VOAL

VOAL

Veteranët e UÇK-së të hënën hidhen në protestë

Të hënën me fillim prej orës 12:00, veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë, për të kërkuar që sa më parë të formohet komisioni mjekësor për të caktuar shkallën e invaliditetit për invalidët të cilët ende nuk po mund t’i gëzojnë pensionet.

Kështu është shprehur në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, Xhevdet Qeriqi, kryetar për Mbrojtjen e të Drejtave të veteranëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se në këtë protestë do të kundërshtohet edhe ideja për zvogëlimin e pensioneve.

“Ne nuk pranojmë në asnjë formë zvogëlimin e pensioneve për veteranët dhe invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne edhe ashtu nuk jemi të kënaqur me shumën aktuale të caktuar nga shteti e lërë më që ato të zvogëlohet”, ka thënë Qeriqi.

Gjatë intervistës ai flet edhe për procesin e verifikimit të veteranëve të luftës, për problemet që kanë veteranët dhe për kërkesat tjera të veteranëve të UÇK-së/Tribuna/

EULEX-i mbetet edhe pas qershorit

Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX) nuk do t’i paketojë valixhet as pas dy muajsh. Do të vazhdojë punën edhe pas 14 qershorit, datë kur i skadon mandati aktual, shkruan sot Koha Ditore.

Burime të gazetës kanë thënë të enjten se Bashkimi Evropian nuk do që ta përmbyllë këtë mision, por është i gatshëm që t’ia përgjysmojë stafin dhe ta mbajë atë me mandatin që i ishte ridefinuar dy vjet më parë, kur komponenti ekzekutiv i ishte reduktuar dhe kur objektivë parësore ishte përcaktuar monitorimi, mentorimi dhe këshillimi.

Autoritetet e Kosovës dhe ato të BE-së janë duke zhvilluar negociatat për mandatin e EULEX-it.

Për këtë qëllim, gjatë javës në Kosovë ka qëndruar udhëheqësi i Operacioneve Civile të BE-së, Kenneth Deane, i cili, sipas burimeve të gazetës, është pritur nga presidenti Hashim Thaçi dhe nga kryeministri Isa Mustafa, takime të cilat asnjëri institucion nuk i ka bërë të ditura.

A po aplikohet metoda fashistoide “sa më i vuajtur populli”, aq më i lehtë kontrolli mbi masat?! – Nga Skënder MULLIQI

 

Nese i matim  proceset zhvillimore dhe jetën në Kosovë, sipas  standardit të cilin e ka klasa sunduese në pushtet, sigurisht së nuk është e mundur të bëhët mirë, së nuk është as e nevojshme. Ata e kan vështirë të udhëheqin më veteveten sepse gjithçka kanë arritur për familjët e tyre. Kan bërë standard jetësor më të mirë së ndoshta edhe magnatet  kapitalist në shtetet më të zhvilluara të botës, kurse po e kan  shumë lehtë të udhëheqin më njerëzit e thjeshtë të cilët nuk i kan punët mirë. Klasa politike në pushtet e kanë  shëndetin e mirë, së nuk e kan problem atë punë kur po vjedhin  popullin pa ju ndryshuar aspak qehra. Kan ndërtuar  strukturë shtetërore për vete. Kur njeriu është i lumtur i lindin edhe shumë kërkesa tjera që të bëhët  edhe më shumë i lumtur më jetën, ndërsa njeriu i thjeshtë jeton gjithnjë në ankth, jeton më shumë i sëmuar, dhe ka vëtëm një kërkesë jetësore, që të siguron të mira minimale për jetës. Kjo kastë  politike, ka ndërtuar lumturinë e vet mbi ndjersën e popullit, kështu  edhe më shumë kërkon demokratizim për vete, kërkon që ti punësohen të gjithë anëtarët e familjës, dhe ilakat e tyre, dhe atë në vende udhëheqëse të shtetit. Pushteti në Kosovë në menyrë përfide po e shfryëtzon demokracinë dhe sistemin pluralist , duke vepruar dhe sjellur si autark të vërtetë.Çdo deklaratë  e tyre bëhët në emer të popullit . Këta po janë  shumë perfid në veprimet e tyre  .Më mjeshtri të madhe po veprojnë kur po vijnë zgjedhjet , duke bërë propagandë , së nese ata nuk votohen gjendja do të bëhët e keqe. Fatkeqësisht deri më tash këto skandale politike   janë duke iu ecur mirë. Fushatën   e bën  duke tentuar që njerëzve tua mbushin mendjën së  pa këta  , nuk ka shtet as zhvillim të gjithëmbarshëm. I montojnë paraprakisht sondazhët së cili subjekt politik  ose cila figurë politike ka krijuar avantazh  për të dalë fitues i zgjedhjëve .I kan shfrytëzuar mirë të gjitha strukturat e tyre, që  të triumfojnë në fund të fushatës.Tregimet e tyre për shtetin në kohë të fushatës janë të mreklullueshme  , të cilat pas fushatës rezultuan më zero efekte, ose më rezultate shumë modeste. Çdo ditë po na servohen të njejtat figura politike në ekranët tona televizive , në media të shkruara dhe portale , të cilët po lansojnë afera të ndryshme më shumë  për ta zhvendosur vëmendjen e popullit nga problemet sociale dhe ekonomike të cilat po vlojnë që shumë kohë . Qëllimi kryesor i gjithë kësaj maskarade politike  është që ata ta ruajnë pasurinë shumëmilionëshe dhe  pushtetin apsolut . Sa më shumë që po marrin kritika  nga mediat për veprimet e tyre  aq më shumë po “mburrën”.  Emertimi” mafioz ‘ në Kosovë  të një pjesë bukur e madhe  është bërë term krenarie në vend që të ishte term i turpit të madh. Pushtetarët e deri sotëm  në vend të mirëqenjës  na shitën mjegull dhe tym.Premtojnë rritje pagash për pensionistët, për shërbime civile, arsimtarëte etj, në kohë të zgjedhjeve , thua së ato janë parat e tyre përsonale , e jo të popullit. Kërcënohen dhe i frikësojnë qytetarët më motivacionin  së gjendja mund të eskalon  keq, nese nuk u plotësohet kuota e votave. U  preferua  edhe vjedhja  e votave të nevojshme për fitore. Po përdorët metoda fashizoide, “sa më i vuajtur populli” aq më  i lehtë  bëhët  kontrolli  mbi popullin …

 

DASH: Kosovaret nuk e raportojnë ngacmimin seksual, ato frikësohen

Femrat kosovare vazhdojnë të përballen me ngacmime seksuale në vendin e tyre të punës. Këto ngacmime në të shumtën e rasteve nuk raportohen, për shkak te viktimat e ngacmimit seksual frikësohen të raportojnë këtë ‘fenomen’ në organet kompetente.

Kë fakt e ka evidentuar Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën. Në raport specifikisht thuhet se për ngacmimin seksual nuk ekziston një ligj specifik.

“Bazuar në  organizatat për të drejtat e femrave, ngacmimet seksuale ishin të vazhdueshme dhe viktimat nuk i kanë raportuar këto raste për shkak të frikës nga sulmet fizike apo largimit nga vendet e tyre të punës” thuhet në raportin e DASH-it.

Në raport me tej thuhet se vetëdijesimi i shoqërisë për këtë çështje mbetet në nivel shumë të ulët.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës: Presidenti nuk do të zgjidhet nga populli

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli që presidenti i vendit të zgjidhet me votë të drejtpërdrejt të qytetarëve.

Pacolli i cili ishte zgjedhur vet president dhe më pas rrëzuar nga vet Gjykata Kushtetuese e kishte bërë këtë kërkesë para pak muajsh duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese, që të interpretojë rezolutën e Kuvendit, e cila është miratuar në vitin 2011 pas marrëveshjes politike mes kreut të PDK-së, Hashim Thaçi; atij të LDK-së, Isa Mustafa; si dhe vet kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, e cila parashikonte që zgjedhja e presidentit të ardhshëm të Kosovës të bëhej nga qytetarët, e jo nga Kuvendi, raporton “zeri.info”.

Sipas lëndës, Pacolli kishte kërkuar nga Kushtetuesja, që të vërtetojë shkeljet e lirive dhe të drejtave të parashtruesit, si dhe të detyrojë Kuvendin të zbatojë rezolutën, duke zbatuar procedurën e mëtejshme të votimit të amendamenteve kushtetuese, të propozuara për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit, pa e paragjykuar rezultatin e votimit dhe duke respektuar mandatin e lirë të deputetëve e parimet e tjera kushtetuese.

Pocolli pretendonte se shkelja e Kushtetutës është bërë në vazhdimësi prej vitit 2011, pasi – sipas lëndës së tij, – Kuvendi ka qenë i detyruar me rezolutë, që t’i hedhë në votim amendamentet kushtetuese, që parashikonin formën e zgjedhjes së presidentit nga qytetarët. Në kërkesën e tij drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Pacolli kishte cituar rezolutën e miratuar nga Kuvendi më 7 prill 2011, e cila parashikonte që zgjedhjet e para presidenciale në Kosovë të mbaheshin jo më vonë se 6 muaj nga data, në të cilën ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe legjislative do të hynin në fuqi, raporton “zeri.info”.

