VOAL

VOAL

Vuçiç: Bisedimet ndryshuan jetën e serbëve në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se në muajin tetor do të fillojë periudha e re e dialogut brenda serb për çështjen e Kosovës, sepse në varësi të marrëdhënieve me të Serbia do të ketë një të ardhme më të sigurt.

Ai i bëri këto komente të martën mbrëma në Beograd gjatë së cilës tha se ka mbështetur Listën serbe, subjektin kryesor politik të serbëve të Kosovës që të bëhet pjesë e qeverisë së kryeministrit Ramush Haradinaj. Por, ai tha se nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj zotit Haradinaj, të cilin Beogradi e akuzon për krime lufte.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i kaloi katër muaj në Francë të fillim të këtij viti i ndaluar nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Beogradi.

Ai tha se Serbia deri tash për çështjen e Kosovës ka folur vetëm atë çfarë do, që nuk do të njohë pavarësinë e saj, por nuk kishte politikë për të.

“Nga tetori fillon periudha e re e dialogut që duhet të jetë i institucionalizuar dhe të ketë këshillime të gjëra”, tha ai, duke paralajmëruar publikimin e një raporti mbi bisedimet me Kosovën ku do të përfshihen rezultatet e tri viteve të fundit si dhe të gjitha veprimet që i ka bërë Serbia rreth çështjes së Kosovës që nga viti 1998.

“Kur të kaloni nëpër të, do të mund të shihni se sa e ndërlikuar është historia jonë bashkëkohore, sa gabime ka aty”, tha ai.

Ai tha se qasja e Serbisë ka bërë që gjërat të ndryshojnë për komunitetin serb në Kosovë.

“Nuk kemi asnjë të vdekur në përleshje etnike. Serbinë nuk e kam përulur kurrë. Kam siguruar që serbët në Kosovë të jetojnë diç më mirë dhe në këto katër vjet nuk kemi asnjë të vdekur në përleshje etnike”, tha ai.

Sipas tij, për herë të parë “nuk ka rënie dramatike të numrit të serbëve në Kosovë” dhe se eksitojnë regjistrimet që dëshmojnë se sa është zvogëluar numri i sulmeve të motivuara etnikisht që nga viti 2012.

“Sulme, vrasje ka pasur me parë, por jo tani. Jam krenar për politiken që ruan qytetarët në Kosovë. A do të ketë sulme – po, por do të jenë më pak. Njerëzit në Serbi këtë duhet ta dinë”, tha ai, duke i cilësuar të rënda bisedimet me Kosovën të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Ai tha se Serbia sot ka një pozicion tjetër negociatash.

“Sot zëri i Serbisë dëgjohet. Kemi kaluara nëpër situatën në të cilën i kemi dhënë legalitet pavarësisë (së Kosovës) nëpërmjet pyetjes kriminale që e kemi shtruar në vitin 2009 në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, të cilën e ka parashtruar Vuk Jeremiç, (ish ministri i jashtëm serb), se a kanë guxuar të ndahen. Përgjigja ishte katastrofale për neve”, tha ai duke ju referuar opinionit të GJND-së sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.

Në muajin korrik presidenti serb paralajmëroi hapjen e një dialogu të brendshëm serbë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pavarësinë e së cilës ajo vazhdon ta kundërshtojë, por është përfshirë në një proces bisedimesh në shkëmbim të afrimit më strukturat evropiane.

Ai është zotuar të vazhdojë rrugën evropiane por edhe të ruaj lidhjet me aleatin e saj Rusinë, një dëshirë e nacionalistëve serb që nuk pajtohen me pavarësinë e Kosovës. Kosova mbetet çështja kryesore në bisedimet e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Më shumë se dy vjet më parë, në maj të vitit 2015, presidenti serb, atëbotë kryeministër i Serbisë, kishte paralajmëruar një ndryshim të mundshëm të qasjes ndaj Kosovës, që është kushti themelor në përpjekjet e Beogradit për integrimin në Bashkimin Evropian.

Ai kishte thënë atëbotë të përditshmes “The Wall Street Journal”, se është “duke shqyrtuar mundësinë e ndryshimeve kushtetuese deri në fund të vitit 2017, ku do të mund të përfshihej heqja e përkufizimit të Kosovës si pjesë e Serbisë”. Aktualisht Kosova zë vend në preambulën e kushtetutës serbe.

Në dy takime që u zhvilluan në korrik dhe në fund të muajit gusht, presidenti serb Vuçiç dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u pajtuan për një fazë të re të bisedimeve ndërmjet të dyja palëve, përtej çështjeve teknike.

Të dy presidentët thanë se takimet e bisedimet do të zhvillohen në javët e muajt në vazhdim, përfshirë edhe mundësinë që takime të ketë edhe gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që i zhvillon punimet gjatë këtij muaji.

Turqi: Shtetasit të mos udhëtojnë në Gjermani

Qeveria e Turqisë u ka tërhequr vërejtjen shtetasve turq që jetojnë ose udhëtojnë për në Gjermani, duke përmendur retorikën rascite në rritje, para zgjedhjeve parlamentare gjermane më 24 shtator.

Në kumtesën e sotme, Ministria e jashtme turke ka kërkuar që shtetasit e Turqisë “të kenë kujdes në Gjermani, ku ata mund të rrezikohen nga trajtimi ksenofobik apo racist”.

Ministria, po ashtu, i ka këshilluar shtetasit që tu shmangen debateve politike dhe tubimeve para zgjedhjeve.

Në kumtesë, po ashtu, theksohet se kandidatët gjermanë e kanë formuar fushatën e tyre zgjedhore në deklarime antiturke, për ta parandaluar anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.

Raportet ndërmjet Gjermanisë dhe Turqisë janë përkeqësuar prej puçit të dështuar të vitit të kalur kundër presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe për shkak të kritikës së fuqishme të Gjermanisë kundër goditjes së autoriteteve turke pas grushtshtetit, me ç’rast janë arrestuar më se 50 mijë vetë.

Grekët: Skënderbeu luftoi pushtuesit, jo islamin. Myslimanët shqiptarë janë filoturq

Mediat greke i kanë kushtuar jehonë debatit për mbulimin e monumentit të Heroit Tonë kombëtar, Skënderbeut, më rastin e Kurban Bajramit.

Në një shkrim të gjatë, “Kathimerini” shkruan se debati ishte i zjarrtë dhe pasi ballafaqon të dyja palët, komenton se fanatikët myslimanë shqiptarë nuk e duan Skënderbeun, raporton “Panorama”

Gjithashtu, “Kathimerini” vëren se shteti shqiptar bëri sehir në këtë ndodhi. “Fanatikët myslimanë shqiptarë nuk e duan Gjergj Kastriotin, i cili është Heroi Kombëtar i shqiptarëve.

Lufta që ai bëri ishte kundër pushtimit otoman dhe jo kundër fesë islame. Por myslimanët fanatikë shqiptarë mendojnë se ai luftoi kundër fesë.

Ata mendojnë se Skënderbeu ishte mosmirënjohës ndaj Perandorisë, e cila e stërviti dhe i dha tituj”, shkruan “Kathimerini”.

Ajo gjithashtu vëren se shteti shqiptar bëri sehir.

Mali i Zi, i akuzuari pranon se ishte planifikuar arrestimi dhe vrasja e Gjukanoviçit

PODGORICË – Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë sot në mëngjes ka vazhduar gjykimi për planifikimin e sulmeve terroriste në Mal të Zi në ditën e zgjedhjeve parlamentare. Një nga 14 të akuzuarit, Milosh Jovanoviç, ka pranuar akuzën dhe deklaroi se atë ditë ishte planifikuar marrja e institucioneve dhe arrestime, ose vrasja eventuale e ish kryeministrit Milo Gjukanoviç.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, më 16 tetor 2016 në Mal të Zi është parandaluar grusht shteti. Sipas prokurorit Milivoje Kantiç, në mbrëmjen e mbajtjes të zgjedhjeve parlamentare ishte planifikuar hyrja në Kuvend si dhe arrestimi dhe likuidimi i ish-kryeministrit malazez Milo Gjukanoviç.

Kjo u konfirmua në seancën e sotme gjyqësore nga një prej 14 të akuzuarve të këtij rasti, shtetasit serb Milan Jovanoviç. Ai tha se në Mal të Zi kishte ardhur më 18 tetor, pasi Aleksandar Singjeliç, i cili është dëshmitar bashkëpunëtor, nga ky ka kërkuar që në rrugën “Voislav Grujiç” në aeroportin e vjetër të Podgoricës, të rrënojë ndërtesën me mjete piroteknike dhe koktej molotovi, të cilën nuk e ka bërë.

“Duhet të them se këtë kam dashur ta bëjë për para, por sigurisht se ndërtesën nuk do ta djegia”, tha Jovanoviç.

Ai tha se për përmbushjen e këtij detyrimi ka marrë 500 euro nga Singjeliç.

“Ai më fliste për revolucion, edhe pse e dija se kjo ishte punë e kotë, prandaj nuk desha të shkoj. Revolucion, përmbysje e qeverisë – për këtë më fliste, kjo duhej të ndodhte këtu në Mal të Zi, pikërisht në Podgoricë”, tha Jovanoviç.

Sipas tij, Singjeliç i ka thënë se revolucioni duhej të ndodhte më 16 tetor.

“Duhet të merrnim ndërtesën e policisë, që të lehtësohej hyrja në Kuvend, këtë e kam dëgjuar dhe të arrestohet (Milo) Gjukanoviç, ndoshta për t’u vrarë. Çfarë të bëj tani, jam zhytur shumë thellë”, tha Jovanoviç.

Ai gjithashtu tha se nuk i njihte udhëheqësit e Frontit Demokratik Andrija Mandiç dhe Milan Knezheviç, të cilët gjithashtu janë të akuzuar në këtë rast.

Jovanoviç gjithashtu ka thënë se Singjeliç ka kërkuar nga ai që kur të vinte në Podgoricë të veshë uniformë policore malazeze më 16 tetor dhe të zihet me policinë nëse Gjukanoviç fiton zgjedhjet.

“Ky ishte një opsion që nuk e pranova. Me Singjeliç atë ditë isha në zyrën e sigurisë ‘Soko’ në Beograd, kur ai kërkonte 50 djem të rinj, të fuqishëm të cilët do të vishnin uniformat e policisë malazeze dhe do të përlesheshin”, tha Jovanoviç.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale përveç Jovanoviç, janë përfshirë edhe dy shtetas rusë, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, shtetasit serbë Milosh Jovanoviç, Nemanja Ristiç, Predrag Bogiçeviç, Kristina Hristiç, Branka Miliç, Milan Dushiç, Dragan Maksiç, Sërboljub Gjorgjeviç.

Në aktakuzë përfshihen edhe tre shtetas malazezë – krerët e Frontit Demokratik Andrija Mandiç dhe Milan Knezheviç si dhe shoferi zyrtar i FD Mihailo Çegjenoviç. aa

Rritje rekord në kalimet e refugjatëve në Greqi

Sipas informacioneve nga Komisioneri i Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), në muajin gusht në ishujt e Greqisë në Egje kanë kaluar 3.695 refugjatë

ATHINË – Numri i refugjatëve të cilët pas një udhëtimi të rrezikshëm mbi Detin Egje kalojnë në ishujt e Greqisë, në muajin gusht arriti në nivelin më të lartë që nga muaji mars i vitit 2016, kur u nënshkrua marrëveshje mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) për refugjatët.

