VOAL

VOAL

Familjarët e rastit “Monstra” të zhgënjyer nga Prokuroria Speciale

Të pandehurit në rastin “Monstra” dhe avokatët e tyre mbrojtës gjatë një seance publike në Gjykatën Supreme gjatë muajit maj

Familjarët e gjashtë shqiptarëve të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesë maqedonasve në Smillkovcë të Shkupit, i njohur ndryshe si rasti “Monstra”, thonë se janë të dëshpëruar nga Prokuroria Speciale, e cila në fund të afatit për paraqitjen e padive për shpërdorime të ndryshme, nuk nisi hetime edhe për këtë ngjarje që vazhdon të jetë aktuale në vend.

Nga këshilli i familjarëve të personave të dënuar, thonë se tani dy vjet e gjysmë i ka mbajtur shpresa se megjithatë ky institucion do të zbardhë të vërtetën se në këtë vrasje nuk kanë gisht të afërmit e tyre, por se bëhet fjalë për rast të montuar, për të cilët ka folur edhe kryeministri aktual, Zoran Zaev i cili edhe ka publikuar aferën e përgjimeve.

Zaev në disa rast kishte thënë se nga bisedat që ka dëgjuar nga materialet e siguruara e vërteta është ndryshe nga ajo që është paraqitur në opinion, duke aluduar se vrasësit e vërtetë të maqedonasve janë persona krejt të tjerë.

Definitivisht çdo gjë e ka humbur logjikën. Deri tani kemi mbajtur shpresën se Prokuroria Speciale sa më parë do të merret me rastet më të rënda, por kjo nuk ndodhi”, thotë Bedri Hajdari, kryetar i këshillit të familjeve të rastit “Monstra”.

Ne do të vazhdojmë betejën, kurdo qoftë, një ditë, qoftë pozitivisht apo negativisht do të marrim një përgjigje. Besojmë se Maqedonia nuk është fundi i botës, pasi ka edhe vende tjera ku ne do të kërkojmë drejtësinë”, thekson Bedri Hajdari.

Nga Prokuroria Speciale, të mërkurën thanë se për këtë rast nuk kanë nisur hetime, meqë institucionet tjera përkatëse nuk i janë përgjigjur thirrjeve të saj që ky rast të kalojë në kompetencë të Speciales. Por, nga Prokuroria Themelore e Shkupit kanë thënë se Prokuroria Speciale asnjëherë nuk ka paraqitur një kërkesë të tillë. Të njëjtën e kanë thënë edhe nga Këshilli i Prokurorëve të Maqedonisë.

Pakënaqësi ndaj punës së Prokurorisë Speciale kanë shprehur edhe ekspertët e çështjeve juridike. Ata dyshojnë që ky institucion ka vepruar në mënyrë selektive, jo vetëm për rastin “Monstra”, por edhe ndaj zyrtarëve të BDI-së, të cilat janë kursyer nga hetimet apo akuzat, përveç dy personave nga rreth 100 sa janë përballur me padi penale.

Për këtë, Naser Zyberi, jurist i njohur fajëson edhe LSDM-në e Zoran Zaevit.

LSDM-ja në fazën e publikimit të përgjimeve, për aq sa publikoi, nuk dha asnjë përgjim pikant në të cilën do të dukej implikimi i përfaqësuesve të BDI-së në shpërdorime të mundshme”, thotë Zyberi.

Elementi tjetër që krijon këtë përshtypje është fakti se BDI-ja vazhdon të jetë pjesë e pushtetit dhe te qytetarët ekziston bindja se ai që është në pushtet është vështirë të vihet para përgjegjësisë”, thekson ai.

Se Prokuroria Speciale më tepër ishte në funksion të partive të tanishme në pushtet, sipas tij, flet edhe fakti se Zaev, i ishte drejtuar Speciales me një letër ku fliste mbi pastërtinë e anëtarëve të propozuar të Qeverisë së tij.

Mendoj se ishte hap i gabuar edhe i kryeministrit, por edhe i Prokurorisë Speciale. Paraqitja e kërkesës nga Zaev dhe dhënia e shpejtë e përgjigjes nga Prokuroria ishte gabim, për arsye se vet nga Prokuroria Speciale thonë se vetëm 20 për qind e propozimeve deri më tani janë përpunuar dhe dëgjuar”.

“Nga këtu shtrohet pyetja se prej nga guximi i Prokurorisë që të jap përgjigje se asnjë nga anëtarët e Qeverisë nuk janë nën hetime, kur edhe 80 për qind e përgjimeve nuk janë dëgjuar dhe nuk e dimë se çfarë do të del nga to”, thotë Zyberi.

Prokuroria Speciale të mërkurën ngriti aktakuza ndaj 94 personaliteteve të ndryshme, në mesin e të cilëve janë ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish- ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska, ish- ministrat e transportit dhe kulturës, Mile Janakievski dhe Elizabeta Kançevska, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, dy zyrtarë të BDI-së si dhe dhjetëra ish-zyrtarë të tjerë. Të gjitha ata akuzohen për shpërdorim detyre, mashtrime zgjedhore, kurdisje tenderësh dhe vepra tjera penale të dënueshme sipas Kodit penal të Maqedonisë.

 

 

Me pasaportën e Maqedonisë në 108 shtete mund të udhëtohet pa viza

SHKUP – Sipas ranglistës vjetore të Passport Index, me pasaportën e Maqedonisë pa viza mund të udhëtohet në 108 vende, që e rangon vendin në pozitën e 40-të në botë.

Sipas kësaj liste, pasaporta më e vlerësuar është e Gjermanisë dhe Singaporit dhe me to mund të udhëtohet pa viza në 159 vende. Pas tyre vijojnë Suedia dhe Koreja e Jugut (158 vende). Në pozitën e tretë janë Danimarka, Finlanda, Italia, Franca, Spanja, Norvegjia, Britania e Madhe, Japonia, dhe SHBA-të (157), në pozitën e katërt janë Luksemburgu, Zvicra, Holanda, Belgjika, Austria dhe Portugalia (156).

Në vendin e pestë janë Malajzia, Irlanda dhe Kanadaja (155), në pozitën e gjashtë janë Greqia, Zelanda e Re dhe Australia (154), në vendin e shtatë janë Malta dhe Islanda (153), në vendin e tetë është Hungaria (151) , në vendin e nëntë janë Sllovenia, Sllovakia, Polonia, Lituania, Letonia (150) ndërsa në vendin e dhjetë është pasaporta e Estonisë (149).

Në fqinjësi dhe rajonin më të gjerë, dobi më të madhe nga posedimi i pasaportës kanë qytetarët e Greqisë (pozita e 6-të) të cilët mund të udhëtojnë pa viza në 154 shtete. Më pas vijon Sllovenia (pozita e 9-të), ndërsa pas saj më mirë të ranguara janë Bullgaria dhe Kroacia në pozitën e 14-të me pasaportat e të cilave mund të hyhet në 144 vende, e 37-ta është Serbia (112 vende), në pozitën e 43-të janë Turqia dhe Mali i Zi (105), e 47-ta është Bosnjë e Hercegovina (101) dhe e 48-ta është Shqipëria (96), ndërsa sipas rang listës, në pozitën e fundit në rajon është Kosova me pasaportën e së cilës mund të udhëtohet në 41 shtete.

Në fund të listës së Passport Index në të cilën janë ranguar 199 vende në botë, gjenden Afganistani, Pakistani dhe Iraku me pasaportat e së cilës mund të udhëtohet pa viza në vetëm rreth 20 shtete.

Arton Capital’s Passport Index është mjet interaktiv online që i mbledh, tregon dhe rangon pasaportat në botë.

Bëhet fjalë për rangim global të pasaportave, të azhuruar në momentin kur shpalosen ndryshimet e reja lidhur me vizat. aa

Partitë shqiptare në Maqedoni, takim për të shqyrtuar “Deklaratën e përbashkët”

Pas takimit tre orësh, kreu i BDI-së, Ahmeti theksoi se takimi i sotëm është vazhdimësi e konsultimeve të deritanishme mes partive parlamentare shqiptare në Maqedoni

SHKUP – Me iniciativë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup u takuan partitë parlamentare shqiptare në Maqedoni për të shqyrtuar zbatimin e përcaktimeve programuese nga “Deklarata e përbashkët” e nënshkruar nga partitë politike shqiptare para formimit të Qeverisë së re të Maqedonisë.

Pas takimit tre orësh, kreu i BDI-së, Ahmeti theksoi se takimi i sotëm është vazhdimësi e konsultimeve të deritanishme mes partive parlamentare shqiptare në Maqedoni.

“Vlerësuam punën e mirë që është bërë deri tani. Ne e bëmë një bilanc të të gjithë programeve zgjedhore të partive politike, me çka konstatuam se një pjesë e atyre e përcaktimeve tanimë janë përfshirë në programin e Qeverisë së Maqedonisë”, deklaroi Ahmeti, duke theksuar se takimi i sotëm është vazhdimësi takimeve të deritanishme të partive parlamentare shqiptare në Maqedoni.

Ahmeti shtoi se programet e partive politike shqiptare janë të ngjashme dhe shtoi se raportet fqinjësore janë një pikë e programeve të politike. Ai tha se takimet e ministrit të Jashtëm maqedonas në Greqi dhe takimi i delegacionit qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev në Bullgari, ishte iniciativë e tyre.

Lëvizja BESA, e cila nuk pranoi ftesën e kreut të BDI-së, më herët përmes një njoftimi propozuan që takimi të mbahet në Kuvendin e Maqedonisë, ndërsa si pikë e rendit të ditës të shqyrtohet raport nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët për atë se çfarë është përfshirë në programin qeveritar nga deklarata e përbashkët e partive shqiptare, si dhe me çfarë dinamike do të zbatohet e njëjta. Nga Lëvizja BESA poashtu propozojnë që në takim të diskutohet edhe për përgatitjen e një plani për Propozim-ligj për gjuhën shqipe dhe formimin e grupeve punuese për zbatimin e saj.

Ndërkohë, sot për herë të parë takimit i është bashkangjitur edhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), e cila më herët deklaroi se Deklarata e përbashkët e nënshkruar nga partitë shqiptare është një “lojë politike”. Kjo parti politike, lideri i të së cilës mungoi në takim, kishte dërguar zëdhënësin Luan Tresi, i cili theksoi se PDSH do të mbështesë çdo nismë institucionale që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe çdo çështje që ka të bëjë me euro-integrimin e vendit.