Vetëvendosje: Jokushtetuese zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar si jo kushtetuese lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës. Në një konferencë për media, deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka deklaruar se lejimi i zgjedhjeve të Serbisë, më 24 prill, edhe në Kosovë, paraqet një dështim tjetër të qeverisë aktuale të Kosovës dhe kryeministrit, Isa Mustafa.

“Qeveria e Kosovës është pajtuar që zgjedhjet e Serbisë të mbahen brenda Kosovës dhe kjo qeveri nuk ka ndërmarrë asnjë masë që të ndalohen këto zgjedhje në Kosovë”, ka thënë Konjufca. Sipas tij, lejimi i këtyre zgjedhjeve paraqet shkelje të Kushtetutës së Kosovës.

“Këto zgjedhje do ti organizoj Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të Serbisë. Kurse qeveria e Kosovës po mundohet që ato t’i paraqet si normale. Ata (qytetarët serb me dy shtetësi) kanë të drejtë të votojnë, por ky sistem shkon me rregulla të qarta përmes ambasadës”, ka thënë Konjufca.

Sa kushtoi fatura për Komisionin Ndërkombëtar për Demarkacionin?

Kabineti i ish-presidentes Atifete Jahjaga nuk dha asnjëherë shumën që i është paguar Komisionit Ndërkombëtar për Demarkacion. “zeri.info” i kishte dërguar pyetje disa herë kabinetit të ish-presidentes Jahjaga por nuk kishte marrë përgjigje.

Presidenca e heshti këtë çështje pavarësisht interesimit të madh.

Ndërkohë subjektet opozitare pretenduan se për anëtarët e këtij komisioni u paguan mijëra euro.

Zyrtar brenda presidencës së kaluar kanë thënë se pagesat që u janë bërë anëtareve ndërkombëtar të këtij komisioni do të futen në raportin e shpenzimeve të këtij institucioni raporton ‘zeri.info’.

Kosova ua ndalon hyrjen disa zyrtarëve të Serbisë

Hapat e fundit të Qeverisë kosovare që kanë të bëjnë me ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serbë në territorin e Kosovës, kanë alarmuar medie të Beogradit.

Gjithnjë duke iu referuar këtyre hapave, B92 shkruan se Prishtina tashmë ka hartuar një listë të zezë për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serbë në territorin e Kosovës, transmeton Koha.net.

Sipas kësaj agjencie, çdo gjë ka filluar të shtunën e shkuar, më 9 prill, kur u arrestua ish – gjenerali Milovan Bojoviq të cilit pastaj iu shqiptua masa e sigurisë 30 ditë paraburgim.

Pas kësaj u kumtua se MPB e Kosovës do të arrestojë liderin e Partisë radikale serbe Vojislav Sheshel nëse hyn në Kosovë.

Kulmi i tensioneve, siç i cilëson B92 hapat e fundit të Kosovës, është vendimi për ndalimin e hyrjes së shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Ljubisha Dikoviq në Kosovë.

Po dje, nga partia e Aleksandar Vuçiqit, u kumtua se drejtorit të Zyrës për Kosovën Marko Gjuriqit i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Disa çaste më vonë koalicioni parazgjedhor serb Dveri-DSS ka njoftuar se po kjo masë i është shqiptuar funksionarit të lëvizjes Dveri Boshko Obradoviqit.

Këto ngjarje konstaton B92, do të krijojnë tension edhe më të madh në marrëdhëniet Beograd – Prishtinë, përfaqësuesit e të cilëve edhe më tej zhvillojnë dialog në Bruksel edhe pse çdo gjë është në pikëpyetje , marrë para sysh se takimi i fundit është mbajtur në janarin e këtij viti.

Nga e diela kufiri Kosovë-Maqedoni mund të kalohet vetëm me letërnjoftime –

Voal – Të dielën më 17 prill 2016, do të mbahet ceremonia solemne me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë per kushtet e udhëtimit me letërnjoftime për shtetasit e të dy vendeve, transmeton “zeri.info”, njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

MPB njofton se kjo ceremoni do të mbahet në hapësirën ndërmjet pikës së Kalimit Kufitar të Hanit të Elezit dhe Bllacës, përcjell “zeri.info”.

Letërnjoftimet me të cilat mund të kalohet kufiri duhet të jenë biometrike.

Po ashtu qytetarët e Kosovës vetëm me letërnjoftime prej vitesh mund të kalojnë kufirin edhe me Shqipërinë e Malin e Zi.

Kush është Partia që po kërkon njohjen e Kosovës nga Spanja?

Voal – Sot në Kongresin e Spanjës është shqyrtuar kërkesa e një grupi parlamentar spanjoll që të njihet pavarësia e Kosovës, por që u refuzua nga Kongresi. Insajderi sjell disa fakte se kush është kjo parti dhe pse insiston në përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Esquerra Republicana, është emri i partisë e cila po kërkon me ngulm që Spanja të lidhë marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

Kjo parti është një nacionaliste katalonase dhe tradicionalisht e krahut të majtë, me bazë në rajonin lindor të Spanjës, Kataloninë.

Esquerra Republicana është partia kryesore që po shtyn përpara lëvizjen për pavarësinë e Katalonisë nga Spanja dhe Franca, për territoret e njohura si kombëtare katalonase.

Madje, kjo parti kishte propozuar ndarjen e Katalonisë nga Spanja në të njëjtin model të pavarësisë që ka Kosova, por që përpjekjet e tyre asnjëherë nuk janë mbështetur nga udhëheqësit e lartë spanjoll, raporton Insajderi.

Momentalisht, kryetar i kësaj partie është Oriol Junqueras Vies dhe ka dalë e dyta në rajonin e Katalonisë në zgjedhjet e vitit 2015, ndërsa në Kongresin e Spanjës përfaqësohet nga nëntë deputetë.

Kërkesa e fundit të kësaj partie për njohjen e Kosovës, e cila u dërgua në Kongresin spanjoll, u kundërshtua nga 30 deputetë, derisa pro votuan vetëm 12.

Spanja është njëra prej pesë shteteve të Unionit Evropian që nuk e njeh Kosovën, krahas Qipros, Greqisë, Sllovakisë, Rumanisë. /Insajderi.com

Quni: Thaçi kërkoi votën time në këmbim të përfshirjes së FARK-ut në ligj

Voal – Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka deklaruar se Hashim Thaçi i kishte kërkuar votën e tij për president në këmbim të përfshirjes së FARK’ut në ligjin për veteranët e luftës.

Quni ka thënë se një  ditë para seancës kur Thaçi do votohej për president, Quni  i kishte kërkuar Thaçit që ta procedonte ligjin për njohjen e statusit të veteranëve të luftës, duke përfshirë këtu edhe FARK’un, mirëpo në këmbim të kësaj Thaçi i kishte kërkuar prezencën e tij në seancë.

“Është një moment kur është diskutu për këtë çështje kur unë jam ftu në zyrën e Kryeministrit, një ditë para se të mbahej seanca për zgjedhjen e Presidentit dhe aty nga vetë tani, Presidenti Hashim Thaçi, në atë kohë zëvendëskryeministër dhe është tregu gatishmëria që ligji shumë shpejt të procedohet edhe në Qeveri edhe në Parlament ashtu siç i kisha projektuar unë amandamentet në atë kohë. Kur është kërku nga unë se pse nuk do të jem pjesë në seancë ndër tjera ka qenë si arsyetime të mija se nuk është miratu ligji, apo lgji nuk është gjithëpërfshirës, pra komplet një institucion fare nuk është përfill që i ka meritat për çlirimin e Kosovës. Ketë ja kam deklaru Kryeministrit. Në takimin e fundit, një ditë para seancës  është tregu gatishmëria e z. Thaçi që ligjin ta procedojë natyrisht që unë të jem pjesë të nesërmen në seancë’, tha Quni në emisionin ‘Republika’ në Tribuna Channel.

Megjithëse ai nuk i kishte dhënë votën për tu zgjedhur president, Quni ka deklaruar se shefi i partisë së tij Isa Mustafa e kishte mirëkuptuar atë.

Kategoritë sociale rrezikojnë ta thellojnë krizën ekonomike në Kosovë

Nga buxheti i Republikës së Kosovës, në vit, ndahen mbi 350 milionë euro për personat të cilët hyjnë në skemën e kategorive sociale, të krijuar nga Qeveria e Kosovës, bëjnë të ditur përfaqësues të institucioneve vendore.

Kjo shumë vlerësohet të jetë një barrë e madhe për buxhetin e shtetit, i cili këtë vit kap vlerën e 1 miliard e 680 milionë euro.

Baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e pleqërisë dhe kontribut-dhënëse, pastaj pensionet e personave me aftësi të kufizuara, pensionet e Trepçës dhe së fundi janë edhe beneficionet për veteranët e luftës, si dhe kategori tjera sociale.

Zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj, ka treguar për Radion Evropa e Lirë se buxheti i vendit, konkretisht buxheti i kësaj ministrie, është i ngarkuar me mjetet që jepen për këto kategori.

