VOAL

VOAL

Shefi i shërbimit gjerman të sigurisë i dyshuar për lidhje me kompaninë e spiunazhit në Moskë

Pas aludimeve të një programi satirik gjerman për lidhjet e mundshme të kryetarit të Zyrës Federale të Sigurisë Informative me shërbimin e fshehtë rus, qeveria gjermane po kërkon të vërtetën.

Të enjten, ministrja gjermane e Punëve të brendshme, Nancy Faeser, kishte në plan të dilte para gazetarëve për të prezantuar raportin vjetor të Zyrës Federale të Sigurisë Informative, (BSI). Por ky event tashmë është hequr nga kalendari i ministres. Arsyeja: pikërisht shefi i këtij institucioni, Arne Schoenbohm, dyshohet për lidhje të mundshme me një organizatë që ka lidhje me shërbimin e fshehtë rus.

Disa mediume gjermane kishin raportuar gjatë fundjavës se ministrja socialdemokrate Faeser po mendohet ta shkarkojë Schoenbohm. Para se të bëhej shef i Zyrës Federale të Sigurisë Informative në vitin 2016, Schoenbohm ishte kryetar i Cybersicherheitsrat Deutschland e. V, Këshilli i Sigurisë Kibernetike të Gjermanisë, shoqatë kjo që mendohet të ketë lidhje me shërbimin e fshehtë rus.

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme nuk i konfirmoi njoftimet për shkarkimin e mundshëm të Schoenbohm, por la të kuptohet se shtyrja e konferencës së shtypit të BSI kishte të bënte pikërisht me aludimet për lidhjet e tij me organizatën në fjalë. “Është e qartë se në këtë situatë nuk do të mbajmë një takim të tillë derisa të sqarojmë gjithçka në detaje”, tha zëdhënësja e ministrisë së Brendshme, Sonja Kock, në konferencën e rregullt të qeverisë gjermane në Berlin.

Në pritje të sqarimeve është edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, siç tha në Berlin zëdhënësi i tij, Stefan Hebestreit. “Kancelari do të dalë me një deklaratë, kur të ketë marrë përgjigje për të gjitha pyetjet që kanë lindur që nga e premtja”, shtoi ai të hënën në të njëjtën konferencë.

Mall rus me etiketë gjermane

Të premten e kaluar (7.10.), programi satirik i ZDF (kanali i dytë publik gjerman), Magazin Royale, kishte zbuluar se organizata lobuese Këshilli i Sigurisë Kibernetike, të cilën e kishte themeluar shefi aktual i BSI, Arne Schoenbohm, ka kontakte me shërbimin e fshehtë rus.

Në organizatën në fjalë, krahas kompanive gjermane me rëndësi strategjike, si korporata energjetike E.ON, farmaceutike Bayer, kompania Commerzbank apo edhe institucione publike, si Ministria gjermane e Shëndetësisë, kishte si anëtare edhe kompaninë Protelion, që nuk është tjetër veçse dega gjermane e kompanisë ruse të sigurisë kibernetike O.A.O. Infotecs. Protelion, e cila deri në mars të vitit 2022 quhej Infotecs Deutschlan u ofron bizneseve dhe personave privatë e publikë, nën etiketën “made in Germany” një sistem komunikimi të quajtur ViPnet VPN për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

 

Sipas hulumtimeve të Magazin Royale dhe rrjetit investigativ Policy Network Analytics, kompania është themeluar në vitin 1991 nga ish-studenti i shërbimit të fshehtë sovjetik, KGB, Andrei Çapçajev. Sipas të njëjtave burime, matemakani dhe informaticieni rus, i shkolluar në bankat e KGB-së, është nderuar me një medalje nderi nga presidenti rus Vladimir Putin dhe kompania mëmë ruse Infotecs mban lidhje biznesi me shërbimin e fshehtë rus.

Mbrojtje nga sulmet ruse?

Këshilli i Sigurisë Kibernetike të Gjermanisë (CSRD), mori shkas nga investigimet e gazetarëve për ta përjashtuar kompaninë Protelion GmbH /Infotecs Deutschland nga organizata e saj. “Veprimet e Protelion GmbH janë një shkelje e qëllimeve të shoqatës Këshilli i Sigurisë Kibernetike të Gjermanisë e.V. Akuzat e bëra nga raportimet në media nuk janë në përputhje me luftën kundër krimit kibernetik dhe promovimin e sigurisë kibernetike”, argumenton Këshilli i Sigurisë Kibernetike në një deklaratë shtypi.

Por në të njëjtën kohë, presidenti i kësaj shoqate, Hans-Wilhelm Dünn, i quan” absurde” kritikat për ndikimin e Moskës në organizatën e tij. Këto janë akuza kundër një anëtari të vetëm të CSRD e.V. Protelion GmbH dhe paraardhësi i tij Infotecs GmbH iu bashkua shoqatës në qershor 2020. Që atëherë nuk ka pasur as bisedime e as projekte të përbashkëta me përfaqësues të kompanisë. Prandaj, ata nuk kanë mundur të kenë ndikim as mbi platformën e klubit dhe as në qarqet e CSRD”, është shprehur Dünn.

Dünn thotë, se si BSI, as ne nuk kemi qenë në dijeni të lidhjeve të Protelion GmbH me shërbimet ruse. “Ne i marrim seriozisht akuzat dhe mbështesim përpjekjet e autoriteteve shtetërore për të sqaruar rolin e Protelion GmbH në mënyrë që të jemi në gjendje të vlerësojmë shkallën në të cilën ka ndodhur në të vërtetë një përpjekje për ndikim”, tha kryetari i organizatës lobiiste. Dünn tha në një intervistë për WeltTV se akuzat ndaj Schoenbohm janë të padrejta dhe me motive partiake.

Motive partiake?
Aludime se Schoenbohm, i cili ka ardhur në post, në kohën kur ministrinë e brendsme e kishte Horst Seehofer, nga partia kristiansociale që tani është në opozitë, nuk është tjetër veçse një “kokë turku” e koalicionit tripartiak të qendrës së majtë, për ta mënjanuar Schoenbohmin nga ky post, bëjnë edhe disa mediume të tjera gjermane si Wirtschaftswoche, dhe DerSpiegel. Edhe politikanë të opozitës të spektrit konservator paralajmërojnë që çështja të mos personalizohet.

Andrea Lindholz, deputete e partisë kristiane-sociale, thotë se Schoenbohm nuk është i vetmi që ka lidhje me Këshillin e Sigurimit Kibernetik. Edhe politikanë të koalicionit aktual si zëdhënësi i politikës së brendshme të grupit parlamentar të liberalëve, Manuel Höferlin, ka qenë i pranishëm në një cermeoni jubilare, dhe ka mbajtur fjalën pikërisht pas Schoenbohm. “BSI gëzon një reputacion të shkëlqyer – në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Kjo duhet të mbrohet, veçanërisht në situatën jashtëzakonisht të tensionuar të sigurisë. Kjo është arsyeja pse të gjithë të përfshirët duhet të veprojnë me përgjegjësi”, tha politikania kristiane-sociale përmes një deklarate në media.

Edhe kolegia e saj, nga partia e madhe simotër, CDU, e merr në mbrojtje Schoenbohm, si një person të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për infiltrimet e mundshme nga Rusia, prandaj kërkoi sqarim të plotë të të gjitha fakteve. Sidomos ne duam të dimë për rëndësinë e kompanisë Protelion GmbH për sigurinë kibernetike në Gjermani dhe në arkitekturën e IT të administratës publike”, u shpreh ajo në të njëjtën deklaratë./DW/

Këshilli i Evropës i jep çmimin ‘Vaclav Havel’ opozitarit të Putinit

Vladimir Kara-Murza, opozitar i Putinit

VOAL- Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i ka dhënë ndërkohë çmimin Vaclav Havel për të drejtat e njeriut Vladimir Kara-Murza, kundërshtar politik i presidentit rus Putin.

Gruaja e tij mori çmimin, sepse Kara-Murza aktualisht është në paraburgim.rsi-eb

Lambrecht: NATO “duhet të bëjë më shumë” për të garantuar sigurinë e përbashkët

RFE/RL

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka thënë gjatë një vizite në Lituani se, NATO-ja duhet të bëjë më shumë për të garantuar sigurinë e përbashkët dhe që ta mbrojë veten nga çfarëdo veprimi agresiv i Rusisë.

“Fakti është që ne, NATO-ja, duhet të bëjmë më shumë për sigurinë e përbashkët, sepse ne nuk mund ta dimë sa larg shkojnë iluzionet e (presidentit rus, Vladimir) Putin”, ka thënë Lambrecht, teksa ka vizituar trupat gjermane të angazhuara në shtetin baltik.

“Ne kemi dëgjuar kërcënimet e Rusisë në Lituani, e cila ka zbatuar sanksionet evropiane në kufi me Kaliningradin. Këto nuk janë kërcënimet e para dhe ne duhet t’i shohim me seriozitet dhe të jemi të përgatitur” ka thënë ajo.

“Siguria e Lituanisë është siguria e Gjermanisë. Është ky premtim për siguri të përbashkët për të cilin duhet të përkushtohemi sot”, ka thënë ajo në bazën ushtarake Rukla të Lituanisë.

Gjermania udhëheq një brigadë ndërkombëtare prej 3.000-5.000 ushtarësh në Lituani.

Kjo forcë është pjesë e përpjekjeve të NATO-s për të forcuar krahun lindor, pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Lituania gjendet në kufi me enklavën ruse të Kaliningradit si dhe me aleaten e Kremlinit, Bjellorusinë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Përplasja Mitsotakis-Erdogan në Pragë, Presidenti turk kërcënoi grekët, u ngrit nga tavolina me inat

Në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Pragë ka pasur një konflikt të madh mes kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Recep Tajip Erdogan. Edhe pse pritej që konflikti të ndodhte mes Beogradit dhe Prishtinës apo Azerbajxhanit dhe Armenisë, vëmendja shkoi diku tjetër.

“Erdogan u shpreh ashpër me disa kërcënime drejtuar grekëve. Pas kësaj, Mitsotakis u ngrit dhe e paralajmëroi para të gjithëve se nuk mund të kërcënojë një shtet sovran, anëtar të Bashkimit Evropian”, u bë me dije nga qarqe diplomatike. Momenti më interesant, megjithatë, është ai kur Erdogan pas ndërhyrjes së Mitsotakis, u largua nga salla e darkës.

Ndërsa në tërësi darka e mbrëmshme e liderëve në Komunitetin Politik Evropian ishte, të paktën në teori, me pritshmëri të ulëta. Takimi kishte ecur pa probleme, por Mistotakis dhe Erdogan nuk kishin shkëmbyer as një shikim. Por sërish konflikti nuk u anashkalua dot.

Tensionet e gjata mes dy vendeve aleate të NATO-s, por historikisht armiqësore, janë ndezur sërish kohët e fundit pasi të dyja vendet akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të traktateve dhe provokime.

Erdogan akuzoi Greqinë për “krime kundër njerëzimit” lidhur me mënyrën sesi trajtojnë refugjatët dhe e akuzon për pushtimin e disa ishujve në detin Egje që kanë status të çmilitarizuar.

Nga ana tjetër, Athina akuzon Ankaranë se po sfidon sovranitetin grek mbi ishujt dhe po shfrytëzon çështjen e migracionit, duke e akuzuar Erdoganin për deklarata “konfliktuale”./ dita

“Kherson mbetet çelësi”, kufijtë e Putinit po shemben, forcat ukrainase kanë përparuar me shpejtësi në jug

Forcat ruse shemben në frontet lindore dhe jugore, ndërsa ushtria ukrainase përparon 30 km front në rajonin Kherson. Teoricieni i liberalizimit në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Francis Fukuyama paralajmëroi një kolaps të madh në ditët në vijim.

Ndërkohë pas fazës së parë të luftës në Ukrainë , faza e dytë e sulmeve që filloi me 1 tetor ka hedhur në ‘erë’ vijën kufitare të Moskës, pasi forcat ruse shembën frontet lindore dhe jugore, kryesisht në Khreson.

Moska tani pranon se ushtria ukrainase po arrin “sukses”, megjithatë sërish përpiqet të minimizojë dinamikën e kundërsulmit të Kievit.

 

Motivimi moral i mbrojtësve duket se ka një efekt vendimtar, pasi dhjetëra vendbanime janë çliruar tashmë në rajonet e Kharkiv, Donetsk, Luhansk dhe Kherson, theksoi Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky , duke shpjeguar se “forcat ukrainase janë duke lëvizur shpejt dhe fuqishëm në jug si pjesë e operacionit të mbrojtjes në vazhdim”, nga 1 tetori.

 

Kherson mbetet çelësi

 

Në të njëjtën kohë, rimarrja e Khersonit “hedh poshtë” planet e Kremlinit, pasi nëse ai i kthehet Ukrainës, atëherë Kievi do të ketë nën kontrollin e tij një zonë pjellore pranë Detit të Zi.