“Partitë nënshkruese të platformës janë deklaruar se nëpërmjet kësaj do të avancojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Andaj, ne vendosëm që të marrim pjesë në këtë takim, që më saktësisht të informohemi deri ku është realizimi i tyre dhe cilat janë planet e tyre për të ardhmen”, deklaroi Tresi.

Kujtojmë se “Deklarata e përbashkët” mes subjekteve politike shqiptare në Maqedoni u arrit pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit të vitit të kaluar me ndërmjetësimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Përmes kësaj deklarate të përbashkët, ku përfshihen disa kërkesa për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, liderët shqiptarë u zotuan se nuk do të marrin pjesë në Qeverinë e Maqedonisë nëse nuk zbatohen kërkesat e theksuara në të. aa

Librat e muzikës në Maqedoni, mjerim dhe tallje me shqiptarët

Për vite të tëra në Maqedoni ka mbetur e pa zgjidhur çështja e teksteve shkollore të muzikës për nxënësit shqiptarë, si në nivelin e shkollave fillore ashtu edhe në arsimin e mesëm.

Në to jo vetëm që nuk ka fare materiale nga muzika dhe kultura shqiptare, sepse gjithçka është ekskluzivitet i maqedonasve, por janë të shoqëruar nga fillimi deri në fund me paradokse të ndryshme, me tekste këngësh të përkthyera tekstualisht dhe vijë melodike që nuk korrespondon aspak ato tekste, shkruan gazeta “Koha” e Shkupit.

E thënë me fjalët e mësimdhënësve, “problemi me librat e muzikës është për mos me i hapur fare ato libra, është mjerim”, sikurse shprehet Rufki Loku, arsimtar në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina” në Shkup.

Ushtrimet, tekstet e këngëve, tregon ai, të gjitha janë në gjuhën maqedonase dhe poshtë atyre teksteve qëndrojnë përkthimet në gjuhën shqipe. “Një tekst kënge, për shembull, thotë: Nëna shkon te uji, e kështu me radhë. Mirëpo nota muzikore nuk janë në harmoni me tekstin e këngës në gjuhën shqipe. Në maqedonisht korrespondojnë teksti me muzikën, por jo edhe kur teksti është në gjuhën shqipe.

Prandaj, ose duhet ta këndojmë këngën maqedonisht ose të mos e këndojmë fare”, shprehet ai. Mësimdhënësit shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe Loku, mes opsioneve për të kënduar këngën maqedonisht apo për të mos e kënduar fare normal që zgjedhin këtë të fundit.

“Në muzikë nuk është i lejuar përkthimi, në asnjë gjuhë të botës jo vetëm nga maqedonishtja në shqip, pasi nuk ka si të korrespondojë melodia, dhe ritmi i këndimit të një gjuhe me notat që janë kompozuar për tekstin e një gjuhe tjetër”. Pra, sikurse shpjegon arsimtari i SHF “Hasan “Prishtina”, janë çështje profesionale dhe estetike me të cilat nuk mund të bëhen improvizime. Prandaj, thotë se në vend të atyre këngëve, gjatë orës së muzikës shërbehen me këngë të tjera nga muzika dhe folklori shqiptar, me qëllim që edhe zhvillimi i orës së muzikës të ketë logjike dhe efekt te nxënësit. Sigurisht që kjo mënyrë e të mësuarit krijon vështirësi dhe konfuzitet te nxënësit. Mirëpo, jo për fajin tonë, por për faj të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), e cila nuk di se për çfarë arsye nuk e zgjidh problemin librave të muzikës, thotë i revoltuar arsimtar Loku.

Ai, kujton se arsimtarët e lëndës, por edhe Lidhja e Pedagogëve të Muzikës ka sensibilizuar vazhdimisht këtë problem.

“Për fat të keq, nuk është dhënë asnjë zgjidhje nga MASH. Librat janë këto që janë, skandaloz dhe pa kurrfarë  përmbajtje. Kjo është tallje me nxënësit shqiptarë, me mësimdhënësit dhe të gjithë neve”, shprehet ai. Probleme të ngjashme ka edhe në librat e artit figurativ. Për librat e historisë, gjeografisë, shoqërinë as mos të flasim, ofendohen shqiptarët, në secilin rast që u jepet për një gjë të tillë.
Mirëpo, edhe për tekste e matematikës, arsimtarët kanë shumë vërejtje, pasi të gjithë personazhet e ilustruara në libra vijnë nga shoqëria maqedonase, thua se në Maqedoni nuk jetojnë shqiptarë, turq, e të tjerë.

Në MASH janë ndërmarrë disa iniciativa për të korrigjuar librat e kontestuar shkollor, mirëpo asnjëra prej tyre nuk është realizuar deri në fund. Formohen komisione, të cilat dështojnë pa nisur siç duhet punën e shqyrtimit dhe korrigjimit të librave. Kanë dështuar madje deri institucione të cilat u krijuar për gjoja parandalimi e problemeve të kësaj natyre, sikurse është Komisioni Nacional për Botimit e teksteve shkollore.(koha.mk)

Rexhepi: Bashkësia Fetare Islame të ketë status të barabartë me Kishën Ortodokse maqedonase

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se institucioni që drejton, është diskriminuar në vazhdimësi në dhjetë vjetët e fundit dhe kjo praktikë, shton ai, përfundimisht duhet të ndërpritet.

Për këtë arsye, ai thotë se i është drejtuar Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me një shkresë, përmes së cilës kërkohet trajtim i barabartë i Bashkësisë Fetare Islame dhe Kishës Ortodokse në Maqedoni, përkatësisht aq sa investon shteti te Kisha Ortodokse po aq të investojë edhe te Bashkësia Fetare Islame. Kjo për faktin, siç thekson Rexhepi, se ky institucion më vete ngërthen rreth 1 milion besimtarë mysliman në Maqedoni, të të gjitha përkatësive etnike me theks ata shqiptarë.

“Ne e falënderojmë Zotin për këtë multi-etnicitet që na ka dhuruar në këtë nënqiell, por fatkeqësisht neve si institucion, na diskriminoi politika shumëvjeçare që e udhëheq shtetin që nga pavarësia e Maqedonisë. Kërkesat tona kanë të bëjnë me atë që ajo, e cila na garantohet me nenin 19 të Kushtetutës së Maqedonisë ku të gjitha bashkësitë fetare gëzojnë të drejta të barabartam të mos mbetet vetëm në teori, por të jetësohet kjo dispozitë ligjore edhe në praktikë”, thekson Rexhepi.

Ai nënvizon se politikat diskriminuese të shtetit ndaj Bashkësisë fetare Islame të Maqedonisë, kanë të bëjnë si në aspektin financiar, ashtu dhe goditjet që i janë bërë këtij institucioni përmes qarqeve të caktuara, por gjithmonë të mbështetura nga institucionet e shtetit.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, në festën e FitërBajramit, ka përcjellë porosi paqeje dhe mirëkuptimi ndërmjet njerëzve për të gjithë besimtarët myslimanë në Maqedoni, por edhe për ata të cilët ndodhen me punë të përkohshme në vendet e Evropës dhe në mbarë botën.

Ai në bisedën për Radion Evropa e Lirë, thekson se në kohën që Evropa gjendet nën ankthin e sulmeve tororise, nga të cilat ethe nuk e anashkalon as Maqedoninë përmes departamentit të veçantë të BFI të Maqedonisë, thotë se imamët shqiptarë që emërohen në diasporë me dekretin e institucionit që përfaqëson, duhet të angazhohen për reflektimin e imazhit të paqes që për burim ka frymën e Kuranit, duke u kujdesur me përkushtim që këto parime të mos devijohen.

Imamët, të cilët janë zgjedhur në diasporë me dekretimin tonë, sepse i drejtohen xhematit tonë atje duke e ditur përgatitjen e tyre profesionale do t’i kisha lutur të jenë të vëmendshëm të ruajnë të ruajnë imazhin e islamit si sytë e ballit dhe njëherësh të prezantojnë islamin ashtu siç është në të vërtetë, reflektim i paqes dhe tolerancës”, shton Rexhepi.

Ai njëherësh thekson se marrëdhëniet ndërfetare në Maqedoni në mesin e qytetarëve të të gjitha konfesioneve, janë të mira, por këto raporte atakohen jo rrallë nga politika.

“Për fat të keq, nëna e të gjitha të mirave ose nëna e të gjitha të këqijave është politika ajo, e cila menaxhon me vendin. Po qe se politika është politikë raciste, është politikë e cila vuan nga komplekset e ndryshme siç është realiteti ynë, atëherë ajo për qëllime të caktuara tenton t’i çrregullojë, t’i prishë marrëdhëniet ndërfetare”.

“Të përmend vetëm një rast në këtë drejtim. Ka dashur ose jo politikës së ish-qeverisë pak muaj më parë i është nënshtruar Kisha Ortodokse Maqedonase, e cila ka blerë pronat e BFI-së me një çmim simbolik nga Ministria e Financave. Është e paimagjinueshme se si xhamia e Shtipit, monument kulturo- historik i shitet Eparhisë së Shtipit. Jo që s`na kthehen pronat tona me procesin e denacionalizimit, por ata edhe shiten para syve tonë… kjo i tendos raportet ndërfetare”, deklaron Rexhepi.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi njëherësh të gjithë besimtarëve myslimanë në Maqedoni u ka uruar festën e Bajramit duke u dëshiruar prosperitet dhe shumë begati.

Financial Times: Maqedonia të quhet Paeonia

Këto ditë ka ardhur një propozim interesant nga “Financial Times”, në kohën kur Shkupi dhe Athina përpiqen maksimalisht për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët rreth kontestit të emrit.

“Për shkak të rëndësisë vitale për t’u arritur stabiliteti në Ballkan, unë sugjeroj që emri i ri duhet të jetë “Paeonia”. Banorët duhet të jetë shumë krenar me këtë emër, pasi për dallim nga Maqedonia, Paionët kurrë nuk njohën besnikërinë ndaj Mbreti të Madh të Persisë gjatë periudhës 512 deri 496 p.e.s.,” shkruan Malcolm Spencer nga Universiteti i Mançesterit.