“Shuma totale është mbi 351 milionë euro, e cila është më e madhja sa i përket shumës së tranfereve të ministrive të linjës. Ne konsiderojmë se kjo shumë është jashtëzakonisht e madhe, por mendojmë që të bëjmë politika që në të ardhmen kjo shumë të ulet pak.”

“Ne jemi duke u munduar që shumica e këtyre personave të punësohen dhe të kenë benefite nga anët tjera, pasi që disa persona që marrin këto ndihma sociale nga shteti kanë mundësi edhe të punojnë”, thekson Hajzeraj.

Rrezikun nga ngarkesa që po i bëhet buxhetit të vendit nga skemat e shumta sociale e thekson edhe eksperti i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi.

“Problemi qenësor qëndron në faktin që edhe shpenzimet tjera të Qeverisë nuk po gjenerojnë zhvillim ekonomik, stabilitet ekonomik dhe social dhe për këtë arsye shuma prej 350 milionë eurosh paraqet ngarkesë. Sikur shpenzimet tjera të kishin krijuar vende të reja të punës, atëherë situata do të ishte më ndryshe dhe ngarkesa sociale e buxhetit nuk do të peshonte aq sa është aktualisht”, thekson Rexhepi.

Ndërkohë, rritja ekonomike në Kosovë, e cila gjatë gjashtë viteve të fundit ka qenë deri në 3.8 për qind, nuk ka zbutur problemet ekonomike dhe sociale që ka vendi.

Kjo situatë jo e mirë ekonomike, e cila është aktualisht në Kosovë, sipas ekspertit të ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, mund të thellohet edhe më shumë.

“Meqenëse buxheti është nën presione të vazhdueshme, kryesisht nga segmentet sociale, ku gjithkush kërkon përfitime të drejtpërdrejta dhe jo përftime që krijohen përmes punësimit, vazhdimi i një situate të tillë sjell probleme, mund të sjellë krizë dhe mund ta sjellë Qeverinë e Kosovë në një situatë të rritjes së borxhit publik dhe kjo të shkaktojë një krizë edhe më të rëndë ekonomike në vend”, shton Rexhepi.

Zgjerimi i shpejtë i shpenzimeve që kanë të bëjnë me skema të ndryshme sociale, së fundi, është diskutuar edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Përfaqësuesit e këtij mekanizimi kanë deklaruar se këto mjete për skemat sociale, veçanërisht të beneficioneve të lidhura me luftën, janë duke bërë presion gjithnjë e më të madh në buxhetin e Kosovës, si dhe po i minojnë përpjekjet e autoriteteve për ta ruajtur qëndrueshmërinë fiskale.

“Duke qenë të vëmendshëm për këtë rrezik, autoritetet në konsultim me stafin e FMN-së janë duke përgatitur një pako të masave, që kanë për qëllim strukturimin dhe kalibrimin më të mirë të këtyre skemave, duke mbajtur shpenzimet përkatëse të ndërlidhura në 1 deri 1.25 për qind të Bruto Produktit Vendor, për vit”, thuhet në një njoftim të FMN-së.

Quni: Thaçi s’dërgoi kurrë lule në Koshare (Video)

Voal – Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëri prej figurave  kyçe të betejës së Koshares, Anton Quni, ka deklaruar se nuk mund ta votonte për president Hashim Thaçin, kur e di se ai nuk kishte dërguar asnjëherë lule në Koshare, dhe nuk ka pranuar relevancen historike të kësaj beteje.

Në emisionin “Republika” me Dardan Gashin në Tribuna Channel, Quni ka folur rreth kësaj beteje dhe tentimit të bashkëluftëtarëve Thaçit për të marrë merita rreth betejës së Koshares.

Megjithatë  ai ka shtuar se e respekton Thaçin dhe postin të cilin tash ai e ka.

Besa Gaxherri: Kadri Veseli të përgjigjet për vrasjet e pasluftës ( Video )

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri gjatë një interviste në emisionin “InfoBox” të RTV Dukagjinit, ka thënë se nuk ka besuar se Kadri Veseli do të vijë në krye të një subjekti politik në vend.

Ajo tha se “falë të kaluarës së Veselit, nuk i duhej kjo as PDK-së e as Kosovës”.

Gaxherri shton se Veseli duhet të jap përgjigje për vrasjet e pasluftës që janë bërë nga SHIK-u, edhe nëse për to nuk di.

Përkundër kësaj dhe, përkundër që nuk i beson ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së, ajo shton se LDK është e vendosur që ta vazhdojë mandatin e koalicionit deri në fund.

Ajo, thotë se subjekti i saj politik duhet të jetë gati për zgjedhje në çdo moment, përkundër që tani, sipas Gaxherit, shkuarja në zgjedhje do të ishte humbje kohe e ekonomike për vendin.

Duke folur për zgjedhjen e Hashim Thaçit në postin e Presidentit, ajo tha se ka marrë pjesë në seancë për të bërë kuorumin, por votën e kishte shpall të pavlefshme.

Gjenerali serb Bojoviç nuk po hetohet për krime lufte (video)

Ish-gjenerali serb Millovan Bojoviç, i arrestuar në Podujevë është duke u mbajtur në qendrën e paraburgimit në Gjilan.

Ai është duke u mbajtur për kalim ilegal të kufirit, por jo për shkak të krimeve për të cilat ai dyshohet që i ka kryer gjatë luftës.

Për këto krime, Begjet Shala i KMDLNJ-së, thotë se ka dëshmi të shumta.

Sipas avokatit Tomë Gashi vepra për të cilën është arrestuar Bojoviçi është vepër e kundërvajtës.

Avokati Gashi thotë se Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës është dashur të bëjë administrimin e provave në mënyrë që të fillojë hetimet ndaj Bojoviqit për krime lufte.

Ndërkohë Këshilli për Mbrojtjen, Liritë dhe të Drejtat e Njeriut thotë se disponon qindra dëshmi të ish-udhëheqësve të ushtrisë serbe që i kanë kryer krime në Kosovë.

Madje këto dëshmi sipas KMDLNJ-së, iu kanë ofruar organeve të drejtësisë në vend, por ato nuk janë marrë në konsideratë.

Millovan Bojoviç, kujtohet si personi më famëkeq i cili nga pozita e gjeneralit në korpusin e ushtrisë jugosllave në Prishtinë, dyshohet të ketë dhënë urdhër për vdekjen e më shumë se 500 shqiptareve, dëbimin e mijërave të tjerëve, si dhe djegien e qindra shtëpive.

 

Kosovë: MSA-ja mund të shkurtojë vende të punës

Numri edhe më i madh i produkteve të vendeve të Bashkimit Evropian, të cilat do të hyjnë në Kosovë, si rezultat i hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA), do të bëjë që disa kompani vendëse të ulin nivelin e prodhimit, thonë përfaqësues të bizneseve në Kosovë.

Ulja e nivelit të prodhimit tek kompanitë vendore, thonë ata, mund të vijë nga konkurrenca e madhe e produkteve të vendeve të Bashkimit Evropian. Kjo ulje e prodhimit, konsiderohet se mund të lë pa punë shumë të punësuar në këto kompani.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian në Kosovë, Shpend Balija, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, flet për efektin që do të ketë konkurrenca e produkteve të Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Me hyrjen tash në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, bizneset vendore kanë një mundësi shumë të mirë, por, në të njëjtën kohë këto bizneset kanë një sfidë sa i përket konkurrueshmërisë, sepse produktet evropiane do të vinë dhe do të bëjnë garë direkt me kompanitë vendore, dhe kjo mund të çojë edhe deri tek aspekti negativ, ku kompanitë detyrohen të largojnë persona nga vendi i punës nëse nuk gjenerohen të hyra të mjaftueshme”, thotë Balija.

Cilësia e produkteve evropiane krahasuar me ato të Kosovës, vlerësohet të jetë më e mirë se sa atyre nga Kosova.

Kjo cilësi më e mirë e produkteve evropiane dhe më gjerë, sigurisht, besohet se vjen si rezultat i nivelit të lartë të zhvillimit të këtyre shteteve.

Ndërkohë, MSA-ja, është vlerësuar se Kosovës posaçërisht bizneseve të vendit i hap dyer për pjesëmarrje aktive në tregun prej 500 milionë banorësh, ku rrjedhimisht do rritë marrëdhëniet tregtare në mes të Kosovës dhe vendeve të BE-së.

Por, në këtë treg prej 500 milionë banorëve, vlerësohet se do të jetë mjaftë sfiduese të depërtojnë të gjitha kompanitë e Kosovës, pasi që cilësia e produkteve nga Kosova, në këtë rast mbetet e nivelit më të ulët.

Lidhur me ngritjen e cilësisë dhe përballjen me konkurrencën me produktet që vinë nga Bashkimi Evropian, Shpend Balija, thotë se bizneseve duhet t’ju ofrohet subvencione dhe politika të mirë ekonomike.

“Prandaj, qeveria dhe ministritë përkatëse duhet të fokusohen në mbështetje e kompanive vendore prodhuese si dhe kompanive të huaja që investojnë në Kosovë në mënyrë që këto komani prodhuese të jenë më konkurrente me kompanitë nga shtetet evropiane, të cilat tani kanë një qasje drejtpërdrejt të importit të produktit pa doganë”, thotë Balija.

