gjatë fjalimeve të tij, Vuçiq i përshkruan protestat si “përpjekje nga jashtë dhe nga brenda për të përmbysur shtetin”.

“Regjimi i Vuçiqit korrespondon me atë që disa autorë e quajnë ‘spin diktaturë’, e cila, ndryshe nga diktatura e frikës, nuk bazohet në dhunë, arrestime masive, mbyllje mediash, por në manipulimin e opinionit publik, përdorimin e presionit ekonomik etj.”, thotë Burazer.

Edhe pse protestat kanë çuar në dorëheqjen e kryeministrit serb – njërit prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Vuçiqit – ky i fundit nuk është duke sinjalizuar ndonjë tërheqje të mundshme.

Partia e tij dhe aleatët e saj kanë shumicë bindëse në Kuvendin e Serbisë.

Ai është i bindur, sikurse edhe më herët, se mund të sigurojë sërish fitore në zgjedhje.

“Dorëheqja [e kryeministrit] është pjesë e një strategjie të llogaritur për ta zhvendosur gjithë këtë krizë në planin politik dhe, nëse është e mundur, për të dalë nga kjo krizë përmes zgjedhjeve. Studentët i kanë vazhduar protestat e tyre pavarësisht dorëheqjes. Ndaj, aktualisht, duket se kjo manovër nuk ka funksionuar”, vlerëson Burazer.

Opozita i refuzon zgjedhjet, për shkak të, siç thotë, kushteve të pabarabarta, të cilat i ka vënë në dukje edhe Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Sipas tyre, bëhet fjalë për presion ndaj votuesve, blerje të votave, raportim të njëanshëm të mediave në favor të pushtetit dhe keqpërdorim të burimeve publike.

Si reagon bashkësia ndërkombëtare?

Edhe pse i akuzon “shërbimet e Perëndimit” për ndërhyrje, Vuçiq nuk është duke u përballur me ndonjë reagim të qartë nga bashkësia ndërkombëtare për ngjarjet në Serbi.

Bashkimi Evropian nuk ka sqaruar ende nëse i mbështet kërkesat e protestuesve.

Më 4 shkurt, Zyra e Vuçiqit ka njoftuar se ai ka folur në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në deklaratë nuk janë përmendur protestat, por është thënë se është biseduar për “rrugën evropiane dhe proceset reformuese që po i zbaton Serbia”.

Pamje nga protesta e 1 shkurtit në Novi Sad.

Pamje nga protesta e 1 shkurtit në Novi Sad.

Nga Brukseli, deri më tani, nuk ka pasur ndonjë deklaratë për detajet e bisedimeve.

Shkak për heshtjen e Bashkimit Evropian, sipas analistit të politikës së jashtme, Boshko Jakshiq, është pritja që presidenti serb ta zgjidhë çështjen e marrëdhënieve me Kosovën.

“Por, nëse një politikë e tillë e tolerancës vazhdon, Bashkimi Evropian do të jetë i vetmi fajtor për rënien e popullaritetit të idesë dhe vlerave të BE-së në publikun serb”, thekson Jakshiq.

Rusia, në anën tjetër, i ka dhënë mbështetje të plotë Vuçiqit, duke i miratuar edhe mesazhet e tij se Serbia është viktimë e një komploti perëndimor dhe se shërbimet e huaja të inteligjencës janë duke i financuar protestat.

Reagimi i parë nga administrata e re amerikane ka ardhur nga i dërguari i presidentit Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell, të cilit Vuçiq i ka dhënë medalje në vitin 2023 për “merita të shquara në zhvillimin e marrëdhënieve miqësore”.

Grenell ka shpërndarë një video të protestave të studentëve në rrjetin X më 26 janar dhe ka shkruar, mes tjerash, se “nuk ka mbështetje për ata që minojnë shtetin ligjor dhe pushtojnë me forcë institucionet shtetërore”.

Në protestat masive të organizuara nga studentët në Serbi nuk ka pasur incidente apo dhunë. Për sigurinë, në vend të policisë, kujdesen rojet studentore.

Mediat botërore, si The New York Times, i përshkruajnë ato si “shpërthimi më i madh i pakënaqësisë që nga demonstratat kundër regjimit të Millosheviqit në vitet 1990”.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Valona Tela

Rreth 555 tërmete në 3 ditë! Çfarë do të thotë kjo për turistët që vizitojnë ishullin e famshëm grek Santorini?

Santorini dhe ishujt përreth janë goditur nga një seri tërmetesh, duke detyruar autoritetet greke të marrin masa emergjente, përfshirë mbylljen e shkollave.

Rreth 555 tërmete nënujore janë regjistruar në zonë gjatë tre ditëve të fundit, duke alarmuar banorët dhe turistët në ishujt e njohur të Detit Egje.

“Këto masa janë paraprake dhe autoritetet do të mbeten vigjilente,” deklaroi Ministri i Mbrojtjes Civile, Vasilis Kikilias, pas një takimi urgjent të qeverisë në Athinë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të ndjekin rreptësisht rekomandimet e sigurisë për të minimizuar rrezikun.

Paniku rritet, turistët largohen nga ishulli

Mijëra banorë, punëtorë sezonalë dhe turistë janë larguar nga Ishujt Cikladikë, pasi tërmete me magnitudë deri në 5 ballë kanë goditur zonën që nga e premtja. Operatorët e trageteve dhe fluturimeve kanë shtuar shërbime për të akomoduar nisjet masive.

Zyrtarët qeveritarë dhe shkencëtarët janë mbledhur për të analizuar situatën, ndërsa shkollat u mbyllën në Santorini, Amorgos, Anafi dhe Ios.

Masa të reja sigurie për turistët dhe hotelet

Banorët dhe vizitorët janë këshilluar të shmangin grumbullimet e mëdha të brendshme, ndërtesat e vjetra dhe zonat e rrezikuara nga rrëshqitjet e shkëmbinjve.

Hotelet janë udhëzuar të thajnë pishinat, pasi lëkundjet mund të shkaktojnë përmbysjen e ujit dhe të dëmtojnë strukturat përreth.

Ministria Greke e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar njerëzit që të shmangin portet e Amudi, Armeni, Korfos dhe Portin e Vjetër të Firës për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të dheut.

Ekspertët paralajmërojnë: Rreziku mbetet i lartë

Sizmologu i njohur Gerasimos Papadopoulos ka deklaruar se situata po përshkallëzohet dhe një tërmet më i madh mbetet një mundësi reale.

“Të gjithë skenarët mbeten të hapur,” tha ai, duke theksuar se numri dhe magnituda e tërmeteve po rriten, ndërsa epiqendrat janë zhvendosur më në verilindje.

Megjithatë, Kryebashkiaku i Santorinit, Nikos Zorzos, u përpoq të qetësonte qytetarët, duke theksuar se masat janë parandaluese dhe nuk ka arsye për panik të menjëhershëm.

Santorini, një nga destinacionet më të njohura turistike në botë, përballet me sfida të mëdha për shkak të peizazhit të tij vullkanik dhe shkëmbinjve të thepisur, të cilët rrisin rrezikun në rast të një tërmeti të madh.

Autoritetet do të vazhdojnë të monitorojnë situatën, ndërsa banorët dhe turistët janë këshilluar të jenë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë. sn

Mbi 200 tërmete në 48 orë në Santorini, situatë alarmante dhe masa edhe në Anafi, Ios, Amorgos

Tërmeti i fundit i fuqishëm që ka ndodhur në orën 13:55 të së dielës pasdite në Santorini, me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ka ngjallur frikë dhe pasiguri. Epiqendra e tërmetit është regjistruar 19 kilometra në jug jugperëndim të Arkesinit, Amorgos, ndërsa thellësia fokale është 14.1 kilometra.

Skenari më i keq që shkencëtarët po shqyrtojnë është një tërmet me magnitudë 6 ballë. Siç thekson studiuesi me përvojë, z. Vougiouklakis, aktiviteti sizmik në zonë është vullkanotektonik dhe lidhet me thyerjen aktive që shtrihet nga Amorgos në Christiana. Llogaritjet tregojnë se një tërmet nuk duhet të kalojë 6 ballë të shkallës Rihter, ku gjasat për të shkaktuar dëme të mëdha janë të kufizuara.

Një nga masat e rëndësishme të rekomanduara nga ekspertët është evakuimi i pishinave në Caldera, siç shpjegoi z. Vougiouklakis, lëvizja e ujit në rast të një tërmeti të fortë mund të shkaktojë dëmtime në struktura dhe të rrisë rrezikun e shembjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Masat për Qytetarët:

 

 

– të shmangin grumbullimet e mëdha brenda objekteve.
– shmangni afrimin e ndërtesave të braktisura.
– shmangni hyrjen dhe qëndrimin në portet e Ammoudi, Armeni, Korfou dhe Porti i Vjetër i Firës.
– të vijojnë me heqjen e elementeve të rrezikshëm të cenueshmërisë jo strukturore në ndërtesat e tyre dhe zbrazjen e ujit në pishina.
– të zgjedhin rrugë të sigurta gjatë lëvizjes brenda strukturës urbane dhe rrjetit rrugor krahinor, veçanërisht në vendet ku ka pjerrësi të mprehtë morfologjike dhe ka gjasa të ndodhin rrëshqitje dherash.
– Duhet të ketë evakuim të menjëhershëm nga zonat bregdetare në rast të lëkundjeve të forta sizmike.bw

Protestat e mëdha kundër korrupsionit në Serbi, shtojnë presionin ndaj Vuçiçit

Udhëheqësi i fuqishëm populist i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po përballej ende me sfidën e tij më të madhe, ndërsa demonstratat e udhëhequra nga studentët u intensifikuan në fundjavë, në atë që quhej lëvizja më e madhe protestuese e vendit ballkanik.

Tre muaj pas ditës, pasi një tendë betoni u shemb në hyrje të stacionit hekurudhor të Novi Sadit, dhjetëra mijëra protestues u mblodhën në qytetin verior, duke bllokuar tre urat e tij në përkujtim të 15 personave të vrarë në aksident. Për tragjedinë është fajësuar drejtpërdrejt qeveria, për paaftësinë dhe korrupsionin që e ka përfshirë.

“Ajo që po shohim janë protestat më të mëdha në rrugë në historinë e Serbisë,” tha Dejan Bagariç, një student i masterit, duke folur nga qyteti. “Nuk ka pasur kurrë diçka të tillë, njerëzit janë me të vërtetë të animuar, sepse të gjithë janë ngopur nga korrupsioni dhe kjo qeveri është shumë e korruptuar.”

Shpërthimi i mospajtimit të së shtunës – kulmi i protestave dhe atyre që filluan në nëntor – janë përqendruar në atë që demonstruesit e kanë përshkruar, si mosgatishmëri goditëse e qeverisë për të pranuar ndonjë përgjegjësi për tragjedinë. Rindërtimi i stacionit u krye në bashkëpunim me një konsorcium shtetëror kinez, si pjesë e një projekti të madh infrastrukturor, që kritikët pretendojnë se i kushtoi pak ose aspak vëmendje rregulloreve të sigurisë.

“Nuk kishte transparencë, nuk kishte tendera publikë për kontratën dhe më pas kur ndodhi aksidenti, nuk kishte dëshirë për drejtësi,” tha Çedomir Stojkoviç, një avokat kryesor për të drejtat e njeriut, i cili paraqiti një ankesë penale që përfundimisht nxiti prokurorët të nisnin një hetim. “Në vend të kësaj, qeveria bëri atë që bën gjithmonë, ajo vazhdoi me një mbulim në shkallë të plotë. Ka shumë solidaritet, shumë ndjeshmëri për studentët, gjithnjë e më shumë njerëz po dalin në mbështetje të tyre, profesorë, fermerë, të gjithë.”

Deri në javën e kaluar tubimet anti-qeveritare ishin përhapur në më shumë se 100 qytete dhe fshatra provinciale në mbarë vendin.

Shkalla e protestave, tha Stojkoviç, kishte dëshmuar “përtej çdo dyshimi”, se demonstratat jo vetëm ishin nxitur nga neveria për korrupsionin, një sëmundje që është identifikuar me gjithçka që është e gabuar me vendin kandidat për në BE, por ishin një mënyrë që qytetarët të shprehin pakënaqësinë e tyre, me sundimin gjithnjë e më autoritar të presidentit të tyre nacionalist.

Për një brez të rritur në internet, njohuria për botën përtej Serbisë së varfër është lehtësisht e disponueshme. Gjithashtu e paprecedentë është aftësia për të organizuar me shpejtësi protesta, duke anashkaluar mediat e kontrolluara nga shteti – dhjetëra mijëra studentë grevistë morën pjesë në një bllokadë 24-orëshe të një kryqëzimi të madh në Beograd, javën e kaluar.

Vuçiç ishte përballur me protesta të ngjashme vitin e kaluar pas akuzave për zgjedhje të manipuluara, të ndihmuara, thonë kundërshtarët, nga një peizazh mediatik që mbetet një nga më të censuruarat në Evropë. Ndryshe nga këto demonstrata, megjithatë, ishin partitë opozitare, vetë shpesh të diskredituara, ato që udhëhoqën reagimin.

“Njerëzit duan që qeveria dhe Vuçiqi të largohen më në fund,” tha Stojkoviç, i cili mori pjesë si student në protestat masive mbi 25 vjet më parë kundër Sllobodan Millosheviçit, të fortit të ndjerë jugosllav dhe ish-presidentit të Serbisë, politikat e të cilit shkaktuan zbritjen e rajonit në gjenocid gjakatar. Protestat i hapën rrugën përmbysjes së Millosheviqit, në vitin 2000.

“Këta studentë ishin fëmijë kur Vuçiq u bë president tetë vjet më parë dhe ata duan demokraci. Është duke u ngritur … ky është momenti pak para se tullumbacja të shpohet nga gjilpëra. E ka zënë [qeverinë] të pavetëdijshme.”