Kjo mund të ishte mjaft e pranueshme edhe për shqiptarët, pasi historiografia shqiptare thekson se paionët ishin një grup fisesh ilire që banonin në luginën e sipërme të Aksiosit (Vardari) dhe degëve të tij, duke u shtrirë në Lindje deri te lugina e Srymonit (Strimon) në kufi me fise trake në Perëndim në kufi me dardanët, penestët dhe dasaretët e Ilirisë. Përmenden për të parën herë nga Homeri si aleatë të trojanëve kundër akejve. Në fillim të shek. V p.e.r. u pushtuan nga persët dhe dy fise të tyre me urdhër të Darit u shërngulën në Azi.

Në gjysmën e parë të shek. IV paionët kishin krijuar mbretërinë e tyre , një ndër sundimtarët e të cilit ishte Agisi. Që nga kjo periudhë historia e paionëve është e lidhur me përpjekjet e vazhdueshme të shtetit maqedon për t’i nënshtruar.

Kjo u arrit gjatë sundimit të Filipit II dhe sidomos të Aleksandrit të Madh. Megjithatë duke njohur qeverisjen e Maqedonisë, paionët vazhdonin të sundoheshin formalisht nga mbretëria e tyre. Vetëm pas nënshtrimit të plotë nga ana e Lismakut nuk bëhet më fjalë për mbretër paionë.

Pas pushtimit romak Paionia u nda midis krahinave II dhe III, nga të katër provincat autonome të Maqedonisë të krijuar nga pushtuesit. Me riorganizimin administartiv të perandorisë e në kohën e Dioklecianit, Paionia së bashku me Pelagoninë formonin një krahinë të veçantë të quajtur Maqedonia II ose Salutaris.

Kush është Prof. Dr. Sejfulla Osmani, shqiptari që mund të bëhet kryeprokuror i Maqedonisë

Kryeministri Zoran Zaev u bëri apel gjithë universiteteve në Republikën e Maqedonisë që të propozojnë ndonjë kandidat të cilin ata mendojnë se është më i miri për kryeprokuror të shtetit, edhe Universiteti Ndërkombëtar i Strugës ka marrë vendim duke propozozuar një kandidat për kryeprokuror. Senati i këtij Universiteti mbështetje të plotë i ka dhënë kandidaturës së Prof. Dr. Sejfulla Osmani duke e konsideruar si personin më adekuat për të kryer këtë funksion. Senati i UNS shumë shpejt këtë propozim do ta adresojë deri te Qeveria e Maqedonisë. Sa i përket postit të kryeprokurorit, ndryshe nga herët e tjera, këtë herë kryeministri Zoran Zaev u dha hapësirë edhe Universiteteve që të propozojnë kandidatë në vendin e Marko Zvrlevskit, shkarkimi i të cilit duhet të votohet më 3 korrik në Kuvend.
Por, kush është shqiptari Prof. Dr. Sejfulla Osmani i propozuar nga Universiteti Ndërkombëtar i Strugë.
Prof. Dr. Sejfulla Osmani është i lindur më 14.08.1976 në fshatin Gradec të Gostivarit. Në Gostivar ka kryer shkollën fillore dhe të mesme ndërsa arsimin e lartë e kreu në Fakultetin Juridik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në vitin 1999. Në vitin 2005 në Fakultetin “Justiniani i parë” pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” kreu edhe magjistraturën. Osmani ka një bagazh të mirë të punës ku gjatë viteve 2006-2008 ishte i punësuar në bordin drejtues në Klinikën për sëmundje të syve në Shkup. Në vitin 2008 u zgjodh si gjykatës në Gjykatën Themelore në Gostivar dhe u caktua të punojë si Gjykatës Hetues.

Nga viti 2010 filloi të punojë si Avokat në zyrën e tij personale e cila tani njihet si Shoqata e Avokatëve “Asani dhe Osmani” Tetovë. Më pas në fund të vitit 2010 u angazhua si ligjërues në lëndët e materieve penale pranë Universitetit Ndërkombëtar të Strugës. Në vitin 2013 u zgjodh si dekan në Fakultetin e Shkencave Juridike pranë UNS-së, ku ende ndodhet në atë pozicion.

Ushtria Amerikane zbarkon në Maqedoni

Ushtria Amerikane do të qëndrojë në Maqedoni, informuan sot nga Qeveria, pasi sollën vendim në seancë që të lejojnë “hyrje paqësore të forcave ushtarake nga SHBA, për aktivitete të ndryshme në Krivollak”, transmeton Gazeta Express.

Bëhet fjalë për aktivitete ushtarake të cilat për herë të parë praktikohen në Maqedoni, dhe është një mundësi që shteti të tregohet i aftë në aspektin logjistik për mbatjen e ushtrimeve tjera rajonale të këtij lloji në të ardhmen.

Kjo nënkupton edhe një sinjal të mirë për aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO

Vazhdojnë spastrimet në MPB-në maqedonase, shkarkohet edhe shefi i “alfave”

Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë është ndërruar edhe shefi i njësitit special policor “Alfa”, Ivica Antevski – Puki, automekaniku që me përkrahjen e Sasho Mijallkovit u ngjit në majat e MPB-së gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE, informon Dokaz.mk.

Me propozim të ministrit të brendshëm, Oliver Spasovski ai është shkarkuar nga kjo detyrë dhe në vend të tij është emëruar Sllave Dimishkovski, i cili gjatë kohë ka kaluar në MPB, ndërsa është edhe pjesë e kësaj njësie që nga themelimi, transmeton INA.

Osmani: Në Maqedoni gjuha shqipe do të përdoret në nivel nacional

Ligji i ri për gjuhë duhet që ta avancojë gjuhën shqipe nga përdorimi zyrtar në nivel lokal, në përdorim zyrtar në nivel qendror, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, transmeton Gazeta Express.

“Thelbësisht avancimi që duhet të vijë nga ky propozim-ligj është që nga përdorimi lokal në nivelin qendror, gjuhën shqipe ta transformojë në përdorim zyrtar në institucionet qendrore. Këtu qytetarët do ta shohin dallimin”, tha Osmani.

Ai shtoi se ligji do të miratohet për disa javë ose muaj, duke shpresuar se do ta përkrahin partitë parlamentare.

Reagojnë bullgarët, ja si duhet të quhet Maqedonia (Foto)

Bozhidar Dimitrov, drejtor i Muzeut Kombëtar Historik të Bullgarisë, ka deklaruar se emri i vërtetë i Maqedonisë duhet të jetë Bullgaria jugperëndimore, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, Greqia ka të drejtë në kontestin e emrit sepse territori i Maqedonisë antike është në afërsi të Selanikut. Dimitrov konsideron se Greqia nuk do të pranojë asnjë emër që përfshin fjalën ”Maqedonia”.

Novini.bg citon Dimitrov-in të thotë se në rajonin e Maqedonisë kanë jetuar popuj tjerë, si Ilirët, Peonët, Dardanët dhe se vendi është quajtur Iliridë ose Dardania.

“The Guardian”: Maqedonia dhe Greqia afër finalizimit të marrëveshjes për emrin

Gazeta e njohur britanike ”The Guardian” shkruan se Maqedonia dhe Greqia janë afër zgjidhjes së çështjes 27 vjeçare të emrit të shtetit të Maqedonisë, transmeton Gazeta Express.

Sipas kësaj gazete, sinjalet pozitive janë dhënë nga Kryeministri Zoran Zaev, pas vizitës së tij në Bruksel. ”E di që nëse kemi marrëdhënie miqësore dhe qasje pozitive, atëherë një zgjidhje është e mundshme”, citohet të ketë thënë Zaevi.

Më tej, gazeta citon atë çfarë Zaev tha në konferencën për shtyp së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërkaq përmend edhe deklarimet greke për frikën e tyre për pretendime territoriale ndaj provincës veriore greke të Maqedonisë.

”The Guardian” konsideron se Zaevi ka një qëndrim më pajtues rreth kësaj çështje, duke shtuar se ndonjë emër i ri i mundshëm mund të përfshijë cilësime gjeografike si Maqedonia e sipërme, e veriut, ose Maqedona e Re.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, do të realizojë sot takim me homologun e tij grek, Nikos Kotzias

“Tageszeitung”: Maqedonia me siguri do ta ndërrojë emrin

Qeveria e Republikës së Maqedonisë e cila gjendet në juglindje të Evropës duket se është e gatshme ta zgjidhë kontestin e emrit me Greqinë, i cili zvarritet 20 vjet, shkruan gazeta gjermane “Tageszeitung” në botimin e saj online, transmeton MIA.

Sipas gazetës thelbi i kontestit është nëse Maqedonia mund ta quajë veten si Maqedoni. Sepse Greqia e mohon këtë, Qeveria e Athinës i bllokoi të gjitha përpjekjet që kjo ish republikë jugosllave të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s.

Greqia frikësohet se vendi me emrin Maqedoni do të kërkojë territor nga provinca veriore greke e Maqedonisë, shkruan gazeta, sipas të cilës ish kryeministri Nikolla Gruevski ka hedhur vaj në zjarr kur në suaza të projektit Shkupi 2014 ka vendosur përmendore të mbretit të Maqedonisë heroit kombëtar grek Aleksandri i Dytë.

“Dje në Bruksel ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov filloi përpjekje të re që vendi të bëhet anëtare e BE-së. Të mërkurën ai dëshiron të takohet me përfaqësues qeveritar grek dhe të ofrojë fqinjësi të mirë. Qeveria majtiste greke e Syriza sheh shkaqe për optimizmi, sepse qarqet kombëtare rreth Gruevskit e humbën fuqinë në Shkup”, shkruan gazeta.

Tani mbetet pyetja si një vend me 2,1 milionë banorë do të quhet në të ardhmen. Ministria gjermane e Punëve të Jashtme e quan IRJM, ndërsa SHBA-ja dhe KB-ja e shfrytëzojnë shkurtesën FYROM. Të dy shkurtesat kanë domethënien “ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”, thuhet në tekstin e “Tageszeitung” transmeton korrespodenti i MIA-s nga Berlini.

Autori i tekstit shkruan se ekziston edhe propozim tjetër si “Maqedonia e Epërme”, por përfaqësuesit grek paralajmërojnë në shpejtim të madh gjatë zgjidhjes së kontestit, ndërsa Dimitrov shpreson se gjatë muajve të ardhshëm palët mund të dakordohen.