Në anën tjetër, pronari i kompanisë “Frutex” nga Suhareka, Shaqir Palushi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se shtimi i konkurrencës, nuk duhet të rrezikon kompanitë vendore.

Megjithatë, sipas tij, përballë kësaj konkurrence kompanitë vendore duhet të ndihmohen nga mekanizmat shtetërorë.

“Unë mendoj që mund të jenë të rrezikuara kompanitë që nuk janë mirë të konsoliduar ai dhe ato që prodhojnë produkte jo kualitative. Derisa të gjitha kompanitë tjetra që qëndrojnë mirë në treg përkundrazi do të hapet një mundësi që të jenë prezent dhe edhe më fuqishëm edhe në vendet e BE-së”, thotë Palushi.

Rritja e cilësisë së produkteve nga Kosova, sipas bizneseve, pritet se mund të përmirësohet, pasi që në kuadër të MSA-së Komisioni Evropian, nëpërmjet fondeve të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), deri në vitin 2020 do të investojë në Kosovë, mbi 600 milionë euro.

Nga kjo shumë e mjeteve do të përfitojnë edhe prodhuesit për t’i rritur dhe zgjeruar kapacitetet e tyre prodhuese dhe përpunuese.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, si marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ka hyrë në fuqi më 1 prill të këtij viti.

Kjo marrëveshje, nga autoritetet e Kosovës po shihet si hapi i parë në kuadër të proceseve integruese evropiane.

të ulin nivelin e prodhimit, thonë përfaqësues të bizneseve në Kosovë.

Ulja e nivelit të prodhimit tek kompanitë vendore, thonë ata, mund të vijë nga konkurrenca e madhe e produkteve të vendeve të Bashkimit Evropian. Kjo ulje e prodhimit, konsiderohet se mund të lë pa punë shumë të punësuar në këto kompani.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian në Kosovë, Shpend Balija, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, flet për efektin që do të ketë konkurrenca e produkteve të Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Me hyrjen tash në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, bizneset vendore kanë një mundësi shumë të mirë, por, në të njëjtën kohë këto bizneset kanë një sfidë sa i përket konkurrueshmërisë, sepse produktet evropiane do të vinë dhe do të bëjnë garë direkt me kompanitë vendore, dhe kjo mund të çojë edhe deri tek aspekti negativ, ku kompanitë detyrohen të largojnë persona nga vendi i punës nëse nuk gjenerohen të hyra të mjaftueshme”, thotë Balija.

Cilësia e produkteve evropiane krahasuar me ato të Kosovës, vlerësohet të jetë më e mirë se sa atyre nga Kosova.

Kjo cilësi më e mirë e produkteve evropiane dhe më gjerë, sigurisht, besohet se vjen si rezultat i nivelit të lartë të zhvillimit të këtyre shteteve.

Ndërkohë, MSA-ja, është vlerësuar se Kosovës posaçërisht bizneseve të vendit i hap dyer për pjesëmarrje aktive në tregun prej 500 milionë banorësh, ku rrjedhimisht do rritë marrëdhëniet tregtare në mes të Kosovës dhe vendeve të BE-së.

Por, në këtë treg prej 500 milionë banorëve, vlerësohet se do të jetë mjaftë sfiduese të depërtojnë të gjitha kompanitë e Kosovës, pasi që cilësia e produkteve nga Kosova, në këtë rast mbetet e nivelit më të ulët.

Lidhur me ngritjen e cilësisë dhe përballjen me konkurrencën me produktet që vinë nga Bashkimi Evropian, Shpend Balija, thotë se bizneseve duhet t’ju ofrohet subvencione dhe politika të mirë ekonomike.

“Prandaj, qeveria dhe ministritë përkatëse duhet të fokusohen në mbështetje e kompanive vendore prodhuese si dhe kompanive të huaja që investojnë në Kosovë në mënyrë që këto komani prodhuese të jenë më konkurrente me kompanitë nga shtetet evropiane, të cilat tani kanë një qasje drejtpërdrejt të importit të produktit pa doganë”, thotë Balija.

Në anën tjetër, pronari i kompanisë “Frutex” nga Suhareka, Shaqir Palushi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se shtimi i konkurrencës, nuk duhet të rrezikon kompanitë vendore.

Megjithatë, sipas tij, përballë kësaj konkurrence kompanitë vendore duhet të ndihmohen nga mekanizmat shtetërorë.

“Unë mendoj që mund të jenë të rrezikuara kompanitë që nuk janë mirë të konsoliduar ai dhe ato që prodhojnë produkte jo kualitative. Derisa të gjitha kompanitë tjetra që qëndrojnë mirë në treg përkundrazi do të hapet një mundësi që të jenë prezent dhe edhe më fuqishëm edhe në vendet e BE-së”, thotë Palushi.

Rritja e cilësisë së produkteve nga Kosova, sipas bizneseve, pritet se mund të përmirësohet, pasi që në kuadër të MSA-së Komisioni Evropian, nëpërmjet fondeve të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), deri në vitin 2020 do të investojë në Kosovë, mbi 600 milionë euro.

Nga kjo shumë e mjeteve do të përfitojnë edhe prodhuesit për t’i rritur dhe zgjeruar kapacitetet e tyre prodhuese dhe përpunuese.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, si marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ka hyrë në fuqi më 1 prill të këtij viti.

Kjo marrëveshje, nga autoritetet e Kosovës po shihet si hapi i parë në kuadër të proceseve integruese evropiane.

Haradinaj: Jemi kundër shkrirjes së AAK-së në VV

PRISHTINE – “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është e përcaktuar të vazhdojë e vetme rrugëtimin drejt kundërshtimit të Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.”.

Kështu ka deklaruar lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, sipas të cilit organizimi i protestave nuk mund të mbetet peng i vullnetit të një partie. Ndër të tjera, Haradinaj ka pranuar se ka ftohje të marrëdhënieve me lëvizjen “Vetëvendosje” që prej anulimit të protestës më 25 mars. Shkak janë bërë dallimet e thella për mënyrën e bashkëpunimit të mëtejmë.

Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, Haradinaj ka thënë se propozimi i tyre ka qenë që bartësi i listës të jetë nga njëra parti, e mandatari i Qeverisë nga partia tjetër. Sipas Haradinajt, i ka takuar VV-së të zgjedhë njërin opsion. Por, subjekti më i madh opozitar ka pasur kërkesa, të cilat Haradinaj i konsideron shkrirje të AAK-së brenda VV-së, në rast se do të pranonte.

Kreu i AAK-së ka shtuar se më nuk insiston dhe nuk e ka prioritet marrjen e postit të kryeministrit, përcjell koha.net. Ka komentuar edhe takimin e përfaqësuesve të AAK-së me partitë në pushtet. AAK-ja dallon nga VV-ja edhe sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kosova ua ‘hap dyert’ kriminelëve serbë

Politikanë dhe ish-udhëheqës të forcave policore e ushtarake serbe që dyshohen për krime ndaj civilëve shqiptarë në vitet 1998-1999, po rikthehen në Kosovë, pa i penguar askush. Disa me leje e të tjerë pa leje, Kosovën e kanë shndërruar në poligon të fushatave elektorale e politike. Derisa pushtetit nuk i bëjnë përshtypje këto vizita, opozita dhe analistët politikë i konsiderojnë cenim të integritetit të vendit

Ish-gjeneralët serbë dhe drejtuesit e dikurshëm të institucioneve të dhunshme serbe po hyjnë e po dalin nga Kosova pa i “parë” askush.

Dikush me leje të Qeverisë së Kosovës e disa të tjerë edhe pa të, po rikthehen për të parë atë që kishin djegur 17 vjet më parë, e po ashtu për t’i vizituar vendet ku janë varrosur të vrarët nga urdhrat e tyre.

I fundit nga ta ishte gjenerali famëkeq Millovan Bojoviq, i cili mbahet mend nga shqiptarët e rajonit të Llapit, si urdhërdhënësi për vrasjen e qindra shqiptarëve, djegien e mijëra shtëpive shpërnguljen e mijëra të tjerëve.

Në vitet ’98-‘99, Bojoviq ishte gjeneral i ushtrisë jugosllave dhe njëri nga miqtë më të ngushtë të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.

Nga forcat serbe në rajonin e Llapit u vranë 499 shqiptarë.

Ai hyri e doli nga Kosova sikurse edhe disa gjeneralë të tjerë, përshirë edhe Lubisha Dikoviq, shefi i ushtrisë serbe dhe shumë të tjerë. zeri

Konseguencat e një inaugurimi paradoksal! – Nga Florim Zeqa

Përveq kostos së lartë financiare të inaugurimit në shesh me 8 Prill, çmimi i konseguencave politike të zgjedhjes së Hashim Thaçit president do të jetë afatëgjatë dhe me pasoja politike për vendin.