Të premten, ndërsa qindra studentë arritën në Novi Sad në këmbë pas një udhëtimi dyditor, 80 km nga Beogradi, Vuçiç, duke iu drejtuar protestave, i tha kombit: “Vendi ynë është nën sulm, nga jashtë dhe nga brenda”, duke i bërë jehonë pretendimeve të mëparshme, se protestuesit po punonin për fuqi të huaja të paspecifikuara për të rrëzuar qeverinë.

Partia Progresive Serbe në pushtet është përpjekur të qetësojë situatën, duke nxjerrë dokumente të klasifikuara për shembjen e stacionit hekurudhor dhe madje ka shkuar aq larg sa ka thënë se do të përmbushë të gjitha kërkesat e studentëve. Këtë javë, në atë që u pa si një fitore e parë, aleati i ngushtë i Vuçiçit, kryeministri Milos Vuçeviç, dha dorëheqjen, por pak njerëz besojnë se protestat do të shuhen.

Me papunësinë e të rinjve në nivele rekord dhe të diplomuarve të detyruar në një numër gjithnjë në rritje të shpërngulen jashtë vendit në kërkim të punës, ekziston një ndjenjë në rritje në mesin e të rinjve serbë, se ka pak për të humbur.

Për të sfiduar goditjet e qeverisë, studentët kanë shmangur qëllimisht shoqërimin me një lidership të çdo lloji, duke siguruar që vendimet të merren së bashku në seancat plenare.

“Ne nuk po zgjedhim dhunën dhe tani për tani as qeveria nuk po zgjedh dhunën”, tha Bagariç në protestat në Novi Sad.

Ndërsa protestat u rritën, Srđan Milivojević, i cili drejton Partinë Demokratike të opozitës, tha se ishte e qartë se demonstruesit e rinj të Serbisë, tani po diktonin ngjarjet.

“Është e parëndësishme se si reagon qeveria,” tha ai ndërsa po ecte përgjatë autostradës së mbytur nga makina, që lidh Beogradin me Novi Sadin. “Studentët po diktojnë tempin e protestave, dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë derisa të bjerë Vuçiç”./ The Guardian. sn

Mediat serbe analizojnë protestat 4 mujore që kanë “ndezur” Beogradin: Vuçiçi drejt rrëzimit nga “froni”

“Revolucioni studentor po rrëzon nga “froni” regjimin e Aleksandar Vuçiç”. Kështu shkruan e përditshmja e Beogradit, Danas. “Dorëzohuni me gjithë zemër. Lini menjanë këtë herë cinizmin dhe pesimizmin sepse ne meritojmë të jemi një komb njerëzish të mirë dhe të drejtë”, është apeli në një artikull nga gazetarja Jasmina Lukac. Protestat në Beograd dhe Novi Sad të cilat u shndërruan në tubime masive, sollën shkarkimin e kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviç. Ndërsa presidenti Vuçiç ka premtuar se do të shkarkojë gjysmën e kabinetit qeveritar, duke pranuar një nga kërkesat e studentëve.

“Çdo revolucion ka ndërhyrje të huaja, por ky është aq shumë i yni sa gjëja që mund të bëjnë shërbimet e tjera është të regjistrojnë këtë përvojë, të vëzhgojnë dhe të presin se kush dhe çfarë do të mbizotërojë në fund”.

“Është e vërtetë, plenumi studentor i ngjan më shumë një stili sovjetik komunist, ose më mirë një këshilli punëtorësh, se sa një Parlamenti britanik. Por gjithashtu është e vërtetë se parlamentarizmi, si një shpikje fillimisht britanike, është shprehja empirike e negociimit dhe tregtimit të parave nga monarkët, zotërit dhe njerëzit. Këtu është ndryshe, fjala jonë është Kuvend, rrënja është mbledhja, grumbullimi, pikërisht gatishmëria e vazhdueshme për të qëndruar me të tjerët, për të qenë bashkë për të mbrojtur veten si njerëz të lirë dhe të barabartë”, shkruan Danas.

Danas
Danas

“Tani ne mund të shohim qartë tablonë, pa shtresa propagandistike, se pse dhe si pati sukses revolucioni partizan 80 vjet më parë. Mos u besoni atyre që gënjejnë se ne nuk jemi një popull revolucionar, duke ia atribuar atë që ndodhi atëherë një ndërthurje të pastër rrethanash dhe ngjarjesh historike jashtë kontrollit tonë. Ne, përkundrazi jemi një popull për revolucion, i kuptuar jo si teknikë për ndryshimin e sistemit politik, por si bëma jonë e përbashkët e luftës dhe e fitores mbi forcën dhe padrejtësinë.

Protestat Ne Serbi2
Protestat Ne Serbi2

Prandaj, tani le t’i dorëzohemi momentit revolucionar, le të marrim pjesë në historinë tonë, por edhe në emocionin tonë kolektiv, të cilin mund ta ndajnë me ne të gjithë njerëzit e tjerë të ndjeshëm ndaj lirisë dhe drejtësisë. Siç na thotë grupi slloven Lajbach, “la ta bëjmë Serbinë sërish të madhe””, përfundon artikulli i Danas.

Serbia u përfshi nga protestat masive kundër korrupsionit, pas shembjes së çatisë së stacionit të trenit në Novi Sad ku humbën jetën 15 persona. bw

Studentët protestues serbë vazhdojnë marshin drejt Novi Sadit

Studentët protestues në Ingjije të Serbisë më 31 janar 2025.

 

Radio Evropa e Lirë

Studentët serbë të nisur nga Beogradi, që kaluan natën në Ingjije, rreth 40 kilometra nga kryeqyteti serb, po vazhdojnë marshin e tyre protestues drejt Novi Sadit, ku do t’iu bashkohen kolegëve të tyre nga ky qytet për të bllokuar urat më 1 shkurt.

Kështu, ata do të shënojnë tremujorin e vdekjes së 15 personave pas shembjes së një strehe betoni në stacionin e trenave në Novi Sad.

Studentët që po protestojnë në Serbi duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave në Novi Sad.

Studentët që po protestojnë në Serbi duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave në Novi Sad.

Pritet që studentët, të cilët u nisën nga Beogradi më 30 janar, të arrijnë në stacionin e trenave të Novi Sadit rreth orës 19:00.

Studentët nisën marshin e tyre afër 80-kilometërsh të enjten, rreth orës 10:30 nga Fakulteti i Arteve Dramatike të Beogradit.

Ata u ndalën për pushim në Batajnicë, Bova dhe Stara Pazova, ku u pritën nga qytetarët dhe shkuan në Ingjije rreth orës 22:00 dhe kaluan natën në tenda në një fushë sporti.

Studentët e nisur nga Beogradi kaluan natën në Ingjije.

Studentët e nisur nga Beogradi kaluan natën në Ingjije.

Studentët e Beogradit planifikojnë të mbështesin kolegët e tyre në Novi Sad të cilët kanë njoftuar se do të bllokojnë urat në gjithë qytetin më 1 shkurt, kur bëhen tre muaj që nga tragjedia në stacionin e trenave të këtij qyteti.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të martën se pjesëtarë të kësaj ministrie do të ofrojë siguri për marshin e studentëve, duke i përcjell edhe me autoambulanca dhe kamionë me ujë të pijshëm.

Tragjedia në Novi Sad nxiti një valë të protestave masive në mbarë Serbinë, duke nxjerr në rrugë dhjetëra mijëra njerëz.

Studentët duke marshuar nga Beogradi drejt Novi Sadit. Stara Pazova, 30 janar 2025.

Studentët duke marshuar nga Beogradi drejt Novi Sadit. Stara Pazova, 30 janar 2025.

Në dy muajt e fundit, protestat janë udhëhequr nga studentët, të cilët kanë bllokuar dhjetëra universitete shtetërore. Kërkesa kryesore e tyre është që të ketë përgjegjësi penale dhe politike të autoriteteve për aksidentin në Novi Sad.

Qeveria dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, pretendojnë se kërkesat e studentëve janë plotësuar.

Studentët protestues kanë thënë se Vuçiqi nuk është përgjegjës për përmbushjen e kërkesave të tyre, duke shtuar se kërkesat nuk janë plotësuar dhe ata do të vazhdojnë protestat.

Nuk ndalen studentët në Serbi, nisin marshimin në këmbë nga Beogradi për në Novi Sad

Studentët serbë janë nisur këmbë nga Beogradi për në Novi Sad me sloganin “Një hap larg drejtësisë”. Ata do të ndalojnë në disa pika përpara se të arrijnë në Novi Sad.

Studentët do të përshkojnë 80 kilometra në marshin dyditor, raportoi Danas. Një grup i dytë i studentëve do të nisen po ashtu nga Beogradi të premten, por me biçikleta.

Synimi është që të bllokojnë tri ura në Novi Sad më 1 shkurt, që shënon tre muaj nga shembja e strehës së një stacioni treni ku humbën jetën 15 persona.

Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç, ka thënë se ministria do të sigurojë rrugën për ecjen e studentëve. Trafiku gjatë rrugës së tyre do të jetë i ndalur, policë, ambulanca e cisterna me ujë do të vendosen përpara dhe prapa kolonës së studentëve.

Protestat në Serbi kanë nisur që pas 1 nëntorit kur vdiqën 15 personat. Që atëherë protestuesit kanë kërkuar nga autoritetet publikimin e dokumentacionit të plotë mbi rinovimin e stacionit, për të përcaktuar përgjegjësinë penale për aksidentin.

Ata gjithashtu kërkojnë ndjekjen penale të të gjithë sulmuesve ndaj studentëve dhe profesorëve gjatë protestave pas aksidentit në Novi Sad. sn

Pas zjarrit vdekjeprurës ku humbën jetën 78 pushues në Turqi, autoritetet arrestojnë 15 vetë!

15 vetë janë arrestuar në Turqi, pasi dyshohen se janë përfshirë në zjarrin vdekjeprurës në resortin e skive në Bolu, ku humbën jetën 78 pushues ndërsa mbetën të lënduar dhjetëra të tjerë.

 

Presidenti i vendit Rexhep Tajip Erdogan, tha dje se drejtësia turke po punon për të ndëshkuar të gjithë ata që janë përgjegjës për tragjedinë.

Menaxhmenti i hotelit ka shprehur gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar.

Agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu raportoi sot se pronari, resortit dhe 12 persona të tjerë u arrestuan si pjesë e hetimeve.

Sipas të njëjtit burim, janë duke u kryer hetime edhe për nënkryetarin e bashkisë Bolou si edhe ndaj kreut të zjarrfikësve lokalë.

Zjarri vdekjeprurës ra një javë më parë në resortin skive Kartalkaya.

Shpëtuesit dhe ekspertët që ekzaminuan vendin e tragjedisë thanë se nuk kishte sistem alarmi dhe detektorë tymi, as spërkatës uji.

Gjithashtu nuk kishte akses për zjarrfikësit në njërën anë të ndërtesës 12-katëshe.

Sipas ministrit të Brendshëm Ali Gerlikaya, 238 klientë, kryesisht familje me fëmijë, ndodheshin në resort atë natë. Panorama

Incident gjatë një tubimi antiqeveritar në Serbi – plagoset një studente

VOA Marrë nga Associated Press

Policia serbe tha se një grua përplasi makinën me një turmë protestuesish anti-qeveritare në Beograd duke plagosur një prej tyre, ndërsa një grevë e organizuar nga studentët çoi në mbylljen e bizneseve dhe tërhoqi dhjetëra mijëra njerëz në demonstrata në mbarë vendin.

Protestat mbarëkombëtare u zhvilluan në të njëjtën ditë kur presidenti Aleksandar Vuçiç, mbajti një tubim të madh pasdite me mijëra mbështetës në qytetin qendror të Jagodinës, fortesë e koalicionit të tij, për të kundërshtuar protestat e vazhdueshme antiqeveritare, që për gati tre muaj janë duke sfiduar kontrollin e tij mbi pushtetin.

Ai u tha mbështetësve të tij se vendi është “sulmuar si nga jashtë ashtu edhe nga brenda” me protestat antiqeveritare.

“Nuk është e rastësishme që ata e kanë sulmuar Serbinë nga jashtë”, tha Vuçiç, duke vënë në dukje marrëdhëniet miqësore të Serbisë me Rusinë dhe Kinën dhe refuzimin për të vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.

“Kjo është ajo që ata duan ta thyejnë, por ne nuk duhet ta lejojmë këtë. Kjo është forca jonë”, i tha ai turmës që po brohoriste.

Vuçiç bëri thirrje gjithashtu për një dialog me studentët grevistë, të cilët kanë marrë mbështetje të gjerë nga të gjitha sferat e jetës në Serbi, duke dobësuar mbështetjen popullore për partinë e tij. Studentët i kanë refuzuar negociatat me Vuçiçin për kërkesat e tyre.

Demonstruesit kanë bllokuar trafikun çdo ditë në Serbi për të protestuar për vdekjen e 15 personave nga pasojat e shembjes së një çatie në stacionin e trenit në nëntor, për të cilin kritikët kanë fajësuar korrupsionin e qeverisë.

Policia në Beograd tha se ka arrestuar shoferen 24-vjeçare që u përplas me një turmë protestuesish në një pjesë të qytetit të quajtur Beogradi i Ri. E plagosura një 26-vjeçare është dërguar në spital dhe gjendja e saj është cilësuar si e qëndrueshme.

Një incident i ngjashëm ndodhi gjatë një bllokade javën e kaluar në Beograd, kur një makinë u përplas me studentët protestues, duke plagosur rëndë një grua të re.

Shumëkush në Serbi beson se çatia e rëndë e betonit në një stacion treni në qytetin verior të Novi Sadit, u rrëzua për shkak të punës së parregullt të rindërtimit, pasojë e korrupsionit.