Atëherë duhet të organizohet referendum në të cilin banorët e Maqedonisë do të duhet të dakordohen me emrin e ri të vendit të tyre, ndërsa siç thekson gazeta, nëse hyrja në NATO zgjat shumë atëherë Maqedonia mund të hyjë me emrin e përkohshëm nga KB-ja, FYROM./MIA/

Stoltenberg – Maqedonisë: Nëse Greqia ta pranon emrin, eja në NATO

Në pres konferencën për shtyp sekretari gjeneral i Natos Jens Stoltenberg ka deklaruar se për pranim të Maqedonisë në Nato duhet të plotësohen kushtet për hyrje që janë nga 2008 e deri tek samiti i fundit në Varshavë më 2016.

Ai kusht thotë se për të marë ftesë për hyrje në Nato, Greqia dhe Maqedonia duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët për emrin, por në atë dokument nuk ekziston cfarë zgjidhje duhet të gjindet, atë duhet të vendosin Shkupi dhe Athina.

“Atë që e thamë në samitin e vitit 2008 se është e nevojshme një zgjidhje e përbashkët në kuadër të Natos, ne nuk precizuam se cfarë zgjidhje, ajo është e rëndësishme dhe  e pranueshme nga dy palët, dhe nga aty mund të vazhdojmë përpara, por nuk është e imja që të diktoj ndonjë zgjidhje, ajo zgjidhje e përbashkët do jetë në kuadër të kornizave të Kombeve të Bashkuara”, theksoi shefi i Aleancës.

Bastiset shtëpia e gazetares, konfiskohet pajisja që do të zbardhë sulmin mbi Selën

Bastiset dhe konfiskohen pajisje nga ana e policisë në shtëpinë e një gazetareje. Kjo pasisje do të shfrytëzohet si dëshmi e cila mund të zbardhë sulmin mbi liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë, njoftojnë nga MPB-ja.

“Pas urdhërit nga ana e Gjykatës Themelore Shkupi 1, nga ana e policisë është kryer bastisje në shtëpinë e një personi (gazetar), ku janë gjetur dhe konfiskuar pajisje (fotoaparat, kamerë, USB, komjuter portativ, celular dhe DVD) të cilat si dëshmi do të shërbejnë në procedurat penale”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Zyrtarë policorë nga njësiti për krim të dhunshëm dhe njësiti Alfa kanë kryer bastisje edhe tek persona tjerë me urdhër të gjykatës dhe me kërkesë të Prokurorisë Publike Themelore të Shkupit janë ftuar në bisedë informative shumë gazetarë që kanë qenë të pranishëm atë natë në godinën e Kuvendit.

Merret vesh se një person nga këta është i dyshuar edhe nga hetimet e Prokurorisë Speciale Publike, të cilin policia nuk ka mundur që ta sigurojë për ta pyetur.

Policia e ka lajmëruar Prokurorinë edhe për praninë e agjentit serb Goran Zhivaljeviq më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë dhe e ndërlidh me pjesëmarrje në dy vepra penale “pjesëmarrje në turmë e cila do të kryente vepër penale” dhe “pjesëmarrje në turmë e cila do të pengonte personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”. Zhivaljeviq ka qenë i pranishëm në Kuvend për gati dy orë.

Maqedonia me mbi një miliard euro borxh të fshehur, thotë Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev tha se Maqedonia ka mbi një miliard euro borxh të fshehur. Ekonomistët thonë se patjetër duhet të vërtetohet borxhi i saktë dhe si do të kthehen ato para, por edhe të sigurohen se si janë harxhuar këto para.

Të kontrollohet vlefshmëria e të gjitha kontratave publike, dhe pastaj qeveria të bëjë një plan serioz për të larë hesapet me ekonominë, thonë ekonomistët, pasi kryeministri Zoran Zaev tha se buxheti ka edhe një tjetër miliard euro borxh fshehur.

Zaev mbrëmë në një intervistë për MTV, ku u përball me redaktorët e mediumeve të Maqedonisë, tha se situata në vend nga aspekti financiar nuk është e pastërt, në buxhet ka vetëm gjashtë milionë euro, ka mbi një miliardë eura borxh të fshehur, kurse borxhi publik kalon 50% të GDP-së së vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, borxhi publik në fund të marsit ishte 4.739 miliardë, ose 46 për qind e GDP-së. Disa ekonomistë kanë paralajmëruar për vite me rradhë se ka një borxh të fshehur prej qindra miliona euro dhe që mbahet i fshehur dhe nuk tregohet në publik, kurse qeverisja e mëparshme ka thë duke e përsëritur shumë herë se numrat janë të sakta dhe se Maqedonia është njëra nga vendet me më pak borxh në Evropë.

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare sot demantuan se në buxhet janë lënë vetëm 6 milion euro dhe se borxhi publik nuk është mbi 50% të GDP-së.

Sipas Ministrisë së Financave, në fund të vitit 2006, borxhi publik ishte 1.8 miliardë euro, ose 33 për qind e GSP-së dhe tani është rreth tre miliardë më shumë. GDP në vitin 2006 ishte 5.47 miliardë euro, dhe këtë vit pritet të kalojë më shumë se 10 miliardë euro.

Sulmohet ish-ministri maqedonas i shëndetësisë

Ish-ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Maqedonisë, Nikolla Todorov ka qenë në shënjestër të një sulmi me armë zjarri, të enjten në drekë para ndërtesës së ministrisë. Megjithatë, atentati nuk pati sukses.

Burime policore u kanë thënë mjeteve të informimit se sulmuesi Lupço S. (1957) nga një fshat i Velesit kishte shtënë dy herë me revole ndaj ish-ministrit, por në incident nuk pati të lënduar. Sulmuesi është kapur menjëherë nga truprojet e z. Todorov dhe ai ndodhet në një prej stacioneve të policisë në Shkup. Ministria e Punëve të Brendshme thotë se ende nuk dihen motivet e sulmit.

Zoti Todorov po shkonte në ministri për t’ia dorëzuar zyrën ministrit të ri të Shëndetësisë, Arben Taravari.

Qeveria e re e Maqedonisë u miratua me 62 vota për, 44 kundër dhe pesë abstenime pas një debati dy ditësh në parlament.

Formimi i qeverisë së re pritet t’i jap fund krizës politike që e ka mbajtur vendin pa qeverisje funksionale që nga viti 2015. Pas krizës që pasoi një aferë përgjimesh të qeverisë së ish kryeministrit Nikola Gruevski. Partia e këtij të fundit ishte në pushtet që nga viti 2006.

Kremlini “ka listë të zezë” të zyrtarëve malazezë

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq

 

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, tha se Kremlini ka listë sekrete të zyrtarëve malazezë, të cilët ndalohen të hyjnë në Rusi, pasi Podgorica u është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

Ditë më parë, autoritetet ruse kanë dëbuar nga Moska një deputet të Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi.

Media malazeze ka raportuar së voni se Markoviq është po ashtu në listën e zyrtarëve që nuk lejohen të hyjnë në Rusi.

Markoviq tha se është në dijeni për listën sekrete të Kremlinit, porse nuk e di se kush është në të.

“Qëndrimi i tillë kundër një vendi që do të përcaktojë të ardhmen e tij, është zhgënjyes”, tha Markoviq.

Kremlini nuk pranoi të komentojë deklaratat e kryeministrit malazez.

Në vitin 2014, Mali i Zi i ka vendosur sanksione Rusisë, duke iu bashkur Bashkimit Evropian, i cili e ka ndëshkuar Rusinë për shkak të aneksimit të paligjshëm të Gadishullit ukrainas të Krimesë.

Maqedonia bëhet me qeveri të re

Qeveria e re e Maqedonisë u miratua me 62 vota për, 44 kundër dhe pesë të paanshme pas një debati prej dy ditësh në parlament.

Kundër votuan 44 deputetët e VMRO-DPMNE-së, ndërsa pesë ligjvënësit e Lëvizjes Besa ishin të përmbajtur.

Qeveria e re e drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev nga LSDM ka 25 ministra, tetë nga të cilët janë nga radhët e komunitetit shqiptar, përkatësisht nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët.

Formimi i qeverisë së re pritet t’i jap fund krizës së zgjatur politike që e ka mbajtur vendin pa qeverisje funksionale që nga viti 2015. pas krizës që pasoi një aferë përgjimesh të qeverisë së ish kryeministrit Nikola Gruevski. Partia e këtij të fundit ishte në pushtet që nga viti 2006

“Unë do të jem kryeministër i të gjithëve që do të punojë për të gjithë. Unë paraqes një qeveri të përgjegjshme reformatore dhe evropiane”, tha kryeministri Zaev, sipas të cilit qeveria e tij ka tri synime kryesore: zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Zoti Zaev paka para votimit iu përgjigj një mori pyetjesh dhe kritikash që i ishin bërë që nga fillimi i seancës, ditën e mërkurë.

Paralajmërimi i tij për ngritjen e taksave në 18 për qind për ata të cilët fitojnë më shumë se një mijë euro në muaj, hasi në kritika të deputetëve opozitarë të VMRO-së, të cilët u shprehën skeptikë për mundësitë e qeverisë së re në lidhje me ngritjen ekonomike, thithjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Zaev po ashtu tha se pushteti i kaluar kishte prirje albanofobe, radikal-nacionaliste dhe banditeske dhe prandaj ai pushtet ra.

Por, drejtuesi i ri opozitar Nikolla Gruevski, duke folur nga foltorja e parlamentit tha se qeveria e tij nuk kishte punuar kundër shqiptarëve por përkundrazi kishte investuar në zonat e banuara me shqiptarë, kishte rregulluar infrastrukturën dhe kishte ngritur numrin e shqiptarëve në administratën shtetërore dhe publike nga 10 në 20 për qind.

Maqedonia humbi gati një gjysmë viti për themelimin e qeverisë pas zgjehdjeve të 11 dhjetorit në të cilat VMRO-DPMNE fitoi 51 pë qind të votave por nuk siguroi dot shumicën parlamentare dhe për këtë arsye kundërshtonte krijimin e kësaj shumicë nga partia e zotit Zaev dhe partive shqiptare.

Presidenti Gjorge Ivanov, që vjen nga radhët e VMRO-DPMNE, kihste refuzuar deri më 17 maj t’i jepte mandatin zotit Zaev. Ai ndërroi mendim pas dhunës që përfshiu parlamentin më 27 prill kur mbështetësit e VMRO-DPMNE-së ndërhynë më forcë pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në postin e kryetarit të parlamentit. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ushtruan trysni mbi presidentin Ivanov dhe VMRO-DPMNE-në për t’i hapur rrugë procesit të ngritjes së institucioneve.