 

Por në të njëjtën kohë, do ta ketë vënë edhe Krimenë ku ka instalime kritike ushtarake ruse edhe më shumë brenda rrezes së artilerisë ukrainase, siç është HIMARS-i i dhënë nga SHBA.

 

(BalkanWeb)

Karikues unik, po definitive e Parlamentit Evropian

VOAL- Parlamenti Evropian më në fund ka miratuar legjislacionin që do t’i lejojë konsumatorët të përdorin së shpejti një karikues të vetëm për të gjitha pajisjet e tyre elektronike.

Deri në fund të vitit 2024, të gjithë telefonat celularë, tabletët dhe kamerat në BE do të duhet të pajisen me një portë karikimi USB-C. Nga pranvera e vitit 2026, detyrimi do të shtrihet edhe tek laptopët.

Ligji i ri është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të reduktuar mbetjet elektronike dhe për t’u mundësuar konsumatorëve që të bëjnë zgjedhje më të qëndrueshme. Teksti legjislativ u miratua sot – të martën – në Strasburg, me 602 vota pro, 13 kundër dhe 8 abstenime, pavarësisht kundërshtimeve të forta nga disa prodhues, në veçanti Apple.

Edhe Zvicra, siç kishte deklaruar më parë Zyra Federale e Komunikimeve, është e gatshme ta miratojë këtë masë. rsi-eb

Nagavci për pagat: Komunat nuk i raportuan Ministrisë së Financave

RFE/RL

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë (MASHTI), Arbërie Nagavci, ka thënë të martën se komunat nuk i kanë raportuar Ministrisë së Financave listat e punëtorëve për muajin shtator.

Sipas saj, komunat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar dhe janë punëdhënëse të këtyre institucioneve.

Ajo i ka bërë këto deklarata një ditë pasi kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se sindikalistët e arsimit – që kanë qenë në grevë – nuk kanë marrë paga për muajin shtator.

Mirëpo, sipas tij, shërbyesve civilë, të cilët po ashtu kanë qenë pjesë e grevës, u janë ekzekutuar pagat për muajin shtator.

Greva në arsim dhe në administratën publike, në nivelin lokal dhe qendror, ka nisur më 25 gusht të këtij viti dhe është pezulluar më 1 tetor.

Sindikalistët kanë mbajtur grevën me kërkesë kyçe për ndarje të 100 eurove për punëtorë, për çdo muaj, deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga.

Qeveria, në anën tjetër, ka publikuar një pako për ndihmë – për shkak të rritjes së inflacionit – dhe në të janë ndarë edhe nga 50 euro për të gjithë punëtorët e sektorit publik.

Qeveria së fundmi ka hartuar Projektligjin për paga dhe ky dokument është në procedura të konsultimeve publike.

“Fëmijët u dëmtuan më së shumti nga greva”

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka thënë se MASHTI i ka dorëzuar Ministrisë së Financave të dhënat që kanë pasur për inspektorët dhe zyrtarët tjerë të Ministrisë “me qëllim të realizimit të pagave për ta”.

Mes tjerash Nagavci ka thënë se kanë zhvilluar dhjetëra takime me kryesinë e SBASHK-ut që të mos marrin “hapa të pamenduar pasi si Qeveri kemi adresuar shumë shqetësime të mësimdhënësve, kemi miratuar politika të reja e rritur buxhetin për arsim.

“Kemi diskutuar me Kryesinë e SBASHK-ut se a do të kompensojë sindikata pagat e mësuesve ashtu siç ndodhë në shumicën e vendeve tjera dhe meqë ligji ndalon kompensimin për punën e pakryer”.

Sipas saj, ligji duhet të respektohet në tërësi.

Neni 18-të i Ligjit për greva thotë se gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar.

Nagavci ka thënë mes tjerash se më 4 tetor do të publikohet kalendari i rishkruar për 22 ditë të humbura të mësimit dhe se, ata që janë dëmtuar më së shumti nga greva e organizuar nga SBASHK, janë nxënësit.

“Kompensim do të ketë. Kompensim për punën e bërë”.

Në anën tjetër, Rrahman Jasharaj nga SBASHK-u, ka thënë më 3 tetor për Radion Evropa e Lirë se nëse nuk ekzekutohen pagat deri më 5 tetor, “situata do të tensionohet”.

Prindërit: Duam normalitet

Këshilli i Prindërve i Kosovës ka bërë thirrje për normalitet.

Përmes një postimi në Facebook, pjesëtarë të Këshillit kanë thënë se ndonëse nuk janë pajtuar asnjëherë me grevën, ata solidarizohen me mësimdhënësit “kur trajtohen padrejtësisht e jashtë çdo norme, me interpretim të njëanshëm ligjor dhe jashtë të gjitha praktikave të deritanishme”.

“Le t’i trajtojmë të tjerët siç duam të trajtohen fëmijët tanë”, është thënë mes tjerash në postim.

Edhe në kohën sa është mbajtur greva, prindërit kanë dalë nëpër protesta, duke kërkuar nisjen e procesit mësimor.

Si pasojë e grevës në arsim, mbi 300.000 nxënës kanë mbetur një muaj pa mësim.

Gjermania i analizon “me shumë seriozitet” kërcënimet bërthamore të Putinit

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock

Qeveria gjermane i analizon “me shumë seriozitet” kërcënimet bërthamore të presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Megjithatë, ajo ka thënë se Berlini nuk do të lejojë që të shantazhohet nga Moska.

“Ne i analizojmë fjalët e tij me shumë seriozitet, gjithçka tjetër do të ishte neglizhencë”, ka thënë ajo për gazetën, Neue Osnabrücker Zeitung.

Putin e ka dëshmuar disa herë se ai nuk u shmanget krimeve më të këqija të luftës, ka thënë Baerbock.

Prapëseprapë, sipas saj, Putin e kupton se “asnjë shtet në botë, as ato, sikurse Kina – që nuk kanë marrë pozicion të qartë – nuk do të pranojnë të luajnë me zjarrin në këtë çështje”.

“Ne nuk duhet, dhe as nuk do t’i nënshtrohemi shantazhit – Putin do të shihte diçka të tillë si ftesë për përshkallëzim të mëtutjeshëm”.

Bearbock ka thënë se është e bindur që presidenti rus është duke humbur mbështetjen në botë.

“Janë shumë pak shtete që ende e mbështesin Putinin; qindra mijëra rusë të rinj janë duke ikur nga shteti. Presidenti rus është më i izoluar dhe më i vetmuar se kurrë më parë”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. rel

Polonia kërkon 1.3 trilion dollarë reparacione nga Gjermania

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Zbigniew Rau. Foto nga arkivi.

 

RFE/RL

Ministria e Jashtme e Polonisë ka nënshkruar një notë zyrtare për Gjermaninë më 3 tetor, duke i kërkuar pagesën prej 1.3 trilion dollarësh në reparacione për dëmet e shkaktuara nga forcat pushtuese naziste gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ministri i Jashtëm polak, Zbigniew Rau, tha se nota zyrtare do t’i dërgohet Ministrisë së Jashtme gjermane. Nënshkrimi i kësaj letre vjen pak para takimit të Rau në Varshavë me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbok, e cila do të marrë pjesë në një konferencë të sigurisë.

Rau tha se kërkesa e shprehur përmes kësaj note shpreh qëndrimin se të dyja palët duhet të marrin veprime “pa vonesa” për të adresuar efektet e pushtimit gjerman të viteve 1939-45, “në mënyrë të afatgjatë dhe komplekse, përmes një forme ligjore dhe materiale”.

Ai tha se ky proces do të përfshinte reparacionet e Gjermanisë, por edhe zgjidhjen e çështjes së veprave të vjedhura të artit dhe arkivave.

Qeveria e krahut të djathtë në Poloni insiston se shteti duhet të marrë reparacionet për shkak të dëmeve të mëdha të luftës, ndërkaq Berlini thotë se u ka paguar kompensime shteteve të prekura, përfshirë Poloninë dhe Gjermania e konsideron këtë si çështje të mbyllur.

Në përvjetorin e 83-të të luftës më 1 shtator, Qeveria polake prezantoi një raport të gjerë të dëmeve, që tha se kapin vlerën e 1.3 trilion dollarëve.

Çfarë pritet të ndodhë në takimet e liderëve evropianë në Pragë?

Kështjella e Pragës.
Rikard Jozwiak

Praga do të jetë qendra e politikës evropiane këtë javë, pasi shumica e liderëve të kontinentit do të mblidhen për dy takime më 6 dhe 7 tetor për të diskutuar për luftën në Ukrainë dhe për implikimet e saj në fusha të ndryshme të politikave.

Radio Evropa e Lirë sjell më shumë informacione lidhur me atë se çfarë pritet të ndodhë në takimet në Pragë.

Çfarë po ndodh?

Liderët e të gjitha shteteve evropiane, përveç Bjellorusisë dhe Rusisë (po ashtu edhe shteteve të vogla evropiane) do të takohen në Kështjellën e Pragës më 6 tetor për të diskutuar për çështjet që lidhen me situatën e sigurisë në kontinent, teksa lufta në Ukrainë po vazhdon. Ky takim po ashtu është për të lansuar Bashkësinë Politike Evropiane – një ide që fillimisht është promovuar në muajin maj nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Një ditë më pas, më 7 tetor, kryeqyteti çek do të jetë nikoqir i një samiti joformal të BE-së që po ashtu do të mbahet në Kështjellën e Pragës. Liderët nga 27 shtetet anëtare do të bisedojnë për sanksionet e Rusisë, për krizën energjetike, teksa kontinenti pritet të përballet me një dimër të vështirë.

Kush do të jetë pjesëmarrës i takimeve të Pragës?

Ftesat u janë dërguar liderëve të 44 shteteve evropiane, dhe sipas diplomatëve të BE-së, ka pasur “përgjigje pozitive nga të gjithë, por disa nuk kanë kthyer ende përgjigje përfundimtare”.

Merret vesh se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ende po heziton, sikurse homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministrja e re e Britanisë, Liz Truss, ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë, teksa raportohet se ajo po heziton të jetë pjesë e diçkaje që ka shumë “gjurmë gishtërinjsh” të BE-së në të. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do t’i adresohet të pranishmëve përmes video-lidhjes për shkak të situatës së sigurisë në shtetin e tij dhe në vend të tij, në Çeki do të udhëtojë kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal.

Këshilltarët e 44 liderëve janë takuar në Bruksel më 29 shtator. Prandaj, prospekti që liderët do të marrin pjesë është pozitiv, marrë parasysh edhe faktin që ministrat e Jashtëm nuk lejohet që të paraqiten së zëvendësues të liderëve të shteteve në këto takime. Afati i fundit për të konfirmuar pjesëmarrjen është po ashtu gjeneroz: kur të nisë takimi në orën 13:00 të 6 tetorit…

Çfarë saktësisht është Bashkësia Politike Evropiane?

Ndoshta më mirë është të fillohet me atë se çfarë nuk është. Kjo bashkësi nuk zëvendëson organizatat ekzistuese politike, strukturat apo proceset dhe nuk ka për qëllim të krijojë një të re – të paktën në këtë fazë. Diplomatët e BE-së vazhdimisht theksojnë se BE-ja është vetëm “lehtësuese” dhe ky nuk është “proces që udhëhiqet nga BE-ja” ose ndonjë lloj i “BE++”, që kandidatët për anëtarësim në bllok apo shtetet e mundshme kandidate në Ballkanin Perëndimor dhe në fqinjësinë lindore duhet të frikësohen se do të zëvendësojë procesin e zgjerimit të bllokut evropian.

Nuk do të ketë deklaratë përfundimtare dhe as ndonjë deklaratë të shkruar në fund të takimit. Burimet e Radios Evropa e Lirë, që folën në kushte anonimiteti, thanë se ata duan të shmangin që fundi i takimit të përcillet me zënka“ lidhur me formulimet dhe veto për tekstin përfundimtar që gjithsesi do të ishte i lehtë në përmbajtje për shkak të listës heterogjene të të ftuarve”. Në fund të takimit mund të mos ketë as deklarime për media.

Pra, çfarë është Bashkësia Politike Evropiane? Në thelb është një platformë e re për liderët evropianë që të takohen një apo dy herë brenda vitit për të diskutuar për çështjet kryesore. Shumë kanë dyshime se një platformë e tillë është e nevojshme, duke pasur parasysh se veçse ekzistojnë struktura sikurse Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe Këshilli i Evropës, dhe siç u shpreh një diplomat: “shumë gjëra kanë nisur vetëm me një takim, është fillimi i procesit dhe ne duhet të presim që të shohim se çfarë do të ndodhë më pas”.

A do të ketë ndonjë “rezultat” konkret?

Në fund, do të ketë fotografi të përbashkët të të gjithë të pranishëmve. Përndryshe, rezultati është vetë takimi, që zakonisht nënkupton asgjë. Por, në kohën kur Rusia ka shpallur mobilizim të pjesshëm ushtarak dhe ka pretenduar se ka aneksuar disa pjesë të Ukrainës pas mbajtjes së referendumeve të rreme, vetë fakti që pothuajse të gjithë liderët e tjerë evropianë po takohen në të njëjtin vend, është një simbolikë.