Nga mbi1000 ftesa të dërguara burrështetasve të vendeve të ndryshme, vetëm dy president ishin pjesëmarrjes në inaugurim, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe ai i Shqipërisë Bujar Nishani, ky fakt në radhë të parë e dëshmon “përkrahjen” që ka Thaqi ne arenën ndërkombëtare dhe pozicionin denigrues të shtetit tonë.
Në ceremoninë e inaugurimit e të parit të shtetit, mungesa e familjeve emblematike të shqiptareve siç është familja Jashari, Haradinaj e të tjerë,…mungesa e flamujve kombëtar në shesh, madje edhe heqja e flamurit kombëtar mbi shtatoren e Skënderbeut janë argumente të fuqishme që flasin më shumë se sa një mijë fjalë !
Ne anën tjetër, kryeqendra e Kosovës me 8 Prill ishte nen masa të një shtetrrethimi policor, ku në çdo rrugë dhe lagje të kryeqytetit ishin të vendosura postblloqe policore, saqë e kishin të vështirë të kalonin andej pari pa u vrejtur edhe qenët endacak,…situatë e cila, padashje mendjen e qytetarit për një moment e kthen në kohën e regjimit diktatorial të Sllobodan Millosheviçit, kur vinin zyrtar të lartë të Serbisë në Kosovë, çdo rrugë dhe lagje e qyteteve mbushej me forca policore dhe ushtarake..
Pamje të tilla të masave policore nuk shifen në shtetet demokratike, që kanë  sistem presidencial me rastin e zgjedhjes së presidentëve.
Kosova, përveqse  nuk e ka luksin financiar dhe as stabilitetin politik për organizimin e ceremonive kaq të kushtueshme, inaugurimi në shesh i presidentit, ishte krejtësisht i pa nevojshëm dhe praktikë e pazakont për republikat parlamentare.
Ceremonia inauguruese e presidentit, si për nga tingujt e muzikës përcjellëse me rastin e dorëzim-pranimit të kushtetutës së shkelur katërçipërisht, ashtu edhe për nga pamjet e fytyrave të njerëzve prezent në “inaugurim” dhe jasht tij, më tepër i ngjante një ceremonie mortore se sa një kortezie festive, apo siq e quajti ndryshe nje gazetare këtë inaugurim, “Kanagjeqi” i presidentit!
E tëra kjo u bë për të kënaqur egon e vet personale presidenti i (vet)zgjedhur nën masa të jashtëzakonshme në Parlamentin e Kosovës, në një proces me gaz lotsjellës brenda Kuvendit, e me protesta të opozitës dhe qytetarëve në rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit,…përderisa kishte edhe deputetë të pushtetit që e bojkotuan procesin e zgjedhjejes së Hashim Thaçit president.
Thaçi erdhi President, vetëm pasi e  përçau dhe ndau gjithë spektrin politik shqiptar,…dëshmi e kësaj është fakti se pas zgjedhjeve të fundit nacionale, asnjë nga subjektet politike shqiptare nuk dëshironin të bënin koalicion me të, derisa e shantazhoi liderin e partisë më të madhe opozitare (Isa Mustafën e LDK-së).
Çmimi i zgjedhjes në këtë pozitë i Hashim Thaçit, ka për të qënë tepër i lartë për të ardhmen e Kosovës. Përveq mungesës së mbështetjes ndërkombëtare, Kosovës për pesë vitet e ardhshme do t’i mungoj edhe stabiliteti i brendshëm politik, si një nga parakushtet elementare për zhvillim ekonomik, prosperitet dhe mirëqenje të qytetarëve të vendit tonë.
Vallë deri kur populli do të vuaj nga përmbushjet e egove personale të kusarëve politik, të oligarkëve dhe uzurpatorëve të shtetit…gjarpërinjëve dhe zvarranikëve të vardisur pas pushtetit…deri kur do të veniten shpresat tona?!
Deri atëherë, kur në venat tona rrjedh ujë e jo gjak…deri atëherë, kur ne do të vetëdijësohemi e nuk do ta mallkojmë veten se jemi të “tepërt” në shtetin e Kosovës-Dardaninë antike, duke ikur për t’u tretur drejt vendeve përëndimore.
Pas përmbushjeve të apetiteve politike të Hashim Thaçit, në mos më parë, së largu deri në fund të vitit, pashmangshëm do të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, jo për të bërë zgjidhjen e duhur për vendin, por për të realizuar rrokadën politike, të nevojshme për forcimin e pozicioneve pushtetore të klasës së uzurpatorëve  politik dhe për qetësimin e një pjese të opozitës së dalldisur për pushtet.
Pas inaugurimit “madhështor” të Thaçit në shesh, akrepat e orës së qeverisjes së LDK-së janë kthyer së llogarituri mbrapsht. Prishja e koalicionit PDK-LDK mbetët çështje ditësh apo javësh, pasi realizimi i qëllimit të PDK-së për katandisjen politike të LDK-së u bë realitet.
Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme LDK-ja e Isa Mustafës do të dërgohet në “muzeun” historik të mbeturinave,…përderisa rugovistëve të fjetuer ju mbetët të vazhdojnë së ëndërruari ringjalljen e Rugovës!

Daçiçi po viziton “objektet e trashëgimisë kulturore në Kosovë”

Zëvendëskryeministri i Serbisë Ivica Daçiç

Në Kosovë sot po qëndron zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiçi, për të vizituar, siç është thënë nga Ministria e Jashtme e Serbisë, “objektet e trashëgimisë kulturore”.

Ai ka vizituar Patriarkanën e Pejës dhe më pas kishën e Shën Premtes në Prizren. Kjo e fundit është objekt nën mbrojtjen e UNESCO-s (Agjencisë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim të Kombeve të Bashkuara).

“Nuk kam ardhur këtu për të iniciuar mosmarrëveshje. Për ne është çështje me rëndësi sepse e kemi obligim që objektet nën mbrojtjen e UNESCO-s të ruhen, dhe të ndihmojmë në këtë drejtim. Pres që kjo të jetë një nga temat që do të jetë e pranishme në bisedat e Listës Serbe me organet e Kosovës”, ka thënë Daçiçi në Prizren.

Ai ka shtuar se vazhdimi i dialogut Beograd-Prishtinë, i nivelit të përfaqësimit më të lartë dhe i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, do të vazhdojë pas zgjedhjeve në Serbi.

Në vizitën e Daçiçit, është paraparë edhe qëndrimi në Graçanicë.

Vizita e Daçiçit në Kosovë po ndodh në kohën kur në Serbi, por edhe në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë, po zhvillohet fushatë parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të Serbisë, të cilat pritet të mbahen më 24 prill.

Inaugurimin e Thaçit për president të Kosovës e mundësuan ‘mumiet’ e LDK-së – Nga Skënder Mulliqi

Për president të ri të Kosovës u zyrtarizua Hashim Thaçi, i cili pas vdekjes së presidentit Rugova po dominon në skenën tonë politike. Thaçi u riciklua në pozitën e të parit të shtetit, pasi që i shijoj të gjitha postet pushtetare.
E mori postin e të parit të shtetit më ndihmën e madhe e kreut të LDK-së. Ata pranuan edhe një herë tjetër që LDK-në ta bëjnë kurban të Hashim Thaçit dhe PDK-së, për apetite të tyre të sëmura karrieriste.
I harruan amanetet e Ahmet Krasniqit, Tahir Zemës, Smajl Hajdarajt e shumë të tjerëve.
E harruan amanetin e presidentit Rugova, i cili tërë jetën e shkriu për liri dhe pavarësi.
“Mumiet” e LDK –së atë ditë kur u votua Thaçi për president u gjallëruan vetëm kur i ngritën gishtat për t’ia qitur kokrrën. Zatën këta mjeranë të politikës u përulën aq shumë para Thaçit dhe Veselit, që veq një lëvizje më vetull iu nevojit Hashimit që ta vënë në levizje Mustafën. E votuan Thaçin në kushte të jashtëzakonshme, dhe dolën nga salla të turpëruar. Këtë turp do ta bartin më vete deri në varr. I tradhtuan idealet rugoviane.