Sipas informacioneve të përpiluara nga gazetari i AA-së nga të dhënat e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), në muajin gusht në ishujt e Greqisë në Egje kanë kaluar 3.695 refugjatë.

Kështu që muaji gusht u bë muaji më me intensitet në kalimin e refugjatëve në ishujt grekë, që nga marrëveshja mes Turqisë dhe BE-së e cila filloi të zbatohet në mars 2016.

Numri i refugjatë të cilët kanë kaluar në ishujt e Greqisë në muajin gusht u rrit për 64 për qind në krahasim me muajin korrik kur kishin kaluar 2.249 refugjatë.

Intensiteti në kalimin e refugjatëve vazhdoi edhe në ditët e para të shtatorit. Brenda 5 ditëve në ishujt e Greqisë kaluan 890 refugjatë.

Vazhdon pritja në ishull

Edhe pse pas marrëveshjes, kalimi i refugjatëve në Greqi kishte shënuar zbritje prej 97 për qind, gjendja e refugjatëve të cilët mbetën në ishuj dhe kërkojnë azil, vë në vështirësi qeverinë greke dhe autoritetet lokale.

Numri i refugjatëve të cilët mbahen në kampet tek ishujt Lesbos, Chios, Samos, Kos dhe Leros është afro 14 mijë.

Ndërkohë refugjatët të cilët reagojnë për zgjatjen e procedurave të azilkërkimit dhe pamjaftueshmërinë e kushteve të jetesës nëpër kampe, shpesh herë organizojnë protesta.

Sipas të dhënave që nga marrëveshja për refugjatët, në ishujt e Greqisë kalojnë mesatarisht 2000 refugjatë në bazë mujore.

Mogherini: Bisedimet BE-Turqi vazhdojnë

“Por një gjë është e qartë: Para së gjithash dialogu vazhdon, bisedimet në lidhje me negociatat vazhdojnë. Turqia aktualisht është një vend kandidat.”

BLED – Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini, rreth deklaratave të pelikanëve gjermanë për “t’i dhënë fund negociatave për anëtarësimin e Turqisë”, duke vënë në dukje se duhet të shikohet përtej asaj që thuhet në fushatat zgjedhore, tha se “Gjëja e rëndësishme është rezultati dhe hapat që duhen ndërmarrë”.

Mogherini, në një panel të mbajtur në kuadër të Forumit 12-të Strategjik Bled të zhvilluar në Slloveni, ka bërë disa deklarata në lidhje me Turqinë.

Duke vënë në dukje se mes Turqisë dhe BE-së herë pas here janë kryer bisedime të vështira, Mogherini është shprehur se “Por një gjë është e qartë: Para së gjithash dialogu vazhdon, bisedimet në lidhje me negociatat vazhdojnë. Turqia aktualisht është një vend kandidat. Ne në BE dhe ata në Turqi mund të bëjmë një debat të brendshëm nëse kjo do të ndryshojë apo jo. Por momentalisht nuk ka një situatë të tillë.”

Më tej pasi ka tërhequr vëmendjen se marrëdhëniet BE-Turqi janë fokusuar gjithmonë në kuadër të anëtarësimit, zyrtarja e lartë e BE-së ka bërë vlerësimin se “Ndonjëherë ne tentojmë të harrojmë se Turqia nga pikëpamja strategjike, është një lojtar kyç në rajon për ne, në Lindjen e Mesme dhe Mesdhe. Është një vend ku kemi punuar mbi dosje të ndryshme që nga lufta kundër terrorizmit e deri tek Qiproja dhe Siria, të cilat janë strategjike edhe për ne edhe për ata.”

“Përtej negociatave të anëtarësimit BE dhe Turqia janë aleatë, ndonjëherë të dy palët mund të jenë aleatë të detyruar. Por ne punojmë së bashku në disa dosje të ndryshme. Të punosh me fqinjët është një detyrim. Nuk mund ta zgjedhim pozitën gjeografike, nuk mund ta ndërroni historinë. Por mund të gjeni mënyra për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin. Që të dy palët mund të punojnë nga pikëpamja strategjike në bashkëpunim për çështje të rëndësishme, mund të punohet në mënyrë konstruktive dhe në interes të të dy palëve. Negociatat e anëtarësimit kanë kriteret e tyre. Shprehjet e palëve të ndryshme mund të ndikojnë ‘gjendjen shpirtërore’ në këtë çështje. Por gjëja e rëndësishme është rezultati dhe hapat që duhen ndërmarrë. Kemi përjetuar disa vite të vështira. Në të ardhmen, rekomandoj që të shohim përtej shprehive në fushatat zgjedhore në Turqi dhe BE. Pres me padurim momentin që të ulemi dhe të diskutojmë për të ardhmen tonë”, ka theksuar Mogherini. aa

Serbi: Janë akuzuar pesë vetë për vrasje të myslimanëve të Serbisë

Prokurorë në Serbi i kanë akuzuar pesë persona për torturë dhe vrasje të 20 myslimanëve të Serbisë, gjatë luftës në Bosnjë, në vitet e 90-ta.

Në padi thuhet se paramilitarët serbë më 27 shkurt 1993, e kanë ndalur trenin për Shtërpci, një fshat në kufi me Bosnjën, dhe i kanë marrë 20 persona, shumica myslimanë.

Paramilitarët i kishin dërguar personat në Vishegrad, në lindje të Bosnjës, ku i kishin torturuar dhe vrarë të gjithë ata, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në lumin Drina.

Të gjitha viktimat ishin myslimanë nga Sanxhaku, në pjesën perëndimore të Serbisë.

Në vitin 2014, gjithsej 16 persona të dyshuar, pjesëtarë të ushtrisë paramilitare ishin arrestuar në Bosnjë dhe në Serbi.

Njëmbëdhjetë të tjerë janë në proces gjyqësor, ku vetëm një prej tyre e kishte pranuar fajësinë dhe ishte dënuar me pesë vite burgim në vitin 2016, pas një marrëveshjeje me prokurorët.

Një anëtar tjetër i grupit ishte dënuar me 15 vite burgim në vitin 2002, nga një gjyq në Malit të Zi.

Në vitin 2009, lideri i grupit paramilitatar, Millan Llukiq, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës gjatë konfliktit në Bosnjë, në periudhën 1992-1995. Ai nuk është akuzuar asnjëherë për masakrën e Shtërpcit, por vëllau i tij, Gojko Llukiq, figuron në listën e pesë të akuzuarve.

Nga lufta në Bosnjë, ndërmjet kroatëve, myslimanëve dhe serbëve, gjatë periudhës 1992-1995, jan vrarë rreth 100 mijë vetë.

Sharqeviq dhe Gjuriq nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

Marko Gjuriq

Ministrit të Arsimit të Qeverisë së Serbisë, Mladen Sharqeviq dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, nuk u është lejuar sot hyrja në Kosovë. Ata janë ndaluar në vendkalimin kufitar në Jarinë, në veri të vendit, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Shareviq dhe Gjuriq ishin nisur për të marrë pjesë në hapjen e Entit për mbrojtjen shëndetësore të studentëve, në Qendrën e studentëve në Mitrovicë të veriut, ent i cili është ndërtuar dhe furnizuar financiarisht nga Qeveria Serbisë.

Nga Zyra e Qeverisë së Serbisë është konfirmuar se Gjuriq dhe Sharçeviq janë kthyer pa shpjegime. Kjo Zyrë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se autoritetet e Kosovës janë njoftuar për këtë vizitë, më 29 gusht.

Për herë të fundit, Gjuriq ka qëndruar në Kosovë me 12 korrik, për shënimin e festës në manastirin Banjska.

Paraprakisht, hyrja në Kosovë nuk i ishte lejuar as me 9 maj, kur në Mitrovicë të veriut ishte shënuar Dita e fitores mbi fashizmin.

Ai, atëherë, pati thënë se një veprim i tillë i Prishtinës është i turpshëm dhe goditje serioze ndaj procesit të normalizimit të marrëdhënieve.

Mihajloviq: Pa zgjidhjen e çështjes mes Kosovës e Serbisë s’ka të ardhme të suksesshme

Zëvendëskryeministrja e Serbisë Zorana Mihajloviq ka thënë sot se dialogu mes Kosovës e Serbisë flet për botën e errët dhe politikën e Millosheviqit, Koshtunicës e Tadiqit.

 

“Unë nuk jam as e para as e fundit që them se pa zgjidhjen e çështjes mes Kosovës e Serbisë nuk mund të llogaritet për një të ardhme të suksesshme. Është e vështirë vepra e gjeneratës së këtyre politikanëve që po punojnë bashkë për të zgjidhur këtë çështje me shqiptarët”, ka thënë Mihajloviq për Blicin serb, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë se pas pak do të nisë edhe faza e re e dialogut mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaci dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në selinë qendrore të BE-së në Bruksel.

Senatori amerikan: Serbia ta refuzojë imunitetin diplomatik për rusët

Senatori amerikan Ron Johnson gjatë qëndrimit në Beograd

Senatori amerikan, Ron Johnson, ka kërkuar mbrëmë nga Serbia që të mos sigurojë status diplomatik për personelin e një qendre për ndihma në rast të fatkeqësive nga Rusia, për të cilën zyrtarët perëndimorë kanë dyshime se i strehon spiunët dhe përhap propagandë.

“Shpresoj se presidenti Vuçiq dhe Serbia do t’i rezistojnë çfarëdo përpjekjeje për të dhënë imunitet” për personelin e Qendrës humanitare ruso – serbe, tha senatori Johnson, që është kryesues i Komitetit për sguri të brendshme dhe çështje qeveritare të Senatit të Shteteve të Bashkuara.

“Mendoj se kjo do të dërgonte sinjal shumë të keq”, theksoi mëtutje Johnson dhe ka shtuar se “me siguri kjo nuk do të ishte në interesin më të mirë të popullit serb, në kuptimin e rrjedhjes së kapitalit perëndimor për ta ndihmuar ekonominë” në Serbi.

Këto komente zoti Johnson i ka bërë pas takimit në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka kultivuar marrëdhënie të afërta me Rusinë, ndërsa në të njejtën kohë, synon anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Vuçiq nuk ka thënë se cilat janë qëllimet e tij ndaj qendrës ruse, ku personeli ka kërkuar imunitet të njejtë diplomatik si personeli i NATO-s në Serbi.

Xhamitë historike në Greqi po përdoren si muze

ATHINË – Një numër i madh i xhamive të arkitekturës turko-islame në Greqi, të cilat kanë arritur që të mbijetojnë që nga periudha osmane e deri sot, po përdoren si muze dhe salla të ekspozitave.

Në këtë vend ku një numër i madh i objekteve historike osmane janë shkatërruar për shkak të fatkeqësive natyrore apo nga dora e njeriut, një numër tjetër i madh i monumenteve osmane që kanë arritur të mbijetojnë po shërbejnë si muze ose salla të ekspozitave, ndërsa disa të tjerë janë të braktisur.

Në kryeqytet në Athinë nuk ka xhami zyrtare të hapur për ibadet, ndërkaq xhamia Fet’hije e cila është xhamia më e vjetër në vend pas punimeve të restaurimit të cilat përfunduan javën e kaluar u njoftua se do të përdoret si galeri e arteve.

Mendohet se në Greqi ka rreth 10 mijë vepra dhe objekte apo pjesë të objekteve të arkitekturës turko-islame. Dhjetëra xhami të cilat ende po mbijetojnë janë të mbyllur për ritet nga besimtarët.

