VOAL

VOAL

Ferizaj: 42 të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi

VOA

Policia e Kosovës tha se 42 persona janë plagosur nga pasojat e shpërthimit të një bombole gazi në një restorant në Ferizaj, rreth 40 kilometra larg Prishtinës.

Pesëmbëdhjetë nga të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike, Basri Lenjani, tha se tre nga të plagosurit janë vënë nën kujdesin intensiv.

Policia tha se po kryen hetime për të sqaruar shpërthimin i cili ka pas vetes edhe shumë dëme materiale në restorantin ku ndodhi por edhe në ndërtesat përreth si dhe makinat që ishin parkuar afër tij.

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani e cilësoi të trishtueshme ngjarjen në Ferizaj.

“E tronditur nga lajmi për shpërthimin e fuqishëm të pasdites në një nga restaurantet në këtë qytet. Në këto momente lutemi për shëndetin e të lënduarve dhe jemi pranë familjarëve të tyre. Duke u lutur që të mos ketë viktima, shpresojmë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më”, shkroi ajo

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u shpreh “i tronditur nga lajmi për lëndimin e 42 qytetarëve të Kosovës, në mesin e të cilëve ka edhe të mitur, nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal afarist në Ferizaj. Të gjithë të lënduarve ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë dhe kthim pranë familjeve të tyre. Duhet sa më parë të zbardhen rrethanat e këtij rasti”, shkroi ai në facebook.

Lajm i rëndë: Vdes vajza 19 vjeçare Nazlije Sherifi pa mundur të bëjë transplantin


***
Ka vdekur 19 vjeçarja Nazlije Sherifi, e cila po vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i saj, Iliri, përmes rrjetit social Facebook.

“Allahu e deshti per vete ngase ishte engjull nga dita qe lindi. ALLAHU tmeshiroft ne xhennet motra ime 😭😭😭“, ka shkruar ai.

Për Nazlijen u organizua ndihmë e madhe ku u mblodhën të gjitha paratë e nevojshme.

Madje, asaj i ofrou veshkën një djalë i ri, vetëm për të shpëtuar. Mirëpo, teksa priste rezultatet e transplantit, ajo nuk mbijetoi.

Val Deçani, djali që deshi ta dhuronte veshkën, i dëshpëruar që nuk arriti ta shpëtonte 19 vjeçaren

***

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se djali që kishte shprehur gatishmërinë për t’ia dhuruar veshkën 19-vjeçarës e cila ndërroi jetë pak më parë,

është shprehur i mërzitur dhe i dëshpëruar që nuk ka arritur t’ja shpëtonte jetën.

19-vjeçarja Nazlije Sherifi, e cila po vuante nga një sëmundje e rëndë po priste rezultatet e transplantit, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

“Para pak minutash ndërroj jetë vajza qe bashkëvendasi ynë Valmir Aliçikaj, i shtyr nga humaniteti për te shpetuar një vajzë 19 vjeçare doli vullnetar t’ja dhuroj veshken.

E takova dhe fola me Valin sot pas vdekjes se Nazlijes,ishte i dëshpëruar e tejet i merzitur qe nuk mundi t’ja shpetoj jetën! Ngushëllime familjes!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

 

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve mund të fillojë vitin tjetër, priten arrestime të reja

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdojnë qëndrimin në paraburgim në Hagë, ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza për krime të pretenduara të luftës. Në ditët në vijim pritet të vazhdojnë konferencat mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve e njohës të punëve të drejtësisë konsiderojnë se gjykimi nuk do të nisë deri në vitin 2022, duke shtuar se sivjet priten arrestime të tjera. Ndërsa në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thonë se deri tani nga Specialja u ftuan mbi 200 persona.

Pesë vjet pasi ishte themeluar, Gjykata Speciale nisi arrestimet e para në Kosovë. Salih Mustafa, ish-shef i Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i njohur gjatë luftës si komandant Cali, ishte i arrestuari i parë nga hetuesit e Speciales, më 24 shtator të vitit të kaluar.

Një ditë më vonë, hetuesit e Speciales, bashkë me Policinë e EULEX-it nisën bastisje në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Pas një drame që u paraqit me numër të madh të policisë së EULEX-it, veteranë para zyrës së organizatës, e fare pak informata se çka po ndodh brenda, nën pranga doli kreu i kësaj organizate, Hysni Gucati. Disa orë më vonë, u arrestua edhe vartësi i tij, Nasim Haradinaj.

Pas arrestimit të krerëve të organizatës, Faton Klinaku nisi të ushtroi postin e kryetarit të OVL-UÇK.

“Mbi 200 persona të ftuar, qoftë dëshmitarë apo akuzuar, ka pasur thirrje po ashtu të personave që kanë qenë më herët dëshmitarë duke i provokuar apo shantazhuar mos iu kanë ardhur disa dosje, krejt kjo është bërë për të rënduar akuzën ndaj zotit Gucati dhe zotit Nasim Haradinaj. Për skandalet që u kanë ndodhur atyre në Hagë nuk duhet të përgjigjen krerët e organizatës së veteranëve sepse nuk është e paligjshme nëse ti e informon publikun për disa gjëra që ata i kanë bërë në bashkëpunim me Prokurorinë serbe për krime lufte”, thotë Klinaku.

Arrestimet ndodhën disa ditë pasi në zyrat e organizatës së veteranëve, një person i panjohur, kishte sjellë disa dosje që doli se kishin rrjedhur nga Gjykata Speciale. Për të njëjtat, krerët organizatës, treguan publikisht përmes konferencave për media. Kështu, ata u dërguan në paraburgim në Hagë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

E dy muaj më vonë, ndaj tyre u konfirmuan edhe aktakuzat.

“Prokurorët në rastet e Gjykatës Speciale e kanë bërë një strategji e cila u është imponuar nga një varg veprimesh, aktivitetesh që janë ndërmarrë qoftë në raport me personat e akuzuar e më së shumti nga OVL-UCK. Nuk duhet harruar asnjëherë faktin që dosjet që janë publikuar nga OVL-UCK në njëfarë mënyre e kanë ulur integritetin, e kanë ulur besueshmërinë por edhe profesionalizmin e prokurorëve dhe gjyqtarëve në Gjykatën Speciale. Dhe Gjykata Speciale edhe sot nuk ka dhënë asnjë sqarim se si kanë rrjedhur këto informacione që në bazë të ligjit, mandatit të Gjykatës Speciale do të duhej të ishin të garantuara sa i përket sekretit”, thotë Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Bastisjet nuk u ndalën, hetuesit e Speciales në një mëngjes të hershëm kishin hyrë në shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Pasi i bastisen pronat, më 4 nëntor, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, të cilit i ishte ngritur aktakuzë, e arrestuan dhe e dërguan në paraburgim në Hagë.

Një ditë më vonë u publikua edhe aktakuza e ngritur ndaj Hashim Thaçit, i cili po atë ditë dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës, ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, dhe shefit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Të gjithë, nën përcjelljen e policisë së EULEX-it, u dërguan në Aeroportin e Prishtinës prej ku u dërguan në paraburgim në Hagë.

Sipas drejtorit të Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, sivjet mund të ketë edhe arrestime të tjera.

“Do të kemi aktakuza të reja të konfirmuara, do të ketë me siguri mund të ketë arrestime të reja, në këtë drejtim jam i bindur që viti 2021 do të kalojë më shumë përmes konferencave statutore e seanca gjyqësore që nënkupton fillimi i procesit gjyqësor nuk mund të ketë para vitit 2022, respektivisht para mesit të vitit 2022”, thotë ai.

Me një dosje të përbashkët të aktakuzës, por të ndarë në seanca, Thaçi dhe të tjerët, që po akuzohen për krime të pretenduara të luftës, u deklaruan të pafajshëm para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Konferencat mbi ecurinë e çështjes ndaj tyre, vazhduan të përbashkëta, ku Zyra e Prokurorit të Specializuar ende nuk ka dhënë datë për përfundimin e hetimeve, ndërkohë ka kërkuar që ato të mos ndërpriten duke shtuar që dosjen paragjyqësore do ta dorëzojnë në muajin korrik me kushtin që gjyqi të fillojë ne shtator 2021.

E papranueshme për avokatët ka qenë propozimi i prokurorit që procesi gjyqësor të fillojë këtë vit, duke deklaruar që u duhen së paku 18 muaj për t’i kryer hetimet e tyre.

“Prokurorët, që për ne ka qenë e çuditshme, janë duke kërkuar të fillojnë proceset gjyqësore brenda tre apo gjashtë muaj nga momenti që njëfarë mënyre veç kanë filluar seancat statutore në gjykatë, e që për ne si IKD çdo i pandehur në çfarëdo procedure duhet t’i sigurohet një gjykim i drejtë, i pavarur dhe një gjykim i paanshëm e që në fund e fiton besimin e publikut. Në këtë rast, me vet faktin që prokurorët po insistojnë që gjykimet të fillojnë kaq shpejtë dhe mos t’i jepet mundësi avokatëve mbrojtës kohë e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen, një farë mënyrë e shohim nga ana e Prokurorisë si një qasje shumë selektive”, thotë Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Edhe sipas avokatit Kushtrim Palushi, mbrojtja duhet të ketë më shumë kohë për t’i kryer hetimet.

“Duhet sa kohë ka pasur prokuroria të hetojë rastin dhe të hetojë mbi aktakuzë, përafërsisht të njëjtën kohë ta ketë në dispozicion edhe mbrojtja për të përgatitur mbrojtjen e saj dhe për të zhvilluar hetime për fakte dhe prova që shkojnë në favor të të akuzuarve”, thotë ai.

Konferencat mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të vazhdojnë prej 8 janarit, ku priten edhe parashkrimet nga mbrojtja lidhur me kërkesën për lirim të përkohshëm të të akuzuarve, deri në fillimin e procesit gjyqësor.

“Nuk besoj që gjykata do të merr parasysh për t’i liruar ata, pse për t’ju shqiptuar ndonjë masë më të butë të sigurisë. Siç e thash, argumentet kryesore të gjykatës për shqiptimin e paraburgimit, fakti i mundësisë së ndikimit në dëshmitarë, pengimi i procedurës, fuqia politike por edhe fuqia që këta persona kanë, sepse janë figura kryesore jo vetëm të luftës por edhe e politikës kosovare, andaj nuk besoj që të njëjtit mund të lirohen. Nëse mund të flasim për ndonjë lirim eventual kjo mund të vijë tek pas gjysmës së dytë të vitit 2021 kur mund të vijë në shprehje ndonjë ndryshim i rrethanave qoftë në teren apo në lidhje me hetimin apo përgatitjen e palëve për gjykimin”, thotë ai.

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdojnë të kundërshtojnë Dhomat e Specializuara duke thënë se duhet të gjykohen krimet serbe që kanë ndodhur në Kosovë.

Ata kanë kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të ndryshojnë ligjin për Specialen, por një gjë e tillë nuk është arritur.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në gusht të 2015-ës, pas një seance maratonike, votuan ndryshimet kushtetuese përmes së cilave u mundësua themelimi i Gjykatës Speciale./Telegrafi/

Ndahet nga jeta profesori universitar dhe njohësi i të drejtës, Riza Smaka

Në mëngjesin e sotëm ka vdekur profesori universitar dhe njohësi i të drejtës, Riza Smaka.

Lajmi u konfirmua nga anëtarë të familjes së tij, përmes njoftimeve në Facebook.

“Të qoft i lehtë dheu i Kosovës Dajë Riza Smaka”, ka shkruar një familjare.

Profesori i njohur ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga viti 2008 deri në vitin 2011.

Smaka ishte anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Smaka ka lindur në Rugovë të Pejës, në vitin 1943. Diplomoi në Fakultetin Juridik më 1971, pastaj e kreu Provimin e Jurisprudencës , ku magjistroi më (1979 ) dhe doktoroi ( 1987 ).

Veç statusit si profesor universitar, profesori Smaka ka ushtruar edhe shumë funksione të tjera të larta shtetërore. /Express/

Kosova dhe Turqia zotohen për bashkëpunim në ekonomi dhe mbrojtje

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu gjatë konferencës për media në Ankara më 28 dhjetor 2020.

Turqia mbështet dialogun Kosovë-Serbi për të arritur marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur, për të mirën e të dy vendeve, tha të hënën ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu pas një takimi në Ankara me ministren në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Turqi, Anadollu, Çavusoglu në një konferencë për media ka thënë se gjatë takimit u diskutua për raportet dypalëshe, në veçanti për lidhjet ekonomike mes dy vendeve, të cilat sipas tij, po zhvillohen “por ka ende hapësirë për përmirësim”.

Duke deklaruar se kompanitë turke ofrojnë punë për 10 000 njerëz në Kosovë, Çavusoglu tha se ata synojnë të rrisin këtë numër në të ardhmen.

Çavusoglu tha gjithashtu se ata diskutuan mënyra për të inkurajuar kompanitë për të rritur investimet turke në Kosovë dhe për të forcuar fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimit ushtarak.

Ndërsa, ministrja në detyrë, Haradinaj-Stublla tha përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, se në takim është diskutuar edhe për qasjen e Kosovës në vaksinën anti-COVID19. Sipas saj, Turqia ka ofruar mbështetje për bashkëpunim të ngushtë në këtë drejtim.

Më 25 dhjetor ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca ka thënë se Turqia do të pranojë dërgesën e saj të parë të vaksinës kineze kundër koronavirusit – Sinovac pasi testet paraprake të brendshme treguan se ishte 91% efektive. Ankaraja në ditët e ardhshme do të nënshkruajë gjithashtu një marrëveshje me Pfizer/BioNTech për 4.5 milionë doza, duke e lënë të hapur mundësinë që të blejë 30 milionë më shumë nga gjigandi farmaceutik amerikan dhe partneri i saj gjerman, ka thënë Koca.

Mediat në Turqi raportojnë se Çavusoglu ka kërkuar nga Kosova që të vazhdojë bashkëpunimin kundër lëvizjes “Feto”, duke e quajtur atë një rrezik edhe për Kosovën.

Në mars të vitit 2018, me kërkesë të autoriteteve turke, autoritetet kosovare patën arrestuar dhe dëbuar për në Turqi gjashtë shtetas turq. Dëbimi i tyre është thënë se është bërë përmes një aksioni të koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova. Ankaraja dyshon se ata janë anëtarë të organizatës “Hizmet” (Turqia i referohet si FETO), të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen. Këtë të fundit, autoritetet turke e fajësojnë për një përpjekje për grusht-shtet në Turqi në vitin 2016, kurse institucioni “Gulistan” konsiderohet i tij.

Pesë prej shtetasve turq të dëbuar ishin punonjës të shkollës “Mehmet Akif”, që operon në kuadër të “Gulistanit” në Kosovë, ndërkaq personi i gjashtë ishte një mjek turk.

Komisioni Hetimor Parlamentar i Kuvendit të Kosovës në shkurt të vitit 2019 pati identifikuar 31 shkelje ligjore gjatë procesit të arrestimit dhe dëbimit nga Kosova të 6 shtetasve turq, në mars të vitit 2018. rel

Faton Abdullahu që sot aderoi në PDK, ishte këshilltar i Isa Mustafës

Tashmë është bërë e zakonshme që opinionistë e gazetarë para secilave zgjedhje të aderojnë nëpër parti politike. Të njëjtën gjë sot e ka bërë publike edhe opinionisti Faton Abdullahu. Por kjo nuk është përvoja e parë e tij si pjesë e politikës.

Faton Abdullahu edhe si gazetar, vite më parë ishte i afërt me LDK’në. E gjatë kohës kur vendi qeverisej nga kryeministri Isa Mustafa, ai kishte marrë postin këshilltarit.

Pas kësaj, Abdullahu për shkak të disa mospajtimeve, u kthye sërish në rolin e opinionistit e publicistit, dhe për dallim nga më parë, ai vazhdimisht shprehej kritik ndaj LDK’së, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Qëndrimet e tij, prej kohësh kishin filluar të shiheshin si të afërta me PDK’në e Kadri Veselit, dhe kalimi i tij zyrtarisht në këtë parti nuk u pa si diçka e papritur.

Haradinaj-Stublla: Mundohemi të zhvillojmë dialogun Kosovë-Serbi me një partner shumë të vështirë

Ankara

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, në lidhje me procesin e dialogut Kosovë-Serbi tha se vendi i saj vazhdon të mbështesë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare që përfshin njohjen e ndërsjellë brenda kufijve aktuale dhe brenda kornizës kushtetuese që gëzon Kosova, raporton Anadolu Agency (AA).

Haradinaj-Stublla pas takimit të saj me kryediplomatin e Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, zhvilluan një konferencë të përbashkët për media.

Duke shprehur ngushëllime për të vdekurit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi dhe tërmeti që ndodhi në qytetin Izmir, ajo tha se Kosova ndodhet pranë Turqisë.

“Falënderoj shumë Turqinë për solidaritetin që e tregoi me ne gjatë periudhës së pandemisë dhe këtij viti të vështirë, një solidaritet që ndonjë shtet tjetër se ka treguar”, tha Haradinaj-Stublla.

Ajo vlerësoi se bashkëpunimi i zhvilluar gjatë pandemisë ka dalluar të dyja vendet nga vendet tjera, duke potencuar se i besojnë mbështetjes së Turqisë në aspektin e sigurimit të qasjes në vaksinë.