Protestat në të cilat kërkohet përgjegjësi për aksidentin, janë më të mëdhatë që kur Presidenti Vuçiç mori pushtetin më shumë se një dekadë më parë. Ai është përballur me akuza për frenim të lirive demokratike pavarësisht se zyrtarisht kërkon anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Nuk ishte e mundur menjëherë të përcaktohej se sa njerëz dhe kompani iu përgjigjën thirrjes së studentëve për një grevë të përgjithshme njëditëshe, së cilës iu bashkuan restorante, bare, teatro, furra buke, dyqane dhe librari të ndryshme.

“Ta marrim lirinë në duart tona”, u thanë studentët qytetarëve në thirrjen e tyre për grevë.

Në tubimin e tij në Jagodinë, Vuçiç njoftoi formimin në mars të një lëvizjeje politike mbarëkombëtare në stilin e lëvizjes Rusia e Bashkuar e Presidentit rus Vladimir Putin, për të ndihmuar në sigurimin e dominimit të Partisë së tij Përparimtare Serbe të krahut të djathtë.

Presidenti dhe mediat pro qeveritare i kanë akuzuar studentët se punojnë nën urdhrat e shërbimeve të huaja të zbulimit për të përmbysur autoritetet, ndërsa banditë pro qeveritar kanë sulmuar vazhdimisht protestuesit.

Bllokimi 15-minutësh i trafikut të premten filloi në orën 11:52, kohën e shembjes së çatisë në Novi Sad.

Universitetet serbe janë bllokuar prej dy muajsh, së bashku me shumë shkolla. Një shoqatë avokatësh gjithashtu ka hyrë në grevë, por ishte e paqartë se sa punonjës të institucioneve shtetërore iu bashkuan grevës të premten.

Parakalime protestuese u mbajtën të premten në Beograd, Novi Sad dhe qytetin jugor të Nishit.

“Gjërat nuk mund të jenë më njësoj”, tha aktori Goran Susljik për televizionin rajonal N1. “Studentët na kanë ofruar një mundësi për një ndryshim”.

Prokurorët e Serbisë kanë ngritur akuza kundër 13 personave për shembjen e çatisë duke përfshirë një ministër të qeverisë dhe disa zyrtarë shtetërorë. Por ish-ministri i ndërtimit Goran Vesiç është liruar nga paraburgimi, duke nxitur dyshimet mbi pavarësinë e hetimeve.

Stacioni kryesor hekurudhor në Novi Sad u rinovua dy herë në vitet e fundit si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë të punëve në infrastrukturë me kompanitë shtetërore kineze.

Çka dihet për grupin që punoi për shkëputjen e Republikës Sërpska nga Bosnje e Hercegovina?

Në maj, Qeveria e Republikës Sërpska caktoi një grup pune, i cili supozohej të hartonte një dokument mbi “shkëputjen paqësore” të dy njësive në Bosnje dhe Hercegovinë. Fotografi nga mbledhja e Qeverisë së RS-së më 25 prill 2024.

 

Goran Katiq, Melisa Teletoviq

Në vitin 2024, presidenti i Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, urdhëroi disa zyrtarë nga partia e tij, Aleanca e Social-Demokratëve të Pavarur (SNSD), të formojnë një grup pune.

Detyrë e grupit ishte të hartonte një plan për shkëputjen e Republikës Sërpska nga pjesa tjetër e Bosnje e Hercegovinës.

Kështu thuhet në një deklaratë të lëshuar tri ditë më parë nga Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC).

Si pjesë e grupit secesionist, aty përmenden edhe ministri i Punëve të Brendshme i Republikës Sërpska, Sinisha Karan, dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës Sërpska, Dallibor Paniq.

Karan dhe Paniq, të cilët u vendosën në listën e zezë të OFAC-ut më 17 janar, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në organizimin e festimit të Ditës antikushtetuese të Republikës Sërpska, thuhet se ishin pjesë e grupit që shkroi planin e ndarjes për Dodikun.

Deklarata e OFAC-ut nuk sqaron se cilit grup pune i referohet, ndonëse një grup me synime të ngjashme u formua në Republikën Sërpska në fund të majit të vitit të kaluar.

Atëkohë, Qeveria e Republikës Sërpska caktoi një grup pune prej tetë anëtarësh, i cili duhej të shkruante një marrëveshje për “ndarjen paqësore” të Republikës Sërpska dhe Federatës së Bosnje e Hercegovinës – dy entitetet që përbëjnë këtë vend.

Përveç Paniqit dhe Karanit, në atë grup ishin edhe tre persona, të cilët që më parë ishin nën sanksionet e OFAC-ut: Millosh Bukejlloviq, ministër i Drejtësisë i Republikës Sërpska, Jellena Pajiq Bashtinac, sekretare e përgjithshme në Zyrën e Presidentit të Republikës Sërpska, dhe Dragan Stankoviq, drejtor i Administratës Gjeodezike të këtij entiteti.

Publiku nuk u informua nëse ky grup është takuar, ka arritur në ndonjë përfundim apo ka shkruar dokumente.

Dokumenti në lidhje me shkëputjen, pritej të ishte temë e sesionit të Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska më 9 korrik, me një emër tjetër, por u tërhoq nga rendi i ditës.

Më pas u tha se dokumenti ishte propozuar nga një grup deputetësh.

“Shkëputja paqësore” është e pamundur me kuadrin aktual ligjor në Bosnje e Hercegovinë, pasi do të kërkonte ndryshime në Kushtetutë dhe mbajtjen e një referendumi për këtë çështje.

“Nuk u fol për shkëputje”

Një nga të sanksionuarit është Dallibor Paniq, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës Sërpska.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se nuk ka marrë pjesë kurrë në takime ku është diskutuar për shkëputjen e Republikës Sërpska dhe se “nuk i është dhënë detyrë të bëjë ndonjë gjë kundër rendit kushtetues të Bosnje e Hercegovinës dhe Marrëveshjes së Dejtonit”.

Dallibor Paniq.

Dallibor Paniq.

“Unë nuk e di nëse ka ndonjë akt përmes të cilit është formuar ndonjë grup pune për të bërë ndarjen. Unë së paku nuk e di, edhe pse pretendohet se jam pjesë e atij grupi. Nuk di për takime të tilla dhe nuk kam marrë pjesë në to”, thotë Paniq.

I sanksionuari i dytë që lidhet me grupin secesionist, Sinisha Karan, njëherësh ministër i Brendshëm i Republikës Sërpska, nuk iu përgjigj thirrjeve të Radios Evropa e Lirë për komente.

Llazar Stjepanoviq, përfaqësues ligjor i Republikës Sërpska, ishte një prej anëtarëve të grupit të punës për ndarjen paqësore të Republikës Sërpska nga Federata e Bosnje e Hercegovinës.

Stjepanoviq thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk e di se cilit grup specifik i referohet OFAC-u, por supozon se “janë ata për të cilët bëhet fjalë”.

Ai thotë se pas takimeve fillestare, menjëherë pas formimit, grupi nuk është takuar më.

Llazar Stjepanoviq.

Llazar Stjepanoviq.

“Grupi punues është mbledhur dhe pastaj nuk kemi pasur ndonjë aktivitet. Të paktën mesa di unë. Nuk kam qenë i përfshirë, ndoshta ka ndodhur diçka pa mua”, thotë Stjepanoviq.

Në anën tjetër, Darko Qullum, drejtor i Agjencisë së Hetimit dhe Mbrojtjes në Bosnje e Hercegovinë (SIPA), thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo agjenci nuk është informuar për ndonjë plan për shkëputje apo grupe pune, ndërsa Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse është duke i hetuar pretendimet në fjalë.

Nga Ambasada e SHBA-së në Sarajevë, ndërkaq, thanë se për shkak të inaugurimit të presidentit amerikan më 20 janar, nuk punojnë.

Nuk kishte takime nga frika e sanksioneve?

Opozita parlamentare në Republikën Sërpska pajtohet se bëhet fjalë për një grup pune të formuar nga Qeveria e Republikës Sërpska për “ndarjen paqësore të Republikës Sërspka dhe Federatës së Bosnje e Hercgovinës”.

“Përveç nëse ata [OFAC-u] kanë ndonjë informacion tjetër, se një grup joformal është krijuar dhe se ka bërë diçka në prapaskenë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Igor Cërnadak, kryetar i grupit parlamentar të Partisë së Progresit Demokratik.

Ai thekson se, sipas informacioneve të tij, grupi i punës nuk është takuar, për shkak se pjesëtarët e tij kanë pasur frikë nga sanksionet dhe kanë menduar se në atë mënyrë do t’u shmangen atyre.

“Ne e kemi kërkuar atë informacion në seanca, na tregoni se çfarë po bëhet… Ata, thjesht, kanë heshtur”, thotë Cërnadak.

Shkëputja “indirekte” e Republikës Sërpska

Autoritetet e Republikës Sërpska, të udhëhequra nga Millorad Dodik, nuk kanë ndërmarrë hapa të qartë drejt shkëputjes nga Bosnje e Hercegovina, por, megjithatë, kanë zbatuar një sërë hapash që i reduktojnë fuqitë shtetërore.

Marsin e kaluar, në vlerësimin e tij vjetor, Komuniteti i Inteligjencës i SHBA-së vuri në dukje se Dodik “po ndërmerrte hapa provokues për të neutralizuar monitorimin ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë dhe për të siguruar shkëputjen de facto të Republikës Sërpska”.

Në verë të vitit 2023, Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska miratoi ligje që parashikojnë moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës në territorin e këtij entiteti, si dhe kërkojnë që vendimet e Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, të mos botohen në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska.

Për shkak të nënshkrimit të dekretit për shpalljen e këtyre ligjeve, para Gjykatës në Bosnje e Hercegovinë është duke u zhvilluar një gjyq kundër Dodikut.

Dodik, gjithashtu, ka kërcënuar me shkëputje nëse Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje e Hercegovinë imponon një ligj për pronën shtetërore.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Valona Tela

Mijëra njerëz protestojnë jashtë televizionit shtetëror të Serbisë kundër njëanshmërisë pro-qeveritare

Dhjetëra mijëra protestues, të udhëhequr nga studentët universitarë, organizuan një protestë masive para selisë së televizionit shtetëror RTS në Beograd, duke denoncuar njëanshmërinë pro-qeveritare të transmetuesit.

Protesta ndodhi një ditë pas një incidenti të rëndë, ku një student u plagos rëndë pasi një shofer përplasi makinën e tij në një turmë protestuesish në kryeqytetin serb.

Demonstrata, një nga më të mëdhatë në vite kundër RTS-it, është pjesë e një valë të gjerë protestash që kanë përfshirë vendin pas shembjes së një tende betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit nëntorin e kaluar, ku humbën jetën 15 persona.

Protestuesit kritikojnë televizionin shtetëror për raportimin e njëanshëm dhe akuzat e presidentit Aleksandër Vuçiq, i cili i ka cilësuar protestat si të nxitura nga shërbimet sekrete të huaja me qëllim destabilizimin e qeverisë së tij.

Gjatë protestës, turma heshti për 15 minuta për të nderuar secilën prej viktimave të shembjes, ndërsa brohoriti gjithashtu për një grevë të përgjithshme në mbarë vendin.

Protestuesit akuzojnë qeverinë për korrupsion, duke e fajësuar atë për punimet e parregullta të rinovimit në ndërtesën e stacionit të trenit, të realizuara në kuadër të marrëveshjeve me kompani kineze. Ky incident është kthyer në një pikë kritike për pakënaqësinë publike ndaj, sipas tyre, qeverisjes gjithnjë e më autokratike të Vuçiqit.

Protestat, që nisën më 1 nëntor, janë mbajtur çdo ditë në Beograd, Novi Sad dhe qytete të tjera, shpesh duke përfunduar me tensione apo incidente të dhunshme.

Në një nga incidentet më të fundit, një shofer në Beograd goditi një protestuese, duke shkaktuar plagë të rënda në kokë, dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Policia arrestoi shoferin dhe e akuzoi për tentativë vrasje.

Përveç kësaj, në Novi Sad, një burrë kërcënoi protestuesit me thikë, ndërsa në Beograd, policia e trazirave dëboi politikanë të opozitës nga Bashkia e qytetit, ku ata po mbështesnin protestat studentore.

Presidenti Vuçiq ka dënuar protestat, duke i cilësuar ato si përpjekje të dhunshme për të rrëzuar qeverinë dhe ka mbajtur anën e qytetarëve që kundërshtojnë bllokimet e trafikut. Ndërkohë, opozita e akuzon atë për krijimin e një atmosfere të dhunshme në vend me retorikën e tij kundër protestave./ Euronews – Syri.Net

Studentët serbë protestojnë në rrugët e Beogradit

Dhjetëra mijëra protestues kundër qeverisë mbushën rrugët e Beogradit të dielën duke ndezur dritat e telefonave celularë dhe mbajtur 15 minuta heshtje në nderim të viktimave nga shembja e çatisë së një stacioni treni, aksident për të cilin i fajësojnë autoritetet.

Protesta u organizua dhe u drejtua nga studentët e universitetit shtetëror të kryeqytetit serb, të cilët kërkojnë daljen përpara drejtësisë të personave përgjegjës për aksidentin.

Ata fajësojnë Partinë Progresiste Serbe (SNS) në pushtet të Presidentit Aleksandar Vuçiç për korrupsion dhe nepotizëm. Presidenti serb dhe partia e tij i kanë mohuar akuzat.

Studentët e universitetit shtetëror në Beograd, Kragujevc dhe Nish kanë pezulluar mësimet për javë të tëra duke kërkuar publikimin e të gjitha dokumenteve që lidhen me rinovimin e stacionit të shembur, si dhe ndjekjen penale të zyrtarëve përgjegjës për fatkeqësinë.

Çdo ditë përpara fakulteteve të tyre studentët bllokojnë trafikun për 15 minuta për të përkujtuar 15 viktimat.

Tenda prej betoni e çatisë së stacionit të trenit, e rinovuar kohët e fundit, u shemb më 1 nëntor duke u marrë jetën 14 individëve dhe plagosur tre të tjerë. Një i plagosur humbi jetën më vonë.