Seanca publike për rastin “Monstra” anulohet për më 9 qershor

Prokurorja Liljana Spasovska, kërkoi nga Gjykata që të anulojë seancën publike më gjatë dhe si detyrim të tyre nga Ligji për procedurë penale t’i mbledhin dëshmitë dhe faktet e reja nga PSP-ja

SHKUP – Për shkak të mungesës së njërit nga mbrojtësit e të akuzuarve në rastin “Monstra”, për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës, seanca publike në Gjykatën Supreme në të cilën duhej të shqyrtoheshin ankesat e dënimeve të përjetshme me burg u anulua.

Para anulimit të seancës, prokurorja e Prokurorisë Publike në Maqedoni, Liljana Spasovska, kërkoi nga Gjykata dhe gjykatësja raportuese që të anulojë seancën publike më gjatë dhe si detyrim të tyre nga Ligji për procedurë penale t’i mbledhin dëshmitë dhe faktet e reja nga Prokuroria Speciale Publike, për të cilat, siç tha ajo, një kohë të gjatë flitet në opinion.

“Kur për ndonjë lëndë në procedurë ankimore do të paraqiten fakte të reja, atëherë gjykatësi raportues kërkon nga ato organe, persona juridik ose shtetëror ose institucione, që i posedojnë këto fakte që t’i mbledhin shkresat ose raportet lidhur me këto fakte të reja”, tha Spasovska.

Avokati i mbrojtjes Asmir Alispahiq tha se sot nuk ekzistonin supozime ligjore për mbajtjen e debatit publik meqë nuk kishte dorëzim si duhet për avokatin Naser Raufi, i cili mbron katër nga të akuzuarit.

“Kërkesa ime ishte që të anulohet në kohë paksa më të gjatë, diçka nga kjo u mbështet edhe nga ana e Prokurorisë, e cila iu referua nenit 361 të Ligjit për procedurë penale, ndërsa kjo është që Gjykata të drejtohet te institucionet kompetente, më konkretisht deri te PPS për mbledhjen e dëshmive të cilat tërë opinioni e di se PSP-ja i paralajmëroi”, deklaroi avokati Alispahiq.

“Ishte e radhës që Prokuroria në mënyrë racionale të prononcohet për këtë rast sepse ka fakte të reja të cilat ata e dinë dhe mendoj se filluan të mendojnë sipas ligjit, e jo me emocione”, deklaroi Bedri Hajdari, familjar i njërit nga të akuzuarit në rastin “Monstra”.

Më 12 prill të vitit 2012 në liqenin e Smillkovës u vranë katër të rinj të moshës nga 18 deri në 21 vjeç nga lagjja Radishan e Shkupit si dhe një person i moshës 45 vjeçare nga fshati Creshevë.

Për vrasjen e pesëfishtë në rastin “Monstra” me burg të përjetshëm u dënuan Halil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta. Vetëm i akuzuari i pestë Sejdi Rami mori akvendim lirues, “për shkak të mungesës së fuqishme të dëshmive të forta për konstatim të fajit”. aa

Kryeparlamentari Xhaferi konfrontohet me Milloshovskin shkaku i gjuhës shqipe

Kryeparlamentari Talat Xhaferi është konfrontuar verbalisht me deputetin e VMRO, Antonio Milloshoski, rreth gjuhës shqipe, transmeton Gazeta Express.

“Nëse më drejtoheni si deputet, kam të drejt të përdor gjuhën time, që ma garanton edhe rregullorja”, deklaroi kryeparlamentari Xhaferi

“Po e theni ligjin për përdorimin e gjuhëve. Aty shkruan se gjuhë zyrtare në Kuvend është maqedonishtja. Apelojmë që ky ligj të respektohet, edhe nga deputeti Talat Xhaferi, por edhe të tjerët! Xhaferi nuk është kryeparlamentar sepse është zgjedhur në mënyrë jo legjitime, prandaj ne do ta konsiderojmë si deputet”, u përgjigj Milloshoski

Maqedoni: Partitë bien dakord për anëtarët e kabinetit të ardhshëm

Seanca e parlamentit për miratimin e kabinetit qeveritar të kreut social-demokrat Zoran Zaev është caktuar për të marten. Lëvizja “Besa” njoftoi të dielën se nuk do të jetë pjesë e qeverisë për shkak se kryeministri i mandatuar Zaev nuk kishte garantuar me shkrim në lidhje me disa parime për çka ngulte këmbë partia e re shqiptare.

Ndër to ishte ripërkufizimin i shtetit, por Lëvizja Besa asnjëherë publikisht nuk ka sqaruar çka nënkupton me këtë: një lloj kantonizimi apo ndryshimi të kushtetutës. Për këtë, ndërkaq nevojiten dy të tretat e ligjvënësve në parlament që qeveria e re nuk do t’i ketë.

Kandidatë për ministra nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim janë: Hazbi Lika, për zëvendës-kryeministër për sistemin politik dhe marrëdhënie midis komuniteteve, Bujar Osmani për zëvendës-kryeministër për Integrimet në Bashkimin Evropian, Bylent Saliu për ministër të Drejtësisë, Kushtrim Bekteshi për ministër të Ekonomisë, Sadulla Duraku për ministër të Ambientit jetësor dhe Ramiz Merko për ministër pa portofol.

Lëvizja për Reforma ka caktuar doktor Arben Taravarin për kandidat për ministër të Shëndetësisë dhe Rilindja Demokratike Kombëtare – Suhejl Fazliu për kandidat për ministër të Pushtetit Vendor.

Ndërkohë, Lidhja Social Demokrate kandidon një sërë zyrtarësh të lartë të partisë për postet e reja qeveritare, përfshirë Radmilla Sheqerniskan për ministre të Mbrojtjes, Oliver Spasovskin për ministër të Brendshëm, Nikolla Dimitrov, për Ministrinë e Jashtme.

Një numër lartë i personash janë propozuar si ministra pa portofol dhe kjo ka nxitur reagime tek një pjesë e analistëve politik në vend.

Zoti Zaev ka njoftuar se do t’i drejtohet Prokurorisë së Posaçme për të parë nëse emrat e kandidatëve janë të pastër apo mund të ketë ndonjë dyshim për vepra joligjore nga ana e tyre.

Qeverinë e re të Maqedonisë e presin shumë sfida; në veçanti kur ajo nuk ka një shumicë stabile në parlament. Kryeministri i mandatuar ka lënë të kuptohet se reformat në gjyqësor dhe integrimi në Nato dhe në BE janë përparësitë kryesore të kabinetit të tij.

Lëvizja Besa kishte kërkuar realizimin e disa parimeve që burojnë nga deklarata e përbashkët e partive shqiptare të Maqedonisë. Por, po ashtu ngulte këmbë që në kabinetin e ri të mos ketë vend për persona të dyshuar nga Prokuroria e Posaçme për vepra kriminale.

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë njoftoi përmes një komunikate se “mbeten dyert e hapura për bashkëpunim rreth reformave që e presin vendin dhe për gjithçka tjetër që paraqet interes për Republikën e Maqedonisë”.

Shumica e re parlamentare do të ketë vetëm 62 vota, megjithatë të mjaftueshme për miratimin e qeverisë.

Biseda të përgjuara për skenarin serb në Maqedoni, ja kush janë protagonistët (FOTO)

Shërbimi i sigurisë i Maqedonisë DSK ka përgjuar bisedat telefonike të agjentit të shërbimit sekret BIA, Goran Zhivaljeviq i deleguar në Maqedoni, i cili natën e përgjakshme të 27 prillit ishte i pranishëm në Kuvend, bën të ditur portali serb Krik.

Siç mësohet nga ky portal, bisedat e Zhivaljeviqit janë bërë me gazetarin dhe deputetin e SNS Miroslav Llazanski dhe liderin e Partisë Demokratike Serbe në Maqedoni, Ivan Stoilkoviq, transmeton INA.

Në këto bisedime qartësohet se ata kanë bashkëpunuar shumë mirë dhe vazhdimisht kanë qenë në komunikim. Njëri prej tyre ka lobuar që Llazanski të takohet me Gruevskin dhe pas kësaj vjen një tekst patriotik i këtij gazetari të luftës, që ishte pjesë e krimeve serbe në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë. Shkrimi i tij ishte se Maqedonia rrezikohet nga shqiptarët. Sipas Krik, prania e këtij agjenti në Maqedoni kishte për qëllim destabilizimin e vendit, ndërsa ai bashkëvepronte me Stoilkoviqin që ishte pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE.

Ziadin Sela: Po të isha vrarë, në Maqedoni do niste lufta

SHKUP-Ziadin Sela në emisionin Jeta në Kosovë në RTK ka folur për ngjarjet në Kuvend duke treguar edhe për skenarin e protestuesve të dhunshëm për të destabilizuar vendin me vrasjen e tij, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Më kujtohet kur turma u drejtua kah unë dhe unë eca vetë drejtë turmës. Më tutje nuk mbaj mend çka ka ndodhë. Këtë mund ta spjegoj me momentin ”dominanta” që njihet në mjekësi. Siç duket veproi ky fenomen fiziologjik që e ka çdo njeri dhe kam shkuar, kam ecë drejtë turmës dhe unë sot jam gjallë. Unë e di se miqtë e mi nuk kanë pasur mundësi që atë ditë të futen në Parlament. Ka pasur plotë shqiptarë që atë ditë kanë qenë rretherrotull Parlamentit. Nëse do të humbja jetën unë, të jeni të sigurtë se sot në Maqedoni do të kishte luftë. Qëllimi ka qenë që unë të humb jetën dhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme që partia që ishtë në pushtet të realizojë qëllimet e veta politike.” tha Sela në emisionin Jeta në Kosovë.

Sela ka treguar edhe për Abdylfetah Alimin, sigurim i Kuvendit të Maqedonisë që shpëtoi jetën e tij, duke e fshehur nga protestuesit e dhunshëm më 27 prill.