Haradinaj-Stublla tërhoqi vëmendjen në marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve që po vazhdojnë një kohë shumë të gjatë, ndërsa theksoi se Turqia gjithmonë ka qëndruar pranë Kosovës.

Kryediplomatja kosovare rikujtoi se Turqia është një ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe se gjithmonë ka mbështetur procesin e rindërtimit të vendit pas luftës.

Duke theksuar se ka nevojë për një Kosovë të fuqishme për të garantuar stabilitet, paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor, Haradinaj-Stublla tha se Kosova do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm në Ballkanin Perëndimor.

Haradinaj-Stublla e ftoi homologun e saj, Çavuşoğlu në Kosovë.

Procesi i dialogut Kosovë-Serbi

Në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë, Haradinaj-Stublla deklaroi se Kosova mbetet e vendosur për të vazhduar dialogun dhe për të zgjidhur të gjitha problemet e pazgjidhura me Serbinë me anë të mjeteve paqësore.

Ajo theksoi se Kosova ka dëshmuar se është një partner konstruktiv, i besueshëm dhe i përmbahet marrëveshjeve. “Por, Serbia fatkeqësisht nuk është bërë një partner që u përmbahet këtyre marrëveshjeve, parimeve dhe frymës së fqinjësisë së mirë”, u shpreh Haradinaj-Stublla.

Haradinaj-Stublla tha se Serbia e cila dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian (BE), ka pasur disa veprime jokonstruktive të tilla si furnizimi i Armenisë me armë, ndërsa shtoi se Beogradi njëkohësisht vazhdon t’i blejë edhe sistemet sulmuese.

Sipas saj, kjo e vë Kosovën në një pozitë të vështirë si një vend fqinj.

“Ne zbuluam varreza masive, kjo me të vërtetë 21 vite pas luftës është një plagë shumë e dhimbshme për popullin e Kosovës. Përkundër këtij realiteti të mprehtë, Serbia ende vazhdon ta mohojë këtë. Ajo kërcënon me luftëra të reja të gjithë ata që duan të kenë një qasje konstruktive ndaj Kosovës. Jemi duke munduar të zhvillojmë dialogun Kosovë-Serbi me një partner shumë të vështirë”, theksoi Haradinaj Stublla.

Sipas kryediplomates së Kosovës, për këtë dialog nevojiten parime dhe kohë të caktuar. “Ne gjithashtu duam që Bashkimi Evropian si lehtësues, të përcaktojë dialogun me Serbinë. Sepse kaluan 10 vite dhe nuk kemi parë rezultate konkrete. Prandaj, mbështesim arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare që përfshin njohjen e ndërsjellë brenda kufijve aktuale dhe brenda kornizës kushtetuese që gëzon Kosova. Çdo zgjidhje që mund të arrihet jashtë këtyre parimeve nuk do të pranohet”, deklaroi kryediplomatja kosovare.

Nënshkruhen dy marrëveshje

Çavuşoğlu dhe Haradinaj-Stublla gjatë takimit kanë nënshkruar dy marrëveshje përkatësisht; “Memorandum Mirëkuptimi për Krijimin e një Mekanizmi të Konsultimit Politik mes Ministrisë së Jashtme të Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës” dhe “Memorandum Mirëkuptimi për Shkëmbimin e Diplomatëve mes Ministrisë së Jashtme të Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës”.

Krishtlindja i përket edhe krishterimit, edhe islamit, prandaj dritësojeni Kosovën e gjithandej trojet shqiptare  Nga Don Prend Kola 

Të krishterët shqiptarë dhe islamë takohen qenësisht dhe jetësisht në shkronjën Gj: jemi të një gjaku! Përpiqemi në shkronjën SH: jemi shqiptarë. Me rrënjën e kësaj fjale kemi emrin e pakufishëm gramatikisht: Shqiptaria, shprehje e shumëpërfolur dhe kurrë e kuptuar sa duhet.

Bibla ka vargje të shumta shprehjesh dhe urimesh për Krijesën, duke e lartësuar atë pa masë, ndërsa pikërisht në fillim bën të ditur që Zoti krijoi njeriun në shëmbëlltyrën e vet (Libri i Zanafillës). Edhe në traditën islame flitet për njohjen e Hyjit përmes krijesës, krijimit. Në Surenë II lexojmë rreth krijimit dhe njohjes së Hyjit: “Kahdo që të kthehemi, atje është anë e Hyjit”. Mistikët islamë, sidomos ata të sufizmit, kanë vëzhguar dhe hetuar po ashtu pranishmërinë e fytyrës së Hyjit në gjurmët e krijesës. A. S. Kiriani thoshte: “Bukurinë Tënde e sodisim në krijesat, si në një pasqyrë të mahnitshme”. Edhe judaizmi, edhe islami, edhe krishterimi, e sodisin njeriun porsi krijesën ndaj të cilës duhet të kemi nderim, sepse vetë urdhëri i pestë Mos vrit, në rrasëzën e Moisiut, i dhënë nga Zoti, bën të ditur se sa shumë Hyji e ka për zemër njeriun, ndërsa mençuria teologjike sufiste ka vërejtur në krijesën të quajtur NJERI Bukurinë e Krijuesit; e ka parë hijeshinë e Perëndisë në vëllaun e motrën njeri.

Kur’ani fillon me shkronjen B: bismil – lahi al Rrahmani al Rrahim. Bibla fillon po ashtu me shkronjen B: Bereshit. Që të dyja fjalët tregojnë fillimin. Që të dyja këto besime kanë zanafillën te Hyj Krijues. Por çka na dallon? Të themi kalimthi dhe pa hyrë në spekullime teologjike as të krishtera, as islame, as judaike, sepse ato na çojnë në përplasje. Islami para së gjithash është pranim, akceptim i Kur’anit dhe jo ndjekje, shëmbëllim i Muhamedit. Krishterimi, përkundrazi, para së gjithash, është shëmbëllim i Krishtit, i Birit të Hyjit. Të krishterët thonë: Fjala u bë njeri në Jezu Krishtin dhe erdhi të banojë ndër ne dhe tanimë është i pranishëm në kremtimin liturgjik të Meshës. Fjala e mishëruar është për të krishterin fjalë e pandërmjetme e Hyjit, ndërsa Bibla fjalë e ndërmjetësueme. Përkundrazi, në Islam, Kur’ani, si libër, është fjala e pandërmjetësueme e Hyjit. Islamët e bazojnë besimin e vet në Kur’an, ndërsa të krishterët në personin e Krishtit për të cilin flet Bibla.

Pa ndjekur rreshtin alfabetik të shkronjave, nga B: bismil – lahi al Rrahmani al Rrahim dhe Bereshit, kthehemi në shkronjën A, me të cilën fillon fjala më e shenjtë islame: Allah, dhe emërtimi më i përditshëm për Hyjin në gjuhën hebraike: Adonai, që kanë kuptimin: Zot, Hyj, Perëndi. Këtu po shtojmë dhe fjalën tonë shqipe, Atë, Ati ynë, me të cilën përditë i krishteri shqiptar, e thërret Zotin. Në shkronjën A bashkohemi më së miri nën krahët e Krijuesit dhe njohim së bashku një Zot të vetëm, një Atë, një Krijues. Islamët, të krishterët dhe judenjtë veçanërishti i bashkon përsëri një emër tjetër që fillon me A. Nëse A-së ia shtojmë një H, do të fitojmë AH, një britmë që del me shpirt për të shprehur një ndjenjë habie pas ndonjë harrese ose për të shprehur një ndenjë gëzimi pas vetëdijesimit tonë. Prandaj, përmes A-së na lidh Abrahami (Ibrahimi), Ati ynë i fesë. Kjo nuk guxon të tretet në harresë dhe nga kjo e vërtetë e përbashkët dhe e pranueshme nga të gjitha palët duhet të përshkohemi gjithmonë me ndenjë gëzimi, duke ditur që dikur motit, tashmë kryehershëm, kishim dhe kemi një zanafillë.

Po çka i bashkon të krishterët shqiptarë dhe islamë? Ne takohemi qenësisht dhe jetësisht në shkronjën Gj: jemi të një gjaku! Përpiqemi në shkronjën SH: jemi shqiptarë. Me rrënjën e kësaj fjale kemi emrin e pakufishëm gramatikisht: Shqiptaria, shprehje e shumëpërfolur dhe kurrë e kuptuar sa duhet. Shqiptari, – a,  ndërgjegjja kombëtare si popull shqiptar dhe dashuria për atdheun tonë. «Feja e shqiptarit është shqiptaria» u përdor gjatë në kuptimin se duhet të bëhemi ateistë që mos të kemi përqarje fetare, se feja po dashka të zhduket dhe populli ynë më pastaj do të ketë rehati. Kjo shprehje rrënon mitin shqiptar të tolerancës dhe harmonisë fetare. Gjaku dhe kombi, shqiptaria si ndjenjë kombëtare na bashkojnë në rrënjët tona dhe nuk duhet të tretet Zoti në harresë.

Alfabeti ynë i begatshëm ka shkronjën T, me të cilën fillon fjala shumë e përfolur dhe e përsëritur TOLERANCË. Shkronja T, na lidh tanimë veçanërisht dhe përmes saj dallohemi nga shumë kombe e grupe etnike që njohin beteja dhe luftime, qoftë dhe sporadike për shkak të besimit. Toleranca do të thotë durim i tjetrit, por durim fetar mund të ketë një besimtar i rryer dhe i rexhur në fenë e vet në një Zot të vetëm nga i cili pret Amshimin dhe lutet për tjetrin që të arrijë po ashtu, ose një ateist për të cilin fetë, por edhe beotkuptimet e tjera nuk çojnë shumë peshë në të gjallët e tij. Toleranca fetare, më shumë se sa durim i thjeshtë, është dhimbje shpirti, kullim i brendshëm gjaku për besimtarin e bindur në fenë që i përket, sepse bindja se feja ime është e verteta dhe që përtej saj nuk ka tjertër, të nxitë edhe në mënyrën më qëllimmirë dhe pozitive për t’u bërë misionar i fesë, për ta përhapur atë gjithandej botës, për t’i ndihmuar tjetrit vëlla, e tjetrës motër që të gjejë të vërtetën. Prandaj këtu shpesh, qoftë me qëllimin më të mirë, qoftë me lajthitje fillojnë radikalizmat dhe përbuzjet e tjerit, emërtimet se tjeri s’ka fe, se beson rrejshëm dhe kot, prandaj duhet ta shpëtoj, t`ia ofroj fenë time “të vërtetë“ qoftë edhe me dhunë, dhe nëse nuk e pranon, ta vras, e ta shpëtoj që mos të besojë më tutje rrejshëm. Por toleranca jonë shqiptare nënkupton diçka ndryshe, islami shqiptar dhe krishterimi do të duhej më parë të mendonin: konvertimet e ndërsjella janë të lejueshme, ato mund të ndodhin, le të ndoshin! për hir të vetë dinjitetit të personit në zgjedhje të besimit, për hir të paqes në kombin që i përksim. Jo rrallë, Kisha katolike ndër shqiptarë u ka bërë ballë akuzave të qarqeve të ndryshme të cilat për t’i aneksuar trojet tona e kanë paraqitur Shqipërinë dhe shqiptarët si të rrezikshëm për shkak të fesë islame. Lufta e fundit rugoviane dhe e UÇK-së është dëshmia më e fresket dhe përkrahja jetike që Kisha jonë katolike i ka bërë besimit islamë ndër shqiptarë.

Tani, që mos të lëndonim besimtarët në përgjithësi, mund të shtronim pyetjen se çka na bashkon si besimtarë? Kush është besimtari. Kjo fjalë do të duhej të ishte sinomim për fjalët: i mirë, i drejtë, i mëshirshëm, i butë, i urtë, dorëdhënës, por edhe atdhetar, e të tjera. Sot fjala besimtar është shndërruar në fjalët: i rrezikshëm, i zorshëm, i pakuptimtë, rrënues, shkatërrues. Ateistët, filozofët dhe mendimtarët e tjerë shqiptarë i bashkon universalizmi botëror, humanizmi, pikëpamjet politike dhe shoqërore, disa sish dikur dhe ndoshta dhe tani pjesërisht, mund t’i ketë bashkuar iternacionalja komuniste, ideologjia e proletariatit që doli eskstrem kundër njeriut dhe shkaktoi të keqen më të madhe në historinë njerëzore. Po besimtarët islamë dhe të krishterë në çka bashkohen dhe ku gjejnë pikësynimin? Ata pikësëpari dhe gjithmonë duhet t’i bashkojë besimi. Synimi i besimtarit islam është xheneti, parajsa, po ashtu edhe për të krishterin. Besimtarët gjenden së bashku, qoftë edhe me dallime, në ushtrimin e lutjes: lutja kanonike e besimtarit islam është qëndrimi para Hyjit dhe shtrirja para tij. Të krishterët po ashtu gjunjëzohen, ngriten dhe përkulen në kremtimin e Meshës.

Besimtari islam dhe i krishterë takohen në besimin e tyre në qenësinë e të dyja besimeve: besimi në një Zot! Pastaj në engjëj, në nderimin ndaj Mejremes (Marisë) dhe në veçanti, në respektin ndaj Isait (Jezusit). Kur’ani e nderon dhe lartëson Jezusin, duke i dhënë tituj dhe duke i ngjitur emra të shumtë. Studiues të shumtë bëjnë të ditur që emri në orient nuk është tingull dhe tym, por koncentrati dhe identiteti i emërbartësit. Isai në Kur’an: përmendet rreth 25 herë, dhe ndër këto përmendjeje 16 herë si “I Biri i Marisë” (Īsā ibn Maryam). Jezusi në Kuran është “Fjala e Hyjit” (kalima minAllāh), “Shpirt nga Hyji” (rūh min Allâh). Jezusi është njeri “i ndershëm”(sālih) dhe “i bekuar”(mubārak), i zgjedhur nga Perëndia si “profet”(nabī) dhe “I dërguari”(rasūl), i cili me vete sjell një shpallje. Ai është besimtar shembull dhe shembullor (mathal) dhe “shërbëtor i Perëndisë” (abdAllāh). Në Medinë, Jezusi do të emërohet me emrin e vërtetë, me emrin e vet (personal): Jezusi Krisht (Jezu Krishti ose Jezus Krishti). Përfundimisht në suretë mediniane, në suretë që kanë prejardhjen nga Medina, Kur‘ani e quan Jezusin “Mesia”(al-masīh). Jezusi në Kuran (në suretë: 3,45; 4,157.171; 5,17.72.75; 9.31) tetë herë quhet: “Mesia Jezus, Biri i Marisë” (al-masīh Īsā ibn Marya). Për Jezusin flet dhe një literaturë tjetër e bollshme letrare dhe mistike islame, nga del që, Jezusi, veçanërisht këndshëm, përmendet si biri i Marisë. Këto përshkrime janë në të vërtetë të bukura, poetike dhe vargje mistike. Një ndër to, thotë: Tha Jezusi biri i Marisë: Lum ai që gjuhën e vet e vë në peshtaf, i mjafton shtëpia e vet dhe vajton mëkatet e veta (Ibn Al-Mubârak, † 797, në Kitab al-zubd, 40-1, n. 124).

Vetë Maria zë një vend të veçantë në Kur’an dhe është në përgjithësi i vetmi personazh femër që, duke u përmendur, gëzon nder në Ku’ran.

Pra, sa shumë na bashkon Bibla dhe Kur‘ani, prandaj Krishlindjen dhe Pashkët duhet t’i kremtojë bashkë! Na mbetet të respektojmë e të nderojmë edhe shpjegimet teologjike përkatëse, por mbi gjithçka kemi nevojë ta shtojmë besimin tonë në Zotin, të rrisim me dashurinë tonë dinjitetin dhe madhështinë që ka Njeriu si krijesë e Hyjit, t’i mësojmë të gjithë njerëzit, të gjithë e në tërësi shqiptarët ta besojnë emrin e Hyjit Perëndi dhe vetëm atij tij t`i përkulen në krenari për kombin dhe popullin që i përkasim.

Don Prend Kola
dhjetor, 2020
Toronto, CA


Miniaturë persiane: Maria me Jezusin

Zyrtare: Gjykata Kushtetuese rrëzon Qeverinë Hoti, vendi shkon në zgjedhje

 

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që vendi të shkojë në zgjedhje. Vota e deputetit Etem Arifi është shpallur e pavlefshme dhe kësisoj edhe Qeveria Hoti nuk është më legjitime.

Ky është vendimi i plotë:

Prishtinë, më 21 dhjetor 2020

Vendimet nga seanca shqyrtuese e mbajtur më 21 dhjetor 2020

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 21 dhjetor 2020, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesën: 1. KO 95/20. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjen e shkurtër të vendimit (teksti i plotë i vendimit do t’u dorëzohet palëve, do të publikohet në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

1. Lënda: KO 95/20

Parashtrues: Liburn Aliu dhe 16 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së

Kosovës

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nr. 07/V-014, të 3 qershorit 2020, për Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të cilin pala parashtruese pretendonte se nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë], në lidhje me nënparagrafin 6 të paragrafit 3, të nenit 70 [Mandati i Deputetëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kërkesa bazohej në paragrafin 5 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 42 [Saktësimi i kërkesës] dhe 43 [Afatet] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 74 [Kërkesa në pajtim me nenin 113.5 të Kushtetutës dhe me nenet 42 dhe 43 të Ligjit] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

PËRFUNDIME

1. Me datat 28 mars dhe 20 gusht 2019, Etem Arifi ishte dënuar me Aktgjykim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit, me një vit e tre muaj burgim. Më 6 tetor 2019, u mbajtën zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Etem Arifi kandidoi dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Më 27 nëntor 2019, KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve dhe në listën e deputetëve të certifikuar ishte edhe Etem Arifi. Më 26 dhjetor 2o19, u mbajt mbledhja konstituive e Kuvendit ku u konfirmua mandati i Etem Arifit. Që nga ajo kohë, Etem Arifi vazhdoi të ushtronte funksionin e deputetit, edhe pse ndaj tij rëndonte një dënim gjyqësor i formës së prerë, për një vepër penale, me një vit e tre muaj burgim.