Dita do të nisë me seancën plenare njëorëshe, para se liderët të ndahen në grupe prej 10-12 personash për të diskutuar për çështjet që lidhen me paqen, sigurinë e stabilitetin, por edhe për energjinë, klimën dhe mjedisin. Po ashtu, mund të ketë një diskutim ad-hok mbi migrimin dhe lëvizjen për ata që mund të jenë të interesuar, para se pasditja t’i kushtohet takimeve të ndryshme dypalëshe. Kjo ndoshta mund të jetë pjesa më interesante e ditës, pasi ka mundësi që të ketë diskutime midis liderëve të ndryshëm të Ballkanit Perëndimor dhe midis liderëve të Azerbajxhanit dhe Armenisë, me pjesëmarrjen e mundshme të presidentëve të Francës dhe Turqisë.

Edhe një tjetër seancë plenare do të mbahet gjatë darkës, para se të përmbyllet takimi. Një diplomat i BE-së, që ka njohur për planifikimin e takimit, tha se “e gjithë ideja është se nuk duhet të jetë shumë formale dhe strikte, dhe të gjithë të mund të flasin me njëri-tjetrin”. Rezultati, sipas një diplomati tjetër të BE-së, është të sjellë “të gjithë liderët evropianë në pozitë të barabartë në frymën e unitetit për të nxitur dialogun politik për çështjet e interesit të përbashkët” dhe se ata duhet të vijnë me ide dhe propozime në takimin e ardhshëm të Bashkësisë Politike Evropiane, që parashihet të mbahet vitin e ardhshëm. Preferohet që takimi i vitit të ardhshëm të mbahet në një shtet që nuk është pjesë e BE-së.

Çfarë do të ndodhë në takimin joformal të 7 tetorit?

Në këtë takim pritet të ketë diskutime të ashpra lidhur me përgjigjen e BE-së ndaj luftës në Ukrainë. Para këtij takimi, parashikohet që të arrihet pajtim për paketën e re të sanksioneve të BE-së. Dhe përderisa Brukseli ka gjasa që të shënjestrojë sektorin e çelikut, drurit, cigareve dhe kriptomonedhave të Rusisë, një prej sanksioneve që është propozuar, por që me gjasë nuk do të kalojë, është vendosja e një çmimi tavan për naftën në BE.

Hungaria veçse ka sinjalizuar se do të vendosë veto ndaj çdo sanksioni të mundshëm ndaj energjisë së Moskës dhe po ashtu disa shtete të tjera po ashtu kundërshtojnë një masë të tillë. Por, pritet të ketë një debat të ashpër për këtë temë dhe për mundësinë e vendosjes së çmimit tavan për gazin, teksa shtetet janë të ndara nëse kjo masë duhet të prekë vetëm Rusinë, apo të jetë për të gjithë. Ndarjet lidhur me atë se a duhet të mirëpriten apo jo rusët që po ikin nga mobilizimi ushtarak dhe nëse pakoja e re e ndihmës financiare për Ukrainën në vlerë prej 3 miliardë dollarësh duhet të jetë në formë grantesh apo huash, po ashtu mund të diskutohen në ditën e dytë takimeve në Pragë të Çekisë.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Ambasadorja e BE përgënjeshtron Ballën e Ramës: Nuk ka vendim për ‘non grata-t’

Bashkimi Europian nuk ka ndonjë vendim për të aplikuar procedurën që ndjek SHBA apo Mbretëria e Bashkuar për sanksionimin e personave të caktuar, duke i shpallur ata “non grata”.

Në një prononcim për mediat, ambasadorja e re e BE në Tiranë, Christiane Hohman, konfirmoi se nuk ka dijeni për një vendimarrje të tillë.

“Unë nuk kam dijeni se është ndërmarrë ndonjë vendim për këtë çështje.”

Pyetja drejtuar ambasadores Hohman është nxitur nga deklaratat e kreut të grupit kuvendor socialist në parlament, i cili iu drejtua Sali Berishës se shumë shpejt do të shpallej “non grata” dhe nga BE, madje duke sqaruar përpara gazetarëve se është depozituar një iniciativë e tillë në Parlamentin Europian për të patur një koordinim mes SHBA dhe BE për personat e shpallur “non grata”.

Por Hofman shpjegon se mbetet në vlerësimin e çdo shteti në mënyrë të pavarur për një ndërmarrje të kësaj natyre.

“Ky është vendim që i përket shteteve anëtare ndaj nuk mund të flas në emër të tyre.”

Ambasadorja pranon të komentojë dhe ecurinë e procesit ‘screening’ që e vlerëson se po ecën me hapat e duhura, por hapja e kapitujve me vendin tonë për shkak të volumit që ka skanimi i legjislacionit nuk parashikohet të nisë përpara fillimit të 2024./ klannews/

Gazsjellësi i ri në Bullgari, mundësi për të ulur varësinë nga importet ruse

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, duke folur në ceremoninë inauguruese të gazsjellësit të ri Bullgari-Greqi.

RFE/RL

Një tubacion i ri i gazit natyror nga Greqia në Bullgari është funksionalizuar më 1 tetor. Futja në funksion e këtij gazsjellësi shënon një hap të rëndësishëm drejt largimit nga varësia e importeve ruse të energjisë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që ishte në Sofje për këtë ngjarje, tha se tubacioni i gazit i Ndërlidhjes Greqi-Bullgari do të ndihmojë në kufizimin e aftësisë së Moskës për të ushtruar presion ndaj anëtarëve të Bashkimit Evropian dhe shteteve të tjera.

“Ky gazsjellës ndryshon situatën e sigurisë energjetike për Evropën”, tha ajo. “Ky projekt do të thotë liri”, shtoi von der Leyen.

Ceremonia inauguruese u organizua nga presidenti bullgar, Rumen Radev, dhe në të morën pjesë edhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitostakis. Po ashtu të pranishëm ishin edhe presidenti i Serbisë dhe i Maqedonisë së Veriut, por edhe kryeministri i Rumanisë.

Projekti fillimisht u konceptua më 2009, kur Rusia në mënyrë të njëanshme ndërpreu transportimin e gazit përmes Ukrainës, duke e lënë Bullgarinë dhe shtetet e tjera të rajonit pa gaz për një javë.

Ky projekt u bë edhe më i rëndësishëm në fund të prillit, kur Moska ndërpreu furnizimet me gaz për Bullgarinë, pasi Sofja refuzoi kërkesën që të paguante për dërgesat e gazit me rubla ruse.

“Qytetarët në Bullgari dhe në mbarë Evropën po përjetojnë pasojat e luftës së Rusisë [kundër Ukrainës]”, tha von der Leyen. “Por, falë projekteve si ky, Evropa do të ketë gaz të mjaftueshëm për dimër”.

“Evropa ka gjithçka që i duhet për t’u shkëputur nga varësia ruse”, shtoi ajo dhe tha se “por, kjo është çështje e vullnetit politik”.

Gazsjellësi prej 182 kilometrash lidhet me tubacionin e Trans-Adriatikut, që transporton gaz natyror nga Azerbajxhani. Fillimisht ishte planifikuar që të ofronte deri në 3 miliardë metër kub gaz në vit, por kjo sasi mund të zgjerohet deri në 5 miliardë në të ardhmen.

“Furnizimet me gaz natyror nga Azerbajxhani në Bullgari do të shkatërrojë kontrollin e fortë rus në rajon”, tha Mitsotakis. Ai i bëri thirrje BE-së që të ngrihet “kundër shantazhit me gazin rus”.

Drejtori bullgar i projektit, Teodor Georgieva, tha se tubacioni i ri do t’i mundësojë Bullgarisë që të ndihmojë me furnizimin “me gaz të Ballkanit Perëndimor” dhe “të sigurojë edhe furnizime për Moldavinë dhe Ukrainën”.

Rusia tërheq trupat nga Limani pas rrethimit nga forcat ukrainase

VOA

Rusia njoftoi se ka tërhequr trupat nga qyteti i Limanit, pas një kundërofensive të Ukrainës që synon të rimarrë territoret e pushtuara nga Moska.

Njoftimi u bë nga agjencitë ruse të lajmeve Tass dhe RIA, që citonin ministrinë ruse të Mbrojtjes. Limani shtrihet 160 kilometra në juglindje të Kharkivit, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.

Qyteti konsiderohej si një pikë e rëndësishme për trupat ruse, si për komunikimet tokësore ashtu dhe për logjistikën. Tashmë Ukraina ka gjasa të vazhdojë të përparojë më tej, potencialisht në rajonin e pushtuar të Luhanskut, i cili është një nga katër rajonet që Rusia shpalli aneksoi të premten.

Forcat ukrainase mbërritën të shtunën në Liman duke rrethuar me mijëra trupa ruse, që sipas një zëdhënësi të forcave lindore të Ukrainës llogariteshin në rreth 5.500 (trupa).

Marrja e Limanit konsiderohet një goditje e fortë për Rusinë.

Të shtunën, kanali Telegram i ministrisë publikoi një seri mesazhesh urimi, përfshirë një nga presidenti Putin, për të shënuar Ditën e Forcave ushtarake Tokësore.

Sot Ministria britanike e Mbrojtjes bëri të ditur se raketa e përdorur për të goditur ndaj një autokolonë humanitare në Ukrainë “ka të ngjarë të ishte një raketë ruse me rreze të gjatë veprimi”.

Në raportin e zbulimit britanik të postuar në Twitter, shtohej se përdorimi i një “burimi të tillë me vlerë të madhe” në sulmin pranë Zaporizhias “është nxitur pothuajse me siguri të plotë, nga mungesa e përgjithshme e municioneve, veçanërisht raketave me saktësi të lartë, me rreze të gjatë veprimi”.

Në raport thuhej gjithashtu se sulmi i së premtes në ditën kur presidenti rus Vladimir Putin shpalli aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, rezultoi “në vrasjen nga trupat ruse të civilëve që Moska pretendon tashmë se janë qytetarë të saj”.

Sulmi ndodhi pranë qyteteve të Zaporizhias dhe Mikolaivit. Si pasojë u vranë rreth 26 persona dhe u plagosën rreth 40 të tjerë. Në aumjetet e goditura udhëtonin njerëz që ishin nisur drejt zonave të pushtuara, për të shpëtuar familjarë të tyre.

Në një mesazh në rrjetin social Telegram Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, shkruante se: Do të përgjigjemi patjetër për çdo jetë të humbur ukrainase!”.

Të premten në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Rusia i vendosi veton një projektrezolute e cila i cilësonte referendumet ruse në Ukrainë si “të paligjshme”.

Dhjetë vende e mbështetën rezolutën, mes tyre Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë, vende që paraqitën rezolutën në Këshillin e Sigurimit.

Kina, Gaboni, India dhe Brazili abstenuan ndërsa Rusia ishte i vetmi vend që votoi kundër rezolutës.

Ambasadorja amerikane në OKB Linda Thomas-Greenfield tha se nëse Rusia zgjedh t’i shmanget përgjegjësisë, do të ndërmarrim hapa të mëtejshëm në Asamblenë e Përgjithshme për t’i dërguar një mesazh Moskës se bota është ende në anën e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial”.

Shefi i Grupit Ndërkombëtar të Krizave Richard Gowan, tha se diplomatët perëndimorë e dinin se Rusia do të vendoste veton ndaj rezolutës, por ai shtoi se dokumenti ishte menduar si një prelud për të mbajtur një votim në Asamblenë e Përgjithshme për të dënuar veprimet e Rusisë.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara “punuan shumë për të siguruar ambstenimin e Kinës”, një veprim që ai tha se ishte i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara “për të treguar se Pekini nuk e mbështet Moskës”.

Në komentet para votimit, ambasadori rus Vassily Nebenzia tha se rezoluta nuk ishte “asgjë më shumë se një provokim i ulët” duke shtuar se banorët e rajoneve ku u mbajtën referendumet “kanë bërë një zgjedhje të informuar dhe të lirë”.

Ukraina thotë se forcat ruse në Liman “janë rrethuar”

RFE/RL

Forcat ukrainase kanë rrethuar trupat ruse në zonën e Limanit – që është qendra kryesore hekurudhore – tha më 1 tetor një zëdhënës i grupit lindor të forcave ukrainase.

“Grupi rus në Liman është rrethuar”, tha zëdhënësi Serhiy Cherevatiy. “Vendbanimet në Jampil, Novoselivka, Shandriholov, Drobishev dhe Stavki janë çliruar dhe po ndërmerren masa për stabilizimin e situatës”, shtoi ai.

Cherevatiy vlerësoi se numri i trupave ruse që janë rrethuar është afër 5.000, dhe shtoi se forcat ruse po tentojnë që ta thyejnë rrethimin.