Disa prej tyre po përdoren me qëllime të ndryshme, kurse disa të tjera janë shndërruar në kisha. Ndërtesa të shumta të vjetra të periudhës osmane në vend janë shndërruar në objekte shërbimi si në pallate të drejtësisë dhe në rezidenca të provincës.

Ndërkaq xhamia Fet’hije e cila njihet si xhamia më e vjetër në Athinë, pas largimit të menaxhimit osman është përdorur për qëllime të ndryshme duke filluar nga furra e deri në depo. Në xhaminë e cila ndodhet në afërsi të Akropolit, deri në vitin 2010 janë depozituar veprat artistike. Më pas në xhami kanë filluar punimet e restaurimit.

Në xhaminë Xhizderije, disa qindra metra larg prej xhamisë Fet’hije po vazhdojnë punimet e restaurimit. Xhamia e cila ndodhet në sheshin Monastiraki në njërën prej zonave turistike të vendit, po shërben si muze i qeramikave.

Në anën tjetër në rajone të ndryshme të Greqisë si Selaniku, Drama, Kosturi, Euboea, Kavala, Dimotka, Konica e Serresi përfshirë edhe disa ishuj të detit në Egje, si Rhodosi dhe Lesbosi, ka pjesë dhe mbetje të monumenteve historike, kurse një numër i madh i xhamive, tyrbeve, urave dhe hamameve të arkitekturës osmane, për shkak të neglizhencës janë shndërruar në rrënoja.

Ndërkaq duke filluar nga xhamia e Re dhe xhamia Alaca Imaret në Selanik, të cilat kanë arritur të mbijetojnë, po përdoren si muze dhe salla të ekspozitave.

Xhamia Agapasha e cila për një kohë ka qenë kuvendi i kryeqytetit të parë të Greqisë në Nafplio, në ditët e sotme po përdoret si qendër e kulturës, kurse xhamia Vuleftiko është shndërruar në sallën e kinemasë dhe të konferencave.

Xhamitë në qytetet e rëndësishme të Greqisë si në Janinë, Kretë dhe në Larisë po vazhdojnë që ta kenë të njëjtin fat. Kurse xhamia e Sulltan Mustafës në Rodos tani është nikoqir i ceremonive martesore.

Përveç Trakisë Perëndimore dhe 12 ishujve në Greqi nuk ka xhami zyrtarisht të hapur për ibadet, ndërkaq myslimanët të cilët jetojnë në pjesët tjera të Greqisë detyrohen që t’i kryejnë adhurimet e tyre në katet e podrumit të apartamenteve dhe në objektet e formuara me vetiniciativë si qendrat e shoqërive civile.

Ndërtimi i xhamisë së parë zyrtare në Athinë e cila filloi të ndërtohej pas diskutimeve për dhjetëra vite, po vazhdon dhe ende nuk dihet data e hapjes së saj. Hapja e xhamisë pritej të bëhej në muajin prill, ndërkaq pas 3 shtyrjeve, ajo pritet përsëri të hapet në fund të vitit. aa

Bashkimi Evropian presion Beogradit – Qëndroni larg nga Rusia

Bashkimi Evropian që nga shtatori, pasi zyrtarët e tij të kthehen nga pushimi vjetor, do të jetë më këmbëngulës ndaj Serbisë.

Brukseli është i vendosur që në fazën e anëtarësimit të Serbisë në BE, theksin ta vënë në çështjen e Kosovës, marrëdhëniet me Rusinë dhe sundimin e ligjit.

Sipas “Novostionline”, nga disa vende ka presione që në rendin e ditës të vihet sa më shpejt kapitulli 31 që merret me politikën e jashtme, të sigurisë e të mbrojtjes e që ka të bëjë kryesisht me marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, transmeton Koha.net.

Në këto presione, thotë portali nga Beogradi, prijnë Polonia dhe vendet baltike nga të cilat Estonia kryeson BE-në deri në fund të vitit.

Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia insistojnë që në këto fusha Beogradin sa më shpejt ta ndajnë nga Moska me kushtëzimet në procesin negociator. Kështu, pritet që deri nga janari i vitit të ardhshëm të nisin presionet serioze për trajtimin e “çështjes ruse” .

Sa i përket Kosovës, Brukseli kërkon lëvizje të reja me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve dhe BE pret shumë nga dialogu i brendshëm në Serbi për Kosovën.

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën përcillet posaçërisht përmes kapitullit 35.

Brnabiç: Nga Maqedonia pres që mos të hapet çështja e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO

“Për Maqedoninë është shumë e rëndësishme miqësia me Serbinë dhe se kjo do të jetë një sinjal i miqësisë dhe lidhjeve më të fuqishme me Serbinë, prandaj pres që kjo çështje mos të hapet”, theksoi Brnabiç

DURRËS – Pas takimit të parë të mbajtur me shefat e qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, tha se ka biseduar me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në margjinat e takimit të sotëm, duke theksuar se me homologun e saj maqedonas kanë pasur mirëkuptim të mirë për bashkëpunimin mes Serbisë dhe Maqedonisë.

“Në Podgoricë ka pasur më shumë bisedime me Plenkoviç meqë atëherë kishim barrierë tregtare nga ana e Kroacisë dhe atë e zgjidhëm shpejt pas atij takimi për shtatë ditë dhe në bashkëpunim me Odën Ekonomike Rajonale, që është edhe një dëshmi se është mirë që e formua në Trieste. Sot me kryetarin e Qeverisë së Maqedonisë, Zaev, biseduam për ndodhitë që ishin këto ditë dhe kemi mirëkuptim për bashkëpunimin tonë. Unë e ftova që ta vizitojë Serbinë në nëntor. Atë vizitë do ta shfrytëzojmë për marrëveshje për seancë të përbashkët të të dy qeverive. Krahas kësaj biseduam për mbështetjen e Maqedonisë, për atë që selia e bashkësisë transportuese e Evropës Juglindore të jetë në Serbi dhe shpresoj se këtë do ta përfundojmë”, tha Brnabiç.

Ajo ka shtuar se me kryeministrin Zaev biseduan edhe për qëndrimin e Maqedonisë mbi anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. “Për Maqedoninë është shumë e rëndësishme miqësia me Serbinë dhe se kjo do të jetë një sinjal i miqësisë dhe lidhjeve më të fuqishme me Serbinë, prandaj pres që kjo çështje mos të hapet”, theksoi Brnabiç.

Sipas saj, në takimin e sotëm me homologët e rajonit, më shumë kanë biseduar për bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Më shumë biseduam për bashkëpunimin ekonomik dhe infrastrukturën e përshtatshme që definitivisht janë një nga temat më të rëndësishme për të cilat duhet biseduar. Si rajon kemi shumë potencial dhe kapacitet. Në Trieste formuam edhe Odën Ekonomike Rajonale dhe miratuam planin aksional. Sot bisedojmë si ta implementojmë që të mos mbetet vetëm në letër, siç ndodh zakonisht në tërë rajonin”, tha Brnabiç, duke e vlerësuar takimin e sotëm si shumë të suksesshëm.

Në këtë takim joformal që ka për qëllim thellimin e integrimit rajonal me theks të veçantë në ekonomi dhe tregti, të pranishëm janë kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, kryeministri malazez Dushko Markoviç, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Denis Zvizdiç, si dhe zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller.

Vuçiç: Seanca e përbashkët qeveritare Maqedoni-Serbi deri në fund të vitit

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ka biseduar me ambasadoren e Maqedonisë Vera Jovanovska-Tipko për takimet e ardhshme të zyrtarëve të të vendeve

BEOGRAD – Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, informoi sot ambasadoren e Maqedonisë Vera Jovanovska – Tipko se kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, do t’i dërgojë ftesë kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, për mbajtjen e seancës së përbashkët të dy qeverive deri në fund të vitit në Beograd.

Vuçiç dhe ambasadorja Jovanovska – Tipko diskutuan edhe rreth mbajtjes së shpejti të Komitetit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik.

“Të gjithë konsiderojmë se duhettë punojmë me përkushtim dhe me përgjegjësi drejt përmirësimit të marrëdhënieve tona”, ka thënë Vuçiç, sipas një deklarate nga zyra e Presidencës së Serbisë.

Vuçiç dhe Tipko u pajtuan që pas vendosjes të këshilltarit për sigurinë kombëtare të Serbisë, të mbahet takim i përbashkët me homologun maqedonas.

Ata folën edhe për përmirësimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e turizmit, ekonomisë dhe pjesëmarrjen e përbashkët në tregjet e treta.

Serbia të dielën tërhoqi stafin nga ambasada e saj në Shkup për konsultime urgjente në Beograd. Ambasadorja e Serbisë pritet të kthehen në Maqedoni deri më 31 gusht. aa

Takim Mattis – Erdogan në Ankara

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis u takua të mërkurën në Ankara me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, si dhe me homologun e tij Nurettin Canikli.

Sipas njoftimeve presidenti Erdogan i ka shprehur zotit Mattis shqetësimin mbi mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i japin grupit militant kurd YPG.

Turqia është e shqetësuar nga mbështetja që Shtetet e Bashkuara u ofrojnë kurdëve të Sirisë të cilët po ndihmojnë në luftën kundër xhihadistëve të IS-isit në Sirinë veriore. Ankaraja i cilëson Njësitë e Mbrojtës së Popullit Kurd ose YPG-në, si organizatë terroriste, të lidhur me separatistët kurdë brenda Turqisë, të njohur si PKK. Turqia e ka bërë të qartë se nuk e mbështet vendimin amerikan për t’i dërguar armë kurdëve në Siri.

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia e kanë cilësuar grupin PKK si organizatë terroriste, por, në dallim nga Turqia, Uashingotni nuk e quan edhe grupin YPG si organizatë terroriste.

Brnabiç: Është me rëndësi si do të sillet Maqedonia për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

“Kryeministri i Maqedonisë (Zoran Zaev) mua në Trieste qartë dhe pa mëdyshje më tha se ata do të përmbahen për votimin mbi anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”

BEOGRAD – Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, deklaroi sot se personeli i ambasadës së Serbisë është tërhequr nga Shkupi për shkak të veprimit kundërzbulues, ndërsa tani më me rëndësi është se si do të sillet Maqedonia lidhur me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Kryeministri i Maqedonisë (Zoran Zaev) mua në Trieste qartë dhe pa mëdyshje më tha se ata do të përmbahen për votimin mbi anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Unë e mbaj fjalën. Për mua është me rëndësi që kolegët e rajonit të mbajnë fjalën”, tha Brnabiç.

Ajo theksoi se Serbia shumë herë në shumë mënyra tregoi se është fleksibile dhe tolerante.

Brnabiç shtoi se më 26 gusht do të shkojë në takimin joformal të kryetarëve të qeverive nga vendet e Ballkanit Perëndimor në Durrës. Ky takim i kushtohet integrimeve rajonale.

Maqedonia dhe Serbia zbusin tonet – Vuçiçi dhe Zaevi bisedë telefonike

Maqedonia dhe Serbia të gjitha mospajtimet eventuale në raportet dypalëshe do t’i zgjidhin përmes dialogut. Ky është epilogu kryesori bisedës telefonike që zhvilluan të mërkurën në mesditë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiçi. Në një komunikatë të përbashkët, dy drejtuesit e lartë shtetëror thanë se angazhohen për forcimin e raporteve mes dy vendeve.

Pa marrë parasysh qëndrimet e ndryshme politike në raport me çështje të rëndësishme politike dhe rajonale, Maqedonia dhe Serbia bashkërisht do të luftojmë për ballafaqimin, por edhe për avancimin e relacioneve miqësore të popullit maqedonas dhe atij serb, si dhe të qytetarëve të Maqedonisë dhe Serbisë”, thuhet në komunikatë.