Të kthehemi edhe pak të portreti i presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi. Për dy mandate ishte kryeministër i vendit. Gjatë mandatit të tij si kryeministër vendi ra buzë greminës sociale dhe ekonomike. U larguan nga Kosova nga qeveria binomiale Thaçi – Mustafa afër 100 000 veta nga vendi. Ishte ky eksodi i dytë më i madh i shqiptarëve.
Ju lexues të nderuar nuk e keni vështirë të vlerësoni, a nuk ishte ky ‘suksesi tjetër i madh i Hashimit dhe Mustafës” për të krijuar vende të reja të punës. A nuk u kishin premtuar qytetarëve 150 mijë vende të reja të punës apo jo!!!
Sa ishte kryeministër i ndodhën shumë afera të krimit te organizuar dhe afera te korrupsionit ku u përfshinë shumë qeveritarë. Sigurisht së edhe ky ishte “suksesi” i radhës i tij.
Stagnacion të zhvillimit ekonomik zor që mund të shënohet, sa pamë gjatë këtyre viteve.
Gjatë mandatit të Thaçit u arratis Zharku i PDK-së, i cili akuzohej për vepra penale.
Nga ish shokët e LPK-së, sidomos kohën e fundit po dëgjojmë akuza dhe kundër akuza të ndërsjella të rënda, ku po lakohet edhe emri i presidenti të ri të Kosovës, Hashim Thaçit.
Në planin e jashtëm Thaçi bëri marrëveshje më Serbinë dhe nënshkroi në Bruksel pa e njoftuar shumë opinionin e gjerë publik. U formua Asociacioni i Komunave Serbe më ingerenca vendimmarrëse ngjashëm me Republika Serpska në Bosnje.
Iu morën Kosovës mbi 8000 mijë hektarë tokë në kufirin më Mal të Zi. E thirrën një komision ndërkombëtar jo profesionist lidhur më këtë çështje vetëm për ta vërtetuar atë që kishin nënshkruar paraprakisht. Këto dy marrëveshje të fundit ua bani aminin kryeministri, Isa Mustafa në Bruksel dhe në Vjenë. Sa e sa marrëveshje të dëmshme politike u firmosën sa ishte Thaçi kryeministër, për t’ia mundësuar Serbisë inkuadrimin në BE, e Kosova në këto muhabete gjithmonë mbeti duar thatë.
Mos të harrojmë edhe Fusnotën e famshme, e cila zëvendësoj fjalën Republikë në përfaqësimet e Kosovës në takimet rajonale. Për Republikën u derdh shumë gjak historikisht, e kjo fjalë u zëvendësua shumë lehtë më Fusnotë të Edita Tahirit e cila nuk doli flluskë sapuni.
Vendi u fut në krizë të thellë institucionale që shumë kohë, e këta pushtetarë na thurin himne të pa qena.
Po të kishim pasur opozitë më të fortë, sigurisht së edhe situata politike dhe situata ekonomike nuk do të ishim pus më dri. Popullin në anën tjetër e ka mbuluar indiferenca politike thua së dikush tjetër do tua rregullon punët në shtëpi.
Thaçi theksoi në inaugurim së do të përfaqëson unitetin, e nuk ishin asnjë deputet opozitar në sallë. Dhe, nuk ka mundësi që një njeri kontrovers si figura e Thaçit të bëhet tash personalitet i unitetit.
Ne dhënien e betimit dëgjuam një fjalimin e dobët të Thaçit, i cili zor së mund të ishte ndryshe.

Ish gjeneralit serb iu caktua paraburgimi 30 ditësh

lirimin e tij me ngulm po e kërkojnë autoritetet e Beogradit

Ish gjeneralit serb Millovan Bojoviq i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga autoritetet kosovare dhe i njëjti është transferuar në burgun e Gjilanit. Kështu ka thënë për mediat serbe vajza e Bojoviqit.

Bojoviq dyshohet për krime lufte ndaj etnisë shqiptare në Kosovë.

Në ndërkohë, lirimin e tij me ngulm po e kërkojnë autoritetet e Beogradit.

Ai u arrestua të premten në pikëkalimin kufitar Kosovë-Serbi, në Merdare.

Studentët nuk e duan Enver Hasanin, tërhiqen zvarrë nga salla

Një grup i studentëve me fishkëllima e kanë kundërshtuar fjalimi e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, duke e quajtur shkelës të Kushtetutës.

Studentët janë tërhequr zvarrë nga pjesëtarët e sigurimit dhe asnjë nga panelistët nuk ka reaguar.

Studentët janë larguar nga salla dhe seminari po vazhdon me fjalimin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit.

Një profesor e ka kundërshtuar duke thënë se nuk është në rregull që studentët të trajtohen në këtë mënyrë.

KosovaPress mëson se studentët janë aktivistë të Lëvizjes Studentore për Barazi – Studim Kritikë Veprim.

Vojisllav Sheshelit i ndalohet hyrja në Kosovë

Një javë pasi u lirua nga akuzat për krime lufte, ultra-nacionalistit serb, Vojsllav Sheshel, i është ndaluar hyrja në Kosovë dhe është shpallur person i padëshiruar në këtë vend, ka njoftuar sot Ministria e Punëve të Jashtme.

Vendimi i 31 marsit i Tribunalit të Hagës për ta liruar Sheshelin nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në luftërat e Ballkanit, në vitet ’90, ka shkaktuar zemërim në mesin e viktimave.

Vendimi u kritikua menjëherë nga Bosnja dhe Kroacia. Disa orë pas shpalljes së vendimit, Zagrebi ia ndaloi Sheshelit hyrjen në Kroaci, përderisa Sarajeva tha se po e konsideronte një masë të ngjashme.

“Hyrja e Sheshelit nuk lejohet në Kosovë për arsye që tashmë janë të qarta për mijëra viktima të fjalëve dhe veprave të tij vdekjeprurëse në Ballkan”, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP, Petrit Selimi, ministër i Jashtëm i Kosovës.

Shesheli, i cili planifikon të marrë pjesë në zgjedhjet e 24 prillit në Serbi, ka thënë se ai dëshiron ta vizitojë Kosovën.

Selimi shpjegoi se bazuar në marrëveshjen e vitit 2013 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Prishtina e ka fjalën e fundit lidhur me lejimin e zyrtarëve të mëparshëm apo të tanishëm serbë për të hyrë nga Serbia në Kosovë.

Stojanoviq–Hoyt Lee: Asociacioni ka rëndësi të madhe për serbët në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq është takuar me zëvendësndihmësi sekretar amerikan i shtetit, Hoyt Lee dhe ambasadorin amerikan në Kosovës, Greg Delawie. Aty u diskutua për jetën e serbëve dhe Asociacionin.

Sipas komunikatës së dërguar për këtë takim, thuhet se Stojanoviq ka folur për kushtet në të cilat jeton populli serb në Kosovë, dhe sugjerimet praktike se si duhet përmirësuar jeta e tyre në vend. Por, Stojanoviq ka folur edhe për ndikimin në sistemin jo-funksional, në siguri dhe si për të ulur papunësinë në të gjitha nivelet, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, në takim u diskutua edhe Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, e cila sipas Stojanoviqit ka rëndësi të madhe për serbët në Kosovë.

Gjendet trupi i pajetë i fëmijës në Bistricë të Pejës

Është gjetur trupi i pajetë i 16 vjeçarit, i cili ka rënë ditë më parë në lumin Bistrica të Pejës.

Këtë e konfirmoi për Klan Kosovën anëtari i klubit të zhytjes “Trepça” Besnik Neziri.

Ai tha se trupi i pajetë i 16 vjeçarit të familjes Berisha nga Gllavicica e Pejës është gjetur nën gërmadha të pemëve, një kilometër larg vendit ku i ndjeri kishte rënë.

Trupi i të tij është marrë nga ndihma e shpejtë, ndërsa policia rajonale e Pejës, pjestarë të FSK-së dhe njësiti i zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes.

Kelani: Bojaniq kalo ilegalisht kufirin, u deportua mbrapa

Policia e Kosovës ka njoftuar se Milovan Bojaniq, shtetas serb, është ndalur në mbajtje për 48 orë, për shkak të kalimit ilegal të kufirit Serbi – Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje.

“Shtetasi serb është ndalur herën e parë dhe është depërtuar mbrapa, por ai herën e dytë ka tentuar edhe një herë të futet ilegalisht në Kosovë, ku edhe i është hapur rasti kalim ilegal i kufirit, dhe është dërguar për 48 orë në mbajtje”, ka thënë Kelani.

Ndryshe, përmes një komunikate për media, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut me seli në Prishtinë ka thënë se Milovan Bojaniq, “ka dyshime se ka përgjegjësi për krime kundër civilëve të paarmatosur shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë në periudhën 1998 – 1999”.

Përurimi i Thaçit: 12 veta u dërguan në polici

Në Prishtinë sot ishin të shtuara masat e sigurisë me rastin e inaugurimit të presidentit Hashim Thaçi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, se 12 persona janë shoqëruar në stacionin policor me dyshimin se kanë hedhur gaz lotsjellës gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi.

Policia ka njoftuar, po ashtu, se një polic është lënduar në përpjekje për parandalimin e hedhjes së gazit lotsjellës.

“Janë shoqëruar për intervistim në stacionin policor 12 persona të dyshuar për hedhje të gazit lotsjellës, gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit të Kosovës. Personat e ndaluar janë në proces të intervistimit”, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Vendimet e tjera, për personat e dyshuar, sipas Policisë së Kosovës, do të merren në konsultim me prokurorin kompetent.

Kovaç: Serbia duhet të plotësojë tre kushte për anëtarësim në BE

Ministri i Jashtëm kroat, Miro Kovaç tha se vendi i tij nga KE-ja pret përgjigje se në çfarë mënyre do të implementohen kërkesat e tyre në procesin e negociatave me Serbinë

ZAGREB – Ministri i Jashtëm dhe Çështjeve Evropiane Miro Kovaç tha sot se Kroacia nuk do të heqë dorë nga tre kërkesat e saj ndaj Serbisë në negociatat për kapitullin 23, duke shtuar se vendi i tij nga Komisioni Evropian (KE) është duke pritur përgjigje se si do të zbatohen këto kërkesa në procesin e negociatave.

Ai tha se Kroacia për kuotën e refugjatëve pret marrëveshje në nivel të Bashkimit Evropian (BE).

Të martën e kaluar nga grupet e punës të Këshillit Evropian është hequr debati për hapjen Kapitullin 23 në negociata me Serbinë për shkak të kundërshtimeve të Kroacisë, kurse sot është caktuar një takim i ri.