2. Në këtë kërkesë kushtetuese, 17 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës kontestuan kushtetutshmërinë e Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nr. 07/V-014, për zgjedhjen e Qeverisë, të nxjerrë më 3 qershor 2020. Parashtruesit pretendojnë se Vendimi në fjalë është në kundërshtim me Kushtetutën, përkatësisht me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë], në lidhje me nënparagrafin 6 të paragrafit 3 të nenit 70 [Mandati i Deputetëve] të Kushtetutës. Kjo sepse, sipas parashtruesve, në procedurën e votimit të Vendimit të kontestuar ka marrë pjesë edhe Etem Arifi, vota e të cilit ishte e pavlefshme për shkak të dënimit të tij me një vit e tre muaj burgim, me vendim gjyqësor të formës së prerë.

3. Gjykata vlerëson se, çështja themelore që ngërthen kjo kërkesë është se a kishte pasur mandat të vlefshëm Etem Arifi në kohën e nxjerrjes në Kuvend të Vendimit të kontestuar për zgjedhjen e Qeverisë (në votimin e të cilit ai kishte marrë pjesë).

4. Në lidhje me këtë çështje, Gjykata mori parasysh: përgjigjet e dorëzuara nga shtetet anëtare të Forumit të Komisionit të Venecias, qëndrimet e Komisionit të Venecias; si dhe praktikën e mëhershme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për situata të ngjashme.

5. Për sa i përket dispozitave kushtetuese dhe ligjore në Republikën e Kosovës, që i japin përgjigje çështjeve të ngritura nga kjo kërkesë, Gjykata gjeti se:

– Neni 71.1 i Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin 29.1(q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, përcakton se asnjë person nuk mund të jetë kandidat për deputet për zgjedhjet për Kuvend, nëse është dënuar për vepër penale me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit;

– neni 70.3 (6) i Kushtetutës përcakton se mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse ai/ajo dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë, me një ose më shumë vite burgim. Ky përcaktim kushtetues përforcohet edhe me nenin 8.1.6 të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, nenin 112.1.a të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si dhe nenin 25.1.d të Rregullores së Kuvendit;

6. Gjykata konsideron se, për sa i përket të drejtës për kandidim në zgjedhje parlamentare, nenet 45, 55 dhe 71.1 të Kushtetutës duhet lexuar në mënyrë të ndërlidhur. Kështu, neni 45 i Kushtetutës flet përgjithësisht për të drejtat zgjedhore, duke përcaktuar në mënyrë të përgjithësuar se ato mund të kufizohen me vendime gjyqësore, kurse neni 55 përcakton kushtet kumulative në bazë të të cilave mund të kufizohen të drejtat e njeriut të garantuara me Kushtetutë. Ndërsa neni 71 i Kushtetutës – i cili flet ekskluzivisht për “kualifikimet” për të kandiduar për deputet të Kuvendit – përcakton se secili shtetas i Republikës së Kosovës i cili është tetëmbëdhjetë vjeç ose më i madh dhe përmbush kriteret ligjore, mund të jetë kandidat për deputet. Këto “kriteret ligjore”, të cilave iu referohet neni 71 i Kushtetutës, i përcakton Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili në nenin 29.1 (q) thekson qartë dhe shprehimisht se asnjë person nuk mund të jetë kandidat për deputet për zgjedhje për Kuvend, nëse është dënuar për vepër penale me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit. Ky përcaktim kushtetues dhe ligjor është në linjë edhe me praktikën që ndiqet nga shumë vende demokratike, siç vërehet edhe nga dokumentet përkatëse të Komisionit të Venecias, si dhe nga përgjigjet e vendeve anëtare të Forumit të Komisionit të Venecias.

7. Gjykata thekson se normat e mësipërme kushtetuese dhe ligjore, të cilat kanë të bëjnë me pamundësinë (papërshtatshmërinë) për t’u kandiduar për deputet në zgjedhjet e përgjithshme, si dhe me mbarimin apo pavlefshmërinë e mandatit të deputetit, si pasojë e dënimit me burgim për kryerjen e veprave penale, nuk duhen parë si qëllim në vetvete. Në thelb, këto norma nuk kanë synim parësor ndëshkimin e individëve të caktuar duke ua pamundësuar atyre ushtrimin e funksionit të deputetit, por kanë si qëllim themelor mbrojtjen e integritetit kushtetues dhe besueshmërisë qytetare në organin ligjdhënës, si shtyllë e demokracisë parlamentare.

8. Gjykata konsideron se besueshmëria qytetare në Kuvendin e Republikës së Kosovës cenohet nëse – pavarësisht ndalesave që vë neni 71 i Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme – lejohet që mandatin e deputetit ta fitoj dhe ta ushtroj një person që është dënuar për vepër penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë të vlefshëm në Republikën e Kosovës.

9. Në lidhje me këtë, Gjykata sjellë në vëmendje Raportin e Komisionit të Venecias, i cili thekson se “ligjshmëria është element i Sundimit të Ligjit dhe nënkupton që ligji duhet të respektohet nga individët dhe autoritetet. Ushtrimi i funksionit politik nga personat të cilët kanë shkelur ligjin në mënyrë serioze vendos në rrezik zbatimin e këtij parimit

[sundimit të ligjit]

, që është njëri nga parakushtet e demokracisë, dhe për këtë arsye rrezikon natyrën demokratike të shtetit”. (Shih Raportin e Komisionit të Venecias për Përjashtimin e Kryerësve të Veprave të Paligjshme nga Parlamenti, CDL-EL(2015)026, i 23 nëntorit 2018, paragrafi 168).

10. Në këtë frymë, Gjykata vlerëson se është kërkesë e qartë kushtetuese e mishëruar në nenin 71.1 në ndërlidhje me nenin 70.3 (6) të Kushtetutës, se është e papajtueshme me Kushtetutën që një person ta fitoj dhe mbaj mandatin e deputetit nëse është i dënuar për vepër penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë, siç është përcaktuar me këto dispozita. Kjo kërkesë përforcohet me nenet 29 dhe 112 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si dhe nenin 8.1.6 të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë Deputetit.

11. Më tutje, Gjykata thekson se fakti që neni 70.3 (6) i Kushtetutës, neni 8.1.6 i Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit dhe neni 112.1 (a) i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme i referohen dënimit të deputetit (pra dënimit pasi ai ta ketë fituar mandatin), është reflektim i prezumimit se neni 29.1 (q) i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili mbështetet në nenin 71.1 të Kushtetutës, nuk lejon që një person i dënuar me burgim gjatë tri viteve të fundit para zgjedhjeve të kandidoj për deputet dhe të fitoj mandatin e deputetit.

12. Rrjedhimisht, duke u bazuar në gjuhën e qartë të nenit 71.1 të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si dhe nënparagrafit 6 të paragrafit 3 të nenit 70 të Kushtetutës, Gjykata konsideron se asnjë person nuk mund të fitoj dhe mbaj mandat të vlefshëm të deputetit nëse është i dënuar për vepër penale sikurse parashihet me këto dispozita, me vendim gjyqësor të formës së prerë, nëse kundër tij/saj ka një vendim dënues që është në fuqi në Republikën e Kosovës.

13. Gjykata vëren sqarimin e KQZ-së se sipas Aktgjykimit AA.-Uzh.nr.16/2017, të 19 shtatorit 2017 të Gjykatës Supreme, “askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për të garuar në zgjedhje, nëse një e drejtë e tillë nuk i është hequr me vendim gjyqësor, e që don të thotë, se kandidati duhet me vendim të formës së prerë, të shpallet fajtor dhe gjykata, t’i ketë shqiptuar dënimin plotësues “heqjen e të drejtës për tu zgjedhur”.

14. Megjithatë, Gjykata konsideron se Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk kërkon që personave të dënuar për vepra penale t’iu shqiptohet medoemos si dënim plotësues “heqja e të drejtës për t’u zgjedhur”, në mënyrë që ata të mos lejohen të kandidojnë në zgjedhje parlamentare. Kjo meqë, sipas nenit 29.1 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ndër të tjera, parashihen edhe këto dy baza: (i) heqja e të drejtës për të qenë kandidat në zgjedhje me vendim të PZAP-it dhe gjykatës; si dhe (ii) pamundësia për të qenë kandidat për shkak të shpalljes fajtor për një vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit. Këto janë baza të ndryshme/të ndara që shkaktojnë pamundësinë/papërshtatshmërinë për të qenë kandidat. Gjykata është e mendimit se ky interpretim përputhet edhe me leximin e ndërlidhur të neneve 45, 55 dhe 71 të Kushtetutës.

15. Gjykata konsideron të rëndësishme të vë në dukje se kandidimi në zgjedhje parlamentare i Etem Arifit, zgjedhja e tij si deputet dhe ushtrimi i mandatit të deputetit – të gjitha këto pasi që ai ishte dënuar me një vit e tre muaj burgim, me vendim gjyqësor të formës së prerë – shpërfaqë ekzistimin e paqartësisë normative dhe të metave serioze në mekanizmat institucional të Republikës së Kosovës, që janë kompetent për të garantuar ligjshmërinë dhe integritetin kushtetues të proceseve zgjedhore dhe veprimtarisë parlamentare. Kjo paqartësi është e dukshme edhe në përgjigjet që janë dhënë nga trupat përkatës të Kuvendit dhe nga KQZ-ja.

16. Në lidhje me këtë, Gjykata potencon nevojën që Kuvendi i Republikës së Kosovës me komisionet e tij, në bashkëveprim me institucionet gjegjëse, duke përfshirë edhe KGJK-në dhe KQZ-në, të qartësojnë dhe konsolidojnë bashkëpunimin ndër-institucional dhe aspektet normative që kanë të bëjnë me kandidimin në zgjedhje parlamentare dhe ushtrimin e mandatit të deputetit, nga ana e personave të dënuar për vepra penale.

17. Kjo është e domosdoshme për të shmangur situatat paradoksale, nga këndvështrimi kushtetues, ku një person, pasi është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë sikurse parashihet me nenet përkatëse të Kushtetutës dhe ligjeve, i lejohet të kandidojë në zgjedhje parlamentare, të zgjedhet deputet, t’i verifikohet mandati, si dhe të vazhdojë të ushtrojë funksion e deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, madje edhe gjatë vuajtjes së dënimit me burgim. Ndërkohë që Kushtetuta dhe ligjet përkatëse vënë barriera të qarta normative për të mos lejuar personat e dënuar me burgim për kryerjen e veprave penale, që të zgjedhën deputet dhe të ushtrojnë mandatin e deputetit.

18. Për sa i përket zgjedhjes së Qeverisë, Gjykata thekson se në mënyrë që Qeveria të zgjedhet, konform paragrafit 3 të nenit 95 të Kushtetutës, “për” Qeverinë duhet të votojnë të paktën gjashtëdhjetë e një (61) deputetë të Kuvendit. Në rastin konkret, sipas dokumenteve zyrtare të Kuvendit, Gjykata vëren se më 3 qershor 2020, gjashtëdhjetë e një (61) deputetë kishin votuar “për” Qeverinë, gjegjësisht për vendimin e kontestuar. Për miratimin e Vendimit të kontestuar kishte votuar edhe Etem Arifi. Pasi Gjykata gjeti se mandati i Etem Arifit kishte qenë i pavlefshëm para votimit të Vendimit të kontestuar, ai Vendim kishte marrë vetëm gjashtëdhjetë (60) vota të vlefshme. Për pasojë, procedura për të zgjedhur Qeverinë nuk është zhvilluar në përputhje me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

19. Gjykata vë në pah se neni 95 i Kushtetutës, siç është interpretuar përmes praktikës së saj gjyqësore, parasheh dy tentativa për zgjedhur Qeverinë nga Kuvendi. Në të dyja rastet, Qeveria për t’u konsideruar e zgjedhur duhet të këtë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përkatësisht gjashtëdhjetë e një (61) vota. Nëse as pas tentimit të dytë nuk zgjedhet Qeveria, neni 95.4 i Kushtetutës parasheh shpalljen e zgjedhjeve nga ana e Presidentit të Republikës së Kosovës.

20. Gjykata rikujton që Qeveria e votuar përmes Vendimit nr. 07/V-014 të Kuvendit të 3 qershorit 2020 është bazuar në Dekretin e Presidentit nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, të nxjerrë bazuar në paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës, përkatësisht në tentativën e dytë për zgjedhjen e Qeverisë. Në lidhje me këtë, Gjykata rikujton interpretimin e dhënë në Aktgjykimin KO72/20 ku kishte theksuar se “zgjedhjet do të jenë të pa evitueshme në rast të dështimit të zgjedhjes së Qeverisë edhe në tentativën e dytë, […] me ç’rast, bazuar në paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës, Presidenti shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre”.

21. Në dritën e kësaj, Gjykata thekson se në rastin konkret vihet në lëvizje paragrafi 4 i nenit 95 të Kushtetutës, sipas të cilit Presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.

22. Gjykata e konsideron të rëndësishme të theksoj se është e vetëdijshme se Etem Arifi ka marrë pjesë edhe në procedura të tjera votuese në Kuvend, edhe pasi ai nuk kishte mandat të vlefshëm. Megjithatë, duke u mbështetur në parimin non ultra petita (“jo përtej kërkesës”), Gjykata kufizohet në vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të kontestuar më kërkesën e paraqitur para saj, gjegjësisht Vendimit nr. 07/V-014, të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përkitazi me Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Republikës së Kosovës.

23. Gjykata e sheh të nevojshme që të sqarojë po ashtu se, duke u nisur nga parimi i sigurisë juridike, si dhe nga fakti se ky Aktgjykim nuk mund të ketë efekt prapaveprues, vendimet e Qeverisë aktuale mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të nenit 113, paragrafi 5, të Kushtetutës, neneve 42 dhe 43 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe në mbështetje të rregullave 59 (1) dhe 72 të Rregullores së punës, njëzëri

VENDOS

I. TË SHPALLË kërkesën të pranueshme;

II. TË KONSTATOJË se, në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitoj mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës;

III. TË KONSTATOJË se, Vendimi nr. 07/V-014 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 3 qershorit 2020, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës;

IV. TË KONSTATOJË se, marrë parasysh se Qeveria nuk është zgjedhur sipas paragrafit 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, atëherë mbështetur në paragrafin 4 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, Presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre;

V. TË KONSTATOJË se, ky Aktgjykim nuk ka efekt prapaveprues dhe mbështetur në parimin e sigurisë juridike vendimet e Qeverisë mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re;/Gazeta Express

Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar të pavlefshme votën e deputetit të dënuar për krijimin e qeverisë Hoti

Mediat kosovare raportojnë se është zbardhur aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për deputetin e dënuar Etem Arifi.

Sipas mediave, vota e Arifit që solli dhe krijimin e qeverisë Hoti ka qenë e paligjshme, dhe me këtë vendim rrëzohet edhe vetë qeveria.

Në rast se ky vendim është i konfirmuar atëhere në mënyrë të pashmangshme Kosova shkon në zgjedhje brenda 40 ditëve.

Deputeti Arifi është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim nga Gjykata e Apelit për mashtrim me subvencione. Pavarësisht këtij vendimi ai votoi pro qeverisë Hoti, por Lëvizja Vetëvendosje u ankua në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se vota e Arifit nuk ka legjitimitet. bw

Kosovë, shkarkohet shefi i Agjencisë së Zbulimit

VOA

Në një njoftim të shkurtër dhe pa asnjë shpjegim, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha të enjten se i ka kërkuar “zotit Kreshnik Gashi, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë”.

Zyrtarë të qeverisë thanë se vendimi është marrë në bashkërendim me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, por nuk dhanë ndonjë hollësi tjetër.

Zonja Osmani, e cila për tri ditë qëndroi për një vizitë në Shqipëri, i tha kanalit televiziv Euronews Albania se “nuk është e drejtë të flasë për hollësitë”, meqë “ky është një rast i ndjeshëm”, ndërsa konfirmoi se është bashkërenduar me kryeministrin Hoti.

Vendimi për t’i kërkuar zotit Kreshnik Gashi largimin nga posti i shefit të Agjencisë së Zbulimit, pasoi pretendimet se një inspektor i agjencisë kishte provuar të marrë disa dokumente nga kasaforta e presidencës më 6 nëntor, një ditë pas dorëheqjes së ish presidentit Hashim Thaçi, cili ndodhet në Hagë për t’u përballur me akuzat për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit.

Përpjekja, sipas zyrtarëve të presidencës, thuhet të jetë bërë në praninë e sekretarit të zyrës së presidentit, Driton Gashi, i cili më herët kishte shërbyer si drejtor i Agjencisë së Zbulimit.