Udhëheqësit e opozitës dhe qytetarët serbë kanë zhvilluar protesta të vazhdueshme, duke thënë se aksidenti ishte rezultat i korrupsionit dhe nepotizmit qeveritar.

Qeveria e koalicionit i mohon akuzat ndërsa Presidenti Vuçiç ka thanë se individët përgjegjës duhet të japin llogari.

“Kemi vite që jemi të pakënaqur. Jemi këtu për të shprehur revoltën tonë ndaj autoriteteve dhe për të mbështetur studentët”, tha protestuesja Tamara Kovaçeviç. sn

Studentët serbë mbushin rrugët edhe në Novi Sad, mesazh Vuçiçit para zyrave të BIA-s: Po i hedh benzinë pakënaqësisë tonë

Një ditë pasi studentët e Beogradit iu rikthyen protestave masive në kryeqytetin serb, duke paralizuar qarkullimin në rrugët kryesore, sot janë tubuar edhe ata të Novi Sadit. Mijëra studentë të këtij qyteti kanë mbushur bulevardin “Car Llazar”, bulevardin “Çlirimi” e deri te godina ku ndodhet Shërbimi Inteligjent i Serbisë (BIA). Studentët akuzojnë shërbimin sekret se po ushtron presione ndaj studentëve dhe familjarëve të tyre që t’i japin fund protestave dhe bllokadës tashmë disa javore në fakultetet e vendit.

“Ata po përpiqen të shtypin rebelimin tonë, por kjo do t’i hedhë benzinë pakënaqësisë tonë”, tha një nga studentët.

Serbi
Serbi

“Këto janë lëvizje të njerëzve të dëshpëruar të cilët po mbulojnë kolapsin e përgjithshëm të organizatës së tyre të brendshme e cila ka zbatuar një sundim afatgjatë terrori”, tha një tjetër i ri.

Policia serbe dislokoi forca të shumta sigurie si dhe vendosën një gardh mbrojtës përreth zyrave të BIA.

Policia Serbe
Policia Serbe
Serbi
Serbi

Studentët shpjeguan edhe pse turma iu drejtua zyrave të BIA.

“Një gjë do ta kuptojnë me siguri: Ne nuk kemi frikë nga ju”, ishte deklarata e një studenteje, organizatore e protestave kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiç.

Protestat kundër korrupsionit në Serbi nisën pas rrëzimit të çatisë së stacionit të treni pikërisht në Novi Sad ku humbën jetën 15 persona. Shembja e objektit prej cilësisë së dobët të punimeve u konsiderua nga shoqëria civile dhe opinioni publik si tregues i korrupsionit qeveritar dhe prej muajit nëntor në Serbi zhvillohen protesta të vazhdueshme nga studentët me kërkesë dorëheqjen e Aleksandar Vuçiç.bw

Vuçiqi: Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz

Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa problemeve me të cilat po përballet, njoftoi të shtunën presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Jemi njoftuar nga Azerbajxhani se, për shkak të problemeve që kanë, nga sot nuk mund të llogarisim më në 1.7 milionë metër kub gaz që vjen në vendin tonë çdo ditë”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se Serbia tani do të fillojë t’i shpenzojë rezervat e veta derisa Azerbajxhani t’i zgjidhë problemet.

“Ishte zgjuarsi që ne grumbulluam rezerva. Shpresoj që në një ose dy muaj ta rregullojnë këtë. Nëse jo, llogarisni se në katër muajt e ardhshëm do të duhet të shtojmë dhe të përdorim rezervat. Nuk do të ketë mungesë as gazi, as nafte”, tha Vuçiq.

Vendimi i Azerbajxhanit vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara e vendosën Industrinë Serbe të Naftës në listën e sanksioneve, duke këmbëngulur që kompania serbe të mos vazhdojë të jetë në pronësi të Rusisë.

Serbia nënshkroi marrëveshje me Azerbajxhanin për furnizim me gaz natyror në shtator të vitit 2024, si pjesë e përpjekjeve për t’i diversifikuar burimet e furnizimit dhe për ta ulur varësinë nga gazi rus, tek i cili është mbështetur kryesisht për më shumë se një çerek shekulli.

Serbia dhe Azerbajxhani nënshkruan marrëveshjen e partneritetit strategjik në nëntor të vitit 2023.

Ministrja e Energjisë e Serbisë, Dubravka Handanoviq Gjedoviq, deklaroi në shtator se gjatë dimrit, Serbia do të jetë në gjendje të llogarisë në dërgesat e sigurta të rreth një milion metra kub gaz nga Azerbajxhani.

Gazi nga Azerbajxhani i dërgohet Serbisë përmes një gazsjellësi të ri në Bullgari, i cili financohet pjesërisht nga Bashkimi Evropian (BE). REL

NIS-i në listën e sanksioneve të SHBA-së, Vuçiq thotë se kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj industrisë së naftës të Rusisë, sanksione që kanë shënjestruar edhe kompaninë serbe, Industria e Naftës së Serbisë, NIS.

Thesari amerikan tha se ka sanksionuar kompaninë shtetërore ruse, Gazprom Neft dhe Surgutneftegas, me seli në Rusi.

Kompania NIS u sanksionua për shkak të ashtuquajturit “rrezik sekondar”, do të thotë për shkak të lidhjes me Gazpromin rus.

Këtyre sanksioneve u është bashkuar edhe Britania.

Thesari tha se ka ndërmarrë masa gjithëpërfshirëse për të përmbushur angazhimin e G7-ës për të ulur të ardhurat energjetike të Rusisë që përdoren për luftën kundër Ukrainës.

Administrata në largim amerikane e demokratit Joe Biden, i cilësoi sanksionet e fundit si më të rëndësishmet deri më tani ndaj sektorëve të naftës dhe gazit të lëngshëm natyror të Moskës, që forcojnë ekonominë ruse.

Vuçiq: Sanksione të rënda dhe serioze

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi në një konferencë për shtyp më 10 janar, pas këtij publikimi nga Departamenti amerikan i Thesarit, se bëhet fjalë për “sanksione të rënda dhe serioze” dhe se kërkohet “largimi i plotë i Rusisë nga pronësia e NIS-it”.

“Ata nuk lejojnë mundësinë e 49 për qind ose më pak kapital rus”, tha presidenti Vuçiq.

Ai shtoi se Serbisë i janë vendosur afate për të kryer transformimin e pronësisë së NIS-it. Presidenti serb theksoi se NIS-i do të mund të vazhdojë të funksionojë vetëm “në mënyrë të rregullt”, ndërsa transformimi i pronësisë duhet të fillojë menjëherë.

Vuçiq tha se SHBA-ja ka paralajmëruar mundësinë e konsultimeve me Serbinë lidhur me sanksionet, “gjë që ne do ta shfrytëzojmë që nesër”.

“Plani për transformimin e pronësisë duhet të miratohet nga OFAC (Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja), brenda Departamentit amerikan të Thesarit”, tha Vuçiq.

Gazprom Neft ka aksione në NIS, që nga viti 2022. Aksione ka edhe kompania e saj mëmë Gazprom.

Sipas të dhënave të NIS-it, kompania Gazprom Neft zotëron sot 50 për qind të kapitalit aksionar të NIS-it, Republika e Serbisë zotëron 29.87 për qind të aksioneve, ndërsa kompania Gazprom zotëron 6.15 për qind të aksioneve.

Pjesa tjetër u takon qytetarëve, punonjësve, ish-punonjësve dhe aksionarëve të tjerë më të vegjël.

Gazprom Neft është nën sanksionet evropiane dhe amerikane që nga viti 2014, për shkak të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia, dhe kompanisë i është ndaluar qasja në tregjet e BE-së dhe SHBA-së.

NIS-i, përndryshe, zotëron më shumë se 400 pika karburanti në Serbi dhe në vendet e rajonit: Bosnje dhe Hercegovinë, Rumani dhe Bullgari.

Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Kompanive të Naftës në Serbi, Tomisllav Miqoviq, ka thënë më herët se sanksionet eventuale do të ndikonin në tregun serb të derivateve të naftës, por shtoi se për të gjitha pengesat që mund të dalin, ka zgjidhje dhe se furnizimet nuk do të ndërpriten.

“Unë jam i bindur se ato sanksione – çfarëdo qofshin ato, nëse miratohen – nuk janë të drejtuara kundër Serbisë. Ndaj, besoj se do të gjendet një zgjidhje për të garantuar furnizim të sigurt të tregut vendas”, thotë Miqoviq për Radion Evropa e Lirë.

Nafta në Serbi importohet kryesisht përmes një tubacioni me të cilin operon kompania JANAF në Kroaci. Përmes tij, nafta dërgohet në Kroaci, Hungari, Sllovaki dhe Serbi.

SHBA: Sanksionet godasin burimin kryesor të financimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës

Zyrtarët amerikanë thanë se sanksionet, që shënjestrojnë entitetet që bëjnë biznes me rusët, kanë potencialin që t’i ofrojnë ekonomisë ruse miliarda dollarë në muaj.

Më shumë se 180 anije, transportuese të naftës, që dyshohet se janë pjesë e një flote në hije, që përdoret nga Kremlini për të shmangur sanksionet ndaj sektorit të naftës, tregtarët, firmat e shërbimit të fushës së naftës dhe zyrtarë rusë të energjisë janë po ashtu pjesë e sanksioneve të reja.

Zyrtarët e Thesarit thanë po ashtu se disa anije që janë sanksionuar dyshohet se kanë transportuar naftën iraniane, që po ashtu është nën sanksione.

Sanksionet e reja po ashtu godasin një projekt të madh të gazit të lëngshëm natyror të Rusisë në Arktik, por edhe zyrtarë të lartë të Rosatomit, që është agjenci për ndërtimin e termocentraleve me energji bërthamore.

“SHBA-ja po ndërmerr veprime gjithëpërfshirëse kundër burimit kryesor të të ardhurave të Rusisë për financimin e luftës së saj brutale dhe të paligjshme kundër Ukrainës”, tha përmes një deklarate sekretarja e Thesarit, Janet Yellen.

“Me veprimet e sotme, ne po rrisim rrezikun e sanksioneve të lidhura me tregtinë e naftës ruse, përfshirë transportin dhe lehtësimin financiar për të mbështetur eksportet e naftës ruse”, shtoi Yellen.

SHBA-ja dhe shtetet evropiane i vendosën sanksione Rusisë disa ditë pas Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Megjithatë, Perëndimi pati një qasje më të kujdesshme ndaj sektorit të energjisë së Rusisë, pas shqetësimeve për ndikimin që do të kishte në çmimet globale të energjisë.

Çmimet e naftës dhe gazit natyror fillimisht u rritën për shkak të frikës se do të ketë ndërprerje të furnizimeve, por disa muaj më vonë u rikthyen në nivelet që kishin qenë para se të niste pushtimi rus i Ukrainës.

Në përpjekje që furnizimet me naftë ruse të vazhdonin, por njëkohësisht të prekeshin të ardhurat e Moskës, në dhjetor të vitit 2022 SHBA-ja dhe Evropa vendosën një çmim tavan prej 60 dollarësh për fuçi të naftës ruse. Perëndimi kërcënoi se do të sanksiononte çdo kompani transportuese që nuk do të respektonte këtë vendim.

Por, duke u përpjekur që të shmangte këtë çmim tavan, Rusia përdori qindra cisterna nafte në tregjet ndërkombëtare që zakonisht njihen me termin “flotë në hije”.

Pavarësisht sanksioneve, Rusia vazhdoi të kishte miliarda dollarë të ardhura nga sektori i saj i energjisë, duke shtyrë Ukrainën që t’i kërkonte administratës Biden që Moskës t’i vendoseshin sanksione më të ashpra dhe zbatimi i tyre të ishte po ashtu më rigoroz. REL

Studentët “paralizojnë” Beogradin, protestuesit bllokojnë kryqëzimin kryesor të kryeqytetit serb. Manifestim në disa drejtime

Studentët serbë protestuan sërish sot në Beograd. Ata janë mbledhur në kryqëzimin kryesor të kryeqytetit serb, duke paralizuar qarkullimin.

“Ejani në Mostar, nëse keni guxim” ishte motoja e protestës së tyre e njoftuar prej disa ditësh për këtë të premte. Demonstruesit fillimisht u mblodhën para Pallatit të Drejtësisë, ku studentëve mësohet se u janë bashkuar edhe akademikë.

Fakultetet e Vozhdovcit bllokuan pjesën drejt autostradës dhe pjesën tjetër drejt Beogradit të Ri, duke bllokuar kështu të gjithë kryqëzimin e Mostarit.

Studentët e Fakultetit të Arteve bllokuan autostradën drejt Beogradit të Ri dhe më pas të gjithë rrethrrotullimin kryesor të kryeqytetit. Me të mbërritur studentët, qarkullimi i automjeteve u ndërpre.

Studentët protestojnë kundër korrupsionit qeveritar, ndërsa kërkojnë edhe dorëheqjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Ata njoftuan duke fishkëllyer, fërshëllyer dhe brohoritur “Të gjithë në bllokada” se nuk do të hiqnin dorë nga përmbushja e kërkesës për përcaktimin e përgjegjësisë për vdekjen e 15 personave dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve pas shkatërrimit të një stacioni hekurudhor të rindërtuar në Novi Sad. bw

Do të përfshihen anije, nëndetëse, drone detare, avionë, helikopterë dhe 20,000 personel, Turqia zhvillon stërvitjen aeronautike “Atdheu Blu 2025” në Egje dhe Mesdhe

Turqia po vazhdon me një stërvitje aeronautike të quajtur “Atdheu Blu 2025” në zonat e Egjeut, Mesdheut dhe Detit të Zi. Stërvitja fillon sot, e martë 7 janar dhe përfundon më 16 janar.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, gjithsej 87 anije sipërfaqësore, shtatë nëndetëse, shtatë automjete detare pa pilot, 31 avionë, 17 helikopterë, 28 avionë pa pilot dhe 20,000 personel, duke përfshirë burra nga Forcat Nëndetëse, do të marrin pjesë në sulm dhe Mbrojtja e Nëndetëseve.