Negociatat formale me Serbinë për anëtarësim drejtohen nga KE-ja, tha ministri Kovaç, duke shtuar se Kroacia si anëtare e KE-së pret një përgjigje se në çfarë mënyrë do të përfshihen tri kriteret kroate apo kërkesat që Serbia duhet ti përmbushë në kapitullin 23. aa

Vetëm dy homologë të Thaçit prezent në ceremoni

Ceremonia inauguruese e Presidentit Hashim Thaçi e cila u mbajt tek sheshi “Skënderbeu”,mblodhi  rreth 50 personalitete nga rajoni dhe bota në një vend.

Megjithatë, vetëm dy nga homologët e Thaçit, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe ai i Shqipërisë Bujar Nishani ishin prezent në ceremoninë inauguruese.

KMDLNj: Në Merdare arrestohet një gjeneral i Serbisë

Sipas informatave të KMDLNj –së në pikën kufitare në Merdare u arrestua Milovan Bojaniq , ish gjeneral i ushtrisë jugosllave dhe serbe që njëkohësisht ishte shumë i afërt me Sllobodan Millosheviqin.

“Gjenerali i ushtrisë serbe , Milovan Bojoviq është në ndalim policor dhe ka dyshime se ka përgjegjësi për krime kundër civilëve të paarmatosur shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998 – 1999”, thuhet në komunikatën e KMDLNj, transmeton kp.

Sipas KMDLNj gjenerali i arrestuar ka pasur përgjegjësi komanduese dhe ka udhëhequr operacionet e ushtrisë serbe në rajonin e Llapit sikur që nën përgjegjësinë e tij kanë qenë forcat paramilitare dhe policore serbe që kanë bërë krime të shumta kundër civilëve, prej vrasjeve individuale deri te vrasjet në masë.

Këto krime deri sot kanë mbetur të pandëshkuara përveç se është mbajtur një gjykim i improvizuar në Beograd për vrasjen e anëtarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Gashi.

Sipas informatave të KMDLNj –së gjatë luftës së fundit në Kosovë, në rajonin e Llapit janë vrarë 499 persona, dhe 98 të vrarë në masë ndërsa konsiderohen si të zhdukur 53 civilë.

Kërkohet kompensimi i romëve që jetuan në kampe të ndotura në veriun e Kosovës

 Paneli Këshillëdhënës për të Drejtat e Njeriut në Kosovë tha se Kombet e Bashkuara duhet të kompensojnë pjesëtarët e komunitetit rom që kishin qëndruar në një zonë të kontaminuar në veriun e Kosovës pas luftës së vitit 1999

Paneli Këshillëdhënës për të Drejtat e Njeriut, është një mekanizëm që shqyrton ankesat për shkeljet e pohuara të të drejtave të njeriut që janë kryer nga apo i atribuohen Misionit të Kombeve të Bashkuara, dhe i miraton propozimet për shefin e UNMIK-ut kur një gjë e tillë është e nevojshme.

Në një vendim të këtij paneli të publikuar të premten, thuhet se “Kombet e Bashkuara duhet të kërkojnë ndjesë publike dhe të ofrojnë kompensim për dëmtimet materiale e morale”.

Vendimi ishte përgjigje në ankesën e 138 pjesëtarëve të komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptase, që kishin qëndruar në kampet e administruara nga UNMIK-u në veriun e Kosovës.

Afërsisht 600 pjesëtarë të këtyre komuniteteve kishin qëndruar në kampet në Zhikoc, Çeshminlug, e Osterode në veri, afër kombinatit metalurgjik Trepça, përkatësisht në zona të ndotura me mbetje industriale.

Kampet janë braktisur përfundimisht në vitin 2010 dhe banorët janë vendosur në zona tjera, pjesa më e madhe në pjesën jugore te Mitrovicës, të banuar me shumicë shqiptare.

Analizat e kryera nga zyra e Komisionit Evropian dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për zhvillim ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2010 tek 78 fëmijë të këtyre komuniteteve dëshmuan për rënien e shkallës së pranisë së plumbit në gjak pas largimit nga kampet e improvizuara në veri.

Publikimi i vendimit të panelit këshillëdhënës për te drejtat e njeriut, ndodhi në ditën ndërkombëtare të Romëve. Përfaqësuesit e këtij komuniteti në Kosovë thonë se shkalla e lartë e varfërisë dhe mungesa e arsimit të përshtatshëm, janë disa nga sfidat me të cilat përballet ky komunitet.

Përfaqësues të organizatave humanitare thonë se komunitetet rome, ashkali dhe egjiptase mbeten komunitetet më të diskriminuara edhe në Kosovë. Ata bëjnë thirrje për më shumë angazhim në përmirësimin e kushteve të jetesës për këto komunitete që janë integruar në sistemin politik të vendit, por ende të drejtat e tyre janë shpeshherë të cunguara.

Gjashtë të arrestuarit e parë të mandatit të Thaçit

Policia ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen se kanë hedhur gaz lotsjellës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë aty ku pritej që të fillojë ceremonia e inaugurimit të presidentit Hashim Thaçi.

Të arrestuarit kanë çanta me vete ku dyshohet se në to ka diçka.

Çdo gjë është gati dhe tashmë mysafirët e ftuar veç kanë arritur në vendin e caktuar.

Policia ka arrestuar një tjetër person përderisa presidenti i sapozgjedhur Hashim Thaçi mbante fjalim.

Tek ky person policia ka gjetur një bombol gazi.

Ky është personi i gjashtë që po shoqërohet në stacionin policor.

Vazhdojnë kërkimet për 14 vjeçarin e mbytur dje në Bistricë

Edhe sot në mëngjes vazhdojnë kërkimet për 14 vjeçarin, i cili dje është mbytur në lumin Bistrica të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj ka thënë se 14 vjeçari është mbytur në Bistricë që kalon afër fshatit Gllaviçicë të Pejës.

Njësitet e kërkimit të FSK-së, kanë dal dje në vendin e ngjarjes, duke kërkuar 14 vjeçarin, megjithatë pa sukses. Kërkimet vazhdojnë edhe sot. /KP/

Eliot Engeli e uron Hashim Thaçin

Anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel, e ka uruar Hashim Thaçin për inaugurimin në postin e presidentit të Kosovës.

“Urimet e mia për presidentin e ri të Kosovës, Hashim Thaçi”, tha Eliot Engel, dhe ka shtuar se “ai është patriot dhe mbrojtës i fuqishëm i popullit të Kosovës”.

Zoti Engel, nëpërmjet një deklarate të mbrëmshme, thotë se “i uron sukses atij dhe pret që të punojë më të në postin e tij të ri”.

“Poashtu, dëshiroj ta falënderoj presidenten në largim, Atifete Jahjaga, për vitet që i ka shërbyer vendit”, thotë mëtutje Engel, duke konstatuar se “ajo ishte forcë e unitetit gjatë një kohe shumë të vështirë dhe përçarëse për vendin e saj dhe gjithnjë ka shërbyer me nder”.

Mëtutje, zoti Engel ka theksuar se zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës “ishte sfiduese dhe shpeshherë e ashpër”, por sipas tij “derisa debati i fuqishëm është kryesor për demokraci, shumë shpesh ai debat kaloi në dhunë, gjatë zgjedhjes së presidentit të ri”.

Në këtë kuadër anëtari demokrat i Komitetit të jashtëm të Dhomës Përfaqësuese, Eliot Engel, thekson se “të gjithë kosovarët duhet të pranojnë se koha për ta kontestuar procesin ka përfunduar dhe tash është momenti për vendin që të bashkohet”.

“Sikur shumë të tjerë, shpresoj ta shoh Kosovën të bëhet një vend prosperues dhe i fuqishëm, me të ardhme vendosmërisht të mbjellur në aleancën Evro-Atlantike. Kjo është ajo që është vitale për Kosovën, që të ripërkushtohet për strukturat demokratike në të cilat vendi është krijuar. Liderët e Kosovës duhet të punojnë për shqyrtimin e korrupsionit në mënyrë të fuqishme dhe për të ndihmuar në zgjerimin e mundësive për popullin e Kosovës. Njëherësh, në Evropë dhe në gjithë botën duhet përfundimisht të njihet Republika e Kosovës. Vitet e ardhshme nuk do të jenë të lehta; ndërtimi i demokracisë nuk është punë e lehtë. Por, Kosova kurrë nuk do t’i plotësoj këto sfida nëse vendi mbetet dhimshëm i përçarë“, thotë zoti Engel.

Masa të shtuara të sigurisë për inaugurimin e Thaçit

Me rastin e ceremonisë së inaugurimit të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi që do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Policia e Kosovës, njofton se ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Sipas një njoftimi për media, të lëshuar nga Policia e Kosovës, thuhet se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër dhe jashtë saj.

“Marrë parasysh se kryeqyteti gravitohet nga një numër i madh automjetesh dhe qytetarësh, përfshirë edhe delegacionet nga vende të ndryshme që pritet të jenë të pranishme në këtë ceremoni, për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e mundshme të automjeteve, si dhe për të mundësuar një rrjedhë normale të trafikut, njësitet rajonale të trafikut, do të veprojnë në të gjitha akset rrugore të cilat lidhen me lokacionin ku do të mbahet ceremonia”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Operacioni i Policisë së Kosovës në rastin e inaugurimit të presidentit të Kosovës, ka filluar të zbatohet që në orët e hershme të mëngjesit.