Luftimet e ashpra përreth Limanit, që gjendet në rajonin e Donjeckut, mund të paraqesin për Rusinë një humbje të madhe ushtarake në një prej rajoneve që Moska paligjshëm pretendon se është territor i saj.

Rusia nuk ka komentuar këto raportime.

Moska ka përdorur Limanin si qendër logjistike për operacionet e saj në pjesën veriore të rajonit të Donjeckut. Nëse Kievi arrin të rimarrë këtë qytet, atëherë do të ishte humbja më e madhe për ushtrinë ruse që nga nisja e kundërofensivës ukrainase muajin e kaluar, që ka dëbuar forcat e Moskës nga rajoni i Harkivit.

Cherevatiy shtoi se çlirimi i Limanit do të mundësonte që forcat ukrainase të hyjnë në rajonin e Luhanskut “drejt Kreminës dhe Severodonjeckut”.

Një lëvizje e tillë do të turpëronte edhe më shumë Kremlinin, që në korrik tha se rajoni i Luhanskut është i pushtuar plotësisht.

Presidenti rus, Vladimir Putin, më 30 shtator paligjshëm aneksoi katër rajonet pjesërisht të okupuara ukrainase: Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja. Putin tha se këto tani janë territore ruse, teksa Perëndimi tha se një vendim i tillë përbën një përshkallëzim të luftës.

Të katër këto rajone, së bashku me Krimenë – që Moska aneksoi më 2014 – përbëjnë rreth 20 për qind të territorit të Ukrainës dhe në to përfshihen disa prej zonave më të industrializuara.

Kievi ka thënë se nuk do të negociojë me Moskën për aq kohë sa Putin është në pushtet.

Ukrainë: Banorët e Zaporizhzhia ikin prej aneksimit nga Rusia

 Anton Osenev tha se rusët u përpoqën ta mobilizonin që të luftonte kundër vendit të tij

 

 

Çdo ditë, kolona njerëzish mbërrijnë në një parking makinash të një supermarketi në qytetin e Zaporizhzhia, të shoqëruar nga automjetet e policisë.

Ata kanë bërë udhëtimin e rrezikshëm jashtë territorit të pushtuar nga Rusia në Ukrainën jugore, duke mbërritur më në fund në sigurinë relative të këtij kryeqyteti rajonal ende nën kontrollin e Ukrainës.

E megjithatë ky është një nga katër rajonet ukrainase që Rusia po e anekson zyrtarisht, pas një votimi 5-ditor me detyrim që e quajti referendum , të cilin Ukraina dhe vendet e Perëndimit e  dënuan si mashtrim.

Midis atyre që i dorëzojnë dokumentet e tyre në polici është Anton Osenev, i cili thotë se rusët u përpoqën ta mobilizojnë dy herë për të luftuar kundër vendit të tij në qytetin e lindjes, Melitopol.

“Ne nuk ishim në shtëpi herën e parë që erdhën,” thotë ai. “Herën e dytë kanë pritur ca kohë në shtëpinë time”.

Po të mos ishte gruaja e tij shtatzënë në dhomë, do ta kishin marrë, beson ai. Babai i tij është në ushtrinë ukrainase. “Unë ende nuk e kuptoj se çfarë po ndodh, kemi nevojë të mbledhim veten.”

Pakkush këtu kujdeset për deklaratën e aneksimit nga Moska. Ajo që ata kanë frikë është se çfarë do të bëjnë pushtuesit tani për të mbrojtur atë që kanë marrë – nëse kjo është që t’i detyrojnë të luftojnë për Rusinë apo Moska do të përdorë armë më vdekjeprurëse.

Javën e kaluar Vladimir Putin kërcënoi se do të përdorte të gjitha burimet që kishte në dispozicion, madje edhe armët bërthamore. Për Kremlinin, kjo është pikërisht çështja – të krijojë pasiguri mbi atë që vjen më pas.

 

Ndërsa ecni në jug drejt vijës së frontit nga qyteti i Zaporizhzhia, rrugët duket se po zbrazen. Më pak njerëz ecin përgjatë rrugës. Një makinë ose mjet ushtarak herë pas here kalon me shpejtësi.

Ajo që sheh më shumë janë pikat e kontrollit ushtarak. Forcat ukrainase i përdorin ato për të kontrolluar se kush kalon, për të gjetur se kush vjen nga drejtimi i territorit të pushtuar nga Rusia.

Pasi na parakalon eskorta jonë ushtarake, i takojmë një rrugë të hapur dhe të drejtë. Gjysmë ore më vonë arrijmë në fshatin Komyshuvakha, një vendbanim i vogël në periferi të Ukrainës.

Një grusht ndërtesash të dëmtuara përqafojnë një autostradë të gjerë e të drejtë. Shumica e dritareve janë të mbyllura. Në këtë pasdite vjeshte është pothuajse heshtje.

Nëse do të vazhdonim të ngismim makinën edhe 11 milje, do të hasnim në një pikë kontrolli rus. Një zonë që Moska e sheh tani si “kufirin” e saj të ri me Ukrainën.

Pavarësisht se kryeqyteti i rajonit qëndron nën kontrollin e Ukrainës, forcat ruse kontrollojnë pjesën më të madhe të rajonit të Zaporizhzhia.

Njoftimi i aneksimit sot është një vazhdimësi e përpjekjeve të tyre për ta bërë praninë e tyre të duket e drejtë.

Ama, për ata që ne  takojmë në Komyshuvakha, asgjë nuk duket e drejtë.

Një prej tyre është Liubov Smyrnova. Ajo na tregon me lot një shtëpi të shkatërruar, e cila dikur ishte e saj. Shtëpia u godit nga një raketë në maj.

“Mendoj se politika e Putinit është të na shkatërrojë, është një gjenocid ndaj popullit tonë”, më thotë ajo. “Ne jemi nën presion të vazhdueshëm. Nuk mund ta përshkruaj as me fjalë. Komyshuvakha granatohet pothuajse çdo ditë.”

 

Shumica e njerëzve rrinë brenda sepse bombardime priren të ndodhin në mes të ditës, siç na thuhet. Tani për tani, zhurma e zërave të shpendëve dhe lehja e herëpashershme e një qeni maskojnë atë që i ka ndodhur këtij fshati të vogël.

Mësojmë se këtu kanë mbetur kryesisht femra. Burrat e Komyshuvakha janë kryesisht duke luftuar, ose thjesht diku tjetër.

Afër qoshes, ne flasim me tre gra jashtë ndërtesës ku ato kanë jetuar për 70 vjet. Sytë e tyre lagen nga lotët  ndërsa stresi i jetës shfaq flluska në sipërfaqe.

“Dimri po vjen dhe nuk ka asnjë dritare në shtëpi”, shpjegojnë ato, duke folur shpesh për njëra-tjetrën. “Është sikur jemi ulur në një fuçi baruti”.

Pra, çfarë bëjnë ata me pretendimin e Rusisë për aneksimin e gjysmës së rajonit ku jetojnë?

“Duhet të jetë një Ukrainë të lirë dhe të pavarur”, thonë ato. “Ne nuk sulmuam askënd, nuk lënduam askënd dhe nuk donim asgjë. Ne duam të jetojmë ashtu siç kemi jetuar më parë.”

Pas një dere shpëtimi nga zjarri në një kopsht fëmijësh bosh, ka gjallëri. Aty janë tri gra që lajnë patate dhe gatuajnë petulla.

Ato nuk e dinë se për kë po gatuajnë, thonë ato, i udhëzon ushtria ukrainase.

 

Teksa e trazon brumin në një tas të madh, unë e pyes Anxhelën nëse i intereson që Rusia tani e sheh fshatin e saj si afër “kufirit” të ri.

“Ne nuk e duam këtë,” thotë ajo. “Ne duam të jetojmë ashtu siç kemi jetuar. Gjithçka ishte mirë, gjithçka ishte në rregull.”

Ajo e rreh brumin pak më fort. “Ne u rritëm në këtë mënyrë. Fëmijët tanë por edhe nipërit tanë.”/SYRI.NET

Gjermania ndan 200 miliardë euro për t’i përballuar kostot e energjisë

RFE/RL

Gjermania tha të enjten se do të investojë 200 miliardë euro për të mbrojtur familjet dhe bizneset nga rritja e kostove të energjisë, në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

“Qeveria gjermane do të bëjë gjithçka që çmimet të bien”, tha kancelari Olaf Scholz.

Ai njoftoi se paketa përfshin vendosjen e një çmimi tavan për gazin dhe një plan për të hequr fitimet e papritura të kompanive të energjisë, të cilat janë goditur pak nga rritja e çmimeve të gazit.

Fondi prej 200 miliardë eurosh, sipas Scholzit, është krijuar për t’u siguruar që Gjermania mund të përballet me pasojat e rritjes së çmimeve “këtë vit, vitin e ardhshëm dhe atë pas tij”.

Gjermania, e cila ka qenë shumë e varur nga importet e lëndëve fosile djegëse nga Rusia për të plotësuar nevojat e saj energjetike, është vënë nën stres pasi furnizimet nga Moska po pakësohen.

Njoftimi i së enjtes u bë pasi inflacioni u rrit në nivelin më të lartë në 70 vjetët e fundit, në 10 për qind në shtator, i nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë.

“Ne e gjejmë veten në një luftë energjetike mbi mirëqenien dhe lirinë”, tha ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.

Vendosja e kufirit për çmimin e gazit duhet të mbulojë “të paktën një pjesë” të gazit të përdorur nga familjet dhe bizneset, duke “ruajtur thirrjen për të reduktuar përdorimin e gazit” gjatë dimrit, pasi furnizimet janë të kufizuara, tha qeveria në një deklaratë.

Në të njëjtën kohë, qeveria do të punojë për të kufizuar çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët, duke hequr fitimet e marra nga kompanitë energjetike që kanë përfituar nga rritja e çmimeve të gazit, por që nuk përdorin burimin e energjisë për të prodhuar energji.

Njoftimi pasoi vendimin vendimin e Qeverisë gjermane për ta shtetëzuar kompaninë më të madhe importuese të gazit në vend, Uniper.

Gjermania ka thënë gjithashtu se ka në plan të mbajë në funksion dy centralet bërthamore edhe në çerekun e parë të vitit 2023, për të mbështetur rrjetin elektrik.

Gjermania pati planifikuar që t’i ndalë të gjitha centralet bërthamore në fund të këtij viti, mirëpo lufta në Ukrainë ka rritur shqetësimet se shtetit do t’i duhet të shfrytëzojë të gjitha burimet e energjisë për të kaluar dimrin.

Perëndimi e ka ndëshkuar Rusinë me sanksione të ashpra për shkak të luftës së nisur në Ukrainë.

Për pasojë, Rusia e ka zvogëluar sasinë e gazit që çon në Evropë, duke rritur shqetësimet për dimër të vështirë.

Para shpërthimit të luftës, Bashkimi Evropian ka siguruar nga Rusia 40 për qind të gazit që përdor brenda një viti.

Wolfgang Kubicki e quan Erdoganin “mi kanalesh” – ​​Turqia thërret ambasadorin gjerman për deklaratat e Kubicki

 

Sipas Die Welt.de online – Turqia ka thirrëtur ambasadorin gjerman për deklaratat e Wolfgang Kubickis, kr

Turqia ka thirrur ambasadorin gjerman në Ankara Jürgen Schulz për shkak të deklaratave të Wolfgang Kubickis për presidentin Erdogan.

Nënkryetari i FDP dhe nënkryetari i Bundestagut gjerman Wolfgang Kubickis dhe e kishte përshkruar Erdoganin si një “mi kanalesh” në një aktivitet të fushatës zgjedhore në Saksoninë e Ulët.

Qeveria turke e dënoi këtë dhe thirri ambasadorin gjerman duke e dënuar “me forcë” këtë krahasim nga zëvendësi i FDP Wolfgang Kubickis me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Tanju Bilgiç, tha të martën se  “deklarata ishte e papranueshme, e  papërshtatshme për detyrën e tij si nënkryetar i Bundestagut gjerman dhe nuk kishin ndonjë moral dhe përgjegjësi politike. Ambasadori gjerman është informuar edhe për “reagimin tonë të fortë” për këtë çështje.”

Sipas raporteve të mediave, në takim gjatë fushatës zgjedhore në Hildesheim, Kubicki iu referua Erdoganit si “mi kanalesh” në lidhje me politikën e tij për refugjatët.
Kur u pyet nga Agjencia Gjermane e Shtypit, politikani i FDP e klasifikoi të martën atë që kishte thënë kështu: “Në një shënim anësor gjatë një fushate zgjedhore në Saksoninë e Ulët, e quajta zotin Erdogan “miu i vogël i kanaleve”. Miu i kanaleve është një krijesë e vogël, e lezetshme, por e zgjuar dhe dinak, prandaj shfaqet edhe si protagonist në tregimet për fëmijë (“Miu i kanaleve Kalle”, “Kalle Kanalratte” “Ratatouille”)”, tha  nënkryetar i Bundestagut Wolfgang Kubickis./welt.de

“Anijet ruse u pikasën në zonë”, suedezët gjejnë një rrjedhje të katërt në tubacionin e gazit natyror Nord Stream

Autoritetet suedeze raportojnë për një rrjedhje të katërt të tubacionit të gazit natyror Nord Stream. Lajmi u raportua mëngjesin e sotëm nga mediat suedeze, duke cituar burime nga Rojet Bregdetare suedeze. Një përfaqësues i rojes bregdetare suedeze tha se “dy nga katër rrjedhjet janë në zonën ekskluzive ekonomike të Suedisë” dhe dy të tjerat në ZEE të Danimarkës.