Për nevojat e stërvitjes, u krijua një qendër operacionale në Qendrën e Luftës Detare Gyoljuko, në të cilën do të marrin detyra 115 personel detar.

Aktivitetet e të ftuarve të dalluar të stërvitjes në fjalë do të zhvillohen më 9 janar në bazën detare të Aksazit, përballë Rodosit. bw

Vuçiçi: Zyrtari amerikan më konfirmoi se do të sanksionohet Industria e Naftës së Serbisë!

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë të shtunën se nënsekretari amerikan i Shtetit për Rritje Ekonomike, Energji dhe Ambient, Jose Fernandez, i ka konfirmuar që Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione kundër Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS).

“Ata do të vendosin sanksione, jo vetëm financiare, por sanksione të plota ndaj kompanisë NIS. Këto nuk do të jenë sanksione kundër kompanive që janë në pronësi ruse, apo që financohen nga bankat ruse, por do të jenë sanksione të drejtpërdrejta ndaj kompanisë tonë NIS”, ka thënë Vuçiq në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë.

Presidenti serb ka thënë se do të diskutojë me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill, më vonë gjatë ditës.

Sipas Vuçiqit, Uashingtoni do t’i japë Serbisë afat prej 30 ditësh “të rishikojë situatën dhe të marrë veprime, dhe brenda 60 ditëve të përfundojë gjithçka”.

Ai i ka propozuar sërish Qeverisë serbe që t’i formojë dy ekipe, në koordinim me kryeministrin, për të biseduar me palën amerikane dhe atë ruse.

Vuciq ka përmendur se Serbia ka lidhje të mira me njerëzit në administratën e re të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, por edhe që synon të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin në pjesën e dytë të janarit.

Vuçiq pati thënë edhe më 13 dhjetor se SHBA-ja do të vendosë sanksione ndaj NIS-it brenda ditësh, për shkak se kjo kompani, që dikur ka qenë shtetërore, tani është në duart ruse.

Dhjetë ditë më vonë, ambasadori amerikan në Beograd, Hill, pati thënë se “nuk ka informacion” që do të vendosen sanksione ndaj NIS-it.

Hill pati thënë për Radiotelevizionin publik të Serbisë (RTS) se “ekzistojnë shqetësime” nëse NIS-i në duart ruse është duke ndihmuar disi në financim të luftës së Moskës në Ukrainë, dhe që këto çështje duhet të analizohen me kujdes.

Prej viti 2008, NIS-i është në pronësi të kompanisë shtetërore ruse, Gazprom Neft dhe kompanisë së saj amë, Gazprom.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë futur Gazprom Neftin në listë të zezë më 2014, pasi Rusia pati aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë.

Gazprom, ndërkaq, nuk është në listën e sanksioneve të Perëndimit.

Pavarësisht përpjekjeve për t’i diversifikuar burimet e funrizimit – pas nisjes së luftës në Ukrainë – Serbia vazhdon të varet në masë të madhe nga burimet ruse të energjisë, dhe kjo varësi ka qenë një prej argumenteve kryesore të Beogradit zyrtar për të mos vendosur sanksione ndaj Moskës, me gjithë insistimin e Perëndimit./REL

Dymbëdhjetë të vrarë në Cetinje, përfshirë dy fëmijë

Policia në Cetinje pas të shtënave, 1 janar 2025.

 

Dymbëdhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë të mërkurën pasdite më 1 janar në Cetinjë të Malit të Zi, ndërsa katër persona të tjerë janë plagosur, njoftoi prokurorja Andrijana Nastiq pas ekspertizës.

I dyshuari për këtë vrasje të shumëfishtë dhe plagosje, Aco Martinoviq, ka tentuar vetëvrasjen. Ai ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Vrasjet kanë ndodhur në pesë lokacione të ndryshme – në lokacionin e parë dhe të dytë janë vrarë katër persona, në të tretin dy fëmijë, ndërsa në lokacionin e katërt dhe të pestë nga një person.

Ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, tha në një konferencë të jashtëzakonshme në mesnatë se motivi i vrasjeve është i panjohur, pasi viktimat ishin miq dhe kumbara të Martinoviqit.

Ai i vrau katër personat e parë në një lokal, pas një zënke që kishte paraprirë një shoqërim disaorësh.

Katër persona janë dërguar në Qendrën Klinike të Podgoricës në gjendje kritike, sipas drejtorit të këtij institucioni Aleksandar Radoviq.

Kryeministri malazez, Millojko Spajiq e ka përshkruar rastin si tragjedi të tmerrshme. Ai ka njoftuar ashpërsimin e kritereve për mbajtjen e armëve.

“Do të shqyrtojmë ndalimin e plotë të mbajtjes së armëve,” tha Spajiq.

Martinoviq ishte dënuar me kusht në vitin 2005 për sjellje të dhunshme me një vit burg, por nuk është konsideruar si person me interes për sigurinë, tha ministri Sharanoviq.

Ai shtoi se në vitin 2022 tek ai u gjetën armë dhe eksploziv, për çka është dënuar në shkallën e parë me tre muaj burg.

Qyteza e Cetinjes është rreth 30 kilometra larg Podgoricës.

Qeveria e Malit të Zi i ka shpallur tri ditë zie, më 2,3 dhe 4 janar, për shkak të këtij rasti.

Koncertet për shënim të Vitit të Ri janë anuluar në Podgoricë, Budvë dhe Kotor, ndërsa kryeministri Spajiq u ka bërë thirrje edhe komunave tjera që t’i anulojnë organizimet e jashtme. REL

Rumania dhe Bullgaria zyrtarisht në Shengen, hiqen kontrollet kufitare tokësore

Të bashkuar 25 milionë banorët e Bullgarisë dhe Rumanisë tani i bashkohen afro 450 milionë qytetarëve të BE-së, të cilët tashmë kanë lirinë për të lëvizur nëpër zonën Shengen, pasi kontrollet kufitare tokësore u hoqën zyrtarisht.

Kishte kaluar shumë kohë , pasi të dy vendet u bashkuan për herë të parë në Bashkimin Evropian shtatëmbëdhjetë vjet më parë – dhe negociatat për të hyrë në Zonën Shengen filluan në 2011.

Kur Komisioni Evropian u dha dritën jeshile vendeve në dhjetor, ai shënoi një sinjal të rëndësishëm për qytetarët e të dy vendeve se ata tani mund të ndjehen si anëtarë të plotë të Bashkimit Evropian.

Nuk ka më radhë në kufi

Zona Shengen u krijua për herë të parë në 1985 dhe tani përfshin 29 vende, shumica e të cilave janë vende të BE-së, si dhe disa vende jo anëtare të BE-së, duke përfshirë Islandën dhe Zvicrën. Deri më sot, banorëve të vendeve u është dashur të qëndrojnë në radhë për periudha të gjata kohore në 30 kufijtë tokësorë midis Rumanisë dhe Bullgarisë, ndërsa prisnin kontrollet zyrtare.

Për bullgarët dhe rumunët, kjo do të thotë se ata tani do të mund të udhëtojnë me makinë në Francë , Spanjë dhe Norvegji pa pasaportë . Drejtuesit dhe pasagjerët nuk kanë më nevojë të tregojnë asnjë dokument identiteti dhe makinat mund të kalojnë pa kontroll.

Megjithatë, të paktën për gjashtë muajt e parë, do të kryhen kontrolle të rastësishme për udhëtarët në kufi për të parandaluar aktivitetet kriminale, me fokus të veçantë në automjetet më të mëdha.

Mund të nënkuptojë gjithashtu se më shumë evropianë vizitojnë Rumaninë dhe Bullgarinë, duke sjellë me vete një brez të ri turistësh.sn

Ishte nisur nga Hamburgu për në Prishtinë, ja pse avioni me 155 pasagjerë bën ulje emergjente në Beograd

Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës së Kosovës Liburn Aliu, ka reaguar pas devijimit të një fluturimi nga Hamburgu për në Prishtinë, i cili përfundoi në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit për shkak të problemeve teknike.

Fluturimi me numër EW5704, i nisur nga Hamburgu në ora 14:30 me 155 pasagjerë në bord, u detyrua të ulet në Beograd për arsye sigurie.

“Sot, fluturimi i planifikuar nga Hamburg – Gjermani për në Prishtinë nga operatori ajror ‘Eurowings’ (Flt.Nr. EW5704), i nisur nga Hamburg në ora 14:30, me 155 udhëtar ne bord, për shkaqe teknike është detyruar të aterrojë ne aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd”, ka njoftuar Aliu.

Sipas tij, pas incidentit, operatori ajror ndërmori masa të menjëhershme duke organizuar një aeroplan alternativ për transportimin e pasagjerëve.

Aeroplani i dytë, me numër fluturimi EW6005, mori udhëtarët e mbetur në Beograd dhe fluturoi për në Köln, Gjermani.

Aliu ka bërë të ditur se detaje të mëtejshme rreth incidentit priten të publikohen nga linja ajrore në ditët në vijim. bw

U arrestua pas vizitës në Kosovë, politikani serb Sanduloviç: Do ta bëj sërish! Serbia duhet të pranojë krimet

Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikola Sanduloviç, njoftoi se Prokuroria e Lartë Publike në Nish e ka hedhur poshtë padinë penale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë kundër tij, për nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.

Padia u ngrit pasi ai kishte nderuar viktimat shqiptare në Kosovë duke vendosur lule në varrin e një vajze të vrarë në Prekaz.

Sanduloviç deklaroi se gjatë arrestimit ka pësuar keqtrajtim fizik për shkak të qëndrimeve të tij politike mbi Kosovën, gjë që e çoi në spital. MPB dhe BIA serbe i kanë hedhur poshtë këto pretendime.

“Do të kërkoj drejtësi për veprimin që është kryer kundër meje sepse kam vendosur lule në varrin e një vajze shtatëvjeçare të vrarë në Prekaz. Dhe do ta bëj përsëri. Ky akt është simbol i pajtimit dhe jo i urrejtjes”, tha Sanduloviç.

Sanduloviç njoftoi se do të kërkojë një hetim ndërkombëtar për rrethanat e arrestimit të tij dhe ngritjen e padive penale kundër personave përgjegjës.

Ai falënderoi zyrtarë ndërkombëtarë, përfshirë deputeten britanike Alicia Kearns dhe presidenten e kryeministrin e Kosovës Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, për mbështetjen e tyre.

Duke komentuar çështjen e Kosovës, ai në një deklaratë për RTK theksoi rëndësinë që Serbia t’i pranojë krimet dhe përgjegjësit të ndiqen penalisht, ndërsa, sipas tij, duhet një falje kolektive.

“Nëse shumica e vendeve të BE-së dhe SHBA-ja si dhe fuqitë të tjera kanë njohur Kosovën, mos të humbim kohë sepse rezultati do të jetë i njëjtë, dhe ky është një fakt i pandryshueshëm. Qëndrimi im është që Kosova e ka shpallur pavarësinë dhe duhet të ecë në rrugën e saj, por të gjithë së bashku duhet të ndërtojmë paqen dhe një të ardhme të përbashkët në BE”, tha ai.

Lidhur me incidentin në kanalin Iber-Lepenc, Sanduloviç theksoi rendësin e përfshirjes se FBI-së në hetime. Për sulmin terrorist në Banjskë, ai deklaroi se Milan Radoiçiq duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë dhe Serbi.

Sanduloviç shprehu mbështetje për protestat studentore ne Serbi në luftën e tyre për një shtet të liruar nga krimi dhe korrupsioni. Ai theksoi se pa ballafaqim me të kaluarën nuk ka përparim të Serbisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian. bw

‘Protestat në Serbi, do jenë më masive’- Isufi: Pakënaqësi ndaj qeverisë, grupet e Vuçiç po kërcënojnë e sulmojnë qytetarët

Teksa në Serbi kanë nisur protesta masive me pjesëmarrjen e mbi 100 mijë qytetarëve ne sheshe, ku kërkohet rrëzimi i presidentit Akeksandar Vuçiç dhe kabinetit qeverisë, protesta pritet të intensifikohet më shumë në ditët në vijim, ndërsa zanafilla është tragjedia me 15 viktima pas shembjes së stacionit hekurudhor në Novi Sad.

Në një intervistë për Syri Tv me edicionin e pasdites përmes një lidhjeje skype, gazetari Venhar Isufi, tha se protestat janë në duart e qytetarëve serbë, ndërsa atyre u janë bashkuar edhe bujqit, mësuesit, studentët dhe një sërë kategorish tjera, të cilët janë të pakënaqur me udhëheqësit.

Sipas gazetarit Isufi, ajo që vërehet në këtë protestë është fakti se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka angazhuar grupe të lidhur me të, për të kërcënuar e shantazhuar protestuesit, madje deri në konfrontime fizike.

Gjithashtu opozita serbe duket se po qëndron e mënjanuar nga protestat, duke u lënë dorë të lirë qytetarëve që të marrin në dorë fatet e vendit të tyre kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij.

Po shohim pakënaqësinë e madhe, nga bujqit, profesorët e mësuesit dhe gjithë kategoritë janë ngritur në këmbë dhe po kundërshtojnë politikën e Vuçiç dhe qeverisjes së tij. Protestuesit vazhdimisht kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç dhe kryeministrit. Muaj më parë në Novi Sad ra një pjesë e objektit të stacionit hekurudhor, 15 të vdekur dhe s’ka asnjë përgjegjësi të marrë nga Vuçiç. Ai ka përkrahur kompanitë që ka ndërtuar sistemin hekurudhor, janë të afërta me krye terroristin e sulmit në Bajsnkë, janë grupe të afërta me Vuçiç dhe nuk merr masë për t’i nxjerrë para drejtësisë. Protestat po bëhen edhe më masive. Deklarata e Vuçiç për pjesëmarrje jo të madhe, ka qenë jo korrekte, ka pasur mbi 100 mijë protestues. Nga të dhënat e OJQ, nr.i pjesëmarrësve është 100 mijë. Prezencë e jashtëzakonshme edhe e studentëve.