Shefi i kabinetit të zonjës Osmani, Faton Peci, i tha kanalit televiziv Klan Kosova se më 6 nëntor e kishte gjetur zotin Gashi në zyrën e presidentes derisa një inspektor i paidentifikuar i Agjencisë së Zbulimit po përpiqej te hapte kasafortën ku mbahen dokumentet e “klasifikuara”.

Driton Gashi po në Klan Kosova mohoi një gjë të tillë duke theksuar se pohimet që “kasaforta ishte hapur dhe kishte ndodhur ndonjë shkelje e autorizimeve” janë të pasakta.

Më pas zonja Osmani më 15 dhjetor pezulloi nga detyra zotin Driton Gashi, nën dyshimin ” për shkelje të rënda në detyrat e punës”.

Çështja është diskutuar me dyer të mbyllura edhe në një mbledhje të komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë së Zbulimit, por nuk janë dhënë hollësi.

Driton Gashi, ishte shkarkuar nga posti i shefit të Agjencisë së Zbulimit më 30 mars të vitit 2018 pas arrestimit dhe dëbimit atëbotë të gjashtë shtetasve turq, që kërkoheshin nga Ankaraja.

Ai u pasua në atë post nga Shpend Magjuni, i cili dha dorëheqje më 6 nëntor të vitit 2019 dhe u pasua nga Kreshnik Gashi, i cili u emërua në atë post më 25 nëntor të vitit të kaluar.

Kreshnik Gashi ishte shefi i pestë me radhë i Agjencisë së Zbulimit që u themelua pas pavarësisë së Kosovës, e cila u shpall në shkurt të vitit 2008. Tre prej tyre dhanë dorëheqje ndërsa dy u shkarkuan duke bërë që asnjëri të mos përmbushë mandatin deri në fund.

Në Kosovë mirëpritet mundësia që Albright të jetë emisare, për Serbinë është shqetësuese

Ditëve të fundit është përmendur përfshirja e ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright, në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Madje kjo mundësi u përmend nga analisti amerikan Daniel Serwer, i cili tha se ajo duhet të përfshihet në këtë proces dhe se nuk ka rëndësi çfarë mendojnë serbët për të. Në Serbi veçse kanë nisur reagimet.

Në Kosovë mirëpritet inkuadrimi në dialogun me Serbinë i sekretares amerikane, që konsiderohet ndër figurat kyçe që u angazhua për çlirimin e Kosovës nga Serbia 21 vjet më parë.  Monitoruesit e dialogut thonë se nëse kjo do të ndodhte do të ishte një lajm shumë i mirë për vendin.

Violeta Haxholli monitoruese e procesit të dialogut nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë për Gazetën Express se qysh në fillim përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut i ka dhënë dinamikë tjetër këtij procesi.

“Përfshirja aktive e SHBA-ve pa dyshim që i ka dhënë një dinamikë të re dialogut. Kjo u dëshmua edhe me arritjen fillimisht të tri letrave të qëllimit e me pas edhe marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington. SHBA ka arritur të organizojë takime të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë edhe në periudha kur procesi konsiderohej i pezulluar për shkak të refuzimit të palës serbe për të iu rikthyer dialogut”, ka thënë Haxholli.

Edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare për sa i përket përfshirjes së Albrightit në dialog, Haxholli tha se në rast se do të ndodhte një gjë e tillë, do të ishte një lajm i mirë për Kosovën.

“Tani ka disa spekulime se znj. Albright mund të përfshihet në këtë proces por ende nuk ka diçka zyrtare në këtë drejtim. Natyrisht nëse kjo ndodhë do të ishte lajm shume i mirë për Kosovën, duke pasur parasysh kontributin e çmuar dhe të vazhdueshëm që ish-sekretarja Albright ka dhënë për lirinë dhe shtet ndërtimin e Kosovës. Për më tepër përvoja e saj në politkbërje dhe në procese negociatore do ti sillte një dinamike pozitive dialogut Kosovë-Serbi”, ka thënë më tutje ajo për Express.

Njësojë po thonë edhe nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS). Arbër Fetahu hulumtues në këtë organizatë dhe monitorues i dialogut ka thënë për Express, se involvimi i ish-sekretares Amerikane të shtetit në dialog do të kishte ndikim pozitiv në këtë proces.

“Ish-Sekretarja e Shtetit znj. Albright ka një histori të gjatë të involvimit në Ballkan dhe në kontekstin Kosovë-Serbi në veçanti. Përvoja e saj shumëvjeçare në diplomaci, dhe pjesëmarrja në procesin e Rambuillet dhe gjatë bombardimeve të NATO-s  në ish-Jugosllavi, japin garanci që përfshirja e saj do të kishte ndikim pozitiv në dialog. Të gjendur në këtë situatë kur kemi një paqartësi se çfarë trajektore po merr dialogu, prezenca e znj.Albright në këtë proces do ta dëshmonte që administrata e Presidentit Biden, e ka për prioritet dialogun Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare”, ka thënë ai për Express.

Involvimi i Albright në dialog, përparësi për Kosovën

Sipas tij në rast se ka përfshirje të Albrigt në dialog, Kosova do të kishte përparësi në këtë proces.

“Nëse znj.Albright veçse  emërohet ndërmjetësuese në dialog, atëherë Kosova ka një përparësi pasi edhe Presidenti Biden është një politikan me histori të gjatë të përfshirjes në Ballkan – binom ky që garanton një qasje më të strukturuar dhe të kontekstualizuar të administratës së SHBA-së ndaj Kosovës”, ka deklaruar ai.

Madje Fetahu tha se ndikim të madh në zhvillimin e dialogut kanë pasur edhe vet ShBA-të.

“Përfshirja e SHBA-së e ka ndihmuar procesin e dialogut për t’i ruajtura ekuilibrat gjeopolitikë, dhe për ta shtyrë përpara faktin që njohja e Kosovës është realitet i pashmangshëm. Prej fillimit të dialogut më 2011( neglizhuar administratën e fundit) SHBA ka qenë e kujdesshme që të  përkrahë dialogun zyrtar të Brukselit dhe të mos përfshihet si palë negociuse, kësisoj duke mos hapur rrugë për përfshirjen e Rusisë më pastaj si palë, gjithashtu. SHBA, përpos tjerash e ka ndihmuar dialogun, dhe sidomos Kosovën që një nga opsionet e marrëveshjes finale të jetë njohja reciproke”, ka pohuar ai.

Në ndërkohë dje gjatë ditës analisti amerikan, Daniel Serëer në një bisedë për televizionin serb “N1”, foli edhe për mundësinë e përfshirjes së ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright në dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk është me  rëndësi se çfarë mendojnë serbët, nëse Madeleine Albright duhet të përfshihet, ose jo. Ajo do të përfshihet. Ajo është një ish sekretare e shtetit. Rryma është e rëndësishme, jo aq në Partinë Demokratike, por në botën demokratike, pjesën e botës demokratike që mendon për politikën e jashtme. Ajo është kryesuese e këshillit të Institutit Kombëtar Demokratik. Ajo do të përfshihet. Dhe ajo është gjithashtu dikush që jetoi në Serbi, ajo flet Serbisht. Unë mendoj se kjo duhet vlerësuar”, tha Server.

Për këtë deklaratë pati reagime edhe nga Serbia. Nemanja Staroviq nga Qendra për Stabilitet Social në Serbi u shpreh i shqetësuar për mundësinë që ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright të bëhet emisare e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi, shkruan më tutje Gazeta Express.

“Është e vështirë të imagjinohet se Madeleine Albright, me moshën e saj, mund të ketë një rol operacional në realizimin e politikës së jashtme amerikane, por ne nuk duhet ta neglizhojmë autoritetin që ajo ka brenda Partisë Demokratike, dhe kështu mundësinë e ndikimit në disa aktorë politikë. Nuk ka dyshim se çdo ndikim nga ana e saj do të ishte jashtëzakonisht i pafavorshëm për interesat e shtetit dhe popullit serb”, tha Staroviq.

Bisedimet teknike në mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë filluar në vitin 2011. Ideja ka qenë që të diskutohen çështjet teknike që do ta bënin më të lehtë jetën e përditshme për qytetarët e të dyja shteteve.

Deri te fillimi i bisedimeve ka ardhur pasi që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 2010 miratoi rezolutën e sponsorizuar nga 27 vendet e atëhershme të Bashkimit Evropian dhe Serbia, e cila hapi rrugë për fillimin e dialogut Kosovë –Serbi, të lehtësuar nga BE-ja, me qëllim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit. Në një gjë të tillë kontribuoi mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë më 2010, sipas të cilit, “shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.

Sidoqoftë, edhe pse në fillim u paralajmërua që Kosova do të bisedojë me Serbinë vetëm për çështje teknike –të cilat janë udhëhequr nga ekipet teknike të të dyja shteteve – në fund të vitit 2012, krahas bisedimeve teknike, filluar edhe bisedimet në nivelin politik për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë presidencës Trump, Richard Grenell ishte i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi./Gazeta Express/

Gjykata e Posaçme konfirmoi akuzat ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

VOA

Gjykata e Posaçme e Kosovës me seli në Hagë, tha të hënën se ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Në një njoftim thuhet se gjykatësi i procedurës paraprake konfirmoi akuzat “për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës”.

Më 25 shtator, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe zëvendësi i tij, Nasim Haradinaj u arrestuan në Prishtinë në bazë të një urdhër arresti nën dyshimet për këto veprime.

Sipas akuzës, “së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale. Zoti Gucati dhe zoti Haradinaj bënë akuza dhe komente nënçmuese kundër dëshmitarëve (të mundshëm) dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara. Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”, thuhet në njoftim.

Organizata e Veteranëve të Luftës në tri raste gjatë muajit shtator tha se ka marrë nga persona të panjohur mijëra dosje të Gjykatës së Posaçme, që dëshmojnë për bashkëpunim të saj me autoritetet e Beogradit dhe për siç thuhet, karakterin e saj të njëanshëm.

Arrestimi i tyre ishte bërë një ditë pasi që prokuroria e posaçme arrestoi ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i cili u paraqit sërish të hënën në Gjykatën e Posaçme në Hagë për të shqyrtuar ecurinë e çështjes ndaj tij.

Prokuroria tha se është e gatshme që procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës të fillojë rreth muajit mars të vitit të ardhshëm ndërsa avokati mbrojtës kërkoi më shumë kohë për zhvillimin e hetimeve lidhur me akuzat që përballet Salih Mustafa.

Akuza e ngarkon zotin Mustafa “me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme”.

Zoti Mustafa është i akuzuari i parë në Gjykatën e Posaçme që trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Bashkë me të në Hagë tashmë ndodhen edhe ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ish shefi i grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe ish kryetari i parlamentit, Jakup Krasniqi, që të gjithë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjykata e Posaçme u themelua në vitin 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar. Ngritja e saj si dhe ngritja e akuzave janë shoqëruar vazhdimisht me reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Frikë nga COVID?! Shihni çfarë ndodh në Brezovicë të Kosovës

Të shtunën (12 dhjetor) qindra persona janë grumbulluar në qendrën e skijimit në Brevozicë, pa respektuar distancën fizike dhe mbajtjen e maskës mbrojtëse kundër COVID-19. Gazetarja e Radios Evropa e Lirë, ka vizituar këto mjedise dhe ka parë shumë njerëz që frekuentonin këtë qendër të turizmit, pa respektuar masat kundër koronavirusit.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar me policinë në komunën e Shtërpcës. Zyrtarët policorë thanë se kanë dërguar njësitë policore në këtë zonë, pas raportimeve për grumbullime të njerëzve.
Mbajtja e maskave mbrojtëse në ambiente të hapura është detyruese në Kosovë dhe po ashtu edhe distanca fizike.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 45,594 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 1,174 pacientë kanë vdekur. Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë të premten se autoritetet shëndetësore të këtij vendi kanë vërejtur stagnim të rritjes së rasteve të infektimit në javët e fundit në Kosovë. Megjithatë, ai ka thënë se respektimi i masave që janë në fuqi, duhet të vazhdojë patjetër dhe me intensitet të shtuar, meqë spitalet janë të mbingarkuara.
“Në ecurinë e pandemisë është vërtetuar se numri i vdekjeve mbetet i lartë edhe disa javë pas fillimit të rënies së numrit të rasteve”, ka thënë Zemaj.

KQZ shpall rezultatet paraprake, Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje fiton Podujevën

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut.

Valdete Daka, kryetare e KQZ-së ka thënë në konferencë për media se Shpejtim Bulliqi (LVV), ka fituar 51.64 për qind, Nexhmi Rudari (LDK), 36.97 për qind dhe Naim Fetahu (PDK), 12.40 për qind.

Ndërkaq sa i përket rezultateve në Mitrovicën e Veriut, Lista Serbe me kandidatin Milan Radojeviq ka 89.86 për qind të votave, kandidati Erden Artiq nga LVV ka 3.68 për qind, Florent Azemi i PDK-së ka 3.54 për qind të votave dhe kandidati i pavarur Dushan Milionoviq ka 2.92 për qind të votave, shkruajnë mediat e Kosovës.

Daka ka theksuar se këto janë rezultatet preliminare të numëruara nëpër vendvotime. Sa i përket rezultateve përfundimtare, Daka tha se votat me kusht dhe ato me postë do të numërohen nesër.

Në Podujevë kanë votuar 40.51 për qind e votuesve, 7 për qind më pak se në zgjedhjet e vitit 2017. Ndërkaq në Mitrovicën e Veriut kanë dalë për të votuar 39.41 për qind e votuesve.

Zgjedhjet në Podujevë, ishin paraparë të mbaheshin më 15 mars, por për shkak të përhapjes së coronavirusit, ky proces u pamundësua.

Mandati i kryetarëve të rinj do të jetë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në tetor të vitit 2021. Për dallim prej Podujevës, në Mitrovicën e Veriut garojnë katër kandidatë për kryetar komune.

Podujeva mbeti pa kryetar pasi Agim Veliu u emërua Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Kurse Mitrovica e Veriut mbeti pa kryetar më datën 3 qershor, kur u votua Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, mori dy pozita, atë të zëvendëskryeministrit dhe mori në udhëheqje Ministrinë e Pushtetit Lokal. Rakiq ishte kryetar i Mitrovicës së Veriut për dy mandate.

Për herë të parë deklarohet prokurori i rastit të Qerim Kelmendit, familja e zhgënjyer me hetimet

Asnjë person në cilësinë e të dyshuarit nuk është intervistuar për djegien e trupit të Qerim Kelmendit. Dhjetë muaj pas ngjarjes misterioze, Prokuroria Speciale ndodhet akoma në fazën e grumbullimit të provave, ndërsa familja është e zhgënjyer me hetimet.

Qerim Kelmendit, një nga figurat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, iu dogj trupi dhe vetura në shkurt të këtij viti në Zahaq të Pejës. Mënyra e ekzekutimit të tij është cilësuar si vrasje e rëndë nga Prokuroria Themelore e Pejës. Nga atëherë kanë kaluar 10 muaj nga ajo ngjarje, ndërsa nuk është arrestuar askush e motivet mbeten të paqarta.

Për të mësuar se deri ku ka shkuar faza e hetimeve, Gazeta Express ka kontaktuar me prokurorin e rastit Haki Geci, prokuror në Prokurorinë Speciale, dhe me avokatin e autorizuar nga bashkëshorja dhe vajza e Kelmendit, Zenel Kelmendi, i cili është edhe vëllai i të ndjerit.

Prokurori Haki Geci, tha se hetimet ndodhen në fazën e grumbullimit të provave dhe deri më tani nuk ka ndonjë të dyshuar.

“Nëse do të intervistonim njerëz në cilësinë e të dyshuarve ndoshta do t’i arrestonim, por jemi duke mbledhë prova dhe ende nuk ka të dyshuar. Më shumë informacione nuk mund të japim”, tha Geci për Gazetën Express.

Ndërsa, Zenel Kelmendi, vëllai i Qerimit, është shprehur i zhgënjyer me hetimet dhe sipas tij rasti i ish-ushtarit të UÇK-së është neglizhuar. Brenda dhjetë muaj ai thotë se familja ka marrë vetëm një përgjigje me shkrim nga zyra e prokurorit të rastit.

“Që nga data 27 shkurt 2020, kur ka ndodhur vrasja e Qerim Kelmendit, e vetmja përgjigje që kemi marrë ne, familja jonë, nga zyra e prokurorit të rastit, Haki Geci, pasi nga i njëjti kemi kërkuar edhe me shkrim, është ajo e datës 09.06.2020 në të cilën thuhet se “Njësia e hetimit ende nuk ka përgatitur Raportin për analizimin e provave të cilat i kanë pranuar nga Njësia e Hetimeve-Pejë”, tha Kelmendi për Gazetën Express.

Zenel Kelmendi thekson se nga Prokuroria Speciale nuk kanë pranuar informacione shtesë se deri në cilën fazë kanë shkuar hetimet.

“Që nga kjo datë, familjarët tjerë dhe unë, vëllai i Qërimit, i autorizuar edhe nga bashkëshortja dhe vajza e tij, që t’i përfaqësoj ato dhe anëtarët tjerë të familjes sonë, në të gjitha fazat e procedurës penale, lidhur me ndriçimin e vrasjes së Qerim Kelmendit, nuk kemi pranuar asnjë informacion tjetër zyrtar se në cilën fazë kanë mbërritur hetimet. Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer për faktin se hetimet për këtë rast janë duke u neglizhuar kur kemi të bëjmë me një vrasje të rëndë”, u shpreh më tej Kelmendi.