Kujtojmë se të hënën u njoftua se ishin regjistruar tre rrjedhje në tubacionin Nord Stream, i cili transporton gaz natyror nga Rusia në Gjermani me vendet perëndimore që flasin për “ngjarje të qëllimshme” dhe sabotim. Ndërkohë mediat dhe ekspertët ndërkombëtarë shprehin shqetësime për përdorimin total të tubacionit. Siç raporton gazeta gjermane Tagesspiegel, tashmë është i dukshëm rreziku i hyrjes së një vëllimi të madh të ujit të kripur brenda Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2, duke shkaktuar oksidim. CNN raportoi se zyrtarët evropianë të sigurisë të hënën dhe të martën vëzhguan anijet mbështetëse të marinës ruse në perimetrin e rrjedhjeve të mëparshme që dy zyrtarë dhe një burim i njohur me çështjen thanë se ishin shkaktuar nga shpërthime nënujore.

“Për momentin, mbetet e paqartë nëse këto anije kanë lidhje me shpërthimet, por është një nga elementët që hetuesit po kërkojnë”, shtuan burimet e cituara nga CNN. Sipas rrjetit amerikan, një javë para rrjedhjeve, nëndetëset ruse u vunë re në të njëjtën zonë. Tre zyrtarë amerikanë thanë se SHBA nuk ka ende një shpjegim të saktë për atë që ndodhi në ditët para shpërthimeve që ata thonë se shkaktuan tre rrjedhje të veçanta, por pothuajse të njëkohshme në tubacionet Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2.

Një burim ushtarak danez i tha CNN se anijet ruse operojnë shpesh në zonën e rrjedhjeve, duke shtuar se prania e tyre nuk është domosdoshmërisht një tregues se Rusia shkaktoi dëmin në Nord Stream. “Ne i shohim çdo javë. Aktiviteti rus në Detin Baltik është rritur vitet e fundit. Shpesh ajo që ata bëjnë është të kontrollojnë gatishmërinë tonë si në det ashtu edhe në ajër”, shtoi i njëjti burim nga Danimarka.

Kryeministrat e Danimarkës dhe Suedia kanë thënë publikisht se rrjedhjet e tubacionit të gazit ka të ngjarë të jenë rezultat i veprimeve të qëllimshme dhe jo aksidenteve, ndërkohë agjencia suedeze e sigurisë njoftoi të mërkurën se nuk mund të përjashtonte “që një fuqi e huaj qëndron pas rrjedhjeve. Nga ana e tij, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA -së, Jake Sullivan tha të martën se rrjedhjet ishin “sabotim i dukshëm”.
Megjithatë, askush deri më tani nuk e ka përmendur Rusinë apo ndonjë vend tjetër që qëndron pas rrjedhjeve, me Kremlinin që i quajti “budallaqe dhe absurde” pretendimet e ngritura.bw

PE: Bisedimet e Serbisë me BE të kushtëzohen me sanksionet ndaj Rusisë

RFE/RL

Parlamenti Evropian (PE) pritet të kërkojë që vazhdimi i bisedimeve të anëtarësimit mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian (BE) të kushtëzohet me vendosjen e sanksioneve nga Beogradi ndaj Rusisë.

Kjo kërkesë është pjesë e një draft-raporti për strategjinë e zgjerimit të BE-së të përgatitur nga Tonino Piculla, deputet socialdemokrat nga Kroacia, i cili është raportues i PE-së për këtë strategji.

Në propozime po ashtu thuhet se duhet “të bëhet prioritet përshtatja e vendeve nga procesi i zgjerimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së dhe të vazhdohen negociatat e anëtarësimit me Serbinë, vetëm nëse ky vend i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë”.

Serbia ka votuar disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës, por deri më tani nuk u është bashkuar sanksioneve të bllokut evropian ndaj Moskës.

Edhe më herët, PE-ja ka kërkuar nga Serbia që t’i vendosë sanksione Moskës. Por, në këtë draft-raport për herë të parë përmendet kushtëzimi i bisedimeve për anëtarësim me vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Rusisë.

Serbia, së bashku me Turqinë, janë shtetet e vetme që bëjnë pjesë në procesin e zgjerimit, që deri më tani nuk kanë mbështetur sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Ditëve të fundit, në disa qarqe të BE-së është shprehur zhgënjim me sjelljen e Serbisë, pasi Beogradi javën e kaluar nënshkroi një marrëveshje për konsultime në fushën e politikës së jashtme me Federatën Ruse.

Edhe Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim për këtë marrëveshje, teksa ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se në kohën kur pushtimi i Ukrainës po vazhdon, askush nuk do të duhej “të nënshkruante diçka me Rusinë”.

Por, Serbia ka thënë se një marrëveshje të tillë, Ministria e Jashtme serbe ka nënshkruar me Rusinë që nga viti 1996, çdo dy vjet.

Mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovën

Në draft-raportin e PE-së, për të cilin do të debatohet në tetor në Komisionin e Politikës së Jashtme, kërkohet që sa më shpejt të përmbyllet liberalizimi i vizave për Kosovën.

Po në tetor, Këshilli Evropian ka vendosur në agjendë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Sipas dokumentit, kërkohet që BE-ja të angazhohet më shumë me autoritetet e Kosovës dhe Serbisë që përmes dialogut të ndërmjetësuar nga blloku, shtetet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme për normalizimin e raporteve.

Aty po ashtu theksohet mbështetja për aspiratat evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor, por edhe për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Përmes dokumentit të përgatitur nga PE-ja po ashtu bëhet thirrje që “të përshpejtohet procesi i integrimit i atyre vendeve që dëshmojnë orientim strategjik dhe përkushtim të palëkundur ndaj reformave evropiane, konsolidimit të demokracisë dhe harmonizimin me politikën e jashtme të BE-së”.

PE-ja kërkon që të shpërblehet përparimi i shteteve kandidate që kanë harmonizuar politikat e tyre me ato të BE-së dhe të sanksionohet çdo regres.

“Duhet siguruar që hapat e përkohshëm të integrimit të mos e zëvendësojnë, por ta ndihmojnë qëllimin përfundimtar që duhet të jetë anëtarësimi i plotë në BE”, thuhet në draft-raport.

Dokumenti i hartuar nga raportuesi Piculla kërkon që të pezullohet procesi i negociatave të anëtarësimit mes BE-së dhe Turqisë në përputhje me kornizën negociuese, derisa Ankaraja të mos angazhohet përsëri me Brukselin dhe të dëshmojë përparim të qartë në reforma. Por, Parlamenti Evropian kërkon që me Turqinë të ketë “partneritet thelbësor në fushat e interesit të përbashkët”.

Strategjia e zgjerimit, sipas PE-së, duhet të propozojë edhe një “partneritet të posaçëm” me ato shtetet që nuk e kanë qëllim të anëtarësohen në bllokun evropian apo nuk përmbushin kriteret për anëtarësim.

PE-ja po ashtu përsërit se procesi i zgjerimit duhet të jetë një proces ku secili shtet vlerësohet në bazë të meritave individuale në të cilin mbetet në fuqi politika e kushtëzimit. Ky kushtëzim duhet të përqendrohet sidomos në respektimin e parimeve të demokracisë, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, respektimin e të drejtave themelore të njeriut dhe lirinë e mediave.

Nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Serbia dhe Mali i Zi janë më të avancuar në procesin e anëtarësimit. Këto dy shtete kanë hapur disa kapituj në procesin e negociatave të anëtarësimit. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria këtë vit kanë hapur procesin e bisedimeve, ndërkaq Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina mbeten të fundit në rajon në rrugën e tyre drejt BE-së, pasi asnjëra prej tyre nuk kanë marrë ende statusin e vendit kandidat.

BE: Rrjedhjet në tubacionet ruse, akte të qëllimshme

RFE/RL

Bashkimi Evropian beson se rrjedhjet në dy tubacionet nënujore të gazit rus që ndodhën gjatë kësaj jave, “nuk janë rastësi”, por ka tregues se janë “akte të qëllimshme”, tha shefi i diplomacisë së bllokut, Josep Borrell.

Duke shprehur “shqetësim të thellë” për rrjedhjet në Rrjedhën Veriore 1 dhe 2, ai bëri thirrje për hetim. Borrell shtoi se “të gjitha informacionet e deritanishme lënë të kuptohet se këto rrjedhje janë si rezultat i akteve të qëllimshme”.

Deklaratat e Borrellit vijnë pasi sizmologët nga Suedia dhe Danimarka thanë se kanë regjistruar shpërthime të fuqishme në zonat afër ku ka pasur rrjedhje nga tubacionet e Rrjedhës Veriore në Detin Baltik. Policia suedeze ka nisur hetim për një sabotim të mundshëm.

“BE-ja është thellësisht e shqetësuar lidhur me dëmin që kanë shkaktuar rrjedhjet nga gazsjellësit Rrjedha Veriore 1 dhe 2 në ujërat ndërkombëtare të Detit Baltik”, tha Borrell.

“Këto incidente nuk janë aspak të rastësishme dhe na prekin të gjithë ne”, shtoi ai.

Sipas shefit të politikës së jashtme të bllokut, çdo ndërhyrje e qëllimshme në infrastrukturën e energjisë evropiane është e papranueshme dhe do të pasohet me “përgjigje të fuqishme dhe të unifikuar”.

Një zëdhënës tha se Policia suedeze ka “krijuar një raport dhe ky krim është cilësuar si sabotim”.

Rrjedhjet në tubacionet ruse kanë rritur frikën sa i përket krizës në rritje energjetike, teksa shtetet perëndimore po largohen nga furnizimet energjetike ruse pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Ndërkaq, këshilltari presidencial ukrainas, Mikhaylo Podolyak, tha se rrjedhjet e gazit ka të ngjarë që janë shkaktuar “nga një akt terrorist” i kryer nga Moska.

Moska kishte ulur furnizimet me gaz për në Evropë përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1. Ndërkaq, në gusht ndërpreu të gjitha furnizimet nga ky tubacion, duke thënë se sanksionet perëndimore kanë shkaktuar probleme teknike.

Gazsjellësi Rrjedha Veriore 2 është i kompletuar, por Gjermania hoqi dorë nga plani për ta funksionalizuar këtë tubacion, pak ditë para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Megjithatë, të dy këta gazsjellës kanë gaz nën presion.

Meloni paralajmëron manjatin amerikan: Ligj anti-Soros që të mbrojmë kombin!

Kryeministrja e zgjedhur e Italisë, Giorgia Meloni i është përgjigjur ashpër komenteve të manjatit amerikan, George Soros, pas zgjedhjeve parlamentare në Itali. 

Soros ka shprehur keqardhje që italianët votuan koalicionin e djathtë dhe për kryeministre kryetaren e partisë ‘Vëllezërit e Italisë’, Meloni. Ndër vite marrëdhëniet e Soros me Melonin kanë qenë të tensionuara dhe shoqëroheshin ne replika në distancë.

Së fundmi, Meloni ka reaguar përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, duke e quajtur Soros spekulant që synon të dobësojë sovranitetin e shteteve ku ai vepron, përmes politikave që promovon.

Ajo paralajmëron se qeveria e re italiane e kryesuar nga ‘Vëllezërit e Italisë’ do të miratojnë një ligj anti-Soros për të mbrojtur kombin.

“Në Itali ka akoma persona që ftojnë të flasë në publik George Soros. Dhe e quajnë filantrop, por po flasim për një spekulant, i cili në vitin 1992 na kushtoi disa miliardë lira për t’u pasuruar. Dhe çfarë do të na mësonte ai? George Soros tani vazhdon duke thënë se ai është i shqetësuar për mënyrën se si votuan italianët dhe ne shpresojmë që në të ardhmen të jetë edhe më shumë. Nëse qeveria bën punën e saj, ashtu sicc do, ligji i Vëllezërve të Italisë do të miratohet për të parandaluar njerëz si ai të financojnë organizatat joqeveritare (të njohura edhe si OJQ), të cilat favorizojnë emigracionin e parregullt. Sepse qëllimi që kanë është të dobësojnë sovranitetin, shtetet dhe për të fituar spekulantët. Soros, shpresojmë shumë që të bëhesh merak sepse ne do kalojmë ligjin anti-Soros në Parlament“, u shpreh Meloni.

***

Giorgia Meloni dhe koalicioni i djathtë në Itali, fituan bindshëm zgjedhjet e të dielës.

Ajo do të jetë kryemi‏nistrja e parë grua e Italisë.