Edhe nesër do të organizojnë protestë masive në Beograd, largimin Vuçiç dhe kabinetit të qeverisë, rreth politikës së dëmshme. Këto protesta do të rriten më shumë, propaganda e Vuçiç është në rrijte.

I njëjti mund të përdoret dhe në Kosovë për të ngritur tensione në komunat në veri me propagandën e tyre.

Në momentin kur disa TV po raportonin protestën masive, RTV Serb ka përdorur vetëm një periudhë kohore duke e ndaluar, me pamje ku po mbahej mesha dhe po shkonin besimtarët të kisha ortodokse. Jo vetëm RTV Serb, por edhe disa media të afërta me pushtetin s’kanë bërë asnjë lajm, për këtë protestë, qytetarët janë vetëdijësuar. Protesta po rritet, e s’do të kenë fund deri në rrëzimin e Vuçiç, edhe pse duke e vështirë. Grupe të afërta me Vuçiç po kërcënojnë qytetarët me sulme fizike, sidomos ato persona me pankarta të ndryshme dhe këto grupe u shkojnë afër duke i kërcënuar dhe shantazhuar. Janë grupet e Vuçiç që t’i ndalojnë këto protesta.

Opozita, s’e kemi parë të jetë bashkuar në këto protesta. Është pozitive të mos përzihen në këto protesta qytetarësh. Edhe ato e kanë parë që t’u lihet vullneti qytetarëve. Tregojnë se nuk kanë ndikim politik. S’ka një tentativë që kjo të përdoret politikisht. sn

Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin në Ibër-Lepenc

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, tha SHBA-ja “nuk sheh asnjë provë që do të çonte në Beograd” kur bëhet fjalë për atë se kush qëndron pas sulmit në kanalin e furnizimit me ujë, Ibër-Lepenc, në veri të Kosovës.

“Ne sigurisht nuk shohim asnjë provë që do të çonte në Beograd, por dikush e bëri atë dhe duhet të kryhet një hetim i plotë”, tha Hill në një intervistë për televizionin publik të Serbisë, RTS.

Në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe, në Zubin Potok, më 29 nëntor ka ndodhur një shpërthim, i cili ka dëmtuar kanalin e Ibër-Lepencit, i cili furnizon me ujë disa qytete, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termocentraleve.

Hill shtoi se është mirë që Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së (FBI) po e mbështet hetimin dhe se kjo flet për mungesën e besimit dhe një “prirje drejt akuzave të ndërsjella”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sulmi është kryer me deri në 20 kilogramë eksploziv.

Kosova fajësoi Serbinë për këtë sulm, por Beogradi zyrtar e hodhi poshtë një gjë të tillë.

Në ditët pas sulmit, autoritetet e Kosovës kryen disa aksione në veri, gjatë së cilave konfiskuan armë, municione e pajisje të tjera ushtarake. Nga dhjetë të shoqëruar në polici si të dyshuar për përfshirje në sulm, dy u dërguan në paraburgim për një muaj.

Për autoritetet e Kosovës ky ka qenë sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/’99, dhe që dëmet shkojnë në rreth 400.000 euro.

Sulmi u dënua ashpër nga SHBA-ja dhe shtete të Bashkimit Evropian.

Nuk ka paralajmërime për sanksione ndaj industrisë së naftës së Serbisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, deklaroi se nuk ka ndonjë paralajmërim për vendosjen e sanksioneve ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) për shkak të pronësisë ruse.

Ai tha për RTS-në se ekziston shqetësimi nëse NIS, në duart e rusëve, në ndonjë mënyrë ndihmon financimin e luftës në Ukrainë dhe se këto janë çështje legjitime që duhet të shqyrtohen me kujdes.

“Mund t’ju them se, që kur rusët e blenë NIS-in, ka pasur një shqetësim të madh në lidhje me këtë, pasi është e vetmja rafineri në Serbi dhe që prej kohës kur është nën pronësinë shumicë të rusëve, kjo ka shqetësuar shumë njerëz për vite me radhë. Ky shqetësim është bërë edhe më i madh për shkak të faktit se Rusia vazhdon të zhvillojë një luftë barbare kundër Ukrainës”, tha Hill.

NIS-i është që nga viti 2008 në pronësi shumicë të kompanisë shtetërore ruse Gazprom Neft, dhe kompanisë amë të saj, Gazprom.

Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja e kanë vendosur Gazprom Neft-in në listën e zezë që nga viti 2014, pas aneksimit rus të gadishullit ukrainas të Krimesë.

“Do të shohim se cili do të jetë rezultati. Dua t’ju siguroj se, në asnjë mënyrë, vendimi përfundimtar nuk do të ndikojë në ekonominë serbe”, shtoi Hill.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 13 dhjetor se SHBA-ja planifikojnë të vendosë sanksione kundër NIS-it për shkak të pronësisë ruse dhe se këtyre sanksioneve do t’u bashkohet edhe Mbretëria e Bashkuar.

Një ditë më vonë, Vuçiq tha se ende nuk ka parë një dokument zyrtar për vendosjen e sanksioneve nga SHBA-ja kundër NIS-it, por se ekziston “një lloj konfirmimi zyrtar” që vendimi do të hyjë në fuqi më 1 janar për shkak të pronësisë ruse.

Departamenti i Shtetit më 16 dhjetor, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk publikojnë veprime të lidhura me sanksionet.

Në përgjigje thuhet se SHBA-ja “mbetet e përkushtuar për të penguar të ardhurat dhe rrjetet e furnizimit dhe financimit të Rusisë që përdoren për të mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës”.

Beogradi, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, refuzon t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës dhe vazhdon t’i ruajë lidhjet me zyrtarët në Kremlin.

Serbia është kryesisht e varur nga Rusia në sektorin energjetik, megjithëse ka nisur diversifikimin e rrugëve dhe burimeve për furnizimin me gaz. REL

‘I keni duart e përgjakura’- Vuçiçi drejt kolapsit, qindra mijëra studentë bllokojnë sheshet në Beograd

Qindra mijëra studentë në Beograd kanë dalë në protesta të fuqishme kundër presidentit serb Aleksandër Vuçiç, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Nga pamjet që po transmetohen në rrjetet sociale, dallohen sheshet e kryeqytetit të Serbisë, Beogradit, të pushtuara nga studentët, të cilët kërkojnë përgjegjësit për tragjedinë në Novi Sad, ku mbetën 15 viktima, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë në datë 1 nëntor.

Deri tani, nga 82 fakulte të Serbisë, 62 kanë bllokuar Beogradin, ku kërkojnë largimin e Vuçiç.

Protesta filloi me një heshtje 15-minutëshe në nderim të viktimave dhe u pasua nga brohoritjet “I keni duart e përgjakura”. Tubime më të vogla u mbajtën edhe në qytetet e Nishit dhe Kragujevcit.

Protestat e javëve të fundit e kanë sfiduar pushtetin e presidentit Vuçiç, kundërshtarët e të cilit e akuzojnë për sundim gjithnjë e më autokratik.

Presidenti i Serbisë thotë se nuk do të largohet nga vendi i tij siç bëri Assadi i Sirisë pavarësisht protestave në rritje, raportojnë mediat ndërkombëtare. sn

Protestë në Beograd kundër presidentit serb dhe qeverisë së tij

VOA

Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duke protestuar kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij.

Protesta e organizuar nga studentët dhe sindikatat e fermerëve, është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që kërkon përgjegjësi për shembjen e çatisë së stacioni hekurudhor në qytetin verior të Novi Sadit, që ka pas vetes 15 të vdekur me një nëntor.

Protesta filloi me një heshtje 15-minutëshe në nderim të viktimave dhe u pasua nga brohoritjet “I keni duart e përgjakura”. Tubime më të vogla u mbajtën edhe në qytetet e Nishit dhe Kragujevcit.

Shumë në Serbi fajësojnë për fatkeqësinë korrupsionin e përhapur dhe punimet e dobëta në ndërtesën e stacionit hekurudhor, që u rinovua dy herë në vitet e fundit si pjesë e projekteve të dyshimta që përfshijnë kompanitë shtetërore kineze. Protestuesit kërkojnë që Presidenti Vuçiç dhe përgjegjësit për shembjen e çatisë, të përballen me drejtësinë.

Deri tani autoritetet kanë arrestuar 13 persona për ngjarjen në Novi Sad, përfshirë një ministër që u la më pas i lirë, dukë shtuar mosbesimin e publikut rreth procesit të hetimeve.

Protestat e javëve të fundit e kanë sfiduar pushtetin e Presidentit Vuçiç, kundërshtarët e të cilit e akuzojnë për sundim gjithnjë e më autokratik.

Udhëheqësi serb kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por është përballur me akuzat për shkeljen e lirive demokratike dhe ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën.

Ai fillimisht i akuzoi studentët për nisjen e protestave, duke thënë se po paguhen nga Perëndimi, ndërsa më vonë pretendoi se i përmbushur kërkesat e tyre, përfshirë publikimin e dokumentacionit në lidhje me punën e rinovimit në stacionin e trenit në Novi Sad.

Në një shfaqje vetëbesimi, presidenti serb përuroi të dielën një pjesë të një autostrade të sapondërtuar në Serbinë qendrore. Gjatë një ceremonie Presidenti Vuçiç tha se nuk do t’u nënshtrohet kërkesave të opozitës për një qeveri kalimtare dhe akuzoi kundërshtarët e tij se po shfrytëzijnë studentët për të marrë pushtetin pa zgjedhje.

“Nuk ka asgjë prej kësaj. Do t’i mposhtim përsëri dhe më bindshëm se kurrë dhe do t’i mposhtim sepse punojmë për popullin”, tha ai.

Partitë opozitare thonë se një qeveri kalimtare do të përgatiste zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mund të ishte një rrugëdalje nga tensionet politike, pasi populistët në pushtet janë akuzuar gjithashtu për keqpërdorim të votave në të kaluarën.

Në një përpjekje për të penguar protestat, qeveria e Serbisë ka zgjatur pushimet dimërore të shkollave duke i nisur ato gati një javë më herët. Ditët e fundit lëvizjes i janë bashkuar edhe më shumë nxënës shkollash të mesme.

Mësimet në universitetet në të gjithë vendin ballkanik janë pezulluar prej javësh me studentët që po qëndrojnë brenda godinave të fakulteteve. Dhuna e herëpashershme ka përshkuar protestat ndërsa grupe pro-qeveritare u përpoqën të pengojnë protestat.

Një grup fermerësh thanë të dielën se policia i mori traktorin njërit prej udhëheqësve të tyre para protestës. Përveç fermerëve, studentët e Serbisë gjithashtu kanë marrë mbështetje mbarëkombëtare nga të gjitha sferat e jetës duke përfshirë profesorët e tyre, personalitete të medias, avokatë dhe individë të shquar.

*Mbështetur në agjencitë e lajmeve Reuters dhe Associated Press

Vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit në Serbi – shkelet me veturë një profesoreshë që proteston në Beograd

Edhe sot kanë vazhduar protestat anti-qeveritare të studentëve dhe disa profesorëve anembanë Serbisë.

Një incident ka ndodhur gjatë manifestimit të pakënaqësisë së qytetarëve, ku një veturë ka tentuar të çajë sot postbllokun para Fakultetit të Farmacisë, duke rrëzuar një grua.

Mediumi N1 raporton se bëhet fjalë për një profesoreshë të Fakultetit të Farmacisë, e cila ka mbetur e lënduar dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ngjarja ka ndodhur gjatë bllokadës së përditshme në orën 11:52, në shenjë nderimi për 15 personat që humbën jetën nga rënia e strehimores së jashtme të stacionit hekurudhor në Novi Sad.

Studentët thonë se kërkesat e tyre, pavarësisht pretendimeve të kundërta të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nuk janë plotësuar.

Kërkesat e studentëve mbeten të njëjta – hapja e dokumente sekrete për ngjarjen tragjike në stacionin e trenit në Novi Sad, por edhe procedimi i grupit organizativ që i sulmoi ata dhe profesorët e tyre në një tubim, derisa po nderonin ata që humbën jetën në këtë tragjedi.

Ndryshe, universitetet në Beograd dhe Novi Sadit janë nën bllokadë totale. Të gjitha fakultetet në Kragujevc dhe Nish gjithashtu kanë ndaluar së funksionuari. sn

Skenarët e mundshëm nëse SHBA i vë sanksione industrisë serbe të naftës

Rafineria e naftës së papërpunuar në Pançevë, riparimi i fabrikës, Serbi, prill 2024.

 

Sonja Goçanin

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Shtetet e Bashkuara “nuk i paralajmërojnë publikisht sanksionet”.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të penguar gjenerimin e të ardhurave të Rusisë, si dhe rrjetet e saj të prokurimit dhe financiare, që përdoren për të mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës”, thuhet në deklaratën dhënë Radios Evropa e Lirë.

Ajo pason njoftimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se SHBA-ja do t’i vendosë sanksione ish-kompanisë shtetërore, Industria e Naftës e Serbisë (NIS), për shkak të pronësisë ruse.

Radio Evropa e Lirë nuk mori detaje konkrete as nga kompania NIS, as nga Ministria e Minierave dhe e Energjisë e Serbisë, se çfarë do të sillnin sanksionet e mundshme dhe si do t’i preknin ato qytetarët.