Maqedonia dhe Serbia do të bëjnë përpjekje edhe më të mëdha për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve. Maqedonia dhe Serbia, në përputhje me të drejtën publike ndërkombëtare dhe në bazë të vullnetit të mirë do t’i mbrojnë interesat dhe të drejtat e përfaqësive diplomatike dhe konsullore të territoreve të tyre”, vijon komunikata.

Dy vendet gjithashtu do të ndihmojnë njëra-tjetrën në rrugën e integrimit evropian dhe forcimin e raporteve të fqinjësisë së mirë, me çka do t’i kontribuojnë stabilitetit të rajonit”, thuhet në komunikatën e përbashkët prej katër pikave.

Presidenti serb të martën në mbrëmje në një intervistë për televizionin publik të Serbisë, nuk e ka përjashtuar mundësinë e kthimit në Shkup të stafit diplomatik gjatë muajit shtator, por ka thënë se raportet me Maqedoninë më nuk do të jenë të nivelit më të lartë. Serbia akuzon Maqedoninë për përgjimin e diplomatëve të saj dhe se në mesin e të përgjuarve ka qenë edhe shefi i diplomacisë, Ivica Daçiq.

Por, zëvendëskryeministri për çështje të integrimit evropian në Qeverinë e Maqedonisë, Bujar Osmani tha se ende është herët të flitet për shkaqet e përkeqësimit të raporteve ndërsa përsëriti përcaktimin e Qeverisë së Maqedonisë për raporte të mira më të gjitha shtetet fqinje.

Raporti më fqinjët është një ndër sfidat dhe pengesat më të rëndësishme që ne i kemi në rrugën e integrimit. Ne nuk guxojmë të lejojnë as si Qeveri e as si shoqëri në përgjithësi, që në këtë moment historik të hapim tema të reja me fqinjët pasi ne po tentojmë që t’i mbyllim të gjitha temat me fqinjët. Kjo çështje është shumë sensitive andaj nuk guxojmë të lejojmë që të bëhet temë e politikës ditore”.

Vlerësoj se duhet të mbledhin të gjitha informacionet pasi ende situate është e mjegullt për arsyet e një vendimi të tillë”, thotë Osmani. Ai e ka përjashtuar mundësinë që çështja e Kosovës apo votimi pro i Maqedonisë për anëtarësimin e saj në UNESCO, të jetë shkas për tensionet me Beogradin.

Nuk mundet të jetë Kosova arsyeje për prishjen e raporteve. Qëndrimi i Maqedonisë në raport me Kosovën është i qartë në këtë drejtim dhe për ne është me rëndësi që t’i mbyllim të gjitha temat e hapura që i kemi me fqinjët tanë”, thotë Osmani.

Se Kosova nuk mund të jetë shkas për prishjen e raporteve me Serbisë e thotë edhe Risto Nikovski, ish-ambasador i Maqedonisë në Moskë. Ai thotë se procesi i anëtarësimit të Kosovës në UNESCO mund të jetë vetëm se alibi për Serbinë për të “luftuar” për forcimin e pozicionit të saj në rajon.

Përmendja e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në UNESCO janë vetëm se arsyeje apo shkëndija të vogla që mund të ketë çuar Serbinë në marrjen e një vendimi të tillë, por kjo mendoj se nuk është thelbi i problemit. Pra, pas gjithë kësaj qëndrojnë qëllime tjera të Serbisë për forcimin e rolit të saj në rajon, në kuadër të finalizimit të procesit post-jugosllav. Konsideroj se na pret një proces jo pak i vështirë në raport me Serbinë. Ajo u kërcënuar se do të ndryshojë vendimin për njohjen e emrit kushtetues të Maqedonisë”, tha Nikovski.

Mendoj se një vendim i tillë nuk paraqet fundin e botës, por si i tillë do të shkaktoj problem apo komplikime në politikën e jashtme të vendit”, shtoi tutje ai.

Lidhur me tensionet në relacionin Shkup-Beograd është prononcuar edhe Bashkimit Evropian duke shpresuar në zgjidhje paqësore të çështjeve kontestuese.

Komisioni Evropian i bën thirrje autoriteteve të Shkupit dhe Beogradit që të tregojnë përmbajtje dhe në rrugë paqësore t’i zgjidhin çështjet lidhur me tërheqjen e personelit të Ambasadës së Serbisë nga Shkupi”, transmetojnë mediat një deklaratë të zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Persekutimi i çamëve si ai i polakëve – Nga Hyqmet Zane

Historia e shqiptarëve është e shkruar vërtet me gjak, jo vetëm në luftë kundër pushtuesve, por edhe nga lufta brenda llojit që u diktuan nga rrethanat e krijuara nga sistemi diktatorial.

Kosova dhe Çamëria janë binjaket e genocideve jo vetëm nga pushtuesit serbë dhe grekë, por edhe nga fryma vrasëse që ushqente regjim komunist. Kur vijnë në kujtesë këto ngjarje të mëdha që lidhen jo vetëm me luftën antifashiste, por dhe me luftën që u bëhej intelektualëve dhe grupeve shoqërore me ndikime të spikatura në jetën publike, vetiu të vijnë në mendje ato që hoqi Çamëria andej dhe këndej kufirit.

Adem Istrefi, poeti kosovar shkruan në poezinë e tij “Çamërisë ç’i panë sitë”, vargjet “O zot, ç’mënxyrë e ç’barbari qe kjo,/ Krejt si në Trojë grekët grekçe na therën!/ Iku kush iku, të tjerët zjarri i përvëloi. /Rri,o zot,mos fol,/ në bri të kaut s’u fshihka dhembja/ dhe as ndër kisha s’u shkruaka historia,/ mizori si kjo kujt tjetër i panë sitë,/ atje çam i ndyrë, këtej çam i djegur,/ vallë veten të bindnim se hak kishim/ mizorinë?!”. Cili analist apo politikan, cili diplomat apo pushtetar ka mundur t’i lexojë këto vargje ku me mjeshtëri tretet brenda tyre e gjithë historia, jo vetëm e krahinës së Çamërisë. Këto vargje, ai i shkroi 28 vjet më parë atëherë kur fjala “çam” ishte persekutim dhe rrjedhojë e luftës që grekët dhe filogrekët në Greqi dhe në Shqipëri i bënë një popullate sa potente në kontributet për kombin, aq edhe vitale në qëndresën për emrin shqiptar, për flamurin kuq e zi dhe për fenë e tyre që u kishte dhënë Zoti.

Brenda shifrës së 73 viteve, gjendet edhe kujtimi për një luftë për Shqipërinë e lirë dhe demokratike, por edhe drama çame. Në këtë luftë sa antifashiste aq edhe çlirimtare, edhe çamët, burra dhe të rinj rrokën armët për vatanin andej dhe këndej kufirit, në Greqi dhe në Shqipëri. Flet historia se Çamëria në luftën e madhe antifashiste kontribuoi materialisht dhe moralisht. Me qindra të rinj çamë u hodhën në radhët e ELLAS-it, kur EAM-i lëshoi kushtrimin e luftës për liri. Me zgjerimin e luftës antifashiste kundër okupatorit gjerman, popullata çame u hodh pa rezerva në një luftë totale kundër okupatorit dhe formoi Batalionin e 4-t të Regjimentit të 15-të të ELLAS-it. Nga popullsia e vogël e Çamërisë dolën më tepër se 500 luftëtarë që luftuan me trimëri dhe vendosmëri kundër okupatorit nazifashist dhe tradhtarëve ballisto-zerviste. Gjaku i Heroit Kombëtar Ali Demi dhe i dëshmorit Bido Sejko, gjaku i dëshmorëve Muharrem Myrtezai, Ibrahim Hallumi, Hysen Vejselit etj, që u derdh së bashku me atë të partizanëve grekë në Qafat e Qeramicës, dëshmon konkretisht për këtë fakt.

Po aq e lavdishme është lufta e popullatës çame edhe në Markat, aq edhe në Konispol me atë rezistencë 55 ditëshe ndaj pushtuesve që mund të cilësohet si lufta e vërtetë e rezistencës së armatosur për lirinë e atdheut. Po aq sa nuk mund të harrohet kontributi i madh i Çetës dhe Batalionit “Çamëria” me drejtuesit e saj Rexho Plau e Haki Rushiti, Taho Sejko dhe të tjerë që për fatin e keq të tyre dhe për interesat e një inskenimi antishqiptar që angazhoi qeverisja e kohës së diktaturës që luajti zaret e agjenturave të huaja, duke qenë nën breshërinë e akuzave të shitjes së interesave. Por më e keqja ishte se për t’u dhënë përgjigje këtyre akuzave të lojës së keqe të vetë kreut të diktaturës, u përdorën i ashtuquajturi grupi i Teme Sejkos dhe Tahir Demit.

Nëse bëjmë retrospektivë, duhet thënë se nga këta bijë të Çamërisë andej dhe këndej kufirit u bë luftë e vërtetë, lufta e bijve ndaj një armiku të përbashkët: nazifashizmit, diktatura i mashtroi duke përdorur alibitë e veta me përdorimin e një agjenti të vetin Kosta Fili i cili më vonë do të pohonte se asnjë nga akuzat e atij të ashtuquajturi grup i Teme Sejkos dhe i Tahir Demit, nuk qëndronte. Të njëjtat fjalë që vetë Halim Xhelo, zyrtari i lartë dhe i besuar i sigurimit i tha në burg të dënuarave çamë si Lutfi Sejkos dhe të tjerëve.  Por për komunitetin çam kjo luftë, pjesëmarrja në të me dinjitetin që buronte nga shpirti, me dëshmorët që ranë për lirinë, kush nuk do ta mendonte se ata që vuajtën dhe e kishin ëndërr lirinë, nuk e mendonin kurrë se një ditë do të përfundonin si armiq, aq më keq agjent të grekëve (!?)dhe kush (?) çamët, ata që Greqia zyrtare i kishte vrarë, i kishte përzënë, i kishte ndjekur dhe djegur si në një mynxyrë. Kur në vitin 1960-1961 u thur dhe u ekzekutua i ashtëquajturi grup i Teme Sejkos dhe Tahir Demit, një personazh i respektuar dhe intelektual i fshatit Markat të Konispolit do të ishte çudia e një farse që dinë të bëjnë vetëm ata, antishqiptarët.

Haxhi Bilal Mullai është njëherazi edhe patrioti, edhe luftëtari, edhe intelektuali, edhe pushtetari i krahinës së vet i zonës së Konispolit dhe veçanërisht i Markatit, njërit prej fshatrave me histori të spikatur në luftërat shekullore siç e pohon këtë fakt historiani i mirënjohur Ibrahim D.Hoxha, por për fatin e keq jo vetëm të tij, por të shumë e shumë intelektualëve me emër dhe me kontribute në historinë e luftës për lirinë e atdheut dhe për ndërtimin e shoqërisë shqiptare pas kësaj lufte, rëndoi keqas tokfjalëshi “agjent të grekëve” që iu tha një ditë të bukur 63 të arrestuarve të të ashtuquajturit grupi i Teme Sejkos dhe Tahir Demit.