BBC shkruante dy ditë më parë se Giorgia Meloni priti gjithë jetën e saj për këtë moment.

Që nga vitet e saj të adoleshencës si një aktiviste e zjarrtë politike në një lagje të klasës punëtore të Raomës, ajo ka qenë gati që të bëhet kryeministrja e ardhshme e Italisë.

Meloni premton se do të ngrejë Italinë sërish në këmbë, në emër të të gjithë italianëve, jo vetëm atyre që e votuan.

syri.net

Fitorja e së djathtës, Bonfrisco: Italianët do të kenë qeveri stabiliteti! Mes nesh s’ka fashistë

Eurodeputetja italiane Ana Cinzia Bonfrisco, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv fitoren e së djthatës në zgjedhjet e së dielës në Itali. Bonfrisco deklaroi se prej shumë kohësh Italia ka zhvilluar zgjedhje por duke pasur qeveri teknike dhe jo politike. Sipas Bonfriscos, tashmë italianët zgjodhën udhëheqësit e tyre për të rritur ekonominë e vendit dhe për të dalë nga kriza e pandemisë apo për të përballuar dimrin e vështirë ashtu siç është paralajmëruar.

“Më në fund italianët kanë zgjedhur se cilën qeveri donin të kishin dhe e bënë duke dhënë një mazhorancë shtypëse për qendrën e djathtë në mënyrë që këta të qeverisin me idetë dhe propozimet e saj, për të dalë nga emergjenca e pandemisë, për të ngritur ekonominë dhe për të përballuar këtë kohë lufte të vështirë që na ka krijuar probleme në furnizimet me gaz për të gjithë familjet. Dimri ynë do jetë problematik, duhet të jemi të fortë dhe të aftë për të ndihmuar italianët.”-tha eurodeputetja Bonfrisco.

Eurodeputetja Bonfrisco u shpreh se reflektimi më i madh që duhet të bëjnë është pikërisht si të gjejnë një ekuilibër mes autonomisë që kërkojnë rajonet e veriut në raport me projektin kombëtar.

“Lega duhet të gjejë një përgjigje të qartë për çështjen dhe duhet të përballojë sfidat aktuale që s’janë ato të 20 viteve më parë. Sfida më e rëndësishme, bëhet fjalë për Europën. Meloni dhe Salvini në raport me Europën duhet të kenë të njëjtin pozicion. Ne s’është se sjemi kritikë ndaj një burokracie europiane. Kjo Europë kaq burokratike dhe kaq pak politike, duhet të përballen me sfidat globale, duhen politika mbrojtje dhe sigurie. Duam një Europë të fortë dhe jo një Europë burokracie”-deklaroi Bonfrisco.

Komenteve se Georgia Meloni është një ekstremiste e djathtë, Bonfrisco deklaroi se kushdo që jeton në Itali dhe kush e njeh realitetin e vendit, e dinë shumë mirë që nuk kanë aspak hijen e fashizmit.

“Meloni përfaqëson një ide shumë konservatore. Lidere europiane e konservatorëve. Duhet të bindim më shumë kritikë ndërkombëtarë që do bëjmë më të mirën tonë dhe për ta bërë e për të qenë korrekt me të gjithë.”-tha Bonfrisco. syri.net

Bossi, pas 35 vitesh, jashtë Parlamentit

VOAL- Një tjetër zhvillim i bujshëm ka në kuadrin e kolapsit që pësoi Lidhja në zgjedhjet politike në Itali. Tashmë është zyrtare: pas 35 vitesh, Umberto Bossi u përjashtua nga Parlamenti i Italisë.

Themeluesi dhe lideri historik i Lidhjes në Itali ishte i pari në listën proporcionale të Carroccio për Dhomën e Deputetëve në njësinë zgjedhore njëemërore të Vareses, ku, megjithatë, partia nuk mori asnjë mandat. Rreziku i një mos rizgjedhjeje ishte parashikuar dje, të hënën, nga lideri lombard i Ligës për shkak të lojës komplekse të mbetjeve të lidhura me fletën e votimit.

Matteo Salvini tani shpreson që Bossi të emërohet si senator i përjetshëm. “Do të ishte njohja e duhur pas 35 vitesh në shërbim të Lidhjes dhe të vendit”, deklaroi sot sekretari i Lidhjes, duke siguruar që këtë propozim do ta kryejë personalisht dhe “sigurisht me mbështetjen jo vetëm të Ligë por e shumë italianëve”. rsi-eb

Meloni i “shuan” shpresat për postin e ministrit të Brendshëm, në “Lega Nord” shtohen zërat që duan “kokën” e Salvinit

Italia foli qartë dhe i dha një fitore historike Qendrës së Djathtë, të përbërë nga Fratelli d’Italia, Forza Italia dhe Lega Nord, me partinë e lideres Giorgia Meloni që kryeson bindshëm edhe brenda vetë koalicionit me mbi 26% të votave.

Me mandatet që janë ndarë si në Dhomën e Deputetëve dhe në Senat, pikëpyetjet që ngrihen lidhen të gjitha me kabinetin e ri qeveritar që do të drejtojë Italinë në një kohë krizash dhe sfidash të mëdha.

Kryeministrja e re Giorgia Meloni i ka dërguar ndërkohë një mesazh të qartë aleatëve, duke thënë se “kompromise dhe përfshirje në lojëra s’do të ketë për qeverinë”.

Sipas mediave italiane, Meloni ka nxituar që të flasë me besnikët e saj për emrat që do të përfshijë në postet kyçe ministrore dhe direktivat janë që të rrëzohen pritshmëritë e Salvinit dhe ambiciet e Berlusconit, por gjithmonë duke shmangur krijimin e telasheve.

Edhe pse ajo ka nguruar të flasë publikisht për emrat, hipoteza të tilla si Ministria e Brendshme për Salvinin, apo presidenca e Senatit për Berluskonin nuk pritet të merren në konsideratë.

Liderja e Fdi pritet të mos dorëzohet përballë partnerëve të koalicionit për pikat e programit dhe për përmbushjen e premtimeve të pamundura, e as për kërkesat e ministrave për të krijuar probleme.

“Ne jemi njerëz seriozë, ofrojmë bashkëpunim maksimal por kemi arritur deri këtu dhe nuk duam të humbasim fytyrën. Ministrat nuk shkojnë në qeveri për të fryrë llogaritë bankare”, besohet të ketë qenë mesazhi që Meloni u ka drejtuar të vetëve.

Dhe teksa flasim për Salvinin, duket se përjashtimi i tij nga postet qeveritare nuk është e keqja më e madhe për liderin kontrovers të Lega Nord, pasi zërat kundër tij në parti kanë nisur të dalin në pah, duke vendosur theksin te rezultati zhgënjyer me mbi 8.5% të votave të grumbulluara.

Kështu, ish-sekretari i Ligës së Veriut, Roberto Maroni, teksa ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve ka thënë se është koha për një lider të ri.

“Flitet për një kongres të jashtëzakonshëm të Lidhjes. Do të dija kë të zgjidhja si sekretar të ri. Por tani për tani nuk do të përmend asnjë emër”, shton më pas ai.

Ndërkohë, sa i përket qeverisë zërat janë se aleatëve të Fdi mund t’u jepet presidenca në Palazzo Madama, ndërsa Departamenti i Ekonomisë pritet t’i besohet një tekniku, ndoshta jo Panetës për të mos ndikuar mbi Bankën e Italisë dhe raportin me Bankën Qendrore Evropiane, pasi situata ekonomike është “jashtëzakonisht e vështirë”.bw

Meloni: Krenare që jam armike e Sorosit, po destabilizon shoqërinë

Fituesja e zgjedhjeve në Itali, Giorgia Meloni, është një nga politikanet që ka sulmuar jo pak herë miliarderin ultramajtist, George Soros.

Ajo e ka akuzuar për ndërhyrje në politikën italiane, ndërkohë që miliarderi kontrovers ka reaguar duke thënë se Meloni është një armike e BE-së.

Në një përgjigje, Meloni pati deklaruar se nuk është armike e Europës, por e Sorosit.

“Për Sorosin, unë do isha armike e BE-së. Nga ana tjetër, mendoj se armiqtë e vërtetë të Evropës janë ata që spekulojnë me fatkeqësitë e njerëzve, ata që financojnë emigracionin masiv dhe që destabilizojnë shoqërinë dhe kulturën e popujve të tërë. Siç ndodh, të gjitha këto karakteristika që vlerëson ky ‘filantrop’, janë të vlerësuara nga e majta jonë globaliste lokale. Nëse luftimi i këtyre devijimeve do të thotë të jesh armik për Sorosin, atëherë unë jam krenare për këtë”, pati deklaruar ajo.

Po ashtu, Meloni e pati sulmuar Sorosin kur u mësua që ai ka dhënë mbi 200 mijë euro për të majtën.

“Mbajini paratë e këtij fajdexhiu, forca jonë është populli italian”.

“Ai zgjodhi të majtën si aleate dhe ne sovranistët si armiq,” akuzonte Meloni. syri.net

Liberalizimi i vizave në rend dite në BE më 13 tetor

RFE/RL

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, më 13 tetor, konfirmojnë burimet diplomatike të BE-së në Bruksel.

Presidenca çeke e BE-së tashmë u ka dërguar letër vendeve anëtare si paralajmërim për diskutimet për këtë temë.

Radio Evropa e Lirë ka siguruar qasjen në këtë dokument dhe aty shprehet qartë dëshira e Çekisë që të gjitha vendet anëtare të BE-së të arrijnë konsensus të brendshëm për të mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në këtë letër, Çekia thirret edhe në, siç thuhet, arsyet e politikës së jashtme për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke rikujtuar se edhe Komisioni Evropian ka konfirmuar dhe pritet të përsërisë se Kosova i ka përmbushur kushtet.

“Pasi Presidenca Çeke mendon se arsyet e lidhura me politikën e jashtme për liberalizimin e vizave për Kosovën janë bindëse, ajo shpreson se të gjitha shtetet anëtare të BE-së do të arrijnë pajtim të brendshëm politik për këtë çështje”, thuhet në këtë dokument.

“Qasja gjeopolitike e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor është e domosdoshme. Rajoni ka nevojë për sinjal të qartë se procesi i zgjerimit të BE-së është i besueshëm dhe se BE-ja është e gatshme t’i shpërblejë përpjekjet për reforma që bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në këtë letër.

Edhe sa shkallë deri te liberalizimi i vizave?

Presidenca Çeke përmend aty pikërisht liberalizimin e vizave për Kosovën si shembull se si BE-ja mund të rrisë besueshmërinë në rajon.

“Liberalizimi i vizave është element kyç në procesin e integrimeve të Kosovës në BE, që është shumë i vonuar tashmë. Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor (dhe një prej pak vendeve në Evropë) që akoma nuk e ka siguruar regjimin pa viza me BE-në. Ky fakt ka një ndikim të konsiderueshëm negativ në atmosferën në vend dhe në qëndrimet e qytetarëve të Kosovës rreth korrektësisë dhe kredibilitetit të BE-së”, thuhet në letër.

Aty, po ashtu, rikujtohet rrugëtimi i Kosovës drejt përmbushjes së kushteve për lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj.

“Komisioni Evropian ka nisur dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën në vitin 2012, ndërsa në korrik të vitit 2018 ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret. Parlamenti Evropian, në vazhdimësi, ka konfirmuar se mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën”, thuhet në letër.

Presidenca Çeke e BE-së thekson se pret që Komisioni Evropian të konfirmojë mendimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Presidenca Çeke është në kontakt të ngushtë me Komisionin Evropian. Jemi pajtuar për një përditësim teknik të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave që do të mbulonte periudhën nga raporti i publikuar në vitin 2018. Ky përditësim teknik supozohet se do t’i paraqitet grupit punues për vizat në muajin tetor”, thuhet po ashtu letër.

 

Sipas saj, Presidenca Çeke beson se ky përditësim do të jetë pozitiv dhe se do t’i konfirmojë rezultatet e gjetjeve të Komisionit në vitin 2018.

“Ambicie e Presidencës Çeke është që të ndërtojë mbështetje mes shteteve anëtare dhe të nisë procedurën relevante legjislative, që do të rezultojë me relaksimin e regjimit të vizave për Kosovën”, thekson letra.

Përmes saj, Çekia thotë se i kupton edhe shqetësimet e disa vendeve anëtare të BE-së për implikimet që mund t’i ketë liberalizimi i vizave për Kosovën për sigurinë e brendshme të tyre.

Për këtë arsye, ministritë e Punëve të Brendshme të vendeve anëtare janë më shumë të rezervuara për të miratuar liberalizimin e vizave, sesa ministritë e Punëve të Jashtme.

 

Çekia, megjithatë, thirret në vlerësimin e Komisionit Evropian për adresimin e këtyre shqetësimeve.

“Komisioni Evropian është i bindur se dhënia e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk paraqet rrezik për vendet anëtare në formën e valës së imigrimit”, thotë Presidenca Çeke, duke shtuar se edhe Kosova ka marrë masa për t’i adresuar këto shqetësime.