“Biznesi i NIS-it aktualisht zhvillohet pa pengesa dhe kompania mbetet e përqendruar në vazhdimin e realizimit të investimeve të nisura”, thuhet në përgjigjen e NIS-it për Radion Evropa e Lirë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, tha më 16 dhjetor se ai nuk mund të konfirmojë vendosjen e mundshme të sanksioneve amerikane ndaj NIS-it, por shtoi se ka “shqetësim të madh se Rusia është duke përfituar” prej se ka blerë ish-ndërmarrjen shtetërore.

Në vitin 2008, shteti i Serbisë ia shiti 51 për qind të aksioneve të kompanisë NIS kompanisë shtetërore ruse, Gazprom Neft, me një çmim prej 400 milionë eurosh, pa tender.

Millosh Zdravkoviq, ekspert i energjisë në Beograd, thotë për Radion Evropa e Lirë se është e vështirë të supozohet se për çfarë sanksionesh mund të bëhet fjalë.

“Skenari më i keq që ne analistët mund ta shohim, është të sanksionohet importi i NIS-it përmes JANAF-it. Ky do të ishte një lajm shumë i keq”, thotë Zdravkoviq.

Nafta në Serbi importohet kryesisht përmes një tubacioni të naftës me të cilin operon kompania JANAF në Kroaci. Përmes tij, nafta dërgohet në Kroaci, Hungari dhe Serbi.

Sipas raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore të Energjisë në Serbi, për vitin 2023, gati 80 për qind e naftës në Serbi është siguruar nga importet.

Sipas të dhënave të NIS-it, kompania Gazprom Neft zotëron sot 50 për qind të kapitalit aksionar të NIS-it, Republika e Serbisë zotëron 29.87 për qind të aksioneve, ndërsa kompania Gazprom zotëron 6.15 për qind të aksioneve.

Pjesa tjetër u takon qytetarëve, punonjësve, ish-punonjësve dhe aksionarëve të tjerë më të vegjël.

Gazprom Neft është nën sanksionet evropiane dhe amerikane që nga viti 2014, për shkak të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia, dhe kompanisë i është ndaluar qasja në tregjet e BE-së dhe SHBA-së.

Raporti i Agjencisë serbe të Energjisë tregon se paketat e mëparshme të sanksioneve të BE-së, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, kanë ndikuar në importin e naftës ruse dhe në operacionet e kompanisë NIS.

Çka u paralajmërua?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 13 dhjetor se Shtetet e Bashkuara do t’i vendosin sanksione industrisë serbe të naftës “për disa ditë”.

Vuçiq tha se sanksioneve do t’u bashkohet edhe Britania e Madhe.

Ai tha se vendimi për sanksionet do të hyjë në fuqi më 1 janar, 2025, dhe se bëhet fjalë për “ndoshta sanksionet më të rënda”.

Ai, po ashtu, tha se do ta diskutojë këtë çështje me zyrtarë rusë dhe amerikanë.

“Do të bisedojmë me Rusinë për të parë nëse [pronësia] mund të ulet nën 50 për qind… ta blejmë ne një pjesë. Ose jo, nuk e di”, tha Vuçiq.

Më 14 dhjetor, ai tha se nuk e ka parë ende dokumentin zyrtar me të cilin SHBA-ja do t’i vendosë sanksione NIS-it, por se ka “një lloj konfirmimi zyrtar”.

Ai shtoi se “nuk është gati në këtë moment që të flasë për sanksionet e mundshme kundër Moskës”.

Serbia është një nga vendet e pakta kandidate për anëtarësim në BE, që nuk iu bashkua sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Çka tha Departamenti i Shtetit e çka NIS-i?

Në përgjigjen e Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë thuhet se SHBA-ja do të vazhdojë t’i marrë “masat e duhura për t’i mbajtur përgjegjës ata që mundësojnë ose përfitojnë nga lufta ilegale e Rusisë”.

Aty, po ashtu, thuhet se SHBA-ja do të vazhdojë të punojë “me vende dhe kompani në mbarë botën, për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji dhe për të zbutur goditjet nga çmimet që ndikojnë në ekonominë globale”.

Kompania NIS nuk iu përgjigj Radios Evropa e Lirë se çfarë do të nënkuptonin sanksionet e paralajmëruara për këtë kompani, si do të ndikonin në biznesin e saj dhe nëse ka mënyra për t’i anashkaluar ato.

NIS-i tha se furnizimi i zinxhirit të pikave të karburanteve të NIS-it vazhdon në mënyrë të rregullt dhe se Rafineria e Naftës e Pançevës – pjesë e NIS-it, ku përpunohet nafta bruto – është duke funksionuar në gjendje normale dhe “duke i dërguar në treg të gjitha derivatet e nevojshme të naftës”.

NIS-i, përndryshe, zotëron më shumë se 400 pika karburanti në Serbi dhe në vendet e rajonit: Bosnje dhe Hercegovinë, Rumani dhe Bullgari.

“Kompania NIS vazhdon ta monitorojë situatën aktuale dhe t’i analizojë të gjithë skenarët e mundshëm dhe pasojat e mundshme për funksionimin e kompanisë. Aktualisht, nuk ka kufizime ligjore për aktivitetet e kompanisë dhe të partnerëve tanë”, thuhet në përgjigjen e NIS-it.

Cilat do të ishin pasojat e mundshme?

Zdravkoviq thotë se pasoja më e madhe për Serbinë do të ishte ndërprerja e furnizimit me naftë përmes JANAF-it.

“JANAF-i është kryesisht në pronësi të Republikës së Kroacisë. Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe këto sanksione nuk duhet të ndikojnë në operacionet e një kompanie anëtare të BE-së”, thotë ai.

Zdravkoviq shton se JANAF-i do të ishte në telashe të mëdha në atë rast, sepse NIS-i është “konsumatori kryesor”.

E pyetur për sanksionet e paralajmëruara, kompania JANAF tha se NIS-i është prej kohësh partneri më i madh biznesor i JANAF-it, me të cilin ka të lidhur një “kontratë 3-vjeçare për transportin e 10 milionë tonëve naftë deri në fund të vitit 2026”.

Zdravkoviq thotë se pa këtë import, Serbia do të kishte rezerva për rreth dy muaj.

Si ndikuan sanksionet e mëparshme perëndimore në NIS?

Sipas raportit të Agjencisë për Energji të Serbisë, për vitin 2023, në atë vit, për herë të parë në historinë e industrisë serbe të naftës, nuk ka pasur import të naftës bruto me origjinë ruse.

“Kjo është pasojë e paketës së gjashtë të sanksioneve kundër Federatës Ruse, nga maji i vitit 2022, e cila ka paraparë ndalimin e përdorimit të infrastrukturës evropiane për transportin dhe përpunimin e naftës bruto me origjinë ruse”, thuhet në raport.

Atë vit, sipas raportit, Serbia importoi naftë kryesisht nga Azerbajxhani, Iraku, Kazakistani dhe Norvegjia.

Sipas të dhënave të mëparshme nga Ministria e Minierave dhe e Energjisë e Serbisë, rreth një e treta e naftës së importuar, është prodhuar në Rusi dhe Kazakistan, ka raportuar Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë në vitin 2022.

Ndërsa Gazprom Neft është nën sanksionet evropiane dhe amerikane, prodhuesi më i madh i gazit në botë, Gazprom, nuk është subjekt i embargos.

Kur Bashkimi Evropian vendosi sanksione të reja tregtare ndaj Rusisë në vitin 2022, Serbia dhe Hungaria ranë dakord në tetor të atij viti për të ndërtuar një tubacion nafte, që do t’i mundësonte Serbisë të furnizohej me “naftë më të lirë nga Uralet, duke u lidhur me tubacionin e naftës, Druzhba”.

Atëkohë, presidenti i Serbisë tha se vendi i tij nuk e konsideron Kroacinë furnizuese të besueshme dhe se do t’i duhet ta diversifikojë furnizimin me naftë.

Sipas një njoftimi të mëhershëm të ministres së Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, ndërtimi i atij gazsjellësi do të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2025.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Valona Tela

Vuçiq: SHBA do të vendosë sanksione ndaj industrisë serbe të naftës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi të premten vonë se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione “brenda pak ditësh” ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), për shkak se kompanitë ruse gëzojnë shumicën e aksioneve të saj.

“Sanksione do të vendosin edhe britanikët, por kjo do të thotë të gjithë. Ky është ndoshta një nga lajmet më të vështira”, tha Vuçiq të premten gjatë një paraqitje të ftuar në televizionin Informer.

Pronarja kryesore e NIS-it është kompania ruse Gazprom Neft që zotëron 50 për qind të aksioneve, pastaj shteti i Serbisë me 29.87 për qind të aksioneve, ndërsa kompania Gazprom ka 6.15 për qind të aksioneve.

Vuçiq tha se këto janë “mbase sanksionet më të rënda” dhe se vendimi i SHBA-së do të hyjë në fuqi më 1 janar 2025.

“Duhet të presim aktin përfundimtar. Kemi bisedime me Rusinë. Të shohim nëse (pronësia) mund të ulet nën 50 për qind, në mënyrë që të blejmë një pjesë”, tha Vuçiq.

Gazprom Neft është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në Rusi.

Serbia është e varur kryesisht nga Rusia në sektorin energjetik dhe Gazprom është furnizuesi i vetëm i gazit në Serbi dhe pronari i shumicës së të dy tubacioneve të gazit që dërgojnë gaz nga Rusia për familjet dhe industrinë në Serbi.

I pyetur nëse vendimi për sanksione është ndonjë lloj trysnie ndaj Serbisë për të vendosur sanksione kundër Rusisë në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga ajo, Vuçiq tha se nuk mund të përgjigjet për këtë.

“Unë mendoj se është pjesë e një trysnie më të gjerë gjeopolitike ndaj Rusisë”, tha ai.

Serbia është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit për ta dënuar Rusinë për luftën e nisur në Ukrainë, dhe vazhdon të kultivojë lidhje me zyrtarët në Moskë.

Vuçiq theksoi ky vendim krijon “disa probleme të reja” me Rusinë, duke shtuar se pas tre vjetësh “nuk do të ishte realiste” që ai të dalë me qëndrim për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës. REL

Protesta në Serbi, mbështetësit e Vuçiçit përplasin me makina studentët

Studentët po vazhdojnë edhe sot protestat në Novi Sad duke shprehur pakënaqësitë e tyre me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Fillimisht studentët kanë mbajtur heshtje në shenjë nderimi për viktimat e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, por më pas ka ndodhur një incident i rëndë.

Siç raportohet gjatë aksionit “Stop, Serbi”, shoferi i një makine ka përplasur disa studentë të mbledhur në afërsi të tregut të Futoshkës. Gjihashtu këto pamje i ka publikuar edhe nënkryetarja e partisë opozitare, “Liri dhe Drejtësi”, Marinika Tepiç, duke bërë të ditur identitetin e personit që drejtonte mjtein. Po ashtu disa prej protestuesve shihen duke u rrahur prej mbështetësve, të presidentit të Serbisë.

“Milan Todoroviç nga Novi Sadi është pronar i kësaj Porsche”, ka shkruar Tepiç në platformën X. sn

Pse protestojnë studentët në Serbi?

Sandra Cvetkoviq

Studentët në Serbi që nga fundi i nëntorit kanë shprehur masivisht pakënaqësinë e tyre për situatën socio-politike në vend, duke bllokuar fakultetet e tyre. Aktualisht janë të bllokuara mbi 40 fakultete – të cilat funksionojnë brenda universiteteve të Beogradit, Novi Sadit, Nishit dhe Kragujevcit.

“Studentët nuk heshtin më”, është një nga mesazhet që po përcjellin ata.

Studentët kërkojnë të përcaktohet përgjegjësia dhe të ndiqen penalisht ata që janë fajtorë për aksidentin në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku ra një strehë dhe mbyti 15 persona, si dhe të publikohet e gjithë dokumentacioni për rikonstruksionin e atij stacioni. Një nga kërkesat është gjithashtu gjetja e autorëve të sulmeve ndaj studentëve dhe profesorëve gjatë protestave ku ata morën pjesë në periudhën e mëparshme.

Bllokadat e fakulteteve – si një formë proteste e studentëve – mbështeten kryesisht edhe nga profesorët e tyre. Bllokadat në praktikë nënkuptojnë që fakultetet janë të mbyllura, përveç për studentët dhe punonjësit.

Stevan Zdravkoviq, student i vitit të fundit në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, ka thënë për Radio Evropa e Lirë se fakti që do të humbasë një afat provimesh ose një semestër “nuk është asgjë krahasuar me një jetë të humbur”.

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe funksionarë të lartë të Qeverisë së Serbisë i kanë akuzuar këta studentë se me protestat dhe bllokadat po përpiqen të “rrëzojnë pushtetin”, duke i quajtur “mercenarë të huaj”, “dhunues”, “rrugaçë”.

Një reagim i tillë ndaj kërkesave të tyre vetëm sa i ka revoltuar më shumë studentët, duke bërë që çdo ditë e më shumë fakultete të hyjnë në bllokadë.

Dritarja e objektit të Fakultetit të Arteve të Bukura në Beograd, 11 dhjetor 2024.

Dritarja e objektit të Fakultetit të Arteve të Bukura në Beograd, 11 dhjetor 2024.

Ata thanë: “Motivi ynë nuk është paraja”.

“Pas revoltës sonë qëndron drejtësia, qëndron të menduarit e saktë, njerëzimi, solidariteti”, tha për REL-in një studente e Fakultetit të Shkencave Teknike në Novi Sad, e cila nuk dëshiroi të zbulohet emri i saj.

Disa ditë më vonë, presidenti Vuçiq “u dorëzua” përballë presionit të studentëve dhe në një adresim publik më 11 dhjetor deklaroi se kishte “lajme të mira”, duke thënë se i gjithë dokumentacioni në lidhje me rikonstruksionin e stacionit hekurudhor në Novi Sad do të publikohej. Dhe, një ditë më vonë, më 12 dhjetor, Qeveria e Serbisë mori vendim për këtë.