Haxhi Bilal Mullai është njëri prej tyre që pësoi mënxyrën e pamerituar dhe ju shumëzuan me zero gjithë vitet e gjysmës së parë të shekullit XX, ku ai dhe familja e tij bënë luftë të shumëfishtë:edhe ndaj obskurantizmit turk, edhe ndaj pushtuesve të ndryshëm, por veçanërisht edhe ndaj fqinjit grek i cili kishte përfituar nga Konferenca e Londrës dhe vendimet ogurzeza të saj për t;i bërë gjëmën një popullate sa të pafajshme, sa të paarmatosur , sa të pambrojtur aq edhe krenare dhe dinjitoze.  Si i biri i Bilalit dhe i Afijes, dhe që vetë ishte i martuar me 4 fëmijë, Haxhi Bilali, edhe pse arsim 7 vjeçar, ai njihte shumë mirë gjuhët turqisht dhe greqisht, po aq sa edhe italisht. Për meritat e tij ka qenë i dekoruar me tre medalje, si për kontributet e luftës, po aq edhe ato të punës dhe atdhetarizmit.Si kryeplak me emër i komunës Markat, me pasuri, shtëpi dhe me toka, të cilat i kishte trashëguar nga i ati i tij, regjimi i diktaturës enveriste do i hidhte poshtë si pjesë e filozofisë për të nënshtruar me çdo mjet njerëzit e pasur dhe njerëzit me reputacion e, veçanërisht, intelektualë.Kishte shumë autoritet në zonën ku jetonte dhe i dëgjohej zëri, ndaj dhe kishte shumë miqësi me Haki Rrushitin dhe vëllezërit Taho e Teme Sejkon, me Avdyl Resulin dhe Tahir Demin, si pjesë e vlerave të familjeve me emër në krahinën e Çamërisë.

Por gjithçka do të merrte fund në atë 2 korrik të vitit 1960, kur edhe do të  arrestohej. Dihet tashmë se çfarë ndodhi më pas më të ashtuquajturin grup armiqësor të Teme Sejkos. Farsa e gjyqit që dha Vendimin nr.93, datë 20. 07. 1961 me gjyqtar Kolonel: Llazi Polena, ndihmës gjyqtar Major: Mane Aliaj dhe Kapiten I:Xhevit Myrto, do të ishte pjesë e lojës së kurdisur nga sigurimi i shtetit me dijeninë e plotë të Enver Hoxhës për t’iu kundërvënë Hurshovit dhe justifikuar para agjenturave të shteteve të tjera që kishin ndikime në politikën e kohës.

Është akuzuar nga Prokuroria Ushtarake e Tiranës (Nr.s’ka, date 23. 06. 1961 per krimin se: “Është i pakënaqur nga pushteti popullor dhe mik i ngushti i Haki Rrushitit, Teme Sejkon, Avdyl Resulin, Tahir Demin. Pranoi të behej agjent i sigurimit grek, atij amerikan dhe atij jugosllav.

Këto sjellje ndaj çamëve që u akuzuan edhe andej dhe këndej kufirit, i ngjan asaj sjelljes së gjermanëve dhe rusëve ndaj polakëve që u persekutuan pa asnjë shkak, vetëm e vetëm s epolakët, siç më ka treguar një ish student në Poloni, Fatmir Gjergji nga Elbasani, “ju çamët e pësuat si polakët që u persekutuat nga të gjitha anët sepse ishit atdhetarë dhe krenarë të identitetit tuaj”.

 

Daçiçi: Një pjesë e personelit të ambasadës kthehet në Shkup javën e ardhshme

BEOGRAD – Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiç, deklaroi sot se një pjesë e personelit të ambasadës së Serbisë në Maqedoni do të kthehet javën e ardhshme në Shkup, ndërsa ambasadorja Dushanka Divjak Tomiç do të kthehet kur të përfundojnë konsultimet në Beograd.

“Tashmë javën e ardhshme, pas takimit me presidentin Aleksander Vuçiç, një pjesë e personelit tonë do të kthehet në Shkup, ndërsa ambasadorja do të kthehet më vonë, kur të përfundojnë të gjitha konsultimet në Beograd”, tha Daçiçi për agjencinë Tanjug.

Ai përsëriti se “në mënyrë të qartë u zbulua se është forcuar veprimtaria ofensive kundërzbuluese ndaj Serbisë në tërësi dhe ambasadës” dhe shtoi se në këtë është i përfshirë edhe “faktori i jashtëm”.

“Ne do të marrim masa për të mbrojtur interesat tona dhe për të rivlerësuar kapacitetet tona për punë në rrethana të tilla. Ne pa dyshim duam marrëdhënie të mira me Maqedoninë, meqë jemi fqinjë, kemi interesa të përbashkëta, ne jemi dy popuj të afërt”, tha Daçiçi.

Vuçiçi: Arsyet pse tërhoqëm personelin diplomatik nga Maqedonia

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi sot se organet kompetente serbe konfirmuan dhe vërtetuan se kundër Serbisë është bërë veprimtari kundërzbulimi dhe se për këtë arsye është tërhequr personeli nga Ambasada serbe në Maqedoni.

“Organet tona kompetente konfirmuan dhe parashtruan argumente për veprimtari kundërzbulimi kundër institucioneve të Serbisë”, deklaroi Vuçiçi para gazetarëve.

Ai rekomandoi se megjithatë Serbia do të vazhdojë që të ruajë marrëdhënie miqësore me Maqedoninë.

“Për shtatë deri dhjetë ditë gjërat do të jenë më të qarta”, theksoi Vuçiç.

Kërkohet zgjidhja e statusit të Sanxhakut

Këshilli kombëtar boshnjak i Sulejman Uglaninit sot në Novi Pazar ka kremtuar 100 vjetorin e Deklaratës së Sjenicës me të cilën ishte kërkuar shkëputja e Sanxhakut nga Serbia e Uglanin sot ka kërkuar ndihmën ndërkombëtare në zgjidhjen e statusit të përhershëm të Sanxhakut dhe statusin e boshnjakëve në Sanxhak, transmeton Koha.net

Deklarata Sjenicës është bërë në vitin 1917 gjatë pushtimit të Serbisë kur prefektët dhe kryetarët e 12 komunave të Sanxhakut miratuan dokumentin me të cilin nga Austro-Hungaria kërkohej që Sanxhaku të shkëputej nga Serbia e Mali i Zi dhe t’i bashkohej Bosnjë e Hercegovinës, përkujtojnë medie serbe.

“Ftoj Bashkimin Europian, Kombet e Bashkuara, OSBE-në që të gjejnë mënyrë që popullit boshnjak, që është popull autokton në Sanxhak, i cili i ka të gjitha atribute popullit, ka kulturën e vet, gjuhën, fenë, që ka qenë korpus unik kombëtar me boshnjakët e Bosnjës, të jemi pjesë në zgjidhjen paqësore të krizës jugosllave dhe të rrugës europiane të Serbisë, citon “kurir” i Beogradit të ketë thënë sot Uglanin.
“Ne si popull me vetëdija kombëtare, politikisht të zgjuar dhe të organizuar mirë, duam të kërkojmë mënyrë që të zgjidhim statusin e Sanxhakut dhe të boshnjakëve, ka shtuar ai.

Uglanin nga bashkësia ndërkombëtare pret të ndihmojë në çështjen e zgjidhjes afatgjate të statusit të Sanxhakut dhe të statusit të boshnjakëve si popull autokton në Sanxhak e që aktualisht e bën minoritetin shumicë në Serbi e Mal të Zi, ka thënë ai duke nënvizuar se asi popull ka qenë etnikisht i vrarë, i dëbuar dhe i ndjekur .
“Në mënyrë europiane mendojmë, në mënyrë evropiane jetojmë, në mënyrë evropiane punojmë dhe aktivisht jemi të përfshirë në të gjitha integrimet europiane dhe euroatlantike”, ka thënë ai.

Turqi: “Mësimi i parë në gjuhën shqipe do të jepet në Izmir”

“Shpresojmë që gjatë muajit tetor edhe me pjesëmarrjen e ministrave të Arsimit të Shqipërisë dhe të Kosovës, në Izmir do të jepet mësimi i parë në gjuhën shqipe”

IZMIR – Kryetari i Qendrës për Hulumtime Strategjike të Ballkanit (BASAM), Rıfat Sati, thotë se vendimi për përfshirjen si lëndë me zgjedhje të gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake në shkollat e mesme të ulëta, është mirëpritur nga qytetarët me origjinë nga Ballkani në Turqi.

Sait në një deklaratë me shkrim duke rikujtuar se gjuha shqipe dhe ajo boshnjake janë futur në programin shkollor si lëndë zgjedhore, thotë se kjo është pritur pozitivisht nga emigrantët e Ballkanit në Turqi.

Mësimi i parë në Izmir

Pas përcaktimit së gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake si lëndë me zgjedhje për mijëra nxënës të 150 shkollave në Turqi, Sait, bën të ditur se Ministria e Arsimit të Turqisë ka nënshkruar protokoll bashkëpunimi me Rektoratin e Universitetit të Trakya-s, për përgatitjen e materialeve mësimore.

“Ministri i Arsimit İsmet Yılmaz dhe zv/ministri Orhan Erdem treguan përpjekje të mëdha që gjuha shqipe dhe ajo boshnjake të vendosen si lëndë me zgjedhje. Ne si komuniteti i Ballkanit i falënderojmë shumë. Në Izmir jetojnë një numër i madh të bashkatdhetarëve tanë nga Ballkani. Ne u takuam edhe ministrin e Arsimit, İsmet Yılmaz, i cili tha se ai do të marrë pjesë dhe shpresojmë që gjatë muajit tetor edhe me pjesëmarrjen e ministrave të Arsimit të Shqipërisë dhe të Kosovës, me një organizim të bukur në Izmir do të jepet mësimi i parë në gjuhën shqipe”. aa

Shkarkohet Prokurori Publik i Maqedonisë Marko Zvërlevski

Deputetët e parlamentit të Maqedonisë me 64 vota pro kanë shkarkuar nga posti, Prokurorin Publik, Marko Zvërlevski.

Shkarkimi i Zvërlevskit ka ardhur pasi deputetët e VMRO DPMNE-së, e cila drejtohet nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, dje hoqën dorë nga debati maratonik, i cili ka zgjatur më shumë se një muaj.

Deputetët e kanë cilësuar aktin e shkarkimit si antiligjor, pasi sipas tyre ky vendim vjen në periudhën kur në Maqedoni është caktuar data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në tetor.

Ndryshe, shumica parlamentare, shkarkimin e Zvërlevskit e ka arsyetuar me faktin, se sipas tyre Zvërlevski, është vënë në shërbim të interesave të VMRO DPMNE-së dhe jo sundimit të drejtësisë.

Marko Zvërlevski është një nga personalitetet më të përfolura gjatë ushtrimit të detyrës si Prokuror Publik,veçanërisht gjatë krizës së rëndë politike.

Ai ishte një nga protagonistët kryesor të aferës së përgjimeve, pasi në bisedat e publikuara nga opozita, në shumë raste është dëgjuar duke biseduar me zyrtarë të lartë të VMRO DPMNE në kurdisjen e proceseve gjyqësore apo në emërimin e njerëzve partiakë në pozita drejtuese në gjyqësor.

Njohësit e çështjeve politike thonë se me shkarkimin e Zvërlevskit nga posti i Prokurorit Publik i hapet rrugë realizimit të reformave në sistemin gjyqësor në Maqedoni.

Novosti: Pasuria e Serbisë në Kosovë është 200 miliardë USD

Propozimi Ivica Daçiçit për caktim kufijsh ndërmjet serbëve e shqiptarëve në Kosovë vijon të mbetet temë në mediat serbe.