“Vlen po ashtu të theksohet se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar më 3 gusht rezolutën për liberalizimin e vizave. Me këtë rezolutë, institucionet e Kosovës zotohen t’i zbatojnë të gjitha reformat, për të garantuar sundimin e ligjit, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Presidenca Çeke e vlerëson lart miratimin e kësaj rezolute, e cila është një dëshmi e rëndësishme e përkushtimit nga ana e Kosovës”, thuhet në letër.

Diskutimi i parë në grupin punues të Këshillit për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të zhvillohet vetëm një ditë pasi Komisioni Evropian të miratojë dhe publikojë paketën vjetore të zgjerimit, e cila do të shoqërohet edhe me raportet individuale të progresit për vendet e përfshira në këtë proces.

Edhe nga Komisioni Evropian është konfirmuar se do të raportojë pozitivisht për përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës, sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.

Burimet diplomatike në Bruksel e shohin qëllimin e Çekisë që të nisë procedurën për vendimin për liberalizimin e vizave si dëshmi se tashmë ekziston një mbështetje e madhe për këtë në Këshill.

Por, pavarësisht kësaj, ato hezitojnë të përmendin afate se kur do të miratohej vendimi dhe kur do të hynte në fuqi liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen.

Kosova, ashtu si edhe Bosnje e Hercegovina, ka vetëm Marrëveshje Stabilizimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.

Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërkaq, i kanë hapur negociatat për anëtarësim në BE.

Italia ngjyroset blu! Fitore historike e Qendrës së Djathtë, Meloni kalon pritshmëritë dhe kap 26%, numërimi i votave drejt fundit

Italia kthehet djathtas. FDI (Vëllezërit e Italisë) është partia e parë dhe, kur numërimi pothuajse po shkon drejt fundit, forca politike e ekstremit të djathtë që drejtohet nga liderja Giorgia Meloni ka kaluar pritshmëritë duke fituar me 26.10%.

Qendra e djathtë ( e përbërë nga FDI, Forza Italia dhe Lega Nord) në total kryeson renditjen me 44.05% dhe merr kështu një shumicë të qartë në Parlamentin e ri.

Sipas të dhënave të konsoliduara, Giorgia Meloni do të jetë kryeministrja e re e Italisë dhe do të drejtojë një mazhorancë me Silvio Berlusconin dhe Matteo Salvinin si ortakë.

“Nga italianët ka një tregues të qartë për një qeveri të qendrës së djathtë të udhëhequr nga FdI”, tha Meloni menjëherë pas publikimit të exit-polleve të para.

Ndërkohë në koalicionin fitues, Lega ka rënë ndjeshëm duke kapur vetëm 8,89% të votuesve dhe Forza Italia arrin gjithashtu vetëm në 8,27%.

Partia e dytë renditet Pd me 18,98%, ndërsa qendra e majtë arrin deri në 26,5%, 18 pikë më pak se qendra e djathtë.

Lëvizja “5 Yjet” u mendua e shkatërruar por çuditërisht është gjallë dhe renditet e treta me 15.4%.

Në qendrën e majtë Verdi-Si me 3.5%, + Evropë 2.9% dhe Angazhimi Qytetar me 0.5%. Sa i përket Polit të Tretë, Action-Italia Viva arrin në 7.7%, Italexit siglon shifrën 1.8%.

Pjesëmarrja përfundimtare ka arritur në 63.91% dhe për rrjedhojë është më e ulëta me 9 pikë krahasuar me zgjedhjet e fundit politike, kur votuan 73% e atyre që kishin të drejtë vote, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme.

Kjo është shifra më e ulët në historinë e Republikës së Italisë.

‘Skandal i rëndë’, raportuesja për Kosovën në PE reagon për marrëveshjen Rusi-Serbi

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka cilësuar një skandal të rëndë marrëveshjen e nënshkruar midis Rusisë dhe Serbisë për “konsultime” të ndërsjellta mbi çështjet e politikës së jashtme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, von Cramon thotë se në mes të luftës në Ukrainë, Serbia nënshkruan marrëveshje me agresorin.

Sipas saj, ky është një sinjal për ngrirjen e bisedimeve me Serbinë, pasi hyrja në Bashkimin Evropian nuk kalon përmes Moskës.

Por, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviç, është munduar të arsyetojë mbi marrëveshjen për konsultim mes Serbisë dhe Rusisë.

Ai ka theksuar se marrëveshja për konsultim me Rusinë daton që nga viti 1996 dhe se është “çështje teknike e nuk ka për temë edhe konsultimin në politikën e sigurisë”.syri.net

Itali: Giorgia Meloni shpall fitoren, gati për t’u bërë e para femër kryeministre e vendit

Udhëheqësja e partisë |Vëllezërit e Italisë” Giorgia Meloni ka shpallur fitoren në zgjedhjet e Italisë dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë kryeministrja e parë femër në vend, njofton BBC.

Zonja Meloni pritet gjerësisht të formojë qeverinë më të djathtë të Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Duke folur pas votimit, zonja Meloni tha se partia e saj Vëllezërit e Italisë do të “qeveriste për të gjithë” dhe nuk do të tradhtonte besimin e njerëzve.

“Italianët kanë dërguar një mesazh të qartë në favor të një qeverie të krahut të djathtë të udhëhequr nga Vëllezërit e Italisë,” u tha ajo gazetarëve në Romë, duke mbajtur lart një tabelë ku shkruhej “Faleminderit Itali”.

Ajo parashikohet të marrë deri në 26% të votave, bazuar në rezultatet e përkohshme, përpara rivalit të saj më të afërt Enrico Letta nga qendra e majtë.

Aleanca e krahut të djathtë të zonjës Meloni – e cila përfshin gjithashtu Ligën e ekstremit të djathtë të Matteo Salvinit dhe qendrën e djathtë të ish-Kryeministrit Silvio Berlusconi, Forza Italia – tani duket të ketë kontrollin e Senatit dhe të Dhomës së Deputetëve, me rreth 44% të votave.

Suksesi i partisë së saj në votim maskoi faktin se aleatët e saj performuan dobët, me partinë e Salvinit që ra nën 9%, dhe Forza Italia edhe më poshtë.

Vendimi se kush do të bëhet lideri i ardhshëm i Italisë i takon presidentit Sergio Mattarella dhe kjo do të kërkojë kohë.

Nis procesi i votimit, bota sytë drejt Italisë

Italia voton sot për të zgjedhur qeverinë e re në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Sytë e botës, jo vetëm të vendeve evropiane, janë përqendruar te rezultati i këtyre zgjedhjeve, të cilat zhvillohen  në mes të një krize ndërkombëtare të paprecedentë.

Në orën 07:00 qendrat e votimit u hapën rregullisht në mbi 61,000 zona zgjedhore të shpërndara në të gjithë Italinë dhe do të mbyllen në orën 23:00.

Janë pothuajse 51 milionë qytetarë që do të votojnë, 46 milionë në Itali dhe më shumë se 4 milionë jashtë vendit.

Heshtja zgjedhore

Pas një fushate të shkurtër (por intensive) zgjedhore, të zhvilluar për herë të parë në verë, gjithçka u ndal në ditën tradicionale të heshtjes elektorale në të cilën, pas disa tubimeve në rrugë dhe në TV dhe polemikave në mediat sociale, qytetarët kanë mundur të ndalojnë për disa orë dhe të zgjedhin preferencën për t’u shprehur në qendrat e votimit.

Asnjë ndërhyrje publike, siç e kërkon ligji.

Çfarë thonë sondazhet?

Nëse ato janë të sakta, italianët do të zgjedhin qeverinë më të djathtë të vendit të tyre që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Në krye të koalicionit që duket se do të sigurojë shumicën e vendeve në parlamentin italian është Giorgia Meloni, liderja e partisë “Fratelli d’Italia”, Vëllezërit e Italisë, e cila kryeson sondazhet me 36.5% të votave.

Nëse koalicioni i saj arrin të fitojë, ajo gjithashtu do të bëjë histori duke u bërë kryeministrja e parë grua e Italisë. Meloni, 45 vjeçe, u rrit në një lagje në Romë, e cila njihet më shumë për kultivimin e aktivistëve të majtë sesa për prodhimin e politikanëve të zjarrtë të djathtë. syri.net

Zelensky i tronditur pasi Izraeli nuk dërgoi sisteme antiraketë: Nuk e di se çfarë ka ndodhur!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha gjatë një interviste të publikuar të shtunën se ishte “i tronditur” nga fakti që Izraeli nuk dërgoi sisteme të mbrojtjes antiraketë në vendin e tij.

Zelensky kujtoi se ai kishte kërkuar sisteme të tilla armësh menjëherë pasi lufta me Rusinë shpërtheu në fund të shkurtit. Ai përmendi në mënyrë specifike sistemin Iron Dome, i cili përdoret shpesh për të kapur raketat dhe e lëshuara nga Rripi i Gazës.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur me Izraelin. Sinqerisht, jam i shokuar, nuk e kuptoj pse nuk mund të na japë sisteme të mbrojtjes ajrore”, tha ai.

Vërejtjet e Zelensky për këtë çështje ishin edhe më të ashpra se ato që ai bëri në mars, kur ai kritikoi qeverinë izraelite për hezitimin për të dërguar armë. Në atë kohë, qeveria izraelite shmangu angazhimin, megjithatë, duke siguruar se do ta ndihmonte Kievin me aq sa mundej.

Izraeli, qeveria e të cilit ka dënuar pushtimin rus që filloi shtatë muaj më parë, është i shqetësuar për prishjen e marrëdhënieve dypalëshe me Rusinë, një lojtar kryesor në Sirinë fqinje, ku forcat izraelite shpesh synojnë paraushtarakët pro-iranianë.

“E kuptoj se ai po përballet me një situatë të vështirë, nëse marrim parasysh situatën me Sirinë dhe Rusinë ”, vazhdoi Zelenskiy, duke këmbëngulur se nuk ishte qëllimi i tij të fajësonte askënd. “Unë i referohem vetëm fakteve. Diskutimet e mia me udhëheqjen izraelite nuk sollën asnjë rezultat për Ukrainën”, shtoi ai.bw

Ukraina zvogëlon praninë diplomatike të Iranit për shkak të furnizimit të Rusisë me dronë

RFE/RL

Kievi tha se ka vendosur të zvogëlojë praninë diplomatike të Iranit në Ukrainë, në shenjë proteste ndaj dërgesave të dronëve në Rusi.

“Furnizimi i Rusisë me armë për të luftuar kundër Ukrainës është një akt jomiqësor që i jep një goditje të rëndë marrëdhënieve midis Ukrainës dhe Iranit”, tha ministria e Jashtme e Ukrainës në një deklaratë, më 23 shtator.

“Në përgjigje të një akti të tillë jomiqësor, pala ukrainase ka vendosur t’ia heqë akreditimin ambasadorit të Iranit dhe gjithashtu të zvogëlojë ndjeshëm numrin e stafit diplomatik të Ambasadës iraniane në Kiev”, vazhdon njoftimi.

Irani në të kaluarën ka hedhur poshtë akuzat e SHBA-së dhe Ukrainës se po furnizon me dronë Rusinë.

Më 14 shtator, ushtria ukrainase publikoi imazhe që të një droni të Iranit, i njohur me emrin Shahed-136. Ukraina tha se për herë të parë ka hasur në një dron vetëvrasës iranian, që është përdorur nga Rusia në fushëbetejë.

Në korrik, inteligjenca amerikane paralajmëroi se Irani po planifikonte të dërgonte qindra dronë në Rusi për t’i përdorur në luftën në Ukrainë.

Irani fillimisht kishte mohuar akuzat, por kreu i Gardës Revolucionare Islamike së fundmi është mburrur se shteti i tij po armatos fuqitë kryesore botërore.

Në mesin e shtatorit, presidenti rus, Vladimir Putin vizitoi Iranin dhe u takua me homologun e tij, Ebrahim Raisi. Ky ishte takimi i dytë me tyre në dy muajt e fundit, pasi presidenti rus ka vizituar Teheranin edhe më 19 korrik.

Deputetët francezë kërkojnë komision hetimor për financimet ruse në politikë

VOA

Anëtarët e parlamentit francez thanë të shtunën se i kishin kërkuar kryetares së dhomës së ulët të legjislativit që të ngrejë një komision hetimor për të shqyrtuar mbi dyshimet për financimin e partive politike nga Rusia.

Në një letër drejtuar kryetares Yael Braun-Pivet, që u nda me gazetarët, deputetët thanë se masa ishte nxitur nga raporti i fundit i zbulimit amerikanët sipas së cilit Rusia kishte paguar qindra milionë euro për të financuar parti politike të huaja “me synimin për të ndikuar në zgjedhje”.

Tetë deputetët, të cilët i përkasin partisë En Marche të presidentit francez Emmanuel Macron, përmendën gjithashtu faktin se partia e ekstremit të djathtë Bashkimi Kombëtare e drejtuar nga Marine Le Pen është ende duke shlyer një kredi të dhënë nga bankat ruse.