Teksa flet për Gazetën Express, Kelmendi vlerëson se Prokuroria Speciale do të duhej ta njoftonte opinionin publik për rrjedhën e hetimeve.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përkatësisht Prokurori i rastit, z. Haki Geci, do të duhej që ta njoftonte opinionin publik për rrjedhën e hetimeve edhe për faktin se, siç dihet botërisht, Qerim Kelmendi është njëra prej figurave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është ushtari i parë i plagosur nga forcat serbe në vitin 1996 dhe është shpallur Hero i Kosovës”, përfundoi ai.

Vlen të përmendet se pak ditë pas kësaj ngjarje, rasti i Qerim Kelmendit kaloi në kompetencë të Prokurorisë Speciale.

Rasti i Qerim Kelmendit ndodhi më 27 shkurt të vitit 2020, atë kohë policia e Kosovës përmes një komunikate për media kishte njoftuar se vetura në të cilën dyshohet se ishte ish-ushtari i ishte gjetur e djegur e tëra.

Në veturë ndodhej edhe një pas trup i kontaminuar dhe ishin familjarët e Qerim Kelmendit ata që konfirmuan se trupi brenda veturës së djegur ishte i tij.

Qerim Kelmendi la pas gruan dhe një vajzë./Gazeta Express/

Kosovë, mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Prishtinë

Në dy komuna të Republikës së Kosovës, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut, po mbahen sot zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, njoftoi në një konferencë për media se qendrat e votimeve janë hapur sipas planifikimit dhe sipas ligjit.

Ato do të jenë të hapura për votuesit nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes.

“Pas raportimeve të komisioneve komunale të zgjedhjeve nga këto dy komuna, të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohën e planifikuar dhe të përcaktuar me ligj”, tha Elezi.

Në Komunën e Podujevës numri i votuesve është 87.381, të cilët janë të shpërndarë në 45 qendra të votimit me gjithsej 115 vendvotime.

Ndërkaq, në Komunën e Mitrovicës së Veriut numri i qytetarëve me të drejtë vote është 23.313, të cilët janë të shpërndarë në 7 qendra të votimit me gjithsej 27 vendvotime.

Në garë për të parin e Komunës së Podujevës janë tre kandidatë: Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut garojnë katër kandidatë: Erden Atiq nga LVV, Dushan Milunoviq si kandidat i pavarur; Milan Radojeviq nga Lista Serbe dhe Florent Azemi nga PDK.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto dy komuna po mbahen pasi ish-kryetarët e tyre, Agim Veliu dhe Goran Rakic, u emëruan ministra në Qeverinë e Kosovës, ndërsa zgjedhjet ishin shtyrë për shkak të pandemisë me koronavirusin e ri (COVID-19).

Me vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme qarkullimi i qytetarëve në këto dy komuna do të lejohet deri në orën 22:00 të mbrëmjes, ndërsa nga nesër ora policore vendoset përsëri nga ora 19:00.

Ndikimi rus brenda Kosovës

Leonat Shehu

Në një studim të Qendrës së Kosovës për Studime të Sigurisë, thuhet se ndikimi rus në Kosovë mund të kategorizohet në nivelin mesatar dhe se ky ndikim ushtrohet përmes serbëve të Kosovës të cilët shfrytëzohen për të krijuar paqëndrueshmëri të brendshme politike.

Në studimin “Ndikimi rus në Kosovë nën hijet e mitit dhe realitetit”, autori i tij, Elis Vllasi i tha Zërit të Amerikës se Kosova si çdo shtet tjetër në Ballkan por edhe më gjerë, përballet me një shkallë rreziku nga ndikimi negativ rus.

“Rreziku më i madh në Kosovë është ai rreziku i fshehur të cilin popullata e gjërë por edhe ne që e studiojmë këtë temë nuk kemi njohuri për arsye se shteti mundet të mos e dijë se a ka ndonjë subverzion e po ashtu nëse shteti e dinë nëse ka një subverzion të rusëve në Kosovë atë nuk e publikon, kështu që në një farë mënyre është niveli i fshehur i rrezikshëm për arsye se shërbimet e huaja operative posaçërisht ato ruse operojnë në hije edhe ti e dinë vetëm atëherë kur të nxinen ata, kur nuk nxinen, nuk e dinë a janë duke vepruar apo në cilën nivel janë duke vepruar, pra ky është niveli të cilin nuk e shohim pra niveli në hije”, tha ai.

Elis Vllasi

Elis Vllasi

Zoti Vllasi thotë se ndikimi rus është i shtrirë në mjediset ku jetojnë serbët të cilët e shohin Rusinë si aleatin kryesor të Serbisë.

“Duke marrë parasysh se serbët e njohin se pa ndihmën ruse ata e kanë edhe më shumë të humbur Kosovën ata lejojnë që të bëhen në një farë mënyre vegël e ndikimit rus në Kosovë ku dihet se Rusia nuk është që në Kosovë e lufton popullin kosovar apo ndoshta edhe në një farë mënyre edhe shtetin Kosovar, po në Kosovë, Rusia e lufton ndikimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkësisë Evropiane, organizatave ndërkombëtare numër një, numër dy në Kosovë, Rusia përmes Kosovës e blen ndikimin e saj që don ta ushtroj në vet Serbinë”, tha zoti Vllasi.

Mefail Bajqinovci që është pjesë e Komisionit parlamentar për çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes thotë se Rusia ushtron tërthorazi ndikim në Kosovë duke shfrytëzuar siç thotë instrumentin e Serbisë, Listën serbe, që është subjekti kryesor politik i serbëve në Kosovë.

“Rusia ka prezencë jo të vogël në Kosovë. Zyra e saj në Prishtinë ka përbërje të diplomatëve, në thonjëza që mund t’i quash, që shumica besojnë se janë të kamufluar dhe në esencë janë pjesëtarë të shërbimeve intelegjence”, tha zoti Bajqinovci.

Mefail Bajqinovci

Mefail Bajqinovci

Ai thotë se një shqetësim tjetër mbetet mos kontrollimi i zyrtarëve të Rusisë që hyjnë në Kosovë pa u verifikuar.

“Mos të harrojmë se Rusia ka prezencë edhe përmes organizatave ndërkombëtare sidomos përmes UNMIK-ut. Mbajtësit e pasaportave diplomatike ruse hyjnë në Kosovë pa viza dhe ky përbën një kërcënim për sigurinë e Kosovës sepse ata hyjnë pa u kontrolluar, verifikuar dhe askush nuk e dinë asgjë për ta”, tha ai.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë përpjekjet ruse për të ushtruar ndikim në Kosovë janë shtuar dhe kjo sipas tij pasqyrohet edhe përmes strategjisë ruse për shtrirje gjeo-strategjike në Ballkan.

Nuredin Ibishi

Nuredin Ibishi

“Diku dy kapituj nga kjo strategji i kushtohen Kosovës dhe mënyrës se si duhet veprohet në aspektin e qëndrueshmërisë apo shtrirjes ruse edhe në aspektin propagandistik nëpërmjet medieve shumë të forta siç janë Sputnik dhe Russia Today me një propagandë agresive por edhe në aspektin diplomatik në kuptim edhe në mes të shërbimit së inteligjencës në ministrinë e Jashtme por edhe atë ushtarake por edhe në inteligjencën ruse”, tha zoti Ibishi.

Zoti Vllasi thotë se institucionet duhet të investojnë për të luftuar ndikimin rus në Kosovë.

“Kosova, qeveria e Kosovës duhet të ketë një farë mënyrë organizma mbrojtës ndaj ndikimit. Duhet të kuptojmë se ndikimi rus është gërryes në Kosovë. Duhet të krijojnë një farë mënyre me ndihmën e të huajve normal, shembull sikurse në SHBA por edhe në shtetet tjera ekziston komanda kibernetike, e cila një farë mënyre lufton sidomos sulmet e mëdha që ndodhin ndaj një infrastrukture kibernetike ndaj një shteti, fatkeqësisht atë nuk e ka, Kosova po ashtu nuk ka një sistem mbrojtës themelor”, thotë zoti Vllasi.

Zoti Ibishi thotë se rrezik për rajonin kohëve të fundit mbetet edhe armatosja e Serbisë nga Rusia dhe vetmja siguri mbetet anëtarësimi i Kosovës në NATO.

“Vetë lidershipi i Kosovës por edhe në bashkëpunim me partnerët tonë strategjikë në rend të parë SHBA-të, vendet e BE-së por edhe vendet fqinje por edhe sidomos në anëtarësimin në organizata rajonale ushtarake siç është Karta e Adriatikut por edhe vet anëtarësimi jonë përmes partneriteti për paqe në NATO na jepin premisa të mira që ne të hyjmë në ombrellën e NATO-s dhe njëkohësisht të jetë ky rrezik dhe kërcënim nga Rusia më i vogël për një Kosovë e vogël çfarë jemi”, tha zoti Ibishi.

“Aspekti tjetër që Kosova mund të bëjë me një kosto shumë të vogël është ligji për media, në Kosovë sa kam njohuri mungon ligji për media ku dihet se kush është pronari i vërtetë, nga vijnë fondet për financimin e mediave, po ashtu në Kosovë nuk ka ndonjë transparencë mediatike ku luftohet dukuritë negative, shumë gazetarë e kompani mediale ju mungojnë aftësitë për hetimin e fakteve për të ditur a është ndonjë lajm i vërtetë apo i rrejshëm po ashtu me programe shkollore, populli në Kosovë, gjeneratat e reja kanë një nivel shumë të ulët të alfabetizmit mediatik dhe digjital, çdo send që është në internet dhe paraqitet në Facebook një farë mënyre pranohet si e vërtetë edhe mundësia e të rinjëve por edhe të vjetërve ju mungojnë aftësia për të përdorur aftësia e mendimit kritik për të vlerësuar”, thotë zoti Vllasi.

Zoti Vllasi thotë se Rusia tashmë i ka bërë dëm Kosovës duke ngadalësuar njohjen e pavarësisë së saj nga shtete të ndryshme dhe pengimin e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare dhe në tërheqjet e njohjeve të pavarësisë.

“Kosova bën tejet gabime kur gjithmonë negocion sovranitetin e saj me Serbinë edhe për derisa Kosova merr pjesë me Serbinë ku serbët në një farë mënyre këtë e tregojnë se janë bisedime për rinegocimin e statusit të Kosovës dhe me këtë e bëjnë diplomacinë botërore me këtë, atëherë shumë shtete nuk janë të interesuara dhe krejt bota nuk është e shqetësuar me Kosovën që të bëjnë kërkimet e veta dhe e pranon diplomacinë serbe se këto dy shtete ende janë duke negociuar statusin e Kosovës”, thotë zoti Vllasi.

Nipi i Adem Jasharit kandidat i mundshëm për president të Kosovës? Ja çfarë thonë nga familja

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, vlerëson se zgjedhjet nuk do të ishin zgjidhje për Kosovën. Jashari ka thënë që nuk e sheh të unifikuar mjaftueshëm spektrin politik.

“Si shtet, që nga paslufta s’kemi qenë në krizë më të thellë; qoftë ekonomike, qoftë politike, por edhe “vëllazërore” si popull shqiptar që jemi. Spektri politik, nuk janë të unifikuar. Shfrytëzoj rastin, si anëtar i familjes Jashari, t’i bëj ftesë liderëve politik, që të jenë më të matur, më të kujdesshëm në situatën që jemi, sepse nuk mendoj që zgjedhjet do të na zgjidhin problemin e postit të presidentit”.

“Mendoj që edhe pas zgjedhjeve, sërish do të jemi në situatën e njëjtë, nëse s’kanë konsensus dhe marrëveshje mes vete. Po shpresoj, që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të bëhet zgjidhja”, tha Bekim Jashari në Edicionin Special në Klan Kosova.

Në anën tjetër, është përfolur edhe emri i Murat Jasharit, nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, si kandidat i mundshëm për president të Kosovës.
Për këtë, Jashari ka shprehur gatishmërinë e kësaj familje, që të kandidojë për president të Kosovës nëse është e nevojshme.

“Në situatën që jemi tani nga dorëheqja e Thaçit deri sot, s’ka asnjë kontakt nga asnjë subjekt politik ose lider politik, qoftë me Muratin ose me mua për këtë temë”.

“E kam thënë edhe një herë, ne anëtarët e gjallë të familjes Jashari, nuk është që i frikësohemi përgjegjësive në momente të caktuara, sepse kemi treguar edhe në të kaluarën, që dimë dhe mundemi të kontribuojmë, kur ka nevojë vendi. Unë besoj që nëse vjen deri në atë pikë, që i gjithë spektri politik, dakordohen që të propozojnë një kandidat nga familja jonë, ne do të marrim përgjegjësi”.

“Për fat të keq është cituar familja Jashari vetëm kur kanë pasë nevojë; qoftë në zgjedhje ose situata të vështira, kur kanë qenë. Por, kur kanë siç thotë populli ‘shlirë, pa asnjë telashe’, kanë harruar të vijnë në vizitë, e lëre më shumë”, u shpreh Jashari.

Gjykata e Posaçme në Hagë refuzon lirimin me kusht të Salih Mustafës

Gjykata e Posaçme e Kosovës më seli në Hagë, refuzoi kërkesën për lirimin me kusht të ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i akuzuar për krime lufte.

Në vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake Nicolas Guillou, thuhet mes tjerash se “pozicioni i Mustafës brenda aparatit të sigurisë dhe zbulimit të Kosovës, i siguron atij qasje në informacione dhe burime që do lehtësonin çdo përpjekje për të ikur; të pengojë procedurat përmes ndërhyrjes te viktimat dhe dëshmitarët, ose të kryejë krime të mëtejshme”.

Sali Mustafa, ishte zyrtar i lartë në Drejtorinë e Zbulimit dhe Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës para se të arrestohej me 24 shtator nën akuzat për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Në paraqitjen e parë para gjykatës ai tha se ndjehet i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Avokatët e zotit Mustafa thanë se ai është “paraqitur vullnetarisht për t’u intervistuar nga zyra e Prokurorit të Posaçëm dhe se do të dorëzojë vullnetarisht pasaportën e tij dhe do të paraqitet para gjykatës sipas kërkesës”.

Por, Prokuroria e Posaçme tha se zotit Mustafa “i është rritur nxitja për të ikur sepse tash është i vetëdijshëm për mundësinë e dënimit, dhe se rreziku nga ikja është më e madhe marrë parasysh numrin e kufizuar të shteteve me cilat Kosova ka marrëveshje për ekstradim”.

Në një njoftim të gjykatës thuhet se çështja e zotit Mustafa do të trajtohet pas dy muajsh kur skadon edhe vendimi për vazhdimin e paraburgimit të tij.

Zoti Mustafa është i arrestuari i parë që nga themelimi i Gjykatës së Posaçme në gusht të vitit 2015 me vendim të parlamentit të Kosovës.

Arrestimi i tij u pasua me arrestimin ish drejtuesve të lartë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.

Të gjithë akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përkatësisht për veprat përndjekje dhe burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë të personave.

Që të gjithë i kanë hedhur poshtë akuzat e prokurorisë.

Në një njoftim të Prokurorisë së Posaçme thuhet se procesi gjyqësor ndaj tyre duhet të fillojë jo më vonë së muaji shtator i vitit 2021.

Javën e kaluar avokatët e të akuzuarve thanë se gjykimi nuk mund të fillojë para vitit 2022.

Gjykata e Posaçme pasoi pretendimet e ngritura në raportin e vitit 2011 të hartuar nga i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Martty, i cili ngriti dyshimet për përfshirjen e ish kryengritësve në vrasjen e civilëve serbë dhe kundërshtarëve politik shqiptarë.

zëri i amerikës

20 vjet pas, Besian Mustafa kërkon zbardhjen e rastit të vrasjes së babait

Ministri i Bujqësisë e zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa e ka kujtuar në 20 vjetorin e vrasjes babain e tij e ish-zyrtarin e Lidhjes Demokratike, Xhemail Mustafën, raporton Gazeta Express.

Mustafa në Facebook ka shkruar se mos zbardhja e vrasjeve mbetet dështim i drejtësisë së Kosovës, që nga UNMIK’u deri sot.

“20 vjet! Mos-zbardhja e vrasjeve të atdhetarëve pasluftës dhe mos-dënimi i vrasësve dhe, mbi të gjitha, urdhërdhënësve mbetet dështimi themeltar i sistemit të drejtësisë në Kosovë, që nga UNMIK-u e deri sot”, thotë ai.

Ministri Mustafa ka thënë se pa zbardhjen e këtyre vrasjeve nuk mund të ketë drejtësi në vend.

“Pa zbardhjen e këtyre vrasjeve dhe atentateve të panumërta, nuk mund të ketë drejtësi në këtë vend, e pa drejtësi, as liri të plotë”, ka thënë ai./GazetaExpress/

Prizren, ekspozitë dyersh dhe dritaresh që çojnë drejt historisë

Valtida Shukriu, e cila jeton në qytetin e Prizrenit në Kosovë, ekspozon dyer dhe dritare që ka mbledhur nga shtëpitë e shkatërruara në qytetin historik për katër vitet e fundit.

Në ekspozitën e titulluar “T’Pres N’Derë-Dritare”, projekt i realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Shukriu ka ekspozuar tetë dyer dhe katër dritare që datojnë nga shekulli i 19-të, konkretisht nga periudha osmane.