Sipas gazetës “Novosti”, e cila e citon Daçiçin, pas këtij “gjesti bujar” Beogradi pret edhe kompensim financiar për pasurinë private e shtetërore që sipas kësaj gazete ka pushtuar Kosova, shkruan koha.net.

Më tej në artikullin e gazetës thuhet se “me privatizimin ilegal janë tjetërsuar shumë ndërmarrje të Serbisë, të cilat kanë pasur 1.350 objekte në Kosovë. Fondi për zhvillimin e Serbisë ka pjesë në pronësinë e 155 ndërmarrjeve me vlerë 180 milionë euro. Vlera e përgjithshme e pasurisë serbe në Kosovë është rreth 200 miliardë dollarë e në pronësi të shtetit të Serbisë është 29 për qind e tokës së Kosovës”.

Turqia në këto 17 vite është tronditur nga 164 307 tërmete (tabela)

Në Turqi dhe zonat përreth saj që nga viti 1903 e deri sot janë përjetuar 66 tërmete prej 6 ballë dhe më sipër si dhe 15 tërmete mbi 7 ballë

STAMBOLL – Turqia në 114 vite është tronditur nga mbi 66 tërmete të shkallës 6 ballë dhe më sipër ku janë përjetuar humbje të jetëve dhe pronës, ndërsa në 17 vitet e fundit vendi është tronditur nga 164.307 tërmete.

Sipas të dhënave që AA ka përpiluar nga të dhënat e observatorit Kandilli të Universitetit Boğaziçi dhe nga Qendra për vlerësimin dhe ndjekjen e tërmet-cunameve rajonale të Institutit për Kërkimet mbi Tërmetet, theksohet se që nga viti 1900 e deri tani tërmeti më i madh është shënuar në Kili më 22 maj në vitin 1960 me 9.5 ballë.

Ndërsa në Turqi dhe zonat përreth saj që nga viti 1903 e deri më sot janë përjetuar 66 tërmete prej 6 ballë dhe më sipër si dhe 15 tërmete mbi 7 ballë. Tërmeti 9,5 ballë i ndodhur me 27 dhjetor 1939 në qytetin Erzincan është shënuar si tronditja më e madhe përgjatë 114 viteve, i cili ndiqet më pas nga tërmeti 7.9 në Gölcük në gusht të vitit 1999.

Tërmetet 6 ballë dhe më sipër të regjistruara në Turqi janë si më poshtë:

Data Vendi Madhësia
29 prill 1903 Malazgirt (Muş) 6.7
9 gusht 1912 Mürefte (Tekirdağ) 7.3
4 tetor 1914 Burdur 6.9
13 shtator 1924 Horasan (Erzurum) 6.8
22 tetor 1926 Kars- Ermenistan 6
31 mars 1928 Torbalı (İzmir) 6.5
18 maj 1929 Suşehri (Sivas) 6.1
7 maj 1930 Kufiri Turko-iranian 7.2
4 janar 1935 Erdek (Balıkesir) 6.4
19 prill 1938 Kırşehir 6.6
22 shtator 1939 Dikili (İzmir) 6.6
27 dhjetor 1939 Erzincan 7.9
23 maj 1941 Muğla 6
15 nëntor 1942 Bigadiç (Balıkesir) 6.1
20 dhjetor 1942 Tokat (Erbaa) 7
20 qershor 1943 Hendek (Adapazarı) 6.6
27 nëntor 1943 Ladik (Samsun) 7.2
1 shkurt 1944 Gerede-Çerkeş (Bolu) 7.2
25 qershor 1944 Gediz (Uşak) 6
6 tetor 1944 Ayvalık (Balıkesir) 6.8
20 mars 1945 Ceyhan-Misis (Adana) 6
23 korrik 1949 Karaburun (İzmir) 6.6
17 gusht 1949 Karlıova (Bingöl) 6.7
13 gusht 1951 Kurşunlu (Çankırı) 6.9
18 mars 1953 Yenice (Çanakkale) 7.2
7 tetor 1953 Kurşunlu (Çankırı) 6
16 korrik 1955 Söke-Balat (Aydın) 6.8
20 shkurt 1956 Eskişehir 6.4
25 prill 1957 Fethiye-Rodos (Muğla) 7.1
26 maj 1957 Abant (Bolu) 7.1
23 maj 1961 Fethiye-Rodos (Muğla) 6.3
18 shtator 1963 Çınarcık (İstanbul) 6.3
14 qershor 1964 Malatya 6
6 tetor 1964 Manyas (Balıkesir) 7
19 gusht 1966 Varto (Muş) 6.9
22 korrik 1967 Mudurnu (Adapazarı) 6.8
3 shtator 1968 Bartın (Zonguldak) 6.5
28 mars 1970 Alaşehir (Manisa) 6.5
28 mars 1970 Gediz (Kütahya) 7.2
22 maj 1971 Bingöl 6.8
6 shtator 1975 Lice (Diyarbakır) 6.6
24 nëntor 1976 Muradiye (Van) 7.5
5 korrik 1983 Biga (Çanakkale) 6.1
30 tetor 1983 Erzurum-Kars 6.9
18 shtator 1984 Balkaya (Erzurum) 6.4
7 dhjetor 1988 Kars-Ermenistan 6.9
13 mars 1992 Erzincan 6.8
15 mars 1992 Pülümür (Tunceli) 5.8
6 nëntor 1992 Doğanbey (İzmir) 6
1 tetor 1995 Dinar (Afyon) 6.1
27 qershor 1998 Ceyhan (Adana) 6.2
17 gusht 1999 Gölcük (Kocaeli) 7.8
12 nëntor 1999 Düzce 7.5
6 qershor 2000 Orta (Çankırı) 6.1
3 shkurt 2002 Çay-Sultandağı (Afyon) 6.4
27 janar 2003 Pülümür (Tunceli) 6.2
1 maj 2003 Bingöl 6.4
8 mars 2010 Başyurt-Karakoçan (Elazığ) 6.1
23 tetor 2011 Van 7.2
10 qershor 2012 Ujërat e Detit të Vdekur (Mesdhe) 6
8 janar 2013 Veriu i Detit Egje 6.2
15 qershor 2013 Ishulli Kretë-Mesdhe 6.0
28 dhjetor 2013 Gjiri i Antaljas -Mesdhe 6.0
24 maj 2014 Ujërat e Imbros-Deti Egje 6.5
12 qershor 2017 Ujërat Karaburun-İzmir 6.2
21 korrik 2017 Gjiri Gökova-Mesdhe 6.6

Të dhënat për 17 vite

Në Turqi dhe rajonin përreth saj në vitin 2000 kanë ndodhur 3.032 tërmete, 2.563 në vitin 2001, 3,268 në vitin 2002, 3.925 në vitin 2003, 5.331 në vitin 2004, 7.595 në vitin 2005, 4.656 në vitin 2006, 5.834 në vitin 2007, 8.139 në vitin 2008, 8.783 në vitin 2009, 11.332 në vitin 2010, 18.040 në vitin 2011, 20.608 në vitin 2012, 16.317 në vitin 2013, 14.830 në vitin 2014, 15.407 në vitin 2015 dhe në vitin 2016 kanë ndodhur 13.296.

Ndërsa në muajin janar të këtij viti bëhet e ditur se kanë ndodhur 1351 tërmete nga 1.0 dhe 5.3 ballë, ku sipas kësaj për 17 vite në Turqi janë shënuar 164.307 tërmete.

Turqi, opozita i frikësohet burgosjes së udhëheqësit të saj

Partia kryesore opozitare turke ajo Republikane Popullore është shprehur e shqetësuar se udhëheqësi i saj Kemal Kilicdaroglu mund të ndiqet penalisht dhe të burgoset. Kjo në kuadër të masave që qeveria turke po vazhdon të zbatojë, si pasojë e të cilave janë burgosur deri tani me shumë se 10 deputetë turq.

Ka një komplot të madh kundër Partisë Popullore Republikane“, paralajmëroi të hënën një zyrtar i partisë Bulent Tezcan në një intervistë për gazetën turke Cumhuriyet. Sipas tij “çdo hap i ndërmarrë kundër partisë kryesore të opozitës mund të hapë një epokë ku partia në pushtet nuk mund të qeverisë në paqe”.

Komentet e zotit Tezcan pasojnë një pohim të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se Kemal Kilicadaroglu mund të ishte subjekt i një një hetimi që po vazhdon, lidhur me një lajm botuar në një gazetë që lidhte qeverinë e Erdoganit me dërgesat e armëve për rebelët sirianë. “Mos u habisni nëse Kilicdaroglu është i lidhur me këtë çështje“, tha zoti Erdogan në një fjalim që mbajti të dielën.

Lidhur me këtë shkrim, aleati i ngushtë i udhëheqësit të opozitës njëkohësisht deputeti Enis Berberoglu u dënua në qershor me 25 vjet burg. Burgorsja e tij shkaktoi atë që udhëheqësi i opozitës Kilicdaroglu e cilësoi 25 ditët e “marshimit për drejtësi” që nisën nga kryeqyteti i vendit Ankaraja dhe përfunduan në Stamboll. Marshimi tërhoqi me dhjetëra mijëra mbështetës duke kulmuar me një tubim që tërhoqi një milion njerëz.

Duket se tashmë presidenti Erdohan ka vënë nën shënjestër udhëheqësin kryesor të opozitës. Në muajin korrik, në përkujtim të një vjetorit të dështimit të përpjekjes për grusht shteti, presidenti akuzoi udhëheqësin e opozitës për bashkëpunim me komplotuesit.

Daçiçi: Zgjidhja e konfliktit serbo-shqiptar të bëhet me kompromis historik

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, njëherësh aleat kryesor i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka sugjeruar kompromis për ta përfunduar konfliktin për Kosovën.

Duket se Kosova do të jetë njëra nga çështjet kryesore në negociatat e Serbisë për pranim në Bashkimin Evropian.

“Të gjithëve u duhet zgjidhja e përhershme e konfliktit serbo-shqiptar, e te ai mund të arrihet vetëm me marrëveshjen e serbëve dhe shqiptarëve, ku secili do të fitonte dhe humbte diçka”, shkruan Daçiq në një artikull autorial të botuar sot në të përditshmen beogradase, Veçernje Novosti.

“Kjo është ideja e kompromisit historik dhe e të drejtës etnike”, shkruan Daçiq dhe shpjegon kjo është “ideja e caktimit të kufijve në atë që është serbe dhe shqiptare dhe normalizimi i raporteve tona, sigurimi i trashëgimisë ortodokse serbe me formimin e bashkësive të pavarura të manastireve sipas një modeli grek, pastaj Bashkësia e komunave serbe për serbët në jug, kompensimi financiar për pasurinë e uzurpuar shtetërore dhe private”.

Zoti Daçiq, këtë artikull e ka shkruar në periudhën kur para një kohe, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është angazhuar për një dialog të brendshëm lidhur me Kosovën.

“Ky është propozim imi, i bazuar në dëshirën që serbët të fitojnë diçka ndërsa kohë ka shumë pak”, shkruan pos tjerash, Ivica Daçiq, dhe thekson se për “betejat utopike paraprakisht të humbura ose për tezën se Kosova është e humbur për Serbinë, ka kohë sa të doni”.

Daçiq thekson se “propozimi im është i vetmi real dhe i vetmi në interes të serbëve dhe shqiptarëve dhe i vetmi që shpejtë mund të realizohet”.