“Këto fakte sugjerojnë qartë një vullnet rus për të ndërhyrë në debatin publik francez. Ato e bëjnë të nevojshme ngritjen e një komisioni hetimor për të përcaktuar nëse partitë politike franceze – dhe cilat prej tyre – kanë përfituar nga financimi rus,” shkruajnë deputetët.

Duke cituar informacioni zbulimi të deklasifikuar, një zyrtar i lartë i administratës Biden tha më 13 shtator se Shtetet e Bashkuara presin që Rusia të përdorë gjithnjë e më shumë financimet e fshehta politike në muajt e ardhshëm për të minuar sanksionet ndërkombëtare për luftën në Ukrainë dhe për të ruajtur ndikimin e Moskës jashtë vendit.

Gjermania i del në krah dezertorëve rusë: Azil politik për këdo që kundërshton dërgimin me forcë në fronte!

Pas deklaratës së djeshme të presidentit rus Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm me 300 mijë rezervistë, qytetarët rusë po braktisin vendin me shpresën se nuk do të detyrohen të shkojnë në Ukrainë.

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser, në një intervistë për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, tha se të gjithë ata që largohen nga vendi me synimin për ti shpëtuar dërgimit me forcë në front, do të gjejnë mbështetje në Gjermani dhe do tu ofrohet azil politik.

Dezertorët e kërcënuar me represion serioz, si rregull, mund të marrin mbrojtje ndërkombëtare në Gjermani.
Kushdo që kundërshton me guxim regjimin e Putinit dhe në këtë mënyrë bie në rrezik të madh, mund të kërkojë azil për shkak të persekutimit politik”, tha ajo.bw

“S’po shkatërron vetëm Ukrainën, por dhe Rusinë”, Scholz sulmon ashpër Putinin para OKB-së: Imperializëm i pastër

Ishte fjalimi i parë i kancelarit gjerman, Scholz para Kombeve të Bashkuara. Një fjalim i ashpër kundër Putinit, të cilin ai e akuzoi për imperalizëm të pastër. Scholz u shpreh për reformimin e Këshillit të Sigurimit.

Në fjalimin e tij të parë para Kombeve të Bashkuara, kancelari gjerman, Olaf Scholz ngriti akuza të rënda kundër presidentit rus, Vladimir Putin. Duke iu referuar luftës agresore të Rusisë në Ukrainë, Scholz tha para sesionit të 77-të të  Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, se “ai nuk shkatërron (…) vetëm Ukrainën, ai po rrënon edhe vendin e tij.” Putin e zhvillon këtë luftë pushtuese me të vetmin qëllim: nënshtrimin e Ukrainës. Vetëvendosja dhe pavarësia politike nuk luajnë rol për të. Për këtë ka vetëm një fjalë: “Ky është imperializëm i pastër”, tha Scholz në Nju Jork, dhe theksoi edhe njëherë mbështetjen e anëtares së OKB-së, Ukrainës “me të gjithë fuqinë, financiarisht, ekonomikisht, nga ana humanitare dhe me armë.

UN Generalversammlung | Olaf Scholz

“Kufijtë nuk zhvendosen me forcë”

Kancelari kërkoi nga bashkësia e shteteve të angazhohen për objektivat dhe parimet bazë të OKB-së. Nuk duhet të qëndrosh duarkryq, kur një superfurqi nukleare plotësisht e armatosur, përveç kësaj anëtare themeluese e OKB-së dhe anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit kërkon të zhvendosë kufijtë me dhunë. Scholz kritikoi “fragmentarizmin e ri” të botës. Janë krijuar luftëra të reja dhe konflikte. Kriza globale të mëdha po lartohen para nesh, po lidhen me njëra-tjetrën dhe përforcohen.”

Në fjalimin e tij, kancelari Scholz kujtoi, se vendet anëtare të OKB-së janë përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Scholz i bëri thirrje qeverisë kineze të zbatojë rekomandimet e ish-komisares së OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet për situatën e pakicës myslimane uigure në Xinjang. Pekini e mohon akuzën, se në këtë provincë mbahen të burgosur qindra mijëra vetë në kampe riedukimi. Në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut Scholz përmendiedhe shtete si Afganistani, Koreja e Veriut, Siria, Irani dhe Bjellorusia.

UN Generalversammlung | Olaf Scholz

Scholz mban një kopje të Kartës së OKB-së kur iu adresua sesionit të 77 të Asamblesë së Përgjithshme

Përveç kësaj kancelari gjerman kërkoi reformimin e Këshillit të Sigurimit dhe një vend të përhershëm të Gjermanisë në instancën më të lartë të OKB-së. “Gjermania është gati të marrë më shumë përgjegjësi, si anëtare e përherëshme dhe si vend jo anëtar i përhershëm në vitet 1927/28.” Republika Federale e Gjermanisë është financuesja e dytë më e madhe e sistemit të OKB-së, theksoi Scholz./DW

Këshilltari i kryeministrit çek: Ballkani i Hapur mund të keqpërdoret nga predatorët e mëdhenj kundër të vegjëlve

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Çekisë, Tomas Pojar, ka thënë se “Ballkani i Hapur” mund të shkojë në dëm të vendeve më të vogla. Ai tha për gazetën malazeze, Pobjeda se “ndonjëherë, besimi në idetë e paketuara bukur është i tillë që nuk ka përceceptim se si do të zbatohen”, përcjell Gazeta Express.

Këshilltari kryesor i kryeministrit të Republikës Çeke, Petr Fiala, theksoi se fqinjtë “supozohet ta ndihmojnë njëri-tjetrin”, por tha se “ndonjëherë bashkëpunimi mund të jetë sfidues ose i pamundur”.

“Natyrisht, ne duhet të përpiqemi për stabilitet, por fqinjtë duhet të sillen siç duhet dhe nuk duhet të ketë synime grabitqare ndaj fqinjve. Vendi duhet të jetë shumë i kujdesshëm kur angazhohet në forma të ndryshme bashkëpunimi sepse ndonjëherë edhe idetë e mira mund të keqpërdoren dhe atëherë nuk janë mënyra më e mirë për të përparuar. Kështu mund të ndodhë me “Ballkanin e Hapur” ku predatorët e mëdhenj do të abuzojnë me këtë iniciativë kundër atyre më të vegjël e më të dobët”, theksoi Pojar.

E shpjegove mirë, por atëherë pse kjo nismë e ka mbështetjen e SHBA-së, por edhe të pjesëve të BE-së? Kjo ishte pyetja që pasoi.

“Unë me të vërtetë nuk mund t’i komentoj qëndrimet e SHBA-së, vendeve individuale të BE-së apo zyrtarëve. Por ndonjëherë besimi në idetë e paketuara bukur është i tillë që nuk ka perceptim të saktë se si do të zbatohen. Ja se çfarë pritshmërish kishin disa vende nga Putini në 30, 10 vitet e fundit apo që nga viti 2014. Është mirë të jemi optimist dhe të besojmë se nëse bashkëpunojmë gjithçka do të jetë mirë, por mund të abuzohet nga grabitqarët e vërtetë. Pra, është mirë të besojmë se gjithçka do të përfundojë mirë, por ne duhet ta përshtatim atë besim me realitetin”, tha Pojar.

Polonia dhe Baltiku ua ndalojnë nga sot hyrjen shumicës së qytetarëve rusë

Pasaporta ruse. Ndalimi i vizave Shengen për turistët rusë. Fotografi ilustruese.

RFE/RL

Nga 19 shtatori, shumica e qytetarëve rusë nuk do të mund të hyjnë në territoret e Polonisë, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

Shtetasit rusë me vizë Shengen, të cilët duan të lëvizin për qëllime turizmi, biznesi, sporti ose arsye kulturore nuk do të mund të hyjnë në territoret e këtyre vendeve.

Shtetet që ndajnë kufirin me Rusinë – vendet baltike, Polonia dhe Finlanda – kanë bërë thirrje të parat për masa kufizuese në vizat turistike për rusët.

Nga e njëjta ditë edhe Zvicra tha se do të pezullojë procedurat e thjeshtuara të vizave për rusët.

Polonia dhe shtetet Baltike thanë se ndalimi nuk përfshinë disidentët politikë, rastet humanitare dhe një sërë rrethanash të tjera, duke përfshirë misionet diplomatike ruse dhe lidhjet familjare.

Më 31 gusht, BE pezulloi marrëveshjen për viza me Rusinë si një “hap i parë i domosdoshëm”.

Për pasojë, rusët do ta kenë më të vështirë sigurimin e një vize dhe procesi do t’iu kushtojë më shtrenjtë.

Vendet e BE-së nuk kanë arritur të pajtohen për një ndalesë totale për vizat turistike për rusët, meqë vendet anëtare janë të ndara në këtë çështje.

Gjermania dhe Franca, kanë qenë në anën tjetër të debatit, duke thënë se kufizimi i vizave për rusët, do të rezultojë si masë joproduktive, teksa BE-ja tenton të luftojë për “zemrat dhe mendjet” e atyre rusëve që nuk përkrahin luftën në Ukrainë.

Kievi i ka bërë thirrje BE-së që të ndalojë lëshimin e vizave për të gjithë rusët, përveç disidentëve politikë.

Dhjetëra mijëra rusë janë larguar nga vendi i tyre që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në fund të shkurtit, ndoshta për t’iu shmangur kufizimeve zyrtare ose për t’i shpëtuar sanksioneve financiare, të hapësirës ajrore, tregtare dhe sanksioneve të tjera ndërkombëtare të vendosura nga Perëndimi.

Ukrainë – kundërofensiva vazhdon me vendosmëri

Luftimet vazhdojnë në lindje të vendit: ushtarët nga Kievi synojnë Lymanin, ndërsa rusët sulmojnë më tej në jug – Zelensky: “Do të mbërrijmë në Krime”

 

VOAL- Në Ukrainë, luftimet vazhdojnë të pandërprera, veçanërisht në lindje të vendit, në jug të Kharkivit drejt Donbass, ku ushtria e Kievit vazhdon kundërsulmimin e saj, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë se javën e kaluar. Trupat nga Kievi kanë kaluar lumin Oksil dhe synojnë Lymanin, nga i cili u desh të largoheshin në fund të majit, që tani është një nga objektivat e avancimit drejt rajonit të Donjeckut.

Mbrojtja ruse po riorganizon linjat dhe ka tentuar sulme pak më në jug, në zonën e Bachmut; sulmet e refuzuara sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës. Bombardimet ruse raportohen gjithashtu në rajonet Donetsk dhe Zaporizhzhia.

Mbrëmë (ndërmjet të dielës dhe të hënës) nga Kievi, presidenti Zelensky në mesazhin e tij ritual deklaroi se nuk ka ngadalësime dhe se ripushtimi do të vazhdojë nga Donbass në Krime. Në këtë skenar aktualisht nuk ka vend për diplomaci, të bllokuar në të dy frontet, në fakt dhe me fjalë. Këshilltari i presidentit ukrainas Podolyak ka ripërtërirë dje jo negociatat me Rusinë dhe takimin e drejtpërdrejtë mes Zelenskit dhe Putinit, duke theksuar se kushti për çdo marrëveshje është rivendosja e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë.

Dje (e diel) Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres përmblodhi gjithashtu ngërçin, duke u treguar pesimist për përfundimin afatshkurtër të konfliktit: “Rusët dhe ukrainasit besojnë se mund të fitojnë, nuk shoh asnjë mundësi afatshkurtër për një negociatë serioze”. tha ai. Ndërkohë lufta këtë javë do të hyjë në muajin e tetë. rsi-eb

Republika Çeke bën thirrje për krijimin e “gjykatës speciale ndërkombëtare” për krimet e luftës në Ukrainë

Republika Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e BE-së, ka bërë thirrje për një “gjykatë speciale ndërkombëtare” pasi u zbulua një varr masiv në Izium, një qytet në Ukrainën verilindore me 440 trupa.

Volodymyr Zelensky përmendi emrat e qyteteve të tjera të Ukrainës, ku autoritetet thanë se trupat ruse në tërheqje lanë pas varre masive të civilëve, raporton Associated Press.

“Bucha, Mariupol, tani, për fat të keq, Izium”, tha presidenti i Ukrainës. “Rusia e lë vdekjen kudo. Dhe ajo duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.”

Në një seri postimesh të shtunën, Jan Lipavský, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke tha: Rusia la pas varrezat masive të qindra njerëzve të pushkatuar dhe torturuar në zonën e Izyum. Në shekullin e 21-të, sulme të tilla kundër popullatës civile janë të paimagjinueshme dhe të neveritshme. Nuk duhet ta anashkalojmë. Ne qëndrojmë për dënimin e të gjithë kriminelëve të luftës.

“Unë bëj thirrje për ngritjen e shpejtë të një gjykate të posaçme ndërkombëtare që do të ndjekë penalisht krimin e agresionit”, tha ai. /TheGuardian/


Send this to a friend