Ambasadorja serbe në Shkup ftohet për sqarime në MPJ

Në takim është shprehur pakënaqësi dhe shqetësim për shkak të pranisë së palejuar të një diplomati të akredituar të Serbisë në Kuvendin e Maqedonisë gjatë ngjarjeve të dhunshme më 27 prill

SHKUP – Lidhur me rastin e Goran Zhivaleviq, këshilltar në ambasadën e Republikës së Serbisë në Maqedoni, si pjesë e turmës së njerëzve që kanë hyrë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë gjatë ngjarjeve të dhunshme më 27 prill, sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë është thirrur në bisedë ambasadorja e Serbisë, Dushanka Divjak – Tomiç.

Në njoftimin e MPJ-së thuhet se në takim është shprehur pakënaqësi dhe shqetësim për shkak të pranisë së palejuar të një diplomati të akredituar të Republikës së Serbisë në Kuvendin e Maqedonisë gjatë ngjarjeve të dhunshme më 27 prill dhe u kërkua sqarim detajor të arsyeve dhe rrethanave.

Sipas MPJ-së “ky aktivitet i personit të theksuar nuk kontribuon në përforcimin e besimit të ndërsjellë si dhe në avancimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimit, për çka të dyja vendet angazhohen”.

Më tej në njoftim thuhet se “MPJ pret që në komunikimin e mëtejmë të ndërsjellë të organeve kompetente të të dyja shteteve do të sqarohen dhe vërtetohen të gjitha rrethanat e rastit dhe rrjedhimisht do të merren aktivitete përkatëse në pajtim me ligjet dhe të drejtën ndërkombëtare”.

Ambasadorja Divjak Tomiq, thuhet në njoftim, me konfirmimin e përpjekjeve për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë mes dy shteteve, theksoi qëndrimet dhe sqarimet në vijë me deklaratat e paradokohshme të kryeministrit dhe presidentit të sapozgjedhur të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Kujtojmë se mbrëmjen e 27 prillit, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në një situatë kaotike për kryetar të Kuvendit, protestuesit e organizuar nga nisma qytetare “Për Maqedoni të Përbashkët” që ishin tubuar para godinës së Kuvendit u futën me dhunë brenda institucionit.

Si pasojë e dhunës së protestuesve që kishin cak deputetët, mbetën të plagosur rreth 100 persona, përfshirë deputetë, punonjës të policisë dhe përfaqësues të medias.

Moskë, Ivanov takon presidentin rus Putin

“Shefat e shteteve biseduan për situatën në Ballkan, zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimin e mendimeve për tema të rëndësishme rajonale”, thuhet në njoftimin e Kremlinit

MOSKË – Në Moskë u mbajt takim mes presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

“Shefat e shteteve biseduan për situatën në Ballkan, zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimin e mendimeve për tema të rëndësishme rajonale”, thuhet në njoftimin e Kremlinit pas takimit.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot qëndron për vizitë pune në Rusi.

Presidenti Ivanov është dekoruar me çmimin “Shënjtëria e Tij, Partiarku i Moskës dhe mbarë Rusisë, Aleksej i Dytë” për vitin 2016, që iu nda nga Partriarku i Kishës Ortodokse Ruse,Kiril në ceremoninë solemne në tempullin “Krishti Shpëtimtar” në Moskë.

Çmimin e ndan Fondacioni shoqëror ndërkombëtar për bashkimin e popujve ortodoks, për punën e mrekullueshme në forcimin e unitetit të popujve ortodoks dhe për avancimin dhe promovimin e vlerave të krishtera në jetë dhe shoqëri.

BDI heq dorë nga Deklarata e përbashkët e partive shqiptare

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka hequr dorë nga kushti i deritanishëm që deklarata e përbashkët e partive shqiptare të jetë krejtësisht pjesë e programit të ri qeveritar.

Ai mbrëmë pas takimit me drejtues të lartë të partisë, konfirmoi se kanë dhënë pëlqim për programin e ri qeveritare ku konfirmoi se do të jenë vetëm disa pjesë të deklaratës shqiptare, ndërsa shumë të tjera do të ngelin për tu debatuar në të ardhmen. Si pika më të rëndësishme Ahmeti nënvizoi, integrimet, zhvillimin rajonal dhe fqinjësinë e mirë.

“Ka çështje shumë të rëndësishme, siç është anëtarësimi i vendit në NATO, në BE, zhvillimi ekonomik, zhvillimi i barabartë i rajoneve, do të thotë asgjë të keqe nuk ka dhe kryesisht pikat kryesore të asaj deklarate janë të përfshira në programin qeveritarë. Por ka çështje në atë deklaratë politike të cilat do të shtrohen për diskutim publik dhe nuk është fshehtësi”, thotë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Kryetari i Lëvizjes për Reforma PDSH, Ziadin Sela, në konferencën e parë të mbajtur pas ngjarjeve të 27 prillit ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk heqin dorë nga deklarata e përbashkët e partive shqiptare dhe se do të insistojë që ajo të jetë pjesë e programit qeveritar nëse Aleanca bëhet partnere e koalicionit.

“Njëqind herë e kam thënë se unë nga deklarata e shqiptarëve nuk heq kurrë dorë sepse është sikur të heq dorë nga ardhmëria e fëmijës tim, patjetër që do të insistoj”, thotë Ziadin Sela nga Aleanca për shqiptarët.

Nga Lëvizja Besa po ashtu disa herë që nga fillimi i bisedimeve për formimin e Qeverisë kanë përsëritur se nuk do të heqin dorë nga deklarata e përbashkët e partive shqiptare. Deputeti i kësaj partie, Zeqirja Ibrahimi, tha se për Lëvizjen Besa prioritet janë çështjet e shqiptarëve dhe jo postet qeveritare.

“Në zyra të Besës vjen mandatari dhe na lut që të futemi në Qeveri. Ofron posta të ministrave dhe zëvendësve që të futemi në Qeveri. Është hera e parë që ekziston një parti shqiptare e cila thotë nuk është çështja jonë sa ministra dhe funksionarë të tjerë i fitojmë. Çështja jonë është a do të zgjidhet çështja shqiptare si dhe me çfarë mënyre të bashkëqeverisjes do të funksionojmë”, thotë Zeqirja Ibrahimi nga Lëvizja BESA.

Ndryshe, BDI është partia e vetme e cila ka marrë vendim që të jetë pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar, ndërsa nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, kanë njoftuar se kryesia e ngushtë e partisë vazhdon negociatat me LSDM-në e Zoran Zaevit.

Moskë – Patriarku i Kishës ruse dekoron presidentin maqedonas

Patriarku i Kishës Ortodokse të Rusisë, Kiril, në ceremoninë solemne që u mbajt sot në tempullin “Hristos” në Moskë, presidentit Ivanov ia ndau çmimin “Shenjtëria e tij e Patriarkut të Moskës dhe në të gjithë Rusinë Aleksej i Dytë”, për vitin 2016.

Këtë çmim e ndan Fondacioni ndërkombëtar shoqëror për barazi të popullit ortodoks, për punë të shquar në forcimin e unitetit të ortodoksëve dhe promovimin e vlerave të krishterimit.

Gjatë qëndrimit në Rusi, Ivanov pritet që nesër të takohet edhe me presidentin rus Vladimir Putin.

Agjenti i lartë i kundërzbulimit serb i përfshirë në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Goran Zhivaleviq, ish-zëvendësdrejtor i Agjencisë Informative të Sigurisë – BIA, tani oficer i saj aktiv që punon në Ambasadën në Shkup, tashmë në mandatin e tretë, është futur në Parlament pas orës 20 së bashku me një grup personash nga turma dhe është nisur drejt sallës plenare ku ende kanë qenë deputetët e VMRO-DPMNE-së, transmeton Gazeta Express.

Sipas burimeve të televizionit Telma, ai këtu edhe është fotografuar, por nuk është ndalur vetëm aty.

Goran Zhivaleviq, oficer i Agjencisë Serbe për Kundërzbulim – BIA, diplomat aktual dhe këshilltar në Ambasadën e Serbisë në Shkup, më 27 prill – ka qenë brenda në Parlament gjatë tërë kohës së incidenteve, merr vesh ekipi i përbashkët hulumtues i gazetës KOHA dhe televizionit Telma. Kush është Goran Zhivanjeviq dhe çka do të thotë prezenca e tij në Parlament të enjten e përgjakshme?

Më 27 prill, në mesin e shumë njerëzve që u futën dhunshëm në Parlament njihen disa persona – kryesisht persona nga MPB ose nëntoka, të cilët kanë qenë nën hetime vetëm për pjesëmarrje në grumbullin e njerëzve ose janë të suspenduar. Por në mesin e tyre ishte edhe një njeri, prezenca e të cilit hap shumë pyetje. Goran Zhivaleviq, ish-zëvendësdrejtor i Agjencisë Informative të Sigurisë – BIA, tani oficer i saj aktiv që punon në Ambasadën në Shkup, tashmë në mandatin e tretë. Ai është futur në Parlament pas orës 20 së bashku me një grup personash nga turma dhe është nisur drejt sallës plenare ku ende kanë qenë deputetët e VMRO-DPMNE-së. Sipas burimeve të gazetës KOHA të Shkupit dhe televizionit Telma, ai këtu edhe është fotografuar, por nuk është ndalur vetëm aty.

Zhivaleviq ka qëndruar deri në fund të ngjarjeve në Parlament dhe gjatë kohës së incidenteve që kanë ndodhur aty. Por, pse një diplomat që, sipas ueb-faqes së ambasadës serbe në Shkup, është këshilltar – në të njëjtën ditë do të ishte prezent gjatë kohës së trazirave të atilla në Parlament që është jashtë protokollit të diplomatëve. Zhivaleviq në përgjigjen dërguar TV Telma dhe gazetës KOHA pranon se ka qenë brenda në Parlament, por siç është arsyetuar ai, “ka qenë me detyrë për të parë nëse në incidente ka dhe persona nga Serbia, tifozë apo edhe ekstremistë”.

Zhivaleviq është i njohur për opinionin serb, por edhe për atë rajonal për disa ngjarje kontroverse. Bashkëshortja e tij, Olivera Antoniq, ka dëshmuar në lidhje me vrasjen e gazetarit Sllavko Çuruvija. Ajo gjatë asaj kohe, në sigurimin shtetëror ka punuar në departamentin për përgjime dhe ka përpiluar procesverbalet e bisedave nga banesa e gazetarit pas vrasjes së tij, kështu që i ka orientuar edhe personat.