Lista “e zezë”- Greqia u heq nënshtetësinë disa himariotëve (emrat)

Gazeta greke “Proto Thema” publikoi të shtunën një shkrim (te cilin e lexoni KETU) ku flet për një nismë të qeverisë greke e cila pritet t’i heqë nënshtetësinë greke shumë himariotëve të cilët sipas saj, “punojnë ngushtë me autoritetet e Tiranës kundër minoritetit grek dhe rrëmbimit të vazhdueshëm të pasurive të minoritarëve grekë që jetojnë në Tiranë”.

RAMA

“Në duart e ministrit të brendshëm Panos Skourletis, është lista e gjatë e emrave që janë deklaruar si banorë të Himarës dhe që kanë marrë nënshtetësinë greke, por bashkëpunojnë me autoritetet shqiptare kundër të drejtave etnike dhe fetare të minoritetit grek në rajon. Kohët e fundit, ministri Skourletis nënshkroi heqjen e shtetësisë greke kryetarit të bashkisë së Himarës, Gjergji Goro, një bashkëpunëtor i ngushtë sipas gazetës i planeve të kryeministri shqiptar Edi Rama për dehelenizimit të zonës. Vendimi i ministrit të brendshëm u parapri nga një mendim i arsyetuar i Këshillit të Shtetësisë, i cila arsyetoi se kryetari i bashkisë Himarës “ndërmori shërbim publik jashtë vendit, në kundërshtim me interesat e Greqisë”, shkruan “Protothema”, raporton “Panorama”.

Në “listën e zezë” të ministrisë së Jashtme dhe të brendshme të Greqisë janë përfshirë këshilltarët e Bashkisë së Himarës, nëpunësit civil dhe anëtarët e Partisë Socialiste të cilët sipas gazetës kanë dorë në grabitjen e  pronave të minoritarëve dhe “brezin” e shtuquajtur Riviera shqiptare.

lajmi shtetesise

Disa emra të listës së zezë dhe përshkrimet sipas gazetës:

Fotis Karavelas: Kryetari iKëshillit Bashkiak të Himarës . Një bashkëpunëtor i ngushtë i kryetarit Gjergji Goro. Ka nënshkruar në mënyrë sistematike vendimet për ndryshimin e pronësinë në zonnën e Himarës, dhe ka një rol të madh në shkatërrimin e pronave të minoritarave me shtetësi greke.

Aleksi Marko: Kryeplak i Drimades. Ka një rol kryesor në prishjen e kishës së Shën Athanasit në vitin 2015 dhe është angazhuar në sekuestrimin e paligjshme të pronave homogjene.

Harallamb Ruçi. Anëtar i Partisë Socialiste me një retorikë të fortë anti-greke. Protagonist në pronat konfiskimin e pronave të minoritarëve.

Stefan Kokedhima: Keyeplak i fshatit Kiparo Himarës. I përfshirë në shkelje ilegale kundër pasurive të emigrantëve.

Kristo Kondili: Mësues në Dhërmi, udhëhoqi shembjen e kishës së Shën Athanasit. Shkruan në gazetat lokale me retorikë të fortë anti-greke, duke i paraqitur si shqiptarët grekët e  Epirit të Veriut.

Aleko Dede: Ish-oficeri i marinës shqiptare dhe kreu aktual i Departamentit të Planifikimit të Komunës së Himarës. Pranoi dhe nënshkroi prishjen e kishës së Shën Athanasit, dhe është angazhuar në prishjen e pasurive të patundshme të migrantëve.

Dhimitri Bifa: Bashkëpunon me autoritetet për grabitjen e pronave të minoritarëve,

Aleksandër Çipa: Presidenti i Unionit të Gazetarëve me prejardhje shqiptare nga Himara. I njohur për frymën anti-greke të shkrimeve të tij. Emri i tij është në listën e gazetarëve të financuara nga Instituti Gylen.

Vuçiçi: Çështja kyçe për Serbinë në BE është Kosova, pastaj Rusia

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk ndan qëndrimin e David McAllister se për BE-në sundimi i ligjit është fusha kryesore për përparimin e Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Vuçiq, me kryesuesin e Komitetit për çështje të jashtme të Parlamentit Evropian dhe raportuesin e PE-së për Serbinë, David McAllister, u takua në vilën “Paqja”.

“Çështje kryesore është Kosova, e dyta është raporti i Serbisë ndaj Rusisë dhe jo sundimi i ligjit, edhe pse politikanët perëndimorë këtë e nxjerrin gjithmonë”, tha Vuçiq për media, pas takimit, transmeton KP.

I pyetur se çfarë e brengos më së shumti sa i përket sundimit të ligjit, kreu i shtetit serb tha se fusha kyçe drejt rrugës në BE janë Kosova, politika e jashtme dhe sundimi i ligjit dhe më së shumti “koka i dhemb” sa i përket marrëdhënieve Beograd-Prishtinë.

“Vetëm Serbia ka Kapitullin 35, andaj është i rëndësishëm dialogu ynë i brendshëm për Kosovën, pasi që derisa të mos ketë përparim në marrëdhënie për këtë çështje, duk do të ketë përparim drejt rrugës për në BE”, tha Vuçiq.

Serbia akuzon 160 shqiptarë për krime lufte

Zyra e Prokurorisë në Gjykatën për Krime Lufte në Serbi ka akuzuar 160 shqiptarë për krime lufte duke thënë se për të gjithë këta ka dëshmi se kanë kryer krime, shkruan gazeta serbe ‘Blic’.

Shumica prej të akuzuarve janë ish-anëtarë të UÇK-së, për të cilët Serbia thotë se ka fakte se kanë kryer krime ndaj civilëve serbë dhe civilëve të etnive të tjera, njofton Klan Kosova.

 

Gjykata Serbe, përkundër elanit të madh për të gjykuar ish-pjestarët e UÇK-së, është treguar e paaftë të dënojë pjesëtarët e ushtrisë serbe që kanë kryer krime në Kosovë.

Drashkoviçi: Mos e hipnotizoni popullin me gënjeshtrën se Kosova nuk është e pavarur!

Lideri i Lëvizjes për Përtëritjen Serbe, Vuk Drashkoviç, ka thënë për N1 se nuk është shumë reale që të arrihet konsensusi për Kosovën gjatë dialogut të brendshëm të Serbisë.

“Unë, si dhe partia ime, përshëndesim këtë thirrje për dialog”, thotë ai, duke shtuar se e keqja është te ata që pushtetin politik e material e ndërtojnë “në plagën e hapur të Kosovës”, transmeton Telegrafi.

I pyetur se si e paramendon këtë “dialog të brendshëm”, Drashkoviç tha se ky dialog po ndodh përderisa njerëzit po i japin qëndrimet e tyre. Por, shton se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, duhet po ashtu të japë qëndrimin e tij.

Sipas tij, kjo është koha të pranohen disa dispozita nga Plani i Ahtisaarit i vitit 2007 – të cilin Serbia e kishte refuzuar në start – e që ato të përfshihen në dialogun e Brukselit.

“Asociacioni është një nga ato dispozita që na përshtatet në tërësi”, thotë ai. “Shumë dispozita duhet t’i pranojmë, por ne menjëherë e kemi anatemuar. Atë dokument shqiptarët e kanë pranuar pa qejf e me presionin e të huajve, sepse ka pjesë me standardet më të larta evropiane për mbrojtjen e kishave serbe, të pronës së popullit serb e të autonomisë së komunave serbe”.

Drashkoviç po ashtu u shpreh se nga preambula e Kushtetutës së Serbisë duhet të hiqet pjesa që thotë se Serbia ka sovranitet në Kosovë.

“Kujt po ia dëshmojmë që Kosova është e jona? Nga Kushtetuta duhet të hiqet pjesa që nuk e njeh realitetin e me të cilën hipnotizohet populli se Kosova nuk është e pavarur dhe se është nën Serbi”, thotë ai.

“Në popull thuhet se shqiptarët do të marrin kishat serbe, se do të marrin gjithçka deri në Nish, se do të bashkohen me Shqipërinë… Por, qytetarët e dinë se shqiptarët janë detyruar që në Kushtetutë të kenë pikat që u ndalohet bashkimi me çdo shtet fqinj dhe se duhet të përdorin veç simbolet e Kosovës”, ka thënë ai.

Drashkoviç shprehet se Serbia ka të drejtë të mos e njohë pavarësinë e Kosovës dhe se këtë të drejtë do ta përdorë.

“Por, Serbia nuk ka të drejtë ta mashtrojnë popullin se pavarësia nuk ekziston. Shumica e shteteve e njohin e ne për një fiksion po i paguajmë kreditë e Kosovës. Le t’i paguajnë ata borxhet e tyre”, thotë ai, duke shtuar se do të arrihen dy të tretat në Kuvendin e Serbisë dhe shumica në referendum për ta ndryshuar kushtetutën e Serbisë.

Përplasje e fortë politike për ndarjen e shtetit nga feja në Greqi

Çështja e fesë ka hapur një debat të madh politik në Greqi, pas disa nismave të qeverisë së majtë të Syriza-s për të çliruar shoqërinë nga konservatorizmi fetar.

“Ne nuk jemi talebanët e Ortodoksisë, por Greqia ka një kushtetutë e cila sanksionon se Greqia është shtet ortodoks”. Kështu deklaroi në një reagim grek Ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, i pyetur nga stacioni televiziv SKAI, nëse çështja e fesë  ndan përfundimisht më dysh qeverinë koalicionit ANEL (Grekët e Pavarur) nga SYRIZA.

Kamenos u duk i palëkundur në kundërshtinë e tij ndaj  kryetarit të Parlamentit, Nikos Voutsis.

Ky i fundit deklaroi se koha që jetojmë dhe Greqia e pas memorandumeve nuk mund të jetë thellësisht konservatore, ku të gjithë duhet të jetojnë me vizionin “Atdheu, Feja, Familja”.

Sipas tij, rivendosja e një agjende e cila i referohet një të kaluare thellësisht konservatore nuk mund të jetë flamuri i Greqisë moderne.

Duke shpjeguar reagimin e mprehtë Kamenos theksoi se deklarata të tilla, kur bëhen nga Kryetari i Parlamentit kanë nevojë për një përgjigje nga ANEL, e cila është pjesë e qeverisë. Për më tepër, ai theksoi se deklaratat janë  pikëpamje personale e kryetarit të parlamentit.

Ai shtoi se me SYRIZA-n e kryeministrit Tsipras ka  një “marrëveshje të drejtë”.

“Bashkëpunimi ynë me SYRIZA është politik dhe i sinqertë. Kur ne kemi mosmarrëveshje diskutojmë dhe ku nuk pajtohemi nuk lëvizim së bashku. Nëse opozita  kërkon terren në çështjet kombëtare e ka gabim. Nga ana jonë ka respekt për pikëpamjet e SYRIZA-s, por kur nuk pajtohemi  përballemi”, tha ministri i Mbrojtjes

Çështjet që u hapën kohët e fundit nga SYRIZA, duke përfshirë edhe heqjen e ceremonive të Flamurit dhe himnit nga shkollat fillore  kanë prekur “kordat” e anëtarëve Anel dhe agjendës konservatore me të cilën ata iu drejtuan votuesve.

Ndalohet i dyshuari rus për planifikim të sulmit me dron

Mediat në Turqi, kanë raportuar se autoritetet për zbtimin e ligjit kanë ndaluar një të dyshuar, që supozohet të jetë militant i grupit ekstremist, Shteti Islamik, duke supozuar se i njëjëti ka planfikuar një sulm me dron, një bazën ajrore të Shteteve të Bashkuara, në Incirlik.