Valtida Shukriu, qytetare e Prizrenit, ka ekspozuar dyer dhe dritare historike që flasin për të kaluarën e vendit

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Shukriu tha se më shumë se 200 shtëpi historike me vlerë të trashëgimisë kulturore janë shkatërruar në Prizren dhe deklaroi se qëllimi i ekspozitës është ngritja e vetëdijes për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Ajo thotë se këtë iniciativë e ndërmori për shkak të trishtimit që ka ndjerë nga rrënimi i shtëpive historike.

“Unë si individ, u përpoqa të krijoj vetëdije kolektive se këto dyer duhet të mbrohen pasi janë trashëgimi kulturore e Prizrenit dhe përfaqësojnë një periudhë të jetës sonë”, thekson Shukriu.

Shukriu tha se këto dyer historike të Prizrenit, me më shumë aksesorë, në përgjithësi i përkisnin një familjeje me reputacion më të lartë, me standard më të lartë të jetesës.

Duke folur për traditën e vendosjes së dy trokitësve të ndryshëm në dyert historike të Prizrenit, Shukriu shprehet: “Është çekiçi. Kur troket, ka një tingull shumë më të rëndë, dhe në periudhën e Perandorisë Osmane, është konsideruar si zile mashkullore. Në momentin kur ka trokitur dikush kështu, atëherë është ditur që përpara derës është një burrë dhe është dashur të çelet dera prej të zotit të shtëpisë. Ndërkaq, kjo këtu është hallka, parmaku ndryshe, si i kemi thënë në Prizrenin tonë, e cila konsiderohet si zile femërore. Ka një tingull shumë më të butë”.

Sipas Shukriut, këto vepra përfaqësojnë një civilizim që ka jetuar në Prizren.

“Shpresoj që do të kem bashkëpunëtorë të rinj, së paku në restaurimin e këtyre dyerve të vjetra, në të ardhmen, duke menduar t’ia fali Prizrenit një vlerë të trashëgimisë kulturore, që këto dyer të ekspozohen në një vend që mund të jetë i përshtatshëm për vizitat e të gjithë vizitorëve që vijnë në Prizren”, tha Shukriu.

Ish-Presidenti ishte intervistuar në dhjetor të 2019-ës në Hagë, e kishte mbajtur sekret vizitën në Speciale

Presidenti Hashim Thaçi nuk e kishte pranuar asnjëherë se është intervistuar nga Gjykata Speciale, deri në korrik të këtij viti, kur udhëtoij publikisht për të dëshmuar për disa ditë rresht në Hagë.

Mirëpo kjo nuk ka qenë hera e parë që Thaçi kishte udhëtuar për në Hagë për t’u intervistuar.

Ndonëse nuk e kishte pranuar asnjëherë publikisht, sipas dokumenteve të publikuara nga ana e Gjykatës Speciale, Hashim Thaçi kishte udhëtuar në Hagë edhe më herët.

Në raportin e publikuar nga ana e Gjykatës Speciale për kërkesën për arrestim të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, prokurori ka përmendur një intervistë të Thaçit dhënë për televizionin T7, më 1 prill të 2020, kur kishte deklaruar se nuk është intervistuar nga ana e Gjykatës Speciale.

“Nuk jam marrë në pyetje, por është krejt normale me m`u bo ftesa. Edhe nesër me ardhë ndonjë ftesë, nuk është shqetësim imi. Janë intervistuar rreth 220 njerëz, nuk është fare problem”, ishte shprehur Thaçi.

Në raportin e hartuar nga Dhoma e Prokurorit të Specializuar citohet kjo deklaratë e Thaçit, duke thënë se : “Thaçi flet nëse ai ishte intervistuar nga Dhomat e Specializuara. Thaçi në fakt ishte dorëzuar në një thirrje të SPO-së më 17 nëntor 2019 dhe u shfaq për herë të parë në Hagë për intervistë më 12 Dhjetor 2019”, thuhet në kërkesën për arrestimin e tij.

Tutje, ai ishte shprehur se nuk është ‘evlia’ për të ditë nëse do të intervistohet apo jo, kur ishte pyetur se pse nuk është ftuar ende.

“Unë nuk jam evlia me ditë a intervistohem apo jo, por nëse më vjen ftesa, do t’i përgjigjem pozitivisht edhe unë”, ishte shprehur Thaçi në intervistën dhënë për Televizionin 7.

Thaçi nuk kishte pranuar se ishte intervistuar nga Specialja as kur ishte pyetur në konferencë për media, më 4 mars të 2020.

“Nuk jam intervistuar, as në Prishtinë as në Vjenë”, kishte deklaruar Thaçi më 4 mars të 2020.

Por çfarë kishte publikuar ish presidenti Thaçi në profilin e tij në Facebook, më 12 dhjetor, ditën kur ishte intervistuar në Hagë.

Më 12 dhjetor kur Presidenti Thaçi, sipas të dhënave të publikuar nga ana e Gjykatës Speciale kishte dëshmuar në Hagë, në profilin e tij në Facebook, ai kishte ndarë një aktivitet të tijin që e kishe bërë në Prishtinë.

Në këtë datë, Thaçi kishte dekoruar Fehmi Shaqirin me çmimin “Mjeshtër i Merituar”.

Nuk dihet nëse aktiviteti për të dekoruar Fehmi Shaqirin ishte bërë ndonjë ditë më herët apo Thaçi kishte udhëtuar për në Hagë pasi kishte kryer dekorimin e Shaqirit.

Ndërsa me 13 dhjetor, vetëm një ditë pas intervistimit nga ana e Gjykatës Speciale, Hashim Thaçi bashkë me ish zëvendëskryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacollin kishin udhëtuar për në Monako, ku ishin takuar me Princin e Monakos, Princin Albert II.

Smith parashikon burgim të përjetshëm për Thaçin, frikësohej se mund të kryente krime të tjera

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Hagës, Jack Smith, në letrën e tij drejtuar Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, Nicola Guillou, letër e cila është e publikuar edhe në faqen zyrtare të Gjykatë Speciale, kishte renditur argumentet e tij se pse Hashim Thaçi duhet të arrestohet dhe të dërgohet në paraburgim.

Smith fillimisht kishte shprehur frikën e tij se ish-presidenti i Kosovës mund të arratisej pasi aktakuza e pakonfirmuar ishte bërë publike. Sipas tij, një gjë e tillë do ta nxiste Thaçin të ikte.

Gjithashtu Smith në letrën e tij kishte pretenduar se Thaçi mund të kryejë edhe krime të tjera dhe të pengojë procedurat e Speciales. Derisa ka parashikuar se akuzat e konfirmuara nga Dhomat e Specializuara mund të sjellin burgim të përjetshëm për ish-presidentin.

“Përderisa të dhëna të caktuara dhe të përgjithshme në lidhje me aktakuzën e dorëzuar dhe të pakonfirmuar janë publikuar, ndjenja nxitëse e z.Thaçi për t’u arratisur, për t’i penguar procedurat dhe për të kryer krime të mëtutjeshme do të rritet drastikisht posa ai të informohet për aktakuzën e konfirmuar dhe për hollësitë e akuzave të konfirmuara, të cilat mund të sjellin dënim me burgim të përjetshëm”, thuhet në dokumentin që Jack Smith ia ka dërguar gjyqtarit të Procedurës Paraprake.

Screenshot, Kosovo Specialist Chambers

Në këtë letër shihet insistimi i Kryeprokurorit të Speciales se Thaçi duhet të arrestohet dhe të dërgohet në paraburgim./Express/

EULEX: Gjetja e mbetjeve mortore në Kizhevak, falë imazheve fotografike nga ajri

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), nëpërmjet një komunikate për medie, ka dhënë sqarime lidhur me gjetjen e mbetjeve mortore, më 16 nëntor, në Kizhevak të Serbisë, për të cilat dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës.

Në komunikatë thuhet që mbetjet mortore janë zbuluar në një gurore të madhe në Serbi, nga ekspertët e EULEX-it, të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe Komisionit Qeveritar të Serbisë për Personat e Zhdukur. Gjithashtu, EULEX-i sqaron se ekspertët e saj kanë kryer gërmime në Kizhevak që prej vitit 2015 dhe në vitin 2020, siç thuhet në komunikatë, ndodhi një përparim falë shfrytëzimit të imazheve fotografike nga ajri.

“Problemi ishte se këto janë lokacione guroresh të mëdha dhe se peisazhi ka pësuar ndryshime të vazhdueshme me kalimin e kohës për shkak se kjo gurore ka qenë në përdorim ende për një numër të viteve,” ka thënë Javier Santana, arkeolog forenzik i EULEX-it.

Siç sqaron misioni i EULEX-it, pas kërkesës për t’i marrë imazhet fotografike nga ajri të vitit 1999, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ia siguroi këto imazhe fotografike nga ajri Komisionit Qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur dhe Komisionit Qeveritar të Serbisë për Personat e Zhdukur në fund të vitit 2019. Në fund të vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020, ekspertët e EULEX-it i kanë analizuar fotografitë dhe në bazë të analizave, në muajin shkurt është përcaktuar vendndodhja e saktë e lokacionit.

Më pas, ekspertët nga EULEX-i, Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe Komisioni Qeveritar i Serbisë për Personat e Zhdukur, kanë kryer punën në terren në Kizhevak, e cila solli deri te zbulimi i mbetjeve mortore.

“Puna në Kizhevak është larg nga të përfunduarit. Procesi është shumë i ndërlikuar dhe merr shumë kohë. Për të pasur mundësi të vazhdohet puna, duhet të ketë një urdhër gjykate. Pas kësaj, hapi tjetër është që të vazhdohet me zhvarrimet dhe gjetjen e mbetjeve mortore. Pasi të gjinden mbetjet mortore, duhet të bëhet autopsia dhe do të merren mostrat e eshtrave për testet e profilit të ADN-së. Në rastet ku të afërmit e ndonjë personi të pagjetur i kanë dhënë mostrat e gjakut dhe do të ketë raport për përputhje pozitive të ADN-së, procesi i identifikimit përfundon. Pastaj, familjet informohen për identifikimin dhe atyre u dorëzohen mbetjet mortore të personit të zhdukur”, tha koordinatori i EULEX-it për zhvarrime, Krassimir Nikolov.

Zëvendësdrejtorja e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Tarja Formisto, u ka bërë thirrje edhe një herë të afërmëve të të gjithë personave të pagjetur që t’i japin mostrat e gjakut për ta lehtësuar procesin e identifikimit.

Lajmin për gjetjen e mbetjeve mortore në Kizhevak afër Rashkës në Serbi, më 16 nëntor, e pati konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Arsim Gërxhaliu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës. Lidhur me dyshimet se mbetjet mortore që u gjetën janë të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, Gërxhaliu kishte thënë:

“Mund të konfirmoj se janë eshtra të shqiptarëve të Kosovës, në Kizhevak të Serbisë”.

Deri në gjetjen e mbetjeve mortore në Kizhevak, në bazë të të dhënave të publikuara nga organizata joqeveritare Fondi për të Drejtën Humanitare, të dhëna këto të nxjerra nga raporti i Zyrës së UNMIK-ut për Personat e Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore dhe të cilat gjenden gjithashtu në bazën e të dhënave të organizatës Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR), që nga viti 2001, në territorin e Serbisë në katër lokacione janë zbuluar varreza masive me trupat e 941 shqiptarëve të vrarë në Kosovë më 1999. rel

Prokurori Smith: Thaçi i punësoi si këshilltarë dëshmitarët e mundshëm të Speciales

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë ka përdorur akuza të rënda, tjera nga ato që përmenden në aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, në kërkesën që ia ka dërguar gjykatësit të Speciales, Nicolas Guillou, që ai ta urdhërojë arrestimin dhe transferimin për në paraburgim të katër ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të UÇK-së.

Prokurori i Specializuar, Jack Smith, në këtë kërkesë ka pretenduar se ndër tjerash, Thaçi i kishte punësuar Sylejman Selimin dhe Rrustem Mustafën si këshilltarë të tij, duke iu dhënë paga të majme për t’u siguruar që ata do t’i qëndronin në krah gjatë marrjes në pyetje përballë hetuesve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), raporton Gazeta Express.

“Përpjekjet për të ndikuar në dëshmitarët e mundshëm, duke përfshirë anëtarë të emëruar të NPK-së, kanë përfshirë gjithashtu punësimin e tyre në poste qeveritare. Sylejman SELIMI doli nga burgu më 25 janar 2019 dhe u ftua menjëherë me një thirrje të ZPS-së më 29 janar. Brenda 72 orëve nga thirrja, ai u punësua si ‘këshilltar’ qeveritar. Pas një pakënaqësie publike, SELIMI u lirua nga detyrat e tij menjëherë pas intervistës së tij në ZPS në shkurt 2019, por jo para se të merrte mbi 15,000€ pagë për të mos bërë asgjë në vazhdim. Në të njëjtën kornizë kohore, ishte anëtari i NPK-së, Rrustem MUSTAFA ai që u intervistua nga ZPS në janar 2019. Më 14 shkurt, THAÇI e punësoi atë si këshilltar me një pagë prej 18,000€ në vit – asnjëra prej tyre nuk u shpalos publikisht derisa u zbulua në një raport të Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit”, thuhet në kërkesën e ZPS-së.

Prokurori i Specializuar, Jack Smith, pretendon se Divizioni për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë u formua me kërkesë të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli që të përdorej nga të dy për t’u siguruar se si do të përgjigjeshin para hetuesve ish-bashkëluftëtarët e tyre.

Në këtë që prokurori Smith pretendon se ka qenë plan i mirëkoordinuar, e përfshin ministrin e atëhershëm të Drejtësisë, Abelard Tahirin, që e kishte emëruar Driton Lajçin udhëheqës të këtij organi. Ky i fundit, sipas tij i kishte shërbyer vetëm interesave të Hashim Thaçit e Kadri Veselit në këtë proces.

“Për më tepër, pasi [REDAKTUAR] zgjodhi t’u përgjigjej pyetjeve të ZPS-së, në vend se të qëndronte në heshtje, ka prova që THAÇI u përpoq të siguronte që avokati që e përfaqësonte [REDAKTUAR] nuk do të caktohej të përfaqësonte të intervistuarit e tjerë. Në një rast të mëtejshëm, pak pasi [REDAKTUAR] bëri publike që ai do të intervistohej nga ZPS, THAÇI dhe VESELI [REDAKTUAR]. I pyetur nga THAÇI për situatën e tij familjare, [REDAKTUAR]. Pak më vonë, [REDAKTUAR] u takua me [REDAKTUAR] dhe i ofroi përfitime të ndryshme, [REDAKTUAR]. [REDAKTUAR] e bëri të qartë se kjo ofertë ishte në emër të Presidentit [THAÇI]. Hashim THAÇI nuk do të kufizohet në përdorimin e Divizionit për të siguruar që anëtarët e tjerë të NPK-së të qëndrojnë në krah të tij përballë hetuesve të ZPS-së. Ai u përkujdes që [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR] ta kontaktonin [REDAKTUAR] përpara intervistës së tij për ZPS […] [THAÇI] donte të kontaktonte [REDAKTUAR] ose t’i jepte [atij] një lloj udhëzimi”, thuhet në pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Në kërkesën që prokurori Jack Smith ia kishte dërguar gjykatësit Nicolas Guillou, ndër tjerash, rendit edhe disa krime mbi dëshmitarët, që pretendon se janë kryer në mënyrë që ish-krerët e UÇK-së t’i heshtnin provat ndaj tyre.

Smith pretendon se dëshmitarët rrezikoheshin seriozisht nëse Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të liheshin të lirë, duke marrë shembuj nga -siç thuhet- krimet që ishin bërë për t’i fshehur krimet e tyre. Ai ka shkruar se dëshmitarë, përfshirë ish-ushtarë të UÇK-së dhe ish-anëtarë të organizatave ndërkombëtare në Kosovë janë shprehur të frikësuar të dëshmojnë para hetuesve. /GaztetaExpress/

Seanca tjetër ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatë Speciale mbahet muajin e ardhshëm

Prishtinë

Mesi i muajit dhjetor është caktuar si kohë për mbajtjen e seancës së ardhshme statusore në Dhomat e Specializuara apo Gjykatën Speciale për krime lufte në Hagë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ben Emerson, avokati i Hashim Thaçit, presidentit të dorëhëqur të Kosovës, paralajmëroi se do të kërkojë lirimin me kusht të Thaçit.

Avokati Emerson ka thënë se ka pranuar urdhërarrestin e lëshuar nga Gjykata Speciale ndaj Thaçit, por sipas tij, aty ka pasur redaktime, andaj ka kërkuar që t’i dorëzohen argumentet e përdorura në urdhrin e arrestit ndaj Thaçit.

Qëllimi i seancës së sotme ka qenë “të vlerësohet ecuria e çështjes dhe organizimi i shkëmbimit midis palëve në mënyrë që të mundësohet përgatitje e shpejtë për gjykim”, ndërsa në veçanti është diskutuar se deri ku ka shkuar Prokuroria me hetimet, numrin apo sasinë e përafërt të provave/dëshmive, materialet mbështetëse të aktakuzës.

Më herët, gjykatësi i Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, tha se sot nuk do të caktohet data për fillimin e procesit të gjykimit, megjithëse Prokuroria kërkoi që hetimi të nisë në verën e vitit 2021, ndërsa në anën tjetër mbrojtja e konsideroi këtë afat si “absurd” duke kërkuar që gjykimi të nisë në vitin 2022.