Vuçiq, në adresimin e tij, ndërsa jashtë ndërtesës së Presidencës protestonte një grup studentësh duke bërë zhurmë, tha se do të marrë edhe një vendim për faljen, nëse studentët e arrestuar do të dënoheshin për “dhunë”.

Si filloi gjithçka?

Studentët e Fakultetit të Arteve Dramatike në Beograd ishin të parët që nisën një bllokadë më 26 nëntor, duke kërkuar nga autoritetet që të ndjekin penalisht personat që disa ditë më parë kishin sulmuar kolegët e tyre gjatë aksionit “Ndalo, Serbi!”, i cili shprehte solidaritet me viktimat dhe të plagosurit në aksidentin që ndodhi në Novi Sad.

Gjatë këtij aksioni, disa shoferë, automjetet e të cilëve ishin ndaluar përkohësisht, dolën nga makinat dhe u përleshën me të pranishmit.

Studentët kërkuan me ngulm që policia të konfirmonte identitetet e disa prej sulmuesve, për të cilët në publik qarkullonin spekulime se ishin funksionarë të Partisë Progresive Serbe në pushtet.

Ky veprim nga studentët e Fakultetit të Arteve Dramatike u bë një “shkëndijë” për solidaritet të ndërsjellë, dhe në ditët në vijim nisën bllokadat në Fakultetin Filologjik dhe Filozofik, Fakultetin e Shkencave Politike, Fakultetin e Arkitekturës, Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës, Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Kimisë, Fakultetin e Biologjisë, Fakultetin e Gjeografisë, Fakultetin Farmaceutik, Fakultetin Juridik, Fakultetin e Pyjeve, si dhe në dhjetëra fakultete të tjera të universiteteve në Beograd, Kragujevc, Nish dhe Novi Sad.

Studentët bllokojnë ndërtesën e Rektoratit të Universitetit në Beograd, 2 dhjetor 2024.

Studentët bllokojnë ndërtesën e Rektoratit të Universitetit në Beograd, 2 dhjetor 2024.

Kush i mbështet bllokadat?

Universiteti i Beogradit njoftoi në fillim të kësaj jave se mbështet studentët, të cilët i kanë bllokuar fakultetet në kryeqytetin e Serbisë, në “kërkesat e tyre fillestare, të cilat i paraqesin si qytetarë të vetëdijshëm dhe akademikë”.
“Në deklaratat dhe njoftimet e deritashme për publikun, është i qartë shqetësimi i studentëve për gjendjen e shoqërisë, si dhe për kushtet e veprimit profesional në fushat për të cilat ne i edukojmë”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, theksohet se Universiteti “del në mbrojtje të studentëve dhe kolegëve që janë përballur me fyerje të papranueshme mediatike, sulme fizike dhe kërcënime, si dhe me një retorikë të palejueshme kundër komunitetit akademik”.

Sindikatat e pavarura të punonjësve të arsimit në Serbi, gjithashtu i kanë mbështetur studentët në bllokadë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Sllavica Gjukiq-Dejanoviq, si dhe “ndalimin e të gjitha formave të represionit shtetëror kundër qytetarëve që ushtrojnë të drejtat e tyre kushtetuese dhe ligjore për të shprehur në mënyrë paqësore qëndrimet e tyre mbi fenomenet dhe proceset shoqërore”.

Kjo sindikatë ka njoftuar se të premten, më 13 dhjetor, do ta ndalë punën nga ora 11:45 deri në 12:45 në të gjitha shkollat në Serbi.

“Forumi i Gjimnazeve të Beogradit”, me më shumë se 500 mësues, ka shprehur gjithashtu “mbështetje absolute” për studentët.

Mbështetja po vjen edhe nga profesorë në mënyrë individuale dhe nga figura publike.

Gjithashtu, studentët dhe profesorët e Fakultetit të Arteve Dramatike në Zveçan, në veri të Kosovës, kanë mbështetur bllokadat e kolegëve të tyre, duke theksuar se e dënojnë dhunën dhe se “është e papranueshme të heshtet” në këtë moment. Ky fakultet funksionon brenda Universitetit të Mitrovicës së Veriut dhe është pjesë e sistemit të Serbisë.

Nga ana tjetër, Kolegji i Rektoratit i këtij Universiteti më herët ka ofruar mbështetje për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke deklaruar se komuniteti akademik nuk duhet të politizohet. Megjithatë, disa profesorë janë distancuar nga kjo deklaratë dhe kanë ofruar mbështetje publike për bllokadat e studentëve.

Kush nuk i mbështet bllokadat?

Bllokadat e studentëve janë kritikuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Beogradit, i cili në një deklaratë më 3 dhjetor akuzoi studentët që organizojnë bllokadat për “abuzim me institucionet e arsimit të lartë”.

Gjithashtu, përfaqësuesit e Qeverisë i kanë dënuar protestat dhe bllokadat.

Ministrja e Arsimit, Sllavica Gjukiq Dejanoviq, deklaroi se “politika dhe aktivitetet ideologjike nuk kanë vend në universitet”.

“Zhurmën po e bëjnë ata që, në mungesë argumentesh, shprehin kërkesa që nuk lidhen me çështje studentore, por kanë një nuancë politike”, tha ajo.

Ndërkohë, paralelisht me bllokadat studentore, qindra qytetarë marrin pjesë pothuajse çdo ditë në aksionin “Ndalo, Serbi!”, ku qëndrojnë në heshtje në kryqëzime, rrugë, sheshe, dhe kampuse studentore, duke kërkuar përmbushjen e kërkesave të protestës.

Protesta para ndërtesës së Radio-Televisionit të Serbisë në Beograd, pas incidentit vdekjeprurës në Novi Sad.

Protesta para ndërtesës së Radio-Televisionit të Serbisë në Beograd, pas incidentit vdekjeprurës në Novi Sad.

Historia e protestave studentore në Serbi

Në Serbi ekziston një traditë e protestave studentore, veçanërisht gjatë viteve ’90, me arsye dhe kërkesa të ndryshme – nga luftërat, sanksionet, deri te mashtrimet zgjedhore.

Në mars të vitit 1991, protestat studentore ishin një reagim ndaj qëndrimit të shtetit gjatë demonstratave të mëdha kundër regjimit të atëhershëm të Sllobodan Millosheviqit.

Rezultati i këtyre protestave ishte shkarkimi i drejtuesve të Televizionit të Beogradit, ministrit të policisë Radmilo Bogdanoviq, lirimi i liderit opozitar Vuk Drashkoviq dhe shkarkimi i drejtorit të Radio-Televizionit të Beogradit, Dushan Miteviq.

Në vitin 1992, protestat studentore u rikthyen ndërsa Serbia përballej me sanksione të mëdha ndërkombëtare për shkak të përfshirjes në luftën në Bosnjë e Hercegovinë.

Studentët atëherë kërkuan dorëheqjen e Sllobodan Milosheviqit, shpërndarjen e Kuvendit të Serbisë, shpalljen e zgjedhjeve dhe krijimin e një qeverie koalicioni midis pushtetit dhe opozitës.

Edhe pse këto protesta patën mbështetje të madhe nga profesorët, figurat publike dhe qytetarët e zakonshëm, ato nuk arritën rezultate.

Studentja tregon grushtin e saj që është përshëndetje tradicionale e organizatës OTPOR (Rezistenca).

Studentja tregon grushtin e saj që është përshëndetje tradicionale e organizatës OTPOR (Rezistenca).

Kur regjimi i Sllobodan Millosheviqit në vitin 1996 tentoi të mohojë fitoren e koalicionit opozitar “Së bashku” nëpërmjet falsifikimit të procesverbaleve të zgjedhjeve lokale, studentët iu bashkuan protestave që zgjatën tre muaj. Shumica e fakulteteve të Beogradit nuk funksiononin, ndërsa studentët dilnin në marshime me bilbila, organizonin performanca të ndryshme dhe bënin zhurmë duke goditur tenxhere.

Në vitin 2017, studentët e mbledhur në një organizatë joformale “Kundër diktaturës” nisën protesta për shkak të pakënaqësisë me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, në të cilat fitoi Aleksandar Vuçiq. Ata kërkuan shkarkimin e drejtuesve të Radio-Televizionit të Serbisë, anëtarëve të Rregullatorit për Mediat Elektronike dhe verifikimin e listës zgjedhore. Asnjë nga këto kërkesa nuk u plotësua.

Edhe në dhjetor të vitit 2023, studentët bllokuan trafikun në qendër të Beogradit duke protestuar për akuzat për manipulime zgjedhore dhe duke kërkuar nga ministria përkatëse t’i hapë listat zgjedhore.

Studentë dhe aktivistë të rinj bllokojnë rrugën në qendër të Beogradit, duke kërkuar hapjen e listës së votuesve për shkak të mashtrimit të supozuar zgjedhor.

Studentë dhe aktivistë të rinj bllokojnë rrugën në qendër të Beogradit, duke kërkuar hapjen e listës së votuesve për shkak të mashtrimit të supozuar zgjedhor.Radio Evropa e Lirë

Presidenti i Serbisë thotë se nuk do të largohet nga vendi i tij siç bëri Assadi i Sirisë pavarësisht protestave në rritje

VOA Marrë nga Associated Press

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, akuzoi të martën shërbimet e huaja të zbulimit se po përpiqen ta rrëzojnë atë mes përhapjes së protestave në shtetin ballkanik dhe se ai nuk do të largohej nga vendi si udhëheqësi i rrëzuar sirian Bashar al Assad.

Presidenti serb postoi një video-mesazh në Instagram duke thënë se “do të luftojë për Serbinë dhe do t’i shërbej vetëm popullit tim serb dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të Serbisë. Nuk do t’u shërbej kurrë të huajve, atyre që kërkojnë të mposhtin, poshtërojnë dhe shkatërrojnë Serbinë”.

Kundërshtarët e udhëheqësit populist e krahasuan atë me Assadin, i cili iku në Moskë pas një përparimi mahnitës të kryengritësve, duke i dhënë fund sundimit të hekurt gjysmë shekullor të familjes së tij.

Kundërshtarët e Presidentit Vuçiç në Serbi e kanë krahasuar atë me Assadin dhe diktatorët e tjerë botërorë, duke parashikuar se ai gjithashtu mund të përpiqet të largohet nga vendi nëse humbet kontrollin e tij të fortë mbi pushtetin mes protestave të nxitura nga shembja e çatisë së një stacioni hekurudhor në qytetin verior të Novi Sadit me 1 nëntor, që la pas vetes 15 të vdekur.

Protestuesit në Novi Sad, Beograd dhe qytete të tjera serbe thanë se faji për shembjen vdekjeprurëse qëndron në korrupsionin e shfrenuar në vend, që çoi në punime të dobëta në rinovimin e ndërtesës së stacionit në Novi Sad, pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë me kompanitë shtetërore kineze, të përfshira në një numër projektesh infrastrukturore në vendin ballkanik.

Shembja e çatisë u shndërrua në një vatër nxitëse të pakënaqësisë më të gjerë me sundimin autokratik në rritje të Presidentit Vuçiç, duke pasqyruar kërkesat publike për ndryshime demokratike në vend.

Në postimin e tij, presidenti serb pretendon se protestave në përhapje, të cilave u janë bashkuar së fundmi studentë të universitetit, financohen nga Perëndimi, me qëllimin për ta rrëzuar atë dhe qeverinë e tij nga pushteti “me taktika të ndryshme hibride që përdoren për të dëmtuar vendin”.

“Nëse ata mendojnë se jam Assadi dhe se do të ik diku, nuk do ta bëj”, tha ai.

Presidenti Vuçiç tha se në ditët dhe javët në vijim, do të shpalosë “në hollësi të plota se sa para janë paguar gjatë katër viteve të fundit për të shkatërruar Serbinë” dhe për ta bërë atë një shtet vasal, “i cili nuk do të merrte vendimet e veta apo të zgjedhë të ardhmen e vet, por në vend të kësaj do të duhej të dëgjonte dhe t’i shërbente dikujt tjetër”.

Vendi ballkanik kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërkohë që mban lidhje shumë të ngushta me Rusinë dhe Kinën. Presidenti Vuçiç, i cili pretendon neutralitetin politik të Serbisë, është zotuar vazhdimisht që të mos i bashkohet kurrë sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Në një lëvizje që mund ta pengojë më tej Serbinë në ambiciet e saj të shpallura për anëtarësim në BE, ligjvënësit e parlamentit kanë filluar të diskutojnë një projektligj që do të krijonte një regjistër të “agjentëve të huaj”, një kopje e një ligji kufizues të miratuar më parë në Rusi.

Projektligji synon të rregullojë organizatat dhe individët që marrin më shumë se 50 për qind të financimit të tyre nga burime të huaja. Kritikët si brenda Serbisë ashtu edhe jashtë saj, kanë paralajmëruar se një ligj i tillë mund të stigmatizojë organizatat e shoqërisë civile, të pengojë operacionet e tyre dhe të kufizojë lirinë e shprehjes.

Gjykata rumune anulon raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Gjykata ka anuluar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit, disa ditë pasi inteligjenca e deklasifikuar pretendoi se Rusia zhvilloi një fushatë të koordinuar në internet për të promovuar kandidatin e ekstremit të djathtë, që fitoi raundin e parë.

Vendimi i Gjykatës, i cili është përfundimtar, u shpall të premten pasi presidenti Klaus Iohannis deklasifikoi inteligjencën dy ditë më parë që pretendonte se Rusia zhvilloi një fushatë të gjerë që përfshin mijëra llogari të mediave sociale për të promovuar Calin Georgescu, nëpër platforma si TikTok dhe Telegram.

Pavarësisht se ishte një kandidat që deklaroi zero shpenzime për fushatën, Georgescu doli si kryesuesi i zgjedhjeve në 24 nëntor. Ai do të përballej me reformisten Elena Lasconi, të partisë Save Romania Union, në një balotazh që do të mbahej të dielën. bw


Send this to a friend