Raportimet, kanë cituar zyrtarë anomimë, të kenë thënë se qytetari rus, i identifikuar si Ruslan Bakiyev, është ndaluar në qytetin Adana, derisa ishte duke “mësuar”, në një zonë afër bazës ajrore në Incirlik.

Po ashtu është thënë se Bakiyev, ka qenë i dyshuar edhe për organizimin e në sulmi të mëhershëm.

Turqia është anëtare e NATO-s dhe forcat ajrore amerikane, e përdorin bazën e tyre në Incirlik, në kuadër të fushatës kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Ambasada e Rusisë në Ankara ka thënë se është duke përcjellur situatën.

Çfarë kërkon Vuçiçi nga shqiptarët dhe deklarata e fortë për Kosovën

“Nëse bëjmë aksin e paqes dhe stabilitetit në linjën Veri-Jug në Ballkanin Perëndimor, në mes të dy kombeve më të mëdha, serbët dhe shqiptarët, gjatë 100 viteve të ardhshme kemi zgjidhur 80 për qind të problemeve tona politike”, tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Ai njoftoi se në shtator, do të përpiqet që të “institucionalizojë më tej dialogun e brendshëm në të gjitha forumet”.

“Ne ende kemi një marrëdhënie të rëndësishme me boshnjakët. Çdo gjë tjetër do të mbajmë nën kontroll”, tha Vuçiç për TV Pink, duke shpjeguar se pse ai e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishëm dialogun e brendshëm për Kosovën, në të cilin ka ftuar një rreth të gjerë të aktorëve të jetës shoqërore dhe politike në Serbi.

Ai ka vënë në dukje se është i gatshëm që të marrë pjesë në gjetjen e një kompromisi kur është fjala për Kosovën, “një zgjidhje që do të jetë e kënaqshme për të dyja palët”, dhe theksoi se “sot ne nuk vendosim vetëm për të kaluarën tonë, por gjithashtu edhe për tashmen tonë dhe për të ardhmen tonë”.

Është e rëndësishme, ka thënë Vuçiç, se me shqiptarët kemi marrëdhënie të mira dhe se duhet t’i rregullojmë ato një herë dhe përgjithmonë, dhe jo të mbajmë një konflikt të ngrirë.

Presidenti serb u shpreh se shpresa e tij nuk është e madhe, por ajo ekziston, dhe se në hapjen e çështjeve të tilla nuk do të ishte treguar i ngurtë sikur të mos kishte një shpresë të tillë.

“Kjo është ajo që kam thënë, edhe pse unë e di se çfarëdo kompromisi që të bëni, Serbia nuk ta falë për këtë dhe e di se cilat janë pasojat personale dhe politike për atë të i cili do të marrë pjesë në të”, theksoi ai.

“Pikaso i Vogël” hap ekspozitë në Beograd

Djaloshi 10 vjeçar, Farhad Noory, refugjat afgan në Serbi

Një refugjat afgan, i njohur tashmë si “Pikaso i Vogël”, ka hapur ekspozitë me vizatime dhe fotografi të tij në Beograd, duke shpresuar se do të fitojë para për t’ju ndihmuar fëmijëve serbë që vuajnë nga kanceri i trurit.

Farhad Noory, 10 vjeçar, ka nisur jetesën në një kamp të refugjatëve në këtë qytet, tetë muaj më parë, mirëpo portretet e tij në të cilat shihet kancelarja gjermane, Angela Merkel, piktori Salvador Dali dhe persona të tjerë, e kanë kthyer djaloshin në yll mediatik.

Familja e Nooryt ka arritur në Serbi gjatë valës së madhe të migrantëve për të nisur një jetë të re në vendet perëndimore evropiane, mirëpo ka mbetur në Beograd, pas mbylljes së të ashtuquajturave “Rrugët Ballkanike”.

Talenti i djaloshit është vërejtur gjatë punëtorive, të disa organizatave lokale në Beograd, të cilat ndihmojnë refugjatët.

Noory ka vendosur që të gjitha të hollat të jenë donacion për fëmijët e sëmurë serbë.

“Të gjithë neve na duhet mirësia”, ka thënë ai.

Autoritetet serbe kanë thënë se gjysma e 4,000 refugjatëve që jetojnë në Serbi, janë fëmijë.

Fëmija që po çmend Beogradin: Ulet në lokal i veshur me “Shqipërinë e Madhe”

Një skenë e pabesueshme është kapur në një lokal në qendër të Beogradit në një fotografi.

Fotoja tregon qartë një djalë që rri ulur në banak, me një bluzë në të cilën është vizatuar harta e “Shqipërisë së Madhe”, shkruan sot portali serb Telegraf.

“Sot isha i detyruar të regjistroj këtë skenë … pa dashur të polemizoj rreth asaj se sa shqetësuese mund të duket kjo, do të parashtroj një pyetje se çfarë do të ndodhte sikur se një djalë serb do të kishte veshur në Tiranë një këmishë me një hartë të “Serbisë së Madhe?”. Më shqetësuese është indoktrinimi i fëmijëve në një moshë të re”, shkroi Leo Pajkiç. biri i Isidora Bjelica (shkrimtare dhe fytyrë publike) në përshkrimin e fotos.
Edhe në komentet që janë shkruar më poshtë, përdoruesit e rrjeteve sociale po pyesin të njëjtën gjë.

“Abuzimi klasik i fëmijëve! Ky djalë ndoshta nuk e ka idenë se çfarë ka veshur, ose çfarë do të thotë ajo hartë në këmishën e tij? Për prindërit e tij padyshim se më e rëndësishme është që të provokojnë serbët në mes të kryeqytetit serb, sesa skenari ogurzi që mund t’i ndodhë fëmijës”, është vetëm një prej komenteve.

Imazhi është regjistruar në sheshin “Slavij”, një nga pjesët më të ngarkuara të qytetit, në pikë të ditës, vazhdon portali.Çdo gjë po ndodh vetëm disa ditë pasi u njoftua se Ismail Morina, i njohur si Ballisti, i cili tre vjet më parë kishte lëshuar dronin me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” në stadiumin e Beogradit në ndeshjen midis ekipit kombëtar të Serbisë dhe Shqipërisë, nuk do të ekstradohet në Serbi.

Turqi, zbulohet rrugë antike e lashtë 2 mijë vite


MANISA – Në kuadër të gërmimeve arkeologjike në Qytetin Antik Aigani në provincën Manisa të Turqisë, qytet ky që daton nga shekulli VIII para erës sonë, është zbuluar rrugë e gjatë 55 kilometra prej gurësh e cila thuhet të jetë shtruar dy mijë vite më parë.

Qyteti Antik Aigai është një nga 12 qytetet e Anadollit Perëndimor, shpjegon për AA Yusuf Sezgin, kryetari i komisionit gërmues.

Ai thotë se gërmimet në këtë rajon kanë nisur në vitin 2004 dhe se me zbulimet në këtë vend kanë siguruar të dhëna rreth jetës civile dhe sociale të qytetit antik.

Sipas Sezgin, qyteti ishte shndërruar në qendër atraktive kulturore dhe ekonomike e rajonit në epokën helene nga shekulli III para erës sonë, me ndihmë edhe të Mbretërisë së Pergamonit.

“Në gërmime zbuluam një rrugë antike të periudhës romake, të shekullit I të erës sonë”, tha Sezgin.

“Rruga në brigjet e Detit Egje tregon se ajo është përdorur mes Izmirit dhe Manisës dy mijë vite më parë”, tha Sezgin, duke shtuar se kjo rrugë në të ardhmen mund të përdoret për shëtitje të vizitorëve.

Ai tha se kjo rrugë fillimisht është përdorur si rrugë ekspeditash, ndërsa më pas për kalimin e karvanëve.

Sipas tij, rruga në qytetin antik është ndërtuar me përpikëri të lartë, duke përdorur blloqe të mëdhenj shkëmbinjsh në një mënyrë të veçantë.

Sezgin tha se nën rrugë po ashtu gjendet edhe sistem kanalizimi.

“Është interesant fakti që brenda këtyre kanaleve mund të ecim duke u zvarritur. Kanalizim të tillë nuk ka madje në shumë qytete të mëdha. Në afërsi të kësaj rruge gjendet Tempulli i Apolonit. Tempulli është ndërtuar në mënyrë që njerëzit t’i kryejnë ritet e tyre teksa ecin në këtë rrugë”, tha Yusuf Sezgin për AA.


Stamboll, 3 milionë pasagjerë në Aeroportin “Sabiha Gökçen” në korrik

Në muajin korrik të vitit të kaluar Aeroporti “Sabiha Gökçen” në Stamboll ka qenë nikoqir i 2.6 milionë pasagjerëve, kurse gjatë muajit korrik të këtij viti numri i pasagjerëve u rrit me 13 për qind

STAMBOLL – Në një deklaratë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Sabiha Gökçen” në Stamboll bëhet e ditur se ky aeroport i cili që nga viti 2009 zhvillohet me shpejtësi më të madhe në Evropë për nga rritja e numrit të pasagjerëve, ka shënuar një sukses të madh gjatë muajit korrik.

Në muajin korrik të vitit të kaluar Aeroporti “Sabiha Gökçen” ka qenë nikoqir i 2.6 milionë pasagjerëve, kurse gjatë muajit korrik të këtij viti numri i pasagjerëve u rrit me 13 për qind.

Ky aeroport muajin e kaluar u shfrytëzua nga 3 milionë e 24 mijë e 119 pasagjerë, ku numri i pasagjerëve në fluturimet e brendshme gjatë muajit korrik u rrit për 12 për qind dhe arriti në 2 milionë, kurse të atyre të fluturimeve të jashtme u rrit për 15 për qind duke arritur në 1 milion.

Në anën tjetër, në 7 muajt e parë të këtij viti Aeroporti ndërkombëtar “Sabiha Gökçen” ka shërbyer për gjithsej 17 milionë e 436 mijë e 226 pasagjerë.

Rritja e numrit të pasagjerëve në 7 muajt e parë të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka qenë për 4 për qind më e madhe.

Në periudhën e njëjtë, numri i pasagjerëve në fluturimet e brendshme shënoi rritje prej 3 për qind, duke arritur në 11.7 milionë pasagjerë, kurse numri i pasagjerëve në fluturimet e jashtme shënoi rritje prej 6 për qind, duke arritur në 5.7 për qind.

Më 28 korrik përmes këtij aeroporti kanë udhëtuar 109 mijë e 928 pasagjerë, numër ky më larti deri më tani i shënuar brenda një dite. aa

Eklipsi i pjesshëm i Hënës përmes objektivit të agjencisë AA

Në qiellin e pjesës më të madhe të Evropës, Azisë, Afrikës dhe Australisë edhe në ditët në vijim do të ndodhë errësimi i pazakontë i Hënës, por mbrëmë ky fenomen ishte më i theksuar mbi Turqi

ANKARA – Fotoreporterët e Anadolu Agency (AA) mbrëmë shkrepën pamje të pazakonta të eklipsit të pjesshëm të Hënës në qiellin mbi Turqinë.

Në qiellin e pjesës më të madhe të Evropës, Azisë, Afrikës dhe Australisë edhe në ditët në vijim do të ndodh errësimi i pazakontë i Hënës, por mbrëmë ky fenomen ishte më i theksuar mbi Turqi.

Fenomeni ndodh meqë në të njëtën kohë pëputhen dalja e hënës dhe perëndimi i Diellit, pas çka në topin hënor bëhet një hijë e cila në momentet më intensive hijëson një të tretën e trupit të vet.

Hëna përmes hijes së Tokës do të lëvizë nga perëndimi drejt lindjes.


Send this to a friend