Gjykatësi ka kërkuar që prokuroria të dorëzojë sa më shpejt materialet mbështetëse për rastin që të vendoset një datë për fillimin e gjykimit. Por Prokuroria Speciale ka kërkuar kohë për t’i nxjerrë provat kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Prokuroria e Gjykatës Speciale ka kërkuar që të ketë masa mbrojtëse për disa prej dëshmitarëve që janë pjesë e rastit ndaj krerëve të UÇK-së.

Në seancën e sotme, Prokuroria ka bërë të ditur se në këtë rast janë 153 dëshmitarë të përfshirë si dhe një material prej 1.500 provash materiale, përfshirë raporte, deklarata të dëshmitarëve, fotografi dhe mbi 20 orë material audio-vizual.

Ish-pjesëtarët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë transferuar për në objektin e paraburgimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë të Holandës më 4 dhe 5 nëntor, ndërsa aktakuza ndaj tyre është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Në aktakuzën e konfirmuar ndaj tyre thuhet se “së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes”.

Që të gjithë të akuzuarit, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi gjatë seancave të ndara javën e kaluar u deklaruan të pafajshëm për të gjithë pikat e aktakuzës ndaj tyre.

Prokuroria Speciale: Janë 1842 zëra, kërkojmë masa mbrojtëse për disa dëshmitarë e viktima

Avokatja e Prokurorisë Speciale ka zbuluar në konferencën për ecurinë e çështjes së ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë se janë 1842 zëra në materialin që mbështet aktakuzën kundër tyre.

Sipas saj në material flasin plot 153 dëshmitarë, një pjesë e tyre e zbardhur ose në formën e transkriptove apo deklarata.

Në emër të Prokurorisë Speciale, avokatja kërkon që për disa dëshmitarë në material dhe viktima Gjykata të marrë masa mbrojtëse.

 

”Shumë shkurtimisht, mendoj se parashtrimi im ishte shumë i qartë. I nevojshëm një hetim i detajuar dhe i kujdesshëm prej mbrojtjes. Parashtrimi ynë thoshte se mbrojtja do të duhet të nisë hetimet sa më shpejt.

Sa i përket avokatit të Veselit që nuk mund të nisë menjëherë, ne kemi marrë shënim të gjitha pikat nga mbrojtja e Veselit, dhe do diskutojmë për provat konkrete.

Materiali përfshin 1842 zëra, një pjesë e të cilave është në trajtën e deklaratave, 153 dëshmitarë, një pjesë e tyre të zbardhura apo transkripteve.

Përkthimi i materialeve mbështetëse në shqip ka filluar në mënyrë të vazhdueshme që kur është dhënë aktakuza.

Parashikojmë që të kemi përkthime të plota brenda afatit 30 ditor. Prokuroria kërkon masa mbrojtëse për disa dëshmitarë dhe viktima. Parashtrimet do të dërghen para Gjykatës. Nuk mendoj se ka ndonjë dallim mes prokurorisë e mbrojtjes.

Ne do nxjerrim materiale që parashikojnë rregullin sapo ta bëjmë këtë gjë. Duhet të them që në këtë rast sa më shpejt të jetë e mundur, nuk mund të identifikohet apo përkufizohet brenda 30 ditëve.

Ne kemi bërë përgatitje për këtë nxjerrje prej disa muajsh, por bëhej fjalë për një volum shumë të madh. Këto hapa nuk do të mund të ishin marrë dhe siç e thashë duhet të kemi parasysh edhe masat mbrojtëse.

Materiali kërkon redaktime. Duhen 3 njerëz, 2 ditë të plota që të mund të përgatisin një paketë zbulimi, nxjerrje informacioni. Në këtë rast për shembull do na duheshin 4 deri në 6 ditë pune.”- tha Prokuroria Speciale e Hagës.

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kërkon nisjen e gjykimit në qershor të vitit 2022

Në konferencën statutore apo të ecurisë së çështjes, mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ka kërkuar që gjykimi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të nisë jo më herët se në verën e vitit 2022.

Avokati mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi David Hooper dhe ai i ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ben Emmerson, gjatë konferencës pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, thanë se ju duhen të paktën 18 muaj që të kryejnë hetime, në mënyrë që të përgatisin mbrojtjen.

Emmerson tha se mendon se gjykimi mund të zgjasë deri në dy vjet.

Avokati i Thaçit, David Hooper e quajti “absurde” pretendimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar që gjykimi të nisë në qershor të vitit 2021. Ai tha se mbrojtjes i duhet që të ketë qasje në një aktakuzë që ka shkallë më të vogël të redaktimit dhe “materiali duhet të jetë i hapur për mbrojtjen”.

Ndërkaq, Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se brenda javësh, palës mbrojtëse do t’iu dorëzohen mbi 1,000 materiale shtesë, duke shtuar se mbrojtja ka materiale të mjaftueshme që të nisë hetimet.

“Për mendimin e Zyrës së Prokurorit, nuk ka arsye që gjykimi për këtë çështje të mos nis në verën e vitit 2021”, tha Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Avokatja mbrojtëse e Jakup Krasniqit Venkateswari Alagendra dhe ai i Rexhep Selimit, David Young po ashtu thanë se iu duhet kohë e mbajtueshme që të mund të kryejnë hetime të thella.

Zyra e Prokurorit tha se me parashtresën e saj nuk ka sugjeruar që mbrojtja të mos mund të kryejë hetime të thella, por e kundërta, duke shtuar se Prokuroria argumenton se palët mund të nisin sa më shpejt që të jetë e mundur hetimet e tyre.

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou tha se në këtë konferencë statusore nuk do të përcaktohet data për nisjen e procesit gjyqësor.

Prokuroria e Specializuar ka kërkuar ditë shtesë që të dorëzojë materialet dhe provat që ka te pala mbrojtëse.

Sipas Rregullores së Procedurës dhe Provave para Dhomave të Specializuara, Prokurori i Specializuar brenda 30 ditësh, që nga paraqitja e parë e të akuzuarve në gjykatë, duhet të njoftojë mbrojtjen për çdo material dhe provë që ka në zotërim,si deklarata, dokumete apo fotografi.

Mbrojtja tha se nxjerrja e materialeve duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërkaq gjykatësi propozoi që Prokurorisë t’i jepet dy javë shtesë që të nisë me dorëzimin e materialeve te pala mbrojtëse.

Ndërkaq, me qëllim të konfirmimit të aktakuzës kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Prokuroria e Specializuar në Hagë është mbeshtetur te 153 dëshmitarë dhe synon që përsëri të mbështetet në shumicën e tyre gjatë gjykimit.

Prokuroria pretendon se lënda e saj disponon me gati 100.000 prova.

Prokuroria, po ashtu thotë se materiali mbështetës për aktakuzën e paraqitur për konfirmim, ka pasur mbi 40 mijë faqe.
Kush po i heton ish-pjesëtarët e UÇK-së?

Kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit është konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të gjithë, aktualisht gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm.

Konferencën statusore, apo konferencën mbi ecurinë e çështjes e thërret gjykatësi i procedurës paraprake dhe ajo ka për qëllim organizimin e shkëmbimeve midis palëve. Në këtë konferencë pritet që prokuroria të tregojë se me çfarë lloji të provave disponon.

Sipas një parashtrese të Prokurorit të Specializuar dërguar Dhomave të Specializuara për këtë konferencë, e të publikuar në faqën e tyre të internetit, prokuroria pretendon se për konfirmimin e aktakuzës ka disponuar me material prej rreth 43 mijë faqe, duke përfshirë raporte, deklaratat të dëshmitarëve, fotografi, e mbi 20 orë material audio-vizuel.

Prokuroria thotë se mbrojtjes parashikon t’i dorëzojë provat siç janë raportet, fotografitë, dokumentet e UÇK-së, duke përfshirë urdhrat, rregulloret etj.

Sipas parashtresës së Prokurorisë, ajo parashikon sigurimin e hollësishëm të materialit me prova për mbrojtjen deri më 30 prill 2021, kurse shton se do të jetë në gjendje t’i ofrojë listën e plotë të dëshmitarëve deri më 31 maj 2021, me kusht që procedurat aktuale paraprake pranë Dhomave të Specializuara të jenë afër përfundimit dhe se në të njëjtën kohë është planifikuar fillimi i gjykimit.

“Prokuroria aktualisht parashikon shtimin e afërsisht 50 dëshmitarëve të tjerë në listën e dëshmitarëve për gjykimin, megjithëse numri përfundimtar i dëshmitarëve mund të ndryshojë, varësisht nga rezultati të hetimeve të mbetura”, thuhet në këtë parashtresë.

Prokuroria në parashtresë thotë se redaktimi i materialeve është diçka që duhet të bëhet me kujdes, si dhe që përkthimi i materialit mbështetës të aktakuzës në gjuhën shqipe është në proces e sipër.

Prokuroria akuzon Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për kryerjen e krimeve të luftës ndaj qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

Në aktakuzë pretendohet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Prokuroria pretendon se viktimat ishin kryesisht njerëz që gjatë kohës së luftës perceptoheshin si bashkëpunëtorë të forcave serbe, të zyrtarëve apo institucioneve shtetërore apo edhe që nuk mbështesnin qëllimet e UÇK-së.

Kjo, sipas aktakuzës, përfshinte edhe personat e lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe persona të etnisë serbe, rome dhe etnive tjera”.

Mbi 40 mijë faqe material kundër ish-krerëve të UÇK-së

Me qëllim të konfirmimit të aktakuzës kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Prokuroria e Specializuar në Hagë është mbeshtetur te 153 dëshmitarë dhe synon që përsëri të mbështetet në shumicën e tyre gjatë gjykimit.

Prokuroria pretendon se lënda e saj disponon me gati 100.000 prova.

Prokuroria, po ashtu thotë se materiali mbështetës për aktakuzën e paraqitur për konfirmim, ka pasur mbi 40 mijë faqe.

Pranë Dhomave e Specializuara në Hagë të mërkurën do të mbahet konferenca statusore në rastin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimit.

Kundër tyre është konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të gjithë, aktualisht gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm.

Konferencën statusore, apo konferencën mbi ecurinë e çështjes e thërret gjykatësi i procedurës paraprake dhe ajo ka për qëllim organizimin e shkëmbimeve midis palëve. Në këtë konferencë pritet që prokuroria të tregojë se me çfarë lloji të provave disponon.

Sipas një parashtrese të Prokurorit të Specializuar dërguar Dhomave të Specializuara për këtë konferencë, e të publikuar në faqën e tyre të internetit, prokuroria pretendon se për konfirmimin e aktakuzës ka disponuar material prej rreth 43 mijë faqe, duke përfshirë raporte, deklaratat të dëshmitarëve, fotografi, e mbi 20 orë material audio-vizuel.

Prokuroria thotë se mbrojtjes parashikon t’i dorëzojë provat siç janë raportet, fotografitë, dokumentet e UÇK-së, duke përfshirë urdhrat, rregulloret etj.

Rregullorja e Procedurës dhe e Provave para Dhomave të Specializuara parashikon se Prokurori i Specializuar duhet të njoftojë mbrojtjen për çdo material dhe provë që ka në zotërim, si dhe me kërkesë të mbrojtjes, Prokurori i Specializuar vë në dispozicion çfarëdo deklarate, dokumenti, fotografie. Kjo duhet të ndodhë brenda 30 ditëve që nga paraqitja e parë e të akuzuarve në gjykatë. Megjithatë, prokurori duhet të paraqesë arsyetime në rast të vonesave.

Sipas parashtresës së Prokurorisë, ajo parashikon sigurimin e hollësishëm të materialit me prova për mbrojtjen deri më 30 prill 2021, kurse shton se do të jetë në gjendje t’i ofrojë listën e plotë të dëshmitarëve deri më 31 maj 2021, me kusht që procedurat aktuale paraprake pranë Dhomave të Specializuara të jenë afër përfundimit dhe se në të njëjtën kohë është planifikuar fillimi i gjykimit.

“Prokuroria aktualisht parashikon shtimin e afërsisht 50 dëshmitarëve të tjerë në listën e dëshmitarëve për gjykimin, megjithëse numri përfundimtar i dëshmitarëve mund të ndryshojë, varësisht nga rezultati të hetimeve të mbetura”, thuhet në këtë parashtresë.

Prokuroria në parashtresë thotë se redaktimi i materialeve është diçka që duhet të bëhet me kujdes, si dhe që përkthimi i materialit mbështetës të aktakuzës në gjuhën shqipe është në proces e sipër.

Prokuroria akuzon Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për kryerjen e krimeve të luftës ndaj qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

Në aktakuzë pretendohet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Prokuroria pretendon se viktimat ishin kryesisht njerëz që gjatë kohës së luftës perceptoheshin si bashkëpunëtorë të forcave serbe, të zyrtarëve apo institucioneve shtetërore apo edhe që nuk mbështesnin qëllimet e UÇK-së.

Kjo, sipas aktakuzës, përfshinte edhe personat e lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe persona të etnisë serbe, rome dhe etnive tjera”. rel

Këta janë 49 zëvendësministrat e Hotit

Si pjesë e opozitës Avdullah Hoti ishte mjaft kritik ndaj qeverisjes së Ramush Haradinajt për numër të madh të zëvendësministrave. Atë kohë Hoti pohonte se Qeveria “Haradinaj” ka më së shumti zëvendësministra në histori të ekzekutivit.

Tani kur i njëjti po udhëheq me ekzekutivin numri i zëvendësministrave është po aq i lartë edhe pse në fushatën zgjedhore, partia në të cilën ai bën pjesë premtoi se në çdo ministri do të jenë vetëm nga dy zëvendësministra.

Deri tani nga Qeveria “Hoti” emëruar 49 zëvendësministra në gjithsej 16 ministri, shkruan Gazeta Express.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga Qeveria e Kosovës për këtë shifër mirëpo të njëjtit për Express kanë dërguar vetëm një listë me emrin e tyre.

Ministria e Infrastrukturës, ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, kanë gjithësej nga pesë zëvendësministra,

Përderisa ministritë e lartcekura i kanë nga 5 zëvendësministra, në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe në atë të Punëve të Brendshme janë nga katër zëvendësministra.

Me nga tre zëvendësministra janë ministria e Financave,  ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ajo e Shëndetësisë.

Nga dy zëvendësministra kanë: ministria për Kthim dhe Komunitete, ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ministria e Arsimit dhe Shkencës, ministria e Pushtetit Lokal dhe ministria e Mbrojtjes, teksa me nga një zëvendësministër funksionojnë ministria e Drejtësisë dhe ministria e Zhvillimit Rajonal, shkruan Gazeta Express.

Madje Hoti tek emërimi i zëvendësministrave nuk ka rrespektuar as kuotën gjinore. Nga 49 zëvendësministra në Qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti, vetëm 7 janë femra, që i bie 14.28% e numrit të përgjithshëm.

Në plan-programin qeverisës së LDK-së gjatë garës për zgjedhjet e 6 tetorit 2019, thuhej se ministritë do t’i kenë vetëm nga dy zëvendësministra.

“Qeveria e Kosovës do t’i ketë 12 ministri, secila sosh me vetëm dy zëvendësministra. Të gjitha pozitat e koordinatorëve nacionalë dhe trupave të tjerë të krijuar në ndërkohë do të shuhen në ditën e parë të punës së qeverisë së re”, thuhet në plan-programin qeverisës së LDK që quhej “Beso”.

Në ndërkohë Qeveria “Hoti” në Kuvendin e Kosovës është duke u ballafaquar edhe me mungesë të kuorumit, si dhe me luhatje të vazhdueshme të koalicionit.

Kjo për shkak të temave të mëdha me të cilat po ballafaqohet Kosova, si për çështjen e Presidentit, Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe e dialogut me Serbinë.

Lista me emra të Zëvendësministrave të Qeverisë të Republikës së Kosovës

1 Agim Krasniqi ZVM – Ministria e Financave

2.Artan Berisha –ZVM-Ministria e Infrastrukturës

3.Arton Retkoceri – ZVM-Ministria e Infrastrukturës

4.Bashkim Krasniqi – ZVM – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

5.Besart Dreshaj – ZVM – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

6.Bekim Brestovci ZVM – Ministria e Punëve të Jashtme

7.Teuta Sahatqija – ZVM – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

8.Enis Sulejmanovic – ZVM – Ministria për Komunitete dhe Kthim

9.Selim Kryeziu – ZVM – Ministria për Komunitete dhe Kthim

10.Enver Hoti -ZVM – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

11.Fatbardha Emini – ZVM – Ministria e Pushtetit Lokal

12.Florian Dushi -ZVM – Ministria e Drejtësisë

13.Hamza Balje -ZVM –Ministria e Infrastrukturës

14.Muharrem Sfarqa -ZVM –Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit

15.Ergin Bunjaku – ZVM – Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit

16.Nexhat Ramadani – ZVM ne Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

17Engelbert Zefaj – ZVM – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

18.Qazim Rrahmani – ZVM – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

19.Valdete Bajrami ZVM – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

20.Resul Makreshi – ZVM – Ministria e Shëndetësisë

21.Yildiray Bayram – ZVM – Ministria e Punëve të Brendshme

22.Zafir Berisha -ZVM – Ministria e Punëve të Brendshme

23.Agron Bacaj –ZVM- Ministria e Punëve të Brendshme

24 Pjetër Ndou – ZVM – Ministria e Shëndetësisë

25.  Adnan Redzeplar – ZVM – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

26. Eldis Abazi – ZVM – Ministria e Zhvillimit Rural–

27. Kushtrim Bahrimaj – ZVM – Ministria e Financave

28. Muhamet Brajshori – ZVM – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

29. Jasmina Jovanovic – ZVM –Ministria e Financave

30.  Milan Radojevic – ZVM – Ministria e Punëve të Brendshme

31. Driton Bardheci – ZVM – Ministria e Arsimit dhe Shkencës

32.  Magbule Shkodra -ZVM –Ministria e Pushtetit Lokal

33.  Gani Dreshaj – ZVM – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

34. Muhamedali Mergjollari – ZVM – Ministria e Mbrojtjes

35. Xhavit Zariqi – ZVM – Ministria e Infrastrukturës

36.  Erxhan Galushi – ZVM – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

37.   Rexhep Kadriu – ZVM –Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit

38.  Qerim Bajrami- ZVM-Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

39.  Arbër Grabovci – ZVM – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

40. Muharrem Nitaj – ZVM- Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit

41. Bajram Kastrati – ZVM – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

42. Halil Matoshi – ZVM – Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit

43. Bahrim Shabani – ZVM – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

44. Burbuqe Bakia-Deva -ZVM – Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit

45. Nehat Ramadani – ZVM – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

46.  Sadika Kofrc- ZVM-Ministria e Mbrojtjes

47. Muhamet Gashi- ZvM-Ministria e Infrastrukturës

48. Xhavit Rexhaj- ZvM-Ministria e Arsimit dhe Shkencës

49.Luan Gola-ZvM- Ministria e Shëndetësisë. /Gazeta Express/

Vjosa Osmani infektohet me koronavirus

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani tha të martën se është prekur nga koronavirusi.