Inaugurimi i Thaçit në shesh, sprovë për opozitën, test i fundit për elektoratin rugovian! – Nga Florim Zeqa

Vetëm edhe disa orë na ndajnë nga ngjarja e pazakont (deri tani) e “inaugurimit ceremonial” një ditë më pas në sheshin kryesor të Prishitnës.
Mbase për një president unifikues, të zgjedhur nga vota e popullit, të dashur dhe të përkushtuar ndaj qytetarëve të vendit, të pranuar nga të gjitha subjektet politike në vend do të ishte shprehje e natyrshme, mirëpo meqënse kjo nuk po vjen si shprehje e vullnetit të shumicës së qytetarëve, e paraqet të kundërtën, antipodin e vullnetit qytetar.
Inaugurimi në shesh, përveqse provokim dhe sprovë për opozitën e “bashkuar”, është një test i radhës (i fundit) për elektoratin rugovian.
Përderisa, elektorati rugovian deri me tani në forma të ndryshme ka shprehur pakënaqësinë e vet lidhur me zgjedhjen e Thaçit president, tani e ka momentin e shprehjes së pakënaqësisë përmes protestave të fuqishme në shesh me 8 Prill 2016.
Elektorati rugovian i LDK-së, si dhe ai i shpërndar i nëpër parti tjera shkaku i zhgënjimit në udhëheqjen aktuale të LDK-së, e kanë edhe një motiv shtesë për të protestuar kësaj radhe, kur dihet që ditëve të fundit, presidenti në ardhje ka paraljmëruar largimin e të vetmit simbol të mbetur të presidentit historik Ibrahim Rugova-logon apo siq ishte në përdorimin praktik “Vula e Presidentit të Kosovës” me stemën e flamurit dardan.
Presidenti në ardhje i shtetit të Kosovës Hashim Thaçi, ka paralajmëruar hapur se dëshiron të zhbëjë gjithçka rugoviane. Pasi ia doli me sukses ta pengojë që të bëhet flamur shtetëror flamuri dardan, Pas djegëjes së flamujve dardan (me urdhërat e Hashim Thaçit) nga një grup huliganësh, të vendosur nga komuna e Prishtinës në 28 nëntorin e vitit 2005, kur shoqata e quajtur e invalidëve të luftës, që realisht në krye të saj përmbledhë pikërisht fundrrinat e SHIK-ut dhe PDK-së, dhe më pas me heqjen e fotografisë së Rugovës nga Jakup Krasniqi në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës,…tani heqja e vulës së presidentit paraqet aktin e fundit të eliminimit të simboleve kombëtare nga institucionet e vendit.
Ajo, që kishte mbetur në përdorim, vula e Presidentit, duket të jetë e papërballueshme për Hashim Thaçin që të hedh firmë në një vend ku ekziston paralelisht apo mbi të vula e Ibrahim Rugovës.
Kështu, katërçipërisht dhe në mënyrën më besnike shpërfaqet karakteri i “Gjarpërit” me rastin e dhurimit të buqetës me lule, bijës së presidentit Rugova, Teuta Rugovës me rastin e zgjedhje president në parlamentin e cunguar të Kosovës (pa prezencën e opozitës), njëherit kjo e vërteton thenjën që e përdora ditë më parë në një shkrim; “Gjarpëri helmon edhe kur nuk kafshon”!
Nëse edhe tani hesht opozita, hesht shoqëria civile, heshtin elektorati rugovian me rastin e inaugurimit të një presidenti antikushtetues, njeriun e  dështimeve të njëpasnjëshme, përçarësin dhe rrënuesin e vlerave kombëtare,…atëherë përveqse përballjes me moralin e dyfisht politik, do të kthehemi shumë hapa mbrapa në raport me ndryshimet pozitive në vend.
Qytetarëve të vendit do t’iu mbesin vetëm dy rrugë; heshtja përballë të keqës apo largimi nga vendi. E për fatin e keq, ka gjasa të ndodhë kjo e e dyta, e largimit masiv të popullatës shqiptare nga Kosova, dëshirë kjo dhe prapaskenë e armiqëve të Kosovës.
Mbase nuk është krejtësisht i rastësishëm deklarimi i fundit kryeministrit kukull Isa Mustafa; “Së shpejti qytetarët e Kosovës do të levizim (ikin) lirshëm drejt vendeve të BE-së…!
Sigurisht, se jami më i mirë për qytetarët e vendit do të ishte; zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës, luftimi i korrupsionit, përmirësimi i sistemit shëndetësor, arsimor dhe juridik, etj,…si kushte të domosdoshme për jetë normale, e jo ikjen nga shteti i tyre.
Në inagurimin e Thaçit president, të drejtën morale të pjesmarrjes e kanë të gjithë njerëzit e dështuar, servilët dhe puthadorët e pushteteve, argatët besnik të dy figuarave më të dështuara politike në vend, tandemit fatkeq për vendin Thaçi-Mustafa.
Do të ishte e tepët të përmendja dështimet e tyre në qeverisjen e vendit, ngase janë të njohura për opinionin e gjërë publik si në Kosovë ashtu në mbarë trojet etnike dhe diasporë.
Hashim Thaçin  në postin e “Presidentit” e solli LDK-ja e katapultuar nga strukturat mafioze së bashku me listën “Serbska”. Pra, nuk është president i zgjidhur por i blerë me shantazhe, kerrcnime dhe ryshfete të deputetëve të LDK-së nga ana e liderit të tyre,…këtë ë vërtetë të pamohueshme e thotë numri i votave në kuvend, nga 50 të raundit të parë në 73 të raundit e tretë të votimit!
Levizja e vogël më vetulla nga ana e Thaçit, ishte e mjaftueshme për liderin e LDK-së Isa  Mustafa, që të vrapoj si i tërbuar pas deputetëve ,…që askush deri më sot nuk e di koston e atyre votave të blera nën masat e  shtetrrethimit policor!
Ku janë elektorati dardan, ku është ajo LDK-ja rugoviane që po e thonë se janë duke ndjekë rrugën rugoviane, parimet dhe filozofinë e tij politike,…ku janë strukur dardanët, rugovianët, e madje anti-isistat, sepse  e tërë kjo heshtje që po ndodh, s’është gjë tjetër pos pajtim dhe nënshtrim ndaj strukturave antikombëtare të instaluara LDK dhe institucionet e vendit tonë në përgjithësi..

Presidenti francez i pari e uron Thaçin

Presidenti i Republikës së Francës, François Hollande, është presidenti i parë që ka uruar presidentin e ri të Kosovës, Hashim Thaçin, vetëm pak minuta pas betimit që ka dhënë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, njofton Zyra e Presidencës.

Në telegramin e urimit, presidenti Hollande ka përgëzuar presidentin Thaçi, duke i uruar suksese në mandatin e tij si president.

“Zgjedhja e datës 26 shkurt ishte e rëndësishme për Kosovën. E di se nuk do t’i kurseni përpjekjet tuaja për t’i bashkuar kosovarët rreth një të ardhme demokratike dhe një projekti evropian. Franca do të qëndrojë përkrah jush në këtë drejtim”, thuhet në telegramin e urimit të presidentit francez, njofton Zyra për media e presidentit Thaçi.

Presidenti francez, François Hollande, shkruan se miqësia dhe mirëbesimi që lidhin Francën dhe Kosovën, që nga pavarësia e saj, mundësojnë forcimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të këtyre vendeve, gjatë mandatit të Thaçit, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Presidencës.

Mediat ndërkombëtare: Thaçi peshk i madh i krimit të organizuar

Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi mund të jetë figurë e rëndësishme e Kosovës porse në komunitetin ndërkombëtar ai shpesh herë përshkruhet si figurë kontroverse.

Media të shumta përgjatë viteve e kanë përshkruar Hashim Thaçin si ‘kapo’ i krimit të organizuar, përcjell “zeri.info”.

“Raporti e identifikon Hashim Thaçin si “peshk i madh” i krimit të organizuar” ishte njëri nga titujt e shumtë të gazetës britanike “Guardian”.  Ky artikull ishte botuar kur në opinion ishin publikuar disa dokumente sekrete të NATO-s.

Newyorker.com në një shkrim të datës 29 prill 2013 shkruan për dyshimet e mundshme për trafikim të organeve e në të cilin artikull ish-kryeministrin e bënë të dyshuar për trafikim të organeve duke iu referuar raportit të senatorit zviceran Dick Marty i miratuar nga Këshilli i Evropës, shkruan “zeri.info”.

Thaçi është përfolur poashtu neper medie për dyshimet për lidhjet e tij me shërbimin sekret Francez, mirëpo kjo gjë asnjëherë nuk është vërtetuar.

“Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i dyshuar për lidhje me mafinë” ky ishte një prej titujve të “huffingtonpost”. Në këtë shkrim ky medium shkruante sesi kryeministri i Kosovës kishte lidhje me një grup të organizuar me ish-pjesëtar të tjerë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës e të cilët merreshin me aktivitete kriminale si: vrasje dhe trafikim me narkotikë, vjedhje të veturave, biznes me cigare, armë dhe femra. /ZERI/ 


Send this to a friend