Gazeta KOHA merr vesh se Zhivaleviq është i përzier edhe në organizimin e ngjarjes që u mbajt në muajin qershor të vitit të kaluar në Moskë, ku merrte pjesë kryetari i Partisë Demokratike Serbe në Maqedoni, Ivan Stoilkoviq, si nënshkrues rajonal i Iniciativës ruse për krijim të territorit neutral ushtarak të Ballkanit. Aty kanë qenë edhe disa deputetë serbë së bashku me partitë serbe nga Republika Srpska, Mali i Zi, Bullgaria dhe Maqedonia.

Zhivaleviq para se të vijë me mision në Maqedoni, është “dëbuar” nga Kroacia për spiunim, pasi sigurimi kroat u ishte ankuar kolegëve në Beograd për punën e tij.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga MPB as nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë sepse nuk janë ndërmarrë masa kundër kundërzbuluesit serb Goran Zhivaleviq për prezencën e tij në Parlament më 27 prill.

8 ministri në qeverinë e Zaevit do të udhëhiqen nga shqiptarët

I mandatuari për formimin e qeverisë në Maqedoni, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, është takuar me kreun e BDI-së Ali Ahmeti, për të diskutuar mbi parimet e bashkëpunimit, reformat qeveritare dhe anëtarësimin e vendit në BE e NATO, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse asnjëri nga liderët nuk është prononcuar në media për këtë takim dhe komunikata zyrtare e partive thekson se është diskutuar vetëm çështja e bashkëpunimit, mediat në Maqedoni kanë filluar të aludojnë edhe për emrat e mundshëm që do të zënë postet e ministrave në qeverinë Zaev, si: Oliver Spasovski, Zoran Verushevski, Mila Carovska, Dragan Tevdovski, Teuta Arifi e Radmilla Sheqerinska.

Mediat gjithashtu raportojnë se partitë shqiptare mund të marrin tetë ministri. Sipas komunikatës zyrtare të partive, bisedimet mes palëve do të vijojnë, ndërkohë që Zaev pritet të komunikojë edhe me partitë e tjera shqiptare, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, të cilat kanë dhënë mbështetjen e tyre për qeverinë e ardhshme të Maqedonisë.

Pritet që pas këtij kontakti të fillojë edhe ndarja e ministrive. Kushtetuta parashikon datën 6 qershor si afatin e fundit për formimin e qeverisë së re, por Zaev është shprehur se kjo mund të arrihet edhe më herët se afati i përcaktuar

Partitë shqiptare në Maqedoni mund të marrin deri në 9 ministri

Përfaqësues te LSDM-se dhe BDI-se kane nisur ne orën 12:30 nje takim per te diskutuar ne lidhje me detajet per formimin e qeverise se re.

Ne takim marrin pjese edhe dy krerët e forcave politike, Zaev e Ahmeti. Ky i fundit deklaroi se ishte optimist per formimin e qeverise se re se shpejti.

Sipas mediave, Zaev pritet t’u ofrojnë aleateve te tij shqiptarë 8 ose 9 ministri, qe do te ndahen sipas fuqisë se votave, aty ku BDI pritet te marre 5 ministri, Besa 2 dhe Aleanca e Shqiptareve 1 ministri.

Jo zyrtarisht mësohet se LSDM do te kete postet kyçe ne kabinet, ndërsa partive shqiptare do t’u ofrohen edhe dy poste zv/kryeministrash.

Shkupi kërkon ekstradimin nga Greqia të ish-shefit të Antiterrorit i akuzuar përgjegjës për masakrën e Kumanovës

Shkupi kërkon ekstradimin nga Greqia të ish-shefit të Antiterrorit

Luftimet në Kumanovë – Shkupi kërkon ekstradimin nga Greqia të ish-shefit të Antiterrorit

Nga: Robert Goro

Në Greqi, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë këtë javë kërkesën për ekstradim të ish-shefit të njësisë antiterror të Maqedonisë, Dejan Vuçoviç.

Vuçoviç u arrestua në Selanik, në shkurt të këtij viti, pasi ndaj tij ishte shpallur urdhër arresti ndërkombëtar.

Urdhër arresti ishte lëshuar pasi më herët, në shtator të vitit të kaluar, Vuçoçiç ishte arratisur nga paraburgimi ku po mbahej.

Ai ishte arrestuar në Shkup, i akuzuar për trafik armësh dhe droge, pasi në automjetin e tij të markës “Volvo”u gjet një granatë dhe më shumë se 800 gramë kanabis.

Edhe pse gjykata e Selanikut urdhëroi ekstradimin e tij, në bazë të kërkesës së dërguar prej autoriteteve maqedonase, Vuçoviç apeloi ndaj vendimit dhe tani pritet se çfarë do të konkludojë Gjykata e Lartë, që do ta shqyrtojë apelimin të mërkurën.

Krahas apelimit, Vuçoviç, që po mbahet në burgun e Diavatas, ka bërë edhe kërkesë për azil politik në Greqi.

Ai pretendon që në rast të kthimit në Maqedoni, rrezikohet me tortura, madje dhe me vdekje.

30-vjeçari ka patur rol kyç në operacionin e zhvilluar në maj 2015 në një lagje të banuar nga shqiptarë, në qytetin e Kumanovës, ku njësi qeveritare zhvilluan për dy ditë luftime të ashpra me grupime të armatosura që u tha u përkisnin strukturave të ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, UÇK.

“Në atë operacion kam qenë me detyrën e komandantit të njësisë së vendosjes së rendit”, shënon në kërkesën e tij drejtuar Gjykatës së Lartë, Vuçoviç.

Ai pretendon se integriteti i tij rrezikohet për shkak të situatës së trazuar në Maqedoni dhe zgjedhjes së politikanëve shqiptarë në poste të rëndësishme shtetërore, pasi Vuçoviç konsiderohet përgjegjës për vrasjen e luftëtarëve të UÇK në Kumanovë.

“Jam qytetar maqedonas, kristian ortodoks me origjinë serbe”, shkruan Dejan Vuçoviç në lutjen e tij, një kopje të së cilës e disponon e përditshmja greke “Kathimerini.”/OraNews

Zaev: Gjashtë deputetë të VMRO-DPMNE-së ndihmuan sulmuesit në aktet e dhunshme në parlament

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate në Maqedoni, Zoran Zaev dëshmoi të premten para prokurorisë publike për sulmet e dhunshme ndaj tij dhe ligjvënësve më 27 prill në parlament.

Ai u tha gazetarëve se ka dëshmuar për aktet e dhunshme, ndërsa i ka cilësuar ato si një plan të paramenduar mirë.

Gjashtë deputetë të VMRO-DPMNE-së ua hapën dyert dhe i drejtuan sulmuesit për në ambientet e qendrës së shtypit ku ndodheshim ne”, tha Zaev, sipas të cilit dy prej deputetëve të VMRO-së kanë hequr shulin e çeliktë të derës kryesore, ndërsa katër të tjerët kanë udhëzuar masën se si të arrinte tek salla ku ndodheshin deputetët e shumicës parlamentare.

Zaev u shpreh se në prokurori është paraqitur si palë e dëmtuar, “një nga ata të cilët u sulmuan në mënyrë direkte nga turma dhe nga një grup që kishte plan dhe synim për të vrarë”, u shpreh ai.

Pretendenti për kryeministër të Maqedonisë ia lë prokurorisë së vendit të vendosë se si do t’i katëgorizojë aktet e ndodhura para dy javësh në institucionin më të lartë ligjvënës të vendit.

Zoran Zaev, e sidomos Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët janë më të dëmtuarit e këtyre ngjarjeve. Zoti Sela pas qëndrimit për një javë në spital, po kurohet në shtëpi, në vendlindjen e tij në Livadhi të Strugës, ndërkohë që nuk ka folur ende publikisht për ngjarjet e përgjakshme.

Gjykata Penale e Shkupit i ka caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë ditësh dy sulmuesve, baba e bir, Kire dhe Cane Gjorgjievski të dyshuar për tentativë vrasjeje me paramendim të deputetit Sela.

Deri tani, kjo është akuza e parë më e rëndë nga ngjarjet e dhunshme në parlament. Akuzat e tjera kanë të bëjnë me veprën “pjesëmarrje në turmë që do të pengonte personin zyrtar në kryerjen e detyrës”.

Ja pse Ali Ahmeti nuk ishte në Kuvend natën e përgjakjes së Selës dhe Zaevit

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka folur për të enjten e 27 Prillit në emisionin “Fol Tash”.

I pyetur se ku ishte Ali Ahmeti më 27 prill kur ndodhi edhe dhuna në Kuvend, ai deklaroi që ka pasur një marrëveshje ndërmjet partnerëve të ri të koalicionit të shumicës së re parlamentare, ishte një kalkulim i sigurisë për gjithë situatën.

“E kemi patur të vështirë nga Ahmeti të mos jetë aty për arsye të qarta, edhe vetë nga LSDM dhe partitë tjera që formojnë shumicën është kërkuar nga Ahmeti të mos jetë aty që mos të ndodhë më e keqja. Janë analizuar skenaret e mundshme se si do të kishte ndodhur në qoftë se do të ishte Ali Ahmeti, prandaj edhe Zaev ka kërkuar që Ahmeti nuk duhej të jetë në atë seancë.

Shqiptarët janë afruar afër kuvendit, ka qenë thirrja ime publike nëpër media se shërbimin ma të madh që mund ti bëjnë shqiptarët deputetëve tanë që të mos reagojnë për shkak se ndoshta edhe qëllimi ka qenë që dhuna të kalonte në konflikt ndëretnik dhe atëherë do të kisha përmasa të mëdha dhe sot nuk do të flisnim se a është Z.Talat Xhaferi në Bruksel apo a ka dorëzuar letër te Ivanovi, por do flisnim për situata tjera konfliktuoze”, tha ndër të tjera Osmani.

Më 9 dhe 10 maj 2015 ndodhi konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë

Më 9 dhe 10 maj 2015 ndodhi konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, i cili zgjati dy ditë, me ç’rast jetën e humbën 10 pjesëtarë të grupit të armatosur dhe tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa katër ishin plagosur rëndë.

Në këtë shkëmbim zjarri jetën e humbën Xhafer Zimberi, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Arben Rexhaj, Samit Kastrioti, Hisen Rushiti, Fatlum Vishesella, Mirsad Ndrecaj, Beg Rizaj, Nusret Kaloshi.