Zonja Osmani që njëherësh është kryetare e parlamentit të Kosovës, e bëri këtë njoftim nëpërmjet llogarisë së saj në facebook duke theksuar se “në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike”.

Ajo shkroi se “përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha të martën se 16 veta kanë humbur jetën dhe janë konfirmuar 690 raste të reja me koronavirus përgjatë 24 orëve të fundit.

Që nga marsi i këtij viti 30 mijë e 495 veta janë prekur nga koronavirusi, ndërsa 849 kanë humbur jetën nga pasojat e tij.

zëri i amerikës

Policia nis hetimet pas djegies së bilbordit në Graçanicë

Në Kishnicë, e cila gjendet në territorin e Komunës së Graçanicës, është djegur një bilbord me mbishkrimin “Liria ka Emër, UÇK”.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, komandanti i Stacionit të Policisë në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq.

“Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe hetimet po vazhdojnë”, tha ai.

Kishnica që gjendet në magjistralen Prishtinë-Gjilan, është e banuar me shumicë shqiptare, mirëpo bën pjesë në territorin e Graçanicës, e cila është njëra ndër dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë. Kryetar i saj është Sërgjan Popoviq nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës.

Popoviq më 16 nëntor kishte kërkuar heqjen e bilbordit “Liria ka emër, UÇK” në Kishnicë, pasi sipas tij, “banorët e Graçanicës ishin të shqetësuar”.

Popoviq pati thënë se “për incidentin e fundit ka biseduar me përfaqësuesit e policisë dhe se pas takimit raporti i policisë për këtë ngjarje do t’i dërgohet Ministrisë së Transportit, pasi ajo është pronare e tokës ku është vendosur bilbordi”.

Megjithatë, komandanti i Stacionit Policor në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq, pohon se takimi me Popoviqin nuk ishte mbajtur, dhe as që ka pasur një kërkesë për takim të tillë.

Bilbordet me mbishkrimet “Liria ka Emër” janë vendosur në shumë pjesë të Kosovës, në kuadër të një fushate mbështetjeje ndaj ish-udhëheqësve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj të cilëve Gjykata Speciale në Hagë ka ngritur aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi gjenden në paraburgim në Hagë.

Në faqen e saj në Facebook, “Liria ka Emër”, thuhet se është nismë e një grupi vullnetmirë për të nisur një debat rreth historisë së re të Kosovës dhe nevojës së një kujtese kolektive gjithpërfshirëse në rrugëtimin e një krenarie kolektive në të ardhmen. Këtë nismë, sipas profilit të saj në Facebook, e përbëjne Burbuqe Berisha – regjisore, Eliza Hoxha – artiste dhe deputete e PDK-së, Fatmir Spahiu, aktor dhe regjisor, Festim Arifi – këngëtar, Ismail Tasholli – filozof dhe Visar Kryeziu – fotograf.

Janjiç: Në fund të vitit të ardhshëm Kosova e Serbia arrijnë marrëveshje

Analisti politik Dushan Janjiç shprehet skeptik për dialogun Kosovë-Serbi për shkak të qasjes së palëve dhe Bashkimit Evropian. Ai pret që deri në fund të vitit të arrihet një marrëveshje ndërmjet këtyre dy shteteve, por pa njohje nga Serbia për shtetësinë e Kosovës. Njohësi i zhvillimeve politike, Dushanj Janjiç, beson se Kosova dhe Serbia, do të arrijnë marrëveshje deri në fund vitin tjetër, por që nuk do të ketë njohje të pavarësisë, por vetëm të realitetit në vendin tonë.

“Unë mendoj që palët mund të arrijnë një marrëveshje në fund te vitit të ardhshëm, të ngjashme siç̧ ishte ajo në Washington, ku Presidenti Vuçiç do e njoh realitetin e Kosovës, por nuk do e njoh tërësisht pavarësinë e Kosovës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Dushan Janjiç. Janjiç, tha se janë dy probleme që po e pengojnë progresin në dialog.

“E para është papërgatitja që ka Emisari Miroslav Lajçak dhe ekipi i tij dhe vet Bashkimi Evropian. Është e gabuar të niset me idenë se nuk pajtohemi për asgjë deri sa të arrihet pajtimi i përgjithshëm. Këso marrëveshje mund të bësh me tregtar nëpër dyqane, por jo në mes dy shteteve. Unë mendoj që duhet të pritet për ardhjen e Biden-it, në mënyrë që Brukseli të bashkëpunojë ngushtë me Uashingtonin, që ta shtyjnë para procesin e dialogut”. Analisti serb, thotë se duhet presion ndërkombëtar mbi Serbinë për çështjen e trupave të zhdukurve në luftën e fundit në vend, teksa tha se serbët i dinë se ku janë trupat.

“Veçanërisht nga ana Serbisë tema e të pagjeturve injorohet. Në Serbi njerëzit e dinë se ku janë trupat, përfshirë këtu edhe lokacionet, si Batajnica dhe vendet e tjera. Pas gjithë këtyre viteve efshtë e papranueshme që mos të zbardhen trupat e të pagjeturve, kjo nuk i ndihmon aspak Serbisë që ta mbrojë politikën e Milosheviçit dhe t’i ndihmojë disa personave t’i ikin drejtësisë, kriminelët e luftës duhet të dënohen”. BE-ja përmes një përgjigje për RTV Dukagjinin, ka thënë se nuk ka ndonjë datë për takim të radhës mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Zeka: Gjykata Speciale do të akuzojë rreth 100 figura të larta të politikës dhe ushtrisë

Ish-deputeti Milaim Zeka thotë se janë rreth 100 aktakuza që do të publikohen nga Gjykata Speciale. Thotë se shumica prej tyre janë figura të larta të politikës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Numri do të jetë i madh i atyre të cilët do të akuzohen”, tha Zeka.

“Numri total mund të arrijë deri në 100 veta. Këta 100 veta do të jenë të gjithë figura të larta të politikës dhe ushtrisë. Pastaj nëndegë se kush do të jetë në kuadër të tyre të shohim por që numër i madh do të jetë”, shtoi ai në Kanal10.

“Gjykata Speciale përveç një buxheti marramendës që e ka mandati i saj është i pakufizuar, mund të zgjasë 10 vjet, 15 vjet, 20 vjet deri të përfundojnë proceset. Çdo gjë rreth kësaj gjykate është enigmatike”, tha Zeka.

Arrihet marrëveshje, zhbllokohen llogaritë e Telekomit të Kosovës

Janë zhbllokuar xhirollogaritë e Telekomit të Kosovës, pas një marrëveshje të arritur mes kësaj kompanie, Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Dardafon.

Marrëveshja është arritur pas ndërmjetësimit dhe garancionit të Qeverisë.

“Kjo marrëveshje për shlyerjen e borxheve ndaj Dardafon garanton funksionimin normal të koorporatës pa pasur brengën se llogaritë mund të bllokohen dhe zbrazen përsëri. Në bazë të kësaj marrëveshjeje Telekomi obligohet që brenda 24 muajve duke filluar nga 15 janari i vitit 2021 të shlyej komplet borxhin ndaj Dardafon, që është si rezultat i vendimit final të Gjykatës së Arbitrazhit dhe njohjes së këtij vendimi edhe nga gjykatat vendore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

“Me këtë marrëveshje, borxhi i konfirmuar nga organet e drejtësisë do t’i paguhet operatorit privat në një periudhë disa-vjeçare, dhe nuk do të ketë më bllokim të llogarive nga përmbaruesit privatë. Kjo marrëveshje për zhbllokim të llogarive do të përcillet edhe nga një Marrëveshje Mirëkuptimi për Subvencionim të Kushtëzuar për Investime në operacionet vitale mes Qeverisë së Kosovës dhe Telekomit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Të hënën, Punëtorët e Telekomit të Kosovës protestuat para objektit të qeverisë, duke kërkuar zhbllokimin e xhirollogarive të kompanisë, pasi ende nuk i kanë marrë pagat e muajit tetor.

Pse ishin të bllokuara xhirollogaritë e Telekomit?

Një marrëveshje e vitit 2009 me “Dardafon.net LLC”, i kishte mundësuar kompanisë Z-Mobile të ishte operator virtual i telefonisë mobile të operatorit mobil Vala, që funksionon në kuadër të Telekomit të Kosovës.

Mospajtimet mes palëve kishin nisur kur Z-Mobile ka kërkuar numeracion shtesë.

Çështja kishte shkuar në Arbitrazh dhe më pas Gjykata e Prishtinës kishte vendosur në favor të kompanisë Z-Mobile.

Kontrata në vazhdimësi është konsideruar si e dëmshme, por si e tillë ka zgjatur deri në korrik të vitit 2019, kur bordi i Telekomit të Kosovës pati marrë vendim për shkëputjen e saj.

Dardafon përmes përmbaruesit i bllokojë xhirollogaritë e Telekomit, pasi borxhi kishte arritur vlerën e mbi 25 milionë eurove.

Më 11 nëntor Besnik Krasniqi nga Ministria e Ekonomisë tregon se Z- Mobile, deri më tani ka arritur të marrë 6 milionë euro nga llogaritë e Telekomit.

Telekomi i Kosovës është ndërmarrje publike, e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile Vala.

Operatori Vala ka mbi 1.2 milionë konsumatorë në nivel vendi. Mbi 2,300 është numri i punonjësve në këtë kompani. rel

Kurti kërkon nga Qeveria e Kosovës të mbrojë të akuzuarit e Hagës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media të dielën, tha se Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet për mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte në Hagë.

“Në Hagë nuk janë duke u përndjekur vetëm individët, por as nuk mund të mbrohen të pandehurit sikur individë. Shteti i Kosovës duhet të organizojë dhe koordinojë mbrojtjen e të pandehurve. Ata i pamë se i kanë avokatët e tyre secili, por nevojitet bashkërendim nga shteti. UÇK-ja nuk ka qenë e asnjërit, por e të gjithëve dhe të gjithë duhet ta mbrojmë atë”, tha Kurti.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, përmes një aktakuze të përbashkët nga Gjykata Speciale në Hagë akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në aktakuzën e Prokurorisë së Posaçme në Hag pretendohet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtar të tjerë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Kundërshtarët, sipas aktakuzës, ishin njerëz që u perceptuan se kanë “bashkëpunuar me forcat e ish-Republikës Jugosllave, me zyrtarët apo institucionet shtetërore ose nuk mbështesnin qëllimet e UÇK-së, përfshirë personat e lidhur me LDK-në dhe persona të etnisë serbe, rome dhe etnive tjera”.

Kurti tha se pretendimet e Dhomave të Specializuara se ka ekzistuar një ndërmarrje kriminale brenda UÇK-së, nuk janë të vërteta.

“Prokuroria e ka gabim, nuk ka pasur strukturë të tillë, UÇK-ja kishte Shtabin e Përgjithshëm dhe zyrat përkatëse”, tha ai.

Ish-kryeministri Kurti ka qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale nga ana e Kuvendit të Kosovës më 2015. Në atë kohë ai ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.

Në vitin 2015, Qeveria e Kosovës miratoi Ligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Sipas këtij ligji, çdo i akuzuar ka të drejtën për ndihmë financiare dhe mbulim të shpenzimeve të mbrojtjes.

Por, pavarësisht ligjit, mbetet e paqartë mënyra dhe forma e pagesës së disa prej avokatëve të cilët janë angazhuar nga ish-pjesëtarët e UÇK-së, që u është konfirmuar aktakuza.

Qeveria ende nuk ka përcaktuar se si bëhet selektimi i avokatëve dhe a ka ndonjë limit të caktuar deri në çfarë shume, mund të paguhet një avokat që mbron të akuzuarit.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, më 9 nëntor, Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka thënë se për këtë vit buxheti i ndarë për këtë çështje ka qenë rreth 7 milionë euro. Për vitin 2021 janë ndarë rreth 6.7 milionë euro.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty. rel

Williamson: Insistuese për Specialen ishte Rusia – Nëse s’do themelohej nga Kosova, do e bënte OKB-ja

Clint Williamson, ish-prokuror i Gjykatës Speciale të EULEX’it, ka thënë se nëse Kuvendi i Kosovës nuk do ta formonte Gjykatën Speciale, kjo do të ndodhte në OKB.

Në një intervistë për “Ora News”, ai ka thënë se insistimi më i madh për krijimin e Speciales ishte nga Rusia.

“Kjo është një pyetje shumë interesante. Kur u publikua raporti i Dick Marty në Këshillin e Europës dhe një sërë qeverish europiane këmbëngulën për nevojën e një hetimi të plotë penal. Në atë kohë Rusia dhe Serbia, që të dyja kërkuan themelimin e një Gjykatë të re të OKB-së për t’u marrë me këtë çështje. ShBA-ja dhe Bashkimi Europian besoj se patën një qasje korrekte. Meqenëse ShBA-ja mbante përgjegjësi për çështjet e shtetit të së drejtës në Kosovë, ndaj Bashkimi Europian duhet ta mbikëqyrte hetimin dhe procesin gjyqësor që do të pasonte. Dhe kjo solli në themelimin e task forcës speciale të hetimit, të cilën unë e drejtova si kryeprokuror në Bruksel. Por edhe pas kësaj, Rusia vazhdoi të këmbëngulë për një gjykatë të OKB-së dhe kjo solli një debat shumë serioz në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Fakti është se shumica e mbështeti, brenda Këshillit të Sigurimit, krijimin e një gjykate tjetër”, thotë ai.

Ai konfirmon se nëse nuk do të votohej kjo gjykatë në Kuvendin e Kosovës, e njëjta do të themelohej nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

“Nëse Bashkimi Europian nuk do ta kishte bërë këtë, nëse BE-ja nuk do të ishte në gjendje të zhvillonte një hetim, çështja do të kthehej në Këshillin e Sigurimit dhe aty do të ishte votuar për të krijuar një gjykatë të OKB-së. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca ia bënë të qartë qeverisë së Kosovës se nuk do ta përdornin veton e tyre për të bllokuar një hetim të kësaj çështje. Pasi këto ishin akuza shumë të rënda. Ndaj para autoriteteve të Kosovës doli kjo dilemë. Ose të lejonin Bashkimin Europian ta bënte këtë nën autoritetin e vet të ligjit në Kosovë dhe të bashkëpunonte me të, ose çështja të shkonte sërish në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku shumica e anëtarëve do të votonin për të krijuar një gjykatë. ShBA-ja dhe BE-ja nuk donin që kjo çështje të hiqej nga duart e BE-së dhe ta dërgonin mbrapsht në Këshillin e Sigurimit. Kjo do të kishte ndodhur nëse nuk zbatohej skenari europian”, ka thënë ai në këtë intervistë.

Lista Serbe vihet në mbrojtje të Vuçiçit pas kërcënimeve me luftë

Krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës kanë kërkuar dje reagimin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s pas paralajmërimeve të presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, për shpërthimin e mundshëm të një konflikti Kosovë-Serbi njëjtë siç po ndodh mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Në drejtim të krerëve të institucioneve të Kosovës ka reaguar “Lista Serbe”, duke i cilësuar si ‘histerik’ thirrjet e Kosovës për reagim nga NATO dhe BE.

“Reagime dhe kërcënime të sëmura ndaj presidentit Vuçiq i cili po bën thirrje për paqe dhe për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura përmes dialogut të drejtuar nga BE’ja”, thuhet në reagim.

Sipas kësaj partie e cila është në koalicionin qeverisës, ndërkombëtarët duhet të përmbahen nga ‘reagimet e frustruara të politikanëve në Prishtinë të cilët po bëjnë përpjekje për përfitime politike”.

Në fund thonë se Lista Serbe e ndan të njëjtin qëndrim me presidentin Vuçiq se në Ballkan “ka nevojë për paqe dhe stabilitet”./Express/


Send this to a friend