Kurse u arrestuan dhe akoma nuk ka përfunduar gjykimi edhe për disa pjesëtarë të tjerë të grupit të armatosur, në mesin e të cilëve janë: Enver Klain, Landrit Rustemi, Refki Dogani, Hajrush Avdia, Betim Kabashi, Shefqet Hallaqi, Bek Bajra, Fatmir Reçica, Fadil Elshani,  Ardian Bujari, Esat Kafexholli, Lirim Krasniqi. Valdet Zekaj, Mirsad Qerimi, Demë Shehu, Sami Ukshini, Genci Sefa, Andi Krasniqi ose Muhamet Krasniqi dhe Bajram Elshani.

Gjatë të shtënave jetën e humbën Isamedin Osmani, Lubisha Arangjeloviq, Boban Ivanoviq, Goran Ilijevski, Zharko Kuzmanovski, Sasho Samojllovski, Nenad Serafimovski dhe Goran Stojmenoviq.

Për ngjarjet në “Lagjen e Trimave”, nga shkurti i vitit 2016 në Gjykatën penale të Shkupit zhvillohet seancës gjyqësore kundër 29 personave të cilët ngarkohen për vepra të bëra penale “Organizatë terroriste” dhe “terrorizëm”. Të gjithë 29 të akuzuarit për ngjarjet në Kumanovë para Gjykatës u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.

Rasti më vonë u bashkua me rastin “Vetëtima”, në të cilin zhvillohet procedurë kundër tetë personave ndihmës të grupit të armatosur nga “Lagja e trimave”, me çka numri i të akuzuarve është rritur në gjithsej 37. Procesi gjyqësor për të akuzuarit në këtë rast akoma zgjat.

Ndërron jetë vrasësi i kryetarit të Bogovinës, BDI kërkon zbardhjen e ngjarjes

“Ftojmë institucionet të zbardhin motivet për këtë vrasje makabre e cila ka qenë e paprovokuar në asnjë mënyrë”, thuhet në njoftim

SHKUP – Partia politike Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), përmes një njoftimi ka reaguar për vrasjen e anëtarit të saj, njëherësh kryetar i komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, i cili sot në mëngjes u qëllua për vdekje me armë zjarri.

Siç thuhet në komunikatën e BDI-së, Hazbiu është vrarë gjatë kryerjes së punës së tij zyrtare në shërbim të qytetarëve. “Ftojmë institucionet të zbardhin motivet për këtë vrasje makabre e cila ka qenë e paprovokuar në asnjë mënyrë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, MPB njofton se ka ndërruar jetë edhe personi i cili ka shtënë mbi kryetarin e Bogovinës, një bashkëvendas i tij 53 vjeçar, me inicialet Q.A, i cili pas vrasjes ka tentuar të kryej vetëvrasje, për çka ishte dërguar në qendrën e Urgjencës në Shkup.

Kryetari i komunës së Bogovinës, (rrethi i Tetovës), Hazbi Idrizi, mëngjesin e sotëm ishte qëlluar me armë zjarri pas një zënke verbale me personin e lartpërmendur në një objekt hotelierik në afërsi të komunës.aa

Serbia e irrituar me deklaratat e Zaevit

Marrëdhëniet e Serbisë me Zoran Zaev janë tensionuar, ende pa e marrë pushtetin në Shkup, pas një interviste për “Kurir”-in e Beogradit, ku tha se Serbia mbështet Nikola Gruevskin dhe VMRO-në, pasi ajo drejtohet nga nacionalistë si Aleksandar Vuçiç.

Kryeministri dhe presidenti i zgjedhur serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se drejton një politikë të paqes me të gjithë rajonin. Përveç Zaev, të cilit i ka thënë se nuk drejton politikë nacionaliste, Vuçiç ka komentuar edhe deklarimet e ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, në një intervistë.

“Shqiptarëve ua kam zgjatur dorën dhe nuk bëj shaka me ta”, tha ai, duke shtuar se e shqetëson vetëm heshtja e Europës.

“Jam mësuar sesa lehtë bashkohen të gjithë shqiptarët dhe ndihmësit e tyre, të cilët kanë vetëm një qëllim: të sulmojnë Aleksandar Vuçiçin. Nuk e bëjnë këtë për shkakun tim, por sepse i pengon fuqizimi i Serbisë”, tha Vuçiç.

Deklarimet nga Maqedonia i kanë kritikuar edhe dy ministra serbë. Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç e quan atë një deklaratë skandaloze. Por Serbia nuk do të reagojë, pasi Zaev ende nuk e ka marrë pushtetin.

“Maqedonia ka njohur Kosovën dhe ka votuar për Kosovën në UNESCO. Këto qëndrime të një personi që pretendon të jetë kryeministër nuk mund të shihen si miqësore. Por, ne mundohemi të drejtojmë një politikë të paqes”, tha Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë, njofton tch.

Vuçiç është angazhuar për Maqedoninë dhe ka bërë thirrje për zgjidhje me dialog. Por, angazhimi i Tiranës dhe Prishtinës është parë si cënim për tërë rajonin nga zyrtarët serbë.

U thashë huliganëve “Largojuni se asht i vdektë” – Rrëfen personi që e shpëtoi Zijadin Selën nga huliganët (Video)

Punonjësi i sigurimit në Kuvendin e Maqedonisë, Abdylfetah Alimi nga Orizarja e Kumanovës, në një intervistë për televizionin Alsat-M, tregon momentet e tmerrit që kaluan bashkë me Zijadin Selën, në kohën kur ai e shpëtoi atë nga duart e dhunuesve të cilët mbi të ishin duke ushtruar dhunë brutale.

Abdylfetahu tregon se si bashkë me Selën për disa orë me radhë kanë qëndruar vetëm.

Ndërkohë në sallë është paraqitur vetëm motra medicionale e Kuvendit për t’i dhënë infuzion. Orën e tmerrit, Abdylfetahu i përshkruan të gjata si shekuj.

Disa orë më vonë ka arritur grupi i policëve të cilët kanë ndihmuar evakuimin e tyre. Pasojat e asaj nate Abdylfetahu i ndjen akoma.

Pamjet e tmerrit që përjetoi edhe më tej vazhdojnë ta shqetësojnë. Veprimin e tij e përshkruan më shumë si përgjegjësi morale dhe profesionale.

Analistët shqiptarë interpretojnë qëndrimet e Zaevit ndaj Kosovës në medien serbe

Paraqitja e udhëheqësit të Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev në një intervistë për Kuririn e Serbisë, në të cilën deklaroi se, maqedonasit janë vëllezër me Serbët dhe se Kosova është zemra e Serbisë, ka ngjallur shumë reagime në opinion. Deklarata e Zaevit vjen menjëherë pas koalicionimit me BDI-në, deri para koalicionimit ai (Zaev) dukej si një politikan i moderuar por se a ka ndërruar qëndrim Zaev, përgjigjen për gazetën Lajm, gazetari Xhenur Iseni dhe njohësi i çështjeve politike, Qenan Aliu.

Kjo deklaratë e Zoran Zaevit nuk ka të bëjë aspak me atë se tani do koalicionin me BDI-në, mendon gazetari Xhenur Iseni

“Zoran Zaev pas ndodhive të fundit terroriste që ndodhën në Parlament, shihet si personi i vetëm dhe gjithëpërfshirës që është në prag të rrëzimit të një diktature 10 vjeçare të Nikolla Gruevskit, andaj Zaev me këto deklarata po bënë një bilanc duke mos i përjashtuar edhe serbët sepse në fakt do jetë kryeministër i gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, pohoi Iseni.

Iseni mendon se ajo që tha Zaev kishte të bëjë me kishat serbe dhe nuk mendon se ka të bëjë me territorin e Kosovës dhe për këtë nuk duhet të dramatizojmë shumë këtë deklaratë.  Kemi TERRORIN para syve dhe kjo është ajo që duhet luftuar me gjitha forcat.

“Mendoj se Zaev me deklaratat e balancuara që besoj se do të vazhdojnë edhe më tutje, dëshiron të paraqitet  si një person udhëheqës i përgjithshëm i cili dëshiron ndryshime radikale pa dallim përkatësive etnike dhe ajo përjetohet si simbol i shpëtimit nga kjo qeveri me primate terroriste”, deklaroi Iseni.

“Të kujtojmë që kandidati për President të Maqedonisë nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski gjatë kampanjës presidenciale kishte takim me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi. Kjo tregon se kjo parti respekton institucionet e Kosovës si shtet sovran dhe demokratik”, përfundoi Iseni.

Njohësi i çështjeve politike, Qenan Aliu, thotë se e ka ndjekur intervistën, dhe se  nuk e arsyeton Zoran Zaevin. Por duhet bërë një digresion, më duket se nuk pohoi se Kosova është e Sërbisë por Kisha manastiri qenka zemra e Sërbisë.

“Dua të them se politikanët nga njëherë mbajnë llogari dhe sikur përshtaten edhe me frymën e mediumit për të cilin prononcohen për çështje të caktuara. Por pavarësisht asaj ka mundur edhe më ndryshe, pra nuk e arsyetoj dhe më shumë e cilësoj si jo koncentrim kuptohet pas një tronditje që pësoi Zaev në kuvend, mendoj se nuk duhet të merret si provokim. Fundja ai akoma është lider i opozitës dhe intervista ishte në këtë cilësi. Zotin Zoran Zaev unë personalisht do ta kritikoj në vazhdimësi pas 100 ditëve pasi të zgjidhet qeveria e re”, por aktualisht tregoi vendosmëri prandaj i duhej mbështetja morale  tha Aliu

Ai veçon se, Zoran Zaev në aspektin e koderimit nuk mund të bëjë vet, apo si parti, duhet debat gjithëpërfshirës dhe vetëdijesim kolektiv

“Ajo që duhet të bëjë kjo qeveri është obligimi primarë të  bëjë çkapjen e institucioneve por jo për ti kapur vetë por për ti reformuar për të punuar pa ndikime në pajtim me ligjet. Fundja asnjë shtet nuk ka zemër, por ka territor, popull dhe institucione. Republika e Kosovës i ka të gjitha nishanet e shtetit andaj në territorin e saj nuk mund të ketë zemër të ndonjë shteti tjetër, por mund të ketë vetë frymë të bashkëpunimit reciprok dhe të njohjes dhe respektimit të ndërsjellë”, përfundoi Aliu në deklaratën e tij për Gazetën Lajm.


Send this to a friend